• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NEW YORK, LULE PER MITHAT FRASHERIN NE PERVJETORIN E LINDJES

March 19, 2016 by dgreca

Nga Dalip Greca/

WESTCHESTER, FERNCLIFF, NY: Mithat Frashëri u lind në Janinë me 25 Mars 1880 dhe ndërroi jetë  me 3 tetor 1949 në New York në rrethana të mistershme, ku nuk mungojnë tezat e helmimit, pavarësisht se diagnoza mjeksore ka shënuar  attak kardiak. Varrimi i Apostullit të shqiptarizmës u bë 9 ditë pas vdekjes, cfarë e shton më shumë mjegullën rreth personalitetit më të spikatur të nacionalizmit shqiptar dhe eleiminimit te tij.

Një grup patriotësh me në krye ish të përndjekurin politik, që kaloi rininë e tij në burgjet e diktaturës, Pëllumb Lamaj, për gati një dekadë  e nderojnë udhëheqësin e Ballit Kombëtar në cdo përvjetor Lindjeje dhe e përkujtojnë me veprimtari edhe në përvjetorin e vdekjes ne Ferncliff Cemetery, ne Westchester County, New York, ku prehet prej 67 vitesh eshtrat e te ndjerit .

Edhe sot, e Shtunë 19 Mars, Pëllumb Lamaj dhe bashkëvuajtësit Fatmir Muja së bashku me djalin Ilirin, Edmond Sejko, Eduard M. Dilo, Ilir Hysa shkuan tek varri i kryeatdhetarit Mithat Frashëri që ende i qëndrojnë eshtrat në tokën amerikane, larg vendlindjes, dhe vendosën kurorë me lule, buqeta me karafila dhe flamurin kuq e zi së bashku me atë amerikan në krah, si dhe një banderolë për  Apostullin dhe Shqipërinë Etnike. Në këtë përkujtim ishte edhe dr. Skënder Murtezani, Kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës. Në krye të degës së Vatrës në Queens dr. Murtezani ka zhvilluar disa veprimtari në nderim të Mithat Frashërit, si një simpozium shkencor me kumtesa si dhe një përkujtimore në Hotelin ku ndërroi jetë presonaliteti i Shquar Mithat Frashëri.

Në veprimtari ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe gazetarët Robert Papa i  TV FOKUS dhe Editori i Diellit Dalip Greca.

Në fjalën e tij z. Pëllumb Lamaj, evokoi jetën dhe veprën prej patrioti të pastër të Mithat Frashërit, sakrificat e tij si shërbestar i Kombit, kontributin e madh në Kulturën shqiptare, shërbimi ndaj popullit shqiptar, ku ndricon roli i avokatit të madh në mbrojtje të popullsisë Came, kontributi ne ngjarjet e Pavaresise, ku mbajti post Ministri, i pari që dha dorëheqje; lufta kundër Komunizmit dhe themelimi i Ballit Kombëtar dhe më pas përzgjedhja e tij në krye të Komitetit Shqipëria e lirë, e para qeveri serioze në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore.’.

  1. Lamaj përsëriti dhe një herë mesazhin që ai  ka dërguar në cdo përvjetor të tillë Kombit dhe Shtetit shqiptar për kthimin e eshtrave në Atdhe pranë  Abdylit, Naimit dhe Samiut, edhe pse nuk ka besim tek klasa politike e Shqipërisë, e cila duket se ende nuk është kthyer realisht nga vlerësimi i figurave Kombëtare. Kthimi i eshtrave të Mithat Frashërit në Shqipëri i bën nder Kombit. Ai denoncoi heshtjen e Historiografise qe vazhdon ta anashkaloje kete figure te ndritur Kombetare.

Lamaj e ka përjetësuar figurën e MITHAT Frasherin ne nje dokumentar, qe vazhdon te terheqe vemendjen e shqiptareve.

Më pas, Pëllumb Lamaj, ka nxjerrë një fletë Letre, ku ka të shkruara me një kaligrafi të pastër, vargje shpirti të poetit Kudret Kokoshi. Këto vargje, spjegon Pëllumbi, u shkruan atë natë, kur në burgun e Burrelit mbërriti lajmi i vdekjes së Apostullit të Shqiptarizmit Mithat Frashëri.

Ja vargjet e kudret Kokoshit:

Në dhe’ të huaj larg shqipes me gjak lyer

Që Ti me ankth aq shumë e dashurove

Në dhe’ të huaj prej fatit të zi ndërkryer

Atdheut të vuajtur jetën i dhurove.

 

Baba i Kombit ndër beteja plakur

Ti zemrat tona me ideal i ngrohe

Rrugën e jetës tonë përflakur

Hyjnor, promethe’ ti na e ndricove.

 

 

Ndër male e fusha nga veriu në lindje

Gjëmon jehona e thirrjes shpëtimtare

Vrapo, vrapo Shqipëri për në Rilindje

Thërret Mithati : Shqipëria e Shqiptarëve

KUDRET KOKOSHI

Burgu i Burrelit, Tetor 1949…

Eduard M Dilo, tha se:”Na ka mbledhur sot këtu përkujtimi i Mithat Frashërit(Nderi i Kombit), këtij Titani të shqiptarizmës, që lindi, u rrit dhe mbylli sytë vetëm me dashuri të pakufi si rrallë kush për Shqipërinë Etnike. Është në nderin e secilit që në deje i rrjedh gjak i pastër shqiptar,  të përulet me respekt të thellë karshi këtij Patrioti të papërsëritshëm. Kjo është”Fytyra e vërtetë e Kombit” se u lind në të u rrit e u ushqye vetëm me dashuri për Shqipërinë Etnike. Ai me veprën dhe veprimtarinë  thellsisht Kombëtare u bë figura qëndrore deri në frymën e fundit. Pseudoshqiptarët e cdo ngjyre i tmerron figura e pastër e tij ndaj edhe pse është”Nderi i kombit” i është mohuar plotësimi i Testamentit të Tij.

Mithat Frashëri ka frymëzuar, frymëzon dhe do të frymëzojë  kurdoherë gjithë ata që përpiqen për kauzën kombëtare.

I paharruar Kujtimi i Tij!

Edhe pedagogu Ilir Hysa ka folë dhe ka vlerësuar figurën dhe veprën e Mithat Frashërit, duke apeluar që shteti shqiptar të vlerësojë realisht duke ia kthyer eshtrat në Atdhe, për të cilin ai luftoi deri në castet e fundit të jetës së Tij.

Dr. Skënder Murtezani, u ndal në momentet kyce të jetës së Mithat Frashërit dhe tha se që në fëmijëri ai ishte frymëzuar nga madhështia e figures se Tij. Mithat Frasheri eshte kolosi I fundit i Frasherlijve, tha ai. Sa me shume lexon per veprimtarine e tij aq me shum e dashuron kete figure te pakrahasushme, te ketij punetori pa interes per Shqiperine dhe interesin kombetar. Në të u dëshmua nje figure e shkëlqyshme e një demokrati të avancuar, diplomati vizionar dhe patriot, që kur nuk lejoi të shuhej cështja e Shqipërise se dëmtuar.

Murtezani tha se Mithat Frashëri ishte njeri i pajtimit kudo qe i viheshte flaka vëllazërimit Shqiptar ay me autoritetin dhe fjalet e tij dinte si ta shuan. Rasti i problemit mes anetareve te shoqates se Manastirit me 1906 e autoriteti dhe besimi ne kete patriot beri qe punet te vazhdojne pa shqetësime.

Ne qeverine e pare Shqiptare te Ismail Qemalit zgjidhet Minister i Puneve Botore, pas disa muajve eshtë ministri i pare shqiptar qe jep doreheqje, ky moment mund te debatohet, mendimi esht se ai beri kerkese qe luftëtarët Shqipetar te perdorur nga shtetet e ndryshme ne luften ballkanike të mos ktheheshin ne Vlore ,po  te qendronin që të mbronin  Janinen shqiptare.

Ishte Mithat Frasheri qe ua tha hapur dhe publikisht patriotve dhe diplomateve Shqiptar se Europa nuk ndihmon interesin Shqiptar,  se ajo e ka prioritet dhe ushqen interesin Sllav dhe Grek.  Ky instikt e drejtoj ne kahje te shkelqyshme diplomatike;  ne vitin 1914 fillon korrespondencen me Presidentin Wilson.  Kjo korespondence e viteve 1914-15 ishte e sukseshme,  sepse Zotri Mithat Frasheri perforcoj principet e presidentit Wilson ne mbrojtjen e popujve te rrezikuar,   presidentit Wilson mbrojti Shqiperine  mbrojti egzistencën e atdheut tone.

Dergimi i Prememorjes ne tubimin ku do te formohej mbreteria e Serbeve-Sllovenve-Kroatve, është një  akt pjekurie i atdhetarit të dorës së pare, Mithat Frashëri . Me nje gjuhe diplomatike ua terhoqi verejtjen: nese fillojne nje shtet duke zaptuar trojet Shqiptare  Ballkani kurrë nuk do jete i qetë.

Jeta e tij diplomatike ka vazhduar njeherit si keshilltar per pune te jashtme ne qeverine e Princ Vidi-t, pastaj  konsull ne Beograd dhe Athine. Ne vitin 1920 duke bashkëpunuar me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, shpetoi qeverine e Kongresit të Lushnjes nga kolapsi financiar udheton per ne Amerike ku e prêt zotri Mehmet Konica. Autoriteti i Mithat Frasherit pastertia e tij patriotike dhe personale ne qarqet patriotike Shqipetare,  ndihmon qe ky projekt i perbashket me Vatren ne  mbledhjen e ndihmave per shtetin Shqipetar te rezultoi ne mbledhjen e 198 mijë  dollareve.

Pasi dorezon parate ne atdhe delegohet nga Vatra per pun diplomatike ne Zvicer.

Ne mesin e viteve 20-ta  terhiqet nga politika por jo nga puna atdhetare . Krijon Librarine “Lumo Skendo”. Numri I librave per pak i tejkaloj 40 mije. Ajo ishte librari e hapur per nxenes dhe student si dhe per publikun.

Mithat Frasheri, tha dr. Murtezani, punoi me perkushtim te vecante ne dokumentimin e vazhdimsise se qytetrimit shqiptar prej te Marin Barletti deri ne kohen e tij.   Mid’hat Frashëri, ashtu si Syrja Vlora, si një nga historianët e parë të Perandorisë Osmane dhe të Shqipërisë, i panjohur deri tani për këtë ndihmesë të tij, do t’i shikonin dhe analizonin se bashku dokumentet, si një burim të rëndësishëm për të ndërtuar një urë ndërlidhëse ndërmjet së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, për të vendosur një histori dhe një kulturë në vijimësi dhe vazhdimësi të kombit shqiptar.
Mithat Frasheri, tha dr. Murtezani, i jepte rëndësi të madhe kërkimeve dhe grumbullimit gjerësisht të dokumenteve për Historinë e Shqipërisë në arkivat e vendeve të tjera, veçanërisht në arkivat e Turqisë, Venedikut, Milanos, Raguzës, Vatikanit, Propogandës  Fide, Mbretërisë së Aragones, të Parisit, Londrës, Vjenës, Petërburgut, Athinës, Mid’hat Frashëri një rëndësi të madhe iu jep dhe arkivave të Venedikut. Ai shkruan se ato mbushin dhjetra dhoma të Manastirit Ferari,“Arkivat e Venedikut janë hulumtuar lidhur me historinë e Shqipërisë nga studiues të huaj të shumtë , veçanërisht gjatë viteve 1812-1875. Ndër këta, Mid’hat Frashëri do të theksojë Carlo Denois, Ceçhette, Makushef, Gregorovic, Lamnasky, Bogonic, Sathas, Marti Thomas etj.
Gjithashtu, Mid’hat Frasheri, duke parë punën e vazhdueshme dhe këmbëngulëse të At Shtjefën Gjeçovit në grumbullimin dhe ruajtjen e thesareve të kombit shqiptar, më 25 tetor 1922 dhe duke vlerësuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si një ngjarje të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i shkruan për formimin e një shoqërie, e cila do të kishte si detyrë të mblidhte dokumentet për këtë ngjarje.

Veprimtaria e Mithat Frasherit na la aq shum njohuri me vlere enciklopedika dhe tani të gjithë e dime nga e kishte kete prirje, po na ka nxjerrë perpara nje det të pafund per hulumtime ne te ardhmen. Mithat Frasheri veproi si nje institucion jo si individ.

Më pas folesi u ndal edhe ne kontributin nacionalist te Mithat Frasherit, Krijimi I Ballit kombetar, c’ka perben nje moment të gjenialitetit te tij dhe tregon se ideologjia Kombetare, ishte e vetmja qe I duhej Shqiperise.

Mithat Frasheri me 1947 I propozoj ambasadorit  Amerikan ne Itali  formimin e nje komiteti nga patriot Shqiptar qe sipas Mithat Frasherit do te fillonin luften kunder okupimit Serbo Rus te Shqiperise dhe tokave Shqiptare te kamufluar nen masken e komunizmit.  Ne vitin 1949 deponimi i hulumtimit te  Robert Joyce/1946-1948 para senatit Amerikan /oficer i larte prane “Office of special Operations”/  per personalitetin e Mithat Frasherit prej rinise se hershme dhe deri te formimi i Ballit Kombetar , ishte shumë bindës me konkludimin se  Mithat Frasheri eshtë  njeriu me i pershtashem për  të udhëhequr “Komitetin Shqipria e Lire” senati i dha statut te Personit te rendesishem per sigurine e shtetit Amerikan” … Per fat te keq  nuk ishte jetegjatë, ndërroi jete me 3 Tetor te vitit 1949 , dy jave pasi u emrua  kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë.
Dr. Murtezani u ndal dhe ne nje moment te rendesishem: Me 4 Prill 1929, Mid’hat Frashëri do të shkonte në Noterinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ku do të nënshkruajë Testamentin me nr.163. Me këtë testament, gjithë pasurinë e tij mbas vdekjes ia dhuronte kombit shqiptar. Kopjen e këtij testamenti ai ua dorëzoi dhe bashkëkohësve të tij, tek të cilët kishte besim, të cilët ishin: Njazi Tirana, Sotir Kolea, Dhimitër Berati, Et’hem Fuad Frashëri dhe babai i Teqesë së Frashërit. Mid’hat Frashëri, nëpërmjet këtij testamenti, gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme, librat, mobiliet i linte për krijimin e një Instituti Albanologjik, të një qendre shkencore për studiuesit shqiptarë, në të cilin do të kryenin studimet e tyre për Historinë e Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë testament ai kërkon që biblioteka e tij private të ruhej e plotë, ashtu si i kishte mbetur e trashëguar nga i ati, Abdyl Frashëri dhe të afërmit.
Librave të bibliotekës së tij dëshironte që t’iu vihej vula me nënshkrimin “Biblioteka Lumo Skëndo, 1897”. Një skicë e vulës ishte përgatitur nga Eshref Frashëri.

Nëqoftëse ndonjëri do të mungonte, në kohën kur Mid’hat Frashëri do të kishte ndërruar jetë, do të zëvendësohej nga Athanas Shundi, farmacist në Tiranë, dhe Hasan Toptani, biri i Murat Toptanit. Testamentin e tij ai e përfundon duke shkruar këto fjalë:

“Nuk di ku do të vendoset Instituti, po, nëqoftëse goditet pakëz jashtë qytetit do të donja varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjër, duke hyrë nga porta e rrugës. Mbi këtë varr dua një copë gur të madh dhe një qiparis. Më duket sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjallimin e tij”.

Murtezani tha se kishte hulumtuar rreth dokumenteve te autopsies, e cila me të gjitha gjasat eshte kryer sepse u varros me 9 Tetor 1949 ne keta Varreza ketu ne Upstate NY. Per kohe te shkurt u mbajt ne shtepine e funeralit Campbell diku afer nje muzeu ne Manhatan, (sipas kujteses se Dr Agim Leka). Qeveria Amerikane mori te gjitha masat kjo ceremony do te zhvillohej me dinjitet.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, e lindjes, LULE PER MITHAT FRASHERIN NE NEW YORK, NE PERVJETORIN

Prof. Dr. SAMI REPISHTI NË 90 – VJETORIN E LINDJES

July 18, 2015 by dgreca

“Profesori që vazhdon të na mahnitë me freskinë e forcën e mendimit”- (Fotaq Andrea)
Nga Anton Çefa*/
“Familja Repishti” është shembulltyra e familjes shkodrane të njohur në dy rrafshe veprimtarie: në atë atdhetare dhe në atë fetare.
Gjyshi i Samiut, Haxhi Jusuf Repishti, njeri me kulturë të gjerë dhe me një bibiliotekë të pasur në shtëpi, krahas veprimtarisë fetare, shquhej edhe për një veprimtari të vazhdueshme kombëtare. Ai qe një ndër firmëtarët e Memorandumit të dt. 13 Qershor 1878, dërguar Kryeministrit britanik Lord Disraeli, në Kongresin e Berlinit për mbrojtjen e tokave shqiptare. Ai qe edhe kryetar i Komisionit për financimin e forcave të Lidhjes së Prizrenit, Dega e Shkodrës, që luftonin për mbrojtjen e tokave shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, nga ushtritë e Malit të Zi.
I ati i Samiut, Hafiz Ibrahim Repishti, qe atdhetar i devotshëm, politikan demokrat, burrë i nderuar, një nga hoxhët më të shquar të qytetit, një shembull i shquar i idealit të lartë për fe e atdhe, i pajisur me një kulturë të lartë teologjike nga Universiteti i Istanbul-it, i kualifikuar në mënyrë të veçantë për të drejtën kanonike islame. Luftoi me armë në dorë, i rreshtuar në forcat vullnetare të Shkodrës, që luftonin kundër ushtrisë së Malit të Zi gjatë rrethimit të Shkodrës, në vitet 1912-13. Në luftën politike të viteve 1920-24, u radhit me vendosmëri në krah të opozitës demokratike, me grupin politik “Ora e Maleve” të At Gjergj Fishtës, At Ambroz Marlaskajt, Luigj Gurakuqit, Xhemal Bushatit etj. Në vitin 1923, zgjidhet përfaqësues i qytetit të Shkodrës, anëtar i Asamblesë Kushtetuese e më vonë deputet i opozitës fanoliste. Gjatë qëndrimit të tij në Parlament, ka kryer funksionet e Nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Jurisprudencë dhe të Komisionit Parlamentar për Arsimin. Me ardhjen e A. Zogut në fuqi, u dënua me vdekje “in absentia” dhe u detyrua të kalojë në ilegalitet për një periudhë njëvjeçare. Me 1928, u internua në Shijak për tetë muaj si armik i regjimit monarkist. Vdiq në vitin 1943, viktimë e keqtrajtimit nga ana e policisë fashiste italiane, duke lënë gruan me gjashtë fëmijë, prej të cilëve djali i madh ishte Samiu.
Mbi nënë Havanë, bijë e fisit të Bushatlijve, mbeti kujdesi i familjes. Është pak me thanë një nënë shembullore. E pakufishme në dashurinë e saj, e pandalur në sakrificat e saj, autoritare në butësinë e saj, e pamposhtur në vuajtjet e saj. Dinjitoze dhe stoike si ajo. Mbas arratisjes së djalit Fahri, atë me të gjithë familjen e internuan në kampet e përqendrimit të Beratit dhe të Veliqotit, Tepelenë. Nënë Havaja ishte 54 vjeçe, motra Hadije 14, vëllau Vehbi 11. Vuajtje të papërshkrueshme të përballueme fisnikërisht!
Janë për t’u vënë në dukje marrëdhëniet shpirtërore të Samiut me nënën, sepse ato qenë të veçanta, dhe po ashtu qe edhe ndikimi i saj në formimin e tij. Në njërën nga letrat që i shkroi Andre Malraux-s, kur po përgatiste diplomën për doktoratë në Francë, Samiu na e bën të qartë këtë. I mbushur me ndjenjën e dashurisë dhe të vëllazërimit njerëzor, i etur për lirinë dhe të drejtat e individit, i shqetësuar për fatin e njeriut, nga njëra anë, dhe i çoroditur nga gjendja e krijuar nga rregjimi kriminel antinjerëzor i komunizmit, nga ana tjetër; është ajo, e ëma, që mbas lirimit nga burgu e frymëzon dhe e sjell në jetë. Ja si shkruan ai në letrën dërguar Malraux-s: “Kur dola nga burgu, fillova të kuptoj se e tërë pjesa tjetër e botës ishte e huaj për mua, përveç nënës sime. E shtrëngova fort në krahë. Qau! Nuk shkëmbyem një fjalë. Por e ndjeja aq pranë meje. Qëkurse isha nda nga shoqëria, ajo kishte qenë për mua personi i parë që më mbante të përmallur me praninë e saj, jo sepse ishte nëna ime; edhe vëllezërit e motrat e mia ishin aty; por gjithçka qe ndryshe me ta, me to. Kurse me atë, me nënën time, kishte ndodhur si me mua, kishte qenë e burgosun së bashku me mua, përbrenda meje, ajo, nji banore e botës, që e vetme kishte bërë të mundur komunikimin njerëzor; ajo nuk ishte si të tjerët, ‘një e huaj’. Kishte tek ajo krijesë e moshuar një si aureolë pafajësie, e mjaftueshme me përligjë revoltën që më ziente përbrenda, dhe që ta merrshe në mbrojtje, revoltë e drejtë dhe sigurisht njerëzore. E dojshe nënën siç dojshe përligjjen e aktit tim. Me të dhe përmes saj fillova proçesin e ‘pajtimit’, pa mundur dhe pa dashur ta plotësoj”.

* * *
Jeta e Samiut qe e vështirw, por e pasur me ngjarje, e ngarkuar tej mase me veprimtari shoqërore, kulturore, dhe sidomos, atdhetare. U lind në Shkodër, në vitin 1925, ku kreu studimet e para, dhe të mesmet në Liceun “At Gjergj Fishta”. Në vitet 1942-43, ndoqi studimet në Universitetin e Firenze-s (Itali), Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë, por u detyrua t’i ndërpresë për arsye të luftës.
U rrit në vitet e Monarkisë me frymën e kundërshtarit të saj, dhe u poq, si thotë populli, në vitet e pushtimeve të huaja italiane dhe gjermane si armik i tyre, mori formimin e plotë dhe përcaktoi qëndrimin e tij jetësor si ithtar i lirisë dhe i emancipimit shoqëror, si luftëtar për të drejtat e njeriut, në vitet e para të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Gjatë viteve të pushtimit të huaj (1939-44), u aktivizua në lëvizjen e rezistencës pa anëtarsim partiak. I zhgënjyer nga propaganda dhe ushtrimi i terrorit nga ish-Partia Komuniste e Shqipërisë, që nga viti 1945 kundërshtoi diktaturën e përgjakshme, që u vendos në atdhe. Në vitin 1946, u arrestua dhe mbas 14 muaj torture të egër në qelitë e Sigurimit të Shtetit, u dënua me 15 vjet burgim të rëndë dhe punë të detyruar, nga të cilat bëri plot dhjetë vjet. Fillimisht, qe i burgosur në burgun e Shkodrës, mandej kaloi në kampet e punës së detyruar të Bedenit (Kavajë), Maliqit, Urës Vajgurore (Berat) Levanit (Fier), Vjosës, aeroportit të Rinasit (Tiranë), nga ku u lirua në korrik 1956. I liruar nga burgu fitoi bukën e përditshme për vete dhe për familjen tejet të vorfnueme si punëtor krahu në hapjen e kanaleve në një moçalishte të Fermës Zooteknike, dhe në kantieret e ndërtimit, i përbuzur, i nëpërkëmbur dhe i përndjekur vazhdimisht. U arratis në Jugosllavi në gusht 1959, ku kaloi plot një vit në qelitë e destinuara për emigrantët politikë. Në qershor të vitit 1961, policia jugosllave e transferoi në kampin për refugjatë të Gerovo-s (Kroaci), nga ku u arratis në Itali, në shtator 1961. Në kampin e refugjatëve San Sabba (Trieste), ku qëndroi vetëm tri javë, fitoi të drejtën e azilit politik, dhe mbas një qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Capua-s (Napoli) dhe Latina-s (Romë), në prill 1962 emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku filloi jetën e re si shqiptaro-amerikan.
Me nji dashuri të ethshme për dije dhe me një vullnet të papërkulur për studime, Samiu u bë një personalitet intektualisht i kompletuar për një veprimtari jetësore të ndergjegjshme, këmbengulëse, dhe të frytshme për shoqërinë dhe për atdheun. Porsa erdhi në Amerikë, për 15 vite me radhë iu vu studimeve. Në verën e vitit 1962, u diplomua nga English Language Institute të Queens College (CUNY). Në vitin 1962-64, mori Diplomën në frëngjisht (B.A.) (minor: ekonomi), përsëri në Queens College, njëkohësisht edhe Çertifikatën për arsimtar nga Shteti i Nju York-ut. Më 1965-69, studioi frëngjisht dhe mori Diplomën magjistraturë në frëngjsiht, (M. A. CUNY). Në vitin 1970, fitoi bursë nga Qeveria Franceze për studime në fazën e “aggregation” në Universitetin e Parisit (Francë), dhe në vitin 1974, përfundoi programin e doktoratës për frëngjisht pranë Graduate Center of the CUNY, ndërsa për tre vjet (1974-77), punoi në përgatitjen dhe mbrojtjen me sukses të tezës për doktoratë (shkurt 1977), një studim i thuktë i veprës së shkrimtarit francez Andre Malraux. Për arsye praktike, ai u pajis edhe me Diplomën për Administratë Arsimore nga Hofstra University, N.Y. (1978), që i mundësoi emërimin e tij si shef i departmentit të gjuhëve të huaja në distriktin shkollor të qytetit Malverne, N.Y.
Para se të fillojë karierën e tij akademike, Sami Repishti punoi si nëpunës në Seksionin e Rindërtimit në Shkodër (1945-46). Mbas burgimit dhe arratisjes, punoi si nëpunës në Seksionin e Statistikës në Zagreb (Kroaci). Më 1961-62, ai u punësua si përkthyes i Konsullatës amerikane në Napoli e Romë. Gjatë qëndrimit në Kampin e refugjatëve të Capua-s, ai dha mësime frëngjisht për refugjatët që mërguan në Belgjikë. Në SHBA, u punësua pranë një kompanie amerikane në Wall Street, dhe në vitet 1966-1991, si profesor i frëngjishtes dhe italishtes pranë liceut Malverne, N.Y. Njëkohësisht, gjatë viteve 1975-79, ka dhënë mësime si pedagog i jashtëm pranë Universitetit Adelphi, N.Y. Që nga viti 1975-1991, datë e pensionimit, ka shërbyer si kryetar i departmentit të gjuhëve të huaja për shkollat e qytetit Malverne, N.Y. Gjatë viteve 1976-91, ka qenë edhe koordinator i programit të studimeve të avancuara Lice-Universitet pranë Adelphi University, dhe në vitet 1975-77 si asistent professor i frëngjishtes, (pedagog i jashtëm). Në qershor 1991, ka dalë në pension.

***
Gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij prej njeriu me zemër të madhe, Dr. Repishti ia kushtoi lëvizjes për të drejtat e njeriut, sidomos në ndihmë të shqiptarëve të trojeve tona të “Shqipërisë lindore” (si e quante ai Kosovën dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë). Atë e ka shqetësuar gjatë gjithë jetës dhe e shqetëson edhe sot e kësaj dite problemi i “njeriut”, i potencialit të tij fisnik si dhe çoroditja e çnjerëzimi i tij për shkak të rrethanave të pafavorshme. “Gjatë udhës, shkruan ai, takova dhe njoha më mirë “njeriun”, krijesën fisnike, e të etshme për liri, të djegur për vëllazërim e njëkohësisht, të aftë me zbritë poshtë, në botën ku mbretëron çnjerëzimi më i plotë e vdekja më e frikshme. Në këtë botë të nëntokës përqafova viktimën, dhe e deshta me pasion”.
Si aktivist i të drejtave të njeriut, Dr. Samiu ka qenë anëtar që në fillim (1976) i Amnesty International, dhe koordinator për Jugosllavinë dhe Shqipërinë (komuniste) me: AI: East European Coordination Committee, me qendër në Nju Jork City. Mbas vitit 1982 ka bashkëpunuar edhe me NY State Bar Association, Commission of Human Rights, dhe Minnesota Lawyers International Human Rights Committee.
Dr. Repishti është i pari shqiptaro-amerikan, që ka ngritur problemin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi para Kongresit Amerikan (prill, 1965), ka dëshmuar pa ndërprerje para Komisioneve të Kongresit (Dhomës dhe Senatit), si dhe qëndrave studimore amerikane kryesisht për problemin kosovar. Në vitin 1986, ai kërkoi hapjen e përfaqësisë amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe hapjen e përfaqësisë kosovare në Washington D.C., që u aprovua nga Presidenti W. J. Clinton, më 1993.
Dr. Repishtin e ka shqetësuar, gjithashtu, edhe problemi i Çamërisë. Për këtë, ai së bashku me Dr. Zamir Shtyllën dhe z. Agron Alibalin, organizoi në Fordham University, N.Y. City, “Seminarin e Parë Kulturor mbi Çamerinë”, më 12 Qershor, 2000. Në këtë seminar, Samiu parashtroi me hollësi gjendjen e Çamerisë me shifra e fakte, gjeografinë dhe historinë e saj që nga koha e Lidhjes së Prizrenit dhe deri në ditët tona. Seminari nxori në dritë shkeljet flagrante masive dhe të përhershme të të drejtave të njeriut të popullsisë shqiptare në Çameri, duke u nisur nga e drejta e jetës, e drejta e zotërimit të pronës e të pasurisë, etj., dhe kritikoi ashpër shtetin nënë “demokratik” që nuk e ngriti zërin në mbrojtje të bijve të vet. Nën kujdesin e tij, materialet e seminarit u botuan në saje të kontributit bujar të Albanian Center Inc. N. Y.
Dr. Repishti është bashkëthemelues (1986) dhe drejtor ekzekutiv i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986-1992); bashkëthemelues i organizatës “Rinia Shaqiptare Kosovare në Botën e Lirë”, (1968-1992); Kosova Relief Fund USA, Inc. (1978-2000); i American Friends of Albania, sekretar (1992-1996), bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (1996-1998), dhe anëtar bordi i disa organizatave shqiptaro-amerikane. Në vitin 1962, është bërë anëtar i “Vatrës” deri në vitin 1968, kur u tërhoq për arsye mospajtimi me disa orientime të “Vatrës” lidhur me “politizimin” dhe partizanitë e partive poitike të emigracionit shqiptar. Ai vazhdon edhe sot e kësaj dite të merret me studime shqiptare, dhe me të drejtat e njeriut.
Në fushën e veprimtarisë letare, ku spikat një talent i padiskutueshem, ai na ka dhënë dy xhevahire të prozës tregimtare: “Pika Loti-Tregime burgu” dhe “Nën hijen e Rozafës-Narrativë e jetueme”. Veprat dëshmojnë qartë që ai e sakrifikoi talentin letrar artistik për t’iu kushtuar lëvizjes për të drejtat e njeriut.
Dr. Sami Repishti është vlerësuar nga institucione të ndryshme në verimtarinë e tij humane, shoqërore, atdhetare, akademike etj. Në vitin 1964, me Departmental Honors (frëngjisht), College Honors for achievement; Më 1965, W. Wilson Honorable Mention; më 1970, Bourse d’etudes du Gouvernement français; 1988: AANO Pllakë mirënjohjeje për veprimtari në fushën e të drejtave të njeriut, dhe distinktivin e Kryepeshkopatës Shqiptare në Amerikë për të drejtat e njeriut; më 1991, kandidat për Çmimin Yavner Shteti i New York-ut, arsimtar i dalluar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut; më 1991, “Dhuratë për demokraci”, nga Kandidati për president W. J. Clinton dhe Mrs. Clinton etj. Ai është dekoruar disa herë nga qeveritë shqiptare dhe amerikane për veprimtari patriotike dhe akademike. Në vitin 2004, për kontributin e pareshtur ndaj problemit të Kosovës, u dekorua nga Presidenti Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, me rastin e 125-vjetorit të kësaj ngjarjeje madhore të historisë sonë. Ai është anëtar nderi i Institutit Alb-Shkenca. Para pak vitesh, Bashkia e Shkodrës emëroi një rrugë të qytetit me emërin e tij: “Rruga Sami Repishti”, një simbolikë nderimi dhe pavdekësie. Ajo tabelë ogurmire në krye të asaj rruge do t’i kujtojë Shkodrës, breznive të sotme dhe të ardhme, një nga bijtë e saj që u përpoq gjithë jetën për të pakësuar vuajtjet e tjerëve.
(Kohët e fundit, Dr. Repishti ka dërguar kopje të shkrimeve dhe dokumente të veprimtarisë së tij në Muzeun Historik të Qytetit të Shkodrës, dhe në Bibliotekën Universitare të Republikës së Kosovës).
Edhe pse në moshë të thyer, Dr. Repishti vazhdon punën e tij në hullitë e veprimtarisë së tij të zakonshme. Atë e shqetëson çdo gjë jo e mirë që ngjet në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet tjera tonat në Ballkan. Dhe ai i përgjigjet flakë për flakë çdo problemi preokupues. Ai ka demaskuar gjendjen dhe zhvilimet politike në Shqipëri mbas vitit 1990, të cilat, siç shkruan ai: “kanë anashkalue imperativin kategorik të demaskimit të periudhës së tiranisë komuniste në Shqipëri. Krimi nuk është dënue, e krimineli ashtë kthye në pushtet i veshun me rrobën e ‘socializmit europian’. Gjendja politike vazhdon të jetë kaotike, ajo ekonomike e dëshprueme…’; Shqipëria ‘demokratike’ dështoi të lindë si antitezë e mentalitetit dhe praktikës kriminale enveriste”.
Gjatë gjithë jetës, ai nuk e ka lëshuar penën nga dora. Fryt i kësaj pune këmbëngulëse dhe të vazhdueshme janë njëzet librat si autor dhe bashkautor, dhe qindra studime, ese, artikuj, memorandume, peticione, recensione, letra etj
Më vjen mbarë të bie këtu vlerësimin e lartë të një personaliteti të lartë të kulturës sonë këtu, Peter Priftit: “… Për mendimin tim, shkruan ai, prof.dr. S. Repishti qëndron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta.”
Me gëzimin që na ushqen gjendja më se e mirë shëndetësore e mendore, energjia e tij e pashtershme në veprimtarinë jetësore në shërbim të plotësimit të idealeve dhe dashurisë së tij ndaj popullit dhe atdheut, i urojmë me përzemërsi profesorit tonë, Dr. Samiut, “që vazhdon të na mahnitë me freskinë dhe forcën e mendimit” siç ka thënë Fotaq Andrea, shëndet të plotë, dhe jetë të gjatë e të frytshme.
Përfitoj nga ky rast që t’i propozoj pjesëmarrësve të këtij tubimi shkencor, t’i drejtohemi Presidentit të Republikës së Shqipërisë që me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Dr. Sami Repishtit t’i jepet titulli i lartë : “Nderi i Kombit”.

Falemnderës!

* Kumtese e mbajtur me 18 Korrik 2015, ne Simpoziumin kushtuar Jetes dhe Vepres te Prof. Sami REPISHTI me rastin e 90 Vjetorit te Lindjes

Burimet:

Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet” – Traditë, ngjarje, njerëz – Shtëpia botuese “Idromeno”, Shkodër, 1999.
Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati, “Në kujtim të brezave”, Shtypur në shtypshkronjën “Rozafat”, Shkodër, 1999.
Eleni Karamitri, “Zëra nga diaspora”,- Studime, portrete, dëshmi, – “Plejad”, Tiranë, 2005.
Fatbardha Saraçi – Mulleti, “Dhimbje”, Shtypur në shtypur në shtypshkronjën “Rozafat”, Shkodër, 1996.
Sami Repishti, “Pika loti” – Tregime burgu – Shtëpia botuese “At Gjergj Fishta”, Shkodër, 1997.
Sami Repishti, “Nën Hijen e Rozafës” – Narrativë e jetueme – Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2004.
Sami Repishti, “Dialektika e rendit dhe e rebelimit tek André Malraux”, përktheu nga origjinali frëngjisht Fotaq Andrea, shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2011.
Sami Repishti, Hajdar Bajrktari, “Kosovë, prill 2000” – Përshtypjë udhëtimi – Prishtinë, 2001.
Sami Repishti, “Punimet e Seminarit të Parë Kulturor ‘Mbi Çamerinë”, Botim i posaçëm i së përkohshmes kulturore “Phoenix”, Shkodër, 2002.

Shtesë për botim: 

Veprimtaria akademike :

Autor/Author:
1)La dialectique de l’ordre et du moi profound de l’homme, chez Andre Malraux (frengj,1969). Dialektika e Rendit dhe e Rebelimit tek A.Malraux CUNY
2)The theme of the Revolution in the novels of Andre Malraux (1977)
(Tema e revolucionit ne romanet e Andre Malraux)Doktorate. C.U.N.Y.
3)Ten memorandums: The plight of the Albanians in Yugoslavia (1985).
4) Albania in brief (1992) Shqiperia me pak fjale N.Y.
5)Pika loti-tregime burgu (Tear drops- Prison Notes)(Shkoder 1997,2008)
6) Breaking the silence- A voice for Kosova (N.Y.:2000) Thyemja e heshtjes …
7)Nen hijen e Rozafes-narrative e jetueme. (Tirane, Onufri, 2004)
(In the Shadows of the Castle- Lived narrative)
8)Dialektika e Rendit dhe Rebelimit tek A.Malraux (shqip,Fotaq Andrea)2014

Bashkeautor/Co-author:
1)Lidhja e Prizrenit.100 Vjetori(The Centenn. of the League of Prizren.)(Rome,’78)
2) Studies on Kosova (Studime mbi Kosoven)(C.U.P. 1984) w/Arshi Pipa
3) Human Rights in Yugoslavia Gruenwald/Rosenbloom-Cale Eds)(C.U.P. 1986)
(Te drejtat e njeriut ne Jugosllavi)
4) Yugoslavia:Failure of Democratic Communism (Freedom House,N.Y.)1987
(Yugoslavia; Deshtimi i Komunizmit Demokrat)
5) Selbstbestimmung fuer Mittel -und OstEurope(Geneva,CH. 1989)
(Vetevendosje ne Europen Qendrore dhe Lindore)
6) Gaerung in Mittel-und OstEurope (Perleshje ne Europen Qendrore dhe Lindore (Geneva, CH. 1989)
7) Neue Epoche (Epoka e re)(Geneva,CH.) 1990
8)Albanian language and competencies (Gjuhe dhe kompetence shqipe)(Peace Corps,1992,w/I.Haznedari)
9)Kosova 2000.Pershtypje…(Kosova.Travel Impressions)(w/H. Bajraktari)
10)Çameria, seminar(Fordham U.2002)(Seminar on Chameria)(Z.Shtylla, A.Alibali)
11)The Jews in Albania: A story of survival-Essays and Documents (Rosenthal Inst. for Holocaust Studies,C.U.P.2011)( Jahudijte ne Shqiperi:Historia e nji Mbijetese)
12) Shqiperia e Jugut- Çameria. (Southern Albania:Çameria)(UET,Tirane,2014)
13) Arthur Koestler.Erresine ne mesdite (perkthim) (ne pergatitje)
Essais, artikuj, memorandums, peticione, letra gazetave etj.
(Essais, articles, memorandums, petitions, letters to newspapers etc.:)
Afersisht/Appr: 700(shtateqind)-Per Shqiperine: 130 +. Per Kosoven : 83+. Per Çamerine: 35 +. Per Maqedonine: 9 +. Per Mali i Zi, Presheva: 3+.
Memorandume: e peticione : 56. Konferenca , Simposiume e Seminare: 21.
Deshmi (Testimonies)para U .S. Kongresit : 14.
Botime ne gazetat dhe revistat shqiptare. dhe te hueja/Foreign media:The Wall Street Journal, The Washington Times, The Washington Post, Newsday, Daily News, Philadelphia Inquirer, The Christian Science Monitor, Le Monde Diplomatique, International Herald Tribune….

Filed Under: ESSE Tagged With: 90 - VJETORIN, Anton Cefa, e lindjes, Prof. Dr. SAMI REPISHTI NË

XHEVAHIR SPAHIUT NE 70 VJETORIN E LINDJES

March 2, 2015 by dgreca

Nga Përparim Hysi*/
XHevahir Spahiut*/
Xhevahir Spahiu! Xhevahir SKRAPARI!/
Tek ti është Poeti; është dhe luftëtari./
Në një anë Poeti, në tjetrën Njeriu/
Me gërmë të madhe: Xhevahir Spahiu!/

I përbuze dredhat, mbroje veç të drejtën/
Në rrugën e sheshtë kërkoje “përpjetën”/
Ndaj u “rebelove” dhe shkove në Vlorë/
Nuk të trembi ndjekja: s’pyete për terror./

Kupolë e Mesjetës dërgoi “kapuçinjtë”
Mbi kurrizin tënd varda ranë shkopinjtë.
Të goditën, Xhevo, me grusht harbutërisht
Ty që ishe ëngjëll; je Budë e je Krisht!

Krisht për fjalë të lirë ( pa shtypje e dhunë)
Që të ndihemi mirë( si ti,edhe unë)
Farën e urrejtjes mbolle për pushtetin
Seç e le rehatin, se zgjodhe Poetin!

Dhe gatove vargje në magje revolte
Helm për diktatorët, pjellë të çdo epoke.

* e botuar në librin tim “Regëtimat e dashurisë” f.185

Fier, 3 prill 1997

Lutje ZOTIT! *

( Miqësisht, Xhevahir Spahiut)

O ZOT! Të lutem, ktheja “Fjalën” Poetit!
Se Poetit i duhet fjala.
Fjalën hiqua atyre që Parlamentit
Na mbushën me përralla.

Përralla me mbret mu në mes të ditës
Kurse Poeti fjalën e ka me kursim
Atyre ua hiq,se janë pa kokrrën e kripës
Kurse Fjala e Poetit është krejt si rubin.

I duhet Fjala Poetit, o Perëndi
Se Poeti është tribun pa bërë fushatë
Në vargje Poeti mëkon dashuri
Dhe vret ne fjalën e tij njerëzit me shpirtin natë.

Emrin e ka Xhevahir… dhe është xhevahir
Në vargje i tillë: i tillë dhe me zemër
E presim të kthehet si djalë i përtërirë
Dhe ç’shkruaj, e ëdshiroj me zemër.

Nuk e dua vetëm unë, po janë me mijëra
Se të të duan me mijëra, nuk është pak
Mu në veshin tënd, Perëndi, kjo fjalë, imja
Që të vijë e të na flasë , Xhevua Fjalëmjaltë.

* me rastin e paralizës
Botuar tek libri im”Njerëz që dua” f.51

Florida, 27 prill 2009

Xhevos për 70-vjetorin e Ditëlindjes*

70-vjet për ty? A s’janë fare pak?
Ku të gjejmë një tjetër me vargun e mjaltë.
Kur të shoh të qeshur tek kafe “Evropa”
Më hipën një gaz, sa dua të marr “hopa”

Hopa si çunak, aq më hipën shendi
E, i bardhi fat! Sakaq më ik helmi
Helmi që dikur buzën seç na qepi
Por Zoti të pa, dhe t’u kthye shendi.

Rreziku i zi, iku pak nga pak
Kur të shohim Xhevo, sikur marrim flakë
Jo vetëm unë ( të gjithë sa të njohin)
Zënë e të qafojnë sikur zemrat ngrohin.

Ti vetëm buzëqesh… e ku ka më bukur?
Të shohim të qeshur dhe ndihemi të lumtur
Mbushe 70-vjet! Të mbushësh një shekull
Me Fjalë e me varg, gjuha pret hekur.

E, mor Xhevahir! Si emri dhe vargu
Kur të lexojmë, valë na bëhet gjaku
O Poet i bukur që sot ke DITËLINDJEN
100-vjet gëzim ( bashkë dhe me familjen)

* enkas për 70-vjetorin e lindjes

Tiranë, 1 mars 2015
* Poezitë e mia kushtuar Xhevahir Spahiut

Filed Under: LETERSI Tagged With: 70-vjetorin, e lindjes, perparim Hysi, XHEVAHIR SPAHIUT NE

Vlerësohet kontributi i ish Presidentit Moisiu, në 85 vjetorin e lindjes

December 3, 2014 by dgreca

Nga Shefqet KERCELLI/
Me rastin e 85 vjetorit të lindjes së ishpresidentit Alfred Moisiu, paraditen e datës 1 Dhjetor 2014, në auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes, u organizua një ceremoni simbolike për të nderuar kontributin e vecantë të zotit Moisiu si ushtarak dhe burrë shteti. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes zonja Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral-major Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ushtarakë të rangjeve të ndryshme, bashkëpunëtorë dhe kolegë të zotit Moisiu, familjarë, etj. Fillimisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Bazo e uroi zotin Moisiu për 85 vjetorin e ditlindjes. .Është kënaqësi për ne, që organizojmë ditlindjen tuaj në këtë ambient ushtarak dhe nuk ka kuptim të ishte ndryshe, pasi Forcat e Armatosura janë shtëpia juaj e dytë, theksoi Gjeneral Bazo. Zoti Alfred Moisiu, një pinjoll i denjë i familjes Moisiu, është një personalitet i rëndësishëm i jetës politiko-ushtarake në Shqipëri, pasi i ka shërbyer mbi 70 vjet me përkushtim, ndershmëri e krenari vendit të tij. Së pari spikat kontributi i tij si ushtarak, duke ecur në gjurmët e babait të tij, Gjeneral Spiro Moisiut, një nga drejtuesit kryesorë të luftës kundër pushtuesve nazifashistë. Gjatë karrierës ushtarake zoti Alfred Moisiu kreu detyra të ndryshme, herë me ulje, herë me ngritje, ashtu si dallgët e detit, për shkak të konjukturave të ndryshme politiko-ushtarake, por dhe karakterit të tij antikonformist dhe respektit për profesionin e ushtarakut. Ai është dëshmimtar dhe pjesmarrës i të gjithë periudhave e reformave të rëndësishme që ka pësuar ushtria shqiptare të paktën për 5 dekada. Një karrierë dhe eksperiencë të admirueshme dhe brilante që kulmoi me atë të Komandantit të Përgjithshëm të FA Shqiptare, gjatë funksionit të Tij si President i Republikës së Shqipërisë. Në këtë detyrë të rëndësishme zoti Moisiu ka mbështetur fuqishëm cdo program që synonte reformimin dhe modernizimin e FA, përpjekjet për arritjet e standarteve të NATO-s dhe integrimin e vendit në strukturat EuroAtlantike. Në fakt Zoti Moisiu ka qenë një nga pionierët e parë të transformimit të FA shqiptare dhe integrimit në NATO. Mbas ndryshimeve politike të viteve ’90, në pozicionin e Ministrit dhe zv/Ministrit të Mbrojtjes, bashkë me të ndjerin zotin Zhulali, Zoti Moisiu hartoi programet e para të bashkëpunimit me aleancën e NATO-s në kuadrin e Pfp. Si ishushtarak më kujtohet dashamirësia e tij për të inkurajuar cdo ushtarak shqiptar në përvetsimin e programeve të përbashkëta me ushtarakët e aleancës, të përfitimit maksimal në këto programe, njohjes me gjuhën angleze, etj. Kështu, në një seminar të parë të zhvilluar për mediat, nivel tepër i lartë, në maj të 1994-ës, nën drejtimin e zotit Geoge Piterson, ishdrejtor i medias së Korpusit të SHBA në Evropë, kur erdhi puna që duhet të diskutonim, si përfaqsues të medias për palën shqiptare, ne kishim ndrojtje dhe merak, por zoti Alfred me atë “babaxhanllëkun” e fisnikërinë karakteristike, më vuri dorën në shpatulla dhe më tha, Hë, Shefqet, mos ki asnjë emocion, folë, do e shohësh se ka për të dalë mirë! Kështu i lehtësonte Ai ushtarakët shqiptarë. Kështu e mbaj mend unë ushtarakun madhështor Alfred Moisiu qysh atëhere. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë më lartësohet para syve figura e këtij njeriu me vlera të vecanta për ushtrinë dhe popullin shqiptar. Jo vetëm kaq, por Ai pamvarësisht funksionit si zv/Ministër Mbrojtje, në Qershor të vitit 1994, bashkë me një grup intelektualësh dhe ushtarakësh shqiptarë krijuan Shoqatën Shqiptare të Atlantikut, e para e këtij lloji në Ballkan. Shoqata dhe më pas Këshilli i Atlantikut, nëpërmjet programeve, iniciativave, konferencave, takimeve të zhvilluara, publikimeve dhe mendimeve të shprehura, ka qenë një faktor determinant dhe i parapriu integrimit të vendit tonë në NATO. Mbasi evidentoi karrierën e zotit Moisiu dhe kontributet si ushtarak e burrë shteti, Gjeneralmajor Bazo u shpreh: “Duke vlerësuar këto kontribute tepër të rëndësishme, do të dëshiroja të shtoja se ju zoti Moisiu jeni modeli i një ushtaraku karriere, i një njeriu që me vlerat dhe etikën që posedoni, jeni pa diskutim një shembull për t’u ndjekur”. Në vijim të aktivitetit, Ministrja e Mbrojtjes zonja Kodheli, theksoi vlerat e padiskutueshme të zotit Alfred Moisiu, ato familjare, ushtarake dhe si shtetar. Pikërisht në emër të këtyre vlerave, duke i uruar jetë të gjatë dhe aktive, zonja Kodheli i dorëzoi z.Alfred Moisiu “Medaljen e Mirënjohjes” me këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë si pjesëmarrës në mbrojtjen e vendit”, ndërsa Gjeneralmajor Bazo i dhuroi një pamje me flamurin kombëtar dhe hymnin e shkruar në të, të cilat kanë qenë udhërëfyes në jetën e këtij ushtaraku të paepur. Dhe aktualisht, pamvarësisht pozicionit jetësor si pensionist, Alfredi ndjek nga afër cdo zhvillim të Forcave tona të Armatosura, dhe mbështet cdo reformë që i shërben modernizimit, rritjes së kapaciteteve operacionale dhe pjesmarrjes së forcave tona në operacionet paqëruajtëse të NATO-s. Ai është ndër ato personalitete që asnjëherë se ka ulur zërin për të mbrojtur interesat e FA, por dhe ngjarje që janë anashkaluar nga studjuesit, historianët dhe politikanët tanë. Psh. Zoti Moisiu, ka mbështetur fuqishëm me fakte dhe argumente ngritjen e memorialit kushtuar ushtarakëve amerikanë që kontribuan për clirimin e Shqipërisë në Luftën e II-të Botërore. Lidhur me ceremoninë e ngritjes së këtij memoriali, Gazeta “Dielli” shkruan se, Ishpresidenti Alfred Moisiu, pjesmarrës në përurimin e memorialit në Korcë, më 8 maj 2014, kërkoi nderimin e kontributit të këtyre ushtarëve, kontribut që pak njihet në Shqipëri, sepse regjimi komunist e fshehu qëllimisht.. Gjatë kohës së monizmit, psh. vihej në dukje kontributi i sovjetikëve, të cilët përfaqësoheshin vetëm nga dy persona në Helmës, në mesin e 1944-të, dhe nuk dhanë asnjë kontribut në luftë. Roli i tyre ishte zbulimi në interes të Ushtrisë së Kuqe dhe mbështetës për marrjen e pushtetit nga Partia Komuniste, pas luftës. Këto janë faktet, tha Moisiu. Në vijim Ai theksoi se pa SHBA, kombi shqiptar nuk do të ishte sot në këto pozita. Ndoshta ne nuk do të ishim sot këtu, nëse më 1919 presidenti Uillson nuk do t’iu vinte fre kryqëzatës për copëtimin e Shqipërisë, ashtu si 90 vjet më vonë, në vitin 1999 presidenti Klinton, do të udhëhiqte përpjekjet e NATO-s për t’i dhënë lirinë gjysmës tjetër të këtij kombi. Dhe në këto 23 vite të tranzicionit, kanë qenë amerikanët që kanë qenë më pranë kombit shqiptar. Prandaj shqiptarët thonë se e kemi për zemër Amerikën”, u shpreh ish-presidenti Moisiu. Ai ka mbështetur projektin e ngritjes së një memoriali të tillë në Tiranë. Një njëri energjik, me vullnet e shpirt sakrifice, Ai mbetet një ushtarak i përjetshëm i vendit tonë. Një vlerë e shtuar e zotit Moisiu është kujdesi që tregonte ai për kushtet e jetësën e ushtarakëve të cdo niveli, të cilën kam pasur rastin ta shoh kur shërbeja në shtabin e Divizionit të Shijakut. Interesi i Tij për zgjidhjen e problemeve social-ekonomike të ushtarakëve ishte në maksimum, madje gjatë takimeve që organizonte me shtabet e asaj kohe në njësitë kryesore të FA, këshëllonte dhe jepte porosi deri tek organizimi i aktiviteteve e sistemit të rekracionit në ushtri. Si ishushtarak dhe studjues kam lexuar shumë për figura të shquara ushtarakësh në SHBA, Angli e kudo, por me bindje them se zoti Alfred Moisiu, është i ngjashëm me këto figura, nga niveli, thjeshtësia, erudicioni, aftësitë drejtuese dhe organizuese, ndaj shpesh them me vete, jam me fat që kam qenë pjesmarrës në mjaft aktivitete që ka drejtuar ky lider i shquar i kombit tonë! Në fund të kësaj ceremonie të organizuar në MM, ish-presidenti Moisiu, falënderoi Ministren e Mbrojtjes Kodheli, Gjeneralmajor Bazon dhe ushtarakët e tjerë për vlerësimin e lartë që i bëjnë figurës së tij me rastin e 85-vjetorit të lindjes. “Unë kam punuar dhe do të punoj për vendin tim derisa të kem frymë, sepse kështu jemi edukuar ne ushtarakët, sepse kështu na do atdheu, sepse kështu na do Shqipëria dhe populli”, u shpreh Ai. Por z.Alfred nuk ishte thjesht një ushtarak bashkëkohor i kalibrit botëror, Ai mbi të gjitha ishte njeri si gjithë të tjerët, që ka provuar genocidin e sistemit komunist, por kurrë nuk ju nënshtrua atij. Ka jetuar e vuajtur halle personale e familjare njëlloj si qytetarët e këtij vendi. Këtë Zoti Moisiu e ka shprehur dhe në mjaft intervista në media apo biseda me kolegët. Por Ai dhe familja e Tij kanë qenë të nderuar dhe respektuar nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Kështu unë mund të them një rast, kur isha oficer i ri në vitet 1983, në Kavajë, po pija kafe në lokalin në qendër të qytetit, nga të paktët e asaj kohe. Befas shokët e mi të tavolinës u ngritën në këmbë. Unë i them c’patët? O mik, po kalon Alfred Moisiu, më thanë! E kisha dëgjuar si emër, por, po e shihja si portret. Alfredi kaloi serbes në trotuarin përbri xhamisë së qytetit, me kapele republike në kokë, dhe qysh atëherë portreti i tij fizik nuk ka asnjë ndryshim. Me atë fakt të thjeshtë kuptova që familja Moisiu dhe Alfredi kishin rënjë të thella në popull dhe respekt të jashtëzakonshëm, pamvarësisht detyrave që kreu në atë kohë. Theksoj se, krahas dimesionit ushtarak, zoti Alfred ka dhe një dimesion tjetër, atë të një burrështetasi civil. Me sa duket gjeneza familjare, studimi i vazhdueshëm, profesioni i ushtarakut, hallet e sakrificat familjare, eksperienca jetësore, e përgatitën Alfredin si burrë shteti, vlera që Ai i tregoi, në vitet 2002-2007, si President i Republikës së Shqipërisë. Është Ai që vuri në vend figurën e presidentit, i dha dimesionin e merituar e respketuar për shtetin shqiptar dhe mbarë kombin. Me thjeshtësinë, gjakftohtësinë, sinqeritetin që e karakterizon, futi në hullinë e duhur dhe zgjidhi mjaft probleme jetike të shtetit shqiptar. Ai diti të verë frymën e bashkëpunimit e debatit konstruktiv, para konfliktualitetit të ashpër politiko-partiak, futi urtësinë popullore në zgjidhjen e cështjeve të rëndësishme të kombit shqiptar, vecmas ato të sigurisë. Zgjodhi stafin më të mirë të këshilltarëve të vet në cdo fushë, i parapriu mjaft sfidave të rëndësishme të shtetit shqiptar, të cilat dhanë rezultatet e veta në 2008. E pra, këtë mund ta bënte vetëm Alfredi! Një njëri fisnik, shpirtmadh, këmbëngulës, i lidhur fort me fatet e Shqipërisë. Ai i dha vendin e vet dhe autoritetin e duhur pozicionit të Presidentit të RSH, që do shkruhet me gërma të arta në historinë e popullit shqiptar. Pikërisht evidentimit të këtyre vlerave të spikatura si burrë shteti i shërbeu aktiviteti i organizuar pasditen e datës 1 Dhjetor më mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Në këtë ceremoni morrën pjesë ishpresidentë të RSH, personalitete të larta civile e ushtarake, të kulturës, historisë, miq e kolegë, etj. Me këtë rast për të pranishmit u shfaq një dokumentar kushtuar familjes Moisiu. Ndërkohë që u evidentuan përsëri dhe vlerat e padiskutueshme të këtij njeriu të madh, që po le gjurmë të pashlyera në historinë e kombit tonë, si ishushtarak e ishpresident. Zoti Alfred Moisiu, me kontributin e tij në fusha të ndryshme, është pjesë dinjitoze e sagës së Moisive në Shqipëri. Ndaj le ti urojmë së bashku, Gëzuar 85 vjetorin! U bëfsh 100! Shëndet e mbarësi në familje!

Filed Under: Featured Tagged With: e lindjes, Ish presidenti Moisiu, ne 85 vjetorin, vleresohet

NJË DOLLI PËR VATRËN NË 102 VJETORIN E LINDJES!

April 26, 2014 by dgreca

Të hënën me 28 Prill, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka ditëlindjen e 102.Një grup shqiptarësh që jetojnë e punojnë në Uashington DC dhe që komunikojnë përmes rrjetit elektronik “Albanian Professionals of DC” dhe Dega e VATRËS për Uashington DC, u mblodhën të Premten me 25 Prill pikërisht për të shënuar ditlindjen e 102-të Federatës PanShqiptare të Amerikës “VATRA”.
Në këtë aktivitet që u emërua” Toasting VATRA’s 102nd Birthday- Një dolli për VATRËN, në ditlindjen e saj të 102-të” morën pjesë shumë bijë e bija shqiptarë. Disa prej pjesmarrësve kishin sjellë edhe fëmijët e tyre. Disa kishin udhëtuar nga larg. Dr.Indrit Reso dhe zonja e tij kishin udhëtuar nga Williamsburgu për të marrë pjesë në festim e për t’u bërë pjesë e festës. Përtërihet kështu me këtë veprimtari një traditë e kahmotshme vatrane.
Festuesëve u ishin bashkuar edhe diplomatet në Washington si Znj. Daniela Kristo Nesho dhe znj. Edita Bucnica, përfaqësuese përkatësisht të Ambasadës shqiptare dhe asaj të Kosovës në Uashington DC.
Aktiviteti kaloi në një frymë tepër miqësore, argëtuse , por edhe diskutuese për tema të ndryshme dhe meqë ishte rasti për VATRËN shumë kush shprehu interes dhe drejtoi pyetje lidhur me Federatën Panshqiptare të Amerikës, të djeshmen,historinë mes dy shekujve jetë.
Shqiptarët në DC shpesh herë mblidhen për të shënuar ditë gëzimi apo për të kujtuar ditë të vecanta nga historia e kombit shqiptar por edhe për të këmbyer përvoja, për të ndihmuar njëri-tjetrin apo thjesht për të këmbyer dy fjalë në gjuhën e bukur shqipe. Dhe nuk mund të mbeste jashtë kujtesë një ditë si kjo, ditëlindja e Vatrës që orientoi Kombin, të Vatrës, që luajti rolin e shtetit, kur shteti pat ”vdekur”. Kush prej popujve të ballkani,nuk do ta ëndrronte një organizatë të atillë në fondin e historisë së vet, që ta kishte ditëlindjen para shtetit të vet të Pavarur?
Aktivitetet e shqiptarëve në DC kanë qenë tepër mbresëlënëse dhe janë pasqyruar dhe mirëpritur në shtypin shqiptaro-amerikan si edhe në shtypin e vendlindjes.
Vlen të theksohet dëshira dhe vullneti i Z.Holti Banka i cili jo vetëm siguroi lokalin e takimit, por komunikoi dhe siguroi organizimin e aktivitetit si dhe kishte sjellë edhe flamurin kuq e zi për këtë aktivitet. Fotot shoqëruese, për të cilat falenderojmë të palodhurin Z.Arsim Cejku, flasin më shumë se një lajm në fjalë dhe nga Uashingtoni, sikurse dukemi në foto, plot gëzim e dashuri, të gjithë shqiptarët përshëndesim dhe urojmë:VATRA GËZUAR DITLINDJEN E 102-të!
Me këtë thirrje bashkohen të gjithë shqiptarët që nga Bostoni historik, Nu Jorku i qëndresës e deri në Alaska dhe Toronto!(Korresp i Diellit)

Filed Under: Vatra Tagged With: e lindjes, NJË DOLLI, PËR VATRËN NË 102 VJETORIN

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT