Z.Adriatik Spahiu, Bektashiani ,qe merr pjese ne Meshen e Shejte Katolike dhe me pas kremton ne shtepi Festen e Pashkve Ortodokse.Mesazhi i tij shembull per bashkejetesen nderfetare te Shqiptareve/
Shqiptaret tashme njihen botnisht per bashkejetesen e tyne fetare. Jo me kot , Papa Françesku, ne viziten e tij te pare zyrtare, zgjodhi Shqipnine si vendin perfekt per te i tregue botes se trazueme prej konflikteve nderfetare dhe intrafetare se Shqipnija dhe populli Shqiptar jane deshmija ma e mire, ma e gjalle dhe ma e vertete e paqes, mirekuptimit dhe vllaznise nderfetare. “ Shqiponjat fluturojne nalt por ato kurre se harrojne folene e vet”-u shpreh Papa. Me kete thanje, Papa donte te perçonte mesazhin biblik se pavaresisht menyrave te besimit, ka vetem nje Zot , e na si bijt e tij kena nje folé qe asht vete Zoti dhe rrespekti per jeten, pra jeta asht gjaja ma sublime dhe askush nuk ka te drejte qe te ja mohoje jeten atij tjetrit sepse ai tjetri beson ne nje menyre tjeter .Kjo bashkejetese fetare asht ruejt e trashigue mbi parimet e Jezusit i cili edhe atehere kur po e gozhdonin ne Kryq, ai i drejtohet Zotit me kto fjale:” Fali At se s’dijne çka bajne.” Katolicizmi ne viset Shqiptare ishte nje besim Apostolik, qe don ne than se u perhap prej vete apostullit apo nxanesit te Jezusit, pra prej Shen Palit, i cili nepermjet rrugeve qe kishte ndertue Perandoria Anti-Kristiane Romake,ai do predikonte Ungjillin edhe ne popullsine Shqiptare te asaj kohe e sidomos ne qendrat e banume perkrah rruges se njoftun “Egnatia.” Keshtu thuhet se vitin 41 pas Krishtit ne Durres kishte rreth 60 familje Kristiane. Shume shpejt pra Kristianizmi do perhapej ne Ulpjane( Kosovë) , ne Alpet e Shqipnise se
Veriut dhe ne krejt viset ILire te asaj kohe.Pas nje periudhe prej 1500 vjetve , ne trojet Shqiptare si rrjedhoje e pushtimit Osman,do te vinte e dhe besimi musliman. Te nje pjese e Shqiptarve besimi musliman ishte siperfaqesor pasi ishte nje akt politik dhe ekonomik per ti mbijetue kushteve te pushtimin otoman . Sundimi gati 500 vjeçar sikurse e bani punen e vet saqe konvertimi ne fen islame u ba menyre mbijetese per nje pjese te popullsise ndersa pjesa tjeter arriti ta ruaje besimin Kristian ne baze te disa marreveshjve dhe kushteve qe fuqite e Medha te Kohes si Franca dhe Austro-Hungaria i kerkuan Portes se Nalte, ketu kushte quheshein “kapitulacione” e ne baze te tyne sigurohej mbrojtja e kultit, ne kete rast pra e besimtarve Katolike Shqiptarê. Mirepo, prap Shqiptaret e besimit Islam do mbeteshin Shqiptar dhe gjate peradorise osmane, elita e besimit islam e kuptonte ma se miri se e vetmja menyre per te ruajt identittetin e tyne ishte Qytetnimi Perendimor e jo me kot edhe njani prej Rilindaseve te medhaj, Naim Frashni, do jepte mesazhin ndriçues per Shqiptaret tue citue se “per Shqiptaret dielli lind ne Perendim”. Me vone korifejt e medhenj te Kombit si Fishta e Konica do jepnin shembujt ma te mire per ndergjegjesimin e ndjenjes Kombetare. Fishta do shprehej ne Konferencen e Paqes ne Paris se Shqiptaret jane vllazen pavaresisht besimeve qe kan. Ndersa Konica edhe pse djal i nje familje te madhe bejleresh u konvertue ne Fen e t’parve ,pra ne Fén Katolike per ti tregue Fuqive te medha se Shqiptaret jane dhe kan identitet Europian e nuk jan turq siç mundohej ti paraqiste shpesh here Serbia dhe kelyshet e saj.
Bashkejetesa dhe rrespekti nderfetar asht ruejt dhe vazhdon te ruhet edhe ne Diaspore.
.
Historine e mira jane nje kenaqesi e veçante kur ato perseriten dhe kur ne mesazhin e tyne percjellin paqe, dashni, e mirekuptim. Ne kete histori te bukur nuk kishte si te mungonte edhe Kryetari i Shoqates “Vatra” ketu ne Jacksonville, z.Adriatik Spahiu., njekohesisht edhe Nen-Kryetar i Vatres se Diaspores Shqiptare ne Amerike.Ne Meshen e Shejte qe u mbajt te Dielen e pare pas Festes se Pashkve , perveç suprizes se kandshme qe i bani me viziten e tij Komunitetit tone Shkelqesia e Tij, Arqipeshkvi i Dioçezes Tiranë-Durres, Imzot Gjergj Frendo, gjitheashtu nuk mund te mos permendim edhe viziten dhe pjesemarrjen ne kete Meshe te z.Adriatik Spahiu. Kur z.Adriatik Spahiu u takua ne fund te Meshes me Imzot Gjergj Frendo dhe pasi u prezantua dhe i tha atij”eshte kenaqesi qe takohem me ju ne emen te Shoqates “Vatra” por edhe si besimtar Bektashi, Imzot Frendo menjihere i thote z. Spahiu se Baba Mondi asht nje mik i mir i imi. Imzot Frendo shprehu nje kenaqesi te veçante per pranine e z.Spahiu gjate Meshes se Shejte pasi me anen e nje gjesti te tille Imzot Frendo arriti te kuptonte se per Shqiptaret bashkejetesa nderfetare asht diçka ma se normale por qe duhet vlersue dhe marr shembull nga e gjithe Bota.
Z. Adriatik Spahiu u shpreh se “ishte hera e pare qe marr pjese ne Meshen e Shejte te ritit Katolik dhe me te vertete u ndjeva shume mire pasi fjalet e paqes dhe faljes ishin tema kryesore e predikimit”.
Z.Spahiu asht edhe vete shembull i nje bashkejetese nderfetare pasi menjehere pas Meshes ne Kishen Katolike ai do te nxitonte per me shkue ne shpi per te kremtuar Festen e Pashkve ortodokse sepse bashkeshortja e z.Spahiu, Flora , i perket besimit Ortodoks-Kristjan.E ku ka nje mesazh ma domethanes se sa vete akti dhe vepra e z.Adriatik Spahiu qe te kujton te madhin Gjergj Fishta:” Ne m’vertete kena Bajram e Pashk por Shqiptarine e kena bashke.” Pra z.Spahiu perfaqeson ma se miri familjen e Shejt Shqiptare,modelin e bashkejetes nderfetare: nje Bektashi qe merr pjese ne Meshen Katolike dhe menjehere pas meshes iken ne shtepi per te festue Pashket Ortodokse. E ku mund te gjesh nje akt ma kuptimplote se ky!