• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diskursi demografik-Shqiptarët emigrojnë më së shumti në rajon

May 22, 2021 by dgreca

Në sajë të dhënave të publikuara  kohë më parë  nga  Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës për  përiudhën  2010-2019 del se nga Shqipëria  kanë emigruar  rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar së Shqipëria mban vendin e parë në  regjion.

Nail  Draga

Dukuria e emigrimit të popullsisë, nuk është dukuri  e panjohur sepse i ka përfshi pothuaj të gjitha vendet e regjionit, duke mbetur çështje shqetësuese për popujt e vendeve përkatëse. Në këtë aspekt vendet e ish kampit socialist dallohen për nga numri I emigrimit të popullsisë, që është dëshmi e varfërisë ekonomike të trashëguar nga koha e monizmit, por edhe të pakonsolidimit në periudhën e tranzicionit shoqëror. 

Të dhënat e publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka të bëjë me vendet e ish Jugosllavisë ku përfshihet edhe Shqipëria që në fjalorin politik njihet si Ballkani Perëndimor, duke ofruar të dhëna statistikore për këtë dukuri shqetësuese bashkëkohore. 

Në këtë grup veçohet Shqipëria, në sajë të numrit të emigrantëve që janë  përllogaritur përmes autorizimeve për lejet e qendrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende. Të dhënat ekspertët i kanë marrë nga Eurostat për vendet e BE-së si dhe nga vende jo anëtare të BE-së.

Kështu bëhët me dije se 56% e lejeve janë dhënë pêr arsye familjare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye  studimi apo të tjera.

Në krahasim me vendët tjera  si Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve prej 499.000  që nëse  e krahasojmë me popullsinë në vend paraqet shqetësim për të tashmën dhe të ardhmën e kombit shqiptar. Pasi kemi të bëjmë me të dhëna nga një institucion kompetent të dhënat e tilla duhet të merren seriozisht dhe të analizohen për të gjetur zgjidhje për ndalimin e emigrimit të popullsisë sepse pasojat jan të mëdha.

Varfëria si shkak  i emigrimit

Në lidhje mbi shkaqet e përmasave të tilla të emigrimit  si faktor themelor  ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë,  sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, që është dëshmi e trashëgimisë se mos zhvillimit ekonomik në periudhën e kohës së socializmit.

Nëse si barometer  i zhvillimit ekonomik marrim të ardhurat për frymë të banorëve në regjion del qartë së Shqipëria dhe Kosova janë në nivelin më të ulët, andaj nuk është befasi niveli i lartë i emigrimit të popullsisë.

Sipas të dhënave të cilat disponojmë  për momentin si vend me i kërkuar për emigrantët është Gjermania , sepse ofron mundësi të punësimit me shumë se disa vende tjera, qoftë në mënyrë sezonale apo me kohë më të gjatë.

Nuk ka dilemë se nga të emigruarit vendin e pare  e zënë ata të moshes së re, ku nga të dhënat e publikuara del se për të rin jtë nga Mali i Zi, për periudhën 2010-2019 janë lëshuar 20 mijë leje pune. Nga veprimtaritë bëhet më dije se shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale për në turizëm, ndërtim, tregti etj.

Në krahasim me vendet tjera të cilat janë marrë në shqyrtim Shqipëria dallohet në lidhje me emigrimin e grup moshave, sepse nga këtu emigrojnë të gjitha grup moshat, edhe pse edhe këtu dominojnë të rinjët, andaj nuk është rastësi së për këtë periudhë nga Shqipëria kanë emigruar pothuaj gjysëm milioni shqiptarë(499.000). Ndërsa nga vendet tjera kanë emigruar nga Serbia 351.730 banorë,   Bosna e Hercegovina 272.155, Kosova 246.540, Maqedonia e Veriut 160.633 dhe Mali Zi  22.080 banorë.

Të rinjët emigrojnë më së shumti

Në motivin e  emigrimit të popullsisë, përveç papunësisë së lartë  si  dhe mungesa e përspektivës  në vendet përkatëse, motiv tjetër është edhe ribashkimi i familjeve dhe arsimi,  përkatësisisht studimi në profilet e ndryshme, mbesin gjithnjë  shkaqet e emigrimit të popullsisë. Ndërsa sa iu përket grup moshave  ekspertët nga Vjena bëjnë me dije se shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat, ku një trend i tillë  nëse nuk do te ekzistojë qasje tjetër nga qeveritë në vendet përkatëse  ndaj kësaj kategorie, do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Duke vlerësuar  të dhënat e tilla nga Instituti Vjenëz,  duhet cekur se Shqipëria  regjistrimin e popullsisë e ka planifikuar ta mbajë në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty për më vonë. Bëhët me dije se regjistrimi do  të realizohet sa të krijohen kushtet pas pandemisë, ku do të kemi të dhëna më të plota në lidhje mbi emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.

https://i2.wp.com/www.monitor.al/images/2021/04/B1.jpg?resize=670%2C420&ssl=1
https://i1.wp.com/www.monitor.al/images/2021/04/TAB-1.jpg?resize=600%2C209&ssl=1

Filed Under: Analiza Tagged With: Emigrimi, Nail Draga

EMIGRIMI NGA SHQIPËRIA ME PËRMASA SHQETËSUESE

February 26, 2021 by dgreca

Sipas të dhënave nga INSTAT-i dukuria e emigrimit nga Shqipëria ka marrë përmasa shqetësuese,  nga del se 1.6 milionë shqiptarë janë emigrantë, në shumë vende të botës, duke qenë ndër vendet me shkallën më të lartë  në regjion, me pasoja të mëdha shoqërore dhe kombëtare 

Nga Nail  Draga/

Nga miratimi i pluralizmit në vendet e ish kampit socialist në Evropën Juglindore, emigrimi i popullsisë në botën e jashtme ishte çështje jetike, për të përjetuar lirinë e mohuar rreth pesë dekada. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as Shqipëria e cila ishte vendi me i izoluar dhe më i varfër  në kuadër të këtij kampi, andaj edhe emigrimi i popullsisë nuk paraqet ndonjë befasi, sepse populli shqiptar kërkonte ate qe i është mohuar dekada me radhë. Në lidhje me këtë çështje janë publikuar të dhëna të cilat  janë shqetësuese, sepse sipas INSTAT-it që kanë të bëjnë me datën 1 janar 2020 nga Shqipëria kanë emigruar 1.684.135   shqiptarë, duke qenë nder vendet me shkallë më të lartë në regjion. Ndërsa popullsi në vend , Shqipëria    ka pasur 2.845.955 banorë, duke pësuar një rënie me 0.6% në krahasim me 1 janar 2019.

Raporti nga INSTAT-i

Sipas raportit  të publikuar ditë më parë nga INSTAT-i, “Diaspora e Shqipërisë në shifra” del se rreth 1.6 milion shqiptarë banojnë jasht vendit, që është bazuar në të dhënat e dy regjistrimeve të popullsisë. “Duke pasur parasysh se shqiptarët vendbanues nuk regjistrohen sistematikisht kur largohen nga vendi dhe duke qenë se ka pak stimuj që ata të regjistrojnë largimin të autoritetet vendore, nuk ka matje të besueshme të n umrit të individëve që janë larguar nga Shqipëria. Sidoqoftë INSTAT përdor metoda të tërthorta për kryerjen  e një vlerësimi mbi numrin e migrantëve i cili bazohet në të dhënat e dy censuseve  të njëpasnjëshëm, edhe pse ka vështirësi ose kufizime”, thuhet në raport.

Në lidhje me këtë çështje si bazë është marrë popullsia me datën 1 janar 2020 e regjistrit civil, e cila përmban shtetasit shqiptar, pavarësisht vendbanimit të tyre(edhe ata që jetojnë jashtë vendit), sipas moshës dhe gjinisë. Në përgjithësi përllogaritet që diaspora shqiptare ka arritur numri prej 1.684.135 persona, ndërsa sipas gjinisë femra janë 799.416 e meshkuj 884.719.

Emigrantë  më shumë në Itali e Greqi

Në raport  janë përfshirë të dhënat nga OKB, që ka të bëjë me shpërndarjën territoriale të emigrantëve shqiptarë në botë në periudhën kohore 1995-2019.Nga të dhënat e tilla del qartë së emigrimi i shqiptarëve me i lartë është në Itali (39.4%), Greqi (35.3%), SHBA (8.2%), Gjermani (4.2%), Kanada (1.4%), Mbretëria e Bashkuar (0.9%), Belgjikë (0.9%) dhe vendet e tjera(9.7%). Në sajë të tyre të dhënave del se emigrantë shqiptarë ka me së shumti në Itali e Greqi, pastaj në Gjermani, ndërsa prej vendëve tjera jashtë Evropës vend të rëndësishëm zënë SHBA dhe Kanadaja.

Në lidhje me këtë çështje të dhëna ma të sakta do të kemi në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri që duhet të mbahet gjatë këtij viti, duke ofruar të dhëna mbi procesin e emigrimit në bazë territoriale, strukturës sociale, moshës, gjinisë, arsimore dhe profesionale.

Rënie e numërit të nxënësve

Emigrimi i  popullsisë ka ndikuar me pasoja të ndryshme shoqërore në Shqipëri,  ku si tregues negativ është rënia e numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.Nga një dukuri e tillë numri i nxënësve në shkollat shqiptare po ulet në mënyrë të dukshme  viteve të fundit, e kjo ka të bëjë veçanërisht në arsimin fillor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikës, INSTAT, në vitin shkollor 2019/2020, në shkollat fillore procesin mësimor-edukativ e kan ndjekur 294.879 nxënës. Ky numër është më i vogël për 3.8 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe 10,1 për qind krahasuar me vitin shkollor 2016/2017. 

Gjendja nuk është aspakt më e mirë as  në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve është ulur për 4,2 për qind. Gjithashtu, numri i nxënësve të cilët kanë mbaruar arsimin e mesëm është më i vogël për 3,6 për qind. Kjo rënie  i takon kësaj grupmoshe, për shkak të nivelit të lartë të emigrimit të popullsisë,  bëhët e ditur nga  INSTAT-i. 

Bëhët më dije se në këtë vit shkollor 2020/2021 në 1.754 shkolla fillore dhe të mesme në vend mësimin e ndjekin mbi 430 mijë nxënës.

Popullsia po plakët

Sipas të dhënave nga INSTAT-i popullsia e Shqipërisë nga viti 2001 ka ardhur duke u zvogëluar, ku në disa qarqe kjo tkurrje ka ndikuar në rritjen e moshës mesatare të popullsisë. Nga të dhënat e publikuara në vjetarin statistikor popullsia nën 15 vjeç po shkon drejt barazimit me popullsinë mbi 65 vjeç. Kështu, nga 1 janari 2020, në Shqipëri ishin 478.850 të rinj të moshës nën 15 vjeç dhe 420.036 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Gjirokastrës dhe të Vlorës

Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të moshuarve, më të vjetër së 65 vjeç  janë Lezha dhe Gjirokastra, ndërsa më të ulët e kanë Korça dhe Tirana. Ndërsa nga 1 janari 2020, mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri ishte 37.2 vjet. 

Sipas këtij treguesi,  qarku i Tiranës kishte popullsinë më të re  në Shqipëri, me një moshë mesatare prej 35.5 vjet, ndërsa popullsinë me të të vjetër në vend e kishte qarku i Gjirokastrës, me moshë mesatare prej 41.8 vjet, që është rezultat i drejtpërdrejt i emigrimit të popullsisë dhe të moshënimit të saj në vend. 

Përfundimisht duhet theksuar së të dhënat e publikuara nga INSTAT-i, mbesin referencë e besueshme në lidhje me emigrimin e shqiptarëve, dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese me pasoja shumëdimensionale, për kohën tonë  dhe në të ardhmën.

(Shkurt  2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: Emigrimi, Nail Draga

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT