• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BARDHOSH GJONZENELI DO T’I FALTE TORTURUESIT E TIJ KRIMINELE…

December 9, 2020 by dgreca

In Memoriam/

BARDHOSH GJONZENELI ISHTE NJË NJERI I MIRË QË, SIKUR T’I BININ NË DORË ATA KRIMINELËT KOMUNISTË, MUND T’I FALTE, PO ME ATË LEHTËSI QË I SHANTE E URRENTE

Më ka thënë hetuesi që asnjeri nga ne nuk do të shpëtoi gjallë./

Nga Enver Memishaj/

Bardhosh Gjonzeneli, ai burri trim e guximtar, u shua më 29 nëntor 2020 dhe shkoi të prehet në përjetësi, më 30 nëntor, i lodhur nga jeta e tij plot vrull, plot beteja, furtunë e dallgë, të cilat nuk e mposhtën dot.

Një nga legjendat e burgjeve komuniste, një personalitet si ai, që la pas gjurmë të pa shlyera, do të jetojë midis vlonjatëve e shoqërisë  shqiptare me gjurmët që la pas, gjurmët e një luftëtari lirie, ashtu si i ati professor Bego Gjonzeneli, ose Bego Bukuria, siç e quajtën bashkëluftëtarët e tij Hysni Lepenica e Skënder Muçua. Lauruar në Itali, Begua me ortorinë e fjalën e zjarrtë u bë propagandist i Luftës Antifashiste në fshatrat e Vlorës. U burgos nga komunistët më 1945, e dënuar dhe e liruan, e arrestuan përherë të dytë më 1949 dhe e pushkatuan, nw moshwn 37 vjeçare. 

Bardhoshi, djali i tij, do ia kalonte babait, u burgos tre herë, por i shpëti plumbit që i kishte narrë jetën të atit. Historia tragjike e një familejeje të njohur patriotike e demokrate nga Tragjasi i  Vlorës që u perball per tre breza rresht me sakrifica e dinjitet me dhunën e pergjakshme komuniste.

                                                 *       *        *     

Bardhosh Gjonzeneli lindi në vitin 1940, në Tragjas, Vlorë. U dënua tre herë, gjithsej me 50 vjet burg, kreu vetëm 27 vjet, sepse diktatura u shemb. Më13 maj 1960, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes” me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 14 dhjetor 1976, me vendim nr. 323, Gjykata Vlorë e dënoi për “agjitacion e propagandë” me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e dënoi për “ pjesëmarrje në një grup kundër-revolucionar nacionalist për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë“ me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet.( AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 74-75)

Bardhoshi ishte qëndrestar dhe luftëtar i diktaturës komuniste, ishte një trim që nuk e lodhën dhe nuk e mposhtën prangat, torturat, urija dhe sëmundjet e burgjeve të zeza komuniste, kështu ai u bë modeli i luftëtarit dhe qëndrestarit për kundërshtarët e diktaturës komuniste. 

Qani Beqo Sadiku (1950), dënuar me 17 vite bug dhe i ridënuar me 25 vjet të tjera  bashkëvuajtës me Bardhosh  Gjonzenelin në qelitë e Burrelit tregon se pas vitit 1982 u bënë disa ulje dënimesh qesharake. Komanda vinte në dhomat tona dhe për propagandë, shpallte uljet e dënimeve. Unë pyeta Bardhosh Gjonzenelin: 

–  Çfarë tu them atyre kur të vinë e të shpallin uljen e dënimit. 

–  Thuaju ia kam falur partisë, nuk i dua, më tha Bardhoshi. 

Dhe unë thash në fakt: Ia kam falur partisë dhe shoqes Nexhmie këto që më keni falur mua. Ti marrin ata, se mua nuk më duhen”. Natyrisht që menjëherë u dërgova në qeli… (Memorial.al) 

Ndërsa ishte duke vuajtur dënimin e dytë në burgun famëkeq të Spaçit, Bardhoshi u arrestua në shkurt të vitit 1979. Partia me anë të Sigurimit të Shtetit kishte shpikur, krijuar organizata “terroriste”, të formuara në burg, Se si mund të formohet në burg, nën terror, një organizatë këtë e dinë vetëm komunistët. 

Synimi i këtyre arrestimeve dhe ridënimeve për herë të dytë dhe të tretë ia kishte shprehur në hetuesi Bardhosh Gjinzenelit hetuesi i tij: Mua më ka thënë hetuesi që asnjeri nga ne nuk do të shpëtoi gjallë”. (Fatos T. Lubonja “Ridënimi” Përpjekja Tiranë 1996, f. 262),

Fatos Lubonja shkruan se pas 4 muaj hetuesi dhe tortura çnjerëzore fizike dhe morale gjyqi filloi në maj të vitit1979 dhe pas 7 ditëve u dha vendimi: Me vdekje me pushkatim Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, ndërsa gjith të tjerët, mbi 20 vetë,  u dënuan me mbi 20 vjet burgim, praktikisht kuptohet se ata dënoheshin me burgim të përjetshëm!!! 

Nën tortura, pa bukë e pa ujë, pa mjekim e barna, njeri nga ta që nuk ju tremb syri kur e priste plumbi dhe litari Bardhosh Gjonzenli nuki mposhtej, ngadhnjente nga errësiara e qelive, duke u dhënë kurajo shokëve të qelive, siç e përshkruan shoku i prangave Fatos Lubonja: “Pastaj u hap qelia 1. Personin që erdhi prej andej e njoha edhe nga shpina. Ishte Bardhosh Gjonzeneli, i cili kishte ardhuar në Spaç, para një viti i dënuar për së dyti në kam me 10 vjet. Goja e Bardhoshit punonte vetëm në një drejtim: Shante e mallkonre qeverinë “më të degjeneruar në botë”, siç e quante ai qeverinë e Enver Hoxhës. Këtë e bënte sikur hante bukë, shoqëruar me humor dhe me një mirësi që të bënte të mendoje se, megjith  mllehin e pa fund, ky ishte një njeri i mirë që, sikur t’i binin në dorë ata kriminelët mund t’i falte po me atë lehtësi që i shante. Natyra e tij e hapur e bënte të fliste me këdo që kishte fytyrë njerëzore në kamp, pa dyshuar se mos ishte spiun.

Bardhoshi u vonua më shumë se dy të parët te çezma. Prisja t’i shikoja fytyrën, pasi ashtu më dukej se mund të kuptoja diçka nga ajo që po ndodhte me të. Kur më erdhi përballë, pashë se kishte marrë një pamje të rreptë dhe të vrerët, mjaft të ndryshme nga ajo pamje njerëzore dhe e ngrohtë që kishte në kamp…

Pasi kishim marrë dënimin në Tiranë po ktheheshim në Spaç. Kur arritën përpara portës së hekurt të Spaçit, autoburgu ndaloi pa e shuar motorrin. Ndërkohë që hapej dera Bardhoshi nxjerr jashtë shqetësimin që na kishte kapluar të gjithëve: 

–  Për kokë të nënës (bënte be për nënën se babanë ia kishin pushkatuar) këtu na kanë sjellë për të na bërë gropën. Më ka thënë hetuesi që asnjeri nga ne nuk do të shpëtoi gjallë”. (Fatos T. Lubonja “Ridënimi” Përpjekja Tiranë 1996, f. 79, 262)

*       *       *

Bardhosh Gjonzeneli nuk ua plotësoi dëshërën komunistëve kriminelë. Ai pas vitit 1990 doli i gjallë nga burgu. Kishte qënë në diktaturë shembulli i qëndrestarit, tani në liri do të bëhej model i aktivistit dhe luftëtarit shoqëror për përparimin e proçeseve demokratike. Ai do të jetë inisiatori i krijimit të shoqatave të të persekutuarve e burgosurve politikë, të krijinit të Partisë së Balllit Kombëtar, duke dhënë në këto organizata shembullin e propagandistit shoqëror e politik. 

Ai do të botojë në shtypin e përditshëm artikuj e pamflete politike, ku evidenton krimin, dhunën dhe terorin e diktaturës komuniste, duke qenë edhe vetë një dëshmitar i aësaj dune çnjerëzore. Ai do të shquhet si intelektual i shqetësuar për fatin e shoqërisë, do japë intervista në radoi e televizion dhe do të inkurajojë e nxisë shokët e burgut e sidomos rininë për të qenë në vijën e para të proçeseve demokratike. Kështu, si dje në burgje edhe sot në liri ai do të jetë modeli i njeriut të mirë, qytetarit, demokratit me vizion europian, shembulli i atdhetarit që nuk pyeti kurrë se ç’bëri atdheu për të dhe familjen e tij, por deviza e tij do të ishte deri në fund të jetës, se çfarë duhet të bej unë për atdheun dhe popullin tim. 

Shoqëria kishte nevojë për zerin e tij dhe ai i shërbeu shoqërisë deri në fund pa kërkuar asgjë prej saj, qoftë edhe nje shërblim moral.  Një personalitet si Bardhosh Gjonzeneli la pas gjurmë të pa shlyera, për familjen, fëmijët e sidomos për shoqërinë tonë, prandaj ai do të jetë mes nesh edhe pas vdekjes me shembullin e jetës së tij në diktaturë dhe në liri, me artikujt e shumtë në shtyp, me intersista dhe biseda me këshillat e tij. 

Bardhosh Gjonzeneli ishte shpirt i lirë, njeriu s’diti të bënte kompromise me diktaturën, ishte kundër rrymave, me synim tek liria, sepse lirija thoshte ai nuk ka çmim, prandaj ai do të nderohej nga të gjithë, nga çdo krah kishte miq e do të gëzonte respekt e dashuri prej tyre. 

Bardhosh Gjonzeneli do të mbetet gardian dhe luftëtar i fjalës së lirë, i lirisë.  Si në diktaturë dhe në demokraci ai ruajti tek vetja dashurinë e pa shuar të lirisë. Shembulli i tij si luftëtar lirije inkurajoi dje shokët e prangave dhe burgjeve, inkurajon sot rininë për të vazhduar luftën për mbrojtjen e fjalës së lirë.   

Bardhosh Gjonzeneli ishte ndëri i Vlorës edhe pse këtë titull nuk ia dhanë zyrtarisht sa qe gjallë. Ai do të kujtohet nga vlonjatët dhe nga gjith shoqëria jonë për shembullin që na la me jetën e tij prej luftëtari për liri e demokraci.

Bardhosh Gjonzeneli u shua në heshtje. Zemra e tij e lodhur shkoi të pushojë në përjetësi. Humbja e tij nuk është vetëm e Vlorës por e gjith shoqërisë sonë. Respekt për gjurmët që na le miku im fisnik që edhe nga shtrati i vdekjes, 15 ditë para se të mbyllje sytë më more në telefon dhe më the: Si je Enver, kam merka për ty…

Kështu ra perdja e teatrit tragjik që u lojt nga një burrë i pa harruar, në zymtësinë e  jetës shqiptare. 

Rrëfehet ish-i burgosuri i Spaç: 'Frojdin' e fsheha nën kapakët e librit të  'Shokut Enver' | Gazeta Fjala

Burgu i Spaçit

https://scontent.ftia16-1.fna.fbcdn.net/v/t31.0-8/1836652_715348785153685_984106403_o.jpg?_nc_cat=101&ccb=2&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=O-JP3AzHdtQAX8hjUzL&_nc_ht=scontent.ftia16-1.fna&oh=74e8564bbbd682ab274c20b8f22aa8d9&oe=5FF40432
https://scontent.ftia16-1.fna.fbcdn.net/v/t31.0-8/1962491_715344301820800_1355855968_o.jpg?_nc_cat=104&ccb=2&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=RU0GNk6SVmAAX9g_aHd&_nc_ht=scontent.ftia16-1.fna&oh=97bd4e06076e914a9f52d9526c9a3463&oe=5FF1FAAD

Mhttps://scontent.ftia16-1.fna.fbcdn.net/v/t31.0-8/1888835_715344505154113_23125057_o.jpg?_nc_cat=107&ccb=2&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=BCHaIxtJEsQAX8tZRE7&_nc_ht=scontent.ftia16-1.fna&oh=2213ad495ce2f5280be40bba6b1d3b57&oe=5FF06DF3

https://scontent.ftia16-1.fna.fbcdn.net/v/t31.0-8/1796838_715345258487371_1510006220_o.jpg?_nc_cat=105&ccb=2&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=Y2ppPHWYijoAX8ws3zT&_nc_ht=scontent.ftia16-1.fna&oh=7ea570f3f98571c1ed5bf384f069c72e&oe=5FF1E7C0
https://scontent.ftia16-1.fna.fbcdn.net/v/t31.0-8/1799939_715347821820448_1993601406_o.jpg?_nc_cat=100&ccb=2&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=qLXjNOXDCNoAX-0F9CQ&_nc_ht=scontent.ftia16-1.fna&oh=cd1322e20ea9e28f504f471d3c5880f8&oe=5FF34530

Filed Under: Histori Tagged With: Bardhosh Gjonzeneli, Enver Memishaj

PRAPASKENAT- KOLIQI SJELL PRANVERËN E PËRGJAKUR TË VITIT 1997 ….

November 22, 2020 by dgreca

KONSTANDIN KOLIQI BËN DETYRËN E FUNDIT NDAJ SHOQËRISË: NA LA KUJTIMET PËR PRANVERËN E PËRGJAKUR TË VITIT 1997/

Rreth librit Konstandin Koliqi “Prapaskenat e vitit 1997” Fenix, Tiranë 2020/

Nga Enver Memishaj/

Ka shumë autorë që kanë shkruar për pranverën e përgjakur të vitit 1997, por kujtimet e shumicës prej tyre kanë frymën e partisë që ata simpatizojnë, inatet personale, hakmarrjen, zilinë dhe pak prej tyre dallohen nga objektiviteti siç janë kujtimet, analizat dhe kronologjitë që ka paraqitur Gëzim Zilja, tashmë botërisht të njohura e të përmbledhura në tre libra voluminoze. Tani së fundi vjen të dëshmojë për atë vit edhe Konstandin Koliqi me librin e tij ““Prapaskenat e vitit 1997”, libër që është shkruar “Për ata që duan të vërtetën”, thotë autori. Pjesa e parë titullohet: “Dëshmi nga viti i shkatërrimit të shtetit shqiptar”, pjesa e dytë: “Shkrime dhe artikuj ndër vite” dhe mbyllet me pjesën e tretë: “Copëza përditshmërie…” 

Idenë kryesore autori autori na e jep që në hyrje: “Të ndërtojmë të ardhmen pa harruar të kaluarën e vitit të zi, 1997!”, një gjykim i ftohtë mbi ngjarjet historike të atij viti, gjykim i një qytetari, shqetësim i një  intelektuali me vizion europian. 

Kujtimet e Koliqit për pranverën e përgjakur të vitit 1997, dallojnë nga shkrimet e analizat e autorve të tjerë pasi ato janë kujtime të një koloneli të shërbimit sekrete të shtetit, njeriut dhe oficerit që di të vëzhgojë, që di dhe gjen prapaskenat e atyre ngjarjeve, që sollën shkatërrimin e shtetit. Janë ngjarje për çfar pa e çfar dëgjioi kolonel Konstandin Koliqi gjatë asaj pranvere ku ishte dërguar me shërbim në Jug të Shqipërisë, prandaj ky libër duhet të tyërheq dhe duhet të lexohet që nga qytetari i thjeshtë deri te nëpunësi i lartë i shtetit, pasi ky libër ështe një manual për sot dhe për nesër. 

*     *     *

Pjesa e parë e librit hapet me analizën: “Përgatitja e terrenit që solli katastrofën”, ku ndërmjet të tjerave autori shkruan se ish komunistët tashmë me emra të rinj socialistë e socialdemokratë, shfrytëzuan zemrimin e drejtë të popullit për humbjen e parave në firmat piramidale për të marrë pushtetin me çdo çmim.  Shumë oficerë të sigurimit u kthyen nga emigrimi dhe mbanin ligjirata nëpër klube dhe rrugë, për ta marrë armët e për të marrë pushtetin që ua kishin marrë armiqtë e popullit!!!

Autori përshkruan shpartallimin e policisë së pa armatosur më 10 shkurt 1997, si dhe thirrjen e Gjinushit dhe Cekës: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje , ja liri”, autori flet edhe për disa gra shamizeza që dilnin në krye të turmës, por që autori këtij atikulli në shumë shkrime i kam quajtur: jo gra shamizeza, por gra zaqezeza, të tilla janë gratë komuniste që me fëmijë për dore dilnin në krye të turmës…   

“Në 15 ditëshin e dytë të janarit ’97, thotë Koliqi, shkarkohet nga detyra kryetari i SHIK-ut, z. Enver Memishaj, një zotri që e njihte, në mënyrë të shkëlqyer Vlorën, mentalitetin e popullit të saj, forcën e ideve komuniste atje, aktivitetin e ish oficerëve të sigurimit, por që njihte edhe detyrën e tij në mënyrë po kaq të shkëlqyer. U zëvëndësua nga i ndjeri Shkëlqim Agolli, nga Korça, që për 45 ditë që qëndroi në atë detyrë, besoj se edhe rrugët e Vlorës nuk arriti që t’i mësojë. Më vonë ky u vra në Greqi…”

Hyrjen e studentëve në grevën e urisë në Universitetin e Vlorës autori e përshkruan kështu: “Rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë ishin vendosur rojet e armatosura, rreth 200 veta! Tashmë ishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e vlonjatëve. Këta vinin nga fshtrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit të Vlorësdhe ishin të armatosur…”

Pra këtu duhet të vëmë re se ende pa u djegur godina e SHIK –t (Shërbimi Informativ Kombëtar), u shfaqën njerës të armatosur dhe po kështu fshtarët e Lumit të Vlorës kishin zbritur në qytet, përse?

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat kanë “nderuar” edhe autorin e këtij artikulli duke e renditur në listën e të dënuarve me vdekje!!!

Para kësaj gjendje thotë autori mblodha shokët e mi, oficera të shërbimit sekret,  dhe u thash: “Këtu do të shkojë gjaku në gju, ne s’mund të bëjmë gjë… ju jeni të rinj mblidhni plaçkat dhe ikni në Tiranë, unë do të qëndroj këtu, për të kryer detyrën time deri në fund”.     

Dhe Kostandin Koliqi qëndroi në krye të detyrës, pa menduar për vdekjen që e kanoste në çfdo hap që hidhte në tokën e Vlorës, nga bandat komuniste. Është me inters përshkrimi që bën autori për sulmin mbi godinën e SHIK-ut, pasi nga ky slulm antikombëtar e antishqiptar rrjedh gjith katastrofa që i sollën komunistët popullit tonë, duke shfrytëzuar zemrimin e popullit nga humbja e parave në firmat piramidale. Vrasjen e oficerëve të shtetit shqiptar Besnik Hidrit e Lekë Qokut, sot dëshmorë të atdheut dhe të dekoruar, autori e ka përshkruar me lot dhe zemrimin e një atdhetari që po sheh jo vetëm shkatërrimin e shtetit por edhe shkatërrimin e humanizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve të thirrur nga komunistët. Po me ngjyra të gjalla e emocione autori përshkruan edhe masakrime të tjera që bandat komuniste bënë ndaj oficerëve dhe nëpunësve të shtetit. 

Syrit të një koloneli të shëbimit sekret nuk mund t’i shpëtonin veprimet antikombëtar që kryen bandat si grabitja në muzeun arkeologjik të Durrësit, grabitja e shkatërrimi bibliotekës së Vlorës, qëllohet me plumb portreti i Ismail Qemalit, katri radës vihet në dipozicion të Zan Caushit e se si Vlora dhe gjith Jugu i Shqipërisë bie në dorë të banave komuniste 

Autori librit arrin në përfundimin se në Vlorë, në Jug dhe në gjith Shqipërinë, në vitin 1997, bandat e komunistëve, populli i indoktrinuar nga ideologjia komuniste, nën shembullin e njesiteve terroriste komuniste të gjatë Luftës Antifashisre duke shfrytëzuar zemrimin popullore kishin rrëmbyer armët për të marrë pushtetin nga armiqtë e popullit të emërtuar Partia Demokratike. 

 Në krye të turmave për hakmarrje e për pushtet, për ambicje personale, dolën shumë njerës pa moral që dogjën Shqipërinë për ta marrë ata pushtetin si Skënder Gjinushi, Neritën Ceka, Daut Gumeni, Namik Dokle, Sabit Broka, Bahri Boriçi, Rexhep Mejdani,Gramos Ruçi, ndërmjet tyre ishin dhe dy gazetare Zenepe Luka dhe Rudina Xhunga që me artikujt e tyre i vunë flakën Vlorës, etj.

Ky është përfundimi që arrin autori në analizën që iu bën atyre ngjarjeve. 

Por autori është objektiv kur gjen fajtorin për katastrofën që ndodhi, herë në mënyrë direkte e herë me xhentilencën që e karakterizon na lë të kuptojmë se në fund të fundit shkatërrimi i shtetit erdhi nga pa afëtsia e drejtuesve të atij shteti, nga se nuk drejtuesit e lartë nuk e kuptuan kurrë se çfarë po ndodhte në Vlorë, nuk ditën të manovrojnë me metoda demokratike për të ndalur zemrimin popullore, nuk kishin përvojën e duhur, dhe nga vetbesimi pa baza te vetja, pra shkurt ishte faji i qeverisë që lejoi firmat piramidale dhe u tragua e pa aftë për të mbajtur pushtetin. 

Libri ilustrohet me shumë fotografi të kohës. Kopertinëa e librit të detyron të qëndron gjatë për të vëzhguar e shijuar atë kompozim që fut në mendime, e kjo falë talentit të autores së kompozimit Sabina Koliqit, vajza e autorit. Përgëzime Sabina. Vlerësime të larta për redaktorin e librit zotrinë e ndeuar Behar Gjoka, dekoruar  “Nder i Burrelit”, po ashtu nderime të veçanta për Nikoleta Kovaçin, recensuese e librit.   

*       *      *

Në pjesën e dytë të librit autori ka renditur kronologjikisht artikuj të botuar ndër vite në shtypin e përditshëm. Kjo pjesë na flet fare qartë për sheqetësimin atdhetar, qytetar e intelektual të Kostandin Koliqit për fatet e vendit të tij. Tashmë nuk flet më një oficer i lartë i shërbimeve sekrete, sepse bandat komuniste e kishin shkartkuar nga detyra por flet një qytetar që e lidh fatin, jetën e tij me atdheun e tij. 

Kështu ai i drejtohet presidentit të Republikës të mos gradojë rebelë, bën thirrje që qytetarët duhet të shkojnë në votime, i bën një mesazh publik Edi Ramës. Si një specialist i shërbimit sekret jep mendime për dosjet, për luftën kundër terrorizmit, kundër krimit. Bën replika me durrësakun Duka, bën analiza të thella si “Dukuria Rama”, meditime si “Dueli dhe kanuni” etj. 

*      *     *

Në pjesën e tretë të librit shohim shqetësimin e një pensionisti, se tashmë Kostandin Koliqi ka dalë në pension, për problemet shoqërore e politike të vendit të tij, statuse në fb, portale etj. 

Kjo pjesë që e mbyll librin na paraqet portretin e plote, karakterin dhe personalitetin e një oficeri madhor, e një nëpunësi të lartë, e një qytetari me vizion europian që shqetësohet hallet dhe problemet e popullit të tij. Edhe në pension Kostandin Koliqi nuk ka preferuar shëtitjet buzë detit në Durrës ku banon, por aktivitetin, mendimin dhe gjallërinë ne favor të popullit të tij. 

Ky pra është njeriu model, shembulli i qytetarit aktiv që nuk parapëlqen qetësinë e një pensionisti por jetën plot vrull e gjallëri  dhe personalitete si Kostandin Koliqi, nuk mund të quhen pensionistë sepse ata janë gjithëmonë në punë, për të mirën e paqen e shoqërisë sonë. 

Kostandin Koliqi i shërbeu vendit të tij përmbi 40 vjet si oficer kariere, kolonel i shërbimev sekrete, i specializuar në shërbimet sekrete të NATO-s (Ushtria amerika, gjermane dhe turke) dhe tani së fundi kryen detyrën e fundit ndaj atdheut na le kujtimet e tij me libërin “Prapaskenat e vitit 1997”. Urime me emocione të veçante Kostandin Koliqi. Jam krenar që kam një mik si ty. Falje se nuk e kam talentin të përshkruaj madhështinë tëndë si dje në shërbim të shteti shqiptar ashtu edhe sot në aktivitet, megjithse në pension. 

Filed Under: Histori Tagged With: Enver Memishaj, Kostandin Koliqi

POLEMIKË- NJA DY FJALË PËR KOMUNISTIN YLLI MEÇE QË NUK LËVIZ NGA VIJA …

October 8, 2020 by dgreca

Në se thua atë që dëshëron, duhet të dëgjosh edhe atë që nuk dëshëron…/

“Himnet, këngët dhe marshet patriotike të Ballit Kombëtar, janë pjesë e rëndësishme e trashgimisë shpirtërore të popullit tonë, gjatë Luftës Antifashiste 1939 – 1944”- Prof. dr. Agron Fico, Dr. Thanas Gjika, Poeti Qazim Shehu, Poeti Petrit Derraj, etj…

Nga Enver Memishaj- “Mjeshtër i Madh”–

Artikulli Ylli Meçes “Mall për këngët e partizanëve tanë” (“Sot”, dt. 6.10.2002, f. 16) më tërhoqi vëmëndjen, se thash kush do jetë ky komunist që ka kaq mall për këngët partizanë. Por pashë se në shkrimin e tij Ylli pati mundësinë të lëshojë ligësinë e tij kundër meje dhe kundër vëllezërve shqiptarë që gjatë luftës nuk u rreshtuan në krah të Partisë Komuniste. 

Yllin e partisë e kam njohur si punëtor të devotshëm partie i specializuar për të kontrolluar, përpunuar dhe duke vigjiluar e treguar përkushtim komunist mbi “armiqtë e popullit”. E dëgjova dhe e njoha sidomos në vitin 1997 ku u bë udhëhqës ideologjik i bandave komuniste që vranë njerës dhe dogjn Vlorën. E tani po më dilte përpara përsëri si komunist që nuk lëviz nga vija.  

Dija gjithashtu se meçka është fjalë turke, në shqip turiri, që përdoret në gjuhën shqipe me kuptimin pexhorativ që do të thotë ashtu si ka turirin ka edhe shpirtin.)   

“Kurrë nuk kisha për ta besuar se bindjet poltike do e çonin shqiptarin pranë kafshës. Të gjykoj si kafshë dhe të shprehet si kafshë”, thotë Ilir Levonja dhe më tutje vazhdon:  “Ndryshe do vazhdoj të besoj atë që komunisti nuk ka as fe, as komb e as rracë e soj njeriu”. (Dielli dt. 8.5.2018)    

Në artikull Ylli i partisë është i shqetësuar se përse Enver Memishaj, që ka fshehur mbiemrin Lepenica (!!!) ka dalë kundër vijës së partisë dhe ka botuar një libër prej 505 faqe me këngët e Ballit Kombëtar, kur partia dhe shoku Enver kanë thënë se Balli Kombëtar nuk ka asnjë këngë?

Nga ana tjetër përse Balli Kokbëtar të ketë një libër me këngë prej 505 faqe, ndërsa këngët e partizanëve janë botuar në një libër prej 120 faqe?

Tani një sqarim i domosdoshëm për lexuesin, se sa për sëkllavin e partisë Ylli Meçkën s’ka rëndësi sqarimi im se atë e ka sqaruar partia.  

Në vitin 2017, Instituti Shtetëror i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit botoi  veprën time “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”, formati 17 x 24, prej 505 faqe. Vepra është konsultuar nga dr. Bujar Leskaj dhe është vlerësuar nga prof. dr. Agron Fico, albanolog, etnolog, n/kryetar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane dhe poeti Qazim Shehu.

Nga ana tjetër vepra është vlerësuar nga bordi prej 12 profesorë të historisë, që ka Instituti dhe është dhënë leja për botim. Pra vepra është një punim i mirëfilltë shkencor, pasi për herë të parë merret në studim një pjesë e historisë shpirtërore të popullit tonë, jo historia e Ballit Kombëtar, por trashëgimia shpirtërore, e pa njohur, e mohuar dhe e falsifikuar. E vlerësuar nga personalitete të shquara të kulturës si punim i mirëfilltë shkencor.

Theksoj se libri nuk merret me historinë e Organizatës pluraliste të Ballit Kombëtar, por me trashëgiminë shpirtërore të popullit shqiptar, këngët e popullit, dedikuar ngjarjeve të luftës 1939 – 1944, dëshmorëve, etj.  

Theksoj gjithashtu se siç thotë edhe prof. dr. Agron Fico këngët janë të popullit pra i ka ngritur populli dhe jo Balli Komëbat.

Veprën e ngrenë në nivel shkencor dokumentet dhe burimet e shumta të referimit, mbi bazën e të cilave janë bërë analiza dhe janë nxjerrë konkluzione. Materialet, vjershat e botuara në këtë libër janë nxjerrë nga:

Arkivi Qëndror i Shtetit Shqiptar,  shtypi dhe propaganda e kohës së luftës së Organizatës së Ballit Kombëtar, traktet, publikimet, thirrjet etj. 

Botime të autorëve të ndryshëm gjatë luftës: Isuf Luzi “Prosopopea”, Nexhat Hakiu “Kënga e gjakut”, Vedat Kokona “ 7 prilli”, Xhevat Kallajxhi “Tingëllimet e zemrës” dhe “Lot e shpresa”

Shtypi dhe publikimet e kësaj organizate në mërgim, si gazeta “Flamuri”, “Zëri i Ballit Kombëtar”, “Shërbestari i Shqipërisë”, etj. Po ashtu janë shfrytëzuar botimet e kësaj organizate, në mërgim: “Mallëngjimi”, botuar në Romë, “Libri i këngëve”, etj. 

Të gjitha këngët e botuara në libër kanë në fund burimin e referimit nga janë marrë. 

Lidhur me himnet, këngët dhe marshet patriotike të Ballit Kombëtar kanë shkruar shumë autorë ndërmjet të cilëve përmend: Mid’hat Frashërin, Jetish Kadishanin, Visar Zhitin, Reshat Agajn, folkloristi i shquar Fatos Mero Rrapaj, Ylli Bora, Rudolf Marku, Petro Zheji, Anton Çefa, Petrit Derraj, Petrit Velaj, Zef Pali – Flaka, etj.

Po ashtu për veprën time “Himne, këngë …”, kanë botuar vlerësime në shtypin e perditshëm: Prof. dr. Agron Fico (Telegraf dt. 31.3.2018 ), poeti Qazim Shehu ( “55” dt. 8.5.2018 ), prof. Petrit Derraj ( “55” dt. 2.4.2018 ), prof. Agron Tufa, dr. Thanas Gjika, poeti Thodhori Proko, etj. 

Tërheq vëmëndjen e lexuesit se autorë të këngëve janë personalitete të shquara të historisë e kulturës tonë, ndërmjet të cilëve po përmend:  prof. Abas Ermenji lauruar në Paris, prof. Arshi Pipa, laurur në Amerikë, Baba Ali Tomorri lauruar në Egjypt, prof. Bardhyl Pogoni, lauruar në Amerikë, që ka ngritur poezi edhe për Qemal Stafën, Dom Mark Hasi, Haki Taha që vrau në Prishtinë heroin e komunistëve shqiptarë Miladin Popoviçin, Hysni Sheme Sadiku – Kondi, dekoruar nga Presidenti i Republikës, prof. dr. Isuf Luzaj, filozof, prof. Kudret Kokoshi jurist, Kristo Luarasi, poeti Nexhat Hakiu, Reshat Agaj lauruar në Romë, prof. Tahir Hoxhaj, poeti Xhevat Kallajxhi, Xhafer Butka, djali patriotit të shquar Sali Butka, prof. Zef Staku, prof. Zef Pali, prof. dr. Vedat Kokona, etj

Kompozitorë: prof. Lec Kurti, Ali Kraja, Dom Zef Shestani, Dom Ndre Zadeja, Dom Lazër Sheldia, etj.

Nga sa thamë më lartë mendoj se nuk mund të dalë Meçka e Yllit e të hedhë poshtë veprën time. Natyrisht Ylli me të drejtë është i shqetësuar se unë i nënshkruari nuk isha “emëruar” historian nga partia e tij!!!  Pra vetëm komunistët i dini ato punë, ne të tjerët duhet të ulim kokën!

Tani na thuaj ti Ylli Meçe se cilët janë autorët e këngëve tuaja?

Mos vallë ajo Dhora Leka, një femër që provoi shumë burra, bashkëpunëtorja e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990, që s’la njeri pa spiunuar edh pa shpifur, përfshi edhe Ismail Kadarenë. Ajo agjentja e UDB-së jugosllave?  (Shih: Sadik Bejko “Disidenttë e rremë”, “55”, Tiranë 2007, f. 40 – 45)

Apo Fatmir Gjata që na dha atë romanin “Këneta”, të shkruar sipas stilit bolshevik të Stalinit, me mashtrime e falsifikime.

Kaq sa për të sqaruar lexuesin e gjerë dhe serioz.

                                                                  *        *       *

Tani le të shohim se për çfarë më akuzon mua komunisti Ylli Meçe?

Së pari do ti kujtoja shokut Ylli se duhet të jetë i lumtur që bën polemika dhe flet si i do qejfi, pasi diktatura e tij ose koha e hurit dhe e litarit nuk të linte të hapje gojën se për rreth përgjonte hapsana, pra nga koha e hurit kemi kaluar në atë të polemikës…

Së dyti Yllit të partisë i mungojnë krejtësisht argumentat ndërsa mbizotrojnë sharje linçuese dhe shpifje kundër meje.

Ai kritikon e mohon të nënshkruarin që paska dalë me një libër me këngë të Ballit Kombëtar dhe ngre pyetjen e njohur reteorike: Të ketë këngë me të vërtetë Balli Kombëtar? 

Pra, për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje komunisti nuk pranon të lexojë veprën time “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar” (2017), sepse komunistët nuk kanë nevojë të lexojnë, për ata mendon partia, lexon partia dhe ata besojnë ato që u thotë partia dhe shoku Enver se Balli Kombëtar jo vetëm që nuk ka këngë, por nuk ka as njëckë siç thoshte komunisti Dritëro Agolli.

Nuk pranon të lexojë pasi komunistët nuk mendojnë me kokën e tyre, por me kokën e partisë, ata nuk kanë tru, sepse tru ka partia, ata nuk kanë mëndje sepse mëndje ka partia dhe kështu komunistët s’janë tjetër veçse kafshë politike. Skllevërit dhe komunistët nuk kanë vetdijen për të kuptuar diskriminimin.

“Nuk ka këngë Balli Kombëtar përvëçse një “Epopeje” që ka shkruar Shefqet Musaraj”, thotë më tutje Ylli i Partisë, për paçavuren e komunistit Shqefqet Musaraj që për hatër të partisë mbylli në burgun e Burrelit vëllanë e tij Qemal Musarajn ku edhe vdiq atje, nga urija dhe mungesa e barnave. Me paçavuren e Shefqetit tuaj e bëni si shejtani, pasi merita më e madhe e djallit është të bëjë botën të besojë se nuk ekziston.

Ylli i Partisë revoltohet se përse e ka botuar Instituti këtë vepër me këngët e Ballit? Edhe një herë Ylli komunist na shfaqet se nuk lëvis nga vija, pra e mendon shtetin dhe historinë si pronë të partisë së tij, ashtu si dje, pra qëndron në llogore.

Nga ana tjetër kokë e madhe ky Ylli Meçka që barazon kokën e tij me kokën e 12 profesorëve të historisë, bordi Institutit, që kanë vënë firmën për botimin e veprës time. 

Me sa na thotë Ylli partisë dhe me sa parashtruam është e qartë se edhe pa bërë radiografi, kuptohet se Ylli Meçe është komunist.

Është vënë re se shoqëria shqiptare paskomuniste është treguar tepër tolerante dhe e emancipuar, dhe nuk ua kujton pinjollëve komunistë si Ylli Meçe krimet e baballarëve. Këta Ylli Meçkat ç’kanë që s’rrinë rehat? Në vend që të dënojnë krimin ashtu siç ka bërë me aq dinjitet disa herë djali i ish kryeminstrit Mehmet Shehu, dalin në mbrojtje të krimeve dhe kriminelëve! 

Martin Luther Kingu, udhëheqësi i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane, shprehej se “Nuk kam  frikë nga ulërimat e çakejve, mua më tremb heshtja e njerëzve të ndershëm”

Juve komunistët e ditëve tona të tipit Ylli Meçe, meqënëse nuk dolët në gjyq siç e meritoni për krimet e bëra ndaj shqiptarëve dhe meqë vdekja individuale dhe politike nuk dihet se kur ju vjen, nuk do të bënit keq të fshiheshit gjëkundi nëpër skuta e të hapni fjalë se keni vdekur. Kjo, them unë, do t’ju ndihmojë mjaft që të mos ketë më punë ndokush me ju, edhe po të kujtohej… ndonjëherë!

Qetësohu Ylli dhe në se nuk mundesh ndërro ilaçet se ato të Enver Hoxhës e Hysni Kapos nuk të bëjnë efekt. Unë ju uroj shërom të shpejtë. 

Si përfundim jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që vepra ime “ Himne e këngë …” i ka shkaktuar trazim emocional Meçkës së Yllit dhe soit të tij dhe uroj që të mos vijë kurrë dita të më lavdërojnë komuinistët dhe persekutorët.

No photo description available.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Memishaj, kenget Partizane, Marshet Patriotike te Ballit, Ylli Mece

HEBREU, JOSEF KANTOZI, LUFTËTARI TRIM I LUFTËS SË VLORËS QË VDIQ NË AZILIN E PLEQËVE

September 24, 2020 by dgreca

Shqiptaret të mos e harrojnë dhe të vlerësojnë patriotizmin dhe kontributin që dha hebreu i Vlorës, për Pavarësinë e Shqipërisë.- 

C:\Users\User\Desktop\unnamed.png

Josef Kantozi në Luftën e Vlorës, 1920– Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë, është në nderin e tyre, të mos e harrojnë dhe të vlerësojnë patriotizmin dhe kontributin që dha hebreu i Vlorës, për Pavarësinë e Shqipërisë.  

Nga Enver MEMISHAJ-Në Vlorë ka qenë vendosur një komunitet hebre që në kohë të hershme. Hebrejt apo izraelitët e Vlorës dalloheshin si një komunitet i urtë dhe i zgjuar. Asnjë prej tyre nuk bëri punë krahu, por të gjith burra e gra ishin ose zanatçinj, ose nëpunës. 

Vlonjatët i respektuan dhe vlerësuan, bënë krushqi me ta, i mbrojtën gjate Luftës Antifashiste dhe asnjëherë nuk patën kontradita me ta, çka flet për shpirtin e gjerë të vlonjatëve dhe humanizmin e tyre. 

Jeta më lidhi edhe mua me këtë komunitet simpatik. Shok klase me doktoresh Ana Kohen, që u bë e famëshme në Amerikë, fqinj me Minush dhe Gracjella Solomonin, shok klase me Jakov dhe Rashela Solomonin, etj.

Irakliu, djali hallës sime, u martua me vajzën e Barut Levit dhe e mbylli jetën e tij në Izrael. Mund të vazhdonim gjatë me këto lidhje, me humanizmin  dhe shpirtin e gjerë të vlonjatëve. 

Në këtë 100 vjetor të Luftës heroike të Vlorës gjeta në shënimet e mia se Josef Kantozi prej këtij komuniteti, kishte marre pjesë me armë në dorë në këtë luftë, si dhe kishte dhënë para për nevojat e luftës, por vetëm kaq, prandaj u interesova për këtë patriot vlonjto – izraelit dhe Rashel Solomoni nga Filadelfia dhe intelektualë të tjerë vlonjat ma ndriçuan figurën e këtij patrioti.

                                               *      *     * 

Josefi ishte i biri i Mushos dhe Masaltos, kishte lindur në Vlorë më 17 gusht 1890 dhe ka qenë banor i lagjes “Vrenez”, ku banoja edhe unë.

Ai i takonte një familje të pasur tregëtare hebre, e cila ishte vendosur në Vlorë rreth viteve 1800-1834, për t’i shpëtuar perndjekes e shfarosjes së Spanjes. 

Josefi e kaloi rininë në Vlorë dhe kreu studimet e larta në Itali për ekonomist .

Vlonjatë tregojnë se Josefi ishte një djalë i gjatë, i bukur, shumë elegant, flokët i mbante përherë të lyera me brilantin pasi i përkiste një familje ndër më të pasurat hebreë në Shqipëri, që ishte edukuar në Italinë fqinje. E donte jeten dhe dinte ta shijonte atë .

Pushimet i kalonte në Brindisi ku kish lokalet e tij të preferuara, mbante të rezvuar dhomë në hotel, kish karrocën e tij me kalë të bardhë e karrocierin që kujdesej gjatë gjithë vitit për mirëmbajtjen e tyre, me pagesë për të qenë në gatishmeri në ditët e tij të pushimit në Itali. Italianët e shihnin shpesh që vinte nga Shqipëria, e nuk dinin më shumë për të, veçse ish një pasanik shqiptar, ndaj i thërrisnin me: konte d’Albania.

Josefi e donte Vlorën dhe i çmonte vlonjatët. Deri vonë është treguar në Vlorë shprehja e kësaj dashurie dhe respekti: Në një nga ditët e zakonëshme të pushimit, shkoi herët në restaurant për të ngrenë mëngjesin. Lokali ishte plotë me klientë italianë. Pranë tryezës së tij ishin ulur disa të rinj, simpatizant të fashizmit, të cilët sa e panë që hyri, buzëqeshën me ironi. Ndërkoh njeri prej tyre iu afrua Josefit, nxorri prej xhepit një kartëmonedhë një liretëshe italiane, e ndezi para syve te tij duke e shoqeruar me fjalët: “Ja, kështu do ta djegim ne italianet, Shqiperine tënde!”.

Në këtë moment, Josefi qetë-qetë, nxorri prej xhepit një kartëmonedhë njëmijë liretëshe, ndezi çakmakun e nën flakët e zjarrit që përpinin kartëmonedhën italiane iu drejtua djaloshit perkarshi me zë të lartë: “Kështu do ta djegim ne Shqiptarët Italinë”.

Josefin e arestuan dhe menjëherë e burgosen. Familjes iu desh të paguante një shumë të madhe të hollash për ta liruar prej burgut. Ky pra ishte Josefi ynë, qe e donte Shqiperine e Vloren mbi gjithëçka.

Por ai do të mbetej në historinë, mëndjen dhe shpirtin e vlonjatëve në atë vitin e bekuar 1920, kur shqiptarët rrëmbyen armët, hodhën në det pushtuesit italianë dhe rishpallën Pavarësinë e Shqipërisë të përmbysuar nga Lufta e Parë Botërore. 

Në këtë vit do të shkëlqejë edhe patriotizmi i Josef kantozit. Ai ishte pjesë e përgatitjes së ilegalëve vlonjatë me para, për të bërë atë luftën e madhe. 

Nga fundi i muajt dhjetor 1919, Josef  Kantozi në krah të qytetarëve vlonjatë Jani Minga e Tol Arapi do të marrë pjesë në mbledhjen që u organizua në shtëpinë e Osmën Haxhiut, ku zgjodh një komitet për drejtimin e luftës që po përgatitej kundër pushtuesit italian. 

Hebrej të Vlorës ndihmuan patriotët vlonjatë me para, por  Josef  Kantozi është i vetmi hebre që ju bashkua luftës me para dhe me pushkë në dorë. Në këtë luftë atë e shpinte dashuria për Vlorën dhe Shqipërinë, ideali i përbashkët me udhëheqësit e luftës Osmën Haxhiun e Ahmet Lepenicën. 

Sakrifikoi për lirinë e Shqipërisë jo vetem pasurine, por ish gati te sakrifikonte edhe jeten e tij dhe këtë e provoi kur luftoi me pushkë në dorë në krah të vëllezërve vlonjatë. 

Ndarje fetare, sikundër thotë Romeo Gurakuqi, në Vlorë nuk ka ekzistuar ndonjëherë që kur është krijuar bota. Në këtë luftë ortodoksë e katolikë krahas vëllezërve të tyre musliman si dhe komunteti izraelit u gjendën në udhehëqje të luftës me armë dhe me para: si Spiro Jorgo Koleka, Jani Minga, Aristidh Ruci, Toli Arapi, Dhimitër Bala. Në Vlorë ka shumë pak katolik, afro 10 familje, por edhe këta me në krye udhëheqësit e tyre shpirtëror si Dom Mark Vasa që u internua në Sazan, At Shtjefën Gjeçovi që ngriti flamurin e fitores në Kaninë me myslimanin Ahmet Lepenica, nëntoger Kolë Zadrima, e të tjerë u gjendën në ballë të luftës.

Në përfundim të luftës me fitore Josef  Kantozi nuk u nda nga udhëheqësit e luftës për vendosjen e rendit dhe qetësisë. Kështu sipas kujtimeve të Hasan Pulos 

prefektura e Vlorës me z.Hamza Isain më ngarkuan mua, Aziz Çamin dhe Toli Arapin për organizimin e policisë në Himarë, dhe në krah të Tol Arapit do të ishte edhe hebreu Josef  Kantozit.

Më pas Josef kantozi u muar me tregëti. Në vitin 1939, me pushtimin e vendit nga Italia, jeta e komunitetit hebre u vështirësua, për arsyet që dihen. Më 14 maj 1939 Ministria e Brendëshme u kërkon prefeturave të vendit listat emërore të izraelitëve. 

Prefektura e Vlorës i përgjigjt Ministrisë më 31 maj 1939: “Bashkangjitur po ju parqesim dy lista njera me izraelitet … me shtetësi shqiptare dhe tjetra me emrat e izraelitëve që janë me shtetësi të huaj…”

Josef  kantozi shënohet në listën e parë, me shtëtësi shqiptare, në numurin rendor 47, lindur më 17.8.1890, ne Vlorë me profesin tregëtar. Në këtë shkresë thuhet gjithashtu se izraelitët nga nr. 47, pra nga Josef  Kantozit janë shpërngulë dhe gjenden në Fier. Këto ishin lëvizje për të mbrojtur jetën e tyre nga pushtuesi. 

Vlonjatë mbajnë mend se Josef  Kantozi, ashtu si në vitin 1920, e ndihmoi edhe Luftën Antifashsite me para. 

Fundi i jetës së një patrioti hebre.

Me ardhjen në fuqi të komunistëve, kontributi atdhetar i hebreut Jozef Kantozi u harrua dhe u mohua, patrioti u shpronësua dhe mbeti vetëm me rrobat e trupit.

Ai nuk pati asnjë trashgimtar që të kujdesej e të flistë për veprimtarinë patriotike të tij. Vajza e vetme Rashela rreth moshes 18-20 vjeçare, pra aty nga viti 1938, u sëmur rëndë nga veshkat dhe vdiq.

I braktisur dhe i pa vlerësuar nga shteti, pas vdekjes se te shoqes Mazal, u detyrua të mbyllej në azilin e pleqëve. 

Patrioti dhe luftëtari i Luftës heroike të Vlorës të vitit 1920, i harruar dhe i braktisur nga shteti si shumica e udhëheqësve të asaj lufte, e mbylli jetën e tij 

në azilin e pleqëve në Berat rrethi vitit 1960.

Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë, është në nderin e tyre, të mos e harrojnë dhe të vlerësojnë patriotizmin dhe kontributin që dha hebreu i Vlorës, për Pavarësinë e Shqipërisë.  

C:\Users\User\Downloads\image (2).png
C:\Users\User\Downloads\image (1).png
C:\Users\User\Downloads\image.png

Filed Under: Histori Tagged With: Enver Memishaj, HEBREU, JOSEF KANTOZI, Pavaresia e Shqiperise

BUJAR LESKAJ, THEMELUESI I KLSH-SË MODERNE

January 28, 2019 by dgreca

Bujar_LeskajBujar Leskaj na paraqitet edhe si një shembull dinjitoz i shtetarit që nuk kapet me thonj e me dhëmbë pas karriges së pushtetit si shumica e politikanëve tanë, por pasi i shërben vendit të tij ai, largohet për t’u lenë vend të rinjëve që vijnë me ide të reja./

Nga Enver Memishaj/

Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion unikal, një dhe i vetëm, në repertorin e institucioneve shqiptare dhe megjithatë, ai ka qenë i përhumbur në atë karvanin burokratik të administratës, të cilat kanë rendur mbi dërrasat e kalbura të tranzicionit shqiptar.

Si ogur i mirë, 100 vjetori i shtetit shqiptar e gjeti KLSH-në me një Kryetar të ri, dr. Bujar Leskaj, personaliteti i të cilit ka qenë më i zëshëm se vet KLSH-ja dhe e inspektimeve të zymta të 20 vjeçarit të tranzicionit. Mund të duket provinciale t’i kujtosh dikujt origjinën ku është rritur dhe mbrujtur, po përkatësia vlonjate është puqur më shumë me institucionin, më saktë në një konvergim historik, marrë parasysh faktin se themelimi i Këshillit Kontrollues në 1925 qe një propozim i deputetit të Vlorës, Mustafa Tragjasi, i cili mbi domosdoshmërinë për ngritjen e një institucioni auditimi do të shprehej se: “Populli po thotë se taksat jam tue i paguar, por nuk jam duke ditur se ku po prishen. Edhe për t’i dhënë një dritë popullit që nesër t’i paguajë taksat ma me gëzim është e nevojshme që ta ndriçojmë mbi të ardhurat dhe të prishurat”.

Shumëkush mund të flasë dhe të shkruaj gjithfarë qokash për dikë, por në rastin konkret, t’i thurësh artificialisht lavde është një mohim i punës reale të dr. Bujar Leskajt në krye të KLSH-së. Si një institucion me mandat të gjerë 7 vjeçar drejtimi, Kryetarin Leskaj duhet ta shkëpusim nga e përgjithshmja, pra nga cikli i rotacioneve të kryetarëve sepse ai, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk do të bëjë pjesë tek grupi i ish-kryetarëve, por do të mbetet si kryetari i themelimit të KLSH-së moderne, ose një Kryetar emeritusi KLSH-së.

Arkitektura e re menaxheriale dhe audituese e KLSH-së ka një dëshmitar kyç, verba volant, scripta manent thotë latini, pra ligjin e ri 154/2014 të funksionimit dhe organizimit të KLSH-së. Me të drejtë, ky ligj mund të pagëzohet si Ligji “Leskaj” i KLSH-sësepse është hartuar dhe miratuar falë përkushtimit dhe vendosmërisë personale të dr. Bujar Leskajt. Sinqeriteti i kësaj vendosmërie lexohet qartë tek thirrja e tij se do jepte dorëheqjen si Kryetar i sapozgjedhur në rast të mosmiratimit nga maxhoranca e majtë të këtij ligji. Kësaj sipërmarrjeje të Kryetarit Leskaj iu bashkua një aleat i fuqishëm i shqiptarëve, Bashkimi Europian, i cili e “kërcënoi” qeverinë e majtë se nuk do ti lëvronte rreth 40 milion euro nëse nuk do të miratonte ligjin “Leskaj” të KLSH-së.

Nëse do të bëjmë një bilanc, në dy vitet e para, përmes këtij ligji të ri, dr. Bujar Leskaj arriti t’i jepte KLSH-së ato atribute që s’mori përgjatë 20 viteve. Sot, KLSH-ja është i vetmi institucion shqiptar që ka një ligj identik me simotrat europiane. U zhbë termi kontroll dhe u gdhend fjala auditim dhe u vendos fjalori dhe metodologjia euro-atlantike e auditimit, përfshirë auditimin eperformancës që Perëndimi filloi ta realizonte qysh në fund të viteve ’70.Miratimi i këtij ligji është një nga ato pak arritje që regjistrohen në progres-raportet e Bashkimit Europian, pra angazhimi i tij është përkthyer në një përfitim për të gjithë shqiptarët në kuadër të përafrimit me BE-në.

Shtatë vjet të Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë prodhuar shumë shifra, por tek puna e Leskajt ka diçka më të çmuar për t’u qëmtuar se 2.6 miliard euro dëm ekonomik të zbuluar apo një kallëzim penal në javë : Sjellja prej shtetari!- ajo çka sot duket edhe më e rrallë, për të mos thënë inekzistente. Në fakt, para se të ketë vepruar si Kryetar i KLSH-së, ai ka vepruar si patriot dhe shtetar. Janë këto dy veti që e kanë bërë KLSH-në një institucion pararojë ndër institucionet shqiptare, madje mund të themi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duket si parakohe në krahasim me institucione e tjera, mbarëvajtja e të cilave është bjerrë nga llurba korruptive dhe ambicia për t’u kapur me kthetra pas pushtetit. Pështjellimet politike dhe veçanërisht korruptive i kanë ngecur në kapsulën e kohës së tranzicionit institucionet shqiptare ndërsa KLSH ka arritur spikamën e vet dhe është i pari që ka shkelur finishin e integrimit europian, duke u pozicionuar si një kalorës i vetëm në luftën kundër korrupsionit. Si kryetar i KLSH-së, dr. Bujar Leskaj ka vepruar në njëfarë mënyre edhe si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, si një përfaqësues dinjitoz i interesave kombëtare. Kujtojmë këtu se nënshkrimi i marrëveshjes së parë, si Kryetar i KLSH-së, ka qenë me Zyrën Kombëtare të Kosovës, dhe kjo përzgjedhje  nuk është rastësore, por tërësore në patriotikën e vet. Po ashtu, vizitat e tij jashtë vendit kanë pasur në qendër lobimin për anëtarësimin e Kosovës në institucionet  ndërkombëtare të auditimit. Me rëndësi për t’u theksuar është edhe auditimi mbi bashkimin doganor Kosovë-Shqipëri, i cili shërben si busull për atë sesi mund të bëhet ky bashkim.

Në raport me Bashkimin Europian, KLSH-ja ka spikatur si aleati më i besueshëm për kontrollin dhe monitorimin e financave publike duke u shndërruar në një partner i Gjykatës Europiane të Audituesve dhe të Komisionit Europian, përmes direktoratit të përgjithshëm për buxhetin e BE-së, “DG Budged”.

Marrëdhënia me SHBA është harlisur më tej përmes një bashkëpunimi origjinal dhe unikal me Zyrën e Auditimit të Qeverisë së SHBA-së, ku dr. Bujar Leskaj është i vetmi kryetar në vend dhe në rajon që ka realizuar një homologim të plotë dhe konkret me një institucion amerikan.  Pritja që iu bë në fund të mandatit nga Kryekontrollori amerikan Gene.L.Dodaro (pritja e tretë zyrtare brenda 4-viteve), ose e thënë ndryshe i besuari më i ngushtë i Kongresit Amerikan për auditimin e Shtëpisë së Bardhë, vjen si një çertifikim i suksesit dhe besimit të punës së Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në raportet me vendet e zhvilluara të Europës Lindore, veçanërisht ato vende si Polonia dhe Çekia, aktiviteti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka rezonuar, përpos bashkëpunimit për detyrat funksionale, edhe ato ndjesitë e momenteve kyçe historike si e famshmja Solidarnos nga ku kanë marrë spunto edhe ndryshimet demokratike në vendin tonë. Si kurorëzim i këtij bashkëpunimi të suksesshëm, në fakt sot është një Kryetar i KLSH-së, dr. Bujar Leskaj, e jo një Ministër i Jashtëm apo ndonjë zyrtar tjetër, që është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Polonisë, z.Andrzej Duda me titullin “Kryqi kalorësiak i urdhrit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”.

Si kryetar  i KLSH-së ai s’ka lënë pa shpalosur “reflekset” si  njeri i kulturës dhe si një mik i librit, duke e kthyer Kontrollin e Lartë të Shtetit në një institucion të promovimit dhe mbrojtjes së vlerave kulturore, madje më shumë sesa vet ministria e Kulturës. Në njoftimet zyrtare apo rubrikën mjaft kërshërore “jeta sociale” të faqes së KLSH-së, Kontrolli i Lartë i Shtetit shfaq një tjetër dimension si një shtëpi e artistëve dhe intelektualëve. Po ashtu, shtresa e ish-përndjekurve ka gjetur në 7 vitet e dr. Bujar Leskajt më shumë mbështetje tek KLSH-ja sesa përgjatë 25 viteve të marrë së bashku tek institucionet e  ngritura për këtë qëllim. Madje,  Kryetari Leskaj u dedikoi një auditim që nxori në pah se problematika e kësaj shtrese janë edhe më të mëdha se ato të publikuara përgjatë viteve.

Duke iu rikthyer titullit, se dr. Bujar Leskaj është themeluesi i KLSH-së moderne, duhet të bëjmë një vlerësim në një optikë më të gjerë ngase mbrothësia e një institucioni matet jo nga propaganda, por tek sakrificat e drejtuesit. Në këtë rrafsh, dr. Bujar Leskaj arriti që të bëntereformë edhe me ikjen e tij, më saktë duke mos pranuar të kandidonte për një mandat të dytë.Thënë në mënyrë metaforike, ai mbrojti institucionin edhe nga “vetvetja” pasi të ushtrosh për 14 vite postin e Kryetarit, rrjedhimisht zvetënohet në njëfarë mënyre pavarësia e për pasojë KLSH kthehet si një institucion i dhënë me koncesion. Prandaj, transformimi i këtij vendimi personal të Bujar Leskajt në një parim të Kodit Etik Auditues ka dhënë një shembull të mirë, jo për KLSH-në, por në fakt për të gjithë drejtuesit, qofshin edhe ata politikë. Sepse vjen një moment kur zhvillimi i një institucioni kërkon që t’i hapet rrugë edhe nga vet iniciatorët. Kësisoj, si me emërimin e tij si kryetar ashtu edhe me largimin, dr. Bujar Leskaj tregoi se ne shqiptarët, nëse drejtohemi nga vullneti i mirë dhe interesi i përgjithshëm, mund të arrijmë të “bëjmë shtet”.

Pra, Bujar Leskaj na paraqitet edhe si një shembull dinjitoz i shtetarit që nuk kapet me thonj e me dhëmbë pas karriges së pushtetit si shumica e politikanëve tanë, por pasi i shërben vendit të tij ai, ai largohet për t’u lenë vend të rinjëve që vijnë me ide të reja.

Thelbi apo kryekumti që na përcjell veprimtaria e Bujar Leskajt si Kryetar është se duhet t’i mbrojmë institucionet pikësëpari nga ambiciet personale për t’u kapur pas karriges së institucionit. Dhe ja vijmë pikërisht në realizimin e atij qëllimi që mëtojmë ta realizojmë duke u kacavjerrë pas karriges. Sot, dr. Bujar Leskaj, përmes punës si kryetar dhe largimit si shtetar me dinjitet, ka ngadhënjyer në betejën me kohën përtej mandatit 7 vjeçar pasi e ka fituar titullin si themeluesi i KLSH-së europiane dhe moderne.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bujar Leskaj, Enver Memishaj, I KLSH-SË MODERNE, themeluesi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT