Si pjesë e grupit evropian të 22 kandidatëve të përzgjedhur nga e gjithë Evropa për të qenë pjesë e programit prestigjioz “Marshall Memorial Fellowship” (MMF) të Fonit Marshall të Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara, të marten për Washington, DC, ka udhëtuar edhe Faton Bislimi, Koordinator për Politika dhe Marrëdhënie Rajonale në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Bislimi është I vetmi shqiptar nga Evropa që është pjesë e këtij programi këtë vit, dhe një ndër shqiptarët e pakët që studimet postdiplomike në fushën e zhvillimit ndërkombëtar I ka përfunduar në Universitetin e Harvardit. Tani, në përfundmin të doktoraturës në shkenca politike në Universitetin e Albertës, ai është përzgjedhë për programin MMF me motivacionin se është “pjesë e liderëve të rinjë nga Evropa në marrëdhëniet transatlantike,” sic thuhet në letrën e përzgjedhjes nga Dr. Donfried, Presidente e Fondit.
Gjatë programit tre-javor, Bislimi do të ketë rastin të takojë shumë personalitete të rendësishme të politikbërjes në SHBA, duke përfshirë kongresmenë, kryetarë qytetesh, drejtorë fondacionesh, kryeredaktor gazetash, si në Washington, DC, në Chicago, Chattanooga, Miami, dhe New York.
“Unë jam krenar që më është dhënë mundësia të jem pjesë e këtij programi prestigjioz,” ka thenë Bislimi, dhe “do të përpiqem, që gjithë gjithëherë, të përfaqësoj vendin dhe popullin tim në mënyrën më të mire të mundëshme,” ka shtuar ai.
Në grupin evropian, pjesë e të cilit është Bislimi, ka professorë universitetesh, gazetarë, anëtar të parlamentit, themelues e drejtues të institucioneve joprofitabile, kryetar komunash, zyrtarë qeverishë nga shumë shtete të Evropës si Spanja, Italia, Kroacia, Gjermania, Holanda, Britania, Serbia, Bosnja, Polonia, Ukraina, etj.
I kënaqur me përzgjedhjen e Bislimit në këtë program është shprehur edhe Kryetari Haziri. “Eshtë ndër për Gjilanin edhe për Kosovën që kemi një njeri si Faton Bislimi që na përfaqëson në një program kaq të rendësishëm në ndërtimin e mëtutjeshem të marrëdhënieve transatlantike,” ka thenë Haziri. “Gjenerata e re dhe profesionistë si Bislimi janë shpresa më e mire për të ardhmen tone,” ka shtuar ai.
Kurse, Bislimi nga Washington, DC ka shpjeguar se në secilin takim në këtë program do të promovojë Komunën e Gjilanit, duke u filluar kështu një proces të ri të bashkëpunimit në mes Gjilanit dhe qyteteve që do t’i vizitojë ai si pjesë e programit MMF në SHBA.
Fondi Marshall i Gjermanisë në SHBA është themeluar para mëse 40 viteve dhe program i tyre i Akademisë së Lidershipit Transatlantik ka mëse tridhjetë vite që organizohet përmes programit Marshall Memorial Fellowship që i përzgjedhë 22 kandidatë nga Evropa të cilët vijnë në SHBA dhe 22 kandidatë nga Amerika që shkojnë në Evropë, me qëllim të përgatitjes së gjeneratës së re të ekspertëve dhe liderëve në fushën e marrëdhënieve transatlantike. Përndryshe, përzgjedhja e Bislimit për pjesëmarrje në këtë program, të dizajnuar e sponzoruar nga dy vende kryesore në politikën globale si SHBA dhe Gjermania, vlerëson lartë punën e tij të deritashme në ngritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve transatlantike, vecanërisht në mes në SHBA-ve e Kanadasë dhe Kosovës.
Faton Bislimi ka mëse trembëdhjetë vite që punon intensivisht me lobin shqiptar në SHBA, duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me shumë autoritete të Kongresit dhe Administratës Amerikane, duke përfshirë edhe punën e tij në Komitetin për Marrdhënie me Jashtë të Kongresit të SHBA-ve gjatë verës së vitit 2003 dhe 2004.