• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTËPIA E VATRËS PËRHERË E HAPUR PËR BASHKATDHETARËT

August 31, 2017 by dgreca

21167220_1774398669255733_7345037235761697692_o21199456_1774398432589090_1128985370723152583_o21192779_1774400155922251_3612244026738330762_n

Të Dielën me 27 Gush një grup bashkadhetarësh nga Nju Xhersi dhe Nju Jorku, vizituan Shtëpinë e Vatrës dhe dhuruan libra për Bibliotekën e Vatrës.(Për më shumë fotografi shkoni ne facebook)/

Shtëpia e Vatrës është përherë një portë e hapur për bashkatdhetarët, përfshi edhe ata që pa hyrë brenda saj bëjnë kritika nga larg duke amplifikuar edhe thashetheme e tëpavërteta. Edhe ditët e të shtuna e të diela nuk mungojnë bashkatdhetarët që e vizitojnë Shtëpinë e Vatrës. Një grup mërgimtarësh nën drejtimin e z. Mihal Jano, që është i njohur për aktivitetin patriotik kur ishte emigrant në Greqi, kërkuan që ta vizitonin Vatrën të Dielën me 27 Gusht 2017. Grupi përbëhej nga Mihal Jano, studiues i historisë, Ilo Foto, studiues, autor i 17 librave shkencore; Engjell Zerdelia, studiues dhe autori i librave për Kongresin Kombëtar të Lushnjës dhe Kongreset Kombtare Arsimore, si dhe Pirro Lako, Dionis Nushi, Shpetim Borova, Saimir Jano dhe Niko Gjoni. Ata u pritën nga Dritan Haxhia-Kordinator i Medias pranë Kryesisë së Vatrës dhe Editori i Gazetës”Dielli”, Dalip Greca.

Editori i Diellit, u uroi mirëseardhejen vizitorëve dhe shpalosi historinë e Vatrës përgjatë 105 viteve dhe të Gazetës Dielli, që ka hyrë në vitin e 110 të botimit. Në emër të grupit të mysafirëve foli Mihal Jano, i cili tregoi për vlerat e mërgimtarëve, vecanërisht të atyre të zonës të Myzeqesë, duke përmendur dhe fakte historike nga emigrantët e hershëm të kësaj treve si: Bush Nati, Leonidha Jano, Peco Dhimitri, Miti Jano, Maj Nito, nga zona e Rroskovecit, Lili Gjerazi nga zona e Libofshes, Andon Pope, Dhimitër Shallapi nga zona e Divjakës e të tjerë.

Më pas ai foli prurjet e studiuesëve nga të gjitha trevat kombëtare, për librat e tyre, një pjesë e të cilëve u sollën dhuratë për bibliotekën e Vatrës, përfshi dhe botime të emigrantëve shqiptarë nëpër botë.Gjatë bashkëbisedimit shfaqën mendimet dhe opinionet e tyre për Vatrën dhe organizimin e veprimtarive bashkuse edhe Illo Foto, Engjëll Zerdelia, Niko Gjoni, Piro Lako, Shpëtim Borova, Dionis Nushi.Mysafirët i përshëndeti edhe koordinatori i mediave pranë kryesisë së Vatrës, Dritan Haxhia, i cili tha se Vatra është gjithëshqiptare dhe i takon brezit të tanishëm ta cojë më tutje kryeveprën e Shqiptarëve të shekullit të shkuar. Eshtë kollaj të kritikosh, por është vështirë të kontribuosh.

Duke dorëzua librat e autorëve dhurues, z. Mihal Jano tha se i falenderonte të gjithë ata që ia kishin besuar atij dhurimin në Vatër. Ja disa nga librat e dhuruara: ” Pulti” viti 743-10 mars 2005″ i autorit Mark Palnikaj, botuar në Prishtine 2017; “Tungj Miftari,  Bajraktari i Mërturit”-autor Mark Palnikaj, botuar në Tirane 2014. Studjuesi dhe historiani Nikollë Loka ka disa libra si: “Prengë Bibë Doda- dritëhijet e nje burri shtetasi”; ” Imzot Nikollë Kacorri- Burrështetas Shqiptar në Altarin e Atdheut”, bashkautorë me Angjelin Shtjefni; “Lekë Rajta- Burri i madh i një dere të njohur”, ” Tuk Jakova- jeta dhe vepra”, botuar në Tirane 2017;  “Zef Shkorreti, Mësues Hero i kohës së tij”;  ” Studime historike, Recensione Publicistike” vellimi pare, Nikoll Loka, Tirane 2014; “Kuvendi i Fanit dhe Pamundësia e Piemontit shqiptar”.Edhe bashkombasi Nokë Sinishtaj ka dhuruar disa libra si: “Motive Malësore”-, botuar në Luzerne 2017; ” Monologu i Cinise së Podgorices” shkruar nga Noke Sinishtaj, botuar në Tirane 2016;  “Cui Bono”- Noke Sinishtaj- Luzerne 2016; ” Shqiponja e Grudës-  Gjekë Gjon Shyti Sinishtaj 1894-1938-botuar në Tiranë 2016 , Dejka Kujtimesh-Poezi, botuar në Tiranë 2014 etj..Po ashtu u dhuruan edhe disa libra nga autore të tjerë si”Maska e Dites” Antologji e prozes se shkrimtarve emigrante ne Greqi;” A doni më për ….Belulin” me autor  Fran Ukcama,”Vite emigracioni” nga Albert Zholi, “Fllad e këngë Laberie” nga Kastriot Lekdushi,”S’di të hesht” poezi nga Faslli Haliti, “Vdekja e Varreve”- ditar mergimi nga Zeqir Lushaj, “Fitimtarë të një Populli të Mundur” nga Fatbardh Rustemi,”Fjalë të urta” pjesa e 11 nga Bektash Hysni Zoto;” Apollonian e Ilirise ne burimet antike” nga Bashkim Vrekaj;” E besova Eseninin”- Lirika nga Spiro Xhavara,” Me jetue në Shekullin e sotëm- ZOGU I” me autor Ramiz Lushaj;”Apollonia e Ilirisë” e autorit Bashkim Vrekaj etj.

Mihal Jano vecoi kontributin shkencor të studiuesit të pasionuar që jeton në Astoria,Nju Jork, z. Illo Foto, për të cilin tha:-  Dua të dalloj e të vlerësoj më të moshuarin këtu mes nesh, studjuesin e pasionuar, specialistin e bujqësisë shqiptare, shkencëtarin Illo Foto, një emigrant i moshuar dhe bir i një prej emigrantëve të hershëm shqiptar nga Zagoria, një kontributor me vlera kombëtare për edukimin e brezave me njohuri shkencore.Ilo Foto, tha ai, eshtë një enciklopedi e gjallë dhe studimet e tij kanë vlera të spikatura. Librat dhe artikujt studimorë të tij janë punime të një intelektuali të mirëfilltë. Illo Foto ka shkruar mbi 17 libra me vlerë si dhe me qindra artikuj me trajtesa skincare dhe problematika shoqërore në organet e shtypit shqiptar shkencor dhe atij të përditshëm, përfshi dhe gazetat e diasporës, Dielli dhe Illyria. Të gjitha këto libra studjuesi Illo Foto i ka realizuar me shpenzimet e familjes së tij dhe në aktivitete të shumta i ka dhuruar. Ai ka marrë vlersimet e larta si nje intelektual e qytetar, model për të gjithë brezat.Një pjesë të librave,z. Illo Foto, ia dhuroi bibliotekës së Vatrës. Ndër to përmendim:Nga Harri Fultz tek Ilia Pali;Miqtë e mi të Deklasuar; Fshatarëisi e tradhëtuar; Bujqësia dhe Mjedisi në Tranzicion; Mushkëritë e Plagosura të Atdheut, Toka, Bujku, Shteti; 15 Shkencëtarët e vërtetë të Bujqësisë Shqiptare; Kriza Financiare Përballë Bujqësisë Fermere etj….

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, për bashkatdhetarët, SHTËPIA E VATRËS PËRHERË E HAPUR

NJË ALBUM I SHKËLQYER I ATJON ZHITIT NË DATËLINDJEN E 22-TË TË TIJ

August 30, 2017 by dgreca

2 AtjonHappy Birthday Atjon

Në datëlindjen e 22-të e Atjon Zhitit, (30 Gusht), “studentit-engjëll” siç e quajnë të gjithë, doli dhe është shpërndarë librarive kryesore të Kryeqytetit një Album i shkëlqyer me vizatime të tij.Brenda 250 faqeve me format të madh “Opera Atjon” përmbledh skica të fëminisë dhe të adoleshencës së autorit, punime e kompozime të ndryshme, ku shpaloset një botë me plot fantazi, me lëvizje dhe dritë, me dashuri e ëndrra, që dëshmon furishëm dhe një anë tjetër të talentit shumë planësh të Atjonit.

Albumi është përgatitur nga kritiku i artit, piktor dhe botues, Gëzim Tafa. Ai ka realizuar me estetikë dhe freski një vepër, sa rinore, po aq dhe të qendrueshme, ku ngjyrat janë dhe emocione, ku linjat japin dhe mesahe, nga konturet e të cilave shpërthejnë dëshira…

Albumi është dy gjuhësh, shqip dhe italisht, nga që Atjoni studionte në Itali, në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano për Filozofi dhe ishte anëtari më i ri i PEN Clubit italian.                                                                                               Në faqen e parë të Albumit janë vënë fjalët e Eda Zhitit, mamit të Atjonit: “…këto vizatime të Atjonit, të fëminisë dhe adoleshencës së tij, i ruaja si thesar timin për të ardhmen, që t’ia jepja një ditë si befasi e bukur… por Ai, me flatra qiellore, befasisht u largua dhe na i la të gjitha për t’ua dhënë të gjithëve…”

Në parathënien e tij, “Kutia me xixëllonja” studiuesi dhe kritiku i artit, Prof. Gëzim Qendro, kuratori dhe i ekspozitës së Atjonit në Universitetin “Polis” ndër të shpjegon: “…Të rrethuar nga vallëzimi i dritëzave misterioze nisim të ecim përmes tyre dhe fillojmë të dallojmë në mugëtirën e kopshtit shëmbëllesa, forma dhe silueta shpesh të pakuptueshme…                                                                E kështu të dalldisur nga vallëzimi i xixëllonjave rrotull nesh endemi nëpër kopsht duke pyetur veten se kushedi sa mirë do të jetë ndjerë Atjoni brenda këtij kopshti të magjishëm… Demiurg i plotfuqishëm që me pak prekje dhe lëvizje krijon një univers që nuk ekzistonte më parë. Një lojë tensionesh dhe harmonish kromatike befasuese të krijuara me kokëshkrepjen dhe guximin tipik për temperamentet krijues. Këto tablo dhe vizatime të arrira janë dëshmitare të heshtura të energjisë, lirisë dhe dëshirës së natyrshme fëminore për të komunikuar…”.

Dhe ja, shfletojmë, vizatimet e para, kur Atjoni ishte 3 vjeç e gjysmë, “Nënë Tereza dhe kryqet”, për të cilat do të shkruante dhe gazeta e njohur e Vatikanit “L’Osservatore Romano”. Ja ç’thotë gazetari i saj, Giampaolo Mattei: “…vizatimi i tij është një ‘strategji politike’ e madhe, shumë më serioze dhe konkrete se ato të udhëhequra me forcën e armëve.”

Në album, krahas gazetës vatikanase, është dhe faksimilja e gazetës shqiptare “TemA” që e botoi këtë shkrim që në vitin 1999.

Dhe vijonë punët si një ditar gëzimesh fëminore, personazhe përrallash moderne televizive, kafshë të humanizuara, peizazhe, vendlindja, shkolla, pllakate, portrete, qiell me yje, galaktika, etj, etj, universi Atjon, siç e quan në pasthënie përgatitësi i Albumit, Gëzim Tafa. Ndër të tjera ai sintetizon:  “Kapja e universit në të gjitha dimensionet. Kjo është fabula e pikturës së tij. I mbërthyer nga ky detaj artistik… ajo tingëllon përtej moshës dhe me tendenca të dukshme ndaj artit modern, abstraksionit apo minimalizmit… Për të fluturuar drejt së pamundurës, përjetësisë…”

Në kapitullin e fundit të Albumit “Opera Atjon” janë “të tjerët për Atjonin”, vizatime kushtuar atij nga Mjeshtrat e shquar Ibrahim Kodra, Nestor Jonuzi, Skender Kamberi, Maks Velo, Sali Shijaku, etj, e së fundmi nga piktori i ri Gjergj Kola.

Krahas autografëve, dhënë Atjonit nga shkrimtarë të njohur, janë dhe disa thënie të tyre për atë: “Atjoni është djali që cdo prind do të donte ta kishte të vetin” shkruan poeti Italian, Presidenti i PEN-it, Sebastiano Grasso

Ndërsa poeti me famë botërore, Adonis, që më shumë se prej 30 vjetësh jeton në Paris, do të thoshte: “Atjoni e iluminonte poezinë, sepse ai vetë ishte pothuajse një poeme magjike…”

Shkrimtarja Helena Kadare, në letrën e saj dërguar bashkarisht me shkrimtarin botëror Ismail Kadare kujton: …E kam ende të gjallë buzëqeshjen e tij të çiltër, kokën e bukur plot kaçurrele të zinj, tek vraponte galerive të Muzeut të Arteve në Vjenë, për të kapur dhe kuptuar gjithçka mahnitëse të atyre tablove të mjeshtërve të mëdhenj, që po vizitonim së bashku. I them këto se nuk është diçka e zakonshme për një fëmijë të moshës së tij ai pasion dhe ajo kureshtje, për të mësuar njëherësh dhe sa më shpejt gjithçka….

Kjo fytyrë e bukur engjëllore… Ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë…”.

Ky paragraf është vendosur dhe në kopertinën e pasme të Albumit, që del pas botimit me suksese të librit me ese të Atjon Zhiti “Për atë që dua(m)” si dhe dy librave të të atit, Visar Zhiti, ku Atjoni, si të thuash është bashkautor, ilustrues i vëllimit me tregime “Valixhja e shqyer…” dhe përmbledhjes me poezi botuar në Itali “Ku është jeta?”.

Edhe pse në fillimet e tij, të ndërprera tragjikisht, Atjon Zhiti vazhdon të na magjepsë me bukurinë e shpirtit dhe të bëmave rinore, të asaj që na jep vazhdimisht si në këtë 22 vjetor të datëlindjes së tij: frymëzime dhe dritë.- Nga “Lajmëtari i së mirës”

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca, NJË ALBUM I SHKËLQYER I ATJON ZHITIT NË DATËLINDJEN E 22-TË

BASHKATDHETARE, VOTONI PER MARK GJONAJ ME 12 SHTATOR

August 29, 2017 by dgreca

Layout 1

BASHKATDHETARE, VOTONI PER MARK GJONAJ ME 12 SHTATOR/

Bashkatdhetarë, me 12 Shtator 2017, duhet të bashkohemi të gjithë për të votuar për Mark Gjonaj, vëllain tonë, i cili garon për City Council. Nëse bashkohen votat tona ai e ka të lehtë betejën. Dhe ne duhet ta bëjmë këtë, e kemi detyrë. Së bashku, ne ishim një mbështetje e fuqishme në vitin 2012 duke e cuar me votën tonë Mark Gjonajn, bashkatdhetarin e palodhur, zërin tonë përfaqësues, në Ansambelnë e Nju Jork-ut. Le ta bëjmë edhe këtë herë, jo vetëm pse ai është me gjak e gjuhë shqiptare, por ai e meriton mbështetjen tonë. 

Klikoni sipër posterit për të marrë informacionin e domosdoshëm.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Mark Gjonajn, Voting

DËSHMORËT E GËRHOTIT DHE HYSNI LEPENICA DO TE PERKUJTOHEN NE VATER

August 26, 2017 by dgreca

NJOFTIM PËR KOMUNITETIN/

21078403_269263283572649_8893100661911302958_nVATRA DO TË PËRKUJTOJË DËSHMORËT E GËRHOTIT DHE KOMANDANTIN HYSNI LEPENICA/

Me 10 Shtator 2017, në orën 15.00 PM, Federata Vatra do të përkujtojë Dëshmorët e Gërhotit dhe Komandantin Hysni Lepenica, që së bashku me 36 komandantët e çetave nacionaliste, u vranë në betejën e Gërhotit me 14 Shtator 1943. Veprimtaria organizohet  me rastin e 74 vjetorit të rënies. Gërhoti, është një nga faqet e pazbardhura të Luftës Civile në Shqipëri.

Veprimtaria do të organizohet në Selinë e Vatrës, në adresën 24 37 Southern BLVD, Bronx, NY 101458. Krahas kujtesës përmes fakteve historike, do të shfaqet edhe dokumentari historik, që i kushtohet kësaj ngjarje, përgatitur nga  Pëllumb LAMAJ.

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca, DËSHMORËT E GËRHOTIT, DHE KOMANDANTIN, HYSNI LEPENICA, VATRA DO TË PËRKUJTOJË

A statue of Saint Tereza has been donated to Our Lady of Mount Carmel’s Church

August 19, 2017 by dgreca

1 OK StatujaSince Sunday, August 13, 2017, a statue of Saint Tereza is added permanently to the Catholic Church Our Lady of Mount Carmel in Belmont, Bronx, New York. The placement of the statue, which is part of the renovation of the hundred year old church, was followed with an inaugurating ceremony. Among many guests present during the ceremony was the Pope’s Ambassador (Nuncio) in Albania, Archbishop, Charles Brown. Also, part of the ceremony were the Albanian-American Assemblyman Mark Gjonaj and the General Consulate of the Republic of Kosova in New York, Teuta Sahatqija. The statue was donated by the Albanian- American businessman and community activist, Harry Bajraktari.

3 ok Statuja prifti

1 ok marjan

6 statuja

We are publishing the full speech held by the sponsor of the statue, Mr. Harry Bajraktari.(Read more in the printed)

Filed Under: Featured Tagged With: A statue of Saint Tereza, dalip greca, has been donated to Our Lady, of Mount Carmel’s Church

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT