• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DHJETË VJET MIDIS STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TE PRISHTINËS

July 10, 2018 by dgreca

1 Prishtina

 Kujtime të Akademikut Bardhyl Golemi/

 Nga Duro Mustafaj/*1 duro Mustafaj

Ata që e kanë njohur nga afër Bardhyl Golemin thonë se : Është edhe shkencëtar i madh, edhe njeri i madh’’.Ai  i ka të gjithë titujt e lartë, që u jepen njerzëve të shquar të shkencës : Akademik, doktor, profesor dhe është dekoruar me urdhëra e medalje për punë të veçantë kërkimore- shkencore, drejtuese e mësim-dhënëse në insitucione të larta. Dhe nuk rri pa vlerësuar edhe Vlorën, ku kaloi një pjesë të rinisë tij, që i dha titullin e lartë ‘’Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës’’…

1 pedag UNiv Tiranes

Por ai ishte ndër të parët, në mos i pari që në vitin 1979 mbrojti doktoratën, dhe prej afro 4o vjetësh mban gradën “Doktor i Shkencave” elektronike, veç titullit “Profesor”, ndërsa  prej më shumë se 20 vjetësh është zgjedhur Antar i Akademisë së  Shkencave të Republikës. Nuk do përmendim këtu detyrat drejtuese në strukturat e Universitetit, se kanë qënë të shumta. Një tjetër e veçantë është se gjatë 55 vjetve të punës së tij si pedagog e profesor ka përgatitur më se  5O  breza studentësh Është një fakt i rrallë, që edhe pa qenë anëtar Partie, por duke çmuar vlerat e një shkencëtari dhe ndershmërinë në punën për t’i shërbyer atdheut, në kundërshtim me mentalitetin e kohës, në Shqipëri,se në poste të larta, duhet të ishin komunistë, ai pa qënë i tillë, falë profesionalizmit e ndershmërisë , u caltua Zv. Ministër i Arsimit, për arsimin e lartë dhe të mesëm (1981-1991). Po një punë të çmueshme, profesor Bardhyli ka kryer në Universiutetin e Prishtinës. Ai ka ,  kontribuar në përgatitjen e rreth 6 mijë inxhinierëve, në Shqipëri e në Kosovë .

“Bardhyl Golemi është shkencëtar dhe njeri i madh i madh.E kjo, është dëshmia e gjallë e jetës së tij, brënda kufijëve shtetror të Shqipërisë, por edhe përtej tyre, sidomos në Kosovë, edhe si profesor  në Universitetin e Prishtinës, ku për dhjetë vite ( 1971-1981), përgatiti qindra inxhinjerë….

.Puna e tij kolosale vërteton, se  duke e bërë shkencën pjesë të pandarë  të  jetës dhe  „bukën  e tij të përditëshme“, aq sa edhe  tani kur i ka mbushur  të  85 vitet e jetës, nuk është larguar prej saj, kjo  s’ka si të mos ngjallë admirim te të gjithë… Kohë më parë Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë i promovoi atij veprën e plotë shkencore „Bazat teorike të elektroteknikës“ prej 14OO faqesh, Por edhe pas kësaj, profesori kokëulur e jashtë zhurmave medjatike do të punonte e krijonte. Edhe, pas atij takimi Akademia e  Shkencave promoi njërin  prej tri librave më të fundit të Bardhyl Golemit, ai  që mban  titullin.“Njeriu elektromagnetik“ në mjedisin elektromagnetik“. Një libër shkencor ky,  po me vlera të shtrira në praktikën e jetës  së përditshme

Ja pse Profesor Bardhyli ,shkencën përherë e ka kuptuar e zbatuar si një armë të fuqishme në shërbim të njerzëve, për këtë ai ka punuar pa u lodhur për më se gjysmë shekulli..1 LeksionPrishtProf. Bardhyl Golemi në një leksion me studentë e pedagogë të Fakultetit të inxhinjerisë në Universitetin e Prishtinës  – 2003/

DISA TË VEÇANTAT NË JETËN E PROFESORIT

Bardhyl Golem  të gjitha klasat, që nga fillorja në Universitet, i përfundoi me notat “shkëlqyeshëm”! Gjimnazin e mbaroi me “Medaljen e Artë”! Dhe e veçanta tjetër ishtese, duke qënë student i shkëlqyeshëm i Universitetit (në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike), në vitin e fundit të tij, ndonëse vetë student, u caktua të jepte leksione për studentët e viteve të para. Universitetin e përfundoi me nota shkëlqyeshëm po këtë vit u emërua pedagog i Universitetit. Ai ishte ndër të parët, në mos i pari që në vitin 1979 mbrojti doktoratën, dhe prej 35  vjetësh mban grdaën “Doktor i Shkencave” elektronike, veç titullit “Profesor”, ndërsa  prej më se 20 vjetësh është zgjedhur Antar i Akademisë së  Shkencave të Republikës. Nuk do përmendim këtu detyrat drejtuese në strukturat e Universitetit, se kanë qënë të shumta. Një tjetër e veçantë është se gjatë 55 vjetve të punës së tij si pedagog e profesor ka përgatitur më se 5O  breza studentësh Është një fakt i rrallë, që edhe pa qenë anëtar Partie, por duke çmuar vlerat e një shkencëtari dhe ndershmërinë në punën për t’i shërbyer atdheut, në kundërshtim me mentalitetin e kohës, në Shqipëri,se në poste të larta, duhet të ishin komunistë, ai pa qënë i tillë, falë profesionalizmit e ndershmërisë , u caltua Zv. Ministër i Arsimit, për arsimin e lartë dhe të mesëm (1981-1991). Po një punë të çmueshme, profesor Bardhyli ka kryer në Universiutetin e Prishtinës. Ai ka ,  kontribuar në përgatitjen e rreth 6 mijë inxhinierëve, në Shqipëri e në Kosovë .

“Bardhyl Golemi është shkencëtar i madh, por edhe qytetar e njeri i madh” .E kjo, është dëshmia e gjallë e jetës së tij, brënda kufijëve shtetror të Shqipërisë, por edhe përtej tyre, sidomos në Kosovë, edhe si profesor  në Universitetin e Prishtinës, ku për dhjetë vite( 1971-1981), përgatiti qindra inxhinjerë….

  1. Golemi me studentët e degës së Elektronikës, Universiteti i Prishtinës.1972

Në ato  vitet e vështira, që nuk harrohen…

Profesor Bardhyli, punoi në Prishtinë, gjerë  në vitin 1981, atëhere kur studentët e Prishtinës do të dilnin në rrugë për  të protestuar e u përleshur, kundër regjimit të Milosheviçit, me parrullat “Kosova e pavarur!”, ”Kosova Republikë !”..Atëhere profesorët e ardhur nga Tirana, i detyruan të largoheshin nga   Kosova. Dhe kjo ka arsyet e veta të kuptueshme..Është fakt, që profesor Bardhylli, mësimdhënijen etij nxënësve kosovarë,  kurrë nuk e pa thjeshtë e vetëm si  përgatitjen e tyre në ndihmë të ekonomisë e shkencës, por para së gjithash, si ndihmesë në zhvillimin e asaj pjese të kombit, që ishte e etur  për dritën e civilizimit, si shqiptarë,e  me dashurinë për mëmëdheun e përbashkët, Shqipërinë. E këtë ai, si dhe profesorët e tjerë të ardhur nga Tirana, e realizonte, brënda auditoreve të Universitetit, por edhe jashtë tyre..

Për kujtimet e tij mes studentëve kosovarë, ne patëm  biseduar me Akademikun Bardhyl Golemi , vite më parë,por  atyre ngjarjevr  interesante, iu rikujtuam këto ditë e, për interesin e tyre publik,po ua paraqesim edhe lexuesve.

I-Një dolli për flamurin…

Në bisedë më profesor Bardhylin më erdhi ndërmënd një nga figurat më të njohura të muzikologjisë shqiptare, i ndjeri Beniamin Kruta, që  shkonte  shpesh në Kosovë me ekspeditat folklorike dhe ka bërë një punë të jashtzakonshme. E dija që profesor Bardhyli e kishte mik atë, prandaj e pyeta për takimet e  tij me Beniaminin , në Prishtinë .duhej vetëm ky ngacmim, për të na treguar ngjarje që nuk harrohen.-

“Beniamini, më ka treguar, vijoj bisedën prof. Bardhyli,  se këngët popullore të Kosovës, janë të famshme e ngjasojnë me ato të trevave të Shqipërisë, veçanërisht të veriut. Po Beniamini vlerësonte mbi çdo gjë tjetër mikpritjen e kosovarëve: “Është një gjë e veçantë dhe e rrallë në mënyrën se si shprehet ajo”- Benin, e kam pasur mik dhe kam kujtime të shumta me të, edhe në Kosovë, ku jemi takuar shpesh. Për të thoshin se s’kish fshat të Kosovës, ku të mos ket qënë. Gjithmonë i qeshur dhe i dashur, përherë midis kosovarëve dhe këngëve të tyre. Atë do ta ftonin shpesh në darka e në dreka, që siç thoshte Beni, “ktheheshin në festa të mrekullueshme, por gjithsesi të zgjatura e të lodhshme.”

Një tregim i Benit për një darkë në një nga fshatrat e Kosovës, na shpëtoi, mua me një shokun tim nga Tirana, nga një siklet i paparashikueshëm. Çfarë kishte ndodhur? Ishte ftuar për darkë në një familje kosovare, në një fshat diku aty afër Prishtinës. “Por,- më thoshte Beni duke qeshur, kish kaluar mesnata dhe i zoti shtëpisë vazhdonte të ngrinte dolli e shëndete me një raki të fortë, që thoshte se dikush ja kishte prurë nga Shqipëria. Ai deshte të na kënaqte, prandaj, nuk shikonte që ne po na mbylleshin sytë e se të nesërmen do shkonim në punë.”

“Pini- thoshte, pini pa merak se “shëndetet”, shëndet bahen…” Pastaj, ne këtu kena një zakon, darkën e mbyllim, kur të ngrihet një dolli, pas së cilës, dollitë e tjera nuk kanë vlerë. Kur dëgjova këto fjalë të të zotit të shtëpisë, atëherë më erdhi ndërmend se duhej të bëja diçka. U ngrita në këmbë, u thashë edhe të tjerëve të ngriheshin në këmbë dhe me gotën e ngritur lart, thashë: “Këtë dolli do ta pimë për flamurin”! Ndërkaq darka kish përfunduar. U përqafuam me njëri-tjetrin dhe u larguam. Flamuri për kosovarët ishte gjëja më e shënjtë edhe në dasma, por edhe në darka, për të mos thënë më tej  në“Ditën e Flamurit”. Këtë dolli do ta ngrija edhe unë nja dy vite më vonë. Së bashku me professor Gëzim Karapicin na kishin ftuar në një fshat jo shumë larg nga Prishtina. Mikpëritësi, që ishte i pari i fshatit, sipas zakonitdhe për të nanderuar, kish thirrur në darkë edhe nja 25-30 burra të fshatit. Ishte një darkë e mrekullueshme, jo vetëm për të gjithë ato të mira që ishin shtruar, por për bisedat e këndshme. Këtu gjithkush prej nesh mendonte se ishte midis vëllezërve, që takojnë vëllezërit e tyre, të larguar prej vitesh e që mblidhen përsëri për të shprehur mallin e dashurinë për njëri-tjetrin. Po edhe këtu, si në atë darkën që më tregoi i paharruari, Beniamin Kruta, kish kaluar mesnata dhe i zoti shtëpisë vazhdonte nga përshëndetjet që pasoheshin edhe nga burrat e tjerë. Edhe pas insistimeve tona për t’u larguar, se të nesërmen na prisnin studentët në Universitet, ai dëshironte që ta gdhinim aty.

Atëherë na u duk se s’kishim rrugë tjetër. M’u kujtua ajo që më kish treguar Beni dhe bëra siç kishte bërë ai. U ngrita në këmbë dhe u thashë se para se të largoheshim, do të ngrija një dolli të rëndësishme. Të gjithë burrat u ngritën në këmbë. “Këtë dolli, thashë, do ta ngremë për gjënë më të shenjtë që kanë shqiptarët, për flamurin tonë”

Atëherë pash në sy të zotin e shtëpisë, që më tha: “Mos bre burrë, se pas kësaj na duhet të ndahemi me njëri-tjetrin”. Dhe ndarja nuk vonoi. Pas falemnderimit të zotit të shtëpisë, se kishte pritur në shtëpinë e tij njerëz të nderuar nga Shqipëria, e pas përqafimeve me njëri-tjetrin, ne u larguam nga një takim i paharruar.

II-Në auditor nuk kish vetëm studentë…

Në Prishtinë të papriturat befasuese ishin të shumta. Sapo autobuzi ynë me profesorët e ardhur nga Tirana , qëndronte tek Hotel “Bonzhur”, banorë të moshave të ndryshme, grumbulloheshin e ,njëri pas tjetrit,uleshin për të puthur targën e autobuzit  me shkronjat “TR”, pastaj suleshin për të na përqafuar me fjalët :”Jena vëllazën” dhe “Ju duem fortë”, pa u friksuar se aty pranë tyre gjëndeshin agjentë e spiunë të UDB-së jugosllave…Por ajo që më bënte më tepër përshtypje ish fakti që qysh në leksionet e para,në Universitet, auditoret ishin plotë me njerëz, që nuk po i kuptoja cilët ishin në të vërtetë, e çfarë kërkonin ata në leksionet e eletroteknikës.Po dekani i fakultetit, që kisha në krah, do më shpjegonte:

-Të lutem, profesor , mos u çuditni  që këtu veç studentëve të  regjistruar, kanë ardhur  edhe njerëz të moshave e të profesioneve  të ndryshme, ka marangos,kasapë, kovaç, furrtarë e zejtarë, shitarë e tjerë.Ishte dëshira e tyre të vinin e ne nuk mund ti largonim. Ata kanë lënë punën, duke na thënë se  “Duem me dëgjue profesorët tanë nga Tirana me na folë në gjuhën e bukur shqipe, në gjuhën e vendit amë” . E dëgjova dekanin që i qeshnin edhe sytë, dhe ,ndërsa salla kish rënë në qe tësi e askush nuk pipëtinte,  ngrita zërin e përshëndeta i emocionuar e me një ndjenjë të thellë dashurie, të gjithë pjesëmarrësi, pastaj nisa leksionin, që nuk e besoj të jetë kuptuar edhe nga ata 5O-6O vjeçarët, por tingëllimet e gjuhes së bukur të nënës, jam i sigurtë që i kanë pëlqyer..Se edhe pas përfundimit të leksionit, ishin ata, pjesëmarrësit e moshuar, që  s’kishin të bënin me  temën e mësimit, por që na përshëndesnin me fjalët : “Faleminderit profesor, faleminderit, Shqipëri !”…… 

III-“Ai studenti kosovar, tani e tutje do të jetë vëllai im..”

“ Ishte kënaqësi tu jepje leksione studentëve kosovarë,  gjatë gjithë kohës ata dëgjonin me vëmëndje e të shikonin në sy, gjë që tregonte për interesin e tyre të madh. Por kishte edhe të pa pritura befasuese,  “Sa po mbarova leksionin e një dite….Ndërkohë, njëri nga studentët nxori nga xhepi një stilograf  e  më tha: “Profesor, unë duhet të njihem me ndonjë nga studentët e Universitetit të Tiranës, por e kam vështirë të dërgoj letër. Të lutem që këtë stilograf t’ia jepni studentit që në regjistër ka numrin 18, sepse dhe unë kam numrin 18.” Dhe më dha emrin e tij, që e shënova në bllokun tim .

-Dhe ç’ndodhi, ju ia plotësuat dëshirën?

-Natyrisht që po. Kur u ktheva në Tiranë, e para gjë që më ra ndërmënd ishte stilografi i kosovarit që rrinte në xhepin tim. Kur do të jepja leksion me studentët e vitit të dytë (sepse edhe studenti nga Prishtina ishte i vitit të dytë), hapa regjistrin dhe u ndala tek numri 18.

Ishte emri i një vajze. E thirra të ngrihej e të merrte stilografin, si dhuratë e shënjë vëllazërie të një studenti kosovar, duke i treguar edhe ngjarjen që kish ndodhur  në Prishtinë. Vajza e emocionuar ngaqë një gjë të tillë nuk e priste, tha vetëm pak fjalë, që më befasuan e m’u ngulitën në mëndje: “ “Profesor, atë studentin kosovar, që sot unë do ta konsideroj si vëllanë tim, kushedi, një ditë do të takohemi në Tiranë, ose Prishtinë”.

Më vjen keq, që pas kaq vitesh, emrin e asaj vajze e kam harruar. Por për një gjë jam i sigurt, që vajza nga Tirana emrin e vllait të saj nga Prishtina, nuk e ka harruar, e ndofta edhe është takuar me të, në Tiranë,apo Prishtinë…

IV- Ju pyesni për shqiptarizmin. ..?

Biseda me profesor Bardhyxlin kish zgjatur shumë, e unë u kujtova se duhet ti bëja pyetjen e fundin e, i thash:-Profesor, dua t’u bëj një pyetje të përgjithshme. Kosovarët shpesh përmendin “shqiptarizmin”, kur duan të na tregojnë se kemi një flamur e një komb  e askush nuk mund t’ i ndajë vëllezërit në të dy anët e “kufirit”, a mund të na konkretizoni këtë edhe nëpërmjet faktesh të tjera?

-Faktet janë të panumërta, por unë do të përmend vetëm një  e kjo më duket e mjaftueshme

Më pyetët për shqiptarizmin e kosovarëve? Ata i kanë bërë të tyren fjalët e Vaso Pashës, “Feja e shqiptarit është shqiptaria…” E thashë që në fillim, kosovarët janë atdhetarë të kulluar. Por të gëzon fakti që rinia, përfshi dhe atë studentore, është vënë në ballë luftës për të mbrojtur çdo gjë që është shqiptare. Këto që përmenda mund të duken si fjalë të përgjithshme, por unë do të përmend shëmbuj logjike e bindës, që askush s’mund t’i kundërshtojë. Ja njëri prej tyre:

“Gjatë muajit shkurt të vitit 1972, për herë të parë në Prishtinë u organizua “Java e filmit shqiptar”. Kishin ardhur për të ndjekur shfaqjen e filmave të Kin- studios së Tiranës, veç prishtinasve edhe banorëve nga qytete të tjera. Në njërin prej tyre mora pjesë dhe unë së bashku me studentët e mi. Pamë filmin: “”Ngadhënjim mbi vdekjen”, kushtuar heroinave Peresefoni Kokëdhima e Bule Naipi, varur nga nazistët gjermanë.Në sallën e Kinemasë sundonte një atmosferë entuziazmi e gëzimi të paparë. Por pika kulmore e filmit ishte ajo e aksionit të dy heroinave në Bashkinë e Gjirokastrës, së bashku me një grup partizanësh. Dhe kur heroinat vendosën në ballkonin e Bashkisë një flamur të madh kombëtar, salla u ngrit në këmbë. Dëgjoheshin vetëm brohoritje e duartrokitje të parreshtura. Dikush thirri me zë të lartë: “Rroftë Kosova! Rroftë Shqypnia! Dhe prapë u shtuan duartrokitjet. Këtë film e kisha parë edhe në Tiranë  dhe më kish pëlqyer shumë, por atje, në Prishtinë m’u duk se kisha parë filmin më të mirë në jetën time… Dhe ato çaste më janë ngyulitur  aq shumë në mëndje saqë e kam vështirë t’i harroj…”

Pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe të Prishtinës, nga e majta në të djathtë :: P.Cipo, B.golemi, Isuf Krasniqi,  Vjollca Komoni, Alajdin Abazi, K.Dollaku..Në një shëtitje në Gërmijë ,pranë Prishtinës- viti 1975.

Në përgjigje te pyetjes sonë në se kish qënë kohët e fundit në Prishtinë,profesori thotë :Dhe, ah sa do të desha të ndodhesha atje, në Prishtinë, por më kuptoni, se e them me dhimbje, mosha e rënduar dhe  gjëndja, jo e mirë shëndetsore, s’më kanë lejuar. Se do të plotësoja kështu edhe një dëshirë të përbashkët. Unë miqtë nuk i kam harruar, por edhe ata s’më kanë harruar.

Ndërkoh, akademiku Bardhyl Golemi nxjerrë nga xhepi dy letra të shkruara :. Njëra është përgjigje  e një ftese të Universitetit të Prishtinës, që fton profesorin  për të qën pjesëmarrës  në festën e 5O vjetorit të krijimit të Universitetit, që tani mban emrin e nderuar “Hasan Prishtina”  e që para tij ngrihet edhe monumenti madhështor    i  Hasan Prishtinës, vepër e skulptorit nga Tirana, Artan Peqini…Që edhe kjo është dëshmi e nderimit të gjakut tonë të përbashkët.

Ftesës së Universitetit të Prishtinës për të qënë i pranishëm në 5O vjetorin e  krjijimit të tij, profesor Bardhyli , do ti përgjigjej me dhimbje se për për shkak të moshës së rënduar e arsye shëndetësore , nuk do të ishte aty. Po nga Prishtina do të merrte një përgjigje që e preku shumë. Në të, mes të rjerash shkruhej :

Shumë i nderuari Prof. Bardhyli,

 Vërtet na vjen shumë keq që rrethanat objektive ju pamundësojnë të jeni në mesin tonë në solemnitetin e 50 vjetorit të themelimit të fakultetit, për ngritjen dhe zhvillimin e të cilit, kontributi juaj është aq domethënës dhe i rëndësishëm.

 Për ne, studentet tuaj të dikurshëm, ju keni qenë dhe do të jeni frymëzim i përhershëm, ndërsa personaliteti juaj shembull dhe motivim për punë të vazhdueshme….

 Me rastin e këtij jubileu, Këshilli i fakultetit ju ka ndarë një dëshmi  Mirënjohje,duke vlerësuar, me një gjest modest, kontributin tuaj shumë të çmuar në ngritjen dhe edukimin e një vargu të gjeneratave të inxhinierëve kosovarë.

Në emër të profesorëve dhe studentëve :Përzemërsisht dhe me respekt të veçantë,

                                                                                   Prof.Dr.Myzafere Limani

Ky letër-këmbim i ngrohtë vëllazëror dëshmon edhe për lidhjet e ngushta shpirtërore, midisakademikut nga Tirana dhe kolegëve të tij nga  Universiteti i Prishtinë, që mbeten edhe tani pas shumë viteve, të gjalla e të pa harruara…

-Në fund të bisedës, e pashProfesor Bardhylin tek fliste edhe me një zë që i dridhej nga emocionet. Ai ndjen dhimbje për ata,pedagogë dhe studentë të  e tij, që  nuk i ka parë në këto vitet që Kosova është e lirë. Disa prej tyre,  si pjesëtarë të UÇK-së,  dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…Po nuk harronte të përmëndte ditët, kur Presidenti Bush do të qëndronte  në Tiranë, e do të deklaronte haptas :” Kosova Republikë!…”Për këtë  ne e pyetëm profesorin. Dhe ai,me sytë që i shkëlqenin nga gëzimi do të thoshte: “Ky ishti fundi i një padrejtësie historike për ata që kanë luftuar e derdhur gjak për 100 vjet, për vëllezërit tanë kosovarë dhe të gjithë shqiptarët”…Eshtë fundi i një lufte ku kanë dhënë jetën edhe shumë nga studentët e profesorit, fytyrat e të cilëve i ka gjithnjënë zemër. Por, profesori, edhe tani pas shumë vjetësh, e në moshën 85 vjeçare, është  i lidhur ngushtë me jetën akademike të Universitetit të Prishtinës, me profesorët dhe studentët, që i quan jo vetëm miq e shokë , por edhe vëllezër të një gjaku. Këtë, profesori  e tregon edhe   me kujtimet për ta, që i konsideron më të  bukurat e jetës së tij…E ne gjejmë rast ta pyesim : “Profesor, tani që kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës, janë shkrirë. Dhe ajo, rruga e Kombit na ka afruar më shumë, a do të gjëndeni ndonjë ditë atje ?.. Dhe ai, po i fshehur emocionet me mallin e pa  përmbajtur, përgjigjet : “Më përmëndët “kufijtë e shkrirë “? Po ata gjithnjë të shkrirë kanë qënë, për mua dhe shokët e mi. Se dashuria për vëllezrit kosovarë, nuk ka pasur e s’mund të ketë kufi”…

E kjo duket më mirë edhe tani, në ditët tona..Kur ka pasur shkëmbime të shpeshta mesazhesh  që të emocioinojnë…

*E dërgoi per Diellin, autori i shkrimit. E falenderojme.

 

Filed Under: Fejton Tagged With: akademiku, Bardhyl Golemi, Duro Mustafaj

NJE LETER NGA DALAN LUZAJ NE CIKAGO, PERGJIGJIA, DHE SHUME MESAZHE PER JETEN

May 1, 2016 by dgreca

Nga Duro Mustafai/

Ne fillimin e punes sime si mesues, në shkollën e Ujit e Ftohtë të Vlores, Dalan Luzajn, tashmë poet e autor i disa librave me vlerë,e pata nxënës, madje një nga nxënësit,që mbahet mend për zgjuarsi e përparim shëmbëllor..Sapo kisha filluar detyren e drejtorit te shkolles, (qe kishte edhe nje konvikt me nxenes te shkolles se mesme ). Ne shkolle, jepja   lenden e gjuhes dhe te letersise, ku Dalani dhe shoku i tij, Mexhit Haxhiu  dalloheshin edhe per hartimet e tyre ,me shije letrare.Në ato vite, ( 1957-1958 ), familja  e Dalanit, si edhe ajo e Mexhitit, renditeshin  nder ato “reaksionaret” e te “deklasuarat”, me te arratisur jashte shtetit.. Ishte arratisur nga Shqipëria edhe babai i Mexhitit , si dhe i Dalanit, Isuf Luzaj, një profesor e figurë e njohur nacionalistësh, që në botën përëndimore , vlerërohej si  figure e madhe, profesor e filozof e publicist me emër. Po unë , s’dija asgjë nga biografia e vërtetë e  këtij njeriu që, në vitet, që do të vinin, presidenti i SHBA-së, Regan, do ta shpallte, në një ceremoni  solemne : “Profesor i Amerikës”. Dija vetëm atë që shikoja çdo ditë se Dalani, kish zënë vend në zëmrën time, si nxenes i shkelqyer ne mesime e me sjellje shembellore.. Vetëm pas viteve 9O-te, Dalani, që i jati e kish lënë foshnje, do të takohej me të jatin, në moshën e tij të një burri. Dhe, prej 2O vjetësh ai jeton me familjen, në Cikago të Amerikës.. Që prej andej , ai më dergoi disa libra me poezi. Ne qëndër të tyre është Vlora e tij me Ujin e Ftoihtë. Janë libra të mbrekullueshëm, që ja vlejnë të lexohen nga të gjithë. Dalani s’më kish harruar, se pas atyre librave të tij, do më dërgonte edhe një letër, befasuese, që kurrë se kisha pritur, po  unë nuk e kisha harruar atë, nxënësin tim..

LETRA :

I nderuar  Z. D.  Mustafai.

Ju pershendes nga Cikagua e ftohte veriore, por me  ngrohtesine e gjirit vlonjat.

Si mesonjes ruaj pershtypjet me te mira, ne shkollen  shtatevjecare ne  Konviktin e ujiftohtit, Vlore.

Te çmoj  si njeri te mirë .

Të pëlqej gjer në adhurim poezinë  dhe prozën e kulluar, por mbi të gjitha   patriotizmin që ke në gjak.

Të kujtojmë  me Luan Çipin me dashuri dhe konsideratë.

Të premtoj se kur të vij Tiranë, do  ta pijmë një kafe sëbashku që të bisedojmë e çmallemi.”

 Te dua  dhe te çmoj për vlerat qe ke,

Vllazerisht :

Dalan Luzaj

Pas kësaj ai do më dërgonte edhe disa letra të tjera, për kujtimet që ruante nga shkolla e Ujiot të Ftohtë të Vlorës dhe mësuesi i tij,tashmë i moshuar…

Ato letrat e tij më vinin në mendime.Dalan Luzaj, nje djale i zgjuar e talentuar, mund te kish marre rrugen e letersise e me kohë do te behej nje nga poetet me te njohur te vendit.Por atij “per cene ne biografi”, nuk iu krijuan kushtet per te vazhduar shkollen e larte. Dhe pse ndodhi keshtu, thelle ne ndergjegjen time, sa here qe e kujtoja,ndjeja nje trishtim. Po ajo letra e tij e parë,  bashke me gezimin, do ma shtonte dhimbjen e shpirtit, se kishim humbur nje talent, qe me kohe do ishte bere nje  shkrimtar.e poet i njohur ( ndonse edhe tani Dalani ka vëndin e vet të çmuar në letërsi ), ndersa regjimi yne, punoi per tja shuar çdo shpresë. E ketu, pa pasur asnje pergjegjesi personale, nisi te ndjeja edhe une trishtimin per pafuqine qe kisha, te beja diçka per nxenesin tim. Kjo me detyroj ti pergjigjesha letres se tij, me dashurine e prindrit, por edhe te njeriut “fajtor”, për një “faj”, qe s’do ta kisha bere kurre: Ja letra ime :

 DALAN I  IM  I DASHUR :

Të falënderoj për letrat me mesazhet  që më kanë gezuar e prekur shumë..Këto, letra-libra dhe vëllimet tuaja  poetike që i kam lexuar me shumë vëmëndje e kënaqësi, më kanë bërë të bje në mendime, për ato vitet e largëta të  jetës tënde të vështirë e të pamerituar.Dhe po ta them me sinqeritet : “Po unë, ku isha, dhe çfarë bëra, për atë që më quan “mësuesi im i dashur ?”.Ti mos më qorto , Dalan i dashur, në se në këto çaste, kur jam duke të shkruar këto fjalë, më rrjedhin edhe lotë. Janë dëshmi pendimi, autokritike, pafuqie e plogështije ? Ndoshta janë të gjitha ato që ndjej e që s’mund ti mbaj të mbyllura brënda vetes time…Ti ke qen e mbetesh për mua, jo vetëm nxënësi shëmbëllor, por edhe një mësues i pa deklaruar, prej të cilit, në heshtje, e në distancë  kam mësuar. E për këtë nuk më vjen rëndë  ta them, përkundrazi ndjehem krenar.Se, njeriu mëson edhe nga vuajtjet e të tjerëve, mëson sidomos nga ata që ke dashur, kërkon të bësh diçka për ta, por, s’mundet, se përpara i del një mur i hekurt , që kur ti vijë koha do shëmbet. .Po ti Dalan i dashur, dite ta gjeje rrugën, e ndonse me vuajtje, ajo rrugë ishte më e mira.. Dhe unë, sado me vonesë, kam mësuar, edhe nga rruga jote e mundimeve, që të rrezikonte talentin e ndoshta edhe jetën tënde që ishte e shtrenjtë edhe për të tjerët.Ja pse ti, nxënësi im shëmbëllor, në heshtje do të bëheshe edhe mësuesi im.Po të tregoj diçka, ndoshta do të të shërbejë :  Dikur, kur isha nxënës i shkollës normale të Elbasanit, mësuesi im i letërsisë, Besm Qorri, që kish mbaruar studimet në perëndim, na pat treguar, se Derzhavini, poeti i madh i Rusisë, kur dëgjoi poezinë e Pushkinit “Në Carskoje Sello”, u ngrit nga tribuna e nderit, e përqafoi Pushkinin dhe përpara nje auditori të madh, i tha  këto fjalë, që kanë mbetur të famshme: “Të uroj suksese, unë, mësuesi i mundur, nxënësit fitimtar”. Këto fjalë,po i them edhe për ty .Natyrisht, unë nuk jam Derzhavini dhe ti Pushkini. .Por mos u çudit, historia  përsëritet edhe në rastet e njerzëve, që po i quaj “të thjeshtë”.Dhe, ndjenjat  njerëzore. tranzmetohen , qoftë edhe në forma të ndryshme, nga njëri brez, tek tjetri, nga njëra zëmër, tek tjetra. Kam lexuar me laps në dorë librat e rrallë te babait tend : “Filozofia e bukurisë“ dhe „Refleksione filozofike“ e ndonje tjetër, përgatitur për botim nga miku ynë Xhevat Beqaraj, dhe i kam thënë vetes: Isuf Luzaj, sa i madh ka qënë ky burrë ! Dhe njeriu i famshëm qënka nga Kanina, vëndlindja e nënës sime, por sa keq, mua ma kanë fshehur për dekada të tëra.Më kanë fshehur diellin që te ngroh zëmrën, filozofin, që të dritëron mëndjen. Por, dielli përsëri lind dhe dita përsëri agon.Tani mëndoj, që kur djemtë ndekin rrugën e baballarëve, si në rastin e  Dalanit, madhështia e tyre rritet dhe bëhet e  pavdekshme ndër brezat..

I dashur Dalan, kam biseduar për ty shpesh me mikun tim të pa zëvëndësueshëm, Luan Çipin, njërin nga burrat e mënçem e të kulturuar vlonjato-gjirokastrit. Ka kohë që atë se shohim te Restorant “Vlora’ ( se ka shkuar me pushiume ne Vlore ), dhe mua më ka ikur një pjesë e mirë e frymëzimit  për te shkruar, e ndoshta për të treguar edhe ty ndonje gje interesante nga jeta e këtushme….Por le ta lëmë këtë, kur të vish në Tiranë, siç me ke premtuar. Një kafe me Dalanin e Luanin, një det i madh kujtimesh e ndoshta edhe fillesa e ndonjë poezie e libri të ri. Krijuesit gjithënjë  endërrojne.

Të fala , me shumë dashuri gruas e fëmijeve, të përqafoj me mallin dhe respketin e viteve që na kanë munguar..

I yti: Duro Mustafai     -Tiranë

Filed Under: ESSE Tagged With: DHE SHUME MESAZHE, Duro Mustafaj, NJE LETER NGA DALAN LUZAJ NE CIKAGO

Historia jonë-EDHE ATDHETARË, EDHE TRADHETARË ?!…./

September 18, 2015 by dgreca

Nga Duro Mustafai/

E kam kujtuar shpesh atë ngjarjen e veçantë që përjetova në qytetin e Shkodrës, afro 4O vjet më parë. Ishte një ngjarje befasuese e, pse të mos e them, edhe e çuditshme për kohën. Se, kur ua përmëndja shokëve, duke kërkuar mendimin në se mund të shkruhej në gazetë për të, merrja  një përgjigje kundërthënëse me “Po”, dhe “Jo’ !. Por, “Jo”-ja, ishte si një murë i lartë që s’mund ta kapërxeje.Dhe kam pritur..Me sa duket, edhe për gazetarin vepron instikti i pritshmërisë që shprehet me fjalën e popullit se: “çdo gjë ka kohën e vet”..Prandaj, ngjarja, aq interesante ( e vitit 1972),do të rrinte e fshehur brënda meje për vite të tëra..Por, edhe kjo e ka kufirin e vet, se, sic ka kohë për të heshtur, ka edhe kohë për të folur.Edhe ata  “të fjeturit, në një gjumë të rëndë, zgjohen”, kur dikush u vërshëllen”…Ishte një miku im nga Vlora, ai që do më kujtonte fjalët e një filozofi të famshëm, që kur dikush e pyeti : “Pse shkuan”, u përgjigjë  shkurt : “Ajo që kam në shpirt e zëmër kërkon të shpërthejë për të dal në dritë, pikërisht për këtë shkruaj”. Kështu ndodhi edhe me mua…..,.

“MILIC I FASHISTËVE”,  DËSHMOR I  PARTIZANEVE …

Në një ditë nëntori do të gjëndesha me shërbim  në Shkodër, në qytetin e kulturës dhe të njerzëve me humor, siç thoshim shpesh për atë qytetin e madh verior të vëndit. Por, ata që vinin nga Tirana, nuk mund të mos ftoheshin nga mikpritsit gazmor, edhe  në lokalin me emrin e veçantë „Arra e Madhe“.Ishte koha kur kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit, qe Pjetër Kostën,dhe,  shoqëruar edhe nga  disa shokë të tij, do të uleshim atë ditë edhe ne, nën hijen e “Arrës së Madhe”  për të pirë kafen e mëngjezit. Nuk di por Shkodra më tërhiqte shumë për atmosferën e qetë e gazmore, por  ndoshta edhe, për ato barcoletat e shumta që qarkullonin, disa prej tyre edhe me “specin djegës” brënda,  sa  s’guxoje dot t’ua çoje Tiranës, pa druajtjen e të menduarit mirë. Por Pjetër Kostën, aq të njohur për humorin e tij të këndshëm e barcoletat e mënçura, atij mëngjezi, do ta niste bisedën për çeshtje serioze . që kishin të bënin me mbarvajtjen e punëve, që nuk po ecnin siç duhej. Kur, befas njëri prej bashkëbiseduesve, do ti hapte bisedës një kapitull të ri. Pa pritur, ai do hidhte vështrimin tek unë duke më pyetur :

– Ti je vlonjak ? , Apo jo ?!.. – Po, i thash dhe prita të dëgjoja, se ku do të dilte me pyetjen e tij befasuese…

_-Ju duhet te keni kaluar  tek ajo rruga pranë burgut të vjetër ? Pa tjetër që këni kaluar..Ja, asaj rruge do ti vihet emri i një vlonjaku. Eshtë marrë vendim, or mik, që asaj rruge ti vihet emri i nje milici..Kështu, shoku Pjetër?  Ndërsa Pjetri, që deri atëhere dëgjonte i heshtur, pohoi duke tundur kokën..

– Emrin e  milicit fashist ?  Shfaqa haptas habinë time..

– Po ti, mos u çudit, bre burrë, ndërhyri një tjetër bashkëbisedues. Mos u çudit, se milic fashist, ai ka ken në veshje, se me zemër, ka ken atdhetar e trim. Tashmë biseda ish gjallëruar se nisën të flisnin të gjithë..Dhe unë do të harroja pse kisha ardhur në Shkodër.Në vend të mblidhja materialë për punën e shkodranëve, në një  prag feste të nëntorit, befas më kishë lindur një temë e re, disi e çuditshme….Milici fashist nga Vlora, në shërbim të partizanëve ?.. Dhe ishte ai njëri prej atyre atdhetarëve të fshehtë, që  kujtohej e nderohej si dëshmor  duke  vendosur edhe  emrin e tij në një  nga rrugët e qytetit..Pastaj, i pushtuar nga kurreshtja, do të pyesja e do të mësoja për atë që kish ndodhur…

Duhet të ketë qënë një natë shkurti e vitit 1943, kur milici, që shërbente si roje në burgun e Shkodrës, kish çarmatosur disa nga rojet e tjerë, e kish hapur një nga dyertë e burgut. Një pjesë e të burgosurven politikë muarrën arratinë, ndërmjet tyre edhe disa anëtarë të Qarkorit të Partisë së Shkodrës.Po pati edhe njerëz të thjeshtë, burgosur në demostrata antifashiste, ose duke shpërndarë komunikata me thirrjet : “Të gjithë në luftë kundër fashizmit!”-“Poshtë pushtuesit dhe tradhëtarët” Me ta ish bashkuar e larguar edhe milici vlonjat. Ngjarja bëri bujë të madhe, si në Shkodër edhe në Tiranë, duke ngjallur nervozizëm e panik te autoritetet fashiste, që nisën kërkimet, për të gjetur edhe “njeriun e besuar të tyre”, por që nuk kish qënë i tyre, se besën më parë, ua kishte dhënë “të tjerëve”.,atyre që luftonin fashistët edhe në në male, edhe në qytete…..

– Milici quhej Rruhi Musta, për të cilin thuhej se “e njeh tanë Shkodra”…Po çuditrisht, veprën e tij, në ato vitet e para të çlirimit,pak e njihnte vëndlindja e tij,Vlora..

Kisha dëgjuar për familjen Musta, që jetonte në lagjen Topana, dija që ishte familje dëshmori, se Fiqirete Musta,njërat nga vajzat e kësaj shtëpie kish qën partizane, ish vrarë nga fashiste e qe shpallur dëshmore, po nuk e dija që pikërisht ai  milici “fashistë” i Shkodrës të ishte edhe ai, djali asaj shtëpie atdhetarësh. Këtë do ta mësoja më  vonë, me shumë hollësi për jetën e tij, që përputheshin me ato që kisha dëgjuar në Shkodër. Ruhi Musta, që nga ajo nata e fundit si roje burgu, e kish ndalur vrapin në mal, te partizanët. Natyrisht lidhjet e tij me ilegalët kishin qënë të hershme. Dhe vëndi i tij tashmë mes tyre ishte. Mbesa e tij, Xhevahire Musta, e më pas edhe një njeri i afërtë i familjes, shkrimtari, piktori e përkëthyesi vlonjat, Luan Toto, do më tregonin, se pas hapjes së burgut, Rruhiut ju ngarkua detyra ti bënte atentat një kuestorit fashist italian..Por ndodhi që të zbulohej në një nga rrugicat e Shkodrës. E arestuan dhe e burgosën.Pas kapitullimit të Italisë fashiste, pushtuesit gjermanë i internuan të burgosurit politik të Shkodrës në Kampin e përqëndrimit të Prishtinës.  Në kampin prej afo 9OO të burgosurish, 2OO prej tyre ishin nga Shkodra. Këtu, në fillim të vitit 1944, nazistët gjermanë  do të ekzekutonin Rruhinë, sëbashku  me shumë se 1OO shqiptarë të tjerë. Por Shkodra nuk e harroi veprën e milicit vlonjat. Ajo  do ta  quante  atë ,  dëshmor të Atdheut dhe në shënjë nderimi e mirënjohje, kish projektuar që ajo rruga që çonte në burgun e vjetër të merrte emrin e tij..Per këtë do të dëgjoja edhe unë atë ditë, kur bisedonim te „Arra e Madhe“.. Kjo ishte historia e „milicit fashist“, vlonjatit Rruhi Musta, për të cilën më folën  në të njëjtën mënyrë e me të njëjtat fakte, si në Shkodër, ashtu edhe nga  familjarët  e të afërmit e tij në Vlorë. Por, një nderim i tillë, për një njeri të veshur me uniformën e fashistit, ishte e veçantë dhe ndoshta e pa pranushme për regjimin  e asaj kohe.Megjithatë, Shkodra, e njohur për frymën tolerante e liberale, i kish kapërxyer kornizat e ngurta të  pa drejta. Shkodra  liridashëse dinte të çmonte atdhetarët dhe gjakun e derdhur për lirinë e vëndit, pavarsisht nga veshja që mbante  atdhetari.

…Dhe duhet thënë se gjatë  luftës antifashiste, pati edhe zhandarë e milicë të tjerë , ndonëse të paktë në numër që u bënë luftëtarë të lirisë kundër pushtuesve fashistë. Por ndodhte  e kundërta, që shumë milicë e xhandarë fashistë për të mos rënë në sy të njësiteve guerile, nga frika nuk e përdornin veshjen e tyre fashiste, ndërsa  u sherbenin fashistëve, siç pati edhe bashkëpunëtorë të fashistëve, spiunë e tradhëtarël që u sherbyen pushtuesve edhe si pjesëmarës në administratën fashiste e qeveritë pushtuese italiane e gjermane, ndonse përdornin  veshje të zakonshme civile.Ata, në fakt, kishin veshur kostumin e tradhëtisë e shpirtin ua kishin shitur pushtuesve,Prandaj urreheshin nga populli…. Kjo do të mjaftonte për të dëshmuar  tradhëtinë e tyre,si bashkëpunëtorë të fashistëve,  gjë që nuk diktohej e pasqyrohej  vetëm nga veshja.  Ja pse  më kanë mbetur në mëndje fjalët e atij shkodranit të mënçëm, që, duke i vënë kapakun bisedës sonë, do të thoshte se, „Veshja nuk e tregon shpirtin e mëndjen e njeriut..Janë veprimet ato që tregojnë cili je dhe kujt i shërben“.. “Milici”.vlonjat, Rruhi Musta i kish shërbyer luftës kundër zaptuesit fashistë , kish derdhur edhe gjakun në këtë luftë, prandaj edhe vendi i tij, edhe emri i tij, ishte atje, midis atdhetarëve. Prandaj edhe atdhetarë të tillë, në çdo kohë meritojnë të vlerësohen e  nderohen…..

Filed Under: Histori Tagged With: Duro Mustafaj, edhe deshmor, edhe milic

SHKRIMTARI I VENDLINDJES DHE I HUMANIZMIT UNIVERSAL

August 3, 2015 by dgreca

nga MSC. Albert HABAZAJ/
Duro Mustafai: 21 shkur 1933 – . Nëpërmjet faqes online të gazetës “Dielli” dua të nderoj një personalitet të letrave shqipe, që bën letërsi të bukur dhe kombëtare, por s’do reklamim. Është një firmë e njohur me botime librash apo në shtypin e ditës, i shquar sidomos për publicistikën letrare ky, emri i Duro Mustafait. Duke folur për letërsinë, kulturën dhe artin në Vlorë, “Ore po na është bërë shumë i dashur ky emri i Duros, – më tha një mik nga Himara, ndërsa pinim nga një krikëll birre me dallgë deti në Ujë të Ftohtë, një çap mbi det të Vlorës, buzë muzgut trëndafilor të kësaj së premteje të datës 31 korrik 2015. – Sot kishte botuar një shkrim shumë të bukur në gazetën “Tirana Observer”, në nderim të 95 vjetorit të Luftës së Vlorës me titullin emblematik “Kapedan Sali Vranishti dhe koha e heronjve”. Më pëlqeu sidomos për jehonën morale, kombëtare dhe estetike që mbartëte shkrimi dhe që përhapte në bashkësinë e sotme qytetare, si dhe për mesazhet që përçonte”. Ai, së bashku me Muharrem Fejzon, është skenarist i filmit artistiko – etnologjik “Gunat përmbi tela” (1977), i cili trajton Luftën epope të Vlorës së Njëzetës.
Jetëshkrim lakonik: Duro Mustafai (Avdurahman Bashaj) ka lindur në qytetin e Vlorës, më 21 shkurt 1933, në Mëhallën e Re (sot lagje “Partizani”), me baba nga Vranishti dhe nënë nga Kanina. Baba Mehmeti ishte patriot, i cili, përveç se në Luftën e Janinës, u shqua sidomos në Luftën e Vlorës. U martua me jetimen Fezire Nelaj nga Kanina dhe e ndërtuan jetën me thjeshtësi e ndershmëri në qytetin e Vlorës. Durua, mësimet e para i kreu në shkollën 7 vjeçare “Naim Frashëri” në vendlindje. Përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Mbaroi më tej dy fakultete. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë – Letërsi, Tiranë. Fillimisht ka punuar si drejtor shkolle dhe mësues i letërsisë në Vlorë. Një kohë aktive, të vrullshme, plot fantazi e aksione të mbushura me zjarr idealisti kaloi me rininë aq mbresëlënëse. Krijimtarinë letrare e ka nisur që në bankat e shkolës. Për më shumë se 30 vjet është marrë me gazetari. Ka punuar redaktor në gazetën “Zëri i Popullit”, kryeredaktor i gazetës “Drita” (6 vjet). Disa vite, para se të dilte në pension ka qenë kryeredaktor i gazetës “Shqipëria” (për diasporën), në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për disa vjet ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm, në degën e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Mbahet mend që bëri bujë në shtypin letrar të kohës me një cikël poetik për Kubën, shkruar në Havana (janar 1963) dhe botuar në gazetën “Letrari”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (shkurt 1963). U ravijëzua ndër krijuesit e atyre viteve për stilin lakonik, për kulturën e vargut, për ndjenjën e dukshme humane dhe për një sherbet humori që të bënte shumë mirë për shëndetin letrar dhe estetik. Duro Mustafai është autor i librit “Edhe ti do të bëhesh gjysh”, që është edhe një kontribut për letërsinë shqipe në llojin e autobiografisë në formë letrare (të cilit i ka bërë një botim të plotësuar e të përmirësuar: Tiranë, Ilar, 2014); “Vranishti në sytë e mi” (portrete, skica, reportazhe, artikuj e intervista), Tiranë, Toena, 2006; “Nën qiellin e Prishtinës” (Ditar i një dashurie të përgjakut), roman, Tiranë, Toena, 2008; “Ne gazetarët e atyre viteve”, Tiranë, Ilar, 2014; “Me sytë e një gruaje”, poezi, Tiranë, Da Vinçi Press, 2015, etj. Në Bibliotekën Kombëtare, nga krijimtaria e Duros Mustafait, ka 19 regjistrime bibliografike të shfaqura.
Shkrimtari i buzëqeshjes krijuese: Mëmëdheu im është Kanina – thotë shkrimtari human Duro Mustafai, se nga Ballkoni i Vlorës kam Nënën, ndërsa Atdheu im është Vranishti, se nga fshati i Kapedanëve kam Babën. Me atë dashuri që shkruan për Vlorën, shkrimtari Duro Mustafai, thur hoje me fjalë mjalti për Prishtinën. Ja si e ka vlerësuar romanin e dashurisë sublime studiuesi i njohur Prof. Dr. Shaban Sinani: “Duro Mustafai e ka shkruar këtë libër me një pasion rinor, me një nderim shembullor për ndjenjën njerëzore, me fjali të shkathëta dhe me ligjërime të përveçme për çdo situatë e karakter. Ky është një libër që të frik dhe të iluminon. Jo gjithçka vjen prej “Arsyes shtetërore”. Shumëçka vjen prej “arsyes patriakale”. Njerëzit dhe ngjarjet janë në kornizë, por me më pak kufij se në kohën e tyre. “Nën qiellin e Prishtinës” është një ode që i kushtohet një dashurie të flijuar. Fati i Ljubas dhe i Sadriut vërtitet nëpër kohëra. Flijimi i tyre s’mund të thuhet se i takon të shkuarës. Kjo i jep librit një vlerë jo vetëm dokumentare dhe letrare, por edhe ndihmesë në realitetet tona. Ndoshta kur Kosova dhe Serbia do të ishin dy vende fqinjë, historia e Lufës së Ftohtë do të mbyllet në arkiva dhe dashuritë do të jenë pa rekuiem, siç është libri i Duro Mustafait për dashurinë e Ljubas me Sadriun” (07.11.2007). I kam lexuar me një ndjenjë respekti të 207 faqet e këtij romani me 10 kapituj, dhënë nga autori mjeshtërisht dhe me dashuri në trajtën e një ditari dhe u ndjeva mirë që ky libër është i veçantë në llojin e vet dhe me vlera të shumta artistike dhe njerëzore, sepse thyen edhe tabu, ndoshta 15 shekullore, për ta bërë jetën më të bukur, më njerëzore, të lirë në kufijtë e dinjitetit, për ta përmirësuar jetën, për ta bërë më të dashur e pa komplekse. U ndjeva qytetarisht bukur, kur vërejta se romani nis me ditarin e kosovarit Sadri të bacë Veli Krasniqit nga Peja, qysh më 3 prill 1957: “Kam bërë një hap të guximshëm e të veçantë në jetë: jam dashuruar me një vajzë të një kombësie tjetër…Ajo është një serbe…”. Mora frymë të plotë, mesdhetarisht, kur epilogu kishte në mbyllje fjalinë: “Dhe fytyrat e njerëzve shkëlqenin nga drita e lirisë”. “Nën qiellin e Prishtinës” është një harmonizim i letërsisë artistike me letërsinë dokumentare, ku çdo faqe zbukurohet me dinjitet nga një buzëqeshje e trëndafiltë e dashurisë së pastër e të thellë, që s’njeh kufi. Ky roman ëshë gjithashtu jo vetëm një kontribut i letërsisë etnologjike, por është një gur, e gur për në qoshet e ndërtesës së letërsisë antroplologjike. Themelet e këtij rrokaqielli të dashurisë universale i kanë hedhur burra të lartë si Ernest Heminguej, Janis Ricos, Petro Marko e ca të tjerë. Më vuri në mendime shprehja e Klintonit që përdor autori në epilog: “Askush nuk ju detyron të harroni, por përpiquni të falni”. Thjesht, shkurt, qartë, me domethënie. Duke dalë mbi kanunet e maleve, duke u ngritur pozitivisht mbi të drejtën dokesore (zakonore), Institucioni i Faljes është burrëri, është qytetari, është mesazh për ta përmirëzuar dhe për ta zbukuruar botën njerëzore. Sidomos sot. Ndër Shqiptarë sidomos. Dhe ndër Ballkanas. Ndër Mesdhetarë. Jemi pak. Duhet të duhemi shumë. S’ka kohë për sherre. Ky libër i Duro Mustafait më frymëzoi të bëj këto vargje: “Ballkan, pash nderin!/ a ma jep fjalën burrash/ të bëhesh ballkon i paqes/ se sherrit hajrin ia ka parë/ veç sherri…”. Duket që shkrimtari Duro Mustafai ka ndikim nga “Hasta la vista” e papërsëritshme e P. Markos, por jo, nuk ka një presje të kopjuar andej; gjithçka është prodhim “bio” i Duro Mustafait, që rrjedh natyrshëm në shtratin e tij të krijimit, tashmë të dallueshëm, me stilin e tij sa të ngrohtë e të qeshur, aq zhbirues në botën shpirtërore të personazheve. Krijimtaria e Duro Mustafait shfaqet me gjurmë të dukshme në tre plane të letërsisë shqipe: në prozë, kryeshisht me prozën e gjatë, romanin, me poezinë dhe me publicistikën letrare. Poezitë e tij kanë emrin e tij. Janë të shkruara (së pari e së fundmi) me DASHURI, me kulturë letrare, me brendi ideo – emocionale të thellë, me temperamentin dhe me fizionominë personale të shëndoshë të shprehjes poetike. Në poezitë e tij gurgullon ujët e Gurrës së Çikës, gjelbërojnë ullinjtë e Kaninës, freskojnë dy detet e Vlorës, lulëzojnë lulet e Elbasanit. Nektarinat e Duro Vlonjatit kërkohen në Europë; hijeshohen më tepër nga motivet helene në Akropol me urtësinë e Sokratit dhe trimërinë legjendare të heronjve të Heladës; shijohen në gadishullin Apenin; ëmbëlsohen më këndshëm nga motivet turke në Ankara e Marmara; e ruajnë freskinë me motivet gjermane; bekohen në motive egjiptiane; lahen me dritë dielli e mirësie ndër motivet kubane. Duro Mustafai, siç spikat si shkrimtar i vendlindjes (s’kam parasysh vetëm vendlindjen e vogël, atë të ngrohtën e frymës: Vlorën, Vranishtin, [më e madhja në botë, ndërkohë], por Shqipërinë, Shqiptarinë më saktë), ashtu ai ngrihet në përmasat e shkrimtarit të humanizmit universal.
Duro Mustafai na mëson si të shkruajmë për vendlindjen: Kur kujtoj vendlindjen time, apo kur marr penën për të shkruar për Tërbaçin, ku u linda e që s’e këmbej të më japin botën, më del përpara buzëqeshja e qeshur, imazhi më i plotë i dashurisë që mund të ketë njeriu në këtë botë – Duro Mustafai, që edhe natyra është treguar aq bujare, se i ka falur tërë atë nur e fisnikëri hyjnore, ama dhe ai nuk e ka shpërdoruar, por e ka mirëpërdorur bukur dhe dobishëm. Kur kujtoj vendlindjen, kam mall si Duro Mustafai i durimit dhe i dashurisë universale. “Kam mall për shtëpinë në kodër,/ Ku linda në atë dimër të rrallë,/ Ku eca e fëmijëria aty më iku,/
Pranë një sokaku me gurë të bardhë./ Dhe për oborrin me gjethe hardhie e fiku…”. Sikur mos ta dija dhe sikur mos ta njihja autorin dhe stilin e tij, do të thosha, pa mëdyshje, që këto vargje janë bërë, ose nga nobelisti i pashpallur ende, për arsye të korrupsionit global, nga i dali mbi rè, nga fenomeni i Universit, i pakapshmi I. Kadare, ose janë pjellë e Mbretit të Principatës së Letrave Shqiptare, Dritëroit të Madh. Por unë, që kuptoj simbolikën DUMEMUS, të cilën na e shfaq miku i pastër pedagogu dhe autori i disa librave letrarë Luan Çipi, unë që mendoj se e njoh afërsinë dhe distancën midis treshes, përveçueset dhe përbashkueset e kësaj trioje, në shfaqje të panjohur, në thelb të shfaqshme, them se studiuesit e mirëfilltë të letërsisë mund të gjejnë optika studimi tek dritërori ndër dritërues, Abdurahman Mehmet Bashaj. Pse e them këtë? Po ka një logjikë, që të paktën, përdoruesit e penës së dobishme, për vlera e bukuri artistike, estetike e sociale, e njohin mirë e goxha mirë Duro Mustafain, alias = thënë ndryshe Avdurrahman Bashon e Vlorës e sidomos të Tiranës, që qe kupola e situr mirë për klasifikimin hierarkik të shkrimtarëve dhe artistëve shqiparë (dje qe oaz, sot u bë oqean, [aq adhá, më duket se na ironizon krenarisht e dhëmbshëm i përveçmi ndër ne, shqiptaro – amerikani i vargut e i këngës së thekur, Pelivan Bajrami]). “Kam  mall. Oh, sa mall!…”. Këto vargje sikur më realizojnë, shqiptarisht dhe në gjuhën e nënës, atë që dua: harmonizimin e dashurisë së bërthamës së mbjellë nën tokë dhe mbi tokë, të pemës së shëndetshme, plot degë të gjelbra e fruta të ëmbla.
“Dhe strofat e mallit ndjekin njëra – tjetrën deri sa arrijnë në apogje”, – thotë Përparim Hysi e prapë, në fund të çdo strofe, fjalia: “Kam mall. Oh, sa mall!”.
Shpesh herë mendoj të bëj për këtë personalitet të poezisë shqipe një shkrim sipas parametrave që kërkon një studim. Po shpesh herë them të flas për poezisë e tij, siç ma ka ënda, siç dëgjoj njerëzit që i reciojnë njerëzit e tij, siç dëgjoj ata burra me mend Labërie që i përfillin vargjet e tij dhe i komentojnë lartësisht, pozitivisht, meritueshëm. Jam pak i mërzitur, se dikush më tha në vesh, “myshorazi”, sikur Duro Mustafai na paska kaluar 82 vjeç. “52?” – e pyeta unë. Oto, jo çinkue,- më tha këmbëngulshëm miku i përbashkët. E ç’ta kundërshtoja xha Zeqon, vëllamin e Duros, një nga personazhet e tij letrarë, ndërkohë vjehrrin tim, të mrekullueshmin Zeqir Dule Ribaj. Qe pikërisht 14 shkurti, kur po diskutonim këtu, në Vlorë për vlerat universale të Duros dhe u pajtuam me njëri – tjetrin, duke marrë një mirësi në mungesë për Duron e Tiranës, të Vlorës, të Vranishtit, të Kaninës edhe të Tërbaçit, me nga një teke raki rrushi, nga pjergulla në fik të bardhë.
Një rreze e diellit të ngrohtë feks në një shpatull mali të bardhë: Kishin një vlerë veçantë komunikuese dhe respektore dikur ato kartolinat që shkëmbenim aq sinqerisht, sidomos ato midis miqsh në shoqëëri. Këtë 21 shkurt që kaloi Duro Mustafai mbushi 82 vjeç. S’më besoni?! As unë nuk e besova fillimisht. Eee. Debatova dhe me punonjësen e gjendjes civile, biles edhe me përgjegjësin e saj në Tiranë, por më kot. Aq qënkërkesh ditëlindja e Shkrimtarit të Vendlindjes: 21 shkurt 1933. Ju thoni 28? 52 ? Jo, mor jo, 82 qënkërka vërtet, (sipas gjendjes civile, ë?) Ishte i padobishëm debati me zyrtarët e pabindshëm burokratë, kështu që iu vura punës time shpirëtrore për ta uruar këtë njeri të mirë. Mendova: T’i bëja sms? E – mail? S’ më pëlqeu kjo ide virtuale. Durua është original dhe prodhon krijime origjinale. Vendosa, tradicionalisht, t’i nis një kartolinë simbolike, me shkrim dore. Ja teksti: “Sot, i mirënjohuri i penës së bukur shqipe, Duro MUSTAFAI mbush 82 vjeç. Me këtë kartoline urimi për ditëlindjen, po i nis një det me të fala nga Vlora. Pak diell në një mal të bardhë pashë të ngrohte çiltër zogjtë e folezës së publicistikës letrare këtyre trojeve të mia arbërore, në përpjekje për të marrë fluturim si shqiponjat qiejve të gazetarisë, të qytetërimit, të kulturës botërore dhe të progresit. E kam lexuar librin “Ne, gazetarët e atyre viteve…” të mendimurtit si uratë, të zemërzjarrtit si vullkan me fuqi pozitive hyjnore, të shpirtqeshurit si qershor, të shkrimtarit dhe gazetarit elitar Duro Mustafai. Jo vetëm sa për kujtim e frymëzim, siç ma kushton me shkrimin e tij autori. Po unë kam një problem me këtë libër. Nuk dua të ndahem nga ai. E kam në shtëpi, kur jam në shtëpi, e kam në punë çdo ditë pune. E kam te cepi i majtë i tavolinës së punës. E hap mbas çdo ore pune në kompjuter. Për t’u qetësuar dhe për t’u frymëzuar. Në kontekst. Në vend të kafes. Për të freskuar mendimin, si buzën me një gotë ujë natyral. Çmallem dhe mësoj nga ata, gazetarët e atyre viteve të stuhishme, të ndezur nga Idealizmi i Bardhë i Lirisë Njerëzore Qytetare. Ata ishin lule në furtunë. S’mund të ndahem nga ata. Dua të vijoj gjurmët e tyre më të mira, më të bukura, më të dobishme.Ky është motivi që libri “Ne, gazetarët e atyre viteve…” e shoqëron qenien time, kudo. E marr me vete. Të them si Biblën, është pak, sinqerisht. Bibla është Libri i Shenjtë për të gjithë ne. Edhe, “Ne, gazetarët e atyre viteve…” më ngjan si një libër i shenjtë, por për mua, është edhe i shtrenjtë.
Personat jetësorë, për bëmat e tyre të mira në dobi të kombit, shndërrohen në personazhe historikë, artistikë a kulturorë…Kujtoj Dhaskal Todrin tek “Udha e shkronjave” dhe heq një paralel, kur në vështrim krahasues, po aq ndritshëm, më shfaqet imazhi me dritë të ngrohtë i Duro Mustafait majë kalit të bardhë të publicistikës letrare të Shqipërisë, që me penën e mprehtë të gazetarit, na ka bërë më të shëndetshëm estetikisht për shtyllën tonë etiko-morale. Kur shkruan Duro Mustafai qesh fjala e, si rrjedhojë, zbukurohet leximi, i cili fisnikëron çiltër e thellë të zotin e leximit, lexuesin qytetar, dashamirës të kulturës. Nga pena e Duro Mustafait mëson si të shkruash për vendlindjen dhe si ta duash atë sa dritën e syve. E unë i kam thurur vjershën: “Si mund të shkruhet një libër për vendlindjen Sa herë lexoj Duro Mustafain/ ngjyej penën në një pjatë mjalti/ kujtoj, në korrektesën e tij, babain…/ dhe futem në Mbretërinë e Artit./ Dhe i marr një kafshatë ndjenje e malli,/ ca thërrime nga figurat letrare,/ se ai bën të qesh bukur dhe zalli/ me at’ shpirt të çiltër, të pastër fare./ Duro Mustafain sa herë lexoj/ me zemër i them: të lumtë dora!/ Vranishtin e tij e Tërbaçin tim nderoj/ të dy kemi Çika, dhe të dy HORA./ Se për Horën ilirike të parët:/ Mete Çobo, Lulo Abaz Mehmeti…/ u vërsulën si shqipe mbi barbarët./ Lavdia e tyre tempull për ne mbeti./ Sa herë lexoj Duro Mustafain/ zë, lundroj nëpër ëndrra diellore,/ më pushton një rrymë e ngrohtë faji…/ e metaforat më kapin për dore,/ që për vatrën e zjarrit, ku u ngroha/ çdo ditë ta mbjell të freskët fjalën/ e të shkruaj për njerëzit që njoha,/ si bujku i mirë që mbjell arën./ Duro Mustafain sa herë lexoj/ Them: s’ka si rrënja e pemës së gjelbër/ e për Tërbaçin tim si zog fluturoj/ E për mua si Tërbaçi s’ka tjetër!/ Sa herë lexoj Duro Mustafain/ (këtë e them me gjithë bindjen)/ kujtoj në sinqeritetin e tij babain/ dhe si mund të shkruhet një libër për VENDLINDJEN”; Vlorë, e shtunë, 21.02. 2015. “Vendlindja është si familja, – shkruan poeti – e ndjejmë nevojën e saj kur na mungon…”. Mozaik tematik, mozaik ngjarjesh e njerëzish, shkruan me ndjenjë e dashuri Duro Mustafai dhe ky prodhim etnoletrar është një dhuratë e çmuar për brezat pasardhës. Lajmotivi i autorit është: Gjithmonë e sa të kem frymë, vendlindja, në rastin konkret Vranishti është i bukur në sytë e tij. Ndjen vërtet kënaqësi kur lexon librat e Duro Mustafait, sepse të ngjallin emocione, sepse siç shkruante shkrimtari i paharruar Skënder Hasko “të njeh me vende, që, megjithëse ua ke dëgjuar emrin shpesh, nuk i njeh në thellësi, që të njeh me njerëz të cilët meritojnë të respektohen për bëmat e tyre”. Ndjen kënaqësi estetike, sepse autori ka përdorur figura letare si metaforën, krahasimin epitetin, të cilat e ushqejnë e ujë të pastër e të pasur letrar lëndën, qysh në rrënjë. Edhe pse ka qenë larg Vranishtit, shkrimtaria e tij tregon se zemrën e ka në Vranisht e Vranishti e ka në zemrën e tij. Ato nuk mund t’i ndash dot dhe kjo vihet re lehtësisht jo vetëm nga pena e botuar e autorit, por edhe nga fjala e dëgjuar nga goja e tij.ai, me një dashuri të tejdukshme, flet për njerëzit dhe virtytet e tyre, për vlerat morale e shpirtërore, për bukuritë e natyrës së Vranishtit të tij, që mban brenda emrit të vet ngjarje ebëma të lakmueshme për këdo. Libri i Duros për vendlindjen është një monografi e letrarizuar plot jetë, me njerëz realë, që kur e lexon të duket sikur fjalosesh me personazhe të njohur më parë. Dhe kjo është një nga vlerat e tij. Duro Mustafai ka bërë kujdes që të sjellë në vëmendjen e lexuesve famën e emrave vranishtjotë, të penës e të dyfekut, të mendjes e të punës, heronj e akademikë, që kanë “pushtuar” Shqipërinë. Le të përmendim vetëm dy tituj shkrimesh, ndër 52 që ka libri “Vranshti në sytë e mi”: “Heroin në fletët e një ditari”, ku flitet për yllin e pashuar të lirisë Hysen Çinon dhe “ Ç’m ëtha Shaban Sinani” ku flitet për madhështorin Sali Vranisht, i cili s’ka mbetur rastësisht në vargjet e mëposhtme, aq lavdëruese e aq domethënëse: “Mal i lart’ e ti mbi male,/ Kur luftoje, hidhje valle…/ Kush të bë, ç’qe ajo nënë?/ Shqiponja me krah’ t’ergjëndë”. Ky libër është ndërtuar me katër kapituj. Kapitulli i parë me skica, portrete e përshkrime, nis me thënien e Ciceronit “Historia është dëshmitarja e kohërave, drita e së vërtetës, mësuesja e jetës, lajmëtarja e lashtësisë”, ku autori nis të përdorë bisturinë kulturore historike nëpër tisin e kohës për “Shtëpinë e zotit”, malin e Bogonicës mbi Vranisht, “afër Qiellit, afër Zotit”. Kapitulli i dytë nis me sentencën e Molierit: ‘Marrim pjesë në lavdinë e të parëve tanë, vetëm atëherë kur mundohemi t’u ngjasim”, përmban tri intervista si dhe një bisedë imagjinare. E para, “Intervistë me Avdurrahman Bashën – ai që nuk njeh jetën e tij, e ka të vështirë të njohë jetën e të tjerëve” më ngjan përsëri si një bulëzim i freskët i Kalorësit Rebel të Lirisë te “Intervistë me vetveten – Retë dhe Gurët”. Bukur kështu, kur përsëritet cikli i krijimit dhe i rrëfimit në një trajtë të re e origjinale, sepse ka shumë vlera sidomos për historinë letrare të shkruar, e cila vetëm në fushën e dokumentimit arkivor është shumë e çmuar (pa përmendur vlerat letrare, gjuhësore, kulturore, etj.). Nga dera e intervistave të Duros, mun dtë hysh në Vranisht dhe mund të bisedosh me protagonistët. Një ndër to është ajo me Nderin e Kombit, me njeriun e mirë e shkrimtarin e respektuar, Dritëro Agolli, i cili kur pyetet: “…Çfarë dini për Vranishtin?”, përgjigjet: “E ku ka ndonjë shkrimtar të moshës sime që të mos dijë gjë për Vranishtin!” dhe, pasi përmend vajtjen e Plakut të Flamurit në Vranisht, se nga Vranishti është Sali Vranishti, se aty më 1943 u krijua çeta “Sali Murati” dhe s ejanë të rrallë fshatarat që kanë 51 dëshmorë si Vranishti, dhe aq me më shum ëmartirë të luftës, thotë: “Pastaj unë kam miq vranishtjotë si Maman Salinë, Muhamet Tartarin dhe ty, o Duro Vëllai”. Në kapitullin e tretë gjendet një minierë e pasur reportazhesh, që kanë siglën e L. Tolstoit: “Ka vetëm një mënyrë për të qenë i lumtur: të jetosh për të tjerët”. Kapitulli i katërt ka artikuj dhe vëzhgime, të cilat kanë një thënie të thukët me humor lab e moral njerëzor: “Le t’ua lëmë të vdekurve lavdinë e përjetshme, le t’u japim të gjallëve dahsurinë e pavdekshme”. Nuk mund të lësh pa përmendur shkrimin mbresëlënës “I katërti i Kodrës së Kuqe”, ku flitet për heroizmin e rrallë të vranishnjotit Muharrem Llanaj, i cili ka qenë “nënshkrues” i asaj epopeje aq të njohur, ku ranë heronjtë e lirisë: Vojo Kushi, Xhorxhi Martini e Sadik Stavaleci, ndërsa Muharremi, i plagosur rëndë, mbeti pa ndjenja nën gërmadhat e shtëpisë ku ishin strehuar. Të vjen vërtet keq që, ky njeri, hero i katërt, u la tërë jetën në harresë. Por, populli ka thënë: “Koha mënon, por nuk harron”. Duro Mustafai është i madh, por nuk duket, nuk do të duket, nuk kërkon të shkruash për të. Ndoshta mund të jetë tipike kjo cilësi e tij. Thjeshtësia e një njeriu të tillë të madh në vlera, në krijimtari, apo në modelin që paraqet qytetarisht dhe me cilësi artistike, e bën po aq të pranueshëm në bashkësimë e krijimit sa edhe të lartë për profilin e dinjitetit të shkrimtarit Duro Mustafai. Vetëm fakti që Durua ka punuar në organet më të larta të shtypit qendror të kohës dhe sot kujtohet me respekt e admirim, flet shumë e s’do komente fare. Meritojnë nderim dhe vlerësim pena si Skënder Hasko, Pavllo Gjidede, Shaban Sinani, Irfan I. Bregu, Luan Çipi Përparim Hysi, Laureta Petoshati etj. të cilët kanë shkruar për mjeshtërinë e rrallë dhe pasionin e shkrimtarit mbresëlënës Duro Mustafai.  Më pëlqen thënia e shkrimtarit Përparim Hysi: “Libri me poezi nga Duro Mustafai “Në udhët e jetës” është si në album i vërtetë malli”, prandaj po e citoj edhe në këtë profil letrar të këtij autori vital. Pena e Duros ka pasqyruar artishtikisht botën e madhe shpirtërore të njerëzve atdhetar, që çmojnë mbi çdo gjë lirinë dhe dinitetin e kombit. Si gazetar ai së bashku me Hamit Boriçin janë shkolla e gjallë e publicistikës letrare. Ai është siç ka qenë gjithë jetën njeri solidar, altruist në gen, sepse si pakkush i ka ndihmuar talentet e reja, qoftë në gazetari, qoftë në krijimtyari. Këtë mision fisnik e realizon aq fisnikërisht e edhe sot e kësaj dite, duke i flakur tutje si pelelerinë e vjetëruar 80 e ca vite, që na bezdis ajo gjendja civile… E ka bërë revistën “Hora” standart përt’u ndjekur edhe nga botimet luksoze ciëlsisht të larta. Dhe gjithçka e bën vullnetarisht. Krijimin dhe prodhimin e 8 numrave të derisotmë të kësaj reviste të pavarur periodike, social – kulturore – artistike të Vranishtit të Vlorës (sikurse mbi 10 vjet gazetën “Hora”) e ka dora, mendja, zemra, shpiri Duro Mustafait, ndërsa sponsorizimin e saj e ka bërë realitet bujaria e pazhurmshme ing. Besnik R. Hasanaj. Kjo revista “Hora” vetëm cilësimin ka për Vranishtin e Vlorës, se aty është Vlora, Labëria, Shqipëria, antikiteti, sotshmëria, historia botërore dhe qytetërimi. Revista “Hora” më kujton revistën “Ylli”. Kjo është merita e Duros, që veten , si dhe përvojën e tij krijuese dhe të gazetarisë e sakrifikon për të tjerët, për njerëzit e thhjeshtë, për njerëzit e mirë.
Shkrimtari që s’ka kohë të plaket: Vetëm pak ditë më parë Duro Mustafai më dhuroi librin e tij më të ri me poezi, titulluar: “Me sytë e një gruaje”, me autograf: “Albert Habazajt, me dashurinë dhe respektin që nuk do të më shuhen kurrë, miqësisht Duro Mustafai”. Shkrimtari nuk ka kohë të plaket. Pse nuk ka kohë të plaket poeti, shkrimtari, gazetari Duro Mustafai? Është një arsye e fortë dhe një motiv i madh që s’e lë të plaket: Duro Mustafi është shkrimtar atdhetar i talentuar. Si e kujtoj unë të qenit e tij shkrimtar atdhetar? Së pari, ai e do dhe e nderon veten dhe familjen. Kush kërkon komente, të rilexojë librat e Duros, sepse janë aty të qarta si drita e diellit. Aty është bërthama e Atdheut. Djepi. Vatra. Zjarri. Së dyti, do vendlindjen, vendorigjinën, simbolet e shenjta, gurin, dheun, varret e të parëve, “Shqopet e Bashue”; së treti, do Shqipërinë dhe Shqiptarinë; së katërti , do Kosovën dhe Çamërinë. Zjarri i tij atdhetar ndizet nga talenti i qëndrueshëm dhe i admirueshëm, që spikat dukshëm në krijimtarinë e autorit. Nuk do të merrem me librin e ri, por dua të them se, me që e njoh natyrën e tij, dallova qysh në faqen e parë të vëllimit, se Duro Mustafait, kur i bën një nder, ta shpërblen dhjetëfish. Kjo ndodh dhe me librin e tij më të ri “Me sytë e një gruaje”. Është një ditë në Amerikë që i thonë: “Dita e Falënderimeve”. Në librin e Duros, faqja që çel vëllimin: “Në vend të hyrjes – nga autori, mund të quhet dhe Faqja e Falënderimeve, ku në rastin në fjalë, autori, me thjeshtësi të pastër e bujari poetike, falënderon mikun e vjetër, Dr. Irfan Bregun për mirësinë dinjitoze me sonetet e pasthënies së merituar. Këshilla poetike, porosi, aforizma e fjalë të urta në vargje: “Kur të hidhni sytë tek ajo “Shtëpia”/ Mos shikoni lulet kokëvarur te varri im,/ Më mirë hapni librin me vargjet e mia,/ aty janë lulet e shpirtit tim” na vijnë të poetizuara hijshëm dhe me një nuancë të çelur humori, të situra nga shpirti artistik i një 82 vjeçari të ri. Libri është strukturuar me katër kapituj poetikë të dashurisë për njeriun, për jetën, për të vërtetën, për të drejtin, për të ndershim, për përballjen e madhe edhe poetikisht të së mirës me të keqen, si dhe me gjashtë motive të dashurisë universal. Autori mendos se me sytë e një gruaje bota është ndryshe, në kuptimin më e bukur, më e mirë, më e dashur. Ka një poezi ai me titullin: “Kur shoh m e sytë e një gruaje”. Kjo poezi sikur ka një magji të bukur hyjnore. Kjo poezi edhe lexuesin e bën ndryshe, më njerëzor, më të bukur, më të dashur. Edhe në këtë poezi – yll humanitar shfaqet kredoja poetike e autorit D. Mustafai: dashuria për njeriun e mirë, për njeriun e vërtetë, për jetën qytetare. E kështu, libri rrjedh këndshëm në lexim, ta freskon të nxehtit afrikan që po na merr territore edhe këtu, në Ujë të Ftohtë. Kemi të bëjmë me një libër serioz të një poeti të pjekur në të gjitha rrafshet e krijimit dhe të qytetarisë. Pasi mbaron së lexuari librin, vëren se ke shijuar artistikisht poezi serioze të një autori të ngritur në nivelet më të larta artistike. Në kopështin e lulëzuar me vjershërime të Duro Mustafait ka shumë fidanë, që kopështari i poezisë, si një mjeshtër i vargut të shëndetshëm ka mbjellë me kohë dhe sot pas 82 vjetësh i shikon me kënaqësi e, ndërkohë, me krenari e thjeshtësi, që janë bërë edhe pemë letrare, edhe pemë pedagogjike, edhe pemë etiko – morale, ujitur me ujët e bollshëm e të kulluar të Gurrës së Artit të Fjalës.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Albert Habazaj, Duro Mustafaj, shkrimtari i vendlindjes

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT