• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT,AMANET I KRISMAVE TË PËRGJAKURA

June 10, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

Ndodh shpesh që kulmet e historisë së një kombi të futen krejt padashur në rrjedhën e ceremonialeve dhe riteve normalë duke pranuar dëshpërimisht zbehje të shkëlqimeve të dikurshëm. Memorja e kombit,tallazitur prej një mijë halleve të ditës,ka ruajtur diku në periferi,ato ngjarje madhore me të cilat mund të krenoheshin breza të tërë.Por vjen një ditë që këto këmbana të historisë gjëmojnë bujësisë të tundura jo prej duarve por prej zemrave të popullit i cili thërret së brendshmi, me atë duf të madh,njerëzit – heronj.Ai ndjen se ka nevojë për to.

Ne shqiptarët, jo se e patëm harruar qershorin e largët të vitit 1878.Dhjetra herë i jemi rikthyer kësaj date me ndjenjën e besimit të atij detari që dallgët i derdhen në gjoks por s’mund t’ia shkulin zemrën pse diku,sytë e tij, i buzëqeshin farit në largësi. Por këtë qershor,simbolika e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit bëhet tejet domethënëse.,pas shpresës sonë të plagosur por asesi të vrarë,mendoj se vlen të evokohet dhe madje të jetohet atmosfera dhe zgjidhjet trimërore të Lidhjes së Prizërenit. Ajo frymë bashkimi,ajo besë burri,ai shpirtë atdhetari deri në sakrificën sublime ndaj fatit të kombit e dalur nga thellsitë e dheut, vlen të ringjallen për ne shqiptarët që jetojmë nën këtë fillim shekulli të trazuar. Por le t’i kthehemi Prizërenit të vitit 1878,le të përpiqemi ta shohim atë në kompleksin e luftërave të hapura dhe të fshehta ballkanike e më gjërë në dramën që luanin fuqitë e Mëdha të Europës me tokat shqiptare.

Lufta e Krimesë në vitin 1876 , njëherazi godet rëndë „të sëmuarin e Bosforit“ dhe i hap udhë ëndërave të Carit për pansllavizmin.“Prangat turke janë të ndryshkura,ato duhet zëvendësuar me të rejat, perandorake ruse“ , shkruante shtypi Rus i asaj kohe duke zbuluar në mënyrë krejt të paturpshme qëllimet për hegjemoni dhe ekspansion. Në këtë makutëri  sllave, Shqipëria figuronte vetëm si territor i përkohshëm.Diplomacia ruse e kohës ishte shprehur qartë se vendet ballkanike duheshin rikonstrukturuar,pra duheshin ribërë në kuadrin e përfshirjes së territoreve.Ajo kërkonte që Greqia të merrte Epirin dhe Bullgaria të dilte deri në Ohër,ashtu siç u njihte sllavëve pothuaj krejt veriun e Shqipërisë.Për Carin rus,Shqipëria duhej ndarë midis ortodoksëve grekë dhe sllavë pa përfillur as të drejtat më themelore të kombit të vjetër të ballkanit dhe për këtë askush nuk çuditet po të ketë parasysh mizorinë me të cilën njeriu i tmerrshëm shtypte
deri vetë pakicat sllave të tjerë.

Për shkak të interesave të mëdha politike dhe ekonomike ( sidomos lidhur me daljen në Danub) në mjaft drejtime Austro-Hungaria i kundërvihet lëvizjes pansllaviste për daljen në Adriatik. Ajo e kupton realisht rrezikun dhe e përkrahur prej Gjermanisë ndërmerr hapa konkretë.Ajo çka na intereson ne,është padyshim,njohja e kombit shqiptar prej kësaj fuqie si dhe prononcimi i drejtëpërdrejtë për mospushtimin e tokave shqiptare prej sllavëve dhe italianëve. Por gjithsesi,edhe në rastin e kësaj rryme „ të ngrohtë“,nuk është e vështirë të zbulohen interesat e drejtpërdrejta të kësaj perandorie në brigjet e buta të Adriatikut.Fillimi i këtij shekulli e provoi më së miri këtë.

Sidoqoftë mosmarrëveshjet midis dy perandorive të Rusisë dhe Austro-Hungarisë gjetën një zgjidhje në kurriz të paqës mbi popujt të tjerë.Përpara fillimit të luftës,Cari i njohu austrohungarezëve,të drejtën për të pushtuar Bosnjën dhe Hercegovinën,menjëherë sapo të përfundonte dueli midis tij dhe perandorisë osmane që gati po perëndonte.Dhe kësaj radhe pansllavizmi nuk gaboi.Duke e joshur austrohungarinë,ariu rus iu vërsul turqve duke vajtur deri tek periferitë e  Stambollit.Këta të fundit nuk vonuan të nënshkruajnë Traktatin e paqës të Shën Stefanit. Sipas këtij traktati ogurzi,Sanxhaku i Mitrovicës dhe Prishtinës i jepeshin Serbisë,Ulqini,Hoti dhe Gruda,Malit të Zi ndërsa Bullgaria përveç tokave të Shqipërisë Lindore (Maqedonisë Shqiptare),merrte edhe Pogradecin,Billishtin dhe Korçën.

Përballë kësaj loje tinzare me fatet e popujve të vegjël,mjaft shqiptarë e ndjenë së mbrendshmi dramën që po niste toka dhe jeta e tyre. Ata iu drejtuan me protesta të fuqishme dhe memorandume Rusisë Cariste,Perandorisë Osmane por edhe Fuqive të Mëdha duke thënë hapur se jo vetëm që ky traktat nuk pranohet por për të mbrojtur tokat e tyre mund të sakrifikonin edhe jetën. Gjithsesi,këmbanat e lakmive nuk e lanë Europën e shurdhëruar të dëgjonte klithmat e një kombi që sapo zgjohej.Toka e lashtë Arbërore klithte.Kjo klithmë kish zërin e shqiponjës që asnjëherë nuk qan por thërret e hap krahët në fluturimin e saj drejt lirisë. Atdhetarët shqiptarë,të gjendur përballë situatave që zavendësoheshin nga dita në ditë,filluan të orientohen kah liria dhe besa.Në Stamboll i ideuar dhe drejtuar prej Abdyl Bej Frashërit,krijohet“Komitetit Qendrorë për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare“.Në shpalljen e 18 majit të vitit 1878,ky Komitet përpos të tjerave deklaronte ;

„Ne dëshirojmë nxehtësisht të rrojmë në paqë me të gjithë fqinjët tanë,Malin e Zi,Greqinë,Serbinë dhe Bullgarinë.Ne nuk kërkojmë,ne nuk dëshirojmë asgjë prej tyre,por jemi thellësisht të vendosur të mbrojmë me këmbëngulje çdo gjë që është jona.Tju lihen shqiptarëve tokat shqiptare“.

Në krah të burrit Abdyl Frashëri, ishin Iljaz Pashë Dibra e Jani Vreto,Pashko Vasa e Zija Prishtina.Me veprimtarinë e tyre të madhe në pak javë ata dëshmuan në zemër të Perandorisë Osmane,në Stamboll se jo vetëm nuk iu frigohen masave represive të saj por dijnë edhe të dënojnë robëritë dhe obskurantizmin.Telegramet drejtuar fuqive të mëdha,takimet e fshehta dhe të hapura,organizimet në disa prej qendrave urbane ku shqiptarët ishin të shumtë në numër,u përshkruan fund e krye prej një besimi të palëkundur se vetëm bashkimi,lënia në harresë e mërive dhe gjaqeve,vetëm dashuria për atdheun do të mund ta ruante këtë prej coptimit.“Komiteti Qendrorë për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare“ brenda një kohe tepër të shkurtër,arriti të zgjojë opinjonin e rretheve përparimtare të Europës madje edhe dëshirat e vrrullta të shqiptarëve që inspironin autonomi.U vendos në një nga këto takime,që detyrimishtë brenda muajit qershor duhej mbajtur një kuvend nga i cili të merrte udhë zgjidhja e çështjes kombëtare.Tepër domethënës është fakti që qyteti ku do të mbahej kuvendi u caktua Prizëreni,pikërisht aty ku ishin pozicionet e para të  luftimit midis shqiptarëve dhe sllavëve.

Me 10. në fillimqershorin e vitit 1878, u mblodhën në Prizëren trima dhe atdhetarë nga pothuaj e gjithë Shqipëria.Sidoqoftë,duhet pranuar se veriu dhe verilindja e Shqipërisë,duke qenë se ishin zona më të nxehta luftimi,duke parë betejat në prag,dërguan përfaqsues më të shumtë.Ndërsa krahinat e jugut përfaqsonte në këtë kuvend prej burrit të mençur dhe trim Abdyl Bej Frashërit. Prizëreni ato ditë u ruajt prej forcave dhe çetave shqiptare  të gatshme për të sakrifikuar deri në fund nëse do kish ndërhyrje nga jashtë : Idenë e kësaj besëlidhje shqiptare  e dha që në fillim të fjalës së tij Abdyl Frashëri i cili përmes të tjerave,me tone burrërore deklaroi ;“Qëllimi i kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirtë,duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që të mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë … „.

Ky kuvend miratoi organizatën „BESËLIDHJA“ e cila më vonë për rrjedhat që morën ngjarjet u quajt „Lidhja Shqiptare e Prizërenit“.Programi i parë i kësaj lidhjeje burrash e trevash etnike,ishte tërësisht kombëtar i bazuar në rrethanat e koklavitura të trazirave ballkanike,i prirur kah vendosmëria dhe trimëria e vetë popullit që ishte e drobitur prej sundimeve të njëpasnjëshme.

Me vendim unanim prej gjithë Komitetit Qendrorë të Lidhjes u vendos që të luftohej me armë së pari e mandej me mjete diplomatike,çdo orvatje e Malit të Zi,Serbisë, Bullgarisë e Greqisë në përpjekje për  copëtimin e trojeve shqiptare.Gjithashtu u pranua në këtë mbledhje të parë ideja e bashkimit të shqiptarëve në një njësi administrative dhe ajo e autonomisë.“Predhat“ e patriotëve të Lidhjes ishin me „qitje të largët“.Këtu spikat jo vetëm trimëria por edhe mençuria e diplomacia e tyre. Autonomia,nën perandorinë osmane (apo të sëmurin e Bosforit siç thuhet për të) ishin hapat e para drejt pavarsisë.Gjithsesi ky hap duhej të hidhej i matur për faktin se fqinjët tanë ballkanikë jetonin çdo ditë me ëndrën e pushtimeve të atyre tokave që ua „dhuroi“ Traktati i Shën Stefanit.

Ndër tezat kryesore të kësaj mbledhjeje ishte edhe ajo lidhur me popullsinë e krishterë shqiptare . Lidhja e Prizërenit vazhdoi që të  ruajë me armë në dorë të drejtat dhe pasuritë kombëtare të popullsisë së krishterë shqiptare.Me këtë akt njëherazi evidentohej bashkimi i plotë i shqiptarëve për të mbrojtur territorin në çdo pëllëmbë toke por u jepej një mësim edhe atyre mjeranëve diplomatë të huaj që e deklaruan Lidhjen si një vepër të Turqisë të realizuar nëpërmjet krerëve të paguar shqiptarë.

Vlen të theksohet fakti se mendimi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ishte tepër i matur.Në këtë kuvend,që në ditën e parë,më 10 qershor të vitit 1878 „u peshua“ në kandar situata dhe hapat e hedhur ishin tepër të kujdesshëm.Në përputhje të plotë me idetë dhe ndjenjat kombëtare të Kuvendit,lidhur me politikat e ditës ishin edhe mjaft memorandume,letra dhe thirje që patriotët,kuvende krahinore apo shoqëri të ndryshme kulturore u bënë Fuqive të Mëdha apo personaliteteve të larta të tyre.

Kështu,në një letër që patrioti Vaso Pasha i dërgoi ministrit fuqiplotë austriak në Berlin,kontit Andrashi,më 20 qershor 1878,midis të tjerave i shpjegon qartë se „ populli shqiptar nuk dëshiron të ndahet nga shteti turk. Por nëse këtij shteti do t’i bëhen ndryshime ( fjala është për zbatimin e pikave të traktatit të Shën Stefanit) populli shqiptar ka të drejtë të kërkojë formimin e një komisioni të posaqëm i përbërë vetëm prej shqiptarësh,i cili me miratimin e sulltanit të përcaktojë institucionet përkatëse dhe rregullimin jetësor të mbrendshëm.Populli shqiptar nuk dëshiron t’i lëshojë asnjë copë toke tjetërkujt dhe do t’i mbrojë ato pa kursyer asgjë“.

Në të njejtën kohë,në ato ditë që Lidhja Shqiptare e Prizërenit zhvillonte punimet e saj,trevat e Shqipërisë së Mesme,të Veriut dhe Tivarit,të kryesuara prej kapedanëve trima të tyre u dërguan qeverive të fuqive të mëdha të Europës një protestë ku midis të tjerave thoshin ;“ Traktati i Shën Stefanit i akordon Malit të Zi,zgjerime në Shqipërinë e Veriut duke dhënë portet adriatike të Tivarit dhe Ulqinit së bashku me kalatë dhe pozicionet strategjike si Podgorica dhe Shpuza … dhe që kanë shërbyer për t’u mbrojtur kundër armikut.Duke qenë puna kështu,ne të nënshkruarit,në emër të të gjithë popullit .. kemi nderin të shpallim se kombi shqiptar,qoftë  musliman,qoftë katolik që ndryshon aq shumë prej sllavëve si nga kombësia ashtu dhe nga feja,është njëzëri i vendosur të mbrojë atdheun e vet kundër ndarjes së territorit që është projektuar,i njënë kundërshtim me historinë,me interesat dhe me dëshirat e tij“.

Shqiptarët më së fundi e kishin kuptuar se vetëm bashkimi i tyre,vetëm vendosmëria dhe trimëria e tyre do të ishin të vetmet që mund ta mbronin prej coptimit.Tek e mbramja , duke kuptuar se gjakmarja e luftërat vëllavrasëse ishin kob i jetës së tyre,fisi i arbërve të lashtë u ngrit mbi meskinitetin dhe dramën e institucionalizuar për t’u përleshur me armikun real,me grekun, bullgarin,sllavin apo malazezin që kërkonte të merrte vetë jetën e kombit.Në këtë ringjallje të shpirtit të paepur,në këtë bubullim së mbrendshmi duhen parë e shpjeguar mjaft tubime në perkrahje të vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.

Sidoqoftë një tjetër masakër përgaditej të ndizej në malet e fushat shqiptare,e ideuar në Berlin nën kryesinë e Bismarkut në qershorin e vitit 1878,Shqipëria u konsiderua në këtë kongres famëkeq si shprehje gjeografike duke iu mohuar jo vetëm luftërat e sakrificat e bëra por edhe krejt historia. Berlini institucionalizoi vendimet administrative të Mirditës për dy arsye:

E para, dhe më kryesorja është që të kënaqeshin interesat politike dhe tregëtarëve të Austro-Hungarisë.

E dyta, qoftë Austro-Hungaria e qoftë Franca,nën preteksin e mbrojtjes së popullsisë katolike të Mirditës prej“rrezikut mysliman“,hidhnin piketa të forta për ndërhyrje në punët e brendshme të Perandorisë Osmane në Shqipëri.

Jo pa qëllim,këto dy fuqi të mëdha të Europës në atë kohë njohën autonominë administrative lokale të Mirditës.Me këtë akt,në mënyrë të fshehtë dhe indirekte ata parnonin copëtimin e Shqipërisë midis fqinjëve të saj nga të katër anët.Përballë këtij rreziku,pothuaj të gjithë antarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit muarrën detyra të reja dhe rrahën mendimet për gjetjen e zgjidhjeve që mund ta shpëtonin Shqipërinë.Aty ku influenca e tyre ishte më e madhe,këta u ulën në kuvende burrash,biseduan hapur për lëvizjet politike të fuqive të mëdha dhe lidhën besën për luftën e hapur ndaj çdo pushtuesi,Prizëreni e Gjakova,Tivari e Rugova,Shkupi,Ohri e Tetova u bënë vatra të rëndësishme të shqiptarizmës.Koha thërriste mendjen e kthjelltë dhe syrin e pushkës.me mijëra shqiptarë mbushën çetat e vetmbrojtjes kombëtare duke parandjerë ogurin e zi në vatër.Vetë Abdyl Bej Frashëri shkeli pëllëmbë për pëllëmbë Jugun duke ngëritur në këmbë e duke i rreshtuar çetat e tyre përkrah vëllezërve të Veriut.Por,për hir të së vërtetës,duhet thënë se veçanërisht në formimin e Komiteteve të këtyre trevave jugore,mungoi ajo frymë luftarake që shihej në Shqipërinë Verilindore,kjo edhe për faktin se rreziku sllav nuk perceptohej realisht në jug.

Krahas mendimit të përparuar politik për ruajtjen e tërësisë territoriale si edhe hapave diplomatike në këtë kuadër,Lidhja Shqiptare e Prizërenit i dha krahë lëvizjes autonomiste tek e cila shihte një eviniment të domosdoshëm historik.Prirjet për ushtri e xhandarmëri shqiptare,për gjygje shqiptare e sidomos për çeljen e shkollave shqipe,në mënyrë llogjike të çonin në aritjen e objektivit strategjik,autonomi e më pas pavarsi të plotë.Me seriozitetin dhe pjekurinë me të cilat Lidhja Shqiptare e Prizërenit ndiqte dhe vinte në udhë çështjen kombëtare po i jepej një tjetër goditje opinjonit të mbarsur keqas të asaj kohe se shqiptarët nuk mund të qeverisin veten.

Jo pa qëllim,kërkesa e Shqiptarëve për vendosjen e autonomisë administrative,ishte mbyllur në sirtarët e mykur të perandorisë osmane.Ajo e parandjente sizmikën shpërthyese të Shqiptarëve pas dhënies së kësaj autonomie dhe për më tej humbjen totale të influencava të veta në Ballkan.Por me këtë qëndrim në udhëkryq nuk mund të pajtoheshin shqiptarët.Në trevat e Mitrovicës, Prizërenit,Gjakovës dhe Vuçiternit,u përzunë me forcë autoritetet osmane të gjyqësorit dhe ata administrativ.Në vend të tyre u vendosën djem shqiptarë që njiheshin për ndershmëri e trimëri.Po në këtë kohë,një protestë e malësorëve të Lezhës,i kërkonte Qeverisë osmane që në krye të organeve egzekutive të ishin vetëm shqiptarët që i njihnin zakonet dhe hallet e malësorëve. Në unitet me trevat e tjera shqiptare është edhe vendimi i Degës së Lidhjes Shqiptare të Dibrës në të cilën përpos të tjerash thuhej ; „Gjatë bisedimeve që u zhvilluan midis nesh dhe Abdyl Bej Frashërit i cili këto ditë erdhi në Lidhjen tonë si përfaqsues i Lidhjes së Toskërisë,u morën në shqyrtim rreziqet që kanë lindur aktualisht dhe që do të lindin në të ardhmen për atdheun tonë,Shqipërisë si pasojë e fatkeqsisë që pësoi shteti ynë në Rumeli.Vendimi që u muar përbëhet… prej çështjeve të poshtëshënuara :

Së pari : Bashkimi i Shqipërisë së lartëpërmendur në një vilajet dhe caktimi si qendër e vilajetit i një qyteti që ndodhet afër dhe që ka lidhje me të gjitha krahinat e tij.

Së dyti: të gjithë nëpunësit që do të jenë në shqipëri duhet të dijnë gjuhën e vendit.

Së treti: Të perhapet arsimi dhe në shkollë të mësohet edhe gjuha shqipe.

Së katërti: Të zbatohen vendimet që do të merren për reformat e dobishme për shtetin dhe kombin nga ana e Kuvendit të Përgjithshëm i cili do të mblidhet çdo vit,katër muaj në qendren e Vilajetit.

(Vendimi mban datën e 1 nëntorit 1878 në Dibër )

Dihet nga të gjithë në se lëvizjet autonomiste në Shqipëri nuk lindën në pranverën e vitit 1878,por që në Kuvendin e Beratit më 1847. Edhe në shekujt më parë,shqiptarët kishin provuar se ngriheshin kundër muzgujve të perandorive romake,bizantine e osmane dhe të fitonin disa kushte lehtësuese.Por gjithashtu duhet thënë të gjithëve se këto lëvizje kishin karakter lokal dhe jo rrallë u udhëhoqën nga motive fshati apo farefisnie.Merita e madhe e burrave që drejtuan Lidhjen Shqiptare të Prizërenit,si edhe e atyre që drejtuan Lidhjet e tjera krahinore ishte pikërisht se ditën t’i falin kësaj lëvizjeje një dimension më të madh e sublim,atë KOMBËTAR.

Është pikërisht ky dimension,kjo frymarje e fuqishme në kërkesë të lirisë e pavarsisë që shqiptarët të viren në vitet 1878-1881 përballë turqëve e serbëve,përballë grekërve e malazezëve dhe të dalur kurdoherë të fituar.Edhe pse e papërkrahur prej askujt,edhe pse e kërcënuar realisht prej fuqive të mëdha të kohës,Lidhja Shqiptare e Prizërenit me udhëheqësit e saj ideologë dhe ushtarakë; i tregoi botës se ky vend i lashtë i arbërit nuk mund të fshihej prej frikës së daulleve që u binin fqinjët ballkanikë.Ndërgjegjja kombëtare e jona tani po rizgjohej përsëri duke dëshmuar përveç trimërisë edhe sensin e kohës pavarësisht prej tragjizmit të ngjizur brenda saj.

Sa i përket lëvizjes autonomiste,do të desha të shpreh edhe një mendim timin lidhur me një prej figurave madhore të saj dhe krejt Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Fjala është pikërisht për strategun  Iljaz Pashë Dibrën,të etiketuar prej historiografisë  komuniste shqiptare si bashkëpuntor i Qeverisë turke (ose më i saktë i shitur tek ajo) në përpjekje të hapur kundër autonomisë së Shqipërisë. E udhëhequr nga parimet bollshevike se historinë e bëjnë fitimtarët,kalemxhinjtë e historiografisë komuniste  akoma edhe sot nuk i kanë dhënë vendin që meriton këtij komandanti ushtarak të Lidhjes së Prizërenit. Për më tej, mendoj se këta kalemxhinj paqëtohen mjaft mirë me ata të Beogradit e Shkupit që e konsiderojnë Iljaz Pashë Dibrën të shitur tek turqia.Ani ! Jeta dhe vepra e tij përpos të tjerave dëshmon se ai gjithçka mund të shiste për pavarsinë dhe lirinë e atdheut të vet,madje edhe pronat,ndërsa nderin e tij e të kombit kursesi.Është e vërtetë se në fillimet e punimeve të Lidhjes së Prizërenit,Iljaz Pashë Dibra ka patur marëdhënie të shpeshta me Qeverinë Osmane të asaj kohe.Por ai dhe një grusht burrash të tjerë,përpiqeshin të ruanin statukuonë me perandorinë vetëm e vetëm pse intuitivisht e kuptonin rrezikun e madh sllav.Ky rrezik,kjo luftë që përgaditej,kjo fortunë që vinte nga uralet,mund të perballohej përpos të tjerave edhe duke ruajtur lidhjet me Turqinë.Veçse këto lidhje asnjëherë nuk do të shërbenin si ura për robërimin e shqiptarëve. Mendoj se Abdyl Frashëri ka patur të tjera mendime për këtë trim të Dibrës kur i shkruante prej Janine më 20 dhjetor 1878 ;

„ Inderuari zotëri ! Përfaqsuesit e Toskërisë për të shkuar në Stamboll u caktuan dhe sapo të arrijë urdhëri i zotërisë suaj,të gjithë janë gati të nisen… Këta njerëz,nevoja e do të nisen një orë e më parë në Stamboll,pasi puna nuk pret sepse tani shpejt do të fillojë të bisedohet përsëri çështja e kërkesave të grekërve dhe bullgarëve;edhe këto dy çështje kanë lidhje me çështjen shqiptare; edhe zoti mos e dhëntë në është se shqyrtohet çështja e grekërve mbi themel të Kongresit të Berlinit,atëherë pothuaj se gjysma e Shqipërisë do të bjerë në duartarmiqve dhe kështu Lidhja e jonë nuk do të sjellë asnjë dobi… „.(Abdyl bej Frashëri-Letra parisë Shqiptare dhe Iljaz Pashës)

Në këso rastesh,komentet janë të tepërta.Brenga e trimit dhe atdhetarit Iljaz Pashë Dibra,u vërtetua më pas me „aleancën e krishterë ballkanike“ 1913.Harresa e qëllimshme apo denigrimi butaforesk i figurës së Iljaz Pashë Dibrës,përpos të tjerave lidhen me kozmopolitizmin e historianëve  shqiptarë, dje dhe sot.Sidoqoftë këta burra trima dhe të mençur falën gjithshka për Lidhjen Shqiptare të Prizërenit duke përcjellë vetëdijen kombëtare nga brezi  në brez e ky quhet Nacionalizmi Shqiptar.

Bern-Zvicër

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: amaneti i krismave, Eugen Shehu, Lidhja e Prizrenit

ABEDIN MULOSMANI,VARGMAL I QËNDRESËS MBRETËRORE

June 5, 2013 by dgreca

Ne Foto: Naltmadhnia e tij Leka I dhe Abedin Mulosmani ulur në të djathtë/

Shkruan:Eugen SHEHU/

Nëpër malet e lartë të trevës dardane,shekujt që shkuan,derdhën stuhi rrebeshesh të pandalur.Në supe të bjeshkëve,ndiçuan sa e sa vetëtima gjigante,duke dashur të mposhtin qëndersën e fisnikëve dardanë.Por as stuhitë dhe as vetëtimat,nuk mund të ulnin kokën e malit që merrte krenari prej krenarisë dhe trimërisë së bijve të vet.Në këtë vargmal qëndrese,do të lindej e rritej edhe Abedin Mulosmani,më 5 maj të vitit 1938,në Fang të Bujanit,të Krasniqes.Ai do të sihte i vogël 3 vjeç, atëherë kur kullat e famshme të gjyshit të tij,do të goditeshin prej artilerisë italiane,vetëm e vetëm pse Mulosmanajt,patën marrë pjesë aktive në rrezistencën e 7 prillit duke kundërshtuar me armë në dorë pushtuesin italian.Goditja me artileri dhe aviacion i kullave të Binak Alisë,do të thoshte se pat filluar lufta e hapur midis një grushti burrash kreshnikë dhe mijëra ushtarëve italianë.Një urdhër i komandës së lartë italiane të pushtimit,( i lëshuar në korrikun e vitit 1941) në bajnë me dije se ; “të arrestohen menjëherë dhe në rast të mos dorëzimit të pushkatohen rebelët Male Shaban Mulosmanaj dhe Zenun Ali Mulosmanaj,si organizatorë të gjakderdhjes më 7 prill 1939 “.

Male Shaban Mulosmanaj,i jati i Abedinit,mbante mbi supet e veta,një histori të tërë luftërash e përpjekjesh për pavarsinë e trojeve etnike shqiptare.Kur ai ishte ende i ri dhe sapo kish nisur të qëllonte me pushkë,babanë vet Shabanin e rrethojnë  brekushet turke dhe duke luftuar 20-25 ushtarë me trimin e vetëm,mundin ta kapin ate të gjallë.I njohur për trimërinë e tij,si kundra serbëve ashtu edhe kundër turqve,dy ditë pasi ishte burgosur,nga Porta e lartë shkon në Gjakovë fermani që urdhëronte varjen në litar të Shabanit.Kështu në tetorin e vitit 1910,në pazarin e Gjakovës,vartet Shaban Mulosmani,duke përcjellë heroizmin dhe shpirtin atdhetar,ndër djemtë e tij.

Mal Shabani merr,pjesë aktive në veprimet luftarake të shpalljes së pavarsisë shqiptare e më tej,drejton çetën e Fangut,për të ruajtur Krasniqen prej veprimeve ankesioniste të Serbisë.Për merita të shquara të tij,në lëvizjen kombëtare shqiptare,në vitin 1924,me nismën e ministrit shqiptar të luftës,Mal Shabani,merr detyrën e togerit në ushtrinë tonë kombëtare.Në këtë detyrë,në çdo moment,do të spikasin së bashku edhe devocioni për atdheun,edhe besnikëria e paluatshme e birit të Krasniqes për Mbretin Zog.Janë të njohura trimëritë Male Shaban Mulosmanit,sidomos në ruajtjen e kufijve verilindorë të Shqipërisë,në kuadër të Rojës Kufitare Shqiptare.I paisur me cilësi të larta luftarake,i jati i Abedinit,me një grusht burrash gjakovarë,bëhet tmerr i formacioneve luftarake serbe e bullgare.Është kjo arsyeja që më 28 nëndorin e vitit 1937,Male Shabani dekorohet prej Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare,Mbretit ,Zogu i Parë.

Ashtu siç kemi përmendur edhe më lartë,kullat e Mulosmanajve,gjatë viteve 1924-1939,u kthyen në vatra bujare jo vetëm për Ahmet Zogun,por krejt mbështetësit e monarkisë shqiptare.Duke parë tek kjo monarki,ndryshimin e madh të Shqipërisë në kahjen amtare,Mulosmanajt u shndrruan në karakolle trimërore të Mbretërisë Shqiptare.”Kur Italia fashiste okupoi pabesësisht vendin tonë,më 7 prill 1939,mulosmanajt i qendruan besnik atdheut,kombit dhe mbretit dhe për të mos iu nënmshtruar këmishëzinjëve të Romës,emigruan në Sarajevë,si major Zemin Ali Mulosmanaj edhe toger Male Shaban Mulosmanaj,bashkë me familjet”.(Gazeta”Atdheu”e diel,23 shtator 2001 ).

Në janarin e vitit 1944,familja e Male Mulosmanit kthehet sërish në vendlindje,në Fang të Krasniqes,me shpresën e madhe për të jetuar përgjithmonë në atdhe.Por edhe aty nuk gjetën qetësi,ngase lufta vëllavrasëse kish nisur të luante tragjedinë e madhe të shqiptarëve.Male Mulosmanaj,u rreshtua që në ditët e para të janarit me forcat nacionalsite të Krasniqes,nisur nga ideja e madhe se “krushqia” e komunistëve të Tiranës me ata të Beogradit,sish tjetër veç një ogur i zi për Shqipërinë Etnike.Male Mulosmani,gjatë vitit 1944,në krye të 20-30 burrave të Krasniqes bënë çfarë është mundur,për fitimin e kufijve etnike shqiptare,sipas ideve të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit.Dhe vërtet,krushqia midis Beogradit dhe Tiarnës,nuk do të zgjaste shumë.Mijërat e djelmoshave të Kosovës e Maqedonisë shqiptare të vrarë prej pushkës tradhëtarë komuniste serbosllave e shqiptare,e vërtetojnë këtë.Ndërkaq,për kullat e Mulosmanajve,me fitoren e “madhe” të nacionalçlirimtarëve,nuk do të kishite paqë.Bollshevikët e Tiranës e patën mohuar kuvendin emblematik të Lidhjes të Dytë të Prizërenit dhe u vërsulën si bisha kundër pishtarëve të këtyre ideve.Në marsin e vitit 1945,kulla e Male Mulosmanit digjet e tërë prej forcave kinse të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit,të cilat,në fakt u shndrruan në tmerr për popullin nacionalist të trevave veriore shqiptare.Nuk mundet të jetë kurrsesi e rastit,që në krye të këtyre forcave bolshevike, komandonin gjakpirësit Shevqet Peçi dhe Hysni Kapo.

Meqenëse Male Mulosmani ish rreshtuar në forcat e rezistencës antikomuniste shqiptare,pasi i djegin kullën,komunistët internojnë familjen e tij,në një fshat të largët të beratit.Këtu Abedini 7 vjeçar,ndonëse në kushte tejet të vështira,duke dëgjuar këshillat e nënës së vet,do të ulej në bangat e shkollës.Bollshevikët e arësimit,edhe në shkollë,do t’i krijojnë një gjendje gati të papërballueshme “armikut të popullit”.Por djaloshi shtatëvjeçar i mësuar të emigrojë që kur ishte 3 vjeçar,do të qëndronte kurdoherë i heshtur,ai do të mësonte abecenë e dashur,përmes shikimeve të egra të bashkëmoshtarëve të vet,të indoktrinuar prej sëmundjes kanceroze të kmunizmit.

Në vjeshtën e vitit 1946,vriten në përpjekje me forcat komuniste,majori i zogizmit Zenun Ali Mulosmani,ndërsa Male Shabani arrestohet i tradhëtuar.Sigurimi famëkeq  shqiptar,bën të gjitha përpjekjet që t’a kalojnë Malen në anën e vet,por ky i fundit mban një qëndrim të prerë e burrërorë deri në çastin e mbramë.Kur e panë se loja e tyre nuk eci,oficerë të lartë të sigurimit shqiptar,në bashkëpunim edhe me ata rusë,përgaditën vdekjen makabre të burrit të Krasniqes,në birrucat e burgut të Shkodrës,duke iu trembur gjykimit dhe kalimit në burg të tij,sepse ai mund të fliste mbi poshtërsitë komuniste për “reabilitimin” etij.Në këtë mënyrë,në dhjetorin e vitit 1948 në një mëngjes gjendet pa jetë,trupi i Male Shabanit,i cili hidhet diku,ngase trupi nuk mund t’i dorëzohej familjes.Pa i lajmëruar fare për këtë kob,bollshevikët e Tiranës,nën preteksin se Mulosmanajt mund të jenë të rrezikshëm,në Berat,i dërgojnë ata familjarisht në kështjellën e Tepelenës,në një ferr të vërtetë,të ndërtuar sipas modeleve të shpikura nga Stalini.Një tjetër kalvari të rëndë,do t’i nënshtrohej këtu Abedini,tanimë 10-11 vjeçar,ku pos leximit të librave,ku pos leximit të librave të shkollës do t’i duhej të punonte edhe disa orë në ditë për të siguruar bukën e gojës,që të mos mbetej barrë e familjes.Në verën e vitit 1951,duke përfituar nga një leje disa ditore për të shkuar tek disa të afërm në Berat,familjet male Shaban Mulosmanit dhe Çele Shaban Mulosmanit,duke marrë parasysh edhe jetën etyre të rrezikuar,i drejtohen kufirit me jugosllavinë dhe pas dy tri ditësh vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha,arrinë të lanë mbas shpinë ferrin  shqiptaro-bollshevik.Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë,janë ende sot,një sërë shkresash të titullarëve bolshevikë të asaj kohe,dërguar UDB-së jugosllave për ekstradimin e Mulosmanajve.Por fati i shpëtoi këtë radhë burrat dhe djemtë e Krasniqes.Pala jugosllave,për shkëmbimin  e tyre,ka pas kërkuar disa prej bashkëpuntorëve të vet,të cilët ishin vrarë në birucat e hetuesisë shqiptare,këtu dhe mjerimi i Mulosmanajve mori fund.

Pas disa muajsh të marrjes së mësimeve plotsuese,Abedin Mulosmani,në vitin 1952,rregjistrohet në gjimnazin e lartë të Gjakovës.Mbiemri i tij në Gjakovë e rrethina,thirrej tanimë me respekt të madh nga mësuesit dhe nxënësit.Ky fakt e detyronte Abedinin të mësojë pa u ndalur dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.Në verën e vitit 1958,dëftesa e notave të Abedin Mulosmanit do të dallohej ndër gjithë gjimanzistët e Gjakovës,sa për nota të larta aq edhe për sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj.Në vitet 1960-1963,Abedini punoi si arsimtar në Istog të Pejës.Në tri këto vite,ai do të lidhej me nxënësit e vet,më parë se me udhët e dijes,me ato shfaqje të mrrekullueshme të shqiptarizmës së tij.Dikur,ndërsa thirrej nga utoritetet serbe dhe i hiqej vërejtja,pse shumë po përmend historitë e motit të shqiptarëve,ai i përgjigjej se ajo ish histori e tyre dhe askush s’kish të drejtë t’ua mohonte.Ngase mabnte një qëndrim të tillë,për 4 vjet me radhë,nga institucionet arsimore të Beogradit,do t’i mohoej birit të Krasniqes,vazhdimi i fakultetit.Vetëm në vitin 1965,me ndërhyrjen e disa prej personaliteteve shqiptare të arësimit,në Prishtinë,Abedin Mulosmanit,iu lejua,vazhdimi i Univeristetit në Fakultetin Ekonomik.Edhe këtu,në dy vitet e para,Abedini do të arrije rrezulltate tejet të larta,duke bërë që personaliteti i tij,të mëshironte po aq sa vullnetin për dije,edhe dëshirën e lume për të begatuar sa më shumë tokat e kosovës kreshnike.Por gjithsesi,shqiptarët e ardhur nga shteti amë për arsye politike,gjendeshin kurdoherë të rrezikuar,prej dhunës psikologjike dhe fizike,serbosllavomaqedonase.Është kjo arsyeja që në vitin 1967,Organizata e Kombeve të Bashkuara,ndërmorri nismën për largimin e shumë azilantëve politikë të shteteve komuniste,e sidomos ata të ardhur nga shteti amë,drejt vendeve perëndimore.Kështu duke marrë parasysh edhe dëshirat e tyre,shteti Amerikan,hap dyert,si për shumë shqiptarë,edhe për mulosmanajt.Në nëntorin e vitit 1967,Abedini tanimë 29 vjeçar,me një formim të plotë intelektual,përballet me metropolin perëndimorë pa iu dridhur aspak qerpiku.Në fillim ai merret me lloj lloj punësh,për të patur mundësinë më tej,të ndjek rrugën e madhe të shqiptarizmës.Kështu në fillim të viteve 70-të,së bashku me dhjetra e dhjetra bashkëkombas të tij,nacionalist dhe mbretërorë,organizon një sërë tubimesh në Amerikë,në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve,që jetonin nën kthetrat e bolshevizmit në Shqipëri,si edhe nën dhunën  serbosllavomaqedonase në Kosovë e Maqedoninë shqiptare. Për dy vjet me radhë 1975-1977,Abedin Mulosmani është editor i gazetës “Atdheu” që dilte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Me frymën e tij luftarake,me realizimin në përshkrimin e kohrave,me guxim në demaskimin e ideologjisë bollshevike,Abedin Mulosmani,u shndrrua në simbol të rezistencës shqiptare për liri dhe demokraci në krejt trojet etnike shqiptare.Qartësia e mendimit dhe thirrja e hapur për t’u bashkuar në frontin kundër komunizmit,për të çprangosur bashkëatdhetarët e vet,bënë që të rritej së tepërmi autoriteti dhe respekti për birin e krasniqes,për nipin e legjendës  Binak Alisë.

Pikërisht në verën e vitit 1977,mbas disa ideve të publikuara prej tij,lidhur me periudhën e ndritur të Mbretërisë shqiptare,Abedin Mulosmani thirret në Spanjë prej NMT Leka i Parë.Do të mjaftonin aty dy vjet pune dhe veprimtarie të madhe antikomuniste dhe atdhetare,që biri i Krasniqes,të ngjitej (gusht 1979) në funksionin e Ministrit të Oborrit,Abedin Mulosmani nuk do t’i kushtohej punës në zyrat komode.I pasur me guxim dhe energji të mëdha,në pranverën e vitit 1978,për 4 muaj me radhë,Abedini do të qëndronte në një anije të vogël ushtarake fare pranë brigjeve shqiptare,duke nisur nëpër disa thas¨üe plasmasi mijëra e mijära trakte,nëpërmjet të cilave,njoftoheshin shqiptarët se ishin formuar Këshilli Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë Etnike,me në krye NMT Leka i Parë, dhe ku pos të tjerave,apelohej edhe kundër komunizmit enverian.E vërteta është se shteti shqiptar i asaj kohe,vuri në lëvizje forca të mëdha të rojeve bregdetare,për të rënë në gjurmët e kësaj anijeje,por asnjë grackë nuk mund të zërë burrin e Krasniqes.Ndërsa batalione të tëra ushtarësh,në vijën bregdetare Sarandë-Borsh,çdo mëngjez si në luftë kanë pritur traktet,i kanë mbledhur dhe djegur në fshehtësi,duke u trembur nëse do të binin në duart e popullit të thjeshtë,të prangosur në shpirt prej dogmave komuniste.Pas këtij akti,Abedin Mulosmani shkon në Spanjë dhe përgadit të tjera materiale propagandistike.Ai ka dhënë me dhjetra intervista nëpër radio,televizione dhe gazeta evropiane,duke iu bërë thirrje kombeve të qytetëruara,që të ndërhyjnë energjikisht dhe jo të bëjnë sehir,lidhur me dhinimin e të drejtave elementare të bashkëkombasve të vet në Kosovë,Shqipëri e Maqedoninë shqiptare.Dhe sërish në vitet e mëpastajme,ai është shfaqur në brigjet e Adriatikut, hedhur trakte në gjuhë të pastër shqipe dhe duke i bërë thirrje të hapura bashkëatdhetarëve të vet për t’u ngritur me armë në dorë kundër klikës komuniste.Ndonëse lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit kishte ligjet e veta të hekurta,Abedin Mulosmani,nëpërmjet këtyre trakteve ( ku shpesh i rrezikohej jeta) donte të përcillte nëpër Europë,mesazhin e madh se komunizmi ishte shndrruar nga një shpresë,në një realitet të tmerrshëm për popullin e vet.E trembur prej ringjalljes së imazheve mbretërore,klika komuniste e Tiranës,ndërmori një varg aksionesh diplomatike kundër egzistencës së Oborrit Mbretëror Shqiptar.Ishin pikërisht këto lëvizje diplomatike të Tiranës dhe Beogradit,të cilat çuan në vitin 1979,në refuzimin e qeverisë Spanjolle për rezidencën e NMT Leka i Parë,në Mdrid.Edhe në këto momente tensioni të madh,Abedin Mulosmani nuk u përkul.Krejt besnikërisht ai përballoi diplomatikisht e fizikisht shpërnguljen e Oborrit Mbretërorë,i bindur se kjo ishte një tjetër grackë midis zbulimeve lindore,për të mbajtur peng NMT Leka i Parë,si edhe krejt lavdinë mbretërore shqiptare.Ai ishte plotësisht i bindur se me largimin e Oborrit tonë Mbretërorë nga Spanja,kërkohej t’i jepej një goditje e fortë veprimtarisë nacionaliste shqiptare,por koha që rodhi më pas vërtetoi të kundërtën.

Me t’u instaluar në Afrikën e Jugut,Ministri i Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani,nuk vonoi të shkëmbejë informacione ide dhe protesta me familje të tjera mbretërore,duke kërkuar ndihmën e këtyre të fundit,lidhur me përpjekjet diplomatike dhe propagandistike kundër qeverisë Spanjolle. Duhet të them se ende ajo masë ekstreme e marrë prej Madridit,mbetet ende njollë e zezë e vetë mbretërisë spanjolle.Vitet 80 të shekullit që lamë pas.,mbeten vite intensive të Abedin Mulosmanit,sa në rrafsh të veprimeve propagandistike kundër komunizmit në Shqipëri,aq edhe ate diplomatik për të zbuluar dhunën e egër fizike nda Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.

Natyrisht përmbysja e regjimit totalitar,në shtetin amë,në marsin e vitit 1992,do të përcillej përmes emocionesh të mëdha edhe në Oborrin Mbretëror,në Afrikën e Jugut.Qindra telegrame urimi mbërritën ato ditë prej besnikëve të monarkisë nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia shqiptare,Franca, Belgjika dhe Amerika,duke i kujtuar NMT Leka i Parë,se rrugët për në atdheun e tij të dahsur ishin hapur përgjithmonë.Gjatë viteve 1992-1993,Abedin Mulosmani u ndodh përballë problemeve të mëdha,për të sjellë në Shqipëri,Mbretin e ri,duke anashkaluar me urtësi dhe pjekuri një varg mentalitetesh shqiptare të indoktrinuara prej diktaturës pesë deceniesh.Do të desha tju sjell në ke¨to radhë,një prej prononcimeve të tij,në prillin e vitit 1997,në Tiarnë,kur Agjencia Telegrafike Shqiptare,iu drejtua burrit të Krasniqes,të fliste diçka për 7 prillin e vitit 1939,pos të tjerave,në këtë fjalë,Abedin Mulosmani do të kumtonte : “Më 6 prill 1939,Italia fashiste kishte paraqitur kërkesat ultimative për nënshtrimin pa luftë të Shqipërisë.Zugu i Parë dhe qeveria shqiptare,përpara këtij ultimatumi të shemtuar të një shteti aleat,kishte dy rrugë : pranimin e ultimatumit dhe deklarimin e luftës kundër pushtuesit.Ai thirri Parlamentin,i parqiti qëndrimin e tij kundër këtij ultimatumi,gjë që parlamenti e miratoi njëzëri dhe kështu zgjodhën rrugën e nderit,që nuk mund të shmangte disfatën,mirëpo,shpëtonte nderin dhe krenarinë kombëtare”. ( Nga  fjala e  z.Abedin  Mulosmani i  dhënë  ATSH,  dt, 6 prill 1997 ).

Në turrin e madh veri jug,që NMT Leka i Parë,organizoi në pranverën e vitit 1997,shkëlqeu veç të tjerave,fjala dhe mendimi i pjekur i Ministrit të Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani.Kryemotivi i ligjërimeve të tij,nga Delvina në Koplik,nga Zerqani në Himarë,ishin fjalët paqë,bashkim,vllazërim. Rrebeshet e duartrokitjeve nuk do të pushonin sigurisht,kur në fund të çdo ligjerate,ai do të përmendete me veneracion lirinë e krejt trevave etnike shqiptare.Mendimi i tij për Shqipërinë Etnike,jo vetëm nuk do të zbehej,por gjithmonë e më shumë do të ndrinte nëpër çdo situatë.Në çdo moment,kur evokonte të kaluarën e familjes mbretërore,Abedin Mulosmani,në mënyrë të qartë,u kujtonte bashkëbiseduesve të vet,se lëvizja lineare e kohës,jo vetëm që nuk e zbehte shkëlqimin e Monarkisë Shqiptare,por përkundrazi ftonte rilindjen e asaj epoke të madhe në historinë tonë.E shoh të udhës,të nënvizojë këtë shkrim,dy tri pasazhe të fjalës së Ministrit të Oborrit mbretëror,në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretit Zogu i Parë.

“Më 9 prill të vitit 1961,Zogu i Parë,ndërroi jetë në Paris të Francës dhe ai la për trashëgimtar të Dinastisë Zogiste,birin e tij,NMT Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve,i cili po ate ditë bëri betimin dhe mori mbi supet e tija barrën e rëndë të legjitimitetit të Monarkisë Shqiptare sipas Kushtetutës së vitit 1928, e cila në mënyrë të pakontestueshme shpreh dhe ruan Legjitimitetin dhe vullnetin e Kombit brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë politike,duke ja kushtuar jetën e tij Shqipërisë Etnike mirëqenies dhe të ardhmes,si dhe lumturisë së popullit shqiptar,për të qenë Zot dhe krenar në trojet e tyre Iliro-Dardane.Sovrani Ynë August,Mbreti Leka i Parë,duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën Kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe duke parë rreziqet që u kërcënohen trojeve tona etnike, apelon për vigjilencë dhe kujdes për t’iu ruajtur rrezikut të marrjes së Qeverisë nga forcat e vjetra komuniste,duke u bërë thirrje mbarë bashkëkombasve,të mbështesin Lidhjen e Djathtë Shqiptare si edhe të gjitha forcat e djathta demokratike,për një mirëkuptim kombëtar në mesin e tyre.Gjendja e vajtueshme që po kalojnë motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë,mal të Zi dhe Maqedoni,si edhe në çamërinë martire,duhet të jetë  preokupim kryesorë i yni.Ky ka qenë qëndrimi i Mbretit Zog i parë,gjatë epokës zogiste në Atdhe,dhe gjatë viteve të mërgimit,dhe ky ka qenë dhe është aktualisht ideali dhe përkushtimi i NMT Mbreti Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve.

Duke përfunduar,ju shpreh kënaqësinë dhe përgëzimet më të sinqerta për këtë jubile të 100 vjetorit të Mbretit Zog i Parë,dhe ju sjell edhe njëherë përgëzimet dhe përshëndetjet më vëllezërore të NMT Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve.

Rroftë Shqipëria Etnike dhe rroftë populli shqiptar !

( Gazeta  “ Atdheu “ – Tiranë më 14 – 10 – 1998 ).

Hallet,vështirësitë e jetës,veprimtaria e përditshme intensive,do ta lodhnin zemrën bujare të Abedin Mulosmanit.Por për turp të historisë,ate do ta lodhte së tepërmi edhe një vendim i organeve gjyqësore shqiptare ( në duart e bollshevikëve të rinj shqiptarë) të cilët duke ecur në gjurmët e etërve,nëpërmjet një gjyqi farsë, e dënojnë në mungesë Ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar,për kinse pjesmarrje në kryengritje të armatosur.Birin e kullës së famshme të Binak Alisë,të asaj kulle që u kriste ksulën shkijeve,që e rrethuan e dogjën turqit,që e bombarduan italianët,që i vunë dinamitit komunistët e Tiranës ,tanimë e kërkojnë ta prangosin,eurosocialistët,bashkëkombas të vet.

Por burri i Krasniqes nuk është friguar aspak.Ai sërish është bërë gati për  marrshim,si ushtar i mirë i Shqipërisë Etnike,ai është nisur,por vdekja se ka lënëAjo ka marrë në gjoks të saj të zi,personalitetin e paepur të lëvizjes mbertërore dhe legaliste në Shqipëri e diasporë,duke lënë në pikëllim reshtat e gjatë të mbretërorëve,të gatshëm të sakrifikohen për lirinë e trojeve etnike të tyre.

Bern-Zvicër

Filed Under: Komente Tagged With: Abedin Mulosmani, Eugen Shehu, Naltmadhnia Lek I

MASAKRA KOMUNISTE NË BUZMADH – LUMË NGJARJE QË SHPALLON VËLLAVRASJEN

May 26, 2013 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/Berne/Zvicer/

Në ditët e para të vjeshtës së vitit 1944,ndihej së thelli euforia e forcave nacionalçlirimtare.Kjo eufori kish të bënte me shumë arsye por në radhë të parë,ajo kushtëzohej prej tërheqjes së trupave gjermane nga Ballkani si rrjedhojë e ndërrimit të taktikave dhe strategjisë së RAIHUT TË TRETË. Europa ish përzier e tëra në këtë luftë dhe dukej në horizont një fitore e bollshevikëve të Stalinit anipse,çdo ditë mijëra prej tyre linin jetën në fushëbeteja,larg atdheut të tyre.Ndërkaq klika  komuniste e Tiranës,ngase jugun e Shqipërisë e ka terrorizuar me organizimin  e këshillave nacionalçlirimtare vendore,mendon të ndërrmarë një inkursion në drejtimin e viseve Veriore,në Shkodër,Dibër e Kukës.Nga ana propagandistike,këtë lëvizje strategjike,krerët komunist shqiptarë dhe jugosllav e justifikuan me luftën kundër reparteve të fundit të ushtrisë gjermane që patën mbetur në Veri.E vërteta ka qenë krejr ndryshe.Të ndihmuar edhe prej shërbimeve të fshehta angleze (vet misionarët anglez e kanë vërtetuar këtë) , komunistët shqiptarë dhe serb të Titanës, e patën ditur se forcat gjermane ishin në tërheqje e sipër ndaj mundet që edhe të mos konfrontoheshin fare me ta.Po qëllimi ishte krejt ndryshe.Duke hedhur disa bomba e duke zbarkuar disa pushkë kundër gjermanëve,në ikje e sipër,nacionalçlirimtarët donin të rrëmbenin aureolën e artë të fituesit,kuptuar ndryshe,atë të mbajtësit të pushtetit të nesërm.Ana tjetër e medaljes,inkursioni i nacionalçlirimtarëve në Veriun e Shqipërisë,kish të bënte me luftën e hapur ndaj „tradhëtarëve dhe bashkëpuntorëve të armikut“ shprehje e cila, e kuptuar drejt,do të ishte luftë deri në vdekje ndaj nacionalistëve shqiptar.Të dërguarit e Titos në Shqipëri,Mugosha e Popoviçi, që në fillim të karierës së tyre patën qenë shkaktarët kryesorë të vëllavrasjes.Në bazë të një plani të mirfilltë,të ideuar dhe drejtuar në Beograd,ata u përpoqën të zhvillojnë armiqsitë midis komunistëve dhe nacionalistëve shqiptarë duke arritur kulmin e kësaj vepre,,me  të ashtuquajturën tradhëtinë e Mukjes.Veçanërisht pas kësaj ngjarjeje,ku ata përfundimisht i vunë shqiptarët kundër njëri-tjetrit,pasuan një sërë vrasjesh të nacionalistëve të shquar shqiptarë.Figura të tilla si Adem Boletini,Idhomen Kosturi, Sahedin Draga,Baba Zulfo Turani,Besnik Cano, Hadi Kasimati, etj, etj,ka qenë e mbetën ende sot,viktima të bashkëpunimit makabër të klikave të Hoxhës në Tiranë , me Titon në Beograd.Ishin pikërisht këto vrasje që do të shënonin më pas,luftën e hapur midis vëllezërve të një gjaku,përndryshe luftën civile në Shqipëri në vitet 1943-1945.

Pa u ndalur në planet e klikës së Tiranës në Shkodër e Lumë,unë mendoj se dërgimi i Brigadës së V-të Sulmuese nacinalçlirimtare,në radhë të parë kish të bënte me thyerjen e mitit të Muharrem Bajraktarit, e për më tej,me shkatërimin e plotë fizik të forcave nacionaliste kuksiane.Brigada e V sulmuese,kishte në krye të saj një bollshevik të pashkollë e të etur për gjak siç ishte Shqfqet Peçi nga fshatrat e largëta të Gjirokastrës.Ai i pat dhënë besën Enver Hoxhës dhe ka ecur mbi trupat e vrarë të bashkëkombasve të vet,duke kujtuar gjithmonë se humbte jetë njerëzish të pafajshëm, për të fituar nam si internacionalist i shkëlqyer proletar.E vërteta është se nacionalçlirimtarët e udhëhequr nga Shefqet Peçi,bënë disa tentativa për të bindur nacionalistin trimin Muharrem Bajraktarin që të bashkëpunonte me ta.Por në këtë bashkëpunim ata nuk e shihnin Bajraktarrin si të barabartë, përkundrazi kërkonin që forcat nacionaliste të Lumës-Kukësit të vëheshin nën urdhërat dhe diktatin e PKSH-ës.Nuk ra në këtë grackë Muharrem Bajraktari i cili kërkoi që tek e mbramja,kundër pushtuesit të luftohej veç e veç e në fund ishte populli ai që do të vendoste për pushtetin e tij. Pikërisht kjo logjikë e ftohtë nuk shkoi për shtati nacionalçlirimtarëve  të cilët urdhëruan luftën vëllavrasëse.Qëndrimin  e gabuar ndaj Muharrem Bajraktarit,do ta pohonin vetë më gojën e tyre,udhëheqësit e klikës komuniste.Kështu në plenumin e Beratit,pos të tjerave, për Muharrem Bajraktarin do të thuhej ; “çështja e Muharrem Bajraktarit është tipike.Këtë njeri që nuk paraqitej hapur kundër frontit nacionalçlirimtar dhe që kishte shumë shpresa të bashkohej me ne,jo vetëm e trajtuam nga lart dhe në kundërshtim me vijën tonë politike por e goditën edhe mbrapa krahëve kur ai na jepte dorën si mik”.(Drejtoria e përgjithshme e Arkivave-Tiranë.”Politika antikombëtare e E.Hoxhës !”.Plenumi i dytë i K.Q. të PKSH-ës, Berat , faqe 177 ).

Sipas traditës Lumjane,partizanët e brigadës së V-të sulmuese u pritën mjaft mirë si nga populli edhe nga formacionet nacionaliste.Kjo për shkak se tashmë,pushtuesi do të virej midis dy zjarreve dhe largimi i tij do të ishte më i shpejtë.Nacionalçlirimtarët me këtë rast thirrën Muharrem Bajraktarin për të biseduar dhe kur e panë se ai nuk po nënshtrohej,në mënyrë tinzare ( veti tipike komuniste) i ngritën kurthin në shtabin e tyre.Por ishte trimëri e Bajraktarit dhe e tre luftëtarëve  nacionalist që e shoqëronin,me ç’rast arritën të dalin prej këtij kurthi komunist.Më pas,në ditët që erdhën partizanët kërkuan në Lusën që ditën e Bajramit,djemt e këtij fshati të mbushnin radhët e nacionalçlirimtarëve.Nacionalisti i njohur nga fshati Lusën,Ramadan Çejku,i bëri me dije komunistët bollshevik,se djemtë do të dilnin partizan vetëm dy ditë pas festës së Bajramit e cila ishte festuar në Lusnjë ç’prej shekujsh.Por  taman atëherë kur populli po shkonte në xhami për të falur Bajramin,nga nacionalçlirimtarët (alias bollshevikët serbo-ortodoks) u hap zjarri kundër popullsisë së pambrojur gjoja se nuk ishte zbatuar urdhëri i komunistëve.U zhvilluan më tej disa orë luftimesh ku mbetën të vrarë dhjetra nacionalsitë e partizanë,vëllezër të një gjaku e gjuhe. Pas kësaj  të dërmuar fizikisht e moralisht,partizanët me në krye Shevqet Peçin,pas Lumës i drejtohen fshatit Buzëmadhe.Anipse këtu kish ardhur lajmi për luftën vëllavrasëse në Lusën,përsëri banorët e kësaj zone i pritën komunistët sipas traditave të lashta të bujarisë shqiptare.Madje 3-4 partizan të plagosur në luftën pa kuptim më vëllezërit e tyre,u strehuan në shtëpitë e Buzmadhit dhe mbrenda një jave me kujdesin atëror mundën të mbyllnin plagët.Por pikërisht atëherë kur u mblodhën forcat,kur u shëruan plotësisht të plagosurit dhe kur u furnizuan me ushqime prej fshatit,Shevqet Peçi piketoi masakrën mbi këta fshatarë të ndershëm e patriotë.

Në muzgun e datës 25 shtator 1944,me urdhër të Shevqet Peçit,brigada u grumbullua në stanet e lagjes Lalaj,kinse do të vazhdonin të nesërmen rrugën për në Kosovë. Nga tri-katër shtëpi të kësaj lagjeje,u bënë thirje partizanëve që të bujnë në shtëpitë e tyre,por urdhëri ishte që partizanët të mos shkelnin në shtëpitë e kësaj lagjeje.Megjithatë,prej shtëpive,u therrën disa bagëti dhe sipas traditës,mishi iu çua partizanëve,aty në stane,tek rrinin.Për më tej,me urdhër të Shevqet Peçit, kur fshatarët  të vini aty me bukë e mish,të mos hapej muhabeti i asaj se ç’ngjau në fshatin Lusën. Ndërsa të nesërmen, më 26 shtator,para se të largoheshin,dy tri kuadro të brigadës së V-të sulmuese,kërkuan që krejt familjarët e Buzmadhit t’i bashkangjiteshin kolonës partizane me ç’rast do të shkjonin në vendin e quajtur Kroi i Bardhë,ku do të lidhej besa për të luftuar vetëm kundër armikut,Të gëzuar se ma në fund do të shuhej vëllavrasja,pothuaj të gjithë kryefamiljarët e Buzmadhit muarën pushkët dhe nisën marshimin së bashku me nacionalçlirimtarët.Kanë kaluar jo më shumë se dy orë rrugë dhe kolona është gjendur në vendin e quajtur Kroi i Bardhë,me kullotat alpine dhe vetëm një cop qielli në krye.Por tashmë bisedat e gëzuara midis partizanëve dhe fshatarëve kanë rreshtur sepse aty nuk kanë parë asnjë banor tjetër të ardhur për “kuvend”,vetëm se disa kuadro të armatosura të Brigadës së V-të,partizane,me fytyra të nxira.Fshatarët vetëm athëherë e kanë kuptuar se diçka nuk shkonte por ka qenë tepër vonë.Pasi fshatarët janë veçuar prej partizanëve,ata janë çarmatosur brenda pak minutave.Më tej,nga krerët e brigadës partizane,iu është kërkuar fshatrëve se kush prej tyre ka vrarë partizanin Hysen Cino,i cili me gjasë,ka qenë kushëriri i kriminelit Shefqet Peçi.Burrat që folën aty thanë se nuk dinin asgjë për këtë partizan,përkundrazi edhe ata tri-katër partizan të palgosur që erdhën,u shoqëruan nën kujdesin e tyre.Por krerët komunist,këmbëngulnin duke kërkuar të gjendej fajtori.E vërteta është se këtë situatë e ka kuptuar i pari,nacionalisti Dan Lala.Duke qenë i plagosur tri herë në luftën me Serbët,mik shtëpie me Miftar Spahinë dhe Muharrem Bajraktarin,ai diçka kish mësuar për dinakëritë ortodokse-bollshevike.Ai ka marrë fjalën duke sqaruar situatën me gjakftëhtësi dhe kur ka kuptuar qëllimin e mbrapshtë të komunistëve,me ton burrëror ka deklaruar për bashkëfshatarët e tij që ,”Të mos i merrni në qafë,ata s’kanë kurrnji faji dhe në doni,une bahem kurban i  këtyre burrave”.(P.Palushi “Masakra Komuniste e Buzmadhit “ faqe 16 ). Por edhe kjo thirrje e fundme e këtij burri nuk ka zgjidhur asgjë,ngase krimineli Shevqet Peçi e pat planifikuar me kohë masakrën.Dy-tri partizanë që patën marrë urdhër prej tij,dualën befas përballë fshatarëve të pambrojtur dhe hodhën zjarr të fuqishëm mbi turmën.Brenda 4-5 minutave,dora vrastare e komnaduar prej bollshevikut kriminel Shevqet Peçit,i shtriu në tokjë këta burra e trima nacionalistë :

1-    Dan Rexhep Lala

2-    Mehdi Rexhep Lala

3-    Ramiz Salai Lala

4-    Arif Tahir Lala

5-    Nuhi Musë Lala

6-    Tahir Ali Lala

7-    Sulë Et-Hem Lala

8-    Ymer Et-hem Lala

9-    Zenun Habib Lala

10-                       Muharrem Habib Lala

11-                       Cen Mexhit Lala

12-                       Rakip Ramadan Lala

13-                       Qazim Selim Lala

14-                       Sulejman Hasan Vellku

15-                       Riza Halim Hoda

16-                       Zylbehar Nuri Bresa

17-                       Jenin Hakik Bresa

18-                       Qamil Shivar Tola

19-                       Isak Islam Bresa

20-                       Arif Ramadan Malo

Mbi këta 21 martirë,ra më pas nata e thellë.Pa asnjë faj pa asnjë arsye,vetëm e vetëm pse u pushkatuan mizorisht prej Shefqet Peçit,ata u cilësuan armiq të pushtetit popullorë.Ngase shumica prej tyre patën qenë kryefamiljarë,fëmijët u përbuzën duke kaluar nëpër kalvarin e rëndë të komunizmit-stalinist shqiptar.(Një pjesë e familjarëvë të këtyre martirëve,arritën të aratisen në vitet 1950-51,në Kosovë e Maqedoni,ende sot jetojnë në Gostivar, dhe në fsh.Drobesh të Vitisë-Prizëren e Kosovë, ndërsa një pjesë në Belgjikë,Skandinavi e Amerikë , E. Sh).Ata dhjetra fëmijë të pafajshëm ( si edhe baballarët etyre) u lanë pa shkollë,pa punë,u dënuan duke mos i futur as në kooperativat bujqsore,nuk patën të drejtë as të votonin.Termi “kriminelë”,i shoqëroi për pesë decenie me radhë këta fhsatrë,engjëj,të cilët u cilësuan kështu,sepse prindërit e tyre u hapën dyert dhe zemrat partizanëve,për të marrë si shpagë,vdekjen.Historiografia komuniste shqiptare,askurrë nuk u kujtua për këtë masakër si shprehje reale e luftës vëllavrasëse që kryen komunistët në vitet 1943-1945. Për më tej kjo historiografi,mundi në mijëra faqe të ngrerë në këmbë,mitin e rremë të gjeneralit të “shquar” Shevqet Peçi,si luftëtar i shquar antifashist por që nuk dihet ende sot,nëse ka vrarë ndonjë fashist,ndërsa dihet se ka pushkatuar dhjetar bashkëkombas të tij. Në librin “Mrekulli e Natyrës – Kështjellë e historisë” janë shprehur tashmë me dhimbje shumë prej ish partizanëve të Brigadës së V-të Sulmuese.Prej këtyre unë do të veçoja ;

Nënoçe Osmani ; “ Të vret Perëndia t’i harrosh mikpritjet kuksiane.Si tashti e kujtoj drekën lumjane të Bajramit.Këtë ditë duhet të përurohej Brigada e 24 partizane.Pse ishte caktuar ajo ditë,vonë e kuptova gabimin e vendimit të Brigadës së V-të të rrethit.Kjo preku ndjenjat fetare e shërbeu si preteks në ndjenjat partizane-nacionaliste.Dhe brigada e 24,nuk u formua ate ditë.Përkarhës së Bajraktarit pati edhe nga Buzmadhi,të cilët vala i përfshiu në dyluftime.Patëm humbje të mëdha por edhe kuksian të vrarë.Të nesërmen shkuam në Kroin e Bardhë.Atje asistoi vetë komandanti i Brigadës.Ai pyeti se kush ju urdhëhoqi që na qëlluat ? Po… pasi larguam shumicën pjesa e mbetur u pushkatuan.Që nga ajo ditë,ndonëse, partizanë të thjeshtë,lindi ideja e mosndëshkimeve.Sepse më vinte rëndë nga ata njerëz që u njohëm e hëngrëm me ta.Aktin me Buzmadhin,nuk e pritën  mirë shumë partizanë”.

Mezin Aliaj ; “Kur niseshim për Lumë na folën me sharje për bajaraktarin,por na kujtuan të silleshim korekt me popullin.sapo vajtëm na pritën me bujari e besë.Shefqeti u takua me Muharremin që ky të dorëzonte repartet,por Bajraktari i pat thënë “Hajdeni e merrni në dorëzim frontin,se unë po largohem !” Shefqeti e kritikoi Bajraktarin publikisht (Kolesian).Kjo s’honepsej në mentalitetin kuksian.Gjendja u bë më e nderë deri sa plasi konflikti.Askush nga partizanët nuk e donte,as e priste.Shefqeti ishte i zoti e me autoritet,por aty e humbi nga karakteri gjaknxehtë e i nxituar.Se u godit edhe një fshat si Buzmadhi.Nëse dikush ishte me faj,le të dënohej me gjyq të rregullt.Një katund të tërë s’mund ta nxirrje para gjyqit.Buzëmadhi ra viktimë- tip e vëllavrasjes”.

Derro Derraj ; “Kur  u futëm në zonën e lumës,kaluam prej Kalasë së Dodës në Buzmadh,në ndihmë për krijimin e Këshillit Nacional Clirimtar.Qëndruam në 3-4 shtëpi,duke na ndihmuar me zemër.Në Buzmadh gratë na shërbenin.Ato u miqësuan me dy vajzat tona e silleshin si motra,çka shtëpie.Të nesërmen e natës së tretë,veç mëngjezit,na dhanë ushqime për një ditë.U përqafuam me mirënjohje e ata na uruan udhë të mabrë.Ishte pritje-përcjellja më dashamirëse,më e paharuara në jetën time.Djalëria nga Labëria gjeti në Kukës patriotizëm të lartë,pavarësisht nga keqsjellja e ndonjë të mashtruari.Sa për ato pushkatime,s’di ç’të them,se me dridhet misht.Ishte një turp,të paktën për ne që ishim çlirimtarë,por veçanërisht për ata partizanë që u pritën e u mbrojtën nga Buzmadhi”.

Halim Ramohito ; “ Pësuam dëme,por udhëheqja e brigadës s’e analizoi thellë për të shmagur provokimin.Ajo s’u përmbajt nga momenti i dhimbjeve dhe në vend që ta shunate sherrin e ndezi më tej pa pyetur edhe për ndërhyrjet e shokëve të terrenit.Kështu iu turën Buzëmadhit.Gjoja për mbledhje,i çuan meshkujt drejt një praktike tepër të dënueshme.Pushkatuan fhstarë të thjeshtë,patriotë,madje edhe përkrahës të Luftës Anti Fashiste.Kush urdhëroi e cili asistoi në Buzëmdh,s’ka rëndësi,qoftë Shevqeti apo Titua se,që të dy,përfshi edhe Manushin,mbanin përgjegjsi për situatën në një zonë të ndjeshme.Ja ku çon mosekuilibri e rrëmbimi.Marrëdhëniet e mira në Kukës dikujt i interesonin të prisheshin përpara se të kalonin në Kosovë.Atje duhej punuar krej ndryshe.Ta linin menjanë fodëllukun.Malësori kishte krenarinë e tij specifike.Duke na pritur moralisht dhe tërheqja e hitlerianëve nga garnizoni i Kukësit ishte në ditë,përse duhej të vrisnin Muharem bajraktarin afro një kompani etj.Mbi interesat e kombit të mos vëmë as monarkinë,as komunizmin e as pseudodemokracinë.Ne duhet,të distancohemi nga disa krime të padëshiruara të Luftës nacionalçlirimtare dhe gjatë socializmit,veçse me ngrohtësi,me prova e fakte,me argumente historike shkencore”.

Maliq Sadushi : “Duke lëvizur në u vra H.Cino dhe hymë në fshat me shkëmbime zjarresh.Sidoqoftë familjet na strehuan e na ndihmuan nga zakoni mikpritës.Sjelljen ose nuk e kuptuam,ose e morëm për dobësi.Sa keq mendonim ! Aty nga 20-21 shtatori plasi përpjekja ushtarake e paimagjinueshme.Viktima e dëmtime,por Buzëmadhi e mori prapa kokës.Luftë ? Po ! çdo gjë ngjet kur ndizen gjakrat e humbet logjika.Po kundër kujt qëllonin nacionalistët e partizanët ? Në Kolosian ishte marrë vendim dhe nga tërë fshati u mblodhën rreth 70 ,prej të cilëve 22 u vranë.Pse duheshin vrarë ? Kush urdhëroi ? Kujt i shërbente ? Pse u piketua Buzmadhi ? Nuk përjashtoi ngacmimet dhe faktorin vendas.Po udhëheqja ti sheshonte dhe të pasqyronte përgjegjësi të lartë.Ja pse disa pyetje ende qëndrojnë pezull.Gjakderdhja mbetet e dënueshme.Buzmadhi na njollosi sa edhe pas 50 vjetësh,nuk po fshihet.Këtu të shpie mosmarrëveshjet ,mendjemadhësia e nxitimi,të përziera me euforinë.Nderoj historinë e lavdishme të Kukësit.Atje gjetëm ngrohtësinë shqiptaro-prindërore “.

Naile Ferra ; “Si femër partizane e Brigadës së V-të partizane,ruaj posaçërisht anët morale të bujarisë e mikpritjes së Lumës,lidhjet e ngushta me kuksianët.Gjithë luftëtarët e brigadës u pritën njësoj,por si vajza të reja që ishim (17-19 vjeç) ne e ndjemë më afër afshin e ngrohtë të familjes lumjane.Asnjë kukësian s’na la përjashta edhe pse ndonjërit si pëlqente komunizmi.Lufta antifashiste nacionalçlirimtare e gjetëm të ngritur,por edhe e ndihmuam.Forca e zakonit s’donte bisedime me mysafirët.Për ne partizanet bënë përjashtime.U miqësuam,sa bisedonim çiltas me çikat e gratë.Ato u bënë shoqe me ne dhe ne mikesha të rralla me to.Ishin ato femra, si përshembull, të Buzmadhit,që nxirnin ngy sandyqet veshjet e tyre të dyta ( sa aq kishin edhe ata ) e na jepnin që të ndërroheshim.Ndonëse të varfëra,shpirtërisht ishin shumë të pasura.Groshët,bulmeti i ëmbël, turshitë dhe buka e shijshme e misrit na sillnin ndërmend nënat tona.Rrethanat sollën përpjekjet me armë.Pse duhet e kujt i shërbente ? Vështirë ta shpjegoj edhe sot.Po edhe s’dua t’i tregoj plagët.Vrasja e meshkujve të Buzmadhit,ne femrave partizane,për nga natyra,na preku më shumë se na vinte rëndë t’u dilnim përpara atyre familjeve që na dhanë bukë.

Ymer Domi ; “ Le të shkruhet ç’fardo,por e them me bindje se Muharrem bajraktari po të donte e shpartallonte Brigadën Partizane të Lumës.Po si nacionalist e bir i krahinës,s’e bëri.Planet e tij vështronin larg.Synonte të dilte para popullit një politikan opozitar i papërlyer në krahasim me figurat e tjera në Veri.Ai çmoi dhe i dha luftësantifashiste,por i mbahej devizës që krahina të mos dëmtohej nga avanturizmi ushtarak.Kur i thash se nuk bënë mirë që refuzon bashkëpunimin tonë ,ai foli me qetësi ; “Ju nuk dini me ba politik.Imbahem pikpamjes se nuk lidhem me nacionalçlirimtarët sepse jan nën nfluencën e komunistëve sllavë dhe rusë.Sot luftohet për çlirim e jo për komunizëm.Të bëhesh ortak me komunistët don të thotë të mos i lesh vend politikës nacionale,vijës së aksionit për çështjen kombëtare.Regjimi pas lufte le ta vendosë populli me zgjedhje të lira “.

Buzmadhi njihej si fshat fetar me doke të rrepta,me tradita lufte,i vuajtur,ç’ishte ai për Brigadën e V-të partizane ‘ mos vallë një fshat i huaj !?.Si Lumjan ndjeva keqardhje,e ndërmjet 5-6 katundeve u bë kokë turku.Buzëmadhi u vu mes korrenteve që e dogjën me koka njerëzish “.

Tashmë që pendesa e këtyre partizanëve të thjeshtë,është tejet e dukshme dhe publike,gati të revolton qëndrimi kriminal i atyre që ishin dhe mbetën ende,fajtorë kryesorë të kësaj masakre.Shefqet Peçi,jo vetëm nuk kërkoi falje e pendesë për masakrën në Buzmadh,por edhe mbushi gjoksin me dekorata.Natyrisht dihet që ato dekorata janë dekorata krimi e turpi që ia fali Enveri,Tito,Stalini apo Koxi Xoxe.Pra është pak të thuash se ato janë dekorata krimi e turpi.Për më tej,shqiptarët shohin se si kriminelët jo vetëm nuk pendohen dhe heshtin,por ngrenë edhe zërin e tyre makabër,duke dashur të mbjellin sa më shumë errësirë mbi rrethanat në të cilat dikur patën kryer këto krime.Kështu,në vitin, 1994,kur një grup intelektualësh në Titanë,kanë kërkuar prej organeve kompetente të drejtësisë,që të gjykohej për krimet e tij,Shefqet Peçi,shoku i armëve të tij,një tjetër kriminel i quajtur Ramiz Alia,në mënyrë publike i del në mbrojtje bollshevikut internacionalist Peçi.Tekstualisht ai shprehej ;”Shefqet Peçi është vënë në shënjestër nga ballistët,sepse me urdhër të tij paskan qenë pushkatuar gjatë luftës në Kukës,disa bashkëpuntorë të Muharrem Bajrakatarit.Le të supozohet se ka ndodhur kështu,por mos vallë tërë lufta heroike e Shefqet Peçit kundër fashizmit duhen të hidhen posht për një episod të pasqaruar”.(Ramiz Alia , gazeta “Dita Informacion “ më 22 shtator 1994 , faqe 5 ).

Le të përpiqemi të spjegojmë disi,cinizmin e Ramiz Alisë i cili në mënyrë paradoksale ka qenë dikur edhe President i Shqipërisë diktatoriale.Së pari,ai i quan ballistë krejt ata intelektualë të Tiranës,të cilët as shanë,as fyen askend,por kërkuan vetëm që ngjarja e Buzmadhit të hetohej  dhe fajtorët të merrnin dënimin,konform ligjeve përkatës.Për kriminelin Alia,çdo njeri i cili kundër nacionalçlirimtarëve mesiguri është ballist  dhe me këta të fundit,ai nuk është pajtuar askurrë sepse ka qenë i pajtuar që në fillim të karierës së tij,tek Tito dhe Rankoviqi.

“Të supozojmë se ka ndodhur kështu “ – thotë krimineli Ali.Pra,ky njeri i kulisave,ky bashkëpuntor dinak i Enver Hoxhës,ky judë që u ngrit në karierë mbi gjakun e shokëve të vet,duke thënë “të supozojmë” në fakt kërkon të mohojë masakrën komuniste të Buzmadhit.Ai e di shum mirë ç’far ka ndodhur atje në shtatorin e vitit 1944,ngase brigada e V-të sulmuese ka qenë e inkuadruar në Divizionin e Parë Sulmues,ku ky bastard ka patur detyrën e Komisarit të Divizionit.Edhe nëse nuk  e ka mësuar asaj kohe,(sepse ishte në kosovë dhe vriste e priste shqiptarëte  kosovës me urdhër e diktat të  Titos,për ta nënshtruar Kosovën Jugosllavisë titiste e serbisë) ai ka qenë në Plenumin e Beratit ku klika komuniste e ka analizuar Buzmadhin.Tek e mbramja,kur Alia mbeti diktatori i fundit i Shqipërisë komuniste,kur ka firmosur deklaratën për të drejtat e njeriut,ai vetë i pari është dashur ti dënojë krimet e komunistëve shqiptarë si gjatë luftës edhe më tej në vitet e diktaturës.

Demokracia shqiptare është vërtet e brishtë dhe kërkon kohë të dimensionojë vlerat e saj.Por nëse kërkon të ecë përpara,të rrok krejt aspektet e jetës shqiptare,kjo demokraci doemos duhet të dënojë krimin pamvarsisht se kur ka ndodhur ai.Ende sot në fshatin Buzmadh të Kukësit janë 21 vare të njerëzve të pafajshëm.Nëse të afërmit e tyre u kanë bërë ndonjë varr të thjeshtë dhe kan mbjell ndonjë lule,demokracia shqiptare në mënyrë tarnsparente dhe krejt ligjore duhet të rivlersojë ate gjak të pafajshëm,të derdhur,ngase një krim i fshehur, rënkon në shekuj.

Bern-Zvicër

 

Filed Under: Histori Tagged With: -Lume, Eugen Shehu, masakra ne buzmadh, ngjarja qe shpallon, vetevrasjen

MASAKRA KOMUNISTE E DUKATIT OSE SHEN BARTOLOMEU SHQIPTAR

May 23, 2013 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/

Kapitullimi i forcave fashiste italiane në Shqipëri,në shtatorin e vitit 1943,u përcuall me një ndjenjë maturie të thellë,tek gjithë shqiptarët.Ndonëse disa ditë përpara këtij kapitullimi,ishin pikërisht italianët që me makinën e tyre të luftës,shkatëruan e dogjën mijëra shtëpi,kësaj radhe,çuditërisht shqiptarët nuk u hakmorrën.Forcat komuniste dhe ato nacionaliste,mundën të çarmatosnin dy divizione italiane,me ç’rast siguruan armë e municione për veprimet e ardhme luftarake.Ndërsa fshatarët shqiptarë,në të shumtën e rasteve i futën rrobërit në shtëpitë e tyre,duke ndarë me ta kafshatën e thatë të bukës.Ndërkaq rënia e Italisë,po konturonte situata të tjera püolitike jo vetëm në Ballkan por në krejt Evropën.Brenda këtij teatri të veprimeve politike,ishte përfshirë padyshim edhe Shqipëria.E vërteta është se kundër Italisë fashiste,të parët kishin luftuar nacionalistët shqiptar,madje rezistenca e tyre lidhej drejtëpërsëdrejti me 7 prillin e vitit 1939. Më tej kjo rezistencë pati vijuar pothuajse në krejt viset etnike shqiptare,duke u shndrruar në fund,në një revoltë mbarë popullore.Gjirokastra e Saranda,Tirana e Durrësi,Kruja dhe dibra e deri Ferizaj,u kthyen në karakolle të qendresës shqiptare kundër okupatorit të huaj.Ndërsa tani,me kapitullimin e forcave italiane,vihej re një lëvizje tejet e madhe e nacionalçlirimtarëve shqiptar,anipse të krijuar në vjeshtën e vitit 1941 ( atëherë kur burgjet italiane mbanin të izoluar mbi 100 nacionalistë shqiptarë) anipse ata u drejtuan që në natën e parë të krijimit  prej mësuesve të ardhur enkas nga Beogradi,klika komuniste e shtetit amë,donte të merrte me çdo kusht pushtetin,në duart e saj.Është kjo një ndër arsyet madhore,me ç’rast kjo klikë e ndyrë e E.Hoxhës,nisi luftën vëllavrasëse,nën preteksin e “tradhëtisë” së Mukjes.Historiografitë e Tiranës dhe beogradit,ndonëse donin ta fshihnin të vërtetën,nuk  ia dolën ta mbajnë gjatë “enigmën”.Komunistët e Tiranës,duke paranmdjerë se pjesa dërmuese e popullit shqiptar në vitin 1943,kish mbushur radhët e nacionalistëve shqiptarë,në mënyrë tejet djallëzore,krahas propagandës false,përdori edhe terrorin e kuq.Sipas modeleve bollshevike.Me anë të këtij terrori,të kombinuar me ate serbosllav në trevat etnike shqiptare,Mugosha,Popoviçi,Hoxha dhe kompania,kërkonin të zhduknin përfundimisht vetëdijen morale të kombit tonë,për të instaluar në të pastajmen komunizmin,këtë kancer të ardhur nga Azia. Po pse u piketua pikërisht fshati Dukat (në shtetin amë),për të kryer masakrën e madhe ?

  Pa dashur të shkojmë tej,në historinë e largët të Vlorës, e shoh të nevojshme t’u kujtoj lexuesve ,se pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit Dukat,kishin nxjerrë bura trima.Këta burra ishin krah të Ismail Qemalit,më 1912,në krah të Selam Musait më 1920 dhe po ashtu,të parët që pritën me pushkë fashistët italian më 1939.Gjatë viteve 1939-1943,në të dy fshtrat Dukat-mal dhe Dukat-fushë,vepruan 4-5 çeta nacionalistësh vlonjatë,të cilët,u shndrruan në tmerr e frikë ndaj formacioneve të ushtrisë italiane.Janë disa beteja legjendare që ballistët e Dukatit kanë zhvilluar në këto vite,në rrethina të Vlorës,duke e ngritur nacionalzmin shqiptar në nivelet e larta politike të asaj kohe.Por Dukati u vriste sytë armiqve të nacionalizmit shqiptar,edhe për një aryse tjetër.Në vitet 1942-1943,aty ishte shtabi ushtarak i njësive balliste të jugut,ku luftonin,jetonin e punonin : Skender Muço,Hysni Lepenica,Ismail Golemi,Murat Budu,Bego Gjonzeneli e dhjetra prijës të tjerë,të shquar,të nacionalizmit në ato treva.Për më tepër,kur pas dy-tri bisedash të E.Hoxhës me Hysni Lepenicën,u bë e qartë  lufta vëllavrasëse,klika e Tiranës,nuk mund t’ia falte lehtë kapedan Lepenicës,demaskimin që ai po u bënte në popull nacionalçlirimtarëve.Në këtë mënyrë,sipas vetë të dhënave të historiografisë komuniste  shqiptare,në dokumentet e shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare,në nëndorin e vitit 1943,në luginën e lumit Shushice,si edhe në afërsi të fshatit Dukat,ndodheshin në gadishmëri të lartë luftarake mbi 1500 forca,prej të cilave,3 ishin batalionet e Brigadës së Parë Sulmuese,të udhëhequra nga Mehmet Shehu e Dushan Mugosha dhe dy batalione të tjera ishin të Brigadës së Pestë Sulmuese.Shtabi i kësaj force nacionalçlirimtare,e shihte Dukatin si fortesë të rëndësishme të nacionalizmit dhe për këtë mori një varg masash.Ndonëse forcat gjermane të korpusit XXI,ndodheshin po në ate zonë,për klikën e Tiranës kjo nuk përbënte ndonjë shqetsim të madh.Së pari,ata donin të vijonin luftën vëllevrasëse nëpërmjet terrorit të kuq,mandej po t’u mbeteshin armatim,mund të hidhnin ndonjë fishek në drejtim të gjermanëve.Është kjo arsyeja që në komunikatën e atyre ditëve,komanda e Brigadës së Parë Sulmuese,pos të tjerave porosiste ; “Pa tërhequr vëmndjen nga lëvizjet e forcave gjermne në zonën midis Shushicës dhe Vlorës,të zhvillohet luftë e ashpër,me çdo mjet,ndaj ballistëve,të pushkatohen pa gjyq të gjithë ata që shkojnë pas forcave të Ballit”.(Arkivi Qendror i Ushtrisë.Fondi Brigada e I-rë Sulmuese,dos.17,fleta 4).

Sisoqoftë komanda partizane,bënte çmos të ruante sekretin e goditjes së fshatit,duke ditur se aty mund të përqëndroheshin forca të mëdha balliste.Në karakterin e veprimeve të tyre, nacionalçlirimtarët patën tejet të zhvilluar dinakërinë, e cila,në shumë raste vinte si detyrim nga misionarët jugosllav.Lidhur me përgaditjen e fshehtë për masakrën e Dukatit,na bënë me dije edhe Villiam Tilman një nga përfaqsuesit e misionit britanik në shabin nacional4lirimtar shqiptar.Vite më vonë në kujtimet e tij,ky misionar britanik do të shkruante tekstualisht ; “Komandanti i brigadës,Mehmet Shehu,një ushtarak i rreptë dhe komunist i flaktë,sikur u ngrys me tepër kur na pa neve.Ai kishte dyshim se nuk do të kalonin dot nëpër fshatin ballist të Dukatit,ku na duhej të shkonim për të marrë udhërrëfyesin tonë,por ai njëkohësisht nuk e hodhi fare fjalën për synimet që kisht ndaj atij fshati… Të nesërmen në mëngjez herët,unë dhe mehmeti,kaluam vargun e Lungarës,nëpër një qafë të ngushtë,nga ku kapëm me një vështrim detin Adriatik dhe bregun italian që mezi shquhej.Pastaj zbritëm teposhtë,nëpër një pyll dushku e pishe në Dukat.Para se të hynim në fshat,Mehmeti bëri kujdes,duke hequr yllin e kuq nga kapelja”.(Villiam Tilman “Kur takohen njerëzit dhe malet “ – Tiranë 1997 , faqe 43 ).

Natyrisht Mehmet Shehu nuk mund t’i tregonte oficerit britanik për masakrën që do të kryente,por vajtja e tij në Dukat lidhej me një veprim tejet antishqiptar.Duke flakur tej krenarinë bollshevike (Heqjen e  yllit nga kapela) në të vërtetë komandanti “i famshëm” shndrrohej në anonimë duke dashur të përçajë ballistët,duke premtuar disave se me marrjen e pushtetit,at do të vireshin në udhëheqje të vendit.Por edhe kjo lojë dinake vajti dëm,përpara mendimit të ndershëm nacionalist,i cili askurrë nuk mund të bënte pazare me fatet e kombit.Më 27 nëndor të vitit 1943,ngase përqëndrimet nacionalçlirimtare në brigjet e Shushicës ( në shtetin amë) u rritën së tepërmi,u vendos krijimi i komandos operative.Në krye të kësaj komande u vendos një tjetër bollshevik,Hysni Kapo,i cili,sidoqoftë,kishte një farë emri në krahinën  e Vlorës.Të dy së bashku,Shehu e Kapo,bashkërenduan veprimet luftarake,duke patur si objekt të parë të sulmeve fshatin e Dukatit e më tej,çfarë t’u dilte përpara.Hysni Kapon në çdo minutë e ndiqte pas një truprojë prej 30-40 vetësh nga fshati i tij,të cilët,ishin të gatshëm të kryenin çdo krim,vetëm e vetëm të zbatonin urdhërat paranojake të komandantit të tyre.

Më 27-29 nëndor 1943,njësitë luftarake partizane,iu afruan në fshehtësi të madhe fshatit Dukat,në tri drejtime,sipas një strategjie dhe taktike të ve4antë,a thua se do të luftonin me divizione të tëra gjermane.Meqenëse pjesa dërmuese e partizanëve,ishin vendas,ata e njihnin terrenin dhe mund të lëviznin lirisht natën,duke bërë kujdes që të mos konfrotoheshin padashur me forcat e divizionit të XXI gjerman.Lidhur me këto përgaditje,historiografia komuniste shqiptare,ende sot,duke shkruar për ato vite,në mënyrë të turpshme deklaron ;”Komanda partizane,vendosi të kryeje goditjen e parë të përbashkët,kundër bazës balliste të Dukatit,që ishte kthyer në një posteroje të gjermanëve.Aty ishin grumbulluar rreth 300 ballistë…”(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar “ –Tiranë 1988 ,vëll.3 , faqe 486 ).

Gjithë ditën e 30 nëndorit 1943,partizanët shqiptar,të armatosur deri në dhëmbë me pushkët e italianëve dhe mësimet e mugoshës,ndejtën nëpër pozicionet e tyrre rreth Dukatit.Dita ishte e ftohtë dhe me shi por ato nuk ndezën asnjë zjarr,për të mos u diktuar nga fshatarët.Në heshtje,komanda operative e drejtuar nga Hysni Kapo,priste të binte nata,për t’iu lëshuar shtëpive nacionaliste,ashtu si bisha gjahut të vet.Rreth orës 24 të po asaj mbërmjeje,midis shiut që binte,radhët nacionalçlirimtare i ngjiteshin fshatit Dukat-mal.Ka qenë pikërisht komandanti i patrullës balliste të fshatit,i cili ka ndjerë hapa dhe duke marrë pozicionin ka pyetur se kush ishin ata udhëtarë e ku donin të shkonin.Por thirrjes së ballistit Avdyl Hasko,partizanët i janë përgjigjur menjëherë,me breshëri automatiku.Kjo breshëri,ka shërbyer sakaq për sulmin e fuqishëm të nacionalçlirimtarëve,të përgaditur me kujdes,ditë të tëra.Paskëtej,në drejtim të shtëpive dukatäse, u derdhën për 4 orë rresht,një arsenal i tërë i armëve të artilerisë dhe atyre të këmbësorisë.Në fillim banorët e Dukatit nuk mund ta kuptonin çfarë po ndodhte.Madje dikush prej tyre,duke menduar se fshati qëllohej se mos kishte gjerman,thirri fort për minuta të tëra,se asnjë gjerman nuk kishte,për të pushuar luftën vëllavrasëse.Por edhe pas kësaj thirrjeje krismat dhe bataret vazhduan me po ate tërbim,me ç’rast,dukatasit e kuptuan sa i shenjtë do të ishte për ta çmimi i nacionalizmit.Për hir të së vërtetës,duhet thënë se brenda orëve të para të atij zjarri të dendur të armëve,duke përfituar nga terreni i vështirë si edhe nata me shi,çetat e ballit kombëtar ( 4-5 të tilla) u organizuan mjaft mirë duke zënë pozicionet kyçe nga pritej sulmi partizan.Komandantët  ekëtyre çetave u bënë të qartë luftëtarëve se duhej të luftonin për jetë a vdekje,ngase nacionalçlirimtarët ishin të vendosur në luftën vëllavrasëse dhe me çdo mjet ata kërkonin që duke djegur këtë fshat,të vrisnin përfundimisht shpresën vlonjate dhe krejt shqiptarëve për pushtet demokratik,të lirë,të çliruar nga prangat sllavokomuniste.Njëri prej këtyre komandantëve të këtyre çetave Isuf Shehu,i cili pat mabruar akademinë e lartë ushtarake në Romë,në krye të 60 burrave,zuri barrikadë e pakapërcyeshme për forcat partizane.Ndërkaq edhe trimat e tjerë si Maliq Koshena,Xhelo Koçiu,Murat Bodo dhe Muharrem Jezo,me njësitë e tyre,duke zënë pozicione nëpër kreshtat shkëmbore të Dukatit,hapnin zjarr pa rreshtur në drejtim të nacionalçlirimtarëve,ndonëse herëpashere,dikush ngrihej nga pozicioni duke thirrur ;”Është turp o shqiptarë,po i bëjmë qejfin serbit!”. Megjithatë,partizanët jo vetëm që nuk donin t’ia dinin për këtë thirrje kaq tragjike,por përkundrazi,andej nga vinte zëri,në errësirën e natës,qëllonin akoma më me tërbim,duke sharë Ballin Kombëtar.Ata nuk mund të ktheheshin dot mrapa sepse Mehmeti dhe Dushani i vrojtonin me dylbi dhe i pushkatonin pa gjyq,sipas stilit bollshevik.Ndonëse nacionalçlirimtarët e patën përgaditur për disa ditë rresht sulmin kundër dukatit,ndonëse ata kishin epërsi në fillim të këtij sulmi të befasishëm,përsëri nuk munden të hyjnë dot në fshat.Madje në mëngjez,kur drita nisi të zbardhe dhe formacionet e shumtë nacionalçlirimtare kishin nisur të zbuloheshin nëpër pozicionet e tyre,mësymja komuniste drejt fshatit u bë thuajse e pamundur.E vetmja mënyrë,për të çuar deri në fund qëllimin strategjik të këtij sulmi,ishte tërheqja e tyre dhe riorganizimi.Këtë e pranon vet historiografia komuniste  eTiranës,e cila shkruan tekstualisht :”Sulmi filloi ende pa aguar 1 dhjetori.Pasi u ndeshën fillimisht me rojet balliste,forcat tona hynë brenda në fshat.Luftimet u zhvilluan të ashpra.Edhe armiqtë organizuan një qëndresë të fuqishme,duke u mbrojtur nëpër shtëpitë… Përballë situatës së krijuar shtabi operativ vendosi tërheqjen”.(“Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar”-Tiranë,1988,vëllimi 3 , faqe 486 ).

Dita e 1 dhjetorit 1943,do të vazhdonte sërisht me luftime ndonëse këto nuk do të ishin në shkallë të gjërë.Të egërsuar për faktin që u tërhoqën turpëruar,Mugosha dhe Shehu kërkojnë afrimin e forcave partizane në drejtim të fshatit dukat-mal.Gjithashtu,në rrugën automobilistike Vlorë-Himarrë, nacionalçlirimtarët shqiptarë ngrenë disa prita deri dhe me autoblinda,me ç’rast donin të pëngonin forcat nacionaliste të Vlorës,Radhimes e Kaninës,për t’u ardhur në ndihmë fshatrëve të Dukatit.Madje në mesditën e 1 dhjetorit,përmes asaj kohe të keqe,u zhvilluan disa përleshje midis partizanëve dhe çetave  të Bllit Kombëtar,që me çdo kusht donin t’i drejtoheshin Dukatit.Vetëm disa luftëtarë nacionalistë (rreth 25) të cilët ishin në shtëpitë e tyre,në Dukat-fushë,duke kaluar përmes forcave të shumta nacionalçlirimtare.Këta në lagjen Thilpat të këtij fshati,kur panë se sihin vrarë dy-tri fëmijë në prag të derës së shtëpisë,nuk duruan dot dhe u hodhën në sulme të ashpra.Partizanët të tmerruar muarën arratinë por mbrenda 3-4 orëve,të organizuar ata iu drejtuan sërisht asaj lagjeje.Trimat si Maliq Koshena (ish komandant i 300 dukatasve në epopenë e Vlorës,më 1912) Hamdi Gjoni e Mustafa Mislliu,vazhduan gjithashtu rezistencën deri ne muzgun e thellë të 1 dhjetorit.Dhe pikërisht kur po binte nata,kur dukatasit mendonin se si duhej të largoheshin nga fshati,nepërmej errësirës,forcat partizane,transmetuan gojë me gojë urdhërin e prerë të komandës operative : “Për çdo partizan të vrarë,dhjetë fshatrë të pushkatuar.Në sulm !” Kjo do të ishte ora e mbrame  e tragjedisë.Shën Bartolomeu po përsëritej shekuj më pas,në një natë të ftohtë dhjetori,ku një lukuni ujqish ( partizan të yshtur nga Beogradi) do t’u vërusleshin vëllezërve të një gjaku,për t’u pirë gjakun.Ndërsa burrat dhe pleqetë luftonin nëpër pozicionet,ishin gratë që u rrinin afër,u çonin bukë  efishekë.Nacionalçlirimtarët nuk do të kursenin as nënat e tyre.U pagosën rëndë gretë :Zako Velja,Xhemile Shajakja,Xhixho Jazo,ndërsa Symbul Nelo,ashtu e përgjakur,midis jetës a vdekjes,u qëllua me predhë mortaje vetëm e vetëm pse ndihmonte bijtë  esaj.Në lagjen e quajtur Gjongjileka,aty ku ishte shtabi nacionalist dhe dy misionarë angloamerikan,sulmet ishin akoma më të rrepta.Por,kur panë partizanët se këta misionarë ishin tërhequr në luftim e sipër u vunë zjarrin 7-8 shtëpive pranë e pranë.Ende sot,banorët e vjetër të Dukatit,mabjnë mend se në një prej shtapive që digjeshin,dëgjoheshin klithmat e një fëmije.Kur gruaja vrapoi në shtëpi,ajo u qëllua nga partizanët duke rënë e vdekur në pragun e shtëpisë.Ende pa ardhur mëngjezi i dy dhjetorit,po në lagjen Thilpat binin si burrat me armë në dorë ;Beqir Elamazi,Salo Mehilli e Shyqri Nexha.Ndërsa djyli i Shyqyrit ende i parritur,ndërsa shihte të jatin si jepte shpirt,qëllohet prapa shpine nga pushkët komuniste.

“Në lagjen Sotiran,në tërheqje e sipër,nacionalçlirimtarët gjetën të sëmurë në shtëpi Bino Deron vëllanë e tij Selim Deron,të cilët i therën duke kryer një akt makabër.Kështu e mbylli kuçdra komuniste sulmin në Dukat”.(Gazeta “Balli i Kombit”-Tiranë 28 maj 1992 ).

  Mbi 30 banorë të pafajshëm të Dukatit u dogjën,pushkatuan apo masakruan me thikë,në 1 dhjetorin  e vitit 1943.Një paralele e hequr në drejtim të Bihorit,qindra kilometra larg Dukatit,na vënë në mendime.Vetëm disa ditë më parë,edhe në Bihor,njësitet kriminale serbe kishin kryer të njejtën masakër,për çka u akuzua jo vetëm nga opinioni shqiptar por edhe ai evropian.Një grup nga paria e kosovës së asaj kohe,ka dërguar deri në Tiranë,kokat e prerë,sytë apo veshët e prerë të shqiptarëve,vetëm e vetëm që të denoncohej maskara dhe bashkëpunimi me serbosllavët,por prishja e atij bashkëpunimi veç ishte kotë,komunistët  eshtetit amë kishin lidhur “vëllezërinë” me komunistët sllav.Ndërsa 130 kilometra larg Tiranës,nacionalçlirimtarët shqiptarë,nën udhëheqjen e kriminelëve serb kryenin të njejtin akt makabër duke dëshmuar çmendurinë ideologjimin e skajshëm të tyre.Maskara e Dukatit nuk do të kalonte pa jehonë dhe në dhjetorin e vitit 1943,vetë Skender Muço,ky nacionalist i zjarrtë dhe avokat i rreptë,në traktin që shkruajti me dorën e tij dhe që u përhap në krejt Shqipërinë do të kumtonte “ Popull shqiptar,zgjohu ! Vëllezërit tanë prej një nënë janë verbuar nën shtypjen e ideologjisë komuniste.Ata po vrasin e po presin pa pyetur,ata po u vënë flakën atyre vatrave prej nga lindën.Dukati ishte gjëma e parë e tyre,por je e fundit.Të mblidhemi rreth nacionalizmës shqiptare,ti demaskojmë përgjithmonë këta kriminelë me njollën  e turpit ! Vdekje tradhëtarëve !”

Komiteti Qendror Komunist i Vlorës,po atë ditë,nxirrte nëpër rrugët e qytetit një trakt ku në mënyrë cinike mashtrohej populli,ata kërkonin t’ia detikonin këtë masakër gjermanëve por populli nacionalist i Vlorës nuk i besoi,përkundrazi,i hapi dyert dhe zemrat për fshatarët trima të Dukatit,shtëpitë e të cilëve ishin rrënuar.Ata u shëndrruan në revoltë të fuqishme popullore,ditën e varrimit të të vrarëve,duke u betuar se kujtimi i tyre nuk do të shuhej askurrë.Sidoqoftë nata e Shën Bartollomeut do të sihte tejet e gjatë për banorët e Dukatit.Rreth 80 përqind e familjeve të këtij fshati,pas “fitores” madhështore të komunistëve më 29 nëndor 1944,do të provonin kalvarin e rëndë të vrasjeve,pushkatimeve,burgimeve dhe internimeve nën akuzën se “jeni i vetmi fshat tërësisht në Shqipëri”.Bijtë dhe nipërit e aytre që ranë në luftë apo u masakruan në dhjetorin e vitit 1943,jetuan gjithashtu ferrin e vërtetë të diktaturës komuniste, e cila,i shihte kurdoherë si kundërshtarë real të saj.Por ata,ashtu si etërit e tyre,vazhdojnë ende sot,të mabjnë të pafikur në gjoks,zjarrin e shqiptarizmës.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Bartolemeu shqiptar, Eugen Shehu, Masakra e Dukatit

SUF XHELILI- Ky Tmerr i Serbo-sllavëve

May 20, 2013 by dgreca

Shkruan Eugen Shehu/

Me siguri (i lindur më 1875) barriste rrugëve të Lisivalles teksa burrat shqiptarë kuvendonin në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Por një lidhje e çuditshme do të ekzistonte deri në fund të jetës së tij me këtë kuvend madhor,me këtë akt epokal të trimërisë shqiptare përballë shpërbërjes nacionale të saj.Mbase lidhja e një ngjarjeje,me jetën e një fëmije duhet kërkuar pikërisht në faktin se gjithë vitet më pas të Suf Xhelilit dëshmuan përpos kalimin fizik të tyre edhe faljen e plotë në dobi të pavarsisë së krejt trojeve shqiptare.Në këtë „falje“ ka veç të tjerash edhe tym e krisma lufte,edhe ëmblësinë e ninullave të Lisivalles,edhe borë e breshër nga Nëntë Malet e Dibrës.

Gjithësaherë,prej gjithkujt që do të ulet të meditojë lidhur me këtë burrë,unë do t’i këshilloja : shko e shihi kullat e Sufës në Lisivalle.Nëse ato janë të rrënuara merr një gur prej tyre,peshon histori.Nëse edhe gurët nuk janë më,merr një fill bari në atë vend ku më parë ishin kullat.Edhe ajo do të rëndojë bile më shumë se  një gurë.Vetëm duhet ta ndjesh në zemër këtë peshë.Më shumë si kilogram fizik do kuptosh në vetvehte tonelata dhimbjeje.Po pse dhimbje ?

Sepse Suf Xhelilit,deri përpara do kohe nuk i shkonte kush tek varri.Mos u habisni ! Po,po, Suf Xhelilit…. Thonë,ka qenë komandant i zgjuar,thonë fliste pak,thonë se sulmet nisnin kur shkrepte pushka e tij,thonë se të shtënën e pushkës së tij e njihnin në Dibër të gjithë.Thonë… Unë di vetëm kaq : Suf Xhelili ky tmer i serbo-sllavëve !

Nermin Vlora Falaski është shprehur : „Shqipërinë e kanë mbrojtur gjatë shekujve bijtë e saj më të mirë.Do përmendim vetëm dy prej tyre,dy Dibranë të shquar,të cilët ja kanë falur edhe jetën atdheut : Elez Isufi dhe Suf Xhelili që populli i ka fiksuar në gojëdhëna,i ka ruajtur me dashuri në arkën e kujtimeve të çmuara.Vijueshmëria e veprimtarisë së tyre patriotike ende nuk është në gjendje të thuret plotësisht me anën e dokumenteve.Por përpjekjet e tyre dalin nga zëri,nga zemra e popullit që u ka kushtuar atyre këngë legjendare“.(Nermin Vlora Falaski“Kreshniku i Dibrës“,fq.210).

Suf Xhelili,pos të tjerave ka pasur një fat të madh në jetë.Është nipi i legjendarit Elez Isufi.Në këtë lidhje gjaku vështirë se anatomia bëhet përcaktuese.Xhaxha e nip,përpara anatomisë do ti bashkonte ndjenja e kulluar e shqiptarizmës.Madje edhe kur thuhet se këta ishin antiserbë deri në çastin e fundit,duhet kuptuar se instikti drejt kësaj herezie është tek e mbramja ndikimi për një nacionalizëm të kulluar.Për kaq kohë ndjenja e pavarësisë territoriale gjallon,kuptohet ajo është në kundërshti të plotë me rrezikimin moral e fizik të atdheut.Bashkëkohësit e kujtojnë Sufën me krenari sidomos në betejën e Kolesjanit aq e përfolur sot për dimensionet e saja epike si në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi.Kolesjani,kjo kështjellë natyrore shqiptare do të ishte përpara së gjithash një fushë betejë midis shqiptarizmës dhe etjes sllave për zaptimin e trojeve të iniciuar ndofta pesë shekuj më parë prej ëndrave të Car Dushanit.Gjakftohtësia në kulmin e betejës ishte natyrë e dytë e tij.Sado e komplikuar të ishte situata,sado vdekja t’u vinte rrotull pozicioneve Sufa do të ishte gjithmonë në pragun e vdekjes por duke biseduar me jetën.Për turp të Artit Ushtarak Shqiptar duhet thënë se pikërisht ky fshatar i mënçur nga Dibra duhej studiuar me imtësi.Veprimet dhe energjitë luftarake të tij,të përshtatura me situatën dhe resurset njerzore mbeten një mister përpara të cilit do të përkulen me veneracion të gjithë ushtarakët shqiptarë.Sidomos në kushtet e sotme kur arti ynë ushtark po ndahet përfundimisht nga teoria ushtarake leniniste,beteja e Kolesjanit duhet të renditet ndër të parat nga mënyra e organizimit sipas pikëpamjeve të luftës popullore.

Më pas pushka e tij do të shkrepte kudo ku „shkelnin „ ëndrat serbe.Dhe shkrepja ishte me të vërtetë gjëmë madhe.Ka ndodhur të sulmohen sërbët në Manastir.Janë thyer dhe kanë thënë: aha,na ka sulmuar Sufa.Po atë ditë,luftime janë kryer edhe në malin e Vrahiçit.E përsëri,mjaft serbë të zënë rob kanë deklaruar : Na ka sulmuar Suf Xhelili…Ish-kapiteni serb Stavro Belishica ka shkruar ;

„Kur e shoqëruam Elez Isufin nga Dibra e Madhe për në Sllovë,kishim marë urdhër në rastin më të parë që do të na krijohej mundësia.Prania e Sufës,mënyra se si ai organizoi mbrojtjen e ngjeshur rreth Elezit me malësorët,bëri të dështojë qëllimi ynë.Ne dridheshim përpara Sufës.Ai na shtypte me shikimin e tij të rëndë dhe na impononte këndvështrimin ose vdekjen e sigurtë“.(Xhelal Ndreu „Kujtime të Pabotuara“ – marrë nga Stavro Belishica në vitin 1941 ).

Sufa nuk ishte përbindësh.Shtatmesatar,i urtë,fisnik deri në flijim për çështjen kombëtare ai do të ngjitej thuajse i vetëm deri në lartësirat marramendëse të legjendës.E atëhere ? Si shpjegohet tmerri serb prej tij ? Historia e Ballkanit është mjaft e trazuar.Në te janë shtresëzuar gjurmët e sa e sa betejave midis kombeve,midis njerëzve që u përkisnin fiseve të ndryshme,midis etnive. Në këtë shtresëzim,në një kapërthim thuajse tragjik janë gjendur kurdoherë shqiptarët me sllavët.E nëse shqiptarët njihen si popujt më të lashtë të Ballkanit,dihet se shumë shekuj pas tyre,ortodoksët sllavë të Ukrainës erdhën deri në kufijtë veriorë të principatës së Ballshajve.Prej këtej do të ngjizej konflikti i madh për mos t’u shuar edhe sot në Evropën e qytetëruar.Një rresht burrash trima e të mençur do ta mbronin kombin,gjuhën dhe trojet e të parëvet të shqipes deri në ankthin e tyre sublim.Ndër ta është edhe Sufa,padyshim i veçantë ndaj urrejtjes që bartëte për serbët.Në këtë lidhje gjaku e për më tepër thirrje e gjakut të të parëve do të rritej trimëria dhe krenaria e Nëntë Maleve të Dibrës.Ka një moment në jetën e Sufës,të cilin e përfolën aq shumë historianët tanë „ të edukuar“ me mësimet e Partisë kuqe sllavo shqiptare.Një moment i cili do të bënte që për pesë dekada,emri i Sufës të ishte në krye të anonimatit gjigant në kujtesën kombëtare.Flirti i tij me Esat Pashën.Dihet se ky i fundit i ofroi Suf Xhelilit,para,tituj,grada e poste.Por ky si pranoi kurrë.Dihet se gjithashtu se prapa Esatit ishin qarqet ultrareaksionare e shoveniste serbe.Por ky „flirt“ mendohet të jetë një nga ato lojëra të mençurisë popullore Dibrane.Momenti i „bashkëpunimit“ të Esatit me Sufën do të gjallte habi tek disa krerë të parisë së dibrës dhe vetëm kaq.Ndërsa largimi i tyre,jo vetëm do të çlironte shumë patriotë nga ankthi,por do të diskreditonte përfundimishtë të përkdhelurin e serbëve,Esatin për të cilin Shqipëria ishte vetëm pronë për t’u ndarë edhe pse rrezikohej liria dhe etna e jonë.Dhe „ndarja“ e Esatit me Sufën ka qenë pothuaj tmerruese për serbët.Në një letër që patrotët dibranë i dërgojnë Elez Isufit thuhet: „Këtu,Dardha,Reçi dhe Lura po ju presin juve ose Suf Xhelilin dhe ju lutemi që një orë e më parë të vini këtu.Suf Xhelilit nuk munda me i shkrue letër veçmas,mbasi nuk mu ndodh letër.Por presim që një orë e më parë të vini ose të çoni Suf Xhelilin.Për këtë punë dhe ne ju lusim dhe krejtë krahina dhe katundet e këtushme.Vëllezërit tuaj:Dik Xhelili dhe Miftar Kaloshi“.

(Elez Isufi,dokumente,fq.132).

Forcat esadiste po përgaditeshin për luftë vëlla me vëlla duke paracaktuar kësisoj fatin e betejave të mëvonshme me serbët.Por kjo luftë nuk u bë falë ardhjes së menjëhershme të Suf Xhelilit,pjekurisë dhe trimërisë për të marrë mbi vete edhe disa romuze që nuk i kanë takuar kurrë trimit.Fill pas kësaj,duke denoncur paktin Esat-Pashiq për daljen e forcave serbe në Durrës,do të organizohej beteja e Qafës së Trojakut.2000 ushtarë serb të vrarë dhe mbi 1000 të zënë rob jo vetëm do të pengonin serbët në daljen e tyre në Adriatik por do të shokonin artin ushtarak të Shtabeve të Beogradit,duke rishfaqur një dimension të zakonshëm të tij,atë të frikës përballë dibranëve që udhëhiqeshin nga Sufë Xhelili.Më pas, së bashku me trimat,ai do të shpalloste humanizmin e racës sonë.Të gjithë robërit,mbaheshin me bukë e ktheheshin për në vendin e tyre të çuditur me shpirtin e madh të luftëtarit. Ngase e donte Dibrën dhe krejt Shqipërinë pa serbët,ngase inspironte për demokraci të vërtetë,Sufë Xhelili qe i pari në Dibër që u vu në mbrojtjen e shtetit të parë demokratik disamuajsh të Nolit.Në kuvende,në odat e burrave,apo pyjeve e maleve të Dibrës,ai do të shprehej me shumë simpati për Nolin dhe ato çka deshi të bënte ky. Vizioni i tij politik,megjithëse i mjergulluar në kohë e situata të ndryshme do të ishte kurdoherë i qartë pro demokracive të Perëndimit Eurpian.Dhe skish si të ndodhte ndryshe.Një jetë e lodhur luftëtarësh të pambarim do të donte të shuhej vetëm duke parë lindjen e kësaj demokracie.

Arkivat e heshtura serbe nuk kanë folur akoma.Por dihet se një plumb nga dora tradhëtare gjeti zemrën e Suf Xhelilit në dhjetorin plot mjergull të vitit 1924.Natyrisht plumbi nuk mund të qëllonte do këngët,bëmat,bisedat dhe legjandat për këtë dibran që u bë tmerri i fqinjit të vet grykës.

Miqësitë e lidhura shumë vite më pas të Hoxhës me jugosllavët do të lëndonin deri dhe gurët e varrit të Sufës.Gjithsesi ai mbijetoi përmes idealit të tij,duke u shfaqur i plotë në ditët tona.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, Suf Xhelili, tmerri i serbo-sllaveve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 18
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT