Analiza e Zgjedhjeve ne SHBA/Cudia ndodhi: Donald Trump do të jetë presidenti i ri amerikan.Donald Trump ia doli. Me një fushatë me ofendime personale, arrogancë dhe padituri, ai jo vetëm që ia doli të mobilizojë zgjedhësit e dëshpëruar, por pikërisht me këtë strategji i fitoi zgjedhjet. Një fitore kaq të bindshme nuk e ka pritur askush. Suksesi i Trumpit është pjesë e një populizmi vulgar dhe një shuplakë e rëndë për establishmentin dhe elitën politike në SHBA dhe përfaqësuesen e tyre Hillary Clinton. Clinton ishte një kundërshtare e përshtatshme për të, sepse edhe ajo ishte shumë e padashur sikur edhe Donald Trump. Me aferën e saj të e-maileve ajo e furnizonte kundërshtarin me municionin e duhur për sulme. Por suksesi dramatik zgjedhor i Trumpit nuk mund të shpjegohet vetëm me padashjen ndaj Hillary Clintonit.
Trump si pasojë e pakënaqësisë
Fitorja e Trumpit është më shumë pasojë e pakënaqësisë së thellë të disa pjesëve të popullit, e madje edhe ndoshta të urrjetjes. Urrejtjes ndaj status quo-së, globalizimit dhe sistemit politik në Uashington. Trump ishte ventili i duhur për të shprehur këtë pakënaqësi, në radhë të parë të klasës së bardhë punëtore. Hillary Clinton ishte një kundërshtare e duhur për këtë. Fitorja e saj me shumë mund si kandidate e demokratëve për president ndaj Bernie Sandersit, ishte një sinjal paralajmërimi.Suksesi i Trumpit është një shuplakë edhe për mediat e etabluara, për ekspertët e ThinkTanks dhe hulumtuesit e opinionit. Sepse gati askush nuk e kishte llogaritur seriozisht fitoren e Trumpit. Suksesi është një shuplakë edhe ndaj partnerëve perëndimorë të SHBA, të cilët në masë të madhe u pozicionuan për Hillary Clinton dhe kundër Trumpit. Në anën tjetër, këtij rezultati mund t’i gëzohet Kremlini – sepse Trumpi disa herë ka folur fjalë të mira për presidentin rus Vladimir Putin.Se çfarë do të thotë konkretisht fitorja e Trumpit për SHBA dhe botën, është shumë vështirë të parashikohet menjëherë pas befasisë zgjedhore. Në njërën anë, Trump nuk ka kurrfarë përvoje politike dhe nuk mund të krahasohet me asgjë. Dhe në anën tjetër, Trump nuk ka paraqitur ndonjë koncept koherent të politikës së jashtme, me disa përjashtime të vogla.Por ajo që mund të thuhet që tani është se fitorja e Trumpit do të ndryshojë status quonë në SHBA, por edhe rregullin e deritashëm botëror dhe rolin e SHBA në botë. Se çfarë do të thotë kjo konkretisht, është ende e hapur. Si mund të ketë sukses një president si Trump, i cili i ka përçarë grupet e popujve në SHBA që ta tejkalojë këtë përçarje të thellë në këtë vend? A do të pretendojë Trumpi që të realizojë parullat e dëgjuara gjatë fushatës? Si e sheh Trump rolin udhëheqës të SHBA në raportet transatlantike dhe në NATO?
Si do të zgjidhë problemet me marrëveshjet tregtare që SHBA ka nënshkruar me shumë vende, për të cilat ka thënë se do t’i rinegociojë? Si do të pozicionohet Trumpi ndaj myslimanëve, për të cilët ka kërkuar që t’u ndalohet hyrja në SHBA, apo ndaj latino – amerikanëve? A do të largohet Trumpi nga Marrëveshja e Parisit për klimën? Dhe tek e fundit, si do të sillet Trumm me armët bërthamore?Të gjitha këto pyetje nuk mund të kenë ndonjë përgjigje në këto orë. Me fitoren e Trumpit, SHBA dhe bota janë futur në një epokë të re. Ne duhet të përgatitemi për kohëra të paqeta.
Presidenti i ri Trump dhe planet e tij konkrete
Uljet e tatimeve dhe premtimet e mëdha të presidentit të ri Donald Trump. Po cilat janë planet e tij konkrete ekonomike dhe çfarë do të ndodhë me raportet SHBA-Gjermani?Së pari do të ulim tatimet – me këtë premtim kanë përfituar në zgjedhje edhe kandidatët tjerë për presidnet në SHBA dhe jo vetëm Donald Trump. Por ai tani duhet të realizojë një prej premtimeve për uljen më të madhe të tatimeve në disa dekadat e fundit. Varësisht prej të ardhurave, qytetari amerikan në të ardhmen duhet të paguajë vetëm 10, 20 apo 25 % tatime. Nga ky koncept duhet të përfitojnë ata që fitojnë pak dhe shumë. Personat që fitojnë më pak se 25.000 dollarë apo çiftet me më pak se 50.000 dollarë në vit nuk duhet të paguajnë tatime fare. Ndrësa tatimet për persona që fitojnë shumë duhet të ulen nga 40 në 25%.Nëse Trumpi e kalon këtë reformë në Kongres, gati gjysma e 120 milionë familjeve në Amerikë nuk do të paguajnë më fare tatime nga viti 2017. Por jo vetëm kaq: nga 25 në 15% duhe të ulen tatimet në fitime për sipërmarrje.Ndaj nuk befason fakti që ekspertët thonë se uljet e këtilla të tatimeve do të kishin pasoja dramatike për buxhetin amerikan. Varësisht nga zbatimi i denjë i politikës së Trumpit për tatime, është e mundur ulja e të hyrave në buxhet prej 2,6 deri në 3,9 bilionë dollarë në 10 vitet e ardhshme, paralajmëron Think Tank ‘Tax Foundation’.Këshilltarët ekonomik të presidentit nuk shqetësohen shumë. Ata mendojnë se me tatimet graduale të fitimeve jashtë vendit mund të mbyllen vrimat e borxheve, sepse koncernet e mëdha amerikane si Apple, Amazon apo General Electric me vite të tëra kanë kursyer me miliarda tatime dhe ate në mënyrë legale. Këshilltarët e Trumpit Wilbur Ross dhe Peter Navarro, mendojnë se në këtë mënyrë do të ringjallet ekonomia amerikane.
Globalizimi vetëm sipas kushteve amerikane
Pas marrjes së pushtetit në janar, Donald Trump do të rishikojë të gjitha marrëveshjet e SHBA për tregëti me vendet tjera. Marrëveshja për tregti të lirë me Kanadanë dhe Meksikën, NAFTA, do të hiqet i pari nga përdorimi. Pas NAFTA-s parashikohen negociata të reja gjashtëmujore ku do të negociohen modalitete të reja – me kushte shumë më të mira për SHBA. Edhe marrëveshja TPP nuk do të ratifikohet. Ndërsa negociatat për marrëveshjen TTIP me BE nuk do të vazhdohen.Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia nuk do të kenë qasje si më parë në tregun amerikan. Për prodhimet aziatike parashikohen dogana të larta. Vetëm kështu SHBA, siç thotë Trump, do të përfitojë ekonomikisht në konkurrencën me pëparësi për Kinën e cila ka përfituar nga manipulimet me monedha.
Ndikimi ndaj Gjermanisë
Edhe eksporti gjerman do të përballet me tatime pas fitores së Donald Trumpit. Pas dobësimit të ekonomisë në Kinë dhe vendet evropiane, tregu amerikan është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për këto vende. Me 2015 SHBA e kanë tejkaluar Francën si vendin më të rëndësishëm të eksporteve gjermane.
Në SHBA janë shitur mallra gjermane në vlerë prej 125 miliardë euro – në radhë të parë automjete, maqina dhe prodhime kimike, që do të thotë rreth 10% të eksportit gjerman vjetor. Në anën tjetër, Gjermania importon nga SHBA në vit mallra në vlerë prej rreth 60 miliardë euro, që do të thotë rreth 6% të importeve të përgjtihshme.
Më shumë se një milionë vende pune në Gjermani varen në mënyrë indirekte nga eksportet në SHBA. Ndërsa 630.000 vende të tjera pune kontrollohen nga sipërmarrjet amerikane. Vetëm në McDonald’s Deutschland ka rreth 58.000 punëtorë, në shërbimet Manpower 27.000, në fabrikat e Fordit 25.000 dhe në Adam Opel rreth 18.000.
Në anën tjetër, sipërmarrjet gjermane në SHBA punësojnë po ashtu qindra mijëra punëtorë. Punëdhënësi më i madh atje është simotra e Deutsche-Post, DHL me rreth 77.000 të punësuar. Pasojnë Siemens me 70.000, shitësi i makinave ZF 62.000 dhe Volkswagen 60.000 njerëz.
Ekonomia e ndërlidhur
Sipërmarrjet gjermane kanë investuar në SHBA më shumë se 271 miliardë euro. Më shumë se 3700 sipërmarrje gjermane janë aktive në SHBA. Vetëm 50 sipërmarrjet më të mëdha gjermane atje realizojnë në vit rreth 400 miliardë dollarë qarkullim.
Edhe koncernet amerikane kanë investuar miliardë dollarë në Gjermani – vlerësohet diku rreth 27 muiliardë euro. Vetëm në vitin 2015ka pasur 252 projekte të reja amerikane në Gjermani. Vetëm sipërmarrjet kineze me 260 prokjekte kanë pasur më shumë. 50 sipërmarrjet më të mëdha amerikane në Gjermani realizojnë në vit rreth 170 miliërdë euro qarkullim.
Presidenti i ri amerikan Trump me siguri nuk do të ketë asgjë kundër shkëmbimit ekonomik me Gjermaninë, por do të jetë kundër mungesës së balancit. Në SHBA kritikohet prej vitesh fakti që Gjermania eksporton dyfish më shumë në SHBA, pavarësisht se kush është në pushtet – republikanët apo demokratët. Me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, presioni do të shtohet për të pëmirësuar bilancin e marrëdhënieve tregtare mes SHBA dhe Gjermanisë.(DW)