Shfaqja e premirës së u organizua – edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës /
Nga Beqir SINA – New York/
WORCESTER MA: Filmi shqiptaro britanik, SHOK, i nominuar për një statujë Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angelos, gjatë udhëtimit të tij në SHBA- mbrriti në Uster -Worcester të Massachusetts, në shfaqjen e rradhës, për publikun amerikan dhe shqiptarë, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, të shtunën më 20 shkurt.Në rrjetin social Facebook, dhe Viemo , pjesëmarrësit, thonë në këtë shfaqje, ka marrë pjesë së bashku me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes edhe Ylli i televizioni dhe filmit amerikan, aktoria hollivudiane, me origjinë, shqiptare Eliza Dushku.E cila, përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen në Uster – Worcester të filmit me metrazh të shkurtër “Shok” të shtunën, por edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, atë të bashkimit të dy pëllëmbave të dorës, duke bërë simbolin e flamurit tonë kombëtar, Shqiponjës me dy krena.Dushku, është një aktore me famë në Shtetet e Bashkuara, ajo është me shtëtësi të dyfishtë, Amerikane dhe Shqipëtare, ndërsa, ka lindur në Watertown, Massachusetts, më babanë nga Korça dhe nënën e saj daneze.Në rrugën e suksesit në televizionin dhe kinematografinë amerikane, Dushku, është i njohur për rolet e saj në “Buffy Slayer Vampire”, “Dollhouse”, “Bring It On” dhe “LiesTrue.” Ajo në shfaqjen e së shtunës, me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes – mbas rënjes së perdes së filmit SHOK nominuar për Oscar, ka drejtuar pyetje në panelin – pyetje e pergjigje, të moderuar nga ish-kryetaria e Bashkisë Uster – zonja Konstantina Lukes, e cila e mbanë veten shqiptare.Filmi nga Kosova “Shok”, është i bazuar në ngjarje të vërtetë( true story) në prag Luftën e Kosovës, në vitin 1998, e cila shpërtheu një vit më pas kësaj ngjarje, në një luftë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur nga SHBA dhe NATO-s, kundra Serbisë, në vitin 1999, për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve. Shfaqja e premirës së këtij filmi, u organizua edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 17 2008.Skenaristi, anglez Jamie Donoughue, ka thënë në rrjetin social Vimeo, se pritja kritike për filmin e metrazhit të shkurtër, ka qenë pozitive, ndërkohë, që e ka përshkruar atë si “të shkëlqyer dhe të ndritshëm.” “Ai është i pari film shqiptar nominuar për statujën Oscar, Filmi trajton jetën e dy djemve 12-vjeçarë në prag lufte në Kosovë “, thotë ai.Filmi “Shok” është i nominuar për çmimin Oskar për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, dhe më 28 Shkurt 2016, ai do të jetë në mesin e filmave konkurues për një statujë Oscar . Që prej lëshimit të tij nëpër kinemat në Kosovë, Shqipëri , Europë, dhe tani në SHBA, filmi SHOK, , thotë aktori dhe producenti Eshtref Dyrmishi, për gazetën tonë, “filmi ynë ka marrë edhe 11 çmime të tjera, duke përfshirë edhe Çmimin e publikut – Award Juria, dhe Çmimin Juria e Rinisë në 2015 në Aspen Shortsfest, Çmimin e Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të San Jose, të Kalifornisë për Short Film dhe medaljen e argjendtë në Festivalin e Filmit të shkurtër në Manhattan NYC .Filmi SHOK, është prodhim shqiptaro – britanik dhe është 21 minuta i gjatë.