-PER KONKURSIN “VATRA: 2016- VITI I FAIK KONICES”/LEXIME TË REJA TË VEPRËS 1.”Një ambasadë e zulluve në Paris,” (1922)(Studim)/NGA DR.YLLKA FILIPI/ NJU XHERSI, SHBA/Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja*im i vogël dhe gjithë atat që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.1/
Vepra e Konicës hap shtigje për hulumtime të reja shkencore për të hedhur dritë mbi shumë aspekte te pazbuluara ende deri më sot, e duke sjellë dridhma të reja, ngacmime ndijimesh, shijesh, e gjykimesh letrare. Kjo qasjerreket tëzbulojë disa prej sekreteve ende të fshehura nën zhguallin polisemantik të tokës së shkretë të Zullulandit dhe fatit të mjerë të zulluve të paditur të Konicës.
Satira e cila përbën bërthamën e intertekstualitetit zbërthen nivele të reja nivele leximi.Parabola flet qartë: nuk gjendemi në Afrikë. Shpërngulja është e qëllimshme! Shqipëria dhe shqiptarët, shpresa për ripërtëritjen e kësaj tokë të lashtë me të kaluar të lavdishme, e ushqen dhe e mbush autorin me guxim të jashtëzakonshëm duke zbuluar me ftohtësinë e një murgu, plagët më të thella shoqërore, prapambetjen, errësirën shpirtërore, domosdoshmërinë e një prijësi që ta orientojë këtë vend kah rruga e duhur e progresit, drita dhe përparimi. Honi tragjik shpirtëror nëpër të cilin rrëzohet kryeheroi simbolik i prozës dëshmon netët e errëta të fatit të kombit, errësirën e mbijetesën, amplitudat e forcës së ndërgjegjes kombëtare, luftën për të mos degraduar drejt shterpësisë shpirtërore, kapituj të rëndësishëm të historisë dramatike të popullit tonë.
Të mbushur me mllef e mëri ndaj Plugut, me aneminë e gjykimit të verbër, zullutë rrokullisin mendime të tmerrshme, duke rënë vertikalisht në të tatëpjeten e pashmangshme historike tëfatit të keq, si një rifillim a mallkim i përjetshëm. Instinkti kombëtar, nga shumë shekuj përvojë, shpërfaqet brenda një kurbature unike dhe origjinale të përmasave botërore duke përcaktuar lidhjet kundërshtuese mes idealit kombëtar dhe përjashtimit prej tij për faj të kushteve dhe rrethanave historike aspak të favorshme të epokës. Zhgënjimi vjen në dyforma kryesore: a-)si përjashtim në subkoshiencën kolektive të idealit nga shoqëria duke e izoluar heroin/ udhëheqësin e vërtetë shpirtëror në vetmi të plotë dhe si vetëpërjashtim nga ana e turmës, i cila e bën këtë të qartë nëpërmjet mungësës së identitetit dhe aftësisë për të dalluar të vërtetën nga shëmbëlltyra e rreme. Po këto janë misteret e Afrikës.2
Ideja e zvetënimit të individit, prijësit të lindur e të brumosur me dashurinë më të skjashme për këtë tokë të shkretë, përshkallëzohet drejt një metamorfoze universale nëpër rrethin e padukshëm vicioz shoqëror e historik, duke e izoluar qenien në vetmi të plotë, dëshpërim, ikje nga sytë këmbët për t’i shpëtuar fatit të keq ardhur nga turmat e paditura dhe në fund dëshpërim për misionin e papërmbushur.Brenda kësaj vorbulle Konica mjeshtërisht, nëpërmjet perceptimit filozofik dhe intuitës së pagabueshme të shkrimtarit që e karakterizon penën e tij, pikturon gjendje të thella psikologjike të heroit, luftën e heshtur me turmat, transparencën e idealeve të veta, trokitjet në dyer e zemra tëshurdhëra; nëpërmjet modernizimit të figurës letrare, _____________________________________________________________
1 Faik Konica, VEPRA, Naim Frashëri, Tiranë, 1993, fq.11 Drejtuar Fan Nolit dhe Sejfulla Malëshovës (Lame Kodrës)
2 Faik Konica, VEPRA, Naim Frashëri, Tiranë, 1993, fq.203. (Gjithë citimet e tjera ilustruese janw marrw po aty.)
përpunimit mjeshtëror të simboleve duke përmbysur shëmbëlltyrat klasike të tij dhe duke I ridhënë fuqi, kontrastin e ashpërmes karaktereve tragjikomike, thyerjet e befta të regjistrave stilistikorë, dritëhijet sintaksore, plasticitetin e jashtëzakonshëm në depërtimin e gjendjeve të ndera shpirtërore nëpër të cilat ngjizet portretii kryeheroit, Plug; kalime të papritura nga ironia dhe sarkazma therëse tek notat e dëshpërimit dhe melankolisë, nëpërmjet një stili krejt të lirë, origjinal dhe të guximshëm për kohën duke thyer kështu kufij, rregulla, standartizime e tabu.
Raporti i Plugut me veten, si ekzistencë shpirtërore që kërkon të rezonojë me fushën manjetikekombëtare, që tërheq të gjitha pikëpyetjet mbi ardhmërinë e kombit, të katandisur në turma, pa ndërgjegje e kujtesë të bjerrë kolektive, duke krijuar kështu një univers vetjak idesh përkëto krijesa e këtëtokë të keqpërdorur, të papërpunuar e të paqytetëruar.Cikli kohor është shumëmungesor, eliptik:
Nr. | Elipsa kohore intertekstuale: “Një ambasadë e zulluve në Paris,” |
1-)
|
Nuk ka “të shkuar” (ndërgjegje kombëtare) |
2-)
|
E tashmja është e turbullt, kaotike, e nderë. Mbizotëron e tashmja universale. |
3-) | Nuk ka të ardhme, dhe kjo është vdekjeprurëse; mban pezull ankthin modern të brezave. |
Proza fillon me përdormin e së tashmes dhe mbyllet prapë më kohën e tashme: Zullulandi, siç e dini, është një vend në Afrikë të Lindjes…zullutë janë negër të mëdhenj. (fq.203)
“Të iki nga ky Kontinent, të iki përjetë, dhe jo nësër, po që sonte, që tani. Të iki. Të shkoj në nonjë vend të largmë, dhe të zë nonjë punë të përulur, … dhe të fitoj … bukën (fq.223)(e tashmja e lidhores)
Ka një kundërvënie midis fatit të keq të truallit të lashtë të zulluve dhe pinjollëve të rij idealistë. dukendriçuar perspektivën e ndjenjës patriotike për këtë tokë të mbetur djerrë.Kjo tokë e shkretë, fatmirësisht ka lindur Plugun, ndaj kurrsesi nuk mund të quhet shterpë. Dhe kysyth do të përtërihet vazhdimisht ndër breza.
Zullulandi, siç e dini, është një vend në Afrikë të Lindjes. Njerëzit që jetojnë atje, zullutë janë negër të mëdhenj dhe të fortë, të egër dhe të tërbuar, gjakpirës me famë, që nga Tunizi e gjer në Transval. Rrota e fatit e cila bëri të lirë aq popuj që nuk e meritonin, u zgjoi edhe zulluve oreksin për vetëqeverim.(Po aty, fq.203)
Pas paragrafit të parë hyrës autori menjëherë modulon me ngjyra të holla portretin e Denizullu Serpes, anatemës së Plugut:
Dhe ashtu një ditë vere na zbriti në Paris një negër I ngarkuar nga bashkëvendasit me misionin që të punojë për lirinë e Zullulandit. Ky njeri i quajtur Denizullu Serpe, kish udhëtuar në Afrikë të Veriut dhe kish qenë ca kohë shërbëtor i Dervishëve të Sudanit… kish mësuar mjaft fjalë nga të dy gjuhët e tyre. Si u prishnë Dervishët në Khartun dhe në Omdurman, Denizullu – Serpia u kthye në Zulluland , ku menjëherë fitoi, s’dihet se si dhe pse, një emër të madh si diplomat dhe njeri i ditur. (Po aty, fq.203)
Polivalenca e imazheve të pseudokandidatëve (Serpie/Zgjebo…), vjen si një realitet përjashtues ndaj idealit patriotik, si të thuash një lloj tradhëtie kombëtare me dashje dhe me siguri të plotë në fitore… prej ku, shkaku derdh një breshëri pasojash vdekjeprurëse ndaj të ardhmes së turmave pa identitet.
Përse Përralla? Përse 4- të tilla, prej të cilave,vetëm njëra u botua në gazetën “Dielli” 1922? Remineshencat folklorike janë të dukshme.Sapo syri i një lexuesi krejt të panjohur, kap fonemën e fundit të titullit prozaik,intuitai shkon menjerë në formulën hyrëse të përrallës: “Na ishte njeherë një Zulluland…” dhe kureshtjaqë shuhet ngadalë nëpër fletët e librit, transfigurohet në imagjinatë të përmbysur“…Dhe zullutë, me Plugun në krye, jetuan përgjithmonë të lumtur!”
Po t’i bëjmë njëprerje tërthorestrukturës së kësaj proze, sipas vijës lineare që ofron bërthama, do të përfitonim këto ministruktura brenda teksit:
Nr. | Ministruktura tekstore: “Një ambasadë e zulluve në Paris,”
|
1. | Dëshira e fortë e zulluve për vetëqeverim; dërgimi i letrave. |
2. | Përgjigjja e letrave; tubimi i fitores, vallja e misërokut të egër |
3. | Turmat e egërsuara, zënia e Plugut me gurë. |
4. | Misioni ipapërmbushur, monologu i Plugut; lamtumira. |
Ndarja e parë strukturore shjellon idenë e prezantimit të turpshëm të zulluve në sy të botës së qytetëtëruar, nëpërmjet përfaqësuesit më qesharak që ka parë ndonjëherë historia, Denizullu Serpe, portreti simbolik i të cilit përshkallëzohet dalëngadalënë vepër, me nota tragjikomike: Në Paris Denizullu-Serpia u bë për pak kohë lodra e qarqeve politike (…), deshi të shkojë edhe pak ditë në London; dhe para se të niset, e lajmëroi ministrin frëng të punëve të Jashtme me këtë biletë… Ekselas zotëni Ministër/Unë , ambassador Zululand desha bëj udhëtim Londër për pavarësi Zululand, e unë jam sigurtë sukses shkëlqyeshëm, e unë gjatë mungese caktoj zëvendëse si ambasadoreshë ime Fasho, e unë lutem ju pranon përshëndetjet e mia. Denizulu-Serp/ Ambasador Zuzuland. (fq.204)
Tallja e palës tjetër, e cila me të drejtë ka subjekt për të berë komedi, është e menjëhershme. Shpotitëse, ironike, dramatike dhe e përdalë. Vihen re nota poshtëruese në“lejen” që i kërkohet Ambasadorit të zulluve për ta ftuar zonjushën Fasho/ “zëvendësen e tij”, në Mulë Ruzhë…
…Ministri me sekretarin e tij u grisnë së qeshuri. Ministri i porositi sekretarit të mos bëjë ndonjë përgjigje, po ky posa gjeti një rast, shkruajti fshehtazi këtë biletë: Shkëlqesisë së Tij zotit Ambasador të Zuzulandit! Nuk do të lë pa ja dorëzuar notën tuaj, zotit ministër të punëve të jashtme, shefit tim që tani nuk ndodhet këtu. Ndërkaq më lejoni , zoti Ambasador, komplimentet e mia për elegancën stilistike të frëngjishtes tuaj, çka zbulon, krahas një njohje të thellë të gramatikës sonë edhe një ndjenjë shumë të hollë për imtësitë të gjuhës sonë.; mënyra juaj e të shkruarit është një gjedhe e përkryer e asaj që quhet shkrim artistic. Po të më lejojë shkëlqesia juaj, këto ditë unë do të ftoj zonjushën Fasho për një drekë në Mulë Ruzhë.
Në përshtatje me natyrën e qëllimit që ka ndërmarrë Konica, nëpërmjet një linjë lineare filozofike, vazhdon me lojën e letrave pyetje-përgjigje Francë, Angli, duke iu rikthyer kryefjalës, lirisë dhe pavarësisë së Zullulandit. Një gjëi bën përshtypje të madhe lexuesit tek nënqesh e i sëmbon zemra për këtë fat të hidhur të kombit:A e kupton dot vallë Denizullu- Serpse, paaftësinë e vet, si kandidati më i keq i mundshëm për një rol të tillë kaq delikat e një nismë prej të çarturi,duke shfryrë hundët mu në zemër të qytetërimit të Evropës, Anglisë dhe Francës?
Kjo lloj prerje karakteresh, sipas daltës së Konicës, mund të klasifikohet nëdy grupë të mëdha, të dyja fatale për ardhmërinë e kombeve: 1.Të parët, që e dinë se aty ku janë nuk ju përket, por ambicja dhe lakmia për pushtet ua verbon shikimin. 2.Dhe grupi i dytë, edhe më i rrezikshëm se i pari, ata të cilët nuk e zotërojnë dot aftësinë për ta matur a peshuar injorancën që i karakterizon dhe bëhen gazi i botës, njësoj si Ambasadori Serpe. Dhe sipas nëntekstit autorial, meqë Afrika ishte vendi i mistereve, kjo gjë merret automatikisht sie mirëqenë.
(…) I kënaqur dhe kryelartë nga përgjigja që mori, Denizullu-Serpia shkoi në London, dhe me të zbritur në hotel, dërgoi këtë letër në Dowing Street… (fq.205)
Zoti Kryeministër/ Unë, ambasadori i Zululandit, kam ardhur këtu për Londrë, për të kërkuarë nga ju pavarësinë e Zululandit, dhe ja ku po jua them, o Zot, po nuk na dhatë ne pavarësi, punët do venë keq e më keq dhe mendoni mirë, e ta dini se unë e dua shumë paqën, pra mbetem me respekt /Deni Zulu-Serp/ Ambasadori nga Zululandi në Paris.(fq.205-206)
Kryeministrit i qeshi pak buza kur e këndoi notën e Denizullu-Serpes, dhe thirri sekretarin e veçantë të tij, lordin Eduard Merrytune. Lord Eduard, i tha, ja një copë proze të bukur; Juve që ju pëlqen stili i gdhendur, do t’ju kënaqë shumë; si ta këndoni, bëjini përgjigjen që Guverna e Madhështisë Tijdo ta këqyrë me mirësi kërkesën e zulluve. (fq.206)
…Lord Eduard zuri telefonin dhe lajmëroi, me një zë të rëndë, drejtorin e shtëpisë “Murray” që një kritik, gjer tani i panjohur, i quajtur Denizullu-Serpe, ekspert në tërë hollësitë e gjuhës inglize, me gjithe emrin ekzotik të tij,ish njeriu i rrallë, i kërkuar prej aq kohe për të edituar veprat e Wallter Paterit.
Nëpërmjet këtij tregimi satiriko-simbolik Konica, me një realizëm tronditës, parapërgatit lexuesin për hendekun më të madh të parë ndonjëherë midis asaj që po ndodh, e cila zbulohet nëpërmjet nëntekstit dhe asaj që duhet të ndodhë; por rruga drejt lirisë nuk është e lehtë dhe ky popull, (zullutë/shqiptarët) i shtypur nga kolonizatorët e huaj, duhet të mbledhë forcat për të gjetur prijësin e duhur i cili do t’iu tregojë rrugën e duhur. Afrika nuk është gjë tjetër veçse terreni shqiptar me probleme dhe drama të njëllojta.
Ndarja e dytëstrukturore:Përgjigjja e letrave; tubimi i fitores, vallja e misërokut të egër.
Lexuesi parapërgatitet emocionalisht drejt progresit fatal që po merr zhvillimi i përshkallëzuar i ngjarjeve, i cili dalëngadalë do të na çojë drejt një pike kulmore:
Kur arrijti në Zulluland, dy muaj pastaj, raportet nga Londoni dhe Parisi, një vallë gëzimi shkoi anembanëpopullit…, për të kremtuar lajmet me rëndësi nga kryeqytetet e Inglisë dhe Francës.(…) Ditën e caktuar nisnë nga Brigjet dhe nga fushat, të rrjedhin togje togje negrë më bandiera, duke kënduar këngë kombëtare…(fq.208)
Përçudnimi i këngëve patriotike në këngë epshi a romance e thellon honin tragjik shpirtëror midis Plugut dhe anatemës së tij Denizullu Serpes përkrahur nga padituria e turmës, në netët e errëta të historisë së trazuar shqiptare në ato vite, si luftë e mbijetesës shpirtërore e historike të kombit. Përgjithësisht në përshkrimin e ngjarjeve të turmave, apo të Serpes, autori përdor regjistrin e ulët stilistikor:
… një grup u qas duke kënduar me enthuziazmë të madhe : Come Josephine, in my flying machine*(Eja Xhozefinë në makinën time fluturuese!) Me sy të zgurdulluar dhe me çape madhështore, këndonjësit arrijtin: Hop-hop, me pallën të zhveshur/Up-up a little bit higher/ lart-lart, një çikë më lart/Fesh-bam me dyfek të ndezur/ Oh, my! the moon is in fire!- O Zot, hëna ka marrë flakë!
Një grup i dytë vazhdoi me një këngë patriotike mi avazin Can’t you see I am a baby? –Nuk e sheh që jam e mitur? Luftëtarët entuziastë po e mbushnin sheshin. Një grup tjatër u sul duke kënduar për lirinë e atdheut mi: Adele, T’es belle!/ J’aime tes gros nichons/ Folichons/ T’es ronde/ Tes Blonde… (fq.209)
Në një realitet të tillë i cili të bie shuplakë fytyrës, kërkesa për liri tingëllonte si dëshirë absurdeiluministe, duke djegur kështu mundësinë e kapitujve më të mirë të historisë shqiptare. Shterpësia shpirtërore po shndërrohej në forcë tëpërbindshme regresi.
Për t’i bërësamë të forta përballjet mes Plugut dhe turmës autori krijon thyerje intertekstuale. Kjo vihet re në ekzaltimin e turmës kundër Plugut, çka përbën njësinë e tretëstrukturoredhe pastaj prapë rikthehet në ministrukturën e dytë për t’i dhënë formë përfundimtare: Gëzimi dhe euforia e rreme e turmës janë thika të ngulura në zemër të idealit të Plugut:
Si i vendosnë idhullat me një respekt të madh, u ngrit një plak dhe e deklaroi mbledhjen të hapur.
– Mbledhja jonë e sotme, zotërinj (tha plaku), është një ditë gëzimi dhe lavdie, që do të mbetet e paharruar në historinë e Zullulandit. Dy mbretëri të mëdha, Franca dhe Inglia, na nderojnë dhe na duan. Në pastë dyshime ndonjë prej jush, do t’i hiqen kur t’i shtrojmë përpara dokumentat. (…) Menjëherë u shkëput një furtunë brohorie: ca ulërijin, ca këndojin, ca kërcejin duke përpjekur duart.
Kur mbaroi pak entuziazma, negri shumëgjuhësh këndoi dhe pastaj zulluloi letrat e lordit Edëard Merrytune dhe të shtëpisë botonjëse “Murray”. Këtu u ngritnë të gjithë në këmbë dhe nisnë duke përpjekur duart me ritme, një valle rreth e rrotull të dy perëndive prej druri; pastaj në kulm të dehjes patriotike, luftëtarët zhveshnë pallat…(fq.212)
Vallja rrotull perëndive prej druri, kulmi i dehjes patriotike, entuziazmi për të ardhur keq, brohoria, ulërimat, janë tabloja e mjeruar e shqiptarëve në fillimshekullin e kaluar dhe në rrafsh universal e të gjithë kombeve me të njëjtin statues për të ardhur keq si ne.Forca e penës së krijuesve që në zanafillë, ka dëshmuar forcë, mobilizim, pathos, ngritje të zemrave peshë për ideale të larta kombëtare. Ndaj autori klith me forcën e shpirtit nëpërmjet zërit të Plugut,satira që përdor është dhimbje, lot i derdhur, dashuri e vrarë.
Ndarja e tretëstrukturore: bazuar mbi sistemin e ngritjes piramidale, drita që lartëson shpirtin, Plugu, gati zihet me gurë, kjo përbën dhe pikën kulmore të këtij tregimi satiriko-simbolik:Baza AB përbëhet në skajin A nga “Ambasadori” Denizullu Serpe/ Zgjebo (…) Si vërshëlleu dhe kërceu dhe këndoi dhe u hodh, ambasadori i ri i ra ziles dhe thirri shërbëtorin…(fq.208)dhe në skajin B ngaTurmat e egërsuara, e të ekzaltuara, pothuajse zënia e Plugut me gurë.Një grup i madh po afrohej tani me këngën më të zjarrtë të Zullulandit, këngë në avaz të “I love a lassie, a bonny, bonny lassie/ Unë dua një vashëzë, një vashëzë të shëndetshme”:
Ne jemi trima/ Edhe dalim nga vrima/ Zër’i Zullulandit kur na thërret!/ Jemi luftëtarë pa frikë/ Me shigjetë ose me thikë/ Dora jon’e fortë vret!Kjo ish Marsejeza e Zulluve, dhe kur e dëgjonte, turma ndizej dhe egërsohej nga entuziazma…(fq. 211)
Në kulmin e këtij trekëndëshi, skaji C, qëndron Plugu, Mesia qëpërpiqet t’i shpëtojë kryqëzimit nga turmat e egërsuara. I ulur mbë një shpellë rrinte mënjanë një negër i ardhur në shesh nga të parët. I stërvitur në një kolegj protestant në Cape-Town, kish mësuar letrat e bukura klasike dhe moderne, kish udhëtuar në Evropë, dhe, autodidakt i palodhur, e quante veten një student dhe këndonte përditë libra të thellë, sado që kish arritur në prag të pleqërisë, me një kulturë të rrallë. (fq.210)
Përdorimi i frazës: …e quante veten një student dhe këndontë përditë libra të thellë, është e vetmja frazë ku mbizotëror kryeleksema libër dhe leksemat plotësuese të saj(student-këndonte-të mësuarit- mësimet-autodidakt i palodhur), e përdorur vetëm në këtë rast nga ana e autorit në të gjithë tregimin/(përrallë) dhe e gjitha kjo, për të zbërthyer thellësinë dhe mençurinëe portretit shpirtëror të kryeheroit;Simbolika e librit konoton dijen, zgjuarsinë, dritën, shpresën, ardhmërinë, idealin, rrugën e drejtë, përparimin, evolucioni, metamorfozën nga turmë e e egërsuar e bërë gaz i botës në komb të lirë e të qytetëruar.
Alain Finkielkraut shprehet: Kombi zhdëmtohet nëpërmjet zbulimit mrekullues të kulturës së vet.3
Kish një fjalë gjithnjë në buzët; “Vetëm gjysmë të msuarit, – thosh- kujtojnë se i kanë mbaruar mësimet. ”Ky negër i çuditshëm i quajtur Plug, ish krijonjësi ivërtetë i lëvizjes kombëtare në Zulluland, po shumica e madhe e mohojin (…) Plugu vetë interesohej aq pak te fama, sa përtonte edhe t’u japë të kuptojnë negërve ndryshimin…: (fq.209-210)
Ndryshimi në me stë idealëve të tëdy palëve është i skajshëm. Ky proces kompleks e shndërron Plugun në–Apostull të atdhedashurisë, patriot të zjarrtëi cili e do atdheun me shpirt. Përplasja është e fortë, e pamëshirshme.E tija lëvizje sistematike, idealiste dhe krijonjëse, për të kthyer zullutë nga një turmë e përgjakur në një komb me dinjitet dhe me balance.Ndërsa:Lëvizja tribale për të mbrojtur tribunë e zulluve nga tribu të tjera të Afrikës.(fq.210)
Dhembja është kryefjalë:Plugu, kur ish në Evropë, kish kuptuar mirë se ç’mendim ushqente bota e qytetëruar për zullutë; shumë herë i tronditej shpirti kur këndonte a dëgjonte gjykime dhe javë me radhë i mbetej si një gjemb i brendshëm, që e shponte, i dhembte e i nxirrte gjumin.(fq.209)
Përcaktimi i përafërt i moshës së Plugut është mjaft domethënës: Rritja biologjike dëshmon pjekjen e idealit patriotik.Ish njeri mesatar, më afër të pesëdhjetave sesa të dyzetave.(fq.209)Dhe që në djalëri kish vendosur një vepër të madhe; ta bëjë Zullulandin një vend të bashkuar, të lirë, të qytetëruar e me nder.(… )sado që kish arritur në prag të pleqërisë, me një kulturë të rrallë.
Besnik te vetvetja, ju vu punës, dhe pa asnjë pengim, asnjë lodhje s’e kish mbajtur nga vija e parëshënuar. (fq.210)
Pasi përplaset fort me barrierat e injorancës, errësirës dhe regresit, heroi, mbledh klithmat e shpirtit në një psherëtimëdhe konstaton:Po ku kish ëndërruar të dalë e ku dolli! Avazet “patriotike” që dëgjonte e dëshpërojin, si një symbol i shkallës kulturale të zulluve, po s’rrëfente ndonjë shenjë mërzie në fytyrë. (fq.210)
Portreti simbolik i Plugut përshkallëzohet dalngadalë drejt një kurbature ngritëse e cila arrin drejt një pike kulmore tragjike.Plugu dëgjonte duke heshtur dhe me një hije trishtimi të fshehur. Ç’fat i çuditshëm për këtë këngë! Ai shkonte kurrë ndër mendje Lander-it se kënga e tij do të entuziazmonte një ditë tërë një popull, do të shpinte ushtarë në luftë dhe do të fitonte beteja?(fq.210)
Meditimet e Plugut janë plantacione drite për verbërinë e turmës të cilën doemos kërkonte ta shndërronte në komb, por ende nuk ishin pjekur kushtet.
Këto mejtonte Plugu, kur u bë një heshtje e përgjithshme: (fq.211)
Nëëndrrat e tij më të fshehta njeriu dëshiron dhe imagjinon një realitet ndryshe, ditë më të bukura, të pamundurën ta bëjë të mundur. Çfarëëndërron Plugu? Simbolika e këngës konoton himn, pathos, kushtrim, motivim, zgjim, revolucion, metamorfozë. Kjo vërteton se ndjenja kombëtare nuk buron nga një determinim i pavetëdijshëm, por nga një zgjedhje e lirë.(…) Ndaj është me vlerë të përmendimpërkufizimine Renanit:Kombi, pra, është një solidaritet i madh i përftuar nga ndjenja e flijimeve që ke bërë dhe e atyre që je i gatshëm të bësh. Ai nënkupton një të kaluar: ai përmblidhet ndërkaq në të tashmen, nëpërmjet një fakti të prekshëm: pëlqimi, dëshira e shprehur qartë për të vazhduar jetën e përbashkët. Ekzistenca e një kombi është një plebishjt i përditshëm.4
_______________________________________________________
3Alain Finkielkraut, DISFATA E MENDIMIT, Marin Barleti, Tiranë, 1999, fq.13 (përkth. B. Shehu)
4 Renan,” Qu’est-ce qu’une nation?”, Oeuvres completes, I.Calman- Lévy, 1947, fq. 904;Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq.32
Plugu kish ëndërruar për zullutë ndonjë këngë madhështore, të shkruar me porosi nga ndonjë muzikant i madh, ndofta nga Debussy-u a nga Richard Strauss-i. Po negrit s’i kishin vëvë veshin; dhe kishin pëlqyer të adaptojnë këngë inglize dhe frënge… këngë… limanesh…Po ç’faj të kanë këngët, kur janë të zonjat të bëjnë mrekullinë e mrekullive; të zgjojnë entuziazmën luftare?
Kur zhgënjimi dhe dëshpërimi arrijnë pikën kulmore, autori shpërthen në nota të forta satire.
Ndofta, fajin e kish ai, jo negrit e tjerë. Zulluve u pëlqen Adele-T’es belle/ e bukur je…/, pse t’i shtrëngosh të gjorët të dëgjojnë me zor Sinfoninë Heroike të Bethoven-it? (fq.211)
Turma qëllimisht jepet e ndarë nëdy grupe, secili me nga një perëndi të vetën, Boriga dhe Dushku. Edhe pse turmë, e njihte ndarjen, çarjen më dysh. Karakteristikë e turmës në fakt është të qëndruarit në bashkësi, në tufa, nëkope. Ngarkesa pezhorative autoriale është një mesazh i fortë për t’i shkundur nga verbëria, si një shuplakë e nxehtë, por në vend që t’iu bjerë në fytyrëi bie në shpatulla dhe turma nuk e ndien, se ishin negër të fortë-siç thotë autori.Dy grupe vinin me madhështi, duke prurë sicilido nga një Perëndi prej druri,,të dy idhullat që e ndanin Zullulandin në dy fe të mbëdha. Njëra Perëndi ish prej borige, tjetra prej selvie. Që të dyja ishin skalitur në kërcinj të prurë nga pyjet e Palestinës prej vaporish inglize që bëjnë udhën e Suezit gjer në Afrikë të Jugut. Po këto, të dy perëndi të prera në një pyll dhe aq të afërme nga natyra e drurit, u dukeshin zulluve fare të ndryshme dhe shumë herë kishin shkaktuar zënka dhe derdhje gjaku.(fq.211-212)
Universi nostagjik i qenies përthyet në portetretin e thellë psikologjik të këtij përsonazhi duke ja paralizuar shqisat, Vetëm një njeri rrinte pa lëvizur, me sytë të mbyllur, edhe kryeulur. (fq.212)
Deri tani portreti i Plugut është zbuluar nëpërmjet ndërhyrjeve të herëpasshershme autoriale. Ka ardhur momenti që lexuesi të përballet me dialogun më të drejtpërdrejtë dhe më të ashpër të dëgjuar ndonjëherë nga oratorët më të zotë që ka nxjerrë historia. Asnjë notë satire nuk del në pah, flet pa doreza, kërkon që turma të mundë ta mbajë në mendje e në zemër gjatë këtë fjalim të rrallë, diktuar nga shpirti i plasur, dhembja, ideali dhe atdhedashuria. Të krijohet ideja se po zhvillohet një gjyq i fortë ushtarak, brenda mureve të të cilit Plugu gjendet në bankën e të akuzuarve për “krime të rënda”. Por shumë ndryshe nga sistemi i gjykatave të popullit,( po të kthehemi në retrospektivë në Greqinë e lashtë). Kyështë absurdi mëi madh dhe debati më iracional historik,zvetënues ndaj qenieve humane, me inteligjencë të shkallës superior, dashuri për njeriun e lirë, tokën, të ardhmen.
Na duket, britnë, me një zë, një grup negrish, se nuk je i kënaqur!-Është tradhësi, sokollitnë ca të tjerë.– Le të japë shpjegime, le të flasë! Thirrnë një tok negrish i tretë.
Fjalët e Plugut nuk janë aspak predikim moral, filozofik apo politik, ato janë refren i dashurisë për njeriun e lirë, për kombin e lirë, ndaj janë të ashpra, dhe të drejtpërdrejta. Mjaft domethënës përshkallëzimi foljor:I helmuar- i plagosur-derdh lot dëshpërimi…
Dhe Plugu (se ai ish), ngriti dorën e djathtë që të kërkojë heshtje: “Nuk mohoj aspak, -tha, – që s’jam i kënaqur “ Një valë zemërimi murmuriti anembanë të turmës, po s’doli ndonjë zë kundërshtimi. “Jo vetëm që s’jam i kënaqur, po jam i helmuar, i plagosur në thellësi të zemrës. Po të merrjit vesh kuptimin e vërtetë të letrave, do të derdhjit lot dëshpërimi, në vend që të kërcejit valle. Përgjigja e frëngut është një tallje sheshit. Ajo e diplomatit ingliz, s’ka ndonjë rëndësi fare”:(fq.213)
Megjithëse lexuesi që në titull njihet me satirën e Konicës, e shkruar kryq e tërthor, siç u tha më lart, me një stil tërësisht të lirë, pa respektuar asnjë kornizë formale, kjo prozë e shkurtërmoderne ofrondisa elemente të përbashkët dhe njëkohësisht përjashtues me përrallën:
Dihet se përrallatjanë krijime fantastike me njëstrukturë universale, ngritur mbi dëshirat dhe ëndrrat e njerëzimit për një jetë më të mirë. Kanë rëndësi të vëçantësi për vlerat e tyre filozofiko- didaktike, ashtu edhe përdokumentimhistoriko- kulturor,pasqyrojnë evolucionin e proceseve shpirtërore të kombeve, japin gjykime të thella për jetën, vdekjen, lumturinë, fatkeqësinë, si edhe aspirojnë ëndrrat e njerëzimit mbarë. Konica ashtu sikundërrrëfimtari popullor deformon dhe përpunon,në mënyrë filozofike subjektin, por mbi këtë system krijon një ngrehinë simbolike origjinale, me shumë hyrje e dalje, korridore, dhoma të fshehta, tubime, drita alarmi, qeli apo shpella, exit-e emergjence, tunele dhe në fund me një lumëedy brigje si edhe një urë portative në skaj, që flasin alegorikisht.
Në përrallë gjithnjë triumfon e mira dhe vizioni optimist i heroit i cili paraqitet përgjithësisht i vetmuar.Zëdhënësi i Konicës, Plugu (prapa të cilit fshihen idealet patriotike dhe shpirtërore të autorit) paraqitet po aq i vetmuar, njësoj si në përrallë, por ndryshe nga heroi i përrallës ndiqet nga fati i keq, dështimi. Regjistrat e ulët gjuhësorë (karakteristikë kjo e përrallës), përziehen me mjeshtëri të hollë artistike me regjistrat më të lartë stilistikorë. Metamorfozimi i personazheve e ka zanafillën që në përrallë dhe e shohim edhë në artin narrativ të Konicës.
Leksema përrallë, është maskë. Autori i ka thyer rregullat strukturore. Struktura e rrëfimit është bashkëkohore, e një stili tepër të veçantë. Prapa fundit “të lumtur” që duhej të kishte kjo përrallë e trishtëe zulluve të prapambetur/ (nënkuptojmë këtu shqiptarët në errësirën e dekadave të para të shek. XX e më gjerë, gjithë popujt e ngjashëm me ne, të çdo kohe qofshin ato),zbulohet tragjedia më e madhe e çdo populli fatkeq e të paaftë për të zgjedhur kryet e vet.
Retorika filozofike e Plugut.
Pas një heshtjeje tëpër të gjatë, pas meditimesh, dhimbjesh, janëshumë zëra brenda Plugut të shkrira në një, po aq tronditëse sa klithma e zogjve nën një qiell me re të zeza që paralajmëron stuhi. Ky fjalim na sjell ndër mend fjalimin më të bujshëm e frymëzues të historisë, mbajtur nga Kryeministri i Britanisë, Sër Winston Churchill, 13 Maj, 1940: I them dhomës, ashtu si edhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri,se nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës.(…) Ne na pret një torturë e llojit më të rëndë. Ju do të pyesni, cila është politika jonë?Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri..luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë. Të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. (…) Ju do të pyesni se cili është qëllimi ynë? (…) Është fitorja. Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore pavarësisht sa e rëndë dhe e sa e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë…për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, qëi gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.5
Ja si ligjëron Konica gati dy-dekada përpara Churchill-it, në gojën e zëdhënësit të tij shpirtëror, Plugut:
“Hiqni dorë se do të bëheni lodra e botës. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi negër dhe asgjë më tepër, ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq, po të gjithëna përbuzin e na kanë për të poshtër. Hiqni dorë, po ju them se u bëmëpalaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zini bësim raporteve që thonë gjëra të mira për ne, – dhe mbase një ditëdalim të rritur përpara botës.(fq.213)
__________________________________________
5 Sër Winston Churchill,Nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës,www.tiranaobserver.al
Filozofinë e mendimit e bartitn leksemat-kyç: lodra-negër-na shajnë-na përqeshin-,u vjen keq-na përbuzin-të poshtër-palaçot–Heshtni-, shtrohuni,- bashkohuni-, punoni,
Arti i bindjes është po aq i vjetër sa vetë jeta e njeriut në tokë.Elokuenca e Plugut, aftësia natyrore,mjetet shprehëse e bindëse të teknikës së diskutimit, modestia, arsyetimi i thellë, tronditës, si edhe bindja më e pastër, ajo që transformon edhe një pushtet mbinjerëzorduhej ta bënte turmën e negërvetë binte në gjunjë,e të falej, të lutej e të puthtekëmbët e oratorit. Në paragrafin e parëPlugu i drejtohet turmës me përemrin vetor, veta e dytë, në shumës-Ju!
Simbolika e udhës ka konotacion të trefishtë. Ajo dëgëzohet në: a-) udha e nderit, b-)udha e lirisë,c-)udha e shpëtimit. Liria, nderi dhe shpëtimi janë udha e vërtetë e lumturisë.Në paragrafin e dytë Plugu i drejtohet turmës me përemrin vetor, Ai! Prijësi, shpëtimtari.Veta e tretë, njëjës.
Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujë e ftohtë, lëndina ku është mirë e ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as qëi gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen qëi hapi një udhë të re popullit.(fq.213)
Përdorimi i patosit emocional, lidhur me bindjen përmes emocioneve, njësoj si Ciceroni, e bën fjalimin e Plugut rrënqethës. Ai nuk është mënë krye, Plugu është thjesht negër i shkrirë me negërit e tjerë vëllezër të një gjaku me të.(Në paragrafin e tretë Plugu i drejtohet turmës dhe vetes në vetën e parë, shumës/Ne!Ne vëllëzër jemi negër të varfër…)
Ne, vëllezër jemi negër të varfër, pa ndonjë rëndësi fare; mos dehuni me moskuptime, mos dëgjoni njerëz të cekët, njerëz aq të paditur sa ju ndofta, të cilët kanë vetëm një guxim barbar dhe të verbër qëi shtyn të futen kudo, në mes tëtalljes së përgjithshme.(fq.213)
Oratori jep vizione për të ardhmen, shtron alternativa, hedh dritë mbi rrugën e vërtetë të përparimit dhe daljes nga robëria:Në paragrafin e katërt Plugu sërish i drejtohet turmës, nëvetën e dytë, shumës- Ju!Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. Dhe përmbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, po kazmën. Jo mbledhje, po kazmën. Jo misione, po kazmën. Dhe parmendën, dhe drapërin, dhe shoshën dhe furrën. (fq.214)Merr jetë simbolika e kazmës, parmendës, drapërit, shoshës dhe furrës. Kalohet nga Logosi tek Patosi. Emocion gjer në lot. Përdoret veta e parë, njëjës. Me këtë retorikë Plugu i hap shtegun përjetësisë.
Po mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot, sa nuk qaj dot. Dhe në fund, aq di, aq them.(fq.214)
Jini të lirë të bëni si të doni.(fq.214)Sërish kalohet në vetën e dytë, shumës:filozofinë e mendimit e bartin leksemat-kyç: barbari-dyshime-frikë-veskeq-zullunj-indipendencë.
(…)Më vjen shumë keq ta them: po në çdo punë që bëni, në çdo masë që mërrni, në çdo lëvizje e në çdo fjalë që ju del nga goja, shoh shenjën e një barbarie të thellë. Më tepër plakem, dhe më tepër më hyjnë dyshime, në do të qytetërohemi dot ndonjë ditë. Kam frikë se jeni të mbyllët në një qark veskeq, nga i cili s’dilni dot, dhe është ky: Doni indipendencën që të mundni të mbeteni zullunj, po duhet të mos mbeteni zullunj në daç të fitoni indipendencën. (fq.217)
Analogjitë biblike; Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë. Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqinj që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë. Ata venë leqë dhe kapin njerëz. (Jeremia 5:26-27)
Por turma është e pandjeshme: I çliruar nga humanizmi i tij dhe i toruruar nga ashpërsia e turmës, Plugu konstatoi brenda vetes se ishte e pamundur të mos hidhërohej për humbjen. E pa në sytë e turmës, e ndjeu në zëratkërcënues.
Mbaroi dhe ndenji. Një heshtje mbretëroi pak çaste. Pastaj vërshëllimë, sharje, krismë nga çdo anë. Ca negër tregojin grushtin.Ca kërkojin që t’i heqë fjalët dhe të lipë ndjesë; në mos ta zënë me gurë.(fq.214)
Analogjitë biblike… kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë, u zemëruan shumë.(Lluka 4: 28)
Dhjetë oratorë nisnë të flasin menjëherë.(fq.214)
Ca të tjerë prapë filluan këngën luftëtare: I love a lassie/Unë dua një vashëzë/, dhe pesëdhjetë çekanë qëllonin me tërbim pesëdhjetë tepsi.(fq.214)
Nje negër i madh… nisi një valle të cuditshme duke u kërrusur që të imitonte një misërok të egër. Nga një çip doli një ulërimë si e një çakalli. Pa humbur kohë, një tjatër përngjau zërin e një asllani.Nga çdo anënisnë të imitojnë gjithë kafshët e pyjeve të Afrikës. Gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marzie negre, lëvizin duar e këmbë dhe jipnin zë të gjithë përnjëherësh.(fq.214)Katrahurë imazhesh në përjetimete lexuesit:
Tri orë vazhdoi kjo krizë.Më nëfund ,dy pleq muarrnë të dy idhullat në dorë…Perënditë, thanë pleqtë, janë të kënaqura nga patriotizma juaj dhe tërë Evropa do të çuditet me ndjenjat fisnike…tani,…, ju proponojmëtë dërgohet një falënderje Inglisë dhe Francës, që na bënë shokë edhe miq… dhe një falënderje të diturve të Inglisë që na nderuan duke kërkuar dritë dhe mësim nga ambasadori ynë. Një rrufe duartrokitjesh e priti këtë proponim, i cili u votua me një zë…(fq.214)
Subjekti arrin pikën kulmore, maja e piramidës së errësirës së Zullulandit:
Plugu psherëtiu dhe shtiri një lot, një pikë, e cila zbriti ngadalë nëpër faqe e gjer në qafë, ku u zhduk.
Turmës ky lot nuk i shpëtoi, dhe thirri: Shikoni nakarin, shikoni zemërligësinë!Qan, se triumfi s’është për të, është për një tjatër, për një më të zotin, për një diplomat, për një të ditur me themel.
Si u qetësua përsëri turma, u ngrit një negër i quajtur Zgjebo(…)dinte pak italisht…
… thaPlugu: Po kush do ta shkruajë kartën?-Unë, tha Zgjebua!
… Po, thomëni pak si do ta nisni?-Ja kshtu-tha Zgjeboja “Sacramento Re”…
…Doni të thoni padyshim “Sacra Maesta”?- Jo…
… Kur u këndua karta e Plugut, një heshtje prej akulli mbretëroj m’i turmë.
Si njeri, si qytetar, krijuesi e do atdheun; mirëpo atdheu i fuqisë së tij dhe i veprimit të tij poetikështë e Mira, Fisnikja, e Bukura, të cilat nuk janë të lidhura me asnjë krahinë të veçantë, me asnjëvend të veçantë, që ai i rrok dhe i përfton aty ku i gjen.6
Po kartën e Zgjebos e pritën me bërtima e brohori. Prapë nisën vallet dhe pesëdhjetëtepsi u rrahnë nga pesëdhjetë çekanë. Ha-ha-ha! Bërtisjin ca. Hu-hu-hu! Ulërijin të tjerë…(fq,216-217)
Ka dhe një tjatër pikëpamje…(fq.217)
Këtu turma u egërsua. “Hiq-e fjalën pikëpamje!”, britnë disa zëra. ‘Ki turp!” thirrnin të tjerët. Ca miq ju afruan dhe ithane në vesh: “Na prishe punë!Pse përdorë një fjalë të poshtër? Kërko ndjesë dhe vazhdo fjalën”. Po turmasa______________________________________
6 Goethe, Ecrits sur l’art, f.52,Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq.38
vente dhe po egërsohej. “Ejani ta vrasim tradhtorin!”, ulërijtën një shumicë. Dhe nxuarrnë pallat, dhe nisnë vallen luftare, të kërrusur, duke imituar misërokun e egër.(fq.217)
Analogjitëme shëmbëlltyrat biblike:…dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti, dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë(Lluka 4:29)
Plugu , si Mesia në prag të kryqëzimit rënkon me shpirt:Fali o Zot, se nuk dinë se ç’bëjnë!
Dhe Jezusi tha: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë”(Lluka 23:34)
Ndarja e katërt strukturore. Në pjesën e tretë heroi përballet me egërsinë e turmës, mundësinë e zënies me gurë, tërbimin e skajshëm të gjakpirësve me famë, zulluve.Jeta kërcënohet nga vdekja e sigurtë. Këtu zë fill maratona e shpëtimit nga kthetrat e turmës, mbyllja në shpellë, vetmia, meditimi, zhgënjimi dhe misioni ipapërmbushur, “falja”, largimi.
Plugu, pa humbur kohë, kish bërë planet e tij. Një të hedhur, një të rrëmbyer tëdy perënditë prej borige dhe prej dushku, një të ikur, dhe aq shpejt, sa zullutë e dehur nga marëzia, e panë kur ish tepër vonë që ta zijin.(fq.218)
Të gjithë menjëherëu sulnë nga pas; dhe një rendje e çuditshme, një maratonë nëmes një njeriu dhe gjashtë mijë njerëzve, nisi nëpër fushat dhe brigjet e Zullulandit. Orë më orëky gjah tragjik vazhdoi pa mëshirë.(fq.218)
Plugu, sado që ish i penguarnga tëdy kërcunjtë e vegjël të Palestinës që mbante nën çdo sqetull, përparonte, po edhe turma e zulluve, e tërbuar nga fanatizma, nuk mbetej pas.(fq.218)
Vetmia. Plugu, heroi iizoluarnë mes të turmës.
Sipas Drejfys dhe përkrahësve të tij: Kombi është shumica e vullneteve individuale, e jo ndonjë totalitet organik, se njeriu “nukështë skllav as i racës, as i gjuhës, as i fesë së vet, as i rrjedhës së lumenjve, as i drejtimit të vargmaleve” (…) Kombi… ështëzotërimi i përbashkët i një varreze të lashtë dhe vulleti për ta nxjerrë në pah një trashëgimi të tillë të pandalshme.7
Që absurdi të jetë akoma më i prekshëm, heroi përpiqet të rindërtojë tokën e zulluve e të vejë sadopak rregull në mes të ekzaltimit të pafre të prapambetjes duke përfunduar papritur në honet e thella tëvetvetes. Kalon kohë e çaste me të në zbrazetirë i mbështjellë me turmë, gjen forcë tek vetmia dhe izolohet në shkëmb. Ankthi nga sulmi i turmës merr përmasa shqetësuese, duke kaluar nëmetamorfozë të gjendjes emocionale për t’ushndërruar në hije të vetvetes. Turbullirat janëtë gjitha faktorë të jashtëm.
O Zot, nuk janë syte e tu për të vërtëtën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhimbje; I ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tëpër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen. (Jeremia 5:3)
Heroi e tërheq veten e shpërndarë nga harbimi i turmave, drejt guackës së dijes, arma e vetme me të cilën mund ta shohë botënkthjellëte qartë. Prezencadhe egërsimi e turmës e tkurrin personazhin edhe më tepër brenda membranës së hijes së tij. Të vetmes që e ndjek besnikërisht në çdo hap që hedh, në çdo ideal. E vetmja qëia fshiu lotin kur iu rrokullis nga syri, skenëkjo, që nxiti tërbimin e turmës. Njeriu – hija – vetmia, janë trinomi që ndan mes veti, dëshpërimin e humbjes dhe aureolën e ndritur të fitoreve, teksa rrëzohen në shkëmb, hapin një zgavër, kuvendojnë disa çaste aty dhe prej andej ngrihen me forca të reja, për alternativa të reja. _______________________________
7 Barres, cituar nga Zeev Sternhell, La droite révoluntinnaire, 162, Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq. 45
Vetmia e Plugut është vetmi universale. Është vetmia e njeriut me inteligjencë superiore të kohërave moderne.Këtu qeshi pastaj vazhdoi: “Ndofta fajin e kam pasur vetë, – se desha të bëj të pamundurën: Desha të lëroj shkëmbin.(fq.223)
Leksemat konotuese të vetmisë:(Plugu)Një negër-dëgjonte duke heshtur– (Plugu) mejtonte– (Plugu) deshi t’i bjerë murit me kokë- (Plugu) heshti- ca “miq” iu afruan(Plugut) dhe i thanë në vesh “na prishe punë!”-nja dhjetë veta nga “miqtë e Plugut”- u hodhnë prapë matanë lumit– (Plugu)mbeti i dalldisur– (Plugu) psherëtijti: “Jeta ime është një faliment”- (Plugu) doli nga shpella si hije e vetvetes…
Heshtja është shenjë që konoton monologun me vetveten ndërsa dëshira për t’i rënë murit me kokë, ose për të vdekur,janëpasojat fatale që le pas vetmia, izolimi, mospërmbushja e misionit.
Vetmia e Plugut është polisematike:
a-) Vetmi/meditim
I ulur mbë një shpellë rrinte mënjanë një negër i ardhur në shesh nga të parët. I stërvitur në një kolegj protestant në Cape-Town, kish mësuar letrat e bukura klasike dhe moderne.(fq.210)
Plugu dëgjonte duke heshtur dhe me një hije trishtimi të fshehur.(fq.210)
Këto mejtonte Plugu, kur u bë një heshtje e përgjithshme: (fq.211)
b-) Vetmi/ vetëndëshkim
Një hije dëshpërimi ngrysi fytyrën e Plugut. Deshi të flasë, po ju duk më kot t’i bjerë murit me kokë. Heshti. Po turma, e cila s’pëlqente fjalët, s’pëlqente as heshtjen e Plugut.(fq. 215)
c-) Vetmia si vetmi fizike e shpirtërore / me shokë e miq të rremë.
Këtu turma u egërsua. “Hiq-e fjalën pikëpamje!”, britnë disa zëra. ‘Ki turp!” thirrnin të tjerët. Ca miq ju afruan dhe i thanënë vesh: “Na prishe punë!Pse përdorë një fjalë të poshtër? Kërko ndjesë dhe vazhdo fjalën”…(fq.217)
Nja dhjetë veta, nga miqtë e Plugut, hyjtin në va dhe dualnë, m’anë tjatër. Po nata tani ish e thellë; dhe Plugu, i fshehur në një shpellë, s’luante. E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur. Dhe si u lodhnë, u hodhnë prapë matanë të lumit; dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur. (fq.222)
d-) Vetmia/bilanc i humbjeve
Plugu mbeti ndonjë orë i dalldisur, me trupin dhe mendjen të lodhur. Tërë jeta e tij e shkuar iu shfaq përpara, posi një film ëndrre dhe ankthi: shpresat, mundimet, luftët, plagët, dualnë njëra pas tjatrës;(…)“Jeta ime”, psherëtijti, “është një faliment.” Dhe doli nga shpella, si një hije e vetvetes. (fq.222)Enumeracioni pëson kurbaturë të beftëzbritëse. Nëntekstiështë mjaft domethënës: shpresat/, mundimet/, luftët/, plagët/: Fillon më leksemënshpresë dhe përfundon me leksemënplagë.
e-) Vetmia/ vetëvrasje/ dëshirë për të vdekur
Një mendim i vetëtiu në tru. Kujtoi fjalët e Hamletit: Vdekja? Një gjumë. Asgjë tjetër. (fq.222)
Qu’ai-je eté? Que suis-je? Je serais bien embarrassè de le dire. Çfarë kam qenë? Çfarë jam? Zor e kam ta them.8
_____________________________________________
8 Zhylien Benda, La trahison des clercs, f.80-81; Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq. 46
Pavetëdija kolektive si shenjë e prapambetjes dhe paaftësisë për të zgjedhur prijësin e vërtetë. Dilema. “Falja” e Plugut.
Hedhin dritëmbi këtë çështje shembujt e mëposhtëm të shkëputur nga vepra:Kjo lloj turme pasi të vret, të qan e të kërkon të ringjallesh…
Eja, kthehu, mos ik, të gjitha janë të falura e të ndjera…(fq.222)
Ku ta dijim ne se qenkeshe një vjershëtor aq i madh? Faj s’të kemi, Plug, ke faj ti që na shfaqe vetëm ligësinë tënde, dhe mbajte të fshehura madhësitë që të falnë Boriga dhe Dushku. (fq.222)
Eja, se tani të kuptojmë dhe të duam!(fq.222)
Nja dhjetë veta, nga miqtë e Plugut, hyjtin në va dhe dualnë, m’anë tjatër. Po nata tani ish e thellë; dhe Plugu ,i fshehur në një shpellë, s’luante. E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur. Dhe si u lodhnë, u hodhnë prapë matanë të lumit; dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur.(fq.222)
Plugu mbeti ndonjë orë i dalldisur, me trupin dhe mendjen të lodhur. Tërë jeta e tij e shkuar iu shfaq përpara, posi një film ëndrre dhe ankthi: shpresat, mundimet, luftët, plagët, dualnë njëra pas tjatrës; miqtë e nxehtë dhe të vaktët dhe të rënët; armiqtë seriozë dhe armiqtë qesharakë (…) të gjithë armiq të zulluve, dhe kur jo armiq, padyshim përbuzës të fshehtë, me mendimin e pashfaqur që një zullu është një zullu, jo një njeri si të tjerët: (fq.222)
“Jeta ime”, psherëtijti, “është një faliment.” Dhe doli nga shpella, si një hije e vetvetes.(fq.222)
Analogjitë biblike: A mundet një njeri të thyejë hekurin, hekurin e veriut edhe bronzin?(Jeremia 15:12)
Pjesa II
SIMBOLIKA e përmbysur:
Sipas Karl Jung simbolika, bazuar në virtytin e saj fillestar, procedon më tërësinë dhe përfshin të gjithë instinktet dhe interesat njerëzore të mundshme; pikërisht kjo përbën hyjninë e arketipit. Ndaj gjithmonë hasim në historinë e krahasuar të feve, aspekte fetare dhe shpirtërore që lidhen me shfaqjet e instiktit të luftës, të pushtetit. 9
Intertekstualiteti satirik në veprën e Konicës “Një ambasadë e zulluve në Paris”, zbërthen nivele të reja leximesh. Për të hyrë në thelbin e receptimit të veprës së çdo shkrimtari, duhet tëgërmojmë nëpër shtresëzimet e nënteksteve që të bëjmë të mundur zbërthimin e kodeve brenda strukturës ndërtekstore si një repertor simbolesh të dekodifikueshme nëpërmjet kundërvënies së ndërsjelltë, si edhe pazgjidhshmërisht lidhjen e çdo simboli me një kuptim të caktuar. Lexuesi semantik i tërhequr nga këto labirinthe do të konstatojë atë që thotëU.Eko:Marrëdhënia mes letërsisë së shkruar dhe folklorit e letërsisë gojore është një fenomen i njohur. Folklori dhe letërsia gojore janë elemente të rëndësishme të formimit kulturor të këtij shkrimtari.10
_______________________________________________
9 Karl Jung, “Një mit modern”, Fan Noli, Tiranë, 2004, f. 45.
10 Umberto Eko, “Struktura e papranishme”-kërkim semiotik dhe metoda strukturale, Pejë, 1996, f. 46.
Simbolika e përmbysur e lumit
Nësisteminsimbolik individual/universal,lumi është i shenjtë (Gangu, Nili), i paqëndrueshëm, dinamik, lëvizës. Semantika e lëvizshmërisëbrenda standartit simbolik tëlum-itapo degëzimeve e rrjedhave të limfës së tij/ është njëdrejtimëshe gjithnjë me kah pëpara, po asnjëherëpas. Në rrethin ciklik të kohëslumi identifikon evolucionin, rendjen, vazhdimësinë, misionin, përhershmërinë ekzistenciale tëbrezave, rrjedhën e e pavdekshme për shekuj e shekuj me radhë.
Simbolika e lumitdekodifikohet nën rrafshin e rrjedhës ekzistenciale në brigjet e tij tëhershme, rrjedhëe pandalshme e dalë nga thellësia e shekujve, në ripërtëritje të vazhdueshme. Por, brenda strukturës së rrëfimit lumi shndërrohet në kërcënim për jetën. Nga simbol i shenjtërisë, shndërrohet në një vigan ujor të thellë dhe të rreptë…Nëimagjinatën e lexuesit aktiv Plugu është Maratonomaku që vrapon për jetë a vdekje të dalë matanë atyre brigjeve, i ndjekur këmba këmbës si nëpër rrathët e ferrit, nga leopardë dhe tigra, kafshë grabitqare, mishngrënëse të pamëshirshme. Lumi është shndërruar në simbol të ndarjes,lamtumirës…, në mes të njerëzve, qyteteve e shteteve, ndaj ka lindur domosdoshmëria e ndërtimit të urave.
Më në fund iu afruan një lumi, dhe këtu maratona u ndez më tepër, se ish afër mendsh plani i Plugut qëtë arrinte i pari në urë.Vrapojin të gjithë si tëmarrë ngjat lumit, i cili ish i thellë dhe i rreptë dhe s’sh punë të kapërcehej me not.Fanatikët hidheshin si leopardë dhe tigra… (fq.218)
anë e mb’anë e luajti dhe e hodhi në lumë, ujërate të cilit e muarnë me shpejtim tatëpjetë(fq.218)
Turma, e habitur dhe e dëshpëruar humbi përsëri pak kohë me perëndinë e dytë; pastaj nisi prapë maratonën…në dy vijë paralele, me lumin në mes.(fq.219)
Dhe si u lodhnë, u hodhnë prapë matanë të lumit; dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur. (fq.222)
Dhe vetëm pasi heroi e ka kapërcyer pengesën, lumi rikthehet sërish në simbolikën e tij universale: substanca lëndoretretet në vijë lineare kohore dhe ciklike: Lumë-përrua-rrëke-valë-ujë= jetë, shërim, përtëritje, ringjallje, shenjtërie vazhdimësisë së jetës ndër shekujVajti buzë lumit, lau duart dhe faqet, piu pak ujë. Shikoi valët që mirrjin tatëpjetën me sulmin e një rrëkeje.(fq.222)
…kushedi se ç’instikt i errët dhe i thellë e mbajti në buzë të përroit. (fq.222)
Simbolika e përmbysur e urës
Në regjistrin leksikor të lidhur me leksemën ,,lum”, përpos bregut ekziston edhe ura. Në qoftë se lumi është shndërruar në simbol të ndarjes në mes të njerëzve, qyteteve e shteteve, pikërisht nga dashuria i kanë ndërtuar urat, këto bashkuese të brigjeve të ndara të lumit.Në rastin konkret kemi të bëjmë me përmbysje të kësaj parabole.Plugu mbledh forcat dhe e hedh “urën” në lumë. Simbolikauniversale e urës,nënkupton bashkim, lumturi, ndërsa këtu ështëpengesë, shpëtim, sepse ura në këtë rast është shndërruar nga objekt i bashkimit në mur ndarjeje, tejkalim pengese,e strukje në vetmi…”. Kjo nënkupton arritjen në bregun tjetër, i cili në njëfarë forme ështëndryshim gjendjeje nga vdekjae mundshme në njëlindje të re. Bregu tjetër është brendaKonicës, si kronotopi kryesor i qasjes drejt shtyllave simbolike mbi të cilat shtrihet struktura e përmbysur e tregimit.
– Kur namëta, u dukura për së largu, Plugu hodhi menjëherë nga pas perëndinë prej dushku; dhe siç kish bërë hesap, një minutë më vonë që tëgjashtë mijë zullutë, qëndruan që ta mbledhin, të shohin se mos qe plagosur, dhe t’i bëjnë një lutje të shkurtër. Plugu shkeli në urë dhe menjëherë vërviti pas Perëndinë prej borige…(fq.218)
Kapërceu më anë tjatër, dhe më forcët e tij të shumëfishuara nga rreziku, “urën”, e cila s’ish veç njëshelg vigan, i shtënë pa gdhendur, anë e mb’anë e luajti dhe e hodhi në lumë, ujërate të cilit e muarnë me shpejtim tatëpjetë.(fq.218)… dhe një rendje e çuditshme, një maratonë në mesnjë njeriu dhe gjashtë mijë njerëëzve nisi nëpër fushat dhe brigjet…(fq.218)
Simbolika e përmbysur e shpellësdhe e natës
Kujtojmë nga cikli i Kreshnikëve se pas shpikjes së armëve, kur forca fizike u zbeh Muji dhe Halili bashkë me kreshnikët e tjerë, u futën në një shpellë të thellë për të mos dalë kurrë më. Shpella në kuptimin e saj të parë denotativ nuk është gjë tjetër, veçse një zgavër/hapësirë nëntokësore më e gjatë se 5 metra e krijuar në kushte natyrore, nën veprimin e faktorëve me origjinë joorganike. A-)Janë gjetur pranë deteve fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë. Detarët i kanë përdorur ato si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja pirate grabitqare, të cilat tentonin të hynin në territoret e tyre.B-)Janë gjetur pranë maleve dhe janë përdorur nga vendasit si strehë për t’u mbrojtur nga armiqtë e ndryshëm. Semantika e këtij primitivizmi leksikor(shpellë)që servir arkitektura kuptimore e kësaj fjale, merr gjithmonënë rrafsh universal funksionin e mbrojtës nga e keqja. Çfarë e bën të veçntë semantikën e shpellës në këtë prozë narrative? Në rastin konkret, njësoj siç ndodh vetëm në përralla ku nuk ka kufij të ndarë mes reales dhe imagjinares, mund të presësh metamorfoza të tilla të çuditshme. Një vdekje e hamendësuar përmbys filozofinë e ciklit metafizik.
Nr. | Metamorfoza e Plugut në shpellë |
1. | Futja e Plugut/qenie e gjallë në shpellë, si shpëtim për t’u mbrojtur nga tërbimi i turmës së zulluve. |
2. | Qëndrimi i Plugut fshehur në shpellë duke u bërë si i vdekur. |
3. | Dalja e Plugut/ hije nga shpella; (si hije-e-vetvetes!) |
Ka ndodhur metamorfoza: Futet njeriu në shpellë/ dhe pas njëfarë kohe del nga shpella hija dhe jo njeriu! Ku shkoi njeriu? A psherëtiu hija? Apo psherëtiu njeriu? Apo pas psherëtimës njeriu u shndërrua në hije? Në hije të vetvetes? Ç’lloj psherëtime fatale e tragjike ishte kjo?
Shpella dhe vetizolimi në shpellë ka funksion të fortëjo vetëm meditativ, por edhe mbrojtës, si një lloj korace, mbulese shkëmbore (guri a kocke),të fortë ndaj sulmeve nga jashtë, si një lloj mbrojtjeje nga vdekja e mundshme,(kujtojmëtërbiminellahtarshëm tëturmave të Zullulandit). Përshkallëzimi foljor: e kërkuan/e thirrën/ ju lutnë,të jep njëfarë avantazhi kohor linear. Që të treja këto procese të ezaurohen, duhet një farë kohe, qoftë edhe e pjesshme, aq kohësa ndoshta ju desh Plugut të vdiste e të shndërrohej në hije të vetvetes. Vdekja këtu është e nënkuptuar në kontekst, autori biles e kanalizon si vdekje fiktive, nëpërmjet lidhëzës krahasuese posi: u bë posi i vdekur.
Është një lloj vetmie e imponuar, për t’u qartësuar me veten dhe të tjerët. Monologu i Plugut e ka zanafillën tek kjo privatësi.
… Plugu ,i fshehur në një shpellë, s’luante. E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur.(fq.222)
Psherëtijti… Dhe doli nga shpella, si një hije e vetvetes. (fq.222)
Simbolika e natës mbi tokë përforcon konotacionin artistic të simbolikës shpellës. Nuk është natë me yje, ku shëtisin e përflaken shpirtrat e dashuruar, as natë romance nën dritën e hënës sëplotë, është natë e qetë dhe e thelle, si nata pas stuhisë:
Nata tani kish nisur të zbresë përmi tokë. Një qetësi e plotë mbulonte erën e kulluar…(fq.221)
Po nata tani ish e thellë; dhe Plugu I fshehur në një shpellë, s’luante….(fq.222)
Simbolika e përmbysurkëngës patriotike dhe e valles
Karakteri i popujve pasqyrohet në dinamikën e lëvizjeve të valleve, plastikën trupore, qoftë kur lëvizjet horizontale prekin tokën sikur e përkëdhelin, apo qoftëkur trupi brof përpjetë sikur kërkon të arrijnë lartësinë e qiejve, duke reflektuar,dinamizmin shpirtëror të kombit, nëpërmjet lëvizjeve të duarve, të këmbëve, lëvizjes së kokës, mimikës sëfytyrës, vështrimit, buzëqeshjes. Vallet shprehin vlerat artistike të një popullidhe janë të lidhura ngushtë me dukuri të gëzueshme e të çiltra jetësore si: punët, stinët, dasmat dhe gëzimet të tjera. Këngët patriotike janë transformuar nga zullutë në këngë sentimentale/erotike.Si mund të kalohet në kahe kaq të ndryshëm kaq shpejt? Autori mban qëndrim të rreptë, ironizon, satirizion, përqesh, përbuz këtë duf të shfrenuar të turmës së zulluve kundër shqiptarizmës. Përmbysja është e qëllimshme.
Ditën e caktuar nisnë nga brigjet dhe nga fushat, të rrjedhin togje togje negrë më bandiera, duke kënduar këngë kombëtare…fq.208)
… një grup u qas duke kënduar me enthuziazmë të madhe : Come Josephine, in my flying machine*(Eja Xhozefinë në makinën time fluturuese!)
Një grup i dytë vazhdoi me një këngë patriotike mi avazin Can’t you see I am a baby? –Nuk e sheh që jam e mitur? (…). Një grup tjatër u sul duke kënduar për lirinë e atdheut mi: Adele, T’es belle!/ J’aime tes gros nichons/ Folichons/ T’es ronde/ Tes Blonde… (fq.209)
Një grup i madh po afrohej tani me këngën më të zjarrtë të Zullulandit, këngë në avaz të “I love a lassie, a bonny, bonny lassie/ Unë dua një vashëzë, një vashëzë të shëndetshme”:
Ne jemi trima/ Edhe dalim nga vrima/ Zër’i Zullulandit kur na thërret!/ Jemi luftëtarë pa frikë/ Me shigjetë ose me thikë/ Dora jon’e fortë vret!
Kjo ish Marsejeza e Zulluve, dhe kur e dëgjonte, turma ndizej dhe egërsohej nga entuziazma…(fq. 211)
Konica ndien dhimbje për “Marsejezën…” Ç’fat i çuditshëm!Plugu dëgjonte duke heshtur dhe me një hije trishtimi të fshehur. Ç’fat i çuditshëm për këtë këngë! Ai shkonte kurrë ndër mendje Lander-it se kënga e tij do të entuziazmonte një ditë tërë një popull, do të shpinte ushtarë në luftë dhe do të fitonte beteja?(fq.211)
Plugu kish ëndërruar për zullutë ndonjë këngë madhështore, të shkruar me porosi nga ndonjë muzikant i madh, ndofta nga Debussy-u a nga Richard Strauss-i. Po negrit s’i kishin vëvë veshin; dhe kishin pëlqyer të adaptojnë këngë inglize dhe frënge… këngë… limanesh…Po ç’faj të kanë këngët, kur janë të zonjat të bëjnë mrekullinë e mrekullive; të zgjojnë entuziazmën luftare?(fq.211)
Ndofta, fajin e kish ai, jo negrit e tjerë. Zulluve u pëlqen Adele-T’es belle/ e bukur je…/, pse t’i shtrëngosh të gjorët të dëgjojnë me zor Sinfoninë Heroike të Bethoven-it? (fq.211)
Nisnë të heqin një valle ritmike, duke përpjekur duart e duke kënduar me një zë vjershat e perëndishme: Gomarica vjen vërdallë:/ A do qumësht apo dhallë?/ bandi, dandi, kandi, randi/Roft’ e qoftë Zullulandi!(fq.222)
Simbolika e këngëve përforcon kototacionin pezhorativ të vallevetëtërbuara të Zullulandit.
Ah, vjershëtor! (britnë njëqind zëra), pse s’na the që më parëvjersha aq të mira? Pse na mundojë me gjëra që s’na pëlqejnë?(fq.222)
… dhe të gjithë bashkë, duke kënduar vjershën e re që të mos e harrojnë, u kthyen ngaha kishin ardhur. (fq.222)
Simbolika e Borigë-s dhe Dushku-t
Bashkëekzistenca e dy feve, përçarja figurative e kombit, ndarja në dy grupe të mëdha, që adhuronin secili nga një perëndi “të prera në të njëjtin pyll, aq të afërta nga natyra e drurit, por që kishin shkaktuar gjakderdhje”, përcjell realitetin tragjik dhe gjithë pasojat që ka lënë pas kjo luftë besimesh.
Turma, e habitur dhe e dëshpëruarhumbi përsëri pak kohë me perëndinë e dytë; pastaj nisi prapë maratonën…në dy vijë paralele, me lumin në mes.(fq.219)
Po turma s’ish më aq e tërbuar; se të dy perënditë i gjeti të thyer shumë pakë, vetëm në kokë, vend I cili në Zulluland s’ka ndonjë rëndësi; po në vithe e në bark, që për zullutë janë vendet më fisnike të trupit, Perënditë nuk ishin plagosur aspak: (fq.219)
dhe turma këtë e mori si shenjë që perënditë nuk ishin zemëruar kundër Plugut. Ashtu zullutë ishin pak më të zbutur, po prapë maratona vente përpara. (fq.219)
Këto mejtonte Plugu, kur u bë një heshtje e përgjithshme: Dy grupe vinin me madhështi, duke prurë sicilido nga një Perëndi prej druri,, të dy idhullat që e ndanin Zullulandin në dy fe të mbëdha. Njëra Perëndi ish prej borige, tjetra prej selvie. Që të dyja ishin skalitur në kërcinj të prurë nga pyjet e Palestinës prej vaporish inglize që bëjnë udhën e Suezit gjer në Afrikë të Jugut. Po këto të dy perëndi , të prera në një pyll dhe aq të afërme nga natyra e drurit, u dukeshin zulluve fare të ndryshme dhe shumë herë kishin shkaktuar zënka dhe derdhje gjaku.
Si ivendosnë idhullat me një respekt të madh, u ngrit një plak dhe e deklaroi mbledhjen të hapur.
– Kur namëta, u duk ura për së largu, Plugu hodhi menjëherë nga pas perëndinë prej dushku; dhe siç kish bërë hesap, një minutë më vonë që të gjashtë mijë zullutë, qëndruan që ta mbledhin, të shohin se mos qe plagosur, dhe t’i bëjnë një lutje të shkurtër. Plugu shkeli në urë dhe menjëherë vërviti pas Perëndinë prej borige…(fq.218)
Turma, e habitur dhe e dëshpëruar humbi përsëri pak kohë me perëndinë e dytë; pastaj nisi prapë maratonën…në dy vijë paralele, me lumin në mes. (fq.219)
Tragjizmi arrin kulmin. Tërbimi i turmës platitet. Perënditë janë dëmtuar pak në kokë, po kjo për zullutë nuk kishte rëndësi, vetëm vithet dhe barku, ato vende të shenjta të mos plagoseshin… Pavarësisht se lexuesi mund të nënqeshe me stilin lakonik, zhdërvjelltësinë e satirës, gjetjet autoriale, thellë në shpirt ndien, diku nga ana e majtë, një dhimbje të madhe që sëmbon.
Po turma s’ish më aq e tërbuar; se të dy perënditë i gjeti të thyer shumë pakë, vetëm në kokë, vend i cili në Zulluland s’ka ndonjë rëndësi; po në vithe e në bark, që për zullutë janë vendet më fisnike të trupit, Perënditë nuk ishin plagosur aspak: (fq.219)
dhe turma këtë e mori si shenjë që perënditë nuk ishin zemëruar kundër Plugut. Ashtu zullutë ishin pak më të zbutur, po prapë maratona vente përpara. (fq.219)
Simbolika e përmbysur e luleve
Ngrohtësi, elegancë, ngjyrë, aromë, romancë, jetë, dashuri, prosperitet, magji, lumturi dhe simbolika universale luleve është e pafund, gjithnjë në funksion të pastërtisë, bukurisë dhe mrekullisë natyrore qëpërcjell gama e gjerë dhe e shumëllojshme e këtyre bimëvë mijëravjeçare. Po në kontekstin konician nuk ndodh kështu: Në vend të luleve gjallojnë ferra. Trëndafilat, dafinat ujët e ftohtë (lidhje simbiotike lule-ujë), lëndinat e ëmbla me bar të njomë, (pasi përshkallëzohet rrënimi trupor e shpirtëror gjatë ngjitjes në majë:I grisur/ I përgjakur/ I dërsitur/ I lodhur;)të gjitha këto gjenden vetëm në kulm dhe në kulm as që mund t’i gëzosh dot. Këtu ndodh përmbysja, thyerja e simbolikës universale. Lulet nuk sjellin lumturinë, por ato transformohen në simbol të shtratit të vdekjes. Shndërrohen në limfën e së keqes së pashmangshme, vdekjes. Autori e bën fakt: “Ai që arrin në kulm…”dhe vjen paralajmërimi i frikshëm:
Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujë e ftohtë, lëndina ku është mirë e ëmbël të shtrihet, të gjitha këto I gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (fq.213)
Simbolika e përmbysur e majës
Konotacioni artistiki kësaj lekseme ështëi shumëfishtë e universal. Si bërthamë e të gjitha ëndrrave të njerëzimit, simbolizon arritjet më të skajshme, suksesin, qëllimin e fundmë, dëshirën e bërë realitet, misionin e arritur. Ngjyrimi konician ështëshumëi zymtë. Maja është simbol i vdekjes. I vetmi ngushëllim është vetëdija për hapjen e një udhe të re për kombin.
… ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujë e ftohtë, lëndina ku është mirë e ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, pome vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (fq.213)
Simbolika epërmbysur e leopardit, tigrit dhe çakallit
Përse është përdorur parabola e leopardit?( lat. “leo”/ luan dhe “pardos”, një lloj i maces së madhe, me shumë nën-lloje). Këto kafshë janë të përqendruara kryesisht në Afrikë dhe më pak në në Azinë juglindore. Në Afrikë, leopardi është lloji i dytë i maces për nga madhësia e trupit, pas luanit. Këta banorë të savanave, xhunglës së dendur apo pyjeve bregore. janë vrapues të mahnitshëm, e mjaft të shkathët. Bëjnë pjesë në grupin e gjallesave me gjak të ngrohtë, sikurse të gjithë llojet e majmunëve dhe kafshve shtëpiake. Jetojnë të vetmuar dhe nuk sulmojnë në grup. Gjuajnën natën ndërsa ditën pushojnë ose luajnë me të vegjlit e tyre. Këtu ndodh një lloj përmbysje kontekstuale, si të thuash një lloj daljeje nga karakteristikat e llojit. Leopardi i Konicës sulmon në grup. Ky sulm nuk bëhet natën, por në mes të ditës me diell. Kur afroi mbrëmja, tufa u largua përmatanë lumit. Simbolika e përmbysur ka funksion përforcues të nëntekstit që përcjell autori përmes rreshtave. Duke sulmuar në grup,ditën me diell, sulmi është më agresiv, më i drejtpërdrejtë, forcat janë të shumëfishuara dhe rrjedhimisht edhe preja më e rrezikuar. Kjo përballje e mban pezull gjendjen emocionale të horizontiti të pritjes, situate tendoset, ankthi rritet.
Përse është përdorur parabola e Tigrit? (Panthera tigris), kjokafshë grabitqareështë anëtari më i madh i familjes së felinëve (maceve). Jetojnëkryesisht nëterritorin e Azisë. Në xhungël, habitati i i tij, tigri lëviz pa bërë zhurmë kur kërkon të kapë prenë. Qimet e lëkurës dhe kthetrat shume të mprehta i janë përshtatur ambientit të xhunglës. Kjo bën që tigri të fshihet nëpër barin e lartë. Simbolika e përmbysur:
Nga Azia, Konica i shpërngul figurativisht tigrat në Afrikë, në Zulluland. Si nëpër rrathët e ferrit, këto kafshë u dedikohen fanatikëve. Tigrat e Konicës nuk kanë nevojë të lëvizin pa bërë zhurmë,të kamuflohen për të hutuar prenë duke u fshehur nëpër barin e lartë. Ata sulmojnë hapur, të gjithë së bashkë kundër një gjahu të vetëm,Plugut, simbolit tëudhëheqësit shpirtëror të kombit dhe më gjerëdrejt lirisë, evolucionit, të ardhmes.
Përse është përdorur parabola e çakallitmishngrënës dhe e gjithë kafshëve të pyjeve të Afrikës?(lat.Canis aureus)Analogjitë biblike janë përmbysur:Prandaj thashë:Ata me siguri janë të varfër, janë pa mend../ Prandaj luani i pyllit vret, ujku i shkretëtirës shkatërron,leopardi rri në pritë afër qyteteve të tyre, kushdo që del prej tyre copëtohet, sepse shkeljet e tyre janë të shumta, rebelimi i tyre është shtuar.(Jeremia 5:4,6)
Në funksion të përforcimit të satirës fshikulluese, Konica e zgjeron rrethin e parabolave me vallen e misërokut të egër dhe pasuron nëntekstin që shpalos leximi i prozës së tij.
Nje negër i madh… nisi një valle të cuditshme duke u kërrusur që të imitonte një misërok të egër. Nga një çip doli një ulërimë si e një çakalli. Pa humbur kohë, një tjatër përngjau zërin e një asllani. Nga çdo anë nisnë të imitojnë gjithë kafshët e pyjeve të Afrikës. Gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marzie negre, lëvizin duar e këmbë dhe jipnin zë të gjithë përnjëherësh. Tri orë vazhdoi kjo krizë…(fq.214)
Metamorfoza e turmave
Qelizën bazëtw prozës e përbën satira fshikulluese që përshkon tejembanë muret e strukturës narrative tëkësaj vepre. Vihet re përdorimi i simbolikës së numrave; 3-shi mistik dhe shumëfishimet konotative të tij, gjashtë mijë. Gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marzie negre, lëvizin duar e këmbë dhe jipnin zë të gjithë përnjëherësh. Tri orë vazhdoi kjo krizë…(fq.214)
…një minutë më vonë që të gjashtë mijë zullutë, qëndruan që ta mbledhin, të shohin se mos qe plagosur, dhe t’I bëjnë një lutje të shkurtër. …(fq.218)
… dhe një rendje e çuditshme, një maratonë në me snjë njeriu dhe gjashtë mijë njerëzve nisi nëpër fushat dhe brigjet…(fq.218)
Receptuesi i veprës shikon përpara syve qartë dhe pastër metamorfozën e gjashtë mijë njerëzve të dehur, që shndërrohen sa hap e mbyll sytënë gjashtë mijë kafshë të egra të pyjeve të Afrikës. Të vjen ndërmend shndërrimi i të gjithë burravenë derra nga takimi me Circen mitologjike; shndërrimi i princit në bretk të shëmtuar nga magjistarja, mbështetur në përrallën e vëllezërve Grim, rikthimi i princit në botën njerëzore vetëm nga puthja e dashurisë; në Ciklin e Kreshnikëve, shndërrimi i krushqve në gurë, dhe rikthimi sërsish në njerëz të zakonshëm, nga Zanat e Malit etj. Ndryshe nga personazhet e krijimeve fantastike, ku shndërrimet kryesishtjanë fizike, në të pamë dhe ndodhin nga gra shumë të bukura e me forcë të jashtëzakonshme (Cirja e bukur, Zanat e malit, Magjistarja, etj ), metamorfoza e turmës së zulluve nga njerëz të egër në kafshë të pyllit të Afrikës, ndodh si rezultat i një njëriu të pastër, idealist, utopist, të vetmit burrë prej të gjithëve qëi dëshironte përparimin Zullulandit, dhe ky transformim nuk është fizik,( që imitohet në formë lëvizjesh a mimike), por vetëm shpirtëror, dhe kjo është shenjë edhe më e keqe.
Simbolika epërmbysur e gurit, shkëmbit, e malit
Plugu, nisi të rendë nga ana tjetër e lumit, se një mal që ngrihej drejt, posi njëmurprej shkëmbi, e shtrëngonte që të vazhdojë ngjat zallit…(fq.218)
Në kozmologjinë fizike, Big Bang është teoria shkencore sipas të cilësuniversi doli nga një gjendje tmerrësisht e dendur dhe e nxehtë 13.7miliardë vjet më pare nga një shpërthim kozmik që vërviti material në të gjitha drejtimet. Gurët e kultit me birë ku kryhen veprime magjike Gurët e kultit të veçuar në natyrë populli i quan “Guri i xhallë”veprime magjike për shërim për mbarësi,për fat në jetë. Në këto gurë kryhen nga femrat pa dallim moshe. Edhe tani ka shenja të gurëve të themelit të këtij objekti kulti, por nuk mbahet mend emërtimi i Manastirit.Ka mundësi që guri i kultit aty, me ato atribute, do të jetë shumë më i lashtë nga koha kur kanë qenë bërë kishat. Dhe kishat do të jenë bërë pikërisht pranë këtyre gurëve të shenjtë të kohës së paganizmit.Këta gurë-pelegrinazhe, duhet të jenë me zanafillë shumë të lashtë, nga kulti pagan, e me kohë janë krishterizuar a islamizuar.Analoge me këtë janë të dhënat që na japin G.Frejzer, M.Eliade, E-Z Isambert,ku ndër të tjera shkruajnë se në vise të ndryshme të Evropës, ka pasur gurë e shkëmbinj të kultit pagan e pranë tyre janë vënë kisha, diku altarë, ose kryqe duke i krishterizuar ato.11
Përdoren edhe disa rituale magjike,përpos ekzistojnë edhe legjenda e gojëdhëna për gurin si Gjuri i Nauses,“Te gjurzit e bardhë,… guri që ka formën e arkës dhe quhet “Gjuri i Çekmexhes” ose ndryshe Guri i Arkës,”,Gjuri i Sofrës”, që ka formë të rrumbullakët, shkëmbinj karakteristikë , prej nga ku poshtë duken vetëm mjegullat, ”Guri i Shën Gjergjit për Ditën e Verës, ku vajzat ulen mbi shkëmb që të bëhen të forta si guri, Guri ke Vra Njerzit”, një kep i madh me skepa, prej ngabesohet se gurët e veçuar me atribute kulti, janë të mbirë nga toka apo të ardhur aty, nuk dihet se prej nga, rite me gurin në festat e motmotit, duke larë fëmijët për festë, besohet se atyre do t’u largohen të këqijat, prekja e Gjuri-t të Xhallë, Gurët e Vranit, Gjuri i Turecit’, Gjuri me Çardak, te Gjuri me Bakam, te Gjuri Gjatë,te Gjuri Kukës, Gjurzit e Bardhë, Gjuri i Frçejcës, Gjuri i Filxhanit, apo si shndërrimi i krushqve në gurë, nga Zanat e Malit, tek “Cikli I Keshnikëve”.Si mjet lufte me forcë goditëse dhe me efekt të madh psikologjik “Gurëhedhësi shqiptar” etj.
Etnologu Mark Tirta thekson:Këta gurë janë të ngulur në tokë si të mbimë nga toka në formë shtyllash të mëdha, fare pa gdhendur,pra janë gurë natyrorë me lartësi deri 1 metër. Ndoshta aty do të jenë varrosur njerëz para dyqind,treqind vjetësh. Në mitologjinë shqiptare ndeshim mendime të ndryshme. Guri, nuk është i shenjtë në vetvete, po ka diçka të veçantë, një forcë të fshehtë, një frymë që e bën të tillë, një forcë të ardhur nuk e di se prej nga, në mënyrë të pakuptueshme, në rrugë hyjnore.12
Guri është përdorur që nga lindja, deri në vdekje, si një element i rëndësishëm dhe shumë arkaik, në tekste biblike, e subjekte kozmogonike.
Simbol i forcës, besimit në vetvete, shëndetit, energjisë pozitive; në rastin konkret, Konica kontekstualisht e përmbys këtë shëmbëlltyrë:
Afërmendsh në vend që të shpoj gurin, thyejta dhëmbët, dhe m’u bë mirë. Dhe tani, ç’të bëj dhe ku të vete?”(fq. 223)
_______________________________
11Mark Tirta, KULTI I GURIT NDËR SHQIPTARËT, Gjurmime Albanologjike,Folklor dhe etnologji ,Prishtinë 2001 f.7-22.
12.Mark Tirta, KULTI I GURIT NDËR SHQIPTARËT, po aty, ,f.8.
Këtu qeshi pastaj vazhdoi: “Ndofta fajin e kam pasur vetë, – se desha të bëj të pamundurën: Desha të lëroj shkëmbin.(fq. 223)
Pra, shkëmbi, guri, janë pengesë, regres, cimentim i prapambetjes dhe errësirës shpirtërore që për fat të keq e platiti plazmën e këtij kombi të lashtë.
Këtu dyshemeja simbolike krijohet vazhdimisht. Nënteksti është magmaqëdel jashtë nga dekodifikimi i strukturës narrative. Më pas ajo ngurtësohet,si pasojë e satirës së hollë, duke u bërë pjesëe pjesë e mantelit polisemantik të heroit narrativ, Kur dy simbole antagoniste/ tokësore takohen, asnjëra nuk mund të rrëshqasë nëntjetrën. Në këtë rast të dyja përplasen duke krijuar rrudhosje dhe thyerje:
“Jeta ime, – tha përsëri, – është një faliment, një failure. Asnjë nga qëllimet që kam pasur nuk e kam arrijtur.Kam parë të vërtetohet vetëm karikatura e ca ëndrrave të mia. Desha një Zulluland të qytetëruar dhe të lirë, si një çap të parë për një Afrikë të lidhur në një Federatë të madhe,një Afrikë të shkullur nga thonjët e të huajve, të përparuar dhe të ndëruar si një fuqi e madhe. Dhe ç’shoh përpara syve?”
Këtu qeshi pastaj vazhdoi: “Ndofta fajin e kam pasur vetë, – se desha të bëj të pamundurën: Desha të lëroj shkëmbin. Afërmendsh në vend që të shpoj gurin, thyejta dhëmbët, dhe m’u bë mirë. Dhe tani, ç’të bëj dhe ku të vete?”
U dalldisprapë në mejtime. Numëroji ca nga fqinjët e Zulluve: Ba-Rongat, Matabelete, Basutot, Hottentotet, Boshimanet. Të veje të kërkojë hospitalitetin e këtyreve? Edhe këta aq të poshtër, aq gjakpirës, aq trushterpa, sa Zulluta. Afrika e tërëi doli përpara syve si një vend i mallkuar dhe i fëlliqur që bie erë djersë dhe gjak anembanë. (fq. 223)
‘Çështja Drejfys” – shkruan Zhylien Benda ka luajtur një rol vendimtar… (…)Ideologjitë më të gjalla të gjysmës së parë të shekullit të XX, predikojnë se “një popull duhet të krijojë një koncept mbi të drejtat dhe detyrat e veta duke u frymëzuar nga gjenia e tij e veçantë, nga historia e tij, nga pozicioni i tij gjeografik, nga rrethanat e veçanta në të cilat ndodhet, dhe jo nga porositë e të ashtuquajturës ndërgjegje të gjithkohshme e të kudondodhëshme.13
Vendimi i lamtumirës, nuk tregon aspak heqje dorë nga ideali, përkundrazi është lufta për ta përmbushur në ekzil:
“Të iki nga kyKontinent, të iki përjetë, dhe jo nësër, po që sonte, që tani. Të shkund këmbët mirë që të mos më mbetet as pluhur nga dheu i Afrikës: dhe i sëmundjeve, i vrasjeve dhe ivjershave mirlitone. Të iki. Të shkoj në nonjë vend të largmë, dhe të zë nonjë punë të përulur, një punë me duar, dhe të fitoj me bukën ndofta edhe qetësinë e shpirtit- protagonist I harruar I një tragjedie të fshehtë dhe të errët.”
Dhe menjëherë u ngrit dhe mori udhën e Durbanit, për të zënë atje nonjë vapor për Azi, për Australi a për Amerikë. ( fq.223) in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës);
Por Jezusi i tha: “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole, kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën” (Lluka 9:58)
Në ndryshim nga struktura klasike e këtij simboli ku vdekja dekodifikohet si gjykatëse e llahtarshme dhe e pamëshirshme, e zezë dhe e frikshme si nata, tinëzare dhe e pabesë. Për Plugunvdekja shikohet si shpëtim, si fundi i mundimeve të shpirtit dhe plagëve të zemrës, thjesht rënie në qetësi, prehje, gjumë.
____________________________________________
13 Zhylien Benda, La trahison des clercs, f.80-81; Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit, po aty, fq. 46
E kërkuan, e thirrnë, iu lutnë; po u bë posi i vdekur.(fq.222)
Vajti buzë lumit, lau duart dhe faqet, piu pak ujë. Shikoi valët që mirrjin tatëpjetën me sulmin e një rrëkeje. Një mendim I vetëtiu në tru. Kujtoi fjalët e Hamletit: Vdekja? Një gjumë. Asgjë tjatër. Dhe me një gjumë të thuash se i dhamë fund dhembjeve të zemrës edhe mijëra pësimeve që vuan mishi I njeriut, është një mbarim për të dëshëruar me forcë”.(fq.222)
Po si Hamletin, ashtu edhe Plugun, kushedi se ç’instikt I errët dhe I thellë e mbajti në buzë të përroit.(fq.222)
Plugu, simbol i bijve më të mirë të Shqipërisë që aspirojnë liri dhe përparim.I ngritur nga errësira simbolizon ndriçimin shpirtëror.Interpretohet në mënyrë digresive, retrospektive, është një koleksion shembëlltyrash ungjillore e të gjitha arrijnë në një pike: ardhmëria e munguar e kombit.
* | Kundërvënia simbolike: Denizullu-Serpe/Plug; Pikëpyetja ekzistenciale e kombeve. |
a-) | Përballja në mes të këtyre dy karaktereve përjashtuese të njëri-tjetrit, është kontekstuale. |
b-) | Nuk kemi dialog dhe as debat të drejtpërdrejtë midis Plugut dhe Denizullu-Serpes. |
c-) | Plugu është kështjella e anatemuar e Serpes. |
d-) | Porteti i Plugut shtrihet në rrafsh vertikal, progresiv, Serpe, në rrafsh horizontal, regresiv. |
e-) | Simbolika e emrave, si përplasje mes dritës dhe errësirës. |
f-) | Ideali i lartëi Plugut ështëi përjetshëm, karrierizmii sëmurëi Serpes ështëi përkohshëm. |
g-) | Utopia e ëndrrës së Plugut, qëndron përkundër verbërisë së injorancës së Serpes. |
h-) | Sfida: Serpe-fitimtar shijon “suksesin”(vallja e misërokut të egër) dhe Plugu – I mundur,në rrezik për jetën.(Falimenti) |
Plugu/simbolika e nënkuptuar e punës, përparimit, begatisë,lëvrimit, evolucionit shpirtëror tëTokës ku lindi dhe u rrit, të tokës së lashtë e të brengosur. Kjo tokë nukë shtë e butë, as e ngjeshur, ajo thjesht është e pamundur.
… desha të lëroj shkëmbin (fq.223)
Simbolika është ngritur mbi bazën ekuptimeve të figurshme të cilat rrjedhin të gjitha nga kuptimi i parë tëi etimologjisë së fjalës: Parmenda (e njohur edhe si plug, rrëzim, borëheqëse) është vegël bujqësore që shërben për lëvrimin e tokës dhe pregatitjen e saj për të mbjellur kulturat bujqësore. Parmendat ose pllugu (fjalë me origjinë prusiane-gjermane) tërhiqeshin fillimisht edhe nga njerëzit pastaj nga kafshët qetë ose kuajt etj. Sot është zëvendësuar nga traktori.Pjesë kryesore tëparmendës janështija, kollë, thikë, plor (G. umb), vesh; Në tokë shkëmbore, të gjitha pjesët e parmendës (Plugut), do të thyheshin a shtrembëroheshin pa e kryer detyrën. Plugu nuk do t’ia dëgjonte dot shkëmbit as zërin dhe as fjalët… Analogjia është e qartë. Mision i papërmbushur.
Tani toka, qëështë gjithnjë pasqyrë e qiellit, u bën jehonë këtyre trilleve klimatike prej muaji mars. Është një tokë e ndryshueshme, e vijëzuar si shpinë hijene, herë e majme dhe pjellore, e thellë , e pasur në humus, amë drithrash; herë e thatë dhe koprrace, herë e irnuar me moçalishte, herë e lajluar me shkëmbinj si fantazma.14
Serpe/simbolika e nënkuptuar e gjarprit.
Ky emër simbolik përcjell përjetime drithëruese pezhorativetë cilat konfigurohen në përthyerjet e mprehta të stilit të Konicës.Serpe-rimerr dhe argumenton një thyerje të beftë të
_____________________________________________________________________________________________________________
14Indro Montanelli, SHQIPËRIA NJË DHE NJË MIJË,55, Tiranë, 2005, fq. 118 (Përkth. Aurel Plasari )
mbishtresimeve ndërtekstore të reminishencave pagane, si edhe atyre të ndikimit biblik apo mitologjik popullor,duke u bërë simbol i imazhit të “udhëheqësit” aventurier, mashtrues, demagog,i cili përfaqëson interesat e ngushta të tribuve, por gjithsesi këto ngjyrimeve të reja mbeten gjithashtu brenda konotacione të dukshme negative për horizontin e pritjes.
Dhe ashtu një ditë vere na zbriti në Paris një negër i ngarkuar nga bashkëvendasit me misionin që të punojë për lirinë e Zullulandit. Ky njeri iquajtur Denizullu Serpe, kish udhëtuar në Afrikë të Veriut dhe kish qenë ca kohë shërbëtori Dervishëve të Sudanit… kish mësuar mjaft fjalë nga të dy gjuhët e tyre. Si u prishnë Dervishët në Khartun dhe në Omdurman, Denizullu – Serpia u kthye në Zulluland , ku menjëherë fitoi, s’dihet se si dhe pse, një emër të madh si diplomat dhe njeri i ditur. (Po aty, fq.203)
… po nuk na dhatë ne pavarësi, punët do venë keq e më keq dhe mendoni mirë, e ta dini se unë e dua shumë paqën, pra mbetem me respekt /Deni Zulu-Serp/ Ambasadori nga Zululandi në Paris. (fq.205-206)
Por, nga etimologohet ky gjarpër? Gjarpri pagan, gjarpri biblik, gjarpri dukagjinas, gjarpri arbëresh, mbrojtësi i vatrës, ruajtësi i varrit, kryepar i fisit ilir, joshës i mëkatit, personifikim i plleshmërisë, simbol i mënçurisë dhe i së keqes është i pranishëm e i endur mjeshtërisht në dhjetra motive. 15
Në lëndën narrative tëKonicësSerpe/ (it.), /gjarpri është anathema, zotëruesi isymbolittë triumfit, regresit, zvetënimit, vetasimilimit denatyral të një kombi me histori tragjike të lashtë. Kjo figurëështë ngritur duke degraduar nga koncepti i drejtpërdrejtë i gjarprit si objekt-gjallesë, e cila shenjon kryesisht frikën nga helmi a vdekja e sigurt, te gjarpri si pjesë e mitologjisë shqiptare, ose te simboli biblik apo te totemi ilir i zanafillës mbi gjarprin / mbrojtës të vatrës/shtëpisë, cili transfigurohet nëpërmjet procedimeve intertekstuale kryesisht si subjekt (negativ) njerëzor.
Polivalenca funksionale e kuptimore e kësaj figure ështëtransfigurimi nga figura e drejtpërdrejtë e mitit ilir si kafshë e shenjtë.
Po t’i referohemi konceptit të Northrop Fraj theksojmë: Simbolet,dihet se janë jo vetëm figurat më përgjithësuese, por, në letërsi, janë, thuajse, të vetmet figura gjithëuniversale, mbarëkombëtare, qofshin mitike, historike, letrare. “Ato mbartin motive, përfytyrime, koncepete, vetëdije njerëzore, kuptime dhe situate shumëshekullore dhe të gjithëhershme”16
Skema e përmbysur e strukturave simbolike e bën Konicën eksperimentues original dhe të suksesshëm të terreneve letrare të pashkelura më parë.
________________________________________________________________________________________________________
15 Koçi Petriti, “Në poetikën e Martin Camajt”, Tiranë, 1997, f. 103.
16 Northrop Fraj, “Anatomia e kritikës”, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 94.
Thërrmijëzimi simbolik i leksemave kyç të“4- përralla nga Zullulandi”:
Një Ambasadë e Zulluve në Paris
Nr. | Leksema – kyç
|
Simbolika moderne universale | Simbolik e përmbysur kontekstuale |
1. | Lumi, rrjedha, uji | Shenjtëri, vazhdimësi, përtëritje, shërim, progress, jetë që rrjedh | Ndarje, pengesë, lamtumirë, largim
kërcënim për jetën |
2. | Ura që bashkon brigjet | Bashkim, lumturi, fat, afrim shpirtrëror | Tejkalim pengese, strukje në vetmi e meditim |
3. | Shpella, nata | Koracë mbrojtëse nga sulmet; prehje, qetësi, romancë nëndritën e hënës | Vetizolim, monolog, shndërrim në hije të vetvetes, zhgënjim |
4. | Kënga patriotike dhe vallja | Identitet, pathos, shpirt liridashës, dashuri për atdheun, ideal, dritë, shpresë
|
Degradim, dhimbje, përçudnim vlerash, bjerrje, zvetënim, errësirë |
5. | Boriga dhe dushku | 2-grupimet e mëdha fetare, bashkëekzistenca shpirtërore në paqe dhe harmoni | Primitivizëm, luftë, përcarje, gjakderdhje, regres |
6. | Lulet, trëndafilat, dafinat,ujët e ftohtë | Dashuri, lumturi, adhurim, begati, liri | Gjakosje, dëshpërim, shtrat i vdekjes |
7. | Maja | Arritja e qëllimit , sublimiteti | Rraskapitje, vetësakrifikim, vdekje |
8. | Leopardi, tigri, çakalli
|
Forcë, ngadhnjim, mbijetesë | Metamorfozë shpirtërore me pasoja shkatërrimtare |
9. | Guri, shkëmbi, mali | Forcë, soliditet, pathyeshmëri
|
Pengesë, cimentim i prapambetjes dhe errësirës shpirtërore |
10. | Vdekja | Frikë, kërcënim, limitim biologjik iekzistencës sëqënieve të gjalla | Fund i dhembjeve të zemrës edhe mijëra pësimeve që vuan mishi i njeriut |
Përzierja e regjistrave stilistikorë:
Stili i ulët:Zulluland; zullu negër të mëdhenj; të fortë; të egër; të tërbuar; gjakpirës me famë; u zgjoi oreksin zulluve; rrota e fatit; Denizullu- Serpia; tallje;kryelartësi të madhe; u grisnë së qeshuri;vërshëlleu, kërceu,, këndoi, u hodh; të rrjedhën togje-togje negrë me bandiera; “eja Xhozefinë”; me sy të zgurdulluar; me çape madhështore; turmë e përgjakur; “unë dua një vashëzë/një vashëzë të shëndetshme”;naftë të dehur; kurva zhurmonjëse; kafene të erëta limanesh; boriga; dushku; në kul të dehjes patriotike; ca ulërijin; ca kërcenin; ca këndojin; të qëlluarit e matur të nja pesëdhjetë çekanëve mbi tepsi prej bakri;valë zemërimi murmëriti;I helmuar; tallje sheshit; I grisur; I përgjakur; I dërsitur; I lodhur;mos dehuni me moskuptime;të cekët; të paditur;guxim barbar dhe i verbër;palla; negër i kërrusur; misërok i egër;ulërimë sie një çakalli; kafshët e pyjeve të Afrikës;gjashtë mijë njerëz të dehur me një frymë marrëzie negre;jipnin zë të gjithë përnjëherësh;nakarin; zemërligësinë;Zgjebo;Turmë; heshtje akulli; bërtima; brohori;shenjë e një barbarie të thellë; e shkruar shtrëmbër;frikë; qark veskeq; turma po egërsohej;ulërinin; ta vrasim tradhtorin; dhe nxuarrnë pallat;vallën luftare të kërrusur; u sulnë nga pas; u ndez më tepër; shelg vigan i pagdhendur; vërviti Perëndinë;leopard; tigra;s’është gjarpër, është ngjalë;gomarica vjen vërdallë/ a do qumësht apo dhallë?;babdi; dandi; kandi; randi;vithe e bark; çupat nepërka;karikaturë; thyejta dhëmbin; të poshtër; gjakpirës; trushterpë;vend I mallkuar, I fëlliqur; që bie erë djersë dhe gjak;I sëmundjeve; I vrasjeve;të shpoj gurin; thyeva dhëmbët; tragjedi e fshehte, e errët;
Stili i lartë:elegancë stilistike; stil i gdhendur; Plug; një kolegj protestant në Cape-Toën; letrat e bukura klasike dhe moderne; autodidact i palodhur; libra të thellë; kulturë të rrallë; krijonjësi i vërtetëi lëvizjes kombëtare;komb me dinjitet;një vend të bashkuar; të lirë; të qytetëruar e me nder; kish ëndërruar; e dëshpërojin; Marsejeza;hije trishtimi, fat i çuditshëm;mrekullinë e mrekullivë; entuziazmë luftëtare; Anglia; Franca; me sy të mbyllur e kryeulur; i plagosur në thellësi të zemrës; trëndafilat, dafinat, ujët e ftohtë; lëndina;Psherëtiti dhe shtiri një lot ku është mirë dhe ëmbël tështrihet;kazma më fisnike; parmendë; drapëri; shoshë; furrën;e kam zemrën të mbushur me lot, sa s’qaj dot; dritë dhe mësim;psherëttit dhe shtiri një lot;triumfi;një hije dëshpërimi ngrysi fytyrën e Plugut; çupat engjëllore; ëndrrate mia;desha të lëroj shkëmbin; qetësinë e shpirtit; të qytetëruar; të lirë, protagonist i harruar;
Si përfundim mund të themi se Konica, guxoi të shkelë toka të pazbuluara në kontinentin letrar. Riformësoi simbolikën, bërthamat strukturore, larminë e stileve dhe i dha jetë risive prozaike, mënyrës së re të të shkruarit, nëntekstit, ironisë e satirës,duke u bërë kështu pararendësi më virtuoz i letërsisë moderne shqiptare.
* * *BIBLIOGRAFI
BENDA, Zhylien La trahison des clercs, f.80-81; Alain Finkielkraut, Disfata e mendimit
BYTYÇI Sali, “Simbolet florike dhe zoomorfike në poezinë shqipe”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008.
EKO Umbeto, “Ironi intertekstualiteti dhe nivele leximi”, në: “Për letërsinë”, Dituria, Tiranë 2007.
FRAJ Northrop, Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë, 1990.
FINKIELKRAUT, Alain, DISFATA E MENDIMIT, Marin Barleti, Tiranë, 1999 (përkth. B. Shehu)
JUNG Karl, Një mit modern, Fan Noli, Tiranë, 2004.
KONICA, Faik VEPRA, Naim Frashëri, Tiranë, 1993,
MONTANELLI, Indro, SHQIPËRIA NJË DHE NJË MIJË,55, Tiranë, 2005 (Përkth. Aurel Plasari )
PAPLEKA Ndoc, Kulte, rite, magji, Tiranë 1999.
PETRITI,Koçi, “Në poetikën e Martin Camajt”, Tiranë, 1997
TIRTA Mark, Mitologjia ndër shqiptarë, Mësonjëtorja, Tiranë 2004.
Tirta Mark,Kulti i gurit ndër shqiptarët,Gjurmime Albanologjike,Folklor dhe etnologji ,Prishtinë 2001