• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DORA QË ZBULON SIMBOLIN 12 000 VJEÇAR TË BESIMIT ARBËR

September 30, 2017 by dgreca

Ky popull (shqipetar) (…) i vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjëve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të veta./

At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqes, Paris (1919)/

1 Fatbardha-Demi

NGA FATBARDHA DEMI/Duke folur për origjnën e Kombit tonë, analisti Mustafa Nano shprehet : « Ka ndonjë autor që i quan (shqipetarët-shën im) Ilirë, por ka edhe ndonjë tjetër që i quan Trakas (…) Në këtë rrethanë do na duhej të provonim që shqipetarët rrjedhin prej ilirëve apo, me fjalë të tjera, që ka një vijushmëri të pandërprerë iliro-shqipetare. Mirëpo edhe historiani më budalla e di se kjo gjë është ende e paprovuar 100% ». (1)

Risjellja e debateve të dy shekujve të kaluar, siç është teza e mësipërme e M.Nanos është bërë një dukuri e përsëritur në masmedia, ku qëndrimi “dogmatik” (dhe jo kritik) ndaj botimeve të disa autorëve shqipetarë dhe të huaj, dëshmon mungesën e njohurive mbi Lashtësinë e Kombit tonë dhe të Europës parahistorike në përgjithësi.

Që në shk 18, historiani dhe gjuhëtari Johann Thunmann (1746-1778) ishte i pari që mbështeti fort, tezën e vijëmsisë Ilire të shqipetarëve, në trevat ku shfaqen si arbër në mesjetë. (2) Autorë të tjerë, veçanrisht vepra e Eduard Shnaiderit « Pellazgët dhe pasardhësit e tyre » (Tiranë 2009), sjellin fakte mbi origjinën dhe vijushmërinë e Arbërve , që nga zanafilla e formimit të bashkësive të para të njeriut primitiv dhe përdorimin e gjuhes pellazgo-shqipe , shumë përpara  gjuhës sanskrite të Vedave indjane (Petro Zhei Shqipja dhe Sanskritishtja, ).  Megjithatë, kjo vlerë e veçantë e Historisë së Shqipetaro-Arbërve të sotëm, nuk njihet nga shkenca botërore, çuditrisht edhe nga Albanologjia zyrtare, të cilat, në përgjithësi e quajnë jashtë çdo llogjike, të gjurmohet lidhja e popullsive moderne me fise të një periudhe “pa shkrime” dhe “pa data”.

Fustel de Coulanges (La cité antique) duke shtruar pyetjen : « Ç’kujtim na mbetet nga brezat, të cilat nuk kanë lënë as edhe një tekst të shkruar? – përgjigjet se – Fatmirsisht  për njeriun, e kaluara nuk vdes kurrë plotësisht. Edhe pse njeriu mund të harrojë (…) është vetë ay, që në çdo epokë është prodhim dhe përmbledhje e të gjithë periudhave të mëparshme ”. (3) Këtë mundësi, na e jep sidomos shkenca mbi BESIMIN , e cila është në gjëndje të zbulojë periudhat më të hershme të zhvillimit të botkuptimit të njeriut, për rrjedhojë edhe zanafillën dhe vijushmërinë e popujve të mbijetuar deri në ditët e sotme. Sigurisht ky kërkim vlen, vetëm për popujt e lashtë (natyral) , origjina e të cilëve nuk vjen nga popuj të tjerë, siç është rasti i Kombit Shqipetaro-Arbër.

Domosdoshmëria e kërkimit të ndonjë forme të besimit (në parahistori-shën im), pohon Angelo Carcagni (Arte Religione e Magia – Grotta dei Cervi a Porto Badisco) është e lidhur ngushtësisht me çfaqjen dhe thelbin e qënjes së njeriut mbi tokë. Një grup, një klan, një tribu, një shoqëri, nuk mund të mbijetojë pa një formë besimi që t’i udhëheq dhe t’iu  jap mbështetje » (4) Po të shohim nga afër ritet që njeriu ndjek apo formulat që ai thotë, vëren F.Coulanges, atëhere do të gjejmë shënjat e asaj që njerëzit besonin pesëmbëdhjetë apo njëzet shekuj para tyre. (5)

Nisur nga sa u tha më sipër, për të dëshmuar vijushmërinë e Kombit Arbër nga fiset e para europiane , do ta nisim rrugëtimin tonë mbi historikun e BESIMIT me pyetjen se :

Nga e ka zanafillën simboli i ritit të BEKIMIT kristian ?  

Në fotot e mësipërme shikojmë : Një pikturë të Krishtit (fig.1) ; Statujë e vitit 452 e Apostulit Shën Pal e punuar me bronxin e shkrire të statujës së Jupiterit (Zeusit të romakëve) (fig.2); Busti i Shën Baudime e vitit 1180/1200; Romanesque (French, Auvergne) (fig.3); Papa në Vatikan, shk 21 (fig.4)

Pavarsisht hapësirës shumë shekullore që i ndan figurat e mësipërme, dora e tyre e djathtë shpreh të njejtin gjest – tre gishta të hapur dhe dy të mbledhur. Të gjithë e njohin këtë shënjë të dorës së njerëzve të Perëndisë, që shoqërohet me fjalët : “ Të bekoj…! ” ose në gjuhën popullore, bekimi për mbarësi në jetë.

Sipas mitit, ritet që duheshin zbatuar në besimin kristian ishin të diktuara nga Krijuesi. Tek urdhëresa me Numrin 6: 22,27 , përcaktohej se – bekimi duhej të kryhej vetëm duke përmëndur emrin e Zotit –  (… Duke vendosur emrin tim mbi fëmijët e Israelit, unë do t’i bekoj (rrjështi 27).

Sipas shkrimeve të shënjta, njeriu tokësor nuk kishtë  pushtet për të bërë bekimin , këtë të drejtë e kishte vetëm Krijuesi. Për rrjedhojë, të gjithë shërbenjësit, domosdoshmërisht duhët të  vinin në dukje, se bekonin në emër të Zotit, siç jepet ne bisedën e Isakut me Giacobbin : « … Zoti i gjithpushtetshëm të bekon, të bën pjellor që të shumohesh, në mënyrë që të bëhesh një bashkësi popujsh…(Genesi 28 : 3,4) (6)

Në shekujt e mëvonshëm, kur në mitet besimtare rolin e shëmbëlltyrës së Zotit në Tokë e merr Jezusi, fëmija i ngjizur nga një grua tokësore (Maria) me Frymën hyjnore (Zotin), gjatë ritit të bekimit, nuk përmëndet më vetëm emri i Krijuesit. Krishtit duke i bekuar Apostujt , u thotë : « Shkoni pra , drejtoni të gjithë popujt në emër të Atit , Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, duke i mësuar ata të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam udhëruar » (Mattëo 28 : 19,20) (7)

Edhe sot, bekimi bëhet në emër të tre figurave hyjnore (Krijuesit, Birit të tij- Jezusit dhe Shpirtit të Shënjtë), që tregon një fazë të re të besimit  hebraik të njohur me emrin Kristianizëm, me simbolin e tij përfaqësues – TRINITA (që shpreh përfaqsimin e trefisht të Zotit-NJË) . Tre gishtat e ngritura të dorës, me të cilën bëhet riti i bekimit katolik dhe ortodoks, shprehin simbolikisht këtë teollogji. Sipas fjalorit teosofik : “Kur një prift kristian bekon duke përdorur tre gishtat e dorës , ay përcjell një shënjë magjike që shpreh pushtetin e trekëndëshit apo të Trinitisë” (8)

Para disa vitesh, duke vizituar parkun arkeologjik të Butrintit, shoqëruesi më pyeti nëse e dija se përse në trupin e statujave të zbuluara të cilëve u mungonte koka, kishtë një vrimë të thelluar. I kënaqur nga heshtja ime, nxitoi të më sqaronte se, për mungesë kohe si rrjedhojë e ndrimeve të shpeshta të mbretërve apo figurave të rëndësishme, artistët e lashtësisë kishin gjetur një rrugë shumë praktike : ndronin vetëm kokat tek statujat e paraardhesve te çfronësuar, të aratisurve apo të vrarë si armiq.  Në rast se me « kokat» do nënkuptojmë mitet e reja që zëvëndësuan ato të Besimit të lashtë, do të arijmë në përfundimin se « skeleti » i miteve, gjatë dhjetra e mijra shekujvë të historisë njerëzore, ka mbetur në thelb po ay. Këtë na e dëshmon edhe objekti arkeologjik (fig.1,2 poshtë) i zbuluar në trevat e banuara nga fiset etruske, ku paraqitet besnikërisht  simboli i « dorës së bekimit » kristian .

Modele të ngjashme të saj janë zbuluar edhe në trevat jugore të Gadishullit ballkanik dhe Azinë e Afërme. Të bën përshtypje vendosja e figurave të shumta në dy anët e « dorës » si : gjarpri me kurorë, dashi, kupa që përdoreshin gjatë riteve, shkopi karakteristik me dy gjarpërinj të ndërthurur (si i Hermesit tek pellazgët dhe i Mërkurit tek romakët), boçe të pishës, bretkoca, hardhuca, degë bimesh, etj. Studiuesit e kanë të vështirë të zbulojnë, se çfarë kanë dashur të shprehin autorët e veprave me këto figura dhe përse i kanë vendosur aty . Kjo ka arësyen e vet, sepse siç pohon Prof. Angelo Carcagni : « arti » i lashtësisë është pasqyrim i frikës dhe dëshirave të njeriut dhe shpreh natyrën mistike dhe magjike të botkuptimit primitiv, që drejtohet drejt misterit, të padukshmes, mbinatyrores…  (9)

Dihet, se shumë pak është zbuluar ky mendim magjik i shprehur me simbole, e në shumë raste është keq-shpjeguar , megjithëse figurat që mbulojnë dorën janë nga më të rëndësishmet në mitet pellazge siç është gjarpri, shqiponja, dashi, etj.

« Dora » është gjetur pranë vëndeve të shënjta dhe altareve, të përdorura gjatë riteve të lutjes. Nga vëndi ku janë zbuluar këto objekte arkeologjike, mendohet se origjina e tyre u përket fiseve etruske të Italisë, thrakëve të Ballkanit apo frigëve të Azisë së Afërt, hapësira gjeografike ku kanë jetuar Pellazgët e lashtë.

Çfarë përfaqësonte gjesti i tre gishtavë në besimin e Pellazgëve ?

« Dora » parahistorike, sigurisht nuk kishte të bënte me bekimin në emër të Zotit, sepse nuk kemi asnjë të dhënë për ndonjë rit të tillë në praktikën besimtare të Pellazgeve.

Ngarkimi i saj me figura të kafshëve , bimëve dhe simboleve më të rëndësishme të Perëndive  pellazge (që gabimisht quhen greke – emërtim i panjohur deri në shk 19 për ndonjë popullsi) , na bën të mendojmë se shprehte  një IDE e cila lidhej me figurën kryesore të besimit të Lashtë – me KRIJUESIN . Meqënëse hartuesit e riteve kristiane , që më përpara  kishin praktikuar ritet pellazgjike, kanë huazuar nga « dora » etruske vetëm simbolin e tre gishtave, dëshmon se « Zoti i panjohur » fshihet mbas numrit TRE . Kuptohet, që modeli i numërimit duke përdorur gishtat, i përket periudhës më të herëshme të njeriut primitiv. Eduard Shnajder pohon se : « Numërimi është edhe ai (me zanafillë –shën im) primitive (…) Pellazgu dhe më vonë Shqipetari, ka mundur të kuptojë numërimin duke përdorur gishtat dhe ka mbajtur dhjetëshen , të cilën për nevojat e tij e shumëzonte në pambarim » (10)

Në rastin e « dorës » etruske, gjesti me TRE gishta, nuk shpreh sasinë e tre figurave hyjnore (Krijuesit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë) siç ndodh në formulën e bekimit kristian, por duket se në këtë numër shprehej vetia kryesore e Zotit-NJË. Këtë dukuri, njeriu primitiv e diktoi për herë të parë tek tre pamjet me të cilat ndryshontë  HËNA. Figurina e « dorës » përdorej gjatë kryerjes së riteve të misterit, të cilat zhvilloheshin natën kur sundontë HËNA (Zoti – femër). Në Enciklopedinë e simboleve të J.C.Cooper shkruhet se „ dora me tre gishtat e ngritura , shpreh fazat e Hënës“. (11)

Studiuesit e sotëm nuk e njohin faktin historik se: Pellazgët dhe të gjitha fiset e para të Euro-Azisë, kishin BESIM HËNOR , i cili ka mbisunduar, që nga lindja e njeriut parahistorik, e deri disa shekuj para triumfit të besimit kristian. Emri i tij mbijeton edhe në kohët moderne (i shtrëmbëruar në shqiptim dhe përmbajtje)  – Sellenizmi/Hellenizmi. Perëndia më e rëndësishme në Egjiptin e lashtë –Thot, apo Buddha në Indi ishin Perëndi hënore. (12)

Të gjitha figurat e botës shtazore, bimore dhe të simboleve të tjera (peshorja, shkopi i Hermesit etj), të cilat i shikojmë tek modelet e ndryshme arkeollogjike të « dorës », janë simbole kultike që shprehin natyrën e saj të gjith-pushtetshme. Në mitet e mëvonshme, këto figura të natyrës, u përdorën si simbole të perëndive kryesore .

Në disa objekte të Dorës etruske / thrako / frige, nuk mungon edhe prifti apo orakulli njerëzor – një burr i moshuar, i cili na tregon gjestin e tre gishtave dhe mban një Hënë madhështore mbi kokë (fig.1,2 poshtë) .Topthi që ndodhet në çdo cep të saj është simboli kryesor i Krijuesit dhe shpreh idenë : Hëna = Zoti.

(detaj)

Me emrin e Perëndeshës hënore të Dodonës – Sellena, Pellazgët hyjnorë, emërtuan shumë mbretër e mbretëresha të famshme (Sellena/Selleni) që ishin njëkohësisht edhe priftërinj dhe priftëresha, por nga këmbimi i shkronjave të afërta (s/h dhe l/ll) dhe për faj të shkruesve të lashtë, u trashëguan në botimet e sotme në formën Helena/Heleni. Deri në shekullin e 19, për kishën ortodokse e latine, besimi i “barbarëve” dhe i shqipetaro-arbërve emërtohej – “Hellenizmi”.

Duhet të kemi parasysh se , objekti arkelogjik i « dorës » (afërsisht shk.I – IVpas K) për të cilin flasim, është i periudhës së ashtuquajtur « heleno-romake », por kulti që shpreh i përket besimit të fiseve të para autoktone të Euro-Azisë së Afërt.

Besimi hënor i Pellazgëve dhe simbolet e tij është trajtuara gjërësisht në librin „Sellenizmi-Besimi që sundon Botën“, prandaj nuk po zgjatem në këtë pikë.

Deri këtu, kemi arritur të dëshmojmë se : Riti i bekimit në besimin katolik dhe ortodoks, e ka origjinën nga periudha para-kristiane dhe është përshtatur nga teologët e besimit të ri, miteve të Biblës. Gjesti i dorës, i përket besimit hënor të fiseve Pellazge, ritet e të cilit, vazhdojnë të kryhen në trevat arbërore në formën e traditës popullore.  Por, a janë Shqipetaro-Arbërit e sotëm, pasardhës të ligjshëm të Pellazgëve hyjnorë, kur vihet në dyshim vijushmëria e pandërprerë „iliro-shqiptare“ ?

Në fakt „teza pellazge“ për origjinën e shqipetarëve, nuk është ndonjë risi e re për studimet europiane dhe botërore.  Studiuesi hungarez L.Taloci (1834-1916), krahas shumë eruditëve të tjerë (shqipetar e të huaj) pohonte se : « Nuk mund të dyshohet që Shqipetarët të jenë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Pellazgëve, kur në çdo hap gjen në gjuhën, në zakonet, traditat e legjendat e tyre, të gjithë shënjat karakteristike të njerzve primitiv që nuk i gjen tek asnjë popull tjetër. (…) Nuk ekziston asnjë popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që të mund të ndjekë historinë e racës së vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta deri në ditët tona sikurse populli shqipetar”  L.Taloci (1834-1916) (13)

Për ironi të fatit, për skeptikët e kësaj të vërtete historike, atë e dëshmon katërcipërisht edhe …

Dora me tre gishta

Nga studiuesit, ky objekt arkeologjik është emërtuar “Dora e Sabacios” , emër dhënë burrit të moshuar të ulur në pëllëmbën e dorës, që hamëndsohet të jetë Perëndi e fiseve frige, nisur nga qeleshja tipike me majë të përkulur.

Së pari, duhet të njohim faktin se, fiset në trevat e të cilëve është gjetur ky objekt, janë të së njejtës etni pellazgjike. Sipas dëshmive të sjella nga autorët e lashtë dhe shkencat moderne (Arif Mati , Mikenët = Pellazgët), del se : Sipas Strabonit (libri VII, 3/2), Frigjianët janë Brigë, degë etnike e Thrakëve. Gjithashtu sipas Hekate të Miletit, Tuqiditit (IV,109), Herodotit ( I ,57) ,Tirrenët (Etruskët) dhe Pellazgët bënin pjesë në të njejtën tërësi etnike (…) Zanafilla etnike dhe gjuhësore e shqipetarëve është e pakundërshtueshme, meqënëse këta të fundit rrjedhin nga Thrako-Ilirët , ata vetë pasardhës të drejtpërdrejt të Pellazgëve. (14)

Pra, fiset e lashta etruske, frige, thrake dhe paraardhësit e shqipetarëve të sotëm, ishin fise të së njejtës gjini. Studiuesi Arif Mati, në doktoraturën e mbrojtur në Universitetin e Sorbonës (Paris) , në përfundim të fakteve të paraqitura, pohon se :  Shqipëria dhe rajonet në kufi të saj, paraqesin një rast unik në Europë : Një dhe vetëm një popull, i cili jeton në tokat e tij stërgjyshore , të paktën qysh nga Neolitiku. Vijëmsia arkeologjike antropologjike,kulturore dhe etno-gjuhësore është aty më se e dallueshme. (15)

Por “arkivit” historik të arbërvë, nuk i mungojnë edhe shumë fakte të ruajtura në historikun e  BESIMIT, disa prej të cilave po i rradhisim më poshtë :

1.Tek fiset pellazge, qeleshja shërbente si simbol i njeriut “ndërmjets”(priftit) midis njerëzve tokësorë dhe Krijuesit, detyrë që e kryente familja mbretërore, siç e vërejmë qartësisht tek “dora e Sabacios” ku pasqyrohet Sabacio, mbreti i hyjnizuar si Perëndi dhe Dioskurët. (fig 2 lart).  Në shekujt e mëvonshëm, qeleshja u përdor nga të gjitë pjesëtarët e fiseve pellazge, si simbol i popullit që gëzonte mbrojtjen e Zotit (Hënës), duke e emërtuar veten “popull hyjnor”.

Sipas shumë dëshmive historike, Shqipetaro- Arbërit e ruanin këtë emërtim edhe në shekullin e 19. Këtë fakt, përveç Rilindasve tanë, na e kujton në analizën historike edhe gazetari Dimitrios Epikouris (sipas metodës “greke”) në dy shkrimet e tij (maj 2012) : “… pasardhësit e hajdutëve të pulave dhe deleve , që rronin në majë të bjeshkëve dhe brënda shpellave , që rrallë laheshin ,që grabisnin gratë nga prindërit e tyre dhe plaçkisnin katundet, (… ) Këta barinj të sertë e malësorë , nisën të besonin se ata nuk ishin vetëm pinjollë të grekëve të vjetër (helenëve pellazgë-shën im), por edhe një popull i bekuar nga Perëndia” (16)

Nga kjo traditë e lashtë pellazgjike, e ka zanafillën edhe miti i “popullit të zgjedhur”, i fiseve që ndoqën Mojsiun në malin Sinai . Emri i Hënës tek Assirët ishte Sin me të cilin emërtuan malin Sin-ai, dhe duke qënë një vënd i shënjtë hënor, u përzgjodh për mitin biblik të hebrejve. (17)

Me qeleshen me majë të rënë, sipas objekteve arkeollogjike, pasqyrohet : Farkëtari i armëve të Hyjnive në Olimp – Efesti; Mithra , Sabacio, Attis, princi dardan i Trojës – Paridi në Lindjen e Afërme, por edhe njerëz historik të Dardanisë së lashtë të periudhës romake si, Burrëbistra dhe Decebali. Në kohët moderne, ajo paraqitet si pjesë e veshjes së traditës, vetëm e popullsisë shqipetaro-arbërore .

  1. 2. Që Arbërit ishin “popull hyjnor” e dëshmon edhe emri “Kombi shqipetar”, apo “ kombësia shqipetare / arbërore”. Ky emërtim e ka origjinën nga simboli i NYJES , që në mitet e lashta pellazgjike, shprehte natyrën hyjnore të njeriut të “ lidhur me Zotin” (në gjuhën shqipe : kom-b dmth nyje e formuar nga lidhja, trajtuar tek ” Emri Komb,“pasaporta” parahistorike e Arbërve”. Këtë “nyje hyjnore” e gjejmë tek “dora e Sabacios” ndërmjet rrathëve të një gjarpëri të përdredhur (fig.3 lart). Në kohët moderne , ky emërtim parahistorik vijon të përcaktojë Shqipetaro- Arbërit e sotëm , fakt që dëshmon vijushmërinë e pandërprerë të popullsisë që e ka krijuar këtë simbol.

3.Simboli i rrufesë që ka mbi kokë Perëndia Sabacio (fig.1lart) dhe në dorën e djathtë (fig.2) është simbol i Zeusit thesprot, emri i të cilit shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe (Za – zëri; shigjetat e rrufeve, me të cilat ai dënonte fajtorët, shkaktojnë bubullima më një zë të tmershëm), Tempulli i tij- Dodona- ndodhej në trevat arbërore të Iperisë (Epirit) dhe i përkiste besimit hënor.

  1. 4. Për studimin tonë , një dëshmi shumë më e lashtë sesa “dora” etruske/thrako/frige, megjithëse na mungon si objekt arkeologjik, është ruajtur mrekullisht në gjuhë – emri i Perëndisë egjiptiane Thot. Fustel de Coulanges pohon se : “Kuptimi i thellë i një rrënje gjuhësore, mund të ngërthejë, ngaherë, një mendim apo zakon të lashtë ; idetë dhe kujtimet u venitën ; por fjalët mbetën dëshimtare të pandryshueshme të besimeve që u zhdukën”. (18)

Në Fjalorët mitikë, Thoti ka qënë Perëndia henore e dinastive të para. Simboli i tij ishte bastuni me dy gjarpërinj që ndërthuren. (19) Ky simol, siç e shikojmë (tek fig. poshtë, mbrapa kokës) në monedhën romake të vitit 82 pK, ka shoqëruar në objektet e artit të lashtësisë, Perëndinë Hermes. Qeleshja arbërore , që duket në anën e mbrapme të monedhes , shpreh figurën e mbretit-bari , njëkohësisht edhe prift, i fiseve dardano-etrusko-iperiote .

(20)

Përkatsia pellazge e Hermesit dëshmohet edhe nga fakti , se me këtë emër është emërtuar nga helenët në Helladë – Perëndia Thot.

Xh.Katapano në veprën e tij “Thoti flistë shqip”(Thot parlava albanësë”, 1984)  zbulon jo vetëm kuptimin e emrit të Thot-it dhe përkatsinë etnike nga Atlantidët (21), por edhe rolin e tij në përparimin e shkencave dhe filozofisë së Egjiptit të lashtë : “Thoti ishte më i madhi i të gjithë iniciuësve të lashtësise, i quajtur themelues i shkencës së fshehtë, lajmëtari i natyrës hyjnore më të lartë. Emri i tij tregon këtë funksion –  thot – dmth ai thot (kumton) fjalën e Zotit, atë që duhet të bëj njeriu mbi tokë (në relativitet) më qëllim që « jeta njerëzore » t’i ngjajë « asaj hyjnores ». (22)

Nuk do të ndalemi këtu për të gjitha shpikjet që i vishen Perëndisë Thot në fushën e shkencës, shkrimit dhe artit . Ajo që na tërheq vëmëndjen është emërtimi i tij i dhënë nga helenët , të cilët  “ kur e mbartën në Olimpin e tyre , ja ndruan emrin në Hermes (Ermete Trismegisto gr.) dhe si mirnjohje për shkencën që ai i kishtë përcjellë Solomonit, Platonit dhë Pitagorës, i dekretuan titullin « Tre herë i madh », duke ja ruajtur të pandryshuara funksionet. (23)

Sikurse Xh. Katapano edhe studiues të tjerë, kanë pranuar se, emërtimi TRISMEGIST, përkthehet „tre herë i madh“:

  • Niko Sillo (Etruskishte – Toskërishte) pohon se emërtimi “trismegisto”(gr) do të thotë : Tre herë i Madh. (24)
  • Helena P. Balvatsky, hartuese e Fjalorit Teosofik , vëren se emri Hermes – Trismegisto është emri i Thotit apo Hermesit në pamjen e tij njerëzore, që do të thotë “tre herë i madh”. (25)  Një nga emërtimet e Hermesit ishte – Atlantiades. (26)

Eduard Shnaider, duke ju afruar më shumë së vërtetës gjuhësore vëren: “Sa për Mërkurin (emërtimi romak për Thotin) poet, muzikant, çpikës i lirës, e para vegël muzikore me kordha, që mëndja e njeriut të ketë krijuar, ne e gjejmë mishërimin e saj, në fjalën « trismegiste » siç quhej prej grekëve. Vetëm fjala e rrokjes së parë është deformuar. Kështu « tris » duhet marrë për « kris »,troket, nga kemi kris-me-gisht,në kuptimin prek ose nxjerr tinguj,siç e kërkon teknika e lirës. (27)

Tre nga këta autorë, janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe – arbërishte, ndërsa H.Balvatsky ishte njohëse e mitollogjisë dhe simboleve të lashta. Siç duket, studiuesit nuk i kanë dhënë rëndësi apo nuk e njihnin besimin e Atllantidëve-Pellazg të cilëve u përkiste kjo Perëndi 12 000 vjeçare, megjithëse, psh  H.Balvatski në Fjalorin e saj teosofik, pohon se,  Perëndia Thot mban si kurorë një disk hënor dhe emri i tij në formën “Hermes- Thot- Aah” shpreh : Thoti – Hëna.  (28)

E verteta e emertimit te Thotit/Hermes bazohet pikërisht tek natyra kryesore e tij e theksuar nga Xh.Katapano : “Thoti ishte më i madhi i të gjithë iniciuësve të lashtësise, i quajtur themelues i shkencës së fshehtë, lajmëtari i natyrës hyjnore më të lartë “ . Pra kryente detyren e priftit dhe te mesuesit te BESIMIT HËNOR (Fe dhe Shkence) dhe për këtë dituri të nivelit më të lartë për kohën që përfaqsonte Thoti , siç e pamë më lart, Solomoni, Platoni dhe Pitagora, e emërtuan  gjuhësisht : (Thot) Hermes Trismegisti.  Kjo fjalë , në fakt, në gjuhën shqipe është një fjali : tri(s) + me + gist dhe në formën e sotme do të kemi, “me + tri (dialekti çam) + gis(h)ta” (gërma “sh” nuk shkruhej në lashtësi), siç e shpreh qartësisht “dora” etruske/thrake/frige , si dhe duart e Perëndisë Sabacio me Hënën mbi kokë.

Simboli i besimit hënor – numri TRE– u bë emërtimi themelor i kristianizmit -Trinita – i shprehur me gestin e bekimit, në emër të Krijuesit (tre gishta të hapura të dorës). Dogma e Trinitris, u përpunua në shekullin e IV pas Kr. nga “ati i Kishës” Shen Anastasio dhe pasuesit e tij.  Në Testamentin e Vjetër, misteri i Trinitis nuk eshte zbuluar hapur , për të mos u dhënë hebrejve , të rrethuar nga besimtarë paganë, rastin të bien në besimin e lashtë (politeizëm) (29)

Huazimet e dogmës kristiane duken qartësisht në një afresk të periudhës së Rilindjes italiane (foto poshtë), ku së bashku me Krishtin që shpreh gjestin e dorës etruske, jepet simboli i rrethit, gjarpërit dhe rrezeve. Ay paraqitet si një burrë i moshuar , sikurse Perëndia Sabacio, në dallim nga pamja rinore me të cilën e shikojmë në artin kishtar. Me qënëse ka një libër në dorë (simbol i ligjeve të Moisiut diktuar nga Zoti), mund ta emërtojmë Krishti-Sabacio , siç është quajtur edhe Zeusi Sabacio, në kohën e Perandorisë romake(30), që dëshmon se Sabacio ka përfaqsuar Zotin pellazg (Hënën) të pa njohur deri më sot.

Parrocchia ortodossa (31)

Si perfundim: Duke patur si qëllim të dëshmojmë origjinen parahistorike të Shqipetaro-Arbërve të sotëm dhe vijushmërinë nga bashkësitë fisnore më të vjetra Euro-Aziatike, mjaftoi gjurmimi i një prej riteve të Besimit kristian, për të zbuluar të vërtetën e llogjikës shkencore se : “Në qoftëse veçorit gjuhësore, të fesë, të traditave e të zakoneve, të përallave e të legjëndave, që ne po i studiojmë në përgjithësi (…) pra në qoftese të gjitha këto veçori kanë një rëndësi, Shqipetarët e sotëm janë përfaqësuesit e fundit, janë të mbijetuarit e fundit të Pellazgëve të vjetër autoktonë”. (32)

Në “Arkivin” e Kombit tonë të kohëve moderne, gjënden të pazbuluara me mijra dëshmi të tjera të çdo fushe, të cilat pasqyrojnë historinë e zhvillimit të shoqerisë dhe botkuptimit europian e atij botëror. Në mungesë të dokumenteve shkrimore dhe pamundësisë së zbërthimit shkencor të dëshmive të vetme -simboleve mistike- studiuesit i kanë drejtuar syte drejt fiseve primitive të kohës moderne në Afrikë, Azi dhe Kontinentin Amerikan. Fatkeqsisht , përputhja e epokës parahistorike me atë të dy-tre shekujve të fundit, është vetem në aspektin biologjik dhe shumë pak në atë besimtar dhe shkencor të Kontinentit të lashtë europian.

Gjithashtu, këto fise të shk 17-20, nuk e zotërojnë gjuhën pellazgo-shqipe, me të cilën fiset parahistorike euro-aziatike krijuan besimin e tyre, duke e fshehur brënda shkencës okulte ( një arësye se përse Thotin –Hermes nuk e gjejmë në art, me gjestin e dorës etruske). Kjo pasuri e ruajtur vetëm nga mbijetesa fizike e Arbërve “hyjnor” gjatë qindra shekujve të tragjedive të përgjakshme të lashtësisë dhe të kohëve moderne, duhet t’i përkas Fondit Botëror të UNESCO-s.

Në rast se ka studiues, që faktet e ketij “arkivi” nuk dëshirojnë t’i njohin, i fshehin mbas llafollogjisë shtërpe, fallcifikimeve apo synimeve që nuk lidhen me të VËRTETËN , nuk na mbetet gjë tjetër, veç t’iu kujtojmë fjalët e Sfinksit, objektit më të lashtë të Atlantidëve që sunduan në Egjipt : Kush ka veshë për të dëgjuar (të vërtetën –shën im), dëgjon…! ( Enel “A Message from the Sphinx”). (32)

 

1- Mustafa Nano: “Ah moj Vojsava ,qe na prishe mendsh me kete origjinen tende!” http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6784

2- Autore te gjuhes gjermane Albanologjia- ne Biblioteken Kombetare, Ardian Klosi, Shtypur “Natyra”, 2007

3- Fustel de Coulanges , La Cité antique , Librairie Hachette, Paris, 1900 ; De la manière d’étudier le monde antique; Qyteti antik, Dituria , Tirane, 2014 f52, 53 .

4- Il bisogno della ricerca di una qualche forma di religiosità è strettamente congiunto con la comparsa e con l’essenza stessa dell’uomo sulla terra. Un gruppo, un clan, una tribù, una società, non possono vivere a lungo senza una forma di religiosità che sia da sostegno e guida ; Artë Rëligionë ë Magia – Grotta dëi Cërvi a Porto Badisco, Prof. Angëlo Carcagni

5-Fustel de Coulanges f53, po aty

6- Isacco parla a Giacobbes “…  l´Iddio onnipotente ti benedica, ti renda fecondo e ti moltiplichi, in guisa che tu diventi un´assemblea di popoli… » (Genesi 28:3,4) (Nicola Iannazzo « C’è chi usa dire: “ti benedico…”, ma l’uomo non ha il potere di benedire nessuno…” http://nicolaiannazzo.org/2010/11/21/%E2%97%8F-ce-chi-usa-dire-ti-benedico-ma-luomo-non-ha-il-potere-di-benedire-nessuno/

7- “Andate dunque, ammaestrate tutti i popoli, battezzandoli nel nome del Padre e del Figliuolo e dello Spirito Santo, insegnando loro d´osservar tutte quante le cose che v´ho comandate.” (Matteo 28:19,20)  (Nicola Iannazzo « C’è chi usa dire: “ti benedico…”, ma l’uomo non ha il potere di benedire nessuno…” http://nicolaiannazzo.org/2010/11/21/%E2%97%8F-ce-chi-usa-dire-ti-benedico-ma-luomo-non-ha-il-potere-di-benedire-nessuno/

8- Quando un sacerdote Greco Cristiano benedice usando le prime tre dita della mano egli compie semplicemente il segno magico che significa – mediante il potere del triangolo o “trinità”.http://www.teosofica.org/it/glossario-dottrina-segreta/glossario/,32?alfa=C&start=20)

9- Arte Religione e Magia – Grotta dei Cervi a Porto Badisco,Prof. Angelo Carcagni .

10- Eduard Shnaider « Pellazgët dhe pasardhësit e tyre » ,Tiranë 2009, f150

11- “ Una mano con 3 dita o una mano mutilata raffigura le fasi della Luna…( La Mano Talismanica– Enciclopedia illustrata  dei simboli ,J.C.Cooper,  http://tarocchiemagialunaria.blogspot.al/2015/10/la-mano-talismanica.html

12- IL GLOSSARIO TEOSOFICO di HELENA PETROVNA BLAVATSKY , ROMA www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

13- E. Shnajder, f147,po aty

14- Arif Mati “Mikenet=Pellazget. Greqia ose zgjidhja e nje enigma”, Plejad 2008, f196-199 -212 -10

15- Arif Mati,  f12 po aty

16- Rrënjët social-kulturore të krizës ekonomike greke dhe Shteti modern Grek, maj 2012; F.Demi Racizmi historik , deshmi e mendesise ideologjike dhe politike e se kaluares dhe nxites konfliktesh ne te ardhmen , 23.07.2012

17- Il nome Assiro della Luna era Sin e Sin-ai era il Monte, il luogo di nascita di Osiride, di Dioniso, Bacco e molti altri dei. IL GLOSSARIO TEOSOFICO di HELENA PETROVNA BLAVATSKY , ROMA www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

18- Fustel de Coulanges, f53, po aty

19- Dottrina Segreta, Cosmogenesi, pag. 196-197. http://www.mythologydictionary.com/greek-mythology.html#caucasus

20- http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=6 Lot 551. C. Mamilius Limetanus AR Serrate Denarius. C. Mamilius Limetanus AR Serrate Denarius. Rome, 82 BC. Bust of Mercury ri…

21- ATLANTIDEI (Gr.) – Antenati dei Faraoni e progenitori degli Egiziani) , secondo alcuni, ed anche secondo la Scienza Esoterica (Vedi Dottrina Segreta, vol. V° pag. 258 e VI° pag. 363 e Buddismo Esoterico pag. 115

22-  Xh.Katapano, “Thoti fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tirane, 2007, f47,48

23- Xh.Katapano, f14, po aty

24- Niko Sillo “Etruskishte – Toskerishte”, West Print, f145

25- IL GLOSSARIO TEOSOFICO di HELENA PETROVNA BLAVATSKY , ROMA www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

26- http://www.mythologydictionary.com/greek-mythology.html#caucasus

27- E.Shnajder , f71 po aty

28-  ERMETE TRISMEGISTO (Gr.) – L’Egiziano Ermete “tre volte grande”. Il mitico personaggio da cui prese il nome la filosofia Ermetica. In Egitto, era il Dio Thoth o Thot. È anche il nome generico di molti scrittori Greci di filosofia e di Alchimia. Ermete Trismegisto è il nome di Ermete, o Thoth, nel suo aspetto umano, ma quale dio è molto di più. Come Ermete-Thoth-Aah è Thoth, la luna; il suo simbolo è il lato illuminato della luna, che si suppone contenga  l’essenza della saggezza creativa, “l’elisir di Ermete”.  Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky , Roma www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

29- Nell’Antico Testamento il mistero della Trinità è soltanto prefigurato e non ancora rivelato apertamente, forse per non dare al popolo ebraico, circondato da idolatri, occasione di cadere nel politeismoPietro Parente (1954) 529. http://it.cathopedia.org/wiki/Trinit%C3%A0 )

30 –http://www.treccani.it/enciclopedia/sabazio_(Enciclopedia-dell%27-Arte-Antica)/

31- Parrocchia ortodossa – Documenti www.ortodossiatorino.net , Borgognone .

32- E.Shnaider, f157po aty

33- Enel: “A Message from the Sphinx” ,XH.Katapano Thoti fliste shqip, Botimet Enciklopedike, Tiranë, 2007 f51

 

FUND

Filed Under: Histori Tagged With: DORA QË ZBULON, Fatbardha Demi, SIMBOLIN 12 000 VJEÇAR, TË BESIMIT ARBËR

TEK ZOTI PASH VËNDIN TIM

November 19, 2015 by dgreca

Dhimitër Kamarda/
Besimi dhe Atdheu, ka qënë zanafilla e lëvizjes më të fuqishme ideore dhe kulturore e elitës shqipetare të shekullit 17-19, që në historinë botërore njihet me emrin e përgjithshëm RILINDJE. Ajo që e bashkonte lëvizjen shqipetare me atë europiane ishte fakti se: -Frymëzuesit dhe veprimtarët e saj, kanë qenë nga radha e figurave të shquara intelektuale./
– Synimi për të zbuluar dhe mbledhur pasurinë e traditës (folklorike-besimtare) dhe historike të Kombit shqipetar, e cila do të dëshmonte karakterin e ndryshëm etnik me popujt e tjerë dhe origjinën e lashtë.
– Përkushtimi ndaj çështjes kombëtare.
Studim nga Fatbardha DEMI/
Por, kjo lëvizje kulturore në fillim, dhe çlirimtare më vonë (shk19-20) , tek shqiptaro-arbërit kishte shumë dallime nga lëvizja europiane, si për shkaqet e lindjes, ashtu edhe rrugën e ndjekur dhe autorët kryesorë të saj. Një prej këtyre dallimeve ka qenë fakti, se zuri fill në shk17 në « shtëpinëe Zotit » në gjirin e eruditëve kishtarë, jashtë truallit të saj natyror, e pafinancuar dmth vullnetare dhe shkaku, ishte i natyrës fetare. Siç dihet, mbas vdekjes së Skendërbeut (1467) dhe pushtimit Osman, së bashku me familjet shqipetare, u larguan drejt Gadishullit italik edhe përfaqsuesit e besimit të krishterë lindor (bizantin) të shqipetarëve. Përveç vështirsive që gjetën në tokën e Papatit katolik për pranimin dhe ushtrimin e riteve të besimit të tyre ortodoks bizantin, një problem i madh shpirtëror ishte trajtimi i tyre, si etni dhe besimtarë të Kishës Greke. U pa e domosdoshme të dëshmohej në « atdheun e dytë » karakteristikat etnike dhe Historia e vërtetë e Kombit shqipetar. At Nikoll Keta ju mësonte nxënësve të tij se : « Studimi i historisë së paraardhësve, buronte nga një kureshtje e ligjshme vetjake, si kërkesë e vetë natyrës njerëzore, meqënëse ky veprim ishte shprehje e vullnetit dhe dashurisë Hyjnore ». (1)
Siç pohon studiuesi Matteo Mandala, At Gjergj Guxeta dhe veçanrisht bashkëpuntori i tij, At Pal M. Parrino e kuptuan se për të treguar dallimin midis besimeve të etnisë greke dhe asaj arbërore (shqipetare) , do të ishte më e frytshme të rindërtohej identiteti historik, kulturor dhe besimtar i shqipetarëve, se sa ajo e debateve shterpe teologjike. Të dëshmohej origjina dmth se shqipetarët formojnë një etni autoktone që zë një trevë të caktuar ballkanike, duke zhvilluar nje qytetrim dhe kulturë të vetën, si besimtare dhe shoqërore, që flisnin një gjuhë të ndryshme nga ajo e popujve fqinj, me të cilët nuk i bashkonte asnjë tipar i përbashkët (…) Për këtë qëllim, përveç filozofisë dhe teollogjisë, duhej të përfshihesh edhe historia (…) Vetëm në këtë mënyrë bëhej e mundur të hidheshin poshtë shpifjet « dhe të korrigjohej gabimi i madh popullor që i njësonte Shqipetarët me Grekët» (2)
Kjo ishte edhe arësyja, shkruanteAt V.Dorsa, që më detyroi t’i rikthehem të famshmes Lashtësi, (…) për ta ndarë historinë e grekëve, nga historia e popujve (….) që nga autorët e lashtë përcaktohen Pellazgë, Epirotë, Maqedonë e nganjëherë Ilirë dhe nga autorët modernë, Kombi Shqipetar. (3)
Do të përqëndrohem tek përfaqsuesit e ritit ortodoks bizantin, (pa mohuar kontributin edhe të etërve të besimeve të tjera) për faktin se puna e tyre shkencore formoi SHKOLLEN E PARË të studimeve Albanologjike, pothuaj në të njejtën kohë me ato europiane. Përpjekjet e Gj.Guxetës, P.M.Parrinit, V.Dorsës dhe Xh.Krispit, në krahasimin e gjuhës shqipe me greqishten, latinishten dhe gjuhët e tjera të lashta, ishin disa dhjetvjeçarë më të hershme së ato të gjermanit Franz Bopp ( 1791-1867 ) ( « Das Albanesische in seinen Verëandschaftlichen Beziechungen », 1855) themeluesit të gjuhësisë krahasuese nga lindi edhe shkenca e gjuhësisë. Duhet theksuar se studiuesit e huaj për t’u njohur me gjuhën shqipe, rruga e parë që shkelën ishte ajo drejt « burimit » arbëresh në Itali, ku u njohën me shkrimet mbi folklorin dhe traditat zakonore, të mbledhura nga etërit fetarë dhe intelektualët. Kështu psh monografia e parë për gjuhën shqipee Conrad Malte-Brun (1775 – 1826) tek Gjeografia Universale (L.119) ka te përfshirë studimin e priftit Angelo Masci, « Mbi origjinën dhe zakonet e Shqipetarëve » shtypur në Napoli më 1807. (4)
Gjithashtu, shumtë studiues janë mbështetur tek veprat e De Radës si : Hyjni pellazge (1840) , Identiteti i pellazgëve me shqiptarët (1846) , Lashtësia e kombit shqiptar dhe afri e tij me helenët dhe latinët (1864) , Pellazgët dhe helenët (1885) , Konferenca mbi lashtësinë e gjuhës shqipe (1893) , Pellazgo-shqiptarët (1897) , Tiparet e gjuhës shqipe dhe përmendoret e saj në periudhën parahistorike (1899) , të panjohura edhe sot nga lexuesit shqip-folës.
Studiuesit e huaj si Niebhur, Gioberti gjuhëtarët e njohur Max-Müller, Schleicher, Curtins, Benloë dhe Graziadio Isaia Ascoli (1829-1907) pohon At Dhimitër Kamarda, qe kishin shkruar për origjinën e popullit dhe gjuhes së shqipetarëve « por, asnjeri prej tyre nuk e trajtoi me shëmbuj konkret, punë që në të vërtetë ishte bërë më përpara, sidomos për sa i përket emrave nga Z.Krispi dheV.Dorsa. (5) Të huajt që merreshin me temën shqipëtare, e kuptonin rëndësin e madhe të njohurive që studiuesit arbëresh kishin mbi gjuhën, historinë dhe traditat e tyre. Kjo i shtynte t’iu bënin thirrje “që në ndihmë të shkencës, ata duhet të afroheshin për të zhvilluar një bashkbisedim të hapur mbi natyrën e gjuhës së tyre”. (Pr Domenico Comparetti « Notizieed osservazioni in proposito degli Studii Critici del Pr. Ascoli (estratto dalla Revista Italiana n. 126, 134, 140, 1863) Pisa1865). (6)
Gjuhtarët arbëresh me veprat e tyre të shkruara në gjermanisht, frëngjisht dheitalisht, dhanë ndihmesën e tyregjuhtarëve të huaj në përcaktimin e gjuhës shqipe si pjesëe familjes indo-europianë. Pra “Shkolla Albanologjike” e arbëreshve, jo si një Institucion arsimor, por si një veprimtari e bashkuar e njëelite autodidakte, kishte kohë qëe kishte nisur rrugëtimin e saj. Në rradhët e kësaj shkolle rënditen shumëeruditë priftërinj të ritit bizantin arbër të shekullit 17-19, si Nilo Katalano (1637-1694) , Josif Nikollë Brankati (1675 – 1741) , Gjergj Guxeta (Giorgio Guzzetta 1682– 1756) , Pal M. Parrino (Paolo Maria Parrino 1710 – 1765) , Jul Variboba (1727 – 1788). Nikolla Keta (1741 – 1803) , Ëngjëll Mashi (1758 – 1821) , Mikel Skutari (1762 – 1830) , Zef Krispi (1781-1859) , Vinçenco Dorsa (1823-1885) , Zef Skiroi (1865 – 1927) , etj.
Në këtë shkrim, do të trajtoj disa teza të rëndësishme, gjuhësore dhe historikë, të dy veprave të priftit arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882) , « Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese », (Livorno 1864) ; «Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese», (Livorno, 1866) duke ju bashkangjitur edhe mendimet e pararendësve, bashkohësve të tij dhe studiuesve të më vonshëm, të cilat (tezat) janë vënë në dyshim apo nuk janë shtruar fare nga Albanologjia e shk21. Gjuhëtari gjerman Gustav Meyer (1850-1900) shkruante (« Etymologische Ëòrterbuch der albanesischen Sprache » Strassburg, 1891) se, emri i Dh.Kamardës, meriton të kujtohet dhe të vlersohet në historinëe shkencës (gjuhësisë historike) sepse « për herë të parë » në veprën e tij (Saggio di Grammatologia …) është bërë « një trajtim i plotë krahasues i gjuhës shqipe ». (7)
I shpreh mirnjohjen time Bibliotekës së ShBA, e cila e ruante librin e gjuhëtarit të famshëm arbëresh, « Saggio di Grammatologia comparata sulla lingua Albanese » (ribotim i vitit 1923) në koleksionin e veprave të rëndësishme të kulturës botërore dhe me ndërmjetsinë e librarisë Amazon në Itali, u bë e mundur ta kisha në dorë. Vepra tjetër « Apendice… » (1866) , që në fakt është një shtesë e së parës, është shfrytëzuar nga Interneti.

Teza e parë : Sa është mosha e gjuhës shqipe ?

Siç na dëshmon Herodoti, mbreti Psametiku (Egjipt), për të njohur se cili popull është më i vjetër, vendosi të mësojë se cilën fjalë të parë do ta shqiptonin dy fëmijët e rritur nga dy gra të cilave ju ishte prerë gjuha. Cilit popull do t’i përkiste fjala, ay do të pranohej si më i lashti. Ky tregim duhet të ketë qenë një provë e vërtetë historike, sepse na ka ardhur deri në kohët tona fjala e parë që shqiptuan fëmijët « bek », të cilën e kishin dëgjur nga udhëtarët e një karvani të ndalur pranë banesës së tyre. Nga kërkimet e njerzve të mbretit midis gjuhëve të asaj kohe, doli se në gjuhën frigjiane kjo fjalë përcaktonte bukën. (8) Pamvarsisht vendimit të shpallur nga mbreti, na intereson fakti se këtë fjalë e ruan edhe sot, vetëm gjuha shqipe: « buk». Pra, shumë kohë para Herodotit, lashtësia e popujve shikohej në vartësi të lashtësisë së gjuhës që flisnin. Deri sa gjuha shqipe do të merrte denjësisht, në shekullin e 19, kurorën e GJUHËS SË PARË, « Shkollës albanologjike arbëreshe » ju desh një rrugë e gjatë kërkimesh, sa gjuhësore aq edhe historike, folklorike dhe fetare.
Pothuaj një shekull para se Kamarda t’i futej kësaj pune, ishin rrahur mendime të ndryshme për zbulimin e lashtësisë dhe origjinës së gjuhës shqipe.Nisur nga pohimi i autorit të parë të Historisë së Skëndërbeut, Marin Barletit (1450-1513) se gjuha shqipe rridhte nga latinishtja, Gjergj Guxeta mendonte se ajo duhet të ishte një përzjerje e latinishtes dhe gjuhës së vjetër maqedonase. Ndërkohë bashkëpuntori i tij P. Parrino, mbronte idenë se gjuha shqipe, sidomos ajo e arbëreshve të Italisë, ishte e njejtë me gjuhën maqedone (të lashtë-shën im). (9) Por që të gjithë mohonin ndonjë afërsi apo lidhje me gjuhen greke.
Në vijim të bindjes së albanologëve nismëtarë, G.Guxetës, P.M.Parrinos, edhe V.Dorsa pohon se Shqipetarët çfaqen qartësisht me një origjinë, përkatësi dhe lidhje shpirtërore të përbashkët duke formuar kështu një familje, ku gjuha e zakonet, i dallojnë qartësisht nga grekët. (10) Pra rruga e vetme për të dëshmuar lashtësinë e gjuhës shqipe dhe rrjedhimisht e Kombit që e fliste atë, mbetej të vërtetohej lidhja apo trashëgimia e saj nga gjuha e maqedonëve të lashtë. Por siç dihet, nga kjo gjuhë nuk ka mbetur ndonjë dokument i shkruar me maqedonishten e Aleksandrit të Madh. Lindi kështu nevoja të krahasohej gjuha shqipe me një gjuhë tjetër të lashtë, nga e cila kishin mbërritur vepra të shkruara. Me qënëse në rrethet filologjike europiane të shk 18-19, greqishtja mbahej më e lashtë se latinishtja, priftërinjtë eruditë arbëreshë, si zotërues të saj dhe profesorë të kësaj gjuhe në shkollat fetare dhe Universitetet e kohës, ju futën punës për krahasimin leksikor dhe gramatikor të shqipes me të.
Sipas Dh.Kamardës, gjatë krahasimit u vërejt se « shqipja përmban shumë elemente nga më të lashtat e të folurës greke, të cilave ne as nuk ua dimë shqiptimin e vërtetë (…) dhe kjo më shtyn të pranoj, lidhjen e shqipes me sanskritishten, te pohuar nga Franz Bopp». (11)
Pothuaj 30 vjet para Kamardës, Z.Krispi i habitur, kish pohuar se « duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, tek gjuha shqipe » duke hedhur i pari idenë se ajo «mbase është më e lashtë se greqishtja dhe në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit » (Malte-Brun libr.199, f243) ( 12)
Kjo tezë do të trajtohet në fund të shk19 nga Sami Frashëri : “Ka shumë fjalë që vërtetojnë se format e tyre shqipe janë bazë, ndërsa format në gjuhët e vjetra greke e latine janë derivate të tyre. Kjo tregon se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja ose latinishtja e moçme dhe se populli shqiptar është shumë i vjetër. (13) At Dh. Kamarda pohon se « shumë fjalë shqipe, përputhen me ato të gjuhës së lashtë të grekëve » duke shtuar se ato « janë unaza, (te ndërmjetme lidhëse-shënimi im) midis gjuhës së lashtë aziatike (sanskritishtes) me gjuhën e re hellene, asaj gjuhe të humbur, nga buroi gjuha e klasikëve grekë e mbritur tek ne, përmes librave të tyre të pavdekshëm». (14)
Duket sikur këto përfundime hedhin poshtë studimet e gjuhëtarëve nismëtarë, që u shprehën për dallimin rrënjësor midis këtyre dy popujve kufitarë ballkanikë të shekullit 19. Por duhet të kemi parasysh, se si lëndë studimi, nga gjuhëtarët u mor fjalori i greqishtes së lashtë, i shkruesve të parë dhe, siç shprehej francezi Robert De Angely, “Po të mos kishin qënë shkronjat e njejta (të « greqishtes së lashtë » dhe asaj të shk19-shën. im) , pashmangërisht do të ishte deklaruar se gjëndemi para dy gjuhëve të ndryshme” (15) Mjafton të shkruajmë një listë të vogël fjalësh shqipe, greke dhe hellene të lashta dhe nga krahasimi i tyre i drejtpërdrejtë, vërtetohet se shqipja është krejtësisht e njejtë me greqishten homerike, gjë që nuk ndodh me greqishten e re, do të shkruante më vonë studiuesi i miteve pellazge, arvanitasi Aristidh Kola (16)
Merita e Kamardës në studimin e gjuhës shqipe ishte edhe fakti se shfrytëzoi arritjet e shkencës së porsa-lindur në Europë, Fonologjisë (Studimi i tingujve të gjuhës). Duke përdorur metodën krahasuese me gjuhët europiane, ai pohon se gjuha shqipe është shumë e pasur në tinguj dhe « përmban jo vetëm të gjithë tingujt e greqishtes dhe latinishtes, siç shqiptohen sot në Greqi dhe Itali, por do të shtojmë edhe të frëngjishtes e gjermanishtes ». (17)
Në shekullin e 18 etërit arbëreshë si P.Parrino e sidomos Nikoll Keta (“Tesoro di notizie su de’ Macedoni”1777) , duke shfrytëzuar të dhënat historike mbi fiset e lashta shqipetare dhe maqedonase të shumë autorëve, të lashtë dhe modernë, hebrej, egjiptianë, grekë, latinë, italianë, francezë, metodë që Eqerem Çabej do ta quante “moderne dhe globale, e cila edhe sot është thellësisht e drejtë”, arritën në përfundimin se gjuha maqedone e lashtë dhe ajo shqipe, i përkisnin trungut gjuhësor “feniko-pellazg”. (18)
Duke ndjekur gjurmët e At V.Dorsës i cili pohonte se gjuha shqipe ishte “e thjeshtë, shprehëse, imituese dhe poetike, cilësi që nevojiten për të vërtetuar origjinën e saj të lashtë” (19) dhe të At Z.Krispit :”Se tingujt, në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të papërcaktuar, na qartësojnë natyrën origjinale të saj, siç është pa dyshim, vetë gjuha që Zoti i dha njëriut të parë”, (20) Dh.Kamarda i kushtoi nje rëndesi të veçantë vetë formimi të fjalëve të saj.
Gjuha shqipe, vëren autori, është e varfër me fjalë të përbëra (nga bashkimi i dy fjalë me kuptim të plotë si dhe më parashtesa e mbrapashtesa -shën. im) me të cilat është e pasur greqishtja dhe gjermanishtja. Në gjuhën shqipe, si emrat edhe foljet ndodhen me shumicë në gjëndjen e rrënjëve të pastra. Këto fjalë/rrënja (të përbëra vetëm nga dy/tre gërma si : ha, pi, rri, shi, re, vë, di, pa/me pa, mal, gur, lis, etj-shën. im) janë trashëguar nga gjuha-mëmë. (f21) Kamarda e pëcaktonte si një formë zanafillore e krijimit të fjalëve si tek çdo gjuhë tjetër, por e mbetur deri më sot tek shqip-folësit nga «mungesa e kulturës», ku nenkuptonte mungesen e arsimimit dhe shkrimit të librave. Studiuesi arbëresh do të mbetej i habitur, sikur të shikonte se edhe pas tre shekujve, në kohën e internetit, ne fjalorin e shqipetareve fjalët/rrënja para-historike janë në përdorim të pandryshuara, dhe padyshim ky fakt ka shpjegimin e vet. Intuita prej shkencëtari, e shtynte të parashikonte se në formën një rrokëshe të fjaleve « fshihet » kyçi i lashtësisë se gjuhës shqipe dhe « studimi i tyre kërkon një vëmëndje të veçantë ». Koha tregoi se kishte të drejtë.
Njohësi i veprës së Dh.Kamardës, francezi Eduard Shnaider (Pellazget dhe pasardhesit e tyre) mbasi bëri një përllogaritje të fjalëve-rrënja, pohon se « gjuha shqipe ka 785 të tilla, qëe tejkalon tepër shumën e fjalëve rrënja të të gjithë gjuhëve të tjera, të vdekura dhe të gjalla. Dhe ky numër nuk është përfundimtar (…) Me 75 tinguj zanore, dhe 31 bashtingllore të forta dhe 785 fjalë-rrënja, një gjuhë mund të arrijë në një shkallë përsosmërije të paparë ». (22) Përfaqsuesi i madh i “Shkollës Albanologjike arbëreshe” Jeronim De Rada (1814 – 1903) , do të shprehej : “Gjuha Shqipe, në analizë të fundit është ajo Gjuhë e Parë (Lingua Primeva) ose Mëmë (Muttersprache) ose së paku e afërmja e saj e ngushtë e më përfaqësuese, nga copëzimi i së cilës, si Ai (Zoti-shën im) në Sakrificën e Madhe Kozmogonike të një Qënie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën e u ndërtuan mënjanë” (23)
Kamarda na sjell edhe mendimet e figuravë të shquara europiane, që janë shprehur mbi lashtësinë e gjuhës sonë si Theodor Stier i cili pohon se kohën e origjinës së gjuhës shqipe, duhët ta vendosim, në periudhën kur nuk flitej as greqishtja, qoftë moderne apo antike, as latinishtja, as ndonjë nga të folurat që njohim sot apo që janë zhdukur. Ndërsa figura më e rëndësishmee Rilindjes italiane Vincenzo Gioberti (1801 –1852) në librin e tij « Primato » Bruselles1844, T.II p.133, këmbëngul se gjuha shqipe, përmban gjurmë të gjuhëve që kanë qarkulluar në Greqi para pushtimeve deukaliane dmth para se të formohej popullsia e emërtuar Ellenike (24)
Sot, studimet mbi origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe e kanë tejkaluar shumë nivelin e studimeve europiane. Studiuesi Petro Zhei, duke shfrytëzuar ligjet e fizikës moderne, shkrimet fetare, fondin dialektor e historik të fjalëve shqipe, duke i krahasuar ato me fjalorin e sanskritishtes, hebraishtes dhe të gjuhëve moderne, vërteton se fjalët shqipe kanë natyrë simbolike dhe mitike, tipare të gjuhës se krijuar nga njeriu i parë. Ai sjell shembuj të shumtë se si rrënjët e gjuhës shqipe zbërthejnë kuptimin e rrënjëve të sanskritishtes, gje që nuk e ben dot ajo vetë për fjalët e saj dhe të gjuhës shqipe. Kjo dëshmon se shqipja e lashtë ka qene gjuha MËMË e gjuhëve te «vdekura» dhe me kalimin e kohës, prej burimit të saj rrodhen gjuhet e tjera. Kjo, vëren P.Zhei, shpjegon edhe faktin se:« Në gjuhën shqipë ndeshen gllosa të të gjitha gjuhëve të botës, gjë që, krahas cilësish të tjëra të spikatura, e bën shqipen një gjuhë SIMBOLIKE » (25)
Për sa më sipër, gjuha shqipe/arbërishte është i vetmi monument “i gjallë” para-historik europian (i pa vlersuar akoma nga UNESCO për faj të institucioneve Albanologjike) që dëshmon se si njeriu i parë, duke ndjekur tingujt e botës qe e rrethonte dhe duke besuar në forcat e mbinatyrshme, nisi të shprehej. Gjurmët e kësaj gjuhe të njeriut primitiv, që i ra kryq e tërthorë një hapëire jashtzakonisht të gjerë të Europës, Afrikës dhe Azisë, gjuha shqipe i ruan edhe sot, të shprehura në të gjithë treguesit e saj: në pasurinë e fondit themelor të fjalëve, strukturën e tyre dhe sistemin gramatikor.

Teza e dytë: A janë Ilirët paraardhësit e të gjithë Kombit shqipetar ?

Në rrugën që duhej ndjekur për të përcaktuar origjinën e Shqipetarëve, sipasV.Dorsës, një mjet i domosdoshëm, krahas historisë shërben edhe gjuha. (26) Edhe ne, për t’i dhënë përgjigje tezës së dytë, fillimisht do të ndjekim rrugën gjuhësore. Në shtesën që i bën Librit të parë (Saggio…) , Dh.Kamarda, thekson se, për një studim të thelluar mbi natyrën e gjuhës së Shqipetarëve, i cili nuk ishte bërë deri në atë kohë, duhej të përfshihej e gjithë e folura popullore dmth jo e një, por e dialekteve kryesore (27) dhe këtu kishte parasysh, jo vetëm të folurën e shqipetarëve në trevat e tyre natyrale (Shqiperi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni, Sërbi, Greqi) , por edhe të arbëreshëve të Italisë dhe të ishujve Jonianë.
Në botimin e Akademisë së Shkencave “Historia e Popullit Shqipetar”, (vëll.I, Toena, 2002) , duke folur për gjuhën e Kombit tonë është përdorur emërtimi “gjuha shqipe” për periudhën e historisë moderne, “gjuha arbëreshe” për të folurën e arbëreshëve të Italisë dhe Greqisë dhe “gjuha ilire”për gjuhën e lashtë të shqipetarëve. Natyrshëm lind pyetja: A mund të thuhet psh se në Jugun e lashtë dhe mesjetar, gjuha që përdorej emërtohej “ ilire” dhe populli që e fliste e quante veten “ilir”?
Sipas studimeveAlbanologjike, gjuha shqipe përbëhet nga dy dialektet kryesore, Geg dhe Tosk, pranuar nga të gjithë gjuhëtarët, shqipetarë dhe të huaj. Kamarda duke folur për këto dialekte sqaron edhe shtrirjen e tyre gjeografike. Sipas tij e folura e Gegëve fillon nga lumi Shkumbin, i cili rrjedh në mes të Epirit të ri (Iliri) dhe të vjetër dhee ka burimin nga malet e Kandavisë në këmbë të liqenit të Ohrit dhee folur deri në Mal të Zi, në kufi të Bosnjë-Hercegovinës dhe Sërbisë (së shk19). E folura Toske, mbisundon nga Shkumbini deri në Etoli, duke u përhapur në shumë zona të Greqisë dhe ishujve të saj. Pak më poshtë shton se, edhe gjuha e shqipetarëve të Italisë, sikurse ajo në Greqi, i përket dialektit tosk. (28)
Kjo ndarje gjuhësore ka përcaktuar edhe dy ndarjet gjeografike të dy bashkësive më të mëdha fisnore të shqipetarëve të vjetër: Iliro-Maqedonëvet dhe Iperiotëve (Epiriotëve) , të dokumentuara në librat e historianëve të parë si dhe hartat e mbërritura deri në shk16-17. (foto poshtë)
Do të mjaftonte ky fakt, për të dëshmuar gabimin në përdorimin vetëm të emërtimit “Ilir”për origjinën e shqipetarëve. Për të dhënë një panoramë të qartë të paraardhësve të Kombit tonë, Kamarda i kushton një vëmëndje të veçantë edhe fakteve historike. Duke mbështetur përfundimet e Johan G. Han (1811-1869) , i cili kishte bërë studim të thelluar për origjinën e shqipetarëve, Kamarda pohon se ata janë pasardhës të Iliro-Maqedonëve dhe Iperiotëve (Epirotëve) të lashtë. (29) Këta popuj, në kohë më të vjetra, sipas shkrimkruesve të parë (Erodoto L.I.56, 58.II.52-Tucidide L.I 3.-Strabone L.V.VII.- Dionigi Alicarnass. Ant.Rom.I.17.- Esiodo, etj.) së bashku me Hellenët, i përkisnin familjes Pellazgjike dhe Lelege. (30) Duke mos vënë në dyshim përfundimin e Hahnit që shqiptarët i emërtonte “Pellazgët e Rinj” dhe sidomos të thënieve të historianëve të sipërpërmëndur, dalim në përfundimin se “origjina ilirë” e shqipetarëve është një tezë historikee mangët, pra jo e saktë. Që fiset Ilire janë shqipetarët e lashtë, qëndron si fakt historik, por jo i plotë. Si i tillë, ay nuk mund të jetë një e VËRTETË HISTORIKE. Studiuesi arbëresh, për të qënë sa më besnik kësaj të vërtete, duke u mbështetur në shkrimet e Herodotit dhe të autorëve të tjerë, na sjell një list të gjatë me emrat e fiseve të lasha “që në atë kohë përbënin dy bashkësitë kryesorë, shumë pak të dallueshme me njera-tjetrën, që emërtoheshin Ilir dhe Epiriotë, dhe sot Gegë e Toskë.” (31)
Dh.Kamarda kur emerton Ilirët, gjithëmonë ju bashkangjit edhe fiset Maqedone. Që në shk 17, At Parrino dhe nxënësi i tij Nikolla Keta, të nisur gjithëmonë nga shkrimet e historianëve të parë, por të pasuruara edhe me shëmbuj nga tradita kulturore dhe ajo besimtaree këtyre fiseve, pohonin se emrat “Ilirë” (që nënkuptontee dhe fiset Albani të Shqiperisë së mesme) , “maqedon” dhe “iperiot” ishin thjesht emra, me të cilat historikisht emërtohej i njëjti popull para-hellenik që banontë prej shekujsh në hapsirën ballkanike, me tipare etnike, gjuhësore, veshje dhe zakone të përbashkëta. (32)
Për sa më sipër, na lind e drejta të shpallim se, fatkeqsisht në botimet e sotme, teza e “origjinës ilirë” ka fshirë gjysmën e historisë së lashtë të Kombit tonë. Faktet historike, gjuhësore, arkeologjike, mitet, kultura e traditës dhe sidomos BESIMI dhe RITET, dëshmojnë se shqiptaro-arbërit e kohëve modernee kanë origjinën nga fiset ILIRO-IPERIOTE, (iliro-epiriote) që Kamarda shpesh e përdor në formën “Illirio-Epiroti o Schipetari” (33) , historia e të cilëve lidhet me Pellazgët Hyjnorë. Shfrytëzimi vetëm i të dhënave të një shkence (gjuhësisë apo historisë) në metodën e përdorur për zbulimin e origjinës së popujve dhe gjuhës së tyre, ka sjellë pengesa të mëdha për studiuesit dhe shpesh me përfundime të gabuara. Shëmbull janë mëdyshjet, gjatë dy shekujve, të gjuhëtareve të huaj për origjinën e gjuhës dhe të vetë shqipetarëve: Është ilire apo trake ? Kështu ilirologu i njohur Radoslav Katičići pohon me bindje se “Asgjë në natyrën e provës nuk është paraqitur deri tash për prejardhjen trakase të gjuhës shqipe… E vetmja gjë që mund të bëjmë tash është të jemi mendjehapur duke mbajtur mend në këtë kontraverzë se barra e provës u bie atyre që mohojnë prejadhjen ilire të shqipes.” (Katičić 1976: 187-8). (34)
Po përse duhet kërkuar origjina, “ilire apo trake ? ”, kur shqipetaro-arbërit e sotëm janë pasardhësit e bashkësive fisnore, edhe të Ilireve edhe të Iperiotëve, Maqedonëve dhe të Thrakëve të lashtë. A nuk është dëshmuar se këto fise i përkisnin një etnije, u janë drejtuar të njejtëv eorakuj dhe Perëndive, kanë folur një gjuhë, por në dialekte të ndryshme dhe kanë lënë toponime në të gjithë Ballkanin që kanë kuptim vetëm në shqip?
Kamarda pohon se“Që nga koha kur janë përmëndur prej shkruesve (Straboni, Tolemeu) Maqedonet dhe Trakasit e lashte u zhdukën gradualisht si bashkësi, si rrjedhojë e konflikteve të vazhdueshme dhe pushtimeve barbare. Fiset lindore të tyre, u asimiluan prej Sllavëve dhe Bullgarëve, një pjesë u bënë Rumunë ndërsa pjesa perëndimoree tyre, ju bashkangjit fiseve të së njejtës etni, të Ilirisë dhe Epirit, që nuk u asimiluan kurrë plotësisht, as nga Romakët, e aq më pak nga Sllavët, Bullgarët apo Turqit”. (35) Dhe në rast se duhet të flasim për pasaktësira historike, problemi nuk qëndron vetëm për fiset Trake, por veçanrisht për Helenët e lashtë.

Tëza e tretë: Hellenët sipas Kamardës

Siç e pamë në fillim të materialit, nismëtarët arbëreshë të “Shkollës albanologjike” kishin si qëllim të dëshmonin dallimin midis etnisë së shqipetaro-arbërve me grekët, të emërtuar në shekullin e 19, por dhe sot e kësaj dite nga historianët europianë si “Hellenë”. Në fakt, ky dallim u përkiste “grekëve të rinj” të pas revolucionit të 1821, për të cilët NerminVlora Falaski pohonte se: “ Në Mesjete nuk ka patur grekë-hellenë. Grekët e sotëm janë, në të vërtetë, përzjerjeeetnosit shqipetar, vlleh dhe turk”. (36) Kamarda dukee kuptuar rëndësinë e madhe të këtij problemi në studimet historike, e ndjen të nevojshme, pas dy vitesh t’i bëjë një shtesë botimit të librit të parë. Për të sqaruar përkatsinë etnike të hellenëve të lashtë, ay sjell jo vetëm fakte nga shkruesit e parë dhe mitet, por krahason traditën zakonore, ritet dhe shpjegon ligjet fonetike të gjuhës shqipe, që sollën gjatë mijëravjeçarëve largimin e gjuhës së hellenëve nga burimi i saj pellazg.
Mund të themi, me aq sa kemi mundur të lexojmë deri më sot, se teza “Hellenë” asnjëherë nuk është trajtuar kaq gjërësisht në këtë këndvështrim. Është fakt se edhe në kohën tonë, për origjinën e emrit “grek” dhe atij të lashtë “hellen” dhe arësyes se, përse emri “hellen” barazohet me emrin “grek”, studiuesit nuk na kanë dhënë dëshmi historike, gjuhësore apo besimtare. Kjo mangësi ka sjellë, që në Historiografinë europiane dhe botërore, bashkësitë fisnore iliro-iperiote dhe maqedone, të trajtohen etnikisht të ndryshme nga ato të hellenëve të lashtë dhe në përgjithësi me të gjithë fiset e jugut ballkanik. Kamarda dëshmon (siç do ta shikojmë më poshtë) se GJUHA, në çdo kohë ka shprehur afërsinëe ngushtë të tribuve Iliro-Maqedone-Iperiote me ato Hellene dmth të Eolo-Doro-Jonëvet. (37) Ky trajtim i gabuar i Historisë së lashtëështë rrjedhojëedhe nga moskuptimi i emërtimit “barbar” (që përbën një tezë më vete) , në kohën kur Herodoti e ka përdorur për gjuhën e këtyre fiseve dhe renien e studiuesve në “kurthin”politik të fjalimeve të Demostenit kundër mbretërve maqedonas.
Kamarda na jep një LASHTËSI TJETËR nga ajo që paraqitet sot, gjë që i bën veprat e tij« Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese » dhe «Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese», materiale shume të rëndësishme për një debat të hapur shkencor. Historiae Lashtë e Greqisë, siç eemërtohet sot, ka dy kulme të lavdishme që kanë mrekulluar të gjithë brezat pasardhës të shoqërisë njerëzore: Luftën e Trojës dhe luftrat afro-aziatike të Alaksandrit të Madh. Që të dyja trajtohen si shëmbuj të triumfit të gjenisë luftarake “hellene” dhe të pushtimit ndërkombëtar të qytetrimit dhe gjuhës së tyre, meemrin përgjithësues “HELLENIZËM”.
Ernst Cassirer, në librin e tij “Gjuha dhe Miti” (Sprache und Mythos, 1925) shprehet se në çdo emërtim gjuhësor (bëhet fjalë për gjuhët natyrale-shën im) , karakteri mitik është parësor (…) gjithshka në origjinë (edhe tek emrat -shën im) është e lidhur me mendimin mitik-besimtar. (38) Emri Hellen dhe për pasojëedhe Hellenizëm e kanë originën nga Selleni dhe Sellenizëm, ku nga dy gërmat e shuara fishkëllyese (s / h) , e dyta ka zëvëndësuar të parën dhe shpesh nuk shqiptohet (selleni-helleni, -elleni) , që Kamarda e cilson si njëligj fonetik të gjuhës së lashtë shqipe. Ky ligj i lashtësisëdhe perfundimi i E.Cassirerit vërteton se, emrat Hellen dhe Hellenizëm, e kanë origjinën nga besimi dhe mitete Pellazgëve. Në ato kohë para-historike sundonte vetëm një besim: ay HËNOR. Sellena ishteemri i Perëndeshës hënore që kishte mbretëruar e para në fronin e tempullit të Dodonës. Këtë lidhje me mitet nuk e gjejmë për emrin “grek”. Deri në shekullin e 19 (në kohën e luftës çlirimtare të 1821) , besimi i lashtë i shqipetaro-arbër veemërtohej “S/hellenizëm” dhe luftohej nga Kisha ortodokse. E lemë këtu trajtimin besimtar tëemrit “Hellen” dhele t’iu kthehemi fakteve historike të rënditura nga Kamarda dhe që kanë lidhje me këtë tezë.
Sipas Aristotelit (Meteor.I, 14) Epiri ishte Hellada e parë, shkruan Kamarda, dhe sipas Homerit (II, XVI, 223) “grekët” e parë apo Ellinët apo Sellinët ishin dodonas, fise të Kaonisë (Stefan. Eustat, Hahn I, 231, 255) që sot i njohim me emrin Molossë (ne shqip dmth malësorë). Tek Straboni, shkruhet se Gadishulli ishte i banuar nga popullsitë Trake, Maqedone, Ilire, Iperiote dhe Hellene (39) dhe janë të shumtë autorët e lashtë (Erodoto, Tucidite, IIcc, :Dion. d’Alic. (I, 17) që pohojnë se në Epir, sikurse edhe në pjesën tjetër të Greqisë, ndërmjet Shqipetarëve dhe Hellenëve, nuk ka asgjë që i dallon, përveç faktit se të parët kanë një energji më të madhe. (40)
Duke ndjekur faktet e sjella nga shkruesit e lashtë (Strab. Erodot, Stef.Biz, Scimeo etj.) se Hellenët e kishin origjinën nga Epiri dhe Hellada e parë shtrihej përreth Dodonës dhe se Pellazgët dodonas ishin Iperiotët, atëhere arrijmë në përfundimin se Hellenët e lashtë, nuk ishin ndonjë fis tjetër veçse vetë Iperiotët, mbi të cilët mbretëroi Deukalioni që ngriti tempullin e Dodonës. Kjo llogjikë e fakteve tregon seemri Hellenë (Sellenë) , të cilitedhe sot nuki shpjegohet kuptimi nga historianet, e ka origjinën nga besimi hënor dodonas, siç u theksua edhe më lart. Studiuesi arbëresh Dh.Kamarda pohon së :“Qytetrimi i vërtetë i Greqisë (…) fillon kur Thesalët dhe Iperiotët (epiriotet) , nën emrin e Dorëve, shtrinë pushtetin e tyre në Peloponez dhe mbi të gjithe Helladën (…) Pushtimi i Azisë, një ide e trashëguar prej kohrave pellazgjike të Luftës së Trojës, ishte në të vërtetë luftë e pellazgëve (bashkësive fisnore të ilirëve-maqedonëve-iperiotëve) , siç vëren edhe Hahni. Në rast se do të kishin qëndruar të lidhur me njëri-tjetrin dhe do të udhëhiqeshin nga një politikëe mënçur, nuk do të ishin mundur nga Romakët dhe aq më pak nga Turqit”. (41)
Këtë tezë të “Shkollës arbëreshe të Albanologjisë” e trajtoi gjërësisht më vonë Aristidh Kola në librin e tij « Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve » ku sjell edhe një dëshmi të rëndësishme historike. Në Peticionin e « Lidhjes Arvanitase » më 1897, shqipetarët i kujtojnë mbretit gjerman- Otton, origjinën e banorëve të shtetit të tij Hellen : «Greku para se të bëhej grek, ishte shqiptar, dmth pellazg». (42)
Duke mbritur në këtë pikë, mbi origjinën e përbashkët të fiseve ballkanike të lashtësisë, na lind pyetja se përse sot gjuha greke dhe shqipe kanë dallime kaq të mëdha? Kamarda e trajton gjërësisht këtë dukuri.

Teza ekatërt: Kulla e Babelit dhe Ligji i Grimit
Rrugëtimi që ka ndjekur mendimi besimtar (feja) mund të paqyrohet, sipas Usenerit, vetëm nga historia e gjuhës. (Usener, p316) (43) Kjo shprehje është shumë e thellë si nga përmbajtja e saj fillozofike, aq edhe historike dhe gjuhësore, siç e dëshmon në veprën e tij Petro Zhei (Shqipja dhe Sanskritishtja). Ne do të mjaftohemi ta lexojmë së prapthi : Tek mendimi besimtar gjëndet historia më e lashtë e gjuhës. Këtë na e tregon Bibla (Gen. 11, 1-9) në mitin e ndërtimit të Kullës së Babelit.
Miti fillon me pohimin se më përpara, në Tokë flitej NJË GJUHE. Njerëzit e mbledhur në vendin eemërtuar në Bibël, Sennaar (Babilonia e lashtë) vendosën të ndërtojnë një qytet rreth një kulle, maja e sëcilës do të takonte Qiellin. Kur të arrinin deri në lartësinë hyjnore, do të përmëndnin një EMËR dhe do të mbëteshin gjithëmonë të bashkuar. Zoti, qëe kishtë kuptuar aftësinë e njeriut dhe për t’i penguar të shkelnin vëndin Hyjnor, vendosi t’i jap sejcilit fis një gjuhë të ndryshme. Kështu të pushtuar nga mosmarrvëshjet, fiset nuk e ndërtuan dot kullën dhe u përhapën, pa mundur t’i afrohen Krijuesit dhe mbretërisë së tij qiellore. (44)
Ngatërimi i Gjuhëve, vepër e Gustav Doré
Si çdo mit edhe ky, fsheh në vetvete ide dhe histori të vërteta të shoqërisë njerëzore. Një prej të cilave është edhe sot në qëndër të kundërthënieve gjuhësoree historike : A është folur në zanafill vetëm një gjuhë (teoria e monogjenezës) nga e cila më vonë kanë lindur gjuhët e tjera?
Studiuesit arbëreshë të “Shkollës Albanologjike”ishin mbështetës të tezës së NJË GJUHE MËMË, të cilën e shihnin tek gjuha e Pellazgëve hyjnorë. Arësyen e qënies së shumë gjuhëve në kohët e reja Kamarda, e shikon tek dukuria e rëndësishme e gjuhëve e zbuluar për herë të parë në vitin 1806 nga Friedrich von Schlegel: Ndryshimin tek fjalët, i vëndeve të tingujve, zëvëndësimin me tinguj të tjerë apo edhe rënien e tyre, i shkaktuar nga shqiptimi i ndryshëm në të folurin e njerëzve. Në vitin 1822, kjo tezë u përpunua nga Jacob Grimm (Deutsche Grammatik) dhe sot njhet meemrin “ligji i Grimmit” që u bë baza kryesore në metodën e shkencës së Gjuhësisë krahasuese.Në “Shkollën e Albanologjisë”, siç pohon vetë studiuesi arbëresh, ay ishte i pari që shkeli mbi tapetin e kësaj shkence. Sipas Kamardës, gjuha shqipe duke qënë gjuha e njeriut primitiv të lindur në gjirin e natyrës, që në zanafill ka shprehur paqëndrushmërinë e tingujve. Veçanrisht, lehtësinë e zanoreve të kapërcenin apo të ndryshonin vëndin me zanorët e tjera dhe bashtinglloret, në fillim, në fund dhe sidomos brënda fjalëve, një tipar që duhet të merret parasysh kur flitet për gjuhën shqipe. (45)
Tek kjo dukuri e shqipes, por edhe tek gjuhët e tjera, që buron nga shqiptimi jo i saktë i tingujve nga ana e njeriut, Kamarda shikon origjinën e formimit të dialekteve. Me kalimin e shekujve duke u larguar për herë e më shumë nga gjuha mëmë, kanë lindur gjuhët e reja. Kështu ka ndodhur edhe në Helladë (Greqi) , ku tek dialekti i Atikës, që gradualisht u bë mbisundues mbi dialektet e tjera, ndryshimi i tingujve tek fjalët u bë shkas i krijimit të grëqishtes atike dhe me kalimin e shekujve, të gjuhës së rë Hellene. (46)
Kamarda i cili “ka bërë studimin më të plotë të shqipes“, siç u shpreh Gustav Meyer, thekson se nga krahasimi i gjuhës shqipe dhe gjuhës romaike apo greqishtes së re, vihen re ngjashmëri, jo vetëm në strukturën gramatikore, por edhe në rrënjët dhe fjalët e përbashkëta. (47) Për të mos u zgjatur, nuk po zgjerohem më tej me dukuritëe tjera shoqëruese të këtij ligji fonetik, që studiuesi arbëresh i shtjellon në veprat e tij.
Studiuesi arvanitas i emrave tek mitet pellazge, që sot padrejtësisht emërtohen “greke”, Niko Stillo pohon se : “Gjuha pellazge kishtë 5 dialekte. Ato dialekte në Comente Vatikana të gramatikës së lashtë greke (të Dionisit Trakasit) janë : jonike, eolike, dorike, atike, dhe e përbashkët. Tre prej tyre dmth jonike, dorike dhe e përbashkëta, janë gjuhë të popullit (…) ndërsa dialekti atik dhe eolik janë gjuhë e priftërinjve, të cilat Herodoti i quajti fetarë. Dialekti i dorëve është dialekti popullor e në ditët e sotme quhet tosk, një nga dialektet e gjuhës shqipe, ndërsa dialekti fetar atik sot quhet gjuha greke. Dialekti jonik është gegërishtja e sotmee shqipës (…) Këto dialekte kishin edhe alfabete të ndryshme”. (48)
Para Kamardës, Z.Krispi megjithëse nuk e njihte akoma “ligjin e Grimmit”, por nisur nga krahasimi i rrënjëve të lashta të shqipes dhe gjuhës homerike, pohonte se :“Gjuha shqipe ka qënë një nga trungjet e parë, prej nga buroi më pas ajo gjuhë hyjnore e helenëve”. (49) Johan G. von Hahn na sjell edhe mendimin e vetë popullsisë së Helladës (Greqisë) : “Edhe sot e kësaj dite, grekët e rinj dhe shqipetarët e quajnë veten të një prejardhje “ (50)
Studiues të tjerë të huaj si Hans Krahe, i cili ka bërë studime mbi të folurën e fisit të DORËVE, vërejtën se « një numër fort i madh fjalësh të dialektit dorik, nuk mund të shpjegohen me greqishten, por shpjegohen me anë të ligjeve gjuhësore të ilirishtes » (51) Për rrjedhojë, siçthekson A.Kola, gjuha shqipe “ndihmon të shikojmë zhvillimin e gjuhës greke, që nga vitet e lashta pellazge deri në periudhën aleksandrine dhe më vonë”. (52)
Duhet të shtojmëkëtu se këtë rol, të cilin Petro Zhei e emërton “motivues” të gjuhës shqipe dmth që sqaron kuptimin e rrënjëve në gjuhët e tjera, ajo e luan edhe për gjuhët “e vdekura” si sanskritishtja.
Në përfundim–
Tezat e shtruara shumë shkurtimisht në këtë shkrim, bazuar në veprën e At Dhimitër Kamardës, drejtesinë e të cilave i ripohuan studiuesit e tjerë shqipetaro-arber dhe të huaj, bashkohës të tij dhe të ditëve të sotme, dëshmojnë se në shkencën e sotme shqipetare dhe atë europiane të Lashtësisë dhe Gjuhësisë historike që trajton Gadishullin Ballkanik, ka pasaktësi të mëdha. Sot, padrejtsisht emërtimi“grek” i panjohur në kohën e Homerit, ka shtrëmbëruar të vërtetën historike, në rradhë të parë të vetë Hellenëve Pellazg, e thënë më saktë, të etërve të tyre Iliro-Maqedonë dhe Trako-Iperiotë.
Do të kujtoja me këtë rast një shprehje të Noam Chomsky, që i përshtatet shumë gjëndjes në të cilën ndodhet sot problemi i LASHTËSISË: “Si është e mundur që ne kemi kaq shumë fakte, por dimë kaq pak ?”
Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com)
14.11.2015

FUND

Filed Under: Kulture Tagged With: Dhimiter Kamarda, Fatbardha Demi, TEK ZOTI PASH VËNDIN TIM

Fatbardha Demi Sjell intervista dhe opinione nga; Marco Travaglio, Noam Chomsky, SWIFT…

October 23, 2015 by dgreca

Marco Travaglio/
INTERVISTAT DHE OPINIONET/
Shprehja « degjoooni te gjithe » perben degjenerimin e fundit te dy prej patologjive nga me tinzaret dhe tashme te pasherueshme nga e cila vuan shtypi ne Itali, (kuptohet, pas servilizm -it): Gazetat e vendeve te tjera u japin hapesira te limitura intervistave. Duke qene krenare per skuadren e tyre te komentatoreve, preferojne qe te jene ata, qe do te shprehen per ngjarjet e dites. Shume rralle ndodh qe t’iu drejtohen te tjereve.
Intervistat e politikaneve jane shume te ralla, zakonisht te shkurtra dhe te percaktuara. Therritet ndonje politikan vetem kur duhet te pyetet per diçka, ose kur politikani ka diçka per te thene.
As nuk u shkon neper ment (gazetave te vendeve te tjera), idea qe (politikanit) t’ia hapin mikrofonin dhe t’i kushtojne nje faqe gazete, per te patur ai mundesine te jape ment te gjithe njerezve, mbi nje argument qe zakonisht i pelqen. Per pjesen me te madhe te intervistave, iu drejtohen eksperteve shume te kualifikuar.
Ndersa ne Itali, gazetat harxhojne faqe te tera per mendimet mikroskopike te liderve te politikes, dhe mbi te gjitha per temat jashte politikes, si dhe per intervista çarçaf prej nje apo dy faqesh gazete, te marra gjate shetitjes miqesore me liderin, apo te supozuar si te tille.
Intervista te sterzgjatura te bera Berluskonit dhe Dalemes, Prodit dhe Fassinos, Velteronit dhe Rutellit, Bersanit dhe Tremontit, Finit dhe Casinit jane bere tashme, nje gjeni letrare e preferuar, qe realizohet nga gjera te ditura per tu pyetur dhe pergjigjur.
Nderkohe qe hapesirat e lena kronikes, informacionit e mbi te gjitha, analizes, zvogelohen tmeresisht.
TE FOLURIT PA PROFESIONALIZEM
Eshte bere e modes per te vajtuar fundin e “gazetarise hetuese”. Ne nje fare menyre, si per tu qare se nuk ka me stine te ndermjetme (gazetare qe ta praktikojne kete lloj gazetarie), e qe te rinjte nuk jane si ata te me parshmit.
Per hir te Zotit, hetimet nuk jane kurre te mjaftueshme, pavaresisht se ndonje akoma i perkushtohet edhe ne Itali. Por, per te shpetuar ate qe mund te shpetohet, do te mjaftonte shume me pak. Do te mjaftonte te ringjallej nje lloj, akoma i panjohur i kesaj gazetarie hetuese: gazetaria e analizes.
Ne vend qe te trajtosh faktet duke luajtur ping-pongun e „ reagimeve“ te aneve te ndryshme te pjesemarresve ne ngjarje ( apo çeshtje) mund te ngarkohej nje gazetar ose bashkepuntor specialist per çeshtjen ne fjale, i cili do t’i shqyrtoje me gjakftohtesi faktet, do t’i rendise, do t’i lidh me njeri tjetren, e do t’ua shpjegoje ato lexuesve. Kjo gje ndodh gjithemone e me rralle. Kjo behet me qellim, per te ngateruar analizen me komentin, qe jane dy gjera te ndryshme, per te mos thene te kunderta. Edhe per faktin se analistet me te vertete specialiste dhe me autoritet jane te pakte, e keta te paktet kerkojne shume kohe ; copen “te prere e te ngrene” ne nje gjysem ore, nuk ta shkruajne, e keshtu behen te merzitshem (shpesh edhe jane).
Nje specialist i vertete, per te analizuar apo komentuar nje fakt, deshiron se pari ta njohe ate nga te gjitha anet dhe pastaj deshiron ta studioje, te lexoje libra, te mendohet mbi te.
Ndersa opinionistet, qe tashme jane me kile, duke shitur mjeshterisht mend mbi çfaredolloj teme me nje pa aftesi mesatare enciklopedike, jane me te gatshem dhe me te shpejte.
E per me teper, per faktet dhe letra nuk kane asnje nevoje…
(f.56-57)
INTERVISTA PA PYETJE
…Te gjithe jane te bindur se menyra e vetme per tu thelluar ne problemet e aktualitetit eshte ajo e bashkimit ne studio te dy apo tre politikaneve, te se djathtes e te se majtes,
per te kenaqur syrin e telespektatorit (zakonisht ate mashkullor) e per te mos lejuar qe t’i zere gjumi apo te ndrojne kanalin. “Regjimi i ri- ka shkruar Carlo Freccero -ka hapesirat e veta ne TV, ne sallezen e (Bruno) Vespes, ku perballja eshte e reduktuar, debate qellimisht te zbrazura per nga kuptimi dhe te simuluara ndermjet mbeshtetesve te se njejtes teze”. Ish drejtori i Rai 2 ka shtuar: “ ne rast se nje regjim eshte si nje fllucke e perkoheshme ne hapesire, nje sistem i mbyllur, metafora televizive e tij eshte nje SHOW i vertete klaustrofobik i sotem, shtepia e vellait te madh, nje largim prej realitetit, nje dialog mbi hiçin, nje vemendje e drejtuar mbi psikologjine e personazheve, mbi ate qe e veren kushdo vete, se sa mbi analizen politike”.
Ne kete TV comercial te regjimit, dhenja direkt nuk eshte me nje mjet komunikimi me ambjentin qe i rrethon (degjuesit), por kemi nje kamera te drejtuar ndaj atyre qe ndodhen brenda (studios). Perdorimi i tyre, (i kamerave) nga politikani behet privat .
Ne vend qe te jete nje dritare mbi boten (TV), behet nje vrime (objektivi i kameres) e maskimit te se perditshmes.(MicroMega, n.5/2004).
Ekspertet flasin per « infotainment », ku « info » (informacioni) eshte katandisur ne drite qeriu dhe « taiment » ben padronin. Keshtu gazetari drejtues kthehet ne mates se kohes se mikrofonit, duke braktisur qe ne fillim detyren e mbledhesit te fakteve, ne sherbim te opinionit publik, per ta mbrojtur ate kundrejt pushtetit.
Pyetjet jane te merzitshme dhe te zakonshme, te aprovuara qe me pare me bashkebiseduesin ; Edhe kur paraqiten si ngacmuese, asnje politikan me nje fare peshe, qe pranon te ndodhet ne studion televizive, nuk vjen pa i lexuar qe me pare pyetjet qe do t’i behen, pa hequr ato qe jane te pa kendeshme per te, dhe vetem pasi te kete zgjedhur edhe te ftuarit e tjere.
Ajo qe ka rendesi, mbi gjithshka, nuk eshte pyetja e pare : kjo eshte e pergjitheshme, mund ta bejne te gjithe .
Ajo qe me te vertete eshte me vlere eshte pyetja e dyte, ajo qe sherben per ta ngacmuar te intervistuarin, per ta gozhduar me faktet, per ta detyruar qe te mos ju shmanget, per te demaskuar pergjigjen e pare te pergjitheshme, per te bere te mundur qe te vihet re se gjerat qendrojne ndryshe.
Zakonisht, nderkohe qe i behet pyetja e pare, i ftuari pergjigjet ose ben sikur pergjigjet, pastaj kalon menjehere ne nje çeshtje tjeter, dhe shikuesi- ne mungese te kundershtimit te gazetarit- krijon mendimin se i pyeturi ka thene te verteten, e se gjerat qendrojne pikerisht siç thote ai.
Ne skemen e debatit (talk show-ut, siç behet zakonisht sot), pyetja sherben vetem per t’ua dhene per diskutim te ftuarve, me nje intervistues te katandisur qe te drejtoje trafikun e opinioneve te te ftuarve, duke e dhene fjalen here njerit e here tjetrit . Keshtu ndodh shpesh, qe ne nje debat mbi ekonomine, politikani i se djathtes, ne rast se merr pjese ne qeveri, na jep shifra qe i mbushin njerezit me optimizem, ndersa politikani i se majtes, ne rast se eshte ne opozite, na jep te tjera qe shkaktojne pesimizem nga me te zymtet. Dhe anasjelltas .
Ne kete pike, nderkohe qe te gjithe na japin shifra, shikuesi qe pret me padurim qe ndonje, i cili ka njohuri mbi faktet -normalisht gazetari (drejtuesi)- te nderhyje per t’iu kujtuar se kush eshte e dhena e vertete, p.sh ; mbi % e papunesise ose mbi presionin fiskal apo raportin debit-pil, duke qene se eshte e pamundur te kete dy % te papunesise, dy presione fiskale dhe dy raporte debit-pil : nje i se djathtes dhe tjetri i se majtes . Sikur arithmetika te jete nje opinion.
Por ky çast, (nderhyrja e gazetarit) nuk vjen kurre dhe pas ca oreve te dhenjes se shifrave dhe kundra shifrave, parakalojne ne ekran emrat e realizuesve, ne fund te emisionit.
Mirupafshim ne emisionin e ardhshem !
Keshtu, ai qe ri ne shtepi, nuk di me shume seç dinte me perpara : d.m.th. ASGJE. Te ndodhur ne mes te te dhenave « te para nga e majta » dhe te dhenave « te para nga e djathta », do te zgjedhe ato qe i vijne me per shtat bindjeve te tij politike. Ose, po te zbulohet loja (mashtrimi), do ta mbaje televizorin te mbyllur duke mallkuar gazetarin e pavlere.
Ne rastin me te mire, do te shkoje te kerkoje ndonje lajm te vertete ose te dhene te besueshem nga ndonje burim tjeter ( internet, gazetat, librat, takimet ). Ne rastin me te keq, do te krijoje mendimin se menyra e vetme e mundeshme per te marre informacion eshte ay qe ka pare ne TV.
(f.64)
Marco Travaglio “ La scomparsa dei fatti” 2006
(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)
Perkthyer nga Fatbardha Demi 1.05.2007
***
PËRPUNIMI I MENDIMIT PUBLIK PËRMES MASMEDIAS
Noam Chomsky
Përgatitur nga Fatbardha Demi/
Duke u njohur në mënyrë të përmbledhur me 10 vlerësimet e Noam Chomskit, mbi ideollogjinë e sotme botërore, lexuesi shqiptar do të ketë mundësi të ndërgjegjsohet dhe të analizojë, shumë dukuri të jetës së tij të përditshme, të veprimtarisë politike të Shtetit dhe materialeve që shikon dhe lexon, tashmë prej 22 vitesh « demokraci » në masmedian tonë. Çdo pikë e autorit, shërben për një tematikë më vete, pë t’u pasuruar me fakte dhe dukuri, nga analistët, politikanët qe duan t’i shërbejnë popullit dhe Kombit të tyre, si dhe intelektualet e ndershëm të masmedias shqiptare. Cilat janë strategjitë e ideollogjive politike dhe ekonomike të shk 20 – 21?
1)Taktika e dëfrimit
Elementi thelbësor i kontrollit shoqëror është taktika e defrimit, e cila bazohet tek shmangia e vëmëndjes së popullit nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura prej elitës politike dhe ekonomike, nëpërmjet metodës së vërshimit apo përmbytjes së pandërprerë të programeve të dëfrimit dhe lajmeve të parëndësishme. Taktika e dëfrimit është gjithashtu e domosdoshme për të shmangur popullin të interesohet për njohuritë thelbësore në fushën shkencore, ekonomike, psikollogjike, neurologjisë, kibernitikës.
« Largimin e VËMËNDJES së publikut prej problemeve të vërteta shoqërore, duke e burgosur në kafazin e temave të parëndësishme. Mbajtja e njerëzve të lidhur, të lidhur, të lidhur (pas ekranit –shën im), pa ju lënë asnjë kohë për të menduar, si kafshët gjatë kthimit në stallë, (cituar në materialin « Armët pa zë për luftrat e qeta»)
2)Të krijosh probleme dhe më vonë, të afrosh zgjidhje
Kjo metodë, emërtohet gjithashtu «problemi-reagimi-zgjidhja ». Krijohet një problemë, nje “situate” e paramenduar që do te shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, në mënyre që ay (reagimi i publikut-shen im) të jetë « shkaku » i veprimeve të marra, të cilat duan të mos kundërshtohen. Psh: Lëreni të përhapet dhe të shtohet dhuna në qytete, të organizohen atentate të përgjakshme, me qëllim që të jenë qytetarët, ata që do të rikërkojë ligje mbi sigurinë dhe politika në dëm te lirisë. Ose, edhe të krijojnë një krizë ekonomike për t’i bërë të pranojnë, si një të keqe të domosdoshme degradimin e të drejtave sociale dhe moszbatimin e shërbimeve publike.
3Strategjija përshkallëzimit
Që të pranohet një vendim i papranueshëm, mjafton të zbatohet pak nga pak, shkalle-shkalle pergjat viteve pasues. Me këtë mënyrë, kushtet social-kulturore krejtësisht të reja (neoliberalizmi) ju imponuan gjatë dhjetevjeçarëve të viteve 80 dhe 90 : Shtet i dobët, privatizimet, pasiguria, lakushmëria (« shkathtësia » e zyrtarëve-shën im), papunsia masive, rroga që nuk siguronin më të ardhura të mira, shumë ndryshime që do të kishin shkaktuar një revolucion, po të ishin zbatuar për një herë.
4)Strategjia e lënies për më vonë
Një mënyrë tjetër, për ta bërë të pranohet një vendim jo popullor, është ajo e paraqitjes si i « dhimshëm por i nevojshëm », dhe duke siguruar pranimin nga populli për momentin, për t’u zbatuar (ky vendim) në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhëshme se sa një sakrificë të menjëhershme. Së pari, sepse mundimi nuk duhet bërë menjëherë. Së dyti, se publiku, masa, ka gjithëmonë synimin të shpresojë në mënyre naive « se gjitheshka do të shkojë mirë nesër » dhe sakrifica e kërkuar ka mundësi te shmanget. Kjo i jep më shumë kohë popullit të mësohet me idenë e ndryshimit, dhe ta pranojë i bindur kur të vijë momenti.
5)T’iu drejtohemi publikut si fëmijëve
Pjesa më e madhe e medias, drejtuar publikut masiv, përdor biseda, fakte, personazhe dhe një ton veçanrisht të nivelit fëminor, shumë herë pothuaj të dobët, sikur spektatori të jetë një qënie miturake apo me të meta mendore. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet spektatori, aq më shume bëhen përpjekje për të perdorur një ton fëminor. Përse ? « Në rast se ndonjë i drejtohet një njeriu sikur te ishte 12 vjeçar apo më pak, atëhere nga ndikimi, ai do te anojë me një farë probabiliteti, nga një përgjigje apo veprim, ku do të mungojë qëndrimi kritik, si tek një njeri 12 vjeç apo më pak. (tek shkrimi « Armët pa zë në luftrat e qeta »)
6)Të përdorësh anën emocionale shume më tepër se gjykimin
Shfrytëzoni emocionet, është një mënyrë klasike për te nxitur një shkarkim elektrik (për ta shkatëruar-shën im) mbi një analize llogjike, dhe së fundmi ndjenjën kritike të njeriut. Për më tepër, përdorimi i regjistrit emocional lejon hapjen e portës hyrëse në subkoshiencë për të mbjellur apo shtënë ide, dëshira, frikëra, detyrime apo për të nxitur veprime…
7)T’i mbash njerëzit në padituri dhe mediokritet
Të veprosh në atë mënyrë, që populli të jetë i pa aftë të kuptojë teknollogjinë dhe metodat e përdorura, për kontrollin dhe skllavërimin e tij. « Kualiteti i edukimit i dhënë shtresave shoqërore të ulta duhet të jetë, mundësisht sa më mediokër dhe i varfër, në mënyrë që hendeku i paditurisë i planifikuar midis shtresës së ulët dhe shtresës së lartë, të jetë, dhe ashtu të mbetet, i pamundur që të kapërcehet nga shtresa e ulët. »
8)Të nxitet publiku të jetë i vetkënaqur me mediokritetin
Te shtysh publikun që të mendojë se është në modë të jesh budalla, i paedukate, dhe i paditur…
9)Të riforcosh ndjenjën e fajësimit të vet-vetes.
Ta bësh të besojë njeriun, se është vetëm ai fajtor për fatkeqsinë qe i ka ndodhur, per arësye të inteligjencës, të aftësive apo përpjekjeve të tij të pamjaftueshme. Kështu, në vënd që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, njëriu çvlerëson dhe fajëson veten, gjë që nga ana e saj krijon një gjendje depresioni, një nga pasojat e së cilës është ndalimi i veprimit. Dhe pa veprim nuk ka revolucion !
10) Të njohësh njeriun, më mirë se sa njeh ai veten e tij
Në 50 vitet e fundit, zhvillimi i shpejtë i shkencës ka sjellë një largësi në ritje, ndërmjet njohurive të popullit dhe atyre që zotërohen dhe përdoren nga elita sunduese. Në saj të biologjisë, neurologjisë, psikologjisë së aplikuar, « sistemi » ka gëzuar një njohje më të përparuar prej njeriut, si në formën e saj fizike ashtu edhe atë mendore. Sistemi ka aritur ta njohë më mirë njeriun e zakonshem, se sa ai veten e tij. Kjo do të thotë se, në pjesën më të madhe të rasteve, sistemi ushtron një kontroll më të madh dhe një pushtet më të fuqishem mbi njeriun, se sa e ushtron njeriu mbi veten e tij.
Noam Chomsky (lindur në Filadelfia, 7 dicembre 1928), është një figurë e shquar në shkencen e gjuhesise, filozofise dhe teorinë e komunikimit në Amerikë. Gjithashtu vlerësohet për aktivitetin e tij intelektual dhe politik në sherbim të shoqërise. Megjithëse është kritikuar për qëndrimin e tij anti-globalist, gazetat më të mëdha të informacionit kanë shprehur një vleresim të madh ndaj tij: New York Times shkruan “Duke e gjukuar për nga gjerësia, forca, risive të reja, dhe ndikimi i tij, Noam Chomsky padyshim është sot njeriu më i rëndësishëm intelektual në gjallje”. The Nation:” Noam Chomsky është një burim i pashtershëm i njohurive”. The Guardian: “ Së bashku me Marksin, Shekspirin dhe Biblën, Chomscy është një nga 10 burimet më të cituara në historinë e kulturës”.
22.06.2012
SWIFT : POLITIKANI SI ARTIST I GENJESHTRES
(Irlandezi Jonathan Swift ka qene perfaqesues i madh i mendimit debatues.)
…Duke u bazuar mbi pervojen e tij te pasur, perpara Whigsit dhe Toresit, Swift, ne gazeten qe drejtonte “The examiner” botoi nje seri shkrimesh te forta kritike mbi figuren e politikanit modern. Artikulli me i famshem nder to, qe ai i botuar ne gazete, i dates 9 nentor 1710, ku trajtonte artin e genjeshtres politike. Desheroj te citoj disa pjese te cilat te habisin per aktualitetin e tyre:
“Me gjithe kerkimet e mia te kujdeseshme, Historia nuk na e ka sqaruar, se kush ka qene i pari qe e ka kthyer GENJESHTREN ne ART dhe ja ka pershtatur POLITIKES. Keshtuqe po marr ne konsiderate vetem Sistemin modern, per te pare se si eshte praktikuar ne njezet vitet e fundit ne pjesen qendrore te Ishullit tone…
Eshte nje pike thelbesore qe e dallon genjeshtarin politik nga perdoruesit e tjere te kesaj kategorie: ai ka nje memorie te shkurter, siç e tregojne rastet e ndryshme qe i dalin perhere perpara, per te kundershtuar dhe per t’u betuar per te dyja ekstremet e nje debati, ne vartesi te pikpamjeve te njerezve me te cilet ka te beje.
Per te pershkruar virtytet dhe veset e Njeriut (politikanit)…eshte e nevojshme te marresh si shembull ndonje figure te shquar, ne menyre qe te nxjerrim perfundimin tone. Menjehere imagjinata ime me sjell nderment nje fare Njeriu te Madh, i njohur per kete talent …Superioriteti i Gjenise se Tij qendron, ne asgje tjeter perveç se ne burimin e pashtershem te Genjeshtrave Politike qe ai zemergjeresisht i shperndan ne çdo moment te diskutimeve te tij, per t’i haruar me vone me nje lehtesi te pakrahasueshme. Si rrjedhoje, ai i kundervihet vetes ne me pak se gjysem ore. Ai nuk pyet kurre nese argumenti i dhene eshte i vertete apo i genjeshtert por, per faktin nese per momentin e dhene apo permbajtjen, (ky argument) eshte i pershtatshem per tu mbeshtetur apo per tu hedhur poshte… ».
(Swift 1966, f.9, 10, 11).
… Ne kete percaktim talles, te politikanit si nje artist dinak i genjeshtres dhe mashtrues i pa ndreqshem, Swift ju referohet sigurisht personazheve bashkekohes; megjithese nje karakterizim i tille ju pershtatet edhe shume politikaneve te diteve te sotme. Por, ajo qe na intereson ne perkufizimin sarkastik te Swiftit nuk eshte fakti i qarte qe politikanet kane zakonisht nje raport, thene shkurt, te çuditshem me te verteten. E rendesishme per ne, eshte te veme ne dukje qe Swift paraqitet si nje roje xheloze i se vertetes, duke parashikuar ate qe ne te ardhmen do te jete, nje nga vetite dalluese te sjelljes publike te intelektualit modern. D.m.th. synimi per te ushtruar rolin e atij qe denoncon genjeshtren. …
… Por, nuk duhet te harrojme, se po ky intelektual eshte akuzuar shpesh se sherben vetem per ta fisnikeruar dhe per ta bere gjithmone me artistik, artin e genjeshtres.
Por do te ishte padrejtesi, te mos ia njihnim meriten, qe ne shume raste, akuzat e tij per sjelljen prej genjeshtari te politikaneve, kane bere te mundur ngritjen e nivelit te opinionit publik.
(f.80)
INTELEKTUALI QE ULERET (Sindroma e Stentorit)
… Me perpara, siç eshte vene re, intelektualetualit i degjohej zeri. Fakti qe sot e ka humbur degjuesin nga ekzistenca e shumllojshmerise se zerave te tjere, te cilet kane degjues me te shumte se sa ai, per intelektualin, sidomos per frekuentuesin e zellshem te televizionit, perben nje shprehje te dhunes se ushtruar ndaj tij.
Dhe ai, sipas mendimit tim, kunderpergjigjet ne nje menyre te çuditshme. Beson ne menyre te gabuar se çeshtja qendron tek volumi dhe forca e zerit. Ne mes te nje pylli zerash qe e neutralizojne zerin e tij, ai ve ne perdorim ulerimat, duke ngritur jashte mase volumin e zerit te tij. (Ky intelektual) kundershton menyren e te folurit mbi bazen e argumentit dhe kalon ne britma.
Dhe meqenese, te menduarit (dhe te bindurit e te tjereve) nuk eshte bere kurre me anen e ulerimave, AI nuk merret ne pergjithesi seriozisht.
Mund te thuhet se ky INTELEKTUAL eshte i prekur nga sindroma e Stentorit. Siç mund ta kujtojme tek ILIADA (e Homerit), Stentori ishte luftetari Ake tek i cili personifikohej Perendesha Hera, i cili gjate luftimeve „bertiste aq forte sa peseqind njerez se bashku“. (Per zera te forte e te fuqishem thuhet shprehja: ze stentor)
Megjithate, ulerima nuk eshte vetem DHUNE (akustike) mbi te tjeret. Zakonisht ajo i hap rrugen shperthimit te dhunes ne te shprehur qe perfshin: sharje, fjale te pista, mallkime ne drejtim te gjithe atyre qe mendojne (ose i duket atij se mendojne) ndryshe. Si perfundim kemi nje çfaqje levizjesh dhe fjalesh te pakontrolluara. Te duket se ky tip intelektuali ka diçka te ngjashme me sjelljen e nje komiku. Fanatik i nje menyre te rrembyer te te folurit, si dhe levizjeve te çregullta, te mllefit te çfrenuar, sjellja e tij perqaset me ate te nje terroristi ne te shprehur. Kjo ashpersi e te sjellurit, mbyll çdo mundesi dialogimi.
Por nuk mund te perjashtohet, qe kjo çfaqje mund te jete, per disa, nje zbavitje. Veçanerisht per ata qe zbaviten perballe vetdemaskimit te intelektualit, shfaqje kjo shume e perhapur ne ditet e sotme. Behet fjale per INTELEKTUALIN (politikan) te katandisur ne rolin e shemtuar te LOLOS se Oborrit, -Oborrit te Ekranit-, gjithemone i gatshem, si personazhi i Profesor Unratit ne filmin e paharueshem « Der Blaue Engel », qe ishte i detyruar te kendonte çdo mbremje, i shtyre nga kerkesat e nje publiku perçmues, « kikiri…ki »-ne e vete.
(f.89),
Pjeset jane marre nga libri i Tomas Maldonados « Che cos’e un intelletuale ? »
Autor i shume librave te botuar nga Feltrinelli si « Il futuro della modernita »1987, « Reale e virtuale »1992 etj.
Perkthyer nga Fatbardha Demi 1.05.2007
(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)
Ne Foto: Marco Travaglio/

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatbardha Demi, Marko Travaglio, Noam Chomsky, SWIFT...

DALLIMI MIDIS GAZETAREVE ESHTE AY, I KURRIZEVE TE DREJTA DHE ATYRE TE PERKULURA

September 17, 2015 by dgreca

Nga Marco Travaglio/*

« Faktet të ndara nga opinionet » Ishte motoja e « Panoramës » mitike të Lamberto Sechit,  krijues i gazetave të medha dhe gazetarëve të medhenj. Më vonë,  me kohë,  kjo moto ka rënë,  duke u zëvëndesuar nga një (moto)  tjetër me e sofistikuar : « asnjë fakt,  vetëm opinione ». Të parat nuk duhet të shqetësojne të dytat. Pa fakte,  mund të ngulish këmbë për gjithshka dhe kundër gjithshkaje. Me faktet,  jo.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse nuk i njeh,  është i paditur,  i pa pregatitur,  i shkujdesur dhe nuk ka dëshirë të studiojë,  të informohet,  të njihet me faktet e ditës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse për të gjetur lajmet,  duhet të lodhesh dhe ka rezik të djersitesh.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse nuk do telashe dhe përpiqet të shpëtojë duke notuar,   duke manovruar,  rrëshqitur.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ka frikë prej padive,  nga gjyqet,  nga kerkesa milionëshe për dëmshpërblim në redaksi,  që e rezikojnë rrogën dhe terheqin rrufetë e botuesit të lodhur me pagesat e avokatëve për ndonjë trazovaç në redaksi.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse është i bindur,  dhe bën tifozllëk për një parti apo koalicion,  dhe nuk do të shqetësojë drejtuesin.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt e sulmojnë,  ndërkohë që ai dësheron të jetojë në paqe

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt nuk e ftojnë në disa sallone,  ku gjithmonë takohen udhëheqes të së djathtës dhe të së majtës,  kontrollues dhe të kontrolluarit,  rojet dhe hajdutët,  prostitutat dhe kardinalët,  princët dhe revolucionarët,  fashistët dhe luftëtarët e përjetshëm,  ku të gjithë janë miq të të gjithëve,  dhe ku e mira është të mos bësh të pakënaqur askënd.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ngatërron barazlargësinë me barazafërsinë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse thonë të kundërtën e linjës së gazetës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse botuesi e dëshëron këtë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse pret ngritjen në detyrë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse së shpejti janë zgjedhjet.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ata që ua tregojnë e pësojnë keq.

–Ka nga ata që i fsheh faktet sepse disa gjëra nuk mund të thuhen.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse e ka parë se ç’fund pati Biagi dhe Santoro.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse politikisht është e gabuar të zhytish duart në llum,  sepse rrezikon të shprishësh flokët dhe të dëmtosh ngjyrën e përftuar nga dielli,  është shumë më mirë të qëndrosh politically correct.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse,  në të kundërt,  bëhet jo i besueshëm dhe i pakontrollueshëm dhe nuk e ftojnë në televizione.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse është më e këndshme kështu: paraqitet si antikonformist,  i referohen atij,  krijon „debatin“.

-Ka nga ata që i fsheh faktet edhe vetes sepse ka frikë se mos ndryshon mendimin.

-Ka nga ata që i fsheh faktet për solidaritet me Giuliano Ferraren,  i cili nga që është shumë inteligjent për rrjedhojë do të ndihet i vetmuar.

–Ka nga ata që i fsheh faktet sepse shërbimet sekrete e paguajnë për këtë qëllim.

-Ka nga ata që i fsheh faktet edhe pse nuk e paguajnë,  por ndoshta një ditë do ta paguajnë edhe atë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse nuk ka kush t’i japë kurajo.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse asnjëri akoma nuk ja ka kërkuar e ndoshta ndonjë ditë do t’ia kërkojnë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në këtë mënyrë ndonjë do ta falenderojë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse shpesh janë të trishtueshme,  të papëlqyeshme,  përvëluese,  dhe nuk është e nevojshme të trembim shumë njerëz që duan të qeshin dhe të zbaviten.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt i ndërpresin reklamat gazetës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse përndryshe nuk e zgjedh (e merr)  më askush.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në këtë mënyrë do të mund të fitojë ndonjë konsulencë me qeverinë apo RAI-in apo Këshillin Bashkiak apo të Rrethit apo Dhomën e Tregëtisë apo Shoqatën e Industrialistëve apo sindikatën apo Bankën pas qoshes se rrugicës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse u detyrohet për gjithshka këtyre personave dhe nuk dëshiron t’i zhgenjej.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt do të jetë më e veshtirë të kthesh këmbanen,  kur fryn era.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse njerëzit do të kuptonin gjithshka.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ka lindur shërbëtor dhe siç thoshte Viktor Hugo „ka njerëz që janë gati të paguajnë,  që të shiten“. (f.9) …Gazetarët ndahen në dy kategori. Të djathtë e të majtë? As në ëndërr. Luanë e lepuj? Jo more. Të televizionit dhe të shtypit? E kotë. Të aftë dhe analfabetë? As na shkon ndër ment. Të guximshëm apo të mekët? Ik tutje. Objektivë apo fraksionistë? As kështu. Sot dallimi i vërtetë që i ndan kategoritë,  është ajo e kurrizeve të drejta dhe kurrizeve të përkulura apo të lakueshëm.

Pse shumë gazetarë i zhdukin faktet? Sepse nuk e duan mjaftueshëm profesionin e tyre,  dmth lexuesit apo shikuesit e tyre. Sepse kur shkruajnë apo flasin,  nuk mendojnë per atë që i lexon apo i dëgjon,  por për të tjerët e për gjëra të tjera: për të fuqishmit e politikës e të ekonomisë,  për botuesit e sotëm apo ndoshta të së nesërmes,  për kolegët dhe rivalët,  për rrogën e fund muajit,  për pensionin apo për ndokënd që mund t’i ver re dhe t’i angazhojë në një profesion tjetër më me përgjegjsi. Siç shprehej Montanelli,  ndryshimi midis atij që shkruan për lexuesit e tij dhe atij që shkruan për të tjerët,  diktohet menjehëre: i pari flet qartë dhe e kuptojnë të gjithë,  i dyti flet me kode dhe e kuptojnë vetëm ata që duhet ta kuptojnë.

Shpesh ngatërohet kuptimi midis objektivitetit,  paanësisë dhe asnjanesisë…Objektivizmi është i pamundur; sejcili prej nesh lind me interesa të caktuara dhe pasione të veta, rritet i edukuar me vlera të caktuara. Këndvështrimi i tij mbi botën është origjinal e që dikton mënyrën e tij të të parit të gjërave dhe rjedhimisht të të gjykuarit.

Kur tre deshimtarë të një ndodhie,  thirren në gjyq për të dëshmuar nën betim,  ata tregojnë në

t re mënyra të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se dy prej tyre gënjejnë. Që të tre tregojnë të vërtetën,  të vërtetën e tyre.; të njejtën ndodhi (fakt)  i filtruar nga tre “kultura” të ndryshme. Nga e njejta ndodhi,  sejcili vëren ose kujton një pamje të veçantë,  një prekje,  një emocion që veshtirë të jetë i ngjashëm me ato të vërejtura apo të mbajtura mënd nga dy të tjerët

Asnjëri nuk mund të jetë objektiv dhe i paanshëm . Vetëm robotët janë objektiv dhe të vdekurit janë të paanshëm.

Nuk mund të pretendosh që të gjithë të shikojnë gjithshka në të njejtën mënyrë,  me të njejtën shkallë të vlerësimit apo prioritetit. As që mund të imagjinohet që një qenie e gjallë të mos marrë pjesë me pasionin e tij në tregimin e një ngjarjeje.

…Duke u kthyer tek shembulli ynë i tre deshimtareve në gjyq,  një gjë mund ose duhet që të  pretendojmë: të tre versionet e së njejtës ngjarje (fakti)  të respektojnë thelbin e tij.

Eshtë rregulli i vjetër i gazetarisë anglosaksone, e ashtuquajtura „ katër w“ : Kush ?,  Cfarë ?,  Kur? Ku ? Kush e ka bërë,  ç’farë,  kur dhe ku? Me shtesën e domosdoshme Përse?

Si të tre dëshimtarët gjatë procesit edhe tre gazetarët,  të zotë e të perkushtuar,  do t’a tregojnë të njejtën ndodhi,  në mënyra të ndryshme në gazetat e tyre.

Ndryshimi i paraqitjes në tre këndvështrime jo të njëjta, në rast se thelbi i ngjarjes (faktit)  është respektuar,  nuk përbën problem; kjo është një pasurim për lexuesin dhe vet ata,  gazetarët. Ja përse është e rëndësishme që të ekzistojnë shumë gazeta dhe shumë TV,  ku shumë gazetarë do të mundnin të përshkruajnë të njejtën ndodhi (fakt) . Kjo quhet PLURALIZEM.

Ai që i pershkruan faktet me ndërgjegjje nuk është llafollog,  por harmonik. Pastaj kemi edhe gazetarë të pa ndërgjegjshëm; ky është i bindur se të mirët janë të gjithë nga kjo anë dhe të gjithë të keqinjtë,  nga ana tjetër.

Këtij i vjen për mbarë,  për motive të interesit personal,  për miqësi apo përkatësi partiake,  për interesa biznesi,  apo kariere, nga servilizmi, frika apo oportunizmi,  apo urdhërat e shefave,  të japë gjithëmonë të drejtë njerës palë e të dënojë tjetrën. Në këto raste, në se gazetari i pasqyron gjërat në mënyrë të ndryshme nga kolegët e vet,  nuk është se ai i shikon ashtu,  por sepse DUHET ose DESHIRON t’i tregojë kështu,  megjithëse e di shumë mirë se po gënjen.

Ai duhet të heshtë mbi disa fakte të pakëndeshme (për veten apo për të tjerët)  duke arritur deri edhe në përmbysjen e thelbit të lajmit,  sepse e çensurojnë ose bën autoçensurën.

Në këto raste, kronikat e tij nuk tregojnë pluralizëm, por një grumbull pa form gënjeshtrash dhe gjysëm të vërtetash. Duke bashkuar dy gjysëm të vërteta, nuk arrihet një e vërtetë. Arrihet një dopio gënjeshtër,  e më keq akoma,  duke bashkuar gënjeshtra të ndryshme,  arrihet një gënjeshtër me fuqi të shumëfishuar.

Eshtë shumë më e mirë mungesa totale e informacionit,  se sa një shumicë e informacioneve gjysmake ose fallco. Në rast se një njeri nuk di asgjë,  do të kërkojë të dijë diçka. Por në rast se do të dijë diçka,  e kjo diçka është fallco, por ai nuk e di këtë,  do të mendojë se e njeh të vërtetën dhe do ta regjistrojë  atë ( informacionin fallco ) në mëndjen e tij, duke mospranuar informacione që dëshmojnë të kundërtën.

Të informosh për një ngjarje (fakt)  atë që nuk di asgjë,  është shumë më lehtë,  se sa të informosh atë që është njohur më parë,  me një lajm falls ose të manipuluar. Së pari duhet bindur se është mashtruar (rrethanë që është e vështirë të pranohet) , t’ia heqësh nga mëndja lajmin falls dhe pastaj t’ia zëvëndësosh me lajmin e vërtetë.

…Gazetari i mirë duhet së pari të njohë themelet e zanatit të tij,  për të ditur të dallojë burimet e besueshme nga ato të pabesueshme,  për të verifikuar në mënyrë korekte,  për të stërvitur syrin,  që të dallojë thelbin e çdo fakti e të dijë ta tregojë në mënyrën më të kuptueshme dhe të plotë.

Së fundmi,  ai është njerëzor,  bagazhi i tij kulturor do t’a drejtojë për t’i kushtuar rëndësinë më të madhe këtij apo atij aspekti të faktit që po tregon,  për të vërejtur njërën anë në vënd të tjetrës,  zgjedhjen e ngjarjes simbas ideve të tij, e të marrë pjesë me emocionet e tij në disa ngjarje dhe fate të personazheve.

E gjithe kjo është normale dhe pozitive, në rast se bagazhi kulturor, ideor dhe emocional është i tij dhe jo i të tjerëve.

…Nuk ka asgjë të keqe të jesh i së majtës apo i së djathtës. Përkundrazi është normale dhe e drejtë. Sejcili ka idetë e tij,  duhet të ketë idetë e tij,  do të qe fatkeqësi po të mos i kishte. Në një vend ku mbizoterojnë dy pole,  të paktën ditën e zgjedhjeve,  qytetarët; duke përfshirë këtu edhe gjyqtarët, gazetarët dhe juristët e kushtetutës,  hedhin votën e tyre në favor të të majtëve,  të djathtëve dhe një pakicë nuk voton për askënd.

Fatkeqsi është,  kur një ide politike ose fushatë elektorale,  ndot paanësinë e gjykatësit apo gazetarit në punën e tyre të përditshme profesionale.

Kundër gjyqtarëve të politizuar (shumë më të paktë se sa besohet)  për vepra apo vendime të ndikuara ideologjikisht,  ka mundësi të shumta për t’u ankuar në shkallë të tjera të gjykimit.

Kundër gazetarëve të politizuar ( shumë më të shpeshtë se sa mendohet )  në më të shumtën e rasteve nuk ka ilaç; nuk është e lehtë për lexuesin ta dallojë dhe akoma më e veshtirë është kjo për telespektatorët.

Lexuesi ka mundësi të nderojë gazetën (megjithëse nuk është e lehtë,  gazeta është një zakon)  Por teleshikuesi është i dënuar të vërdalloset ndërmjet kanaleve të ndryshëm vetëm në paraqitje e ku veprojnë pothuaj se vetëm gazetare të politizuar,  sepse në televizion komandon POLITIKA.

Për rrjedhojë na mbetet të mendojmë se të gjithë gazetarët kanë një mbështetës politik dhe nga njera anë quhet fallco lajmi i papëlqyeshëm d.m.th. si jo i vertetë,  nga ana tjetër diskretitohet dhe dilegjitimohet funksioni i kontrollit të lajmit . Pranohet që PUSHTETI të përdorë për qëllimet e veta,  gazetarët miq e në të njejtën kohë të neutralizojë ata që janë të lirë dhe të paanshëm,  të cilët për fat,  akoma ekzistojnë, megjithëse gjithmonë e më të rrallë. (f.20 „La scomparsa die fatti“ 2006)

Perktheu Fatbardha Demi  

*Marco Travaglio,  është një nga përfaqësuesit më me zë të gazetarisë hetuese të ditëve tona. Eshtë autor dhe bashkautor i shumë botimeve që kanë në qendër të tyre Mafien,  Korupsionin dhe gjendjen e Medias së sotme italiane si „Montanelli dhe Kavalieri“,  „Të paprekshmit“,  „Berluskomike“,  „Duart e pastra,  historia e vërtetë“, “Duart e pista“,  „Regjimi“etj. Për artikujt dhe librat e tij demaskues është bërë objekt sulmi nga gjyqësori. Per rolin e gazetarit M.Travaglio shprehet : ” Gazetari ka për detyrë të tregojë faktet, mundësisht ato më flagrante që pushteti përpiqet t`i fsheh, pikërisht për ato që zëdhënësi ka për detyrë të hesht ose t`i mbajë të fshehur. Zëdhënesi bashkejeton me pushtetin, zërin e së cilës përçon. Gazetari duhet të qëndrojë larg te fuqishmeve duke i shqetësuar dhe kontrolluar vazhdimisht” Duke folur për rolin aktiv të shtypit amerikan,  gazetari italian i quan gazetarine “qen roje i popullit kundrejt pushtetit”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fatbardha Demi, Marco Travaglio, ndryshimi mes gazetareve

TE SHKOJME PERPARA DUKE U FRYMEZUAR NGA E KALUARA

September 17, 2015 by dgreca

Nga Nicola Abbagnano /Lëvduesit e kohëve të shkuara sot nuk janë vetëm gënjeshtaret  dhe llafazanët,  siç thoshte Horacio. Por,  janë njerëz të çdo moshe që rikujtojnë nga e kaluara e largët  apo e afërt,  ndonje veçori që të frymëzon admirim e keqardhje. Rikthimi i ndonjerës prej ketyre veçorive,  është një dukuri shumë e përhapur sot,  pas një periudhe që dukej  se dëshironte të shkelte mbi një rrugë,  ku te mos kishte gjurmë nga e kaluara.

Sot kthimet drejt së kaluarës janë të rastësishme,  sepse  pengohen nga kërkimi këmbëngulës e me çdo kusht  i « së resë ».Por shpesh,  e reja ndodhet pikërisht tek e kaluara: Tek ndonjë ide ndriçuese që dukej e zbehur,  tek ndonjë ideal i vënë nga jeta si një lajmërim në një formë bukurie të harruar. Kështu lindin rrymat filozofike dhe letrare që frymëzohen nga  doktrina  dhe lëvizje artistike të vjetra  dhe që iu kthehen idealeve të artit apo modës,  e që rinovojnë  ose  përshtasin përdorime të perenduara ( stilin e kohës së shkuar) .

Sigurisht asnjë,  nga këto rikthime nuk është apo mund të jetë një përsëritje  letrare.  Lidhja me të kaluarën  bëhet një shkas i lëvizjes së jetës.

Por,  është një fushë,   ku një lidhje e tillë (me të kaluarën) duket se është më e vështirë  për t’iu vënë si qëllim para vetes dhe për t’u realizuar : është fusha e jetës sonë të përditshme,  ajo e jetës personale dhe shoqërore. Rreziqet dhe  te këqijat që sot na  i përcjell jeta,  e që janë shtuar pafundsisht nga po ai progres  teknologjik,  duket sikur kanë shënuar një shkëputje te pazevendësueshme nga e kaluara,  e veçanrisht prej rregullit dhe seriozitetit që në çastet e lumtura,   e karakterizonin.

Kjo shkëputje,  nuk duket se do të zvogëlohet  me (thjesht) një rikthim ndaj vlerave te vjetra,  por,   para së gjithash,  duhet të jetë  rezultat i punës së brezave te rinj,  te cileve u takon detyra per ta çuar jetën peëpara.

Lëvduesit e së shkuarës ngulin këmbë pikërisht mbi : paaftesinë e të rinjve për të mesuar nga e kaluara.

Te rinjtë sot,  pranojnë lehtësisht  të gjitha tundimet e shoqërise,  e që janë të  shumta e të këqia.  Të mësuar që në fëmijeri t’iu plotesohen dëshirat edhe ato më tekanjozet,  bëhen kokëfortë (të pabindur) ndaj rregullit dhe disiplinës,  që jane te domosdoshme për ushtrimin e çdo aktiviteti (në te ardhmen),  i cili edukon  vetkontrollin që është kushti i parë për të patur një karakter të ekuilibruar.

Largohen (shpirtërisht) prej familjes megjithëse vazhdojnë të jetojnë bashkë,  në drejtim të grupeve  ku ndihen të çliruar nga çdo detyrim e me të njëjtin mendim në synimin për të bërë vetëm atë që ju pëlqen.

Detyrimet,  që nganjeherë ju kërkohen,  ju duken  neveritëse dhe shtypëse (imponuese). Keshillat që jepen,  ju duken sikur  vijnë nga një botë tjetër,  ku ata nuk pranojnë se bëjnë pjesë,  e cila duhet të zevëndësohet e të  transformohet në një botë tjetër,  ku do t’iu pëlqente të jetonin.

Në këto kushte,  shkarjet e të rinjve në imoralitet e në sjellje të paligjshme,  janë të shpeshta sepse është e lehtë (kur s’ka norma).

Të sigurosh para në mënyrë të pandershme dhe të dhunshme,   është një tundim që nuk gjen shumë pengesa tek ai,  që  do të plotësojë (me çdo kusht) qejfet e veta,  e për më tepër kur shikon nga lajmet e përditshme,  se pandershmeria ka fole në te njëjtën botë  që i është vënë përpara si model i mirë,  e ku duhet të bëjë pjesë.

Kurioziteti për ta pasuruar jetën e vet  me përvoja të reja,  goditjet e para të dhimshme dhe zhgënjyese të pësuara nga rrethanat,  e bëjnë të lehtë rënien drejt drogës duke e quajtur si rrugën e vetme  të çlirimit nga zhgënjimet.

Por,  kohët e fundit, shohim edhe një tjetër rrugë,  që  tërheq një numër të caktuar të rinjsh e veçanërisht  ata që përqafojnë një  qendrim  te vetedijshem kritik kundrejt shoqërise në të cilën jetojnë : është rruga e terrorizmit. Edhe kjo është një rrugë e lehtë,  sepse terrorizmi  propozon  te ndërtosh vetem duke shkatërruar dhe shkatërimi është më i lehtë se sa ndërtimi.

Lëvduesit e kohëve të shkuara,  përqendrohen mbi njërin apo tjetrin  qendrim negativ të të rinjve të sotëm,  por nuk tregojnë së cilës së kaluar rinia duhet t’i drejtohet,  që te çlirohet (nga këto rrugë të gabuara).

Përveç këtij qendrimi të lëvduesve të se kaluares,  qe eshte keqdashes dhe vajtues,  ka  njerez qe e shikojne ne menyra te tjetra kete gjendje te te rinjve.

Disa e shikojne,  si  nje pasoje te pashmangshme te gjendjes dhe sundimit te zakoneve  te shoqerise se sotme.

Shprehen se te rinjte nuk bejne gje tjeter veçse pranojne  dhe  ndjekin edhe ne aspektet me te  keqija,  shkarjet e nje  shoqerije te koruptuar.

Ne kete rast,  pergjegjesia e te gjitha te keqijave qe mund te ndeshim ne sjelljen e te rinjve,   do t’i binte vetem  natyres komplekse te shoqerise,  se ciles i duhet hedhur faji.

Duke e pare nga ky kendveshtrim  problemin,  s’na mbetet gje tjeter veç te mbetemi duke levduar te kaluaren e larget apo te afert,  sepse pasojat (e kohes se sotme) jane te pashmangshme (se ne kete shoqeri te sotme jetojme).

Puna qendroka vetem ne shkaterimin e kesaj “te sotme”  ose nevoitet ta riformojme rrenjesisht. Po si ta riformojme ?

Ne rast se e kaluara sundon  mbi te ardhmen,  apo ne rast se te rinjte qe duhet te ishin autoret e kesaj levizjeje  jane plotesisht  te brumosur (vetem) prej shoqerise ne gjirin e se ciles ata lindin,  asnje force njerezore nuk do te mund  ta ndryshoje kete gjendje.

Te ashtuquajturit « dietrologe » (siç i quajne tani) qe ja veshin « se kaluares » gjithe pergjegjesine e « se sotmes »,  gjenden te goxhduar nga vete shpjegimi qe i japin te keqijave te koheve te sotme duke pohuar pamundesine  per t’i perballuar.

Ne rast se te rinjte jane  produkt i ketyre te keqijave,  ata nuk do te jene kurre te afte per t’i luftuar e per te fituar.

Nga ana tjeter,  nuk mungojne ata qe shikojne ne kete pamundesi (per te luftuar te keqijat) dukurine thelbesore te shoqerise  se sotme,  fati i se ciles  eshte qe te vetshkaterohet.

Ndoshta,  per te shmangur parashikimet,  sa shkateruese  aq  edhe te pallogjikshme,  per te shmangur pendesat dhe nostalgjite e padobishme,  si dhe denimet e renda dhe padrejtesite,  eshte me mire ta çojme vemendjen  tek  ngjarjet reale,  mbi gjendjen e shoqerise se sotme.

Ne kohen e sotme jetojne te gjithe : te rinjte dhe te vjetrit. Tek te rinjte,  sigurisht nuk jane akoma kalitur ato tipare mbrojtese  qe jane shpesh  frut i pervojave  te gjata dhe te veshtira. Por nuk mund te flitet per ta,  sikur jane qenie  te panjohura,  homogjene,  te  bere me te njejtin kallep.

Sot,  me te drejte kembengulet,  mbi ndikimin  qe ushtron (per keq) mjetet e komunikimit masiv (TV,  Radio,  Kinemaja,  shtypi  etj.) ne zakonet dhe menyren e te sjellurit qe gjejne  perhapje te gjere  sidomos  ne jeten e metropoleve.

Por ky ndikim nuk eshte vendimtar dhe nuk arrin,   te pakten deri me sot,  te mposht mbrojtjen,   qe kerkesa per nje liri personale (jo te diktuar nga media) per shumellojshmeri te shijeve e te deshirave,  i kundervihen ketyre  ndikimeve.

Te rinjte nuk perbejne nje mase  te njetrajtshme  (te njejte) qe ecin mbi te njejten rruge. Ata jane te ndryshem ndermjet tyre edhe pse i perkasin se njejtes familje dhe te njejtit lloj,  edhe pse ndjekin  zakonet qe ndiqen nga te gjithe.

Serioziteti,  perkushtimi,  dashuria per te bukuren,  interesi per te ardhmen dhe enthuziazmi per idealet,  formojne karakteristikat e shume prej tyre. Por veprimi i tyre behet i dallueshem nga pjesemarrja ne shume  aktivitete kulturore,  nga ndihma qe  afrojne ne rastet e fatkeqsive  te shoqerise,  nga entuziazmi  me te cilin  i pranojne  format e reja te artit dhe format e vjetra te rizbuluara,  nga interesi qe shfaqin  per kendveshtrime dhe  doktrina  qe propozojne  rilindjen e vlerave  shoqerore,  nga shoqatat qe formojne per  mbrojtjen dhe perhapjen  e vlerave fetare.

Te flasesh per rinine moderne si per nje turme te shthurur,   ndertues te  kaosit perfundimtar,  nuk eshte vetem nje padrejtesi,  por nje genjeshter  e zbukuruar me masken e nje profecie.

Ajo per te cilen kane veçanerisht nevoje te rinjte,  eshte besimi tek aftesite dhe forcat e tyre: nje besim qe ju ben atyre te mundeshme  te ushtrojne lirisht  inteligjencen e tyre dhe  te realizojne  zgjedhjet e tyre.

Perktheu Fatbardha Demi

 

Nicola Abbagnano  (“La saggezza della vita”,  f.222)

Profesor i njohur italian i Historise se Filozofise  dhe autor i shume librave.

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fatbardha Demi, frymezim nga e kaluara, Nicola Abbagnano, te shkojme perpara

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT