• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY QEVERITË SHQIPËRI KOSOVË- BASHKË PA KUFI NË NJË RAJON PA KUFI

October 2, 2020 by dgreca

Kryeministri Hoti: Së bashku drejt integrimeve euroatlantike-

Tiranë, 2 tetor 2020- Me moton “Bashkë pa kufi në një rajon pa kufij”, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, kanë zhvilluar në Tiranë mbledhjen e gjashtë të përbashkët, në të cilën janë nënshkruar marrëveshje, protokolle dhe memorandume nga ministritë përkatëse, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Kryeministri Hoti dhe kabineti qeveritar janë pritur me ceremoni shtetërore nën intonimin e himneve shtetërore dhe nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të mbledhjes së përbashkët, e cila u hap me fjalët e kryeministrave Edi Rama dhe Avdullah Hoti, u theksua nevoja e arritjes së marrëveshjeve të reja dhe intensifikimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura me herët, të cilat do të jenë në funksion të lehtësimimeve të ndryshme për bizneset e të dy vendeve.


Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Avdullah Hoti e falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen vëllazërore, si gjithmonë, si dhe dy ekipet tona në përgatitjen e kësaj mbledhjeje të përbashkët, duke thënë se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona, të cilat tanimë janë bërë normale, të natyrshme janë të rëndësishme për vendet tona, qytetarët tanë, ekonomitë tona, kulturën tonë të përbashkët.

“Jemi mbledhur më parë në mbledhje të tilla dhe besoj se sot me këto marrëveshje hymë në një fazë të re të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror, bashkëpunimi në të gjitha fushat pa përjashtim. Këto marrëveshje, memorandume, protokolle dhe kalendar të përbashkët, të gjitha këto të koncentruara në lehtësimin e jetës së qytetarëve, lehtësimin e funksionimit të bizneseve në të dy shtetet tona, tregon përkushtimin që kemi dhe vendosmërinë e dy Qeverive tona për të ecur përpara në rrethanat e reja”, tha kryeministri Hoti.


Më tej kryeministri Hoti vlerësoi se bashkëpunimi dhe implementimi i marrëveshjes për krijimin e Fondit të Përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës, apo marrëveshjes për mobilitetin në punë, bashkëpunimi në raste të fatkeqësive natyrore dhe të tjera, marrëveshjes për bashkëprodhim të filmit, bashkëpunimi për krijimin e Korridorit Digjital 5G, bashkëpunimi në fushën e transportit hekurudhor, bashkëpunimi për platformën e përbashkët digjitale, të arsimit paraunversitar, bashkëpunimi i thellë mes dy ministrive të kulturës, bashkëpunimi i dy ministrive të shëndetësore për t’u përballur me pandemi me COVID-19, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, ekonomisë, kalendari i përbashkët kulturor, e plotë marrëveshje të tjera, tregojnë përfundimisht përkushtimin, vendosmërinë dhe përcaktimin tonë për të adresuar dhe zgjidhur shumë nga problemet që i preokupojnë qytetarët, bizneset dhe ekonomitë tona gjatë gjithë kësaj kohe.   


Kryeministri Hoti, duke folur edhe për politikën e jashtme dhe diplomacinë, tha se së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe gjithë resorët pa përjashtim, kemi punuar shumë për të rivendosur marrëdhëniet tona me partnerët tanë të natyrshëm strategjik që i kemi pasur gjithmonë, me BE-në, vendet kyçe të BE-së dhe me SHBA-të.

“Na është dashur të marrim vendime jopopuliste, por tepër të nevojshme për të dhënë sinjalin e duhur si qeveri se duhet të shihemi si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjer dhe punojmë së bashku drejtë arritjes së objektivave përfundimtare që është një regjion i qetë, stabil, me një marrëveshje përfundimtare me fqinjin tonë verior dhe ku i gjithë regjioni së bashku do të lëvizim drejt integrimeve euroatlantike ”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se mbetemi vendi i vetëm pa liberalizim të vizave dhe po punojmë që sa më shpejt ta kemi liberalizimin.


Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hyrje të mbledhjes potencoi fushat e rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht atë ekonomik, arsim, shëndetësi, diplomaci, energji, të ndërlidhjes digjitale dhe fusha të tjera të rëndësishme në funksion të rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.                     


Kryeministri Rama tha se takimet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluar gjithmonë në frymën e një bashkëpunimi të ngushtë vëllazëror dhe ndërveprimi të vazhdueshëm politik dhe diplomatik janë  një mundësi e mirë qoftë për të bërë një bilanc të hapave të hedhur qoftë për të hedhur piketat për hapat e mëtejmë.

Po ashtu, kryeministri Rama ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar se “mosliberalizimi i vizave është turp për BE-në, trup i pashlyeshëm dhe i pajustifikueshëm”.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një ceremoni solemne, nga ministrat përkatës të dy qeverive u nënshkruan 4 marrëveshje, 3 protokolle, 5 memorandume dhe Kalendari i përbashkët kulturor vjetor.

Marrëveshjet, protokollet, memorandumet dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara ndërmjet ministrive përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, janë si më poshtë:

1.  Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës së Republikës së Kosovës mbi bashkëpunimin në fushën e Transportit Hekurudhor;

2.  Marrëveshje ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës për vlerësimin e krijimit të Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës;

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Raste Fatkeqësish Natyrore dhe Fatkeqësive të Tjera;

4. Protokoll për Ndryshim dhe Shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë;

5.  Protokoll Ndryshues i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal;

6.  Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë dhe  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës për Mobilitetin në Punë;

7.  Memorandum Bashkëpunimi për Krijimin e Korridorit Digjital 5G, dhe Lehtësimin e Lëvizjes në të Ardhmen ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës;

8.  Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për themelimin e Ligës së përbashkët të basketbollit, ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës;

9.  Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës për Platformën e Përbashkët Digjitale të Arsimit Para universitar;

10.  Kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës;

11.  Marrëveshje për bashkëprodhim të filmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës;

12. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës;  

13. Protokoll shtesë i Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, në përballje me COVID-19;

Filed Under: Featured Tagged With: bashke pa kufi, dy qeverite

Në mbledhjen e dy qeverive, të diskutohet për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

April 16, 2017 by dgreca

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI/

Më 24 prill të këtij muaji  në Vlorë është paralajmëruar që do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës.Ky takim i dy qeverive do të duhej të prodhonte miratimin e një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskriminimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Nuk duhet të mjaftohet vetëm të japë një mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë e Bujanoc por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin por mbi të gjitha të ndaj mjete dhe të krijoj një fondë të përhershëm. Të ndahen detyra e përgjegjësi sakt të dihet për çdo vjet nga sa mjete do të ndahen jo vetëm premtime në letër. Dy qeveritë shqiptare kan obligim moral,institucional dhe kombëtarë që më në fund në këtë takim të radhës  të dy qeverive të fillon një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare, të harmonozojn strategjit e veprimi si: Për Referendumit të një e dy marsit 1992,për marrëveshje e Konçulit,Këshillin Nacional të Shqiptarëve,Trupin Koordinues,për diskriminimin në këtë Krahinë,për amnistin e ushtarëve të UÇPMB-ës, për të dëbuarit, zhvendosurit,në ndihmesën. Studentën nga këto tri komuna do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe pagesa tjera, por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në menza të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë.Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare i bjen hise më së shumti të investojn jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të ksaj Krahine shqiptare por edhe në investime tjera. Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe hapsirave tjera etnike shqiptare prandaj lirim nga pagesa do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale. Mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezentohet edhe në Bruksel, Nju Jork e kudo tjetër në botë. Çështja e pazgjidhur e ksaj Krahine të ngritet edhe në mekanizma e instanca si në Parlament të Europës dhe seanca të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përveqë bashkëpunimi ndërkufitar të nivelit Komunal na duhet edhe bashkëpunimi Rajonal i shteteve në shumë fusha të bashkëpunimit në mesë tyre që është interes i përbashkët.  Këso takime për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të vazhdohen si të rregullta, kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë. Organizmi i një konference të donatorëvë,krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për popullatën e ksaj Krahine. Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët. Takim i dy qeverive besojm  se nuk do të mjaftohet në diskutimin ende në lidhje dhe rrethë Abetares.  

 

 

16 Prill 2017

 

Autori, ka të publikuar disa kumtesa e punime në Konferenca shkencore Kombëtare.Një nga këto është edhe çështja e qasjes dhe raportit së Prishtinës e Tiranës zyrtare ndaj  kësaj krahine shqiptare që përfshin komunat Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë.

Filed Under: Politike Tagged With: dy qeverite, Lugian e Presheves, Refik Hasani

Kosovë-Shqipëri, dy qeveritë pas një jave në Prishtinë

May 27, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, këtu mbahet mbledhja e qeverive Shqipëri- Kosovë/

 -Përgatitje për mbledhjen e tretë të dy qeverive edhe me akreditim mediash/

-Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Maj 2016/ Qeveria e Kosovës shkon drejt përfundimit të përgatitjeve për mbledhjen e tretë të përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë, pas një jave – në 3 qershor në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.

Në disa mbledhje të fundit qeveria e Kosovës ka diskutuar për përgatitjet dhe ka paralajmëruar të përmbyllen me përfundimin e kësaj jave, ndërsa sot ka ftuar mediat për akreditimin e gazetarëve që të kenë mundësinë të përcjellin në vendin e ngjarjes mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, nga e cila do të ketë edhe transmetime të drejtpërdrejta televizive.

Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë.

Pas mbledhjes së parë historike në Prizren në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.

Në mbledhjen e dytë të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë, në Tiranë në 23 mars 2015, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare.

Duke paralajmëruar mbledhjen e tretë të premten e ardhëshme, në qeverinë  kosovare kanë theksuar se, bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Kosovën, do të vazhdohet me takime të dy qeverive, do të trajtohen marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani dhe zbatimi i tyre, po ashtu do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja të interesit të përbashkët.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dy qeverite, Kosovë-Shqipëri, ne Prishtine, pas një jave

Kosova e Shqipëria drejt mbledhjes së tretë të përbashkët të dy qeverive

April 7, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Prishtinë – 7 prill 2016/

-Axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy shteteve dhe bashkëpunimet Shqipëri-Kosovë, temë diskutimi në takimin sot në Prishtinë të kryeministrave Edi Rama e Isa Mustafa/

 -Kryeministri Rama takoi edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe uroi për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, duke e konsideruar ditën e sotme si historike/

 Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI, Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 7 Prill 2016/ Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti në Kosovën për të marrë pjesë nesër në ceremoninë shtetërore të inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës, Hashim Thaçi, ndërsa në një takim sot me kryeministrin Isa Mustafa kanë biseduar për bashkëpunimet dhe axhendën e mbledhjes së tretë të dy qeverive, e cila do mbahet këtë vit, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014 dhe të dytës në Tiranë në 23 mars 2015.Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Rama vlerësuar rezultatet pozitive që janë arritur deri më tani në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve duke shprehur përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit.

“Ishte kënaqësi për këtë vizitë 24 orëshe në Prishtinë, e cila sigurisht lidhet me domosdoshmërinë për të nderuar Presidentin e ri, nesër në ceremoninë e inaugurimit, ta nisnim me këtë bashkëbisedim miqësor me kryeministrin, dhe të diskutonim mbi axhendën e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive, bazuar në faktin që kemi një dakordësi të plotë, sepse këtë na e japin shifrat dhe provat, që ky proces i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët na ka dhënë rezultate shumë të mira”, theksoi kryeministri Rama në konferencën për shtyp pas takimit, ku ishte edhe korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli.

Mjafton, vijoi kryeministri shqiptar, të shohim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dy anët e kufirit, për të kuptuar jo vetëm se sa shumë është bërë së bashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t’u adresuar dhe çështje për t’u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve arrihet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët.

“Nga ana tjetër, është me rëndësi të theksoj që ne përgatitemi për etapën e tretë të Procesit të Berlinit, që do të na çoj së bashku edhe me kryeministrat e rajonit këtë vit në Paris dhe jam shumë krenar që historia e suksesit në procesin e mbledhjeve të dy qeverive, është një arsye që ne të nxisim së bashku një proces më të gjerë rajonal për heqjen e barrierave jotarifore dhe për lehtësimin maksimal të shkëmbimeve mes njerëzve, mallrave, në mënyrë që të rrisim maksimalisht hapësirën e të gjitha sipërmarrjeve shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në rajon”, tha kryeministri shqiptar Rama.

 Kryeministri kosovar Isa Mustafa tha se, kishte kënaqësi të veçantë që sot të takohej me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin biseduan lidhur me shumë çështje.

“Vlerësuam bashkëpunimin tonë vëllazëror, por edhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Vlerësuam, po ashtu, se kemi arritur mjaft në implementimin e marrëveshjeve të cilat i kemi nënshkruar vitin e kaluar dhe marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar edhe në takimin e parë në Prizren, pastaj në takimin në Tiranë në shumë fusha, në fushën e ekonomisë, në fushën e arsimit, në fushën e shkencës, në fushën e kulturës, në fushën e bashkëpunimit tregtar”, u shpreh kryeministri kosovar.

Mustafa theksoi se, do të vazhdojmë me takime të përbashkëta të dy qeverive dhe do të punojmë bashkërisht në përgatitjen e takimit të ardhshëm, në të cilin do të bëjmë një vlerësim të punëve të deritanishme, por edhe të aktiviteteve të cilat ne kemi interes t’i zhvillojmë si aktivitete të përbashkëta sepse vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Republikën e Kosovës.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Rama, vlerësuan lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i konsideruar ato model për shtetet e tjera në rajon dhe më gjerë. Megjithatë, të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjithë lëmenjtë, si dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike, thekson njoftimi dërguar nga Kuvendi.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë.

Në këtë funksion, kryeministri Rama uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike.

Kryetari Veseli, nga ana e tij, falënderoi kreun e Qeverisë së Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer të politikës shqiptare dhe në veçanti të qeverisë së drejtuar nga ai, ndaj Kosovës, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në ofrimin e përvojave për konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe procesin e integrimit evropian.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, pritet të ketë edhe takimin e parë me Hashim Thaçin si President i Republikës së Kosovës, ndërsa priten edhe takime të tjera.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dy qeverite, Shqiperi Kosove

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT