Intervistë me deputetin më te ri në Parlamentin e Malit të Zi- Dritan Abazi/
Ne Foto: Deputeti Abazi gjate nje interviste ne Studion e Televizionit Kultura Shqiptare ne New York, i intervistuar nga gazetari Beqir Sina/
Mysafir në Nju Jork, ishte për një vizitë pune – parlamentari më i ri në Parlamentin e Malit të Zi – Dritan Abazi – i cili hyri nëparlament si deputet nga partia Mali Zi Pozitiv, por pas disa dështimeve për krijimin e pushtetit lokal në Nikshiq, si edhe ate në Podgoricë, brenda kësaj partie, u krijua krahu për riorganizimin e saj, të cilët pas manipulimeve simbas tyre të kreut të partisë në Këshillin Qendror, ato u larguan nga partia dhe mbetën deputet të pavarur. Gjatë kësaj kohe në Mal të Zi, u inicua themelimi i Lëvizjes Qytetare URA nga ish kryetari i SDP, zoti Rakçeviq, ku të cilës Lëvizje u bashkangjit edhe zoti Abazi i cili është zgjedhur edhe nënkryetar i kësaj lëvizje, dhe njëkohësisht e përfaqëson këtë Lëvizje në Parlament.
Deputeti Abazi i dha një intervistë gazetarit tonë në Nju Jork Beqir SINA
Zotri Abazi mirëseerdhe – pa u zgjatur cili është qëllimi i vizitës suaj në Shtetet e Bashkuara ?
Në SHBA kam ardhur me thirjen e diasporës. Kemi paraparë disa takime me komunitet e ndyshme me prejardhje nga Mali i Zi dhe nje tribune publike. Shpresoj se kjo do të jetë një fillim i bashkpunimit më të mirë me diasporë, dhe krijimi i mardhënieve më konkrete. Pas NY do të jemë zyrtarisht dhe në qytetin Washington, në State Department.
Deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi sa kanë arritur të mbrojnë të drejtat dhe interesat e elektoratit shqiptarë në parlament dhe të justifikojnë votën e tyre, simbas teje?
-Për fat të keq, në Kuvendin e Malit të Zi unë jam i vetmi deputet shqiptarë në opozite. Thekësoj për fat të keq pasi që të gjithë deputetet tjerë shqiptarë janë në pushtet e siç e dini edhe vet, komuniteti shqiptarë është mjaft i paknaqur me statusin e vet në Mal të Zi dhe njëherit me pushtetin. E kjo si pasojë që numri i shqiptarëve zvogëlohet çdo ditë e më shumë, nuk rrespektohen të drejtat tona si pakicë, mungon arsimimi i lartë në gjuhën shqipe etj. dhe përkunder kësaj të gjithë partitë nacionale shqiptare marrin pjesë në qeveri. Sipas mendimit tim kështu nuk mbrohen të drejtat e shqiptarve, por le të ja lamë kohës dhe qytetarëve të vlersojnë punën e çdo kujt.
Ju gjatë një seance parlamentare keni lëshuar një ndër kritikat më të rënda në drejtim të kryeministrit të Mali të Zi zotit Milo Gjukanoviq duke e quajtur atë si kryeministër antishqiptar. Pse?
Është shumë e theshtë të shpjegohet me pak fjali e që kanë shumë peshë: numri i shqiptarëve ka rënie prej 7% ne vitin 2001, në 4,9% ne vitin 2011, nuk kthehen pronat e shqiptarëve, nuk ka zhvillim ne treva tona, nuk lejohet të bëhet komuna e Tuzit që 20 vite, nuk jemi present më shumë se 1.5 % në administrate… atëher është më se e qartë se çka është arritja e kryeministrit në çështjen shqiptare. Si mund të quhet ndryshe dikush që në 25 vitet e fundit është bërë 7 herë kryeministër, ndërsa pozita e shqiptarëve në Malin e Zi çdo herë e më shumë vjen duke u dobësuar.
Gjatë Orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi, ndodhi një incidenti verbal simbas shtypit – gjatë të ciles Kryeministri Milo Gjukanoviq, të quajti vagabond, si jeni ndier ju në atë moment ?
Jam krenar që më në fund dikush arriti ta bëjë kryeministrin ta tregoj fytyren e vet të vertet. Kjo pasi që në munges të argumenteve vjen deri tek shfrytëzimi i gjuhës së dhunes. Kryministri pas këti rasti ka kerkuar falje opinionit, kjo tregon faktin që ka pranuar se ishte në gabim.
Zoti deputet media ju ka indetifikuar edhe si i afërt shumë me aktivistët e KDNJ-së në Preshevë, në se nuk është ndonjë spekullim mediatik, përse e keni bërë këtë ?
Shkrimet e mediave dhe presioni i tyre është pjesë e punës dhe ashtu duhet ta pranojmë. Përkrahjen time pikësëparit morale, pastej edhe politike, e ka çdo organizatë e cila lufton për të drejtat e njeriut, thënë në bazë parimore. Mediat shumë shpesh ju indetifikojnë me shumë kend, por ajo nuk do të thotë që në jetën reale kemi kontakte. Sidaqoftë kurr nuk është vonë që të krijohen.
Si e konsideroni ju Iniciativën e ish- kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në vitin 2012,( 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë) që të gjithë shqiptarëve në rajon t’u mundësohet të kenë shtetësinë e Shqipërisë, a është pozitive apo propogandë e asaj kohe kur ai ishte Kryeministër.
E kam konsideruar si shumë pozitive. Ndoshta aty ka pas edhe martketing politik por në parim është shumë pozitive. Tjeter pyetje është se si mundet te realizohet, pasi që në Mal të Zi konkretisht mungon baza ligjore që diskush te ketë dy nënshtetësi. Opsioni më i mirë do ishte të vihej deri tek marrëveshja bilaterale dhe me këtë ti mundsohet shqiptarëve që ta marrin edhe pasaporten e shqipërisë. Kjo është edhe çeshtje logjike, pra pse mos të ketë dy nënshtetësi nëse ju paraqitet një mundesi, këtët praktik e shfrytëzojnë edhe shtetet e zhvilluara si e drejtë e “bipatridit” apo dyshtetësisë . Per mendim tim aty ska dilemë, iniciativa është e mirë por koha do të tregojë a mund të realizohet.
Mbas nënshkrimit në Vjenë të Marrveshjes së Asocimit të Komunave serbe në Kosovë, ka zëra që edhe shqiptarët e Malit të Zi duhet të krijojnë institucione paralele në qytet ku janë shumicë shqiptare, dhe te mos marin pjesë fare në jetën politike sllave në Serbi dhe Mal të Zi.
Institucionet paralele nuk janë treguar si funkcionale askund në rruzullin tokësor. Por nëse është ajo çeshtje e kompromisit për një kohë atëher duhemi te jemi real. Kosova është bërë shtet i pavarur para disa viteve. Sot është e njohur nga shumë shtete, do të hyj shpejt ne UNESCO, do të fillojë të marrë pjesë në kampionate sportive… Pra koha punon për të. Nga ky aspekt duhet të lergohemi kerkesave maksimale dhe te shikojmë çka mundet të bëhet në realitet. Nuk mundet gjithmonë të jetë ashtu siç dom ne, por kryesorja që procesi te shkojë në drejtimin e duhur.
Zoti Abazi Kohët e fundit është sensibilizuar çështja e përcaktimit të vijës së demarkacionit, pra e njohur si çështja e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, ku thuhet se Kosova humbet 8 mijë hektar. Si precipiton kjo çështje tek ju politikanët shqiptar në Mal të Zi kjo çështje?
Demarkacioni duhet te jetë pjesë e punës së komisioneve eksperte. Nuk mendoj që është mirë të bëjmë tensione lidhur me këtë çeshtje. Mali i Zi dhe Kosova deri tani kanë bashkpunim te mirë, dhe duhemi te vazhdojm ne këtë drejtim. Shpresoj se do të gjindet zgjidhja e cila do të pranohet nga të dyja palët. Nase jo, çdoherë ekzisten mundesia e procesimit para gjykatave ndërkombëtare. Personalisht mendoj se ska nevoj per këtë intervenim.
Madje kemi pasur edhe ngjarje të dhunshme në Parlamentin e Kosovës. Si deputet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi si e shihni ju këtë çështje ? pra ajo nga këndëvështrimi i një deputeti në anën tjetër të kufirit
Nuk nuk jemi të kënaqur kur shohim që në Kosovë nuk funksionon jeta parlamentare apo kur ka dhunë ndërmjet deputetëve apo në rrugë. Apeloj tek të gjithë që ti kthehen dijalogut. E kuptoj se demokrcia ka mungesa të shumëta por vetem me dijalojg mundemi të ndërtojmë institucione të forta të cilat munden ti pergjigjen nevojave të qutetarëve.
Si mendoni ju përse nuk po arrin të unifikohet ende faktori politik shqiptarë ?
Sepse ne shqiptarët kemi dëshirë të jemi gjithë gjeneral. Ne 20 vitet e fundit shqiptarët u desubjektivizuan, dhe tani nuk lunjë rolin e rendësishëm ne jetën politike në Mal te Zi, fatkeqsisht. Pra duhet te punojmë në unifikim e subjekteve nacionale. Shoresoj që ne zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm do të marrin pjesë të gjithë në një listë të përbashkët dhe pjemarrjen ne pushtet ta organizojnë me platform te qartë politike, e jo si deri më tani me plotsimin e interesave të ngushta partiake ose personale.
Intervistoi Beqir SINA/
Nue Oroshi, Deputet në Asamblenë Komunale të qytetit Kiel të Gjermanisë
Aty ku çmohen vlerat e një njeriu, e sidomos të një intelektuali të dëshmuar, edhe rezultatet nuk mungojnë, qoft në punë, politikë apo aktivitete tjera./
Nga Selman Etemi/
Në republikën e Schleswig-Holsteinit, e cila shtrihet në veri të Gjermanisë, e që jetojnë 2.8 milion banorë, pas përzgjedhjeve të fundit, reflektuan ndryshime me vlera pozitive. Kryeqyteti i kësaj Republike është po qyteti i Kielit, i cili ka 242.041 banorë, dhe hyn në mesin e 30 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë. Në këtë Republikë, më 26 Maj, u mbajtën zgjedhjet lokale, e, që kanë mandat 5 vjeçar. Si çdo kund në Gjermani, edhe në këtë Republikë jetojnë e veprojnë shqiptarë, dhe ka rreth dy dekada që janë shumë aktiv edhe në jetën organizative në shumë lëmi, duke mbajtur gjallë kulturën, traditën shqiptare dhe gjithsesi pa harruar asnjëherë bashkëpunimin me institucionet gjermane. Kjo u arrit falë historianit, publicisitit e politikologut Nue Oroshi dhe shokëve të tij të shumtë shqiptarë, në mbarë Republikën e Schleswig Holsteinit e më gjër.
Por Z. Oroshi duke parë se vetëm format e veçanta organizative brënda komunitetit shqiptar, pa hyrë në jetën politike gjermane nuk janë të mjaftushme,- ai ka shtatë vite që është anëtar dhe veprimtar i CDU-s në Kiel të Gjermanisë, parti e cila gjithnjë e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë çështjen shqiptare në përgjithësi. Falë punës së madhe dhe përkrahjes që i bëri edhe komuniteti shqiptar i Kielit të Gjermanisë, Nue Oroshi, në nëntor të vitit 2012 e fitoi garën brënda CDU-s që të jetë kandidat i saj për Deputet në Asamblenë Komunale të Kielit.
Gjatë një fushate e cila zgjati katër javë të tëra, Nue Oroshi u dallua me një fushatë të fortë në tri drejtime: takime informuese, vizita nëpër institucionet gjermane në zonën zgjedhore ku i vizitoi 14 institucionet kryesore, si dhe, vizita shtëpiake.
Pas gjithë kësaj, më 26 Maj CDU-ja e qytetit të Kielit doli Parti e dytë, por me një ngritje të përqindjes të cilën nuk e kishte më parë. CDU-ja në këto zgjedhje në Kiel mori 15 deputetë, ku për herë të parë në historinë e Shqiptarëve të Schleswig Holsteinit zgjidhet edhe një shqiptar, Nue Oroshi. Gjatë bisedës që bëmë me zotëri Oroshin, pas përfundimit të zgjedhjeve, ai i falënderoi të gjithë përkrahësit që u angazhuan gjatë fushatës zgjedhore, e sidomos shqiptarët të cilët nuk hezituan që masovikisht të dalin në zgjedhje, dhe për herë të parë të votojnë një kandidat të kombit të vet shqiptar. Shqiptarët në këtë Republikë ndihen të gëzuar për këtë fitore, ndërsa zoti Oroshi porositë të rinjët dhe të rejat të cilët jetojnë e veprojnë në Gjermani që të futen edhe më shumë nëpër Parti Politike gjermane, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Nue Oroshi përveç punës politike në Gjermani, ai ka dy dekada që është ngushtë i lidhur me mbrojtjen dhe afirmimin e çështjes shqiptare në përgjithësi, e, që për momentin është Nënkryetar i Shoqatës së Intelektualëve mbarëshqiptarë „Trojet e Arbrit“, e cila në mesin e saj përfshinë 120 intelektualë shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare, e cila ka 10 vite që me sukses udhëhiqet nga prof.dr. Muhamet Shatri, e cila Shoqatë ka mbajtur, deri më tani, 11 sesione shkencore, shtatë akademi, dhe si rezultat i këtyre janë botuar 10 vepra enciklopedike të Historisë Shqiptare.
Z. Nue Oroshit i dëshirojmë punë të mbarë dhe rrugëtim të sigurt drejt sukseseve të reja, por dhe me një përkrahje nga afër sidomos të shqiptarëve të kësaj Republike të Gjermanisë veriore.