• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fitore historike e Trumpit

November 9, 2016 by dgreca

Analiza e Zgjedhjeve ne SHBA/donald-trumpCudia ndodhi: Donald Trump do të jetë presidenti i ri amerikan.Donald Trump ia doli. Me një fushatë me ofendime personale, arrogancë dhe padituri, ai jo vetëm që ia doli të mobilizojë zgjedhësit e dëshpëruar, por pikërisht me këtë strategji i fitoi zgjedhjet. Një fitore kaq të bindshme nuk e ka pritur askush. Suksesi i Trumpit është pjesë e një populizmi vulgar dhe një shuplakë e rëndë për establishmentin dhe elitën politike në SHBA dhe përfaqësuesen e tyre Hillary Clinton. Clinton ishte një kundërshtare e përshtatshme për të, sepse edhe ajo ishte shumë e padashur sikur edhe Donald Trump. Me aferën e saj të e-maileve ajo e furnizonte kundërshtarin me municionin e  duhur për sulme. Por suksesi dramatik zgjedhor i Trumpit nuk mund të shpjegohet vetëm me padashjen ndaj Hillary Clintonit.

1-trump

Trump si pasojë e pakënaqësisë

Fitorja e Trumpit është më shumë pasojë e pakënaqësisë së thellë të disa pjesëve të popullit, e madje edhe ndoshta të urrjetjes. Urrejtjes ndaj status quo-së, globalizimit dhe sistemit politik në Uashington. Trump ishte ventili i duhur për të shprehur këtë pakënaqësi, në radhë të parë të klasës së bardhë punëtore. Hillary Clinton ishte një kundërshtare e duhur për këtë. Fitorja e saj me shumë mund si kandidate e demokratëve për president ndaj Bernie Sandersit, ishte një sinjal paralajmërimi.Suksesi i Trumpit është një shuplakë edhe për mediat e etabluara, për ekspertët e ThinkTanks dhe hulumtuesit e opinionit. Sepse gati askush nuk e kishte llogaritur seriozisht fitoren e Trumpit. Suksesi është një shuplakë edhe ndaj partnerëve perëndimorë të SHBA, të cilët në masë të madhe u pozicionuan për Hillary Clinton dhe kundër Trumpit. Në anën tjetër, këtij rezultati mund t’i gëzohet Kremlini – sepse Trumpi disa herë ka folur fjalë të mira për presidentin rus Vladimir Putin.Se çfarë do të thotë konkretisht fitorja e Trumpit për SHBA dhe botën, është shumë vështirë të parashikohet menjëherë pas befasisë zgjedhore. Në njërën anë, Trump nuk ka kurrfarë përvoje politike dhe nuk mund të krahasohet me asgjë. Dhe në anën tjetër, Trump nuk ka paraqitur ndonjë koncept koherent të politikës së jashtme, me disa përjashtime të vogla.Por ajo që mund të thuhet që tani është se fitorja e Trumpit do të ndryshojë status quonë në SHBA, por edhe rregullin e deritashëm botëror dhe rolin e SHBA në botë. Se çfarë do të thotë kjo konkretisht, është ende e hapur. Si mund të ketë sukses një president si Trump, i cili i ka përçarë grupet e popujve në SHBA që ta tejkalojë këtë përçarje të thellë në këtë vend? A do të pretendojë Trumpi që të realizojë parullat e dëgjuara gjatë fushatës? Si e sheh Trump rolin udhëheqës të SHBA në raportet transatlantike dhe në NATO?

1-ok-trump-fitoi

Si do të zgjidhë problemet me marrëveshjet tregtare që SHBA ka nënshkruar me shumë vende, për të cilat ka thënë se do t’i rinegociojë? Si do të pozicionohet Trumpi ndaj myslimanëve, për të cilët ka kërkuar që t’u ndalohet hyrja në SHBA, apo ndaj latino – amerikanëve? A do të largohet Trumpi nga Marrëveshja e Parisit për klimën? Dhe tek e fundit, si do të sillet Trumm me armët bërthamore?Të gjitha këto pyetje nuk mund të kenë ndonjë përgjigje në këto orë. Me fitoren e Trumpit, SHBA dhe bota janë futur në një epokë të re. Ne duhet të përgatitemi për kohëra të paqeta.

Presidenti i ri Trump dhe planet e tij konkrete

Uljet e tatimeve dhe premtimet e mëdha të presidentit të ri Donald Trump. Po cilat janë planet e tij konkrete ekonomike dhe çfarë do të ndodhë me raportet SHBA-Gjermani?Së pari do të ulim tatimet – me këtë premtim  kanë përfituar në zgjedhje edhe kandidatët tjerë për presidnet në SHBA dhe jo vetëm Donald Trump. Por ai tani duhet të realizojë një prej premtimeve për uljen më të madhe të tatimeve në disa dekadat e fundit. Varësisht prej të ardhurave, qytetari amerikan në të ardhmen duhet të paguajë vetëm 10, 20 apo 25 % tatime. Nga ky koncept duhet të përfitojnë ata që fitojnë pak dhe shumë. Personat që fitojnë më pak se 25.000 dollarë apo çiftet me më pak se 50.000 dollarë në vit nuk duhet të paguajnë tatime fare. Ndrësa tatimet për persona që fitojnë shumë duhet të ulen nga 40 në 25%.Nëse Trumpi e kalon këtë reformë në Kongres, gati gjysma e 120 milionë familjeve në Amerikë nuk do të paguajnë më fare tatime nga viti 2017. Por jo vetëm kaq: nga 25 në 15% duhe të ulen tatimet në fitime për sipërmarrje.Ndaj nuk befason fakti që ekspertët thonë se uljet e këtilla të tatimeve do të kishin pasoja dramatike për buxhetin amerikan. Varësisht nga zbatimi i denjë i politikës së Trumpit për tatime, është e mundur ulja e të hyrave në buxhet prej 2,6 deri në 3,9 bilionë dollarë në 10 vitet e ardhshme, paralajmëron Think Tank ‘Tax Foundation’.Këshilltarët ekonomik të presidentit nuk shqetësohen shumë. Ata mendojnë se me tatimet graduale të fitimeve jashtë vendit mund të mbyllen vrimat e borxheve, sepse koncernet e mëdha amerikane si Apple, Amazon apo General Electric me vite të tëra kanë kursyer me miliarda tatime dhe ate në mënyrë legale. Këshilltarët e Trumpit Wilbur Ross dhe Peter Navarro, mendojnë se në këtë mënyrë do të ringjallet ekonomia amerikane.

Globalizimi vetëm sipas kushteve amerikane

Pas marrjes së pushtetit në janar, Donald Trump do të rishikojë të gjitha marrëveshjet e SHBA për tregëti me vendet tjera. Marrëveshja për tregti të lirë me Kanadanë dhe Meksikën, NAFTA, do të hiqet i pari nga përdorimi. Pas NAFTA-s parashikohen negociata të reja gjashtëmujore ku do të negociohen modalitete të reja – me kushte shumë më të mira për SHBA. Edhe marrëveshja TPP nuk do të ratifikohet. Ndërsa negociatat për marrëveshjen TTIP me BE nuk do të vazhdohen.Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia nuk do të kenë qasje si më parë në tregun amerikan. Për prodhimet aziatike parashikohen dogana të larta. Vetëm kështu SHBA, siç thotë Trump, do të përfitojë ekonomikisht në konkurrencën me pëparësi për Kinën e cila ka përfituar nga manipulimet me monedha.

Ndikimi ndaj Gjermanisë

Edhe eksporti gjerman do të përballet me tatime pas fitores së Donald Trumpit. Pas dobësimit të ekonomisë në Kinë dhe vendet evropiane, tregu amerikan është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për këto vende. Me 2015 SHBA e kanë tejkaluar Francën si vendin më të rëndësishëm të eksporteve gjermane.

Në SHBA janë shitur mallra gjermane në vlerë prej 125 miliardë euro – në radhë të parë automjete, maqina dhe prodhime kimike, që do të thotë rreth 10% të eksportit gjerman vjetor. Në anën tjetër, Gjermania importon nga SHBA në vit mallra në vlerë prej rreth 60 miliardë euro, që do të thotë rreth 6% të importeve të përgjtihshme.

Më shumë se një milionë vende pune në Gjermani varen në mënyrë indirekte nga eksportet në SHBA. Ndërsa 630.000 vende të tjera pune kontrollohen nga sipërmarrjet amerikane. Vetëm në McDonald’s Deutschland ka rreth 58.000 punëtorë, në shërbimet Manpower 27.000, në fabrikat e Fordit 25.000 dhe në Adam Opel rreth 18.000.

Në anën tjetër, sipërmarrjet gjermane në SHBA punësojnë po ashtu qindra mijëra punëtorë. Punëdhënësi më i madh atje është simotra e Deutsche-Post,  DHL me rreth 77.000 të punësuar. Pasojnë Siemens me 70.000, shitësi i makinave ZF 62.000 dhe Volkswagen 60.000 njerëz.

Ekonomia e ndërlidhur

Sipërmarrjet gjermane kanë investuar në SHBA më shumë se 271 miliardë euro. Më shumë se 3700 sipërmarrje gjermane janë aktive në SHBA. Vetëm 50 sipërmarrjet më të mëdha gjermane atje realizojnë në vit rreth 400 miliardë dollarë qarkullim.

Edhe koncernet amerikane kanë investuar miliardë dollarë në Gjermani – vlerësohet diku rreth 27 muiliardë euro. Vetëm në vitin 2015ka pasur 252 projekte të reja amerikane në Gjermani. Vetëm sipërmarrjet kineze me 260 prokjekte kanë pasur më shumë. 50 sipërmarrjet më të mëdha amerikane në Gjermani realizojnë në vit rreth 170 miliërdë euro qarkullim.

Presidenti i ri amerikan Trump me siguri nuk do të ketë asgjë kundër shkëmbimit ekonomik me Gjermaninë, por do të jetë kundër mungesës së balancit. Në SHBA kritikohet prej vitesh fakti që Gjermania eksporton dyfish më shumë në SHBA, pavarësisht se kush është në pushtet – republikanët apo demokratët. Me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, presioni do të shtohet për të pëmirësuar bilancin e marrëdhënieve tregtare mes SHBA dhe Gjermanisë.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: e Trumpit, fitore historike

FITORE HISTORIKE-UEFA uron kombëtaren shqiptare

June 19, 2016 by dgreca

De Biasi: Merituam fitoren, skuadra dha shpirtin në fushë /

Trajneri De Biasi është shprehur shumë krenar për lojtarët e tij dhe 3 pikët që Shqipëria mori. Në një intervistë për Supersport ai tha se skuadra e meritonte fitoren ashtu siç meritonte më shumë edhe në ndeshjen me Francën dhe Zvicrën.

“Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë për nga cilësia, me një skuadër që vështirë të pësojë gol. Ishim shumë të aftë të kërkonim golin. Jemi vendosur mirë në fushë. Skuadra e kërkoi gjatë gjithë ndeshjes fitoren”.

Tekniku italian foli edhe për ndërrimet që bëri në ekip për këtë ndeshje: “Kemi ndryshuar vetëm Kukelin që u skualifikua për kartona, më pas patëm një problem me Xhakën që s’ndihej mirë. Lojtarët që luajtën me Francën nuk mund t’i ndërroja pasi dhanë kontribut të madh. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin”.

Sipas De Biasit, fatin duhet ta kërkosh dhe jo ta presësh, dhe kjo ishte pikërisht ajo që lojtarët bënë sot në fushën e lojës ndaj Rumanisë.

Portieri Berisha: U munduam me të gjitha forcat për këtë ndeshje/

Portieri Etrit Berisha ka lavdëruar të gjithë shokët e ekipit të tij në këtë fitore historike për lojën e bërë.Ai tha se ekipi e meritonte pas 2 ndeshjesh ku rezultatet nuk kanë qenë të duhurat

“Kemi treguar lojë mjaft të mirë, dhe krijuam shumë raste të mira. Kaluan si kaluan dy ndeshjet e para dhe nuk dua t’i komentoj ato humbje. Shpresoj që këto pikë të na japin kualifikimin. Lojën e kishim nën kontroll, pasi edhe ndeshja me Francës djemtë ishin të vëmendshëm dhe të përqëndruar që deri në minutën e fundit të ruanim lojën por nuk mundëm. 5 minutat shtesë më janë dukur si 50”.

Sipas Berishës, të tre repartet e ekipit kanë qenë të vendosur shumë mirë në fushë duke mos lënë kunëdshtarin të reagojë në asnjë moment

“Në këtë ndeshje nuk patëm asnjë rrezik. Ne të tre ndeshjet i luajtëm shumë mirë. Mbrotja, mesfusha e sulmi kanë bërë një punë shumë të mirë. U munduam me të gjitha forcat në këtë ndeshje pasi ishte jetë-a-vdekje” tha Berisha.

Hysaj: Fitore fantastike, dhamë 120% nga vetja jonë/

shqip3     Një prej lojtarvë kyç të kombëtares shqiptare në këto tre ndeshje ka qenë pa dyshim Elseid Hysaj.

22-vjeçari e ka cilësuar si fantastike këtë fitore ndaj Rumanisë dhe ka shprehur dëshirën e madhe për t’u kualifikuar.

“Ka qenë ndeshje fantastike. Shpresojmë që ne të vazhdojmë kështu dhe të kualifikohemi. Tani nuk varet nga ne, por do presim ç’do ndodhë me skuadrat e grupeve të tjera”.

Hysaj tha se kjo ishte një fitore krejtësisht e merituar për kombëtaren shqiptare: “Besoj se e merituam, ashtu si ndeshjet e tjera, pasi edhe specialistët kanë thënë që kemi luajtur shumë mirë. Por kësaj radhe Zoti ishte me ne”.

Mbrojtësi i Napolit tha se ai gjithnjë përpiqej të jepte maksimumin për ekipin e tij për të kënaqur tifozët dhe veten e tij.

Urimi i tifozit rumun për Shqipërinë

Ne faqen e UEFA nje prej komentuesve romunuron Shqiperine per fitoren.

Ai shkruan: “Si nje tifoz romun nuk jam i lumtur me rezultatin por ne sot luajtem kunder nje skuadre e cila luajti me zemer dhe jo me mendje. Fitorja eshte mese e merituar dhe i uroj fat ne kualifikimin e fazes se ardhshme”.

UEFA uron kombëtaren shqiptare, publikon fotot e fitores

  • shqip1.jpg
  • shqip3.jpg
  • shqip4.jpg
  • shqip5.jpg
  • shqip6.jpg
  • shqip7.jpg
  • shqip8.jpg
  • shqip9.jpg
  • shqip10.jpg
  • shqip11.jpg
  • shqp2.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  • PREV
  • NEXT

shqip8TIRANE, 19 Qershor/ATSH/- Federata Europiane e Futbollit ka vetëm fjalë të mira për kombëtaren shqiptare, pas fitores me Rumaninë.

Në faqen në Facebook, UEFA ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët për fitoren e parë në këtë kompeticion dhe marrjen e tre pikëve.

UEFA është mjaftuar me vetëm një fjalë për Shqipërinë: Bravo.

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: fitore historike, UEFA uron kombëtaren shqiptare

SHQIPERIA, FITORE SURPRIZE- KUJDES NGA EUFORIA!

September 8, 2014 by dgreca

7 shtatori 2014 do të kujtohet gjatë në historinë e futbollit shqiptar per fitoren historike.
Përfaqësuesja e futbollit të Shqipërisë arriti të mundë Portugalinë me rezultatin 1 me zero në transfertë, pas një ndeshje emocionuese dhe supergoli të Bekim Balës, lojtarit të ri të thirrur nga trajneri De Biasi.
Shqipëria arriti të fitojë në ndeshjen e parë të eleminatorëve për kampionatin europian në kuadër të grupit I.
Kuqezinjtë e De Biasit kanë kryer një ndeshje perfekte në stadiumin e Aveiros ndaj Portugalisë, duke intepretuar në mënyrë të përsosur taktikisht por dhe në aspektin e karakterit, kërkesat dhe idetë e trajnerit që sollën një sukses në debutimin e eliminatorëve për kampionatin europian EURO 2016.
Gianni De Biasi e nisi me një formacion 4-5-1, ku binte në sy mungesa e Kaçes në mesfushë dhe zgjedhja e Balës në vend të Gashit, zgjedhje që në fakt do t’i jepte të drejtë De Biasit.
Portugalia në mungesë të Ronaldos ishte e dobët dhe jo e sigurt, megjithatë sulmoi dhe tentoi të shënonte po pa rezultat. Pjesa e parë u mbyll 0 me 0.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë duke parë një kundërtshtar jo të frikshëm tentoi të sulmonte dhe gjithçka erdhi në minutën e 50 kur harkimi i Roshit gjeti Balën, që fluturimthi shënoi një gol të mrekullueshëm.
Kuqezinjtë e De Biazit marrin tri pikët e para në Grupin I, duke qenë në të njëjtën “gjatësi vale” me Danimarkën, e cila përmbysi në fushën e vet Armeninë.
Fitoren e ekipit përfaqësues shqiptar e ka përshëndetur edhe Kryeministri Edi Rama, I cili në një postim në rrjetet sociale theksoi se “Kuqezinjtë bënë histori dhe ne u jemi mirënjohës. Na rikujtuan se asgjë nuk është e pamundur kur duam me gjithë zemër ta arrijmë”.
Shqiperia, tash duhet qe te ece me kembe ne toke dhe te mos dehet nga euforia….Pervoja na e bene kete apel! KUJDES!
Skeda e ndeshjes
Portugali 0
Shqipëri 1
52’ Balaj
Portugalia: Rui Patricio, Pereira, Pepe, Kosta (73’ Veloso), Koentrao, Uilliam (54’ R. Horta), Mutinjo, Gomes, Vieirinja (46’ Kavaleiro), Nani, Eder.
Tr.: Paulo Bento
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli (66’ Kaçe), Xhaka, Abrashi, Lenjani (75’ Lila), Roshi, Balaj (82’ Çikalleshi).
Tr.: Xhani De Biazi
KV: Nani / Roshi, Abrashi, Xhaka, Mavraj, Kaçe, Berisha
Gjyqtar: Rudi Buke (Francë)

Filed Under: Sport Tagged With: Balaj-Goool, fitore historike, mund Portugaline, shqiperia

ALI AHMETI: BDI, FITORE HISTORIKE, 19 DEPUTETË

April 27, 2014 by dgreca

Thaçi: PDSH ka fituar 8 – 9 deputetë/
“…BDI-ja në këto zgjedhje ka fituar mbi 150.000 vota të përpunuara. Oponenti ynë është nën 50 mijë. Ju them shqiptarëve që nga Shtabi qendror komunal dhe lokal këtë fitore, këta burra dhe gra që kanë punuar, ia dedikojnë kombit shqiptarë në Maqedoni. Këtë fitore ia dedikojnë çdo votuesi të BDI-së. Ia dedikojmë çdo shqiptari sepse koncepti jonë, puna jonë që kemi bërë deri tani u dedikohet të gjithë shqiptarëve, por sigurisht merita u takon votuesve të BDI-së. Iu takon diasporës, pa harruar që ka luajtur një rol të madh historik, në të gjitha ngjarjet në hapësirat shqiptare. Punën që kanë bërë shefat e shtabeve, shtabi qëndror, është punë e madhe, punë për tu përshëndetur dhe kam rastin që unë të shpall aktivitetin e tyre një nga fitoret më të mëdha në historinë e BDI-së. BDI në këto zgjedhje ka fituar mbi 150 mijë vota të përpunuara.
Oponenti ynë është nën 50 mijë vota. Këtë fitore jam i lutur nga shtabi qëndror dhe shtabet tjera që t’ju them shqiptarëve që këtë fitore këta burra, gra që kanë punuar të ia dedikojnë kombit shqiptar në Maqedoni, çdo votuesi të BDI-së, çdo shqiptari, sepse koncepti jonë, puna jonë, platforma jonë zgjedhore e tanishmja dhe ajo deri më tani, u dedikohen të gjithë shqiptarëve, por sigurisht që meritë për këto suksese të kaluara dhe që do të pasojnë, merita u takon votuesve të BDI-së, diasporës që ka luajtur një rol të madh historik në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në hapësirat shqiptare, edhe komuniteteve më të vogla, edhe turqve, boshnjakëve, romëve, vllehëve sa do pak që kjo ka qenë një ndihmë simbolike, përsëri i falënderohemi në këtë solidarizim”
Kjo është fitore e madhe për Maqedoninë, sepse BDI ka program, ka platformë, ka ofertë, që ky vend të dalë nga status quoja dhe të bëjë hapat e duhur në drejtim të pritjes së madhe që ky vend sa më parë të antëraësohet në NATO dhe BE, si alternativë e vetme sepse kështu sigurohet një ardhmëri e sigurt dhe e qëndrueshme për të gjitha gjeneratat. Paqa dhe stabiliteti në vend dhe në rajon, dhe ky vend nuk ka të ardhme tjetër më të mirë përveç se duke qenë brenda këtyre strukturave dhe mekanizmave të mëdha.
Anëtarësimi në NATO prodhon marrëdhënie të mira ndëretnike, me fqinjët, rrit besueshmërinë edhe tek faktorë që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përparimin,faktorin ekonomik, investimet. Ne jemi shumë të sigurtë se atë që e kemi paraqitur para elektoratit, e them me bindje se nuk do të zhgënjehet askush, atë që e kemi thënë edhe do e bëjmë, sepse i bëjmë mirë familjes sonë të madhe, me plot dinjitet që ka një emër e që është BDI. Mandatet e BDI-së lëvizin nga 19 deri 20 deputetë. Iu falënderohem votuesve prej toke e deri në qiell”, u shpreh në fund të fjalës së tij Z. Ali Ahmeti.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë me gazetarët ka theksuar se njeh pjesërisht zgjedhjet parlamentare, dhe se tha se nuk pranon sidomos rezultatin e BDI.
“BDI mos festoj kot se nuk kam ndërmend t’ua pranoj rezultatin. Rezultat i cili vazhdon ti ngjajë Koresë Veriore, pra rezultatin nuk ua pranoj. Ato janë vota të vjedhura”, theksoi Thaçi, duke komentuar se njeh pjesërisht rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai tha se janë 57 mijë vota të vjedhura dhe të fituara sipas tij me dhunë nga ana e BDI-së dhe se për këtë ai ka numëruar votat e fituara dhe rezultatin e BDI dhe PDSH në disa vendbanime në rajonin e Tetovës dhe Shkupit.
Lideri i PDSH-së, sërish ka theksuar se PDSH do të vazhdojë bisedimet për hyrje në Qeveri dhe se sipas tij PDSH ka fituar 8 – 9 deputetë.
“Sipas gjitha gjashave PDSH do të ketë 8 deri 9 deputetë të mjaftueshëm për të vazhdu bisedimet. Është shumë interesant se bojkotuesit e zgjedhjeve presidenciale dhe se interesant është se në fshatrat shqiptare ivanov dhe pendarovski kanë marrë vota aq sa kandidati i PDSH-së në raundin e parë. Por megjithatë LSDM dhe Pendarovski shkojnë në histori”, deklaroi kryetari i PDSH-së.

Filed Under: Rajon Tagged With: 19 DEPUTETË, ALI AHMETI: BDI, fitore historike, fituam 8-9 deputete, Thaci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT