• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përndritjet hyjnore përmes vargjeve të Carrie Hooper

November 6, 2018 by dgreca

…. Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper, i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve…/

1 carrie-h21 dr. Yllka FILIPI.JPG

NGA DR. YLLKA FILIPI*/

Rreth dy shekuj më parë jashtëzakonisht i magjepsur Bajroni* do t’i këndonte Shqipërisë dhe shqiptarëve me mallëngjim, nderim e himnizim të thellë: Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi/ mbi ty, o Nënë e rreptë burrash t’egër” /…/: Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë/…/ Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?/ Po aq e magjepsur nga traditat dhe zakonet, madhështia dhe ashpërsia e natyrës, rreth një shekull më parë (edhe pse kishte marrë fund periudha e romantizmit bajronian), Edith Durham do t’i binte tejembanë territorit shqiptar; e çuditur dhe e mrekulluar nga bëmat, trimëria, virtytet dhe vlerat  e shqiptarëve do të shprehej: Dhe nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist!  Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët.*  Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper,  i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

                     “I am from Albania”- my student said. Who would have thought that three such small words

would have had such a great impact on a life? But that is what happened that unforgettable day.1

                                 “Jam nga Shqipëria”- tha studenti im. Kush do ta kishte menduar se tri fjalë kaq të vogla, mund të  kishin pasur një ndikim kaq të madh mbi një jetë?

Kapaciteti imagjinativ i individit postmodern ndërton brenda kështjellës së ngurtë të un-it, dhomëza të vogla, korridore dhe sallone tejet të ngushtë me dritareza prej nga lehtshëm mund të hyjë drita, arratiset duke shpërfilluar kështu kodet e hapësirës, kufijtë shtetërorë, deri dhe shtrydhjen e ndërgjegjes kolektive duke mbartur një dëshire të çartur për t’u avitur drejt lirisë në toka e qiej të tjerë. Vërtitur në orbita të tilla të vetëndjerit Njeri, i ka thyer kufijtë, bordet dhe pengesat duke u dhënë me trup e me shpirt kah një iluzioni tranzit për ta tejkaluar pikën zero të zanafillës së vdekjes, për ta shpërfillur totalisht kodin gjenetik hapësinor të ndërgjegjes tërësisht selektive ndaj vazhdimësisë, të ardhmes, evolucionit, në ëndrrën më të bukur për të takuar të zakonshmen e cila falë këtyre shtresave të padukshme rrugëprerëse, i është bërë pengesë drejt transhendencës.

Falë presionit të pashmangshmën që ushtron bota postmoderniste mbi individin e ditëve tona, vetvetiu lind ideja e rimodelimit shpirtëror të qëllimit human: Kush jemi? Nga vijmë? Ku po shkojmë? Ky glob i vogël rrethuar me ujëra nga të gjitha qoshet e skutat, dalëngadalë po i thyen mitet mbi qiellin e tokën, ngjyrat, racat, kombet, ëndrrat, flamurët dhe gjakun e derdhur të të parëve. Procesi tejet i ngadalshëm e njëherësh kokëfortë dhe i ashpër po bjerr identitetin e uni-it kombëtar me një klithmë të heshtur, duke rrezikuar të shkojmë drejt një shurdhërimi të fortifikuar globalizmi. Nuk mund ta çbësh dot, ose duhet të vetëpërjashtohesh drejt algoritmeve të tjerë hapësinorë, duke përfunduar pashmangshmërisht, drejt reduktimit të egos nacionaliste.

Në këtë kaos misterioz vërtiten orbita të rrëmujshme kombesh, individësh dhe krijuesish të vetëpërjashtuar me dëshirë nga turmat të cilat futen në marrëdhënie e bashkëveprojnë midis tyre shpesht duke u tkurrur, zvogëluar apo vetëasgjësuar si heronjtë suprem të idealizmit! Kjo  ndërthurje dekodifikon përmbysjen e realiteteve imagjinative. Arratisja nga realiteti i ashpër dhe frika nga tmerri i metamorfizimit pa dëshirë, mbetet frika më e madhe. Njeriu postmodern sot nuk di ku i ka këmbët, shpirtin jo se jo, po as kokën! Nënndërgjegjja i pëshpërit se është në kërkim të lirisë.

Do we moderns encounter a modern poet…? Do we encounter that very poet who today is often and hastily dragged into the vinicity of thinking, and covered up with much half -baked philosophy? A e kemi takuar ne modernët, një poet modern…? A e kemi hasur poetin e vërtetë që sot e tërheqin zvarrë rrathët e mendimit dhe mbulohet me klishe filozofike gjysmë të gatshme? 1

______________________________________________________________

1 Carrie Hooper, Word paintings, Piktura në fjalë, përktheu A. Mehmeti Gjon Buzuku, Prishtinë, 2018, fq.(28-29). (Të gjitha citimet janë marrë aty.)

 2 Martin Heidegger, Poetry, Language, Thought, translations by Albert Hofstadter New York, Haerper & Row, 1971, pg.94

Çështë ky ngut, ç’është ky vrap, për ku kështu? Mes këtyre çapitjeve naive, pavarësisht dëshirës së mirë, uni- postmodern bie padashur në grackën e vetëizolimit. Ka ardhur koha për të kthyer kokën pas. Të ndalesh, të biesh në krahët e mallit, të shtrihesh në ngastrat e gjelbra të tokës së mbjellë në livadhet e zemrës tënde. Të shijosh aromën e vendlindjes, Shqipërisë.

Ky zgjim si nga një ëndërr e mundimshme, më bëri të dridhem! Lexoj: Piktura në fjalë! Poetesha njujorkeze Carrie Hooper Me vëllimin poetik “WORD PAINTINGS” i këndon Atdheut Tim, Atdheut Tonë, me pasion, dashuri dhe adhurim duke e ngritur deri në piedestal. Përtej dimensionit tokësor, ajo shpalos, në faqe të panumërta dimensionin shpirtëror i cili fluturon i lirë në qiellin shqiptar dhe rezonon dashuri për Shqipërinë, dashuri për heronjtë tani, dashuri për shqiptarin e thjeshtë, traditën, kulturën. “Jam nga Shqipëria”- tha studenti im… – zanafilla e ka pikënisjen këtu: Ky emër vjen rrufeshëm në perceptimin tim si Muzë e patriotizmit, e dashurisë për Atdheun Tim, Atdheun Tonë. Shndërrohet në himn të shqiptarizmit vajza që flet bukur e pastër shqip, krijesa e verbër dhe e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, rritur nën madhështinë hijerëndë të New York-ut, muzikantja amerikane me shpirt shqiptar që luan mrekullisht piano, poliglotja që dashuron dhe flet rrjedhshëm 8- gjuhë të huaja.

       This unexpected experience ignited the flame of curiosity and thus was born my desire to learn Albanian. Nothing would stop me. I had to learn Albanian come what way. I searched diligently until I found the only Albanian textbook available in Braille from the Library for the Blind in England. This book would serve as the key that would open the door to that mysterious and different language and culture (…)

     Kjo përvojë e papritur ndezi flakën e kureshtjes dhe kështu u lind dëshira për të mësuar gjuhën shqipe. Asgjë nuk do të më pengonte. Duhej patjetër të mësoja shqip. Kërkoja vazhdimisht, derisa më në fund gjeta  të vetmin libër në brail për të mësuar shqip  te Biblioteka e të verbërve në Angli. Ky libër do të bëhej çelësi që do të hapte derën për tek kjo gjuhë dhe kjo kulturë e mistershme dhe e ndryshme.

       Hyjnizimi i gjuhës, flamurit, kulturës, traditës shqiptare. Nga cikli: Reflections of an Albanian at heart – Reflektimet e një shqiptareje në zemër.

 (…) I remember the joy I felt when I said my first word in Albanian…I remember my pleasure …, … my gratitude… O language of Albania, the music of your words fill my spirit with joy! Your expressive words fill my heart with joy! When I hear your words, my hole being is filled with joy! Through you I have come to know a strong, brave and courageous people, who have survived the oppression of foreign rulers and an evil dictatorship.3

Mbaj mend gëzimin kur mësova fjalën e parë shqip…, kënaqësinë…, mirënjohjen… O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua e kënaq shpirtin tim! T’i flas fjalët e tua shprehëse gëzon zemrën time! T’i dëgjoj fjalët e tua mbush qenien time me gëzim! Përmes teje jam njohur me një popull të fortë, trim e guximtar, i cili e ka mbijetuar shtypjen e sunduesve të huaj dhe djallëzinë e diktaturës.

__________________________________________________

4 Po aty, fq.28-31

Resound, O beloved language, no matter where your people live! May you live forever, O beautiful Albanian language!5

Tingëllofsh o gjuhë e dashur në popullin tënd kudo që të ndogjet! Rrofsh përgjithmonë e bukura gjuhë shqipe!

  a-)  Të vetëndjerit shqiptar, nënndërgjegjësimi universal mes kombeve, shkrirja e kufijve fizikë, hapja e kufijve shpirtërorë prania e pronorit – ynë, janë dëshmi e fortë:

Our prized flag/ Is embroidered/ With our history/ Of pain and suffering ( Our prized flag, pg.37)

 (Flamuri ynë i çmuar /Me historinë tonë të dhimbshme/ Me vuajtjet tona është qëndisur (Flamuri ynë I çmuar fq. 36-37))

…we are a mighty nation / (pg. 37)      Një komb i fuqishëm jemi (po aty, fq.36)

Klithma e dhimbjes për fatin e kombit shqiptar, keqqeverisjet, plagët e emigrimit:

They would cry a river of tears/ For their broken country (Enough, pg.45)

Për mëmëdheun e tyre të thyer/ Një lumë lotësh do të derdhnin (Mjaft, fq.44)

b-) Malli për kohën kur ndiqte kurse të gjuhës shqipe në Universitetin e Arizonës:

When i breathed/ The beloved Albanian language (Longing for Arizona, pg.52)

Kur gjuhën e dashur shqipe/ thellë frymoja (Malli për Arizionën, fq.50)

c-) Zbulimi i mistereve të qenies postmoderniste, kush jam, ku shkoj?

The sweltering afternoon/ Oppresses me/ The streets of New York Buzz with life/ A heard of people rushes who knows where? (Walking in New York, pg.53)

Pasditja e nxehtw/ Më shtyp/ Rrugët njujorkeze gumëzhijnë./ Njw turmë njerëzish/ Dyndet/ Kush e di se ku? (Duke ecur në New York, fq. 52)

Autorja viziton një ditë në një shkollë shqiptare në New York, teksa dëgjon një kor fëmijësh mrekullohet dhe shkruan vargjet:

I heard a choir of eagles/ with melodious tones/ they embroidered/  The Albanian Flag (I heard a choir of eagles, pg.55) Dëgjova një kor shqiponjash./ Me tinguj melodiozw/ flamurin kuqezi qëndisnin! (Dëgjova një kor shqiponjash, fq.54)

d-) Përndritja hyjnore: Here prayers are lifted up/ And sermons preached/ In the majestic Albanian Language/ In the dessert/ Of our fast paced modern life/ you stand/ as an oasis of peace/ And a  souce of hope. ( The church of Our Lady of Shkodra, pg.58)

Në prehrin tënd/ këndohet, lutet, predikohet/ Në gjuhën krenare shqipe/. Në shkretëtirën/ E jetës bashkëkohore/, Të shpejtharxhuar,/ Si oazë e paqes /Dhe burim i shpresës,/Në madhështinë tënde qëndron (Soditje për Kishën Zoja e Shkodrës, fq.58) )

Nga cikli: Mishërimi i shpirtit shqiptar ( The embrodiment of the Albanian spirit)

___________________________________

5 Po aty, fq.28-31

Evokimi i figurave të lavdishme historike kushtuar:

a-) Gjergj Kastrioti Skënderbeut (Heroi i Shqipërisë)- The hero of Albania. Ndwr të tjera Hooper shkruan: A brave and daring lion/…./ (pg.65) Një luan trim dhe guximtar (fq.64)

Long live the exalted eagle/ Freedom’s candle/ The light of albanianism/ The hero of Albania (pg.65)

Rroftë shqiponja e lartësuar/ Qiriri i lirisë/ Drita e shqiptarizmit/ Heroi i Shqipërisë

b-) Kushtuar Nënë Terezës: You were a bud/  That bloomed through the world/ Your divinity/ Transcended every creed/…/ You who called yourself a small pencil/ Wrote words of peace/…/ Thank you, Mother (Ode to Mother Tereza, pg.67)

Një gonxhe ishe/ Që në mbarë botën lulëzoi/ Hyjnia jote kapërcente të gjitha besimet/…/ Ti, që quaje veten një laps i vogël/ shkruaje fjalë të paqes/…/ Të faleminderit Nënë (Për Nënë Terezën, fq..66)

Nga biseda rrënqethëse me një studente në Arizona State University, mbi përvojën tragjike si  refugjate e Luftës në Kosovë, në shtetin e Arizonës, Hooper shkruan poezinë:

c-) A child of War/ Një fëmijë i Luftës:

She was a child of war/ Uprooted from her beloved country/ Displaced in a foreign land/…where…/ Gained the strength/ To soar beyond her misery./

Një fëmijë I luftës ishe çrrënjosur nga atdheu i dashur/ Për në tokë të huaj zhvendosur/… atje… fuqinë fitoi / Të fluturonte mbi mjerimin e saj/

E fuqishme ngërthen Metamorfoza: fëmijë i pikëlluar-grua e çeliktë: The child of war/ Became a woman of steel/ But she will never scap/ The terrible memories/…/

U shndërrua fëmija i luftës/ Në një grua të çeliktë/ Por nga kujtimet më të tmerrshme/  Kurrë nuk do të lirohet/…/

Spikat universalizmi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë tmerret e luftës në mbarë globin:

She is not/ The only child of war/ Do you think about that?  Ajo nuk është/ E vetmja fëmijë lufte/ Mendoni për të?

When children fall on the corpses of loved ones?/ Do you see the children’s tears/ That water the land/ Turn asunder by discord? (pg.69-70)  

Dëgjoni klithmat e fëmijëve/ Që shpojnë natën/ Kur shemben shtëpitë e tyre/ Kur digjen fshatra e qytete/ Kur mbi kufomat/ E të dashurve fëmijët rrëzohen?/ A mos shihni lotët e  fëmijëve/ Që tokën e copëtuar ujisin? (fq.69-70)  

Carrie Hooper ngre poetikisht jo vetëm figurat e lavdishme të historisë, por edhe njerëz të thjeshtë të cilët ka patur fatin t’i takojë e t’i njohë në jetën reale. I këndon me mall e brengë:

a-) Malësori krenar (I vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001):  A song interrupted/…/ Dreams killed/…./ A life stolen/…/ Hearts broken/…/ Souls shake/ By all the questions/…/ However, the worst atrocity/ Could not kill/ Your essence/…/ Not even death could separate you from us/ Because your presence/ Pulses in our breast/ For us you are immortal/Proud man of mountains/ (pg.85-87)

Një këngë e ndërprerë/…/ëndrrat e vrara/…/një jetë e vjedhur/…/Zemra të plasura/…/ Shpirti i tronditur nga të gjitha pse-të/ Mirëpo thelbin tënd/ As tmerri më i egër nuk e vrau dot/…/ Nga ne as vdekja / Nuk mund të largojë/ Se në gjirin tonë pulson prania jote/…/Për ne i pavdekshëm je/ Malësor krenar (fq.84-86)

E shkruar pasi vizitova shkollën shqipe në Bronx- të New York-ut- shprehet Hooper.

b-) Për mësuesen e gjuhës shqipe: You plant the first seeds of the albanian language/ In the hearts of the little ones/ Blessed are you / Precious violet/ Në zemrat e të vegjëlve/ Farat e para të gjuhës mëmë mbjell/ Lum ti/ Manushaqe e vyer (fq.92)

c-) Vijojmë me këngën kushtuar Jusuf Luzaj: A temple of knowledge/ A monument of patriotim/…/…/ You made a sweet wine/ Out of the grapes of your suffering/…Poems blossomed/ In the meadow of your mind/…/

Among…/ Philosophers/ Our immortal name resound./ (pg.97)

Tempull i dijes/ Korife i atdhetarizmit/…/…/ Nga rrushi i fatkeqësive një verë të ëmbël prodhove/…/ Livadhit të mendjes lulëzonin vargjet…/ Në plejadën e filozofëve/ Gjëmon emri yt i  pavdekshëm (fq.96)

A ishte kjo një shenjë hyjnore? A ishte kjo rruga? Shkaku? Zanafilla e dashurisë për një komb të panjohur, dashuria me dëgjim të parë! Çfarë ishte kjo krijesë e verbër e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, e rritur në madhështinë hijerëndë të New York-ut, që studionte piano e që dashuronte gjuhët e huaja? Pse kaq shumë dashuri për Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe shqiptarët? Dora hyjnore merr pjesë në këtë përzgjedhje. Zoti i ka dhënë aftësinë të dëshirojë të flasë më njerëz, të komunikojë, të eksplorojë shpirtin njerëzor, të trishtohet, lumturohet, ëndërrojë si ata.

Nderimi dhe dashuria deri në përulësi për nënën, e shkruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare  të Gruas, është të mbush me mall e emocion. Hooper I quan: Duart e nënës të buta, mëndafsh: A mother’s hand/ Silky smooth (pg.99)

Nga cikli; Essential truths – Të vërtetat thelbësore Këtu lundron në një liman të qetë meditimi filozofik. Për nga forma, filozofia lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me universin shpirtëror.5

Autorja ngre lart bukurinë e shpirtit njerëzor, thelbin, molisjen, zhubrimin, deri edhe vdekjen e trupit. Por shpirti, as nuk plaket e as nuk zhbëhet- nënkupton poetja. Jeta është një mrekulli-thotë Hooper,- Ne e shkruajme këtë lojë teatrale çdo ditë.

Reality, in the pure conception of the understanding is that which corresponds to a sensation in general; that consequently, the conception of which indicates a being (in time)6 Realiteti në konceptin e pastër të të kuptuarit, korrespondon tek një ndjeshmëri në përgjithësi, e rrjedhimishti koncepti i të cilit tregon qenien (në kohë).

1-I think, (Unë mendoj) 2-as Subject (si Un-ë) 3-as Simple Subject (si individ i thjeshtë), 4-as Identical Subject (si Un-i individual në çdo gjendje të mendimit tim) 7

Të gjitha këto nuanca paradigmojnë përshkallëzimin emocional të gjendjeve poetike. a-) Çfarë ndodh me ëndrrat? Kjo është ndër poezitë më optimiste të vëllimit: Dreams

Dreams are friends/ To whom we must remain loyal/…/

Therefore, since you only live/ For a brief moment/ Spread your wings and fly! Sing as loudly as you can/”Here I am world!”/ I am not afraid of you/ Nor of any earthly powers/ For I know where my strength comes from./ You can not stop me!/ I am free/ And I will follow my wildest dreams/

…/ Your dreams/ Are your faithful children/ Therefore do not give up on them. (pg.109-111)

O njeri, / duke qenë i gjallë/ Vetëm një çast të shkurtër/ Zgjati fletët fluturo!/ Këndo me zë të lartë:” O botë ja ku jam/ As ti, as pushtete njerëzore nuk më frikësojnë/ S’e di nga vjen pushteti im! /Nuk mund të më pengoni më! Çliruar jam/ Të gjitha ëndrrat e mia tejet të çmendura do t’i ndjek!

…/ Mos i harro ëndrrat/ Janë fëmijët e tu besnikë/ ëndrrat mos i humb/ Mos! (fq.108-110)

b-) Të papriturat – Unexpected occurrences

Unexpected occurrences/ Are holy moments/ That awaken us/ From the ordinary/ They cause a tremor/ In our spirits/ Shaking our sense of normal/ Yet making us stronger/ Embrace the unplanned!/ Like pearls,/ Such events bejewel/ Our daily lives/ (pg.115)

Të papriturat/ Janë çaste të shenjta/ Nga e zakonshmja na zgjojnë/ Një tërmet në shpirt…/ Që të rregulltën tund dhe na forcon/ Ndodhitë/ E paparashikuara/ Përqafoji! / Si margaritarë / Të përditshmen tonë stolisin/ (pg.114)

c-) Një çast përuljeje:- A humbling Moment

When in my zeal/ i believe/ That i can do everything/ The Lord gently reminds me/ That I am only human/ (pg.117)

Kur në zellin tim besoj/ Se gjithçka mund të bëj/ Në qetësi më kujton Zoti:/ Je vetëm Njeri!/ (fq.116)

d-) Shqetësimet e njeriut postmodern: Vetmia-Loneliness

Sometimes the millstone of loneliness/ Weighs me down/ I feel like a neglected flower/ Invisible…/ Unnoticed (pg.123)

Nganjëherë vetmia/ më rëndon/ si një gur mulliri/… si një lule lënë mënjanë/ E paparë…/ E pavërejtur/

Përshkallëzohet kjo ndjesi nga poezia në vijim: Without joy- Pa gëzim

Without joy/the days grow dark/ friendships wither/The cancer of loneliness/ Torments you mersilessly/ Until your spirit crumbles/ On death’s bed./ (pg.131)

Pa gëzim/ngrysen ditët/ thahen miqësitë/ të mundon pa mëshirë helmi i vetmisë/ Derisa/në shtratin e vdekjes/ Shpirti yt thërrmohet. (fq.130)

e-) Më pas heroi lirik bie në qetësi, prehje: Silence all around/ Every house sleeps…/ …the Sun has also gone…/ (pg.137)

Rreth e rrotull heshtje/  Shtëpitë flenë/…/ Dielli ka shkuar/ (fq.136)

f-) Jeta gradualisht merr rrjedhën e një përroi. Në poezinë: – To a stream-Për një përrua, shkëputur nga cikli i fundit: Nature’s concert- Koncerti i natyrës.

Stream, where are you going/ You journey us/ Not knowing/where you will end up/ Where life’s roads leads us/ In onforeseen directions/ Teach us not to be afraid! (pg.215)

Përrua, mor përrua/ ku po shkon?/ Udhëtimin tënd vazhdon/ Pa e ditur fundin e tij/ Përrua, mor përrua/ Kur rruga e jetës/ Na çon në drejtime të papritura/ Na mëso të mos druhemi! (fq.214)

Tek shqiptarët Carrie Hooper ka gjetur krijesat e vërteta humane, shpirtin e ndjeshëm, vlerat, sakrificat për mbijetesë në territorin e ashpër dhe të ngurtë të një toke premtuese. Kujtojmë këtu Poezi për Neka Dokon, xhaxhain e saj, artisten Mira Kruja, malësorin krenar, motrës në Zot, shoqes së zemrës, orëndreqësin, mësuesen e gjuhës shqipe, familjes shqiptare në Kanada, Njomzën, nderimi për gruan-nënën, pra portretizohet një galeri e gjerë imazhesh lirike.

_____________________________________

5 Jean – Pierre Vernant, Origjina e mendimit grek, Dituria, Tiranë, 1962, fq.88

6 Immanuel Kant, Critique of  Pure Reason,  translated by J.D. Meiklejohn, Prometheus Books, New York, 1990, pg.104

7 Critique of  Pure Reason, Immanuel Kant, pg.223

Rreth dy shekuj më parë jashtëzakonisht i magjepsur Bajroni8 do t’i këndonte Shqipërisë dhe shqiptarëve me mallëngjim, nderim e himnizim të thellë: Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi/ mbi ty, o Nënë e rreptë burrash t’egër” /…/: Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë/…/ Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?/.

Po aq e magjepsur nga traditat dhe zakonet, madhështia dhe ashpërsia e natyrës, rreth një shekull më parë (edhe pse kishte marrë fund periudha e romantizmit bajronian), Edith Durham do t’i binte tejembanë territorit shqiptar; e çuditur dhe e mrekulluar nga bëmat, trimëria, virtytet dhe vlerat  e shqiptarëve do të shprehej: Dhe nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist. Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët.4

       Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper, i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

———————————————————————————————————————————————————–

8 Xhorxh Gordon Bajron, Çajld Haroldi { Childe Harold’s Pilgrimage}, Shqipëroi: Skënder Luarasi, Tiranë,  Onufri, 2004

9 Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe Vepra të Tjera, 8 Nëntori, Tiranë, fq.46

  1. Vallja e paqes, reinkarnimi shpirtëror përmes dashurisë hyjnore

… pastaj më tha: Bir njeriu prano në zemrën tënde tërë fjalët qw do të të them dhe dëgjoi me veshët e tu.   Ezekiel, 3:10

     Membrana semantike brenda strukturës së veprës përforcohet  sidomos në dy ciklet kushtuar dashurisë hyjnore, Hyut të pavdekshëm : The dance of peace – Vallja e paqes dhe “Life : A divine poem -Jeta: një poezi hyjnore” Nëpër rruzujt e përjetimeve që përcjell un-i lirik drejt receptuesit të veprës  fluturon si mbi një tercinë aligeriane nën verbin fiorentinas mesjetar, duke krijuar efektin rimodelimit universal të kiptomenzisë shpirtërore për ta perceptuar botën nëpërmjet ndijimit të pavetëdijshëm në 3-etapa:

a-) Dashuria për Hyun. b-) Dashuria për njeriun. c-) Lartësimi i shpirtit.

Në orbitat e lira të këtij triptiku shumëdimensional vërtitet un-i i trazuar poetik, i cili intonon gjendje të njëpasnjëshme përjetimesh të ndera emocionale.

Come to the dance of peace/…/…

For we are all brothers and sisters/ created by the same Lord/

 With the same dignity/…/ Don’t wait/ Join hands/ Dance the dance of peace!/

…/ And the earth will filled/ With the spirit of peace/ (The Dance of Peace, pg.135)

Ejani në vallen e paqes!…Sepse vëllezër dhe motra jemi

/Nga i njëjti Zot krijuar/ Me të njëjtin dinjitet/…/

…/ Dhe me shpirtin e paqes / Do të mbushet toka/  (Vallja e paqes, fq.134).

Kush është kjo krijesë e bekuar që ka ndërmarrë përsipër rolin dhe detyrën e shenjtë hyjnore për të çliruar nga brengat, njeriun e thjeshtë, njeriun e sakrificës, njeriun e vërtetë? Si endacak i verbër në botën e vrazhdë e të skërmitur, shpirti poetik shtrin duart dhe shndërrohet në lypsar të dashurisë së përjetshme. Prek oazet e paqes nëpërmjet vibrimit të energjisë që përcjell, pasi e ka lenë zemrën peng në flirtet me Hyun, në tempujt e lumturisë drejt transhendencës verbale, pastrimit suprem.

You are the beginning, you are the end/ Our life’s only purpose/ You feed our spirit with your bread (You are, pg.15ë)

Ti je fillimi/ Je mbarimi/ I vetmi qëllim i jetës/ Ti je buka për shpirtin… (Ti je,  fq. 152)

You are Lord, yes, you are Lord/ To whom our songs we raise/ You are Lord/ Yes, you are Lord/ (Hymn of Praise, pg.155)

Ti Zot, po, ti je Zot/ Të cilit ne i këndojmë/ Ti je zot, po, ti je Zot (Himn lavdërimi, fq.156)

Brenda kësaj shtjelle kundërvihen dy rryma: 1. Vërbëria shpirtërore e njeriut të vdekshëm (The Evil-Djalli)  2. Përndritja hyjnore e poetit misionar për të ndriçuar mëkatarët tokësorë në botën e territ (dashuria) prej nga lind kjo forcë e mbinatyrshme:

I know how strong and powerful/ The world seems/ I knew that/ When I knit you/ In mother’s womb/ But my love is stronger/ Than the evil of this world (Welcome, pg.161)

Sa të pushtetshëm e të fortë/ Duken djajtë e botës/ Këtë e dija/ Kur në barkun e nënës të thura/ Mirëpo më e madhe se e keqja është dashuria ime (Mirëpritur, fq.160)

My heart is like a fallow field/ Where you have planted my longing for you/ (Lord, my heart is open to you, pg.165)

Zemra ime është një fushë/ Ku mallin tim për ty ke mbjellë (Zemra ime është e hapur, fq.164)

      Në këto dy cikle të bie në sy përgjërimi asketik me të cilin heroi lirik përcjell mesazhin e përbotshëm, sipas të cilit Bijtë e Njeriut nuk janë gjë tjetër, veçse brumi i gatuar në magjën hyjnore dhe si të tilla vetëm nëpërmjet besimit dhe dashurisë mund të arrijnë pastrimin, paqen shpirtërore, çlirimin nga terri dhe ankthi:

Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte shpëtuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.   Psalmi, 94:7

I am a child of the King/ Who created me/ From dark and anxious thoughts/ He has set me free. /…/ I am the child of the father/… nothing else matter to me/  (I am a child of the King, pg.167)

Jam një fëmijë i mbretit /Që më ka krijuar / Nga terri dhe ankthi/ Ai më ka çliruar/…/ Jam një fëmijë i Atit/ Asgjë tjetër nuk ka rëndësi/( Jam një fëmijë i mbretit fq.167)

The lord kneads us/ Into one bread/ The fabric of divine humanity/ Is woven with the threads/ Of our diversity (We need each other, fq. 149)

Në një bukë të përbashkët / Na brumos Zoti/ Në vegjën e bashkëjetesës/ Prej fijeve/ Të shumëllojshmërisë sonë/ Thuret stofi/ I njerëzimit hyjnor/ (Për njeri-tjetrin kemi nevojë, fq.148)

Përpjekjet për të shpërbërë shtjellën misticistike të jetës tokësore e detyrojnë heroin lirik të arratiset herë pas here drejt lirive qiellore, në mbretërinë e paqes, për të riardhur sërish në Tokë me mesazhe të fuqishme. Përmes shqisave imagjinative Hooper ngërthen shpresën si pjesë e ekzistencës milionavjeçare, rimbushje e trungut emocional. Energjia krijuese vërtitet e lëviz e lirë sipas stinëve të jetës. Lexim i tejdukshëm imagjinativ i heroit lirik shfaqet përmes shqisave të tjera.

In the bread and the wine/ Our life/ And our faith a In the bread and the wine re nourished/ And our spirits are cleansed/ In the bread and the wine/ We eat and drink/ The Kingdom of God, /(pg.187)

Në bukë dhe verë / Ushqen besimi ynë dhe jeta jonë/ Fshihen njollat e shpirtrave tanë/ Në bukë dhe verë/ Hamë dhe pimë mbretërinë e qiellit (Në bukë dhe verë, pg.186)

Orbitat e gjendjeve të trazuara meditative të heroit lirik, thellë në subkoshiencën më të dendur, sjellin  imazhin e ëmbël të frymës hyjnore. Autorja deklaron me nota të forta se është bijëz e Zotit, se do t’i këndojë vazhdimisht atij këngët më të bukura, e të gjithë krijesat humane janë njerëz të Zotit, vëllezërit dhe motrat e saj në Zot.

For we are all brothers and sisters/ created by the same Lord/ (pg.134) Sepse vëllezër dhe motra jemi / Nga i njëjti Zot krijuar/

Rasti e ka paraqitur që të takojë shumë syresh në Amerikë dhe çdonjëri prej tyre është frymëzim i diktuar nga Zoti.

A clockmaker lived/ His faith in God/… /The clockmaker preached/ The meaning of faith/ For the true believers/ Are not the ones who…/ Sing sacred songs/ Or read prayers with winged words (The clockmaker, fq.89)

Një orëndreqës/ Besimin e vërtetë/ në Zotin jetonte./…/ Domethënien e besimit/ Orëndreqësi predikonte/ Se besimtarët e vërtetë nuk janë ata që këngë fetare këndojnë/ Ose lutje krahëshkruara lexojnë/ (Orëndreqësi, fq.88)

Dritën e Zotit pa një herë të vetme në jetë kur Njeriu i Zotit lutej që ajo të shikonte. Sytë e saj panë dritën hyjnore të Zotit: I am still blind/ But i know without a doubt/ That on that day long ago/ I saw/ The divine light/ Of God (The day I saw light, pg.143) Në kuptimin trupor/ Jam ende e verbër/ Por e di/ Se në atë moment shumë kohë më parë./ Sytë e mi panë dritën e Zotit. (Dita kur pashë dritë, fq.142)

Zoti është dashuri, çdo shenjë, çdo fjalë, çdo imazh është një sinjal i dërguar nga Hyji. Poetja nuk i anashkalon shenjat, ndalet, mediton dhe kur shpirti i nxjerr shkëndija, përndrit vargje. Rend pas ëndrrës, edhe pse e verbër, duke e konsideruar jetën një poezi hyjnore. Zoti është është buka e shpirtit, drita e së vërtetës, ndaj poetja këndon pandalshëm simfoninë e lavdis së Hyut!

Silence all around/ Every house sleeps/…/ Only God is awake/ His eyes shine (In the evening, pg.137)

Rreth e rrotull heshtje/ Shtëpitë flenë/…/ Vetëm Zoti rri zgjuar/ Shkëlqejnë sytë e tij/ (Në mbrëmje, fq.136)

… Meqënëse mesazhi i saj duket se rrjedh drejtpërdrejtë prej Perëndisë, ai jo vetëm i cakton poetit një rang të pacënueshëm, ndonëse relativ midis popullit të vet, por edhe thjesht një epërsi plotësisht problematike si njeri dhe me këtë edhe jetës së tij para Perëndisë, të cilit tashmë ai  i duket me përmasat e mbinjeriut.10

Kjo dashuri e thurur që në barkun e nënës e ka bërë poeten të fuqishme për të mposhtur të keqen, për të lehtësuar nga barrët e rënda njeriun. Zemra është një fushë, ku mallin për Zotin, Zoti vetë ka mbjellë.  Ajo ndjehet një fëmijë i Zotit, çliruar nga terri dhe ankthi. Në botën e bërë pluhur e hi, e pastër mbetet vetëm madhështia e tij:

Lord here I am/ You are the artist/ You are the clay/mold me as you wish/ Your will be done/ ( Filled with your love, pg.171)

Zot ja ku jam: /Je artisti, jam argjila/ Formomë si të duash/ U bëftë vullneti yt (Mbushur me dashurinë tënde, fq.170)

Çdo ditë Zoti i jep forcë të mbijetojë, ta dojë Njeriun e gjithë Njerëzimin mbarë si një larmi lulesh dhe bimësh nga kopshti i Hyut, të mbjella me shumë dashuri. Edhe përtej luginës së vdekjes, në qiellin e ri pa lot e brengë, duke ngjitur malin qiellor, ndodh transformimi në krijesa të reja nën dritën hyjnore, të papërlyera dhe të bardha në shpirt. Në dëshpërimin më të thellë të njerëzimit të uritur për dashuri, Zoti vjen si një fëmijë i butë për t’i çliruar nga vdekja: Christs came to us in life’s winter/ We lived in utter despair/…/ Came as a gentle child/ In whom life would be our reward/ (Christmas song, pg.183)

Erdhi krishti në dimrin e jetës/ në dëshpërimin e thellë jetonim/…/ Ishte një fëmijë i butë/ Nga vdekja do të na çlironte/ (Këngë për ditën e Krishtlindjes, fq,182)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95 

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja:  With so much suffering and misery/ How can I believe in God    (How can I believe, pg.175)

_______________________________________

10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95

Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)

Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë  Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)

Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit  Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)

Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./  (Një krijesë, fq.192)

Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.

Hooper i këndon me adhurim  e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/  That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)

Sa e bukur është fytyra jote,  Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)

We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)

Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)

Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)

Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)

Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.

This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)

Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)

…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)

…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

* Kumtese e mbajtur ne promovimin e librit me 14 tetor 2018 ne Monroe College.

Filed Under: Opinion Tagged With: carrie hooper, dr. Yllka Filipi, Perndritjet Hyjnore

Faik KONICA:Katër përralla nga Zullullandi

October 31, 2016 by dgreca

-PER KONKURSIN “VATRA: 2016- VITI I FAIK KONICES”/25-konkursiLEXIME TË REJA TË VEPRËS  1.”Një ambasadë e zulluve në Paris,” (1922)(Studim)/1-yllka-filipiNGA DR.YLLKA FILIPI/ NJU XHERSI, SHBA/1-konica-3Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja*im i vogël  dhe gjithë atat që e quajnë veten shqiptarë,  nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.1/

 Vepra e Konicës hap shtigje për hulumtime të reja shkencore për të hedhur dritë mbi shumë aspekte te pazbuluara ende deri më sot, e duke sjellë dridhma të reja, ngacmime ndijimesh, shijesh, e gjykimesh letrare. Kjo qasjerreket tëzbulojë  disa prej sekreteve ende të fshehura nën zhguallin polisemantik të tokës së shkretë të Zullulandit dhe fatit të mjerë të zulluve të paditur të Konicës.

Satira e cila përbën bërthamën e intertekstualitetit zbërthen nivele të reja nivele leximi.Parabola  flet qartë: nuk gjendemi në Afrikë. Shpërngulja është e qëllimshme! Shqipëria dhe shqiptarët, shpresa për ripërtëritjen e kësaj tokë të lashtë me të kaluar të lavdishme, e ushqen dhe e mbush autorin me guxim të jashtëzakonshëm duke zbuluar me ftohtësinë e një murgu, plagët më të thella shoqërore, prapambetjen, errësirën shpirtërore, domosdoshmërinë e një prijësi që ta orientojë këtë vend kah rruga e duhur e progresit, drita dhe përparimi.  Honi tragjik shpirtëror nëpër të cilin rrëzohet kryeheroi simbolik i prozës dëshmon netët e errëta të fatit të kombit, errësirën e mbijetesën, amplitudat e forcës së ndërgjegjes kombëtare, luftën për të mos degraduar drejt shterpësisë shpirtërore, kapituj të rëndësishëm të historisë dramatike të popullit tonë.

Të mbushur me mllef e mëri ndaj Plugut, me aneminë e gjykimit të verbër, zullutë rrokullisin mendime të tmerrshme, duke rënë vertikalisht në të tatëpjeten e pashmangshme historike tëfatit të keq, si një rifillim a mallkim i përjetshëm. Instinkti kombëtar, nga shumë shekuj përvojë, shpërfaqet brenda një kurbature unike dhe origjinale të përmasave botërore duke përcaktuar lidhjet kundërshtuese mes idealit kombëtar dhe përjashtimit prej tij për faj të kushteve dhe rrethanave historike aspak të favorshme të epokës. Zhgënjimi vjen në dyforma kryesore: a-)si përjashtim në subkoshiencën kolektive të idealit nga shoqëria duke e izoluar heroin/ udhëheqësin e vërtetë shpirtëror në vetmi të plotë dhe si vetëpërjashtim nga ana e turmës, i cila e bën këtë të qartë nëpërmjet mungësës së identitetit dhe aftësisë për të dalluar të vërtetën nga shëmbëlltyra e rreme. Po këto janë misteret e Afrikës.2

Ideja e zvetënimit të individit, prijësit të lindur e të brumosur me dashurinë më të skjashme për këtë tokë të shkretë, përshkallëzohet drejt një metamorfoze universale nëpër rrethin e padukshëm vicioz shoqëror e historik, duke e izoluar qenien në vetmi të plotë, dëshpërim, ikje nga sytë këmbët për t’i shpëtuar fatit të keq ardhur nga turmat e paditura dhe në fund dëshpërim për misionin e papërmbushur.Brenda kësaj vorbulle Konica mjeshtërisht, nëpërmjet perceptimit filozofik dhe intuitës së pagabueshme të shkrimtarit që e karakterizon penën e tij, pikturon gjendje të thella psikologjike të heroit, luftën e heshtur me turmat, transparencën e idealeve të veta, trokitjet në dyer e zemra tëshurdhëra; nëpërmjet modernizimit të figurës letrare, _____________________________________________________________

1 Faik Konica, VEPRA, Naim Frashëri, Tiranë, 1993, fq.11 Drejtuar Fan Nolit dhe Sejfulla Malëshovës (Lame Kodrës)

2 Faik Konica, VEPRA, Naim Frashëri, Tiranë, 1993, fq.203. (Gjithë citimet e tjera ilustruese janw marrw po aty.)

përpunimit mjeshtëror të simboleve duke  përmbysur shëmbëlltyrat klasike të tij dhe duke I ridhënë fuqi, kontrastin e ashpërmes karaktereve tragjikomike, thyerjet e befta të regjistrave stilistikorë, dritëhijet sintaksore, plasticitetin e jashtëzakonshëm në depërtimin e gjendjeve të ndera shpirtërore nëpër të cilat ngjizet portretii kryeheroit, Plug; kalime të papritura nga ironia dhe sarkazma therëse tek notat e dëshpërimit dhe melankolisë, nëpërmjet një stili krejt të lirë, origjinal dhe të guximshëm për kohën duke thyer kështu kufij, rregulla, standartizime e tabu.

Raporti i Plugut me veten, si ekzistencë shpirtërore që kërkon të rezonojë me fushën manjetikekombëtare, që tërheq të gjitha pikëpyetjet mbi ardhmërinë e kombit, të katandisur në turma, pa ndërgjegje e kujtesë të bjerrë kolektive, duke krijuar kështu një univers vetjak idesh përkëto krijesa e këtëtokë të keqpërdorur, të papërpunuar e të paqytetëruar.Cikli kohor është shumëmungesor, eliptik:

Nr. Elipsa kohore intertekstuale: “Një ambasadë e zulluve në Paris,”
1-)

 

Nuk ka “të shkuar” (ndërgjegje kombëtare)
2-)

 

E tashmja është e turbullt, kaotike, e nderë. Mbizotëron e tashmja universale.
3-) Nuk ka të ardhme, dhe kjo është vdekjeprurëse; mban pezull ankthin modern të brezave.

Proza  fillon me përdormin e së tashmes dhe mbyllet prapë më kohën e tashme: Zullulandi, siç e dini, është një vend në Afrikë të Lindjes…zullutë janë negër të mëdhenj.                                                                (fq.203)

 “Të iki nga ky Kontinent, të iki përjetë, dhe jo nësër, po që sonte, që tani. Të iki. Të shkoj në nonjë vend të largmë, dhe të zë nonjë punë të përulur, … dhe të fitoj … bukën  (fq.223)(e tashmja e lidhores)

Ka një kundërvënie midis fatit të keq të truallit të lashtë të zulluve dhe pinjollëve të rij idealistë. dukendriçuar perspektivën e ndjenjës patriotike për këtë tokë të mbetur djerrë.Kjo tokë e shkretë, fatmirësisht ka lindur Plugun, ndaj kurrsesi nuk mund të quhet shterpë. Dhe kysyth do të përtërihet vazhdimisht ndër breza.

Zullulandi, siç e dini, është një vend në Afrikë të Lindjes. Njerëzit që jetojnë atje, zullutë janë negër të mëdhenj dhe të fortë, të egër dhe të tërbuar, gjakpirës me famë, që nga Tunizi e gjer në Transval. Rrota e fatit e cila bëri të lirë aq popuj që nuk e meritonin, u zgjoi edhe zulluve oreksin për vetëqeverim.(Po aty, fq.203)

Pas paragrafit të parë hyrës autori menjëherë modulon me ngjyra të holla portretin e Denizullu Serpes, anatemës së Plugut:

 Dhe ashtu një ditë vere na zbriti në Paris një negër I ngarkuar nga bashkëvendasit me misionin që të punojë për lirinë e Zullulandit. Ky njeri i quajtur Denizullu Serpe, kish udhëtuar në Afrikë të Veriut dhe kish qenë ca kohë shërbëtor i Dervishëve të Sudanit… kish mësuar mjaft fjalë nga të dy gjuhët e tyre. Si u prishnë Dervishët në Khartun dhe në Omdurman, Denizullu – Serpia u kthye në Zulluland , ku menjëherë fitoi, s’dihet se si dhe pse, një emër të madh si diplomat dhe njeri i ditur. (Po aty, fq.203)

Polivalenca e imazheve të pseudokandidatëve (Serpie/Zgjebo…), vjen si një realitet përjashtues ndaj idealit patriotik, si të thuash një lloj tradhëtie kombëtare me dashje dhe me siguri të plotë në fitore… prej ku, shkaku derdh një breshëri pasojash vdekjeprurëse ndaj të ardhmes së turmave pa identitet.

Përse Përralla? Përse 4- të tilla, prej të cilave,vetëm njëra u botua në gazetën “Dielli” 1922? Remineshencat folklorike janë të dukshme.Sapo syri i një lexuesi krejt të panjohur, kap fonemën e fundit të titullit prozaik,intuitai shkon menjerë në formulën hyrëse të përrallës:  “Na ishte njeherë një Zulluland…” dhe kureshtjaqë shuhet ngadalë nëpër fletët e librit, transfigurohet në imagjinatë të përmbysur“…Dhe zullutë, me Plugun në krye, jetuan përgjithmonë të lumtur!”

Po t’i bëjmë njëprerje  tërthorestrukturës së kësaj proze, sipas vijës lineare që ofron bërthama, do të përfitonim këto ministruktura brenda teksit:

Nr. Ministruktura tekstore: “Një ambasadë e zulluve në Paris,”

 

1. Dëshira e fortë e zulluve   për vetëqeverim; dërgimi i letrave.
2. Përgjigjja e letrave; tubimi i fitores, vallja e misërokut të egër
3. Turmat e egërsuara, zënia e Plugut me gurë.
4. Misioni ipapërmbushur, monologu i Plugut; lamtumira.

Ndarja e parë strukturore shjellon idenë e prezantimit të turpshëm të zulluve në sy të botës së qytetëtëruar, nëpërmjet përfaqësuesit më qesharak që ka parë ndonjëherë historia, Denizullu Serpe, portreti simbolik i të cilit përshkallëzohet dalëngadalënë vepër, me nota tragjikomike: Në Paris Denizullu-Serpia u bë për pak kohë lodra e qarqeve politike (…), deshi të shkojë edhe pak ditë në London; dhe para se të niset, e lajmëroi ministrin frëng të punëve të Jashtme me këtë biletë… Ekselas zotëni Ministër/Unë , ambassador Zululand desha bëj udhëtim Londër për pavarësi Zululand, e unë jam  sigurtë sukses shkëlqyeshëm, e unë gjatë mungese caktoj zëvendëse si ambasadoreshë ime Fasho, e unë lutem ju pranon përshëndetjet e mia. Denizulu-Serp/ Ambasador Zuzuland.                                                                                                                                 (fq.204)

Tallja e palës tjetër, e cila me të drejtë ka subjekt për të berë komedi, është e menjëhershme. Shpotitëse, ironike, dramatike dhe e përdalë. Vihen re nota poshtëruese në“lejen” që i kërkohet Ambasadorit të zulluve për ta ftuar zonjushën Fasho/ “zëvendësen e tij”, në Mulë Ruzhë…

…Ministri me sekretarin e tij u grisnë së qeshuri. Ministri i porositi sekretarit të mos bëjë ndonjë përgjigje, po ky posa gjeti një rast, shkruajti fshehtazi këtë biletë: Shkëlqesisë së Tij zotit Ambasador të Zuzulandit! Nuk do të lë pa ja dorëzuar notën tuaj, zotit ministër të punëve të jashtme, shefit tim që tani nuk ndodhet këtu. Ndërkaq më lejoni , zoti Ambasador, komplimentet e mia për elegancën stilistike të frëngjishtes tuaj, çka zbulon, krahas një njohje të thellë të gramatikës sonë edhe një ndjenjë shumë të hollë për imtësitë  të gjuhës sonë.; mënyra juaj e të shkruarit është një gjedhe e përkryer e asaj që quhet shkrim artistic. Po të më lejojë shkëlqesia juaj, këto ditë unë do të ftoj zonjushën Fasho për një drekë në Mulë Ruzhë.

Në përshtatje me natyrën e qëllimit që ka ndërmarrë Konica, nëpërmjet një linjë lineare filozofike, vazhdon me lojën e letrave pyetje-përgjigje Francë, Angli, duke iu rikthyer kryefjalës, lirisë dhe pavarësisë së Zullulandit. Një gjëi bën përshtypje të madhe lexuesit tek nënqesh e i sëmbon zemra për këtë fat të hidhur të kombit:A e kupton dot vallë Denizullu- Serpse, paaftësinë e vet, si kandidati më i keq i mundshëm për një rol të tillë kaq delikat e një nismë prej të çarturi,duke shfryrë hundët mu në zemër të qytetërimit të Evropës, Anglisë dhe Francës?

Kjo lloj prerje karakteresh, sipas daltës së Konicës, mund të klasifikohet nëdy grupë të mëdha, të dyja fatale për ardhmërinë e kombeve: 1.Të parët, që e dinë se aty ku janë nuk ju përket, por ambicja dhe lakmia për pushtet ua verbon shikimin. 2.Dhe grupi i dytë, edhe më i rrezikshëm se i pari, ata të cilët nuk e zotërojnë dot aftësinë për ta matur a peshuar injorancën që i karakterizon dhe bëhen gazi i botës, njësoj si Ambasadori Serpe. Dhe sipas nëntekstit autorial, meqë Afrika ishte vendi i mistereve, kjo gjë merret automatikisht sie mirëqenë.

(…) I kënaqur dhe kryelartë nga përgjigja që mori, Denizullu-Serpia shkoi në London, dhe me të zbritur në hotel, dërgoi këtë letër në Dowing Street… (fq.205)

Zoti Kryeministër/ Unë, ambasadori i Zululandit, kam ardhur këtu për Londrë, për të kërkuarë nga ju pavarësinë e Zululandit, dhe ja ku po jua them, o Zot, po nuk na dhatë ne pavarësi, punët do venë keq e më keq dhe mendoni mirë, e ta dini se unë e dua shumë paqën, pra mbetem me respekt /Deni Zulu-Serp/ Ambasadori nga Zululandi në Paris.(fq.205-206)

Kryeministrit i qeshi pak buza kur e këndoi notën e Denizullu-Serpes, dhe thirri sekretarin e veçantë të tij, lordin Eduard Merrytune. Lord Eduard, i tha, ja një copë proze të bukur; Juve që ju pëlqen stili i gdhendur, do t’ju kënaqë shumë; si ta këndoni, bëjini përgjigjen që Guverna e Madhështisë Tijdo ta këqyrë me mirësi kërkesën e zulluve. (fq.206)

…Lord Eduard zuri telefonin dhe lajmëroi, me një zë të rëndë, drejtorin e shtëpisë “Murray” që një kritik, gjer tani i panjohur, i quajtur Denizullu-Serpe, ekspert në tërë hollësitë e  gjuhës inglize, me gjithe emrin ekzotik të tij,ish njeriu i rrallë, i kërkuar prej aq kohe për të edituar veprat e Wallter Paterit.

Nëpërmjet këtij tregimi satiriko-simbolik Konica, me një realizëm tronditës, parapërgatit lexuesin për hendekun më të madh të parë ndonjëherë midis asaj që po ndodh, e cila zbulohet nëpërmjet nëntekstit dhe asaj që duhet të ndodhë; por rruga drejt lirisë nuk është e lehtë dhe ky popull, (zullutë/shqiptarët) i shtypur nga kolonizatorët e huaj, duhet të mbledhë forcat për të gjetur prijësin e duhur i cili do t’iu tregojë rrugën e duhur. Afrika nuk është gjë tjetër veçse terreni shqiptar me probleme dhe drama të njëllojta.

Ndarja e dytëstrukturore:Përgjigjja e letrave; tubimi i fitores, vallja e misërokut të egër.

Lexuesi parapërgatitet emocionalisht drejt progresit fatal që po merr zhvillimi i përshkallëzuar i  ngjarjeve, i cili dalëngadalë do të na çojë drejt një pike kulmore:

Kur arrijti në Zulluland, dy muaj pastaj, raportet nga Londoni dhe Parisi, një vallë gëzimi shkoi anembanëpopullit…, për të kremtuar lajmet me rëndësi nga kryeqytetet e Inglisë dhe Francës.(…) Ditën e caktuar nisnë nga Brigjet dhe nga fushat, të rrjedhin togje togje negrë më bandiera, duke kënduar këngë kombëtare…(fq.208)

Përçudnimi i këngëve patriotike në këngë epshi a romance e thellon honin tragjik shpirtëror midis Plugut dhe anatemës së tij Denizullu Serpes përkrahur nga padituria e turmës, në netët e errëta të historisë së trazuar shqiptare në ato vite, si luftë e mbijetesës shpirtërore e historike të kombit. Përgjithësisht në përshkrimin e ngjarjeve të turmave, apo të Serpes, autori përdor regjistrin e ulët stilistikor:

… një grup u qas duke kënduar me enthuziazmë të madhe : Come Josephine, in my flying machine*(Eja Xhozefinë në makinën time fluturuese!) Me sy të zgurdulluar dhe me çape madhështore, këndonjësit arrijtin: Hop-hop, me pallën të zhveshur/Up-up a little bit higher/ lart-lart, një çikë më lart/Fesh-bam me dyfek të ndezur/ Oh, my! the moon is in fire!- O Zot, hëna ka marrë flakë!

Një grup i dytë vazhdoi me një këngë patriotike mi avazin Can’t you see I am a baby? –Nuk e sheh që jam e mitur? Luftëtarët entuziastë po e mbushnin sheshin. Një grup tjatër u sul duke kënduar për lirinë e atdheut mi: Adele, T’es belle!/ J’aime tes gros nichons/ Folichons/ T’es ronde/ Tes Blonde…  (fq.209)

Në një realitet të tillë i cili të bie shuplakë fytyrës, kërkesa për liri tingëllonte si dëshirë absurdeiluministe, duke djegur kështu mundësinë e kapitujve më të mirë të historisë shqiptare. Shterpësia shpirtërore po shndërrohej në forcë tëpërbindshme regresi.

Për t’i bërësamë të forta përballjet mes Plugut dhe turmës autori krijon thyerje intertekstuale. Kjo vihet re në ekzaltimin e turmës kundër Plugut, çka përbën njësinë e tretëstrukturoredhe pastaj prapë rikthehet në ministrukturën e dytë për t’i dhënë formë përfundimtare: Gëzimi dhe euforia e rreme e turmës janë thika të ngulura në zemër të idealit të Plugut:

Si i vendosnë idhullat me një respekt të madh, u ngrit një plak dhe e deklaroi mbledhjen të hapur.

– Mbledhja jonë e sotme, zotërinj (tha plaku), është një ditë gëzimi dhe lavdie, që do të mbetet e paharruar në historinë e Zullulandit. Dy mbretëri të mëdha, Franca dhe Inglia, na nderojnë dhe na duan. Në pastë dyshime ndonjë prej jush, do t’i hiqen kur t’i shtrojmë përpara dokumentat. (…) Menjëherë u shkëput një furtunë brohorie: ca ulërijin, ca këndojin, ca kërcejin duke përpjekur duart.

Kur mbaroi pak entuziazma, negri shumëgjuhësh këndoi dhe pastaj zulluloi letrat e lordit Edëard Merrytune dhe të shtëpisë botonjëse “Murray”. Këtu u ngritnë të gjithë në këmbë dhe nisnë duke përpjekur duart me ritme, një valle rreth e rrotull të dy perëndive prej druri; pastaj në kulm të dehjes patriotike, luftëtarët zhveshnë pallat…(fq.212)

Vallja rrotull perëndive prej druri, kulmi i dehjes patriotike, entuziazmi për të ardhur keq, brohoria, ulërimat, janë tabloja e mjeruar e shqiptarëve në fillimshekullin e kaluar dhe në rrafsh universal e të gjithë kombeve me të njëjtin statues për të ardhur keq si ne.Forca e penës së krijuesve që në zanafillë, ka dëshmuar forcë, mobilizim, pathos, ngritje të zemrave peshë për ideale të larta kombëtare. Ndaj autori klith me forcën e shpirtit nëpërmjet zërit të Plugut,satira që përdor është dhimbje, lot i derdhur, dashuri e vrarë.

 Ndarja e tretëstrukturore: bazuar mbi sistemin e ngritjes piramidale, drita që lartëson shpirtin, Plugu, gati zihet me gurë, kjo përbën dhe pikën kulmore të këtij tregimi satiriko-simbolik:Baza AB përbëhet në skajin A nga “Ambasadori” Denizullu Serpe/ Zgjebo (…) Si vërshëlleu dhe kërceu dhe  këndoi dhe u hodh, ambasadori i ri i ra ziles dhe thirri shërbëtorin…(fq.208)dhe në skajin B  ngaTurmat e egërsuara, e të ekzaltuara, pothuajse zënia e Plugut me gurë.Një grup i madh po afrohej tani me këngën më të zjarrtë të Zullulandit, këngë në avaz të “I love a lassie, a bonny, bonny lassie/ Unë dua një vashëzë, një vashëzë të shëndetshme”:

Ne jemi trima/ Edhe dalim nga vrima/ Zër’i Zullulandit kur na thërret!/ Jemi luftëtarë pa frikë/ Me shigjetë ose me thikë/ Dora jon’e fortë vret!Kjo ish Marsejeza e Zulluve, dhe kur e dëgjonte, turma ndizej dhe egërsohej nga entuziazma…(fq. 211)

Në kulmin e këtij trekëndëshi, skaji C, qëndron Plugu, Mesia qëpërpiqet t’i shpëtojë kryqëzimit nga turmat e egërsuara. I ulur mbë një shpellë rrinte mënjanë një negër i ardhur në shesh nga të parët. I stërvitur në një kolegj protestant në Cape-Town, kish mësuar letrat e bukura klasike dhe moderne, kish udhëtuar në Evropë, dhe, autodidakt i palodhur, e quante veten një student dhe këndonte përditë libra të thellë, sado që kish arritur në prag të pleqërisë, me një kulturë të rrallë. (fq.210)

Përdorimi i frazës: …e quante veten një student dhe këndontë përditë libra të thellë, është e vetmja frazë ku mbizotëror kryeleksema libër dhe leksemat plotësuese të saj(student-këndonte-të mësuarit- mësimet-autodidakt i palodhur), e përdorur vetëm në këtë rast nga ana e autorit në të gjithë tregimin/(përrallë) dhe e gjitha kjo, për të zbërthyer thellësinë dhe mençurinëe portretit shpirtëror të kryeheroit;Simbolika e librit konoton dijen, zgjuarsinë, dritën, shpresën, ardhmërinë, idealin, rrugën e drejtë, përparimin, evolucioni, metamorfozën nga turmë e e egërsuar e bërë gaz i botës në komb të lirë e të qytetëruar.

Alain Finkielkraut  shprehet: Kombi zhdëmtohet nëpërmjet zbulimit mrekullues të kulturës së vet.3

     Kish një fjalë gjithnjë në buzët; “Vetëm gjysmë të msuarit, – thosh- kujtojnë se i kanë mbaruar mësimet. ”Ky negër i çuditshëm i quajtur Plug, ish krijonjësi  ivërtetë i lëvizjes kombëtare në Zulluland, po  shumica e madhe e mohojin (…) Plugu vetë interesohej aq pak te fama, sa përtonte edhe t’u japë të kuptojnë negërve ndryshimin…: (fq.209-210)

Ndryshimi në me stë idealëve të tëdy palëve është i skajshëm. Ky proces kompleks e shndërron Plugun në–Apostull të atdhedashurisë, patriot të zjarrtëi cili e do atdheun me shpirt. Përplasja është e fortë, e pamëshirshme.E tija lëvizje sistematike, idealiste dhe krijonjëse, për të kthyer zullutë nga një turmë e përgjakur në një komb me dinjitet dhe me balance.Ndërsa:Lëvizja tribale për të mbrojtur tribunë e zulluve nga tribu të tjera të Afrikës.(fq.210)

Dhembja është kryefjalë:Plugu, kur ish në Evropë, kish kuptuar mirë se ç’mendim ushqente bota e qytetëruar për zullutë; shumë herë i tronditej shpirti kur këndonte a dëgjonte gjykime dhe javë me radhë i mbetej si një gjemb i brendshëm, që e shponte, i dhembte e i nxirrte gjumin.(fq.209)

Përcaktimi i përafërt i moshës së Plugut është mjaft domethënës: Rritja biologjike dëshmon pjekjen e idealit patriotik.Ish njeri mesatar, më afër të pesëdhjetave sesa të dyzetave.(fq.209)Dhe që në djalëri kish vendosur një vepër të madhe; ta bëjë Zullulandin një vend të bashkuar, të lirë, të qytetëruar e me nder.(… )sado që kish arritur në prag të pleqërisë, me një kulturë të rrallë.

Besnik te vetvetja, ju vu punës, dhe pa asnjë pengim, asnjë lodhje s’e kish mbajtur nga vija e parëshënuar. (fq.210)

Pasi përplaset fort me barrierat e injorancës, errësirës dhe regresit, heroi, mbledh klithmat e shpirtit në një psherëtimëdhe  konstaton:Po ku kish ëndërruar të dalë e ku dolli! Avazet “patriotike” që dëgjonte e dëshpërojin, si një symbol i shkallës kulturale të zulluve, po s’rrëfente ndonjë shenjë mërzie në fytyrë. (fq.210)

Portreti simbolik i Plugut përshkallëzohet dalngadalë drejt një kurbature ngritëse e cila arrin drejt një pike kulmore tragjike.Plugu dëgjonte duke heshtur dhe me një hije trishtimi të fshehur. Ç’fat i çuditshëm për këtë këngë! Ai shkonte kurrë ndër mendje Lander-it se kënga e tij do të entuziazmonte një ditë tërë një popull, do të shpinte ushtarë në luftë dhe do të fitonte beteja?(fq.210)

Meditimet e Plugut janë plantacione drite për verbërinë e turmës të cilën doemos kërkonte ta shndërronte në komb, por ende nuk ishin pjekur kushtet.

Këto mejtonte Plugu, kur u bë një heshtje e përgjithshme: (fq.211)

Nëëndrrat e tij më të fshehta njeriu dëshiron dhe imagjinon një realitet ndryshe, ditë më të bukura, të pamundurën ta bëjë të mundur. Çfarëëndërron Plugu? Simbolika e këngës konoton himn, pathos, kushtrim, motivim, zgjim, revolucion, metamorfozë. Kjo vërteton se ndjenja kombëtare nuk buron nga një determinim i pavetëdijshëm, por nga një zgjedhje e lirë.(…) Ndaj është me vlerë të përmendimpërkufizimine Renanit:Kombi, pra, është një solidaritet i madh i përftuar nga ndjenja e flijimeve që ke bërë dhe e atyre që je i gatshëm të bësh. Ai nënkupton një të kaluar: ai përmblidhet ndërkaq në të tashmen, nëpërmjet një fakti të prekshëm: pëlqimi, dëshira e shprehur qartë për të vazhduar jetën e përbashkët. Ekzistenca e një kombi është një plebishjt i përditshëm.4

_______________________________________________________

3Alain Finkielkraut, DISFATA E MENDIMIT, Marin Barleti, Tiranë, 1999, fq.13 (përkth. B. Shehu)

4 Renan,” Qu’est-ce qu’une nation?”, Oeuvres completes, I.Calman- Lévy, 1947, fq. 904;Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq.32

 Plugu kish ëndërruar për zullutë ndonjë këngë madhështore, të shkruar me porosi nga ndonjë muzikant i madh, ndofta nga Debussy-u a nga Richard Strauss-i. Po negrit s’i kishin vëvë veshin; dhe kishin pëlqyer të adaptojnë këngë inglize dhe frënge… këngë… limanesh…Po ç’faj të kanë këngët, kur janë të zonjat të bëjnë mrekullinë e mrekullive; të zgjojnë entuziazmën luftare?

Kur zhgënjimi dhe dëshpërimi arrijnë pikën kulmore, autori shpërthen në nota të forta satire.

 Ndofta, fajin e kish ai, jo negrit e tjerë. Zulluve u pëlqen Adele-T’es belle/ e bukur je…/, pse t’i shtrëngosh të gjorët të dëgjojnë me zor Sinfoninë Heroike të Bethoven-it? (fq.211)

Turma qëllimisht jepet e ndarë nëdy grupe, secili me nga një perëndi të vetën, Boriga dhe Dushku. Edhe pse turmë, e njihte ndarjen, çarjen më dysh. Karakteristikë e turmës në fakt është të qëndruarit në bashkësi, në tufa, nëkope. Ngarkesa pezhorative autoriale është një mesazh i fortë për t’i shkundur nga verbëria, si një shuplakë e nxehtë, por në vend që t’iu bjerë në fytyrëi bie në shpatulla dhe turma nuk e ndien, se ishin negër të fortë-siç thotë autori.Dy grupe vinin me madhështi, duke prurë sicilido nga një Perëndi prej druri,,të dy idhullat që e ndanin Zullulandin në dy fe të mbëdha. Njëra Perëndi ish prej borige, tjetra prej selvie. Që të dyja ishin skalitur në kërcinj të prurë nga pyjet e Palestinës prej vaporish inglize që bëjnë udhën e Suezit gjer në Afrikë të Jugut. Po këto, të dy perëndi  të prera  në një pyll dhe aq të afërme nga natyra e drurit, u dukeshin zulluve fare të ndryshme dhe shumë herë kishin shkaktuar  zënka dhe derdhje gjaku.(fq.211-212)

Universi nostagjik i qenies përthyet në portetretin e thellë psikologjik të këtij përsonazhi duke ja paralizuar shqisat, Vetëm një njeri rrinte pa lëvizur, me sytë të mbyllur, edhe kryeulur. (fq.212)

Deri tani portreti i Plugut është zbuluar nëpërmjet ndërhyrjeve të herëpasshershme autoriale. Ka ardhur momenti që lexuesi të përballet me dialogun më të drejtpërdrejtë dhe më të ashpër të dëgjuar ndonjëherë nga oratorët më të zotë që ka nxjerrë historia. Asnjë notë satire nuk del në pah, flet pa doreza, kërkon që turma të mundë ta mbajë në mendje e në zemër gjatë këtë fjalim të rrallë, diktuar nga shpirti i plasur, dhembja, ideali dhe atdhedashuria. Të krijohet ideja se po zhvillohet një gjyq i fortë ushtarak, brenda mureve të të cilit Plugu gjendet në bankën e të akuzuarve për “krime të rënda”. Por shumë ndryshe nga sistemi i gjykatave të popullit,( po të kthehemi në retrospektivë në Greqinë e lashtë). Kyështë absurdi mëi madh dhe debati më iracional historik,zvetënues ndaj qenieve humane, me inteligjencë të shkallës superior, dashuri për njeriun e lirë, tokën, të ardhmen.

Na duket, britnë, me një zë, një grup negrish, se nuk je i kënaqur!-Është tradhësi, sokollitnë ca të tjerë.– Le të japë shpjegime, le të flasë! Thirrnë një tok negrish i tretë.

Fjalët e Plugut nuk janë aspak predikim moral, filozofik apo politik, ato janë refren i dashurisë për njeriun e lirë, për kombin e lirë, ndaj janë të ashpra, dhe  të drejtpërdrejta. Mjaft domethënës përshkallëzimi foljor:I helmuar- i plagosur-derdh lot dëshpërimi…

Dhe Plugu (se ai ish), ngriti dorën e djathtë që të kërkojë heshtje: “Nuk mohoj aspak, -tha, – që s’jam i kënaqur “ Një valë zemërimi murmuriti anembanë të turmës, po s’doli ndonjë zë kundërshtimi. “Jo vetëm që s’jam i kënaqur, po jam i helmuar, i plagosur në thellësi të zemrës. Po të merrjit vesh kuptimin e vërtetë të letrave, do të derdhjit lot dëshpërimi, në vend që të kërcejit valle. Përgjigja e frëngut është një tallje sheshit. Ajo e diplomatit ingliz, s’ka ndonjë rëndësi fare”:(fq.213)

Megjithëse lexuesi që në titull njihet me satirën e Konicës, e shkruar kryq e tërthor, siç u tha më lart, me një stil tërësisht të lirë, pa respektuar asnjë kornizë formale, kjo prozë e shkurtërmoderne  ofrondisa elemente të përbashkët dhe njëkohësisht përjashtues me përrallën:

Dihet se përrallatjanë krijime fantastike me njëstrukturë universale, ngritur mbi dëshirat dhe ëndrrat e njerëzimit për një jetë më të mirë. Kanë rëndësi të vëçantësi për vlerat e tyre filozofiko- didaktike, ashtu edhe përdokumentimhistoriko- kulturor,pasqyrojnë evolucionin e  proceseve shpirtërore të kombeve, japin gjykime të thella për jetën, vdekjen, lumturinë, fatkeqësinë, si edhe aspirojnë  ëndrrat e njerëzimit mbarë. Konica ashtu sikundërrrëfimtari popullor deformon dhe përpunon,në mënyrë filozofike subjektin, por mbi këtë system krijon një ngrehinë simbolike origjinale, me shumë hyrje e dalje, korridore, dhoma të fshehta, tubime, drita alarmi, qeli apo shpella, exit-e emergjence, tunele dhe në fund me një lumëedy brigje si edhe një urë portative në skaj, që flasin alegorikisht.

Në përrallë gjithnjë triumfon e mira dhe vizioni optimist i heroit i cili paraqitet përgjithësisht i vetmuar.Zëdhënësi i Konicës, Plugu (prapa të cilit fshihen idealet patriotike dhe shpirtërore të autorit) paraqitet po aq i vetmuar, njësoj si në përrallë, por ndryshe nga heroi i përrallës ndiqet nga fati i keq, dështimi. Regjistrat e ulët gjuhësorë (karakteristikë kjo e përrallës), përziehen me mjeshtëri të hollë artistike me regjistrat më të lartë stilistikorë. Metamorfozimi i personazheve e ka zanafillën që në përrallë dhe e shohim edhë në artin narrativ të Konicës.

Leksema përrallë, është maskë. Autori i ka thyer rregullat strukturore. Struktura e rrëfimit është bashkëkohore, e një stili tepër të veçantë. Prapa fundit “të lumtur” që duhej të kishte kjo përrallë e trishtëe zulluve të prapambetur/ (nënkuptojmë këtu shqiptarët në errësirën e dekadave të para të shek. XX e më gjerë, gjithë popujt e ngjashëm me ne, të çdo kohe qofshin ato),zbulohet tragjedia më e madhe e çdo populli fatkeq e të paaftë për të zgjedhur kryet e vet.

Retorika filozofike e Plugut.

Pas një heshtjeje tëpër të gjatë, pas meditimesh, dhimbjesh, janëshumë zëra brenda Plugut të shkrira në një, po aq tronditëse sa klithma e zogjve nën një qiell me re të zeza që paralajmëron stuhi. Ky fjalim na sjell ndër mend fjalimin më të bujshëm e frymëzues të historisë, mbajtur nga Kryeministri i Britanisë, Sër Winston Churchill, 13 Maj, 1940: I them dhomës, ashtu si edhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri,se nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës.(…) Ne na pret një torturë e llojit më të rëndë. Ju do të pyesni, cila është politika jonë?Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri..luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë. Të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. (…) Ju do të pyesni se cili është qëllimi ynë? (…) Është fitorja. Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore pavarësisht sa e rëndë dhe e sa e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë…për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, qëi gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.5

Ja si ligjëron Konica gati dy-dekada përpara Churchill-it, në gojën e zëdhënësit të tij shpirtëror, Plugut:

“Hiqni dorë se do të bëheni lodra e botës. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi negër dhe asgjë më tepër, ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq, po të gjithëna përbuzin e na kanë për të poshtër. Hiqni dorë, po ju them se u bëmëpalaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zini bësim raporteve që thonë gjëra të mira për ne, – dhe mbase një ditëdalim të rritur përpara botës.(fq.213)

__________________________________________

5 Sër Winston Churchill,Nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës,www.tiranaobserver.al

Filozofinë e mendimit e bartitn leksemat-kyç: lodra-negër-na shajnë-na përqeshin-,u vjen keq-na përbuzin-të poshtër-palaçot–Heshtni-, shtrohuni,- bashkohuni-, punoni,

Arti i bindjes është po aq i vjetër sa vetë jeta e njeriut në tokë.Elokuenca e Plugut, aftësia natyrore,mjetet shprehëse e bindëse të teknikës së diskutimit, modestia, arsyetimi i thellë, tronditës, si edhe bindja më e pastër, ajo që transformon edhe një pushtet mbinjerëzorduhej ta bënte turmën e negërvetë binte në gjunjë,e të falej, të lutej e të puthtekëmbët e oratorit. Në paragrafin e parëPlugu i drejtohet turmës me përemrin vetor, veta e dytë, në shumës-Ju!

Simbolika e udhës ka konotacion të trefishtë. Ajo dëgëzohet në: a-) udha e nderit, b-)udha e lirisë,c-)udha e shpëtimit. Liria, nderi dhe shpëtimi janë udha e vërtetë e lumturisë.Në paragrafin e dytë Plugu i drejtohet turmës me përemrin vetor, Ai! Prijësi, shpëtimtari.Veta e tretë, njëjës.

Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujë e ftohtë, lëndina ku është mirë e ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as qëi gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen qëi hapi një udhë të re popullit.(fq.213)

Përdorimi i patosit emocional, lidhur me bindjen përmes emocioneve, njësoj si Ciceroni, e bën fjalimin e Plugut rrënqethës. Ai nuk është mënë krye, Plugu është thjesht negër i shkrirë me negërit e tjerë vëllezër të një gjaku me të.(Në paragrafin e tretë Plugu i drejtohet turmës dhe vetes në vetën e parë, shumës/Ne!Ne vëllëzër  jemi negër të varfër…)

Ne, vëllezër jemi negër të varfër, pa ndonjë rëndësi fare; mos dehuni me moskuptime, mos dëgjoni njerëz të cekët, njerëz aq të paditur sa ju ndofta, të cilët kanë vetëm një guxim barbar dhe të verbër qëi shtyn të futen kudo, në mes tëtalljes së përgjithshme.(fq.213)

Oratori jep vizione për të ardhmen, shtron alternativa, hedh dritë mbi rrugën e vërtetë të përparimit dhe daljes nga robëria:Në paragrafin e katërt Plugu sërish i drejtohet turmës, nëvetën  e dytë, shumës- Ju!Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. Dhe përmbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, po kazmën. Jo mbledhje, po kazmën. Jo misione, po kazmën. Dhe parmendën, dhe drapërin, dhe shoshën dhe furrën. (fq.214)Merr jetë simbolika e kazmës, parmendës,  drapërit,  shoshës dhe furrës. Kalohet nga Logosi tek Patosi. Emocion gjer në lot. Përdoret veta e parë, njëjës. Me këtë retorikë Plugu i hap shtegun përjetësisë.

Po mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot, sa nuk qaj dot. Dhe në fund, aq di, aq them.(fq.214)

Jini të lirë të bëni si të doni.(fq.214)Sërish kalohet në vetën e dytë, shumës:filozofinë e mendimit e bartin leksemat-kyç: barbari-dyshime-frikë-veskeq-zullunj-indipendencë.

(…)Më vjen shumë keq ta  them: po në çdo punë që bëni, në çdo masë që mërrni, në çdo lëvizje e në çdo fjalë që ju del nga goja, shoh shenjën e një barbarie të thellë. Më tepër plakem, dhe më tepër më hyjnë dyshime, në do të qytetërohemi dot ndonjë ditë. Kam frikë se jeni të mbyllët në një qark veskeq, nga i cili s’dilni dot, dhe është ky: Doni indipendencën që të mundni të mbeteni zullunj, po duhet të mos mbeteni zullunj në daç të fitoni indipendencën. (fq.217)

Analogjitë biblike; Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë. Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqinj që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë. Ata venë leqë dhe kapin njerëz. (Jeremia  5:26-27)

Por turma është e pandjeshme: I çliruar nga humanizmi i tij dhe i toruruar nga ashpërsia e turmës, Plugu konstatoi brenda vetes se ishte e pamundur të mos hidhërohej për humbjen. E pa në sytë e turmës, e ndjeu në zëratkërcënues.

Mbaroi dhe ndenji. Një heshtje mbretëroi pak çaste. Pastaj vërshëllimë, sharje, krismë nga çdo anë. Ca negër tregojin grushtin.Ca kërkojin që t’i heqë fjalët dhe të lipë ndjesë; në mos ta zënë me gurë.(fq.214)

Analogjitë biblike… kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë, u zemëruan shumë.(Lluka 4: 28)

Dhjetë oratorë nisnë të flasin menjëherë.(fq.214)

Ca të tjerë prapë filluan këngën luftëtare: I love a lassie/Unë dua një vashëzë/, dhe pesëdhjetë çekanë qëllonin me tërbim  pesëdhjetë tepsi.(fq.214)

Nje negër i madh… nisi një valle të cuditshme duke u kërrusur që të imitonte një misërok të egër. Nga një çip doli një ulërimë si e një çakalli. Pa humbur kohë, një tjatër përngjau zërin e një asllani.Nga çdo anënisnë të imitojnë gjithë kafshët e pyjeve të Afrikës. Gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marzie negre, lëvizin duar e këmbë dhe jipnin zë të gjithë përnjëherësh.(fq.214)Katrahurë imazhesh në përjetimete lexuesit:

Tri orë vazhdoi kjo krizë.Më nëfund ,dy pleq muarrnë të dy idhullat në dorë…Perënditë, thanë pleqtë, janë të kënaqura nga patriotizma juaj dhe tërë Evropa do të çuditet me ndjenjat fisnike…tani,…, ju proponojmëtë dërgohet një falënderje Inglisë dhe Francës, që na bënë shokë edhe miq… dhe një falënderje të diturve të Inglisë që na nderuan duke kërkuar dritë dhe mësim nga ambasadori ynë. Një rrufe duartrokitjesh e priti këtë proponim, i cili u votua me një zë…(fq.214)

Subjekti arrin pikën kulmore, maja e piramidës së errësirës së Zullulandit:

Plugu psherëtiu dhe shtiri një lot, një pikë, e cila zbriti ngadalë nëpër faqe e gjer në qafë, ku u zhduk.

Turmës ky lot nuk i shpëtoi, dhe thirri: Shikoni nakarin, shikoni zemërligësinë!Qan, se triumfi s’është për të, është për një tjatër, për një më të zotin, për një diplomat, për një të ditur me themel.

Si u qetësua përsëri turma, u ngrit një negër i quajtur Zgjebo(…)dinte pak italisht…

… thaPlugu: Po kush do ta shkruajë kartën?-Unë, tha Zgjebua!

… Po, thomëni pak si do ta nisni?-Ja kshtu-tha Zgjeboja “Sacramento Re”…

…Doni të thoni padyshim “Sacra Maesta”?-  Jo…

… Kur u këndua karta e Plugut, një heshtje prej akulli mbretëroj m’i turmë.

Si njeri, si qytetar, krijuesi e do atdheun; mirëpo atdheu i fuqisë së tij dhe i veprimit të tij poetikështë e Mira, Fisnikja, e Bukura, të cilat nuk janë të lidhura me asnjë krahinë të veçantë, me asnjëvend  të veçantë, që ai i rrok dhe i përfton aty ku i gjen.6

Po kartën e Zgjebos e pritën me bërtima e brohori. Prapë nisën vallet dhe pesëdhjetëtepsi u rrahnë nga pesëdhjetë çekanë. Ha-ha-ha! Bërtisjin ca. Hu-hu-hu! Ulërijin të tjerë…(fq,216-217)

Ka dhe një tjatër pikëpamje…(fq.217)

Këtu turma u egërsua. “Hiq-e fjalën pikëpamje!”, britnë disa zëra. ‘Ki turp!” thirrnin të tjerët. Ca miq ju afruan dhe ithane në vesh: “Na prishe punë!Pse përdorë një fjalë të poshtër? Kërko ndjesë dhe vazhdo fjalën”. Po turmasa______________________________________

6 Goethe, Ecrits sur l’art, f.52,Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq.38

vente dhe po egërsohej. “Ejani ta vrasim tradhtorin!”, ulërijtën një shumicë. Dhe nxuarrnë pallat, dhe nisnë vallen luftare, të kërrusur, duke imituar misërokun e egër.(fq.217)

Analogjitëme shëmbëlltyrat biblike:…dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti, dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë(Lluka 4:29)

Plugu , si Mesia në prag të kryqëzimit rënkon me shpirt:Fali o Zot, se nuk dinë se ç’bëjnë!

Dhe Jezusi tha: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë”(Lluka 23:34)

Ndarja e katërt strukturore. Në pjesën e tretë heroi përballet me egërsinë e turmës, mundësinë e zënies me gurë, tërbimin e skajshëm të gjakpirësve me famë, zulluve.Jeta kërcënohet nga vdekja e sigurtë. Këtu zë fill maratona e shpëtimit nga kthetrat e turmës, mbyllja në shpellë, vetmia, meditimi, zhgënjimi dhe misioni ipapërmbushur, “falja”, largimi.

Plugu, pa humbur kohë, kish bërë planet e tij. Një të hedhur, një të rrëmbyer tëdy perënditë prej borige dhe prej dushku, një të ikur, dhe aq shpejt, sa zullutë e dehur nga marëzia, e panë kur ish tepër vonë që ta zijin.(fq.218)

 Të gjithë menjëherëu sulnë nga pas; dhe një rendje e çuditshme, një maratonë nëmes  një njeriu dhe gjashtë mijë njerëzve, nisi nëpër fushat dhe brigjet e Zullulandit. Orë më orëky gjah tragjik vazhdoi pa mëshirë.(fq.218)

Plugu, sado që ish i penguarnga tëdy kërcunjtë e vegjël të Palestinës që mbante nën çdo sqetull, përparonte, po edhe turma e zulluve, e tërbuar nga fanatizma, nuk mbetej pas.(fq.218)

Vetmia. Plugu, heroi iizoluarnë mes të turmës.

Sipas Drejfys dhe përkrahësve të tij: Kombi është shumica e vullneteve individuale, e jo ndonjë totalitet organik, se njeriu “nukështë skllav as i racës, as i gjuhës, as i fesë së vet, as i rrjedhës së lumenjve, as i drejtimit të vargmaleve”  (…) Kombi… ështëzotërimi i përbashkët  i një varreze të lashtë dhe vulleti për ta nxjerrë në pah një trashëgimi të tillë të pandalshme.7

Që absurdi të jetë akoma më i prekshëm, heroi përpiqet të rindërtojë tokën e zulluve e të vejë sadopak rregull në mes të ekzaltimit të pafre të prapambetjes duke përfunduar papritur në honet e thella tëvetvetes. Kalon kohë e çaste me të në zbrazetirë i mbështjellë me turmë, gjen forcë tek vetmia dhe izolohet në shkëmb. Ankthi nga sulmi i turmës merr përmasa shqetësuese, duke kaluar nëmetamorfozë të gjendjes emocionale për t’ushndërruar në hije të vetvetes. Turbullirat janëtë gjitha faktorë të jashtëm.

O Zot, nuk janë syte e tu për të vërtëtën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhimbje; I ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tëpër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen. (Jeremia 5:3)

Heroi e tërheq veten e shpërndarë nga harbimi i turmave, drejt guackës së dijes, arma e vetme me të cilën mund ta shohë botënkthjellëte qartë. Prezencadhe egërsimi e turmës e tkurrin personazhin edhe më tepër brenda membranës së hijes së tij. Të vetmes që e ndjek besnikërisht në çdo hap që hedh, në çdo ideal. E vetmja qëia fshiu lotin kur iu rrokullis nga syri, skenëkjo, që nxiti tërbimin e turmës. Njeriu – hija – vetmia, janë trinomi që ndan mes veti, dëshpërimin e humbjes dhe aureolën e ndritur të fitoreve, teksa rrëzohen në shkëmb, hapin një zgavër, kuvendojnë disa çaste aty dhe prej andej ngrihen me forca të reja, për alternativa të reja. _______________________________

7 Barres, cituar nga Zeev Sternhell, La droite révoluntinnaire, 162, Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq. 45 

Vetmia e Plugut është vetmi universale. Është vetmia e njeriut me inteligjencë superiore të kohërave moderne.Këtu qeshi pastaj vazhdoi: “Ndofta fajin e kam pasur vetë, – se desha të bëj të pamundurën: Desha të lëroj shkëmbin.(fq.223)

Leksemat konotuese të vetmisë:(Plugu)Një negër-dëgjonte duke heshtur– (Plugu) mejtonte– (Plugu) deshi t’i bjerë murit me kokë- (Plugu) heshti- ca “miq” iu afruan(Plugut) dhe i thanë në vesh “na prishe punë!”-nja dhjetë veta nga “miqtë e Plugut”- u hodhnë prapë matanë lumit– (Plugu)mbeti i dalldisur– (Plugu) psherëtijti: “Jeta ime është një faliment”- (Plugu) doli nga shpella si hije e vetvetes…

Heshtja është shenjë që konoton monologun me vetveten ndërsa dëshira për t’i rënë murit me kokë, ose për të vdekur,janëpasojat fatale që le pas vetmia, izolimi, mospërmbushja e misionit.

Vetmia e Plugut është polisematike:

a-) Vetmi/meditim

I ulur mbë një shpellë rrinte mënjanë një negër i ardhur në shesh nga të parët. I stërvitur në një kolegj protestant në Cape-Town, kish mësuar letrat e bukura klasike dhe moderne.(fq.210)

Plugu dëgjonte duke heshtur dhe me një hije trishtimi të fshehur.(fq.210)

Këto mejtonte Plugu, kur u bë një heshtje e përgjithshme:    (fq.211)

b-) Vetmi/ vetëndëshkim

Një hije dëshpërimi ngrysi fytyrën e Plugut. Deshi të flasë, po ju duk më kot t’i bjerë murit me kokë. Heshti. Po turma, e cila s’pëlqente fjalët, s’pëlqente as heshtjen e Plugut.(fq. 215)

c-) Vetmia si vetmi fizike e shpirtërore / me shokë e miq të rremë.

Këtu turma u egërsua. “Hiq-e fjalën pikëpamje!”, britnë disa zëra. ‘Ki turp!” thirrnin të tjerët. Ca miq ju afruan dhe i thanënë vesh: “Na prishe punë!Pse përdorë një fjalë të poshtër? Kërko ndjesë dhe vazhdo fjalën”…(fq.217)

Nja dhjetë veta, nga miqtë e Plugut, hyjtin në va dhe dualnë, m’anë tjatër. Po nata tani ish e thellë; dhe Plugu, i fshehur në një shpellë, s’luante. E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur. Dhe si u lodhnë, u hodhnë prapë matanë të lumit; dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur. (fq.222)

d-) Vetmia/bilanc i humbjeve

Plugu mbeti ndonjë orë i dalldisur, me trupin dhe mendjen të lodhur. Tërë jeta e tij e shkuar iu shfaq përpara, posi një film ëndrre dhe ankthi: shpresat, mundimet, luftët, plagët, dualnë njëra pas tjatrës;(…)“Jeta ime”,  psherëtijti, “është një faliment.” Dhe doli nga shpella, si një hije e vetvetes. (fq.222)Enumeracioni pëson kurbaturë të beftëzbritëse. Nëntekstiështë mjaft domethënës: shpresat/, mundimet/, luftët/, plagët/: Fillon më leksemënshpresë dhe përfundon me leksemënplagë.

e-) Vetmia/ vetëvrasje/ dëshirë për të vdekur

Një mendim i vetëtiu në tru. Kujtoi fjalët e Hamletit: Vdekja? Një gjumë. Asgjë tjetër. (fq.222)

Qu’ai-je eté? Que suis-je? Je serais bien embarrassè de le dire. Çfarë kam qenë? Çfarë jam? Zor e kam ta them.8

_____________________________________________

8 Zhylien Benda, La trahison des clercs, f.80-81; Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq. 46 

Pavetëdija kolektive si shenjë e prapambetjes dhe paaftësisë për të zgjedhur prijësin e vërtetë. Dilema. “Falja” e Plugut.

Hedhin dritëmbi këtë çështje shembujt e mëposhtëm të shkëputur nga vepra:Kjo lloj turme pasi të vret, të qan e të kërkon të ringjallesh…

Eja, kthehu, mos ik, të gjitha janë të falura e të ndjera…(fq.222)

 Ku ta dijim ne se qenkeshe një vjershëtor aq i madh? Faj s’të kemi, Plug, ke faj ti që na shfaqe vetëm ligësinë tënde, dhe mbajte të fshehura madhësitë që të falnë Boriga dhe Dushku. (fq.222)

Eja, se tani të kuptojmë dhe të duam!(fq.222)

Nja dhjetë veta, nga miqtë e Plugut, hyjtin në va dhe dualnë, m’anë tjatër. Po nata tani ish e thellë; dhe Plugu ,i fshehur në një shpellë, s’luante. E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur. Dhe si u lodhnë, u hodhnë prapë matanë të lumit; dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur.(fq.222)

Plugu mbeti ndonjë orë i dalldisur, me trupin dhe mendjen të lodhur. Tërë jeta e tij e shkuar iu shfaq përpara, posi një film ëndrre dhe ankthi: shpresat, mundimet, luftët, plagët, dualnë njëra pas tjatrës; miqtë e nxehtë dhe të vaktët dhe të rënët; armiqtë seriozë dhe armiqtë qesharakë (…) të gjithë armiq të zulluve, dhe kur jo armiq, padyshim përbuzës të fshehtë, me mendimin  e pashfaqur që një zullu është një zullu, jo një njeri si  të tjerët: (fq.222)

“Jeta ime”,  psherëtijti, “është një faliment.” Dhe doli nga shpella, si një hije e vetvetes.(fq.222)

Analogjitë biblike: A mundet një njeri të thyejë hekurin, hekurin e veriut edhe bronzin?(Jeremia 15:12)

Pjesa II

SIMBOLIKA e përmbysur:

Sipas Karl Jung simbolika, bazuar në virtytin e saj fillestar, procedon më tërësinë dhe përfshin të gjithë instinktet dhe interesat njerëzore të mundshme; pikërisht kjo përbën hyjninë e arketipit. Ndaj gjithmonë hasim në historinë e krahasuar të feve, aspekte fetare dhe shpirtërore që lidhen me shfaqjet e instiktit të luftës, të pushtetit. 9

Intertekstualiteti satirik në veprën e Konicës  “Një ambasadë e zulluve në Paris”, zbërthen nivele të reja leximesh. Për të hyrë në thelbin e receptimit të veprës së çdo shkrimtari, duhet tëgërmojmë nëpër shtresëzimet e nënteksteve që të bëjmë të mundur zbërthimin e kodeve brenda strukturës ndërtekstore si një repertor simbolesh të dekodifikueshme nëpërmjet kundërvënies së ndërsjelltë, si edhe pazgjidhshmërisht lidhjen e çdo simboli me një kuptim të caktuar. Lexuesi semantik i tërhequr nga këto labirinthe do të konstatojë atë që thotëU.Eko:Marrëdhënia mes letërsisë së shkruar dhe folklorit e letërsisë gojore është një fenomen i njohur. Folklori dhe letërsia gojore janë elemente të rëndësishme të formimit kulturor të këtij shkrimtari.10

_______________________________________________

9 Karl Jung, “Një mit modern”, Fan Noli, Tiranë, 2004, f. 45.

10 Umberto Eko, “Struktura e papranishme”-kërkim semiotik dhe metoda strukturale, Pejë, 1996, f. 46.

 Simbolika e përmbysur e lumit

Nësisteminsimbolik individual/universal,lumi është i shenjtë (Gangu, Nili), i paqëndrueshëm, dinamik, lëvizës. Semantika e lëvizshmërisëbrenda standartit simbolik tëlum-itapo degëzimeve e rrjedhave të limfës së tij/ është njëdrejtimëshe gjithnjë me kah pëpara, po asnjëherëpas. Në rrethin ciklik të kohëslumi identifikon evolucionin, rendjen, vazhdimësinë, misionin, përhershmërinë ekzistenciale tëbrezave, rrjedhën e e pavdekshme për shekuj e shekuj me radhë.

Simbolika e lumitdekodifikohet nën rrafshin e rrjedhës ekzistenciale në brigjet e tij tëhershme, rrjedhëe  pandalshme e dalë nga thellësia e shekujve, në ripërtëritje të vazhdueshme. Por, brenda strukturës së rrëfimit lumi shndërrohet në kërcënim për jetën. Nga simbol i shenjtërisë, shndërrohet në një vigan ujor të thellë dhe të rreptë…Nëimagjinatën e lexuesit aktiv Plugu është  Maratonomaku që vrapon për jetë a vdekje të dalë matanë atyre brigjeve, i ndjekur këmba këmbës si nëpër rrathët e ferrit, nga leopardë dhe tigra, kafshë grabitqare, mishngrënëse të pamëshirshme. Lumi është shndërruar në simbol të ndarjes,lamtumirës…, në mes të njerëzve, qyteteve e shteteve, ndaj ka lindur domosdoshmëria e ndërtimit të urave.

Më në fund iu afruan një lumi, dhe këtu maratona u ndez më tepër, se ish afër mendsh plani i Plugut qëtë arrinte i pari në urë.Vrapojin të gjithë si tëmarrë ngjat lumit, i cili ish i thellë dhe i rreptë dhe s’sh punë të kapërcehej me not.Fanatikët hidheshin si leopardë dhe tigra… (fq.218)

anë e mb’anë e luajti dhe e hodhi në lumë, ujërate të cilit e muarnë me shpejtim tatëpjetë(fq.218)

Turma, e habitur dhe e dëshpëruar humbi përsëri pak kohë me perëndinë e dytë; pastaj nisi prapë maratonën…në dy vijë paralele, me lumin në mes.(fq.219)

Dhe si  u lodhnë, u hodhnë prapë matanë të lumit; dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur. (fq.222)

Dhe vetëm pasi heroi e ka kapërcyer pengesën, lumi  rikthehet sërish në simbolikën e tij universale: substanca lëndoretretet në vijë lineare kohore dhe ciklike: Lumë-përrua-rrëke-valë-ujë= jetë, shërim, përtëritje, ringjallje, shenjtërie vazhdimësisë së jetës ndër shekujVajti buzë lumit, lau duart dhe faqet, piu pak ujë. Shikoi valët që mirrjin tatëpjetën me sulmin e një rrëkeje.(fq.222)

…kushedi se ç’instikt i errët dhe i thellë e mbajti në buzë të përroit. (fq.222)

Simbolika e përmbysur e  urës

Në regjistrin leksikor të lidhur me leksemën ,,lum”, përpos bregut ekziston edhe ura. Në qoftë se lumi është shndërruar në simbol të ndarjes në mes të njerëzve, qyteteve e shteteve, pikërisht nga dashuria i kanë ndërtuar urat, këto bashkuese të brigjeve të ndara të lumit.Në rastin konkret kemi të bëjmë me përmbysje të kësaj parabole.Plugu mbledh forcat dhe e hedh “urën” në lumë.        Simbolikauniversale e urës,nënkupton bashkim, lumturi, ndërsa këtu ështëpengesë, shpëtim, sepse ura në këtë rast është shndërruar nga objekt i bashkimit në mur ndarjeje, tejkalim pengese,e strukje në vetmi…”. Kjo nënkupton arritjen në bregun tjetër, i cili në njëfarë forme ështëndryshim gjendjeje nga vdekjae mundshme në njëlindje të re. Bregu tjetër është brendaKonicës, si kronotopi kryesor i qasjes drejt shtyllave simbolike mbi të cilat shtrihet struktura e përmbysur e tregimit.

– Kur namëta, u dukura për së largu, Plugu hodhi menjëherë nga pas perëndinë prej dushku; dhe siç kish bërë hesap, një minutë më vonë që tëgjashtë mijë zullutë, qëndruan që ta mbledhin, të shohin se mos qe plagosur, dhe t’i bëjnë një lutje të shkurtër. Plugu shkeli në urë dhe menjëherë vërviti pas Perëndinë prej borige…(fq.218)

Kapërceu më anë tjatër, dhe më forcët e tij të shumëfishuara nga rreziku, “urën”, e cila s’ish veç njëshelg vigan, i shtënë pa gdhendur, anë e mb’anë e luajti dhe e hodhi në lumë, ujërate të cilit e muarnë me shpejtim tatëpjetë.(fq.218)… dhe një rendje e çuditshme, një maratonë në mesnjë njeriu dhe gjashtë mijë njerëëzve nisi nëpër fushat dhe brigjet…(fq.218)

 Simbolika e përmbysur e shpellësdhe e natës

Kujtojmë nga cikli i Kreshnikëve se pas shpikjes së armëve, kur forca fizike u zbeh  Muji dhe Halili bashkë me kreshnikët e tjerë, u futën në një shpellë të thellë për të mos dalë kurrë më. Shpella në kuptimin e saj të parë denotativ nuk është gjë tjetër, veçse një zgavër/hapësirë nëntokësore më e gjatë se 5 metra e krijuar në kushte natyrore, nën veprimin e faktorëve me origjinë joorganike. A-)Janë gjetur pranë deteve fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë. Detarët i kanë përdorur ato  si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja pirate grabitqare, të cilat tentonin të hynin në territoret e tyre.B-)Janë gjetur pranë maleve dhe janë përdorur nga vendasit si strehë për t’u mbrojtur nga armiqtë e ndryshëm. Semantika e këtij primitivizmi leksikor(shpellë)që servir arkitektura kuptimore e kësaj fjale, merr gjithmonënë rrafsh universal funksionin e mbrojtës nga e keqja. Çfarë e bën të veçntë semantikën e shpellës në këtë prozë narrative?   Në rastin konkret, njësoj siç ndodh vetëm në përralla ku nuk ka kufij të ndarë mes reales dhe imagjinares, mund të presësh metamorfoza të tilla të çuditshme. Një vdekje e hamendësuar përmbys filozofinë e ciklit metafizik. 

Nr. Metamorfoza e Plugut në shpellë
1. Futja e Plugut/qenie e gjallë në shpellë, si shpëtim për t’u mbrojtur nga tërbimi i turmës së zulluve.
2. Qëndrimi i Plugut fshehur në shpellë duke u bërë si i vdekur.
3. Dalja e Plugut/ hije nga shpella; (si hije-e-vetvetes!)

 Ka ndodhur metamorfoza: Futet njeriu në shpellë/ dhe pas njëfarë kohe del nga shpella hija dhe jo njeriu! Ku shkoi njeriu? A psherëtiu hija? Apo psherëtiu njeriu? Apo pas psherëtimës njeriu u shndërrua në hije? Në hije të vetvetes? Ç’lloj psherëtime fatale e tragjike ishte kjo?

Shpella dhe vetizolimi në shpellë ka funksion të fortëjo vetëm meditativ, por edhe mbrojtës, si një lloj korace, mbulese shkëmbore (guri a kocke),të fortë ndaj sulmeve nga jashtë, si një lloj mbrojtjeje nga vdekja e mundshme,(kujtojmëtërbiminellahtarshëm tëturmave të Zullulandit). Përshkallëzimi foljor: e kërkuan/e thirrën/ ju lutnë,të jep njëfarë avantazhi kohor linear. Që të treja këto procese të ezaurohen, duhet një farë kohe, qoftë edhe e pjesshme, aq kohësa ndoshta ju desh Plugut të vdiste e të shndërrohej në hije të vetvetes. Vdekja këtu është e nënkuptuar në kontekst, autori biles e kanalizon si vdekje fiktive, nëpërmjet lidhëzës krahasuese posi: u bë posi i vdekur.

Është një lloj vetmie e imponuar, për t’u qartësuar me veten dhe të tjerët.  Monologu i Plugut e ka zanafillën tek kjo privatësi.

… Plugu ,i fshehur në një shpellë, s’luante. E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur.(fq.222)

Psherëtijti… Dhe doli nga shpella, si një hije e vetvetes. (fq.222)

Simbolika e natës mbi tokë përforcon konotacionin artistic të simbolikës shpellës. Nuk është natë me yje, ku shëtisin e përflaken shpirtrat e dashuruar, as natë romance nën dritën e hënës sëplotë, është natë e qetë dhe e thelle, si nata pas stuhisë:

Nata tani kish nisur të zbresë përmi tokë. Një qetësi e plotë mbulonte erën e kulluar…(fq.221)

Po nata tani ish e thellë; dhe Plugu I fshehur në një shpellë, s’luante….(fq.222)

Simbolika e përmbysurkëngës patriotike dhe e valles

Karakteri i popujve pasqyrohet në  dinamikën e lëvizjeve të valleve, plastikën trupore, qoftë kur lëvizjet horizontale prekin tokën sikur e përkëdhelin,  apo qoftëkur trupi brof përpjetë sikur kërkon të arrijnë lartësinë e qiejve, duke reflektuar,dinamizmin shpirtëror të kombit, nëpërmjet lëvizjeve të duarve, të këmbëve, lëvizjes së kokës, mimikës sëfytyrës, vështrimit, buzëqeshjes. Vallet shprehin vlerat artistike të një popullidhe  janë të lidhura ngushtë me dukuri të gëzueshme e të çiltra jetësore si: punët, stinët, dasmat dhe gëzimet të tjera.  Këngët patriotike janë transformuar nga zullutë në këngë sentimentale/erotike.Si mund të kalohet në kahe kaq të ndryshëm kaq shpejt? Autori mban qëndrim të rreptë, ironizon, satirizion, përqesh, përbuz këtë duf të shfrenuar të turmës së zulluve kundër shqiptarizmës. Përmbysja është e qëllimshme.

Ditën e caktuar nisnë nga brigjet dhe nga fushat, të rrjedhin togje togje negrë më bandiera, duke kënduar këngë kombëtare…fq.208)

… një grup u qas duke kënduar me enthuziazmë të madhe : Come Josephine, in my flying machine*(Eja Xhozefinë në makinën time fluturuese!)

Një grup i dytë vazhdoi me një këngë patriotike mi avazin  Can’t you see I am a baby? –Nuk e sheh që jam e mitur? (…). Një grup tjatër u sul duke kënduar për lirinë e atdheut mi: Adele, T’es belle!/ J’aime tes gros nichons/ Folichons/ T’es ronde/ Tes Blonde… (fq.209)

Një grup i madh po afrohej tani me këngën më të zjarrtë të Zullulandit, këngë në avaz të “I love a lassie, a bonny, bonny lassie/ Unë dua një vashëzë, një vashëzë të shëndetshme”:

Ne jemi trima/ Edhe dalim nga vrima/ Zër’i Zullulandit kur na thërret!/ Jemi luftëtarë pa frikë/ Me shigjetë ose me thikë/ Dora jon’e fortë vret!

Kjo ish Marsejeza e Zulluve, dhe kur e dëgjonte, turma ndizej dhe egërsohej nga entuziazma…(fq. 211)

Konica ndien dhimbje për “Marsejezën…”  Ç’fat i çuditshëm!Plugu dëgjonte duke heshtur dhe me një hije trishtimi të fshehur. Ç’fat i çuditshëm për këtë këngë! Ai shkonte kurrë ndër mendje Lander-it se kënga e tij do të entuziazmonte një ditë tërë një popull, do të shpinte ushtarë në luftë dhe do të fitonte beteja?(fq.211)

Plugu kish ëndërruar për zullutë ndonjë këngë madhështore, të shkruar me porosi nga ndonjë muzikant i madh, ndofta nga Debussy-u a nga Richard Strauss-i. Po negrit s’i kishin vëvë veshin; dhe kishin pëlqyer të adaptojnë këngë inglize dhe frënge… këngë… limanesh…Po ç’faj të kanë këngët, kur janë të zonjat të bëjnë mrekullinë e mrekullive; të zgjojnë entuziazmën luftare?(fq.211)

 Ndofta, fajin e kish ai, jo negrit e tjerë. Zulluve u pëlqen Adele-T’es belle/ e bukur je…/, pse t’i shtrëngosh të gjorët të dëgjojnë me zor Sinfoninë Heroike të Bethoven-it? (fq.211)

Nisnë të heqin një valle ritmike, duke përpjekur duart e duke kënduar me një zë vjershat e perëndishme: Gomarica vjen vërdallë:/ A do qumësht apo dhallë?/ bandi, dandi, kandi, randi/Roft’ e qoftë Zullulandi!(fq.222)

Simbolika e këngëve përforcon kototacionin pezhorativ të vallevetëtërbuara  të Zullulandit.

Ah, vjershëtor! (britnë njëqind zëra), pse s’na the që më parëvjersha aq të mira? Pse na mundojë me gjëra që s’na pëlqejnë?(fq.222)

… dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur. (fq.222)

Simbolika e Borigë-s dhe Dushku-t

Bashkëekzistenca e dy feve, përçarja figurative e kombit, ndarja në dy grupe të mëdha, që adhuronin secili nga një perëndi “të prera në të njëjtin pyll, aq të afërta nga natyra e drurit, por që kishin shkaktuar gjakderdhje”, përcjell realitetin tragjik dhe gjithë pasojat që ka lënë pas kjo luftë besimesh.

Turma, e habitur dhe e dëshpëruarhumbi përsëri pak kohë me perëndinë e dytë; pastaj nisi prapë maratonën…në dy vijë paralele, me lumin në mes.(fq.219)

 Po turma s’ish më aq e tërbuar; se të dy perënditë i gjeti të thyer shumë pakë, vetëm në kokë, vend I cili në Zulluland s’ka ndonjë rëndësi; po në vithe e në bark, që për zullutë janë vendet më fisnike të trupit, Perënditë nuk ishin plagosur aspak: (fq.219)

dhe turma këtë e mori si shenjë që perënditë nuk ishin zemëruar kundër Plugut. Ashtu zullutë ishin pak më të zbutur, po prapë maratona vente përpara. (fq.219)

Këto mejtonte Plugu, kur u bë një heshtje e përgjithshme: Dy grupe vinin me madhështi, duke prurë sicilido nga një Perëndi prej druri,, të dy idhullat që e ndanin Zullulandin në dy fe të mbëdha. Njëra Perëndi ish prej borige, tjetra prej selvie. Që të dyja ishin skalitur në kërcinj të prurë nga pyjet e Palestinës prej vaporish inglize që bëjnë udhën e Suezit gjer në Afrikë të Jugut. Po këto të dy perëndi , të prera  në një pyll dhe aq të afërme nga natyra e drurit, u dukeshin zulluve fare të ndryshme dhe shumë herë kishin shkaktuar  zënka dhe derdhje gjaku.

Si ivendosnë idhullat me një respekt të madh, u ngrit një plak dhe e deklaroi mbledhjen të hapur.

– Kur namëta, u duk ura për së largu, Plugu hodhi menjëherë nga pas perëndinë prej dushku; dhe siç kish bërë hesap, një minutë më vonë që të gjashtë mijë zullutë, qëndruan që ta mbledhin, të shohin se mos qe plagosur, dhe t’i bëjnë një lutje të shkurtër. Plugu shkeli në urë dhe menjëherë vërviti pas Perëndinë prej borige…(fq.218)

Turma, e habitur dhe e dëshpëruar humbi përsëri pak kohë me perëndinë e dytë; pastaj nisi prapë maratonën…në dy vijë paralele, me lumin në mes. (fq.219)

Tragjizmi arrin kulmin. Tërbimi i turmës platitet. Perënditë janë dëmtuar pak në kokë, po kjo për zullutë nuk kishte rëndësi, vetëm vithet dhe barku, ato vende të shenjta të mos plagoseshin… Pavarësisht se lexuesi mund të nënqeshe me stilin lakonik, zhdërvjelltësinë e satirës, gjetjet autoriale, thellë në shpirt ndien, diku nga ana e majtë, një dhimbje të madhe që sëmbon.

Po turma s’ish më aq e tërbuar; se të dy perënditë i gjeti të thyer shumë pakë, vetëm në kokë, vend i cili në Zulluland s’ka ndonjë rëndësi; po në vithe e në bark, që për zullutë janë vendet më fisnike të trupit, Perënditë nuk ishin plagosur aspak: (fq.219)

dhe turma këtë e mori si shenjë që perënditë nuk ishin zemëruar kundër Plugut. Ashtu zullutë ishin pak më të zbutur, po prapë maratona vente përpara. (fq.219)

Simbolika e përmbysur e luleve

Ngrohtësi, elegancë, ngjyrë, aromë, romancë, jetë, dashuri, prosperitet, magji, lumturi dhe simbolika universale luleve është e pafund, gjithnjë në funksion të pastërtisë, bukurisë dhe mrekullisë natyrore qëpërcjell gama e gjerë dhe e shumëllojshme e këtyre bimëvë mijëravjeçare. Po në kontekstin konician nuk ndodh kështu: Në vend të luleve gjallojnë ferra. Trëndafilat, dafinat ujët e ftohtë (lidhje simbiotike lule-ujë), lëndinat e ëmbla me bar të njomë, (pasi përshkallëzohet rrënimi trupor e shpirtëror gjatë ngjitjes në majë:I grisur/ I përgjakur/ I dërsitur/ I lodhur;)të gjitha këto  gjenden vetëm në kulm dhe  në kulm as që mund t’i gëzosh dot. Këtu ndodh përmbysja, thyerja e simbolikës universale. Lulet nuk sjellin lumturinë, por ato transformohen në simbol të shtratit të vdekjes. Shndërrohen në limfën e së keqes së pashmangshme, vdekjes. Autori e bën fakt: “Ai që arrin në kulm…”dhe vjen paralajmërimi i frikshëm:

Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujë e ftohtë, lëndina ku është mirë e ëmbël të shtrihet, të gjitha këto I gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (fq.213)

Simbolika e përmbysur e majës

Konotacioni artistiki kësaj lekseme ështëi shumëfishtë e universal. Si bërthamë e të gjitha ëndrrave të njerëzimit, simbolizon arritjet më të skajshme, suksesin, qëllimin e fundmë, dëshirën e bërë realitet, misionin e arritur. Ngjyrimi konician ështëshumëi  zymtë. Maja është simbol i vdekjes. I vetmi ngushëllim është vetëdija për hapjen e një udhe të re për kombin.

… ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujë e ftohtë, lëndina ku është mirë e ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, pome vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (fq.213)

Simbolika epërmbysur e leopardit, tigrit dhe çakallit

Përse është përdorur parabola e leopardit?( lat. “leo”/ luan dhe “pardos”, një lloj i maces së madhe, me shumë nën-lloje). Këto kafshë janë të përqendruara kryesisht në Afrikë dhe më pak në në Azinë juglindore. Në Afrikë, leopardi është  lloji i dytë i maces për nga madhësia e trupit, pas luanit. Këta  banorë të savanave, xhunglës së dendur apo pyjeve bregore. janë vrapues të mahnitshëm, e mjaft të shkathët. Bëjnë pjesë në grupin e gjallesave me gjak të ngrohtë, sikurse të gjithë llojet e majmunëve dhe kafshve shtëpiake. Jetojnë të vetmuar dhe nuk sulmojnë në grup. Gjuajnën natën ndërsa ditën pushojnë ose luajnë me të vegjlit e tyre. Këtu ndodh një lloj përmbysje kontekstuale, si të thuash një lloj daljeje nga karakteristikat e llojit. Leopardi i Konicës sulmon në grup. Ky sulm nuk bëhet natën, por në mes të ditës me diell. Kur afroi mbrëmja, tufa u largua përmatanë lumit. Simbolika e përmbysur ka funksion përforcues të nëntekstit që përcjell autori përmes rreshtave. Duke sulmuar në grup,ditën me diell, sulmi është më agresiv, më i drejtpërdrejtë, forcat janë të shumëfishuara dhe rrjedhimisht edhe preja më e rrezikuar. Kjo përballje e mban pezull gjendjen emocionale të horizontiti të pritjes, situate tendoset, ankthi rritet.

Përse është përdorur parabola e Tigrit?  (Panthera tigris), kjokafshë grabitqareështë anëtari më i madh i familjes së felinëve (maceve). Jetojnëkryesisht nëterritorin e Azisë. Në xhungël, habitati i i tij, tigri lëviz pa bërë zhurmë kur kërkon të kapë prenë. Qimet e lëkurës dhe kthetrat shume të mprehta i janë përshtatur ambientit të xhunglës. Kjo bën që tigri të fshihet nëpër barin e lartë. Simbolika e përmbysur:

Nga Azia, Konica i shpërngul figurativisht tigrat në Afrikë, në Zulluland. Si nëpër rrathët e ferrit, këto kafshë u dedikohen fanatikëve. Tigrat e Konicës nuk kanë nevojë të lëvizin pa bërë zhurmë,të kamuflohen për të hutuar prenë duke u fshehur nëpër barin e lartë. Ata sulmojnë hapur, të gjithë së bashkë kundër një gjahu të vetëm,Plugut, simbolit tëudhëheqësit shpirtëror të kombit dhe më gjerëdrejt lirisë, evolucionit, të ardhmes.

Përse është përdorur parabola e çakallitmishngrënës dhe e  gjithë kafshëve të pyjeve të Afrikës?(lat.Canis aureus)Analogjitë biblike janë përmbysur:Prandaj thashë:Ata me siguri janë të varfër, janë pa mend../ Prandaj luani i pyllit vret, ujku i shkretëtirës shkatërron,leopardi rri në pritë afër qyteteve të tyre, kushdo që del prej tyre copëtohet, sepse shkeljet e tyre janë të shumta, rebelimi i tyre është shtuar.(Jeremia 5:4,6)

Në funksion të përforcimit të satirës fshikulluese, Konica e zgjeron rrethin e parabolave me vallen e misërokut të egër dhe pasuron nëntekstin që shpalos leximi i prozës së tij.

Nje negër i madh… nisi një valle të cuditshme duke u kërrusur që të imitonte një misërok të egër. Nga një çip doli një ulërimë si e një çakalli. Pa humbur kohë, një tjatër përngjau zërin e një asllani. Nga çdo anë nisnë të imitojnë gjithë kafshët e pyjeve të Afrikës. Gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marzie negre, lëvizin duar e këmbë dhe jipnin zë të gjithë përnjëherësh. Tri orë vazhdoi kjo krizë…(fq.214)

Metamorfoza e turmave

Qelizën bazëtw prozës e përbën satira fshikulluese që përshkon tejembanë muret e strukturës narrative tëkësaj vepre. Vihet re përdorimi i simbolikës së numrave; 3-shi mistik dhe shumëfishimet konotative të tij, gjashtë mijë. Gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marzie negre, lëvizin duar e këmbë dhe jipnin zë të gjithë përnjëherësh. Tri orë vazhdoi kjo krizë…(fq.214)

…një minutë më vonë që të gjashtë mijë zullutë, qëndruan që ta mbledhin, të shohin se mos qe plagosur, dhe t’I bëjnë një lutje të shkurtër. …(fq.218)

… dhe një rendje e çuditshme, një maratonë në me snjë njeriu dhe gjashtë mijë njerëzve nisi nëpër fushat dhe brigjet…(fq.218)

Receptuesi i veprës shikon përpara syve qartë dhe pastër metamorfozën e gjashtë mijë njerëzve të dehur, që shndërrohen sa hap e mbyll sytënë gjashtë mijë kafshë të egra të pyjeve të Afrikës. Të vjen ndërmend shndërrimi i të gjithë burravenë derra nga takimi me Circen mitologjike; shndërrimi i princit në bretk të shëmtuar nga magjistarja, mbështetur në përrallën e vëllezërve Grim, rikthimi i princit në botën njerëzore vetëm nga puthja e dashurisë;  në Ciklin e Kreshnikëve, shndërrimi i krushqve në gurë, dhe rikthimi sërsish në njerëz të zakonshëm, nga Zanat e Malit etj. Ndryshe nga personazhet e krijimeve fantastike, ku shndërrimet kryesishtjanë fizike, në të pamë dhe ndodhin  nga gra shumë të bukura e me forcë të jashtëzakonshme (Cirja e bukur, Zanat e malit, Magjistarja, etj ), metamorfoza e turmës së zulluve nga njerëz të egër në kafshë të pyllit të Afrikës, ndodh si rezultat i një njëriu të pastër, idealist, utopist, të vetmit burrë prej të gjithëve qëi dëshironte përparimin Zullulandit, dhe ky transformim nuk është fizik,( që imitohet në formë lëvizjesh a mimike), por vetëm shpirtëror, dhe kjo është shenjë edhe më e keqe.

Simbolika epërmbysur e gurit, shkëmbit, e malit

Plugu, nisi të rendë nga ana tjetër e lumit, se një mal që ngrihej drejt, posi njëmurprej shkëmbi, e shtrëngonte që të vazhdojë ngjat zallit…(fq.218)

Në kozmologjinë fizike, Big Bang është teoria shkencore sipas të cilësuniversi doli nga një gjendje tmerrësisht e dendur dhe e nxehtë 13.7miliardë vjet më pare nga një shpërthim kozmik që vërviti material në të gjitha drejtimet. Gurët e kultit me birë ku kryhen veprime magjike Gurët e kultit të veçuar në natyrë populli i quan “Guri i xhallë”veprime magjike për shërim për mbarësi,për fat në jetë. Në këto gurë kryhen nga femrat pa dallim moshe. Edhe tani ka shenja të gurëve të themelit të këtij objekti kulti, por nuk mbahet mend emërtimi i Manastirit.Ka mundësi që guri i kultit aty, me ato atribute, do të jetë shumë më i lashtë nga koha kur kanë qenë bërë kishat. Dhe kishat do të jenë bërë pikërisht pranë këtyre gurëve të shenjtë të kohës së paganizmit.Këta gurë-pelegrinazhe, duhet të jenë me zanafillë shumë të lashtë, nga kulti pagan, e me kohë janë krishterizuar a islamizuar.Analoge me këtë janë të dhënat që na japin G.Frejzer, M.Eliade, E-Z Isambert,ku ndër të tjera shkruajnë se në vise të ndryshme të Evropës, ka pasur gurë e shkëmbinj të kultit pagan e pranë tyre  janë vënë kisha, diku altarë, ose kryqe duke i krishterizuar ato.11

Përdoren edhe disa rituale magjike,përpos ekzistojnë edhe legjenda e gojëdhëna për gurin si Gjuri i Nauses,“Te gjurzit e bardhë,… guri që ka formën e arkës dhe quhet “Gjuri i Çekmexhes” ose ndryshe Guri i Arkës,”,Gjuri i Sofrës”, që ka formë të rrumbullakët,  shkëmbinj karakteristikë , prej nga ku poshtë duken vetëm mjegullat, ”Guri i Shën Gjergjit për Ditën e Verës, ku vajzat ulen mbi shkëmb që të bëhen të forta si guri, Guri ke Vra Njerzit”, një kep i madh me skepa, prej ngabesohet se gurët e veçuar me atribute kulti, janë të mbirë nga toka apo të ardhur aty, nuk dihet se prej nga, rite me gurin në festat e motmotit, duke larë fëmijët për festë, besohet se atyre do t’u largohen të këqijat, prekja e Gjuri-t të Xhallë, Gurët e Vranit, Gjuri i Turecit’, Gjuri me Çardak, te Gjuri me Bakam, te Gjuri Gjatë,te Gjuri Kukës, Gjurzit e Bardhë, Gjuri i Frçejcës,  Gjuri i Filxhanit, apo si shndërrimi i krushqve në gurë, nga Zanat e Malit, tek “Cikli I Keshnikëve”.Si mjet lufte me forcë goditëse dhe me efekt të madh psikologjik “Gurëhedhësi shqiptar” etj.

Etnologu Mark Tirta thekson:Këta gurë janë të ngulur në tokë si të mbimë nga toka në formë shtyllash të mëdha, fare pa gdhendur,pra janë gurë natyrorë me lartësi deri 1 metër. Ndoshta aty do të jenë varrosur njerëz para dyqind,treqind vjetësh. Në mitologjinë shqiptare ndeshim mendime të ndryshme. Guri, nuk është i shenjtë në vetvete, po ka diçka të veçantë, një forcë të fshehtë, një frymë që e bën të tillë, një forcë të ardhur nuk e di se prej nga, në mënyrë të pakuptueshme, në rrugë hyjnore.12

Guri është përdorur që nga lindja, deri në vdekje, si një element i rëndësishëm dhe shumë arkaik, në tekste biblike, e  subjekte kozmogonike.

Simbol i forcës, besimit në vetvete, shëndetit, energjisë pozitive; në rastin konkret, Konica kontekstualisht e  përmbys  këtë shëmbëlltyrë:

Afërmendsh në vend që të shpoj gurin, thyejta dhëmbët, dhe m’u bë mirë. Dhe tani, ç’të bëj dhe ku të vete?”(fq. 223)

 _______________________________

11Mark Tirta, KULTI I GURIT NDËR SHQIPTARËT, Gjurmime Albanologjike,Folklor dhe etnologji ,Prishtinë 2001 f.7-22.

12.Mark Tirta, KULTI I GURIT NDËR SHQIPTARËT, po aty, ,f.8.

 Këtu qeshi pastaj vazhdoi: “Ndofta fajin e kam pasur vetë, – se desha të bëj të pamundurën: Desha të lëroj shkëmbin.(fq. 223)

Pra, shkëmbi, guri, janë pengesë, regres, cimentim i prapambetjes dhe errësirës shpirtërore që për fat të keq e platiti plazmën e këtij kombi të lashtë.

Këtu dyshemeja simbolike krijohet vazhdimisht. Nënteksti është  magmaqëdel jashtë nga dekodifikimi i strukturës narrative. Më pas ajo ngurtësohet,si pasojë e satirës së hollë, duke u bërë pjesëe  pjesë e mantelit polisemantik të heroit narrativ, Kur dy simbole antagoniste/ tokësore takohen, asnjëra nuk mund të rrëshqasë nëntjetrën. Në këtë rast të dyja përplasen duke krijuar rrudhosje  dhe thyerje:

“Jeta ime, – tha përsëri, – është një faliment, një failure. Asnjë nga qëllimet që kam pasur nuk e kam arrijtur.Kam parë të vërtetohet vetëm karikatura e ca ëndrrave të mia. Desha një Zulluland të qytetëruar dhe të lirë, si një çap të parë për një Afrikë të lidhur në një Federatë të madhe,një Afrikë të shkullur nga thonjët e të huajve, të përparuar dhe të ndëruar si një fuqi e madhe. Dhe ç’shoh përpara syve?”

Këtu qeshi pastaj vazhdoi: “Ndofta fajin e kam pasur vetë, – se desha të bëj të pamundurën: Desha të lëroj shkëmbin. Afërmendsh në vend që të shpoj gurin, thyejta dhëmbët, dhe m’u bë mirë. Dhe tani, ç’të bëj dhe ku të vete?”

U dalldisprapë në mejtime. Numëroji ca nga fqinjët e Zulluve: Ba-Rongat, Matabelete, Basutot, Hottentotet, Boshimanet. Të veje të kërkojë hospitalitetin e  këtyreve? Edhe këta aq të poshtër, aq gjakpirës, aq trushterpa, sa Zulluta. Afrika e tërëi doli përpara syve si një vend i mallkuar dhe i fëlliqur që bie erë djersë dhe gjak anembanë. (fq. 223)

‘Çështja Drejfys” – shkruan Zhylien Benda ka luajtur një rol vendimtar… (…)Ideologjitë më të gjalla të gjysmës së parë të shekullit të XX, predikojnë se “një popull duhet të krijojë një koncept mbi të drejtat dhe detyrat e veta duke u frymëzuar nga gjenia e tij e veçantë, nga historia e tij, nga pozicioni i tij gjeografik, nga rrethanat e veçanta në të cilat ndodhet, dhe jo nga porositë e të ashtuquajturës ndërgjegje të gjithkohshme e të kudondodhëshme.13

Vendimi i lamtumirës, nuk tregon aspak heqje dorë nga ideali, përkundrazi është lufta për ta përmbushur në ekzil:

“Të iki nga kyKontinent, të iki përjetë, dhe jo nësër, po që sonte, që tani. Të shkund këmbët mirë që të mos më mbetet as pluhur nga dheu i Afrikës: dhe i sëmundjeve, i vrasjeve dhe ivjershave mirlitone. Të iki. Të shkoj në nonjë vend të largmë, dhe të zë nonjë punë të përulur, një punë me duar, dhe të fitoj me bukën ndofta edhe qetësinë e shpirtit- protagonist I harruar I një tragjedie të fshehtë dhe të errët.”

Dhe menjëherë u ngrit dhe mori udhën e Durbanit, për të zënë atje nonjë vapor për Azi, për Australi a për Amerikë. ( fq.223) in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës);

Por Jezusi i tha: “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole, kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën” (Lluka 9:58)

 Në ndryshim nga struktura klasike e këtij simboli ku vdekja dekodifikohet si gjykatëse e llahtarshme dhe e pamëshirshme, e zezë dhe e frikshme si nata, tinëzare dhe e pabesë. Për Plugunvdekja shikohet si shpëtim, si fundi i mundimeve të shpirtit dhe plagëve të zemrës, thjesht rënie në qetësi, prehje, gjumë.

____________________________________________

13 Zhylien Benda, La trahison des clercs, f.80-81; Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq. 46 

E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur.(fq.222)

Vajti buzë lumit, lau duart dhe faqet, piu pak ujë. Shikoi valët që mirrjin tatëpjetën me sulmin e një rrëkeje. Një mendim I vetëtiu në tru. Kujtoi fjalët e Hamletit: Vdekja? Një gjumë. Asgjë tjatër. Dhe me një gjumë të thuash se i dhamë fund dhembjeve të zemrës edhe mijëra pësimeve që vuan mishi I njeriut, është një mbarim për të dëshëruar me forcë”.(fq.222)

Po si Hamletin, ashtu edhe Plugun, kushedi se ç’instikt I errët dhe I thellë e mbajti në buzë të përroit.(fq.222)

Plugu, simbol i bijve më të mirë të Shqipërisë që aspirojnë liri dhe përparim.I ngritur nga errësira simbolizon ndriçimin shpirtëror.Interpretohet në mënyrë digresive, retrospektive, është një koleksion shembëlltyrash ungjillore e të gjitha arrijnë në një pike: ardhmëria e munguar e kombit.

* Kundërvënia simbolike: Denizullu-Serpe/Plug; Pikëpyetja ekzistenciale e kombeve. 
a-) Përballja në mes të këtyre dy karaktereve përjashtuese të njëri-tjetrit, është kontekstuale.
b-) Nuk kemi dialog dhe as debat të drejtpërdrejtë midis Plugut dhe Denizullu-Serpes.
c-) Plugu është kështjella e anatemuar e Serpes.
d-) Porteti i Plugut shtrihet në rrafsh vertikal, progresiv, Serpe, në rrafsh horizontal, regresiv.
e-) Simbolika e emrave, si përplasje mes dritës dhe errësirës.
f-) Ideali i lartëi Plugut ështëi përjetshëm, karrierizmii sëmurëi Serpes ështëi përkohshëm.
g-) Utopia e ëndrrës së Plugut, qëndron përkundër verbërisë së injorancës së Serpes.
h-) Sfida: Serpe-fitimtar shijon “suksesin”(vallja e misërokut të egër) dhe Plugu – I mundur,në rrezik për jetën.(Falimenti)

 Plugu/simbolika e nënkuptuar e punës, përparimit, begatisë,lëvrimit, evolucionit shpirtëror tëTokës ku lindi dhe u rrit, të tokës së lashtë e të brengosur. Kjo tokë nukë shtë e butë, as e ngjeshur, ajo thjesht është e pamundur.

… desha të lëroj shkëmbin (fq.223)

Simbolika është ngritur mbi bazën ekuptimeve të figurshme të cilat rrjedhin të gjitha nga kuptimi i parë tëi etimologjisë së fjalës: Parmenda (e njohur edhe si plug, rrëzim, borëheqëse) është vegël bujqësore që shërben për lëvrimin e tokës dhe pregatitjen e saj për të mbjellur kulturat bujqësore. Parmendat ose pllugu (fjalë me origjinë prusiane-gjermane) tërhiqeshin fillimisht edhe nga njerëzit pastaj nga kafshët qetë ose kuajt etj. Sot është zëvendësuar nga traktori.Pjesë kryesore tëparmendës janështija, kollë, thikë, plor (G. umb), vesh;  Në tokë shkëmbore, të gjitha pjesët e parmendës (Plugut), do të thyheshin a shtrembëroheshin pa e kryer detyrën. Plugu nuk do t’ia dëgjonte dot shkëmbit as zërin dhe as fjalët… Analogjia është e qartë. Mision i papërmbushur.

Tani toka, qëështë gjithnjë pasqyrë e qiellit, u bën jehonë këtyre trilleve klimatike prej muaji mars. Është një tokë e ndryshueshme, e vijëzuar si shpinë hijene, herë e majme dhe pjellore, e thellë , e pasur në humus, amë drithrash; herë e thatë dhe koprrace, herë e irnuar me moçalishte, herë e lajluar me shkëmbinj si fantazma.14

 Serpe/simbolika e nënkuptuar e gjarprit.

Ky emër simbolik përcjell përjetime drithëruese pezhorativetë cilat konfigurohen në përthyerjet e mprehta të stilit të Konicës.Serpe-rimerr dhe  argumenton një thyerje të beftë të

_____________________________________________________________________________________________________________

14Indro Montanelli, SHQIPËRIA NJË DHE NJË MIJË,55, Tiranë, 2005, fq. 118 (Përkth. Aurel Plasari )

mbishtresimeve ndërtekstore  të reminishencave pagane, si edhe atyre të ndikimit biblik apo mitologjik popullor,duke u bërë simbol i imazhit të “udhëheqësit” aventurier, mashtrues, demagog,i cili përfaqëson interesat e ngushta të tribuve, por gjithsesi këto ngjyrimeve të reja  mbeten gjithashtu brenda konotacione të dukshme negative për horizontin e pritjes.

Dhe ashtu një ditë vere na zbriti në Paris një negër i ngarkuar nga bashkëvendasit me misionin që të punojë për lirinë e Zullulandit. Ky njeri iquajtur Denizullu Serpe, kish udhëtuar në Afrikë të Veriut dhe kish qenë ca kohë shërbëtori Dervishëve të Sudanit… kish mësuar mjaft fjalë nga të dy gjuhët e tyre. Si u prishnë Dervishët në Khartun dhe në Omdurman, Denizullu – Serpia u kthye në Zulluland , ku menjëherë fitoi, s’dihet se si dhe pse, një emër të madh si diplomat dhe njeri i ditur. (Po aty, fq.203)

… po nuk na dhatë ne pavarësi, punët do venë keq e më keq dhe mendoni mirë, e ta dini se unë e dua shumë paqën, pra mbetem me respekt /Deni Zulu-Serp/ Ambasadori nga Zululandi në Paris. (fq.205-206)

Por, nga etimologohet ky gjarpër? Gjarpri pagan, gjarpri biblik, gjarpri dukagjinas, gjarpri arbëresh, mbrojtësi i vatrës, ruajtësi i varrit, kryepar i fisit ilir, joshës i mëkatit, personifikim i plleshmërisë, simbol i mënçurisë dhe i së keqes është i pranishëm e i endur mjeshtërisht në dhjetra motive. 15

Në lëndën narrative tëKonicësSerpe/ (it.), /gjarpri është anathema, zotëruesi isymbolittë triumfit, regresit, zvetënimit, vetasimilimit denatyral të një kombi me histori tragjike të lashtë. Kjo figurëështë ngritur duke degraduar nga koncepti i drejtpërdrejtë i gjarprit si objekt-gjallesë, e cila shenjon kryesisht frikën nga helmi a vdekja e sigurt, te gjarpri si pjesë e mitologjisë shqiptare, ose te simboli biblik apo te totemi ilir i zanafillës mbi gjarprin / mbrojtës të vatrës/shtëpisë, cili transfigurohet nëpërmjet procedimeve intertekstuale kryesisht si subjekt (negativ) njerëzor.

Polivalenca funksionale e kuptimore e kësaj figure ështëtransfigurimi nga figura e drejtpërdrejtë e mitit ilir si kafshë e shenjtë.

Po t’i referohemi konceptit të Northrop Fraj theksojmë: Simbolet,dihet se janë jo vetëm figurat më përgjithësuese, por, në letërsi, janë, thuajse, të vetmet figura gjithëuniversale, mbarëkombëtare, qofshin mitike, historike, letrare. “Ato mbartin motive, përfytyrime, koncepete, vetëdije njerëzore, kuptime dhe situate shumëshekullore dhe të gjithëhershme”16

Skema e përmbysur e strukturave simbolike e bën Konicën eksperimentues original dhe të suksesshëm të terreneve letrare të pashkelura më parë.

 ________________________________________________________________________________________________________

15 Koçi Petriti, “Në poetikën e Martin Camajt”, Tiranë, 1997, f. 103.

16 Northrop Fraj, “Anatomia e kritikës”, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 94.

 Thërrmijëzimi simbolik i leksemave kyç të“4- përralla nga Zullulandi”:

 Një Ambasadë e Zulluve në Paris

Nr. Leksema – kyç

 

Simbolika moderne universale Simbolik e përmbysur kontekstuale
1. Lumi, rrjedha, uji Shenjtëri, vazhdimësi, përtëritje, shërim, progress, jetë që rrjedh Ndarje, pengesë, lamtumirë, largim

kërcënim për jetën

2. Ura që bashkon brigjet Bashkim, lumturi, fat, afrim shpirtrëror Tejkalim pengese, strukje në vetmi e meditim
3. Shpella, nata Koracë mbrojtëse nga sulmet; prehje, qetësi, romancë nëndritën e  hënës Vetizolim, monolog, shndërrim në hije të vetvetes, zhgënjim
4. Kënga patriotike dhe vallja Identitet, pathos, shpirt liridashës, dashuri për atdheun, ideal, dritë, shpresë

 

Degradim, dhimbje, përçudnim vlerash, bjerrje, zvetënim, errësirë
5. Boriga dhe dushku 2-grupimet e mëdha fetare, bashkëekzistenca shpirtërore në paqe dhe harmoni Primitivizëm, luftë, përcarje, gjakderdhje, regres
6. Lulet, trëndafilat, dafinat,ujët e ftohtë Dashuri, lumturi, adhurim, begati, liri Gjakosje, dëshpërim, shtrat i vdekjes
7. Maja Arritja e qëllimit , sublimiteti Rraskapitje, vetësakrifikim, vdekje
8. Leopardi, tigri, çakalli

 

Forcë, ngadhnjim, mbijetesë Metamorfozë shpirtërore me pasoja shkatërrimtare
9. Guri, shkëmbi, mali Forcë, soliditet, pathyeshmëri

 

Pengesë, cimentim i prapambetjes dhe errësirës shpirtërore
10. Vdekja Frikë, kërcënim, limitim biologjik iekzistencës sëqënieve të gjalla Fund i dhembjeve të zemrës edhe mijëra pësimeve që vuan mishi i njeriut

 Përzierja e regjistrave stilistikorë:

Stili i ulët:Zulluland; zullu negër të mëdhenj; të fortë; të egër; të tërbuar; gjakpirës me famë; u zgjoi oreksin zulluve; rrota e fatit; Denizullu- Serpia; tallje;kryelartësi të madhe; u grisnë së qeshuri;vërshëlleu, kërceu,, këndoi, u hodh; të rrjedhën togje-togje negrë me bandiera; “eja Xhozefinë”; me sy të zgurdulluar; me çape madhështore; turmë e përgjakur; “unë dua një vashëzë/një vashëzë të shëndetshme”;naftë të dehur; kurva zhurmonjëse; kafene të erëta limanesh; boriga; dushku; në kul të dehjes patriotike; ca ulërijin; ca kërcenin; ca këndojin; të qëlluarit e matur të nja pesëdhjetë çekanëve mbi tepsi prej bakri;valë zemërimi murmëriti;I helmuar; tallje sheshit; I grisur; I përgjakur; I dërsitur; I lodhur;mos dehuni me moskuptime;të cekët; të paditur;guxim barbar dhe i verbër;palla; negër i kërrusur; misërok i egër;ulërimë sie një çakalli; kafshët e pyjeve të Afrikës;gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marrëzie negre;jipnin zë të gjithë përnjëherësh;nakarin; zemërligësinë;Zgjebo;Turmë; heshtje akulli; bërtima; brohori;shenjë e një barbarie të thellë; e shkruar shtrëmbër;frikë; qark veskeq; turma po egërsohej;ulërinin; ta vrasim tradhtorin; dhe nxuarrnë pallat;vallën luftare të kërrusur; u sulnë nga pas; u ndez më tepër; shelg vigan i pagdhendur; vërviti Perëndinë;leopard; tigra;s’është gjarpër, është ngjalë;gomarica vjen vërdallë/ a do qumësht apo dhallë?;babdi; dandi; kandi; randi;vithe e bark; çupat nepërka;karikaturë; thyejta dhëmbin; të poshtër; gjakpirës; trushterpë;vend I mallkuar, I fëlliqur; që bie erë djersë dhe gjak;I sëmundjeve; I vrasjeve;të shpoj gurin; thyeva dhëmbët; tragjedi e fshehte, e errët;

Stili i lartë:elegancë stilistike; stil i gdhendur; Plug; një kolegj protestant në Cape-Toën; letrat e bukura klasike dhe moderne; autodidact i palodhur; libra të thellë; kulturë të rrallë; krijonjësi i vërtetëi lëvizjes kombëtare;komb me dinjitet;një vend të bashkuar; të lirë; të qytetëruar e me nder; kish ëndërruar; e dëshpërojin; Marsejeza;hije trishtimi, fat i çuditshëm;mrekullinë e mrekullivë; entuziazmë luftëtare; Anglia; Franca; me sy të mbyllur e kryeulur; i plagosur në thellësi të zemrës; trëndafilat, dafinat, ujët e ftohtë; lëndina;Psherëtiti dhe shtiri një lot ku është mirë dhe ëmbël tështrihet;kazma më fisnike; parmendë; drapëri; shoshë; furrën;e kam zemrën të mbushur me lot, sa s’qaj dot; dritë dhe mësim;psherëttit dhe shtiri një lot;triumfi;një hije dëshpërimi ngrysi fytyrën e Plugut; çupat engjëllore; ëndrrate mia;desha të lëroj shkëmbin; qetësinë e shpirtit; të qytetëruar; të lirë, protagonist i harruar;

Si përfundim mund të themi se Konica, guxoi të shkelë toka të pazbuluara në kontinentin letrar. Riformësoi simbolikën, bërthamat strukturore, larminë e stileve dhe i dha jetë risive prozaike, mënyrës së re të të shkruarit, nëntekstit, ironisë e satirës,duke u bërë kështu pararendësi më virtuoz i letërsisë moderne shqiptare.

                                                       *                    *                       *BIBLIOGRAFI

BENDA, Zhylien La trahison des clercs, f.80-81; Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit

BYTYÇI Sali, “Simbolet florike dhe zoomorfike në poezinë shqipe”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008.

EKO Umbeto, “Ironi intertekstualiteti dhe nivele leximi”, në: “Për letërsinë”, Dituria, Tiranë 2007.

FRAJ Northrop, Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë, 1990.

FINKIELKRAUT, Alain, DISFATA E MENDIMIT, Marin Barleti, Tiranë, 1999 (përkth. B. Shehu)

JUNG Karl, Një mit modern, Fan Noli, Tiranë, 2004.

KONICA, Faik VEPRA, Naim Frashëri, Tiranë, 1993,

MONTANELLI, Indro, SHQIPËRIA NJË DHE NJË MIJË,55, Tiranë, 2005 (Përkth. Aurel Plasari )

PAPLEKA Ndoc, Kulte, rite, magji, Tiranë 1999.

PETRITI,Koçi, “Në poetikën e Martin Camajt”, Tiranë, 1997

TIRTA Mark, Mitologjia ndër shqiptarë, Mësonjëtorja, Tiranë 2004.

Tirta Mark,Kulti i gurit ndër shqiptarët,Gjurmime Albanologjike,Folklor dhe etnologji ,Prishtinë 2001

 

 

 

 

Filed Under: Vatra Tagged With: dr. Yllka Filipi, Faik KONICA:Katër përralla, nga Zullullandi

Nëpër misteret e ditarit poetik të Adnan Mehmetit

September 9, 2016 by dgreca

1-adnan-mehmeti

1-libri-adnanNGA DR. YLLKA FILIPI/Ditari poetik i Adnan Mehmetit i mbushur me udhëtime në Tokën e Premtuar, është një mozaik kulturor shumëngjyrësh, dekriptues i natyrës, detit, qiellit dhe tokës, për t’i dhënë substancë kuriozitetit të qenies humane përmes syrit zhbirues të shkrimtarit e poetit që depërton në histori, antikitet e trashëgimi kulturore dhe horizontit të pritjes duke hyrë si në ëndërr, në shtëpi të mermerta; breza magjikë me filigranë ari, brigje shkëmbore apo shpella ku burojnë ujërat hyjnore, aty ku prehen poetët, dehur në magji të gjelbër, festa  dionisiake, homazhe, pikëllime, frikë, katastrofa natyrore e buzëqeshje që rrjedh që nga legjendat nën lupën poetike,  magji e mrekulli natyrore të cilat poeti nuk  i prekë me këmbë, por me shpirt. Ky libër është një ftesë për çdo kureshtar të përjetësisë dhe misticizmit të natyrës.

Nuk ishin vetëm romantikët dhe admiruesit e tyre që gjenin prehje e qetësi në gjirin e natyrës, me sa duket poetët e çdo kohe do të mbeten romantikë të përjetshëm. Po të huazonim P.B. Shellin (sipas romantizmit anglez) poetët janë legjislatorët anonimë të botës. Dhe sipas kësaj ligjësie rruzulli tokësor i ngjan një vegimi parajsor që shfaqet e rishfaqet në ëndrrat e njerëzimit mbarë.
Ky libër hap siparin e një shtegtimi nëpër çaste të paharruara të jetës duke shkelur në gjurmët e historisë amerikane, shqiptare e botërore, udhëtim pa infinit drejt Misisipi (Mississippi), Luisiana (Louisiana), Arkansa (Arkansas), Teksas (Texas), Alabama, Oklahoma, Ushington, (Washington, D.C.), Nevada, Nju Jork (New York), Merilend (Maryland), Masaçusets (Massachusets), Florida, Meksiko (Mexico), Kanada (Canada), Roud Ajland (Rhod Island), Nju Xhërsi (New Jersey), Pensilvania, Saint Martin (St. Martin), Kenektiket (Connectikut), Miçigan (Michigan)… e ndoshta ku i dihet në planete të tjerë të pashkelur ende nga njerëzimi, pasi poetët nuk udhëtojnë, poetët magjepsin hapësirat.
Buzëqeshja e lumit Misisipi, ky lumë – portë- e- parë për emigrantët evropianë dhe skllevëret e Afrikës, si edhe qyteti Xhekson (Jackson) ku rrjedh hijerëndë lumi Pearl, janë mbresat e para. Megjithë rebelimin e tij, lumi buzëqesh kryeneç, prej nga jo vetëm Mark Tueni por edhe poeti Adnan Mehmeti, kanë gjetur këtu frymëzimim për ta përjetësuar portretin e tij.
Lumi Misisipi kryeneç/ Nuk çlirohet nga dëshira e rebelimit.  /… e mallkojnë këtë gjarpër/ U futet fushave, shtëpive …/ Duke u vjedhur ëndrrat, /Vetëm gratë e përdala, /Hedhin mbi valët e tij / Grimca nga dashuria
 Ecim me një tjetër përshtypje:
Kujdes nga krokodilët! … u gjenda në qytetin Sulfur (Sulphur), banorët e saj në hell kishin hedhur krokodolin…  
Luisiana është vendi i kulturave të ndryshme. Por, më të shquar janë grupet etnike kejxhën, pasardhësit e një grupi frëngjishtfolës akadians nga Kanadaja, dhe krëol, njerëz me gjuhë të përzier frëngjisht, spanjisht, karaibe, afrikane apo me prejardhje indiane…
Për t’iu bashkuar më tej Paradës Mardi Gras, ku ngjyra lejla qëndron për drejtësi, e gjelbra për besimin, dhe ari për pushtet.
Poeti, metafora dhe librat janë një trinom i shenjtë. I magjepsur nga madhështia e Bibliotekës-Muze të presidentit Bill Klinton, autori motivon qëllimin e këtij udhëtimi një javor në shtetin Arkansa të SHBA, vendi i parë në botë ku Miniera me diamant është e hapur për publikun, Kapitoll Hill dhe Biblioteka e Bill Klintoit, apo Tre shtëpitë-muze të presidentit Klinton, përmasa të një burrështeti të famshëm.
Qyteti është i frekuentuar nga turistët në katër stinët e vitit. Në rrëzë të malit, në qendër të qytetit është ndërtuar hoteli madhështor, aty ku i kalonte netët Al Kapono. Duke kaluar natën në këtë hotel të shtrenjtë, seç m’u kujtua poeti Dritëro Agolli me poezinë “Në krevatin perandor”-shkruan autori.
Çdo vizitor, kam bindjen, kur vjen për herë të parë, pyet: Pse ky objekt në formë të objektit të gjysmëkryer?
Ndërtesa simbolizon urën e ndërtuar për shekullin e ri, për shekullin XXI, që Bill Klinton arriti të ndërtojë, të ndërlidhë, të bashkojë dy shekujt, me veprën e tij të madhe. Të vjen ndërmend Pallati i ëndrrave të Kadaresë, veçse ndryshe, në invers, pro njerëzimit, pro lirisë:
Kati i parë,…Këtu zë vend të rëndësishëm Lufta e Kosovës, … refugjatëve shqiptarë në Kosovë; karvanet e tyre në ikje nga shtëpitë, malësorët me plisa të bardhë me pamje të trishtuar, fëmijë të zhveshur, gra shqiptare duke vajtuar, paramiletarë barbarë serbë, 78 ditë rresht të bombardimeve të NATOS mbi Serbinë, mbledhjet në Shtëpinë e Bardhë nga qeveria amerikane, fjalimet e Klintonit për popullin e Kosovës, … duke shtypur butonin, arrin të dëgjojë fjalimet më kryesore për vendimet e Klintonit për luftën…
… vazhdon me tablotë nga Lufta në Bosjnë dhe në Ballkan, për të vazhduar në Lindjen e Mesme, në Afrikë, etj. Vlen të përmendet se çdo gjë që është botuar për Klintonin, apo qoftë edhe ndonjë letër që ka marrë nga njerëz të ndryshëm: nga shkrimtarë, nga artistë, nga sportistë…mundesh të gjesh nëpër stendat e bibliotekës. 
…
Kati i dytë, galeri të ndryshme. Udhëtimet e presidentit Klinton, pasionet e tij, sidomos në muzikë dhe sport, dhuratat e shumta dhe atraktive që ka marrë nga miq nga mbarë bota, etj., etj. 
…
Kati i tretë, është privat dhe ruhet nga sigurimi shtetëror. Ka dalje private gjithashtu, shihet si në pëllëmbë kryeqyteti i bukur litel Rak (Little Rock). 
…
Biblioteka posedon 2 milion fotografi, 80 milion faqe dokumentesh, 21 milion mesazhe dhe përafërsisht 80.000 produkte (sende, dhurata). 
– Yll të vetmuar që shkëlqen mbi Shtetet e Bashkuara, e quan poeti Teksasin, lidhur me imazhin e kaubojit.  Litarin e hedh lart në qiell, / Duke lëshuar një iso të shkurtër….
/ Kauboji i ngrysur/ Një re ogurzeze…/…Kafsha është e pushtuar/ Siç u pushtua kjo tokë me forcë. Vijojmë:
Alamo është shumë pranë qytetit të bukur dhe romantik, San Antonio… Kam shëtitur në shumë qytete, por për mendimin tim, është një ndër qytetet më të bukura në mbarë botën. 
…
Roller Coasters një ndër lojrat tërheqëse më të shpejta dhe më të frikshme në jetën time. Një dëfrim i shfrenuar, i papërshkrueshëm gjatë “fluturimit” të çmendur, bashkë me fëmijët dhe gruan time. 
“Kujtoni Alamon! /Një shtëpi e vjetër, / E zhveshur nga mobiljet, / Si klithmë që nuk ndalet. /…Fillon ngjarja e madhe / Sa dhembja e saj vrsastare.  / Të kaluarën nuk e përfillin në Teksas.  
Alamo – fortesë e qëndresës heroike në San Antonio (1836), nga dyqind burra të Teksasit, në përleshje për pavarësi. Të gjithë luftëtarët u vranë nga katër mijë ushtarë meksikanë. “Kujtoni Alamon!”, i referohet rrethimit të tyre.  Dhe më tej:
 “San Antonio”: /River Uolknëpër shekuj është si një lak /Mes për mes qytetit kalon si një fjongo e bardhë/ Lumi me shekuj nuk u pastrua aspak /Nga bekimet… (Aty gjindet Ura e Bekuar… sipas gojëdhanave, prekja e saj, sjell fat në dashuri…- Shënim i autorit).
Autori nuk mund të anashkalojë edhe katastrofat natyrore. Në Galveston në vitin 1900 nga uragani vdiqën mbi gjashtë mijë banorë të ujdhesës dhe kjo mbeti tragjedia më e madhe nga fatkeqësitë natyrore në SHBA.
Vijojnë vargjet tragjike në vazhdim: Lutet poeti, varen pemët, ngrijnë lotët nëpër degë…
“Pemët e rrëzuara”: /Lutjet e besimtarëve, / Varen në degët e pemëve, / ngrijnë në lot të akullt/…  
Vjeshta ka qenë kurdoherë objekt frymëzimi për poetët:
“Vjeshta në Lufkin”, Simfoni, gjethe, fustan, vals…  Në kopshtin tim gjethet bien një nga një nga pemët/ Si për t’u nënshtruar, /…Ndjeva dridhje të ftohtë …  Gjethet i merr era, për të mos i kthyer. …/ …/…Gruaja veshur me fustan të verdhë, / Vjeshtës i thotë ndiqmë/ …/Me një vals rreth trupit të saj. 
Vijojmë me “Sweet Home Alabama”. Ja si shprehet autori: Para së të bëhesha vizitor i Alabamës, më duhej që të bëhesha pak fëmijë, që brenda vetes, nuk e mbaja dot entuziazmin. Mbase isha bërë dhe një djalosh ëndërrimtar që në bankat e gjimnazit kërkon që të prekë tërë botën. Pse jo, dhe hënën dhe nëndetin. E kur një ditë prek një nga ëndrrat, atëherë dukesh se prek njëkohësisht një kokërr mollë të pjekur e të lakmuar nga të gjithë kalimtarët, por shumë më tepër shumë, shumëëëëëë. Vizita drejt Alabamës, tok me atë të Misisipit, ishte një dëshirë e vjetër. Kjo dëshirë e kahmotshme gjenezën e ka patur që kur isha gjimnazist. Oh, vitet rinore, të vikan këtu si një letër e largët që postjeri e ka harruar diku në sirtarët e një poste të largët e ja, një ditë kujtohet të ma sjellë. Nuk ka më pengje postjeri. Me kërshëri lexoja për ndasitë racore në shtetet jugore amerikane. Me ardhjen në Amerikë, m’u zgjua. 
Në Alabama, ku të gjithë rrugët të çojnë drejt portit Mobil (Mobile), një nga qytetet më të vjetra në Shtetet e Bashkuara, një qytet që ka një bukuri të rrallë. Autori përmend Mobil i cili një kohë shërbeu si kryeqytet i kolonive franceze, si edhe Rosa Parks, simbolin e femrës afrikano -amerikane për të drejta të barabarta.
Vijojmë drejt historisë indiane në Oklahoma nga të cilat veçojmë:
Është shumë e vërtetë që edhe poetët kanë një kod mençurie për vetveten kur duam të flasim për jetën e tyre.
Nuk mund të njohësh Amerikën pa parë Oklahomën. Atje janë rrënjët e historisë jetike së saj. Madje duhet që ta shohësh pëllëmbë për pëllëmbë, plis më plis, gur më gur, ditë më ditë… Duke kujtuar këto të dhëna, mendja më shkon sigurisht edhe në Kosovën time të pasluftës dhe peripecitë që na sollën armiqtë dhe kundërshtarët politikë. Ashtu siç i tha jo kongresi amerikan para një shekulli për ndarjen e Oklahomës, ashtu tha jo edhe për ndarjen e Kosovës. 
Duke kërkuar rrënjët e historisë së popujve të botës, autori grish der në dhimbje plagët e kombit të tij.
Presidenti Bush vendos një kurorë tek Varri i Ushtarit të Panjohur, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. 
Ndalemi tek Shtëpia e Bardhë. Gjatë luftës me Anglinë, në vitin 1812, u dogj, por u rindërtua duke ruajtur po të njëjtën arkitekturë: Uashingtoni është qytet që mban rekordin për monumente dhe muzeume. Ishin me interes vizitat tek Monumenti Uashington, Monumenti Xheferson, Monumenti Linkoln, Monumenti i Luftës së Dytë Botërore, Monumenti i Luftës së Koresë, Monumenti i Luftës në Vietnam,etj. 
Poeti bëhet nostalgjik, i rikthehet shekujve:
I ulur në shkallët e Kapitol Hill, duke përcjellur koncertin, seç u riktheva në histori. Nga ky tempull i demokracisë ku fillimisht u “përshpërit” për një popull të vogël në Evropë, të rrethuar me armiq, tani në fillimin e shekullit të ri Njeriu numër 1 i Shteteve të Bashkuara, presidenti Xhorxh Bush, çonë në Tiranë një mesazh se Shqipëria dhe populli shqiptar është një realitet i ri politik në Ballkan dhe më gjerë.  
Pë t’u ndalur në:
Ditën e të rënëve (Memorial Day) …drejt Arlington të Virxhinisë aty ku gjinden Varrezat…në anën tjetër të lumit Potomak përballë Uashingtonit. Atje flenë eshtrat e mëse 300 mijë amerikanëve të vrarë që nga Lufta Civile Amerikane rreth 150 vjet më parë. 
Nuk ka sesi të mos i këndojë poeti mallit dhe brengës për vendlindjen e tij:“Zgjuar”: Në Luginën e Preshevës, …/ Njerëzit e mi të mirë …/…/ Lundrojnë ndër ëndrra të bardha. /Buzëqeshjet iu treten…/ 
Autori e përshkruan Las Vegas-in si qyteti i pagjumë…. Aty i thonë se ka edhe shqiptarë.
 …bindesh se po iu ofrohesh “oazës së parajsës”. Palmat dhe bashkë me to mrekullitë në shkretëtirë…
 Poeti fluturon   për ca kohë me ëndrrat e bukurisë së qytetit… aq shumë drita. Drita. Drita. Vetëm drita. Darka romantike në katin 106, për çiftet që vallëzojnë në “qiellin e lumturisë”, duke zgjedhur simotrën e bukurisë së parajsës.
Por, ja edhe një befasi e këndshme. Alban – Albania. Teuta – Albania, Enis – Albania… a ka shqiptarë në Las Vegas? … vetëm në këtë Casino- mbi 70 shqiptarë:
 Më tej rrjedh madhështore nëpër faqet e ditarit poetik, Ujëvara e Niagarës, aty ku bashkohet Qielli me Tokën. Pas Ujëvarës Viktoria në Afrikë është e dyta në botë. Ujëvara na foli shqip: “Mirë se vini në Niagara”. …me fuqinë e dallgëve që të gllabëronin në prehër, si në ëndërr…ishte simfonia… një magjepsje.  Dhe kjo mrekulli luhet me mijëra vjet,  
 A është njeriu i lirë pranë natyrës? A është liria brenda njeriut apo jashtë tij? Kush e sjell lirinë të rënët apo të gjallët? Poeti aludon e vetvetishëm na vijmë ndërmend filozofët:
Njeriu-thotë Sartri, është i lirë, njeriu është liria! Në një frazë klasike ai thotë se njeriu është dënuar për të qenë i lirë… dhe se Liria është e tmerrshme! (Po, kështu kishte folur Kirkegardi për marramendjen e lirisë!)
Këtu kemi parasysh qenien në vetvete (l’en-soi) dhe qenien për vetveten (le pour -soi), pra njeriu krijon vlerat dhe nëpërmjet tyre vetveten si edhe imazhin e natyrës njerëzore. Brenda këtyre ligjeve universale alla-sartiane, autori ka zgjedhur procesin e krijimit të vetvetes, jo vetëm për veten, por për të gjithë njerëzit.[1]
Zgjerohet panorama poetike me Merilendin dhe qytetin Baltimore që na kujton poetin e madh amerikan Edgar Allan Poe i cili botoi këtu librin e tij të famshëm “The Raver”.
Masaçustes, … “djepi i Lirisë”- kujton autori. Më tej sjell një panoramë të letërsisë amerikane të pasur me shkrimtarët që jetuan dhe krijuan në këtë vend: Edgar Allan Poe, si një nga poetët dhe shkrimtarët më origjinalë; poeten Emily Dickinson, e njohur me fatin e botimit të poezive të saj; Ralph Waldo Emerson poet dhe eseist; Henry Wadsworth Longfellow poet, edukator dhe përkthyes. Profesori i njohur, më 1873, ka shkruar një poemë të titulluar “Scanderbeg”, të shqipëruar nga Noli:
“Nga kështjella shpejt ka rënë/
Flamuri me gjysëm hënë,
/Edhe populli shikon…
Një vëmendje e rëndësishme në vepër i është kushtuar Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë në Boston për të nderuar Nolin dhe Konicën.
Në vitin 2001 u formua Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane. Si njerëz të letrave shqipe zgjodhëm pikërisht 22 marsin për të vizituar Bostonin, sepse lidhej me figurën e Fan Nolit.  Katedralja e Shën Gjergjit është një vatër e emigrantëve shqiptarë. Që në hyrje të katit të parë, është i vendosur busti i Nolit, i derdhur në bronz…. Noli vazhdon të frymëzojë brezat. Tingëllon e gjallë edhe sot në Amerikë thënia e tij profetike “Rron or rron, e nuk vdes shqiptari!” Bashkërisht, anëtarët e shoqatës dhe bostonasit e vjetër e të rinj, shkuam tek varri i Fan Nolit dhe bëmë homazh nderimi duke vendosur lule. Varret e dy kolosëve, Fan Noli dhe Faik Konica, janë shumë afër njëri- tjetrit. Por, siç dihet, në vitin 1995, eshtrat e Faik Konicës u kthyen në atdhe e prehen në parkun e liqenit në Tiranë. Megjithatë, duke vizituar varrin e Nolit të madh, përkulesh edhe para varrit, ku pushuan për një gjysëm shekulli eshtrat e Konicës… 
Vargjet në vijim i janë kushtuar Konicës dhe Nolit:
Kthimi i eshtrave të Faik Konicës në Atdhe:
Ti, nuk mbaje pasaportë, / As biletë udhëtimi. /Mbështjellë me flamurin kuq e zi… / I tretur për Shqipërinë… 
– U vonova! 
– U vonova, pëshpërite duke shpejtuar… Udhë e mbarë, Kostandin! 
 “Me Nolin në Boston” (Në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston)
Me sytë e mi e pashë Nolin. /… shkallëve të Katedrales së Shën Gjergjit/ …/…/…/Duke u lutur për mëkatet tona:/ Kam festë sot, -tha.  /Vijnë nga larg, shkrimtarët…
Panorama thyhet me magjinë e Orlandos dhe Disni Uorld (The Walt Disney World Resort), në Florida:
… si ajo kështjella Sindorella në Disney World, për t’u futur në botën magjike, në botën përrallore, në botën ku sundon lumturia. Një qytet utopik që “përshpejton për të nesërmen”…
Dhe: Hasta la vista Cancun – një ektazë turistike. Perla e Meksikos, zhytje në ujërat e Karaibeve. Është vërtet një moment, që të ndalet fryma, nga koloriteti i peshqve, koloriteti i botës detare-shprehet autori. Miliona peshq të afrohen dhe notojnë në drejtime të ndryshme.
Asgjë nuk mund t’i nxjerrë më shumë në dritë detyrimet pa fund që ka njerëzimi ndaj zbulimit të hyjnores, pasi konstatojmë se asnjë mjet tjetër nuk mund ta verifikojë këtë të vërtetë të madhe e të rëndësishme.[2]
Në këtë rrugëtim pa fund hasim Tulum, qytet i lashtë Mayan me mure të trasha…para viteve 300 para erës sonë, piramida dhe tempuj, një formë të shkruari përmes… hieroglifeve… matematikë… astrologji dhe: XCARET, ishull i dikurshëm i civilizimit Maya, i ndodhur në xhungël… ku humb nëpër shpellat mijëvjeçare; zhytesh në fund të oqeanit për t’u mahnitur me bukurinë e peshqve, i hap sytë nën det dhe sodit një “parajsë” të çastit.
Hasta la vista Cancun! –përsërit poeti.
Vijon udhëtimi për në Kanada dhe kthehesh në historinë evropiane.  Niagra Fallas, Ontario, (CN Tower) ikonë e Torontos dhe simbol i Kanadasë.
Njuporti (Newport) me pallatet përrallore, nga ku futesh si në ëndërr në historinë e tyre të kahershme.
Vetiu të kujtohen nimfat e detit, Bijat e Nereut, Nerejdat në ujdhesat oqeanike: Le të ndalemi në njërën prej tyre. Shtëpia e mermertë, u ndërtua gjatë viteve 1888-1892, me më shumë se pesëdhjetë dhoma, e cila shërbeu vetëm si shtëpi vere dhe për koncerte.  
Festat Dionisiake dhe Vreshtat popullore, Fort Adams, më tej, Koncert i Valëve, në Atlantic City, Dallgëzohen mendimet, imazhet…A lëviz natyra në mënyrë të verbër? Qiell-Tokë-Qiell…

…

Filed Under: LETERSI Tagged With: Adnan Mehmeti, dr. Yllka Filipi, misteret e ditarit

Në vargjet e Rita Saliut lexoj historinë tragjike të kombit tim

April 18, 2016 by dgreca

Poezia e Ritës është filtër persiatjesh historike- (Agim Gjakova1)/

 Shkruan: Dr. Yllka FILIPI/

Në katedralen e Shën Gjergjit në Boston, një ditë të ftohtë dhjetori vitin që lamë pas, (me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit), takoj midis të ftuarish nderi, poeten dhe humanisten Rita Saliu, e cila me modestinë dhe fisnikërinë që e karakterizon, më dhuron vëllimin “Ndjenjë Perëndie”. Nga fleta në fletë, nga vargu në varg, në çdo fjalë, në çdo shkronjë, rritej në sytë e mi, skalitur e gdhendur deri në detaje, nga pena e mprehtë e poetes, imazhi i gjysmës së atdheut tim Kosovës, Zonjës së Rëndë Dardane, mbretëria autoktone e së cilës u krijua që në shekullin IV, para Krishtit, gjë për të cilën shkrimtarët antikë tregojnë se trimat e saj në çdo rast rreziku kishin si veçori faktin se hidheshin të gjithë së bashku në sulm, e po ashtu, njësoj tërhiqeshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në shesh të luftës asnjë nga të plagosurit e tyre. Kjo zonjë hijerëndë, pjesë e pandarë nga trungu mëmë i Shqipërisë, gjithnjë në kërkim të lirisë dhe vetëvendosjes e ka larë historinë me gjakun e bijve të saj, prehur një pjesë në varreza masive, (gra e fëmijë midis), djegur e bërë hi shtëpi e bagëti, dhunuar e surgjynosur njerëz të pafajshëm, popull liridashës, popull të thjeshtë jetëdashës, dhe nisjen e një karvani të gjatë të mijëra familjeve në një rrugë pa kthim, natës së zezë të historisë së vetëdijes së saj.  Në brendësi kujtimet/ e një romani të kohës zezonë/ damarë mbyllur/ E shtrenjta Toka ime/ Ti je dashuria e vetme dërguar nga Zoti/ Emrin ta njoha nga koha/ e vjetër mijëravjeçare… m’u dridh shpirti nga lëngata… (Ndjenjë perëndie, po aty, fq.3)

Studiuesi Reginald Hibbert shprehet: Shqiptarët janë ndër  popujt më të vjetër të Evropës, por vendi i tyre është një nga shtetet më të reja të Evropës. Të jesh kaq i vjetër dhe njëkohësisht kaq i ri, është një farë fati i keq.*

Ç’është kjo histori? Përse ky tragjizëm në kërthizë të Ballkanit? Shtegtares shqiptarodashëse Edit Durham, “Mbretëresha e pakurorëzuar e Shqipërisë”2, i ka tërhequr vëmendjen madhështia dhe tragjizmi i këtij populli të lashtë, i ndodhur përballë lakmive të pafre pushtuese të Malit të Zi, Sërbisë e Greqisë. Duke depërtuar në thellësi të shpirtit dhe karakterit të popullit shqiptar ajo filloi ta ketë për zemër, e të bëhet jo vetëm një vrojtuese e mprehtë dhe përshkruese e hollë e jetës së tij shpirtërore, begatia e traditave dhe zakoneve të bukura, ngjarjet dramatike e tragjike të jetës së tij, lindjet, dasmat, vdekjet, por ajo e ndjeu për detyrë të bëhej zëdhënëse e të drejtave të tij të nëpërkëmbura, duke zhveshur në sy të Evropës së qytetëruar masakrat mbi këtë popull, edhe pse shumë dyer nuk ju hapën kurrë.

Shtegtarja shqiptare e përtej oqeanit Rita Saliu, me shpirt e zemër në Dardaninë e të Parëve e të Tashmëve të saj, verbuar nga nata e terri që zemrën ja mbushën me lot, lëshon klithma të bardha lutjesh:

 

Lërmë të shkoj në Dardani/ Që ma përflakën/ Që ma plakën/ Që ma përgjakën lakmitarët/…/ Se vetëm atje për mua hëna ndrit/…/ Toka ime ka nevojë për varrin tim / Unë për prehjen që më fal …/…/ se akrepat e orës gëlltisin jetën/ lërmë të shkoj…(Lërmë të shkoj në Dardani, fq.51

Simbolika e Hënës, mbush me dritë imazhin e atdhut, si dheu i të parëve: varri i tyre-varri im dhe anatemon me leksemat foljore të përshkallëzuara: Përflakën/ plakën/ përgjakën/ si dhe me kryeleksemën anatemuese lakmitarë- (akrepat e orës që gëlltisin jetën).  Përforcohet më tej:

Re të ngatërruara me borën e parë/ Lufta e kuajve vrapuar pas kocit/ shqetësuar më kanë/ Ku uji zjarrit i jep shpirt…/ Pastaj rreth syve mavi / prej lotëve të orëve të natës/…/ ta zbraz zemrën/ të mos e le të vuajë /…/ Çel o luleborë/ ago dhe ti, o dritë/ Se nata e terri verbuar më kanë…(Sot bora më ngrin, fq.6)

Por prapë nuk dorëzohet, mbahet fort, vazhdon të mbetet zë kumbues i Dardanisë, i Kosovës së dashur. Edhe pse frymëmarrja e lodhur skamnorësh/ Më bën të zverdhem/ Dufin ma akumulon, gjakun ma ngrin/ Por përtokë nuk bie./…/ Vazhdoj të mbetem zë kumbues… (Kuptimi i mëmëdheut, fq.8)

Përshkallëzimi i dhimbjes vjen gradualisht, kap shpesh shpërthime të parakohshme, bie në qetësi, si qielli pas furturës, mbushet sërish me re e bubullon nga dhimbja, me shpresën tek Zoti: Herë në formën e vetërrëfimit, hërë si dialog i brendshmëm, (ku zëri i heshtur i atdheut i bëhet palë), herë si lutje, herë si revoltë dhe herë si përulja e një një mëkatari të vdekshëm që kërkon thjesht një bekim për të vazhduar të ecurit e zakonshëm të popullit  të saj: Pranë meje një tufë lulesh të venitura/ Ankohen apo/ Kërkojnë frymëmarrjen e vendlindjes/…/ Çdo ditë i lutem Zotit/ Në gjuhën që e njeh bota/ Në gjuhën e Perëndive / Kam nevojë për ty/ ta shëroj më lehtë thellësinë e dhembjes. (Lutja, fq.10)

Evokohet e kaluara, dhimbja, të rënët, nderim për luftëtarët e lirisë:

…/ Duke ndërtuar ura bashkojnë brigje/ Dhe bëhën flamuj të të gjitha kohërave/

 (Luftëtarët e lirisë, fq.11)

As diktatorët më të egër të historisë gjatë kohërave të rënda historike nuk e kanë mohuar dot të drejtën për liri të popullit shqiptar të Kosovës, shkëputur pabesisht e padrejtësisht nga trungu mëmë, plagë që ende dhemb: Nga kjo luftë heroike që do të bëjë populli i Kosovës, kundër Fashizmit, kundër Merlikëve, kundër Mihajlloviçëve, do të lindë liria e vërtetë e Kosovës, liri që askush nuk do ta prekë… Këtej rrjedh bindja e patundur se s’do të ketë njeri që të guxojë të prekë lirinë e popujve dhe vetëvendosjen mbi fatin e tyre. (E.Hoxha)3

Përdorimi i njëjësimit në funksion të shumësit, tkurr portretin e përvuajtur të të gjithë kombit brenda një imazhi të vetëm, atij të Të Mjerit. Vërejmë analogjinë: Populli shqiptar-(i mjeri); Aurora (Agu i diellit, lindja e lirisë)- në Prishtinë (Kryeqyteti i Dardanisë së zërit poetik); Ai-Unë, në lidhje simbiozë,  (ai ma lexon dhimbjen), unë- kuptoj më mirë se kushdo përgjakjen e tij nga kamxhiku i lirisë: Frika mposhtjet nga heshtja; heshtja në vetvete është sfidë prej un-it tim, sfidë prej meje e dhimbjeve të tij- të të mjerit – në rrafsh universal  të popullit tim shqiptar në trojet e veta.

_________________________________________________________________________

Përtej dritareve të “Aurorës ” në Prishtinë/, ai lexon dhembjen time / Ngrihet në këmbë/ Dal jashtë e lagem në shiun e dëshpërimit/ Pse askush nuk do ta kuptojë kur tregon/ Sa i rëndë ishte kamxhiku i robërisë./ Hedh frikën prapa si shaminë bartur/ marrë heshtjen e tij qëndisë me zë/ Dhembshurie/ Barkut të uritur ja mundi dhembjet… (I mjeri, fq.12)

Poetja kalon në retorikë tronditësë më pas. I lëkundet shpresa: Por… nuk di si do ta ketë fundin i mjeri?  (I mjeri, fq.12)

Kërkon ndihmë tek Zoti, pas një intimiteti-trup-shpirt me dritën hyjnore, larg atdheut, larg njerëzve të dashur, në përpjekje të largojë vetminë.

Në shtëpinë e trupit tim/ fola me vetveten e dritën hyjnore/ Sa për ta mbytur vetminë (Mëngjes në mërgim, fq.13)

Merr forcë, rikthehet si romantikët e dikurshëm duke gjetur prehje larg brengave, mallit, dëshpërimit, në gjirin të natyrës, pranë një gurre në Marash. (Vini re përdorimin e dendur të toponimeve, duke materializuar mungesën fizike të Atdheut!) Paralajmëron ngadhnjim, lavdinë shndërron në këngë, shpresa triumfon. Nënteksti: E ardhmja do të mbushet me diell.

Te gurra në Marash një zog këndonte/ Gurgullimës së ujit Kristal/ paralajmëronte ngadhjimin/ Lavdinë duke shndërruar në këngë. (Peizazh, fq.14)

Çastet poetike, ashtu si vegimet e ëndrrës nuk zgjasin shumë. Evokohet historia e mbushur me gjak. Poetja klith në kupë të qiellit të vetvetes. E dyzuar Rita- njeri (humanizmi përthyer në lutje të vazhdueshme për vuajtjet e kombit). Rita – poete (ndjeshmëria e lartë, zbërthimi i skutave më të thella të shpirtit dhe konvertimi i lotëve të zemrës në verb):

Në kupë të qiellit thirra me vete/, Trupa të pajetë preka me shikime/ Dhe ndjeva mungesë oksigjeni/ …/ (Dashuria nuk planifikohet, fq.15)

   Simbolika e Shqiponjës konoton Kosovën, Zonjën hijerëndë, me krahë të prerë vazhdimisht. Kulla e lirisë mbulohet nga bora e dëshpërimit ndër kreshta, qielli merr flakë nga rrufetë, poetja mban frymën, truri të mos i pëlcasë.

Kudo në tokën time të lashtë priten krahët e shqiponjës/ të kësaj zonjë të rëndë/ dhe të kapitur thyer krahësh…/ nesër do të ikin njerëzit/ me krah të thyer duke u ngutur/…/ e jeta rrëshqet tinëzare/ Nga lugjet e maleve bien rrufetë/ prapa kullës së lirisë/ borë dëshpërimi zbardh kreshtat/…/ Mbi ty Zonjë…/ Përçues të tensionit të lartë/ qiellin shndërrojnë në arenë flakësh…/ Unë mbaj frymën/ truri mos më pëlcas…(Në tokën time të lashtë, fq.20)

Shpirtit poetik i mungon vatra, oxhaku, ai lutet, qan, nën ngricën e oxhakut pa zjarr dhe askush nuk mund ta dëgjojë në vetminë e largësisë ku ndodhet, djeg vetveten, rilind si Nositi në formën e lutjes, ankthit, ofshamës: vini re metamorfozën kontekstuale të dyfishtë:

  • Nga zjarr (supozohet që oxhaku të kërcasë nga zjarri bubulak) – në ngricë shpirtërore, përmallim, këngë të përlotur: Oxhaku nën hije u bë ngricë…
  • Metamorfoza e un-it poetik nga qenie humane në lutje, ankth, ofshamë: E unë jam shndërruar në lutje/ ankth e ofshamë jam bërë…

Oxhaku nën hije u bë ngricë/ larg ikëm, larg/ se vetëm shpirtin e shpresën i lamë pëng në vatër/ duke djegur vetveten/…/ As qiell, as diell/ s’na dëgjuan/ vajin, as këngën e përlotur…/ E unë jam shndërruar në lutje/ ankth e ofshamë jam bërë…(Pa titull, fq.22)

Intuita poetike sintetizohet me ndjeshmërinë e lartë të shpirtit humanist prej nga burojnë metaforat tronditëse: ditë të zverdhura, brenda zemre shtrydhur, në mure të padukshme. Forcohet panorama e errët nga similituda në vijim:

Mbi supe heshtat e luftës/ duken si ditë e zezë/…/nuk di si ta filloj vajin/ Ditët e mia të zverdhura/ Brenda zemre shtrydhur/ në mure të padukshme/… (Mbi supe, fq.24)

Në të gjithë strukturën poetike kryetërthor vëllimit vemë re konstatime rrënqethëse që kalojnë nën filtrin historik, dëshmi e gjallë e tragjizmit të jetës së kombit: Njohuritë historike mbuloi harresa; sikur të mos ishin monstrat shkatërruese/ për të na udhëhequr drejt humnerës. Kur poetja thotë marr frymë thellë, për të zënë shtratin, togu para agut, rrëzohet nëntekstualisht dhe ngrihet kokëfortë leksema shtrat. Krijohet kështu paradigma: harrësë-shkatërrim- humnerë- shtrat.

Qytete më shumë të hutuara, sesa të trembura/ nuk është vetëm ky lajm i  keq/ Njohuritë historike mbuloi harresa/ Sikur të mos ishin monstrat shkatërruese/ për të na udhëhequr drejt humnerës/ Marrë frymë thellë për të zënë shtratin para agut. (Ata, fq.26-27)

Zbërthejmë leksemat kyç në vargjet në vijim: skelete- të vdekurit- varre- shkretëtirë- të sëmurë- ura të Djallit dhe e përmbyll klithma: Klithje- A vritet miku i shtëpisë? Të kujtohet skena e përgjakur makbethiane, klithjet ”Vrasje, vrasje!”. Retorika në pyetjen a vritet miku, pasi botërisht miku është i shenjtë për shqiptarët, është një klithmë ekuivalente a vritet vetvetja, por edhe më keq se kaq, a vritet e përçudnohet shpirti? E adhmja e kombit?

Skelete të murosur/ ku i kanë varë të vdekurit të ngritur prej varresh nga dëshpërimi/ Mund të vdesim zgjuar / të vdesim në shkretëtirë/ të sëmurë nga ëndrrat/ duke kaluar urave të Djallit/ duke këlthitur/ …A vritet miku i shtëpisë? (Merreni me mend, fq.36)

Ky është mallkim! Vijojmë me leksemat përforcuese: Të mallkuar-thërrime-lot-mund-gjak. Është një itinerar pa pikëmbërritje, si një udhëtim në hapësirë drejt zhbërjes së vazhdueshme. Ajo çka mezi arrihet me mund, thërrmohet me gjak e lot.

Të mallkuar / poshtë e lart/ zemra më  bën thërrime/…/ me mall e lot/ me mund e gjak (Metropoleve të botës, fq.36)

Evokohet e shkuara heroike në vijim: Jo më kot Bajroni do të mbetej gojëhapur nga trimëria e shqiptarëve: Të rreptë bijtë e shqipes, armiku ua pa kurrizin ndonjëherë? Pa ia kthyer kujt shpinën-portretizon Rita Saliu: Zhvendosim leksemat kyç: Trimat-ballëpërgjakur-zemrat e plagosura- krushqve. Leksema përmbyllëse krushqit, është kurorëzimi i misionit final, lufta dhe vdekja, e shkuara tronditëse sfidohen nga shpresa e rilindjes së një jete të re, e ardhmja që prin!

… trimat ktheheshin nga betejat/pa ja kthyer kujt shpinën/ me gjokse e ballë të përgjakur/ Në duar mbanin zemrat e plagosura/ Derisa u prinin krushqve (Dikur, fq.38-39)

Autoren e shkrin malli për Tokën mëmë, për natyrën e virgjër: Përvëlohet e niset rrugës për në kullë, me shpresën të arrijë…Rrugës i duhet të mbrohet nga rrebeshet e kohës së egër. Konstatimi therës malli shkrin gurin i jep nota të forta tronditëse gjithë poezisë e cila e kapërcen tematikën e mallit, si mall i un-it lirik duke u kthyer në mall universal të çdo shpirti të ndjeshëm ndaj fateve kombëtare të atdheut të vet, në luftë e paqe, ndaj merr rrugën drejt kullës, me kurorën e lavdisë së kombit në krye (simbolika e shamisë së lidhur kurorë). Edhe pse e përplasin rrebeshet e kohës së rëndë, përdorimi i sintagmës foljore dua të arrij, tregon se un-i lirik është shumë këmbëngulës, i vendosur të arrijë ne destinacion.

…Fuqia e shpirtit/ përvëluar në zemër/…/natyrë e virgjër toka jonë/ largësi malli/ Kohë hapësirë/ Malli shkrin gurin/ Mbrohem nga rrebeshet / E kohës së egër/ Udhëhiqem përtej shtegut/ me shami lidhur kurorë/ Rrugës për në kullë/ Dua të arrij. (Rrugës për në kullë, fq.42)

Planet e ardhmërisë e kanë pikëprerjen tek simbolika e dasmës. Në bazën e trekëndëshit barabrinjës rri hijerëndë Jeta, në kraharorin e copëtuar të së cilës pikasim brinjën AC-Luftën dhe brinjën BC-Paqen, AC- i takon të shkuarës së errët (sa t’i shporrim të huajt) dhe CB- të ardhmes dhe shpresës ( do të bëjmë dasëm të madhe). Brinja ac- (majtas kulmit) është kryengritja, brinja bc (djathtas kulmit) është liria, porta e luleve. Në bazë rrjedh i qetë lumi Valbona, rrjedha e pandalshme e jetës. a∆b Formula e mosbarazimit a+b>c; a+c>b; b+c>a. Shuma e këndeve të brendshëm është gjithmonë 180 gradë, përqark një rrethi të brendashkruar vicioz ku shtillen, përplasën, kacafyten e bien në ujdi, në marrëveshje të heshtur e shpesh të rreme, vdekja, jeta dhe shpresa. (∠A+∠B+∠C=180), nga ku Perimetri, analogjikisht graviteti i ardhmërisë është i barabartë me shumën e tre brinjëve, pra: P = a+b+c, pra luftë + paqe + lumë që rrjedh… Në këtë formulë absurde është pagëzuar vdekja, jeta dhe shpresa e kombit shqiptar.

Sa t’i shporrim të huajt/ Do të bëjmë dasëm të madhe/ Kur kryengritja të përfundojë/ do të shihemi te porta e luleve/ Më prit se do të vij/Kur koha s’i mbyll plagët/ takohemi te lumi Valbona. Shihemi te porta e luleve (N.Kelmendit, fq.43))

Lëvizjet dhe luftërat e shqiptarëve nuk janë kryengritje “njerëzish të egjër”, kundër qytetërimit, siç e paraqesin disa, dhe as pjellë e gishtit dhe e qëllimeve të agjentëve të huaj, sikundër i prezantojnë të tjerët 4,-  do të shprehej Dimitrije Tucoviqi.

Me zërin e zemrës, aty ku fryn ky fllad i ngrohtë që pjek qershitë në muajin e tyre në qershor, shpirti poetik kapërcen male e dete, fluturon drejt qiellit të vatrës, si Marathonomaku antik i cili jep lajmin dhe vdes! Kjo është nga ato vdekjet e lumtura të mezipritura, si në shtratin e ngrohtë të nënës; Vemë re kujdesin artistic me të cilin autorja mbështjell numrat. E ka nisur numërimin kah një kohe të gjatë dhe gjithnjë i del një varr më pak, në mëmëdhe: Të mos jetë një varr më pak! Çfarë pikëllimi të thellë ka ky konstatim! Kuluaret  e botës nuk kanë asgjë mëmëdheu, përpos ëndrrave: ndaj Ibri rrjedh vajtueshëm, ata që e deshën atdheun kanë hyrë në përrallë! Lind pyetja? Po tani? Është kjo akuzë? Pamjaftueshmëri, dilemë? Qershitë piqen dhe në zemrën time, Fluturoj mbi male e dete/ për të mbërri në shtëpi/ para se malli të më bëjë shkrumb/ Ky fluturim është zë i zemrës sime/ Që nuk më lë të vdes në dhe të huaj/ Nën qiellin e vatrës sime/ Të mos ketë një varr më pak/…/ Shpirt dhe këngë nuk më lënë/ të tretem kuluareve të botës/ ku pos ëndrrave gjithçka është e huaj. (Kur vjen qershori, fq.44)

Ishte kohë e rëndë/kur njeriu vritej si një mizë/ E vetmja gjë që mund të hanim/ ishte shpresa dhe një  supë pa ujë/ Nga dritaret e errëta të shtëpive të djegura/ Nga urrejtja e atij që nuk e donim/ Numëronim arkivolet e drunjta/ që bartnin për në vorreza një pjesë tonën. (Njësoj, fq.47)

Ibri rrjedh vajtueshëm/shënon ndarjen…/ujit lulen e mallit/ Dita i ngjet natës/ Nata i ngjet korbit/gjaku i derdhur ruan kujtesën/…/Ata që mund t’i bashkonin brigjet/ kanë vdekur duke e dashur atdheun/ kanë hyrë në përrallë. (Te ura e Ibrit, fq.49)

Kuintesenca e gjithë vëllimit, në përimtimin e kujdesshëm të çdo lekseme të zgjedhur me shumë kujdes në verbin poetik, përmblidhet  brenda këtyre vargjeve: ”Shikoni zemrat dhe shpirtrat, a ka vend të vendosi apo të varë/ pak Shqipëri?/ Që të mund ta ndiejmë të gjithë?/ Zemra më çon përditë atje/”

Në vargjet e vëllimit “Ndjenjë Perëndie”skalitet me daltë të artë historia tragjike e kombit shqiptar. Filtri historik me të cilin poetja përimton gjendjet e trazuara shpirtërore janë dëshmi të gjalla të kohëve të rënda nëpër të cilat shqiptari ka vuajtur ndër shekuj, duke bërë fli bijtë e tij më të mirë, heronjtë, imazhin e të  të cilëve e kërkon sërish duke i thirrur nga largësitë për rikthim:

Ka njëqind njëmijë vjet/ Që presim kthimin e tij/…/ Gjarpëri ende na e përthekon trupin…/ …/Plagës sonë të rëndë/ I duhet dritë e diellit tuaj/ Eja para se vdekja të na sjellë tek ti … (Dedë Gjo Lulit, fq.53)

George Fred Uilliams, më 1914 do të shkruante: është tragjedi e madhe tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit evropian. Nuk është për t`u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdo lloj gërmimesh në tokën shqiptare që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme.5

Zbathur e mbathur eci për ta kapërcyer veten/ majat e dëshpërimit për t’i mundur/…/Gjersa bijtë e shqipes përplasen/ Logjeve të përgatitura pas shpinë/ Mua me dridhet buza e shpirtit/ fushën e të cilit e qëllojnë rrufetë /…/ ndërsa koha ecën si brenda dhe jashtë/ me opinga në këmbë dhe këpucë në kokë/ Rrugët e atdheut mëton t’i bashkojë (Zbathur apo mbathur, fq.55-56)

Mbinjeriu për të cilin u orvat Niçja, apo trajtat e të cilit ravijëzoi Migjeni, rikthehen në poezinë e Rita Saliut në formën e lutjes hyjnore për ardhjen e një Mesie, shpëtimtarit të botës:

Enigmat na mbulojnë si retë shterpe/ të ditëve të errëta/ sëmundja është e rëndë/ Lutem të lindet një shpëtimtar (Thonë, fq.58)

Heronjtë  e të shkuarës që autorja thërret në jerm, luftëtarët e trimat ndër shekuj, do të kthehen në vargjet e Ritës në një trup  e shpirt të vetëm, tek një shpëtimtar: Lindja është rikthim, lidhorja e foljes të lindet ekuivalenton me lidhoren e foljes të kthehet.

…dhe thanë: “ Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jesus që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell”   (Veprat e apostujve, 1:11)

      Rita Saliu evokon të kaluarën e lavdishme përmes vargjeve, heronjtë, lutet përmes lotëve të shpirtit për të tashmen dhe kërkon rikthimin e heronjve si Mesia, për të shëruar të ardhmen. Lutem të lindet një shpëtimtar– nënkupton-të rikthehet shpëtimtari/ shpëtimtarët, heronjtë!­­­­­­­­­­­­­­____________________________________________________________

5 Williams-George-Fred, https://history.state.gov/…,/ PREJARDHJA E SHQIPTARËVE, 1914

… dhe pa dy engjëj të veshur me të bardha. Ata i thanë:” O grua pse po qan”  Ajo u përgjigj atyre: “ Sepse e kanë hequr Zotin Tim dhe nuk e di ku e kanë vënë ” (Gjoni 20:12,13)

Që në titull e kryetërthor gjithë vëllimit poetit, vihet re lidhja e ngushtë me fuqinë supreme, lutja e vazhdueshme Zotit:

E shtrenjta Toka ime/ Ti je dashuria e vetme/ e dërguar nga Zoti /…/ Ti je e vetmja dhuratë/ dërguar nga Zoti/…/  Të qofsha falë, O Zot! (Ndjenjë Perëndie, fq.3)

Çdo ditë i lutem Zotit/ në gjuhën që njeh bota/ Në gjuhën e perëndive (Lutja, fq.10)

Ju luta Zotit të më dhuronte/ Një mëngjes të tillë edhe në Dardani (Mëngjes  në mërgim, fq.13)

Sëmundja është e rëndë/ lutem të lindet një shpëtimtar: (Thonë, fq.58)

Shi dashurie ka rënë për ne/  vetëm 5 minuta/ sa për të njomur kujtimin për Zotin (Vegim i lodhur nga vetvetja, fq.75)

Autorja nuk bie aspak në pesimizëm kur thotë: Shpresën e sëmurë na e prenë me shpatë/ (Vegim i lodhur nga vetvetja, fq.75) apo: Numëronim arkivolet e drunjta/ që bartnin për në varreza/ një pjesë tonën.           (Njësoj, fq.47)

Portreti shpirtëror i kombit në vargjet e Rita Saliut, gjithnjë paraqitet me nje pjesë të gjallë dhe një pjesë të vdekur. Është si një lloj drite që mbulohet pjesërisht nga errësira dhe një lloj errësirë që përflaket hera-herës nga drita. Ky dualizim i cili e ka shoqëruar kombin shqiptar pashmangshmërisht ndër shekuj, paraqitet më një realizëm therës absurd në thjeshtësinë gjeometrike të vargut, kur poetja, ngre gishtin tregues drejt vdekjes, nis numërimin dhe vetërrëfehet: Numëronim arkivolet e drunjta/ që bartnin për në varreza/ një pjesë tonën…

Po t’i referohemi periudhës bashkëhore të ekzistencializmit mbi çështjen e besimit në vetvete, do të shohim se Marrëdhënia midis Zotit dhe individit është një përvojë unike e subjektive.(…)Vetëm një akt besimi mund ta sigurojë individin ekzistues për lidhjen e tij vetjake me Zotin. Që ai duhet të gjejë vetërealizimin e tij tek Zoti, kjo gjë bëhet e qartë për njeriun kur ai zbulon pamjaftueshmërinë e ekzistencës së tij.(…)

Sipas Kirkegard e vetmja mënyrë për të kapërcyer hapësirën midis njeriut dhe Zotit, atë dallim të pafund cilësor midis kohës dhe përjetësisë, është nëpërmjet besimit. 6

gjumin tim/… ma vodhi trishtimi / Pasi pashë kullën/ Ma kishin rrethuar ujqit…/…/ Ankthi për të ndihmuar tokën mëmë e risjell Prishtinën afër shpirtit të poetes: ky nuk është një lloj ankthi apatik që të çon në mosveprim, përkundrazi: Këtu në ferrin tonë/ nuk di si të ndihmoj/ Lisat janë tharë e braktisur/ midis tyre do të mbijë fara/ sikur të rilindin të pavdekshmit (Këtu, fq.34)

Po sipas Kirkegard, pavdekshmëria mbetet interesi më i flaktë i subjektivitetit, ku për hir të objektivitetit, njeriu e injoron interesin rregullisht. Pra, sipas kësaj teorie pavdekshmëria është zhvillimi më i lartë i subjektivitetit.

________________________________________________________________________________________________

 

Si në këngë mëshire pyesin/- a gjetët sot punë?/ Ç’ka bëtë sot për nënën e largët?/…/… Dhe më bëhet se jam në Prishtinë (Mallëngjim, fq. 67-68)

  Ç’ka bëtë sot për nënën e largët? /…/… kjo pyetje, ky ankth, e ka munduar ndër vite çdo shqiptar të vërtetë, aq sa shpesh janë habitur e befasuar edhe të huajt me solidaritetin, shpirtdhembushurinë ndaj vëllezërve të të njëjtit gjak: Shfletojmë historinë:

Në trupin diplomatic të shtetit shqiptar në Argjentinë, në vitin’81, janë dhënë disa mendime nga ambasadorët e Austrisë, Greqisë, Algjërisë, Turqisë, Belgjikës, Meksikës etj. Disa prej tyre do të shtronin pyetjen: Ku e gjen forcën Shqipëria që i përgjigjet flak më flak’ dhe me forcë Jugosllavisë, tani që nuk ka mbështetjen e asnjë fuqie të madhe?8 Diplomatë të ndryshëm në vazhdim kishin vënë në dukje se mbështetja që Shqipëria i bën kërkesës së parashtruar nga populli i Kosovës është e drejtë.

Dhe kështu më shumë kundër se pro, më shumë lakmitare se dashamirës, e kanë përgjakur, shtrydhur, zvetënuar, historinë e të parëve të këtij populli liridashës në trojet e veta të kahhershme. Por, këto krime… që i vulos lufta më barbare e më e përgjakur që i ngjason luftërave të mesjetës, “këto nuk janë vetëm përroskat e gjakut në një anë, por edhe trupat e shprishur të të vrarëve, fëmijëve të pafajshëm, grave dhe të pafuqishmëve të popullit të Serbisë së vjetër (Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakut e deri në Nish, f.xh.),  faji i vetëm i tyre që është se i luten një Zoti tjetër, e flasin një gjuhë tjetër e mbajnë një emër tjetër dhe jetojnë në vatrat e veta shekullore… Këto krime të pafalshme nuk janë vepra të individëve nga urrejtja e tyre vetjake, por pjesë përbërëse e politikës nacionale të Serbisë, me një bindje kriminale që nëse e zhbëjmë këtë botë të pafajshme (shqiptarët pra, f.xh.) do ta heqim qafe armikun me të cilin në të ardhmen do të kemi problem” do të shprehej Tucoviq, (1881-1914) humanisti serb që kundërshtoi mizoritë ndaj popullit shqiptar dhe luftës për mbrojtjen e të drejtave universale njerëzore.9

Rita Saliu kujton me nderim figurat që dhanë dritë për kombin me punën e tyre: largimin e netëve të zeza, mjegullave, ardhjen e lirisë:

…/  Me bardhësi shkruante historinë/ Për të mundur natën kob të zezë/ Mjegullën për ta përzënë horizonteve/…/ Dhe shpirt i shqipes ishte në secilën stinë…/ S’e përkulën stuhitë/ as furtuna e kuqe s’e plandosi dot/ me një kryq të thyer në gjoksin e djegur/…/… erdhi deri te kjo kohë lirie. (Kalorës i bardhësive, Prof. Mark Krasniqit, fq.69)

Poetja ndien dhembje dhe krenari, për ikjen e hershme të poetit Ali Podrimja, Kudo në tokën që e rriti/ ka rënë dhimbja si nata e zezë/…/ për të dalë nga pylli i zi  i mërzisë/ ……Vetëm ai nuk rrëzohej kurrë/…/edhe kur bënte mot i lig/ edhe kur binin rrufetë (fq.71-72)

Në filtrin e persiatjeve historike, poetja përmes dëshpërimit të thellë kujton Gogotën, gjakun që u derdh: Deri në asht zhveshim dëshpërimin/…/ shpresën e sëmurë na e prënë me shpatë/ Në Golgotën që ndërtuam për kohën e sëmurë/…/derisa koha e paturpshme pret shiun e gjakut tonë të bie/…./

Pohimi dhe pranim i heshtur i dhimbjes në tokë të huaj: Duket se shi dashurie ka rënë për ne / vetëm 5-minuta/ sa për të njomur kujtimin për Zotin/…/… në një fushë të huaj (Vegim i lodhur nga vetvetja, fq.75)

_________________________________________________

 

Shpirti poetik ngërthehet fort pas trupit, duke e detyruar ta shkundë dhimbjen personale, te veshë zhgunën e rëndë të dhimbjes së kombit, ta mbartë atë zvarrë mbi supe, duke u përpjekur ta degdisë në humnerat e thella të së shkuarës, për të hedhur dritë në tunenet ku e ardhmja, se s’bën do të agojë: Rozhaja…/ është ende e njomë/ se frymon e rritet me frymën e vet… (Degë e këputur, fq.78)

Poetja portretizon flamurin mbarëkombëtar të Shqipërisë Etnike. Ky nyjëtim gjeografik brenda krejt hapësirës eteriko- subkonshienciale përfshin në kohë e në hapësirë, vetëdijen, universin simbolik të lirisë së shqiptarëve në shekuj:

Të ëmbël të gjej në Prishtinë/ më të bukur të takoj në Vlorë/…/ashtin e kujtimeve duke ma veshë me buzëqeshje/si me fustan të ri/…/ se pa ty më vret vetmia/ siç vret rrufeja një rrap të vetëm në fushë…(një e djeshme e afërt, flamurit, fq.80-81)

Risjellim në kujtesë fakte historike: Në marrëveshjen afatshkurtër të Mukjes (…) në formulimin që përmend kufijtë e vitit 1913, u zëvendësua me shprehjen “Për Shqipërine Etnike”. Në dokumentin përfundimtar nuk u përmend fjala Kosovë, por Shqipëri Etnike, dhe veç kësaj kjo të parashtrohej me dy-tre rreshta, tue e mbështetë në hartën e Atlantikut. 10

Është në subkoshiencën e çdo shqiptari të vërtetë ëndrra e brishtë e njësimit të trojeve të të parëve, trojeve Ilire, pjesët dërrmuese të të cilave kanë rënë pre e sulmeve të lakmive të të huajve.

“O, i njoh mirë unë shqiptarët”-u hodh e tha një zonjë, “janë ca njerëz  të çuditshëm me sy të kuq e flokë të bardhë”11

 (në anglisht përdoret fjala “albino*, që do të thotë abrash dhe prandaj trajtën angleze “albanians” për shqiptarët ajo grua e ngatërron me “albino”)

Mirëpo, Edith Durham, bashkëqytetare e zonjës në fjalë, do të shprehej për shqiptarët e veriut: Jeta e njeriut është e lirë, shumë e lirë. I thatë e i thantë, gjithë muskuj të fortë dhe i shkathët si panterë, shqiptari ecën me hap të gjatë e të lehtë, pa bërë zhurmë, sepse në këmbë ka opinga lëkure të lehtë, të cilat u puthiten shkëmbit, kur ai ngjitet lart… 12 Në imazhin e saj shqiptari ishte një krijesë që i donte majat, lartësitë, që ngjitej gjithnjë lart! Aty ku fle liria!

Emri Albanian që përdorin anglezët për shqiptarët vjen nga emri i një fisi ilir, Albanët, me të cilin lidhet edhe trajta “Arbërit”. Ndërsa emri “shqiptarë nuk lidhet me shqiponjën, por me ndajfoljen “shqip”, që gjatë mesjetës së vonë nisi të shënontë gjuhën shqipe e më pas edhe popullsinë që e flet këtë gjuhë. Nga kjo rrënjë vjen si emërtimi i shqiptarëve, ashtu edhe i vendit të tyre, Shqipërisë.

Vijojmë me konstatime filozofike në dialogjet dhe ngërçet me vetveten, mbi mallin, dhimbjen, këngën e nënës andej nga parajsa, si për të mbuluar me një garniturë të hollë drite, tragjizmin e brengës së popullit më të lashtë të Ballkanit: Çdo mëngjes në drekë, në darkë/ më lag shiu i dëshpërimit/ pse s’arritëm të jemi gjithmonë në atdhe/ të peshonim sa guri në vend të vet (Sonte me lag shiu i kujtimeve, fq.82) Më tej: Dëshirat, ëndrrat, ankthi/ na pështillen rreth qafe/ si gjarpri…/…/mërgimi na merr pas vetes e na nxjerr në breg mbuluar me dhembje… (Sot e gjithmone, fq.86) Si edhe: Të ikë gjumi nga ngërçet e natës/ këtu do rri dhe pak/ për të qenë gjallë/ të dëgjoj këngën e nënës /andej nga parajsa…(Ëndërr dritëruese, fq.89)

63- poezitë e vëllimit “Ndjenjë Perëndie”  të poetes dhe humanistes Rita Saliu janë 63-pika gjaku të derdhura nga shpirti për atdheun e të parëve, duke përflakur kujtimin e të rënëve, mallin dhe dhimbjen, dashurinë hyjnore për Dardaninë ilirike. Në çdo varg skalitet më daltën e artë të dritës portreti i Kosovës, Zonjës së rëndë Dardane dhe i bijve të saj të cilët, as rrufetë dhe as plumbat e hasmit nuk i mposhtën dot. Filtri historik i kohëve të rënda brenda absurdit të fateve tragjike të kombit, përndrit për më se një shekull luftën, të rënët, shpërnguljet, mallin, ashtin, lirinë dhe antihumanizmin famëkeq të  dyndjeve barbare të kohërave moderne mbi popullin liridashës shqiptar, si edhe vuajtjet e vazhdueshme të heroit lirik, (amaneti i patretur i të parëve të mërguar), për të sendërtuar ëndrrën mbi Të.

Besoj se edhe këtu në mërgim / Do ta sendërtoj ëndrrën për të.                                                        ( Ç’është kjo?, fq.50)

Vargjet e poetes kanë zë të lartë dhe pyesin se cila është e ardhmja e këtij Dheu 13.

 13 Musa Jupulli, Paris, Rita Saliu, NDJENJË PERËNDIE, po aty, fq.94

 II- Rita Saliu, poetja që shëron trëndafilët  e dhimbjes së atdheut/                 

Duke i lexuar poezitë e Rita Saliut bindesh, se në hapësirën tonë shpesh jeta ishte e qëndisur me pikla gjaku.-

(Ali Podrimja 14)/

Simbolika e Trëndafilëvë të Kuq në vargjet e Rita Saliut merr konotacione gjithëpërfshirëse brenda filtrit poetik të vëllimit “Ndjenjë Perëndie”.

Trëndafilat me shekuj kanë qenë pjesë e dhuratave dhe kanë simbolizuar apo shprehur ndjenja të ndryshme në komunitetet e mbarë botës, simbolika e tyre ka qenë në kombinimin e numrave edhe të  ngjyrave.Trëndafilat e  kuq janë simbol tradicional i dashurisë dhe  një mënyrë e denjë për të të thënë “të dua”, dikujt të shtrenjtë për ty. Simbolika zgjerohet më tej me zbehjen e ngjyrave, si simbol i mirësisë dhe elegancës, pafajësinë dhe pastërtinë, i nderit, nderimit, kujtimit. Shpesh me energjinë e tyre flakëruese, janë mishërim i dëshirës, entuziazmit, pasionit, emocionit e romancës së zjarrtë.

Semantika e simboleve kryesore: Lulja, kulla, vatra vërehet si një trinom, konceptim polivalent i simbolit bazë – trëndafilit. Polisemantika e niveleve të kodit poetik të çon realisht në një sinkretizëm konceptimesh : Trëndafilët në thelb janë kopshti i virtyteve, i lumturisë, i ngadhnjimit. Nisur nga kjo, simbolika disashkallëshe e trëndafilit në vargjet e Ritës, nuk lidhet thjesht me përsosmërinë, mirësinë, bukurinë, ndriçimin e ndjenjës, arsyes, dëlirësinë, por me dhimbjen, pikëllimin, mallin, vuajtjen (e të vuajturit), brengën, pasi brenda këtij vëllimi, trëndafilët rriten në tokën e ftohtë dhe janë ende të paçelur.

Trëndafili evokohet shpeshherë drejtpërdrejt si simbol i shpirtit poetik : trëndafili është shpirti i trazuar poetik. Përgjithësisht në opozicionin midis jetës dhe vdekjes, ai dekodifikohet si shenjues  i lirisë, por në krahun tjetër të përjetimit, ngërthen  nëntekstin poetik të dhimbjes. Pra kjo kundërvënie kontekstuale jetë-vdekje; liri-dhimbje; midis tyre do të forconte marrëdhënien midis dashurisë për atdheun e të parëve dhe  mallit për vatrën, kullën, duke bartur konceptet humaniste të idealit poetik, të përmbysjes, kundërvënies, e në kahun tjetër, të shpresës për ardhmërinë e ndritur të kombit: Polisemantika e trëndafilit të Rita Saliut, përftohet mbi bazën e sinkretizmit filozofiko – estetik; bart kumte të shpresës, ëndrrës, jetës së lirë të popullit shqiptar në trojet e të parëve të vet. Trëndafili  nuk shfaqet si shenjues i së bukurës, i ditëve të lumtura, i haresë, gëzimit, dritës. Trëndafili paraqitet në raporte opozicionale, si marrëdhënie midis luftës dhe paqes: Në këto kontekste polidimensionale, trëndafili merr vlerë të fortë simbolike unikale, ndaj strukturat poetike ku mbruhen idetë poetike, paraqiten të ngarkuara emocionalisht. Nyjëtuar sipas këtij pikëvështrimi trëndafili nuk shfaqet thjesht si simbol i mirësisë njerëzore që është e mundur të të shpjerë te shkalla e përsosmërisë në trajtën e lumturisë, por: si detyrë, obligim kombëtar, patriotik, e vetëflijues, ku shkrihet e shkuara, historia e kombit, e tashmja dhe ardhmëria në një trup e shpirt të vetëm, ashtu si kërcelli më rrënjën:

____________________________________________________________________

Dua t’i shoh trëndafilat/ me rrënjët thellë në token e vet… (Sa dua të jem atje,fq.16) – klith poetja!

Rrënja (thellë në tokë), e shkuara (e padukshmja vizualisht) – shpirti. T’i shoh trëndafilat (e dukshmja, trupi, dëshira për ta parë kombin të lumtur).

Trëndafili në simbolikën e Rita Saliut, e kapërcen nocionin e simbolit estetik dekorativ duke qenë i ngërthyer në konceptime filozofike që janë të lidhura me vertikalitetin e kodit poetik bashkëkohor, me thellësinë e mistikës së filozofisë së tij.

Poetja di të konvertojë konvencialitetin, figuracionin dhe fjalorin e poezisë folklorike, (rrafsh domethëniesh i kapërcyer në nivel bërthamash konotative), në një ligjërim të përsosur simbolik të vargut modern.  Trëndafili së bashku me kullën shkrihen në organizimet lirike duke u bërë bosht në krijimin e simbolikës filozofike. Ai përfshihet në konceptimet e jetës, vdekjes dhe të kohës të cilat janë jo thjesht si ndikim i misticizmit të traditës gojore dhe të burimeve filozofike të saj, por dhe si tipar unikal i poezisë. Trëndafili si simbol artistik rimodelohet në poezinë e Ritës në përqasjet midis jetës dhe vdekjes në funksion të “triumfit, ngadhnjimit mbi të djeshmen e rëndë të jetës së kombit”. Trëndafili rimodelohet në një tjetër trajtë;

  1. në trajtën e qershive të mallit për atdheun: Qershitë piqen edhe në zemrën time/…/ para se malli të më bëjë shkrumb (Kur vjen qershori, fq.44)
  2. Shkaku për pasojen: trëndafil- analogjikisht pranverë: Atje ku pranvera u kthye në këngë (Lërmë të shkoj në Dardani, fq.52)
  3. Zjarr malli, rrëzim e ngritje, rrënjë e degë dy mijë vjeçare, amanet për t’i ruajtur  e rritur: Tash e një shekull/ tash e dymijë vjet/ rrënjët për t’i ruajtur, degët për t’i rritur (“Dielli” dhe “Vatra”, fq.64) 
  4. në trajtën e pemës së lashtë të lavdisë, ku degët rëndohen nga lotët e nënës: Kur te pema e lashtë takoja lavdinë/ dhe pastroja sytë me lotët e nënës (Pejzazh, fq.14)

      Në përsiatjet filozofike trëndafili nuk shfaqet thjesht si simboli në kërkim të lumturisë shpirtërore individuale. Trëndafili simbolizon përsosmërinë, ndërsa rrënja tek ai është pragu i fundit tokësor në shkallën qiellore (kërcelli, trungu), për të arritur tek përsosmëria, gjuha e Perëndisë, Zoti. Po të thellohemi në mistikën e trëndafilit, trëndafil i paçelur (stinë e ftohtë-Toka) dhe analogjikisht trëndafil i çelur (Kopshti i parajsës, Qielli, Zoti) si simbol metafizik, bartës të së fshehtës së tharmit ngjizës: Zot-Njeri. Analogjikisht na vjen ndër mend panteizmi naimjan i cili e sheh zotin të shkrirë kudo dhe i shërben konceptit të shkrirjes në gjithësi me sublimen, madhështinë e krijuesit, modelin simbolik të parajsës- trëndafilishtë të poetit e cila, estetikisht shëmbëllen shkrirjen e parajsës hyjnore me atë tokësore. Ndërsa, po t’i referohemi Kantikut të Kantikëve hyjmë fare lehtë në parajsën e luleve, trëndafilit, zambakut, arave me grurë dhe të vreshtave e kopshteve me shegë e mollë, gazelave e kaprojve, të bukurisë fizike dhe shpirtërore të dy të dashuruarve në malet e aromave.

Kënaqësia ime është përmua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit. (1:14)

Unë jam trëndafili i sharonit, zambaku i luginave (2:1)

Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave (2:2)

I dashuri im është imi, edhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve (2:16)

Të dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjël, binjakë të gazelave, që kullosin midis zambakëve. (4:5)

Filizat e tua janë një kopësht shegësh me fryte… bimë…kanellë, temjan… aloe. Ti je një burim lulishtesh, pus ujërash të freskëta (4:13, 14,15)

Shokë hani, pini, po dehuni, o të dashur (5:1)

Buzët e tij janë zambakë, që nxjerrin mirra të lëngët (5:13)

Barku yt është tog gruri, i rrethuar nga zambakë (7:2)

Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës…qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve (7:7,8)

… se vreshti ka lëshuar lastarë…, nëse kanë çelur lulet e tij dhe nëse shegët kanë lulëzuar…(7:12)

Të kam zgjuar nën mollën ku nëna jote të ka lindur, të ka nxjerrë në dritë. (8:5)

Hyra në kopshtin tim… o nusja ime, hëngra huallin tim me mjaltin tim, piva verën time me qumështin tim.

Në vargjet e Rita Saliut, trëndafili i sharonit biblik, vera e mjalti, zambaku i luginave, pusi i ujërave, gazelat, mjalti, vera,  qumështi,  janë shëmbëlltyrë e përthyer kontrastuese e trëndafilëve të kuq të paçelur, gonxhes që pret të çelë, kopshteve të venitura, mungesë e dukshme lulesh, luleborash, zambakësh, lulesh janari, zogjsh, buzë lumbardhit, Valbonës, Ibrit, qershish, humnerash e lugje malesh, tokë e blertë e përflakur, qiell e arenë flakësh, pasione engjëjsh, kurorë ullinjsh, fije bari, shegë në vjeshtë, gotë vere e papirë, lisa të tharë, rrape të moçëm të vrarë nga rrufetë:

Çel o luleborë/ago dhe ti o dritë (Sot bora më ngrin, fq.6)

…një lule në verandë…/ lule që frymojnë shqip (Kuptim I mëmëdheut, fq.8)

… një  tufë lule të venitura ankohen…(Lutja, fq.10)

Ata duhet t’i lini të lirë si zogjtë (Luftëtarët e lirisë, fq.11)

Gonxhe që pret të çelë/ fushave të blerta të lirisë (Mallëngjim, fq.67)

Vetëm në një fushë të huaj/ ku gurë nuk ka, po s’ka as lule. (Vegim, fq.750

Me zjarr të kuq e flakë të zeza/binin mbi tokën time të blertë (Kalorës i bardhësive, fq.69)

Buzë lumbardhit zgjohet qyteti/ te gurra në marash një zog këndonte (Peisazh, fq.14)

Ajo (dashuria) Mbin livadheve të shpirtit (Dashuria… fq.15)

Dua t’i shoh trëndafilët/ e lulëzuar… (Sa  dua të jem atje, fq.16)

Pranverën të na  e përtërij, bukurinë me lule Janari/…/ As dashuria, as kujtimi që ruan dhembjen/ s’i bën të çelin trëndafilët e kuq (J.G, fq.19)

Shpirti im është krijuar/ për të dashuruar /me pasionin e engjëjve (Gjithmonë, fq.28)

Kurorën e ullinjve kërkova/ lulet e freskëta/…/ t’i mbledhim shegët në vjeshtë /…/ përkedhela çdo mur e gur/ çdo fije bari/…/Tok këndova bashku me ju/me një gotë verë të papirë…(Ballëdjersiturit, fq.30)

Lisat janë tharë e braktisur (Këtu, fq.34)

Pa ty më vret vetmia/ siç vret rrufeja një rrap të vetëm në fushë (Një e djeshme…, fq.81)

Lulet e kuqe të flamurit/zambak i bardhë i dashurisë

Do të bëjmë dasëm të madhe…/…/ do të shihemi te porta e luleve…/takohemi te lumi Valbona (Shihemi…, fq.43)

Qershitë piqen dhe në zemrën time/…/ para se malli të më bëjë shkrumb (Kur vjen qershori, fq.44)

Ibri rrjedh vaitueshëm/…/ujitë lulet e mallit (Te ura e Ibrit, fq.48)

Ngjyra e kuqe e trëndafilëve biblikë është zjarr, pasion, dashuri, lumturi, ngjyra e kuqe e trëndafilëve të Ritës është Odiseja e kombit shqiptar, e stërpikur  me gjak. Kërkoj liri shpirtërore/ Odise Kombëtar/ me mund e gjak, (Metropleve të botës, fq.37) – konstaton poetja.

Dhëndurët e nuseve në vargjet e Rita Saliut, shtatderdhur e të bukur si në Këngët e Solomonit biblik, kthehen nga beteja me gjoks e ballë të përgjakur, në dorë mbajnë zemrën e plagosur tek i prijnë krushqve…

Gratë e fshatit habiteshin/ duke shikuar nëpër bira të gardhit/sytë e tyrë të shqiponjës/ shtatin e tyre të derdhur/ harronin kurorat, harronin fëmijët në djep/…kuleçët e nuseve i merrnin fëmijët/ si rrotat i rrokullisnin nëpër pluhur/…/ trimat ktheheshin nga betetjat/ pa ja kthyer kujt shpinën/ me gjokse e ballë të përgjakur/ në duar mbanin zemrat e plagosura… (Dikur, fq.38-39)

Shpirtin e të dashuruarve biblikë e godet zjarri i dashurisë, shpirtin e poetes e godasin rrufetë:

… derisa mbështetem te rrapi i moçëm i shpresës/ Mua më dridhet buza e shpirtit/ fushën e të cilit e qëllojnë rrufetë (Zbathur…, fq.55)

Mbërritja në nivelin e përsosmërisë si qëllim i ndriçimit filozofik. Shkak bëhet vuajtja, vetësakrifikimi: Dashuri e përsosur /është ajo që nuk na le/ të jemi të lumtur (Dashuri e përsosur, fq.61)

Në kantikun biblik, parajsa është qiellore, hyjnore tek imazhi i lumturisë së nuses dhe dhëndrrit, ndërsa në vargjet e Ritës parajsa tokësore përflaket veç në ëndërr me imazhin e nënës:

… të dëgjoj këngën e nënës/ andej nga parajsa/ më puthi në ëndërr…(Ëndërr, fq.89)

Ngjashmëria është misioni atdhetar, patriotik: Ajo: Unë ju lutem shumë o bija të Jeruzalemit, në rast se e gjeni të dashurin tim, çfarë t’i thoni? I thoni që jam sëmurë nga dashuria. Çfarë ka më tepër i dashuri yt, se një i dashur tjetër, o më e bukura midis grave? Çfarë ka i dashuri yt më tepër se një i dashur tjetër, që përgjërohesh kështu? (5:8,9)  Pikëllimi i ndarjes së dhëndrrit nga nusja: (Ai): Unë zbrita në kopshtin e arrave për të parë bimët e blerta të luginës, për të parë nëse hardhitë ishin në lulëzim dhe shegët kishin bulëzuar. Nuk e di se si, por dëshira ime më vuri mbi qerret e popullit tim fisnik (6:12, 13) 

E unë jam shndërruar në lutje/ankth e ofshamë jam bërë/ drejt diellit e qiellit. (Pa titull, fq.22)

Shkak poetik i krijimit të modeleve në të cilat poetja bart këtë përpjekje për të synuar të pakapshmen, të paarritshmen, është Zoti :

Të qofsha falë o Zot, (Ndjenjë Perëndie)fq.4

 Çdo ditë i lutem Zotit (Lutja, fq.4)

Ju luta Zotit/ të më dhuronte/ një mëngjes të tillë edhe në Dardani,  ( Mëngjes në mërgim, fq.13)

 Sytë e shpirtit dhe duart e zemrës/ kam drejtuar nga qielli, nga Zoti.(Pak diell lirie, fq.17)

Ankth e ofshamë jam bërë/ drejt qiellit e diellit (Pa titull, fq.23)

Këtu vemë re se Zoti është i pranishëm edhe në mungesë! Sa herë na vjen ndër mend Zoti ravijëzohet në mendje drita hyjnore, drita e përjetësisë e nyjëtuar në dritë shpirti, diell lirie, ajër në fluturim:

Sa dua të jetë sot ditë me diell (Kujtim takimi, fq.5)

T’u bëhet dritë, t’u shërojë plagët (Dashuri e përsosur, fq7)

 Pak diell lirie… trimave (Sa dua të jem atje, fq.16)

 Se vetëm atje për mua hëna bën dritë/ se për mua dielli vetëm atje lind…(Lermë të shkoj në Dardani, fq.51)

Duke pritur diellin dritëdhënës /…/ plagës sonë të rëndë/ I duhet dritë e diellit tuaj (Dedë Gjo Lulit , fq.53)

 Derisa shekujve zgjat vajtimi/shpirti i bëhet dritë të mirës (Mendja, fq.57)

… të bëhem dritë t’u shëroj plagën, (Dashuri e përsosur, fq.61)

 Kullë prej drite “dielli” (“Dielli” dhe “Vatra”, fq.63)

 Me dritën e mendjes ta mundte errësirën e huaj (Kalorës i bardhësive, fq.69)

 Diell bëhet, dritë u dhuron horizonteve (Degë e këputur, fq.79)

 Dua të bëhem ajër/ të fluturoj bashkë me ty. (Një e djeshme e afërt, fq.80)

Ndjenja dhe sakrifica merr atributet e përjetësisë: Fuqitë magjike janë atribute që e veçojnë shpirtin si ritual, drejt komunikimit me Zotin, që siguron edhe pastrimin e individit, mbërritjen në nivelin sakral, të pastër. Në stukturën poetike përveçohet estetikisht “ekstrakti” purifikues, shpirti i sakrificës sublime: Trinomi Trëndafil- Zot- Parajsë:

Largohem në agim…/…/Një ndjenjë e furishmë më merr në tokë për në parajse/ shpirti im është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve (Gjithmonë, fq.28)

Apo: Do të ndërtoja një shtrat parajse (Në shtëpinë e pleqve, fq.60)

Shumëfishohen kështu dimensionet filozofike të kuptimeve të tyre. Trëndafili si kryesimbol, përçues i mendimit e i frymëzimit mistik, thërrmon mikroorganizmat poetike të cilat mbartin  të fshehtën e së përjetshmes (rrënja), të komunikimit të botës së djeshme (varrit, vdekjes) me botën e sotme (të gjallët, shpresa).

Hijet dhe përthyerjet e dritës në brigjet konotative të simbolikës së trëndafilëve parë në vetvete:  Nga poezia : Sa dua të jem atje

Dua t’i shoh trëndafilat/…/ me rrënjë thellë në tokën e vet/ duke sfiduar terrin e mërzisë/ këtë jetë të stërmunduar/ ta kthejnë në buzëqeshje/… Sa dua të jem atje/ ku me sy të blertë më përpin toka ime/…/ Sfidohem nga skena tmerri/…/ të moteve të këqija/ që nuk mbaruan as këtë shekull/…/ Midis njerëzve të mi/ Atdheut për t’ia hequr terrin/ Muzgjet për t’ia varrosur../  …/ Për hir të nënave zemërbardha/ mbuluar me pelerinën e zezë të robërisë/ Sytë e shpirtit dhe duart e zemrës kam drejtuar nga qielli, nga Zoti/ Për të gjallët lutem/ për të rënët nderim/ …/  Natë e ditë kacafytem/ me vdekjen e parakohshme/…/ Pak diell lirie duke na dhuruar/ Trimave që as tradhtia/ as vdekja s’i qëllon. ( fq.,17)

Trëndafili  (me rrënjë thellë në tokë) – lashtësia, autoktonësia, autenticiteti i vlerave kombëtare: Rrënja-guri i themelit, pavdekësia; Trëndafili-përpjekje për të mposhtur terrin, stërmundimin e jetës, skenat tragjike, motet e rëndë;

Dua t’i shoh trëndafilat/…/ me rrënjë thellë në tokën e vet/ duke sfiduar terrin e mërzisë

  1. trëndafili -buzëqeshja, hapja e gonxhes që përpiqet t’ i buzëqeshë qiellit, jetës në vazhdim;

këtë jetë të stërmunduar/ ta kthejnë në buzëqeshje/… Sa dua të jem atje/ ku me sy të blertë më përpin toka ime/…/

  1. trëndafili- dëshira për heqjen e territ të atdheut, varrosjen e muzgjeve;

Sfidohem nga skena tmerri/…/ të moteve të këqija/ që nuk mbaruan as këtë shekull/…/ Midis njerëzve të mi/ Atdheut për t’ia hequr terrin/ Muzgjet për t’ia varrosur../  …/

  1. trëndafili, zemra e bardhë e nënave- anatemues i pelerinës së zezë të robërisë; …/ Për hir të nënave zemërbardha/ mbuluar me pelerinën e zezë të robërisë
  2. trëndafili – shkalla qiellore që bën lidhjen Njeri-Zot, petal i lutjes; Sytë e shpirtit dhe duart e zemrës kam drejtuar nga qielli, nga Zoti/ Për të gjallët lutem/ për të rënët nderim/ …/
  3. trëndafili – sakrifica për mohimin e natës, vdekjes së parakohshme; …/  Natë e ditë kacafytem/ me vdekjen e parakohshme/…/
  4. trëndafili – shpresa, malli i lirisë; /…/ pak diell lirie duke na dhuruar/
  5. trëndafili – përjetësia e lavdisë së heronjve që ranë për lirinë e atdheut. Trimave që as tradhtia/ as vdekja s’i qëllon

Siç e pamë edhe më lart, Simbolika e trëndafilit zgjerohet e përshkallëzohet me simbolikën e kullës, vatrës dhe me simbolikën e shamisë së bardhë të nënave:

Nënat nuk i lenë të qeta/s’u lënë shami të bardha në kokë/…/ njërk të vetvetes/ kemi mbetur/, larg kullës, larg vatrës/ që na pret brigjeve të dhembjes/…/ Si të ta jap fjalën/ as e gjallë, as e vdekur/ ende bën stinë e ftohtë/ s’i bën të çelin trëndafilët e kuq. (Jusuf Hërvallës, fq.18)

Trëndafil i paçelur– rreze shprese bllokuar nga retë në horizont. Shamia e bardhë (në mungesë) – dhimbja shpirtërore e nënave për bijtë e humbur;

Nënat nuk i lenë të qeta/s’u lënë shami të bardha në kokë

Kulla (largësia, malli), vatra, (largësia, malli)- breg i dhimbjes në stinë të ftohtë;

 njërk të vetvetes/ kemi mbetur/, larg kullës, larg vatrës/ që na pret brigjeve të dhembjes/

Në pritje të çelin trëndafilët e kuq– në pritje të realizimit të ëndrrës, shpresës, (Bac’ u kry!) Si të ta jap fjalën/ as e gjallë, as e vdekur/ ende bën stinë e ftohtë/ s’i bën të çelin trëndafilët e kuq.

                              Përsiatjet filozofike rreth nomit të shndërrimit:

Këto janë lirika ku zhvillohen “përsiatjet rreth nomit të shndërrimit” (J.Bulo).15

Sipas këtij këndvështrimi analog, le të hedhim dritë mbi trajtat e shndërrimit të simbolit-bazë. Trëndafili shfaqet në një tjetër formë, si dru i moçëm, rrapi historik ku mbështetet shpresa, apo ku bien rrufetë, në ishullin e banuar me njerëz, nga ku: Liritë janë hyjnore-thotë poetja (Mendja, fq.57)

Eci për të kapërcyer vetveten/…/derisa mbështetem te rrapi i moçëm i shpresës (Zbathur apo mbathur, fq.55)

Vijojmë: se pa ty më vret vetmia/ siç vret rrufeja një rrap të vetëm në fushë (Një e djeshme e afërt, fq.81)

Simbolika e trëndafilit përcjell domethënien e shkrirjes së trupit me shpirtin, trëndafili bëhet përçues i tokësores dhe hyjnores, vdekjes dhe ringjalljes; përmes ngritjes, shkrirjes, mallit, baltës, dhe rilindjes sërish. Tashmë nga trëndafil në njeri, në forcë e zë njerëzor, human:

Jam çelur/ nga aty, shoh botën time (Kuptimi i mëmëdheut, fq.8)

_______________________________________________________________

15 Jorgo Bulo,  TIPOLOGJIA E LIRIKËS SË NAIM FRASHËRIT, Akademia e Shkencave,Tiranë 1999

Nga trëndafil (i zverdhur) analogjikisht në: ditë të zverdhura, ikje në pakthim:  Nuk di s’i ta filloj vajin/ për ditët e mia të zverdhura (Mbi supe, fq.24)

Zbritja në nivel tokësor të semantikës së trëndafilit si prirja e përgjithshme e strukturave poetike me vargje të lira, të thyera, konotative e filozofike, bën që tashmë të përgjithësohet lulja si simbol. Ajo shenjon bukurinë e paqes në përgjithësi, pranverën e jetës ( “lule në verandë”), por dhe të dhimbjes, dufit, gjakut, rrëzimit, vjeshtës ( “më bën të zverdhem”), e ringritjes përsëri më tjetër forcë(“por, përtokë nuk bie”), në mjaft raste duke krijuar marrëdhënie semantike kontrastuese, në pranëvënie të tilla si:

Forcë më jep një lule në verandë/lëvizja e petaleve imiton jetën/ edhe pse frymëmarrje e lodhur skamnorësh/ më bën të zverdhem/ dufin na akumulon, gjakun ma ngrit/ por përtokë nuk bie. (Kuptimi i mëmëdheut, fq.8)

Nuk ndosh si në trashëgiminë e lirikës popullore, poetja e risjell trëndafilin si desakralizim, një lloj çshenjtërimi e transformimi në simbol të dhimbjes, mallit, shpresës së munguar, që në fazën njomëzake shfaqet në trajtën e gonxhes, që pret… të çelë:

Gonxhe që pret të çelë/ fushave të blerta të lirisë/…/ derisa ujin ja përtërij me lot (Mallëngjim, fq. 67-68)

Me zjarr të kuq e flakë të zeza/binin mbi Tokën time të blertë (Kalorës i bardhësive, fq.69)

… Simbolika e këtyre luleve risjell të freskët trëndafilishtën biblike, e cila e ngritur në rrafshe kontrastuese gjithëpërfshirëse filozofike shpërfaqet si:

a-) Ruajtja e gjuhës amtare përtej oqeanit, gjuha e nënës, gjaku i të parëve: Lulja shndërrohet në gjuhë amtare: “me lule që frymëtojnë shqip”, fq.9

b-) përjetimi, ndjeshmëria e thellë e shpirtit poetic e cila kapërcen vetveten dhe tenton të shërojë dhimbjen kombëtare, mallin dhe betimin për një pllakë varri dhuruar: lulja shndërrohet në përjetim, qenie e gjallë: ”me lule përjetimi”, fq.9

c- ) historia, tragjizmi i popullit tonë ndër shekuj: lulja shndërrohet në gur ”me lule histori guri”(Kuptimi i mëmëdheut, fq.9)

d-) Në rrafsh kontekstual kontrastues trëndafili tashmë merr konotacione më të fuqishme, në mungesë. Pasi vendoset në kontrast me sfondin e errët:

lule e kuqe në kontrast me zambak i bardhë,  brenda të njëjtit funksion poetik:

Lule e kuqe e flamurit/ zambak i bardhë i dashurisë…  (Florës, fq.40)

Apo: Që këtë tymnajë, errësirë, kob, dëshpërim në kontrast me shpresë:

Që këtë tymnajë, errësirë, kob e shpresë/ që ka përmasat e dëshpërimit tim (Tollovi në metronë nervore, fq.66);

Vijon kundërvënia gur-lule: Vetëm në një fushë të huaj/ ku gurë nuk ka, po s’ka as lule (Vegim i lodhur nga vetvetja, fq.75)

Më tej: Lule –kurorë lavdije e zezonës historike:

Me kurora lavdije të stolisura / me lule nga djersa e njeriut…(Zezonë e lavdishme, fq76)

e-) Pjesa për të tërën; degë e këputur, ende e njomë që rritet me frymën e vet: Rozhaja, krahina shqiptare e rrëmbyer nga malazezët gati një shekull më parë.

Rozhaja është degë imja e këputur/ e qëlluar nga sëpatë e lakmisë/ e ndarë nga trungu më i moçëm në këtë dhe/…/është ende e njomë/ se frymëton e rritet me frymën e vet (Degë e këputur, fq.78)

f-)  Në strukturën e vargjeve poetike trëndafili përbën fillesën dhe lulja destinacionin final të familjes së madhe të llojit në vertikalen diakronike kuptimore; shpërthimet lirike marrin intimitet artistik, aty ku shpirti human, poeti- ndan çdo të fshehtë me shpirtin tjetër po kaq njerëzor, lulen; qajnë hallet bashkë, ankohen. Por zgjerimi i simbolit dhe më tej kthimi në simbol universal e individualizon formën e dialogut konfidencial, si karakteristikë e strukturës poetike të Ritës, duke i veshur kështu, funksione të tjera estetike e didaktike ku lulja simbolizon qetësimin prej vuajtjes, fashitjen e brengës, shërimin e plagës, nëntekst që rrjedh pas ankesës:

Pranë meje/ një tufë lule të venitura/ ankohen… (Lutja, fq.10)

g-) Përforcimi me simbolikë plotësuese kontekstuale. Shmangia enkas nga simbolika ktonike e gjarprit, gjallesë joktonike pa atributet e dikurshme totemike primitive, përforcimi me figurën e krokodilit. Gjarpri në këtë kontekst shenjon armikun, vdekjen, kërcënimin:

… trurin zemrën na kafshon/ e derdh lotë si krokodili/…/ Dëshirat, ëndrrat, ankthi/ na pështillen rreth qafe/ si gjarpri, mbret i frikës/ me gjakftohtësi dhembjen na dhuron (Sot e gjithmonë, fq.86)

Përmbysje  e ritit dhe besimit popullor shqiptar: Ndër shqiptarët, gjarpri është i lidhur fort me shtëpinë dhe familjen. Ndaj, në rite e besime popullore shqiptare, gjarpri paraqitet si hyjni mbrojtëse e jetës, e mirëqenies dhe mbarësisë në familje.16

Ktonizmi i simbolit të diellit, si një stilizim abstrakt gjeometrikisht përjashtues, shumë original, (gjarpër e diell bashkë, njëri i nëmur, tjetri i shenjtë!): Gjarpri ende na e përthekon trupin/ gjersa kalojmë pranë hijes tënde/ duke pritur diellin dritëdhënës /(Dedë Gjo Lulit, fq.53)

Simbolika ktonike e diellit vazhdon të mbetet po njësoj e shenjtë, magjike, jetëdhënëse:

Se për mua Dielli vetëm atje lind (fq.51)…ofshamë drejt diellit, (fq.23), pak diell lirie, (fq.17), sot dielli lindi… (fq.13), Diell bëhet, dritë u dhuron horizonteve, (fq.78) kullë prej drite “Dielli, (fq.63”)                                                          ____________________________________________________________________________________

 Sipas studiuesit Gj. Mano-Zisi,17 në shekujt e fundit të epokës para Krishtit, dhe në fillim të epokës sonë, tek ilirët, përveç ekzistimit të njësimit kulturor, mënyrës së jetesës, djegies në tumule apo varrimit, kemi edhe bashkimin e kultit ktonik dhe diellor. Bashkimi i këtyre dy kulteve mund të shpjegohet edhe me faktin se, sipas A. Stipçeviqit,18 gjarpri nuk ishte vetëm simbol ktonik, porse edhe simbol i plleshmërisë bimëtore dhe ishte i lidhur edhe me burimet e tjera të jetës siç ishte Dielli. Në Egjipt dhe në Greqi, gjarpri ndonjëherë paraqitet edhe si personifikim i Diellit. Për rrjedhojë, këto dy kulte të paraqitura së bashku, qoftë në formë të stilizimit abstrakt gjeometrik, apo në formë figurale – realiste,i hasim edhe te ballina e djepit të Rrafshit të Dukagjinit, pastaj tek nëntrari dhe shtylla qendrore e ballinës së hajatit.

Nëse trëndafili, ky simbol i përdorur që në mitologjinë greke: (Agimi gishtatrëndafili), në zanafillën biblike: Unë jam trëndafili i Sharonit, në poezinë popullore: Gushën që kam të vënë,/ trëndafil more me erë,/ e kam gjerdan të vënë,/ trëndafil me erë, e më pas në poezinë e kultivuar gjerësisht nga një mori autorësh. Vlen të përmendim Naim Frashërin, në analogji me poezinë popullore: (Trëndafil i kuq me erë/E di vallë sa të dua?) Ruajtja e këtij simboli edhe tek arbëreshët e Greqisë (në këngët e mbledhura nga C.H.Reinhold më 1855 (Trantafile fletëgjorë/ eja të të puth njëherë ); në këngët e mbledhura nga G.Hahn më 1854, në “Studime Shqiptare”: (As këndon, more birbil / Ndë një degë trëndafil / Thëllëzë krahëjeshil / Del ndë penxhere si yll). Semiotikani bashkëkohor Umberto Eko, në romanin Emri i Trëndafilit, më 1980 dhe një varg poetësh e shkrimtarësh modernë nga e gjithë bota që e kanë nyjëtuar seriozisht këtë simbol.

Puritanizmi gjuhësor e ndihmon poeten Rita Saliu për t’i dhënë krahë shpërthimeve lirike dhe prurjeve të reja duke përthyer e përmbysur imazhet poetike të mëparshme,  nëpërmjet ngarkesës specifike të kodeve moderne, simbolikës së rifunksionalizuar në trajta dhe forma të papërsëritshme me tjetër ngarkesë, në funksion të cilësisë  së purifikimit, humanizmit, të lidhjes së tij me shpirtin, parajsën, Zotin si edhe sinkretizmin e filozofisë së ndriçimit, të thellësisë së mistikës së komunikimit shpirtëror, nga ku, ky simbol kapërcen konceptet estetiko-didaktike dhe integrohet në ashtin filozofik e universal të vargjeve në vëllimin “ Ndjenjë Perëndie”.

Ne kemi ide, përpos tre lloj substancave: 1) Zotit, 2) Inteligjencave të fundme, 3) Trupave. ( Orig. We have the ideas but of three sorts of substances:1) God 2) Finite intelligences 3) Bodies )19______________________________________________________________________________

 

1 Rita Saliu, NDJENJË PERËNDIE, Saga, Prishtinë, 2014, fq.93 (gjithë citimet në vijim për efekt studimi janë marrë aty!)

2 Edith Durham, BRENGA E BALLKANIT DHE VEPRA TË TJERA PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, 8-Nëntori, Tiranë 1991; Introdukte 1ss.

*Reginald Hibbert, FITORJA E HIDHUR, LUFTA NACIONAL ÇLIRIMTARE SHQIPTARE, përktheu Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve 1991, London,  N.Y, përktheu Xhevat Lloshi, fq.11

3 Historia e Luftës Antifashistë Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar 1939-1944, vëll.2, Janar1943, shtator 1943, Instituti i Studimeve Marksiste-leniniste pranë KQPPSH, Tiranë, 8- Nëntori 1986, fq. 118-119

 4 Zekeria Cana, LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE NË KOSOVË 1908-1912, Rilindja, Prishtinë 1979

6 Samuel Enoch Stumpf, FILOZOFIA, HISTORIA DHE PROBLEMET, Periudha bashkëkohore, Ekzistencializmi, Toena, Tr., 449-450

7 Samuel Enoch Stumpf, FILOZOFIA, HISTORIA DHE PROBLEMET, Feja, Mbi jetën pas vdekjes, fq.230-231, Toena, Tr., 449-450

8 AMPJ, Viti 1981, dos.1140/1, fq. 100-102, Informacion nga Ambasadori Shqiptar në Buenos Aires, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tiranë, Qershor 1981

9 Dimitrije Tucoviq, Krvna osveta soldateske, Iz arbanskih pisama, KOHA DHE VEPRA, Rilindja, Prishtinë 1983, 334 pp

10 Faik Quku, QËNDRESA SHQIPTARE GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE, fq. 253, 1,2 Ilar, Tiranë 2006

11 Edith Durham, BRENGA E BALLKANIT DHE VEPRA TË TJERA, 8-Nëntrori, Tr.1991, fq,39

12 Po aty, fq.543

14 Rita Saliu, NDJENJË PERËNDIE, po aty, fq. 98

16  Mark Tirta, MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARËT, Mitologjia ndër shqiptarët, Tiranë 2004, f. 145

17 Djordje Mano-Zisi, ANTIKA, Beograd/Zagreb/Mostar 1982, f.21.

18 Aleksandër Stipçeviq, SIMBOLET E KULTIT  TE ILIRËT, Prishtinë 1983, f.60.

19  Rasiel Abelson, Marie Louise Friquegnon, Michael Lockëood, THE PHILOSOPHICAL IMAGIANTION, Soul and Self, John Locke , p.211

LITERATURË E KONSULTUAR:

Aleksandër Stipçeviq, SIMBOLET E KULTIT  TE ILIRËT, Prishtinë 1983, f.60.

Butler, J., OF PERSONAL IDENTITY, In works, EDITED BY W.Gladstone, Oxford, Oxford University Press, 1986. A critique of the bundle theory and an argument for the soul of substance.

Bulo, Jorgo, TIPOLOGJIA E LIRIKËS SË NAIM FRASHËRIT, Akademia e Shkencave,Tiranë 1999

Descartes, R., MEDITATIONS, Translated by L.J.La fleur, Meditation II, New York, Liberal Art Press, 1960, Classic statement of dualism

Djordje Mano-Zisi, ANTIKA, Beograd/Zagreb/Mostar 1982.

Durham, Edith, BRENGA E BALLKANIT DHE VEPRA TË TJERA PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, 8-Nëntori, Tiranë 1991

Edith Durham, BRENGA E BALLKANIT DHE VEPRA TË TJERA, 8-Nëntrori, Tr.1991

Mark Tirta, MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARËT, Mitologjia ndër Shqiptarët, Tiranë 2004

Penelhum, T., SURVIVAL AND DISEMBODIED EXISTENCE, New York, Humanities Press, 1969. A detailed criticism of dualism and survival after death.

 Hibbert, Reginald,  FITORJA E HIDHUR, LUFTA NACIONAL ÇLIRIMTARE SHQIPTARE, përktheu Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve 1991, London,  N.Y, përktheu Xhevat Lloshi

Quku, Faik, QËNDRESA SHQIPTARE GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE, 1,2 Ilar, Tiranë 2006

Rasiel Abelson, Marie Louise Friquegnon, Michael Lockwood, THE PHILOSOPHICAL IMAGIANTION, Soul and Self, John Locke

Saliu, R., NDJENJË PERËNDIE, Saga, Prishtinë, 2014

Samuel Enoch Stumpf, FILOZOFIA, HISTORIA DHE PROBLEMET, Periudha bashkëkohore, Ekzistencializmi, Tr., Toena

Sartre, J.P., EXISTENCIALISM IS A HUMANISM, Translated by P.Mairet, London: Methuen, 1949. Deduces morality from the concept of self.

Tucoviq, Dimitrije, Krvna osveta soldateske, Iz arbanskih pisama, KOHA DHE VEPRA, Rilindja, Prishtinë 1983,

Zekeria Cana, LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE NË KOSOVË 1908-1912, Rilindja, Prishtinë 1979

 Dr. Yllka FILIPI

16 Prill 2016,  Monroe College, Bronx, New York, U.S.A

 

Filed Under: ESSE Tagged With: dr. Yllka Filipi, lexoj historinë, Në vargjet e Rita Saliut, te Kombit Tim

FIGURA E NENES NE POEZINE E GJEKE MARINAJ

June 8, 2015 by dgreca

Shenjëzimi modern e postmodern në sublimitetin e figurës së nënës në poezinë e Gjekë Marinajt/
Nga Dr.Yllka FILIPI*/
Poezia e pas viteve “90 në Shqipëri u karakterizua nga një shthurje e dukshme e varianteve tradicionale dhe rrjedhimisht eksperimentimi drejt formave e prurjeve të reja, çka solli tkurrjen e modeleve paraeksistuese në kohë. I dalë në liri të plotë shpirti krijues shpërtheu në të gjitha trajtat, format e mënyrat, duke eksploruar deri në ujdhesat më misterioze të përroit të nënvetëdijes, aty ku gëluan shenjat e para të modernizmit e postmodernizmit në poezinë shqiptare.
Në qoftë se në letërsinë evropiane modernizmi i ka fillesat shumë të hershme, (për arsye të rrjedhës së zymtë historike dhe tronditjes shpirtërore që i dha kombit tonë kjo rrjedhë), tek ne erdhi shumë vonë kjo liri, ndaj, këto ishin vitet e arta, ku Shqipëria poetike do të vibronte njësoj si simotrat e saj, pavarësisht se me një prerje shekujsh midis.
Modernizmi aludohet se në letërsinë Evropiane i ka fillesat që në shekullin e 17-të1, ndërkohë që i dokumentuar si periudhë me shenja të dukshme, filozofi shpirtërore dhe sistem estetik, daton nga shek.XIX deri në mesin e shekullit XX, ndërsa postmodernizmi vijon pas kësaj periudhe. Postmodernizmi si dukuri letrare ecën ende nëpër mjegull, është një lëvizje në ngjizje e sipër, por me shenja të dukshme, sythë e embrionë që premtojnë një lloj prirjeje drejt një papërcaktueshmërie poetike: Sipas Jenifer Ashton: Postmodernizmi në artet kontemporane është poetikë e indeterminimit, pra një poetikë e papërcaktuar.2
Përgjithësisht drejtimet letrare nëpër kohëra, kanë ardhur si kundërshti të njëra tjetrës, mohim, përmbysje, shpesh është metamorfizim i të njëjtave ideale, në trupa biologjikisht të ndryshëm. Maurizio Ferraris vendos një lloj dallimi principal midis postmodernitetit metahistorik dhe modernitetit ahistorik dhe idealist. Mendimet dhe këndvështrimet e studiuesve janë të variueshme, ndaj shpesh pikëpamjet e tyre nuk përputhen: Douwe Wessel Fokkema, është i bindur se postmodernizmi është rezultat i polemikës kundër modernizmit. 3
Në rrjedhën e poezisë shqipe, flasim për periudhën pas viteve ’90 të shekullit që lamë pas, modernizmi dhe postmodernizmi si estetika krijuese nuk kanë kufij të prerë midis, ato shpesh metamorfozojnë njëra-tjetrën, herë-herë binomizohen, herë herë-ecin paralel nëpër të njëjtat shina në trenin e kohës, kur shpalosin përmasat e tokësores dhe shndërrohen në krahë të të njëjtit avion në qiellin e përbashkët të hyjnores. Duke iu referuar bërthamave poetike të veprës së Gjekajt, bie në sy sendërtimi i imazheve te reja, pasurimi i shenjave me një sistem gjuhësor specifik, abstragimi i sintagmës shenjë-të shenjuar jokonvencionalë, çka rrit abstraksionin e vargjeve dhe shumëzon leximet. Po t’i referohemi Julia Kristevës, do ta shohim gjuhën poetike si një nga mënyrat më të sukseshme të krijuesit për transmetimin e risive dhe eksperimentit, për arsye të praktikave dinamike të cilat synojnë thyerjen e inercisë dhe zakoneve gjuhësore.4
Brenda dimensioneve të këtij shpirti artistik, rri në fronin e një Perëndeshe të Përjetshme imazhi universal i figurës së nënës në gjithkohësi. Duke iu referuar vibracioneve të jashtëzakonshme të strukturës poetike që server vëllimi “Lutje në ditën e tetë të javës”, së poetit Gjekë Marinaj, kjo figurë zë një vend dominant, përmbledhur në ciklin “Duart e nënës”.
I gjithë ky vëllim karakterizohet nga sintetizimi i dukshëm i niveleve poetike, evokimin e imazheve, trajtave e formave, tingujve e ritmit, në inkorporimin e nënteksteve, brenda percepsioneve interkomunikative që përcjell. Bërthamat poetike përgjithësisht segmentohen në mesazheve të thella filozofike, në hulumtimet ndërshtresore që ofron vepra që në titull. (Përmbysje biblike: 7 ditë ju deshën Zotit për të krijuar Universin, Të Dukshmet dhe Të Padukshmet, Qiellin dhe Tokën, Detet dhe Oqeanet; Poetit Gjekë Marinaj i nevojitet ajo dita e tetë e munguar, duke e zhvendosur lutjen e te Dielës së shenjtë, në ditën e tetë.) Në tërësinë e lojës poetike vargu përçon hyjnoren përmes tokësores, afreske figurativë, simbolikë empirike përshkuar nga një ndjenjë e hollë që përcjell ndjesi unikale receptetative. Performanca e bërthamave poetike karakterizohet nga ritmi, bukurtingëllimat, kodet e shenjat semio-semantike, prurjet nuovo-stilistikore, konotacionet poetike, nuancat inter-kulturore të cilat marrin trajtë brenda gjithë kësaj materie discursive, në art-universum, për dekodifikimin e Olimpit poetik të shpirtit human që shpaloset në vargje. Uni lirik është shumëplanësh, materia dhe shpirti shtrihen drejt sublimitetit dhe amshimit, çka tregon për një shije të hollë estetike dhe nerv poetik.
Lidhur me poetiken dhe prezencën e saj, Roman Jakobson thekson se ajo ndjehet atëherë kur fjala me kompozimet e saj, me semantikën e saj, me formën e brendshme dhe të jashtme përfiton gjithçka, dhe vlerën në vetvete.5
Ndarja e strukturave poetike vijon nëpërmjet një game të gjerë tematikash ku shpirti fiton pavarësi eksplicite. Autori luan me mungesën e kuptimit, sipas filozofisë postmoderniste në kaotizmin e botës, atu ku ai shtresëzon realitetin, trazon kohërat, poetët, figurat, idhujt nëpër ringjallje e qytetërime dhe gjunjëzohet tek froni i Kryeperëndeshës Nënë. Ndalemi tek poezia “Duart e nënës”6, shkëputur nga cikli me të njëjtin titull.
Lexoj duart e nënës/ që fytyra ime të ketë vlerë./ Gjithçka në vija të holla,/ Ose brazda të thella…/ Mozaikë hallesh/ Duart e saj prej shenjti:/ Porte ku vaporët e vuajtjeve/ Ndaluan për të kaluar natën./ (Lutje në ditën e tetë të javës, fq.82)
Poezia është e shkruar në distikë, në vargje të lira eliptike, brenda të cilave konotacionet artistike shumëfishohen. Dominon një e tashme e gjithkohshme, pasi është poezi e pakohë, pa përcaktim të mirëfilltë etapash, ku zëri i shpirtit poetik ngrihet përmes ritmit, lirisë, thellësisë së imazhit të nënës që nuk vdes.Vargu përmbyllës fillon më metaforën foljore ndal (-uan), (ata, vaporët e vuajtjeve!), si për të anatemuar vdekjen, fundin, pra, për të konfirmuar, se jeta nuk ndalet këtu, pavarësisht! Fuqia e metaforës foljore të vargut të parë, lexoj (duart) e mohon kategorikisht afrimin e errësirës në vargun e fundit, me të tashmen e përjetshme. Nga pikëpamja e strukturës, thyerjet artistike janë elementë të modernes, loja poetike, ngatërrimet e qëllimshme dhe përzierjet kohore gjithashtu. Poezia nuk ka as fillim, as fund të mirëfilltë, ajo nis si nga asgjëja dhe përfundon tek gjithçkaja nënë. Miksimi i vizionit mes imazheve simbiotike nënë-bir (lexoj duart e nënës- që fytyra ime të ketë vlerë), pikëvështrimi prej nga asgjëkundi, janë elementë postmodernistë që i mbivendosen mesazhit poetik. Pra, kemi një rindërtim abstrakt kohor implicid brenda koherencës së vargjeve. Është si të thuash një lloj eksperimentimi ku çrregullimi poetik, reflekton rregull absolut. Rimetaforizohet imazhi kontrastues: Duart e saj -mozaikë hallesh dhe duart e saj-prej shenjti. Rifunksionalizohet simbolika e nënëns: nëna= kuptim i ekzistencës (fytyra ime të ketë vlerë), nëna=mozaikë hallesh, nëna=shenjt, nëna=port vuajtjesh.
Në këndvështrimin strukturor shenjues-or, eksplicid, realiteti grafiko-tingullor përbëhet nga këto shenjues:
Shenjuesit:
Nënë-vlerë
Vija -brazda
Halle-shenjt
Vuajtje – natë

I zbërthyer në dy rrafshe, paralelisht do të kishim lidhjet shkak-pasojë në rrafsh linguistik dhe lidhjet në bazë të elementëve ndërveprues në rrafsh universal. Në paralelen e parë tema-nënë është shkaku i vazhdimësisë së jetës dhe i kuptimësisë së eksistencës, pra vlera, domethënia. Në rrafshin e dytë të dy shënjuesit futen në marrëdhënie binomatike me njërit-tjetrin në misionin më të shenjtë: Nëna- dhuron jetë, ajo jetë tashmë është cimentuar, dhe vjen çasti i feed-back-ut, ku biri lexon imazhin në kujtime, në sy, në përditshmëri, në gjumë, në gjithkund nga një asgjëkund i papritur, aty ku profili i nënës rri varur përjetësisht, por nuk janë as sytë, as flokët, as fytyra, vetëm duart. Ato duar që mbajnë rruzullin mbi shpinë, detyrimisht të lexueshme/ si një lloj kushti, i pashkruar, por padukshmërisht imponues prej të cilit fytyra e birit (un-it lirik), merr papritmas kuptim. Këtu krijohet një marrje fryme, një si gulçim dhe kontekstualisht lexuesit i shfaqet nje frikë e beftë, po nëse imazhi i duarve humb, çdo të bëhet më fytyrën e birit?
Dy fjalët-tema në vijim, vija dhe brazda, në rrafsh linguistik, krijojnë marrëdhënie sinonimike me njëra –tjetrën, nga ku e dyta e përforcon dramën e së parës, duke detajëzuar profilin poetik të duarve, të mbështetur nga epitetet metaforike (të holla-të thella). Në rrafshin universal, i cili përforcohet edhe në kontekst, këto vija të holla janë brazda të thella të një shpirti të përvuajtur, janë dëshmi e sakrificës mbinjerëzore që vetëm duart e nënës dinë t’i bëjnë ballë. (Kontekstualisht brazdat të kujtojnë gjurmët e thella të plagëve të kryqëzimit në duart e Jesu Krishtit) Kryefjala nënë të sjell ndërmend fronin e Kryeperëndeshës dhe semat vija, brazda, të kujtojnë tokën e plasur të çarë nga thatësira, (këtu pranëvihen kontekstualisht). Përzierja e leksikut të lartë dhe të ulët është element i dukshëm modernist e postmodernist, krijon mbivendosje rrafshesh, përjetimesh, gjendjesh.
Gjithnjë është krijuar një lloj lidhjeje simbiozë midis halleve dhe shenjtëve, ata gjithnjë janë parë si skllevër të vuajtjeve. Pra, aty hallet nuk kanë kuptim pa shenjtët dhe vetëm shenjtët janë të aftë për t’i mbajtur hallet. Në rrafsh universal paralelisht si nëpër mjegull të shfaqen papritur torturat dhe vuajtjet e Krishtit në Kryq për të shpëtuar njerëzimin, duke u përmbysur shëmbëlltyra Shën Mëri-Nënë, pra jo duart e të shenjtës (shenjtes), por duart e shenjtit, pra shfaqet një shenjt, një Zot, një Jesu dhe një mijë halle shumëngjyrësh, mozaikë hallesh. Kjo përmbysje, devijancë biologjikisht alla-frojdiane, përbën një shfaqje të dukshme të elementëve postmodernistë në strukturën vertikale poetike. Në rrafsh filozofik përplasen fort e përkohshmja (hallet) dhe e përjetshmja (shenjti). E dyta vjen pas të parës, përjetësohet imazhi.
Temat përmbyllëse të distikut të fundit vuajtje dhe natë, në rrafsh gjuhësor janë si të thuash një lloj paralajmërimi dramatik, vuajtja që lind natën, në një natë pa fund. Lidhja linguistikore është e stisur dhe organike njëkohësisht. Ajo përforcohet shumë në rrafshin e dytë duke marrë kuptim të thellë filozofik, vaporët e vuajtjeve ndalen-për të kaluar natën. Metafora fojlore ndaluan (vaporët e vuajtjeve), të ndal frymën. E kanë marrë me nge këtë punë.Vaporët kanë ndaluar. Vuajtjet kanë ndaluar, të kalojnë natën.
Ky varg përmbyll poezinë.Sa e gjatë do të jetë kjo natë? Është vetëm një natë, vijnë të tjera pas saj, apo është thjesht një natë e përjetshme vuajtjesh? … Një natë pa fund? Lidhja është kundërshtuese. Përdorimi i lidhores të kalojnë fill pas të kryerës kanë ndaluar, hap dritare shprese në vizionin e marrësit. Po t’i referohemi M.Mc.Luhan, pranëvënia e njësive gjuhësore gjeneron më shumë domethënie, sesa njësitë gjuhësore në vetvete.7
Vijojmë me poezinë:”Në ditëlindjen e nënës”, në të cilën spikasin elementë të fortë postmodernistë që në strukturën poetike:
Sapo e pashë në ëndërr nënën./
Si një trëndafil i velur në/ Dorën e një shenjti, me/ 62-petale të rëna dhe të/ Kalbura mbi tokë koka e / Saj akoma varur në / Qiellin e një jete me re të/ Zeza që hezitojnë të kthehen/ Në shi. E pastër dhe qetë si/ Një zonjë, për herë të parë i/ Lejoi sytë e saj që nëpërmes/ Syve të mi të njomin jastëkun/ Tim prej puplash. Prej puplash të ndukura prej pulave të / Bardha që për të kënaqur dikë/ janë therë dhe përvëluar/ Në ujë të valë. Si të fle, kur heshtja/ Në dhomë më ngjan se avullon?/ Në njërin vesh më bëhet se/ Dëgjoj krismat e lugëve dhe pirunëve të zonjave më me fat në / Tavolina, kurse në veshin/ Tjetër më duket se dëgjoj/ Zhurmën e lopatës dhe / Të tërfurkut të nënës në arë …/ O, e di, e di, se burrat nuk / Qajnë (të paktën kështu më/ Thoshte nëna kur isha i vogël),/ Por më dhimbset në shpirt e shkreta:/
Ajo është tëpër e re që të vdesë/
E tepër e lodhur që të rrojë” (Dallas, 21 Maj, 200, fq.84)
Nga pikëpamja strukturore tek kjo poezi janë thyer të gjitha rregullat e vargëzimit klasik, vargu i parë është i shkëputur, vijon zbërthimi në monokolonë, mbyllet me një distik me kontrast të thellë filozofik. Është përmbysur vijimësia e mendimeve, ka pikë në mes të vargut: Në ujë të valë. Si të fle, kur heshtja/… Ka një lloj “lajthitjeje” artistike në pështjellimin e mendimit, element ky i dukshëm postmodernist, krijohet një lloj pezullie, rrjedha të merr përposhtë, tatëpjetë si rënie në rrëpirë, gjersa mezi pret t’i nxjerrësh fundin, ndryshe nga rënia e vërtetë në humnerë. Tipik është vargu: “Kalbura mbi tokë koka e”apo”Tavolina, kurse në veshin”…
Leksiku i lartë gërshetohet më leksikun e ulët e me traditën duke krijuar 3-bërthama të forta poetike brenda të njëjtës mëmbranë.
LEKSIKU I LARTË
(Hyjnorja)
Ëndërr- nënë- trëndafil- shenjt- petale- qiell- re-shi – e pastër-sy- ujë- fle- pupla- heshtje-avull-shpirt… (bota hyjnore)

LEKSIKU I ULËT
(njërëzorja)
Kalbura- tokë -varur,-të zeza- therë-përvëluar- të valë- krisma- zhurmë- e lodhur…(bota tokësore)
TRADITA
Pula- lugë- pirunë- lopatë- tërfurku-ara- burrat- nuk- qajnë- i vogël – më dhimbset- e shkreta- të vdesë-të rrojë…

Miksimi i këtyre elementëve krijon larmi gjendjesh shpirtërore të ndera që rrisin kureshtjen e lexuesit dhe e prekin atë shpirtërisht, duke kaluar nëpër një metamorfozë shpirtërore, element ky modernist e postmodernist njëherësh, pa kufij të prerë në mes: Simbolika e figurës së nënës transformohet gradualisht, gjersa përplaset fuqishëm me dilemën hamletiane-të vdesë a të rrojë:
Nëna
Në Ëndërr/ trëndafil në dorën e një shenjti/ e pastër dhe e qetë/ zonjë …/ tepër e re…
Metamorfoza
62-tetale të kalbura mbi tokë/ kokë e varur mbi qiellin e një jetë me re të zeza/ që lejoi sytë e saj nëpërmjet syve të mi të njomin jastëkun,/ zhurmë e lopatës dhe e tërfurkut në arë …/ tepër e lodhur

Mendimi nuk mbyllet në vargun pasues, as në mes të vargut pasues, por, pothuaj brenda 4-vargjeve, element ky modernist, ndërsa ankthi do të zgjasë deri në fund, deri në asgjëkund, element postmodernist: elipsat janë të qëllimshme.
Le të përpiqemi të riorganizojmë fiktivisht strukturën e strofave poetike, në vargje të lira, sipas parimit klasiko-modern:
Strofa 1
Strofa 2
Strofa 3
Strofa 4

Sapo e pashë në ëndërr nënën./
Si një trëndafil i velur/ Në dorën e një shenjti/ Me 62-petale të rëna/ Dhe të kalbura mbi tokë/

Koka e saj akoma varur/
Në qiellin e një jete
Me re të zeza/
Që hezitojnë të kthehen në shi./

E pastër dhe qetë
si një zonjë,/
Për herë të parë i lejoi sytë e saj /
Që nëpërmes syve të mi/
Të njomin jastëkun tim prej puplash./

Prej puplash të ndukura/
Prej pulave të bardha/
Që për të kënaqur dikë/
Janë therë dhe përvëluar
në ujë të valë./

5-vargëshe
Tercinë
Katrenë
Katrenë

Strofa 5
Strofa 6
Strofa 7
Strofa 8

Si të fle,/
Kur heshtja në dhomë/
Më ngjan se avullon?/

Në njërin vesh më bëhet se dëgjoj/ Krismat e lugëve dhe pirunëve/
Të zonjave më me fat në tavolina,/
Kurse në veshin tjetër më duket se dëgjoj/
Zhurmën e lopatës dhe të tërfurkut/
Të nënës në arë…

O, e di, e di,/
Se burrat nuk qajnë/
(Të paktën kështu më thoshte nëna/
Kur isha i vogël),/

Por më dhimbset në shpirt e shkreta:/
Ajo është tëpër e re që të vdesë/
E tepër e lodhur që të rrojë”
Tercinë
6-vargëshe
Katrenë
Tercinë

Vargje të lira, mendimi rrjedh vetvetishëm, por ankthi që krijohet nga strukturimi postmodernist, përmes “lajthitjeve” të thyerjeve grafike, i mungon lexuesit. Riorganizimi strukturor është bërë thjesht për qëllime studimore. Përmbysja e kësaj strukture nga ana e autorit dëshmon për një vertikalitet inkandeshent poetik në dekodifikimin e thellësive të mesazhit dhe eksperimentim të suksesshëm.
Figuracioni i dendur, rrit vëllimin e nëntekteve poetike: Dominojnë:
Similituda kilometrike: Si një trëndafil i velur në/ Dorën e një shenjti, me/ 62-petale të rëna dhe të/ Kalbura mbi tokë…; krahasimi: si një zonjë…
Pyetja retoriko-metaforike: Si të fle, kur heshtja/ Në dhomë më ngjan se avullon?…/
Kontraste mbi bazën e antonimisë kontekstuale:
Trëndafil- me 62 petale të rëna…; Trëndafil-me 62 petale të kalbura mbi tokë…; Re të zeza…- e pastër dhe e qetë…; sy yë njomur… – jastëk prej puplash…; pula të bardha…- therë e përvëluar në ujë të valë; zonjave më me fat- tërfurkut të nënës…; e re që të vdesë…- e lodhur që të rrojë…
Ironia situacionale dhe Situata paradoksale:
Prej puplash të ndukura prej pulave të / Bardha që për të kënaqur dikë/ janë therë dhe përvëluar/ Në ujë të valë…
Dëgjoj krismat e lugëve dhe pirunëve të zonjave më me fat në / Tavolina, kurse në veshin/ Tjetër më duket se dëgjoj/ Zhurmën e lopatës dhe / Të tërfurkut të nënës…
… O, e di, e di, se burrat nuk / Qajnë (të paktën kështu më/ Thoshte nëna kur isha i vogël),/…
Sipas pararendësit të kritikëve të rinj Ivor Richards (Ironia është tipar i veprave me tipar të lartë rregulli), në rastin konkret ironia verbale si një figurë retorike që ngrihet mbi ambiguitetin ia ka lënë vendin ironisë situacionale që nxjerr në pah njohjen, identifikimin e mospërputhjeve. Ndërsa, po të kemi parasysh konceptin e T. Elliot-it, mbi paradoksin, ndryshimet e vogla e të vazhdueshme të gjuhës, pranëvënia e fjalëve përdoren vetëm për të arritur kombinime të reja e të papritura:
Metafora: …koka e / Saj akoma varur në / Qiellin e një jete me re të/ Zeza që hezitojnë të kthehen/ Në shi…
Për herë të parë i/ Lejoi sytë e saj që nëpërmes/ Syve të mi të njomin jastëkun/…; heshtja – avullon;
…më dhimbset në shpirt, e shkreta…!
Simbolika e Nënës në asosacionet poetike zbërthehet nëpërmjet vargjeve eliptike, të cilat i japin valencë kuptimore shenjës, njësi pas njësie, nëntekst pas nënteksti duke krijuar kështu shtresëzimet kuptimore të saj: Vlen të permëndim parimin e M.Riffaterre, sipas të cilit: Në poetikën e tekstit çdo njësi e sistemit funksionon si një metonimi në raport me bërthamën.8 Nëna- hyjneshë e qiellit- nëna skllave e vuajtjes /, nëna – lot, nëna-sakrificë mbinjerëzore; nëna-zonjë pa fat, nëna – dhimbje, nëna – përjetësi. Nëna portretizohet si simbol i zvetënimit shpirtëror në bodrumin e jetës me dhimbje nga të 4-anët.
Kryeperëndesha femërore ravijëzohet si Zonjë e sakrificës, sipas Walter Burkert-it.9 Metamorfoza e dramave kombëtare, në nëntekstin e poezisë së, Marinajt e shndërron atë në një Kryeperëndeshë të vdekshme.
Poeti enkas i ngatërron botët, botën hyjnore me atë njërëzore, qiellin e tokën, botën e luksit dhe botën e varfërisë, gëzimin dhe dhimbjën, jetën dhe vdekjen;
Autori aktivizon akohorësinë nëpërmjet dominimit të së tashmes së përjetshme: Sapo e pashë-më dhimbset, është tëpër e re; është tepër e lodhur etj.
Un-i lirik paraqitet i dallgëzuar, gati – gati i çmendur e skizofrenik, i sapozbritur nga qielli i ëndrrës në skenën e përgjakur makbethiane: Autori improvizon humor të zi:
Ëndërr… trëndafil… shenjt…dhe më pas lexuesi përfytyron tmerrin: pula të bardha që për të kënaqur dikë – Janë therë e përvëluar në ujë të valë…E më tej në vesh oshëtijnë: krismat…
Antiestetizmi është dukuria që karakterizon gjithë strukturimin poetik të vargjeve të kësaj poezie.
Vijojmë me poezinë: Mall për nënën
E mora gjithësinë në duar/Të shuaj mallin e nënës,/ Por kjo ndarja e tërbuar/ Qenka dhimbja e dhembjes./ Diku atje larg përtej detit,/Diku atje lart buzë qiellit,/Vështrimet e ftohta të hënës/ Gjithnjë venisin sytë e nënës…/ Jemi ndarë në këtë botë/ Si substanca të truara malli / Dëshirat sa nisën dështojnë/ Kthehen në vdekje për së gjalli./ Tek i ndjek si foshnje ëndrrat,/ Me duf ja shtyp dy polet globit,/ Sepse boshti i tij prej flake/ Rrotullon tokën kot së kotit. (fq.87)
Un-i lirik iluzionon: E mora gjithësinë në duar. Autori copëton veten në disa vende: Herë bëhet zot i gjithësisë, provon të shuajë mallin e dhe herë ndjehet skllav (Qenka dhimbja e dhembjes.), zhgënjehet, vdes së gjalli në boshtin prej flake të globit të mallit për nënën.
Nëpërmjet përdorimit të leksikut popullor, shprehjes frazeologjike: vdekje për së gjalli… substance të truara malli; Rrotullon tokën kot së kotit, poeti rivitalizon traditën. Paul De Man thekson: Në shkrimin postmodern huazohet popkultura, kultura massive.10
Përdorimi i rimës së alternuar klasike me skemë ABAB e humb njëtrajtshmërinë vetëm në strofën e dytë ku shndërrohet në rimë të përputhur AABB. Poeti eksperimenton. Bashkohet universi: tokë-det-qiell e bëhet një, metamorfozohet në mall. Mall për nënën përtej detit.
Lejtmotiv i kësaj poezie mbetet kryevargu: Gjithnjë venisin sytë e nënës…
Un-i lirik ecën paralelisht nëpër disa rrafshe duke u transformuar: misioni i shenjtë i shuarjes së mallit- takimi iluzionar me nënën; Përballja fuqishëm me ndarjen; shfaqja e imazhit të përlotur të nënës nën hënën e ftohtë; mallkimi -mosrealizimi i dëshirës; vdekja për së gjalli; vrapi pas ëndrrave. Tërbimi dhe revolta janë gati-gati migjeniane, por nësë tek Migjeni mbeten tentativë, këtu bëhën konkrete; Poeti konfirmon: Me duf ia shtyp…: Un-i lirik shndërrohet në anti-un-dramatik – (Thyerje tipike e modelit klasik):
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm (Migjeni):- me duf ia shtyp dy polet globit (Gj. Marinaj)
Më pas vjen zhgënjimi; kotësia… Situata është absurde:
…Sepse boshti i tij prej flake/ Rrotullon tokën kot së kotit.
Barbara G.Walker shprehet: Çdo Perëndeshë femërore, Gaia, Ki-a sumere, Hlöᶨyn-i norvegjeze, Danu tek keltët, etj, mund të konsiderohen si forma të ndryshme të shfaqjes së të njëjtit mit, atij të Kryeperëndeshës Nënë.11
Sema-nënë dhe togfjalëshat vijues shpesh e shndërrojnë portretin e saj në poezinë e Marinajt, nga Perëndeshë e gjithësisë në skllave të vdekjes, prej nga ku evitohet tradita e hershme dhe jeta zakonore: Kujtojmë se Sistemi patriarkal e ka zanafillën që në fillim të periudhës së bronxtë (Marija Gimbertas)12. Më pas me përhapjen e gjuhëve Proto-Indo-Evropiane, kohë kur parajsa matriarkale e shoqërive të lashta mori fund dhe përfundoi duke u shkatërruar nga patriarkalizmi Indo-Evropian (Stone, M.).13 Në bërthamat gravitacionale poetike sema – nënë kap standarte thellësisht letrare e filozofike: Diku atje larg përtej detit,/ Diku atje lart buzë qiellit,/ Vështrimet e ftohta të hënës/ Gjithnjë venisin sytë e nënës…
Poeti fiksionon, iluzionon, aludon për një botë matrifokale nëntekstualisht (a-në marrëdhënien dikotomike burrë grua, nëna, pra gruaja ka epërsi, funksion primar), nëna për poetin është epiqendra e botës, malli për të djeg: b- mungësa e pranisë mashkullore (kurbeti, vdekja, vetmia) Jemi ndarë në këtë botë/ Si substanca të truara malli / Dëshirat sa nisën dështojnë/ Kthehen në vdekje për së gjalli./
Poezia postmoderne, vjen si një lloj këndvështrimi nga asgjëkundi që të çon në gjithkund. Semiotika e tekstit poetik në artin kontemporan është një ftesë e përzemërt për lexuesin elitar e të popullarizuar gjithashtu, Pra 2-nivele leximi (masë + elitë), sipas U. Eco-s. Pothuaj të njëjtën rrjedhë mendimi përforcon edhe Linda Hutcheon: Postmodernizmi është po aq akademik e i popullarizuar, sa edhe elitist e i perceptueshëm.14
Poezia si tekst i shkruar (scriptible), sjell një shumësi tekstesh të lezuara (lisible), pra kemi të bëjmë me vargjepolisemantike. Kujtimet e poetit si digression vetjak dhe arketipal, malli: … ”në kotecin thurur me brinjët e mia/ mbështjellë në ca fletë të zverdhura librash, gjej e rigjej dashurinë…”,(Komëshinjtë në Brrut, po aty, fq.79) risjellin kujtimet e kahhershme të njerëzimit, nëpërmjet një autonomie estetike filozofike. Rrjedhimisht poezia mbi figurën e shenjtë të nënës, dhe jo vetëm, ofron lexime rizomatike (hulumtim nëpër zhardhokë rrënjorë), pra mëvetësi kuptimore, brenda së njëjtës bërthamë, sipas profilit rizomatik të Zh. Delëzi & F.Guatar, duke u shndërruar në sytha të nëndheshëm, rrënjë për vetveten, brenda një kolazhi strukturor temash të ngjashme e të përafrueshme. Serviren kumte organike, mbushet zbrazëtia shpirtërore, labirinthet të çojnë drejt imazheve të dritës, ngjizet profili i i poezisë së të ardhmes. Poetika e Gjekë Marinajt është dëshmi e elementëve modernistë dhe eksperimentim i suksesshëm drejt postmodernizmit shumëdimensional në letërsinë shqiptare dhe atë botërore.
*Dr.Yllka FILIPI, (Ferguson Auditirium), Stamford CT, Qershor, 7, 2015

__________________________________________________
1 Armstrong, Tim, Modernism, “A Cultural History”, Cambridge, 2005, Polity Press, p.24
2 Ashton, Jenifer, From Modernism to Postmodernism, American Poetry and Theory in the Twenty Century,2005, Cambridge University Press, p.3
3 Fokkema, Douwe Wessel, A Postmodern Reader, U.S.A, State University of New York Press, 1993, p.521-522
4 Kristeva, Julia, Towards a Semiology of Paragrams, The Tel Quel Reader, New York, 1998, Routledge, p.38
5 Jakobson, Roman, Ç’është poezia, Tema, Suplementi, 2004, Fjala, fq.9
6 Marinaj, Gjekë, Lutje në ditën e tetë të javës, Faik Konica, Prishtinë, 2008, fq. (Gjithë vargjet ilustruese janë marrë aty)
7 Marchand, Philip, Marshall McLuhan: The Medium and the Messenger, New York, 1998, MIT Press, p.80
8 Riffaterre, Michael, Semiotics of Poetry, Bloomington, 1978, Indiana University Press, P.39
9 Burkert, Walter, The Orientalizing Revolution, Near Eastern Influence on Greek Culture of the Early Archaic Age, Cambridge, Harvard University Press, 1992, p.79
10 De Man,Paul, The Resistance of Theory, Theory & History of Literature, Minneapolis & London, University of Minnesota, 1986, Press, p.13
11 Walker, Barbara, G., The Woman’s Enciklopedia of Myths & Secrets, San Francisco, 1983, Harper & Row, p.67
12 Gimbustas, Marija, The Goddness & Gods of Old Europe, Thames & Huston, Ltd, London, 1982
13 Stone, M.When God was a woman, Harvest, Orlando, 1974, p.110
14 Hutcheon, Linda, A Poetics of Postmodernism, New York & London, 2005, Routledge, p.44

Filed Under: ESSE Tagged With: dr. Yllka Filipi, figura e nenes, Gjeke Marinaj, poezia

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT