Nga Albano Kolonjari/A do te parkoje Shqiperia neser “autobusin” perballe Spanjes:”Nuk e di nese do te kemi nje autobus aq te gjate sa per te mbuluar gjithe porten. Nese do te kemi, do te vendosim nje pa rrota ne menyre qe te mos na hyje topi poshte, sepse rrezikon qe edhe ne ate pak hapesire qe ekziston, ta pesosh. Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk eshte çeshtje zgjedhjeje, Pergjigjia jone per kete menyre mbrojtje vjen edhe si rezultat i skemes qe ka kundershtari per te na sulmuar”, tha tekniku kuqezi Giani De Biasi ne koferencen per shtyp qe u zhvillua nje dite para takimit Shqiperi-Spanje. Por a do te kete Shqiperia mundesine e nje rezultati pozitiv me Spanjen. De Biasi thote qe ne kete pike duhet te jemi te ndergjegjshem”Ne jemi te ndergjegjshem per aftesite e ekipt tone. E dime qe jemi te vegjel dhe perpapa nje kundershtari si Spanja diferencat jane te medha. Gjithsesi do te zbresim ne fushen e Loro Boricit per te bere lojen tone, duke luajtur ne menyre te zgjuar. Edhe me Portugaline askush nuk na jepte shans por ndeshjen e fituam ne. Futbolli eshte ii tille”. Spanja eshte nje super skuader. Per teknikun shqiptar De Biasi, Spanja e ka kaluar periudhen e “renies”. “Spanja vjen nga nje periudhe e sukseshme me Del Boskon ku fitoi tre trofe. Me pas pati nje periudhe renie. Por tani me tranjerin e ri Lopetegu lojtaret po rizgjohen pasi kane te bejne me nje tranjer te ri . Megjithate shperosoj qe neser te mos jene ne formewn e tyre me te mire”.
Mungesat.
Shqiperia nuk do te kete ne dispozicon sulmuesin e vet Armando Sadiku. Tekniku De Biasi thote:”Eshte nje mungese e madhe. A ka luajtur shume mire ne ndeshjet e fundit. Ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne. Megjithate edhe futbollistet e tjere qe kemi ne sulm jane te forte dhe besoj se do te bejne qe mungesa e tij te mos ndihet”. Ne pikepyetje do te jete edhe Kukeli, per te cilin De Biasi thote:”Pesoi nje demtim ne fundin e pjeses se pare ne takimin me Lihtenshtenjin. Nuk e dime nese do te arrije te rikuperohet. Eshte shume i rendesishem per ne dhe po bejme perpjekje qe ta kemi, ne te kundert do te jete ne stol”.
Dy fitoret e para dhe ecuria e ekipit :
”E kam deklaruar edhe here te tjera. E kemi arritur mrekulline me pjesemarjen ne Kampionatin Europian. Tashme pjesa me e veshtire eshte ta mbajme gjalle kete mrekulli. Megjithat une jam i bindur se ky grup lojtaresh ka mundesi te shkoje shume me teper. Spanja do te ndalet vetem nese ekipi do te jape mbi 101% ne takim e neserm. Besoj se kemi mundesi ende qe te rritemi. Eshte normale qe pas nje kualifikimi historik si ai i yni, tani te kerkojme me teper. Duhet te kemi parasysh qe Spanja eshte shume me e mire se ne, por do te luajme me dinjitet dhe krenari, duke shpresuar qe pas ndeshjes do te flasim rreth nje rezultati pozitiv. ”.