• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Motrat Qiriazi”, një demonstrim i dashurisë njerëzore

March 9, 2018 by dgreca

Albanian -american women’s organization (AAWO) “Motrat Qiriazi një demonstrim i dashurisë njerëzore/1 BetiNga Marjana Bulku/

Photo credit Arbërie Hetemi/

1 ok nena e deshmoreveAAWO “Motrat Qiriazi”numëron vitin e 25 -të e bashkë me vitet janë qindra aktivitete ku në qendër është familja , gruaja, fëmijët , edukimi, sakrificat njerëzore të cilat na bëjnë edhe më fort humanë dhe përkrahës të njeriut, atij që i përket botës së suksesit por edhe njeriut të thjeshtë,atij që përballet me sakrificat dhe vështirësitë e jetës që nuk janë të pakta.

2 MeritaËshtë bërë traditë tashmë 25 vjet që 7-8 marsi të bashkojë mes qindra pjesmarrësish festën me kujtesën, argëtimin me vlerësimin , mirnjohjen me falenderimin në salla të tejmbushura me miq e familjarë që urojnë motrat, bijat , bashkëshortet e që nderojne edhe arritjet e tyre, sakrificat dhe përkushtimin që i karakterizon motrat, nënat, bijat tona Është një traditë e bukur që avokate Beti Beno Esq, drejtuesja aktuale e AAWO “Motrat Qiriazi” po e çon dhe pasuron edhe më tej gjë që u demonstrua edhe një here , këndshëm pasditen e 3 marsit 2018 në Battery Gardens me një prezencë prej 260 burrash e grash që përreth 6 orë që rrodhën pa u ndjerë iu nënshtruan një programi të drejtuar mjeshtërisht nga Rejhan dhe Luan Bexheti, zëri i mrekullueshëm i sopranos Dëshira Ahmeti Kërliu, interpretimet e fuqishme të Ludmilla Baballëkut , kulminacionet e rralla vokale të tenorit Riad Ymeri dhe natyrisht me shoqërimin instrumental mjeshtëror të Raid Hysenit dhe Merita Halilit që kishin një rol të veçantë në këtë natë festive përveç këngës .3 Vjosa

Nuk është vetëm një natë ku ndahen vlerësime dhe mirnjohje për arritjet por një akt që bashkon histori suksesesh, pune dhe sakrificash njerëzore .4 Teuta5 Marku
Gruaja e Vitit 2018 është shpallur Artistja Merita Halili, e cilësuar “bilbili i këngës popullore shqiptare”.Ajo ishte 16 vjeç kur këndoi për herë të parë në Shqipëri,ndërsa sot pas kaq shumë vjetësh së bashku me bashkëshortin e saj Raif Hyseni njohin pafund suksese dhe janë ato që muzikën shqiptare e kanë berë objekt mësimi edhe për amerikanët.

4 BehxhetiMe një çmim të AAWO në dorë dhënë nga soprano Dëshira Ahmeti Kërliu, Merita Halili shprehet plot emocion…-“Motrat Qiriazi ” i kam ndjerë pranë në çdo moment të jetës time në Amerikë. Ato organizuan baby shower kur vajza ime do të vinte në jetë” .7 Beti Grup

Mësuesja e vitit 2018 është vlerësuar Vjosa Nikçi e lindur në Rugovë, emigruar në USA në moshë shumë të vogël e ka pasur arsimin një shtysë dhe shtyllë të fortë në edukimin e saj familjar dhe universitar.

10 Vera BelliuMagjistre e historisë moderne evropiane dhe aktualisht e angazhuar në arsimin dygjuhësh Vjosa shprehet se do t’ju qëndrojë edhe më pranë studentëve shqiptarë. Raza Sinanaj ia dorëzon këtë vlerësim mësueses së vitit 2018 që është një më shumë në vargun e gjatë të nderimeve të AAWO e cila çdo vit na kujton se EDUKIMI është mision që ka në thelbin e vet dashurinë.
Është gjithmone e bukur prezenca e Ambasadores së Kosovës Teuta Sahatçija e cila ia din plagët Kosovës dhe jo pa emocion do ndante një çmim të veçantë që lidhet me kontribute humanitare ,të jashtzakonshme të Gruas dëshmi e gjallë se liria dhe pavarësia e Kosovës i kanë rrënjet te sakrificat njerëzore .Është zonja Bahrije Bytyçi , nëna e Dëshmorëve të Kosovës Agron 23vjeç, Mehmet (21) dhe Ylli (25) e cila fjalët i ka të pakta por historia e familjes së saj është e rekorduar në memorjen e Albanian Culture Tv e cila ka transmetuar gjërësisht aspekte nga Batalioni Atlantiku. Tri djemtë e saj edhe pse të rritur në Çikago kur Kosova rënkonte nga lufta , shkuan atje si heronj për të mbetur përjetësisht atje edhe pse trupat e tyre u sollën të prehen në Amerikë. Fjalët e nanë Bahries janë të pakta por përmes emocioneve të saj lexohet qartësisht se si ndjehet një nënë me tri djem të vrarë. Ajo mban për dore të shtrënguar nipin e saj, ai ka emrin Agron atë emër që ia mban të gjallë kujtimin e të birit. Ky nderim ndaj zonjës Bytyçi me bijtë e vrarë në luftë është një nderim që i bëhet jetës , vazhdimësisë së saj, atij shtrëngimi duarsh të Agronit të vogël pas gjyshes së vet që rrit heronj. Kjo natë gala zonjash lotët e nënë Bahries i shndërroi në një mirnjohje ndaj akteve të rralla e heroike që meritojnë mirnjohjen e përjetshme të të gjallëve.
Ky zinxhir veprash që rrjedh në këtë natë ku argëtimi dhe përjetimi janë paralelisht bashkë ka në thelb punën sistematike të një bordi që falenderohet e përmendet me mirnjohje nga drejtuesja e tij zonja Alda Mosko. -Pas çdo vullnetarizmi mirnjohja dhe falenderimi jane më e pakta e domosdoshme- shprehet ajo.
AAWO përmes një nate festive dëshmon pjekurinë e vet 25 vjeçare dhe kjo duket në organizimin perfekt të çdo akti ceremonial festiv ku Dr . Zana Dobroshi përmend në fjalën e saj sipas të cilës historiku i gjatë dhe vijimësia e kësaj organizate vitale në Amerikë e ka bazën tek njerëzit që bënë këtë histori dhe ato që e mbajnë gjallē atë.
Nuk do ti mungonte kësaj nate as fjala e zotit Mark Gjonaj një suportues i zonjave si një gjini që përfaqson motrat, miket, bashkëshortet që na e bëjnë jetën më të mirë.
AAWO Motrat Qiriazi , përtej ngjyrave të festës ndan me ne akte humanizmi dhe kauzave që perveç misionit të saj shkon dhe u vjen në ndihmë fëmijëve të sëmurë , atyre që kanë nevojë për atë që fati, familja, ekonomia e tyre nuk ua mundësoi dot. Edhe ky vit shënon një tjetër bilanc që i ka të dyja anët ; solidaritetin njerëzor dhe fatin e trishtueshëm të një fëmije shqiptar të sëmurë që do të ndihmohet nga kontributet e grumbulluara nga shorti i kêsaj nate që tejkalon ngjyrat e festës.
Nisur prej këtyre akteve tërësia e të cilave na dhuroi një mbrëmje të bukur përmes mikrofonit të Albanian Culture TV i afrohem atyre që janë pas këtij organizimi , dy zonjave që janë pas sukseseve të vazhdueshme të qasjeve të AAWO-s në publik zonjave Beti Beno dhe Alda Mosko të cilat modestisht thonë se AAWO ka lindur për të qenë kështu: humanitare, edukative e pse jo edhe një mundësi më shumë për tu argëtuar dhe solidarizuar mes nesh.
Batery Garden, NY 3 mars 2018

Filed Under: Featured Tagged With: Arberie Hetemi, festa, Marjana Bulku, Motrat Qiriazi

MIJËRA BASHKATDHETARË NË SHBA E FESTUAN ME VATRËN 28 NËNTORIN, DITËN E FLAMURIT KUQ E ZI

December 2, 2015 by dgreca

Vetëm në festimet që organizoi Dega e Vatrës në Tampa & Clearwater morën pjesë më shumë se 500 bashkatdhetarë, qindra te tjere ne Orlando e Jacksonville, ndërsa në të gjithë shtetin e Floridës festuan me Vatrën rreth 1300 bashkatdhetarë, 550 vete ne Nju Jork, disa qindra ne Hartford CT, Washington, Toronto etj./

….Përvec festimit të darkës tradicionale solemne, që organizoi Federata Panshqiptare e Amerikës në Nju Jork, në vijim të traditës 103 vjecare, edhe degët e saj nëpër shtetet e Amerikës u bënë organizatore të kësaj feste.Degët e Vatrës në bashkëpunim edhe me shoqatat që veprojnë në komunitetin e shtetit të Floridës, organizuan festime masive. Festime u organizuan edhe në Washington, Hartford CT, Toronto, por vecanërisht tërhoqën vemëndjen festimet në Shtetin e Floridës, ku veprojnë katër degë të Vatrës, dhe ku morën pjesë më shumë se 1300 bashkatdhetarë. Tri prej tyre organizuan manifestime të vecanta sipas rajoneve ku jetojnë. E para ishte dega e Orlandos që i nisi festimet me 25 Nëntor, me 27 nëntor ishte dega e Vatrës në Tampa Clearwater, dhe me 28 Nnëtor Dega e Vatrës në Jackasonville. Dega e Vatrës në Tampa – Clearwater, kishte më shumë se 500 pjesmarrës informoi dega e atjeshme e Vatrës. I urojmë të gjitha degët e Vatrës, duke shpresuar se veprimtaritë e tyre do të jenë intensive edhe në të ardhmen, duke vënë në qendër të punës së tyre veprimtaritë Kombëtare, ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave Kombëtare, duke luftuar për bashkimin e komunitetit.(Në Foto: Pamje nga Festa në Tampa-Clearwater)

Filed Under: Vatra Tagged With: 28 nentori, Deget e Vatres, Dita e Flamurit, festa, ne Florida

Kosovë- Himni i Nënës Terezë nga Inva Mula përmbyllë festën

September 6, 2015 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës do ta shpallë 5 Shtatorin e Nënës Terezë ditë të humanizmit dhe bamirësisë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Shtator 2015/ Festa e Nënë Terezës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është përmbyllur mbrëmë me koncert në Katedralen me emrin e shenjtëreshës shqiptare, ku në mesditë u zhvillua mesha solemne. Himni i Nënës Terezë performuar nga solistja e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, përmbylli festimet.

Në Koncertin e  Himnit të Nënë Terezës me vepra muzikore të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe botërorë dhe recitime të aktorëve të shquar ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi, veprimtari dhe simboli i rezistencës kosovare Adem Demaçi, deputetë dhe shumë personalitete tjera të jetës politike, kulturore e fetare.

 Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndërsa kryetari i Kuvendit, Veseli, në një fjalë rasti vlerësoi kontributin dhe shërbimin që Nënë Tereza i bëri atdheut, nëpërmjet misionit të saj fisnik të bamirësisë e të përkujdesjes njerëzore, duke u bërë kështu vlerë krenarie për shqiptarët në të gjitha anët e globit.  
Kreu i Kuvendit kosovar tha se tre vite më parë, kur OKB-ja vendosi që duhej të kishte një datë dhe një emër që do të simbolizonte përkushtimin global për bamirësi dhe humanizëm, askush nuk kishte dilema se cila do të ishte kjo datë dhe se cili do të ishte ky emër.
“E lindur dhe e rritur në një kohë të trazuar, vasha e ndrojtur e bojaxhinjve të Prizrenit, në një ditë gushti të vitit 1928, shumë afër nga këtu, në Letnicën e Vitisë, mori vendimin jetësor për t’u nisur në rrugën e madhe të bamirësisë dhe humanizmit…Shpirtin e kësaj toke e mori me vete, për ta kthyer në një lëvizje botërore të bamirësisë, solidaritetit, paqes dhe dashurisë njerëzore”, tha kryetari Veseli, duke theksuar se Nënë Tereza, me veprën e saj jetësore i tregoi gjithë botës se vinte nga një popull i vogël, por me zemër të madhe, duke i bërë kështu një dhuratë të çmuar atdheut të saj.
“Sonte jemi mbledhur këtu në këtë tempull të respektuar të zotit, që së bashku të dëgjojmë tingujt e himnit të saj. Nga këtu, nga toka e saj, nga Prishtina, këta tinguj do të dëgjohen në të gjithë botën, për të dhënë përsëri mesazhin për të cilin veproi gjithë jetën e saj, bija jonë e madhe, Nënë Tereza. Mesazhin e paqes që triumfon mbi urrejtjen dhe shkatërrimin, mesazhin e solidaritetit që triumfon mbi indiferencën dhe mospërfilljen, mesazhin e dashurisë njerëzore që triumfon mbi dhunën, mesazhin se jeta jonë merr kuptim vetëm duke punuar me besimin se gjithmonë është e mundur një botë më e mirë, më e drejtë dhe më paqësore. Urime e gëzuar të gjithë Himni i të Shenjtës Nënë Tereza”, u shpreh Veseli.
Kryeparlamentari kosovar tha se Kuvendi i Kosovës e konsideron Nënën Terezë të shenjtë, sepse ajo e tillë ka qenë gjatë gjithë jetës së saj. Ai shprehu besimin se Kuvendi shumë shpejt do ta shpallë 5 Shtatorin e Nënës Terezë ditë të humanizmit dhe bamirësisë.
Në  Katedrale, në meshën e Festës të së Lumes Nënë Tereza, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshëv i Kosovës, gjatë predikimit/homelisë  u shpreh se, “gjithë jeta e saj ka qenë një Himn dashurie për Zotin dhe një  altar sakrifice për vëllain e motrën njeri”. 
“Ja se çfarë bëri Zoti për ne: Gjithë dashurinë që njerëzit tanë e kanë mohuar në histori, Zoti e ka vu në zemrën e Gonxhes. Dhe kjo dashuri e derdhur në një zemër bujare, të një vajze Shqiptare, e ka mahnitë gjithë njerëzimin. Fryti i kësaj dashurie ka shëruar plagë, të trupit e të shpirtit, të shumë njerëzve mbi tokë. Kësaj bije të popullit tonë, kësaj Nëne të njerëzimit dhe këtij engjëlli të qiellit, ne i kemi ngritë këtë Katedrale”, theksoi Ipeshkëvi i Kosovës, Imzot Gjergji.
Në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë, gjatë manifestimit treditësh Ditët e Nënës Tereze këtë vit  është hapur ekspozita e fotografive dëshmi kohe gjatë çerek shekulli – 25 vjetëve të Shoqatës Humanitare Bëmirëse të Kosovës Nëna Terezë, e cila u themelua edhe si pjesë e rezistencës përballë pushtimit e dhunës dhe e lëvizjes gjithëpopullore për liri e pavarësi.
Katedralja Nëna Terezë, si në meshë ashtu edhe në koncert, ishte e mbushur përplot qytetarë të komuniteteve e besimeve të ndryshme, si dhe pjesëtarë të misioneve diplomatike, pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
 Në qytetin jugor kosovar të Kaçanikut është mbajtur pardje Manifestimi Nënë Tereza – Simbol i Dashurisë dhe Bamirësisë, ku morën pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të ftuar të tjerë dhe qytetarë të shumtë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, festa, Himni i Nenes Tereze, Inva Mula

Festa e vjeljes së rrushit “Hardhfest 2015” në Rahovec

August 31, 2015 by dgreca

Camaj : “Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest 2015’ do të mbahet më pesë dhe gjashtë shtator, — kantina e famëshme në Rahovec – Kosovë – Stone Castel, është një ndër sponsorët dhe organizatorët kryesorë të festës, për vitin 2015, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi”.
Nga Beqir SINA/
RAHOVEC : Ardhja e vjeshtës përkon dhe me pjekjen e rrushit dhe vjeljen e tij, gjë e cila më pas i hap rrugën përpunimit të rrushit dhe prodhimit së verës, rakisë e të tjera, ku për të pasur sezon të mbarë, vjelja, shndërrohet në një festë për prodhuesit.
Vera e lashtë sa dhe vetë bota, në prodhimin e saj ka një traditë 60 vjeçare – edhe në Kosovë. Ku më 1953 u ngritë edhe boudrumi – Kantina e Verës më e madhe në Ballkan ajo e Rahovecit, e cila dekadat e fundit është pagëzuar me emrin e kompanisë së njohur për prodhimin e verërave Stone Castel.
Kjo, kantinë me një vrashtari, që ka një traditë të trashëguar brez pas nga rahovecarët për kultivimin dhe prodhimin e rrushit – po i kushtonë punën dhe mundin prodhimeve të rrushit, duke u bërë dhe përfaqësues dinjitoz në tregun tonë kombëtar Shqipëri e Kosovë dhe atë ndërkombëtar, Europë dhe SHBA, dhe duke synuar tregun në Malajzi dhe Japoni.
Prej disa vitesh, ata, që e kanë bërë të famshme këtë verë edhe në tregun botëror si prodhues – është edhe një prej kompanive më të suksesshme në këtë fushë, është ajo e biznesmenit të shquar shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj – nga Nju Jorku.
Gecaj – pas suksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e biznesit, mbas çlirimit të Kosovës – disa vite më parë vendosi të investojë edhe në vendlindje.
Tashmë, në atë që dikur thirrej Boudrumi – por tani “Shtëpia e Verës së Mirë – House of Good Wines” – Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj – është një histori suksesi – dhe këtë javë ajo do të jetë mikëpritëse për festivalin “Hardhfest 2015” apo Festivali i vjeljes së rrushit për këtë vit.
Një festë e lashtë, kjo, që ka traditën e saj edhe në Kosovë – Rahovec, i cili dallohet për vreshtarinë dhe këtë vitë, pra më 5 dhe 6 shtator (të shtunën dhe të dielën), sipas organizatorëve ka për të bërë edhe promovimin e prodhimeve vendore dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke pas në focus të saj frutikulturën dhe turizmin rural, thonë organizatorët e saj.
Kjo festë tashmë tradicionale, e cila nisë me vjeljen e rrushit është mundësi e mirë, edhe për të treguar vreshtat e të Rahovecit dhe për të festuar prodhimtarinë e saj – vjeljen e begatë të këtij viti.
Këtë vit festa e rrushit do të shënohet me plot aktivitete interesante. Aty pritet të marrin pjesë për të promovuar produktet e tyre prodhues nga të gjitha trojet, dhe zyrtarët e lart të kësaj ministrie me ata të komunës së Rahovecit .
Aktivitetet, që organizatorët i kanë paralajmëruar për sivjet janë janë garat si vjelja e rrushit, gara në shtrydhje të rrushit, garat tradicionale lokale, përzgjedhja e mbretëreshës së vreshtave, kolonia e artistëve.
Gjithë festa do të përcillet me muzikë, ndërsa, do të organizohen edhe shetitje në vreshtat e Rahovecit e mbahet me këtë rast Panairi i verërave.
“Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest 2015’ do të mbahet më pesë dhe gjashtë shtator, – tregon menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj, dhe shtonë se për festën e vjeljes së rrushit – kantina e famëshme në Rahovec – Kosovë – Stone Castel, është një ndër sponsorët dhe organizatorët kryesorë të festës, për vitin 2015, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi”.
Ai, na tha se ata kan bërë të gjitha përgatitjet, e tyre, që ky festival, të dalë sa më mirë, duke shfrytëzuar të gjitha ambientet e Kantinës, prej nga vjelja e rrushit, panairi i verërave , dhe koncerte me muzikë të hapur.
Mirëpo, ajo që i ka gëzuar jashtë mase pronarin, drejtuesit e Stone Castel, dhe puntorët e saj , është se ky do të jetë edhe viti me prodhimtar i rrushit.
Camaj, tha se :”Simbas, të dhënave të marra nga grupi i ekspertëve, dhe analizave të bëra ka shumë gjasa që ky vitë të jetë më prodhimtari –. Duhet theksuar me këtë rast se përveç, rendimentit, rrushi do ta ketë edhe një kualitet shumë ma të mirë. Më konkretisht , ky është viti më i begatë në prodhimtari në dekadat e fundit në vreshtarinë e Kosovës”.
Nga kjo prodhimtari dhe cilësi e rrushit, kantina Stone Castel – një nga më të mëdhat në Ballkan, ka shancin për të rritur edhe kualitetin e verës së saj .
“Kështu, që mendojë unë, tha ai, ne synojmë të jemi më të sukseshmit në arenën ndërkombëtare . Pra, të jemi të parët në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në arenën ndër-kombëtare, duke synuar që në 2016 në çdo panair kombëtar dhe ndërkombëtar të marrim medaljen e artë, si vera më e mirë dhe ku Stone Castel, shpreson që në fillim të vitit -2016 të hyjmë fuqishëm edhe në tregun Amerikan”, na tha menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj.
Rrustem Geci, pronari i kësaj vreshtarie dhe kantine vere, është mjaft i kënaqur me punën e bërë këtë vit për arritjen e kësaj prodhimtarie, e cila është nga më të mirat e të gjitha kohërave.
“Fillimisht, thotë Gecaj, i faleminderohemi Zotit, natyrës, që ka qenë mjaft volitshme për një prodhimtari të tillë, e cila do të rrisi edhe kualitetin – por edhe punës së kujdesshme të drejtuesve të Stone Castel dhe puntorëve të kësaj vreshtarie”.
Duke folur për këtë investim të madh në Kosovë, zoti Gecaj tha se : “Përmes këtij investimi, jo vetëm që kemi ndihmuar në punësimin e qindra njerëzve, (mbasi ne kemi rreth 300 puntorë të rregullt, dhe 700 puntor në kohën e rrushit), por edhe kemi promovuar Kosovën, mbasi vera e kantinës “Stone Castle”, tashmë eksportohet në vendet më të rëndësishme në botë, duke shkuar deri në Malajzi dhe Japoni.
Vreshtaria dhe Verëtaria “Stonecastle Vineyards and winery” L.L.C. në Rahovec, është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjët në Ballkan.
Kjo, kompani ka filluar veprimtarin prodhuse, që nga viti 1953, fillimisht si Ndërmarrje Shoqërore, ndërsa e privatizuar , nga pronari i saj shqiptaro amerikan Rrustem Gecaj dhe Hysen Gecaj, është në gusht të vitit 2006.
Kompania “Stonecastle Vineyards and winer y “L.L.C. posedon 2200 Hektar tokë bujqësore, nga të cilat 650 hektar janë vreshta aktive. Kapacitetet rezervuese të Verëtarisë janë 300 000 HL, nga të cilat 50 000 HL janë fuqi druri, për verat e cilësisë së lartë. –
“Themelimi i kësaj kantine nga ekspertë të periudhës së ish-Jugosllavisë dhe gjermanë, është bërë duke studiuar tokën, duke studiuar kushtet klimatike të favorshme për ngritjen e vreshtave në këtë rajon. Kështu që lindi kjo kantinë dhe me kualitetin e dëshmuar të cilësisë së verave tona, ne kemi arritur që në vitet ’80-të të eksportojmë në bashkësinë evropiane deri në 50 milionë litra”, – ka thënë për shtypin shqiptar menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj.
“Ne si biznes posedojmë rreth 700 hektarë vreshtë aktive. Kemi dy mijë e 200 hektarë tokë, të cilat shpresojmë se do të kthehen në vreshta të gjitha. Prodhimi mesatar vjetor është mbi 12 milionë litra verë. Si kantinë kemi një kapacitet stazhionimi deri në 30 milionë litra verë”, -shton Camaj.
Simbas tij Kantina “Stone Castle” prodhon 18 lloje të ndryshme vere dhe rakie.
“Ne kemi mbi 18 produkte të verës dhe të rakisë. Eksportojmë pothuajse në të gjitha shtetet evropiane, përjashtuar shtete nordike, pasi aty nuk jemi. Eksportojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksportojmë në Turqi, në Nigeri dhe së shpejti shpresojmë që të fillojmë eksportimet edhe në Malajzi dhe Japoni”, -tregon menaxheri Camaj.
Vera e Rahovecit vlerësohet kryesisht për cilësinë dhe pastërtinë e saj. “Vera jonë, sidomos ajo ‘Chardonnay’, vlerësohet shumë në tregun rajonal dhe në atë europian për cilësinë shumë të pastër të këtij varieteti. Kantina jonë ka veçorinë se të gjitha verërat që ne i prodhojmë, i kemi të pakombinuara. Ato janë të pastra 100 për qind, që nga aroma dhe e gjithë struktura”, -ka shpjeguar Camaj.

Filed Under: Interviste Tagged With: “Hardhfest 2015”, e vjeljes së rrushit, festa, në Rahovec

ORGANIZATA E GRAVE SHQIPTARO AMERIKANE NDEROI ZONJEN VERA MJEKU DHE MESUESEN SONILA BARDHI

March 8, 2015 by dgreca

ZONJA VERA MJEKU SHPALLET “GRUAJA E VITIT 2015”, SONILA BARDHI”MËSUESJA E VITIT 2015”/
Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” me Presidente Dr. Anna Kohen, ka zgjedhur të shtunën e 7 Marsit për të festuar Ditën e Mësuesit dhe Festën e Nënës.
Festën e kanë moderuar Geris Duma dhe Etrita Ibroci. Dr. Anna Kohen, Presidente e Shoqatës AAWO, u ka uruar mirëseardhjen të pranishmeve.
Nën tingujt e Këngës së Nënës është krijuar një atmosferë emocionuese.
Një koncert të bukur me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, me fragmente muzikore nga filmat artistikë shqiptar, ka dhënë ansambli i fëmijëve “Kënga dhe Vallja Shqiptare” nën drejtimin e artistes Pranvera Cobo.
Këngëtari Kino Gara ka shpalosur repertorin e pasur dhe ka fituar duartrokitjet e të pranishmëve. Muzika e përzgjedhur nga DJ Bendis ka qenë e mrekullueshme.
Zv/ presidentja e AAWO, zonja Beti Beno dhe councilëoman Lisa Milicaj kanë prezantuar gruan e suksesshme të vitit, zonjën Vera Mjeku, drejtore ekzekutive e Albanian American Success Stories, ndërsa anëtarja e bordit të AAWO Agathia Luka dhe Kristi Kutali, kanë prezantuar Mësuesen e Vitit 2015 zonjën Sonila Bardhi.
Pjesmarrësit i ka përshëndetur me një fjalim të duartrokitur ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj dhe konsullja e Kosovës Vlora Citaku.
Në festën e Motrave Qiriazi ka pasë edhe personalitete si: Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork Vlora Citaku, Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, biznesmeni dhe veprimtari i njohur z. Harry Bajraktari. Nga Tirana ishin pjesë e festës Floriana Paskali dhe Leonardo Voci.
Shumë vatranë kanë qenë pjesë e kësaj feste: zv/kryetari Asllan Bushati me zonjen, Marjan Cubi me zonjen, Zef Përndocaj me zonjën, sekretarja e Vatrës Nazo Veliu dhe Veiz Belliu, Editori i Diellit me zonjën, z, Zef Balaj, Tonin Mirakaj e të tjerë.(Më hollsisht do të lexoni në gazetën Dielli të printuar.)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anna Kohen, festa, Sonila Bardhi, Vera Mjeku

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT