• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DISKURSI POLITIK, NDRYSHIMI I EMRIT ME PËRMBAJTE TË NJËJTË

August 5, 2021 by s p

Nga Nail   Draga

Takimi i ditëve më parë në Shkup nga përfaqësuesit e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, paraqet vazhdimësi të takimëve të “Mini-Shengenit Ballkanik” pa ndonjë risi përveç ndryshimit të emrit në “Ballkan Open” me përmbajtje të njëjtë, që vazhdon të refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina, të cilat prioritet i japin integrimeve europiane e jo atyre regjionale duke i ofruar përparësi Serbisë e cila ende vazhdon të jetë faktor destabiliteti në regjion, pa pasur guxim politik të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj popujve tjerë në regjion e në veçanti shqiptarëve në Kosovë. Nga formimi i“Mini-Shengenit  Ballkanik” në Novi Sad(2019) nga tre shtete (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut),opinioni është informuar se projekti synonte katër liritë e BE-së, ate të lëvizjës së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Por, varësisht nga qasjet politike  u prezantuan opinione të ndryshme duke theksuar se një iniciativë e tillë regjionale të përkujton ish Jugosllavinë e cila  tani përmes Serbisë  nën idenë e integrimit regjional, aspiron  Serbinë e madhe. Menjë fjalë kemi të të bëjmë me strategjinë politike  të Serbisë  e cila ate qe nuk ka arritur ta realizojë me luftë, ta arrij në paqë, duke dëshmuar se nuk mund të shkëputet nga ambiciet ekspansioniste, që kohëve të fundit paraqitet me sintangmën “bota serbe”(srpski svijet). 

Serbët faktor destabiliteti

Kemi të bëjmë me një regjionin specifik, i populluar kryesisht me popullsi sllave, ku në vitin 1918 u themelu Jugosllavia e parë, fillimisht si Mbretëria SKS, e cila kishte këtë emër pa popull jugosllav, duke qenë e sunduar nga serbët dhe përfunduar se ekzistuari në vitin 1941. Jugosllavia e dytë përfundoi së ekzistuari në vitin 1991, ndërsa ajo e treta e përbërë nga Serbia e Mali përfundoi në vitin 2006. Nëse analizohen raportët shoqërore dhe politike del qartë se faktor destabiliteti ishin serbët, andaj të gjithë janë përpjekur të largohën nga sundimi i tyre, për të u pavarësuar si shtete sovrane. Kur me serbët nuk kanë dashur të jenë në një bashkësi shtetërore popujt sllavë të cilët kanë origjinë të përbashkët etnike e gjuhësore, për shqiptarët si popullsi jo sllave ka  qenë fatkeqësi kombëtare e imponuar nga të tjerët të jetohet në një bashkësi  të tillë jashtë shtetit kombëtar shqiptar.

Nisma integruese 

Çështjet integruese regjionale nuk lidhën me Novi Sadin(2019), por janë më të hershme, sikurse është ajo nga viti 2008, kur katër shtete (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni) mbanin takime vjetore presidenciale.   

Ndërsa në vitin 2011, Mali i Zi ka propozuar nismën “Western Balkan 6″, e më vonë në Tiranë u lansua “Beneluksi Ballkanik”. Ndonëse ishin ide të qelluara, për bashkëpunim regjional të panjohura më parë të gjitha ishin refuzuar nga Serbia. Nuk ka dilemë se ajo kishte si atëherë edhe tash sindromin e liderit në regjion, që përmes “mini Shengenit” iu mundësua nga Shqipëra e Maqedonia e Veriut. Nuk ka dilemë se në Forumin e Shkupit ditë më parë(29 korrik) u ndryshu vetëm emri “Ballkan Open” ndërsa përmbajtja ka mbetur e njëjtë. Eshtë përshtypje e përgjithshme se një integrim i tillë regjional nuk mund ta zëvëndesojë BE-në, nga del qartë  se kemi të bëjmë me një veprim perfid të Serbisë për të  dëshmuar gjoja gadishmëri të bashkëpunimit regjional, duke u prezantuar si lidere në nismat integruese.

Gjeopolitika regjionale 

Se Evropa Juglindore paraqet çështje specifike edhe në aspektin gjeopolitik, nuk është e panjohur, sidomos nga shek.XIX e më pas, sepse këtu kanë pasur interesat e tyre fuqitë e mëdha. Ndonëse të modifikuar një interesim i tillë është i pranishëm edhe në ditët tona, që u manifestu në praktikë në sajë të  luftërave  në territorin e ish Jugosllavisë(1991-1999).

Nëse analizohet situata gjeopolitike nga ajo kohë e deri më tash del qartë se kemi të bëjmë me orientime politike të kundërta të pjesëtarëve të “Ballkan Open”, sepse kemi të bëjmë me Serbinë e cila është anti NATO, dhe më afër Rusisë, ndërsa dy të tjerat(Shqipëria e Maqedonia e Veriut) janë në NATO, ku bën pjesë edhe Mali i Zi, ndërsa Kosova është pjesë e strukturave të tilla. Varësisht prej qasjeve politike, del qartë se kemi të bëjmë me një regjion i cili vazhdon të jetë labil, në sajë të politikës destabilizuese të Serbisë, e cila me gjithë krimet e kryera në ish Jugosllavi, udhëhqja aktuale politike nuk ka guxim të kërkojë falje publike ndaj popujve  të tjerë në regjion. Serbia duhet të distancohet nga e kaluara, të dënojë gjenocidin ndaj shqiptarëve jo vetëm nga lufta 1998/99 dhe të pranoj shtetin e pavarur të Kosovës.Vetëm pas një veprimi të tillë pragmatik në favor të paqës dhe fqinjësisë së mirë Kosova do të ishte partner dhe  pjesë e nismave të integrimeve regjionale. Por, jemi dëshmitar se presidenti Vuçiq, si ish ministër i kabinetit të kriminelit të luftës Millosheviq, sot e kësaj dite mbron agresionet serbe kundër popujve joserb dhe shkel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila  ka përcaktuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe parlamenti europian ka miratuar rezolutë të posaçme në vitin 2009. Duke marrë parasysh këto të dhëna del qartë se kemi të bëjmë me personin i cili në sajë të biografisë nuk mund të jetë faktor stabiliteti por në mënyrë përfide është duke shfrytëzuar momentin si inicues të bashkëpunimit regjional, për përfitime shtetërore.

Shqiptarët e Luginës  diskriminohen nga Serbia 

Në takimet e mëparshme në mes kyreministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të  Serbisë por edhe së fundit në Shkup, ndonëse janë bërë publike temat të cilat janë trajtuar nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se është trajtuar çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ka qenë e udhës dhe obligim moral e kushtetues nga kryeministri Edi Rama, që para A.Vuçiqit ta trajtojë me kompetencë pozitën dhe statusin diskriminues të shqiptarëve në tre komuna  që janë të administruara nga pushteti serb. Po ashtu duhet cekur se deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë as më një fjalë për regjionin e Sanxhakut, ku  në sajë të politikës diskriminuese serbe shqiptarët janë asimiluar pothuaj tërësisht, pa të drejta elementare. Kujtojmë këtu se në Libovshë të Fierit ka vite që është hapur shkolla në gjuhën serbe, e cila furnizohet me libra dhe vizitohet nga përfaqësues zyrtar të qeverisë serbe. Kemi të bëjmë me një komunitet sllavisht folës të cilët janë vendosur këtu pas Luftës së Parë Botërore. Sipas informacioneve që disponojmë, kemi të bëjmë me popullsi nga Sanxhaku, e cila me origjinë  nuk është serbe, me përkatësi fetare islame dhe e asimiluar gjuhësisht. Nëse kryeministri Edi Rama nuk ka informata të mjaftueshme në lidhje mbi pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka pasur mundësi të njoftohet nga raporti  i Komitetit të Helsinkit të Serbisë(15 korrik) ku renditën  të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët atje, nga mosnjohja e diplomave te pasivizimi i adresave, duke mos ngurruar ta quajë këtë spastrim etnik. “Në mënyrë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve që jetojnë në jug sa më shumë të jetë e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Kjo masë është, në thelb, një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”. Duke u rikthyer te pasivizimi që rrudh në mënyrë artificiale numrin e shqiptarëve në Medvegjë, Bujonac dhe Presheve, raporti thekson: “Pasivizimi” (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i bën individët të humbin statusin e tyre si shtetas të Serbisë dhe në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, të drejtat për pronë, sigurim shëndetësor, pension, punësim, etj. Duke qenë se qytetarët nuk janë informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për ankesë, afati për të cilin është tetë ditë. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për përballjen me të kaluarën, është humbur mundësia për të ndjekur penalisht rastet e ekzekutimit, abuzimit, dhunës dhe rrëmbimit të civilëve në periudhën midis 1996 dhe 2002. Sipas Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, është e nevojshme të ndalet menjëherë ky proces dhe të rivendosen të drejtat civile të shqiptarëve. Ajo që është tregues, është se kjo masë zbatohet ekskluzivisht për shqiptarët, dhe jo për serbët që punojnë përkohësisht jashtë vendit, ndërsa thekson se Serbia duhet të mbajë parasysh tu japë shqiptarëve në Serbi të njëjtin status që kërkon për serbët në Kosovë. Një raport i tillë  në me tjerash është i mjaftueshëm për një takim të veçantë në mes dy qeverive(Shqipëri-Serbi) për të trajtuar me kompetencë çështjet diskriminuese të shqiptarëve në Luginë, ku kryeministri i Shqipërisë e ka obligim kushtetues që të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve politik të Shqipërisë, çështje e cila ka munguar në fokusin e politikës e diplomacisë shqiptare. (Gusht 2021)

Filed Under: Editorial, Opinion Tagged With: Diskursi politik, Mini shengeni, Nail Draga

Diskursi politik i Prishtinës e Tiranës zyrtare ndaj Krahinës së Preshevës

September 26, 2017 by dgreca

Refik-HASANI_2017-300x176Shkruan:  Refik HASANI/

Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina zyrtare që nga mbajtja e Referendumit të datës 1 e 2 marsit  1992 e këndej  ishte jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit. Në takimin  e radhës së dy qeverive do të duhej të ishte një pikë e posaçme e rendit për disa çështje e në radhë të parë ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët ndaj kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën adminsitrimin e Serbisë.  Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve për Parlament të Kosovës më 11 qershor përkatëisht për zgjdhjet e 25 qershorit të sivjetëm për Parlament  të Shqipërisë. z.Hashim Thaqi, i cili dha  betimin më 7 Prill 2016,si President i 4-të i Republikës së Kosovës. z.Ilir Meta, i cili dha  betimin më 24 korrik të muajit ta kaluar dhe është President i 7-të i Republikës së Shqipërisë.Vizita e disa Deputeteve të Parlamentit të Kosovës në tri komunat e kësaj krahine, vizita e ish-Kryetarit të LSI-së dhe njëherit ish-kryetari i Kuvendit të Parlamenti dhe Ministër i punëve të jashtme dhe tani President z.Ilir Meta,vizita e Kryeministrit aktual të Shqipërisë z.Edi Rama.Një vizitë që do të duhej dalluar është vizita e parë historike që kishte një porosi dhe që ka prodhuar  mesazh të qartë për këtë krahinë  është  Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, më 7 mars 2017, me rastin e ditës së Mësuesit, që  vizitoi Bujanocin dhe Preshevën.Të gjitha këto sikur kan shpërfaqur që ka dallime edhe në mesë të partive në Kosovë për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Edhe në mesë të partive në Shqipëri për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë. Partit qëndrimin që mbajn ndaj kësaj Krahine është e natyrshme, por Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidenta do të duhej të ken në trajtim dhe tretman për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla.

Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina ishte jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit  

Tirana dhe Prishtina zyrtare, ku politika dhe diplomacia duhet të jen bashkë, të kordinuara me klasën politike, të ksaj Krahine të banur me shumicë shqiptare. Është momenti i fundit  që politikanët nga e tërë hapsira e jonë etnike shqiptare pa dallim, të reagojmë derisa  për çdo ditë e më shumë diskriminim po vazhdon. Banorët shqiptarë  në këtë  Krahinë të mbykqyren dhe monitorohet vazhdimisht nga ndërkombëtarët ku përqendrimi i forcave të kombinuara është  i stërngarkuar nga forcat  serbe  si në Cepotin, maje e Sitilisë të Novosellës mbi Vranjë dhe Karadak të Preshevës.Edhe një arsye më shumë që të mos ngriten tensionet më  të larta së cilës edhe ashtu akoma nuk iu janë shëruar plagët e luftës. Ne mendojm se diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina është dashur që :

  • Shumë pakë po shenohet, kujtohet Referendumi i mbajtur më 1 e 2 marsit 1992,
  • Lufta e UÇPMB-ës sikur pak përmendët, kurse marrëveshja e Konçulit, sikur ska ndodhur,larg asaj të kërkohet që të plotësohet apo rikonfigurohet edhe njëher nënë prezencën ndërkombëtare,
  • Amnestia dhe çështjet që kanë të bëjn me pushtetin lokal nuk kanë dhën rezultate të duhura,
  • Fuksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet,
  • Shqiptarët në këtë Krahinë nuk kan ende të zgjidhur shkollimin ku ne kemi kërkuar themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe,
  • Nuk ka investime në infrastruktur, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore, kjo Krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional,
  • Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kan asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre. Bile sillen sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 35 mijë banorëve që kanë lëshur trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë,
  • Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar me ligj,
  • Përfaqësimi proporcional mungon jo vetëm në nivelin qendrore por edhe në ate lokal,
  • Nuk ka liri të lëvizjes së lirë në disa zona që janë shëndrruara si poligone të ushtrisë së kombinuar serbe.

Tirana dhe Prishtina zyrtare me masën kan krijuar konfuzion se a duhet të dalin votuesit në zgjedhje për parlament të Serbisë apo jo. Kështu  votuesit janë ndarë në dysh në pro dhe contra marrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare. Banorët e Krahinës shqiptare  të mbetur ende nën serbi  u dëbuan dhunshëm, vetëm e vetëm t‘i lëshojn trojet e tyre stërgjyshore dhe nëse vazhdohet kështu do të zbrazete nga etnosi i pastër shqiptar.Ne përmes këtij shkrimi po bëjm përpjekje të  shtrojm domosdoshëmrin që nga përfundimi i luftës kërkojmë që dy qeverit  dhe po ashtu dy  parlamentet i Shqipërsisë dhe i Kosovës të ndërtojn një diskurs krejtë të njëjtë. Çka thotë Tirana Zyrtare ky do të duhej të jetë qëndrim zyrtar edhe i Prishtinës zyrtare e jo sikur tani Prishtina thumbit e Tirana patkoit.  Kurse nga liderët e partive politike dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇPMB-së, Kryetarët e tri Komunave  e mbi të gjitha kërkojm nga Këshilltarët Komunal shqiptarë  të tri Kuvendeve  Komunale të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.Shpëtim i vetëm për këtë Krahinë të trazuar është prezenca afatgjate ushtarake dhe  civile ndërkombëtare dhe largimi i forcave të kombinuara serbe. Të gjithë së bashku të jemi një zë, në ndihmesë  të Krahinës shqiptare, të kërkojmë një prezencë ndërkombëtare,  ky Rajon të shpallet si një zonë e vërtet e demilitarizuar e jo e diskriminuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Diskursi politik, Krahina e Presheves, Prishtina e Tirana, Refik Hasani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT