Nga Uk LUSHI/
Zgjedhjet e Përgjithshme të 8 qershorit në Republikën e Kosovës proceduralisht u zhvilluan shkëlqyeshëm. Qytetarët (si ata që votuan si ata që nuk votuan) qëllimshëm prodhuan një rezultat i cili nuk përcakton fitues të pastër. Me deklarimin shatra-patra të vullnetit të tij populli i Kosovës u ka dërguar skalioneve politike vërejtje serioze se nuk janë duke punuar mirë dhe nëse nuk përmirësohen, shumë shpejt dhe pa paralajmërim, mund të hidhen në koshin e të kaluarës dhe turpit politik.
Mirëpo kastat politike të Kosovës, në vend se të reflektojnë për metoniminë e pakënaqësisë popullore, akoma pa u bërë certifikimi i numërimit të votave, nisën një lojë politike prozaike dhe të paskrupullt. Tash për tash, kundruall qëndrojnë dy taborë xhindosja e të cilëve me njëri-tjetrin është brengosëse. Në njërën anë janë rreshtuar PDK me një grumbull partiçkash, kurse në tjetrën janë fortifikuar LDK, AAK dhe Nisma, me Lëvizjen Vetëvendosje në prapavijë.
Partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje demokratike natyrisht që e kanë të drejtën e patjetërsueshme të afrohen dhe lidhen me cilëndo organizatë politike që duan, por çdo subjekt politik është i obliguar të marrë parasysh edhe pasojat për vendin të çdo veprimi që bën e, bile, edhe që nuk bën. Pasojat e lëvizjeve politike bëhen jashtëzakonisht të rëndësishme veçanërisht kur ka ngërç në sistemin politik. Përfaqësuesit e zgjedhur në një shoqëri demokratike nuk duhet kurrë të bëjnë pushtetin prioritet mbi shtetin. Lojërat taktike për fuqi pushtetare mund t’i kushtojnë Kosovës shumë dhe duhet të ndalohen përnjëherësh. Patriotët e vërtetë kontribuojnë jo vetëm kur kanë pushtet, por edhe në opozitë.
Vendi ynë ka probleme të rënda që mund të na eksplodojnë në duar çdo çast. Nuk kemi kohë për byrytje ambiciesh të papërmbajtura dhe intriga të poshtra. Republika e Kosovës nuk e ka përfunduar përpjekjen e madhe të shtet-ndërtimit. Fqinja jonë në veri-lindje, Serbia, ende mundohet t’i realizojë ëndrrat e saj hegjemoniste, paksëpaku pjesërisht, dhe, nëse i krijohet rasti dhe nëse lejohet, mund të tentojë të ndërhyjë në territorin tonë si Rusia në Ukrainë. Ekonomia është e lodhur dhe në nevojë për reformim formal dhe përmbajtjesor. Papunësia, varfëria dhe boshllëku i mosekzistencës së klasës së mesme rrezikojnë shpërthime sociale fatale. Bota dhe bashkësia ndërkombëtare, që ne e kemi për qejf t’i quajmë miqtë tonë— duke harruar se në marrëdhëniet e shteteve nuk ka dashuri por vetëm interesa— kanë probleme më urgjente se gjendja dhe meskinitetet e pjesës së madhe të pjellës politike të Kosovës dhe nuk na kanë në qendërvëmendje siç gabimisht beson një pjesë e popullit tonë. Në fund të fundit ne vetë duhet të arrijmë në stadin ku ndërkombëtarët duhet t’i mbajmë në distancë partnershipi për çështjet dhe aspiratat tona. Gjithashtu na duhet edhe një grimë kohë derisa vërtetë të kemi elita dhe politikanët nuk guxojnë që me veprime të papërgjegjshme të shtyjnë fillimin e punës së madhe që na pret të gjithëve. Shumë njerëz kanë dhënë mund, djersë dhe gjak që Republika e Kosovës të bëhet. Porse bërja nuk është e mjaftueshme. Republika duhet të forcohet dhe çimentohet si mekanizëm i përhershëm i popullit të Kosovës.
Sido që do të ndodhë, Kosova assesi nuk do të mbetet pa qeveri. Mirëpo kjo kohë e kërkon një qeveri të re ndryshe. Momenti dhe zhvillimet politike, pavarësisht cili grupim e merr mandatin zyrtar ta formojë ekzekutivin, kushtëzojnë një qeveri mikse— gjysma me politikanë dhe gjysma me ekspertë dhe teknokratë. Politikanët kanë nevojë për ekspertët sepse tashmë është e qartë që nuk e kanë kapacitetin të zgjidhin problemet që janë bërë stivë, ndërkaq ekspertët i nevojisin politikanët sepse nuk posedojnë legjitimitetin zgjedhor dhe mbështetjen e infrastrukturës partiako-politike. Qeveria e re me këtë kombinacion do të ketë pushtetin për një periudhë kalimtare ndërsa do të prishë klientelizmin dhe status quo-në që e ka përfshirë Kosovën në vitet e fundit dhe njëkohësisht do të godasë vatrat e korrupsionit dhe istikamet e forcave që kanë shfrytëzuar shtetin për interesa të ngushta. Dihet që qytetarët e Republikës së Kosovës janë më të izoluarit në Europë dhe kjo katastrofë duhet kthyer në vendosmëri që agjenda e integrimeve kombëtare dhe europiane të përshpejtohet. Së fundmi, angazhimi kryesor i këtij ekzekutivi të ri me politikanë me autoritet dhe profesionistë të ditur duhet të përqendrohet në përgatitjen e Republikës për zgjedhjet e ardhshme dhe transfuzionin e klasës politike me kuadro të afta dhe përgjegjshme.
Kosova ka personalitete me zotësi si brenda shtetit ashtu edhe në Diasporë. Populli ynë ka pasur suksese të mëdha në luftën për lirinë e Kosovës pikërisht pse arritëm të mobilizojmë krejt kapacitetet njerëzore dhe materiale si popull. Kosova demokratike dhe vend i mundësive për të gjithë ka qenë ëndrra e heronjve dhe martirëve të saj që flijuan jetët e tyre dhe ajo është edhe ëndrra e shumicës sonë absolute.
Në çdo shtet me demokraci të mirëfilltë zgjedhjet parlamentare janë një ngjarje e gëzueshme. Qytetarët shkojnë në vendvotime për të kryer detyrimin dhe të drejtën e tyre më të rëndësishme. Populli i mrekullueshëm i Kosovës nuk do t’i falë më ata që u ka besuar me përfaqësim dhe pushtet. Është rasti i fundit që këtyre qytetarëve që kanë sakrifikuar përgjatë një jete njeriu t’u jepet një qeveri që do të krijojë bazën që qeveritë pasardhëse dhe të reja gjithmonë të gjejnë vendin më mirë se sa kur e kishin marrë nën kujdes atë qeveritë në ikje. Qeveria e vetme që mund ta ndryshojë kursin e deritanishëm të keq do të jetë një qeveri e re, e cila doemos duhet të jetë mikse.
Beteja e Paqenë e Kosovës më 1389
Ndodhia në rrjedhë të poshtme të lumit Llap në verë të vitit 1389 ishte moment historik pa asnjë ndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Ajo ngjarje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me emërtimin Beteja në Fushën e Mëllenjave (Kosovo Polje, në serbisht) apo Beteja e Parë e Kosovës e vitit 1389, duke e mveshur me përmasa fantastike.
Lënda burimore udhëpërshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, që i bënë jehonë asaj ndodhie është e vëllimshme, por shumë kundërthënëse njëra me tjetrën deri në absurd. Botimet letraro-kronikale me origjinë sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frënge e të tjera, janë ngritur më vonë për qëllime politike të palëve të interesuara. Domethënë, për afirmimin e hapave të rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perëndimit dhe Lindjes së krishterë, nga njëra anë, dhe përmbushjes së kërkesës për krijimin dhe forcimin e një muri kundra-osman të gjithëkrishterë, në anën tjetër. Motivet fetare të krishtera kundra-islame në kronikat e shkruara europiane do të forcoheshin veçanërisht pas shekullit XVI, pikërisht si produkt i lëvizjeve të reja kulturore e politike nën çatinë e Humanizmit, të Renesancës, të Reformacionit dhe të Kundëreformacionit. Përfundimisht deri në këtë kohë ndodhi kalimi masiv në Islam i shqiptarëve ortodoksë shënsavianë e shënklimentianë në ish-provincat romako-bizantine të Dardanisë dhe të Maqedonisë, që pati për pasojë edhe depërtimin e motiveve fetare islame në kujtesën historike shqiptare për Ndodhinë në Kosovë në vitin 1389.
Në këtë kumtesë jepen kronikat lindore dhe perëndimore të krijuara në rrjedhë të historisë nga fundi i viteve të 80-ta të shek. XIV deri në fillim të viteve të 70-ta të shek. XVII. Këto dokumente, që mund të studiohen nga çdokush, provojnë mosndodhjen e të ashtëquajturës “Betejë në Fushë të Mëllenjvave” më 1389.
Për burim të parë me origjinë osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman për Betejën e Kosovës, është poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije të Anatolisë e përfunduar më 13 Mars 1390. Ndërkaq trajtimi kohor i ngjarjes në Kosovë, më 1389, nisi me veprën “Bāzm u râzm” persisht të Azis ibn Ardäshira Astrābādija, e përfunduar më 1398. Ky krijues jetoi në oborrin e një emiri të pavarur, ndaj e dha dritën e gjelbër për komplotin ushtarak në taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, përkatësisht vëllai, Bajaziti I. Kjo dritë më vonë do të mjegullohet me versionet zyrtare për vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistë dhe historianë oborrtarë, nisur me veprën “Menakib-name” të Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkëkohësi i ndodhisë. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413.
Vepra e Fakihut u bë bazë e fortë për pretendimet e tjera historiografike osmane për Ndodhinë në Kosovë, më 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e përfunduar më 2 nëntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe më tutje kronisti i quajtur Enver, në veprën “Düstür-name” të viti 1464. Tri vjet më pas u përfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri në vitin 1467, i cili u mbështet kryesisht në veprën e Fakihut, të cilën e përfilli edhe historiani zulmëmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, në veprën e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, të shkruar deri në vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi në Shkup në vitet 30-50 të shek. XV, ndaj veprën e pasuroi edhe me të dhëna nga kujtesa historike në Kosovë. Mirëpo, me ndikim të madh në historiografinë botërore do të bëhet “Kitâb-i Cihan-nümâ” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrë me të dhëna fantastike.
Kujtesa historike në Europën Juglindore për ngjarjen në Kosovë, më 1389, gjeti pohim në “Kronikën turke të Janiçarit” të Mihail Konstantin – Ostrovicës, e shkruar në vitet 1491/92, për nevojat e mbretit të Hungarisë. Pas kësaj kronike vije historia e rëndësishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din – Bitlis, e përfunduar në vitin 1505, ndërkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevàrih-i âl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.
Midis viteve 1490-1512, një krijues anonim nga Edrenea e përshtati historinë e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive të reja dhe vende-vende e zbukuroi. Tani vijnë veprat historiografike osmane: “Târih-i Niŝancî” e Ramazan zade Mehmet Çelebi – Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevârih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisë, e shkruar më 1575. E këtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferîdûn-it: “Mejmūah-i nunshâāt-i Salâtîn”, në të cilën janë botuar letrat e sulltanëve, përfshirë edhe “Fermanin e Bajazitit I” – dërguar kadiut të Bursës nga Kosova për varrosjen e kufomës së Muratit I. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua për islamin, si plotësim i dëshirës së tij, në mesin e muajit Shaban të madhërueshëm 791 të hixhrit, përkatësisht më 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, deri më 23 gusht. Del se tragjikomendia në “vendin Kosovë” ndodhi më 8 ose 9 gusht 1389, datë të cilën nuk e gjejmë në kronikat osmane të hershme, as të përfillur nga historiografia turke, e cila për datë të Betejës së Parë të Kosovës mban 20 Qershorin 1389.
Përafërsisht të mesit të viteve të 70-ta të shek. XVI është edhe vepra: “Badā’i ‘ul-waqā’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Të dhëna me interes për ngjarjen e Kosovës të vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi – Aliu, i cili shërbeu në Bosnjë, më 1577, kurse kronikën e rëndësishme: “Künh-ül-ahbâr” e shkroi midis viteve 1591-1599. Një vepër historiografike voluminoze midis kronikës dhe historisë me pretendime të mëdha është historia “Tāhih-i Sollakzâde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit – Solakzade.
Ndërkaq, të dhëna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe europiane juglindore për Ndodhinë në Kosovë, më 1389, përjetësoi në kujtesën turke dhe në historiografinë osmane udhëpërshkruesi i famshëm Evlie Çelebi, në veprën madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovën dhe vendin e ndodhisë i vizitoi në vitin 1660/62. Për traditën vendëse shqiptare të Kosovës me interes për ngjarjen e Kosovës së vitit 1389 ka lënë edhe dervishi i Selanikut Ahmet Dede Lutfullah-Mynexhimbashi,në veprën: “Müneccimbaşi Sahâif-ul-ahbar”, të shkruar pas vitit 1672. Këtu, të themi kushtimisht, përfundon faza e historiografisë letraro-kronikale zyrtare osmane.
Në rrjedhë të kohës, përkrah kronikave osmane, lindën anuarët dhe kronikat me origjinë europiane për Ndodhinë në Kosovë, më 1389. Mirëpo, derisa para kronikave osmane nuk njihet ndonjë dokument arkivor me origjinë lindore, vjetarëve dhe kronikave europiane për këtë ngjarje u kanë paraprirë informatat me shkrim të individëve si përpjekje për të informuar opinionin për Ndodhinë.
Informatën e parë për Ndodhinë në Kosovë e la gjakoni Ignjatie, më 27 qershor 1389, përcjellës nëpër Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se në popull po flitet për vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasësin, as ditën e vrasjes. Më 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjës, Tvrtko I, e bëri me dije Bashkinë e Trogirit dhe të Firencës se ushtria e tij e ka thye ushtrinë osmane të Muratit I. Nga përgjigjja e Firencës, më 20 tetor 1389, në Letrën e Mbretit Tvrtko I, del se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime të tjera për Betejën e Kosovës. Ato Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gëzoheshin vrasjes së Muratit I nga ana e 12 bujarëve të besatuar, nga të cilët – “njëri prej tyre me shpatë e therri”.
Për sa i përket dokumentave me origjinë serbe, kultin e Lazarit dhe mitin serb të Kosovës e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri në fund të shekullit XVI. Kisha serbe në Perandorinë Osmane për Ndodhinë në Kosovë u muar vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet afër Ravanicës, në Shumadi, shkroi: “…Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”. Dhe, vetëm rreth dhjetë vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe një shënim tjetër të kishës serbe ku thuhej: “Sa gjëmë u bë në vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zë ngoje emrat. Tani kjo kishë Tragjedinë Lazar-Murat më nuk e zuri n’goje për rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Në një shënim të kësaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisë së krishterë “për shkak të ikjes të ca njerëzve serbë”. Emrin e vrasësit të Muratit nuk e përmendi asnjëri nga burimet kishtare serbe të shek. XIV – XV. Emrin e vrasësit të Muratit I nuk e përmendi as Konstantin Filozofi në Biografinë e Stefan Lazarit , më 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Në njërin dhe në tjetrin shkrim, vrasësi i Muratit I emërtohej vetëm “…një farë burri fisnik”, ndonëse kronikat osmane dhe europiane deri në këtë kohë për vrasës konsideronin Milosh Nikollë Kopiliqin – krahinar vendës kosovar, vasal dhe i njohur mirë nga afër i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviçi në veprën “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit të Milosh Nikollë Kopiliqit në Tragjedinë e Kosovës të vitit 1389 dhe nuk dha shenja për egzistimin e Kultit serb të Lazarit dhe të Mitit serb të Kosovës.
Tashti të përmendim radhazi burimet e tjera europiane për Betejën e Kosovës 1389. Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Mezière, ushtarak dhe administrator në Qipro, e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati I me të birin – “së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”. Me interes është edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar në burg mbretit Mihaili II Paleolog, në ditët e para pas “ndeshjes” së koalicionit të krishterë kundër ushtrisë osmane. Tani, më së pesë vjet më nuk u fol për Ndodhinë në Kosovë, deri në Kronikën e murgut të Saint Denisit, më 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasësit të Muratit I. Filip Mezière Ndodhisë në Kosovë iu kthye edhe njëherë, më 1396/7. Tashti informonte se janë vrarë 20 mijë trupa të Sulltanit dhe po aq të Lazarit. Pason kronika e një Anonimi grek e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzës më 1402, i cili ndiqte kujtesën boshnjake. Ky do të konstatojë se në Kosovë, në mesin e qershorit 1389, pranë Lazarit, të cilin e quante “mbret i Bosnjës”, ishin “boshnjakët”, Vuk Brankoviçi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviç (i Kroacisë). Nuk e përmendi fare emrin e atij që Muratit I i “dha plagë në zemër”. Kronisti anonim i Fiorentinës (Kronika e Friulit), në dhjetëvjetëshit e dytë të shekullit XV, foli për ngjarjet nga vrasja e Karlo Durrsakut më 1385, deri në vitin 1409. Sipas tij, Murati pati më se 70 mijë viktima, kurse të krishterët më se 30 mijë.
Me ndikim në historiografinë europiane do të bëhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum…”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar më 1556. Ky e dinte se vrasës në variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Ndërkaq, sipas informatave që kishte Mbreti hungarez, Albrehti, më 1438 – Murati e Lazari u vranë në dyluftim. Për Ndodhinë në Kosovë, më 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shërbeu në oborrin e Stefan Vukçiç – Kosaçit para vitit 1466. Mirëpo, ndikim të madh në historiografinë europiane do të bëjë Kronika e Johan Mihail Dukës, e botuar italisht në fillim të shek. XVI. Atë kryekreje e përfilli Marin Barleti si dhe një grup kallogjerësh në Letrën për Papën më 1598, si edhe relatorët: Marin Bici (1610) dhe Pjetër Mazreku (1623/24). Këta relatorë e afirmuan edhe kujtesën historike shqiptare të Kosovës për vrasjen e Muratit dhe të Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI për Ndodhinë në Kosovë, më 1389, la të dhëna edhe prifti ulqinak Martin Segoni në itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave të mbretin hungarez, më 1502, e cila më vonë i atribuohet udhëpërshkruesit Filice Petantio-s, më 1522.
Me rëndësi të posaçme dhe saktësi të madhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në koalicionin e të krishterëve kundra-osmanë ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510. Këtë e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero në “Comentario de rebus quae temporibus eius…gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar më 1590 me titull: “…De Turcorum origjine…”. Ngjarjes së vitit 1389 në Kosovë iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiçi në “Itinerarium der Botschaftstreise…”, më 1530, kurse më 1550 u botua në gjuhën gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes në Kosovë, më 1389, do t’i përkushtohet edhe Francesco Sansouino në “Gli Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar më 1571 si dhe udhëpërshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisë në vitet 90 të shek. XVI dhe regjistroi kujtesën historike shqiptare të ndritur për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin (Milosh Nikollë Kopiliqin).
Nga fillimi i shkullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist europian për Ndodhinë në Kosovë të vitit 1389. Me ndikim të madh në literaturën historiografike europiane do të bëhen veprat: “Il regno de gli Slavi…”, e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles në veprën: “Generall Historie of the Turkes…”e botuar më 1610 dhe 1710, i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine…” të botuar më 1673. Nga këtu mund të flasim për fillimin e dijes shkencore për Betejën e Kosovës në Perëndim dhe në Lindje mbi bazën e të dhënave të kronikave osmane e europiane për Ndodhinë në Kosovë më 1389, me pasoja të mëdha për historiografinë dhe për historinë e popujve të Europës Juglindore, veçanërisht në dëm të qenies shqiptare në Djepin e shqiptarizmës, në Kosovë.
Të përmbledhim shkurtimisht: Për shkencën e historisë nuk është i njohur ndonjë dokument nga dita e ngjarjes dhe me kronikat nuk mund të saktësohet dita kur ndodhi ajo. Festimi fetar serb “Vidovdan” për datën e 28 Qershorit 1389 (kalendari gregorian) është shpikje e kishës dhe e politikës serbe nga fundi i shekullit XVIII – fillimi i shekullit XIX, njësoj si edhe Kulti i Lazarit dhe Miti i Kosovës. Sipas gjykimit kritik të informatave dhe të kronikave osmane dhe europiane mund të thuhet se ka egzistuar përpjekja e fshehtë e Princ Lazarit për një aleancë të të krishterëve europianë kundër pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi në Kosovë, një vend vasal midis Bosnjës dhe Serbisë vasale, me qellim të kontrollonte dhe të forconte besnikërinë e vasalëve në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje.
Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhia ishte një komplot në kreun komandues të koalicionit të të krishterëve të Europës Juglindore, në njërën anë, dhe në kreun komandues të ushtrisë perandorake osmane, në anën tjetër. Ndodhia në dy pamjet e saj origjinale, në dy taborët ushtarake, u zhvillua në intervalin kohor prej rreth dy orësh dhe në fshehtësi të madhe nga grupe të vogla ushtarake. Ajo Ndodhi nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet shoqërore të kohës kundrejt pushtuesit osman dhe vasalëve të tij në Europën Juglindore. Në terren nuk mbetën apo nuk egzistojnë gjurmë të luftës – varre as gjësende nga “Beteja…”, e cila në burimet e përmendura tregohet se kishte armatim këmbësorie, kalorësiake dhe artilerike të përmasa fantastike: mbi 100000 të rënë, e po gati aq të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve “nuk u përballuan plagëve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, të padëmtuara, u varrosën me nderime të larta fetare e pushtetore, i pari pranë xhamisë në Bursë [të Turqisë], kurse i dyti pranë kishës ortodokse në Prishtinë. Pak muaj më vonë kufoma e Lazarit do të zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore në manastirin e Zhiçës të Shumadisë (në Serbinë qendrore). Menjëherë pas “Betejës”, sulltani i ri Bajazidi I u martua me të bijën Mileva të Princit Lazar të vrarë dhe Stefan Lazareviçi, vëllai i Milevës, iu bashkua me ushtri sulltan Bajazidit në pushtimet e reja.
Çfar pasoi atë ngjarje është ruajtur në kujtesat e hershme shqiptare në Kosovë të periudhës së krishterë ortodokse shënsaviane. Në epiqendër të saj është fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendës drenicar, Milosh Nikollë Kopiliqit, zotërues vasal i Kosovës i njohur nga afër me Sulltan Muratin. Me këto shëmbëllejnë fuqishëm motivet e hershme të kujtesës epike boshnjake, kroate e serbe, e cila është pasuruar me aktorë të imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike. Të gjitha këto me origjinë si nga versionet zyrtare të Oborrit perandorak osman ashtu edhe të kishës ortodokse dhe të oborrit mbreteror serb në shekujt XV- XIX.
Ajo që ndodhi në Kosovë më 1389 ishte thjesht një grusht shteti (jo betejë midis ushtrive) i organizuar nga Bajazidi I, i biri i vet Sulltan Muratit I dhe lordi serb Vuk Brankoviç. Bajazidi I u bë Sulltani i ri dhe Vuk Brankoviçi pas vdekjes së princit Lazar u bë lordi serb më i fuqishëm vasal i Sulltanit. Më pas, bandat e vrasësit Vuk Brankoviç ua humbën, përveç atë të princ Lazarit, varret titullarëve shqiptarë që u vranë në atë komplot, përfshirë edhe varrin e princit Theodor Muzaka II. Botimet e shumta në gjuhë të ndryshme apo gojëdhënat popullore mbi të ashtëquajturën “Betejë e Kosovës më 1389” thjesht kanë ushqyer propagandën për krijimin e qëllimshëm të mitit (gënjeshtrës) për atë ndodhi. Megjithatë dëshmitë dhe analizat shkencore ndriçojnë të vërtetën dhe rrëfejnë ndryshe.
Serbët e ripohuan sjelljen e tyre vasale ndaj sulltanit dhe jo si mbrojtës të krishterimit shtatë vjet më pas, më 25 Shtator 2014, në Betejën e Nikopolisit (në veri të Bullgarisë). Në atë betejë dhe me ndihmën e serbëve, ushtria e sulltan Bajazidit I shkatërroi një ushtri të madhe europiane të krishterë. Për europianët, ajo ishte kryqzata e fundit me përzënë osmanët nga Europa. Në atë betejë serbët nuk e ndaluan tradhëtinë e tyre derisa “mëshiruan” mijra robërit e krishterë duke iua prerë kokat. Beteja e Nikopolisit shënoi kthesën e pranisë osmane në Europë për shekujt në vazhdim.
Prishtinë, Gusht 2006
Prof. Dr. Muhamet Pirraku (1944-2014)
UDBASH-ët e Kosovës kanë emër dhe mbiemër!!!
Opinion nga Faik KRASNIQI/
Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt t’i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia. Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB, që edhe sot e kësaj dite ‘’notojnë’’ në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.
Pas vitit 1990 të gjithë ata shqiptar që në një mënyrë apo tjetër i kanë shërbyer pushtuesit, e kanë pasur mundësinë që të heqin dorë nga poshtërsitë e tyre, e t’i kthehen punëve të mbara në shërbim të popullit të tyre. Disa nga ata, që për shumë kohë me verbëri i patën shërbyer armikut, pas ndryshimeve politike të vitit 1990 e kuptuan se kishin gabuar, e si rezultat hoqën dorë nga tradhtia e mëtutjeshme.
Ndaj këtyre të penduarve nuk u ndërmor asnjë masë, por të tillët u amnistuan (nëse mund të shprehem kështu), bile disa nga ata ish shërbëtor të regjimit pushtues u graduan edhe me poste politike në kuadër të institucioneve që ekzistonin në Kosovën e paraluftës. Mirëpo, fatkeqësisht një numër i UDB-ashëve shqipfolës e vazhduan edhe pas vitit 1990 rrugën e tyre të turpit, dhe në vazhdimësi ju kundërvuan rrugës së lirisë, duke i bërë kështu shërbimin e fundit pushtuesit serb. Disa nga këta tradhtar që nuk hoqën dorë nga shërbimi i pushtuesit u treguan edhe mjeshtër të “mirë” të zanatit të tyre.
Ata tani nuk e dënonin publikisht luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, por në mënyrë të kamufluar u futën nëpër subjekte politike, nga ku bënin punën e djallit.
Prandaj, nuk ishte aspak e çuditshme që edhe gjatë luftës së armatosur në Kosovë shqiptarët nuk arritën të bashkoheshin në një front të vetëm. Nuk arritën të bashkoheshin sepse këto larva të UDB-së i kishin pushtuar tërësisht partitë politike, Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës, dhe si përfundim arritën që të manipulonin me një numër shumë të madh naivësh shqiptar. Tanimë nuk janë të rrezikshëm ata UDB-ash shqipfolës që pas luftës u larguan së bashku me forcat serbe nga Kosova, por të rrezikshëm janë ata UDB-ash të kamufluar si ‘’patriot’’ e ‘’atdhetar’’, e të cilët ditën mirë të notojnë në ujëra të turbullta, e për pasojë disa nga të tillët edhe sot i kemi të involvuar në disa nga institucionet kryesore të Kosovës.
Si t’i demaskojmë UDB-ashët?
Në SHBA qytetet publikojnë në internet emrat e pedofilëve, dhunuesve të fëmijëve ose vrasësve …
Qytetarët kanë mundësi të informohen se në lagjen e tyre a jeton ndonjë pedofil…Qytetari amerikan ka mundësi të mbroj fëmijët e tij dhe vetveten. Në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit u morën Dosjet e Stasit për të ditur gjermanët kush ishte viktimë dhe kush kryesit e veprës…Në Kosovë pas ikjes së serbëve nga Kosova, ku morën edhe Dosjet e punëtorëve të tyre u krijua një boshllëk.
Që të ketë mundësi të njëjtë, të mbroj edhe shqiptari fëmijën e tij dhe vetveten nga UDB-ashi/ët, duhet të hapen DOSJET ! Pse?a) Udbashi i Kosovës shkon në Xhami, në Kishë, dëgjon çfarë flitet e jo të lutet…
b)Udbashi i Kosovës shkon në UÇK, jo të lufton, por të spiunoj…Një shembull: Një Udbash në vitin 1989 e ngre gishtin për suplimim të Autonomisë së Kosovës edhe pse s’ka qenë Deputet…Disa ditë pas përfundimit të luftës e dërgon djalin e tij me rroba të UÇK-së edhe pse kurrë s’ka qenë në UÇK. Filluan të uzurpojnë prona në emër të UÇK-së. Dëmi që përjetoi Kosova ishte i madh, imazhi i UÇK-së u zbeh edhe pse veprat i bënte UDB-ja përmes njerëzve të vetë të infiltruar në UÇK. UDB-ashët e Kosovës kanë vepruar dhe veprojnë në mënyrë të rafinuar…ku kanë dëmtuar shqiptarët dhe Kosovën.
Si t’i zbulojmë UDB-ashët? Arkivat janë në popull… secili nga ne njeh një UDB-ASH ose më shumë…
Propozimi im: Në këtë Dosje t’i renditim një nga një UDB-ASHËT.Në sistem rendor…
Mundësisht sa më precize të jenë të dhënat. Jo në ngjarje-histori të gjata, por me disa fjalë të shkurta të thuhet e tëra.
APOLOGJI PËR ALBANOKAUSTIN USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE PËR KOMBIN SHQIPTAR
KUNDËRPERGJIGJE PËR SHPIFJET DHE INSINUATAT E KARLA DEL PONTES E TË DICK MARTIT ME KOMPANINË E TYRE/
Nga Xhemail Peci/
“Krimi nuk fillon aty ku derdhet gjaku po ay ku vitet arsyeja”.- John Milton, Poet Anglez, Autori i Kryeveprës: Parajsa e Humbur/
“Dhe shkruajeni vendimin e drejtësisë suaj, jo me bojën e pendës, por si gjykatësit e Athinës së lashtë kur i shkruanin vendimet e tyre me gjakun e vet”./
Xhorxh Gordon Bajron, Poeti i Madh Roamnik Anglez, që ra duke luftuar per Pavarësinë e Greqisë e që i këndoi me po aq Admirim dhe Pasion: Shqipërisë, Zvicrës dhe Greqisë./
Thënje e shkëputur nga Fjalmi i Tij i Famshëm në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Anglez, në Mbrojtje të Të Drejtave të Punëtorëve Anglezë.
Solomon, mos ma pre foshnjen, mos e pre, n’emër t’Zotit,
le të mbetet pjella ime e paprekur, pa cenuar!
Dhe ju, o perëndi të qiellit, ju o perëndi të paqes,
jepjani mollën e sherrit, drejtësisht, kujt i takon”.
Naim Frasheri, Poeti Kombëtar i Shqiptarëve,
Thënje e marrë nga Vepra e Tij:
Dëshirë e Vërtetë e Shqiptarëve
Kujtesa është Bekim. Harresa është Mallkim.
Ai që Ty të mallkon, të jetë i Mallkuar,
Ai që ty të Bekon, të jetë i Bekuar.
Gjon Buzuku: Meshari
Zonja dhe Zotërinj të Nderuar,
Anëtarë të Nderuar të Parlamentit të Konfederatës së Zvicrës dhe Europarlamentarë të Nderuar, Përfaqësues të Nderuar të Ideve Liridashëse, të Parimeve Demokratike e të Principeve Parlamentare, Zbatues të Vullnetit Politik të Popujve të Përparuar të Europës Moderne e të Europës së Bashkuar, Shkëlqesi të Tempullit të Lirisë e të Demokracisë Europiane:Jo rastësisht, kemi vënë në ballë të këtij shkrimi citatet/shkëputjet e lartpërmendura, të cilat janë thenë me kuptimësi të thellë nga poetë të shquar, si dhe nga njëri prej lëvruesve të parë të gjuhës shqipe, e që kanë hyrë në histori dhe që rrejdhimisht edhe kanë ndikuar të bëhet historia.
Qenie Qielli, siç i ka quajtur me të drejtë poeti lirik shqiptar Lasgush Poradeci, dhe për te cilët Rozhe Kajoa në eseun e tij të shquar Arti Poetik, thoshte me të drejtë se në përgjithësi Poetët shafëjsohen vetëm përpara Një Gjyqi Ideal, e që si në Apologjnë e Famshme të Sokratit të shkruar nga Platoni ku mbrohet e Drejta e Qenies Njerëzore, ashtu si në Apologjinë për Poezinë të Poetit Filip Sidni (ku shkruante se luleve u vjen era e mire më shumë në vjershat e poetëve se sa në kopshet e tyre. Bota e poetit është një botë e përsosur ku të gjithë lumenjtë janë të këndshëm, të gjithë drurët japin pemë, të gjithë dashnorët janë besnikë e të gjithë miqtë janë të fjalës), ashtu si dhe në Apologjinë e Famshme të cilën Emilie Edouard Charles Antonio Zola ia bëri Alfred Drajfusit në artikullin e tij të njohur Akuzoj (J’Acuse), Kryeradhë kjo e Letrës së Hapur dërguar Presidentit të Republikës lidhur me oficerin Alfred Drajfus, i cili akuzoj për tradhti e fajtor kryesor ishte në të vërtetë Ernest Everhardi që ishte lënë qëllimisht i lirë (artikull i shkruar me 1898), ashtu si dhe ne Apologjinë e Famshme për Skëndërbeun, të shkruar nga shkrimtari shqiptar Frano Bardhi, pasi që më 1631 Toma Marnaviçi kishte botuar një shkarravinë ku pretendonte ta nxirrte Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun jo me origjinë shqiptare, por çuditërisht me origjinë boshnjake–nga familja e Marnaviëçve, falsifikim këtë të cilin Frano Bardhi e quajti me të drejtë “të kobshëm”; ashtu si fjala vjen edhe ne Apologjinë qe ka bërë për Shqipërinë dhe Shqiptarët, Dom Nikollë Barcola (pseudonim i Dom Nikollë Mazrekut) duke shkruar Apologjinë me titullin: Skandali Kordignano dhe Mbrojtja e Kombit Shqiptar); e Dom Ndre Zadeja me Apologjinë e tij të shquar: Letër e Hapur At Fulvio Cordignanos (e shkruar mjeshtërisht në vargje), kur Kordignano një misionar italian që kishte jetuar për mbi 20 vjet në Shqipëri, duke mohuar mikpritjen që i kishin bërë shqiptarët, shkroi pamfletin e tij denigrues për Shqipërinë në mars të vitit 1941, duke e tallur si një vend të vogël dhe duke u shprehur për shqiptarët si një popull primitiv, e që kishte ngjallur reagime të shumta në qarqet e atëhershme atdhetare shqiptare sa që në mes të tjerash në një letër të studentëve katolikë shqiptarë të Shkodrës, datuar me 20.7.1941, thuhej: Na ka fye si shqiptarë faqe mbarë botës tuj shkrue çka s‘asht aspak e vërtetë…Mbas njëzet e sa vjetësh që jeton në mes të një populli…çohet e mohon kombin dhe origjinën, për të cilat krenohemi aq fort…; një Gjyq Ideal, Zonja dhe Zoterinj, nuk është asgjë tjetër përveç se Gjyqi i Bekimit Hyjnor nën të cilin, na lejoni Shkëlqesi që të marrim Kënaqësinë e Rrallë dhe Krenarinë e Ligjshme të themi, se punon edhe Urdhëri i Vepirmit Njerëzor, i Cili u Lartësua si i Tillë në Vendimin e Gjyatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Legjitimitetin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj, le të na lejohet e drejta e të shprehurit objektiv dhe racional, pra le të dëgjohet edhe ana tjetër: Auditorio et altera part:
Gjyqit të Bekimit Hyjnor le t’i shërbejë edhe Urdhëri i Dëshmimit Njerëzor: “Thikat e gjata i prehnin para syve tanë dhe i fërkonin në fytyrat e fëmijëve tanë. Njërit prej fëmijëve ia morën dorën, ia shkyen këmishën dhe ia prenë një copë të mishit nga llëri i dorës, për të parë se a kishin mprehur mirë thikën. Fëmija u alivanos nga plagët dhe pas nje agonie të shkurtër vdiq. Vdiq edhe një pjesë jona..Nga zgjërimi i plagëve më doli mishi përjashta dhe me dorën time e nduka dhe e gjuajta përjashta. Vrushkujt e gjakut vërshuan sërish.
Kështu ka pohuar Dëshmitarja e Gjallë e së Vërtetës Historke për krimet makabre e rrënqethëse. Dëshmia e saj, Zonja dhe Zoterinj, është botuar në shtypin shqiptar nën titullin: Naxhije Doci – Femra gjatë luftës së tmerrshme në fshatrat e Klinës: Bakajë dhe Kërnicë. Gazeta Bota Sot, 27 & 28 shkurt 2004, 11 mars 2004, pjesa , 5 & 17, faqe 13.
Në po të njëjtën hapësirë, është botuar edhe Dëshmia Tjetër, akoma edhe me rrenqethese:
Mihrije Qllapeku, një Dëshmitare e Gjallë e së Vërtetës Historike dhe e Dhimbjes Tragjike, në rrëfimin e saj thotë se djalit të kunatit të saj:
“ Mirsadit 6-vjear i pëlciti gjaku për hunde e për goje, kur pa copën e mishit të prerë nga dora e fëmijës viktimë dhe për një kohë të gjatë mbeti ashtu i shtrirë, pa iu larguar fare alivanosja. Ne menduam se djalin e qëlloi ndonjë plumb snajperi nga lartësitë dhe vdiq. E rrotulluam ngadalë Mirsadin, me mendimin qe t’ia gjenim ndokund plumbin nëpër trup dhe se gati nuk jemi çmendur nga gëzimi, kur e pamë se ai ishte i gjallë. Tmerri i fundëm sa ndejtëm rrëzë maleve të Çiçavicës, ishte kur ushtarë e policë serbë i hynë me furi brendësisë së maleve për të na përzënë prej aij vendi. Gjuanin me armë dhe vranin kë mundnin dhe kë donin, me gra e me fëmijë. Taktorët i kallën me krejt çka patën. Nga trishtimi njerëzit vetëm lëviznin pa kontroll. Kërkonin që të gjenin rrugën për t’u larguar nga aty, por nuk dinin se barbarët serbë i kishin zënë pritat gjithkah. Ata vetëm gjuanin në ne që të na mbysnin të gjithëve. Thuhej se mbi 140 vetë janë vrarë e masakruar gjatë kësaj kohe në malet e Çiçavicës…Ushtria serbe ishte përqëndruar edhe në Polac dhe gjuanin va e pa va, herë sipas urdhërave e herë thjeshtë vetëm për t’u argëtuar, se donin të krijonin panik në popullatë”…
Zonja dhe Zotërinj, Lusim Shkëlqesinë Tuaj që të na lejohet që të sjellim Dëshminë e Dëshmitarit Tjetër të së Vërtetës Historike e të Dhimbjes Tragjike, të Ahmet Aliut nga Livoçi i Epërm i Gilanit, e për të cilin atikullshkruesi, Zotëri Avdush Canaj sqaron se qe arrestuar me 15 maj të vitit 1999 në shtëpinë e tij, e që akuza serbe e rëndonte si “terrorist”, por në mungesë të fakteve pas 10 muajsh lirohet:
“Në një fshat të Podujevës, kishte treguar ai, nga frika e dhunës kishin ikur të gjithë banorët, pos një plaku rreth te 60-tave, që ende kishte guxim t’i ruante delet. Ai kishte vazhduar më tej se, ne çdo ditë shkonim dhe ia rrëmbenim nga një dele për ta pjekur. Kur iu duk plakut se ne e tepruam, e kishte mbushur armën plot. Ne shkuam prapë në drejtim të tij, por katër prej nesh i çoi në botën tjetër. Vërtet kishte një sy shqiponje, ishte shprehur paramilitari serb në burg. “ Dhanë urdhër dhe e zumë të gjallë. E lidhëm për dy tanke. Tanket filluan të ecnin me shpejtësi duke e këputur në dysh trupin e tij”.
Ai ishte shprehur se ende më rri parasysh trupi i tij i copëtuar që avullonte. Ai më pastaj ka treguar se shumë të vrarë i kanë zhdukur për t’i fshehur gjurmët e krimt. “Vet i kam parë dhjetëra e dhjetëra kamionë përplotë me trupa të pajetë të të vrarëve duke i dërguar në drejtim të Zveçanit. Atje të gjithë i kanë djegur deri në një”, i ka thenë para një viti në burgn e Vrajës, Ahmet Aliut Novica Jovanoviç nga Vraja, paramilitar, pjesëmarrës i krimeve në Kosovë që akuzohej për drogë, por më vonë, siç tregon z. Aliu ishte liruar për t’u mbrojtur në liri. (Avdush Canaj: TRUPIN E PLAKUT NGA LLAPI E NDANË TË GJALLË NË DYSH TANKET SERBE, Bota Sot, 16 shkurt 2001, faqe 4.)Shkëlqesi, Zonja dhe Zoterinj, Le të na Lejohet e Drejta e Patjetërsueshme e Paraqitjes së Provave dhe të Dëshmive të Krimeve Monstruoze Kundër Shqiptarëve Të Pafajshëm, pra Le të Lejohet Dëshmtari tjetër i Te Vertetes se Patjetersueshme Historike, Rami Berisha i cili ka sjellur një dëshmi tepër rrënqethëse të krimeve makabër:
“Është një nënë në Kosovë që nuk e di se ku e ka varrosur të birin. Ajo mund ta dijë, por edhe mund të mos e dijë se cili është fati i të birit të saj. Ajo e kërkon të birin…e kërkon edhe më shumë se dy vjet pas luftës…Në Varrezat e Prizerenit është një varr i vogël i paidentifukuar…Në të është i varrosr një fëmijë… Kam hapur shume varre në Kosovë, kam zhvarrosur e rivarrosur shumë kufoma, por asnjëherë nuk kam qarë si sot, thotë Sami Hajzeraj dhe shton: Shikojeni se si e kanë varrosur…e kanë varrosur ulur…nuk e kanë shtrirë fare. Në bazë të disa rrëfimeve të varrtarëve të varrrezave të Prizerenit ky fëmijë është varrosur në orën dy pas mesnatës. Dita atyre nuk u kujtohet. Dihet se ka qenë njëra nga ato ditët kur serbët vrisnin dhe digjnin anekënd Kosovës”.
Nuk janë pra as magjistricat e as shtrigat, as varrtarët dhe as varrmihësit e tragjedive te Uilliam Shekspirit.
Duke shkruar për historinë e krimeve të përgjakshme në hapësirat ballkanike, Eruditi i Kombit, Mithat Frashëri në udhëpërshkrimin e tij ‘Mbresa nga Kosova’, shkruante: “Në të mëngjër të Boletinit, nga veriu, maje një kodre, duket një gërmadhë fortese, Sveçani, që i duken së largu ca mure akoma në këmbë. Kjo kështjellë ka qenë pak kohë në duart e mbretit Samuel, prej të cilit e muarën Birantinjtë; lufta që u bë në mes të Samuelit dhe të imperatorit Vasil i Dytë ngjau në Melnik (Serres) në 1014. Bullgarët u thyen dhe Vasili, të pesëmbëdhjetë mijë robërve që kishte zënë të gjallë u nxori sytë, duke lënë për çdo qint njerëz një me një sy të vetëm që t’i shpjerë në Prilep, tek ishte hequr Samueli. Mbi luftën e Melnikut, pra Sveçani ra në duart e birantinjtë prej të cilëve e muarën serbët, në kohë të mbretit Stefan Nemanja. Në këtë kështjellë ka ndenjur mbyllur dhe është vrarë Uroshi i Tretë, i themi Deçenski, me urdhër siç duket të birit të tij Stefan Dushanit, se froni i serbëve s’është gjakosur vetëm në kohën e Obrenoviçëve. Ky zakon ka qenë edhe më parë”(Mid’hat Frashëri, Mbresa udhëtimesh, Tirane 1999, faqe 31-32).
Është pra mënyra më makabre e krimeve që përsëriten në format e tyre më të tmerrshme e rrënqethëse. Këto skena te llahtarshme ngjethin mishrat: Kryqe dhe ikona mesjetare serbe të gdhendura me tehe të pergjakura thikash të netëve më të zeza – nëpër lëkurat e shqiptarëve; bijtë i detyronin ta pinin gjakun e të atit në gotë, para syve të tij dhe të atit i urdhëronin ta pinin gjakun e të bijve në gotë, përpara syve të tyre: Dick Marty.Krimet Makabre si këto na kujtojnë ato që bënë pushtuesit shekullorë të tokave tona. Marin Barleti, në Kryeveprën e tij Historia e Skëndërbeut, në Librin e VIII-të, duke rrëfyer vdekjen e Muzak Topisë, burrit të Mamicës – të motrës së Skëndërbeut, shkruante:
“Muzakës i qe destinuar jo vetëm koka por çfarëdo shëmtimi dhe dhunimi, por edhe gjymtyët, të cilat ia shqyen dhe ia flakën në të katër anët, si ndonjë hajduti te urryer…I ripnin dhe mbanin vetem lëkurën, të cilën, për të ruajtur trajtën e fytyrës, e mbushnin me kashtë”…
Zotëri Dick Marty, vallë kaq shpejt e keni harruar skenën e llahtarshme përpara të cilës edhe Penda e Uilliam Shekspirit do të dridhej, dhe perpara te ciles edhe brusha e gjeniut te Gernikes, Pablo Pikasos, gjithashtu do te didhej si purteka. Vallë kaq shpejt e keni harruar se si u vranë të dy djemte e avokatit qe mbronte Drejtësinë – si Urdhër të Veprimit Hyjnor për Rendin Njerëzor, Zotëri Bajram Kelmendit, dhe dy bijtë e tij, do me thënë Familja e ish – Ministres së Drejtësisë, Zonjës Nekibe Kelmendi? Te atit i thanë t’i vriste të bijtë, dhe të bijve u thanë ta vrisnin të atin. Nuk ju ka vajtur mendja kurrë që si avokat dhe prokuror me përvojë të bënit një Raport për krime të tilla monstruoze, apo shqiptarët janë me pak të dhimbshëm se sa të tjerët, dhe se gjaku i tyre u bëka ujë?! Mbase përgjigja më e drejtë në këto pyetje është pohimi i Zonjës së Nderuar Doris Pak, se ju i keni ngatërruar profesionet…
Racë e stërkeqne, farë e manafikun
Skotë e përzieme hithrash ariane!
Kenka Shqipnija? O tempora! O Mores!
Na komb bastardash, na t’huej n‘vend ton, na preja
E votrës sonë, emen haruem, rrugaça?
Përjargë a penda jote, Cordignano!
Me dangë të zezë ti ja zhigate ftyrën
Vendit e ne…
Njikshtu n’kurriz t’shqiptarve grumbullove
gaca mbi gaca. Cordignano, e bota
veshin ta vuni e përmbi letra t’mëndafshta
orën kundroj leçiste albanofobe.
Veprën e misionarit lavdiplotë
raven e kambve t’tija koha e amshimi
me bindje e përkujton, por vepra jote,
ravizë e zbehtë tradhtije, a gjurmë gamilli
qi vetun e perlan shtërgata e breshni.
Zonja dhe Zotërinj, kështu do ta sfidonte në vargje mençurie, poeti e patrioti Ndre Zadeja, Fulvio Cordignanon, që si Karla dela Ponte e Dick Marti me kompani, fyente kombin dhe atdheu tonë. Ndre Zadeja, ky burrë i urtë e ky poet atdhetar, e përmbushte kështu misionin e vet historik: “Ty djelmëni, të përket me i qitë poshtë fjalët e ati zemruemit qi tha: Rrezikzi kush len shqiptar, i pa dije idear!!
Shkëlqesi, Ansambleja e Mjekrrave të Thinjura të Politikës së Vjetër të Europës së Vjetër e Mendjet e Saj Tepër të Çekuilibuara, mjerisht po shfaqet prapë nën maskat e saj te çjerra si fantazmë e si metastazë kanceri që na i kujton për të satën herë vendimet e padrejta te Kongresit te Berlinit me ne krye Kancelarin e Hekurt Otto von Bismarkun (i cili thoshte se Shqiperia ishte nje shprehje gjeografike dhe se ekzistencen e njerit prej kombeve me te vjetra te Gadishullit te Ballkanit e vinte ne pikepeyetje), e të Konferencës Famëkqe te Ambasadoreve ne Londër.
Zonja dhe Zoterinj, Fushata e shfrenuar, e kordinuar për të denigruar dhe e sinkronizuar për të qëlluar, për të hedhur gurin e për të fshehur dorën, e paramenduar dhe e dirigjuar mirë nga qarqe te caktuara të Politikes së Vjetër të Mendësisë së Tejkaluar e të Demoduar, të asaj që në analet politike quhet mjerisht jo rallë si Europa e Vjeter, na ka prekur jashtëzakonisht thellë në krenarinë tonë të ligjshme kombëtare të të qenunit shqiptarë dhe na ka indinjuar po aq thellë për shkak të pavërtetave dhe shpifjeve, të cilat kanë pasur për mentor vetëm njerëz si Vlladan Gjrogjeviqi e Jovan Cvijiqi, Ivo Andriqi e Dobrica Qosiqi.
Një Fushatë e tillë e Orkestrës Simfonike të Shpifjeve (me Dirigjentët: Karla Dela Ponte, Dick Marty e Shmidt) të qarqeve të caktuara të Mendësisë së Vjetër, të Demoduar dhe Anakronike, e që njihet tani në terminologinë e marrëdhënieve ndërkombëtare si Politika e Vjetër e Europës së Vjeter, nuk është zgjedhur rastësisht.
Në të vërtetë, një fushatë e tillë ka ekzistuar që më parë ndaj kombit shqiptar në përgjithësi, e tani mjerisht po përsëritet dhe po shafqet në veçanti në format dhe në metamorfozat e saj më të shëmtuara, si vet metastazat e kancerit.
Kjo fushatë, sa tinzare aq edhe qyqare, sa e padrejtë aq edhe e rrezikshme, sa mjerane po aq edhe trumpetonjëse, e drejtuar kundër kombit shqiptar, kundër dinjitetit të tij, kundër lirisë dhe pavarësisë shqiptare, kundër kulturës dhe traditës sonë liridashëse dhe demokratike si komb, e në mënyrë të veçantë si një mynxyrrë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën synon dhe mëton me çdo kusht ta shpallë si heretike dhe si kriminale, te cilen synon me cdo kusht ta demonizojë, ta satanizojë, ta linçojë, ta denigrojë, ta degradoj dhe ta delegjitimoj luften e saj te drejtë dhe heroike, ka për qëllim të vetëm rrezikimin e paqes edhe ashtu të brishtë në hapësirën e luftërave dhe fushëbetejave të përgjakshme e të panumërta në hapësirën ballkanike, ka për synim të vetëm prishjen e paqes dhe të stabilitetit, dhe përfundmisht ka për objektiv çekuilibrimin e balancës politike të cilën bashkësia ndërkombëtare, e edhe Qeverite e Popujve të cilët Ju i përfaqësoni, kanë arritur me aq mund, përpjekje dhe investime të mëdha.
Zonja dhe Zotërinj, jo rastësisht këto qarqe anakronike, zgjodhën ndofta momentin më të gëzuar në historinë e shqiptarëve si komb, Liberalizmin e Vizave. Pa iu gëzuar mirë festës, fill pas këtij evenimenti kaq të rendësishëm për ne si komb dhe për atdheun tonë të shumëvuajtur, me qëllim që të na prishnin harenë dhe kremten, gazin dhe gëzimn e kësaj feste të madhe, për të cilën breza dhe gjenerata të tëra të shqiptarëve kishin pritur dhe ëndërruar me shekuj, një gjuhë gjarpri derdhi helm e vrerë mbi krenarinë dhe dashurinë tonë të përmasave sa reale po aq edhe mitike: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Kur Shqiperia po shijonte për herë të parë në historinë e saj si shtet, më në fund, Dorën e Ngrohtë te Europës Mëmë, prej prehrit të së cilës, Politika e Ftohtë e Ansambleve të Mjekrrave të Thinjura të Qarqeve Hipokrite të Padrejtësive Historike të së Kaluarës, e kishte mbajtur aq larg, padrejtësisht larg, dhe kur Kosova – Firmamenti i Përgjakur i Shqiptarëve ndër shekuj, populli i saj dhe shteti i porsalindur e i pagëzuar nga bota përparimtare liridashëse me të drejtë aq simboliksiht si Newborn, po shpallnin fituesin e zgjedhjeve, mjerisht historia u përsërit kundër nesh.
Dick Marty me një gur synoi të vriste dy zogj: Shtetin e Republikës së Shqipërisë dhe Shtetin e Posaformuar të Republikës së Kosovës: Merrini, ua solla, ishte një terren i vështirë dhe vazhdimsht binte shi. Kështu do të shprehej Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur në romanin e Ismail Kadaresë. Kështu bëri edhe ky Gjeneral i Ri me një mision tepër të vështirë – si vet Guri i Sizifit, herë avokat dhe herë prokuror ky që me veprimet e tij na kujton thënjen e moçme latine se padrejtësinë e urrejnë edhe ata që e bëjnë, e që në qëllimin e vet dinak e perfid na kujton gjithashtu thënjen e shquar të Denis Didëros, se kur e keqja mbërrin kulmin, zëron të kthehet në të mirë, sepse po këtë politikë e ka pohuar edhe vet Dobrica Qosiqi kur thoshte se gënjeshtra po të përsëritet njëqind herë, ajo bëhet e vërtetë: “Ne gënjejmë…Ne gënjejmë, e kemi gënjyer veten, se ngushëllojmë veten; ne gënjejmë se na vjen keq për veten, ne gënjejmë kur themi se nuk kemi frikë, se jemi të guximshëm, sepse fshehim fatkeqësinë tonë dhe të tjerëve. Ne gënjejmë kur themi se e bëjmë këtë nga dashuria dhe mirësia njerëzore, ne gënjemë për hir të nderit, për hir të lirisë. Gënjeshtra është lloji ynë i patriotizmit dhe rrëfimi i intelektualeve tonë të degjeneruar. Ne gënjejmë me qëllim, me këmbëngulje dhe vazhdimisht. Të gënjyerit është një aspekt i patriotizmit tonë dhe një prapambetje e intelegjencës sone të lindur”. Duke iu referuar kësaj pjese të njohur të shkrimeve te Dobica Qosiqit, poeti Agim Gjakova, duke shkruar për librin e studiuesit të njohur te historisë Sherif Delvina “The Truth On Kosova” (E Vërtata për Kosovën), me të drejtë shkruan se Delvina e ka nënvizuar pohimin e njohur të Qosiqit, ndaj “dhe këtë shkrim e mbyll me fjalët e lordit Owen se ‘në Serbi norma të nderit nuk ekzistojnë dhe njeriu rron në gjirin e kulturës së gënjeshtrave’ (Agim Gjakova, “The Truth On Kosovo” (“E Vërteta për Kosovën”, Bota Sot, 11 prill 2005, faqe 23).
Zonja dhe Zotërinj, në qoftë se është e vërtetë se historia është mesuesja e jetës, në qoftë se është e vërtetë se Eva është nëna e njerëzimit, në qoftë se është e vërtetë se liria ështe bija e fitores, në qoftë se është e vërtetë ajo që e ka thenë Napoleon Bonaparta se në perehër të nënave lindin kombet, në qoftë se është e vërtetë se shtypshkronja është nëna e të gjitha revolucioneve, në qoftë se është e vërtetë se Europa është Nëna e Lirisë dhe e Arteve, ashtu siç e ka cilësuar ate aq bukur poeti romantik gjerman e me origjinë hebreje Hajnrih Hajne, atëherë s’ka se si të mos jetë e vërtetë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Bekimi më Hyjnor me te cilin Zoti i Madh e i Plotfuqishem ia ka dhënë Misionit dhe Vizionit Njerëzor, e njekohesisht përmes Urdhërit të Tij dhe Bekimit Të Tij Hyjnor na e ka dhënë Ate:
Për Lirinë, Për Pavarësinë, për begatinë dhe lumturinë e një kombi të cilit ne e kemi tepër për Nder dhe për Krenari të ligjshme që i takojmë.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Paja me të cilën Atdheun dhe Kombin tonë e ka pajisur Zoti vet.
Prandaj akuzat dhe shpifjet me paramendimet dhe prapavijat janë pa bazë reale. Të lindur dhe të rritur në një traditë të fortë familjare e shoqërore, në një rreth intelektual tepër të gjërë e premtues sa dhe rrezatues, shqiptarët kanë respektuar gjithmonë normat që parcaktuan të parët tanë që në Kanunin e Lekë Dugagjinit, se as robi e as kufoma e të vrarit nuk guxojnë të preken, e lëre më të shëmtohen.Këto fakte të dokumentuara historike flasin vetvetiu sa herë që dalin kësi kauboje si Dik Marti, mendje tejet të çekilibruara që herë akuzojnë e herë shpifin në raportet e tyre me imagjinatë të trilluar (siç e tha me të drejtë ish Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Z. Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara), që merren me profka dhe jo me prova, që merren me llafe dhe jo me fakte, që herë qeshin e herë qajnë, që herë na shajnë e herë na kërkojnë falje; që herë na vrasin e herë na përqafin, apo edhe të tjerë të cilët mund të shfaqen e përshfaqen nesër apo pasnesër, prej të cilëve nuk është çudi që një ditë do të dëgjojmë të thonë se edhe arkitekti gjenial Karl Gega i ka projektuar kryeveprat e veta gjeniale arkitektonike në Europë (ura, tunele -si ai i Semeringut, e hekurudha me të cilat lidhi më shpejt Alpet dhe Europën), me qëllim që shqiptarët, përkatësisht Guerilët e UÇK-ës të kalojnë andej për të transplatuar veshkët; se edhe Marko Boçari, edhe Bubulina Laskalina e edhe poeti romantik anglez Xhorxh Gordon Bajroni, i cili i ka kënduar Zvicrës me po aq admirim sa edhe Shqipërisë dhe Greqisë, kanë luftuar dhe sakrifukuar – jo për Lirinë e Greqisë, por për ku ta dish se çka do të shpifin, se edhe Gjergj Kastrioti, se shqiptarët që luftuan përkrah Garibaldit…madje edhe Nëna Terezë apo qoftë edhe Aleksander Moisiu, Asim Vokshi, Xhemal Kada e Petro Marko duhet hetuar se mos kanë shkuar për të marrë mëlçi, veshka a zemra e jo për të lënë kockat për Republikën edhe Lirinë e Spanjës, e rrjedhimisht edhe për Lirinë e Europës së Bashkuar e Demokratike.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Nderi dhe Krenaria e Kombit.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Rrufepritësi i Lirisë dhe i Pavarësisë së Kosovës.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Gjaku i Derdhur Lum, i Bijve dhe Bijave më të Mirë të këtij Kombi.Ushtria Çlirimtare e Kosovës as nuk ka qenë dhe as nuk është Ushtri grupesh e klanesh.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Ushtri e dalë nga gjiri i popullit dhe me rrënjët në popull.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vetë ajo që e ka shkruar Elena Gjika:Liria, thonë Fatosat e Sulit në përsëritjen e një kënge që e kanë fort për zemër, ka qenë kurdoherë e bija e ngadhënjimit.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeluar, është formuar, është konsoliduar, është masovizuar, është drejtuar dhe është profilizuar në pozicionn e saj më të drejtë kombëtar e historik, nga intelektualë, studentë, profesorë, ushtarë, oficerë dhe ushtarakë të dalë nga masat e gjëra të popullit e me pjesemarrje masive në baza vullnetare dhe kurrsesi në baza mercenare; ajo është formuar dhe është konsoliduar nga bijtë dhe bijat e saj më të mirë dhe më të devotshëm, me një traditë të formuar familjare, kombëtare e liridashëse përparimtare, të cilët kanë punuar, kanë vepruar dhe kanë luftuar duke u mbështetur fort në bazat e parimeve dhe principeve themelore të filozofise politike e ushtarake kombëtare shqiptare si dhe të asaj euro-perëndimore.Ushtria Çlirimtare e Kosovës për platformë të saj politike, praktike dhe ideologjike, nuk e ka pasur krimin te cilin mëtojnë me çdo kusht t’ia veshin, por çlirimin dhe përparimin e vendit dhe të popullit. Ajo, siç e ka thënë me të drejtë Gjenerali Kudusi Lame (ky Strateg i Doktrinës Ushtarake), ka pasur dy detyra, dy role, dy merita historike: Shpëtimin e kombit dhe çlirimin e atdheut.Ushtria Çlirimtare e Kosvës e ka Meritën e Pamohueshme Heroike dhe Historike, sepse i ka dhënë fund njëherë e përgjthmonë Padrejtësisë së Shëmtuar e cila me dhunë dhe me gjak e mbante nën thundër e nën lak, me topa dhe me tanke, mes kudhrës dhe çekanit, mes Scillës dhe Haridbës, mes gjëmës dhe gjakut, truallin dhe popullin e Kosovës.Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka Meritën e Pakontestueshme Heroike dhe Historike, sepse e ka shkëputur njëherë e përgjithmonë nga zinxhirët e skllavërisë e të barbarise shoveniste serbe të Hiltlerit të Ballkanit – Sllobodan Millosheviqit, gjymtyrët e torturuara mizorisht të popullit e të truallit të Kosovës Martire.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka Meritën e Patjetersueshme Heroike dhe Historike, sepse i ka dhënë fund, njëherë e përgjithmonë, siç e ka thënë Kryemisnistri Sali Berisha, kolonisë së fundit në Europën e fundshekullit të XIX dhe të fillimshekullit të XXI.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka Meritën e saj Kombëtare sepse mbi The melet e Gjakut te Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, ka mundësuar që të ngriten Themelet e Shtetit te Kosovës, të Republikës së Kosovës, Shtet i Pavaur, Sovran dhe Demokratik, ku respektohenn parimisht, si të drejtat e shumicës ashtu edhe të pakicave.Ushtria Çlirimtare e Kosovës e Meriton Mirënjohjen më Të Lartë dhe Më Të Thelleë si Kombeëare ashtu edhe Ndërkombëtare, sepse Kosovën pas Njëqind Vjet të sundimit të egër, gjakpirës e tiranik okupues serb, ia ka kthyer Europës Mëmë, do me thenë ia ka kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur popullit te vet dhe e ka kthyer Kosoveë në gjirin e Europës, aty ku e ka vendin e vet të merituar, ashtu siç kanë gjakuar breza dhe gjenerata të tëra të shqiptarëve atdhetarë.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka Meritën e Pamohueshme, Të Pakontestueshme e të Patjetërsueshme, Heroike dhe Historike, sepse de jure dhe de faco, ia ka kthyer Mona Lizën Muzeut të Luvrit, do me thënë se Kosovën e vjedhur, të grabitur e të plaçkitur, të robëruar e të masakruar padrejtësisht me shekuj e të sakatuar mizorish dhe egërsisht, ia ka kthyer Europës Mëmë, Nënës së Lirisë dhe Ateve, Gjirit të Saj dhe Prehrit te Saj, ku ajo e ka vendin të cilin e don dhe e meriton.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vet Bekimi dhe Urimi që ka bërë Poeti Atdhetar, Pjeter Budi:
QOFTË PËR TË MIRËN E DHEUT TË ARBRIT.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po të na lejohej të merrnim lirinë e të parafrazonim Pjetër Bogdanin dhe Librin e Tij “Çeta e Profetëve”, është vargu vargan – i larë me gjak: Veshur me Diell e mbathur me Hënë.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është Ajo që e pat thenë Poeti Lirik e po aq Atdhetar, Lasgush Poradeci :
Pelerinata e Gjakut.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, thenë me gjuhën e Eposit të Kreshnikëve, është Ajo që nuk lejoi, siç do të thoshte këtu e 70 vjet me parë, Dom Ndre Zadeja: “Me na trajtue si teprica të përgjakuna të këtij trungu të vjetër”.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka deëhmuar, e dëshmon dhe do ta dëshmojë kurdoherë, qartë dhe zjarrtë, se shqiptarët nuk do të pranojnë më kurrë të trajtohen, as si turma të përgjakura e as si diamante të pagdhendur, ajo e ka dëshmuar, e dëshmon, dhe do ta deshmojë kurdoherë, se:
DASHURIA NDAJ ATDHEUT ËSHTË USHTRIA MË E FORTË E NJË KOMBI.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është Ajo që na kanë mësuar këngët dhe legjendat tona popullore, apo siç do te thoshte Fishta: Lacromatoriumet (Lotoret) tona: Sa dhemb gjaku nuk dhemb deti/na kanë mësuar nënat tek djepi (siç do të këndonte këngëtarja shqiptare Liri Rasha).
Ushtria Çlirimtare e Kosvës është Kthesa e Madhe (siç e ka quajtur me të drejtë në librin e tij, ish Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Z. Jakup Krasniqi), e Motit të Madh (siç do të shpreheshin Arbëreshët për Gjergj Kastriotin dhe luftën e fitoret e tij).Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Europës e cila po mbahej ne ate cep e Ilirisë së Moçme, (siç e ka thenë autori i shquar i Poemthit Kosovar si dhe te Poemës për Shen Naumin, Mitrush Kuteli), akoma e robëruar dhe e kolonizuar nga regjimi brutal i dhunës dhe i gjakut që po bënin serbët për të satën herë, mbi kombin tonë dhe mbi tokat tona.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë Luftë të Drejtë per Liri dhe Pavarësi Kombëtare, nën Flamurin e Gjergj Kastriotit, nën palët e të cilit janë zhvilluar te gjitha betejat hisorike dhe heroike për çlirimin kombëtar dhe shqoqëror, nën palët e të cilit janë shpalosur virtytet më sublime dhe tiparet më dalluese të kombit shqiptar, trimëria dhe heroizmi, besa dhe krenaria, dhe më në fund nën palët e të cilit jo rrallë, siç e ka thënë Faik Konica, janë shkruar me gjakun tonë fletët e historisë së Europës, në mbrojtje të lirisë së cilës shqiptarët jo vetëm njëherë, kanë vënë për mburojë gjoksin dhe jetën e tyre.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, formacionet e saj ushtarake dhe liridashëse, siç do të shprehej për qëndresën historike të shqiptarëve të Kosovës, poeti patriot Ndre Zadeja: “pa marrë parasysh rreziqet e jetës, i dualën zot me gjoks e me gjak Kosovës së shkretë”, sepse do të theksonte ai: “Ideali përfiton lirinë e liria përfiton jetën”, sepse do të nënvizonte Ndre Zadeja: “Në këtë shkurticë kohe/Njeriun kur e drejton e randë detyra/Jeta s’kushton sa deka”.
Ushtria Çlirimtare e Kosoves i dha fund regjimit gjakatar serb që e kishte shëndrruar Kosovën në një burg hekurash, vuajtjesh dhe torturash, i cili duhej shpërthyer me çdo kusht, e që do të behej vetëm me grykë të armëve, jehona e te cilave çau si rrufe shtigjeve të lirisë, duke i dhënë fund Jugosllavisë Karagjorgjeviqo-Titisto-Millosheviqiste, kësaj Bastilje te fundit që po mbillte vdekje prej zemrës se saj te quajtur Beograd, një emër për të cilin s’kemi se si të mos e kujtojmë thënjen e njohur të Fransua Mari Arue Volterit – bir i shekullit të dritës, se një emër si ky ikë nga epiteti i vet…
Ushtria Çirimtare e Kosovës, gjithësesesi e ka respektuar edhe ndjenjën e nderit por edhe ndjenjën e respektit të ligjit, pikërisht sipas asaj qe Hugo Gratius shkroi në ‘Belli ac Pacis‘, në vitin 1625, faqe 716: “A sense of honor may be said to forbid what the law permits”, që përkthyer shqip do të thotë: Ndjena e Nderit nuk e lejon ate qe ndoshta ligji do ta lejon.
Lidershipi ushtarak dhe politik i Ushtrrise Çlirimtare të Kosovës, prirë nga intelegjenca dhe elita kombëtare shqiptare, për synim te saj historik ka pasur parimin e njohur të qytetërimit dhe të politikes perëndimore: I govern, so I serve; do me thenë unë qeveris, unë sherbej, pra të zhvillosh dhe të përfaqësosh çështjet shtetërore është art = arti i zhvillimit të çështjeve shtetërore.
Në të vërtetë të gjitha betejat historike për çlirimin kombëtar e shoqëror, që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut e deri me sot, janë zhvilluar nën Flamurin e Lirisë, lufte kjo të cilën Pal Ëngjelli “prelat fetar, intelektuali dhe diplomati i shtetit shqiptar të Skëndërbeut, kryepeshkev i Durrësit” (Dr. Musa Ahmeti: Pal Ëngjëlli, personalitet i madh i kohës së Skëndërbeut, Ekskluzive, nr.38, qershor 2003, faqe 85) në një letër të vitit 1463, i shkruante Skëndërbeut.
“O princ i pamposhtur, do thërriste Platoni, e bukur dhe e begatë është republika, mbretëria dhe perandoria, kur ajo udhëhiqet nga njerëz shumë të mirë dhe shumë të ditur. Kështu, në fakt, në këtë kohë ne shikojmë (admirojmë) dritën e qartë që i ka ardhur Shqipërisë sonë, e cila udhëhiqet nga ti, nga një princ shumë i ditur, perandor i përsosur, kont i pamposhtur. Për këtë shkak, jo pa arsye, të gjithë fqinjët, princërit dhe mbretërit e afërt të drejtohen ty, si kommandant të vetëm energjik, të dërguar nga qielli për të mbrojtur perandoritë dhe mbretëritë e tyre nga çmenduria dhe nga egërsia otomane e barabre, të cilët presin të udhëhiqen nga ushtria jote…Tunde forcën dhe ndjenjën shpirtërore, fto të gjithë komandantët dhe ushtarakët tu, mblidh kryepleqtë e fiseve dhe popullin, fto fqinjët, mbretërit dhe sunduesit që i ke aleatë…Për këtë, Skëndërbe, vertet të them: Skenderbe, ti, po ti, nderi i të gjithë princërve, mbretërve dhe sunduesve, me çetat tua, fillo luftën me tiranin barbar, sulmo tokat e tij dhe futi frikën e tmerrin deri në kockë” (Dr. Musa Ahmeti, po aty, faqe 86-87).
Të tillë e kanë mbajtur Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun, shqiptarët atdhetarë ndër breza si Krye-Komandant të Perjetshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, kurse armiqtë me të cilët do të ndesheshin shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre shumëshekullore, janë po si ata të cilët në pendën e mprehtë të kryediplomatit të shquar të Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, Pal Ëngjëllit, janë portretizuar kështu:
“Megjithatë, të kalojmë te karakteri i tij. Mehmeti ka fuqi të shumta fizike dhe shpirteëore; por edhe vese të këqija dhe të degjeneruara; armik i gjinisë njerëzore; gjakpirës, koka e krimit, kampion i të gjitha dredhive, nxitës i vdekjes, baba i të gjitha poshtërsive, vrasës ordiner. Kishte lindur te njerëz që kishin një traditë të tillë, duke ruajtur shfrenimin dhe egërsinë barbare; gjithashtu në çdo moshë ishte i bastardhuar. Në rininë e tij, luftërat, vrasjet, rrëmbimet dhe plaçkitjet, i kishte shumë qejf. Shpirt të paturpshëm, tinëzar, mashtrues, dëshirues i të huajës, i pakontrolluar në epshe, kërkues dhe i pangopur, insistues për plotësim dëshirash, i pabesë.Në të, pra kishte më shumë sesa mund të thuhet me fjalë, i ishte rritur dëshira për paranë dhe pastaj edhe për pushtet. Ky është ai Mehmeti i II-të i cili nga verbëria për pushtet ka therrrur të vëllanë; me dredhi vrau sunduesit e Rashës dhe mbretin e Bosnjes, ndërsa të afërmit e tyre i bëri robër dhe skllevër, duke ua nxjerrë sytë ose duke ua gjymtuar ndonjë pjesë tjetër të trupit. Çfarë të të them për të tjerët në të cilët ka provuar të gjitha mynxyrat e torturave? Kështu që karakteristikat dhe vetitë e tij jonjerëzore, kurrë nuk mund t’i ndryshojë.
Në besim ndaj Zotit është i pamoralshëm, ndaj njerëzve-armiqësor; çdoherë shkon drejt shkatërrimit. Miqësitë dhe armiqësitë nuk i bën sipas rastit, po sipas fitimit. Për asgjë nuk ka masë, nuk vepron me arsye, ndaj miqve sillet me neveri dhe ashpërsi, hapur dhe në emër të tij plaçkitë dhe dhunon vendet e shenjta, rrëmben çdo gjë, grabitë çdo gjë, pa asnjë arsye ngatrron ndershmërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë njerëzore. Pothuajse të gjithë kundërshtarët i ka vënë nën zgjedhë, dhe i ka vrarë dhe kthyer në skllevër të tjerët” (Dr. Musa Ahmeti, po aty).Zonja dhe Zotërinj, ne i bëjmë thirrje Arsyes Suaj (sepse forca e bindjes nuk ka tjetër tempull përveç fjalës, shkrunate Eskili, sepse poeti antik Virgjili e ka thënë aq bukur: Pagere pavros, debellare superb as – Të mbrosh të vegjlit e të mposhtësh kryelartët; sespe fuqia e një fjale, e një rime ka fuqinë e një peranorie, shkruante Bajroni, sepse Miltoni thoshte me të drejtë: Të bësh krim mbi dike duke derdhur gjak ke bërë krim, të bëshh krim ndaj arsyes, do të thotë të bësh krim të dyfishtë) si pëfaqësues më të nderuar e më të lartë të Europës prej ku Rene Dekarti gjithashtu i thirri Arsyes (siç do të thoshte poeti gjenial Omar Khajami: Duke shenjtëruar ndërgjegjen time) e prej ku filozofi eminent Viktor Imanuel Kanti definoi Paqen Universale, do me thënë Paqen Botërore; duke shtruar pyetjen:A do të fitojë Europa e Dick Martit, e Karla de La Pontes, e Shmidit, apo Europa e Vilhelm Telit, Europa e Oliver Kromuellit, Europa e Gjergj Kastriotit, Europa e Janosh Huniadit, Europa e Xhuzepe Garibalit, Europa e Uinston Çërçillit, Europa e Sharl De Golit, Europa e Volfgang Amadeus Mocartit dhe Luvig van Bethovenit apo Europa e Salierit; Europa e Eskilit, Europa e Dante Aligerit, Europa e Uilliam Shekspirit, Europa e Filozofisë së Viktor Emanuel Kantit për Paqe Universale (si vet Doktrina e Gëtes për Letërsinë Botërore/Universale), Europa e Osman Kazazit (i cili bëri 40 vjet burg nën diktaturën komuniste të Perdes së Hekurt, për shkak të besimit në parimet dhe në idealet e botës demokratike euro-perëndimore), Europa e Nënë Terezes, Europa e Aleksandër Moisut, Europa e Ismail Kadaresë, Europa e Adem Demacit, Europa e Vehbi Ibrahimit, Europa e Enver Hadrit, Europa e Jusf Gervallës, Bardhosh Gervallës e Kadri Zekës – që ranë nga plumbat e shërbimit sekret jugosllav në truallin e Europës vetëm e vetëm sepse nga zemra e Europës luftonin për çlirimin e kolonisë së fundit që kishte mbetur në trupin e Europës; Europa e Vaclev Havelit, Europa e Adem Jasharit e Ukshin Hotit, Europa e Parimeve të Proklamuara të Vëllazërisë, të Lirisë e të Barazisë, Europa e Françesko Petrarkës, Europa e France Preshernit, Europa e Shandor Pëtefit, Europa e Denis Didëros dhe Europa e Monteskejeut, Europa e Isak Njutnit dhe Europa e Aleksander Flemingut, Europa e Marie dhe Pjer Kyrit, Europa e Alfred Nobelit, Europa e George Vilhelm Firiderih Hegelit, Europa e Fransua Mari Arue Volterit dhe Europa e Zhan Zhak Rusoit, Europa e Hajnrih Hajnes, Europa e Johan Volfgang Gëtes dhe Europa e Friderih Shilerit, Europa e Xhorxh Gordon Bajronit, Europa e Onore de Balzakut dhe Europa e Viktor Ygos, Europa e Emil Zolës dhe Europa e Zhan Baptist Pokëlen Lily Molierit, Europa e Leonardo Da Vinçit, Europa e Mikleanxhelo di Lodvigo di Buanaroto Simonit, Europa e Rembrantit, Europa e Van Gogu, Europa e Pablo Pikasos, Europa e Miguel de Servantes Savaderës dhe Europa e Federiko Garsia Lorkës, Europa e Gjenive të Njerëzimit dhe e Korifejve të tij, Europa e Bashkuar dhe Europa e Re apo Europa e Vjetër dhe Europa e Ndarë, Europa e Alfred Nobelit apo Europa e Ansamblesë së Mjekrrave të Thinjura të Politikës së Vjetër të Europës së Vjetër, Europa e Shkëlqesisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e II, Europa e Shenjtërisë së Tij Papa Gjon Pali II, Europa e Qeverisë së Shkelqesisë së Tij Alberti i II, Europa e Shkëlqesisë së Tij Huan Karlosi, Europa e Zonjës së Nderuar Angela Merkel, Europa e Doktrinës së Ndërhyrjes Humanitare të Toni Blerit, Europa e Zhan Dark dhe Europa e Marie Kyrit, Europa e Shkelqesise se Saj Micheline Anne-Marie Calmy Rey, Europa e Zotëri Bart Staes (një belg që ka dhënë një kontribut të veçantë në Parlamentin Europian për çështjen shqiptare), Europa e Zonjës së Ndjerë Anna Lindt të Suedisë, Europa e Zonjave Fisnike dhe Bujare Doris Pak dhe Tanja Fajon, Europa e Aleksander Dymas, Europa e Gustav Flobertit, Europa e Sigmund Frojdit, Europa e Herman Hesses dhe Europa e Stefan Cvajgut, Europa e Bashkuar me Kosovën si tërësi territoriale e si shtet integral në Aleancën Euro-Atlantike, apo Europa e Ndarë, e Copëtuar, e Sakatuar dhe e Fusnotizuar, e Torturuar dhe e Injoruar në të Drejtën e Saj Demokratike dhe Historike, e Përçarë me Urën e Ibrit të këputur ne dysh; Europa e Galileo Galileut, Europa e Xhordano Brunos, Europa e Jan Husit, Europa e Alfred Drajfusit, Europa e Promethenjve që Zjarrin e Lirisë e çon tutje apo Europa e Ernest Erverhardit?!
Zonja dhe Zotërinj, Shkëlqesi, marrim lirinë e shprehjes dhe Shprehim kënaqësinë e veçantë që të kërkojmë të shtrojmë pyetjen, për të cilën jemi të prirur të besojmë se shpreh edhe shqetësimin dhe preokupimin e të gjithë atyre që paqen e duan jo vetëm në fjalë por edhe në vepra:
Cili vizion dhe cili mision do të fitojë?
Le të na lejohet pra të citojmë Herman Hessen, një poet nobelist e një shiprt i ndieshëm po aq sa dhe kryengritës, i cili gjatë Luftes së Parë Botërore, për shkak te ideve pacisifiste qe shrënguar ta linte Gjermaninë dhe të shkonte në Zvicër, ku iu dha shtetësia zvicerane me 1923. Një ditë para se të vdiste, ai shkroi poezinë e tij të fundit, me titull: ‘Klithja e një dege të thyer’ ku në mes të tjerash shkruante:E tharë kumbon dhe këmbëngulëse është kënga e saj,/kryeneçe rikumbuese dhe në fshehtësi ankthi/do të vazhdojë për gjthë verën/për gjithë dimrin gjithashtu.Do me thënë: Këmbëngulëse është kënga e saj. Pra, Kënga e Lirisë, Kënga e Europës dhe Kënga e Kosovës së bashkuar.
Eppur si muove, me fjalë të tjera. Po, Zonja dhe Zotërinj, Eppur si Muove.E megjithatë, ne prapë e shtrojmë pyetjen: Cili vizion dhe cili mision do të fitojë? Ai që e tha Gëte se njëlloj si Lindja ashtu edhe Perëndimi të Zotit janë, apo ajo që tha Kiplingu, se Lindja është Lindje dhe Perëndimi është Perëndim, pra bashikmi apo ndarja, e kaluara apo e ardhmja, lufta apo paqja? Europa me Turqinë si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, në Vizionin e Qeverisë së Shkëlqesisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta e II? Vallë cilën tablo dhe cilat pamje do të preferojë Europa, ate të Mona Lizës apo Gernikën? Vallë, ku do të ishte sot Europa dhe ku njerëzimi sikur të mos bëheshin dy luftërat botërore, që nisën në territorin e saj?! Vallë çka mendon Marti dhe të gjithë ata që me Raporte që s’janë gjë tjetër veç se Aborte të politikave anakronike të qarqeve të vjetra te Europës së Vjeter, se vërtetë KFOR-i e EULEX-i i ka ndaluar dhe i ndalon shqiptarët për të bërë masakra?
Jo Zonja dhe Zotërinj. Adem Demaçi beri 28 vjet në burgjet më të tmerrshme të Jugosllavisë, po kurrë kush nuk e dëgjoi të thërriste për hakmarrje. Shqiptaret nuk i lejon as tradita, as edukata familare e as ajo kombëtare, as dija dhe madje as kulura perëndimore të bëjnë vepra të tilla, për të cilat mentorët e Politikës së Vjetër të Europës së Vjeter, i akuzojnë pa pra.
Shqiptari nuk e bën një gjë të tillë, e tha shumë qartë në Prishtinë, ish Presidenti i Shqperisë, Z. Alfred Moisu.
Pa egoizëm e pa fanatizëm, siç i ka thenë Ndre Zadeja Fulvio Cordignanos, kur ky po fyente randë kombin dhe atdheun tonë, duke lëshuar piskamën: Dëshmitare ty të thërras o e tepruemja/ duresë shqiptare, ti qi vuen pa za/ e bren pa ndi, e kjan pa ankim,/ e therr pa vra..Ata nuk i ndalon as Frika dhe as Ndëshkimi. Ata i Ndalon Ndërgjegja dhe Paqësimi, sepse e gjithë Rilindja Kombëtare Shqiptare fillon dhe mbaron, mëson, këshillon dhe frymëzon nën thirrjen e qartësisë lapidare që bëri poeti, publicisti, diplomati dhe burrështeti i shquar, Poeti i Pushkëve të Bardha, Shkodrani i Mençur e Shqiptari i Madh, Pashko Vasa, se: Urdhërat e Ndërgjegjës Kombëtare duhet të na vijnë për Krerë dhe të na bindin për Ushtarë.- Solomon…
Apo edhe siç do të thonin Bajroni dhe Diogjeni: Unë jam qyetar i botës, ki kurajon, mos ke frikë, eja me mua.
Shkoni, thoshte Xhek Keid, digjni arkivat mbretërore, dhe goja ime ka për të qenë Parlament i Anglisë, shkruante Ipolit Ten. Merrrni, ua solla, ishte një terren tepër i vështirë dhe vazhdmisht binte shi, do shprehej Generali i Ushrisë së Vdekur. Ju Lutemi, le të shkojnë dhe le t’i hapin varrezat masive; le të numërohen dhe identifikohen trupat e masakruar, le të hapen arkivat serbo-jugosllave, arkivat e monarkive ballkanike e të shteteve të tyre shoveniste, madje jo vetëm ato, dhe krimet që historikisht janë bërë kundër shqiptarëve, kanë për të qenë vet Apologjia Jonë më e mirë dhe më e drejtë në Parlamentin e Zvicrës dhe në Parlamentin e Europës. Prandaj Zonja dhe Zotërinj, më shumë Drejtësi për shqiptarët, më shumë korrekteëi Zonja dhe Zotërinj, sepse politika nuk është më e lehtë se fizika, siç ka thenë me të drejtë gjeniu i shkencës Albert Ajnshtajni, por edhe për vet faktin që e ka dëshmuar historia vet, se kurrë me nuk do të ketë paqe në kurriz te shqiptarëve, këtij populli që i ka kënduar me pasion Bajroni, Ronsari (Fanar i Rinisë e Kënga e të Urtëve (për Skëndërbeun), Viktor Ygo etj.; jo vetëm pse në hapësirat euro-atlantike kemi një realitet të ri, një njëmendësi të re, jo vetem pse rrethanat gjeo-politike nuk janë më aq te disfavorshme siç kanë qenë më përpara për shqiptarët, por pse do të na mallkojnë brezat qe vijnë.
Më shumë Dritë. Më shumë Drejtësi. Më shumë Paqe.
Rrëfe, o Mal i Sopotit/dhe ti, Tomor i Zotit, siç do të përkujtonte vargjet e Naim Frashërit, poeti qe ka hyjnizuar Zvicrën ashtu si vet Shqipërinë-Agim Shehu, e i cili gjithashtu në shkrimin për Naim Frashërin e ka ritheksuar thënjen e Lamartinit se: “Dheu ish vet perëndi e stërgjyshërve të shqiptarëve, siç qe dhe Dielli dhe Deti, ndaj besoheshin dhe adhuroheshin prej tyre”Ashtu siç do të shprehej Papa Gjon Pali i II: Falë dashurisë se jashtëzakonshme të kësaj shenjoreje të gjallë në mesin tonë, menjëherë pas popullit tim polak, thellë në zemër e kam popullin shqiptar, që është një popll i madh, sepse nuk mund të jetë i vogël një komb që botës i ka dhuruar shenjtëreshën e madhe – Nënën Terezë.
Ashtu siç do të shprehej ish Presidenti i Nderuar, Bill Klinton: Nënë, ndihem shumë krenar, dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin. Tashë populli yt në Kosove është i lirë dhe po ndërton demokracinë (Bill Klinton duke u lutur mbi varrin e Nënës Terezë në Kalkutë). Apo ashtu siç ka thënë një prej ikonave më të shquara të njerëzimt, Abraham Linkoln: “Ata që ua mohojnë lirinë të tjerëve, nuk e meritojnë ate për vete, sepse edhe drejtësia e Zotit do t’ua heqë atyre lirinë. Gjerësa unë nuk dua të jem skllav, nuk dua te jem as pronar skllevërish…Duke mos ia dashur të keqen askujt, duke ua dashur të mirën të gjithëve, me përkushtimin aq shumë ndaj së drejtës, sa Zoti na krijon mundësi ta shikojmë të drejtën. Atëherë, le të përpiqemi që ta mbarojmë punën që kemi ndërmarrë: t’ia shërojme plagët kombit, të kujdesemi për ata që ia kanë kushtuar jetën luftës, për të vejat e tyre dhe për jetimët e tyre, të bëjmë gjithëçka për të arritur një paqe të drejtë dhe afatgjatë brenda nesh dhe me të gjitha vendet e tjera”.
Pra, edhe një herë, Zonja dhe Zoterinj:
Mbrojtje/Apologji për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të drejtën tonë demokratike, legjitime, krejtësisht të natyrshme dhe pse jo edhe të perëndishme, Apologji për kombin shqiptar, Apologji për të vrarët dhe të zhdukurit në Masakrat e kryera nga klikat shoveniste ballkanike të Aleksandër Karagjorgjeviqit, të Nikolla Pashiqit, të Mareshalit Josip Broz Tito (sidomos në Drenicë – ne Arbninë e Vogël), të Gjeneral Jankoviqit, te Apisit e te Dorës se Zezë Serbe, të Drazha Mihajlloviqit, të Aleksandër Rankoviqit e të Sllobodan Millosheviqit, të Sava Batares e të Miliq Kërstes, Apologji per krimet e kryera nga Napoleon Zerva e bandat andarte greke të frymëzuara edhe nga Venezillosi për ëndrrën e çmendur të Vorio-Epirit, Apologji për bashkatdhetarët tanë – mish nga mishi ynë e gjak nga gjaku ynë – rënë në gjenocidin dhe etnocidin kundër shqiptarëve, Apologji për Albanokaustin, Apologji për të Masakruarit në: Masakrën e Tivarit e Lugut të Baranit, per Masakren e Isnqit kur me 1921 u prenë dhe u masakruan nga serbet 38 vete; të Becit, të Mejës, të Reçakut, të Preakzit, të Qyshkut, të Rahovecit, të Krushës së Madhe, të Belegut, të Burgut të Dubravës, Apologji për të Masakruarit në Masakrën e Peshkopisë, Apologji për Shpirtrat e Bardhë të Shqiptarëve të Zhdukur e të hedhur nëpër puse e shpella, Apologji për shqiptarët/europianët e djegur nëpër furrënalta e të ngrirë në frigoriferë, Apologji për Personat-Shqiptarët e Pagjetur e të Zhdukur, Apologji për të Masakruarit, të Torturuarit, të Karbonizuarit, Apologji për gjakun e brerë nga mijtë, Apologji për të masakruarit në kazamatet jugosllave, Apologji për Arkivolet e Djemve qe u ktheheshin nënave të vdekur nga shërbimi ushtrak jugosllav, Apologji për të Helmuarit e të Paralizuarit nga Helmi í Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, Apologji për të torturuarit në Goli Otokun famëkeq, në Qelikullat e Nishit, në CZ-n famëkeqe të Beogradit e në Kullën e Sheremetit, Apologji për të Vrarët, të Masakruarit e të Torturuarit e hedhur nëpër Varrezat Masive – me të cilat janë mbushur tokat shqiptare, Apologji për klavikulat e vjedhura, Apologji për faktet e fshehura e për artefaktet e vjedhura nga toka jonë, Apologji për arat e mbjellura me mina, Apologji për Plisat e Përgjakur, Apologji për të zhvendosurit nga vatrat stërgjyshore dhe nga trojet shekullore, Apologji për Urën e Ibrit të këputur në dysh, Apologji për Kosovën si tërësi territoriale – pra Apologji për Europën e Bashkuar, Apologji për Paqen edhe ashtu të Përgjakshme dhe Apologji, Zë-Thirrje dhe Zemër-Thirrje për Një Paqe të Përhershme në Hapësirën e Përgjakur Ballkanike, Apologji për nënat me lotë në sy, për nuset, për motrat, për vajzat që nuk dinë se ku i kanë djemtë, vëllezërit e burrat, Apologji për fëmijët që nuk dinë se ku i kanë prindërit, Apologji për kalamjtë e cfilitur të Kosovës martire, Apologji per motrat që nuk i lanë të bëheshin kurrë nuse, Apologji për nuset që s’i lanë kurrë të bëheshin nana, Apologji për gjymtyret e këputura e për kurmet e sakatosura, Apologji për Armatën e të Papunëve, Apologji për Varfërinë Ekstreme, Apologji për Shqiponjat që fluturojnë lart ndër shekuj por që presin si në një shtetrrethim për të marre një vizë (Shqiponjat fluturojnë lart – Ismail Kadare & Një shqiponjë e arratisur fluturon – Lasgush Poradeci), Apologji për Tragjedinë e Otrantos e për të mbyturit në lumin Tisa, Apologji për Europianët që nuk mund të venë pa viza në Europë, Apologji për viganin e mendimit e të veprimit politik e të vizionit Euro-Atlantik për Kosovën – Ukshin Hotin, Apologji për Albanokaustin…Kemi Kënaqësinë prandaj Zonja dhe Zotërinj, Shkëlqesi dhe Përfaqësonjës të Denjë të Tempullit të Lirisë dhe të Demokracisë Europiane, që t’Ju Lusim të Denjoni e Të Pranoni Paraqitjen e Ndjenjave Tona më të Sinqerta e të Konsideratave Tona më të Larta, së Bashku me Respektin e Thellë – si Përfaqësonjës të Denjë të Atdheut dhe të Kombit, të cilit e kemi për Krenari të Veçantë dhe të Ligjshme t’i Takojmë, e me të cilat Ndjenja Kemi Njëkohësisht dhe Nderin Krejtësisht të Veçantë:
Të Jemi;
Ne,
Kombi i Gencit, i Teutes, i Pirros e i Agronit, Ne – Kombi i Gjergj Kastriotit (Kënga e rinisë e fanar i të urtëve, të cilit i këndoi Ronsari e Bajroni), Kombi i Shën Florit dhe Shën Laurit (që u martirizan në atdheun e tyre Dardaninë antike e ku si vend matirizimi ishte Ulpiana), kombi i Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit (që u mbytë mu në Ditën e Krishtlidnjeve – mizorisht duke kaluar Drinin) e i Shtjefën Konstatin Gjeçovit (që u vra nga dora e zezë mizore serbe duke kaluar edhe ky Drinin) e i Nënës Terezë (për të cilën janë shprehur me pietete dhe me admirim të pashoq personalitetet më të shquara botërore, si Papa Gjon Pali II, Ronald Regan, Xhimi Karter, Bill Klinton), kombi i Elena Gjikës (e cilësuar me të drejtë si një nga tri gratë më të famshme të shekullit XIX, bashkë me G.Sand – (Arnandine Luçia Aurora Dupin) dhe me konteshën d’Agoult (Marie Chatheine Sophie), kombi i Bubulina Laskalinës (që luftoi me heroizëm kundër zgjedhes turke), kombi i Jeronim de Radës (të cilit Lamartini i shkruante se poezia kish lindur nga atdheu i tij dhe se atje duhej të kthehej, duke shtuar se shqiptarët i karakteizon sentimenti i lirisë dhe i të kaluarës së lavdishme historike), kombi i Naim Frashërit (për të cilin poeti disident shqiptar Agim Shehu ka shkruar: Si një kurorë besnikërie mbi gjithëçka që ka thënë, vjen betimi i tij si poet dhe shqiptar i madh: “Po të jetë se humbasim ne Atdhenë e dashur tonin/, qielli le të përmbyset, me të edhe perenditë”), kombi i Gjergj Fishtës (Homeri i shqiptarëve), i Hoxhë Hasan Tahsinit (Rektor i Parë i Universitetit të Stambollit, i doktouar për drejtësi në Universitetin e Sorbonës, Sokrati shqiptar siç e kanë quajtur me të drejtë, kurse turkologu rus V.D. Smirnov, e quajti Lomonsovi i Turqisë; “njeriu që e njihte aq thellë filozofinë e illuministëve fancezë e që zotëronte teorinë e Dekartit“), kombi i Pashko Vasës (guvernator i Libanit, autor i vargut vargmal ‘feja e shqiptarit është shqiptaria)’,kombi i Adyl Frashërit (politikanit largpamës të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) e i Ismail Qemalit (ky diplomat i shquar, baba i kombit e themelues i shtetit kombëtar shqiptar), i Hasan Prishtinës, i Sami Frasherit (Ideolgut të Madh të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që vuri themelet e Enciklopedisë Turke), i Faik Konicës (Princi i Gjuhës Shqipe, siç e quajti me të drejtë Gijom Apoliner) e i Fan Stelian Nolit (pa dyshim Kryeministri më erudit në historinë politike të Ballkanit e themelues i Kishës Autoqefale Shqiptare) i Karl Gegës (arkitekt i shquar që projektoi mbi dhjetera ura, hekurudha e tunele në Europë) e kombi i Aleksandër Moisiut (një aktor me famë botërore, të cilin me të drejtë e quajnë Aleksandri i Madh), i Naum Panajot Bredhit-Veqilharxhit e i Konstantin Nelko Kristoforidhit (Babai i Gjuhës Shqipe), i Eçrem Çabejt (Kurora e Albanologjisë) e kombi i Selman Rizës (jeta dhe vepra e tij prej albanologu e mëton ta dëshmojë nëvizimin që i ka bërë poeti Agim Shehu vlerësimit të studiuesit të shquar Robert d‘Anzheli, te “Enigma e Zgidhur”, se: “Shqipja si gjuhë është gjeniale, e është për t’u ardhur keq që ende nuk e kanë kuptuar rendësinë universale të saj”, ate që e pat thenë me të drejtë albanologu Holger Pedersen, se gjuha shqipe të fisnikeron shpirtin, ate që e ka thenë albanologu hungarez Ishtan Shfyc, se Gjuha shqipe është Zonja e Bllakanit);
Ne,
Kombi i Mic Sokolit (që i vuri gjoksin grykës së topit në luftën kundër ushtrive turke që shuan me lak e me gjak Lidhjen Shqiptare të Prizrenit) e Kombi i Oso Kukës (që hodhi në erë pushtuesit shekullorë të tokave shqiptare pasi këta ia kishin rrethuar Kullën e Vraninës e donin ta zhduknin ate dhe kombin të cilit i takonte) e i Selam Salarisë (që hidhte gunën mbi tela në Luftën e Vlorës me 1920 kundër pushtimit Italian të Shqipërisë).
Ne,
Kombi i Komandantit Legjendar të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës – Adem Jasharit, i cili si Kryekomandantët e Motit të Madh të Skëndërbeut, i Nderoi dhe i Lartësoi Armët e Kastriotit, i cili Shpatën dhe Përkrenaren e Heroit të Kombit Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut (të cilat akoma mbahen në Vjenë) jo vetëm që i solli prapë më afër kujtesës së bjerrur historike europaine por figurativisht edhe i nxorri nga muret e Vjenës e në muret e Kullës së Tij Kreshnike e mu ne log të luftës titanike për lirinë e Atdheut e të Kombit; e për të cilin Zotëri Bernard Kushner qe shprehur me të drejtë në Shtëpinë e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se po të kishte një Çmim Nobel për Lirinë, ky do t’i takonte Familjes Jashari, e të cilës do t’i përshtatej aq shumë, aq bukur dhe po aq madhërishëm, Vargu i Poetit të Kombit, Naim Frashërit: Lum si ti, shpirt i pamort, lum si ti zemër hyjnore…
O forcë e shpirtit, ti qëndron sipër njerëzimit dhe i përket qiellit…
Ne,
Që kemi vetëm një Urim, vetëm një Zotim:
PERËNDIA I MBAJTË DORËN SIPËR BALLIT, KOMBIT DHE SHTETIT TË GJERGJ KASTRIOTIT, TË ABDYL FRASHËRIT, TË ISMAIL QEMALIT E TË ADEM JASHARIT.
DHE KREJTËSIHT NË FUND, DUKE PARAFAZUAR NJË PSALM TË LASHTË IRLANDEZ:
ZOTI I MADH E I PLOTFUQISHËM U MBAJTË JU DHE POPUJT TUAJ LIRIDASHËS E DEMOKRATIK, KOMBET E EUROPES SË BASHKUAR E TE LIRË, NË PËLLËMBËT E DUARVE TË TIJ TË SHENJTA.
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6