Nga Marjana BULKU/
Ajo është pranverore, miqësore gjithmonë e dashuruar me skenën dhe me artin lirik për të cilin edhe ka studjuar,por koncerti i fundit ” në sallën e Teatrit Kombëtar të Bukureshtit , shpalosi anën madhështore që fshihet pas cdo artisti.
Nuk ishte vetëm reklama me simbolin shqiptar kuq e zi që pushtoi godinat dhe kryeqendrat e kryeqytetit rumun,por edhe efektet e forta që skena përcjell, dashamirësia e publikut , vemendja e medias, e të tjera elemente artistike me ngjyra patriotike dhe tingujt klasikë.
Ishte Arlinda shqiptare e Bukureshtit e cila edhe pse jeton në Rumani duket qartazi që Shqipërinë e ka pjesë të pandarë të jetës së saj jo vetëm gjenetikisht,por edhe artistikisht.
- ”Dua ta ngre ngrej në piedestal vendin tim”-shprehet ajo me një lloj krenarie që në kohë të tilla të egra na nevojitet cdonjërit.
Perfomanca e fundit pati surprizën më të bukur që një shqiptar i mirë mund ti bëjë atdheut: dashurinë ,mallin, bukuritë gjeografike e etnografike si dhe investimin artistik që Shqipërisë nuk i ka munguar asnjëherë përmes prezencës së artistëve të mrekullueshëm shqiptarë me tingujt e të cilëve jemi rritur (Lorenc Radovani). Akti skenik përcolli dimensionin madhështor që arti mundet ti falë pëditshmërisë, asaj plot strese e probleme, ku politika kërcënon dhe dhunon nga ekranet…skena si kjo na thotë se dashuria për atdheun nuk vdes kurrë.
A nuk na e pohuan këtë shkrimtarët?! Artistët në skenë e përjetësojnë duke na prezantuar Shqipërinë perëndeshë bukurie.
Bagazhi muzikor i Arlindës,zëri i saj si prej Tefta Tashkoje, eksperienca e muzikantëve shqiptarë, ngjyrat e flamurit tonë dhe imazhet e bukura shqiptare me mure kështjellash të përjetëshme,në skenën evropiane ku interpretohej shqip dhe duartrokitej rumanisht flasin shumë mbi historitë tona të përbashkëta…
Rozafa , Shkodra, ëndrra evropiane e Shqipërisë në Bukureshtin që nuk resht së qeni i bukur edhe prej vezullimeve artistike shqiptare aty.
Fuqia e artit është e pamasë, ajo tejkalon largësitë dhe barrierat duke zbutur shpirtrat dhe miqësuar njerëzit,,,një përmasë humane kjo ,që ky akt artistik përbashkues sapo na e rikonfirmoi.