• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REVOLTA E SPAÇIT & E QAFË BARIT DO TË PËRKUJTOHEN NË VATËR

May 12, 2017 by dgreca

1 OK RevoltaKUJTES Ë – REVOLTA E SPAÇIT DHE E QAFË BARIT DO TË PËRKUJTOHEN NË VATËR/

5 RevoltaMe nismën e një grupi ish të burgosurish dhe të përndjekurish politik, nën drejtimin e Pëllumb Lamaj në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” do të organizohet me 20 Maj 2017, përkujtimi i Revoltave të Spaçit dhe të Qafë-Barit.

Do të shfaqet dokumentari historik, që përjetëson revoltën e Spaçit i realizuar nga Pëllumb Lamaj” “Spaçi, Simboli i Rezitences Anti- Komuniste, në Shqipëri”. Dokumentari zgjat 30 minuta.

Tubimi perkujtimor organizohet në Selinë e Vatrës dhe do të nisë  në orën 2.00 pm.Adresa: 2437 Southern BLVD, BRONX, NY 10158.

***

KUJTESË: REVOLTA E SPAÇIT nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati 3 ditë, të burgosurit shpalosën në tarracën e burgut një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak. 4 nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.Katër të pushkatuarit ishin Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai.

REVOLTA E QAFË-BARIT– Nisi me 20 maj1984. Në këtë burg ishin 500 të burgosur politikë që ishin dënuar mbi 25 vite burg, të cilët shfrytëzoheshin egërsisht dhe punonin nëpër galeritë e minierës me tre turne.Pas shumë vitesh torturash çnjerëzore të dënuarit shpërthyen në revolta më 20 maj 1984. I gjithë kampi u rrethua me forca ushtarake.Të plagosurit hiqeshin zvarre…Sander Sokolin, e tërhoqën zvarrë në mes të kampit, e shtrinë mbi një dru dhe e këputen në mes. Tom Ndoin dhe Sokol Sokolin i pushkatuan.Të gjithë të dënuarit i lanë të lidhur, pa rroba dhe me orë të tëra jashtë dhe i ridënuan.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Kujtese, Pellumb Lamaj, Revolta e Spacit

DITA E LIRISË SHQIPTARE NË NJU JORK

May 10, 2017 by dgreca

1 astorina fjalim ok7 Djakoni1 minut heshtje2 gjoni fletMichael

NICK MRNAÇAJ, NA KA DHURUAR DITËN E LIRISË SHQIPTARE NË NJU JORK. LE TA KTHEJMË NË DITË KUJTESE – TË MOS HARROJMË!/

1 sokoli hap prog2 rapsodetcikat kercejne6 kercejne femijet18403971_1650614724967462_6808398352143450630_o

NGA DALIP GRECA/

1 flamuri2 gjoni astori paul alex3 astorino marjan4 Astori Mark2 adem indterv

Të Dielën me 7 Maj 2017, me pjesmarrjen e një numri të shumtë bashkatdhetarësh, si dhe me praninë e Prefektit të Westchester Caunty, z. Rob Astorino, u përkujtua DITA E LIRISË SHQIPTARE,që organizohet çdo vit në Kujtesë të aktit sublim të Nick Mrnaçaj, i cili humbi jetën ndërsa kthehej nga një demonstratë antikomuniste, organizuar në Detroit, në kohën kur shteti i fundit komunist në Europë, përpiqej të qëndronte ende në këmbë përmes emisarëve të vet dhe ambasadorit në Kombet e Bashkuara. Kjo ditë e shënuar sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e nacionalistëve shqiptarë, të cilët nuk i pushuan asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për dhunën e përgjakshme, që ushtronte shteti komunist shqiptar kundër familjeve nacionaliste, me kalvar 45 vjeçar burgjeve dhe kampeve të internimit.I tillë ishte edhe i riu nacionalist, antikomunisti Nick Mrnaçaj, i biri i Marash dhe Mrije Mrnaçaj. Vujatjet e fisit të tij në Shqipëri, kalvari në burgje dhe kampet e internimit, burgosja dhe vdekja e axhës së tij, Nikolla Mrnaçaj nga torturat,e kishin mbushur shpirtin e tij, dhe e kishin bërë aktiv në demonstratat antikomuniste në SHBA.

Viti 1990 i kishte shtuar shpresat se fundi i diktaturës ishte i pashmangshëm dhe përmbysja duhej shpejtuar….Ishin pikërisht nacionalistët ata që organizuan protesta të fuqishme në Nju Jork, gjatë vizitës të Ramiz Alisë. Në atë demonstratë ishte edhe Nick Mrnaçaj.
Si kundërpërgjigje e demonstratës të nacionalistëve në Nju Jork, ambasadori me përkrahës të tij,organizoi një demonstrim në Detroit. Kundërpërgjigje e fuqishme erdhi nga Nju Jorku. Nick Mrnaçaj u vu në krye të grupit të Nju Jork-ut dhe shkuan atje për ta bërë të pavlefshme atë demonstrim, por në kthim mdodhi tragjedia.Ishte 22 Janar 1990, kur ai humbi jetën aksidentalisht. Nick Mrnaçaj u përcoll si hero nga Shqiptarët e Amerikës drejt banesës së fundit. Ishte djal i ri, vetëm 31 vjeç, dhe kishte dhënë për demokracinë dhe Lirinë Shqiptare, jetën e vet. Ç’ka njeriu më të shtrenjtë se Jeta?
Ceremonia e përcjelljes ishte madhështore. Në respekt të Nikës-hero, në maj të vitit 1990,u ngrit Flamuri kuq e zi, para zyrave të Bashkisë në White Plains të Nju Jork-ut. Prej vitesh ceremonia që nderon dhe kujton aktin e sakrificës njerëzore për Liri e Demokraci, e cila mban emrin e Nick Mrnaçaj, organizohet çdo vit në Parkun“Kensico Dam Plaza”, në Valhalla, Westchester, Nju Jork, duke ngritë dhe Flamurin shqiptar, i cili valvitet për një javë në shtizën e parkut përbri flamurit amerikan.
Po sa e shfrytëzojmë ne shqiptarët DITËN E LIRISË SHQIPTARE, që mbanë emrin e Nick Mrnaçaj ? Pak! Duhet të jetë obligim i të gjithë komunitetit shkuaraja masivisht në këtë ditë,e cila duhet të shëndrrohet si Ditë-Kujtese për të mos i harruar krimet e komunizmit.
….Ashtu si dhe pesë vitet e shkuara veprimtaria e 7 Majit 2017, krahas familjes Mrnaçaj, kishte për organizatore Shoqërinë Kulturore Artistike KELMENDI.Edhe Vatra ishte mbështetëse e kësaj veprimtarie.Ishte i pranishëm kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, anëtari i kryesisë Marjan Cubi, editori i Diellit etj.
Takimin përkujtimor dhe nderues për Heroin Shqiptar-Nick Mrnacaj, emrin e të cilit mbanë Dita e Lirisë Shqiptare, e ka hapë në emër të Familjes Mrnaçaj Valbona Preldakaj: Të nderuar pjesmarrës, prindër,pjestarë dhe të afërm të Familjes së Nick Marash Mrnaçaj,- është nder i veçantë për mua që në emër të familjes Mrnaçaj, si dhe në emër të Shoqërisë Artistike “Kelmendi”, t’ju uroj mirëseardhjen në këtë ditë përkujtimore, Ditën e Lirisë Shqiptare.
Drejtuesi i Shoqërisë Kulturore Artistike”KELMENDI” Sokol Smajlaj evokoi veprën e Heroit të Demokracisë me vargje:
Nik Marash Mrnaçaj dhe veprimtaria e tij
Janë mesazh i madh për brezin e ri
Për të respektuar vlerat madhore,
Lirinë, Demokracinë, të Drejtat njerëzore,
Për të cilat Nick Mrnaçaj prini në demonstrata,
E dha Jetën e Tij në rrugëtimet e gjata…
Të përjetshëm qofshin Liri e Demokraci,
I përjetshëm qoftë emri dhe kujtimi i Tij!
Veprimtaria ka vijuar me interpretimin e Hymneve Kombëtare të SHBA-vë dhe të Kombit Shqiptar, kënduar nga Mikela Ndoja.
Tubimin e ka bekuar Marash Shkreli,i cili duke vlerësuar veprën dhe përkushtimin për liri e demokraci, për Fe dhe Komb, të heroit Nick Mrnaçaj,bëri apel për kujtesë e nderim të veprës dhe aktit sublim.
Heroi është Përjetësuar në këngë dhe kënga, ku më mirë se në një tubim të tillë duhet të jehojë? “Nick Mrnaçaj s’e harrojmë” ishte kënga që u interpretua nga Luigj Tinaj, Ylli Sufaj dhe Pëllumb Naçaj të shoqëruar në çifteli nga Lek Lumaj, Kol Vushaj dhe Anton Peraj.Kënga evokon aktin sublim.
Me duartrokitje të zgjatura është pritur prezantimi nga Sokol Smajlaj, i Westchester County executive Robi Astorino, i cili përshëndetjen fillestare e ka bërë në gjuhën shqipe, duke iu drejtuar të pranishëmve me një”Mirëdita”.(Për më shumë do të lexoni në gazetën”Dielli” në print)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, DITA E LIRISË SHQIPTARE, ne Nju Jork, NICK MRNACAJ

SHALLI SIMBOLIK I PRESIDENTIT RUGOVA NË VATËR

May 8, 2017 by dgreca

                     *SHALLI SIMBOLIK I DR. RUGOVËS, QË PAT “HUMBË” NË HOTELIN MEYFLOWER, IU DHURUA MUZEUT TË VATRES/

1 nderim5salle6 agim panel4 adnan flet

*Kryetari i Vatrës. dr. Gjon Bucaj, u përlot tek mori dhuratën dhe tha se ky ishte nder i madh që i bëhej VATRËS, e cila bashkëpunoi ngushtësisht dhe e kishte mik presidentin Ibrahim Rugova./

*Promovim plot emocione i librit”Në hap me Rugovën” dhe dokumentarit historik“Një dekadë (1989-1999) në 18 minuta” i Adnan Merovci/

NGA DALIP GRECA/

FOTOT: RAMIZ MUJAJ/

10 Fran 27 idriz2 sinan1 dalip1 gjoni ule

Veprimtaria e së Dielës, 7 Maj 2017, në Royal Regensy Hotel, Yonkers,organizuar nga Federata Pan-shqiptare e Amerikës”VATRA”, kushtuar presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ishte e mbushur me emocione dhe surpriza. Takimin e ka hapur zv/Kryetari i Vatrës, një ndër miqtë e Dr. Rugovës, z. Agim Rexhaj, i cili ka prezantuar mysafirin, ish sekretarin e presidentit të ndjerë, Inxhinierin Adnan Merovci, autorin e librit”Në hap me Rugovën” si dhe i dokumentarit historik“Një dekadë (1989-1999) në 18 minuta”. Moderator i takimit promovues ishte zv/Kryetari i vatrës z. Agim Rexhaj.

1 shalli simbol1 dr Gjoni me shall

Moderatori i kërkoi pjesmarrësve që të coheshin në këmbë për përcjellë me 1 minut heshtje Kujtimin e Dr. Rugovës. Më pas, pjesmarrësit kanë përcjellë me emocion dokumentarin historik me filmime nga veprimtaria e Dr. Rugovës “Një dekadë (1989-1999) në 18 minuta”.

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj ka përshëndetur pjesmarrësit në këtë veprimtari promovuese dhe autorin e librit si dhe të dokumentarit historik z. Adnan Merovci.

Po ashtu dr. Bucaj falendori katër ligjëruesit që kishin përgatitur kumtesat për këtë promovim. Duke folur për dr. Ibrahim Rugovën, ai tha se brezi i Tij ishte me fat që bashkëpunoi me presidentin historik, një udhëheqës ndryshe i Botës Shqiptare, inteligjent, tolerant, paqësor dhe me vizion perëndimor.

Ndër ligjëruesit i pari që u prezantua nga moderatori Agim Rexhaj, ishte gazetari, analisti, ish drejtor i i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, z. Frank Shkreli, i cili përcolli Kumtesën:”DR. IBRAHIM RUGOVA:  NJË BURRË SHTETI NDRYSHE QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTAR”.

Gazetari Sinan Kamberaj paraqiti Kumtesën”10 Vjet vetmi e Kosovës”, Studiuesi, ish Gazetari i Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj kishte përgatitë Kumtesën”Zëri i Amerikës në hap me Rugovën”, duke sjellë zërin origjinal të presidentit Rugova gjatë intervistave të Zërit të Amerikës, para se të Krijohej LDK, që në vitin 1987, gazetari Dalip Greca solli Kumtesën:” NË HAP ME RUGOVËN”, SI DËSHMI E RUGOVIZMIT.

Një përshëndetje të vecantë ka përcjellë biznesmeni dhe aktivisti Harry Bajraktari.

Më pas e ka marrë fjalën autori i librit dhe dokumentarit për Rugovën, z. Adan Merovci, i cili ka sjellë detaje të pathëna për njeriun që për 10 vite e shoqëroi pa iu nda askund presidentin Historik, analizoi Karkaterin e dr. Rugovës, filozofinë e tij, cilësitë e sjelljes, kapërcimine  situatave të vështira, tolerancën që e karakterizonte, raportet me njerëzit me të cilët bashkëpunoi, marrdhëniet me ndërkombëtarët, takimet, lidhjet me faktorin politik shqiptarë dhe liderët etj.

  1. Merovci i dorëzoi Kryetarit të Vatrës një”LETËR FALENDERIMI” me këtë tekst:

” VATRA”, që nga themelimi ndër vite ishte pishtare e të gjitha proceseve shtetformuese dhe shtetndërtuse në të gjitha hapsirat etnike shqiptare.

            Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, kur nga krijuesi letrar kaloi si veprues duke udhëhequr politikën kosovare, gjatë të gjitha vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjente mikpritjen dhe ngrohtësinë në VATËR.

  Unë duke qenë në shoqërim të vazhdueshëm të Presidentit Historik Dr. RUGOVA, ruaj kujtimet e ndjesisë së Tij për VATRËN dhe VATRANËT.

        Me rastin e promovimit të librit tim”NË HAP ME RUGOVËN” nën patronatin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, shpreh konsideratën dhe falenderimin për mikpritje të ngrohtë dhe bujare…..

    Në vecanti falenderoj Kryetarin e Vatrës Dr. Gjon Bucaj, nënkryetarin z. Agim Rexhaj, Marjan Cubi, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të VATRËS, Gazetën e saj DIELLI, dhe të gjithë Vatranët, për gadishmërinë dhe mikpritjen që nga bisedat e para gjatë iniciativës për promovimin e librit tim:”Në Hap me Rugovën”.

Me respekt

Adnan MEROVCI

Autor i Librit”Në Hap me Rugovën”, Ish Sekretar i Presidentit RUGOVA.

Pasi e falenderoi z. Merovci, Kryetari i VATRËS, Dr. Gjon Bucaj, i dorëzoi atij “MIRËNJOHJE NGA VATRA” për kontributin e vecantë që ka dhënë pranë Presidentit Rugova dhe për librin e  tij interesant “Në Hap me Rugovën”.

Emocione të forta solli fundi i veprimtarisë, ku Adnan Merovci, i dhuroi Kryetarit të Vatrës, Shallin Simbolik të Rugovës, duke thënë kush më shumë se sa VATRA meriton ta mbajë këtë simbol të Dr. Rugovës? . Dr. Bucaj u përlot. Fillimisht ai nuk ka pranuar që t’ia vendosin Shallin në qafë, duek thënë se nuk mund ta mbajë unë atë Shall…Rugova ishte Njeri i Madh. Jam tepër i vogël ta meritoj… Gjithësesi këmbëngulja e z. Merovci bëri që shalli përkohësisht të kalojë nga Kryetari tek nënkryetari Rexhaj…. Para pjesmarrësve z. Merovci tregoi historinë tepër interesante të këtij shalli, që kishte “humbur” përkohësisht në Hotelin Mayflower në Washington, ai përshkroi situatën e vështirë që ishte ndodhë Rugova dhe vetë Merovci, si vrapoi ai për ta zëvendësuar, dramaciteti i krijuar pasi po i prisnin në Departamentin e  Shtetit për takim…. dhe se Rugova nuk mund të dilte pa shall. Po si dolën nga situata? Ku u gjet Shalli? (Për më shumë do të lexoni në Diellin e Printuar)

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Adnan Merovci, dalip greca, ne Vater, SHALLI I PRESIDENTIT RUGOVA

FITORJA E PRESIDENTIT TRUMP NDAJ OBAMACARE

May 5, 2017 by dgreca

*Dhoma përfaqësueseve e SHBA-së vendosi shfuqizimin e reformave në shëndetësi të ish-presidentit Brack Obama./

*Hapi i dytë pritet të jetë i vështirë për shkak se në Senat ka shumë kritika ndaj reformës së re në shëndetësi. Debati në Senat nis në Qershor/

1 Shumer

Dhoma përfaqësueseve e SHBA-së vendosi shfuqizimin e reformave në shëndetësi të ish-presidentit Brack Obama – e ashtuquajtura “Obamacare”. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për presidentin Donald Trump.

Përfaqësuesit votuan me një shumicë të ngushtë, me 217 vota pro dhe 213 kundër reformës në shëndetësi. Presidenti Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do të zëvendësohet sistemi shëndetësor i njohur si “Obamacare” me një model të ri.

Pas vendimit të Kongresit Presidenti Trump tha se “Obamacare” është tashmë në parim e vdekur. “Pasi t‘i japim fund kësaj ne do të fokusohemi në kryerjen e detyrave tjera.

USA Washington Trump Dekrete Religion (picture-alliance/dpa/Consolidated/R. Sachs)

Në mars dështoi një projektligj për një reformë të re në sistemin e shëndetësisë. Që Obamacare të zëvendësohet përfundimisht me sistemin e ri duhet që vendimi të miratohet edhe nga Dhoma e Dytë e Kongresit të SHBA-së, Senatin

Por hapi i dytë pritet të jetë i vështirë për shkak se në Senat ka shumë kritika ndaj reformës së re në shëndetësi. Vështirësia tjetër është se në Senat shumica e Partisë Republikane është edhe më e ngushtë se sa në Dhomën e Përfaqësuesve. Pra ka ende mjaft punë për të bërë deri para qershorit kur do të fillojë debati në Senat.

Expertët që ndjekin nga afër këtë proces, presin që para votimit në Senat do të ketë shumë ndryshime në projektligjin për shëndetësinë.

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, FITORJA E PRESIDENTIT TRUMP, NDAJ OBAMACARE

KRYETARI I VATRES NE FLORIDA

May 1, 2017 by dgreca

1 torta

Ne Foto:Clearwater ceremonia e festimit te 105 vjetorit te themelimit te Vatres/

Kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes Dr. Gjon Bucaj, i shoqeruar nga zonja e Tij Nikoleta, nga anetari i Kryesise dhe arketar i Vatres Marjan Cubi me zonjen Dila, si dhe nga anetari i Keshillit te Vatres, Eduard Bucaj, prej disa ditesh po ndjekin nga afer mbledhjet e degeve te Vatres ne shtetin e Florides, ne prag te Kuvendit te Vatres qe do te zhvillohet ne Nju Jork me 10 qershor 2017. Ne shtetin e Florides aktualisht e zhvillojne veprimtarine 4 dege te Vatres.

7 Shkolla shqipe

Ne Foto:Me nxenesit e shkolles shqipe/

Takime u organizuan nga deget ne Tampa, Jacksonville, Orlando. Ne Clearwater, u organizua edhe festimi i 105 vjetorit te themelimit te Vatres. Po percjellim informacionin e deges se Vatres ne Tampa-Clearwater:

2 Marjani grup

105 vjetori i krijimit të Vatres u kremtua nga Vatranet dhe bashkatdhetare ne qytetin e Clearwater, Florida. Me kete rast vizituan degen e Vatraes neTampa kryetari i Vatres Dr. Gjon Bucaj, arketari I Vatres Z. Marian Cubi dhe bashkeshortet e tyre të nderuara. Ne kete mbremje festive moren pjese kryetari i ri i deges se Washington D.C z. Armin Zotaj dhe anetari I bordit të kesaj dege z. Eduard Bucaj. I pranishem ishte miku i Vatres nga McDill Air Force base Colonel Walt Pjetraj me origjine shqiptare.

1 JacksonvilleNe Foto:Nga atkimi ne Jacksonville/

Mbremja u hap me himnin e flamurit Amerikan dhe flamurit shqiptar. Kryetari i deges Vatra Tampa z. Tasim Ruko pershendeti mysafiret dhe të gjithe bashkeatdhetaret duke perkujtuar sakrificen mbi nje shekullore të gjithe parardhesve qe kontribuan per të mbajtur zjarrin e Vatres shqiptare të ndezur ne Diaspore. Fjalimin e rastit e mbajti Dr. Bucaj ku pershkroi punen patriotike të gjithe brezave qe kontribuan ne mbijetesen shekullore të Vatres dhe misionin e Vatres per të percuar gjuhen, traditat dhe kulturen ne brezat e rinj ne Diaspore. Dr. Bucaj shprehu kenaqesi qe ishte I pranishem per here të pare ne Clearwater dhe falenderoi degen e Vatra Tampa per punen dy vjecare dhe mbarevajtjen e shkolles Shqipe “Vatra”. Ai gjithashtu permendi qe eshte e rendesishme qe të vazhdoje harmonia midis besimeve fetare per gargantuar bashkim dhe tolerance ndermjet shqiptareve.

1 OrlandoNe Foto:Takimi ne Orlando/

Me pas, të gjithe pjesemarresit u ndjen krenar dhe u mallengjyen nga vargjet e kenges dedikuar Vatres per 105 vjetorin e krijimit nga kengetari i mirenjohur i serenatave korcare z. Mihallaq Andrea. Me pas Dr. Bucaj dhe Z. Ruko shuan qirinjte e tortes me mbishkrimin Gezuar 105 Vjetorin.

Mbremja vazhdoi deri ne oret e vona të nates me muzike nga të gjitha trevat dhe me nje menu të pasur tradicionale shqiptare ofruar nga restoranti Jessi’s restaurant.
Vatra Tampa falenderon të gjithe bashkeatdhetaret qe moren pjese ne kete pervjetor dhe të gjithe vullnetaret qe e bene kete mbremje me speciale.

Shenim: Se shpejti do te kemi nje informacion me te zgjeruar per aktivitetet e zhvilluara ne deget e Florides.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, florida, Gjon Bucaj, takimet e kryetarit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT