• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONKURSI PËR FAIK KONICËN

September 22, 2016 by dgreca

NJOFTIM: KONKURSI PËR FAIK KONICËN MBYLLET ME 30 TETOR/

Komisioni i ngritur për organizimin e veprimtarive kushtuar Faik Konicës, njofton të interesuarit, se Konkursi i shpallë nga Vatra dhe Gazeta Dielli,që në Dhjetor 2015, do të mbyllet me 30 tetor 2016.

Konkursi i organizuar në kuadër të “2016, Viti i Konicës” shpallë nga Vatra, do të ndajë Çmimin-Faik Konica” për :

1- Libri më i mirë për Faik Konicën, botuar më 2016 (Ose në dorëshkrim)

2- Esse-ja më e mirë për Faik Konicën, e publikuar gjatë vitit 2016 në Dielli ose e pabotuar ende)

3- Artikulli studimor më i mirë për Faik Konicën (Botuar në gazetën Dielli gjatë vitit 2016 ose i pabotuar ende).

Për fituesit, përveç “Çmimit- Faik Konica” do të ketë edhe një shpërblim monetar.

Për këtë qëllim është ngritur një Juri me studues e krijues. Fituesit do të shpallen në veprimtaritë përmbyllse që do të organizohen në Vatër nga 25 deri në 27 Nëntor 2016, ku do të hapet Ekspozita me 50 fotografi, relike, shënime, letra, të dhe për Faik Konicën, do të promovohen dy romanet e Faik Konicës të sjellë në gjuhën shqipe nga studuesi Fotaq Andrea, si dhe një simpozium me trajtesa të studiuesve në Diasporë.

Te intersuarit duhet t’i dërgojnë punimet e tyre në Email-in e Gazetës: gazetadielli@gmail.com, ndërsa librat në adresën:

VATRA

2437  Southern BLVD

BRONX, NY 10458

USA

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: dalip greca, KONKURSI, per Faik Konicen

SHKOLLA SHQIPE”KUQ E ZI” NISI VITIN E RI SHKOLLOR

September 17, 2016 by dgreca

 

1-grup2-kristaqi-me-3-nxenesNISI SOT NË QUEENS NJU JORK  PËR TË DYTIN VIT SHKOLLA SHQIPE”KUQ E ZI”/

Nga Dalip Greca

1-vajza-gr-2

2-vajza

1-vajza-me-lule

1-krasniqi

1-kater-te-rriturit

1-kristaqi-me-grup

17 Shtator 2016-  Queens, Nju Jork- Së bashku me Harito Savën, ish punonjës në Institutin e monumenteve te kulturës në Tiranë, tash punonjës në UPS, u nisëm sot në mëngjes nga Bronksi për të asisituar në celjen e vitit të ri shkollor të Shkollës shqipe, e cila është celë me 7 mars 2015 në mjediset e Kafesë ” Kuq e zi”, në Queens, Nju Jork, pronë e bashkatdhetarit Kristaq Foto. Gjatë rrugës flasim dhe diskutojmë  edhe për shollën shqipe, ku Harito ka nipërit Mason dhe Eron Papa.Në orën 9, në cast fillimin e mësimit, grupi i fëmiëjve dhe prindërit e tyr ishin gati. Tufa lule për mësuesen si dhe për drejtuesin e Shkollës Kristaq Papa. I pranishëm është edhe kryetari i degës së Vatrës për Queensin dr. Skënder Murtezani me një grup vatranësh.

Insiatori i nismës për ta hapë dhe për ta mbajtë gjallë shkollën shqipe, Kristaq Papa, flet shkurt në ceremoninë e thjeshtë të hapjes. Ai i falenderon fëmijët dhe ju uron atyre vit të mbarë shkollor; nuk harron pa falenderuar Gazetën Dielli dhe degën e Vatrës e dr. Skënder Murtezani për mbështetjen, falenderon prindërit që kanë lënë punët e tyre dhe kanë shoqëruar fëmijët. Një pjesë prej tyre kanë ardhë nga zona jashtë Queens-it, si psh inxhinieri Besian Krasniqi me djalin e tij Reanin kanë ardhë nga  Mount Kisco , Westchester County, New York.

– Vitin e ardhshëm do të sjell dhe djalin tjetër, më thotë Besiani gjatë bisedës. Një pjesë e prindërve i sjellin fëmijët për të dytin vit, sic është Fred Tollja, që  për të dytin vit shkollor, fëmijëte  tij Ernea dhe Naile, po e ndjekin shkollën shqipe këtu.

Kristaq Papa, i pyetur nga Gazeta Dielli, për hapjen vitin e kaluar të shkollës dhe mbajtjen hapë të saj, thotë se: Kjo klasë-shkollë shqipe, u cel vitin e kaluar në Festën e Shkollës shqipe, me 7 Mars 2015. Me mbështetjen e Kristaq Fotos që afroi mjedisin për klasë, pranë kafesë së tij “Kuq e Zi”, ia arritëm të përcjellim një vit shkollor jo të lehtë, por të suksesshëm. Prindërit mbetën të kënaqur pasi fëmijët e tyre, një pjesë ishin në moshë të rritur, arritën të përvetësonin programin, të shkruanin e të flisnin shqip.

Kristaqi përmend emrat e nxënësev të avancuar në programin e shqipes si Liza Qehaja, Krist Bundo e të tjerë. Ai përmend  dhe nxënës të tjerë që e mbyllën kënaqshëm vitin shkollor 2015-2016 si: Reon Krasniqi, Ernei dhe Naile Tollja, Eleni Sikollo, Odeta dhe Kamela Papaj, Christian Bombaj, Donald Rapaj, Donil Beqo,  Eda Kulla, Elsa dhe Joana Kulla, Denis Qehaja e të tjerë.

I hedhim një sy regjistrit me emrat e fëmijëve: Enrik Myftari, Amelja Semini, Mason papa, Ejdon Dajlani, Eron Papa, Ernea Tollja, Naile Tollja, Rean Krasniqi, Premton Syla dhe emra të tjerë që janë në pritshmëri.

Për këtë vit, informon Kristaqi, krahas grupit të vitit të dytë, janë afruar dhe 6 fëmijë për grupin e parë. Do të përpiqemi, premton ai,që të bëjmë më të mirën e mundshme, por kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë më shumë. Gjatë të gjithë kësaj Vere, kam bërë përpjekje maksimale që të afroj sa më shumë prindër të interesuar për shkollën shqipe, por qenka tepër e vështirë. Komuniteti shqiptar ka nevojë që të ndërgjegjësohet realisht për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e traditave dhe kulturës Kombëtare.

Në bisedat që zhvillojmë me prindërit e fëmijëve trajtojmë problemin e vështirësive që kanë shkolla të tilla që bëhen thjesht me inisiativa të  personave apo edhe të disa degëve të Vatrës, por që nuk gëzojnë mbështetje nga shteti shqiptar. Së paku të sjellë bazën mësimore!

Komuniteti shqiptar në Queens është shumë i madh në numër,dhe numri i nxënësve nuk i përgjigjet  numrit të nxënësve. Altin Bundo(babai i nxnëses Alba Bundo), Harito Sava(gjysh i dy nipërve), Erjon Myftari, babai i Enrik Myftari, mendojnë se duhet më shumë informacion.Duhet informuar komuniteti, dhe duhet punuar që ai të sensibilizohet në drejtim të ruajtjes së identitit kombëtar përmes shkollës shqipe. Amerika ta jep këtë mundësi, por vetë komuniteti tregohet inaktiv dhe e quan angari mësimin e gjuhës shqipe.

Ndoshta duhen sensibilizuar komunitetet fetare ku ka grumbullim komuniteti dhe të kërkohet ndihma e klerikëve. Në Queens vepron Kisha Orthodokse dhe Xhamia, ndoshat ata duhet t’u bëjnë apel shqiptarëve që të dërgojën fëmijët e tyre në shkollën shqipe sepse kështu ruhet gjuha shqipe.

Kristaq Papa nuk duhet lënë vetëm në nismën e tij, vecanërisht tani që shkolla ka hyrë në vitin e dytë të egzistencës së saj.

Nga ana e sja dhe dega e Vatrës në Queens duhet të punojë më shumë me anëtarësinë e vet, që prindërit vatarnë t’i dërgojnë fëmijët, apo nipër e mbesa, aty. Nëse sot janë dy klasa me nga 6 dhe 5 nxënës,(Kristaqi thotë se ka premtime se do të shtohet numri) për të ardhmen numri të rritet. Për këtë i gjithë komuniteti duhet të punojë….Për indiferentët le të sjellim ndërmend vargjet e Fishtës:

”Gjuha shqipe”…

…Porsi kanga e zogut t’verës,

qi vallzon n’blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t’detit,

porsi gjâma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,

porsi gjumi m’nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhè ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubinit,

ka’i bien qiellvet tue flutrue

n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis’,

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;…

 

 

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: "KUQ E Z, dalip greca, NISI NË QUEENS, PËR TË DYTIN VIT, Shkolla shqipe

SHTAMPA E FAIK KONICES DO TE RIATDHESOHET NE TIRANE

September 16, 2016 by dgreca

Nga Dalip Greca/

Gazeta “Dielli” është njoftuar nga Bostoni se të Dielën, 18 Shtator 2016, në Kryekishën Orthodokse Shqiptare të Bostonit, Katedralen”Shen Gjergji”, që njihet ndryshe edhe si Kisha e Nolit, do të organizohet një ceremoni me praninë e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z. Ditmir Bushati dhe ambasadores shqiptare në Washington Znj. Floreta Faber, ku do të dorëzohet origjinali i Shtampës së njohur të Faik Konicës. Kjo shtampë është ruajtur në arkivin e Kishës së Nolit prej vitesh. Shtampa ka shoqëruar të gjitha publikimet e Konicës, përfshi revistën”Albania”. Nuk dihen ende arsyet përse kjo Shtampë po dorëzohet tani në Tiranë, ku shteti shqiptar nuk ka ndërmend që të organizojë ndonjë aktivitet për Faik Konicën. Kureshtja të con tek pyetja:Përse nuk u riatdhesua së bashku me Faik Konicën kjo Shtampë në prill 1995, ku Vatra se bashku me Komunitetin shqiptar ne SHBA ne bashkepunim me Qeverine Shqiptare ne drejtimin e Aleksander Meksi kthyen eshtrat e Konices ? Natyrisht qe shtampa aty ka qene, jo e fshehur!

Le të shpresojmë se Shtampa do të ruhet dhe nuk do të pësojë fatin e varrit, ku prehen eshtrat e Faik Konicës, që është dëmtuar nga keqdashës dhe shteti është treguar i pazoti për ta ruajtë.

Përse tani?

Ka mundësi që “ndërmjetësi” i dorëzimit të Shtampës të Faik Konicës këto diët në Tiranë të jetë ndikuar nga fakti se Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, vitin 2016 e ka shpallë vitin e Faik Konicës. Veprimtaritë një vjecare të Vatrës do të mbyllen me një simpozium shkencor kushtuar Faik Konicës, një ekspozitë me rreth 50 fotografi si dhe promovimin e dy romaneve misterioze të Faik Konicës” “Martesa e Lejlës” dhe dhe “Sotiri e Mitka” që mbajnë pseudonimin Jean de Kroïa (Gjoni i Krujës) dhe që sillen në gjuhën shqipe nga studiuesi Fotaq Andrea dhe janë të sponsorizuara nga Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”.

Por le të kthehemi tek Shtampa me inicialet e Faik Konicës që do të riatdhesohet të Dielën: Cfarë përfaqëson ajo, në c’rrethana u krijua, prej cfarë materiali është bërë, kur u shfaq për here të parë, cili ishte artisti që e realizoi atë, si dhe ku e kur u përdor?

Për të marrë përgjigje për këto pyetje unë iu drejtova studiuesit të njohur të Faik Konicës, z. Fotaq Andrea.

Ja përgjigja e tij:

***

I dashur Dalip,

Ishte një surprize tepër e këndshme që më emocionoi thellë lajmi që shtampa e Faik Konicës do të vijë këto ditë në Tiranë që nga Katedralja e Bostonit. Është një ngjarje madhore sepse kemi të bëjmë simbolikisht me një “riatdhesim të ri të Rilindasit erudit Faik Konica” që e donte Shqipërinë moderne, me mentalitet të përparuar perëndimor, në gjirin e familjes së bashkuar evropiane.

Shtampa Faik Konica, e njohur ndryshe si “EX LIBRIS F. K.”, është pjesë e pandashme e personalitetit të tij të lartë,të cilën ai nuk e ndau në asnjë çast të jetës, ashtu sikurse nuk ndau kurrë nga dora librin, apo gramafonin. Krejt biblioteka e tij e pasur përmbante këtë vulë të tij, një shtampë e realizuar bukur artistikisht me germat e veta speciale prej platini, që përbënin artin e tipografisë koniciane të Albania-s dhe të librave të tjerë që ai shtypi me ato germa.

EX LIBRIS ka qenë vazhdimisht në modë tek personalitete të larta të Letrave dhe zakonisht shprehin grafikisht një simbolikë apo moto ideali të personit që e përdor, ose pastaj një formulë filozofike, etj.

Tek Albania, në tetor 1899, viti III, shfaqen për herë të parë germat e veçanta të platinit apo letrinat me zbukurime florale e ravijëzime, krahas një morie vinjetash nga fauna dhe flora e sidomos simboli i shqiponjës. Po ashtu në fund të Albania-s nga tetori 1899 Konica jep emrin e shtypshkruesit të tij kryesor me adresën: F. Donnay Imprimeur 398, Chaussée de Ëaterloo.

Mendoj se shtampa EX LIBRIS F.K. është realizuar nga skulptori belg Paul Nocquet, mik i ngushtë i Konicës, me të cilin ai u ushtrua në sportin e skermës gjatë kohës së qëndrimit në Bruksel. “Kam thyer kushedi sa shpata me të”, i shkruan Konica Apolinerit.

Shtampa, përbëhet pra nga dy germa platini F.K. (Konica bleu shumë shtrenjtë disa familje germash platini që përbëjnë bukurinë e artit tipografik të Albania-s) dhe nga dhjetë gjarpërinj që rrethojnë inicialet e emrit të tij, si dhe këtë logo poshtë tyre në greqisht:

“Flasin keq e do vazhdojnë të më përgojojnë, por mua aq më bën”.

Është kjo një moto koniciane me theks tepër aktual, kur edhe sot e kësaj dite po shfaqen në shtyp  antikonicianë të tërbuar që e deformojnë mendimin e tij, duke luajtur me citate të shkëputura nga konteksti dhe nga vetë fryma e kohës kur janë shkruar.

Që shtampa konciane vjen më në fund në Tiranë, që një pjesë identitare e gjeniut Faik Konica vjen në Atdhe, në këtë vit jubilar shpallur nga VATRA VITI FAIK KONICA – ja një gjest fisnik dhe një dhuratë e bukur e shqiptarëve të Amerikës dhe e Kishës shqiptare të Bostonit për gjithë shqiptarët e vërtetë që e duan me zemër Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar, që e duan të përparuar e të ndriçuar, ashtu siç e donte me shpirt edhe vetë Konica kur shkruante : “PARANDJEJ NJË SHQIPËR TË LULËZUAR DHE INTELEKTUALE”.

Pershendetje të ngrohta

Fotaq Andrea

Shenim: Bashkengjitur EX Libris F.K.  realizuar nga une artistikisht, si dhe nje pjese e vogel e artit tipografik te Albanias, ku shfaqet germa “K”  (rrshti i parafundit) me ravijëzime që Konicës i dhanë idenë e gjarpërinjve, te gjithe ata qe e sulmonin eger,sidomos ne jeten personale.

fk1-tek-albania

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: dalip greca, Faik Konica, Fotaq Andrea, Shtampa

SHTATORJA E SHËN TEREZËS, EDHE NË OKB

September 11, 2016 by dgreca

1-degjoni-mark-ok1-harry-mirenj1-agimi-merr-mirenjohje1-ag-zef-sergNga Dalip GRECA/

E Shtunë, 10 Shtator 2016- United National Plaza-1 Dag Hammarskjold Plaza, New York- Të  Shtunën pasdite , me 10 Shtator 2016, Shtatorja e Shënë Terezës, vepër e skulptorit Vasiliev Nini, është vendosur në afërsi të Pallatit të qelqtë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ekzaktësisht shtatorja po qëndron në Hammarskjold Paza, në New York City, falë insiativës të asambëlmenit Mark Gjonaj. Gazeta Dielli u interesua për të mësuar statusin kohor të qëndrimit të Shtatores në këtë shesh publik dhe informon lexuesit se leja është marrë për 30 ditë, por ansambbëlmeni Gjonaj po lufton pranë Bashkisë që të marrë një leje të përhershme.

Veprimtaria u organizua në orën 4 pasdite, e moderuar nga gazetarja Drenica Qeliaj. Ndër personalitetet shqiptare merrte pjesë Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork zonja Teuta Sahatcija dhe konsulli Ylber Kryeziu. Të pransihme ishin familjet sponsorizuese Harry Bajraktari, familjet Gjonaj, Rusi, Malota, Berisha,  Vataj etj., ndërsa nga Federata Panshqiptare “Vatra” merrte pjesë zv/Kryetari Agim Rexhaj, anëtarët e Këshillit Zef Balaj, Sergio Bitici, Besim Malota,nga Forumi i të rinjëve të Vatrës Fitim Krasniqi si dhe editori i Diellit Dalip Greca.

Aktiviteti, përvec Gazetës “Dielli” u mbulua edhe nga gazetarët Beqir Sina dhe Halil Mula.

Në veprimtari u përfaqësuan edhe një sërë organizatash të komunitetit si: Ana e Malit, Albanian American Educators Association, Albanian American Open hand Association,Malesia e Madhe, Puka, Shoqata Atlantiku, Dibra, Don Simon Filipaj, Plavë -Guci, Rugova, Kraja etj.

Fillimsiht janë kënduar dy hymnet Kombëtare, ai amerikan dhe Hymni Shqiptar, nga Angjelina Hadergjonaj dhe Gëzim Nika.

Imami Tahir Kukaj ka përcjellë mesazhin në emër të klerikëve fetarë, ndërsa ansambëlmeni Mark Gjonaj u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka përgëzuar sponsorët veprimtarive për Nënë Terezën. Z. Gjonaj, edhe një herë ka përcjellë krenarinë e veprës së humanistes botërore, e shpallë Shenjte nga Papa me 4 Shtator.Po ashtu ai shpalosi programin e tij që statuja e Shën Terezës do të jetë e pranishme përvec Manhattanit, edhe në Brox, Brooklyn, Queens, Westchester.

  1. Gjonaj ka nderuar kontributorët e komunitetit për Shën Terezën. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA u nderua me Simbolin e Nënë Terezës dhe një Certifikatë Mirënjohjeje nga Zyra e Ansambëlmenit Mark Gjonaj. Miërnjohjen dhe Simbolin e Shën Terezës iu dorëzuan nga z. Gjonaj zv/Kryetarit Agim Rexhaj. Një grup fëmijësh të Ansamblit”Rozafa” që drejton koreografja Angjelina Nika, të veshur me kostumet Kombëtare, dorëzuan mirënjohjet dhe simbolet.

Po ashtu u nderuan : Kisha Katolike Shqiptare’Zoja e Shkodrës”, Albanian American Islamic Center NY & NJ; Albanian Islamic Cultural Center of Staten Island, po ashtu u ishte akorduar mirënjohje. St. Lucy’s Partish Bronx, Albanian American Islamic Center Of Queens, St. Nicholas Orthodox Church, Albanian American Association Ana e Malit, , Albanian American Educators Association, Albanian American Open Hand Association,..(Fotot mund t’i shihni ne facebook/Dalip Greca…Me shume lexoni ne Diellin e Printuar)

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: dalip greca, s ne OKB, Shtatorja e Shen Tereze

KONSULLATA E KOSOVËS SHËNOI SHËNJTËRIMIN E NËNË TEREZËS

September 8, 2016 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

2-ok-amb-sahatcija

1-al-fadil-grup

1-amnb-agim

1-artisti-kendon

1-ilir-tuga-xhevNew York, 7 Shtator 2016- Mbrëmjen e së Mërkurës me 7 Shtator 2016, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës, që ndodhet në 42 Street, në Nju Jork, nën drejtimin e Konsulles së Përgjithshme, ambasadores Teuta Sahatcija, u organizua një ekspozitë historike që përshkonte rrugëtimin e Nënë Terezës ndër vite, mesazhet e saj, Letërkëmbimi, raporetet e saj  me të varfërit, të sëmurët, të pastrehët, me Paqen dhe me jetën. Sic tha në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja Teuta Sahatcija, projekti i ekspozuar është fryt i hulumtimit të një numri historianësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, të cilët e mblodhën materialin e ekspozuar, dokumentet, eksponatet e rralla, nëpër shumë arkiva të vendeve të ndryshme.

Veprimtarinë e organizuar e nderoi me pjesmarrjen e Tij dhe një fjalë përshëndetse mjaft të duartrokitur  Nuncio Apostolik i Misionit te Vatikanit ne Kombet e Bashkuara Bernardito Auza, si dhe Ambasadorë të shteteve të ndryshme në OKB, profesorë të Universiteteve në NY, gazetarë ,përfaqësues të Institucioneve fetare, si dhe përfaqësues nga diaspora shqiptare në SHBA.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, u përfaqësua në këtë veprimtari me nënkryetarin e saj, z. Agim Rexhaj.

Veprimtarinë që shënoi zyrtarisht nderimin e shënjtërimit të Nënë Terezës nga Konsullata e përgjithshme e Kosovës, e ka moderuar konsulli Fatmir Zajmi.

Ambasadorja Teuta Sahatcija u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe ka vlerësuar figurën e Nënë Terezës dhe mesazhet që ajo ka dhënë gjatë jetës së saj, si dhe është ndalur në motivin e organizimit të kësaj veprimatrie, ku ndërthurej Ekspoziat me dokumente, rrugëtimin jetësor e historik të Nënë Terezës , mesazhet, përkushtimin deri në vetmohim.

Nunsi Apostolik i Misionit te Vatikanit ne Kombet e Bashkuara Bernardito Auza, ka përshëndetur organizatorët e kësaj veprimtarie, pjesmarrësit dhe ka vlerësuar veprën e Nënës Terezë dhe është ndalë në Shënjëtrimin e Shenjtes Tereza e Klakutës, e cila, sic cilësoi ai, e ka deklaruar vetë në të gjallët e saj, publikisht gjatë ceremonies së marrjes të Cmimit Nobel për Paqe, se me gjak, është shqiptare.

Për jetën dhe veprën e Nënë Terezës ka folë edhe Qazim Doda.

Vlerat e  veprimtarisë i ka shtuar progarmi artistik. Xhevat Limani ka recituar ne Shqip dhe anglisht fragment nga poema”I Want to come back to Albania”, i shoqeruar mjeshtrisht ne Klarinete nga Igli Tuga. Hymni i Nene Terezes eshte intepretuar me emocion nga Riad Ymeri i shoqeruar ne Piano nga Elona Muca.

Veprimtaria që shënoi shënjtërimin e Nënë Terezës, u mbyll me një kokteil I organizuar nag Konsullata.

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: dalip greca, Konsullaat e Kosoves, Konsulle Pergjithshme, shenjterimi i nene Terezes, Teutha Sahtacija

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT