• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIKTATURA NËPËRMJET TREGIMEVE

September 16, 2018 by dgreca

3 Makensen(Mbresa nga leximi i vëllimit “Gruaja me të zeza” i Makensen Bungos)

 Nga Eugjen MERLIKA/*

“Gruaja me të zeza” është ndihmesa e fundit e prozatorit Makensen Bungo në lëmin e një fushe pak të lëvruar të letrave tona, asaj të kallzimit të krimit komunist në të gjitha çfaqjet e përmasat e tij.

Titulli i librit përkon me atë të tregimit më të gjatë të vëllimthit, duke bartur në vetvete simbolikën e një epoke historike që, në Vendin tonë, shënoi me ngjyrën e zezë  shumë nga jetët e familjeve shqiptare. Nuk ishte ngjyra e parapëlqyer e fashizmit, ishte pasoja e triumfit të së kuqes, ngjyrës së gjakut, ngjyrës emblemë të komunizmit që, nëpërmjet veprës së tij shkatërrimtare të “botës së vjetër” dhe ndërtimit të “parajsës së vegjëlisë”, veshi me të zeza shumë gra e vajza shqiptare, duke dërguar mizorisht në botën tjetër  bijtë, burrat, vëllezërit e të dashurit e tyre. Ky ishte përfundimi më i dukshëm i asaj sprove të përbindëshme që u çfaq në skenën historike të Evropës lindore në veshjen e fituesit të luftës e që, fatkeqësisht, edhe mbas dhjetëvjeçarësh dështimi e mizorie, edhe mbas fundit të saj tragjikomik, në pjesën më të madhe të opinionit të kontinentit të vjetër, në thelb mbeti e pandëshkuar, e veshur me një aureolë ideali që nuk mund të përdhosej nga “gabimet” e individëve.

Autori e ka jetuar në vetë të parë gjithë harkun kohor të përvojës komuniste në Atdheun e tij, duke pësuar dhunën e saj në shumë drejtime. Si shqiptar, i rritur dhe i formuar në kudhrën atdhetare të mësuesve të shkollës Normale t’Elbasanit, u bë shpejt i vetëdijshëm se interesat kombëtare, të mbrojtura me aq vetmohim nga firmëtarët e aktit të Vlorës, u nëpërkëmbën  nga “kryetrimat e Shqipërisë” deri në braktisje, madje ende më keq, deri në bashkëpunimin kriminal me varrmihësit e “çështjes shqiptare”. Si qytetar, ëndërrues i një Vendi të lirë e demokratik, pa se bijtë e tij më të mirë, ata që synonin të sendërtonin demokracinë shqiptare simbas shembëlltyrës perëndimore, përfunduan, në shumicën dërmuese të tyre, në plotonet e ekzekutimit, në qelitë e errta, në dhomat e torturave, në kampet e punës së detyruar apo në varret pa emër. Si njeri kuptoi shpejt se “rendi i ri” ishte i prirur të mos respektonte normat morale të shoqërisë shqiptare, por synonte që t’i zëvendësonte me një sistem rregullash e ligjesh të huazuara nga përvoja e Rusisë bolshevike, fari ndriçues dhe modeli për t’u imituar i komunistëve shqiptarë.

Ky zhgënjim trefish ka shoqëruar autorin e librit në dhjetëvjeçarët e sistemit, duke bërë që të grumbullojë në kujtesën e tij ngjarje dhe episode të shumta, si një lloj filmi dokumentar që, me ndonjë ripunim të çastit, fatmirësisht, sot i serviren lexuesit shqiptar. Vlera e dëshmisë bashkohet me vlerën letrare, për t’i dhënë lexuesit jo novela dashurie me një fund të lumtur, por tregime që të ndalin frymën  e të bëjnë të përsiatësh gjatë në vetvete rreth një bote jashtë kontureve të logjikës normale, që fatmirësisht i përket së shkuarës së Shqipërisë, por që mbetet ende e gjallë në pjesë të tjera të botës. Autori nuk huazon nga “realizmi socialist” frymën militante, nuk i kthen tregimet në demagogji sulmuese të sistemit, ruan formën klasike të rrëfenjës, megjithëse ndonjëherë tregimtari i lëshon vendin publiçistit duke dëmtuar linjën e saj.

Vëllimthi “ Gruaja me të zeza” përbëhet nga dhjetë tregime, që kanë për subjekte ngjarje të vërteta, të jetuara ose të kallzuara, në të cilat fantazia e autorit punon pak, duke i lënë vendin më tepër aftësisë vëzhguese e përshkruese  të mjediseve e karaktereve të personazheve. I pari titullohet “Xha Thanasi” e përshkruan mjedisin e fshatit jugor të kohës së luftës, me luhatjet e njerëzve për t’u përfshirë në rrymat e ndryshme ushtarake e politike të çastit historik. Tema i referohet kohës “kur hidheshin themelet”, nëse do të parafrazonja titullin e një libri të shumë viteve më vonë të protagonistit kryesor të asaj ndërmarrjeje sipërnjerëzore mashtrimi, që i kushtoi aq shtrenjtë Shqipërisë e banorëve të saj. Në qendër të tregimit është figura e xha Thanasit, shqiptarit autentik, për të cilin interesat e atdheut kushtëzojnë çdo vendim të jetës vetiake. I fundit është “Nusja nga malësia”, një përshkrim rrënqethës i njërës  prej tragjedive të gomoneve në detin Adriatik, humnerat ujore të të cilit gëlltitën jetët e shqiptarëve së bashku me ëndrrat e tyre për t’ardhmen jashtë vendlindjes, mbasi shembja e gërmadhës së socializmit të Ramiz Alisë u dha atyre lirinë, por jo shpresën për të jetuar normalisht në Vendin e tyre. Në këtë tregim preket shqetësimi i madh i shkrimtarit atdhetar për fatet e Shqipërisë paskomuniste. “ Ikte rinia e Shqipërisë e mërzitur, e dëshpëruar, e lodhur, e tradhëtuar, shpresëhumbur. Ikte, ikte, ikte. Ndërsa Shqipëria nga dita në ditë plakej dhe thinjej para kohe..”.   Është një klithmë e fuqishme zhgënjimi e dëshpërimi që na kujton elegjinë e famshme të Pashko Vasës, një tjetër dëshmi e funksionit prej tribuni të shkrimtarëve shqiptarë.

Të dy tregimet janë në skajet e një parabole të një sistemi shoqëror e politik që filloi me krisma armësh vëllavrasëse në fillimin e viteve 40 e që mbaroi me rrëzimin e një monumenti në qendër të Tiranës në shkurtin e 1991, së bashku me pasojat rrënuese të një dështimi që i shkaktoi Shqipërisë hemoragjinë më të madhe mërgimtare në historinë e saj. Ndërmjet këtyre dy skajeve shtjellohen të tjera subjekte, çfaqje të ndryshme të dhunës së socializmit real të markës shqiptare.

Apostol Gega është personazhi i tregimit me titull “Vdekja e bardhë”. Është një mësues i ri që kundërvepron ndaj prirjes së regjimit për të vendosur diktaturën e për të mohuar vlerat atdhetare të mjedisit shqiptar. Është një nga herojtë e vërtetë, të cilëve nuk i dhimset jeta, nëse ajo vihet në rrezik, kur bëhet fjalë për të shpalosur e mbrojtur idealet, një nga ata që dijnë të rrojnë por edhe të vdesin me dinjitet. Fatkeqësisht ata ende nuk gjejnë vendin e tyre në Panteonin e kujtesës historike të popullit të tyre, mbasi në opinionin zyrtar ende luhaten mes “shkelësve të ligjit” dhe viktimave të dhunës. Një i tillë është edhe Marku i tregimit “Kënga e të burgosurit”, për mendimin tim, një nga më të arrirët jo vetëm të vëllimit por edhe të gjinisë së tregimit shqiptar.

Në të evokohet tradita shqiptare që bie ndesh me “rendin e ri”. Janë dy botë që nuk pajtohen. Personazhi është malsor e fisnik, për të cilin miku është i shenjtë e i paprekshëm. Dorëzimi i tij në qeveri është një sakrilegj, një vdekje morale e papranueshme. Ky është mësimi që i ka përcjellë brez mbas brezi tradita e maleve, është sinonim i nderit vetiak e familjar. Shkelja e tij është e pakonceptueshme për mendësinë e malsorit, është kthyer në një dogmë, të cilën vetëm “bijtë e Stalinit” mundohen t’a thyejnë nëpërmjet dhunës së pashembullt e kultit të vdekjes. Marku dënohet me vdekje mbasi ka strehuar në shtëpi e ka përcjellë jashtë kufirit një mik të familjes të ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Akti i sjell ndër mënd lexuesit qëndresën e gjatë antikomuniste të luftëtarëve të lirisë në malet e veriut dhe rolin aktiv të banorëve t’atyre anëve në mbështetje të saj. Janë faqe të lavdishme që, kur të shkruhet historia e vërtetë, do të përbëjnë një motiv të fortë krenarie të ligjëshme për gjithë kombin tonë.

Fundi i tregimit i ngjan një simfonie madhështore. Kënga e dalë nga thellësitë e birucës së të dënuarit me vdekje e, njëkohësisht, nga thellësitë e një shpirti të vrarë jo aq nga prangat se sa nga malli për nënën, gruan e fëmijët e vegjël, i bën jehonë një litanie që buron nga toka arbërore e shpërndahet mbi të gjithë banorët e saj brënda e jashtë telave me gjemba. Amanetet e këngës të fusin në atmosferën e balladave të lashta, një lloj vazhdimësie tragjike që vjen deri në kohët moderne.

Temës së burgut politik, simbolit më të spikatur të dhunës së “diktaturës së proletariatit” i kushtohet edhe tregimi “Nëna”, që rrok një temë sa të njohur aq dhe të parrahur, atë të rolit, qëndresës dhe sakrificës së  gruas shqiptare në kontekstin e vazhdës së gjatë të përndjekjes komuniste. Kanë qenë ato heroinat e vërteta të heshtura të qëndresës ndaj dhunës së regjimit. Ishin ato që përballoheshin me hetuesit e policët nëpër dyert e degëve të punëve të brëndëshme, apo të burgjeve e kampeve të punës, në rolin e grave, të nënave, të motrave, të gatëshme për sakrificat më sublime, të prirura për të mbrojtur skajshmërisht dashurinë e tyre. Nëna e tregimit të Makensen Bungos, para hetuesit barkmadh e të vetëkënaqur, që  me cinizëm prej krimineli i komunikon dënimin me vdekje të birit 18-vjeçar, të arrestuar në bangot e gjimnazit, nuk gjen tjetër armë për të luftuar veç pështymës që i a hedh në surrat. Ajo pështymë nuk është thjesht shprehje e urrejtjes deri në përbuzje të një gruaje, që ndihet e goditur në gjënë më të shtrenjtë që ka, birin e vetëm. Ajo pështymë është shprehje e qëndresës, e refuzimit të një sistemi të tërë që mbështetet mbi dhunën, padrejtësinë e mashtrimin. Ajo nuk mbetet vetëm në fytyrën e hetuesit, por i përcillet eprorëvetë tij deri tek organet udhëheqëse të Shtetit.

Mospranimi i sistemit, ndarja morale e qytetare me të është lejtmotiv edhe i tregimeve të tjera e i personazheve të tyre. Kështu spikat figura e mësuese Donikës tek “Fletë lavdërimi” apo i Nënës labe në tregimin me të njëjtin emër. Këto trajtojnë tema më të “lehta”. Personazhet nuk janë hetuesit shpirtkazmë apo rojet e burgut, por mësues që, duke përçuar në shkollë “vijën e partisë”, lënë në klasë fëmijën sepse ka babanë t’arratisur, apo i mohojnë meritën në studim sepse ka patur vëllanë në burg. Në pamje të parë duken marrëzira të vogla që, shpesh, i visheshin njërit apo tjetrit, por sa dhjetra mijra raste të tilla janë vërejtur në gati gjysëm qindvjetin e regjimit. Sa qindra e mijra fëmijë janë rritur nën trysninë e kompleksit të “dallimit klasor”, më i keq se sa ai racial, të getove, të Sovetove, janë rritur të ndrydhur, pa inisjativë, pa konceptin se janë qënie njerëzore të barabarta me të tjerët. Ja dhe një nga motivet sepse shtresa e ish të përndjekurve, me ardhjen e ndryshimeve të shumëpritura, nuk qe në gjëndje, të përfaqësohej denjësisht në luftën politike, veç strategjisë së parapërgatitur nga mbajtësit e pushtetit. A ka njësi matjeje për të përcaktuar dëmet e shkaktuara këtyre krijesave, plagët shpirtërore të majisura në moshën e lodrave? A vret sot ndërgjegja ndonjë nga armata e madhe e arsimtarëve që, në shumë raste, u bënë përçues t’asaj ideologjie që shihte edhe te një fëmijë një “armik klase”, një tabelë qitjeje?

Është e vërtetë se secili duhet të fitonte bukën e gojës nëpërmjet profesionit të tij, por kishte mënyra të ndryshme për të vënë në zbatim urdhëresat edhe pa vrarë moralin e fëmijëve. Nuk di nga do të anonte ballanca në një përllogaritje të “ të mirëvë” e të “të këqijve”, por për përvojë vetiake mendoj se do të anonte nga të parët. Autori, ish mësues, mundohet të jetë objektiv në gjykimin e kolegëve. Mësuese Donika shprehet “S’kanë turp! Merren me një fëmijë.“, ndërsa Nëna labe, që përmbledh në vetvete gjithë urtinë, bujarinë e virtytet e grave të moshuara shqiptare, me keqardhje thotë:”Ç’faj kanë fëmijët e shkretë?”. Janë dëshmi të thjeshta të qëndresës ndaj së keqes e, jo rastësisht, janë figura grash që e personifikojnë atë. Janë pjesë e atij mozaiku femëror që pasurohet në vëllim me figurën e ndritur të Martires, të cilën lexuesi e njeh nëpërmjet përshtypjeve të shoqes së saj malësore. Janë figura që i përkasin brezit të rinisë së kohës së luftës, mbi të cilin ra me shumë tërsëllimë shpata e diktaturës. Portretizimi i tyre është më i lehtë, ato mishërojnë vlerat e traditës konservatore të ndritur qytetare apo asaj patriarkale fshatare, kanë parime të hekurta edukate që u japin një forcë të pazakontë të brëndëshme, e aftë të përballojë çdo situatë, edhe më tragjiken. Por autori nuk e sheh virtytin vetëm në brezin e tij. Në tregimin “Një natë dimri me shi” ai përshkruan bujarinë dhe humanizmin e djemve e vajzave të reja të Tiranës, që kanë rastin të takojnë të burgosurit e liruar nga burgjet politike e, për t’u ndihmuar atyre, nuk ngurrojnë t’i marrin në shtëpitë e tyre. Është gjesti fisnik i “rinisë së Shqipërisë” që nderon ish të dënuarit, më shumë shprehje respekti për viktimat e dhunës se sa mëshirë për njerëz të mbetur në mes të rrugës në një natë me shi.

Martirja është figura e njërës nga vajzat më të shquara të Shqipërisë së viteve 40, e paisur me kulturë të thellë frut i studimeve dhe i diplomës italiane, e brumosur me ide demokratike e përparimtare, armike e diktaturave të çdo ngjyre. Autori frymëzohet nga figura e shkrimtares Musine Kokalari, një nga femrat më të shquara në elitën intelektuale  të Shqipërisë s’asaj kohe. Kjo vajzë që simbolizonte më së miri t’ardhmen evropjane të atdheut të saj, përfundoi në qelitë e Sigurimit, në tortura, në dënime e, mbasi mbaruan ato, përfundoi jetën e saj në një qytet të vogël si puntore ndërtimi e kur vdiq u përcoll për në banesën e fundit me një maqinë zhavori… Do të mjaftonte dëshmia e përndjekjes së kësaj gruaje e të tjerave si ajo, për të akuzuar të gjithë sistemin e Enver Hoxhës për “krime kundër njerëzimit”, mbasi asgjësimi i potencialeve intelektuale të një populli është një atentat ndaj vetë qënies së tij.

“Ishte zonjë përmbi zonja, mbi të gjitha ishte fisnike.” shprehet autori nëpërmjet shoqes së saj. Është vlerësimi më i lartë që mund t’i jepet njeriut, vlerësimi i botës shpirtërore, i virtyteve të lindura e të fituara, përballë të cilave diktatura pësoi humbjen më të thellë, sepse megjithë përdorimin e të gjitha mjeteve të mizorisë, atë botë nuk arriti dot t’a përdhosë. Fisniku mbeti i tillë edhe duke nxjerrë vagonat e mineralit në Spaç, edhe duke shtyrë karrocën e llaçit, edhe duke fshirë rrugët, edhe duke gërmuar hendeqe nëpër fusha. Por sa njerëz të tillë vrau e sakatoi komunizmi në Shqipëri, sa veprimtari cilësore njerëzore  i u mohuan çështjes së qytetërimit e të përparimit të Vendit tonë…

Sot, mbas gati njëzet vitesh ndrrimi sistemi ende askush nuk përgjigjet, nuk pendohet, nuk kërkon falje për këta krime të përbindëshme. Sa bukur i vunë kapak gjërave idhtarët e “korrektesës politike” brënda e jashtë Shqipërisë, ashtu si dikur n’Evropë, kur për të “ulur tensionin” ishte e ndaluar të flitej për gulagët dhe kampet e vdekjes, paçka se miliona krijesa, në gati gjysmën e botës ishin kthyer në numura të thjeshtë… Sollzhenicini, me përvojën e tij mbas përzënies nga atdheu, mund të dëshmonte, ashtu si qindra ish të përndjekur politikë edhe të Shqipërisë, dëshmitë e të cilëve nuk parapëlqehen në shumë qarqe të Evropës politike e kulturore. Këto ishin disa konsiderata që, vetvetiu, rrjedhin në lumin e arsyetimit i cili buron nga libra si ai që po analizoj.

Në këtë analizë një vend të veçantë zë dhe tregimi më i gjatë, që i jep edhe titullin librit. Është një tregim që i ngjan një tragjedie që fillon me një vdekje normale e mbaron me një vetëvrasje në kufirin e 24 orëve. Dy personat janë burrë e grua, një çift i thyer në moshë, pa fëmijë. Historia e tyre ka diçka të veçantë, është një ndërthurje e jetëve vetiake me ngjarjet historike të Vendit. Në retrospektivën ndërmjet dy çasteve tragjike autori na njeh me jetën e tyre. Burri kishte qënë një bashkëpuntor i Fan Nolit në qeverinë e tij. I dalë në mërgim, mbas rrëzimit të qeverisë, kishte jetuar nëpër vënde të ndryshme t’Evropës bashkë me gruan. Kishin pësuar një tronditje të fortë nga akti i pushtimit italian të Shqipërisë dhe kishin qëndruar jashtë gjatë gjithë periudhës së luftës. Kishin ndjekur me simpati luftën kundër okupatorit dhe, me mbarimin e saj, digjeshin nga dëshira për t’u kthyer n’atdhe e për të dhënë ndihmesën e tyre në rindërtimin e përparimin e tij. Zërat se në Shqipëri punët nuk shkonin mirë i quajtën thjesht propagandë, mbasi “ nuk u mbushej mëndja se në Shqipëri mund të vendosej një diktaturë”. Një konsideratë tepër naive kjo, mbasi ata kishin jetuar në një kontinent që në Lindje e në Perëndim ishte i mbushur me diktatura e nuk kuptohet sepse mund të përjashtohej Shqipëria e fituesve komunistë nga kjo mundësi!

Kthehen në Shqipëri, ku priten edhe zyrtarisht, por entuziazmit të kohëve të para shpejt i a zënë vëndin habia, dyshimet, heshtjet e së fundi frika. Revolucioni, që kishin ëndërruar ata, po hynte në binarët e tij të vërtetë, n’ata të dhunës e t’arbitraritetit, tepër larg iluzioneve noliste që ushqente çifti. Zhgënjimi ishte i plotë e pasojat ishin dhjetë vite burg si agjent anglo-amerikan për burrin e një jetë prej fshesareje rrugësh për bashkëshorten. Pas daljes nga burgu pasojnë internime në fshatra e kooperativa bujqësore, deri sa në pension zënë vënd në një qytet të vogël, në të cilin një ditë vdes burri. Gruaja mbetet vetëm, e ndërgjegjëshme se tashmë në një gjëndje të tillë nuk ka më kuptim jeta. Të nesërmen gjëndet e varur me një kravatë të të shoqit. Tragjedia konsumohet plotësisht e, më duket, se çdo koment rreth saj është i tepërt.

Vlen të theksohet një prirje e shkrimtarit Bungo për të nxjerrë personazhet e tij nga mjediset antifashiste gjatë luftës. Ata, thuajse gjithmonë, kanë luftuar fashizmin, nazizmin e komunizmin, por këtë të fundit mbas zhgënjimit, si pasojë e thyerjes së iluzioneve. Në dukje kemi të bëjmë me një përsosmëri idesh e karakteresh. Çështja ngatërrohet nëse i shohim më me hollësi veprimet. Nacionalizmi antifashist që nga Peza e deri në Mukje ishte në një front të përbashkët me partinë e themeluar nga Dushani e Miladini, por deri këtu mund t’a quajmë diçka normale, mbasi pushtuesi, simbas një ligji të stërlashtë, duhej luftuar. Lufta duhet të kishte një strategji të sajën që lidhej me t’ardhmen e Vendit, rrugët  e perspektivat e tij. Nëse mungonte ky lloj projekti, ajo kthehej në një akt të thjeshtë të detyruar moralisht, por me një përfundim krejt të paqartë e të pasigurtë, për pasojë edhe mundësisht të dëmshëm. Mbas Mukjes nuk mbeti më asnjë pikë dyshimi mbi qëllimet e vërteta të komunistëve shqiptarë, të drejtuar nga emisarët serbë. Atëhere, për të gjithë ata që shihnin më larg se hunda e tyre, rreziku që kërcënonte Shqipërinë nuk ishte më pushtuesi gjerman që kërkonte vetëm rrugët e lira të kalimit për ushtrinë, por lëvizja nacional-çlirimtare që do të vendoste në Shqipëri sistemin bolshevik, me të gjitha pasojat e njohura për botën, mbas 1917 në BRSS.

Në largësinë e më shumë se gjashtëdhjetë viteve të shkuara e të përvojës së dhimbëshme të tyre, më duket se përgjegjësia për tragjedinë shqiptare duhet të bjerë edhe mbi ata që nguruan të përdorin të gjitha mjetet për t’a parandaluar atë. Kjo do të ishte një bisedë e gjatë, që nuk hyn në qëllimin e shkrimit, por nëse pasojat e tragjedisë ranë me tërë peshën e tyre edhe mbi ata, sigurisht mjaft prej tyre do të kenë bërë “mea culpa” për zhvillimin e ngjarjeve.

Personazhet e z. Makensen Bungo nuk e bëjnë këtë. Ata pësojnë diktaturën në të gjitha çfaqjet e saj e ngushëllohen me faktin se kanë luftuar fashizmin. Kështu çifti i tregimit “Gruaja me të zeza” vendos të kthehet në Shqipëri mbas 1944 e jo mbas 1939, siç bënë pjesa dërmuese e të mërguarve politikë t’asaj kohe. Në personazhet e autorit nuk bëjnë pjesë ata që e luftuan që në fillim komunizmin, që atëhere kur ai fshihej mbas gjethes së fikut të atdhetarisë kundër pushtuesit, mbas 22 qershorit 1941, kur Hitleri vendoste të sulmonte BRSS. Në këtë drejtim këta personazhe i ngjajnë një aradhe naivësh, të verbuar nga propaganda kundër pushtuesit, por të paaftë për të kuptuar se ku po e çonte Shqipërinë fundi i luftës. Bën përjashtim këtu vetëm nipi i Xha Thanasit në tregimin e parë dhe Martirja në tregimin me të njëjtin emër.

Por, pavarësisht nga ky këndvështrim, që mund të jetë i lidhur me bindjet politike të shkrimtarit, vëllimi i a arrin qëllimit të na japë një vepër arti në gjininë e tregimit, që është  një ndihmesë e madhe në pasqyrimin e një kohe tepër të vështirë për Shqipërinë. Pasqyrimi i asaj kohe ka qënë misioni dhe detyra e gjithë artit zyrtar të regjimit, pasqyrim që polli një mashtrim të madh, që mori emrin “realizëm socialist” e që zu rrënjë thellë në humusin mendor të shqiptarëve brënda e jashtë kufijve të Shqipërisë. Pasojat e atij mashtrimi i ndjejmë ende sot, kur ngurohet të rrëzohen “tabutë” e të rishkruhet historia.

Autorë si z. Bungo, që ngrenë në art të vërtetën faktike të Shqipërisë komuniste, i bëjnë një shërbim të madh, jo vetëm artit, por edhe vetë shoqërisë. Ata janë si dielli që shpërndan mjegullën në një mëngjez të turbullt, veçanërisht i dobishëm për brezin e ri që nuk e njeh të shkuarën e kombit të tij. Shërbimi atdhetar e qytetar i këtyre penave, pak të njohura në vorbullën e madhe të larmisë së botimeve të sotme në Shqipëri, të lidhura më shumë me interesa financiare, imazhi apo politike, meriton një vlerësim të veçantë e mirënjohje të përgjithëshme mbasi, fatkeqësisht, stimujt në punën e tyre, janë të pakta, për të mos thënë të paqena. Nëse më lejohet, do t’i propozonja Kryetarit të Shtetit të fillonte dekorimet e atyre që kanë meritat e tyre në “ Shpërndarjen e mjegullnajës komuniste në ndërgjegjet dhe botkuptimet e shqiptarëve kudo në botë.”Jam i bindur se Makensen Bungo do të ishte një nga të parët që do t’a meritonte.

Gusht 2008

  • Ribotohet ne Dielli me kerkesen e autorit me rastin e ndarjes nga jeta te shkrimtarit Makesen Bungo,i cili ishte mik me Eugjenin.

Ja shenimi i Eugjenit:

I dashur Dalip,

Sot mora lajmin shume te hidhur per vdekjen e Makensen Bungos. Ka qene nje mik i mire me te cilin komunikonja gjithmone prej shume vitesh. Une kam pse shkruar dy artikuj per veprat e Tij. Ne nderim te kujtimit e vepres se Tij letrare do te desha t’i ribotonja ata shkrime.
Po te dergoj njerin e nese ti e quan te pershtateshem t’a dergoj edhe tjetrin.
Pershendetjet me te mira e faleminderit
Eugjeni

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: diktatura, Eugen Merlika, NËPËRMJET TREGIMEVE

KOSOVA PARA NJЁ ҪASTI HISTORIK

September 7, 2018 by dgreca

“Ёshtё mё e mirё njё paqe e sigurtё se njё fitore e shpresuar”- TITO LIVIO (59 – 17 p.K.), historian i madh latin/1-eugjen-merlikaNGA EUGJEN MERLIKA/

Ka disa javё qё nё botёn shqiptare, pёrfshirё Shqipёrinё, Kosovёn dhe Mёrgatёn shqiptare, vёndin kryesor nё bisedat e pёrsiatjet politike e ka zёnё njё pikёpyetje hamletiane mbi njё projekt sёrbo – kosovaro – shqiptar nё shqyrtim, tё pёrkrahur nga institucionet zyrtare tё BE e, me gjasё, edhe nga ata tё ShBA.

Po t’a zhveshim kёtё rrahje tё gjёrё mendimesh, nё forma vetiake nga pёrfaqёsues tё politikёs dhe tё mediave tё shkruara e pamore, nga termat propagandistike e etiketimet tradicionale tё panevojshme, qё kёpusin qё nё lindje fillin e arsyetimit mbi thelbin e problemit, besoj se do tё arrijmё nё njё trajtim mё objektiv e tё dobishёm tё njё situate e cila na paraqitet pёr herё tё parё mbas 106 vitesh tё mёvehtёsisё shqiptare.

Pikёrisht para 106 vitesh Shqipёria ishte Vendi i fundit nё Ballkan qё kishte mbetur nё kuadrin e Perandorisё Osmane e qё, nё vetvete, gёlonte nga njё diskutim i gjёrё, kryesisht nё rrafshin intelektual dhe administrativ mbi kёrkesat pёr njё pavarёsi tё plotё apo pёr njё autonomi tё zgjeruar, tё kryera nga rrethe atdhetare nё drejtim tё Portёs sё lartё. Kёto kёrkesa mbёshteteshin edhe nё pёrfundimet e fitoreve ushtarake tё kryengritjes shqiptare, qё patёn kurorёzimin e tyre nё marrёveshjen e Shkupit. Por ndёrsa shqiptarёt diskutonin pёr kёtё pёrparёsi tё s’ardhmes sё tyre politike, koalicioni ballkanik, i pёrbёrё nga ushtritё serbe, malazeze, greke e bullgare, mёsyu trevat shqiptare, duke pёrvehtёsuar gati dy tё tretat e Shqipёrisё etnike. Ushtria turke, e dobёsuar nga kryengritjet shqiptare, ndoshta e panxitur mё nga interesat e perandorisё qё ishte nё perёndimin e fuqisё sё saj shekullore, braktisi nё mёshirё tё fatit territoret e Shqipёrisё osmane. Pёrballё kёsaj gjёndjeje katastrofale, qё rrezikonte edhe vetё qёnien e njё Shteti tё shqiptarёve, njё grusht atdhetarёsh tё prirё nga Ismail Qemali, vendosёn krijimin e tё parit Shtet tё bashkuar shqiptar, fatmirёsisht me nxitjen dhe pёrkrahjen e diplomacive tё Vjenёs e tё Romёs.

Nё njё epokё mendёsish perandorake e ndarjeje tё botёs nё shtete koloniale e kolonizuese, me shumё vёshtirёsi u arrit qё tё njihej Shteti shqiptar, nё kufijtё e tij tё cunguar, nё konferencat e Londrёs e tё Versajёs. Historia e kёtyre mё se njёqind viteve pati si fill pёrçues tё saj çёshtjen kombёtare. Nё njё tё tretёn e shekullit qё shkoi, deri nё bashkimin e njё pjese tё madhe tё trojeve shqiptare nё vitet 1941 – 1945, kombi i ndarё e plagёt e dhimbёshme tё tij ishin thelbi i gjithё shqetёsimit e problematikёs sё jetёs shoqёrore, shtetёrore, kulturore e shpirtёrore tё shqiptarёve. Mё 1945, me vendimet e tё mёdhenjve tё botёs mbi gjeopolitikёn e Evropёs sё mbas luftёs dhe bashkёpunimin e komunistёve shqiptarё me kujdestarёt e tyre homologё jugosllavё, çёshtja kombёtare pёsoi njё goditje vdekjeprurёse e pёr gjysmё shekulli, me pёrjashtime tё rralla, doli nga orbita jo vetёm e jetёs politike dhe administrative, por edhe nga ajo e jetёs shpirtёrore e kulturore tё shqiptarёve.

Viti i parafundit i shekullit, me shfaqjen mё tё egёr e mё kriminale tё shovinizmit serb, me pasoja shkatёrruese mbi popullsinё kosovare dhe kundёrveprimin ushtarak humanitar tё Nato-s, hapi njё epokё tё re nё jetёn e kosovarёve. Pavarёsia e shpallur disa vite mё vonё, e njohur nga Perёndimi nё tё dy anёt e Atllantikut, i hapi rrugёn njё etape tjetёr tё jetёs kombёtare tё shqiptarёve, kryesisht atyre tё Kosovёs. Por proçesi i pёrparimit tё Kosovёs e tё integrimit tё saj n’Evropё, pёr shkak tё shemёrive e konjukturave ndёrkombёtare, aftёsisё sё serbёve pёr tё lobuar e pёrkrahjes qё gjejnё nё Fuqi tё mёdha si Rusia dhe Kina e, sё fundi, edhe pёr mangёsi tё theksuara tё klasёs politike kosovare, nuk ecёn me ritmet e duhura. Gjatё viteve tё fundit çёshtja e Ballkanit perёndimor duket se ka marrё mё shumё rёndёsi nё tryezat e diplomacisё sё Bashkimit evropian, i cili ngulmon nё takimet e drejtpёrdrejta mes drejtuesve kryesorё tё Serbisё e tё Kosovёs, qё tё arrijё nё njё marrёveshje tё pranueshme e tё kёnaqёshme pёr vetё popujt e tyre, por edhe nё pёrputhje me parimet kryesore tё Bashkёsisё evropiane, nё tё cilёn dy shtetet synojnё tё hyjnё nё kohё relativisht tё shkurtёra.

Parimi i diplomacisё evropiane, pёrsa i pёrket politikёs sё zgjerimit, duket se ёshtё i lidhur me shmangjen e problemeve tё grindjeve ndёrmjet mёtonjёsve. Nё kёtё kuadёr synimi i tyre sot ёshtё i pёrqёndruar nё shmangien kundёrshtisё serbo – shqiptare si gur themeltar i njё godine harmonie pёr tё gjithё Ballkanin. Nёse ky ёshtё synimi i Evropёs e i ShBA, mendoj se ne e kemi pёr detyrё tё mundohemi me tё gjitha mundёsitё tona pёr tё lehtёsuar sendёrtimin e tij. Ajo gjё ёshtё nё rradhё tё parё nё interesin tonё, mbasi normalizimi i marrёdhёnieve tё Prishtinёs me Beogradin do t’i hapte rrugёn normalizimit botёror tё çёshtjes kosovare, me pasojё arritjen e synimit tё pranimit tё saj nё tё gjithё organizmat ndёrkombёtare, me tё drejta tё plota tё njё shteti sovran.

Pёr tё arritur nё kёtё pikё tё dёshiruar pёr Kosovёn dhe gjithё shqiptarёt duhen shmangur pengesat qё, me ose pa tё drejtё, quhen vendimtare. Kёto njёjtёsohen me problemet e pakicave etnike nё trevat e dy shteteve. Diplomacia bashkёkohore evropiane ka bёrё njё njё kapёrcim tё fuqishёm mbrapa, duke pranuar pёrparёsinё e shteteve etnike nё shmangien e arsyeve tё kundёrshtive dhe vatrave tё tensionit mes shteteve. A nuk ishte kjo teza e herёshme e kombёtarizmit shqiptar? A nuk kemi njё shekull qё ne ngremё lart flamurin e padrejtёsive historike kundrejt nesh, pikёrisht sepse mёsymja e fqinjёve dhe ligjёsimi i saj nga diplomacitё e shteteve tё mёdha ka qёnё njё nga fatkeqёsitё mё tё mёdha tё kombit tonё nё shekullin e shkuar?

Pёr tё sendёrtuar kёtё mundёsi normalizimi duhet bёrё njё ndryshim kufijsh: Mitrovica e veriut, e banuar nga 130.000 serbё me Luginёn e Preshevёs, Bujanovcit e Medvegjes. E para duhet t’i kalohet Serbisё dhe e dyta Kosovёs. Nё kёtё shkёmbim , nga ana ekonomike, del e fituar Serbia, pa dyshim, nё sajё tё pasurisё nёntokёsore qё pёrfaqёson Trepça dhe Mitrovica e veriut. Logjika tregtare e arsyetimit shtyn shumicёn e politikanёve dhe opinionistёve t’a quajnё tё papranueshme kёtё mundёsi, qoftё edhe nё shkёmbim tё njё paqtimi tё vёrtetё mes shqiptarёve tё Kosovёs dhe serbёve, njё paqtim qё nёnkupton njohjen de jurenga serbёt dhe miqtё e tyre tё Kosovёs sё pavarur dhe sovrane. Kёtu shtrohet pyetja: a i a vlen ky flijim i interesit material tё Kosovёs sot, pёr t’ardhmen e saj, tё siguruar nga marrёveshje tё firmosura nё prani e mbikqyrje tё diplomacive perёndimore evropiane dhe amerikane, marrёveshje qё sanksionojnё zyrtarisht njohjen e ndёrsjelltё, hapjen e njё epoke bashkёpunimi tё sinqertё e tё gjithanshёm nё dobi tё integrimit evropian? E nё kёtё rast lind njё tjetёr pyetje: a mund e duhet t’i besojmё serbёve, a mund tё zёvёndёsojmё shprehjen e famёshme tё Virgjilit “Trembiu grekёve dhe kur tё bёjnё njё dhuratё”, duke ndёrruar emrin e grekёve me atё tё serbёve? A duhet tё mbajmё parasysh se nesёr nё vend tё Vuçiçit, qё mendoj se e don marrёveshjen mund tё vijё njё Seshel, apo njё tjetёr dishepull i Millosheviçit, qё t’a hedhё atё nё kosh e tё kёrkojё edhe njё herё tjetёr rishikimin e kufinjve, duke mёtuar kthimin e tyre nё shekullin e shkuar? Kёtu hyn nё veprim fuqia politike e mbikqyrёsve tё asaj marrёveshjeje, qё janё nё gjёndje tё sigurojnё mos realizimin e skenarit tё hamendёsuar mё sipёr, nёse ata na e japin kёtё siguri nuk kemi pse tё ngurojmё. Pёrputhja e interesave tё integrimit n’Evropё pёr tё dy popujt ёshtё njё tjetёr motiv shumё i rёndёsishёm qё mund tё heqё dyshimet e mundёshme nё lidhje me t’ardhmen.

Nёse marrёveshja do tё parashohё qёndrimin e popullsisё shqiptare tё Mitrovicёs nё territorin e Kosovёs dhe bashkimin  e krahinave tё Luginёs me tё, mё duket se ajo mund tё jetё e pranueshme. Sidoqoftё ky mbetet njё problem pёr t’u zgjidhur nga Kosova, populli i saj dhe klasa politike e saj. E kjo bёhet nёpёrmjet njё bisede tё shtruar nё institucionet pёrkatёse, njё lloj “Kuvendi tё Arbёrit”, nё traditёn mё tё mirё tё tij, ku tё peshohen argumentat pro dhe kundёr, pa paragjykime e me gjakftohtёsi, duke lёnё mёnjanё njё pjesё tё mirё tё mllefit qё historia na ka futur nё gjak, si pasojё e njё tё shkuare tё dhimbёshme e me shumё flijime nga ana e jonё. Nё kёtё kuvend duhet tё mbizotёrojё logjika e ftohtё pragmatiste, e projektuar mё shumё nё t’ardhmen se sa e ngulitur nё tё shkuarёn, vetёdijesimi qё çdo sipёrmarrje e madhe, e tillё duhet quajtur edhe kjo e paqtimit me Sёrbinё, kёrkon flinё e vet. Legjenda e Rozafёs mbetet gjithmonё aktuale e ka çfarё tё na mёsojё.

Krijimi i njё grupi pune qё do tё qёndrojё pёrbri kryetarit tё shtetit nё bisedimet e Brukselit mё duket njё nisjativё mjaft e drejtё dhe e dobishme. Por ngulmimi i Presidentit Thaçi pёr tё sendёrtuar marrёveshjen, mё duket se nuk meriton lumin e padive qё i bёhen. Ai duhet tё jetё njё pёrpjekje pёr mirёkuptim, pёr shoshitje tё gjithё elementёve pёrbёrёs tё bisedimeve, pёr tё pёrcaktuar caqet pёrtej tё cilёve nuk mund e nuk duhet tё shkohet. Nё kёtё drejtim duhet tё japё ndihmesёn e vet edhe opozita kosovare, qё nuk duhet tё ngujohet nё bindje tё parafabrikuara e tё flasё jashtё kuvendit, por tё marrё pёrgjegjёsinё e saj, nёpёrmjet ballafaqimit tё hapur me ekipin negociues e me shumicen nё parlament.

Ёshtё njё provё e madhe edhe nё fushёn ndёrkombёtare, njё provim i aftёsisё sonё ndёrtuese qё duhet tё shprehim, i prirjes pёr t’i zgjidhur problemet tona nёpёrmjet marrёveshjesh tё peshuara, tё shoshitura e tё pranuara, jo si detyrim nga njёri apo tjetri, por si njё detyrё qё e ardhmja shtron sot para vullnetit tonё pёr tё punuar pёr tё. Kundёrshtimi paragjykues i pёrhershёm dhe i pabazuar nё logjikёn historike, nuk ёshtё shprehje e kthjelltёsisё sё ideve, mbasi teza se”kufinjtё janё vendosur me luftё” e pёr pasojё logjike, me luftё duhet tё ndryshojnё, jo vetёm nuk ka asnjё dobi pёr t’ardhmen tonё, jo vetёm na kthen mbrapa nё mendёsi tё vjetra e tё tejkaluara nga kohёt, por nuk i pёrgjigjet sё vёrtetёs historike, mbasi pёr ne kanё qenё produkt i vendimeve tё tё mёdhenjve tё botёs qё ligjёsuan pushtime tё cilёve ne nuk qemё nё gjёndje t’u kundёrviheshim e pra “tё luftonim”. Nёse sot, nё sajё tё ndryshimeve tё mёdha tё Evropёs, na jepet mundёsia t’i pёrcaktojmё ata nёpёrmjet bisedimeve ndёrtuese, nuk mё duket se ёshtё rasti t’u bishtnojmё atyre e, aq mё tepёr, t’i hedhim poshtё.

Nuk mё duket bindёs edhe njё qёndrim tjetёr i shprehur kёto ditё, i huajtur nga arsenali i diplomacisё evropiane tё sё shkuarёs, se “ndryshimi i kufinjve pёrbёn njё rrezik pёr pёrballime tё reja nё rajon”. Nё rastin e veçantё tё shqiptarёve me serbёt duhet tё jetё e kundёrta, duhet tё sigurojё njё periudhё harmonie e bashkёpunimi me fqinjёt. Pёrvoja e kёtyre tridhjetё viteve tё fundit n’Evropё tregon se ndryshimet, pasojё e marrёveshjeve paqёsore kanё funksionuar mirё e nuk kanё krijuar asnjё problem. Mjafton tё mbajmё parasysh bashkimin e Gjermanisё dhe ndarjen e Republikёs Ҫeke nga Sllovakia.

Sё fundi mendoj se marrёveshja me Sёrbinё, nё perspektivёn e integrimit evropian, krijon premisat edhe pёr hapa tё mёtejshme nё drejtim tё bashkimit kombёtar, mbasi njё Kosovё e shkёputur nga litari serb i lidhjeve tё sё shkuarёs, ka mundёsi nёse e dёshiron, nёse i pёrgjigjet aspiratave tё shqiptarёve nё tё dy anёt e Drinit, tё kёrkojё mё me lehtёsi bashkimin, aq shumё tё dёshiruar me Shqipёrinё.

Si pёrfundim i kёsaj pёrsiatjeje kundёr rrymёs, desha tё kujtoj njё thёnie tё njё historiani tё madh anglez, Edward Gibbonit: “Shqiptarёt kanё mbrojtur gjithmonё kauzёn e humbur”. Ndoshta kёtё herё kemi rastin tё pёrgёnjeshtrojmё historianin anglez e tё tregojmё se jemi nё gjendje t’a rrokim çastin e volitshёm e tё punojmё pёr interesat e vёrteta tё kombit e, kryesisht, tё fёmijёve e nipave tanё.

Shtator 2018                                                                         Eugjen Merlika

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugen Merlika, kosova, para çastit Historik

RREZIQET E LIDHJES ME MOSKЁN

September 3, 2018 by dgreca

Nga Angelo Panebianco/ “Corriere della Sera”/

Perktheu per Diellin:Eugjen Merlika/

Njё 18 prill 1948 i pёrmbysur? Hakmarrja e Lindjes mbi Perёndimin? Ndoshta votimet e 4 marsit tё kёtij viti mund tё quhen e barazvlefshmja – me pasoja tё kundёrta – e zgjedhjeve tё shtatёdhjetё viteve mё parё. Mё 18 prill 1948 u vendos ajo qё kishte mbetur pezull qё nga dita e Ҫlirimit: pёrkatёsia jonё ndёrkombёtare. Italia u ngul nё Perёndim (pasoi hyrja nё  Paktin atllantik, nё vazhdim pjesёmarrja nё proçesin e integrimit evropian). U hodh poshtё nga zgjedhёsit pёrpjekja e Partisё komuniste pёr t’a mbёrthyer Vendin nё Lindje, pёr tё zhvendosur Italinё nё zonёn e ndikimit tё BRSS, varianti ruso-bolshevik i despotizmit aziatik. Nё anё tё pёrmbysura sot Italia duket se ka arritur nё pikёn e vёnies nё diskutim tё zgjedhjes pro Perёndimore tё 1948, duket e gatёshme tё niset drejt limanesh mё lindore (Rusia ёshtё nё kapёrcyell mes Evropёs dhe Azisё), duket e gatёshme tё pёrcaktojё pёrsёri pёrkatёsinё e saj ndёrkombёtare.

Ndoshta ёshtё e gabuar tё flitet pёr “sovranizёm”, ndoshta “orientalizёm” do tё ishte termi mё i pёrshtatёshёm pёr tё pёrshkruar zgjedhjet e mundёshme ndёrkombёtare tё kёsaj qeverie. Natyrisht ka njё ndryshim tё madh ndёrmjet 4 marsit 2018 dhe 18 prillit 1948: nuk ёshtё mё bipolarizmi, dhe nё Shtёpinё e Bardhё ulet njё zotёri, pёr tё cilin ndoshta nuk do tё pёrbёnte njё dramё çmontimi i  mundshёm i sistemit tё aleancave perёndimore.

Nё njё botё shumё mё tё çoroditur, kёtё herё zgjedhёsit (nё ndryshim me atёherё) nuk kishin ide tё qarta mbi ndёrlikimet ndёrkombёtare tё zgjedhjeve tё tyre tё votёs. Faleminderit Qiellit e ardhmja ёshtё ende e hapur, nuk ёshtё shkruar e ndoshta nuk do tё ndodhё ajo sё cilёs i tremben shumё njerёz. Por tё hamendёsosh mё tё keqen, kur mё e keqja ёshtё ё mundёshme, mund tё ndihmojё pёr tё kёrkuar mjetet pёr t’a shmangur. “Mё e keqja” duket se lajmёrohet nga lёvizjet e Di Maios dhe Salvinit qё ndihen tё sigurtё nё vetvete nga sondazhet e favorshme por edhe nga mungesa e njё opozite tё vёrtetё. Ata pregatitin çastin nё tё cilin tё parafolurat e vazhdueshme dhe aspak patёkeq tё ministrit Paolo Savona (pёrfshirё dhe tё fundit qё ka tё bёjё me rolin e mundshёm tё Rusisё, sa i pёrket borxhit tonё) tё kthehen nё realitet.

Nё kёtё rast, orientalizёm do tё thotё shtetёzim sa mё shumё tё jetё e mundur i ekonomisё dhe shtypje monedhe pёr tё financuar premtimet zgjedhore verdh-jeshile, prishje me Evropёn dhe kёrkim i njё shtrati mё mikpritёs se ai perёndimori, shtrati rus pikёrisht. Aleanca me grupin e Vishegradit duket se ёshtё njё etapё e ndёrmjetme, shёrben pёr tё vendosur njё urё, mbas pёrshkimit tё sё cilёs mund tё arrihet nё njё ripozicionim tё plotё ndёrkombёtar tё Italisё.

Tё quash mosbesimin e tregjeve si njё pёrbetim tё pushteteve tё fuqishme (Salvini), tё krijosh njё proçes mbi Evropёn si ai i hapur nga Di Maio, tё hysh nё kundёrshti me Makronin (Salvini), janё lёvizje qё duket se pregatisin orёn e njё ndarjeje mё tё gjёrё. Sё pari nga Evropa. Nёse do tё arrijё çasti ynё “grek” (siç ka shkruar Paolo Mieli nё kёtё tё pёrditёshme, nё pёshtjellimin mund tё pёrfundojmё nё vjeshtё) do tё jetё e lehtё t’i vishet kjo gjё jo politikёs sё qeverisё por armiqve tё jashtёm, Evropёs, financёs ndёrkombёtare, etj. Deri sa nё njё mёngjez tё bukur tё zbulojmё se, gjatё natёs, kemi dalё nga euro. Pasojat shkatёrrimtare qё ajo do tё ketё mbi italianёt, mbi kursimet e tyre, mbi cilёsinё e jetёs sё tyre, do t’i vishen intrigave tё fuqive tё liga e tё errta.

Thёnё me respekt, tё mbёshtetet gjithshka nё arsyetueshmёrinё e ministrit tё ekonomisё Tria, duket njё gjё tё dёshpёruarish. Tё kujton njёrin qё, i rёnё nga kati i nёntё dhe i mbrritur si njё plumb nё lartёsinё e tё parit, kapet mbas fillit tё teshave tё ndera. Ёshtё e mundёshme qё dy ministrat e paangazhuar tё kёsaj qeverie, Tria dhe ministri i Jashtёm Moavero, tё kthehen shpejt nё histori e tё zёvendёsohen nga ekzekutues mё tё dёgjueshёm. Siç tregoi rasti i Che Guevarёs nё çastin e krijimit tё tё parit ekzekutiv kastrist nё Kubё, nuk ka asnjё nevojё kompetencash pёr tё bёrё ministrin e ekonomisё nё njё qeveri revolucionare.

Natyrisht thyerja e ngulitjes evropiane do tё ishte i pari i njё sёre hapash. Mё pas do tё vinte dobёsimi i lidhjeve me Naton dhe hyrja nё zonёn e ndikimit rus. Siç ka shkruar Mario Monti (Corriere, 27 gusht), e gjithё kjo do tё ndodhte pa asnjё rrahje mendimesh mё parё nё Vend. Do tё rridhnin pasoja edhe pёr politikёn tonё nё Lindjen e mesme: psh. rrjeshtim kundёrizraelian, lidhje tё ngushta me Iranin (Vёnd aleat i rusёve). Nё kllapa, ka qёnё largpamёs ai qё vendosi tё ftojё pёrfaqёsues tё regjimit iranian, dalzotёs i njohur i lirisё sё mendimit e tё fjalёs, nё sallonin e Librit tё Torinos: ёshtё arti i tё qёnit i rrjeshtuar dhe i mbuluar, askush nuk din t’a ushtrojё mё mirё se njё farё intelektualёsh.

Kush mendon se nё njё prani tё njё skenari tё tillё mёnxyror, italianёt do t’i pёrzinin qeveritarёt e sotёm, ndoshta gёnjen vetveten. Me njё opozitё pa nerv, qё sot ёshtё e aftё vetёm t’i lehё hёnёs, verdh-jeshilёt ka mundёsi tё fitojnё pёrsёri. Ashtu sikurse nё njё Venezuelё tё katandisur nё uri vazhdojnё tё fitojnё zgjedhjet pёrgjegjёsit e asaj gjёme.

Pёrveç kёshillёs, me shaka por jo shumё, drejtuar gjithё atyre qё nuk kanё simpati pёr qeveritarёt rusё, qё tё mos pranojnё kurrё karamele nga tё panjohur (mund tё jenё me polonium), problemi me tё vёrtetё i rёndё ka tё bёjё me tё rinjtё: çfarё perspektive do tё kishin tё rinjtё cilёsorё, ata qё nuk janё t’interesuar tё bёhen me shpёrblim shtetёsie apo diçka tjetёr, tё varfёrit, klientёt e trishtuar tё njё Shteti nё rrёnim?

Kushedi, ndoshta sё fundi do tё tremben, nuk do tё kenё guximin tё zbatojnё recetat ekonomike “venezueliane”, tё propozuara nga disa kёshilltarё tё tyre. Ndofta Tria dhe Moavero do tё qёndrojnё nё vendet e tyre. Mbi tё gjitha, nuk do tё jetё e lehtё tё kalohet aftёsia shumё mё e fuqishme e qёndresёs sё Presidentit tё Republikёs. Edhe se, siç e kemi parё, ёshtё dikush i aftё tё propozojё vёnien nё gjёndje padije tё Presidentit tё Republikёs me tё njёjtёn lehtёsi me tё cilёn porosit njё kafe.

Deri sa sondazhet do tё vazhdojnё t’u japin arsye ata do tё ngulmojnё. Por asgjё nuk ёshtё e pёrjetёshme. Era mund tё ndryshojё.

“Corriere della Sera”, 1 shtator 2018     E pёrktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: E LIDHJES ME MOSKЁN, Eugen Merlika, RREZIQET

MARTIRIZIMI I HESHTUR I NЁNЁ TEREZЁS

September 3, 2018 by dgreca

1 Nene Terza EugenNga Eugjen Merlika/Kaluan dy vjet nga shёnjtёrimi I Nёnё Terezёs, nga dita kur Papa Françesku shpalli shёnjtore tё parёn grua tё lindur nё kombin shqiptar. Duke sjellё ndёr mёnd atё ditё tё madhe pёr Shqipёrinё, mendimi shkon tek anakronizmi qё karakterizoi marrёdhёniet e kёsaj Bije fisnike me shtetin e tё parёve tё saj. E lindur nё Shkup, qyteti i pestё pёrsa i pёrket popullsisё (15.000 banorё) nё Shqipёrinё osmane, mё 1910, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu mbeti pa baba nё moshёn nёntё vjeçe. Ajo u rrit sё bashku me vёllain Lazёr dhe motrёn Age, nёn kujdesin e nёnёs sё saj, Drane, njё grua fisnike dhe e fortё, e mbruajtur me parime familjare, fetare e qytetare tё palёkundёshme. Kjo grua e rrallё pёr nga karakteri, kur Gonxheja mbushi 18 vjeç, u vu para njё kёrkese e cila e bёri tё mendohej 24 orё. Vajza e re kishte vendosur nё zemrёn e mёndjen e saj t’i kushtonte jetёn e saj Jezu Krishtit dhe Shёn Mёrisё. Nёna qё e kishte ushqyer vetё tё bijёn me besimin e krishterё, edhe se do tё kishte dashur t’a kishte gjithonё pranё vetes mё tё voglёn e fёmijёve, e pranoi lutjen e saj me kёto fjalё : “Shko, bija ime. Vere dorёn tёnde n’atё tё Jezuit e shih pёrpara. Kujtohu gjithmonё se po na le pёr tё varfёrit. Mos e kthe kryet mbrapa, gjithmonё pёrpara.” Ishte njё vendim qё nёna Drane e pagoi shumё shtrenjtё, sepse pёrcjellja e bijёs nё stacionin e Zagrebit, mё 28 tetor 1928, do tё mbetej nё kujtesёn e saj deri sa pati jetё, sepse vogёlushen e saj imcake nuk e takoi mё kurrё. Askush, asnjё frymor nuk mund parashihte atёherё njё dramё tё tillё, por shekulli i njёzetё, me ardhjen e komunizmit nё planet, qe mjaft dorёlёshuar n’tё drejtim, nё ndarjen e njerёzve, deri nё ditёt tona kur nё Kore po takohen nёnat me bijtё mbas 65 vitesh…

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, duke kujtuar ata çaste shkruan: “18 vjeç vendosa tё le shtёpinёtime. Qё atёherё nuk kam patur asnjёherё dyshimin mё tё vogёl se mos kam gabuar. Ishte vullneti i Zotit: zgjedhjen e bёnte Ai. Hyra nё murgeshat e Loretos. Nё Loreto isha murgesha mё e lumtur e botёs.” Nё vitin 1937 u shugurua murgeshё e mori emrin Tereza. Vazhdoi veprimtarinё e saj, kryesisht mёsimdhёnёse, nё njё shkollё tё St. Mary High Scool, nё tё cilёn studjonin bijtё e bijat e kolonёve anglezё. Thuhet se ditёn e parё tё mёsimit e filloi duke larё dyshemetё e shkollёs e se gjatё mёsimit i linte dritaret hapur, qё nxёnёsit e saj tё shihnin poshtё mjerimin e Kalkutёs.

10 shtatori 1946, nё njё natё tё paharruar kontakti me Shёn Mёrinё dhe Jezusin, ndryshoi jetёn e saj me njё vendim tё befasishёm e befasues: hiqte dorё nga mёsimdhёnia e dilte mes tё braktisurve tё Kalkutёs, pёr t’i u gjendur pranё atyre nё çdo çast tё jetёs. Zhvillimet e mёtejshme janё tё njohura e, nё sajё tё pёrkushtimit tё saj tё jashtёzakonshёm pёr shёrbimin kundrejt tё varfёrve tё Kalkutёs, Nёnё Tereza u bё njёri nga personazhet mё tё njohur e tё respektuar tё botёs. Por kёsaj fame botёrore, nё Vendin e saj, tashmё nё Shqipёrinё komuniste, ku banonin nёna Drane dhe motra Age, emri i saj ishte i njohur vetёm pёr agjentёt e Sigurimit tё shtetit. Shqipёria zyrtare kishte ngritur njё mur tё lartё heshtjeje e mospёrfilljeje kundrejt emrit dhe veprёs sё murgeshёs legjendare tё Kalkutёs. Fama e saj si e zgjedhura e Krishtit e zbatuese e mёsimeve tё tij nё shёrbimin mes tё vobektёve tё botёs, nuk i shkonte pёr shtat njё regjimi kriminal qё projektonte luftёn e paprerё kundёr besimeve fetare, nё veçanti atij tё krishterё.

Nёnё Tereza gjatё gjithё atyre viteve kishte shkёmbyer letra me familjaret e largёta, qё kishin mbetur nё Shqipёri, ndёrsa i vёllai gjёndej nё Palermo tё Siqilisё. E zotuar plotёsisht nё misionin e saj sublim nё Kalkutёn e largёt, Nёnё Tereza nuk ishte plotёsisht e njoftuar mbi ndryshimet qё kishte pёsuar atdheu i saj mbas luftёs sё Dytё botёrore dhe mbi kushtet nё tё cilёt jetonin nёna dhe motra e saj. Mё 1960, pёr herё tё parё la Hindinё dhe erdhi nё Evropё. Zbriti nё aeroportin e Romёs ku u takua me vёllane dhe bijёn e tij. Kishin kaluar 32 vite qё nga ndarja e fundit e takimi qe shumё i pёrmallshёm me vёllanё dhe mbesёn Age, qё kishte marrё emrin e hallёs sё panjohur. Pёr atё takim po sjell kёtu njё fragment nga njё intervistё e asaj gruaje, Age Bojaxhiut, dhёnё gazetarit tё ndjerё Paolo Scarano, pёr numurin 39, tё 30 shtatorit 1997, tё sё pёrjavёshmes GENTE, e tё ribotuar nga po ajo revistё nё shtator 2016, nё njё numur tё posaçёm kushtuar Nёnё Terezёs:

“… Babai foli shpejt pёr nёnёn dhe motrёn Age. Duhet tё bёjmё diçka pёr t’i nxjerrё nga Tirana.”i tha Nёnё Terezёs. “Besoj se mund t’a bёjmё” i u pёrgjigj ajo, duke e inkurajuar. “Kam miq shumё tё rёndёsishёm, tё shpёrndarё nёpёr botё, qё mund tё na ndihmojnё” i u rrёfye ajo…

Qё atёherё halla u vu nё lёvizje, duke pyetur pёrfaqёsues tё diplomacisё ndёrkombёtare. Pikёrisht n’ato ditё ajo shkoi nё ambasadёn shqiptare nё Romё, ku gjeti njё mur moskuptimi. Edhe mbasi la Romёn halla ime vazhdoi ndёrmjetёsinё e brishtё pёr t’i kthyer lirinё nёnёs e motrёs sё saj…

Ҫёshtja e Nёnё Terezёs dhe babait Lazёr kishte prekur zemrat e tё mёdhenjve tё botёs. Personalitete si Sekretari birman i Kombeve tё Bashkuara, U-Thant, presidenti francez Charles de Gaulle, presidenti amerikan John Kennedy, kryeministreja indiane Indira Gandhi, por as ata nuk arritёn tё shkundin autoritetet e Tiranёs. Koha kalonte dhe shpresat pakёsoheshin…

Njё ditё babai mori njё mesazh sfilitёs nga gjyshja. I drejtohej edhe hallёs time, Nёnё Terezёs. Nga ajo letёr mёsuam se ajo dhe halla Age ishin tё sёmura: i vetmi nder qё i kёrkojmё Zotit – shkruhej – ёshtё ai qё tё mund t’u pёrqafojmё. Tashmё ishte kthyer nё njё vrapim kundёr kohёs. Halla arriti tё sigurojё ndёrhyrjen e ministrit tё Jashtёm francez, Couve de Murville, qё kishte njohje shumё tё mira nё Kinёn popullore tё Mao Tse – tungut. De Murville mori nga Tirana njё pёrgjigje çarmatosёse…”

Deri kёtu ёshtё dёshmia e mbesёs sё Nёnё Terezёs. Nё tё njёjtёn ditё qё Maurice Couve de Murville thirri ambasadorin shqiptar, duke i u lutur t’i pёrcillte udhёheqёsit Hoxha kёrkesёn, edhe n’emёr tё gjeneralit De Gaulle e tё Jacqueline Kennedy-t, drejtuesi mё i lartё i Shqipёrisё thirri shpejt ministrin e Mbrёndshёm dhe i kёrkoi tё dhёna mbi Nёnё Terezёn dhe familjaret e saj nё Tiranё, pёrfshirё kёtu edhe tё gjithё njerёzit qё shkonin t’i shihnin dy gratё e shkreta. Pёr Nёnё Terezёn ministri foli si pёr njё “agjente tё rrezikёshme” qё “pёrdorej nga Gjon Pali II pёr veprimtari propagandistike kundёr Vendit tonё”, qё ishte njё “armike e jona”, e cila “duhej tё mbikqyrej edhe nё Hindinё e largёt, sepse kёrcёnonte lirinё e Shqipёrisё”. Ministrit tё Jashtёm francez i u pёrgjigjёn se “dy gratё nuk ishin nё gjёndje tё udhёtonin”, njё gёnjeshtёr e madhe sa njё mal.

Kur murgesha e madhe shtatshkurtёr e kuptoi se ishte e pamundur tё vinin nё Itali nёna dhe motra e saj, i kёrkoi vizёn konsullatёs shqiptare nё Romё, pёr tё shkuar ajo nё Shqipёri. Nuk pati asnjё pёrgjigje. Atёherё, me kёrkesёn e Vatikanit, u krye njё ndёrhyrje nga ministria e Jashtwme italiane, me njё letёr tё Drejtorit tё pёrgjithshёm tё Ҫёshtjeve politike. Ky i fundit u thirr nga ambasadori shqiptar qё i pёrcolli kёtё pёrgjgje: “Plaka nuk mund tё largohej nga Shqipёria pёr kura mjekёsore, mbasi niveli i spitaleve atje ishte i shkёlqyer. I biri dhe e bija, qё jetonin jashtё, duhej t’a kishin marrё parasysh mallin pёr nёnёn, kur u larguan nga Vendi dhe e braktisёn atё.”

Qe njё pёrgjigje e turpёshme dhe poshtёruese, mё tepёr pёr atё qё e jepte, pjellё e njё cinizmi skajor tё komunistёve shqiptarё, por edhe e njё padije tё plotё mbi çёshtjen pёr tё cilёn jepnin vendimin, mbasi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ishte larguar nga Evropa pёr nё Hindi qё mё 1928. Sigurisht ka qёnё njё pёrgjigje e urdhёruar shprehimisht nga udhёheqja “e ndritur” e Tiranёs zyrtare, njё pёrgjigje qё i vinte njё njollё tё zezё jo vetёm regjimit, por edhe popullit qё pёrfaqёsonte ai regjim, pёr tё cilin sentimentalizmi ishte njё “sёmundje borgjeze” pёr t’u luftuar.

Tregon mbesa: “Nё jetё”, i tha Nёnё Tereza tё vёllait, “kam arritur tё kem, nёpёrmjet dashurisё, gjithshka qё kam kёrkuar. Fatkeqёsisht nё kёtё rast ka pengesa, tё cilat dashuria nuk ёshtё e aftё t’i rrёzojё.” Ishin pengesat e muret e ideologjisё staliniste shqiptare qё e quante besimin fetar njё “opium pёr popullin”, dhe tё urrejtjes qё vetё regjimi ushqente paprerё kundrejt atyre shqiptarёve qё nuk i nёnёshtroheshin diktaturёs sё tij e qё jetonin jashtё Shqipёrisё. Ishte ajo ideologji dhe ajo urrejtje nё bazёn e mospёrfilljes sё plotё dhe tё heshtjes sё paepur qё mbёshtillte emrin e Saj, nё shtetin socialist shqiptar, duke e kthyer nё njё tё panjohur tё pёrsosur, edhe kur bota e mbulonte me çmime dhe diploma “honoris causa”.

Atёherё Nёnё Tereza shkoi vetё tё takonte tё ngarkuarin me punё tё ambasadёs shqiptare e doli me lot nё sy nga ai takim. Njёri nga biografёt e saj, ipeshkvi kosovar Don Lush Gjergji, qё e shoqёroi deri nё derёn e pёrfaqёsisё diplomatike dhe e priti kur ajo doli qё andej, shkruan nё librin e tij “Nёnё Tereza e jonё”: “Pёr herё tё parё pashё lotё nё sytё e saj. I drejtoi sytё nga qielli dhe tha: “O Zot, un e kuptoj dhe e pranoj kёtё vuajtje pёr veten time, por ёshtё shumё e vёshtirё t’a pranoj e t’a kuptoj pёr nёnёn time e cila, nё pleqёrinё e shtyrё nuk dёshiron tjetёr, veçse tё mё shohё pёr tё fundit herё”. Ёshtё shumё e hidhur dhe trishtuese ajo thirrje dhimbjeje, e dalё nga loçka e zemrёs sё murgeshёs mё tё njohur tё globit, qё mundohej çdo ditё tё lehtёsonte dhimbjet fizike e shpirtёrore tё tё varfёrve, tё sёmurёve e tё mjerёve tё gjithё kontinenteve, por qё duhej tё vuante nё heshtje pёr nёnёn e saj, tё cilёn nuk mund t’a shihte pёr tё fundit herё. Kjo ndodhte, jo thjesht pёr njё veprim burokratik tё ndonjё nёpunёsi tё pandёrgjegjshёm, por pёr njё vendim tё drejtuesve mё tё lartё tё njё regjimi çnjerёzor e kriminal, qё ngjasonin mё shumё me hienat e etura pёr gjak se sa me qёnie njerёzore.

Populli ynё ka patur nё tё shkuarёn drejtues, tё cilёt kanё shfaqur burrёrinё e guximin tё shpёtonin qindra jetё hebrenjsh, gjatё luftёs sё Dytё botёrore, edhe duke qёnё nёn pushtimin nazist. Drejtuesit komunistё tё kohёs sё socializmit janё bёrё zёdhёnёs tё njё turpi kombёtar, duke i mohuar njё bije tё tokёs sё tyre tё takonte nёnёn e saj para se tё vdiste, vetёm e vetёm se ajo ishte njё murgeshё katolike, edhe se kampione botёrore e bamirёsisё tё shekullit tё saj. Sot e kёsaj dite ky akt barbar lihet nё heshtje, ligjёrohet nё heshtje. Nё poshtёrsinё e tyre askush nuk ka ndershmёrinё tё kёrkojё falje, pёr sfilitjen shpirtёrore qё i shkaktuan shenjtёreshёs shqiptare.

E nёnёshtruar pamundёsisё tё takonte nёnёn dhe motrёn, Ajo u shkruajti atyre: “Nuk mund tё bёj gjё tjetёr pёr ju, veçse tё lutem!” Mbas pak kohёsh mёsoi lajmin e ndёrrimit jetё tё nёnёs e mbas dy vitesh dhe atё tё motrёs. “Kishin vdekur mё shumё nga vetmia se sa nga sёmundja.”, shprehet Age Bojaxhiu nё intervistёn e saj. Nёnё Tereza mori fotografinё e fundit tё nёnёs me kushtimin: “Gonxhe, nёna jote tё puth”. Vuri njё gur nё zemёr e nuk foli mё kurrё pёr atё realitet tё hidhur. Murgesha shqiptare, e vogёl nga trupi, por e madhe nga shprti e mёndja, vazhdoi veprёn e saj tё bamirёsisё nё tё gjithё botёn, madje duke mundur tё depёrtojё me Misionaret e saj tё Bamirёsisё edhe nё BRSS apo nё Kubёn komuniste tё Fidel Kastros. Nё sajё tё asaj pune titanike, tё pashembullt nё historinё e botёs, Ajo fitoi respektin dhe dashurinё e njerёzve, nga mё i pёrvuajturi i tё varfёrve deri tek pasuesit e Shёn Pjetrit nё Selinё e Shenjtё, nga shoqёritё civile tё Vendeve tё ndryshme deri tek pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё politikёs dhe institucioneve botёrore.

Megjithatё malli dhe dhimbja pёr Vendin e saj mbeteshin tё strukura nё njё qoshe tё heshtur tё zemrёs sё saj. E nxirrte atё mall nё takimet e rralla me bashkatdhetarё tё saj, si me Angela Muka Merlika, motra e Mustafa Krujёs, me tё cilёn komunikonte edhe ndёrmjet letrash. Por armiqёsia e shfaqur nga Vendi i saj zyrtar e plagoste nё thellёsi dhe e hidhёronte. Njё herё, mё 1986, nё Meksiko, me rastin e njё mbledhjeje botёrore tё FAO-s, deshi tё fliste me pёrfaqёsuesen shqiptare, ministren e Industrisё sё lehtё e tё ushqimit, zonjё Vito Kapo. I u afrua, i foli shqip, por zonja e lartё e regjimit, pёrpara murgeshёs sё imёt, tё veshur me tё famёshmin “sari”, u tregua skajshmёrisht e pacipё deri nё tё pabesueshmen, duke i u pёrgjigjur mbajtёses sё njё Ҫmimi Nobel pёr Paqen, se ajo “nuk kishte asgjё pёr t’i thёnё asaj” e duke e lёnё vetёm nё mes tё sheshit!!! A ishte kjo sjellje harbute frut i frikёs sё ministres, apo i bindjes sё saj komuniste nuk e dij dhe do tё isha shumё kurioz tё dinja nёse, nё vitet e mёpasme, gjatё vizitave tё Nёnё Terezёs nё Shqipёri, zonja Vito Kapo ёshtё munduar t’a takojё Atё e t’i kёrkojё tё falur pёr gjestin e saj tё urryer….

Ky qe, me pak fjalё, qёndrimi i Shqipёrisё komuniste kundrejt bijёs mё tё madhe tё historisё sё saj. Nga fundi i regjimit Asaj i u lejua vizita nё atdhe, pёr tё cilin ajo gjithmonё ka shpallur hapur origjinёn dhe pёrkatёsinё e saj, madje para gjithё botёs, nё fjalёn e mbajtur me rastin e ceremonisё sё dhёnies sё Ҫmimit Nobel. Shkoi tek varret e thjeshta tё nёnёs dhe motrёs, u lut mbi ta e vuri dy kryqe druri. U prit nga e veja e diktatorit dhe nga kryetari i shtetit, duke marrё prej tyre njё pёrgjigje mohuese tё prerё pёr kёrkesёn e saj rreth mundёsisё sё hapjes sё shtёpive tё Misionareve tё Bamirёsisё nё Shqipёri. Pёrgjigja u motivua me argumentin e rremё se nё Shqipёri nuk ekzistonte dukuria e varfёrisё. Qe njё argument krejtёsisht i paskrupull, po tё mbahet parasysh varfёria proverbiale e shqiptarёve nё fundin e viteve 80.

Shqipёria pas komuniste  i ktheu nderimin e pritjes vёllazёrore Nёnё Terezёs, duke njohur vlerat e pёrmasave botёrore tё veprёs sё Saj e duke e quajtur si pёrfaqёsuesen mё tё ndritur tё kombit nё botё. Nё shenjtёrimin e Saj nё Vatikan, mё 4 shtator 2016, morёn pjesё masivisht autoritetet shtetёrore e politike tё dy shteteve shqiptarё. Por edhe n’atё ditё madhёshtore pёr krishterimin dhe shqiptarёt, asnjё nuk pati kurajon tё thoshte dy fjalё pёr martirizimin e heshtur tё dikurshёm tё Nёnё Terezёs, pёr tё kёrkuar me gjithё zemёr falje para shpirtit, kujtimit e veprёs sё saj titanike. Edhe se drejtuesit e sotёm nuk janё pёrgjegjёs pёr barbarinё e paraardhёsve tё tyre, kёrkimi i faljes do tё ishte njё gjest fisnik e do tё dёshmonte dёnimin e asaj mizorie, veprim qё e hasim shumё rrallё, nё nivel zyrtar, nё jetёn e kёtyre viteve.    

Po e mbyll kёtё pёrsiatje tё dhimbёshme mbi Shenjtёreshёn e madhe, Shёn Nёnё Terezёn, me njё tjetёr fragment tё shkurtёr nga intervista e mbesёs Age : “Nuk shprehu kurrё ndonjё fjalё pezmatimi pёr atё ngjarje tё trishtuar. Pak, sepse nuk dёshironte tё fliste pёr politikёn. Por, mbi tё gjitha, sepse nё zemrёn e saj kishte falur ata qё i kishin shkaktuar atё dhimbje sfilitёse aq tё gjatё. E gjithё kjo, ndoshta, n’emёr t’atij virtuti heroik, pothuajse kurrё tё zbatuar nga qёniet njerёzore e qё quhet falje e dashuri”. Si bijё e zgjedhur e Jezu Krishtit, ajo nuk mund tё tregonte ndryshe shёnjtёrinё e saj, veçse  duke falur nё heshtje ata qё e kishin bёrё tё vuante gjatё nё heshtje. “Tё tjerat janё heshtje”, ishin fjalёt e fundit tё Princit tё Danimarkёs…

Shtator 2018

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Merlika, I NЁNЁ TEREZЁS, MARTIRIZIMI I HESHTUR

DON ANTON KҪIRA DHE ROLI I TIJ NЁ BASHKЁJETESЁN FETARE

August 28, 2018 by dgreca

Anton-Kcira-300x215    “Ёshtё marrёzi tё kёrkohet nga ministrat e kultit qё tё mos trazohen me gjёrat e kёsaj bote, sepse detyra e tyre pёrfshin tё gjithё njeriun.”- SELDEN (1584 – 1654), shkrimtar anglez/

1-Eugjen-Merlika-225x300Nga Eugjen Merlika/ Anton-Kcira-300x215Nё historinё shqiptare roli i meshtarёve katolikё, duke filluar nga Meskoha e Arbёrit e deri nё shekullin e njёzetё, ka qёnё gjithnji e njё rёndёsie tё dorёs sё parё. Pёr vetё formimin e tyre intelektual e kulturor klerikёt thirreshin nё oborret princore, kryesisht pёr tё trajtuar marrёdhёniet mes shteteve e ndёrmjet principatave, pra ishin si funksionarё tё ngarkuar me detyrёn e pёrfaqёsuesve tё politikёs sё jashtёme. Edhe Skёnderbeu, nё organizimin e tij shtetёror kёrkoi bashkёpunimin e meshtarёve katolikё pёr tё zhvilluar, nёpёrmjet tyre, lidhjet me shtetet fqinje, t’afёrt e tё largёt, si Mretёritё e Napolit apo tё Hungarisё, Selia e Shenjtё apo Republikat e Venedikut e tё Raguzёs. Por klerikёt katolikё, shpesh herё, ishin dhe ndёrmjetёs mes tij dhe princёrve shqiptarё, sidomos kur marrёdhёniet me ta bёheshin problematike pёr arsye tё ndryshme.

Mё vonё ipeshkvijtё u bёnё pёrfaqёsuesit mё nё zё tё kulturёs arbёrore, tё vetmit qё i dhanё asaj shtat e brendi, nёpёrmjet lёvrimit tё gjuhёs nё pёrkthimet e Ungjijve, veprat e vetme tё njohura e tё trashёguara nga shekujt e gjatё tё pushtimit osman. Duke mbajtur parasysh faktin se pushtuesit, gjatё gjithё kohёs sё sundimit tё tyre, nuk lejuan hapjen e asnjё shkolle shqipe, kuptohet se sa i madh e i dobishёm ka qёnё roli i Kishёs nё ruajtjen e identitetit arbёr e shqiptar n’ata shekuj. Edhe dy shekujt e fundit  do t’i rezervonin klerit katolik njё rol po aq tё rёndёsishёm nё arsimimin e kulturimin e shqiptarёve, rol qё do tё shtrihej deri nё ndёrtimin e institucioneve tё shtetformimit e vёnien e tyre nё rrugёn e zhvillimit bashkёkohor.

Nё kёtё hulli historike e shoqёrore mё duket se hyn edhe don Anton Kçira, njё nga meshtarёt mё tё pёrkushtuar, mё tё vlerёsuar, por edhe mё tё pёrfolur tё kishёs shqiptare bashkёkohore. Veprimtaria e tij e gjithanёshme shpesh kalon caqet e jetёs sё meshtarit. Veçantitё e dukurive tё botёs shqipfolёse, sidomos nё tridhjetё vitet e fundit, me zhvillimet e tyre tё papёrfytyrueshme pёr pjesёn dёrmuese tё shekullit tё shkuar, pёrligjёsojnё plotёsisht aktivizmin e priftit kosovar, madje e nxjerrin atё nё ballё tё kёrkesave pёr pohimin e domosdoshmёrive jo vetёm fetare e shpirtёrore tё shqiptarёve, kudo qё ndodhen , kryesisht nё diasporё.

Formimi i thellё katolik dhe atdhetar, shpirti i nisjativёs, pёrvoja e ballafaqimit me tё keqen njerёzore tё mishёruar nё komunizmin qё pushtoi trojet shqiptare, qё nё fёmijёri e ndёrgjegjёsuan gjakovarin e ri pёr misionin e tij.

“Gjatё fёmijёrisё sime, arrita tё pёrjetoj tmerre edhe mё tё hatashme se ato tё Luftёs sё II Botёrore. Kur bolshevikёt morёn pushtetin, isha dёshmitar i persekutimeve mё tё pamёshirshme tё intelektualёve si edhe qytetarёve dhe katundarёve tё thjeshtё qё s’pushuan pёr dekada me rradhё sidomos mbi popullin shqiptar. Kam pёrjetuar pamjet mё tё trishtueshme si fёmijё, kur shikoja me sytё e mi pushkatime gjatё ditёs e sidomos kufomat e burrave mё tё zgjedhur qё agjёsoheshin natёn, shumica pa asnjё lloj gjyqi nё brigjet e lumit Erenik….” Kёshtu do t’i rrёfehej shumё vite mё vonё don Antoni gazetares Ana Tirana pёr revistёn “Ora shqiptare”. Ai ishte mjedisi rrёnqethёs nё tё cilin u rrit meshtari i ardhshёm, i dhjeti fёmijё i njё atdhetari intelektual qё, pёr t’i shpёtuar pёrndjekjeve komuniste serbe nё Kosovёn e ripushtuar nga Serbia mbas katёr vitesh bashkimi me Dheun amё, shkon nё Shkup, nё republikёn e Maqedonisё. Aty Antoni vazhdoi shkollat deri nё pёrfundimin e Fakultetit tё Filozofisё e Teologjisё nё Pazin tё Istrias dalmate. Fёminia pёr tre vjet e gjysmё pa baba, pёrballja pothuaj e pёrditёshme me krimin komunist tё viteve tё para tё mbasluftёs, kanё lёnё gjurmёt e tyre tё pashlyeshme nё formimin e djaloshit qё shquhet pёr gjykimin e tij objektiv e tё pavarur, tё cilin ai e ruan me fanatizёm gjatё gjithё jetёs sё tij.

Me vullnet e dёshirё tё madhe pёr dije ai studjoi me zell e ngulmim deri sa u shugurua prift, pёr t’i shёrbyer popullit tё tij nё funksionin e meshtarit. Nuk dij nёse e zgjodhi atё mision pёr njё prirje tё fortё tё mbrendёshme, apo mendoi se nё shekullin e ateizmit komunist nuk kishte detyrё mё tё rёndёsishme se sa t’i qёndronte afёr grigjёs sё Krishtit pёr t’i sjellё asaj çdo ditё mёsimet e tij. Meshёn e parё e tha nё qytetin e tij tё lindjes, nё Gjakovёn e Bajram Currit e tё Niman Ferizit, kur ishte nё moshёn 28 vjeçare. Meshtari i ri ishte i vetёdijshёm se ai 2 korrik 1967 do tё shёnonte kthesёn e jetёs sё tij, qё tash e tutje do tё merrte rrugёn e misionarit tё fjalёs sё Krishtit mes besimtarёve qё ishin bashkatdhetarё tё tij, qё pёballeshin me njё mjedis aspak miqёsor e me probleme shpesh mjaft tё vёshtira. Kjo ishte korniza nё tё cilёn duhej tё pёrmblidhej veprimtaria e pёrditёshme e detyrёs sё tij. Por, krahas saj, don Antoni i vuri vehtes edhe njё tjetёr synim, atё tё paqtimit e harmonizimit tё besimtarёve katolikё me pjesёn e popullsisё myslimane qё i rrethonte. Ky synim ishte nё pёrputhje me fjalёn e Zotit por edhe me parimin e tij se bashkatdhetarёt e besimit mysliman ishin vёllezёrit e motrat e tij e se harmonia mes tyre ishte melhemi mё i mirё kundrejt dhunёs sё hapur apo tё tёrthortё tё serbёve, qё i kёrcёnonte çdo ditё tё gjithё.

“Meshtari ze vёndin e posaçёm nё jetёn shoqёrore dhe traditёn shqiptare nё pёrgjithёsi. Pse pikёrisht kanё qenё shumё tё respektuar nё popull, atё e tregojnё faktet historike, se bariu shpirtёror ka qenё i vetmi ai qё ka jetuar me ta, si nё ditё tё mira edhe nё ditё tё kёqia. Ai ka qenё baba i shpirtit”.

Kёshtu do tё shprehte bindjen e tij don Anton Kçira nё fjalёn e rastit tё daljes nё pension, mё 13 shtator 1998, tё kolegut tё tij tё nderuar don Prekё Ndrevashaj. Ndёrgjegjёsimi pёr misionin e tij ёshtё njё nga pikat e forcёs sё personalitetit tё meshtarit gjakovar, qё do tё gjente shfaqjen e vet nё tё gjithё jetёn dhe veprёn e tij nё shёrbim tё Kishёs katolike e popullit tё vet. Kёshtu gjatё viteve 70 – 89 nё Gllogjan, ku shёrbeu pa ndёrprerje, don Antoni u bё proverbial pёr bashkёpunimin e tij vёllazёror me hoxhёn e Baranit nё pajtimin e gjaqeve e nё vizitat nё familjet e ndryshme pёr tё gjitha festat e krishtera e myslimane. Djetёvjetёshi i fundit, mbas vdekjes sё Titos, u bё shumё i vёshtirё pёr popullsinё shqiptare, qё ballafaqohej me agresivitetin gjithёnjё nё rritje tё serbёve.  Pёr predikimet nё kishё dhe qёndrimet e hapura kritike kundrejt autoriteteve serbe e veprimeve tё tyre shtypёse, don Antoni u vu nё shёnjestrёn e policisё sё fshehtё sёrbe e Zoti, me mrekullinё e Tij, e shpёtoi duke ndihmuar ikjen e tij pёr nё Amerikё nё vitin 1989, viti i mrekullisё sё shembjes sё komunizmit n’Evropё.

Ardhja nё Detroit, nё kishёn e Shёn Pjetrit e Palit qe njё provё tjetёr e madhe pёr meshtarin gjakovar. N’Amerikёn e lirive e tё drejtave njerёzore don Antoni duhej tё rimёkёmbёte traditёn e Kishёs shqiptare, mbasi bashkёsia e Michiganit ishte e vjetёr dhe e integruar mirё nё jetёn amerikane. Por don Antoni nuk gjeti njё gjёndje tё dobishme pёr shqiptarёsinё e tij n’atё kishё, nё tё cilёn prelatёt e huaj kishin predikuar prej tetё vitesh.

Nё meshёn e parё qё tha u grumbulluan shumё shqiptarё, tё cilёt deri atёherё e ndiqnin pak kishёn ku nuk predikohej nё gjuhёn shqipe. Pranё meshtarit tashmё jo tё ri, ishte at Daniel Gjeçaj, prifti monument i Kishёs shqiptare tё mёrgatёs, qё punonte e jetonte nё Romё. Por qё tё nesёrmen e asaj dite meshe shpresёndjellёse don Antoni u ballafaqua me njё gjёndje tepёr tё vёshtirё pёr bashkёsinё shqiptare tё Detroitit, tё helmuar nga propaganda politike titoiste dhe enveriste, tё molepsur nga pёrçarjet nё gjirin e Mёrgatёs antikomuniste shqiptare, ku mendёsia zotёruese ishte ajo e vitit 1944, me tё gjitha pasojat e kёqia mbi mbarёvajtjen e bashkёsisё. Por nuk mungonin edhe shfaqjet e hakmarrjeve me rreth dyqind tё vrarё nё vite, ndasitё e familjeve, nё tё cilat kishte hyrё pёrdorimi dhe shpёrndarja e drogёs, si pasojё e sё cilёs ishte dhe burgosja e mjaft tё rinjve.

Duhej njё aftёsi e veçantё, njё vullnet e durim shёmbullor pёr tё pёrballuar i vetёm kёtё gjendje, pёr tё gjetur forcat e zgjuarsinё pёr tё rikthyer nё normalitet njё situatё tё komprometuar nё shumё drejtime. Ja si na e pёrshkruan ai vetё kundёrveprimin e tij n’atё kohё nё njё intervistё tё shumё viteve mё vonё dhёnё klerikut don Jeton Thaqi :

“Ҫka ishte shumё interesante e pashё se ky popull ishte i shёndoshё dhe dёshironte shёrim. Kёshtu qё fillova tё predikoj kundёr vёllavrasjes, e cila sё shpejti u ndёrpre. Kjo kolerё ka ditur pёr t’i shkatёrruar pёr 30 vjet njerёzit e pafajshёm, tё cilёt janё detyruar t’i lenё gratё tё veja e shumё fёmijё tё varfёr pa prindё e shumё nёna e etёr pa fёmijtё e tyre tё dashur. Pёrpos kёsaj i a fillova luftёn kundёr drogёs dhe ndasive e pёrçarjeve, kёshtu qё filloi tё dalё nё pah suksesi, ku shumё familje i ribashkova dhe u fola pёr rёndёsinё e kunorёs sё shenjtё tё cilёn duhet t’a ruajmё si sytё e ballit. Kёshtu ngadalё filluan tё tregojnё interes pёr kishёn dhe prej ditёs sё parё u mbush aq shumё me njerёz sa qё menjёherё u pa nevoja pёr njё parking e as nuk kishte vend nё kishё. Kisha i kishte 1300 ulёse megjithatё ishte e vogёl.”

Nё sajё tё pёrkushtimit madhor detyrёs sё tij si “bari shpirtёrash”, si ai qё Ungjilli e pёrshkruan tё lerё tufёn e tё shkojё nё kёrkim tё deles sё humbur, nё sajё tё vullnetit pёr tё mos u epur para asnjё çasti tё vёshtirё, nё sajё tё aftёsisё organizuese e prirjes pёr tё qenё gjithmonё nё lёvizje e veprimtari, nё sajё tё taktit e zgjuarsisё nё marrёdhёniet me njerёzit, nё sajё tё durimit e shpresёs nё ndihmёn e Zotit, don Anton Kçira i a doli t’a kthente kishёn e Shёn Pjetrit e Palit nё njё qendёr besimi e shprese pёr tё gjithё shqiptarёt e Detroitit e mё gjёrё. Kёmbёngulja e tij pёr tё ndёrtuar kishёn e re nё Rochester Hill u vlerёsua nga kardinali i Michiganit, Adam Maida, i cili e ndihmoi pёr t’a ngritur atё, madhhёshtore e tё pёrjetёshme, nё dobi tё bashkёsisё shqiptare t’atij shteti.

Don Anton Kçira e ktheu kishёn e Rochester Hillit nё njё copёz tё vogёl Shqipёrie tё trapiantuar nё njёrin nga shtetet e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs. Ҫdo vizitor qё shkon pёr t’a parё atё do tё haset sё pari me shtatoret e Skёnderbeut e tё Nёnё Terezёs, simbolet mё tё qenёsishme tё vlerave pёrfaqёsuese tё kombit shqiptar, personalitetet mё tё spikatura tё popullit tonё. E gjithё kjo punё shumёvjeçare e jashtzakonshme u shoqёrua gjithmonё me marrёdhёnie tё shkёlqyera me bashkёsitё myslimane e bektashiane shqiptare n’Amerikё. Nё pёrurimin e kishёs sё re ishin tё pranishёm themeluesi i Qendrёs Islamike shqiptare nё Michigan, imam Vehbi Ismaili, i cili u shpreh: “Zoti i shpёrbleftё ata qё e bёnё tё mundur ndёrtimin e kёsaj kishe madhёshtore”. Duke folur pёr harmoninё fetare tё shqiptarёve, ai mori shembull “pjesёmarrjen e gjashtё klerikёve katolikё nё varrimin e nёnёs sё tij nё Shkodёr mё 1925”. N’atё ceremoni ishte i pranishёm edhe Kryetari i Teqes bektashiane nё Taylor, Shaban Shemsedini, edhe n’emёr tё baba Flamur Shkallёs. Duke dorёzuar 10.000 dollarё, si ndihmё pёr ndёrtimin e kishёs baba Shabani tha: “Kjo kishё me predikimet e saj, nёpёrmjet tё nderuarit don Anton Kçira i ka shёrbyer dhe vazhdon t’i shёrbejё me pёrkushtim tё lartё çёshtjes sё shenjtё”.

Don Antoni e tё tjerё kolegё katolikё tё tij, sё bashku me autoritetet islamikё shqiptarё n’Amerikё, si Baba Rexhepi, Vehbi Ismaili, Flamur Shkalla etj., nёpёrmjet veprёs sё tyre harmonizuese tё jetёs sё bashkёsisё shqiptare nё ShBA, i dhanё tёrthor njё mёsim politikёs sё vjetёr e tё re, qё nuk qenё nё gjendje tё prodhonin asgjё tjetёr veç grindjesh e lufte pёr pushtet e pozita. Ata vunё nё jetё mёsimet e besimeve tё tyre fetare, qё predikonin gjithmonё jo luftёn por paqen, harmoninё e dashurinё mes njerёzve, kёrkesa qё bёhen gjithёnjё e mё tё mprehta nё botёn e sotme, ku egoizmat dhe interesat e ngushta po shkojnё drejt zotёrimit tё jetёs politike e shoqёrore tё shqiptarёve nё tё gjitha trevat e tyre, e jo vetёm tё shqiptarёve.

Don Anton Kçira ёshtё shquar nё vite edhe pёr ndihmesёn e madhe dhёnё çёshtjes shqiptare, sidomos asaj tё Kosovёs nё vitet nёntёdhjetё e n’ata dymijё. Ajo ndihmesё nuk ёshtё kufizuar vetёm nё ndihmat ekonomike tё mbledhura nё famullinё e Shёn Pjetrit e Palit, pёr t’u dorёzuar tek pёrfaqёsuesit e institucioneve tё Kosovёs, por edhe nё veprimtarinё shumё tё pasur kontaktore me personalitetet tё jetёs politike amerikane deri nё Shtёpinё e Bardhё tё Presidentit Clinton. Respekti qё meshtari gjakovar ka fituar nё botёn amerikane e mё gjёrё, tё cilin ai e ka vёnё kryekёput nё shёrbim tё çёshtjes shqiptare, i jep atij njё pёrmasё tё veçantё nё hullinё e pararendёsve tё mёdhenj me zhgun, qё punuan me mish e me shpirt pёr atё çёshtje.

Vlerёsimet e mjaft personaliteteve tё jetёs kulturore e shoqёrore shqiptare nё adresё tё tij, si Ibrahim Rugova, Ismail Kadareja, Pjetёr Arbnori, Sami Repishti, Mergim Korça, Ekrem Bardha, Riza Sadiku, At Daniel Gjeçaj, Don Lush Gjergji e plot tё tjerё, janё dёshmi e personalitetit tё realizuar tё don Anton Kçirёs. Nuk e zbeh atё personalitet njё episod i veçantё i njё kundёrveprimi tё çastit kundrejt njё veprimi kriminal tё pak shqiptarёve qё shkelnin mbi vetitё mё tё vyera tё traditёs e karakterit shqiptar si mirёnjohja e respekti ndaj mikut, njё episod i pёrfolur dhe lakuar jashtё çdo mase e logjike, me njё qёllim meskin e t’ulёt.

Nuk e zbehin ndihmesёn themelore tё don Anton Kçirёs nё jetёn kishtare e atdhetare tё  shqiptarёve as mungesa e vlerёsimit nga kryetarёt e vegjёl tё shteteve tё Kosovёs e Shqipёrisё, Atifete Jahjaga dhe Bujar Nishani, qё dekorojnё kishёn e Shёn Pjetrit e Palit, por jo meshtarin e saj, qё ka meritёn kryesore tё mbarёvajtjes sё saj. Ata kryetarё rastёsorё tё shteteve i pёrkasin kronikёs politike shqiptare, ndёrsa don Anton Kçira i pёrket historisё, jo vetёm tё Kishёs bashkёkohore shqiptare, por edhe tё jetёs shoqёrore, nё veçanti tё bashkёsisё sё Mёrgatёs shqiptare tё SHBA.

Gusht 2018

*Shёnim: Kjo ёshtё kumtesa e mbajtur nga autori nё simpoziumin e mbajtur nga Shoqata “Trojet e Arbrit” nё Gjakovё mё 1 gusht 2018, kushtuar jetёs dhe veprimtarisё sё Don Anton Kirёs.

Filed Under: Analiza Tagged With: BASHKЁJETESЁN FETARE, DON ANTON KҪIRA DHE ROLI I TIJ NЁ, Eugen Merlika

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT