Bukuroshja shqiptare Morena Taraku, që kishte udhëtuar drejt Izmirit për të marrë pjesë në spktaklin e bukurisë“Miss Excluzive of the Ëorld” ia ka arritur që të shpalosë sharmin e bukurisë femërore shqiptare, inteligjencën e racës shqiptare duke u renditur e dytë në këtë konkurs bukurie, që u zhvillua në Turqi. Fitorja e bukuroshes shqiptare nuk ishte e rastësishme. Ajo shkoi në Izmir me përvojën e konkurimeve të mëparshme; pas fitimit të disa trofeve të bukurisë, sic ishte fitorja e “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012”. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në “Miss World 2012”.
Morena Taraku ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Miss Earth 2010” etj.
Shqiptarja e bukur u vlerësua unanimisht nga juria e spektaklit të bukurosheve të Izmirit, ku ajo meritoi vendin e dytë të”Miss Excluzive of the World”. Vendi i pare ka shkuar per bukuroshen nga Turqia.