• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARET E KOLORADOS FESTUAN PAVARESINE E KOSOVES

February 18, 2014 by dgreca

Nga Monika Kadi-Coulson/

Festimi I Pavarësisë së Kosovës në shtetin e Kolorados u festua më 16 shkurt 2014, në Denver. Erdhën shumë shqiptarë, të të gjitha viseve, dhe u mbodhën së bashku. Ishte gëzim i madh të festohej 6-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. U hap festimi me Himnin Kombëtar, si dhe atë të Kosovës. U mbajt një fjalim i shkurtër, ku u theksua mirënjohja për Shtetet e Bashkuara, të cilat dhanë kontributin e tyre kryesor Kryetari i Komisionit të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Colorado, Fehmi Alija, u shpreh si më poshtë:Sa i përket ndjenjave te mia të pavarsimit të Kosovës, kam shumë për të thënë. Si ta them, kush analizon pak edhe mendon ma gjate,me siguri kemi ndjenja te përziera. Ka qene ndjenje shumë e veqante kur Kosova është shpalle shtet. Kemi dale me Lulen me fëmijët ,kemi marre shampanje me veti, kemi pire. D,m,th ndjenje shumë e pa përshkrueshme, sepse u liruam nga një terror serb i paparë. Mirëpo a festuan të gjithë? Jo.sepse kishte njerëz qe kishin humbur gjate luftës fëmijët, burrat, gratë, të afërmit. E disa prej tyre s’i kanë gjete ende kufomat e tyre. Pse ta thash ne fillim, ndjenja te përziera. Neve e fituam pavarësinë te kushtëzume, na imponuan një flamur, qe un për vete kurrë se kam valvitë e asnjëherë se kam fute në shtëpi. Na u orkestru një hymn pa tekst qe as sot e asaj dite nuk e di se cfar mesazhi ka. Na u imponua një politeke nga europa, edhe sot e kësaj dite jemi ka i bartim pasojat. D,m,th, po na përgatitet një identitet tjetër. Identiteti Kosovar, ku ne këtë identitet përfshihen serbet edhe te gjithë etnitetet tjera. Për ketë arsye edhe flamuri i ka gjashte yje. Neve si komb jemi faktorë ne Ballkan, po a po i konvenon Evropës kjo jo. Për këtë arsye neve edhe sot kemi probleme, se na i dëshirojnë dhe po na orkestrojnë problemet. Nuk është rastësi qe Sh.B.A na përkrahin neve, se jemi popull i mire, popull paqedashës, popull qe nuk njef historia qe e kemi sulmu dikën. Gjithmonë jemi mbrojt, dhe prapë se prapë gjithmonë na kan bere pa drejte dhe na kan ndare. I vetmi populli shqipetarë i ka strehu hebrejet në kohen e nazizmit , edhe atë duke i rrezikuar jetrat e tyre. Qe fatmirsisht tash po mabehn manifestime ketu ne Amerike. Po flasin deshmitare te gjalle hebrej se si i kan shpetuar te vetmit shqipetarët ne Europe. Për kët arsye neve duhet te jemi së bashku, duhet te kemi maredhenja te mira ne mes vete, ta duam njeri tjetrin si vellau vellan, si motra motren,s e keshtu jemi. Pa marre parasysh individeve qe mendojnë per interesa te ngushta dhe personale, fatmirsishte ata jan pak. Për kete arsye mu me ka shty qe ta marrim një inicjateve këtu në Denver, edhe pse jemi numer i vogel, por te jemi shembull për te mire. ”

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: festuan, Monika Kadi-Coulson. shqiptaret e Kolorados, pavaresine e Kosoves

Vatra dhe bashkësia shqiptare kremtuan me madhështi Ditën e Flamurit

December 1, 2013 by dgreca

*Kremtim solemn për 101 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë nga Bashkësia Shqiptar në New York  me rrethina/

* Orkestra “Alba” e mjeshtrit Edmond Xhani, Gezim Nikaj, Arberie Hatergjonaj, KINO, Dea Elezaj, argetuan pjesamrresit e shumte/

* Violinçelistja  e talentuar Gilberta Lucaj u duartrokit gjate per interpretim virtuoz/

Nga BEQIR SINA, Bronx New York/

BRONX – NEW YORK: Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, shoqata më e vjetër në diasporë, në historinë e shqiptarëve të Amerikës, për një shekull e feston ditën e pavarësisë së Shqipërisë, me Bashkësinë shqiptare në New York,. Ajo ka përfshirë në këtë festë bashkësinë shqiptare, që të kremtojë me solemnitet ditën e Shtunë,101 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Restorantin Maestro’s në Bronz – Nju Jork.

Në traditën vatrane mblidhen për çdo 28 Nëntor, në një dark të përbashkët festive, shqiptarët e zonës së ashtuquajtur e “Tri-Shtetshit”, kushtuar Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pothuajse të gjitha organizatat, shoqatat, dhe komunitetet fetare të tre besimeve në komunitetin shqiptarë të Amerikës – Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Xhamia e Nju Jorkut me mysafirë nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare.

Salla e madhe në lokalin e njohur shqiptarë për festa të tilla , Maestro’s, në Bronx Nju Jork, ishte e mbushur përplot me bashkatdhetarë, të cilët kishin ardhur nga gjithë zonat e Tri Shtetshit(New Jork, New Jersey, Connecticut) dhe më gjerë, për t’iu bashkuar festës, së organizuar nga vatranët në këtë solemnitet. Në mesin e pjesëmarrësve pati edhe personalitete të rëndësishme të komunitetit, lider dhe veprimtar, artistë, biznesmen, lider fetar, kryetarët të degëve të VATRES, nxënës shkollash dhe studentë, e të tjer.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit diplomatik të dy shteteve R. Shqipërisë dhe R. së Kosovës, zv/ambasadori Petrika Jorgji nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, dhe ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës. Kurse kishin ardhur edhe miq të Vatrës, nga Shqipëria, posaçërisht për të festuar së bashku me Vatranët; përfaqësuesi çamë në parlamentin shqiptarë zoti Tahir Muhedini, deputet i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, me bashkëshorten, si dhe znj. Eda Hyka sekretaria e ish Kryeministrit Berisha, z. Skënder Metalia, z. Artan Komani dhe z. Bislim Hjadarmetaj.
Hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe të Shqiperise, u kenduan nga Dea Elezaj, shoqëruar prej orkestrës ALBA së drejtuar nga muzikanti i njohur Edi Xhani.
Emocionuese ishte këndimi i Hymnit kombëtar të SHBA : “The Star-Spangled Banner” , dhe Hymnit te flamurit Shqiptar, të një nxënëse shqiptare, e lindur dhe e rritur këtu në New York, Dea Elezaj : “Rreth flamurit të përbashkuar, me një  dëshir‘ e një qëllim, të gjith‘ atij duk‘ ju  betuar, të lidhim besën për shpëtim. Prej  lufte veç ay largohet, që është lindur tradhëtor,  kush është burrë nuk frikohet, po  vdes, po vdes si një dëshmor!…”

Më pas me një minutë heshtje, për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit shqiptar, dhe për ushtarët amerikanë të rënë në luftërat për liri, paqe e demokraci, si dhe kundër terrorisimit ndërkombëtar, u shoqërua nga të pranishmit me qendrim në këmbë, në shenjë respekti dhe nderi.

Lutja fetare, ose bekimi i darkës, sipas traditës, u krye nga  Pastor Fr. Nathan Preston – St. Nicholas Albanian Orthodox Church dhe Dom Pjetër Popaj famulitari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Hartsdale NY. I Përnd. Imam Edin Gjoni i cili për asrye shëndetësore  nuk mori pjesë nga Qëndra Islame Shqiptaro Amerikane, Queens.

Mirëseardhjen të pranishmëve, dhe mysafirëve me një përshëndetje me rasti për nder të 101 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ua urojë kryetari i Vatrës Dr Gjon Buçaj duke thënë : “Është me të vërtet një kënaqësi e madhe, kur në festën e flamurit – të shohim kaq shumë shqiptarë të festojmë së bashku në këtë sallë. Shpresojë, që në të ardhmen të bëhemi edhe më shumë në këtë gëzim gjithëshqiptarë. Ju urojmë të gëzoni festën dhe të kaloni një mbrëmje të gëzueshme Gëzuar 101 Vjetori i Pavarësisë” tha ai.

Kremtimin solemn të 101 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e drejtojë Sekretari i Vatrës, zoti Asllan Bushati, i cili shpesh herë foli për rëndësin e madhe të kësaj feste.

Ndërkohë e përshëndetën edhe folësi kryesorë e kësaj feste  ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës, zv/ambasadori Petrika Jorgji nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, përfaqësuesi çamë në parlamentin shqiptarë zoti Tahir Muhedini, deputet i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Dom Pjetër Popaj famullitari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Hartsdale NY dhe dërgoi një përshëndetje, ashtu si edhe asamblesiti i Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj..

Në fjalmin e mbajtur në darkën tradicionale të Vatrës dhe Bashkësisë shqiptare në New York, folësi kryesorë e kësaj feste, kësaj rradhe ishte ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës, i cili shprehu kënaqësin e tij të veçantë për të përcjellë përshëndetjet dhe urimet me të përzëmërta në këtë datë të rëndësishme, për të gjithë shqiptarët, në emër të Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal.

     “Sonte e ndiej vetën shumë të nderuar, tha ambasadori Sejdiu, kjo për dy arsye të rëndësishme sipas tij :  Së pari, është nder i veçantë për mua, si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe si shqiptar i Kosovës, të jemë folës kryesor në 101 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

      Dhe, arsyeja e dytë; pse ndihem posaçërisht i nderuar është sepse këtë nderë ma bënë VATRA-simboli dhe pishtari i veprimtarisë kombëtare, politike dhe kulturore, të diasporës shqiptare në SHBA.

  Mund ta imagjinoni, se si do ndiheshin pishtarët e Vatrës në Boston, një shekull më parë, po t’iu thoshte dikush se një herë dhe një kohë, Konsulli i Përgjithshëm i Shtetit të Kosovës në Nju Jork do mbajë fjalë rasti në 101 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë, në një mbrëmje festive të organizuar nga VATRA. Pra, është vështirë e paramendueshme se do mund të kishte satisfaksion më të madh moral për ta” tha ai.

    Ndërkaq, duke folur për 28 nëntorin, 101 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Konsulli i Kosovës, zoti Sjediu, vuri në pah rëndesin e veçantë për ne shqiptarët, që shkon përtej shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë; mbasi si tha ai kjo datë koinçidon me ngritjen e flamurit të Kastriotëve në Kalanë e Krujes; ditëlindjen e njërit prej heronjëve më të mëdhenjë të kombit shqiptarë, Komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe ditën kur për herë të parë është shfaqur publikisht UÇK-ja, në Llaushë të Drenicës.

      Ambasadori Bekim Sejdiu tha mes të tjerave se :”Sot 101 vjet më vonë, ne kemi arsye të kremtojmë. Sepse, ne sot kemi arsye të kremtojmë, jo vetëm një ditë të madhe, si kjo por edhe të arritura të mëdha. Nuk është vetëm fakti që ekzistojmë, fizikisht dhe politikisht, tani si dy shtete të pavarura, që na bënë të kremtojmë. Arsyet për festim janë të mëdha: Shqipëria, theksojë ai është vend demokratik, anëtar i NATO’s dhe në rrugëtim të sigurtë drejtë anëtarësimit në BE. Kosova është shtet i pavarur në rrugëtim të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në strukturat Euro-Atlantike.” 

       Ai permendi gjatë fjalës së tij edhe faktin se shqiptarët në Ballkan flasin në emër të vetin dhe jo që nuk mund të nëpërkëmbën më nga askush, por janë shndërruar në një prej shtyllave kryesore të paqes, stabilitetit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në rajon. Shqiptarët kudoqoshin në Ballkan janë bërë përques të fortë të frymës Evro-Atlanike në Ballkan.

     “Shqiptarët po kthehën dhe po zënë vendin e merituar në mileun e qytetërimit Perëndimor, ka theksuar zoti Sjediu, aty ku e kanë patur vendin gjithmonë e nga ku janë shkëputur disa herë në zikzaget e historisë, qoftë nga pushtimet e huaja qoftë nga rreshtimet e gabuara ideologjike dhe gjeopolitike. Shtylla më e fortë e lidhjes tonë me familjen Evro-Atlantike është marrëdhënia jonë strategjike me SHBA-të. Sigurisht që diaspora shqiptaro-amerikane është ura më e fortë lidhëse e shqiptarëve të Ballkanit me SHBA-të. Ju duhet të vazhdoni ta luani këtë rol. Këtë munda ta bëni duke mos shkëputur lidhjen me identitetin etnik, si dhe duke forcuar lidhjen me familjen tuaj të re, përkatësisht me kombin zemër-madh amerikan i cili ju ka përqafuar ju, siç i ka përqafuar shqiptarët ndër shekuj.” tha në fjalën e darkës së VATRES , ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës,

Për të pranishmit, me një risi të re të këtyre darkave festive tha kryetari i degës së Vatrës në Queens, Dr. Skënder  Myrtezani, do të luaj anëtaria më e re e shoqatës VATRA,Violinçelistja  e talentuar Gilberta Lucaj, e cila ka dhënë koncerte në Carnegie Hall në Manhattan dhe që nga vitin 2006 është anëtare e orkestrës filarmonike të Nju Xhersit dhe vazhdon të japë koncerte në Carnegie Hall, Avery Fischer Hall. Gilberta, shtoi ai ka shkuar gjer në Korenë e Jugut dhe ka dhënë leksione për Hudson Valley Piano klub për dy vjet si dhe ka luajtur për studentët që kishin klasa masteri si dhe në Yo Yo Ma.Eshtë anëtare e grupit Monticelli Trio.

Më pastaj mbremja festive kaloi në programin muzikor të festimit, argëtimin e saj për të cilin disponoi me shumë profesionalizëm e mjeshtëri,  orkestra muzikore e grupit Alba, në drejtimin e mjeshtrit Edmond Xhanit, me këngëtarët, Gëzim Nika, Kino Gara – Mithat Saliu me mysafire speciale kësaj mbrëmje festive këngëtaren mjaft popullore nga Kosova, Arbërie Hajdragjonaj.

Nëpërmjet këngëve, melodive e valleve të interpretuar prej tyre, ata sollën me plot embëlsi, kënaqësin e dëshiruar, në darkën e Vatrës me bashkësinë shqiptare, duke e bërë kremtimin solemn për 101 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë në New York me rrethina edhe më të bukur.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 101 vjetorin, e pavaresise, festuan, Vatra me bashkesine shqiptare

SHQIPTARET E GJERMANISE FESTUAN ME MADHESHTI

February 20, 2013 by dgreca

SHOQATA ATDHETARE JETULLAH ISLAMI NË MËNYRË MADHËSHTORE KREMTOI 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS/
Nga Nue Oroshi/
Shqiptarët e Gjermanisë së Veriut, pa dallime regjionale, krahinore e fetare, me 17 shkurt 2013, si pikë orjentuese në pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kishin qytetin e Kielit. Në këtë qytet Shoqata me traditë atdhetarie e kulturore, e, që mbanë emrin e heroit të kombit Jetullah Islami, në kuader të planit vjetor të punës së saj, kishte planifikuar që në fillim të vitit 2013 ta kremtojë 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë Ditë, shqiptarët nga mbarë Shlesvig Holshtajni, Hamburgu, Bremeni e Nidersachseni ishin drejtuar drejt qytetit të Kielit, qytet ky që tani na është bërë i njohur në botën shqiptare përmes aktivititit që tani e nëntë vite me radhë bën shoqata kulturore dhe atdhetare Jetullah Islami, e që, shoqatë kjo e cila dalngadalë po përgaditet që ta kremtoj 10 vjetorin e themelimit të saj. Përveç shumë bashkëatdhetarëve në këtë manifestim madhështor morën pjesë edhe Çerkin Peci veprimtar i shquar kombëtar, babë i dëshmorit të kombit Ramadan Peci – Dani, si dhe, ish i burgosur politik dhe njëri ndër themelusit e bërthamave të para ushtarake në Kosovë (Fronti për Rrezistencë); pastaj veprimtari kombëtar dhe njëherit anëtari i Kryesisë së Shoqatës “Trojet e Arbrit” Selman Etemi; veprimtari nga Huzumi Haxhi Kurtaj; veprimtari nga Neumünsteri Selajdin Xhemajli dhe shumë pjesëmarrës të tjerë. Fillimisht, në emër të Shoqatës Jetullah Islami të pranishmit i përshëndeti veprimtari kombëtar dhe njëri ndër më të merituarit që kjo shoqatë po e vazhdon punën me plotë sukses -anëtari i kryesisë së Shoqatës z Avni Bilalli, i cili ndër të tjera tha: sot po festojmë pesë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke ju falenderuar sakrificës se madhe të shumë gjeneratave të popullit tonë heroik, i cili për shumë shekuj te tërë, punoi dhe luftoi pa u ndalur për të krijuar shtetin e lirë dhe demokratik shqiptar. Mëvarsisht nga rrethanat e kohës dhe politikat gjeostrategjike të shteteve të mëdha të botës edhe populli shqiptar u angazhua për liri, demokraci e pavarsi. Edhe pse padrejtsitë historike të shteteve vendimarrëse shqiptarët dhe tokat e tyre autoktone i ndanë dhe i detyruan ata te jetojnë në pesë shtetet të ndryshme, shqiptarët luftuan dhe punuan për bashkim kombëtar. Mëqenëse një gjë e tillë ishte e pamundur, atëherë shqiptarët e Kosovës shpallen pavarësinë, me 17 Shkurt 2008, me shpresën, se do t’i ndihmojnë stabilizimit te rajonit dhe ndaljes se gjakëderdhjes. Por që me mjete demokratike do të realizojnë amanetin e dëshmorëve për bashkim. Gjaku i dëshmorëve e i martirëve dhe ndihma e SHBA dhe miqëve ndërkombtarë na sollen gjerë tek akti i shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Lavdi e perjetëshme të gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për pavarësi e shtetformim, përfundon z Avni Bilalli.
Më pas, në vazhdim dhe me padurim, të pranishmit prisnin që në skenë të dalin dy doajenët e muzikës shqiptare në Gjermani, Ibrahim Hajzeri dhe Sokol Bisaku. Të dy së bashku, Ibrahimi dhe Sokoli, si dy krahë të një shqiponje dykrenare përcillnin njëri-tjetrin dhe pa bërë asnjë pushim ia thanë këngës burimore shqiptare, ku tek të pranishmit në sallë zgjoheshin ndjenjat dhe emocionit për vendlindjen dhe tokën e Arbrit. Për këtë organizim madhështor kanë merita shumë familje shqiptare, por kësaj radhe vlen të veçohet kontributi i veprimtarëve të palodhur Xhevdet Hakaj, Avni Bilalli, Sefedin Shosholli, Remzi Igrishta, Nue Oroshi, Isa Imeri, Fehmi Bahtiri, Bim Qovanaj, dhe shumë e shumë familje tjera, kontributi i të cilëve po bën që të mbahet gjallë edhe pse në kushte jo shumë të favorshme ndjenja e atdhedashurisë për tokën e Arbrit.
Dhe krejt në fund, duke uruar njëri-tjetrin për këtë organizim madhështor, një anëtar i shoqatës, në stilin Fishtjan, aty për aty i recitoi disa vargje që do na mbesin në kujtesë, ku tha, se, kjo shoqatë ka nëntë vite veprimtari kombëtare e atdhetare, si dhe kulturore, pa harruar asnjëherë edhe faktin se është prezantuesja më e madhe e kulturës shqiptare tek institucionet gjermane në Shlesvig Holshtajn, e, më pas vazhdoi me recitimin e vargjeve /Kur Shoqata Jetullah Islami Kremton / Gjermania e Veriut Jehon- / Shkundet dryshku e jehon teli kur këndon Ibrahim Hajzeri/ Ndizet flakë salla/ e jehu i kenges shtrihet përsë gjati/ Kur ja thotë këngës Sokol Bisaku/ Këtu festohet në mënyrë shqiptare/ nuk ka dallime regjionale/ mblidhen shqiptarët pa dallim fisi/ s’feston pacerka/ po feston lisi.

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: festuan, Jetullah Islami, pavaresine e Kosoves, shoqata, Shqiptaret e Gjermanise

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT