NGA DR. RUKI KONDA/
Viti 2020 u prit me gezim nga kushdo, por shume shpejt u përballëm me gjënë e panjohur dhe pothuaj absurde të COVID-19. Shume gjera ndryshuan në jetët tona natyrisht për keq, si mbyllja totale e paparë më pare, ku çdo gjë ra në një heshtje që të ngjallte pasiguri sikur ndali gjithcka, maska, distancimi nga njerëzit, etj, etj…gjëra të panjohura për të gjithë . Njerëzit vetë krijuan ngjarje online, artistet dhanë aq shumë për të motivuar njerzit, për të ringjallur shpresa, për të jetuar jetën ashtu si të vjen, njerezit shpalosen talentet në fusha te ndryshme, mjekesia u përball me situata të panjohura si kurrë më parë.Në prizmin personal e familjar në kete situatë pati dhe gezime si dasma e djalit tim të madh Gazmend me Katie të cilët të vendosur të dy për mos e shtyrë dasmen e realizuan dhe u gezuam shumë , në prizmin shoqeror gezim te madh kam pasur duke ndjekur suksesin e yllin tone shqiptaro kanadez Ana Golja me filmin “ The Cuban”.
Ana Golja, producente dhe aktore e këtij filmi korri një sukses të pa parë, ky film në kohe rekord i kaloi pritshmeritë dhe i hapi kufijtë e mbyllur, u nderua dhe u nominua me plot çmime ku se fundi dhe me çmimin e filmit më të mire të vitit 2020 ndër dhjetë të tille. Nuk është rastesi që kjo vajzë e talentuar e ka nisur karrierën e filmit që kur ishte femije dhe talenti i saj është zhvilluar me hapa shumë të shpejtë e kjo falë talentit, punës, vullnetit, perkushtimit të saj, por mbi të gjitha Ana mbart virtyte të çmuara të një vajze model të brezit të saj , thjeshtesia dhe modestia e saj e lartesojne deri në madheshti. E njoh Anen për më shume se një dekade, e rritur në një familje me virtyte të larta, por edhe e angazhuar në aktivitetet në komunitet që e vogel edhe pse aq e angazhuar në filma ajo kurrë nuk u tha jo angazhimeve me pjesemsrrje direkte në moderim të dhjetra aktiviteteve të muajit të trashegimise kulturore shqiptare në Parlament e në shume aktivitete te tjera te SHBSHK dhe mbare komunitetetit. Për Anen kam aq shume shumë të dhënë, por në këtë prag festash po shkruaj këto rreshta në respekt të figures se saj , si perfaqesuese shume e denje e ketij breza të ri, të suksesit madhor që ka arritur me mbeshtetje absolute të familjes së saj e sidomos nënës së saj Ardiana Golja që është dhe mentore e saj . Dy vjet më pare me ftese të Dives Inva Mula ajo mori pjesë në festivalin e 57 të kenges në RTSH krahas gjigandit të skenes Viktor Zhusti ku shfaqi gjithë talentin, elegancen , profesionalizmin, thjeshtesine e me të drejte u cilesua si imazhi I ri I festivalit e dikush në shkrim e quajti si fituesja e ketij festivali, për fat këto kujtime na i risolli në memorje fb e që është bukur kur vijne në kujtese këto gjera kaq të bukura . Ndermjet këtij shkrimi të thjeshte duke dhënë modelin e suksesit të Ana Goles në kohe pandemie ju uroj të gjitheve nje vit te mbare e të shendetshem për vitin 2021, suksese të gjitheve shqiptareve kudo ku jane.
Gezuar VITI I RI 2021!
Gezuar KRISHTLINJEN!