Shkruan: MSC Ermelinda KASHAHU*/
Njohja ime me prof.Sali Bytycin ka qenë krejtësisht rastësore, ku për here të parë jemi takuar në qytetin tim të Gjirokastrës dhe në takimin e parë më la mbresat e një njeriu kureshtar dhe ambicioz. Padyshim që u trondita nga një njeri që përmban nje gjenialitet ballkanik, gati sa për një moment e fajësova kohën edhe pse të gjithë ecim mbi baltë dhe humbasim në orbitë.Ndonjëherë e fajësoj kohën për fatin që ndjek njerinë. Pasi kisha lexuar për të, desha të njoh me shume poetin, e bindur se lidhja e brendshme e imja do më pajtonte natyrshëm me formën njerëzore dhe artistike të njeriut që krijon. Mesaduket, gjërat që të zgjon leximi janë një copëz e thjeshtë, por e besueshme letrare. Që rroba poetike të ketë një pamje të thjeshtë, por të pranueshme, kjo duket tej e tej vëllimit edhe pse në këtë rrobë ka disa përshkënditje teminash. Ndodh ndonjëherë që në qerre me mjegull të udhëtojmë të gjithë pa e ditur. E shesim vuajtjen a e blejmë, ky është sunduku i brengës së kyçur.
Ndoshta kjo qe dhe arsyeja që unë iu futa detit me këmbë, pasi prof.Saliu s’është vetëm emri i poetit të vargut të qëndisur me merakun e nuses për pajën e saj, s’është vetëm miku i këndshëm që di seç thotë me penën e matur. Poet që nuk u thye dhe që drita jeshile iu hap shumë vonë. Gëllltiti ajzbergët që i rënduan në stomak, si gurët e ujkut të përrallës në menunë e përhershme dhe që sot me ekicët e vegjël thërrmoi ajzbergët e fjalëve. Mu desh ta lexoja dhe ta ristudioja krejt shkrimtarinë e tij, të shihja se farë shpreh vargu i tij lapidar apo kredoja e tij krijuese. Dhe u binda.Nuk ka poet tjetër që t’i qaset bindshëm këtij përcaktimi: “ Energjia e pashtershme kërkon terren” “Laboratori krijues dhe gjigant i autorit me të vërtetë shte një perlë nga më vepruesit dhe më prodhimtarët në tërë këto vite. Por personalisht vlerësoj, kohën dhe durimin e poetit ku paraqet interes njohja e këtyre vlerësimeve, ballafaqimi i tyre me atë që është për ne sot, kthimi te poezia.Poezia e tij është e kalibrit europian, një poet guximtar, i talentuar, me një mjeshtëri që ne shqiptarëve na mungon.
Vargjet flasin për një men uri të adhurueshme dhe brilante. Që të mbërrinte deri këtu, patjetër që autori ka bërë shumë rrugë. Patjetër është lodhur pas hapit të rëndë të pleqve dhe e ka lehtësuar barrën shekullore duke hedhur në letër maturinë e tij, patjetër është lodhur dhe pastaj është lodhur, si njeriu me dallgën dhe fati me shkëmbin. Vargjet më zgjojnë emocione shpirtërore dhe ky libër e vendos autorin në krye të odës si një kuvendar që di të bëjë biseda të holla. Duke qenë intelektual por dhe një vëzhgues i mprehtë i jetës, si një bletë e re që të kujton Thimi Mitkon, arrin me sukses të dalë para lexuesve, bindshëm, plot bujari e talent gjeniu, dhe kjo i lë hapur dritësoret e pallatit të poezisë ku epokat do t hyjnë natyrshëm, pa rrëzuar asnjë orendi. Mesaduket, trajtimi i mjaft kategorive të përjetshme si : dashuria, vdekja, familja, qëndrimi ndaj shoqërisë, etj, e parapëlqente këtë lloj ndërtimi letrar. Pa ekzagjerim, themelet e këtij libri kanë frymën e kohës dhe mua më kujtojnë themelet Deradiane. Bota e brendshme plot delikatesë përshkruhet me luhatjet dhe dridhjet më të holla, si një krijues që nuk mban gjë tjetër mbi supe, ve se pelerinën e poetit me stilin hijerëndë të barokut dhe ndjeshmërinë e hollë romantike, përthyen melankolinë dhe dëshpërimin e poezisë së kohës, e cila përcjell fatin e njeriut përballë kështjellave të ideologjive dhe teknikave të cilat kishin marrë vrull të frikshëm gjatë asaj kohe.
Interesant. Më kujtohet një poezi nga Lasgush Poradecit ku përcillej një klithmë torturuese e njeriut të vetmuar në fillim shekulli, që kërkonte të largonte errësirën pa adresë universale, që po e mbyllte atë si pellgu i zi. Citoj…Folmë mik /se dua të dëgjoj zë njeriu / dua ta ndiej veten të gjallë/ A do mbajë shumë ky zi/ kjo natë a ka të sosur/ apo jemi në atë natë pa mëngjes ? Heshtje të tilla, kaq të gjata, kanë dhe një lloj shanci tek ky libër. Ato sot janë një sprovë për të matur vlerat dhe cilësitë e këtij njeriu. Të mos harrojmë se këtij ishulli njerëzor iu desh t’i rezistojë me stoicizëm të admirueshëm dallgëve dhe ndikimeve që e miklonin cdo anë.
Kujtesa- e bukura
Përfytyrimi njerëzor i këtij autori të on larg, shumë larg, në luftën e trojës, ku një luftëtar i thjeshtë, Tersiti, duke folur p r qëllimet e vërteta të prijësve, u godit pas shpine nga Odisea në skeptrin e tij. E kështu, Tersiti për udi tek Iliada quhet inat i sepse ka admirimin e brezave njerëzorë. E njëjta gjë ndodh këtu. Krijohet modeli i shkrimtarit që jo vetëm lexohet, por edhe përpihet si rrallë kush tjetër. Aspekti letrar, ideologjikisht dhe emocionalisht, më përcjell këto ndryshime, në kohërat e ndërrimeve dhe shpresave të ndryshme që reflektohet në poezi,e cila megjithëse deri në njëfarë mase ka qënë e censuruar, përsëri shfaq idetë, emocionet dhe vlerat artistike. Autori fut në përdorim një numër të dukshëm, fjalë të rralla, me mjete të ngjyrimeve të spikatshme stilistike, të mendimeve dhe ndjenjave, për shkak se përdor gjuhën me një përpikmëri të jasht zakonshme, për shembull : tek poezia e titulluar: “ Kur e dënojnë poetin”, ndeshim shprehjen e rolit të forcuar, ritmit dhe trajtës poetike. Prej mënyrës së përdorimit të lëndës gjuhësore, prej ndërtimit ritmik të vargut, prej llojeve të strofave, përforcoj mendimin tim se: poeti është krijues i njohurive të caktuara teorike për poezinë.
Këtu, m ngjan me Horacin, Lukrecin apo Ciceronin, që përcaktojnë qartë kornizën e përmbajtjes në këtë fushë, m ngjan me Podrimen i cili në disa prej poezive të tij nuk preferon të krijojë tablo me korniza të gjera të jetës, nuk sendërton objekte me pamjen e tyre të jashtme. M ngjan me të madhin Umberto Ego, ku përjetimi ndjenjës së bukur njerëzore ka një shndritje të mrekullueshme shpirtërore, brengosje dhe dhimbje të fuqishme. Ato shpalosen qetë, pa u ndier, me një forcë të brendshme dhe filozofi të thellë. Prurja që sjell poeti është organike, me vlera origjinale në letërsinë shqipe, e cila arrin të shfaqet e pasuruar me përvojat më moderne të ligjërimit artistik.
Simbolika e muzgut njer zor
Poeti e ka plazmuar organikisht materien virtuoze të universit folklorik dhe kjo materie artistike nuk është artificialisht dhe e pamotivuar. Poezia ka koherencë apo vijueshmëri në mjaft ve ori stilistike, të cilat kanë qarkulluar në kohë të ndryshme të kësaj krijimtarie.. Më kujtohet poeti rumun, Kita Stanesku, i cili thoshte:
“Mos e besoni poetin kur qan
Asnjëherë loti nuk është i tij
Ai ka shtrydhur lotin e gjërave
Ai qan me lotin e gjërave”
A thua kjo poezi ka vulën e skamjes, poshtërimit dhe robërimit ? Kujtojm k tu poezin me titull: “Qyqe guri”, e cila fillon me idetë utopike për të ardhmen, më shfaq brengën e dëshpëruar të tij se duke rendur do ditë në linja të ndryshme, poeti nuk kishte as gjumë, as ëndrra, ku herë –herë cdo gjë i dukej si fantazma Makbethiane. Fjalët kuptimplota: dimër, robëri, vdekje, janë oksimoroni që shënon kohën në rininë e poetit edhe pse na duket se ndonjëherë nuk jepet saktësisht e konkretisht koha reale në disa poezi. Ajo ndjehet dhe këto figura të kobshme vijnë dhe derdhen mbi njeriun e kohës fatkobe të tij, pa mëshirë, e duket sikur thonë: “Tani shko, je i lire.” Motivet e poezisë nuk lindën nga udhëtimi imagjinar në një vajtje – ardhje metafizike. Këtu s’ka antitez ekuacionore sepse mali i errësirës është rob i parandjenjave dhe kjo duket në ciklin e dytë përfshirë prej 17 poezish ku shpirti i poetit ende nuk ndihet mirë. Citoj :
“ Shpëtuam prej asgj simit
Shqyr zotit
Edhe ne hymë në ligjin për mbrojtjen e specieve të rralla
Jetojmë n’rezervat
Të sigurt se nuk mund të na asgjësojnë”
Marr shkas nga k to vargje prekëse, por më duhet ta them me plot bindje se : këtë kostatim e kam lexuar tek Umberto Ego në veprën “Mendime të Pakrehura”.
Citoj… “ Sikur të mund të shlyhej vdekja duke e p rgjumur me këste !
Pashë në ëndërr realitetin.
’lehtësim, kur u zgjova !
Susam… hapu- dua të dal”.
Pa rënë në një admirim të rehatshëm për jetën e shkrimtarit që edhe sot shkruan, unë gëzohem kur konstatoj se poezia është respektuese e të drejtave individuale. Ky konstatim ka ndikimin e vet në përzgjedhjen e qasjes sime të letërsisë: “Mendimi dhe vlerat që përmban poezia nuk janë më të burgosura në një hallkë ideologjike të paracaktua dhe nuk ka më arsye që ne ta injorojmë këtë poezi si dikur”. Jo. ështjet e interesit ende janë zhdukur,dhe tani e vërteta që jepet në poezi është pasqyrimi i realitetit objektiv. Jam ndier e joshur prej këtyre formave që përdor poezia, e këto nuk janë në dëm të letërsisë, sepse poezia e Saliut nuk është zbrazëti, por është kuadri i një terësie diskursesh të gjalla, me të cilat ajo ndan shumë karakteristika dhe kufijtë janë të ndryshueshëm. Më vjen keq që shkrimtari i ka përjetuar ngjarjet e që poezia zbulon dimensione të panjohura të botës dhe kjo më trondit por edhe me nxit për të menduar. Tani poeti plot finesë dhe zgjuarsi ,i mënjanon ato plagë që ka marrë nga përvojat e jetuara dhe kjo është radikalisht e ndryshme, ku na nxit të imagjinojmë akoma mënyra të tjera për ta organizuar atë. Larg të qenit, një argëtim, një dëfrim i rezervuar vetëm për personat e edukuar, na mundëson që t’i përgjigjemi më mirë prirjes personale të të qënit njeri. Historia për poetin nuk është një grumbull datash dhe emrash që i përkasin së kaluarës. Ajo vazhdon sepse kondicionon estetizmin e botës së asaj kohe, e angazhuar në idenë e madhe se poezia nuk ekziston jashtë jetës, ajo ka pasur dhembjet e veta së bashku me poetin, si një ift udhëtarësh që të kujtojnë frazeologjinë e vjetër shqiptare: “Burri dhe kali vdesin në rrugë.
P rfundim:
Sa m lart të ngjitet njeriu në piramidën e diturisë, aq më të paktë janë njerëzit e men ur që i takon .Koha po tregon se poeti po ndri on në kualitetet e platformës së mendimit. Jo dokush i ngjit shkallët me sukses. Njerëz të tillë që ndërmarrin apo korsojnë në korsi të tilla, kanë frymëzim të mbarë dhe guxim të madh.Origjina e tij duhet të krenohet për mendimtarin e thellë, i cili po jep kontribut në fushën që kërkon zotësi, një thesar me t vërtetë,men urie.
I uroj poetit punë të mbarë dhe suksese. I uroj gjithashtu të tregojë në jetë, se letërsia ka për detyrë, dëshiron dhe mundet të punojë, për një botë më pak njerëzore, e cila jo pak e ka tronditur poetin n fjal Me kalimin e viteve poeti na ka lënë gjurmët e një jehone tronditëse të tij, jehonë edhe me veprën, edhe me shembullin e jetës së tij.Sot kuptova se bota letrare ka njerëz të mëdhenj, ka poet të mëdhenj, ku rrallë i plasarit n fjalët, rrokjet e kalbura dhe diftongjet e vetmuara. Gjej rastin ta uroj për një periudhë të bukur, pa ngrica, një periudhë të gjatë lulëzimi. Uroj që dielli të mos t’i perëndojë dhe të mos të ndihet më era e tërbimit që mbrëmësoi idenë racionale.
*Pedagoge n Universitetin “Eqrem abej”. Universiteti “Eqrem abej”
Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoq rore
Departamenti i Let rsis
Gjirokast r,Albania.
Gjirokast r m 1.11.2013