• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POEZIA E KARRIERËS SIME

May 12, 2016 by dgreca

Nga Avzi Mustafa*-Shkup/

Të nderuar studentë të tashëm, ish studentë të mi dhe të nderuar kolegë,/

Kam zgjedhur sot ta mbaj ligjëratën e fundit në karrierën time aktive si profesor në universitet dhe kam dashur që në këtë ditë ta them, si të thuash, fjalën e time të fundit, që mund të merret edhe si porosia ime e fundit për ju që jeni këtu.

Unë nuk e pandeh veten si ndonjë profet, që sot do ju thotë diçka që ju nuk e keni dëgjuar, as nuk e shoh veten si ndonjë shpëtimtar që do jua thotë ndonjë gjë që do ju shpëtojë. Thjesht, ashtu siç kam qenë gjatë gjithë karrierës sime aktive si profesor, edhe dua të dal prej këtu.

Madje, nuk kam as pretendime të larta që sot të mbaj para jush ndonjë ligjëratë me përmasa historike, për arsyen e thjeshtë se pretendime të tilla nuk kam pasur as gjatë punës sime aktive në këtë universitet.

Por, kur dëshiron ta mbash ligjëratën e fundit, doemos më udhëhiqte prirja se cilat fjalë do i zgjidhja që ta përfundoj këtë karrierë dhe kjo në të vërtetë më shumë i ngjan punës së një poeti sesa të një studiuesi. Ashtu siç arrin një poet përmes një vargu, një strofe a një poezie, të na përcjellë një mesazh që një prozatori, një filozofi ose një studiuesi do t’i duhej ta shkruante një libër të tërë, e tillë do të doja të ishte sot ligjërata ime. Një poezi me disa vargje ose me disa strofa.

Në këtë mënyrë do të më lejoni që vargun e parë të kësaj poezie ta quaj “Nuk ka rastësi, por vetëm urtësi”. Jeta më ka mësuar se, ndonëse neve disa momente të jetës na duken të rastësishme,  shumë më vonë e kuptojmë se pas tyre është fshehur një urtësi, një sekret, i cili e ka mundësuar zhvillimin e një ngjarjeje. Më lejoni këtu të bëj një digresion të shkurtër. Kjo që them i ngjan rrëfimi biblik ose kuranor – si të doni merreni – me Mojsiun ose Musain, i cili derisa kthehej në Egjipt, u ndal diku rrugës dhe pa një zjarr diku. Mendoi se aty ka dikush dhe shkoi të kërkojë pak zjarr prej tij, por kur shkoi aty, e dëgjoi zërin e Perëndisë, i Cili e shpalli profet. U nis për të marrë një dritë, ndërsa përfundoi profet i Zotit. Po e përsëris se nuk kam pretendime të tilla, por rruga ime jetësore nisi me synimin që të mos bëhem zanatçi, por të bëhem mësues fshati, ndërsa Perëndia më bëri pedagog universiteti. Një fëmijë i varfër nga Greshnica në vitet e ’50-ta të shekullit të kaluar, që vinte nga një familje mjaft e varfër për kushtet e kohës, as që ëndërronte se karriera e tij do të ishte universiteti. Krejt kjo filloi kur arsimtari im i shkollës fillore më regjistroi në Shkollën Normale në Shkup dhe këtu ishte kthesa ime. Pas shkollës normale, desha ta regjistroj psikologjinë, por atëherë nuk kishte, andaj hyra në pedagogji. Aty takova po ashtu profesorë, që dukeshin si në rastësi, ndërsa kjo ishte urtësi, të cilët ishin arsyeja që unë u punësova në fakultet para se të hapej katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare. Ndonëse unë vazhdoja ta kem synim mësuesin në fshatin tim, përfundova këtu ku jemi sot. Kjo për mua nuk është rastësi, por një urtësi, një sekret që nuk kam si e shpjegoj ndryshe, pos me terma të metafizikës. Dhe, që të jem i sinqertë, mua Zoti më ka dhënë në jetë më shumë seç kam imagjinuar vetë. Andaj jam falënderues dhe ky ka qenë motivi im kryesor që edhe unë të jem si arsimtari i im i fillores për një nxënës ose të jem si profesorët e mi për një student që vjen prej diku si unë dikur. Që edhe unë t’i dukem atij rastësi, ndërsa ai pas një gjysmëshekulli ta kuptojë se ajo ka qenë urtësi.Vargu i dytë i poezisë, që po e quajmë ashtu kushtimisht, është “Arsim për të gjithë”. Dhe, kjo nuk është diçka që e unë e them së pari, as që e shpik unë, por as nuk dua ta merrni si patetike. Ndonëse ne sot hedhim gurë e dru kundër ish sistemit socialist, madje edhe unë vetë kam plot arsye politike ta kundërshtoj atë, por ajo që dua ta vlerësoj dhe ta theksoj është se vetëm në atë sistem një djaloshi të varfër të Greshnicës iu mundësua të bëhej profesor universiteti. Unë dhe ju kemi të drejtë të jemi kundër atij sistemi për shkak të padrejtësive kombëtare që i kemi pësuar atëbotë, por nuk guxojmë të mos jemi mirënjohës për këtë fakt. Me ato pak kapacitete ne arritëm të ndërtojmë kuadro dhe ta mbajmë shkollën shqipe, madje të hapim edhe programe studimore në fakultete. A mund ta imagjinojmë si do të ishin shkollat tona pa Shkollën Normale dhe pa Akademinë Pedagogjike? Për këtë arsye, mund të tingëllojë jo e përshtatshme për kushtet e sotme, por unë në aspekt të arsimit do të mbetem socialist i tipit europian: do të doja që secilit fëmijë në secilin fshat të vendit t’i mundësohet arsim falas. Jam pastaj këmbëngulës që arsimi publik të jetë cilësor maksimalisht dhe të mos bëhet arsimi cilësor vetëm luks dhe vetëm mundësi e të pasurve.

Vargu i tretë i kësaj poezi do të ishte “Çfarë është e rëndësishme në jetë?!”. Kjo është një pyetje që sigurisht i ka sfiduar edhe filozofët, edhe teologët etj., por ajo që unë dua ta theksoj këtu është se karriera ime më ka mësuar se më e rëndësishme se gjithçka në jetë është sekreti i lumturisë. Ne shumë herë në jetë insistojmë në diçka dhe mendojmë se, nëse nuk bëhet ajo, ne kemi dështuar. Kur je i varfër, kënaqesh me dy kore bukë; kur të hash bukë, kërkon diçka më shumë; kur të kërkosh punë, në fillim pranon gjithçka; kur mendon se mësuesi është kulmi dhe pastaj e arrin, e sheh se as ajo nuk ka qenë diçka shumë; pastaj kërkon të bëhesh profesor dhe e arrin edhe atë dhe e sheh se përsëri as ajo nuk ka qenë diçka që do të duhej të të mahnitë. Dhe, jo që nuk është e rëndësishme të jesh zanatçi, mësues ose profesor, por e kam fjalën që më e rëndësishme se kaq në jetë është të mësohesh të jesh i lumtur me atë që e ke. Sepse, kur je mirënjohës për atë që e ke, Zoti ta hapë një derë tjetër dhe të shpie diku që nuk e ke imagjinuar. Këtë e kam provuar vetë në jetë dhe prandaj ju flas nga përvoja. Andaj, gjatë gjithë jetës nuk jam lodhur të kem vetëm arritje, sa jam angazhuar që në atë që e bëj, të gjej lumturi dhe kënaqësi.

Vargu i katërtë i kësaj poezi është “Profesioni më i mirë është i mësuesit”. Unë e di se sot janë krijuar disa profesione që paguhen shtrenjtë, siç është fjala bie menaxher, dizajner, spin doktor, PR-menaxher dhe ato janë profesione që paguhen mjaft mirë, ama unë jam i bindur se asnjëri nga këto nuk është profesion më i bekuar se mësuesi, se profesori. Sepse profesori është një profet i llojit të vet. Derisa një inxhinieri i mundësohet ta projektojë muret, një dizajneri të modelojë një pamje, profesorit shoqëria ia ka besuar qeniet njerëzore, që ai t’i modelojë ato dhe t’i bëjë së pari njerëz, pastaj të ditur, më tej profesionistë, humanë dhe qytetarë të suksesshëm të shoqërisë. Dhe, unë kujtoj se kjo detyrë është më e vështira dhe njëherazi më e shenjta. Për këtë arsye unë jam i bindur se nuk ka më mirë se të jesh profesor. Bile edhe mjeku që e shëron një pacient nuk është më i lumtur se një profesor që ka krijuar me mijëra studentë. Në duar të profesioneve të tjera është e sotmja, ndërsa në duar të mësuesit, profesorit, është e ardhmja. Sa për informacionin tuaj, nëpër duart e mia kanë kaluar jo më pak se 10.000 studentë. Dhe, nëse unë jam bërë shkak që edhe 10%-shi i tyre ta kenë pasur jetën më të lehtë dhe të lumtur pasi që kanë ndjekur orët e mia, unë sot me kënaqësinë më të madhe do ta kaloja pjesën e mbetur të jetës. Mësuesia nuk është profesion, por është mision. E dini që Jezuin në Bibël e quajnë Mësues.

Megjithatë, ndonëse i kam arritur këto përjetime dhe jam shumë i lumtur për to, kjo nuk është e tëra. Prandaj vargu im i fundit do të ishte “Bëhu njeri”. Unë e di se ka studentë që më respektojnë dhe mbase ka të tjerë që, për ndonjë arsye, nuk e kanë atë qëndrim ndaj meje. Po ashtu ka edhe kolegë e miq me qasje të ndryshme. Unë e di se ka kolegë që më duan dhe më nderojnë më shumë seç meritoj, por ka edhe të tillë që ndonjëherë mund të kenë folur edhe gjëra të pakëndshme për mua dhe ja ua them këtu, ndonëse mund t’i supozoj ndonjëherë, ndaj askujt nuk mbaj hidhërim dhe të gjithëve ua falë me gjithë zemër. Krejt karriera ime në të vërtetë ma mësoi vetëm një gjë: BËHU NJERI. Para se jesh profesor i mirë, para se të jesh shkencëtar i mirë, para se të kesh shkruar e botuar dhjetëra libra e qindra artikuj, siç i kam bërë edhe unë me modestinë time, më e rëndësishme është të jesh njeri. Zaten ky, sipas meje, është misioni jonë në jetë. Dhe, përveç kësaj, me rëndësi të jesh në jetë njeri pozitiv. Sepse, siç thotë mistiku i madh Rumi:

O njeri, ti je siç dëshiron ta shohësh veten vet,

Sa për mish e kocka, dheu do t’i tretë

Nëse mendon për lule, kopsht me lule je

Nëse mendon për gjemba, shkarpa për zjarrin je.

Jam munduar që botën ta shoh si një kopsht me lule, andaj sot – kur po e përfundoj karrierën time profesionale – ndjej në zemër një buqetë me lule.Me gjithë punën time prej profesori, me gjithë punën time prej autori të teksteve shkollore, me gjithë punën time prej studiuesi të shkollës shqipe, me gjithë punën time si autor i abetares, krejt kjo më ka mësuar se kështu unë nuk jam bërë as profesor, as shkencëtar, as pedagog, por vetëm njeri. Dhe, kjo mendoj se është arritja më e madhe. Të gjitha ato grada kanë qenë shkallët që është dashur t’i eci që të bëhem njeri. Ndërsa qëllimi i jetës nuk qenkan shkallët, por qenka lartësia e misionit.

Do ta përfundoj ligjëratën time duke ju thënë: Ju lutem shikojeni karrierën tuaj si shkallët që ju ndihmojnë të ngjiteni diku, por kurrë mos i merrni shkallët si qëllimi i jetës suaj.

Të dashur të pranishëm, koha jonë është e kufizuar. Mua më duket si katër orë ky katërdhjetëvjeçar këtu. Nesër edhe ju do të jeni në këtë katedër. Prandaj ju lutem jetojeni çdo ditë me këtë synim. Jetojeni çdo ditë të jetës suaj sikur të jetë dita e fundit dhe ju do ta keni dëshirën që atë ditë ta lëni gjurmën tuaj më të mirë. Sepse, në të vërtetë, gjithë jeta është një ditë e bukur, që përfundon me një muzg, siç është pleqëria.

Dikush nesër do të më kujtojë për 30 e ca librat që i kam shkruar, dikush mund të më përmendë për ndonjë artikull shkencor a artikull publicistik, por unë do të jem i lumtur nëse me këtë ditë – që thamë se e quajmë jetë – jam bërë shkak që në mendjen e tij ta kem ndezur dashurinë për të vërtetën, në zemrën e tij ta kem ndezur dashurinë për njerëzoren dhe në shpirtin e tij ta kem ndezur lumturinë nga këto dyja.

Po përfundoj duke iu rikthyer edhe një herë Rumiut, mjeshtrit të madh të zbulimit të sekreteve të jetës:

Bëhu si lumi në bujari dhe ndihmë,
Bëhu si dielli në zemërgjerësi dhe mëshirë
Bëhu si nata në mbulimin e mangësive të tjetrit,
Bëhu si i vdekuri në hidhërim dhe kërcënim,
Bëhu si dheu në modesti,
Bëhu si deti në mirëkuptim,
Si do që të bëhesh,
Ose duku ashtu si je
Ose bëhu ashtu si dukesh.

Ndërsa gjeniu i shekullit të kaluar, Albert Ajshtajni, pas kësaj do të thoshte: “Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep e jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë.”

Unë kaq kisha t’ju jap dhe këtë jua dhashë! Dhe, si kundërvlerë, nuk dua asgjë!

Ju faleminderit dhe qofshi të bekuar!

Shkup, 12 maj 2016

*(Ligjerata e fundit e karrierës sime  aktive si profesor)

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Avzi Mustafa, E KARRIERËS SIME, poezia

Krijuesit shqiptarë në Suedi

March 29, 2016 by dgreca

Poezia, kjo fuqi magjike/

Pos krijuesve shqiptar në festivalin” Sofra Poetike, që u mbajt në Boros të Suedisë, morën pjesë edhe shkrimtarë suedez dhe të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë vend skandinav./

Nga XHAVIT ÇITAKU/

Qendra Kulturore Shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë, në kuadër të shumë aktiviteteve konkrete që po zhvillon një kohë të gjatë, së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi XI Albani” që vepron në këtë shtet skandinav, për herë të katërt organizuan manifestimin letrar i titulluar “ Sofra poetike në Boros”, i cili u mbajt dje e në të cilin morën pjesë krijues e dashamirë të fjalës së shkruar jo vetëm nga Suedia, por edhe nga disa vende evropiane si dhe poet e miq suedez. Sipas njërit nga organizatoret të këtij eveniment, Sokol Demaku ky manifestim  që tashmë është bërë tradicional qëllim kryesor ka kultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë. Thënë konkretisht, kjo veprimtari ka për qëllim që ta kultivoj e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim në këtë pjesë të Evropës. Njëkohësisht ky manifestim, kjo sofër, paraqet një shtytje e nxitje për të gjithë ata që janë të prirur të merren me shkrime që ta gjejnë vetën këtu, të veprojnë kështu në mënyrë të organizuar dhe nesër të krijojnë vepra më të mira letrare, artistike e kombëtare. Më pas ai foli edhe rreth aktivitetit të pasur e me përmbajtje që po zhvillon Shoqata kulturore shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë, e cila është bërë një faktor i rëndësishëm në kultivimin dhe ruajtjen e gjithçkaje që është shqiptare si dhe në integrimin e shqiptarëve në rrjedhat e shoqërisë suedeze. Kulmin e suksesit kjo shoqatë e ka arritur kur pas një pune të madhe dhe kontakteve të zhvilluara me organe e institucione kompetente u bë e mundshme që në kuadër të saj të funksionoj me mjaft sukses radio e kanali televiziv lokal. Po ashtu, anëtarët e kësaj shoqate po organizojnë aktivitete të shumta kulturore që po tubojnë jo vetëm pjesëtar të komunitetit shqiptar, por miq të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë komunë e më gjerë. Ndërkaq, Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASH” Papa Klementi i XI Albani”, të pranishmit i informoj lidhur me aktivitetin e madh që po zhvillon ky asosacion . Ai me shifra e fakte konkrete vuri në dukje se anëtarët e shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar kanë bërë punë të madhe në botimin e librave të rinj dhe në fusha të tjera të krijimtarisë.

Me poezitë e tyre në këtë festival u paraqitën u paraqitën Hamit Gurguri, Axin Welat, Soleyman Ghasemiani, Bajram Muharremi, Fetah Bahtiri, Shuquri Sejdiu, Louise Halvardson, Henric Mimerson, Elhame Zhitia Krasniqi,Mona Juniku, Shaban Osmani,Muhamet Krasniqi,Remzi Basha,Emine Hoti, Edona Heta Sejdiu, Idriy Gashi, Ibrahim Abedini dhe Hysen Ibrahim.

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zyrtarja e lartë e Komunës ës Borosit, Ida Legnemark, e cila pos tjerash tha se në në komunë jetojnë rreth 3500 pjesëtar të komunitetit shqiptar të cilët me sukses janë integruar në shoqërinë suedeze dhe janë një shembull i mirë i punës, mësimit ndihmës së zhvillimit të përgjithshëm në mjedisin ku ata jetojnë.

Poezia përmban mesazhe të rëndësishme

Në këtë tubim të rëndësishëm poetik, u lartësua poezia si një fuqi magjike që po arrin t’i tuboj krijues e dashamirë të fjalës së shkruar nga shumë vende të botës. Në poezitë e lexuara me këtë rast motiv  kryesor i krijuesve ishte dhimbja për atdheun, pastaj në këto krijime jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi. Zaten të gjitha këto janë pjesë përbërëse në poezinë shqipe. Kuptohet se në këtë poezi jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi. Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta. Poezia kalon nëpër shekuj dhe përmban mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë. Për këtë arsye ky manifestim tash e katër vjet me sukses ka futur përsëri  kulturën shqiptare dhe poezinë në qendër të vëmendjes duke shpresuar që të kemi dobi dhe kënaqësi nga dita e Sofrës poetike”. Hamit Gërguri, autor i disa librave në gjuhën shqipe e suedeze, ndër të tjera theksoi se në shqiptarët erdhëm në këtë vend të largët e të ftohtë, por me zemër të ngrohtë. Gjetëm strehim, bukë e përkujdesje dhe buzëqeshjen e parë kur ikëm nga ato përndjekje barbare që na i bënte regjimi fashist serb. Ne, krijuesit dhe artistët shqiptar, me punën tonë po bëjmë përpjekje që ta rrisim dhe pasurojmë degën në atë drurin e pasur kulturor të Suedisë. Shuquri Sejdijaj, krijues dhe gazetar, pos tjerash, u angazhua që të kihet parasysh në kultivimin e drejt të gjuhës shqipe për shkak se, sipas tij, kohëve të fundit është i pranishëm një bastardim i gjuhës sonë të bukur. Këtë pos tjerash, fatkeqësisht mund ta vëresh edhe në disa medie e portale jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe troje tjera etnike shqiptare.

U ndanë tetë shpërblime për poezitë më të mira

Sofra poetike ka edhe karakter garues ndaj edhe u ndanë tetë shpërblime për krijimet më të mira poetike, katër i ndanë Shoqata “ Migjeni” dhe katër të tjera Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar “ Papa Klementi XI Albani.  Të shpërblyerit janë Elhame Zhitia Krasniqi,  Fetah Bahtiri,Bajram Muharremi, Louise Halvardsson, Henrik Mimersson, Mona Juniku, Shaban Osmani, Idriz Gashi,Shuquri Sejdiu. Në këtë tubim u promovuan edhe Librat e autorëve shqiptar që jetojnë e veprojnë në këtë vend skandinav: Hamit Gurgurit, Hysen Ibrahimit, Sokol Demakut, Fetah Bahtirit, Emine Hotit, Mona Junikut, Bajram Muharremit- Bistrica dhe Antalogjija e “ Sofres Poetike”.

SHSHASH “Papa Klemnti XI” dhe QKSH “ Migjeni” që veprojnë në këtë shtet të largët meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që janë duke bërë këtu në mërgim me synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut të cilin e duan aq shumë të gjithë këta krijues, shkrimtarë e veprimtarë. Po ashtu, qëllimi i këtij manifestimi është që t’i afroj njeri me tjetrin krijuesit shqiptar me krijuesit e vendit ku ata veprojnë e krijojnë, pra me poet suedezë dhe poet të komuniteteve tjera që jetojnë e veprojnë këtu.

 

Filed Under: Mergata Tagged With: kjo fuqi magjike, poezia, Xhavit Citaku

FIGURA E NENES NE POEZINE E GJEKE MARINAJ

June 8, 2015 by dgreca

Shenjëzimi modern e postmodern në sublimitetin e figurës së nënës në poezinë e Gjekë Marinajt/
Nga Dr.Yllka FILIPI*/
Poezia e pas viteve “90 në Shqipëri u karakterizua nga një shthurje e dukshme e varianteve tradicionale dhe rrjedhimisht eksperimentimi drejt formave e prurjeve të reja, çka solli tkurrjen e modeleve paraeksistuese në kohë. I dalë në liri të plotë shpirti krijues shpërtheu në të gjitha trajtat, format e mënyrat, duke eksploruar deri në ujdhesat më misterioze të përroit të nënvetëdijes, aty ku gëluan shenjat e para të modernizmit e postmodernizmit në poezinë shqiptare.
Në qoftë se në letërsinë evropiane modernizmi i ka fillesat shumë të hershme, (për arsye të rrjedhës së zymtë historike dhe tronditjes shpirtërore që i dha kombit tonë kjo rrjedhë), tek ne erdhi shumë vonë kjo liri, ndaj, këto ishin vitet e arta, ku Shqipëria poetike do të vibronte njësoj si simotrat e saj, pavarësisht se me një prerje shekujsh midis.
Modernizmi aludohet se në letërsinë Evropiane i ka fillesat që në shekullin e 17-të1, ndërkohë që i dokumentuar si periudhë me shenja të dukshme, filozofi shpirtërore dhe sistem estetik, daton nga shek.XIX deri në mesin e shekullit XX, ndërsa postmodernizmi vijon pas kësaj periudhe. Postmodernizmi si dukuri letrare ecën ende nëpër mjegull, është një lëvizje në ngjizje e sipër, por me shenja të dukshme, sythë e embrionë që premtojnë një lloj prirjeje drejt një papërcaktueshmërie poetike: Sipas Jenifer Ashton: Postmodernizmi në artet kontemporane është poetikë e indeterminimit, pra një poetikë e papërcaktuar.2
Përgjithësisht drejtimet letrare nëpër kohëra, kanë ardhur si kundërshti të njëra tjetrës, mohim, përmbysje, shpesh është metamorfizim i të njëjtave ideale, në trupa biologjikisht të ndryshëm. Maurizio Ferraris vendos një lloj dallimi principal midis postmodernitetit metahistorik dhe modernitetit ahistorik dhe idealist. Mendimet dhe këndvështrimet e studiuesve janë të variueshme, ndaj shpesh pikëpamjet e tyre nuk përputhen: Douwe Wessel Fokkema, është i bindur se postmodernizmi është rezultat i polemikës kundër modernizmit. 3
Në rrjedhën e poezisë shqipe, flasim për periudhën pas viteve ’90 të shekullit që lamë pas, modernizmi dhe postmodernizmi si estetika krijuese nuk kanë kufij të prerë midis, ato shpesh metamorfozojnë njëra-tjetrën, herë-herë binomizohen, herë herë-ecin paralel nëpër të njëjtat shina në trenin e kohës, kur shpalosin përmasat e tokësores dhe shndërrohen në krahë të të njëjtit avion në qiellin e përbashkët të hyjnores. Duke iu referuar bërthamave poetike të veprës së Gjekajt, bie në sy sendërtimi i imazheve te reja, pasurimi i shenjave me një sistem gjuhësor specifik, abstragimi i sintagmës shenjë-të shenjuar jokonvencionalë, çka rrit abstraksionin e vargjeve dhe shumëzon leximet. Po t’i referohemi Julia Kristevës, do ta shohim gjuhën poetike si një nga mënyrat më të sukseshme të krijuesit për transmetimin e risive dhe eksperimentit, për arsye të praktikave dinamike të cilat synojnë thyerjen e inercisë dhe zakoneve gjuhësore.4
Brenda dimensioneve të këtij shpirti artistik, rri në fronin e një Perëndeshe të Përjetshme imazhi universal i figurës së nënës në gjithkohësi. Duke iu referuar vibracioneve të jashtëzakonshme të strukturës poetike që server vëllimi “Lutje në ditën e tetë të javës”, së poetit Gjekë Marinaj, kjo figurë zë një vend dominant, përmbledhur në ciklin “Duart e nënës”.
I gjithë ky vëllim karakterizohet nga sintetizimi i dukshëm i niveleve poetike, evokimin e imazheve, trajtave e formave, tingujve e ritmit, në inkorporimin e nënteksteve, brenda percepsioneve interkomunikative që përcjell. Bërthamat poetike përgjithësisht segmentohen në mesazheve të thella filozofike, në hulumtimet ndërshtresore që ofron vepra që në titull. (Përmbysje biblike: 7 ditë ju deshën Zotit për të krijuar Universin, Të Dukshmet dhe Të Padukshmet, Qiellin dhe Tokën, Detet dhe Oqeanet; Poetit Gjekë Marinaj i nevojitet ajo dita e tetë e munguar, duke e zhvendosur lutjen e te Dielës së shenjtë, në ditën e tetë.) Në tërësinë e lojës poetike vargu përçon hyjnoren përmes tokësores, afreske figurativë, simbolikë empirike përshkuar nga një ndjenjë e hollë që përcjell ndjesi unikale receptetative. Performanca e bërthamave poetike karakterizohet nga ritmi, bukurtingëllimat, kodet e shenjat semio-semantike, prurjet nuovo-stilistikore, konotacionet poetike, nuancat inter-kulturore të cilat marrin trajtë brenda gjithë kësaj materie discursive, në art-universum, për dekodifikimin e Olimpit poetik të shpirtit human që shpaloset në vargje. Uni lirik është shumëplanësh, materia dhe shpirti shtrihen drejt sublimitetit dhe amshimit, çka tregon për një shije të hollë estetike dhe nerv poetik.
Lidhur me poetiken dhe prezencën e saj, Roman Jakobson thekson se ajo ndjehet atëherë kur fjala me kompozimet e saj, me semantikën e saj, me formën e brendshme dhe të jashtme përfiton gjithçka, dhe vlerën në vetvete.5
Ndarja e strukturave poetike vijon nëpërmjet një game të gjerë tematikash ku shpirti fiton pavarësi eksplicite. Autori luan me mungesën e kuptimit, sipas filozofisë postmoderniste në kaotizmin e botës, atu ku ai shtresëzon realitetin, trazon kohërat, poetët, figurat, idhujt nëpër ringjallje e qytetërime dhe gjunjëzohet tek froni i Kryeperëndeshës Nënë. Ndalemi tek poezia “Duart e nënës”6, shkëputur nga cikli me të njëjtin titull.
Lexoj duart e nënës/ që fytyra ime të ketë vlerë./ Gjithçka në vija të holla,/ Ose brazda të thella…/ Mozaikë hallesh/ Duart e saj prej shenjti:/ Porte ku vaporët e vuajtjeve/ Ndaluan për të kaluar natën./ (Lutje në ditën e tetë të javës, fq.82)
Poezia është e shkruar në distikë, në vargje të lira eliptike, brenda të cilave konotacionet artistike shumëfishohen. Dominon një e tashme e gjithkohshme, pasi është poezi e pakohë, pa përcaktim të mirëfilltë etapash, ku zëri i shpirtit poetik ngrihet përmes ritmit, lirisë, thellësisë së imazhit të nënës që nuk vdes.Vargu përmbyllës fillon më metaforën foljore ndal (-uan), (ata, vaporët e vuajtjeve!), si për të anatemuar vdekjen, fundin, pra, për të konfirmuar, se jeta nuk ndalet këtu, pavarësisht! Fuqia e metaforës foljore të vargut të parë, lexoj (duart) e mohon kategorikisht afrimin e errësirës në vargun e fundit, me të tashmen e përjetshme. Nga pikëpamja e strukturës, thyerjet artistike janë elementë të modernes, loja poetike, ngatërrimet e qëllimshme dhe përzierjet kohore gjithashtu. Poezia nuk ka as fillim, as fund të mirëfilltë, ajo nis si nga asgjëja dhe përfundon tek gjithçkaja nënë. Miksimi i vizionit mes imazheve simbiotike nënë-bir (lexoj duart e nënës- që fytyra ime të ketë vlerë), pikëvështrimi prej nga asgjëkundi, janë elementë postmodernistë që i mbivendosen mesazhit poetik. Pra, kemi një rindërtim abstrakt kohor implicid brenda koherencës së vargjeve. Është si të thuash një lloj eksperimentimi ku çrregullimi poetik, reflekton rregull absolut. Rimetaforizohet imazhi kontrastues: Duart e saj -mozaikë hallesh dhe duart e saj-prej shenjti. Rifunksionalizohet simbolika e nënëns: nëna= kuptim i ekzistencës (fytyra ime të ketë vlerë), nëna=mozaikë hallesh, nëna=shenjt, nëna=port vuajtjesh.
Në këndvështrimin strukturor shenjues-or, eksplicid, realiteti grafiko-tingullor përbëhet nga këto shenjues:
Shenjuesit:
Nënë-vlerë
Vija -brazda
Halle-shenjt
Vuajtje – natë

I zbërthyer në dy rrafshe, paralelisht do të kishim lidhjet shkak-pasojë në rrafsh linguistik dhe lidhjet në bazë të elementëve ndërveprues në rrafsh universal. Në paralelen e parë tema-nënë është shkaku i vazhdimësisë së jetës dhe i kuptimësisë së eksistencës, pra vlera, domethënia. Në rrafshin e dytë të dy shënjuesit futen në marrëdhënie binomatike me njërit-tjetrin në misionin më të shenjtë: Nëna- dhuron jetë, ajo jetë tashmë është cimentuar, dhe vjen çasti i feed-back-ut, ku biri lexon imazhin në kujtime, në sy, në përditshmëri, në gjumë, në gjithkund nga një asgjëkund i papritur, aty ku profili i nënës rri varur përjetësisht, por nuk janë as sytë, as flokët, as fytyra, vetëm duart. Ato duar që mbajnë rruzullin mbi shpinë, detyrimisht të lexueshme/ si një lloj kushti, i pashkruar, por padukshmërisht imponues prej të cilit fytyra e birit (un-it lirik), merr papritmas kuptim. Këtu krijohet një marrje fryme, një si gulçim dhe kontekstualisht lexuesit i shfaqet nje frikë e beftë, po nëse imazhi i duarve humb, çdo të bëhet më fytyrën e birit?
Dy fjalët-tema në vijim, vija dhe brazda, në rrafsh linguistik, krijojnë marrëdhënie sinonimike me njëra –tjetrën, nga ku e dyta e përforcon dramën e së parës, duke detajëzuar profilin poetik të duarve, të mbështetur nga epitetet metaforike (të holla-të thella). Në rrafshin universal, i cili përforcohet edhe në kontekst, këto vija të holla janë brazda të thella të një shpirti të përvuajtur, janë dëshmi e sakrificës mbinjerëzore që vetëm duart e nënës dinë t’i bëjnë ballë. (Kontekstualisht brazdat të kujtojnë gjurmët e thella të plagëve të kryqëzimit në duart e Jesu Krishtit) Kryefjala nënë të sjell ndërmend fronin e Kryeperëndeshës dhe semat vija, brazda, të kujtojnë tokën e plasur të çarë nga thatësira, (këtu pranëvihen kontekstualisht). Përzierja e leksikut të lartë dhe të ulët është element i dukshëm modernist e postmodernist, krijon mbivendosje rrafshesh, përjetimesh, gjendjesh.
Gjithnjë është krijuar një lloj lidhjeje simbiozë midis halleve dhe shenjtëve, ata gjithnjë janë parë si skllevër të vuajtjeve. Pra, aty hallet nuk kanë kuptim pa shenjtët dhe vetëm shenjtët janë të aftë për t’i mbajtur hallet. Në rrafsh universal paralelisht si nëpër mjegull të shfaqen papritur torturat dhe vuajtjet e Krishtit në Kryq për të shpëtuar njerëzimin, duke u përmbysur shëmbëlltyra Shën Mëri-Nënë, pra jo duart e të shenjtës (shenjtes), por duart e shenjtit, pra shfaqet një shenjt, një Zot, një Jesu dhe një mijë halle shumëngjyrësh, mozaikë hallesh. Kjo përmbysje, devijancë biologjikisht alla-frojdiane, përbën një shfaqje të dukshme të elementëve postmodernistë në strukturën vertikale poetike. Në rrafsh filozofik përplasen fort e përkohshmja (hallet) dhe e përjetshmja (shenjti). E dyta vjen pas të parës, përjetësohet imazhi.
Temat përmbyllëse të distikut të fundit vuajtje dhe natë, në rrafsh gjuhësor janë si të thuash një lloj paralajmërimi dramatik, vuajtja që lind natën, në një natë pa fund. Lidhja linguistikore është e stisur dhe organike njëkohësisht. Ajo përforcohet shumë në rrafshin e dytë duke marrë kuptim të thellë filozofik, vaporët e vuajtjeve ndalen-për të kaluar natën. Metafora fojlore ndaluan (vaporët e vuajtjeve), të ndal frymën. E kanë marrë me nge këtë punë.Vaporët kanë ndaluar. Vuajtjet kanë ndaluar, të kalojnë natën.
Ky varg përmbyll poezinë.Sa e gjatë do të jetë kjo natë? Është vetëm një natë, vijnë të tjera pas saj, apo është thjesht një natë e përjetshme vuajtjesh? … Një natë pa fund? Lidhja është kundërshtuese. Përdorimi i lidhores të kalojnë fill pas të kryerës kanë ndaluar, hap dritare shprese në vizionin e marrësit. Po t’i referohemi M.Mc.Luhan, pranëvënia e njësive gjuhësore gjeneron më shumë domethënie, sesa njësitë gjuhësore në vetvete.7
Vijojmë me poezinë:”Në ditëlindjen e nënës”, në të cilën spikasin elementë të fortë postmodernistë që në strukturën poetike:
Sapo e pashë në ëndërr nënën./
Si një trëndafil i velur në/ Dorën e një shenjti, me/ 62-petale të rëna dhe të/ Kalbura mbi tokë koka e / Saj akoma varur në / Qiellin e një jete me re të/ Zeza që hezitojnë të kthehen/ Në shi. E pastër dhe qetë si/ Një zonjë, për herë të parë i/ Lejoi sytë e saj që nëpërmes/ Syve të mi të njomin jastëkun/ Tim prej puplash. Prej puplash të ndukura prej pulave të / Bardha që për të kënaqur dikë/ janë therë dhe përvëluar/ Në ujë të valë. Si të fle, kur heshtja/ Në dhomë më ngjan se avullon?/ Në njërin vesh më bëhet se/ Dëgjoj krismat e lugëve dhe pirunëve të zonjave më me fat në / Tavolina, kurse në veshin/ Tjetër më duket se dëgjoj/ Zhurmën e lopatës dhe / Të tërfurkut të nënës në arë …/ O, e di, e di, se burrat nuk / Qajnë (të paktën kështu më/ Thoshte nëna kur isha i vogël),/ Por më dhimbset në shpirt e shkreta:/
Ajo është tëpër e re që të vdesë/
E tepër e lodhur që të rrojë” (Dallas, 21 Maj, 200, fq.84)
Nga pikëpamja strukturore tek kjo poezi janë thyer të gjitha rregullat e vargëzimit klasik, vargu i parë është i shkëputur, vijon zbërthimi në monokolonë, mbyllet me një distik me kontrast të thellë filozofik. Është përmbysur vijimësia e mendimeve, ka pikë në mes të vargut: Në ujë të valë. Si të fle, kur heshtja/… Ka një lloj “lajthitjeje” artistike në pështjellimin e mendimit, element ky i dukshëm postmodernist, krijohet një lloj pezullie, rrjedha të merr përposhtë, tatëpjetë si rënie në rrëpirë, gjersa mezi pret t’i nxjerrësh fundin, ndryshe nga rënia e vërtetë në humnerë. Tipik është vargu: “Kalbura mbi tokë koka e”apo”Tavolina, kurse në veshin”…
Leksiku i lartë gërshetohet më leksikun e ulët e me traditën duke krijuar 3-bërthama të forta poetike brenda të njëjtës mëmbranë.
LEKSIKU I LARTË
(Hyjnorja)
Ëndërr- nënë- trëndafil- shenjt- petale- qiell- re-shi – e pastër-sy- ujë- fle- pupla- heshtje-avull-shpirt… (bota hyjnore)

LEKSIKU I ULËT
(njërëzorja)
Kalbura- tokë -varur,-të zeza- therë-përvëluar- të valë- krisma- zhurmë- e lodhur…(bota tokësore)
TRADITA
Pula- lugë- pirunë- lopatë- tërfurku-ara- burrat- nuk- qajnë- i vogël – më dhimbset- e shkreta- të vdesë-të rrojë…

Miksimi i këtyre elementëve krijon larmi gjendjesh shpirtërore të ndera që rrisin kureshtjen e lexuesit dhe e prekin atë shpirtërisht, duke kaluar nëpër një metamorfozë shpirtërore, element ky modernist e postmodernist njëherësh, pa kufij të prerë në mes: Simbolika e figurës së nënës transformohet gradualisht, gjersa përplaset fuqishëm me dilemën hamletiane-të vdesë a të rrojë:
Nëna
Në Ëndërr/ trëndafil në dorën e një shenjti/ e pastër dhe e qetë/ zonjë …/ tepër e re…
Metamorfoza
62-tetale të kalbura mbi tokë/ kokë e varur mbi qiellin e një jetë me re të zeza/ që lejoi sytë e saj nëpërmjet syve të mi të njomin jastëkun,/ zhurmë e lopatës dhe e tërfurkut në arë …/ tepër e lodhur

Mendimi nuk mbyllet në vargun pasues, as në mes të vargut pasues, por, pothuaj brenda 4-vargjeve, element ky modernist, ndërsa ankthi do të zgjasë deri në fund, deri në asgjëkund, element postmodernist: elipsat janë të qëllimshme.
Le të përpiqemi të riorganizojmë fiktivisht strukturën e strofave poetike, në vargje të lira, sipas parimit klasiko-modern:
Strofa 1
Strofa 2
Strofa 3
Strofa 4

Sapo e pashë në ëndërr nënën./
Si një trëndafil i velur/ Në dorën e një shenjti/ Me 62-petale të rëna/ Dhe të kalbura mbi tokë/

Koka e saj akoma varur/
Në qiellin e një jete
Me re të zeza/
Që hezitojnë të kthehen në shi./

E pastër dhe qetë
si një zonjë,/
Për herë të parë i lejoi sytë e saj /
Që nëpërmes syve të mi/
Të njomin jastëkun tim prej puplash./

Prej puplash të ndukura/
Prej pulave të bardha/
Që për të kënaqur dikë/
Janë therë dhe përvëluar
në ujë të valë./

5-vargëshe
Tercinë
Katrenë
Katrenë

Strofa 5
Strofa 6
Strofa 7
Strofa 8

Si të fle,/
Kur heshtja në dhomë/
Më ngjan se avullon?/

Në njërin vesh më bëhet se dëgjoj/ Krismat e lugëve dhe pirunëve/
Të zonjave më me fat në tavolina,/
Kurse në veshin tjetër më duket se dëgjoj/
Zhurmën e lopatës dhe të tërfurkut/
Të nënës në arë…

O, e di, e di,/
Se burrat nuk qajnë/
(Të paktën kështu më thoshte nëna/
Kur isha i vogël),/

Por më dhimbset në shpirt e shkreta:/
Ajo është tëpër e re që të vdesë/
E tepër e lodhur që të rrojë”
Tercinë
6-vargëshe
Katrenë
Tercinë

Vargje të lira, mendimi rrjedh vetvetishëm, por ankthi që krijohet nga strukturimi postmodernist, përmes “lajthitjeve” të thyerjeve grafike, i mungon lexuesit. Riorganizimi strukturor është bërë thjesht për qëllime studimore. Përmbysja e kësaj strukture nga ana e autorit dëshmon për një vertikalitet inkandeshent poetik në dekodifikimin e thellësive të mesazhit dhe eksperimentim të suksesshëm.
Figuracioni i dendur, rrit vëllimin e nëntekteve poetike: Dominojnë:
Similituda kilometrike: Si një trëndafil i velur në/ Dorën e një shenjti, me/ 62-petale të rëna dhe të/ Kalbura mbi tokë…; krahasimi: si një zonjë…
Pyetja retoriko-metaforike: Si të fle, kur heshtja/ Në dhomë më ngjan se avullon?…/
Kontraste mbi bazën e antonimisë kontekstuale:
Trëndafil- me 62 petale të rëna…; Trëndafil-me 62 petale të kalbura mbi tokë…; Re të zeza…- e pastër dhe e qetë…; sy yë njomur… – jastëk prej puplash…; pula të bardha…- therë e përvëluar në ujë të valë; zonjave më me fat- tërfurkut të nënës…; e re që të vdesë…- e lodhur që të rrojë…
Ironia situacionale dhe Situata paradoksale:
Prej puplash të ndukura prej pulave të / Bardha që për të kënaqur dikë/ janë therë dhe përvëluar/ Në ujë të valë…
Dëgjoj krismat e lugëve dhe pirunëve të zonjave më me fat në / Tavolina, kurse në veshin/ Tjetër më duket se dëgjoj/ Zhurmën e lopatës dhe / Të tërfurkut të nënës…
… O, e di, e di, se burrat nuk / Qajnë (të paktën kështu më/ Thoshte nëna kur isha i vogël),/…
Sipas pararendësit të kritikëve të rinj Ivor Richards (Ironia është tipar i veprave me tipar të lartë rregulli), në rastin konkret ironia verbale si një figurë retorike që ngrihet mbi ambiguitetin ia ka lënë vendin ironisë situacionale që nxjerr në pah njohjen, identifikimin e mospërputhjeve. Ndërsa, po të kemi parasysh konceptin e T. Elliot-it, mbi paradoksin, ndryshimet e vogla e të vazhdueshme të gjuhës, pranëvënia e fjalëve përdoren vetëm për të arritur kombinime të reja e të papritura:
Metafora: …koka e / Saj akoma varur në / Qiellin e një jete me re të/ Zeza që hezitojnë të kthehen/ Në shi…
Për herë të parë i/ Lejoi sytë e saj që nëpërmes/ Syve të mi të njomin jastëkun/…; heshtja – avullon;
…më dhimbset në shpirt, e shkreta…!
Simbolika e Nënës në asosacionet poetike zbërthehet nëpërmjet vargjeve eliptike, të cilat i japin valencë kuptimore shenjës, njësi pas njësie, nëntekst pas nënteksti duke krijuar kështu shtresëzimet kuptimore të saj: Vlen të permëndim parimin e M.Riffaterre, sipas të cilit: Në poetikën e tekstit çdo njësi e sistemit funksionon si një metonimi në raport me bërthamën.8 Nëna- hyjneshë e qiellit- nëna skllave e vuajtjes /, nëna – lot, nëna-sakrificë mbinjerëzore; nëna-zonjë pa fat, nëna – dhimbje, nëna – përjetësi. Nëna portretizohet si simbol i zvetënimit shpirtëror në bodrumin e jetës me dhimbje nga të 4-anët.
Kryeperëndesha femërore ravijëzohet si Zonjë e sakrificës, sipas Walter Burkert-it.9 Metamorfoza e dramave kombëtare, në nëntekstin e poezisë së, Marinajt e shndërron atë në një Kryeperëndeshë të vdekshme.
Poeti enkas i ngatërron botët, botën hyjnore me atë njërëzore, qiellin e tokën, botën e luksit dhe botën e varfërisë, gëzimin dhe dhimbjën, jetën dhe vdekjen;
Autori aktivizon akohorësinë nëpërmjet dominimit të së tashmes së përjetshme: Sapo e pashë-më dhimbset, është tëpër e re; është tepër e lodhur etj.
Un-i lirik paraqitet i dallgëzuar, gati – gati i çmendur e skizofrenik, i sapozbritur nga qielli i ëndrrës në skenën e përgjakur makbethiane: Autori improvizon humor të zi:
Ëndërr… trëndafil… shenjt…dhe më pas lexuesi përfytyron tmerrin: pula të bardha që për të kënaqur dikë – Janë therë e përvëluar në ujë të valë…E më tej në vesh oshëtijnë: krismat…
Antiestetizmi është dukuria që karakterizon gjithë strukturimin poetik të vargjeve të kësaj poezie.
Vijojmë me poezinë: Mall për nënën
E mora gjithësinë në duar/Të shuaj mallin e nënës,/ Por kjo ndarja e tërbuar/ Qenka dhimbja e dhembjes./ Diku atje larg përtej detit,/Diku atje lart buzë qiellit,/Vështrimet e ftohta të hënës/ Gjithnjë venisin sytë e nënës…/ Jemi ndarë në këtë botë/ Si substanca të truara malli / Dëshirat sa nisën dështojnë/ Kthehen në vdekje për së gjalli./ Tek i ndjek si foshnje ëndrrat,/ Me duf ja shtyp dy polet globit,/ Sepse boshti i tij prej flake/ Rrotullon tokën kot së kotit. (fq.87)
Un-i lirik iluzionon: E mora gjithësinë në duar. Autori copëton veten në disa vende: Herë bëhet zot i gjithësisë, provon të shuajë mallin e dhe herë ndjehet skllav (Qenka dhimbja e dhembjes.), zhgënjehet, vdes së gjalli në boshtin prej flake të globit të mallit për nënën.
Nëpërmjet përdorimit të leksikut popullor, shprehjes frazeologjike: vdekje për së gjalli… substance të truara malli; Rrotullon tokën kot së kotit, poeti rivitalizon traditën. Paul De Man thekson: Në shkrimin postmodern huazohet popkultura, kultura massive.10
Përdorimi i rimës së alternuar klasike me skemë ABAB e humb njëtrajtshmërinë vetëm në strofën e dytë ku shndërrohet në rimë të përputhur AABB. Poeti eksperimenton. Bashkohet universi: tokë-det-qiell e bëhet një, metamorfozohet në mall. Mall për nënën përtej detit.
Lejtmotiv i kësaj poezie mbetet kryevargu: Gjithnjë venisin sytë e nënës…
Un-i lirik ecën paralelisht nëpër disa rrafshe duke u transformuar: misioni i shenjtë i shuarjes së mallit- takimi iluzionar me nënën; Përballja fuqishëm me ndarjen; shfaqja e imazhit të përlotur të nënës nën hënën e ftohtë; mallkimi -mosrealizimi i dëshirës; vdekja për së gjalli; vrapi pas ëndrrave. Tërbimi dhe revolta janë gati-gati migjeniane, por nësë tek Migjeni mbeten tentativë, këtu bëhën konkrete; Poeti konfirmon: Me duf ia shtyp…: Un-i lirik shndërrohet në anti-un-dramatik – (Thyerje tipike e modelit klasik):
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm (Migjeni):- me duf ia shtyp dy polet globit (Gj. Marinaj)
Më pas vjen zhgënjimi; kotësia… Situata është absurde:
…Sepse boshti i tij prej flake/ Rrotullon tokën kot së kotit.
Barbara G.Walker shprehet: Çdo Perëndeshë femërore, Gaia, Ki-a sumere, Hlöᶨyn-i norvegjeze, Danu tek keltët, etj, mund të konsiderohen si forma të ndryshme të shfaqjes së të njëjtit mit, atij të Kryeperëndeshës Nënë.11
Sema-nënë dhe togfjalëshat vijues shpesh e shndërrojnë portretin e saj në poezinë e Marinajt, nga Perëndeshë e gjithësisë në skllave të vdekjes, prej nga ku evitohet tradita e hershme dhe jeta zakonore: Kujtojmë se Sistemi patriarkal e ka zanafillën që në fillim të periudhës së bronxtë (Marija Gimbertas)12. Më pas me përhapjen e gjuhëve Proto-Indo-Evropiane, kohë kur parajsa matriarkale e shoqërive të lashta mori fund dhe përfundoi duke u shkatërruar nga patriarkalizmi Indo-Evropian (Stone, M.).13 Në bërthamat gravitacionale poetike sema – nënë kap standarte thellësisht letrare e filozofike: Diku atje larg përtej detit,/ Diku atje lart buzë qiellit,/ Vështrimet e ftohta të hënës/ Gjithnjë venisin sytë e nënës…
Poeti fiksionon, iluzionon, aludon për një botë matrifokale nëntekstualisht (a-në marrëdhënien dikotomike burrë grua, nëna, pra gruaja ka epërsi, funksion primar), nëna për poetin është epiqendra e botës, malli për të djeg: b- mungësa e pranisë mashkullore (kurbeti, vdekja, vetmia) Jemi ndarë në këtë botë/ Si substanca të truara malli / Dëshirat sa nisën dështojnë/ Kthehen në vdekje për së gjalli./
Poezia postmoderne, vjen si një lloj këndvështrimi nga asgjëkundi që të çon në gjithkund. Semiotika e tekstit poetik në artin kontemporan është një ftesë e përzemërt për lexuesin elitar e të popullarizuar gjithashtu, Pra 2-nivele leximi (masë + elitë), sipas U. Eco-s. Pothuaj të njëjtën rrjedhë mendimi përforcon edhe Linda Hutcheon: Postmodernizmi është po aq akademik e i popullarizuar, sa edhe elitist e i perceptueshëm.14
Poezia si tekst i shkruar (scriptible), sjell një shumësi tekstesh të lezuara (lisible), pra kemi të bëjmë me vargjepolisemantike. Kujtimet e poetit si digression vetjak dhe arketipal, malli: … ”në kotecin thurur me brinjët e mia/ mbështjellë në ca fletë të zverdhura librash, gjej e rigjej dashurinë…”,(Komëshinjtë në Brrut, po aty, fq.79) risjellin kujtimet e kahhershme të njerëzimit, nëpërmjet një autonomie estetike filozofike. Rrjedhimisht poezia mbi figurën e shenjtë të nënës, dhe jo vetëm, ofron lexime rizomatike (hulumtim nëpër zhardhokë rrënjorë), pra mëvetësi kuptimore, brenda së njëjtës bërthamë, sipas profilit rizomatik të Zh. Delëzi & F.Guatar, duke u shndërruar në sytha të nëndheshëm, rrënjë për vetveten, brenda një kolazhi strukturor temash të ngjashme e të përafrueshme. Serviren kumte organike, mbushet zbrazëtia shpirtërore, labirinthet të çojnë drejt imazheve të dritës, ngjizet profili i i poezisë së të ardhmes. Poetika e Gjekë Marinajt është dëshmi e elementëve modernistë dhe eksperimentim i suksesshëm drejt postmodernizmit shumëdimensional në letërsinë shqiptare dhe atë botërore.
*Dr.Yllka FILIPI, (Ferguson Auditirium), Stamford CT, Qershor, 7, 2015

__________________________________________________
1 Armstrong, Tim, Modernism, “A Cultural History”, Cambridge, 2005, Polity Press, p.24
2 Ashton, Jenifer, From Modernism to Postmodernism, American Poetry and Theory in the Twenty Century,2005, Cambridge University Press, p.3
3 Fokkema, Douwe Wessel, A Postmodern Reader, U.S.A, State University of New York Press, 1993, p.521-522
4 Kristeva, Julia, Towards a Semiology of Paragrams, The Tel Quel Reader, New York, 1998, Routledge, p.38
5 Jakobson, Roman, Ç’është poezia, Tema, Suplementi, 2004, Fjala, fq.9
6 Marinaj, Gjekë, Lutje në ditën e tetë të javës, Faik Konica, Prishtinë, 2008, fq. (Gjithë vargjet ilustruese janë marrë aty)
7 Marchand, Philip, Marshall McLuhan: The Medium and the Messenger, New York, 1998, MIT Press, p.80
8 Riffaterre, Michael, Semiotics of Poetry, Bloomington, 1978, Indiana University Press, P.39
9 Burkert, Walter, The Orientalizing Revolution, Near Eastern Influence on Greek Culture of the Early Archaic Age, Cambridge, Harvard University Press, 1992, p.79
10 De Man,Paul, The Resistance of Theory, Theory & History of Literature, Minneapolis & London, University of Minnesota, 1986, Press, p.13
11 Walker, Barbara, G., The Woman’s Enciklopedia of Myths & Secrets, San Francisco, 1983, Harper & Row, p.67
12 Gimbustas, Marija, The Goddness & Gods of Old Europe, Thames & Huston, Ltd, London, 1982
13 Stone, M.When God was a woman, Harvest, Orlando, 1974, p.110
14 Hutcheon, Linda, A Poetics of Postmodernism, New York & London, 2005, Routledge, p.44

Filed Under: ESSE Tagged With: dr. Yllka Filipi, figura e nenes, Gjeke Marinaj, poezia

Leximi dhe familjarizimi me poezine

November 5, 2013 by dgreca

Shkruan: MSC Ermelinda KASHAHU*/

Njohja ime me prof.Sali Bytycin ka qenë krejtësisht rastësore, ku për here  të parë jemi takuar në qytetin tim të Gjirokastrës dhe në takimin e parë më la mbresat e një njeriu kureshtar dhe ambicioz. Padyshim që u trondita nga një njeri që përmban nje  gjenialitet ballkanik, gati sa për një moment e fajësova kohën edhe pse të gjithë ecim mbi baltë dhe humbasim në orbitë.Ndonjëherë e fajësoj kohën për fatin që ndjek njerinë. Pasi kisha lexuar për të, desha të njoh me shume  poetin, e bindur se lidhja e brendshme e imja do më pajtonte natyrshëm me formën njerëzore dhe artistike të njeriut që krijon. Mesaduket, gjërat që të zgjon leximi janë një copëz e thjeshtë, por e besueshme letrare. Që rroba poetike të ketë një pamje të thjeshtë, por të pranueshme, kjo duket tej e tej vëllimit edhe pse në këtë rrobë ka disa përshkënditje teminash. Ndodh ndonjëherë që në qerre me mjegull të udhëtojmë të gjithë pa e ditur. E shesim vuajtjen a e blejmë, ky është sunduku i brengës së kyçur.

Ndoshta kjo qe dhe arsyeja që unë iu futa detit me këmbë, pasi prof.Saliu s’është vetëm emri i poetit të vargut  të qëndisur me merakun e nuses për pajën e saj, s’është vetëm miku i këndshëm që di seç thotë me penën e matur. Poet që nuk u thye dhe që drita jeshile iu hap shumë vonë. Gëllltiti ajzbergët që i rënduan në stomak, si gurët e ujkut të përrallës në menunë e përhershme dhe që sot me ekicët e vegjël thërrmoi ajzbergët e fjalëve. Mu desh ta lexoja dhe ta ristudioja krejt shkrimtarinë e tij, të shihja se farë shpreh vargu i tij lapidar apo kredoja e tij krijuese. Dhe u binda.Nuk ka poet tjetër që t’i qaset bindshëm këtij përcaktimi: “ Energjia e pashtershme kërkon terren” “Laboratori krijues dhe gjigant i autorit me të vërtetë shte një perlë  nga më vepruesit dhe më prodhimtarët në tërë këto vite. Por personalisht vlerësoj, kohën dhe durimin e poetit ku paraqet interes njohja e këtyre vlerësimeve, ballafaqimi i tyre me atë që është për ne sot, kthimi te poezia.Poezia e tij është e kalibrit europian, një poet guximtar, i talentuar, me një mjeshtëri që ne shqiptarëve na mungon.

Vargjet flasin për një men uri të adhurueshme dhe brilante. Që të mbërrinte deri këtu, patjetër që autori ka bërë shumë rrugë. Patjetër është lodhur pas hapit të rëndë të pleqve dhe e ka lehtësuar barrën shekullore duke hedhur në letër maturinë e tij, patjetër është lodhur dhe pastaj është lodhur, si njeriu me dallgën dhe fati me shkëmbin. Vargjet më zgjojnë emocione shpirtërore dhe ky libër e vendos autorin në krye të odës si një kuvendar që di të bëjë biseda të holla. Duke qenë intelektual por dhe një vëzhgues i mprehtë i jetës, si një bletë e re që të kujton Thimi Mitkon, arrin me sukses të dalë para lexuesve, bindshëm, plot bujari e talent gjeniu, dhe kjo i lë hapur dritësoret e pallatit të poezisë ku epokat do t  hyjnë natyrshëm, pa rrëzuar asnjë orendi. Mesaduket, trajtimi i mjaft kategorive të përjetshme si : dashuria, vdekja, familja, qëndrimi ndaj shoqërisë, etj, e parapëlqente këtë lloj ndërtimi letrar. Pa ekzagjerim, themelet e këtij libri kanë frymën e kohës dhe mua më kujtojnë themelet Deradiane. Bota e brendshme plot delikatesë përshkruhet me luhatjet dhe dridhjet më të holla, si një krijues që nuk mban gjë tjetër mbi supe, ve se pelerinën e poetit me stilin hijerëndë të barokut dhe ndjeshmërinë e hollë romantike, përthyen melankolinë dhe dëshpërimin e poezisë së kohës, e cila përcjell fatin e njeriut përballë kështjellave të ideologjive dhe teknikave të cilat kishin marrë vrull të frikshëm gjatë asaj kohe.

Interesant. Më kujtohet një poezi nga Lasgush Poradecit ku përcillej një klithmë torturuese e njeriut të vetmuar në fillim shekulli, që kërkonte të largonte errësirën pa adresë universale, që po e mbyllte atë si pellgu i zi.             Citoj…Folmë mik /se dua të dëgjoj zë njeriu / dua ta ndiej veten të gjallë/ A do mbajë shumë ky zi/ kjo natë a ka të sosur/ apo jemi në atë natë pa mëngjes ? Heshtje të tilla,  kaq  të gjata, kanë dhe një lloj shanci tek ky libër. Ato sot janë një sprovë për të matur vlerat dhe cilësitë e këtij njeriu. Të mos harrojmë se këtij ishulli njerëzor iu desh t’i rezistojë me stoicizëm të admirueshëm dallgëve dhe ndikimeve që e miklonin cdo anë.

Kujtesa- e bukura

Përfytyrimi njerëzor i këtij autori të on larg, shumë larg, në luftën e trojës, ku një luftëtar i thjeshtë, Tersiti, duke folur p r qëllimet e vërteta të prijësve, u godit pas shpine nga Odisea në skeptrin e tij. E kështu, Tersiti për udi tek Iliada quhet inat i sepse ka admirimin e brezave njerëzorë. E njëjta gjë ndodh këtu. Krijohet  modeli i shkrimtarit që jo vetëm lexohet, por edhe përpihet si rrallë kush tjetër. Aspekti letrar,  ideologjikisht dhe emocionalisht, më përcjell këto ndryshime, në kohërat e ndërrimeve dhe shpresave të ndryshme që reflektohet në poezi,e  cila megjithëse deri në njëfarë mase ka qënë e censuruar, përsëri shfaq idetë, emocionet dhe vlerat artistike. Autori fut në përdorim një numër të dukshëm, fjalë të rralla, me mjete të ngjyrimeve të spikatshme stilistike, të mendimeve dhe ndjenjave, për shkak se përdor gjuhën me një përpikmëri të jasht zakonshme, për shembull : tek  poezia e titulluar: “ Kur e dënojnë poetin”,  ndeshim shprehjen e rolit të forcuar, ritmit dhe trajtës poetike. Prej mënyrës së përdorimit të lëndës gjuhësore, prej ndërtimit ritmik të vargut, prej llojeve të strofave, përforcoj mendimin tim se: poeti është krijues i njohurive të caktuara teorike për poezinë.

Këtu, m  ngjan me Horacin, Lukrecin apo Ciceronin, që përcaktojnë qartë kornizën e përmbajtjes në këtë fushë, m  ngjan me Podrimen  i cili në disa prej poezive të tij nuk preferon të krijojë tablo me korniza të gjera të jetës, nuk sendërton objekte me pamjen e tyre të jashtme. M ngjan me të madhin Umberto Ego, ku përjetimi ndjenjës së bukur njerëzore ka një shndritje të mrekullueshme shpirtërore, brengosje  dhe dhimbje të fuqishme. Ato shpalosen qetë, pa u ndier, me një forcë të brendshme dhe filozofi të thellë. Prurja që sjell poeti është organike, me vlera origjinale në letërsinë shqipe, e cila arrin të shfaqet e pasuruar me përvojat më moderne të ligjërimit artistik.

Simbolika e muzgut njer zor

Poeti e ka plazmuar organikisht materien virtuoze të universit folklorik dhe kjo materie artistike nuk është artificialisht dhe e pamotivuar. Poezia ka koherencë apo vijueshmëri në mjaft ve ori stilistike, të cilat kanë qarkulluar në kohë të ndryshme të kësaj krijimtarie.. Më kujtohet  poeti rumun, Kita Stanesku, i cili  thoshte:

“Mos e besoni poetin kur qan

Asnjëherë loti nuk është i tij

Ai ka shtrydhur lotin e gjërave

Ai qan me lotin e gjërave”

A thua kjo poezi ka vulën e skamjes, poshtërimit dhe robërimit ? Kujtojm  k tu poezin  me titull: “Qyqe guri”, e cila fillon me idetë utopike për të ardhmen, më shfaq brengën e dëshpëruar të tij se duke rendur do ditë në linja të ndryshme, poeti nuk kishte as gjumë, as ëndrra,  ku herë –herë cdo gjë i dukej si fantazma Makbethiane. Fjalët kuptimplota: dimër, robëri, vdekje, janë oksimoroni që shënon kohën në rininë e poetit edhe pse na duket se ndonjëherë nuk jepet saktësisht e konkretisht koha reale në disa poezi. Ajo ndjehet dhe këto figura të kobshme vijnë dhe derdhen mbi njeriun e kohës fatkobe të tij, pa mëshirë, e duket sikur thonë:  “Tani shko, je i lire.” Motivet e poezisë nuk  lindën nga udhëtimi imagjinar në një vajtje – ardhje metafizike. Këtu s’ka antitez  ekuacionore sepse mali i errësirës është rob i parandjenjave  dhe kjo duket në ciklin e dytë  përfshirë prej 17 poezish ku  shpirti i poetit ende nuk ndihet mirë. Citoj :

“ Shpëtuam prej asgj simit

Shqyr zotit

Edhe ne hymë në ligjin për mbrojtjen e specieve të rralla

Jetojmë  n’rezervat

Të sigurt se nuk mund të na asgjësojnë”

Marr shkas nga k to vargje prekëse, por më duhet ta them me plot bindje se : këtë kostatim e kam lexuar tek Umberto Ego në veprën “Mendime të Pakrehura”.

Citoj… “ Sikur të mund të shlyhej vdekja duke e p rgjumur me këste !

Pashë në ëndërr realitetin.

’lehtësim, kur u zgjova !

Susam… hapu- dua të dal”.

Pa rënë në një admirim të rehatshëm për jetën  e shkrimtarit që edhe sot shkruan, unë gëzohem kur konstatoj se poezia  është respektuese e të drejtave individuale. Ky konstatim ka ndikimin e vet në përzgjedhjen e qasjes sime  të letërsisë:  “Mendimi dhe vlerat që përmban poezia nuk janë më të burgosura në një hallkë ideologjike të paracaktua dhe nuk ka më arsye që ne ta injorojmë këtë poezi si dikur”. Jo. ështjet e interesit ende janë zhdukur,dhe tani e vërteta që jepet në poezi  është pasqyrimi i realitetit objektiv. Jam ndier e joshur prej këtyre formave që përdor poezia, e këto nuk janë në dëm të letërsisë, sepse poezia  e Saliut nuk është zbrazëti, por është kuadri i një terësie diskursesh të gjalla, me të cilat ajo ndan shumë karakteristika dhe kufijtë janë të ndryshueshëm. Më vjen keq që shkrimtari i ka përjetuar ngjarjet e që poezia  zbulon dimensione të panjohura të botës dhe kjo më trondit por edhe me nxit për të menduar. Tani poeti plot finesë dhe zgjuarsi ,i mënjanon ato plagë që ka marrë nga përvojat e jetuara dhe kjo është radikalisht e ndryshme, ku na nxit të imagjinojmë akoma mënyra të tjera për ta organizuar atë. Larg të qenit, një argëtim, një dëfrim i rezervuar vetëm për personat e edukuar, na mundëson që t’i përgjigjemi më mirë prirjes personale të të qënit njeri.  Historia për poetin nuk është një grumbull datash dhe emrash që i përkasin së kaluarës. Ajo vazhdon sepse kondicionon estetizmin e botës së asaj kohe, e angazhuar në idenë e madhe se poezia nuk ekziston jashtë jetës, ajo ka pasur dhembjet e veta së bashku me poetin, si një ift udhëtarësh që të kujtojnë frazeologjinë e vjetër shqiptare:   “Burri dhe kali vdesin në rrugë.

P rfundim:

Sa m  lart të ngjitet njeriu në piramidën e diturisë, aq më të paktë janë njerëzit e men ur që i takon .Koha po tregon se poeti po ndri on në kualitetet  e platformës së mendimit. Jo dokush i ngjit shkallët me sukses. Njerëz të tillë që ndërmarrin apo korsojnë në korsi të tilla, kanë frymëzim të mbarë dhe guxim të madh.Origjina e tij duhet të krenohet për mendimtarin e thellë, i cili po jep kontribut në fushën që kërkon zotësi, një thesar me t  vërtetë,men urie.

I uroj poetit punë të mbarë dhe suksese. I uroj gjithashtu të tregojë në jetë, se letërsia ka për detyrë, dëshiron dhe mundet të punojë, për një botë më pak njerëzore, e cila jo pak e ka tronditur poetin n  fjal Me kalimin e viteve poeti na ka lënë gjurmët e një jehone tronditëse të tij, jehonë edhe me veprën, edhe me shembullin e jetës së tij.Sot kuptova se bota letrare ka njerëz të mëdhenj, ka poet të mëdhenj, ku rrallë i plasarit n fjalët, rrokjet e kalbura dhe diftongjet e vetmuara. Gjej rastin ta uroj për një periudhë të bukur, pa ngrica, një periudhë të gjatë lulëzimi. Uroj që dielli të mos t’i perëndojë dhe të mos të ndihet më era e tërbimit që mbrëmësoi idenë racionale.

*Pedagoge n  Universitetin “Eqrem abej”. Universiteti “Eqrem abej”

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoq rore

Departamenti i Let rsis

Gjirokast r,Albania.

Gjirokast r m  1.11.2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermelinda Kashahu, familjarizimi me poezine, poezia, Sali Bytyci

Poezia e Kudret Kokoshit këndon duke qarë…

October 27, 2013 by dgreca

SHKRUAN: ZYBA HYSEN HYSA/

Poezia është shpirt, ndaj poeti kur shkruan provon një orgazëm shpirti, sikur vdes dhe rilind brenda një çasti që vjen si vetëtimë dhe ikën si erë me stuhi duke lënë mbi letër vargje poezie… Poezia është ajo pjesë e shpirtit që del nga poeti pak nga pak për të shpëtuar vdekjen e tij, për të ndriçuar sytë e pa dritë dhe për të ndezur shpirtrat e fikur të njerëzve.

Kur marr në dorë një libër (nuk di pse e kam këtë ndjesi, të cilën e kam dëgjuar edhe nga Novelisti turk Orhan Pamuk), që në prekjen e parë të krijohet përshtypja se çfarë karati do të ketë ai libër. Mbase kjo është mistike, mollëzat e gishtave “lexojnë” duke prekur librin, mbase aty janë grimca energjie të shpirtit të autorit, që shkenca i quan kuante, të cilat veprojnë pa vetëdijen tonë mbi ne, japin e marrin sinjale, ne vetëm provojmë ndjesi, ashtu siç ndodh në dashuritë e vërteta, ku mendja e logjika jonë kurrë nuk i japin të drejtë zemrës, ndjenjën e luftojnë pamëshirshëm, por nuk ka deri më sot asnjë tru njerëzor të shpikë shigjeta aq të holla që të ekzekutojë kuantet, të cilat janë grimca energjie, që as shihen dhe as preken, ato janë përherë në lëvizje, aq sa hyjnë në trupin e njeriut, po aq dalin e shpërndahen në Univers, ashtu si bletët në zgjoin e tyre, derisa, po si bleta, që vjen një ditë dhe e braktis zgjoin e strehohet diku tjetër, edhe këto grimca energjie që ne i quajmë shpirt, vjen një ditë dhe dalin përfundimisht nga trupi i njeriut drejt universit për të gjetur “zgjoin” tjetër për të bërë ripërtëritjen…

Siç e shohim, tek ne ndikojnë energji që flasin pa fjalë, na sjellin ndjesi nga më të ndryshmet dhe më të habitshmet, ndaj duke menduar kështu u bindem ndjesive të mia në shumë aspekte të jetës, unë veç i shijoj ato…

Dua të them, se kur mora në dorë vëllimin poetik “Drithmë Jete” të Kudret Kokoshit, poet që unë kurrë nuk kam mundur ta takoj dhe ta njoh fizikisht, pa e hapur librin, preka cilësinë e lartë të poezisë së tij, ndjeva aromën e poezisë së tij, ndjeva peshën e lotit dhe dridhmat e shpirtit të tij pushtuan edhe shpirtin tim.

Kur ndërroi jetë poeti Ali Podrimja, kur ende nuk ishte gjetur trupi i tij, shkrova poezinë: “Në lumin e Lumit shkoi”, ku vargjet rridhnin mes lotësh. Ç’na shtynë të kemi këto ndjesi? “Një dridhmë athëtime më pushtoi shpirtin/ Mornica – mornica, dhembja trupin pulsoi/ Zemra papandehur u mbyt… ndryshoi ritmin/ Poet – poeti në lumin e Lumit të tij shkoi…/ Si vallë më ndodhi kjo gjendje kaq tronditëse/ Asnjëherë se kisha parë nga afër, poetin kosovar/ Mos vallë poezia mes poetësh bëhet lidhëse/ Muza mike e përbashkët, të bashkuar na mban…/ S’di, çfarë u shkëput nga brenda qenies sime/ Ndjej një dhembje që dhemb thikë më thikë/ Lotët më vërshojnë… qaj…  gjer në klithje/ Lot rrjedhin nga  librat e tij poezitë…”

Mes njerëzve ka lidhje mistike, e pse e shpjegova më lart, por shpjegim nuk kanë, se cfarë më shtyn mua të dergjem mbi poezinë e Kudret Kokoshit dhe të rri gjatë në kompjuter të hedh refleksionet e shpirtit tim?? Atëherë them se më e veçantë, më e thellë, më hyjnore, kjo lidhje është midis poetëve, sa shpesh ata ndikohen dhe në krijimtarinë e tyre, pa kuptuar.

Unë kam qenë me fat që përveç Naim Frashërit që më ka ngjallur dëshirën për të shkruar poezi që fëmijë dhe kurrë nuk munda të shkruaja atëherë, saqë edhe sot e ndjej atë rëndesë mbi shpirt , e cila më bëri që unë ta urreja poezinë dhe poetët e kurrë nuk lexova poezi, nuk doja të njihja jetën e tyre, kurrë nuk u afrova një poeti për të biseduar. Mbase tek unë ishte krijuar “urrejtje” e kjo bëri që unë dashje pa dashje u dashurova me poezinë, këtu mbase ka vend thënia e popullit: “Atë që urren, të behet fat.” Ishte një fat që për fat unë nuk u ndikova nga asnjë poet në shkrimin e poezisë sime, ajo është imja, krejtësisht imja.

Vitet që pasuan më kanë bërë që të trokas në vepra brilante poetike botërore dhe po kaq të mrekullueshme do të veçoja poetët e shekullit XX, poetët e ndaluar, të cilët kohët e fundit më kanë thithur me poezinë e tyre sikur duan të më plotësojnë atë kohë që unë nuk kam lexuar poezi.

Ardhja ime për të jetuar në Vlorë, më ka bërë të njihem me poezinë vlonjate të Ali Asllanit, Fatos Arapit, Hyqmet Meços, të poetëve të ndaluar nga diktatura, babë e bir,  Isuf e Dalan Luzajt, Miliano Stefa… e shumë tjerë të rinj e të vjetër e më në fund kam në dorë poezinë e Kudret Kokoshit, autor që e kam ndeshur gjatë studimeve të ndryshme, kur shkrova librin “Sharrajt në Jetën e Kombit”, në dokumente që vërtetojnë fillimin e vëllavrasjes me ekzekutimin e të riut Hazis Sharra, ku njëri nga ekzekutorët e Sharrës, ndër të tjera deklaron: “Aty u bë një debat i gjatë nëse duhej vrarë Kudret Kokoshi, i cili ishte anëtar i Qarkorit të Ballit, apo Haziz Sharra që ishte përfaqësues i Rinisë së Ballit. Pas shumë diskutimeve fituan ata që mbështesnin vrasjen e Haziz Sharrës, duke arsyetuar se po të vritej Kudret Kokoshi, Hazizi si njeri i aksioneve, do të merrte hak duke vrarë krerët kryesorë të Qarkorit komunist, kurse po të vritej Kudreti, e shumta do të shkruante disa poezi si njeri i penës që ishte…”

Ashtu siç më rrinte në mendje Isuf Luzaj, që edhe atë e kam ndeshur po në këtë studim, ashtu më rrinte si hije mbi kokë imazhi i tij prej një patrioti, ndër më intelektualët e kohës, poeti zemërbeharë, që të paktën, poezia i shpëtoi jetën për ta dënuar atë me vite internim deri në Austri e më pas me vite burgim në diktaturë, e gjer kur vdiq me një xixëllim të mekët pas vitit ’90, ku nga shtëpia e tij dëgjonte thirrjet e popullit në shesh “Liri – Demokraci”.

Kudreti u bë pjesë e bisedave të mia me miq e shokë. Një ditë tek bisedoja me Fari Shaskën, ish i internuar, në lidhje me poetin kujtonte: “Në vitin 1970 erdhi në Kocul bashkë me dy tjerë të persekutuar, Dino Alemin dhe Guriun e në bisedat tona, veç tjerash ai recitonte poezitë e tij. Aty ai tha se shumë poezi i mbante mend përmendësh, ai dinte përmendësh “Komedinë Hyjnore” të Dantes, ku fillonte e recitonte me pathops të madh…”

Kështu Kudreti, një ndër poetët misionar të asaj kohe, edhe pse krijonte shumë poezi, në dorëshkrime janë gjetur pak, pra vetëm një vëllim poetik, të tjerat, ose ia kanë sekuestruar, ose nuk ka mundur t’i hedhë në letër. Bah! Sa fatkeq poeti, edhe me shpirtin e tyre nuk mund të bëjë çfarë të dojë, por Kudreti ishte nga ata poetë që dinte ta ndrydhte shpirtin e tij, por kurrë t’ia përdornin të tjerët, siç bënë disa “figura” që shkelën me dy këmbët mbi shpirt për t’u bërë vegël e komunizmit e për fat të keq, ato “figura” akoma bëjnë “figurë” në fushën e letërsisë shqiptare, ku mjaft poetë e shkrimtarë të dënuar e persekutuar, vetëm përmenden ngandonjëherë, për të maskuar komunizmin e ri që lindi pas viteve ’90, një komunizëm, që zhveshi petkun “hyjnor” dhe doli me gjithë dhëmbët e fshehur prej vampiri dhe që prej 23 vjetësh thithi e thithi gjakun dhe mundin e shqiptarëve pa mëshirë, pa pyetur nëse ekziston popull, veç kush mund të hajë më shumë, kush mund të vjedhë më shumë… o Zot i madh, se çfarë është bërë këtu!

Të flasësh për figura të ndritura që i rezistuan furtunës komuniste me dinjitet, siç është dhe Kudret Kokoshi, është në nderin e gjithsecilit, se në radhë të parë u lehtësojmë pllakën e mermerte të varrit, ua çelim sytë pasardhësve për tu ndjerë krenarë dhe në radhë të tretë, por që ka rëndësi parësore, është detyrë patriotike me rëndësi kombëtare që brezat ta dinë të vërtetën e hidhur të Kombit tonë e të hapin sytë për të çuar në vend aspiratat e tyre për pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Vëllimi poetik “Drithmë jetë” të fut dridhma në shpirt, por edhe të bën të ndjehesh krenar për pena të tilla që shkruajnë jo vetëm për të kaluar kohën, siç bëjnë shumica e poetëve të facebuku – t, por pena që lënë shenja të vyera për brezat.

Të shkruash për Vlorën, do të thotë t’i thërrasësh historisë, të shkruash për Vlorën, do të thotë t’i këndosh himn Flamurit, të shkruash Vlorës, do të thotë se i ke ndritur ballin Kombit…

Në një intervistë, thënë gazetarit Murat Gecaj, ndër të tjera jam shprehur: “Në Vlorë, ndjehem si në ndonjë vend të shenjtë… “, se vetë Vlora ka veti që të pajis me një lloj energjie, që ne e quajmë muzë, pa e kuptuar se nga vjen; nga Kanina, apo nga deti, nga shekujt, apo nga e ardhmja… Unë për Vlorën kam shkruar më shumë se për vendlindjen time, më shumë se për dashurinë, se Vlora është tempulli i Kombit tonë… këtu ka nisur udha… këtu është prerë kjo udhë… këtu duhet të rinisë për të mbërritur në triumfin e kombit. “Pasqyrë e stërmadhe, ku historia e Kombit shihet/ Nga përplasja e dallgëve/ Stërkala gjaku ngrihen…”, kam shkruar këto vargje në vitin 2002.

Çdo shqiptar duhet të vijë, të paktën 3 herë në jetën e tij në Vlorë, ashtu siç shkojnë besimtarët myslimanë në Mekë, Vlora është Meka e shqiptarisë. Cili erdhi në Vlorë e nuk u ndje krenar, cili lindi në Vlorë e nuk luftoi me zjarr…? “O Vlorë, Vlorë! Flamur, krenari/ Zemër e gjak e kombit heroik/ Ti që thyen pranga e shuan robëri/ Përherë më shfaqesh në vegim magjik!” do shkruante poeti Kokoshi të fillim të librit poezinë “Vlorës”

T’i shkruash Vlorës, t’i kujtosh heronjtë, se më shumë se Vlora asnjë vend nuk i ndjeu thikat e dhembjes, ndaj me shkrimet, poezitë i mjekojmë plagët me krenari shqiptari. “Të pashë atje, në Vlorë!/ Një flakë ta digjte zemrën/ Një këngë kishe në gojë:/ Unë fli do ta bëj jetën/ Që Komnbi i lir’ të rrojë.”, shkruan tek poezia “Luftëtarët e Kombit”, apo tek poezia “Epos” Me djersë e gjak për shekuj je vaditur/ Me djersë e gjak të bijve tu, Atdhe!/ Mbi ty rrebeshet shpesh jan’ përsëritur/ Po kurrë ti përkulur nuk u je… Ti, qe gjithnjë me llavë e shkreptima/ Si vullkan pate shfryrë për liri.”Dhe vargjet himn, do të thosha të poetit “Fuqinë ia rrëmbeva unë stuhisë/ Dhe me të mbrujta vargje për Atdhenë/ Prej zjarrit kur u dogja të lirisë/ Dhe Vlorës i këndova epopenë.”

Kurrë kombin ynë nuk ka pasur mundësi të mjekojë plagët deri në shërim e pse plagë mbi plagë, kombi ynë nuk u shua, me plagë të hapura ai është ngritur në këmbë e ka mbijetuar. Ai është si një lis që shekujt e kanë qëlluar me sopat pa mëshirë, i kanë prerë nga trungu krahët, por duke i prerë krahët, nuk kanë mundur të presin degëzën e majës që sheh drejt lirisë dhe të shkulin rrënjët e lëshuara në tabanin shekullor.

“Dhe kur shpatën mishrave ta futën/ Në re, sërish u ngrite më krenar…/ U turrën bijtë e tu Shqipëri kreshnike/ Në krye, shpatën zhveshur, Skënderbeu!” shkruan tek poezia “Epos”. Në pak vargje një histori e gjatë, një histori e madhe, sa e lavdishme, aq e dhimbshme, ku betejat përfundonin me fitore, ku fitoret prisnin beteja pa fund gjer në atë vjeshtë të tretë, që si thotë autori në poezinë “Një ditë në vjeshtë” në disa vargje: “Unë pashë një ditë vjeshte një flamur bërë çika – çika/ Një flamur me shkabë të zezë, që qe prerë me njëmijë thika…/ Oh, than’ zemrat, oh, sa bukur mbi Vlorë shkaba valon!/ Unë pashë një ditë vjeshte epopenë e kombit tonë”.

Një pavarësi e brishtë “flamuri çika – çika” pra vetëm në një copë Shqipëri, por që vendosi atë pak fat për të mos u fshirë nga harta e botës e bëri Lufta e Vlorës së 1920 – ën, ku bijtë e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë luftuan duke kënduar, duke rënkuar, se lufta është një këngë e dhimbshme, por mort është robëria. “Kush lufton mbi ata brigje? Oh, kush vdes duke kënduar?/ Kush tha – Rroftë Shqipëria? Kush këndon duke rënkuar?/ Kan’ vendosur a të shuhen, a të hyjn’ doemos në Vlorë!” thuhet në poezinë “Epope”

Figurën e Neronit, perandorit romak, nga më mizorët, ashtu siç e ka përdorur edhe Isf Luzaj, për të cilën dhe u burgos, që simbolizon mbretin zog, edhe Kudreti Kokoshi, sigurisht me atë simbol e ka dhënë, por shumë mirë do t’i shkonte më për shtat Enver Hoxhës, se më mizor se ai nuk ka parë “Neron” tjetër ky vend, një Neron që fliste shqip, një Neron që vërtet e ktheu Shqipërinë në ferr, ku Dantes nuk do i duhej shumë rrugë për të bërë në botën e përtejme, se ajo botë kishte ardhur ndër ne. “Zjarri shpërthen e skuq natën e qetë…!/ Në frenezin’ e egër prej mizori/ Romaku perandor ndihet poet…”

Historikisht në shekujt e robërisë më të robëruarat kanë qenë gratë shqiptare. Ato e dinin që kur lindnin foshnjën se djemtë e tyre, kur të rriteshin do të ishin kurban të lirisë e ato me këtë i ushqenin qysh në djep parmes ninullave; “Fli… bir’ i nënës, fli… / Të më rritesh për Shqipëri…” Të rralla nëna i këndojnë fëmijëve ninulla të tilla, të rralla gra e përballojnë dhembjen e garave shqiptare. Sa nëna shqiptare kanë parë djemtë e vrarë, sa nëna janë përdhunuar në sy të fëmijëve, sa vajza janë masakruar e më pas janë vrarë, sa e sa ka duruar gruaja shqiptare e sa trimëri ka shpalosur duke luftuar përkrah burrave… Nuk llogaritet… sikur veç mallin të peshojnë nga rrëmbimi i bijve dhe syrgjynosja e tyre në kampe e burgje nëpër botë, vite e vite e së fundmi nga bijtë e zhdukur nga Serbi gjakatar, ku nuk kanë dhe një pllakë varri të shkojnë t’i qajnë bijtë e tyre… malli shtresohej dhe loti terte sytë, shpirti errësirë e frikshme për të jetuar, pa gëzime, pa këngë, veç vaj e lot, ku veç shpresa xixëllonte mekët, ajo shpresë që i mbante gjallë, ndaj poeti do shkruante në poezinë “Gruas shqiptare” vargje adhuruese: “E bukur je dhe trime, o e pandara/ Shoq’ e shqiptarit, nër gëzime e vdekje… Në syt’ e tu të thellë, si shpirti i Kombit/ Vrejtoj pavdekshmërinë e fisit tonë… /O perëndesh’ e Shqipërisë, o trime/ Grua shqiptare që s’pranon kurrë zgjedhë!”

Një shoqëri e zhvilluar njihet te respekti dhe dashuria për femrën, si pjesa më e brishtë e shoqërisë, si pjesa që shpalos bindshëm humanizëm dhe dashuri njerëzore të mbrujtura natyrshëm në zemrën e saj. Ajo shoqëri, ai komb që nuk e ruan këtë respekt, kurrë nuk ka zhvillim, kurrë nuk ka mirësi, se çdo gjë fillon nga respekti ndaj vetes dhe të respektosh veten, në radhë të parë duhet respektuar ajo që të lindi e që të rriti, më pas respekti dhe dashuria shpërndahet kudo, pa dashuri dhe respekt, nuk ka zhvillim shoqëror, duhet të duash, që të sakrifikosh mundin e djersën tënde për hir të dashurisë, se dashuria është përkushtim ndaj asaj që do, por në një shoqëri siç është shoqëria shqiptare, ku asnjëherë nuk ka mundur të jetë vetvetja e jo më të dojë vetveten. Kohërat herë na vishnin, herë na zhvishnin kostumet e tyre e gjatë kësaj veshje e zhveshje, u ftohëm, u mardhëm, na ngrinë tiparet tona shqiptare dhe kjo bëri që ne të mos njohin vetveten.

Vetëm të mençurit dinë të vlerësojnë femrën, të adhurojnë nënën, motrën, gruan, miken… vetëm të mençurit u këndojnë himn që të gjithë të çelin sytë e të ngrohin shtatin e mardhur nga veshjet e zhveshjet e kohëve antikohë për shqiptarët. E nuk mund të rrish pa lotuar nga vargjet e Kudret Kokoshit për nënën, për motrën, për gruan, për dashurinë… saqë them me ngazëllim “Sa mirë që jam grua, jam nënë, jam motër, jam mike…!”

“Një fat mizor prej vitesh na ka ndarë/ Dhe dergjemi në mall që s’ka të thënë/ Oh, ku të kam, oh, ku të kam, o nënë/ Të fshi’ me buzë lotët që ke qarë!… Nënë, sa ty tjetër krijesë s’dua!/ Të jem vetë plak e ti gjithmonë e re/ Sa dëshiroj të marr rrudhat e tua!”

 

Seç më kujtohet një këngë popullore e Librazhdit, që këndohej shpesh nëpër odat tona: “Qaje moj lule beharë/ Siç qanë motra të vëllanë…” teksa lexoj poezinë “Motra “ të këtij poeti dhe më vjen mirë që një vëlla e ka shprehur me dufin e shpirtit dashurinë dhe lidhjen e pazgjidhshme motër – vëlla, por e them me bindje që shpeshherë vëllai nuk e kupton marrëzinë e dashurisë së motrës, se për vetë faktin që ai jeton gjatë në gjirin e familjes e motra ndërron vatër e mallohet për kujtimet e saj, të cilat nuk mund ti zëvendësojë as me një jetë nga më të bukurat që mund të kalojë në familjen e burrit, por si duket largimi i autorit nga familja, larg, në internim e në burg, i dha shkas ta kuptonte më mirë motrën, ta vlerësonte me vlerën që ka dashuria e saj e veç kësaj, ai ka qenë një njeri intelektual dhe me një shpirt të ndjeshëm poetik.

Po kështu më vijnë në mend vargjet e poetit vlonjat, Dalan Luzaj, ku në katër vargje kushtuar motrës, ai jo vetëm që shpreh dashurinë, por dhe vlerësimin e saj: “Motra ka krahë e të vjen/ Motra, pas nënës na bëhet nënë/ Motra, ka zemër e të ndjen/ Motra brenda shpirtit të gjen.” Ndërsa poeti Kudret Kokoshi, jo vetëm i thur vargje kujtimeve të fëmijërisë, por bisedon me të parmes vargjeve duke kaluar ditët, netët e vitet e burgut të egër komunist në Burrel e kjo është provë e madhe e dashurisë së tyre njerëzore. “Motër! Sa lehtë/ Sa ëmbël udhëton në zemrën time/ Ky emër drithëronjës porsi fletë/ Që përkëdhel puhia/ Në të mermet agime/ Ky emër i dlirë/ Si rreze dielli që s’përlyhet kurrë!… Edhe të mitur ishim/ Në lodra gjithë gaz kohën kalonim/ Pa brenga e pa mendime/ Dhe vraponim e vraponim/ Në kaltërsinë e qiellit!… Me ngashërim në shpirt e lot’ në sy/ Të thirra në vetmin’ e dëshpëruar!…/ Ca pika loti, ( jo i dëshpërimit) është çlodhës/ I ëmbël, përkëdhelës për çdo zemër…” dhe më poshtë pasi kalon si një film lodrimet fëminore, edhe grindjet mes tyre i duken mjaltë e për t’i dhënë zemër motrës, për ta qetësuar atë dhe veten, ai përshkruan pranverën, shpresën e jetës, se një ditë do të ishte i lirë dhe vendi do çlirohej nga gaforrja komuniste. “E bukur është jeta, motra ime!/ Shiko si qesh natyra me pyjet që këndojnë/ Me lulet ngjyra – ngjyra/ Është pranvera, është pranvera motër!…/ Është jeta motër! Mua m’ep t’ëmbla ndjesi/ Edhe tash që jam me thinja dhe rrudha…/ Motër!/ Ky emër i dëlirë/ Si rreze dielli që s’përlyhet kurrë!”

Nëna, motra ishin për të ngushëllim, bisedë në vetmi, dy dashuri që kurrë nuk veniten, ato janë po aq të gjalla dhe te pastra edhe kur nuk i kemi pranë, edhe kur i harrojmë të përfshirë në vorbullën e kënaqësisë, apo të dhembjeve të jetës, pak të trokasësh në portën e mallit shpërthen dashuria e tyre, një dashur pa shpërblim, një dashuri që kurrë nuk konsumohet, nuk ndryshket, “s’përlyhet”, thotë autori. Kështu poeti me forcën e imagjinatës së tij shpërthen dyert e blinduara të burgut, sa më shumë e burgosin poetin, aq më e lirë bëhet zemra e tij, shpirti i tij prej dallëndysheje fluturon folezës së kujtimeve dhe në ato vende që asnjë nuk i di. Poeti qesh duke qarë e qanë duke qeshur, poeti është i lirë edhe në burg, poeti është më shumë i pasur në varfëri, poeti dallon dritë dhe në errësirë, shikon errësirë dhe në dritë, poeti është gjallë dhe i vdekur, poeti është i vdekur edhe në mes të gjallëve… poeti është poet dhe kështu ka qenë dhe Kudreti…

Burgosja, internimi, persekutimi i inteligjencës shqiptare prej armiqve të kombit e lanë kombin pa frymë, pa dritë, në errësirë, ku lakuriqët e natës fluturonin të lirë e dihet, lakuriqët nuk e durojnë dritën, ndaj dritën e burgosën e një dritë e burgosur shton dritë që kur të vijë koha e dritës, lakuriqët jo vetëm nuk dalin të fluturojnë më, por do të ngujohen nëpër shpellat e tyre.

Me gjithë këtë shkëlqim të dritës së shpirti të tyre, ata burra shqiptarë, për hir të së ardhmes së Kombit, humbën familjet, fëmijët, humbën dashuritë, ku njerëzit lakuriqë ngritën kurthe, bënë shantazhe duke gënjyet dhe mashtruar për nderin e grave në një anë dhe për “krimin”e të burgosurve nga ana tjetër dhe sa familje u shkatërruan, sa fëmijë mbetën jetimë, gjë që do i përjetonte dhe poeti intelektual i Vlorës martire. Dhembjet e ndarjes nga e shoqja, unë nuk ia shoh të plotë në poezi, ai nuk ka pas gjetur fjalë për t’i shprehur ato, apo ndarjes nga fëmijët. A ka fjalë fjalori? Jo, as unë nuk i gjej dot, se poshtërsia e njerëzve që ndërhyjnë për të shkatërruar një familje, gjuha shqipe nuk ka fjalë të përshtatshme për të dhënë vërtetësish ligësinë e tyre, e për pasojë nuk ka edhe për të përshkruar dhembjen e ndarjes, megjithatë, në momente “prehjeje”, poeti shkruan: “Në zemrën time akoma/ E dashur, më jehojnë/ Fjalët që ti më the:? ‘Unë agimin e parë/ e përshëndes e lumtur/ Me zemrën që më rreh për ty!’/ Kujtoj ata dy sy/ Ata dy sytë e tu/ Që s’janë as të bruztë, as blu/ Por kanë nga çdo ngjyrë diçka/ Dhe më kumbon në zemër/ Emri yt, Esma.”, do shkruante në poezinë “Kujtoj”, apo  vargjet e poezisë “Përgjigje një letrës” ku thotë me gaz e dëshpërim: “ Kaq thellë në zemrën time, kaq thellë më je futur/ O ti, që ke një emër me tingull të këputur.”

Në poezinë “Ishte një mbrëmje vere” jepet thellësisht i dashuruar edhe në ndarje… “U ndamë/ Si dy të huaj/ Ti bashkë me “atë” shkove krahë për krah/ Unë fill vetëm mbeta/ Dhe zemra ime t’thirri/ “Esma… Esma!…/ Ishte një mbrëmje vere në Tiranë.” Dhe në poezinë “Nuk të urrej” poeti shprehet i sinqertë: “Vetëm një kujtim të hidhur…/ Ja se ç’je ti sot për mua!/ Nuk të urrej/ Po… as të dua/ Në shpirt thellë ndoshta ndjej/ Pak keqardhje… Vetëm kaq.”

 

Për fëmijët është e vështirë të shkruhet, se fëmijët janë vetë poezi, sa herë mundohem të skalit fëmijët e mi nëpër vargje, zemra m’i përqesh ato, shpirti gajaset, e unë hedh lapsin tej dhe ndjej ritmin e zemrës e këngën e shpirtit për fëmijët e mi. Oh, çfarë fati është për femrën të bëhet nënë! Nuk ka ndjesi më të bukur se të qenit nënë! Një dashuri mes çiftit mund të mbarojë, por dashuria për fëmijën kurrë, ndaj vetëm ata që kuptojnë dashurinë njerëzore, edhe pas ndarjeve të çiftit, fëmijët mbeten të përbashkët. Nuk kish si të mos fliste parme vargjeve për fëmijët që ishin larg… “Oh, fjala s’mjafton për të thënë/ Atë që në shpirt unë ndjej…Oh vogëlush!/ Unë fjalë nuk gjej të them ngrohtësirën/ e zemrës që më rreh me furi…”

Shekulli i kaluar shkoi i mbytur nga dhembja e plagës së hapur prej djallit të veshur me vel engjëlli, prej një djalli që për shpirt kishte Luciferin. Të gjithë e ndjejnë këtë dhembje edhe sot, shumë më shumë poetët.

Poeti vuan edhe nga lumturia, por nga mizoria ai vdes e ngjallet për ditë dhe nga këto shndërrime kaq të shpeshta e të shpejta krijohen fërkime, ashtu si urori me strallin, ku shkëndijat e rrufeshme, ashtu si eshkë ia ndezin shpirtin flakë që ndriçon e përvëlon njëherësh, një flakë që e shkrin poetin si qiri për të ndriçuar pasardhësit ku të shohin qartas të kaluarën, të vlerësojnë të tashmen dhe ta mendojnë mirë të ardhmen.

Në poezinë e tij, autori prek realen për të dhënë universalen, se ndjenjat njerëzore një janë në gjithë globin, vetëm mënyra e të shprehurit me shkrim, na i shpalos qartazi bukuritë e tyre, vlerën dhe mrekullia e të qenit njeri. Në poezinë “Kthimi”, të cilën e shkruan kur kthehet pas 20 vjetësh nga burgu, vetëm një që ka vuajtur Burrelin me vite e vite mund ta kuptojë më mirë këtë poezi. “Tashti që thell’ shënuar ma kanë rrudhat ballin;/ Tashti që më në zemër s’më qesh vegim’ i parë/ Tek ti, shtëpi, që ndezur në shpirt ma ruajte mallin/ Po vij me hap të heshtur i mjerë prej vitesh ndarë./ Po vij ashtu siç isha, sado që dukem tjetër/ Me flokë që jan’ thinjur dhe sytë që s’kanë lot…/ Pas vitesh kthehem tek ti, shtëpizë e vjetër/ Me vrullin e dikurshëm që nuk e përmbaj dot…/ O ëmbëlsi kujtimesh në zemrën e trishtuar!? O mall prej vitesh ndrydhur në fund të shpirtit tim!”

Por krahas dramës së tij shpirtërore, ai kurrë nuk ra në pesimizëm, i mbushur me shpresë dhe me besim që do vijë koha që brezat do i japin të drejtë dhe do vijë koha e lirisë, koha e shqiptarisë… “Mendime e shpresa hapat me vrull i shoqërojnë/ Dhe buza që s’më qeshi tashti çelet në gaz.” Dhe në vuajtje, dhe kur shpresa nuk shihet as në horizont, ai përsëri jeton me shpresën të mbrujtur me plot dashuri njerëzore. “Jetova jetën pak e vuajta shumë/ Por dhe në vuajtje prapë dashurova/ Dhe kur të bie të fle të fundit gjumë/ Oh! Mos pandehni jo se unë pushova/ Ju mos pandehni jo, se do hesht fare/ Në varr të zi kur eshtrat të treten/ Sepse në vargun tim shkreptimtare/ Të rrahjes zemrës time do të mbeten.”

Vlorë, 26. 10. 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: kudret Kokoshi, poezia, Zyba Hysa

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lavdia dhe hyjnorja e Martin Camajt, si prani dhe frymë e teksteve letrare
  • “The Adriatic Review”: Mehmet Konica dhe Apeli për Presidentin Wilson
  • SHQIPJA DHE SHQIPTARËT NË STUDIMET E STUDIUESVE TË HUAJ
  • SEJDI DIDA – INTELEKTUALI QË I DHA HASIT ARSIM, KULTURË DHE IDENTITET
  • Kur SHBA flet për Kosovën pa folur me Qeverinë
  • Banaliteti i së keqes…
  • Në Kishën e Shën Tomës në New York u mbajt meshë falënderimi në nderim të Ambasadorit Frank G. Wisner II
  • SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO AMERIKANË DHE ALEANCA SHQIPTARE NJU XHERSI (NEW JERSEY)
  • JAVË E SUKSESEVE TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE NË WASHINGTON
  • Angjelin Preljocaj, Odiseja e baletmaestrit që iku nga Vërmoshi në barkun e nënës, për të qenë sot pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura
  • Shoqata “Gjergj Kastrioti”, mërgata shqiptare në Zvicër në promovim të veprës së heroit tonë kombëtar
  • Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës
  • Refuzimi i mbrojtjes në liri të të akuzuarve në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
  • Të përdorur dhe të flakur…
  • 52 vite nga Kryengritja e Spaçit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT