• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE HISTORI E RREFYER NGA E BIJA E HETUESIT…

May 15, 2020 by dgreca

-Deshmia tronditese: Si na rrihte me kamxhik babai yne hetues ne komunizem | ABC News Albania/

DEGJOJENI DERI NE FUND DHE REFLEKTONI….30 VJET PAS SHEMBJES SE DIKTATURES….

Filed Under: Interviste Tagged With: ABC, Enkel Demi, Lindita Miloti

A jemi më të lumtur tani që e telendisëm edhe Henri Çilin?

February 29, 2020 by dgreca

Nga Enkel Demi/

Nuk e them dot që e kam shok Henri Çilin, megjithëse e kam hasur qysh në fund të viteve ’90 në gazetën “Koha Jonë”. Pavarësisht kësaj, e njoh mirë dhe ja kam vërejtur me vëmendje sipërmarrjen në fushën universitare në botime, në media.

Henri Çili është njeri i bërë vetë. Ai është i vetërealizuar nga thembrat në krye, gjë që shpesh mund t’ia ketë bërë të vështirë vetëkontrollin apo përmbajtjen në sinoret e të panjohurit. Për pasojë, kjo në Shqipëri ngjall urrejtje të verbër.

Shpesh kam patur dallime idologjike me të, meqenëse liberalizmin e kam parë përherë si lakmus majtist në gjirin e së djathtës. Nuk më kanë pëlqyer disa ide të tij për mandate vazhdimësie pushteti, kurse tani që është për ndërprerjen sak të këtij pushteti, për koiçidencë i vënë prangat.

Ani, këto janë ide, qëndrime, por asgjë e keqe. Nuk më ka lidhur kurrë puna me këtë njeri, por mendoj që nuk i ka bërë ndonjë gjëmë këtij vendi, as ka marrë kënd në qafë.

Lajmin e arrestimit të tij e mora qysh të enjten mbrëma dhe nuk e fsheh që u trondita. Në mëngjesin e së premtes pata fatin e keq të lexoja me detaje për çfarë e kanë ndaluar.

Këtu fillon arsyeja e këtij shkrimi; tek gjykimi që ne të tjerët marrim përsipër të bëjmë qysh në 24 orët e para të ndalimit. Kam vërejtur ngazëllim, mallkim, sharje, shfryrje dufi kudo që hap kompjuterin apo çoj telekomandën.

Lajmin e përhapi një pronar mediash, i cili për hir të së vërtetës të tërë katandinë e tij e ka vënë, sepse është në shërbim të qeverisë. Ai i çeli udhën “shtyllës së turpit”, në të cilën kujt i ra udha andej parí nuk ngurroi të pështyjë.

Henri Çili mund të ketë bërë faj, megjithëse nga ajo dosje të krijohet përshtypja se prej dëshpërimit i është futur një rruge të rrezikshme. Por, të paktën Henri Çili nuk ka shtënë pushkë, nuk ka bërë drogë, nuk ka thithur kokainë, nuk është bandit, nuk na del në ndonjë vend që t’ia shtrëngojë lakun në fyt shqiptarëve që t’i cysë të hyjnë në grevë urie për bukën e gojës.

Po more, i ka hyrë detit në këmbë dhe ai e di pse.

Gjithë kjo urrejtje ndaj tij me gjasë është valvul shkarkimi që gjindja ka ndaj pasunarëve në këtë vend. Shumica e tyre dërrmuese u ka hipur në shpinë, por a është Henri i këtillë?

Kjo pyetje për ca kohë duhet të mbesë pa përgjigje, se ku i dihet Çili mund të jetë përfshirë në një keqkuptim të madh ose duhet lënë të ndjekë fatin e tij.

Të gëzosh se hyn në burg një njeri i sipërmarrjes, medias, botimit është mjerim i madh shpirtëror.

Njeriu nuk mund të jetë i lumtur prej xhelozisë sikur me qenë hienë që zgërdhihet, kur luani rrëzon përtokë një antilopë.

Or’ kot me pyet tani që e mallkuam edhe Henri Çilin a ndjehemi më mirë? A i sosëm hallet?-Telegraf.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enkel Demi

Grushti i Pandit është për Edin

May 8, 2014 by dgreca

Nga Enkel Demi/
Simboli i grushtit të ngritur lart është shenja e luftës së proletariatit. Ky simbol ka lindur në fundin e vitit 1923, fillimvitin 1924 nga Rotfrontkwmpferbund (RFKB – RFB), Ushtarët e kuq e vijës së parë, organizatë paramilitare e Partisë Komuniste Gjermane (PKD). Gjatë Luftës së Spanjës ky grusht i afrohej tëmthit të djathtë të kokës, por në fund të saj u zhvendos afër shpatullës, deri në lëvizjet anarkisto-majtiste të viteve ’60, ku u përdor grushti i majtë.
Tash grushti përdoret nga komunistët ekstremistë dhe nostalgjikët e tyre, fjala vjen përdorej nga vëllezërit Kastro, Hugo Chavez, Kim Jong Un, Pandi Majko. Grushti nuk shpreh asnjë lloj simbolike të Luftës së Dytë Botërore, përveç simbolit komunist. Nuk është përdorur nga anglezët, francezët, amerikanët, legalistët, ballistët dhe jo nga të tërë partizanët. Baba Faja Martaneshi nuk e përdorte, Enver Hoxha është parë vonë me të, Mehmet Shehu e përdorte, sepse vinte nga Lufta e Spanjës. Kështu që shpjegimi i Pandit është shprehje e padijes në rastin më të mirë dhe gënjeshtër në rastin më të keq. Megjithatë Pandi Majko është një ish-kryeministër, ish-ministër i Mbrojtjes, njeri që ka dashur që vendi ynë të anëtarësohej në organizatën më antikomuniste të botës, NATO. Ky udhëheqës i së majtës shpresoj se duhet duhet ta dijë që aspirata kombëtare e hyrjes në Europë nuk plotësohet duke i bërë qejfin komunistëve me prostatën e moteve, por duke dënuar publikisht diktaturën e tyre, duke realizuar dekomunistizimin e plotë të shoqërisë si kërkon Këshilli i Europës. Mëkimi i këtyre simboleve është të vetëizolohesh me ndërgjegje.
Përkulja e ministrit të Drejtësisë para portretit të Enver Hoxhës në Skrapar është akt edhe më i rëndë. Zoti Nasip drejton një ministri, nga e cila burojnë ligjet për rehabilitimin e të persekutuarëve politikë, por dhe reformat integruese të këtij vendi. Si mund të lejohet kjo nga partia që Integrimin e ka kryefjalën e saj? Deputeti tjetër i kësaj force, ish-ministër i Brendshëm kish marrë osh të rinjtë e LRI-së dhe këndonte këngë partizane tek busti i Qemal Stafës: Bashkohuni shokë me ne në çetë… . Ku me u bashku o Luan? Te çeta e Babë Myslymit? Me Kajo Karafilin që ishte killer me pagesë si këta tipat e tritolit sot? Nuk dua t’i shfaqësoj krejt të rinjtë e LSI-së, por ndoshta nuk e dinë mirë historinë e vendit të tyre, ose jua kanë treguar keq, por Luan Rama nuk duhet të vazhdojë më me këto historitë e nostalgjisë, ose ta ndajë që preferon më shumë Markon.
Fotoja që të kall datën janë vogëlushët e Përmetit. Tmerr për ata të mitur, të veshur keq, skamnorë, por që të rriturit i nxjerrin me grusht mes vorresh. Të gjorët do kenë parë ëndërra me fantazma, me të vrarë të pocaqisur nga balta që rrëfejnë ndodhi tradhëtish, pabesie, luftrash që nuk i kryen dot.
Dhe tash është shefi i qeverisë dhe shumicës në pushtet. Më 29 nëntor bëri sikur nuk i pa, madje në Kuvend akuzoi si komunistin e fundit Sali Berishën. Sa herë çelet ky debat, del në dritë teza e komunistit të fundit. Kaq popullore është bërë kjo mbrojtje në formë mësymje, sa eedhe kryetari vuv i Bashkisë së Përmetit e përdori në një intervistë mëngjezore. Janë keqkuptuar ata që kujtojnë se kryeministri është hedhës batutash. Kryeministri është në kokë të vendit, sepse duhet të drejtojë me seriozitetin shtetarit, jo me cinizmin e statuseve në facebook.
Edi Rama ka rastin e artë të rrëfejë që nuk është komunist, nostalgjik që e ka kryer atëvrasjen ideologjike. Kjo është dita e tij për me tregu që nuk mendon si Pandi apo Luani. Ai ka gjithë pushtetin e duhur për të nxjerë jashtë ligjit komunistët, të ndëshkojë ata që përdorën fëmijët e Përmetit, të nis me ligj dënimin e krimeve të komunizmit, të çelë dosjet e Sigurimit të Shtetit, të rehabilitojë politikisht dhe ekonomikisht shtresën e të persekutuarëve, të plotësojë atë çka kërkon Këshilli i Europës.
E kam vështirë ta besoj se ka për ta bërë një gjë të këtillë. Tek e fundit edhe atij duhet t’i kenë pëlqyer rrëfimet e xhaxhi veteranit te lapidari për 5 maj, megjithatë shpresa vdes e fundit.(TV Ora News)

Filed Under: Opinion Tagged With: Enkel Demi, Grushti i Pandit është për Edin

T’i qasemi Brukselit si komb

February 4, 2014 by dgreca

Nga Enkel DEMI*/

E kam lënë rakinë, ndaj nuk e kthej dot një gotë me Fylen. Ndoshta i ngjaj Don Kishotit, por jam i bindur që në Bruksel nuk gjenden mullinj të erës, por njerëz që po i lënë shqiptarët pas dere. Kuptohet, nuk është se shqiptarët po bëjnë mundimin më të arrirë që mos ta meritojnë këtë sjellje, por nuk janë gjindje pak më e rëndomtë dhe qytetare se sa serbët, malazezët apo sllavët e Maqedonisë.

Gjithsesi nga njëra gotë në tjetër të shlivovicës, Stefan Fyles, Nikoliçi duhet t’i duket më seksi se Hashim Thaçi me flokët tip ballaboks apo Rama që i ri shqiptaria si benevrekë.
Ndoshta jam pesimist dhe uroj të gaboj, madje sa më rëndë, por në qershor, Shqipëria për një arsye holandeze apo një pretekst të brendshëm do mbetet sërish pa status. Nuk mendoj se ka të bëjë më me detyrat e shtëpisë, thjesht duhet të ndërgjegjësohemi që nuk na duan. Raportet gjeopolitike në Ballkan po rrahin kah sllavo-ortodoksët, ndaj sa më shpejt ta pranojmë këtë realitet aq më mirë për ne.
Tash ka ardh’ koha t’i qasemi Brukselit si komb. Nuk mund të fshihemi më pas gishtit dhe të bëjmë nxënësin e zellshëm. Klasa politike shqiptare duhet të gjejë forcën dhe të shpallë agjendën e bashkimit kombëtar, krijimin e shtetit të ri federal me dy kryeqytete, Tiranën dhe Prishtinën. Duhet rithemeluar Shqipëria në bazë të respektimit të rregullave të demokracisë, ekonomisë së tregut, laicizmit, respektimit të diversitetit fetar dhe minoriteteve. Një shtet i tillë modern, i cili propozon një treg më të madh, më të përqendruar, më të pasur, është e vetmja mundësi për ta parë Brukselin pa komplekse. Përndryshe, kështu si jemi si zogjtë e korbit, kurrë nuk do të na marrin seriozisht dhe do të na trajtojnë si lypësit e semaforit që kërkojmë si lëmoshë çka na takon.
Në Perëndim në përgjithësi shqiptarët i quajnë cuba, hajna, njerëz gjysmë të egër, të paditur, të pashkollë, vrasës, fondamentalistë. Mes kësaj turme banditësh, nëse gjejnë ndonjë rob të hairit, mendojnë se ky është përjashtim dhe nuk është si shqiptarët e tjerë.
Akademikët, shkrimtarët, studiuesit e historisë, arkeologjisë, albanologjisë, artistët, njerëzit e kulturës duhet të përfshihen brenda një lëvizjeje ndërgjegjësimi për të rrëfyer pa u ndalur në vite e vite të së nesërmes që ky popull është ndoshta më i lashti në kontinent dhe ka një rol të dorës së parë në themelimin e Europës. Nuk ka si futet në një thes me barbarët, nuk ka si të shpërfillet, sepse është këtu, nuk është tretur.
Qeveritë do të takohen sërish në Vlorë. Uroj që kësaj here të gjejnë punë për të bërë dhe ta lënë lojën “kush bën poza më të bukura”. Në mbledhjen e tyre të parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama na la pikëtakimi Brukselin, thua se Prizreni ku u mblodhën, Vlora ku do mblidhen janë në skajin tjetër të botës.
Tash, në Bruksel shqiptarët po njihen si islamikët që luftojnë për flamurin e Sirisë. Mungonte në hartën e ekstremistëve i rëni prej Pogradeci dhe kuadri u plotësua. Një arsye më shumë për të humbur trenat e radhës, të cilët nuk ikin se jemi me vonesë, por thjesht nuk na lënë të hyjmë në stacion.
Ndaj Prishtina dhe Tirana duhet të rikonceptojnë pozicionin e tyre në rajon, raportin federal mes dy kryeqyteteve dhe duhet t’i mëshojnë lashtësisë së këtij populli, pa të cilin ndoshta nuk do të kishte themele të Europës.
Ka ardh’ koha për një Rilindje të dytë kombëtare si e quanin etërit, por Naim Frashërin dhe Pashko Vasën nuk po i gjej të mishëruar askund, ndërsa serbi çel negociatat.

P.S. Ky është një shënim modest, por kurrsesi nacionalist.

/Burimi: mapo.al/

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Enkel Demi, si komb, T'i qasemi Brukselit

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT