• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mos hesht kunder shpopullimit te Shqipërisë, voto ndryshimim…

April 24, 2021 by dgreca

Mos hesht kunder shpopullimit te Shqipërisë, voto ndryshimim, vota jote eshte dinjiteti yt…! MOS HARRO- Numrin 9!

Shkruan Dr. Paulin Marku/

Me votën tende Ti mundesh të marrësh vendimin të rëndësishme për te ardhmen tënde, timen, dhe të të gjithë shqiptareve, po ashtu mundesh të ndalosh dhe shpopullimin e Shqipërisë me monopolin e pushtetit absolut, ku një njeri i vetëm administron qeverinë vendore e lokale, përjashto presidencën e Republikës, si dhe mundesh ti japësh fund abuzimit nga partia-shtet nen petkun e emërtimit pseudo-Rilindje, me ne krye njeriun e gjithanshëm dhe të ndriturin e Kombit, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama. 

Keqpërdorimi i termit Rilindje nga qeveria Rama nuk i nderon te mëdhenjtë e kombit, Rilindësit  Kombëtarë. Rilindësit e vërtetë luftuan për bashkim te shqiptareve dhe mos copëtim të trojeve etnike, ndërsa pseudo-Rilindësit e sotëm, me ne krye njeriun e plotfuqishëm z. Rama, luftojnë për interesa personale. Sot s’kemi as kushtet teknike infrastrukturore për përfshirjen e shqiptareve të diasporës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për në parlamentin e Shqiperise.

Marrëzia e mini-Shengenit Ballkanik ideuar sipas tij, nga vete z. Rama nuk pati diskutime parlamentare, as tryeza me ekspert të fushës së sigurisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe të politikes së jashtme si dhe nuk e informoi opinionin publik për qëllimet e përfitimet e këtij projekti, te prezantuar si një arritje e madhe e qeverise. Ne tryezën e bisedimeve për mini-shengenin ballkanik, aty nuk pati përfaqësues te Shtetit te Kosovës. Shfaqja e turpshme si arritje e madhe e qeverise Rama nuk është as me pak, as me shumë, veçse për t’u justifikuar para shqiptareve për zhgënjimin e qeverise ne mos përmbushje te kritereve qe një shtet serioz duhet te zbatoje për te aderuar ne BE. Por, marrëzia e përçarjes se shqiptareve vazhdon dhe përforcohet me vendosjen e traut ne kufirin Shqipëri-Kosove me një taksë rruge prej 5 eurosh. Rilindësit e vërtete dhanë jetën për komb e per atdhe, per nje Shqiperi te Lire dhe te pavarur, ndersa pseudo-Rilindja e Ramës, jo vetem nuk ka asnjë lidhje me interesat kombetare por, përkundrazi i distancoi shqiptaret me njeri tjetrin dhe me BE.

Perballjet e kësaj qeveria me shqiptaret ishin te vazhdueshme, e cila sundoi për 8 vite me dore te hekurt dhe me fjalën burg, burg, burg ishin shqetësuese. Mungesa e gjate për afro dy vitesh te Gjykatës Kushtetuese shkaktoi nje kaos te madh ne Shqipëri. Kjo mjegullnaje ne gjyqësorë i shërbente vetëm qeverise, ku vetoja e pushtetit absolut te Kryeministrit Rama vendos për gjithçka. 

Reformat e qeverise Rama gjate tete vite qeverisje te Rilindësve janë një zhgënjim i madh ne fusha te ndryshme ne Shqipëri. Rilindja dështoi në: shëndetësi me Chek-up qe na kushtoi miliona euro, si dhe pseudo shëndetësi falas, reforma ne drejtësi dhe ngritja e OFL një tjetër iniciative e kryeministrit Rama, po ashtu reforma ne arsim u shoqërua me protesta te shumta nga studente dhe profesor, si dhe, pseudo reforma ne administrate, e shume nisma te Kryeministrit Rama rezultuan një dështim i madh për shqiptaret dhe u denoncuan abuzime te mëdha financiare. 

Shembja e teatrit Kombëtar ne kater te mëngjesit me forca te shumta policie e sigurie, prishjen e stadiumit Qemal Stafa, prishjen e spitalit si dhe shkatërrim te pronave te qytetareve ne lagjen Astir, Tirane, ishin jo vetëm abuzime me fondet publike qe u denoncuan vazhdimisht nga Partia Demokratike me ne krye z. Lulzim Basha si dhe ndonjë media e cila nuk u kap plotësisht nga pushteti. Vlen te përmendët sulmi i kryeministrit Rama ndaj gazetareve dhe mbyllja e TV AGON CHANEL nga qeveria si dhe humbja e gjyqit ne arbitrazh ndërkombëtare qe i shkakton një gjobe te madhe shtetit shqiptar me shifrën 109 milion euro. 

Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, gjate këtyre tete viteve qeverisje Shqipëria lulëzoi vetëm me kanabizimin e vendit nga Veriu në Jug dhe rritja e krimin te organizuar.

Po ashtu, futja ne parlament e te fortëve, te njerëzve me precedentë penale dhe atyre te paformuar ne aspektin akademik dhe profesional është e gjitha merite e Rilindjes. Te gjitha këto dhe jo vetëm nxiten pakënaqësi, urrejtje dhe konflikte te vazhdueshme brenda dhe jashtë parlamentit. Pakënaqësia e madhe e qeverise Rama reflektohet dhe ne mbare popullatën. Disa protestojnë, disa duhet te nënshtrohen për shkak te numrit te madh te patronazhisteve si ne kohe te komunizmit kur Enver Hoxha nëpërmjet fuksave, informonte Komitetin e Partisë nga çdo cep i Shqipërisë. Një tjetër problem i madh, qe shikohet dhe dëgjohet gjithandej, gjate qeverise Rama është largimi i shume te rinj dhe te reja shqiptare nga vendi, te cilët shohin si te vetmen rruge shpëtimi, largimin nga Shqipëria. Këta te rinj dhe te reja janë e ardhmja e Shqipërisë, forca e punës, te mire shkolluar me sakrifica te prindërve apo dhe te tyre duke studiuar e punuar. Te larguarit, nuk janë pak, sipas statistikave te ndryshme janë mbi 75 % e te rinjve shqiptare, shumica e tyre me arsim te larte. Kjo është e dhimbshme dhe mjaft shqetësuese për te ardhmen.  

Te moshuarit e moshës se trete ne Shqipëri nuk arrijnë te mbyllin as shpenzimet minimale me pensionin e tyre qe janë me te ultë ne rajon.

Pakënaqësi e madhe për shpenzime te larta dhe rroga te ulta shfaqet ne mbare popullin shqiptare, Gjithandej dëgjon te ankohen se fatura e dritave dhe e ujit është e papërballueshme, karburanti shume shtrenjte, ushqimet dhe ilaçet me çmime te papërballueshme për te mos folur për pushime, veshmbathje dhe taksa universitare te studenteve ne master .., etj etj. 

Qeveria flet vetëm nëpërmjet ERTV, pa projekte, pa ballafaqime me popullin për realizimet e premtimeve ne këto tete viteve qeverisje. Kryeministri, Rama justifikohet pas fatkeqësive natyrore te tërmetit dhe te pandemisë globale te Covid 19 si problemi kryesore qe nuk arriti te realizonte programin e tij qeverisës TIMONI, TEPSIA, KAZANI dhe ironia e tij e vazhdueshme me sulme ndaj opozitën si fajtore për mos realizimet e qeverisë. 

Se pari, uroj qe shqiptaret, te majte e te djathte, te ruajnë qetësinë, gjakftohtësinë dhe mos te ketë përplasje verbale apo fizike siç kemi pare këto dite me gjakderdhje për politike si ne rastin e Elbasanit, se dyti, te mos shesin votën dhe se treti, te mos mendojnë për interesa te ngushta personale te përkohshme por te mendojnë për te ardhmen e Shqipërisë me objektiv parësorë me vizion Euro-Atlantik për realizimin e ëndrrës 30 –vjeçare “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. 

Njeriu i penës dhe i mendjes, Sami Frasheri pohonte: “Historia do te na gjykoje te gjithëve, jo vetëm atëherë kur folëm por edhe atëherë kur heshtëm”, unë do te shtoja, mos heshtin por votoni ndryshimin, Shqipëria është e jona na përket vetëm Ne”. 

Ne përfundim do te thoja, gjate betejave dhe luftërave te ndryshme, shqiptaret humben pasurinë, territore dhe jetën, por, besimin jo kurrë, fale, moralit te larte dhe përkushtimit te palëkundur për te realizuar qëllimin e përbashkët Kombëtarë ne interes te Shqipërisë. 

Ndaj, ju them Ju sot, vota juaj vlen me shume se kurrë ne këto 30-vite pluralizëm për ndryshimin e madh historik. Te gjithë se bashku, te fotoje numrin 9 qe ne te mundemi te ia dalim me sukses te te iu kthejmë besimin dhe shpresën shqiptareve.

Për këto arsye dhe jo vetëm, Pseodo-Rilindja me ne Krye z. Edi Rama nuk meriton një mandat te trete qeverisës ne Shqipëri.

Ndaj, 

Dil dhe voto,

Voto nr. 9 për ndryshimin, 

Voto te ardhmen e Shqipërisë,

Me respekt,

Dr. Paulin Marku

New York, 23 prill 2021

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Paulin Marku, Voto Ndryshimin

PROMOVIM NË VATËR

April 15, 2021 by dgreca

-VATRA PROMOVOI “DOKUMENTET DIPLOMATIKE ITALIANE” TË STUDIUESIT DR.PAULIN MARKU/

Nga Sokol PAJA /

Të martën më 13 prill 2021, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, promovoi librin e studiuesit Dr. Paulin Marku me titull “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”, Vëllimi I, botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike – Instituti i Historisë. Në një atmosferë pozitive dhe shumë miqësore, studiues, historianë, gazetarë, patriotë, vatranë, kërkues shkencorë, familjarë, të ftuar, kryetarë shoqatash atdhetare dhe autoritetet drejtuese më të larta të Vatrës, kishin mbushur plot sallën qëndrore të Vatrës në nderim të kësaj dite të shënuar. Ky promovim i rëndësishëm për Vatrën, Institutin e Historisë dhe vetë autorin e botimit Dr. Marku, u prit me shumë entuziazëm nga të pranishmit si një festë e ligjshme e fillimit të fitores ndaj pandemisë globale. Në këtë promovim mori pjesë duke referuar kumtesën e parë Prof. Dr. Muharrem Dëzhgiu i cili theksoi rëndësinë e dokumenteve italiane mbi historinë e shqipërisë dhe viseve e trevave shqiptare, publicisti Idriz Lamaj që foli rreth rëndësisë së dokumenteve arkivore e fakteve historike për historinë tonë kombëtare, editori i Diellit Dalip Greca i cili theksoi në fjalën përshëndetëse rëndësinë e dokumenteve autentike të padeformuara nga sistemi dhe propaganda komuniste etj. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha në promovimin e librit të Dr. Paulin Marku me “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”, Vëllimi I, u shpreh se ky promovim hedh dritë për një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve siç është koha e pavarësisë. Z. Berisha i shprehu falenderimet në emër të Vatrës Dr. Markut për studimin voluminoz. “Vatra do të mbështesë pa hezitim Dr. Paulinin dhe të gjithë ata studiues që hulumtojnë në Biblioteka e Arkiva për të sjellë libra që i shërbejnë historisë, albanologjisë, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare” – siguroi kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha. Prof. Dr. Muharrem Dëzhgiu në promovimin e librit të studiuesit Dr. Paulin Marku me titull “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”, Vëllimi I, ndër të tjera u shpreh se botimi i dokumenteve diplomatike italiane ishin shumë të nevojshme për periudhën e para pavarësisë, dokumente këto të marra direkt nga arkivi i diplomacisë italiane për çështjet politike e diplomatike kryesisht. “Dokumentet diplomatike, referuar relacioneve, telegrameve dhe informatorëve që punonin për konsullatat dhe për legatat e ndryshme italiane, evidentohet se Roma i ndiqte me interes primar zhvillimet në Ballkan dhe informohej vazhdimisht për organizimin e shqiptarëve, për gjendjen e brendshme të Perandorisë Osmane dhe rreth qëndrimit të Fuqive të Mëdha” argumentoi Prof. Dr. Muharrem Dëzhgiu. Publicisti Idriz Lamaj në promovimin e librit të studiuesit Dr. Paulin Marku vlerësoi gjurmimin dhe nxjerrjen në dritë të dokumentacionit arkivor si dëshmi e fakteve historike dhe fakteve të tjera relevante jetësore. Vlerën e këtij vëllimi, sipas publicistit Lamaj, e shton më tepër edhe puna e rëndë profesionale dhe e dedikuar e autorit, në përzgjedhje të lëndës, transkriptim dhe përkthim të këtyre dokumenteve në gjuhën shqipe, si dhe në renditjen kronologjike të përsosur shkencore. “Përzemërsisht e përgëzoj Dr. Paulin Markun për nxjerrjen në dritë të këtyre dokumenteve më rëndësi të veçantë në fushën e studimeve historike, pa të cilat nuk mund të shkruhet historia jonë kombëtare drejtë dhe si duhet” – përfundoi publicist Idriz Lamaj. Gazetari i Diellit Sokol Paja, veçoi në këtë promovim figurën e lartë fetare dhe atdhetare Imzot Jak Serreqin i cili në dokumentet diplomatike italiane zë një vend të veçantë si një njeri me ndikim të fuqishëm fetar, diplomatik dhe patriotik. Imzot Serreqi paraqitet në dokumentet italiane diplomatike, si një njeri i besuar i Vatikanit dhe Austrisë. Imzot Serreqi për shkak të ndikimit që kishte, sipas gazetarit Paja, u sulmua fuqimisht prej osmanëve që kërkonin me çdo kusht largimin e tij nga Shkodra. Imzot Serreqi përbashkoi forcat e krerëve të fiseve të Malësisë për ti bërë bashkë në fuqinë e kërkesave mbrojtëse të popullsisë shqiptare “Nëpërmjet lidhjeve e njohjeve personale e fetare, imzot Serreqi loboi fort për të drejtat e malësorëve. Ai e bëri shqetësimin e tyre nga shqetësim kombëtar në shqetësim rajonal e europian” argumentoi z. Paja. Ish nënkryetari i Vatrës z. Asllan Bushati gjatë kumtesës së tij u përqëndrua te karakteri ushtarak i letërkëmbimeve diplomatike italiane duke theksuar se mendimi politiko- diplomatik Italian, është pasqyruar bukur, me vërtetësi, kronologji, vend, kohë etj. Z. Bushati u ndal gjërësisht në armatosjen e popullsisë së viseve e trevave shqiptare në luftën kundër osmanëve. “Dr. Paulin Marku në gjykimin tim ka sjellë një kontribut të shumëanshëm në zbulimin dhe njohjen e të vërtetave historike, diplomatike dhe ushtarake. Metodologjia e studimit e Dr. Paulin Markut, gjuha e përdorur, citimet ekzakte e korrekte, argumentat e dala nga studimi janë pasuri e shtuar në fushën e studimeve historike” –përfundoi fjalën e tij z.Asllan Bushati.

Editori i gazetës Dielli z. Dalip Greca në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e  relacioneve, telegrameve diplomatike e raporteve pasi ato saktësojnë gjendjen në Shqipëri dhe viset e tjera në një periudhë gjashtë muaj para Pavarësisë së Shqipërisë. “Disa nga dokumentat i kam të konsultuara dhe më parë ku shfaqin rolin e diasporës së Amerikës në përgatitjen e Pavarësisë së Shqipërisë, rëndësinë që pati kryengritja e Malësisë së Madhe në Pavarësinë e Shqipërisë, një kumtesë e mbajtur me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së heroit Ded Gjon Lulit” saktësoi editori i Diellit z.Greca. Në përfundim të promovimit të librit të Dr. Paulin Markut, Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj pasi falenderoi të pranishmit dhe përgëzoi organizatorët e autorin e librit theksoi se populli shqiptar ka një histori të lashtë dhe me karakteristika të veçanta. Sipas z.Rexhaj dokumentet e huaja të botuara na japin mundësinë të shohim në brendësi politikën e një shteti dhe ndikimi nga ngjarjet kombëtare e rajonale. 

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË DOKUMENTET DIPLOMATIKE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË 

Sipas Dr. Paulin Markut Dokumentet diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë ndriçojnë katër pika kyçe të ngjarjeve në vilajetet shqiptare:

1. Ngjarjet e fillimit të janarit të vitit 1912 i cili ishte vazhdimësi e përplasjeve parlamentare midis përfaqësuesve shqiptarë dhe qeverisë xhonturke. Krahas problemeve të shumta që po përjetonte Porta e Lartë, përplasjet e saj me shqiptarët e rënduan situatën politike. Në vazhdimësi dokumentet pasqyrojnë se si krerët shqiptarë ranë dakord për të organizuar një kryengritje të përgjithshme në të cilën do të angazhoheshin të gjitha viset shqiptare, detyrat që secili prej tyre duhet t’i përmbushte në Kryengritje që do të shpërthente në pranverë të vitit 1912 në vilajetin e Kosovës, pastaj do të shtrihej në vilajetin e Shkodrës e kështu me radhë synohej përfshirja sa më e gjerë e të gjitha viseve shqiptare. Dokumentet paraqesin lidhje dhe kontakte të vazhdueshme të disa prej krerëve shqiptarë si: Ismail Qemal Beu, Hasan Prishtina, Preng Bibë Doda, Sokol Baci, Simon Doda e shumë përfaqësues të tjerë me kancelaritë e huaja. Ata kërkonin në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen e kancelarive evropiane për kauzën e tyre dhe ndihma financiare e armatime për kryengritjen antiosmane. 

2. Ky vëllim dokumentar shërben për të analizuar situatën politike të kohës dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 1912 për në Parlamentin Osman. Sipas këtyre dokumenteve, rezulton se një shqetësim i madh për elitën politike shqiptare ishte mënyra se si po bëhej fushata zgjedhore në pranverë të vitit 1912. 

3. E fundit për nga renditja por aspak nga rëndësia është pasqyrimi përmes këtyre dokumenteve të ndikimit të jashtëm në situatën e krijuar në viset shqiptare. Përmbajtja e këtyre dokumenteve nxjerr në pah qëndrimin e Fuqive të Mëdha dhe ndikimin e vendeve fqinjë ballkanikë në çështjen shqiptare. Sipas dokumenteve, ashtu si Perandoria Austro-Hungareze edhe Mbretëria e Italisë ishte për ruajtjen e status-quo-së. Megjithëse Vjena zyrtare, ndërhyri herë pas here tek Porta e Lartë për çështjen shqiptare, ajo nuk arriti të ndalojë kryengritjen e vitit 1912. Ndërsa, Mali i Zi kishte ndikim tek krerët e Malësisë së Madhe dhe u përpoq të përfitojë nga situata për të shtrirë influencën e tij për shkak se shqiptarët ia kishin nevojën për të futur armë nëpërmjet territorit malazez. 

4. Dokumentet e botuara dëshmojnë se Roma kishte informacione të bollshme për organizimin e brendshëm dhe të jashtëm të krerëve shqiptarë në kryengritje si dhe rreth kancelarive evropiane. Në këto dokumente gjendet një numër i madh relacionesh dhe telegramesh që dërgoheshin nga ambasada, legata e konsullata italiane për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë dhe një numër i pakët i dërguar nga kryediplomati San Giuliano për të udhëzuar diplomatët rreth qëndrimit që po ndiqte politika e jashtme italiane ndaj kryengritjes së vitit 1912. Një falënderim të veçantë kam për drejtorin e Institutit të Historisë, akademik prof. dr. Beqir Meta që pranoi recensionimin e këtij vëllimi dokumentar, i cili shprehu gatishmëri bashkëpunimi që nga dita e parë dhe nëpërmjet sugjerimeve, këshillave në mënyrë që libri të ketë të gjitha kriteret shkencore akademike. 

Filed Under: Featured Tagged With: Dokumente Diplomatike, Dr. Paulin Marku, italiane

VATRA DO TË PROMOVOJË LIBRIN E DR. PAULIN MARKU

April 9, 2021 by dgreca

TË MARTËN, 13 PRILL,ORA 5 e 30 PM VATRA DO TË PROMOVOJË LIBRIN E DR. PAULIN MARKU/

-Bëhuni pjesë e promovimit të librit “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912) të studiuesit Dr. Paulin Marku.

Njoftojmë të interesuarit se ditën e Martë, 13 Prill 2021, në selinë e Vatrës do të promovohet libri i Dr. Paulin Marku “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)” të studiuesit Paulin Marku, i cili do të jetë i pranishëm në këtë veprimtari.

Në promovim do të paraqesin opinione rreth librit Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, studiuesi Idriz Lamaj, ish gazetar i Zerit të Amerikës, gazetarët Dalip Greca dhe Sokol Paja si dhe të pranishëm të tjerë. Bëhuni pjesë e veprimtarisë sonë duke qenë të pajisur me maska mbrojtse nga Koronavirusi.(Gazeta Dielli)

Filed Under: Opinion Tagged With: Dokumente Diplomatie Italiane, Dr. Paulin Marku, per Historian e Shqiptareve

MIRDITORËT NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912 NË DOKUMENTET DIPLOMATIKE ITALIANE

June 6, 2020 by dgreca

Shkruan: Dr. Paulin MARKU / Studiues/*

Në dokumentet diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Italisë përshkruhet situata e trazuar në viset shqiptare. Një vend të rëndësishëm zënë dhe qendrimi i mirditorëve me në krye Preng Bib Dodën në lëvizjen e vitit 1912.

Në fillim të vitit 1912 situata në Verilindje të Shqipërisë ishte e tensionuar dhe gjasat për përmirësimin ishin të pakta. Dhe pse Perandoria Osmane përpiqej me forma të ndryshme të shuante konfliktet që vijonin të përshkallëzoheshin çdo ditë e ma tepër, kryesisht në vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës. Diplomacitë evropiane ishin njohur me gjendjen në Shqipëri dhe dënonin aktet e dhunshme por gjithmonë mbështesnin ruajtjen e Status-Quosë. Ata kishin informacione të bollshme rreth gjendjes që mbizotëronte ndër shqiptarët dhe për pakënaqësitë e tyre ndaj autoriteteve të Portës së Lartë. Nga ana tjetër krerët shqiptar po organizoheshin për shpërthimin e kryengritjes dhe synonin të grumbullonin sa më shumë armatime për të përballuar kryengritjen, e cila ishte planifikuar të shpërthente në pranverën e vitit 1912, fillimisht në  Kosovë, pastaj të shtrihej në vilajetin e Shkodrës dhe më gjerë në trojet tjera shqiptare. Në librin e kujtimeve Hile Mosi shkruante “vjen prap pranvera e prap në male na qet” dhe shqiptari nuk heq dorë së synuari autonominë e vendit të tij. Malësia e Mbishkodrës ishte e gatshme të bashkohet në kryengritje të përgjithshme, edhe pse mbreti Nikolla i Malit të Zi u kishte bërë thirrje malësorëve se ata nuk duhet të përfshihen në luftime antiosmane. Sipas dokumentave diplomatike italiane Mbreti malazez i kishte kërcënuar se nëse malësorët do të bashkohen me mirditorët në luftime antiosmane, Mali i Zi do të mbyllte kufijtë dhe nuk do të lejonte strehimin apo shërimin e shqiptarëve.

Mirditorët kishin shprehur gadishmëri për t’u ngritur në kryengritje, të cilët synonin të përfshijnë në lëvizjet e tyre edhe trevat e Matit, Lezhës, Kurbinit, Malesisë së Madhe dhe me gjerë. Në relacionet e konsujve italiane pohohet edhe qëndrimi i krerëve të Mirditës. Disa krerë të Mirditës kishin shkuar për të biseduar me malësorët e Shkodrës për t’u ngritur në një kryengritje të përbashkët. Aty thuhet se mirditorët janë të gatshëm të sulmojnë garnizonet dhe karvanet e ushtrisë Osmane për të rrëmbyer armë dhe municione. Në telegramin e konsullit italian në Korfuz, Labia pohonte për ministrin e P. të Jashtëm të Italisë, San Giuliano si më poshtë: “situata në vilajetin e Shkodrës pritet e frikshme në pranverë të vitit 1912.

Mirditorët janë të gatshëm dhe të mirëorganizuar për kryengritje. Në vazhdim të raportit Labia shtonte se malsorët e këtij vilajeti nuk i bindën autoriteve Osmane administrative, rendi publik është në rrezik të madh. Ndër dokumentat diplomatike Italiane relatohet edhe qëndrimi i mirditorëve në kryengritjen e vitit 1912, antiosmane. Në relacionin e dërguar nga konsulli i Italisë në Shkodër, Manchinelli Scotti për Ministrinë e P. të Jashtme Italiane pohohet edhe qëndrimi i Preng Bib Dodës për pjesëmarrje në kryengritje dhe angazhimi i tij për të organizuar disa krahina veriore shqiptare.

Ndër disa raporte sekrete të konsullit italian Schotti për ministrit San Giulianno gjendet edhe deklarata e Preng Pashës: nese populli shqiptar do të jetë i bashkuar, padyshim do të ia dalim të arrijmë Pavarësinë e Shqipërisë. Në dokumente diplomatike relatohet edhe dorëheqja e Preng Pashës nga çdo funksion ushtarak. Në dokument pohohet se dorëheqja e tij është me vullnet të lirë për t’iu bashkuar dhe organizuar mirditorët në një levizje antiosmane.

Valiu i Shkodrës, Hairi Pasha provoi të bente disa tentativa për të ftuar në bisedime princin e Mirditës por Preng Pasha nuk pranoi asnjë kompromis. Ndër relacione diplomatike pohohet se Valiu i Shkodrës i kërkoi ndihmë edhe konsullit Austro-Hungarez në Shkodër që të ndërmjetësonte princin e Mirditës për një Paqe të mundshme por armëpushimi mes mirditorëve dhe forcave të shumta osmane zgjati vetëm 5 ditë. Kështu, shpërthimi i kryengritjes së vitit 1912, e iniciuar në Verilindje të Shqipërisë udhëhiqej nga disa krerë shqiptarë, ku një prej tyre ishte edhe princi Preng Bib Doda. Kryengritjet e njëpasnjëshme dhe shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912 ishte nje prelud për të arritur shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.  

*Studiuesi Dr. Paulin Marku eshte anetar i Keshillit te Vatres

Filed Under: Featured Tagged With: Dokumentet Italiane, Dr. Paulin Marku, Kryengritja e Viti 1912, Mirditoret

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe hija që la pas

May 19, 2020 by dgreca

Studiues, Dr. Paulin Marku /

 Prishja e Teatrit Kombëtar do të mbetet një kujtesë e hidhur historike për shqiptarët. Jo se është e vetmja vepër e shkatërruar nga qeveria e Kryeministrit Rama gjatë këtyre 7 viteve qeverisje, por për mënyrën e dhunshme dhe tinëzare që përdoren në prishjen e kësaj godine të rëndësishme historike. Shembja e teatrit, më 17 maj 2020 në orën 4.30 të mëngjesit, me ndërhyrje të shumë forcave policore, të cilët përdorën dhunë ndaj artistëve, shoqërisë civile dhe mediave për t’i hapur rrugë prishjes së godinës. Kjo më ngjallë, në kujtesën historike veprat e dhunshme të regjimit diktatorial, kur arrestoheshin e dhunoheshin natën “në emër të partisë si tradhtar të popullit”. Për më tepër, kjo ndodhi në momentin më kritik, ndërkohë që e gjithë Bota po përballet me pandeminë e Covid 19 dhe me menaxhimin e krizës, dhe në të njëjtën kohë qeveria shqiptare kishte shpallur zonë të kuqe Tiranën, me urdhër njerëzit s’duhet të dilnin nga shtëpia. Por, në pabesi nga ana tjetër vërshojnë ekskavatorët për të rrafshuar teatrin dhe për të çuar deri në fund realizimin me sukses të misionit të ndërmarrë prej vitesh nga partia-shtet. Edhe pse Teatri Kombëtar i rezistoi tërmeteve të ndryshme ndër dekada, mjafton të kujtojmë dy tërmetet e fundit të datës 21 shtator e  26 nëntor 2019, ku morën disa jetë njerëzish dhe shkatërruan shumë pallate të reja dhe të vjetra, teatri qëndroi përsëri në këmbë nga forcat mbinatyrore por jo nga dora ekzekutuese e qeverisë Rama. Pra, tërmeti testoi rezistencën e teatrit dhe hodhi poshtë alibinë e fundit që na ishte thënë se Teatri Kombëtar po bie brenda, pasi ishte i ndërtuar me cilësi të dobët.Shpesh dëgjoj të artikulohen shprehje të ndryshme në drejtim të shqiptarëve, si: “çdo popull udhëhiqet nga qeveria që meriton”, “shqiptarët janë mësuar me dajak gjatë diktaturës komuniste, ndaj vetëm dhunë i vë në vijë ata” apo kulmi është kur dëgjon se, “shqiptarët janë dele dhe mirë ua bën kryeministri Rama”, etj… etj. 

Jo, joooo unë nuk e gjej vetën në asnjë nga këto shprehje indinjuese,  për më tepër nuk e konsideroj veten dele, po ashtu nuk mendoj se, seicili që e lexon këtë shkrim të konsiderojë veten si një dele e kryeministrit Rama. Përkundrazi, mund të pohohet me plot gojën se jemi racë e zgjuar dhe të mirë formuar në fusha të ndryshme shkencore e shoqërore, brenda dhe jashtë vendit, madje shumë veta të diplomuar nëpër universitetet më prestigjioze që ka Bota. Për të vërtetuar këtë, mjafton të kujtojmë këtë periudhë pandemie që po përjetojmë, kur pamë, me zë e me figurë, mjek, infermier, asistent shëndetësorë, forca të rendit apo gazetarë shqiptar  nëpër shtete të ndryshme të Botës, të cilët shërbenin me profesionalizëm dhe korrektësi. 

Po ashtu, ekziston një tezë tjetër që “shqiptarët nënshtrohen lehtësisht”. Nuk pajtohem me këtë, pasi ne si popull, nuk iu nënshtruam as sundimeve e pushtimeve të ndryshme, edhe atëherë kur na dhunuan fenë, gjuhën, kulturën, traditën, etj, por gjithsesi rezistuam e luftuam për Liri e Pavarësi.

Shqiptarët reaguan edhe gjatë periudhës komuniste, e cila ishte mjaft e ashpër, me vrasje, persekutime, internime e deri në izolimin totalitar të Shqipërisë. Përsëri ia dolëm të mbijetojmë dhe të kthehemi në një pseudodemokraci artificiale dhe me një pluralizëm politik. Pra rezistuam me shekuj ndaj dhunës së të huajve dhe të tanëve.  

Këtu lindin disa pyetje spontane: Si arriti ky njeri të nënshtrojë këtë popull atdhedashës që luftoi për Liri e Pavarësi, të cilët nuk kursyen as jetën për interesa Kombëtare, kundër çdo pushtimi?! 

Si arriti të realizojë autokracinë z. Rama në të gjithë Shqipërinë!? 

A e meriton Shqipëria që pas 30 vitesh, të kthehet në regjim komunist, ndërkohë që akoma plagët e diktaturës janë të hapura dhe muret e burgjeve janë ende të freskëta nga gjaku i shqiptarëve që kundërshtuan apo nuk u bënë palë me regjimin?! 

Duhet ta pranojmë publikisht që për fatin tonë të keq, Shqipëria po rrëshqet drejt një sistemi monist, njëpartiak, ku e gjithë Shqipëria sundohet nga një njeri i vetëm, i cili ka kapur çdo institucion, përjashto presidencën e Shqipërisë (?).

Z. Rama na paraqitet në çdo televizion, në çdo kohë e në çdo orar, herë shfaqet si Skënderbeu, herë si Ismail Qemali, e herë-herë si Babai i Kombit, por fatkeqësisht, Ai është një autokrat dhe s’ka asnjë lidhje me figura të ndritura të Kombit Shqiptar. Falë mungesës së sistemit të drejtësisë,duke përfituar në reformimin e gjyqësorit, kapja e të gjitha pushteteve, vendore e lokale nga qeveria-Shtet, si dhe inegzistenca e opozitës reale në tempullin e demokracisë dhe dalja e tyre nga aktiviteti politik i ligjshëm, i jep mundësinë dhe forcë Kryeministrit Rama të instalojë dhunë, frikë dhe të degradojë vendin në një sistem totalitar komunist. 

Një tjetër akt i vrasjes së pluralizmit politik në Shqipëri, ishin votimet e vitit 2019 (të cilat nuk kishin mundësi zgjedhje me kandidat alternativ të opozitës), si dhe mos zbatimi i datës së shtyrjes së zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti Meta, i dhanë pushtet të pakundërshtueshëm duke marrë Bashkitë me të gjithë këshillat bashkiak.

Po ashtu, forcën e autokracisë e dëshmoi qartë gjatë qeverisjes së tij, me arrestime dhe dhunime të qytetarëve, mjafton të kujtojmë aktin e fundit të barbarizmit lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse artistët së bashku me shoqërinë civile ishin kthyer në roje të mbrojtjes nga shembja e teatrit Kombëtar për 27 muaj me rradhë, thuajse do të vërshonin të huajt për të shembur nga inati pasurinë tonë Kombëtare, e jo Kryeministri i vendit që duhet të ishte i pari njeri në mbrojtje të teatri, për më tepër vjen që vjen nga bota e artit. Por, Rama dëshmoi se është i fortë edhe para forcës së ligjit, duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi Kryetari i Shtetit që duhet të jetë dhe Garanti i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta e kishte dërguar çështjen e Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, pa kaluar as 72 orë nga depozitimi i kërkesës së z. Meta, teatri u kthye në një shesh beteje midis forcave të policisë dhe artistëve të mbështetur nga shoqëria civile, ku për pasojë e drejta e tyre mbeti nën gërmadhat e teatrit.

A imagjinon dot njeri se çfarë do të ndodhte nëse do të prekej një pllakë e një vepre monumentale, e jo të prishet që nuk konceptohet as në imagjinatë, në “Teatro dell’Opera” në Romë, “Il Palais Garnier e la Sede Storica dell’Opera Parigina”, “Konzerthaus Berlin”, apo Teatri Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj., se çfarë tërmeti do të shkaktonte?! 

Kjo ngjarje nuk do të ndodhte kurrë pasi do të ishte vetë qeveria e para që do të mbronte në çdo monumente kulturore historike.

Ndërsa, në vendin tonë ndodh e kundërta, pasi është vetë qeveria ajo që e shkatërron historinë e Shqipërisë. Pra, ky është edhe kulmi i absurditetit, për të mos i hyrë çështjes, pse duhet të ndërtohet një teatër i ri mbi atë ekzistues, i cili mbarte një histori në vete. Shembja e teatrit kombëtar dhe mosmarrja në konsideratë e rezistencës për mos prishjen e objektit, e as vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi mund të jetë Pro apo kundër dhe dhuna e përdorur ndaj shqiptarëve ishte një demonstrim i pastër, i shfaqjes publike se në Shqipërinë është rikthyer diktatura dhe kryeministri Rama s’pyet për asnjeri.

Sot, në Shqipëri është vrarë shpresa, arti, fjala e lirë dhe çdo term tjetër që karakterizon demokracinë. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Paulin Marku, teatri

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT