• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”!

February 19, 2014 by dgreca

Berisha: 20 Shkurt, protesta më e madhe e historisë!/

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë përsëri thirrje për pjesëmarrje nën protestën e ditën së nesërme, që siç e ka quajtur ai vetë do të jetë protesta më e madhe e historisë!Berisha shprehet se të gjithë duhet të dalin nesër dhe të protestojnë në Tiranë nën moton “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”!

“Protestojmë për dinjitetin tonë dhe kundër mashtrimeve të Edvin Kristaq Ramës. Për rritjen e rrogave, pensioneve dhe kundër ngrirjes së tyre trevjeçare, kundër rritjes së taksave dhe heqjes së shpërblimit të fundvitit nga Edi Rama.Protestojmë për punësimin, për legalizimet dhe shëndetësinë falas dhe kundër shkatërrimit të vendeve të punës dhe kundër tritolit në shtëpitë tuaja nga qeveria Rama – Meta. Për uljen me 20% të çmimit të ushqimeve dhe energjise elektrike dhe kunder fatures afrofe. Për lëvizjen e lirë të furgonave dhe kundër monopoleve të qeveritarëve në transportin e pasagjerëve. Për ligjin, transprencën dhe kundër qeveritarëve kleptokrat. Për rendin, qetësinë, sigurinë tonë, kundër tritolit, maskave dhe kundër gjobave dhe trafiqeve të qeverisë”, shkruan Berisha.

Në fund ish-kryeministri e cilëson protestën e ditës së nesërme si protestën e djemve, vajzave, burrave dhe grave që do shkruajnë nesër me guximin e tyre një faqe të re në historinë e demokracisë sonë!

Postimi i plotë

Nesër nën moton “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi” protesta më e madhe e historisë!Të dashur miq, nesër të gjithë protestojmë në Tiranë nën moton “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”!

Protestojmë për dinjitetin tonë dhe kundër mashtrimeve të Edvin Kristaq Ramës.

Për rritjen e rrogave, pensioneve dhe kundër ngrirjes së tyre trevjeçare, kundër rritjes së taksave dhe heqjes së shpërblimit të fundvitit nga Edi Rama.

Protestojmë për punësimin, për legalizimet dhe shëndetësinë falas dhe kundër shkatërrimit të vendeve të punës dhe kundër tritolit në shtëpitë tuaja nga qeveria Rama – Meta.

Për uljen me 20% të çmimit të ushqimeve dhe energjise elektrike dhe kunder fatures afrofe.

Për lëvizjen e lirë të furgonave dhe kundër monopoleve të qeveritarëve në transportin e pasagjerëve.

Për ligjin, transprencën dhe kundër qeveritarëve kleptokrat.Për rendin, qetësinë, sigurinë tonë, kundër tritolit, maskave dhe kundër gjobave dhe trafiqeve të qeverisë.

Protesta e 20 shkurtit është protesta e djemve, vajzave, burrave dhe grave që do shkruajnë nesër me guximin e tyre një faqe të re në historinë e demokracisë sonë! Sb

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Berisha, Edi Rama, hiq duart, nga xhepat e mi

Kryeministri Rama konferencë online për qeverisjen

October 1, 2013 by dgreca

Zoti Rama tha se çdokush që është në detyrë falë meritës nuk duhet të trembet për largimin nga puna./

Nga Ilirian AGOLLI/

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e re është e gatshme që të bëjë kallëzim penal për ish-zyrtarë nëse do të zbulojë afera korruptive. Zoti Rama zhvilloi dje një konferenë online në internet ku theksoi lufta ndaj korrupsionit në institucionet shtetërore të të gjitha niveleve do të kryhet nga shumica e re socialiste duke reformuar strukturat dhe duke goditur të korruptuarit. Në përgjigje të më shumë se 50 qytetarëve kryeministri Rama tha që qeveria e re nuk shpall dënime për korrupsion dhe as jep falje, por lufta kundër kësaj dukurie do të jetë frontale. Nga ana tjetër ai theksoi se gjendja do të ndryshojë edhe në sistemin gjyqësor, dhe se shumë shpejt nis punën një grup ekspertësh për të çuar më tej reformën në drejtësi.

Kryeministri Rama i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe gjendjes së shkollave dhe universiteteve, duke theksuar se transparenca dhe vërtetësia e provimeve do të vëzhgohet në thellësi. Ai tha se programi i qeverisë dhe plani i veprimit i ministres së arsimit janë shumë inkurajues dhe se matura shtetërore do të reformohet në funksion të konkurrencës dhe meritës. Zoti Rama tha se çdo vajzë e djalë që ka kryer studime për mësuesi dhe çdokush që dëshiron të bëhet mësues do të ketë shansin të konkurrojë, dhe se koha e ngjyrimit politik të mësuesve ka mbaruar. Kryeministri Rama shpjegoi se nëpër shkolla nuk do të ketë veprimtari tregtare, sepse ato janë shumë problematike dhe dëmtojnë cilësinë e shkollës. “Dyqanet në shkolla janë një dukuri e papranueshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ të nxënësve” – tha ai.

Në lidhje me shkarkimet në administratë, kryeministri Rama tha se çdokush që është në detyrë falë meritës nuk duhet të trembet për largimin nga puna, dhe se shumica e re socialiste nuk do të pastrojë administratën nga njerëzit por shtetin nga korrupsioni. “Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës do të qëndrojë në detyrë dhe do të respektohet shumë më tepër se deri sot” – tha zoti Rama, – dhe se gjithkujt do t’i jepet mundësia të konkurrojë për punësimet në administratë, për të cilat do të ketë vazhdimisht njoftime publike. Zoti Rama komentoi edhe vendimin për të shtyrë zbatimin e ligjit për statusin e nëpunësit civil, duke thënë se ligji në fjalë është i pazbatueshëm për mungesë aktesh nënligjore dhe ky vakuum është, sipas tij, i rrezikshëm.

Partia Demokratike e opozitës deklaroi nga ana e saj se vendimi i qeverisë për të shtyrë efektet e ligjit për nëpunësin civil është një goditje e mirëkuptimit politik dhe rikthen konfliktin politik. Kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha tha se kështu qeveria po mundëson spastrimet në administratën shtetërore. Zoti Basha tha se opozita nuk e pranon këtë shtyrje që bëri qeveria, sepse kjo godet mirëkuptimin politik të arritur, ndaj grupi parlamentar opozitar mblidhet sot me aleatët për qëndrime të mëtejshme. Ligji për statusin e nëpunësit civil u miratua me tre të pestat nga parlamenti i kaluar në ditët e fundit para zgjedhjeve për të hyrë në fuqi në 1 tetor, duke u siguruar për herë të parë një mbrojtje të fortë punonjësve të administratës shtetërore.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Edi Rama, nuk ka largime, te njerezve te merites

GABOVE Z. KRYEMINISTËR

October 1, 2013 by dgreca

Ne Foto:Kryeministri Edi Rama ne foltoren e darkes gala te Keshillit Shqiptaro-Amerikan nga ku sulmoi Konsullin e Pergjithshem te Shqiperise ne NY, Dritan Mishto/ Foto-Dritan HAXHIA/

Nga Frank Shkreli/

Javën që kaloi, Kryeministri i ri i Shqipërisë, Z. Edi Rama ishte njëri ndër personalitetet e larta politike shqiptare dhe amerikane të ftuara në darkën vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA).   Me këtë rast, ai si dhe personalitetet e tjera të pranishëm në darkë, mbajti një fjalim i cili në mendimin tim ishte një fjalim i mirë për nga mënyra e shprehjes, por nga përmbajtja u gjykua nga shumë pjesëmarrës  si ofendues ndaj diasporës në përgjithsi dhe diasporës së vjetër në veçanti.  Megjithëse kishte zhurmë dhe fjalimi dëgjohej keq, shumë vetave u ra në sy mënyra se si Z. Rama foli (ase nuk foli) për diasporën në Amerikë.  Përmendi punën dhe kontributin e Nolit e të Konicës në fillim të shekullit të kaluar, dhe pothuaj injoroi fare emigracionin e pas luftës së dytë botërore, duke këcyer tek kontributi i emigracionit të ri i 20-viteve të fundit, megjithëse shumica e pjesëmarrësve në darkë ishin bijtë e bijat e atij emigracioni të arratisur nga regjimi komunist.  Disa vërejtës nuk u duruan të shpreheshin se mos vallë ishte këjo një përpjekje ndoshta e paqëllimt, por sidoqoftëfatkeqe për të pëçarë komunitetin, i cili ndryshe nga koha e regjimit enverist kur diplomatët e tij s’bënin gjë tjetër veç të përçanin komunitetin shqiptaro-amerikan – sot emigracioni i vjetër dhe i ri kanë gjetur një modus vivendi të mrekullueshëm.  Zot na ruaj!  Shpresojmë që edhe këjo të ketë qenë një shprehje ose mungesë shprehjeje e pamenduar mirë, thjeshtë një gafë.  Askush nuk duhet të ketë dyshim se ky komunitet ka punuar dhe vazhdon të punojë për të mirën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, pa marrë parasyshë se cila parti politike mbanë frenat e qeverisë në Tiranë.

Por ajo që ra më së shumti në sy dhe habiti të pranishmit ishte njoftimi  i udhëheqsit të qeverisë shqiptare të shkarkimit nga puna të konsullit shqiptar në Nju Jork. Sipas shumë të pranishmëve, përfshirë edhe amerikanët, ishte  ky një veprim i gabuar dhe aspak diplomatik për një kryetar qeverie, që para një audience të tillë,  të njoftonte me inat e zemërim,  dhe  tani po marrim vesh sipas raporteve në media të ndryshme, për hakmarrje të vjetëra,  shkarkimin nga puna të  një përfaqsuesi të lartë shqiptar, pikërisht largimin nga detyra të Konsullit të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, Z. Dritan Mishto.   Në fjalimin e tij, Kryeministri Rama deklaroi me një ironi, pasi Presidenti  Bujar Nishani i dorëzoi Kongresistit Eliot Engel  dekoratën e lartë të shtetit shqiptar, “Gjergj Kastrioti-Skënderbe”, duke thënë se ai nuk kishte sjellur dekorata për të dhënë por  tha se po njoftonte, sipas tij, lajmin e  mirë të emërimit  të  një “konsull nderi nga radhët e juaja”.   Kryeministri u shpreh duke thënë tekstualisht këto:

“Jam shumë i kënaqur t’u njoftoj se Ministri ynë i Punëve të Jashtëme i ka propozuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të pasur në këtë qytet madhështor një konsull nderi, në vend të një konsulli burokrat, të cilin tanimë e kemi pushuar nga puna.   Ky konsull i ri nderi do të jetë njëri prej jush, i cili do punojë me ju dhe me ne, dhe jo i ardhur nga Shqipëria për punë propagandistike, e ai është Sal Rusi”, tha Kryeminsitri shqiptar Edi Rama.

Nuk është e qartë nga deklarata e kryeministrit shqiptar nëse dhe si “konsulli i nderit” do kryej punët zyrtare konsullore, pasi Shqipëria ka edhe të tjerë “konsuj nderi” në Amerikë dhe me sa di unë ata nuk merren me punë konsullore, por vetëm me gostitje, me pritje e përcjellje dhe një titull itillë u akordohet atyre për ato që ata mund të kenë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por nuk mund të zevëndsojnë kryerjen e detyrave të përditëshme të një konsullate siç është ajo në Nju Jork me komunitetin  më të madh shqiptar në Amerikë.  A do të thotë Kryeministri Rama se Konsullata Shqiptare në Nju Jork do mbyllet?

Sidoqoftë,  një prononcim i tillë në darkën vjetore të KKSHA-së, ishte diçka e paparë dhe e pa dëgjuar për shumë pjesëmarrës, që një kryetar qeverie të përdorte një foltore të tillë për të njoftuar shkarkime diplomatike për inate të vjetra, në këtë rast shkarkimin nga detyra të konsullit shqiptar në Nju Jork, Z. Dritan Mishto.  Kishim mbetur gojë hapur.   Këjo ishte një deklaratë e nxituar nga zemëra e jo nga mendja.  Mendja duhej t’i thonte atij dhe këshilltarëve të tij se ishte gabim të bëhej një njoftim i tillë, pasiaty nuk ishte vendi as rasti për të bërë një deklaratë të tillë.  Sidomos para një audience ku kishte shumë amerikanë, e të cilët si pjesë e kulturës së tyre, gjëra të tilla i konsiderojnë si pjesë e paprekshme e privacisë së personit dhe jo si një çështje as rast për të larë të palaratë në publik.  Pa marrë parasyshë problemet që Kryeministri Rama mund të ketë apsur në të kaluarën me Konsullin Mishto, një gjë e tillë nuk i jep nder personit as qeverisë së kryeministrit të ri.

Ndërkaq, Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, Dritan Mishto u ka dërguar drejtuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan një letër me të cilën ai “shpreh keqardhjen dhe shqetsimet në lidhje me sulmet personale kundër personit tim gjatë fjalimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama në darkën tuaj vjetore më 27 Shtator, 2013.”   Në letrën e tij drejtuar udhëheqsve të KKSHA-së, Konsulli Mishto shkruan më tej se, “vlerësoj shumë seriozitetin e organizatës suaj dhe jam i bindur se ju, në asnjë mënyrë, nuk do të lejoni  që foltorja e organizatës suaj të përdoret për sulme personale dhe politike”, dhe i kërkon kësaj organizate që të distancohet nga ky akt.

Largimi nga puna është një gjë normale në çdo shoqëri,por rotacioni i diplomatëve i ka rregullat e veta në çdo vend.  Qeveria ka të drejtën e vet të pushojë diplomatët dhe  të emërojë njerëzit që dëshiron për ta përfaqsuar atë në botë.  Edhe Shqipëria ka rregulla të tilla.  A u ndoqën këto në rastin e pushimit nga detyra të Dritan Mishtos dhe të tjerëve?   Mirë a keq, në sytë e Kryeminsitrit të tanishëm, a i shërbyen këta, përfshirë edhe Dritan Mishton e të tjerët, një qeverie të mëparshme shqiptare e cila ishte zgjedhur nga populli shqiptar, e njohur nga bota, përfshirë Shtetet e Bashkuara.  A kanë të drejta diplomatët shqiptarë, cilës do qeveri që ata i shërbejnë?  Po familjet e tyre, të cilat në të vërtetë janë viktimat kryesore të vendimeve të tilla të papritshme dhe të parakohëshme?Fëmijtë në shkollë, bashkshortet në punë, e tjera.   Ata që i dinë mirë kushtet nën të cilat jetojnë diplomatët shqiptarë në Amerikë dhe anë e mbanë botës këto 20-vitet e fundit, nuk habiten për sjellje të tilla nga Tirana ndaj përfaqsuesve diplomatikë shqiptarë në botë.   Unë e them këtë  jo vetëm për këtë qeveri, por e kam thënë edhe për qeverinë e mëparshme, për mungesat e saja ndaj ambasadës së Shqipërisë në Uashington, e cila për një kohë ishte mbyllur për mungesë fondesh.

Ish-Senatori amerikan Uilliam Fullbrajt do të na këshillonte se pushteti nuk është virtyt dhe pat paralajmëruar udhëheqsit e këtij vendi të kohës së tij që të kenë kujdes nga arroganca e pushtetit. Një porosi e vlefshme këjo për të gjithë e kudo, edhe sot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Edi Rama, Frank shkreli, gabove z. Kryeminister

EDI RAMA TAKON TONY BLAIR

September 23, 2013 by dgreca

Në faqen e vet të facebookut kryeministri Rama bën me dije se ka takuar  Tony Blair dhe Presidentin e Bankës Botërore Jim Kim .Mirë që i lëshon vetë kryeminsitri këto informacione pasi nuk ka ansjë axhendë publike të shpërndarë për shtypin e këtushëm as nga stafi i Kryeministrit dhe as nga Shërbimi diplomatik në Nju Jork.Axhende sekrete?

Në shënimin e kryeminsitrit shkruhet: Në New York me Tony Blair dhe Presidentin e Bankës Botërore Jim Kim për një projekt të ri të Bankës Botërore që do të nisë edhe në Shqipëri me ngritjen në kryeministri të Njësisë Speciale për matjen e rezultateve bazuar mbi prioritetet. Qeveria e re e Shqipërisë ka krijuar pritshmëri të lartë jo vetëm brenda po edhe jashtë vendit. Mbështetja është në nivelin më të lartë të pritshëm prej nesh dhe ne duhet ta justifikojmë me një qeverisje idealiste, të orientuar nga rezultatet në favor të vendit e të njerëzve-shkruan Rama.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Edi Rama, Tony Blair

KRYEMINISTRI RAMA 3 DITE NE NEW YORK

September 22, 2013 by dgreca

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë disa ditore në New York, ku do të marrë pjesë në sesionin e 68- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të këtij sesioni.

Gjatë  vizitës në New York dhe pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

Axhenda e Kryeministrit Rama parashikon pjesëmarrjen në aktivitetin “Nisma Globale Clinton” me ftesë të Presidentit Bill Clinton, takimin me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim, ish Kryeministrin britanik Tony Blair dhe mbajtjen e një leksioni në “Forumin e Liderëve Botërorë” në Universitetin e Kolumbias.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një seri takimesh me komunitetin shqiptar që jeton në New York, si edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë.

Në këtë vizitë, Kryeministri do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, z.Ditmir Bushati.

Filed Under: Featured Tagged With: 3 dite, Edi Rama, ne New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 17
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT