Lena Gjonaj Catalic dhe perkushtimi i saj ne Klinika Illyria në Nju Jork/
Nga Flora Nikolla/
Tirane, 26 Shtator/ATSH-Flora Nikolla/.- Dashuria, kujdesi, përkushtimi i Lena Gjonaj Catalic, kishte nisur ne fakt shume kohe me pare qe kur ajo erdhi shumë e re në Nju Jork, dhe në sajë të këmbënguljes , arriti të vazhdonte kurse dhe shkolla deri sa u diplomua në “Administrim Spitalor”. Lena thotë se e thirren qe ishte nder te parat qe do te krijonin nje Klinike per shqiptaret te cilen e quajtën Klinika Illyria , pasi ky emër përfshinte të gjitha trevat ku jetonin shqiptarë dhe e ishte një emër gjithëpërfshirës. Klinika nisi të tërheqë pacientë shqipëfoles por dhe nga treva të Ballkanit si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Madeqedonia, Bosnja . Klinika nisi funksionimin e saj fillimisht për fëmijë dhe në vitin 2006, në sajë të këmbënguljes së Lenës dhe për të rriturrit. Ka qënë kënaqësi për Lenën, që gjatë 20 viteve, ka parë ndryshime të mëdha tek punonjësit e spitalit Jakobi, ku ka kam ndihmuar si, mjeke, infermiere, teknike laboratori, punonjëse sociale, sekretare e këshilltare siguracionesh, etj. Klinika jo vetëm jepte kujdes shëndëtësor, por u bë qënder kulturore e komunitetit shqiptar, ku pacientët e familjet e tyre, merrnin këshilla për probleme të jetës në emigrim, si nga mbushja e formularëve për taksat, aplikime per insuranceat mjekësore, letra reference për të gjetur pune. Sot, të dy djemtë e Lenës , janë të shkolluar e të martuar me fëmijë. Sandri ka një kompani ndertimi, gruaja e tij mbaruar shkollën për Stalin e marketing dhe kanë dy vajza binjake, Sementha e Teffeny. Gjoni, ka rol drejtues në një kompani të madhe Agjensi Immobilare në Nju Jork. Ai është i martuar me Justinën, mësuese dhe kanë tre femijë. Kur doli në pension, djemtë i dhuruan një makinë. Ishte një surprizë shumë e bukur që e emocionoi shumë . Lena Gjonaj Catalic, eshte pjese e librit “Zonjat shqiptare” ne Nju Jork”, promovuar te shtunen e kaluar ne Symphoni Space ne Nju Jork, ne nje mbremje te mrekullueshme , ne prani te Presidenti te Republikes, z. Bujar Nishani .
F.N : A mund të tregoni në këtë intervistë kohën dhe pse ju së bashku me familjen erdhët në Amerikë
L. C : Në Amerikë erdha në 12 Mars të vitit 1973, në moshën 20 vjeçare. Kisha një djalë 2 vjeç Sandrin dhe isha shtatëzanë me djalin e dytë, Gjonin i cili lindi në Amerikë. Jam lindur e rritur në Ulqin ku mbarova studimet në shkollën e mesme . Sipas zakonit, u martova e re, sapo mbarova shkollën në një familje me tradita shqiptare, bujare, e mikripritëse. Tek, familja e burrit, jetonim të gjithë bashkë, në një shtëpi të madhe buzë lumit Buna, shumë afër, Detit Adriatik. Kryesisht merreshim me rritjen e pemëve frutore dhe bujqësi. Nikolla, bashkëshorti im, merrej me matjen e ujit të Bunës , ndërsa në muajt e verës, i kushtoheshim turistëve që vinin në Ulqin kryesisht nga veriu i Evropës. Në vitet 60-të, udhëheqësi i ish Jugosllavisë, Tito lejoi qytetarët, te pajiseshin me pashaporta. Disa anëtarë të familjes, vendosën të provojnë emigracionin në Evropë dhe në Amerikë për një jetë më të mirë dhe me mundësi për shkollimi për fëmijët. Kështu, im shoq dhe unë, lamë Ulqinin dhe u shpërngulëm në Itali, ku jetuam 2 vjet në pritje të na aprovohej viza për në Amerikë, ku jetonin anëtarë të familjes.
F.N : A ishte i vështirë fillimi i jetës në NY dhe si e kujtoni ju atë
L. C : Kur mbërritëm në Amerikë, më 12 Mars 1973, kisha djalin, Sandrin 2 vjeç dhe isha shtatëzanë me Gjonin, djalin e dytë. Kisha marrë me vehte , kunatën, motrën e burrit dhe nipin e burrit . Të dy i martova dhe u kujdesa si të ishin fëmijët e mi. Prindërit, nana Pashka , babë Kola, vëllai im Lazri me familjen, kishin vite në Amerikë, dhe na ndihmuan të stabilizoheshim. Lazri, punonte në ndërtesën Rock Feller Center, e cila sapo kishte mbaruar dhe ku kishte nevojë për punë. Nikolla nisi si punëtor në këtë qëndër, ku punoi deri sa doli në pension 40 vjet më vonë. Apartamentin e parë e kemi patur në Arthur Avenue. Nikolla kishte rrogë të mire, ai paguhej çdo të premte dhe ne na dukej çudi që me rrogën e tij , paguanim qiranë, përballonim shpenzimet e jetës së përditeshme dhe kursenim para mënjanë.
Arthur Avenue, në atë kohë, ishte një lagje ku jetonin kryesisht italianë, të vendosur në këtë zonë në fillim të shekullit të 20-të. Kudo flitej italisht, në rrugë, dyqane, në banesa ku jetonim. Kështu, e patëm të lehtë integrimin për arsye sepse komunikonim italisht me ta, e nuk e ndjenim mos dijen e gjuhës angleze. Mbaj mënd se Arthur Avenue në vitet 70’, ka qënë një lagje ku njerëzit njihnin njëri- tjetrin dhe kishin besim, duke qënë lagje shumë e sigurtë. Meqënëse ne ishim Katolikë nga feja, gjetëm mikëpritjen në Kishën e kësaj zone , e cila ndikoi pozitivisht në imtegrimin tonë. Kursi i parë përgatitor që bëra ishtë për Parukiere. Isha e lumtur që nisa menjëherë punë . Nëna më ndihmonte për djemtë e mi që ishin të vegjël. Punova disa vjet dhe kjo ishte ndihmë për gratë shqiptare, të cilave ju pëlqente rregullimi që ju bëja , sidomos vajzave kur martoshin . Më thërrisnin në shtëpi, t’ju rregulloja flokët dhe t’i bëja nuse. Ndonjë vajzë nuk ishte fort e bukur, por kur e rregulloja dukej shumë ndryshe . Shpesh , më pyesnin, po çfarë ju bën varzave që dalin nusë të mrekullueshme . Unë i rregulloja më gjithë shpirt , më pëlqente puna dhe sot kam merak të punojë me flokë dhe me fytyrë. Më vonë nisa të koordinoj punën me burrin tim. Kur punoja ditën ai punonte natën. Në këtë mënyrë, ishim gjithmonë pranë djemve tanë për t’u kujdesur për mbarëvajtjen dhe edukimin e tyre. Jo vetëm se punoja por nisa të mendoj për edukimin tim të metejshëm . Çdo ditë të shtunë e të dielë, shkoja në kurse në universitetet lokale për gjuhën angleze dhe kompjuter sepse synoja të punoja në sistemin administrativ.
F.N : Ju keni punuar ne spitalin Jakobi në Bronx , një spital ku kurohen shumë shqiptarë . A mund të na tregoni fillimin e punës tuaj ?
L. C : Mbasi aplikova shumë herë tek Jacobi, e vetmja mundësi që m’u dha ishte të punoja në mirëmbajtjen e spitalit, provizorisht, si zëvëndësuese, në Prill të vitit 78-të. Në atë kohë nuk flisja mirë anglisht, dhe kasha problem me leximin e gjuhës. Edukimin fillor e kisha bërë në shqip, tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Serbo-Kroatisht. Për të folur dija italisht e pak frengjisht, por gjuha angleze nuk kishte asnjë ngjashmëri me këto gjuhë dhe ishte e vështirë pasi shkruhej ndryshe nga çfarë flitej. Një nga detyrat që kisha si mirëmbajtëse, ishte të mblidhja gazetat e vjetra e të përdorura. Gjithmonë mbaja ndonjë gazetë që më dukej interesante, sidomos gazetën Aquaria, gazetë që shkruante për yjet dhe çdo gjë që ndodhte me ta. Kur kisha pushimin e drekës, mundohesha t’i lexoja e të kuptoja diçka. Mbaj mend një infermiere, Mrs Singleton që më shikonte çdo ditë me gazetë në dorë. Një ditë, më thotë, përse nuk rregjistrohesh në shkollë për të ndjekur studimet e larta? M’u duk çudi dhe ju përgjigja: “Unë jam grua e martuar dhe kam dy djem për të rritur, shkolla bëhet në moshë të re ! Ajo mu përgjigj se në Amerikë shkohet në shkollë në çdo moshë, bile dhe në pleqëri, dhe kjo nuk është turp, por është normale! E kështu, sa herë më shikonte më pyeste: U rregjistrove? Çfarë pret ?
Një dite u ula të bisedoj me tim shoq, për t’i treguar se kisha interes të vazhdoja shkollën dhe si kisha folur me infermieren në punë. I erdhi çudi e me tha: po ti e ke mbaruar gjimnazin, tani e ke punën e mirë, çfarë të duhet më shkolla? Unë e vazhdova shkollen dhe nuk i tregova askujt . Në momentin që Spitali hapi kurse specializimi për njohuri në kompjuter dhe sistemin e kartelave mjekësore, u regjistrova në Kolegj, për të vazhduar këtë dege që tani quhet “Administrim Spitalor”. Nuk e harroj momentin kur mora diplomën, e për më tepër si fluturova nga gëzimi kur nuk i besoja vetes. Nikolla, burri im, bëri gosti dhe thirri të gjithë familjen. Nëna ime u gëzua shumë dhe i rrodhën lotë kur më tha, jam e kënaqur bija ime që vazhdove shkollën, se e kam patur merak në zemër që të martuam të re.
F.N : Cilat janë tiparet që ju dallojnë në punën tuaj ?
L. C : Fillova punë si sekretare në Shërbimin e Pediatrisë në spital. Puna ime ishte rregjistrimi i pacientit në kompjuter dhe përgatitija e kartelës nga ana demografike e siguracionit mjekësor përpara se mjeku të shihte pacientin.
Në këtë shërbim Pediatrik, vinin shpesh nëna shqiptare me femijët e tyre, kryesisht nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja etj,që kishin pak kohë që kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara. Ata vinin tek unë kur kishin nevojë për t’u vizituar e për t’i drejtuar për proçesin e vizitës në spital. Shteti Amerikan kishte një program WIC për të ndihmuar nënat e reja me femijë të cilat jo vetëm nuk dinin gjë për këtë program, por kishin një lloj hezitimi të shkonin për të marrë ndihma si psh “qumësht pluhur për bebe” djath, e produkte të tjera të lejuara. Unë i doja shumë fëmijet, por kur vinin nënat shqiptare, biseda zhvillohej jo vetëm në regjistrimin e të dhënave demografike, por edhe në marrje e dhënie këshillash për rritjen e fëmijëve. Ato më tregonin shqetëtsimet e tyre, më kërkonin ndihmë si të aplikonin për punë, si të gjenin shkolla për të mësuar gjuhën. Atëherë komuniteti shqiptar ishte i vogël , nuk kishte qëndra të komunitetit ku njeriu të merrte informacion të plotë. Nuk kishte internet, gazeta shqip dhe kështu informacioni ishte shumë i kufizuar.
Shpesh mblidhja në grupe dy a tre nëna dhe ju flisja për ndihmat e NY, për nënat me fëmijë dhe që nuk ishte turp të rregjistroheshe. Mbushja e formateve, ishte proces shumë i vështirë për shumë nëna të cilat nuk kishin edukimin e duhur të shkruanin emrin e tyre. Unë i ndihmoja në mbushjen e formularëve dhe aplikacioneve për programet e ushqimit të fëmijës, pa të cilat këto nëna nuk do të arrinin kurrë të merrnin ndihmën e duhur që ju takonte! E ndieja veten krenare e të gëzuar kur fillova t’i shikoja që nisëm të shkonin në zyrat e ndihmave e sidomos kur filluan këto nena të ndihmonin shoqet, motrat e kushërirat e tyre në këtë sistem të komplikuar të rrjetit spitalor.
Nga që isha e vetmja sekretare që flisja shqip e sërbokroatisht, shpesh herë më ndodhte që nënat më kërkonin të shkoja në dhomën kur vinte rradha t’i vizitonte mjeku. Kështu mjekët pediatër më bënë pjesë të vizitës së tyre me pacientin. Shpesh nuk mundesha të haja darkë në punë sepse u shtua shumë kërkesa për të përkthyer. Aq shumë u mësuan nënat me mua saqë vinin e mi thonin ankesat për fëmijet, pa u parë akoma tek mjeku. Duhet të isha e kujdeseshme dhe mundohesha që punën si sekretare ta beja me kujdes dhe pun si përkthyese e si ndihmëse për nënat që e bëja vullnetarisht, të mos binin ndesh me njëra –tjetrën.
F.N : Një ditë , themeluesi i Klinikës Illyria e cila u ndërtua brenda spitalit Jakobi, ju propozoi hapjen e një qëndre për refugjatët kosovare të mbas luftës. Cilat do ishin paskëtaj marrëdhëniet tuaja më klinikën Illyria ?
L. C : Në vitin 1997 më thirrën ne drejtori, e me thanë se nje mjek amerikan do të hapë një qënder për kujdesin e refugjateve kosovare mbas luftes, kryesisht familje të sjella nga Kosova nëpërmjet Bazes amerikane nga Fort Dikxs. Klinika nisi funksionimin e saj vetëm për fëmijë , e më vonë në vitin 2006 dhe për të rriturit e mbarëvajtjen e klinikës shqiptare.
Në vitin 1999, Klinika mori formë dhe funksion të plotë. Ne vendosëm ta quajmë, Klinika Illyria, sepse ky emër përfshinte të gjitha trevat ku kanë jetuar popullsi shqiptare dhe ishte emër gjithëpërfsjirës. Kjo klinikë nisi të tërheqë jo vetëm pacientë shqipëfoles por dhe nga treva nga Ballkani si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Madeqedonia, Bosnja. Një popullësi e sapoardhur nga këto zona filluan të gjejnë vetveten dhe jo vetëm sherbim të mirë mjekesor, por dhe suportin shoqëror e një ndihmë që ju duhej .
Me rritjen e numrit të pacienteve , mbas një viti, filloi të punoje dhe Dr. Shandley e cila vazhdon të jetë mjeke në Klinikën tonë dhe sot e kësaj dite. Ajo gëzon respekt e dashuri nga të gjithë pacientët. Megjithatë shqetësimi im ishte se, megjithëse këta fëmijëve në moshë të njomë e deri në adoleshencë morën ndihmë mjekësore e shoqërore, linte për të dëshiruar kujdesi për prindërit e tyre, të cilet jo vetëm nuk shkonin rregullisht tek mjeku ,por kur shkonin përsëri ktheheshin tek klinika shqiptare për t’u “siguruar” se u ishte dhënë drejtimi i duhur.
Unë insistoja që krahas mjekëve pediatër, të kishte dhe mjekë të familjes të cilët mundet t’u përgjigjeshin kërkesave të prindërve . Kështu, në vitin 2006 , Klinika Illyria, nisi të vizitojë edhe të rritur. Në klinikë nisi punë një mjeke amerikane , filloi punë mjekja shqiptare që sapo kish mbaruar specializimin, Evia Nano. Klinika u bë me katër mjekë dhe numri i pacientëve u rrit për ditë, për arsye sepse ishte shqipfolëse. I gjithë stafi Illyria, dhe për pacientët ishte ndihmë e madhe që flitej gjuha amtare. Klinika jo vetëm jepte kujdes shëndëtësor, por u bë qënder kulturore e komunitetit shqiptar, ku pacientët e familjet e tyre merrnin këshilla e orientime për shumë probleme të jetës në emigrim, nga mbushja e formave për taksat apo aplikime per insuranceat mjekësore, apo letra reference për të gjetur pune. Kam kënaqësi të them se gjatë 20 viteve të fundit kam parë ndryshime të mëdha tek punonjësit e spitalit, ku mund të them se në vitet 90-të mund te ishim ndoshta 2 ose 3 veta që punonim e tashmë janë rreth 100 punonjës në spital. Unë kam ndihmuar në të gjitha fushat si, mjeke, infermiere, teknike laboratori, punonjës sociale, sekretare e këshilltare siguracionesh, etj. Gjëja më e bukur ështe se shumica e këtyre punonjësve kanë qënë e janë pacientët që kanë qënë e janë pacientë të klinikës Illyria.
F.N : Në shumë vitë punë te kjo klinikë … cilat ishin raportet tuaja me pacientët shqiptarë ? A keni ndonjë ndodhi të cilën mund ta tregoni në këtë intervistë ?
L. C: Një rast që më vjen ndërmend, ka qënë me një paciente të sapoardhur nga fshatrat e Kosoves. Ajo ishte 13 vjeç dhe erdhi me prindërit e saj shumë të alarmuar se i kishin thënë se vajza kishte kancer dhe se duhej që të bëntë chemotherapy. Po ata jo vetëm që nuk e kuptonin mirë se çfarë ishte, por kishin frike se mos vajza ju bëhej më keq në se do t’i nënshtrohej regjimit të kurës për kancer. Unë i shoqërova në disa mbledhje familjare që bëri spitali që do jepte Chemio therapy në Manhattan, Spitali Columbia Presbyterian. Ishim rreth 12 vetë në mbledhje, e unë isha e tensionuar sepse po përktheja diçka që kishte të bënte me jetën e një fëmije, por nga ana tjetër, kisha prindër të cilët kishin një kuptim të kufizuar të sëmundjes e metodave që do përdoreshin për këtë sëmundje. Gjithashtu nëna e vajzes, insistonte që fëmija të bëhej operacion e t’i hiqej krejt sëmundja. Mjekët mundoheshin të shpjegonin se sa e rëndësishme ishtë të bëhej Chemio, ndërkohë që prindërit nuk firmosnin për kurën.
Në atë moment u mora leje mjekëve që ishin në mbledhje; u thashe se në se kishte mundësi të flisja vetëm për vetëm me nënën e fëmijës për disa minuta. Në fund të bisedës, nënë e fëmijes më tha: fëmija im është si të ishte fëmija yt . Nëse ti më thua se do kishe bërë të njëjtën gjë për fëmijën tënd, atëherë unë do të bëj “çka më thotë Lena”. Kështu u mbyll mbledhja. Pas 10 vjetësh, kjo vajzë ka mbaruar universitetin, e shpesh here vinte me nënën e saj, për të më përshendetur në zyrë! Pacientët kanë jo vetëm respekt por besim të plotë në ndihmën që ua japim me gjithë shpirt! Per mua dhe mijëra pacientë që janë vizituar tek ne, Illyria gëzon respekt të veçantë!
F.N : A ju mungon tani Illyria ?
L. C : Në Janar të vitit 2015 pata probleme shëndetësore dhe mbas dy operacioneve të vështira mu desh të shkëputesha nga puna. Më mungon shumë puna në klinikë, pacientët dhe kolegët e punës. Megjithatë me shpirt e zemër jam në Klinikën Illyria, dhe mbaj kontakt shumë të shpeshtë me stafin e mjekët e klinikës Illyria më mungon shumë, se kam vuajtur shumë që kur u themelua klinika. Ka qënë përgjeqësi e madhe, si në fillim kur e krijuam veç për të vegjëlit dhe më shumë pergjegjësi , kur u krijua për të rriturit. Shpesh, kur mendoj për atë kohë kur u krijua klinika them: sa shumë energji që paskemi patur nga i madhi Zot . Një njeri që duhet t’u japë pëgjigje ,një njeri që duhet t’u japë përgjigje edhe 30 familjeve në ditë, shërbim mjekësor si, ndihmë jetësore . Po ashtu , grave shqiptare që ju shërbeva plot dashuri, respekt pa marr para sysh, kush janë cilës fe i përkasin , kujt vendi , të gjitha për mua ishin të njëjta .
F.N : Ju jeni një nënë e suksesshme, sepse edhe fëmijët tuaj janë të tillë, djali juaj ka një biznes të vetin …
L. C: Të dy djemtë e mi janë të shkolluar e janë të martuar me fëmijë. Sandri ka kompaninë e tij të ndertimit, gruaja ka bërë shkollën për Stalin e marketing dhe kanë dy vajza binjake, Sementha e Teffeny. Gjoni, është djali im i cili ka rol drejtues në një kompani të madhe Agjensi Immobilare në Nju Jork. Ai është i martuar me Justinën që është mësuese dhe ka tre femijë. Kenny, Nichels, Gjianna . Djemtë e mi kanë një marrëveshje kulturore mes njëri-tjetrit , kështu që gjithmonë kanë respekt për familjen . Kur dola në pension, djemtë e mi, Sandri e Gjoni, më dhuruan një makinë para derës së shtëpisë. Ishte një surprizë shumë e bukur që më emocionoi shumë . Kisha shpëtuar nga një operacion i rëndë dhe kur u operova, djemtë e nuset , nipat e mbesat, ma mbushën dhomën me lule . Djemtë e mi janë shumë respektueshëm dhe i ndihmojnë shumë njerëzit, duke ju dhënë punë dhe çdo gjë për jetesë. Jam krenare për arritjet e tyre.
F.N : Cilat janë marrëdhëniet që keni sot me vendlindjen tuaj ?
L. C : Me vendlindjen time Ulqinin, kam mbajtur lidhje të afërta. Kur isha në marrëdhënie pune, pushimet verore i kaloja në Ulqin, jo vetëm për t’u çmallur me njerëzit e vendlindjen por për t’i mësuar fëmijet e mi me gjuhën, zakonet e dashuri për vendlindjen e të parëve. Tani që kam dalë në pension, me Nikollën kemi ngritur shtëpi në trojet tona, ku kalojmë një pjesë të mirë të vitit. Shpesh na vizitojnë fëmijët nga Amerika, nipër e mbesa, gjatë muajve të verës. Për ne si prindër e gjyshër, është kënaqësi e madhe që i kemi mësuar fëmijët, me respekt e dashuri e dhëmbshuri për Atdheun.
F.N : Cili mendoni se duhet të jetë imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI ?
L. C : Këto vite e breza që kam kaluar, jam dëshmitare e një ndryshimi themelor, në gruan shqiptare. Arsimimi dhe emancipimi i brezave të lindur e rritur në Amerikë, krahasimisht me gratë emigrante te cilat vijnë nga zona të thella të Ballkanit , të cilat hasin vështirësi më të mëdha kur vijnë si emigrante sepse shpesh në këto zona ruhen traditat e vjetra, e gratë janë më pak të shkolluara, nuk flasin gjuhën, nuk janë në marrëdhënie pune, E ndiej se për këtë pjesë të popullsisë, të sapo ardhur, ka një rrugë të gjatë të akultururimit e të integrimit në shoqërinë perendimore Amerikane.
Gratë shqiptare janë shumë të afërta me familje, ato vendosin para vetes familjen e nevojat e familjes para vetes , gratë shqiptare janë ndryshe nga gratë e tjera . Gruaja shqiptare ka traditë, nder kujdesin ndaj fëmijëve deri në martesë, gruaja shqiptare nuk i thotë djalit ose vajzës , ik tani se ke mbushur 18 vjeç. Këto e bëjnë gruan shqiptare shumë ndryshe se gratë e tjera . Këtu mendoj se hyn në punë formimi i qendrave kulturore dhe edukuese te pajisura me punonjëse sociale e ndihmëse të komunitetit.
Tiranë, 14 Mars/ATSH-Flora Nikolla/.- Xheni Rroji, në SHBA, ka patur fatin të realizojë një karrierë muzikore të shumëanshme; perveç kontratave solistike dhe bashkëpunimeve në muzikën e dhomës dhe orkestrale, ajo ka arritur të krijojë dhe të jetë drejtore ekzekutive dhe artistike e një orkestre simfonike të quajtur nga ajo, “The Ossia Symphony Orchestra’. Kjo përvojë e ka lejuar të eksplorojë anë të industrisë muzikore si edukimi muzikor i të rinjve në shkolla të mesme, programe zgjerimi, por dhe interpretim të veprave të kompozitorëve bashkëkohorë, një aspekt i rëndësishëm për të. Kështu, Nju Jorku i dha mundësinë të zhvillohet jo vetëm si interpretuese por dhe si sipërmarrëse dhe promovuese e muzikës klasike me mënyra të ndryshme. Sot, Xheni Rroji, një artiste e formuar e quan fat që u lind dhe u rrit në një familje ku muzika kishte vend shumë të rëndësishëm. Babai i saj, Sirri Rroji, ishte dirigjent i Orkestrës Frymore të Tiranës, më parë instrumentist i Bandës së Ushtrisë dhe udhëheqës artistik i Ansamblit të Ushtrisë, profesor muzike në Liceun Artistik të Natës. Edhe në rrethin përtej familjes së ngushtë ishte e rrethuar nga muzikantë duke filluar nga xhaxhai Agim Rroji, flautisti i parë në orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Muzika për Xhenin si fëmijë ishte pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Xheni Rroji, pjesë e librit “Zonjat shqiptare në Nju Jork“,që do të promovohet nga Albanian Excellence, më 24 shtator në SymphonySpace në Manhattan , tregon në këtë intervistë që ka patur fatin të studiojë me profesorë me reputacion botërorë në Shqipëri, në Francë dhe në Amerikë. Ajo veçon, mësuesen e parë të pianos, zonjën Nihal Hakiu ose Zysh Lali siç njihej në qarqet e muzikës. Ajo ishte influenca dhe ndeshja e parë që ka patur me instrumentin e pianos. Zysh Lali përveçse një njeri me kulturë të gjerë muzikore, me elegancën që e karakterizonte e bëri ta donte pianon dhe muzikën duke e mësuar me durim dhe pasion. Më pas në France pati fatin të hynte në klasën e profesorit Daniel Beau, i cili e përgatiti teknikisht, muzikalisht dhe shpirtërisht për konkurset dhe karrierën e mëtejshme.
F.N : Ju sot jeni një pianiste e njohur, a keni patur më parë një histori muzike në familjen tuaj ?
F.N : A mund të kujtoni disa nga profesorët tuaj që kanë lënë gjurmë në karrierën tuaj artistike dhe pse ?
Xh. RR : Pianistët që unë adhuroj janë fatkeqësisht në më të shumtën e rasteve nuk janë më midis nesh. Por me anë të inçizimeve që ata kanë bërë, kemi ende fatin t’i shijojmë. Pianistë si Sergey Rachmaninoff, Arturo Benedetto Michelangeli, Emil Gilels, Vladimir Horoëitz, Lazar Berman, janë disa nga ata që unë i dëgjoj me kënaqësi të veçantë. Ata janë në gjykimin tim piktorë gjenialë të çdo kompozimi që kanë luajtur. Duhet thënë se shkolla ruse e fillimit të shekullit 20 ishte më afër traditave të pianistëve se e kompozitorëve të shekullit të 19-të si për shembull Franc Liszt, Frederic Chopin duke ruajtur pasurinë artistike që trashëguan nga autorët. Në lojën e tyre pasqyrohet trajtimi i veprave në mënyrë orkestrale, një qasje muzikore që tregon një ndjeshmëri ndaj perceptimeve më të holla të kompozitorëve, aspekt që mua më tërheq si pianiste.
F.N : Ju jetoni prej shumë kohësh në SHBA, çfarë ndryshimi vini re mes pianistëve në Amerikë dhe atyre në Europë ?
F.N : Përse vendosët ju të qëndroni në SHBA ?
Xh.RR: Kam pasur fatin të takoj shumë muzikantë bashkëkohorë dhe të shumtë janë ata që kanë lënë gjurmë, duke filluar nga kompozitorët Francezë, Pascal Dusapin, Guillaume Connesson si dhe muzikante te shquar, Martha Argerich, Nelson Freire, Renaud dhe Gautier Capuçon, Hélène Grimaud, Jean Yves Thibaudet e të tjerë. Në Amerikë kam pasur rastin të njihem me figura të shquara si kompozitori André Previn, mjeshtrin e Xhazit Winston Marsalis, këngëtarin Harry Belafonte, violonçelistin Yo Yo Ma, violinistin Xhoshua Bell etj. Secili nga ata më kanë lënë mbresa të veçanta dhe kanë ndikuar në një mënyrë apo një tjetër në karrieren time.
F.N : Po gruan shqiptarë në këtë komunitet si e shikoni ?
që beson dhe jeton, që do të thotë që çdo grua duhet të jetojë në paqe, në integritet, në dashuri, pa dhunë në shtepi, dhe pa nënçmim nga askush. Shqipja thotë se “të jesh lidere, do të thotë ta shohësh jetën me shumë mundësi dhe t’ua tregosh këtë mundësi të tjerëve, t’i udhëheqësh njerëzit nga errësira në dritë ngadalë me durim,butësi, dhe me passion”. Ajo është në shërbim të së vërtetës, të dashurisë, të dhëmbshurisë dhe kur nuk do te ndalet. Puna në SHBA i ka dhënë të gjitha mjetet për rrugetimin e saj të largët nëpër bote. Puna në Afghanistan ja ka shtuar durimin, dhimbshurinë dhe mirëkuptimin. Duke punuar me pushtetin e Afghanistanit i është dhënë mundësia të reflektoj për Kosovën e saj dhe të jetë njëherit ambasadore e paqes dhe miqesisë. Në Liban mësoi se njerëzit kishin zell për dituri, si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Libani vend me i vogël se Kosova, kishte një vizion shumë të largët dhe një fuqi për t’u ngritur shumë të madhe. Në Indi, mësoi dhëmbshurinë, ndjeshmërinë, butësinë, dhe shërbimin.
Ishte duke trajnuar në ministrinë e Financave në New Delhi, kur në mesin e pjesmarësve kishte Indus nga Kalkuta, ku Nënë Tereza kishte shërbyer. Ata kishin lexuar në internet se Shqipja vinte nga vendi i Nënë Terezës dhe i sollën dhurata duke i thënë, “Ajo na dha neve gjithë jetën, dhe ne nuk kishim si t’ia kthenim asaj. Ti je nga vendi i saj dhe ne duam të ndajmë mirënjohjen.” Kishte mbetur pa fjalë. Kishte kuptuar se gjyshja e saj, mentorja e jetes se saj, e kishte përgatitur shumë herët për këtë mision në rrugëtim të bamirësisë, dhe se ajo nuk dinte të jetonte ndryshe !!!
Sh.M: Mirishe Malushi, gjyshja ime, gruaja e parë e shkolluar në Institutin e Murgeshave në Tiranë para Luftes së Dyte Botërore, mbolli tek unë dëshirën, dhe detyrën të bëhem “njeri.” Çka do të thotë kjo? : do të thotë që unë duhej të kalitja vlerat më të larta të qënies njerëzore si dashurinë, besimin në zot, respektin për tjetrin, dhëmbshurinë, krenarinë, bujarinë, zemërgjerësinë, durimin, besnikërinë, dhe nentëdhjetë vlera tjera në rradhitje. Kjo do të thotë që unë do të isha si një ushtar duke kalitur këto vlera vazhdimisht të cilat vazhdojnë të më udhëheqin gjithë jetën time. Njeriu qënka si skulptura e Mikelanxhelos që kërkon kalitje dhe kalitja nuk u ndalet deri në fund të jetës në përsosmëri. Unë e nisa këtë kalitje nga mosha tre vjeçare dhe ende nuk e kam përfunduar. Vetëm vlera e dashurisë më jep një energji të pafund sikurse një infusion dhe më shtyn përpara të eci në kërkim të një kalitje më të thellë për të gjetur nuanca të tjera, me të bukura, me të ndjeshme ose me të ndriçuara. Si fëmijë tre vjeçar kur me vdiq babai, mu duk se dikush ma vodhi, dhe në zemrën time u krijua një zbrastësirë e madhe. Askush nuk ishte në gjëndje të më shpjegonte për vdekjen, prandaj familja e zgjodhi heshtjen. Por heshtja zgjoi tek unë kureshtjen, që më solli dhe idhnimin ndaj pafuqizimit të njerëzimit para vdekjes. Unë nisa ta shikoj njerëzimin sikur të ishte fëmijë dhe unë e rritur. Ata më dukeshin fare të palumtur, të zymte me problemet e tyre, të pafuqishëm për t’i ndryshuar
ato. Pra unë vendosa qe do ju sillja pak gëzim, sepse nuk mund të jetoja e rrethuar me atë zymtësi. Ja pra nga nisi energjia ime e cila kur nuk ndalet sepse është një burim i pashterrur i kërkimit tim për lumturinë time dhe të të tjerëve. Për kuptimin e jetës, për manifestimin e së drejtës, për kënaqësinëe të bukurës, për dashurinë e të gjithëve, për barazinë ndaj njeri-tjetrit dhe për pranimin e vdekjes si kurorëzim i një jete të jetuar me domethënie.
gruas në mbarë botën. Unë vetëm shërbej si shembull i asaj që besoj dhe jetoj, do me thënë që çdo grua duhet të jetojë në paqe, në integritet, në dashuri, pa dhunë në shtepi, dhe pa nënçmim nga askush. Si fëmijë unë i bëja pyetje vetes, “nëse Zoti e ka krijuar njeriun, Ai atëhere më ka krijuar dhe mua, a nuk jam unë njeri? Përse dikush tjetër duhet të mendojë për mua, unë kam mendjen time, dhe unë mund t’i bëj vetë mendimet e mia.” Pra kjo ishte motoja e pavarësisë sime, dhe këtë promovoj në çdo vend që shkoj. Të jesh lidere do të thotë të shohësh jetën me shumë mundësi dhe t’ua tregosh të tjerëve këtë mundësi. Ti udhëheqësh njerëzit nga errësira në dritë dalëngadalë me durim, butësi, dhe me pasion.
përjetshme në heshtjen e tyre, i kujtoj me mallëngjim. Më kujtohet shtepija që kishte një kopësht të mrekullueshëm me lule dhe fruta, oborri ku luanim, më kujtohet gjyshja që pinte kafe me komshijtë pasdite, era e ushqimit qe mbushte shtëpinë, me kujtohet gjyshi që shtrihej ne divan duke lexuar gazetën dhe pushonte. Tek unë ndizet një dhimbje për humbjen e së kaluarës. Tani pas shumë vitesh, unë dua t’i ruaj këto kujtime të mira, dhe të harroj sjelljet e mia të cilat në atë kohe ishin rezultat i rebelimit. Shtepia jonë kishte perjetuar shumë vdekje dhe zemërimi mbizoteronte. Unë nuk e kuptoja dhimbjen e humbjes në atë moshë por doja ta largoja domosdo. Pra unë i shpalla luftë vdekjes, dhe ky ishte fillimi im i mospajtimit me të. Dhe meqenëse fëmijëria ime ishte e shkurtër, une shkova të studjoja në moshën shtatëmdhjetë vjeçare në Beorgad. Kështu, u largova nga kjo dhëmbje. Por këto kujtime, asnjëherë nuk u larguan nga unë. Pra gjithë jetën vazhdova të kerkoja shtëpinë time me ato kujtime, me atë dashuri, me atë durim e butësi. Por kurrë nuk e gjeta më. Vetëm momente aty këtu qe ma ringjallin kujtimin e familjes sime dhe fëmijërisë sime vijnë e shkojnë si valet e detit të huazuara nga kulturat tjera për një çast.
F.N: Ju u larguat shumë e re nga Kosova , për herë të parë, si do ta tregonit në këtë inetervistë ?
Sh. M : Peja një qytet i vogël i rrethuar me malet e Rugovës, me lumin e Bistricës që e ndante qytetin në mes, me dyqane të vogla para të cilave qëndronin pleqtë duke pirë cigare dhe duke biseduar. Femijet duke luajtur në shesh, gratë duke gatuar dhe pastruar shtepitë e ca nga ato duke shkuar në punë. Momentet më të bukura ishin kur vizitonim tezen e madhe Ifaketen, dhe luanim në kopësht nën dudin e bardhë apo te zi, e kam haruar. Tezja na gatuante pite dhe ne kënaqeshim me përrallat e djalit të tezes, Enver Hadrit. i cili na zgjeronte imagjinatën me udhëtimet e tija. Ky qytet ishte si qytet përrallash ku mund të ëndëronim. Pra dikur kur kishim dëshirë për të zbuluar botën, ky ishte qyteti qe na mbronte nga vetë dëshirat tona. Në këtë qytet aktivitetet më të rëndësishme ishin: lindja e djalit, fejesa, martesa dhe vdekja. Asgje tjeter nuk ndodhte. Prandaj unë dëshiroja të fluturoja përtej maleve ku kishte ma shumë gjallëri, jete, ndodhi, aktivitet dhe kërkim.
Sh.M : Kosova sot ka shumë ngjyra, ka shanse, ka njerëz të rinj me ide shumë të mira, me fuqi rinore. Kosova sot ende është në hapat e para të rindërtimit, dhe i duhet shumë kohë për t’i thelluar rrënjët e udhëheqësisë. Sot kemi një femër presidente, ajo është presidentja më e re në bote. Kjo nuk mund të imagjinohej gjatë fëmijërisë sime. Sot gratë kanë diturinë, dhe kërkojnë më shumë nga jeta. Ato duan të udhëheqin, të jenë të pamvarura, të kenë drejtësi, barazi dhe respekt në të gjitha fushat. Pra sot Kosova është një fëmijë në fushën e politikës dhe aty si çdo fëmijë që gabon, bëhen gabime në udhëheqësi, por tani Kosova e ka vetëdijen dhe gabimet përmirësohen. Une tani e ndjej veten si turiste në shtëpinë time, sepse të shumtën e njerëzve që i kam njohur dhe kemi ndarë një jetë të tërë se bashku, nuk jane më. Gjenerata e re është rritur dhe ata nuk më njohin. Shpesh kur vizitoj, Pejën eci në rrugët e saj ku dikur e njihja çdo gurralec, tani eci si hije duke mos e njohur askënd. Dikur, Peja ime e vogël tani Peja është shndëruar në një qytet shumë të madh, me shtepi të larta, plot me njerëz, zhurmë, makina, ajër të ndotur, lumin ndonjëherë të shterur dhe plot plehra anë e mbanë. Qentë mbizoterojnë natën, dhe femijët kanë frikë sepse ndodhin vrasje të papara në qytet. Ku u zhduk Peja e ëndrrave nuk e di?
SH.M: Unë punoj, punoj, punoj tërë kohën dhe dëshëroj të shoh një botë në paqe, pa luftra, pa vuajtje, pa dhimbje. Më pengon shumë padrejtësia, dhe vuajtja e grave dhe femijëve. Une jam në shërbimë të së vërtetës, të dashurisë, të dhëmbshurisë dhe kur nuk do te ndalem. Puna në SHBA m’i ka dhanë të gjitha mjetet për rrugetimin tim të largët nëpër bote. Puna në Afghanistan m’a ka shtuar durimin, dhimbshurinë dhe mirëkuptimin. Duke punuar me pushtetin e Afghanistanit dhe duke trajnuar ministra, zëvëndësministra dhe drejtorë të ministrive te ndryshme, më është dhënë mundësia të reflektoj për Kosovën time, dhe të jem njëherit ambasadore e paqes dhe miqësisë. Ishte Afghanistani shteti parë që pranoi Kosovën e lirë. Eksperienca e Kosovës, më bëri punën më të lehtë që të kuptohemi ne mes vedi, sepse kishim një vuajte të njejtë, kërkimin e lirisë. Libani më mësoi elegancën e të shprehurit, aty varferia dhe pasuria ishin të ndara vetem me një rruge. Në Liban mësova se njerëzit kishin zell për dituri, si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Libani vend me i vogël se Kosova, kishte një vizion shumë të largët dhe një fuqi për t’u ngritur shumë të madhe. Aty bisedimet bëheshin në nivel të lartë didaktik, aty vihej në dukje arti i të folurit, arti i gatimit, arti i prezantimit, dhe unë si Kosova arrita jo vetëm të mësoja nga ata, por t’u mësoj atyre gjëra nga tradita jonë. Në Liban mburesha me traditen tonë, me mësimet e gjyshes të cilat më kanë dhënë një dituri të madhe. Në Indi, mësova dhëmbshurinë, ndjeshmërinë, butësinë, dhe shërbimin. Në këtë vend
egoja e njeriut nuk është në rend të parë. Në këtë vend ka shumë zotëra të cilëve populli ju beson, por të gjithë këta zotëra janë të njëjtë si vlerat e gjyshes sime, vetem me emra të tjerë. Pra Indija, më mësoi të jem më e qetë, të meditoj, të ushtroj jogen që të forcoj trupin, të ushqehem me shendetshëm dhe të jem gjithnjë në shërbim. Në Indi ka shumë varfëri, shumë pasuri, dhe shumë bukuri. Njeriu e gjen atë çka kërkon. Unë isha duke trajnuar në ministrinë e Financave në New Delhi, kur në mesin e pjesmareseve kishte Indus nga Kalkuta, ku Nënë Tereza kishte shërbyer. Ata kishin lexuar në internet se unë vija nga vendi i Nënë Terezës dhe më sollën shumë dhurata duke thënë, “Ajo na dha neve gjithë jetën, dhe ne nuk kishim si t’ia kthenim asaj. Ti je nga vendi i saj dhe ne duam të ndajmë mirënjohjen.Unë mbeta pa fjalë. Më duket se gjyshja ime më ka përgatitur shumë herët për këtë mision në rrugëtim të bamirësisë, dhe unë nuk di si të jetoj ndryshe.
Sh.M: Shoqata Shqiptaro Amerikane Motrat Qiriazi (AAWO), ishte shoqata e parë e grave në Nju Jork e themeluar më 1993, nga Shqipe Biba. Së bashku, të gjitha gratë zgjodhëm si presidente Dr. Ana Kohen e cila kishte shumë dashuri dhe pasion për popullin shqiptar. Pra vizioni ynë ishte edukimi,bashkimi dhe avancimi i femrës në të gjitha sferat dhe trojet. Ne të gjitha bëmë punë vullnetare, mblodhëm fonde nga komuniteti dhe i dërguam ndima grave dhe fëmijëve në trojet tona. Në vitin 1991, ne të gjitha bënim pako me ushqime dhe veshmbathje dhe ua dërgonim familjeve në Shqipëri. AAWO ishte derë e hapur për komunitetin tonë në NYC dhe në Amerikë. Përnjëherë u bëmë pikë referimi, dore e shtrirë ku ledhatonim aty ku kishte dhimbje, jepnim kurajo në përballimin e tragjedive, ju fshinim lotët nënave në vuajtje, vazhdimisht luftonim dhunën në familje dhe kudo. Pra ishim shumë të zëna me këto punë. Më 2001, kur refugjatët Kosovarë nisën të vijnë në NYC, duke ikur nga lufta, shteti Amerikan na dha fonde të krijojme një zyre ku mund t’i orientonim te porsaardhurit.Ne i hapëm dyert zyrtarisht më 23 Tetor 2001. Por pasioni, energjia dhe dashuria e të gjithë komunitetit na ndihmoi të ngrihemi shumë shpejt. Brenda vitit
ne shumëfishuam buxhetin. Hapëm tri zyra dhe punësuam 16 anëtare. Ndërkohë, zhvilluam 22 programe në mësimin e të cilave ishin: edukimi, financimi i grave dhe rinisë për edukim; punësim, dhuna në familje, gatimi, të moshuarit, shëndeti, krijimtaria, kultura, marrëdhëniet ndërkombëtare, vullnetarizmi, fuqizimi i gruas, ligji dhe e drejta, emigracioni, etj. Kishim një program javor televiziv gjysëm oretë drejtuar nga gazetarja Elmira Muja, dhe revistën javore “Shpresa” që e dërgonim anë e mbanë botës ku kishte shqiptarë. Pra ne bashkuam komunitetin
gjatë kësaj periudhe, e mundesuam që ëndra e Fan Nolit të realizohet për një kohë të shkurter. E ngritëm gruan në nivelin që meritonte të ishte, të respektonte vendin dhe të ishte e respektuar. I inkuadrum burrat të na ndihmohnin dhe të mesojnë se pa ndihmen e tyre gruaja nuk do te mund të jetë e lirë. Ata e kuptuan dhe na u bashkangjitën. Pra ishte një pune kolosale që i përfshinte të gjithë duke u nisur nga 200 vullnetarë, një bord nga 12 vetë, 16 punëtore të palodhura, dhe një komunitet i tërë qendronte pas nesh. Kjo ishte një periudhe ku kishte përparësi identiteti shqiptar, kur ishim të gjithë një me të njëjtën dhembje për vendlindjen. Neve çdo muaj organizonim mbrëmje kulturore duke ftuar artistë nga trojet tona duke ju mundësuar një platformë për të paraqitur kulturën tonë dhe kombin. Pra idea ime ishte të festojmë të bukurën e kombit dhe t’i ngrinim vlerat tona kulturore, të jetojmë me dinjitet dhe të bashkuar. Besoj se e arritëm këtë për pesë vite me radhe të shërbimit tonë.
bukurinë, talentin dhe të mirat e saj. Pra duke i prezentuar gratë nga ana pozitive tentuam ta ngrinim moralin e gruas Shqiptare kudo në diasporë. Kontributi ishte i madh, te gjitha gratë dëshëronin të ishin të prezentuara ne profilin e gruas. Aty gjetën vend gratë e të gjitha profileve. Kjo revistë në të vërtetë u bë e mundshme nga ndihma dhe kontributi i të gjithe grave Shqiptare dhe mikeshave nga kulturat e ndryshme. Kjo revistë u shpërnda në të gjitha viset ku kishte shqiptarë, nga Greqia deri ne Australi, si dhe në të gjitha shtetet e Amerikës. Ishte reviste mujore, dhe përfshinte gjitha larmitë nga shtepia deri në shkence ku ishte gruaja e prezentuar. Pra e përfshinte traditën, kohën e lashtë dhe atë moderne, zërin e femijëve, gatimin, kulturën, poezinë, tregimet etj. Siç thoshin gratë, “kur na vjen Shpresa, i lemë të gjitha punët dhe ulemi për ta lexuar.” Ishte një revistë shumë e bukur dhe rrezatonte dashuri, dhe reflektonte talente te shumta të botës së gruas.
Sh.M: Po lufta ishte një dhëmbje shumë e madhe për popullin tonë kudo. Unë kur shihja lajmet në TV në Amerikë, më shtrëngohej zemra, e ndjeja veten të pafuqishme për të përballuar një gjë si lufta. Dhe ja pra mu desh të lija punën pas 15 viteve në shtëpinë botuese ku kisha të bëja me media dhe me gazetari, dhe të shkoja në Shqipëri për të mirën e popullit tim. Sidoqoftë kisha mbështetje nga Shoqata për femijët dhe gratë refugjate. Mblodhëm shumë fonde dhe arrita të shkoj në kampe dhe t’ju ofroj çdo gjë ishte e mundur, ndihmë financiare nga donacionet e ndryshme, ndihmë psikosociale, dhe dashuri. Ne atë kohë mësova shumë gjëra, se si lufta e shndëron njeriun ne bishë, dhe të gjitha vlerat humben e harrohen. Kishte tregime tejet të dhimbshme, dhe duhej të ishe
e fortë për ta përballuar dhembjen. Kjo do të thoshte se pas kësaj humbje jeta vazhdon, dhe kujtimet kurrë nuk fshihen. Gjatë vizites sime në kampe realizova një dokumentar që tregonte situaten. Mblodha shumë tregime nga njerëzit si dhe vizatime nga femijët. Më duhet kohë dhe fuqi t’ju rikthehem dhe të përpiloj një libër nga ato ditë. Gjatë luftës dhe pas luftës unë vazhdova të jem bashkëpunëtore me gratë në Kosovë e Shqipëri, t’ju ofroj çka unë di të bej më mirë, pra dashurinë. Sepse dashuria është mjeti më i mirë i shërimit nga vuajtjet e sidomos nga dhuna dhe nga lufta. Vazhdoj ta vizitoj Kosovën dhe të bashkëpunoj me Rrjetin e Grave në mbarë Kosovën.
F.N : Çfarë është letërsia për ju ?
Sh.M: Kur e shikoj detin zemra më rreh dhe hapet mu si deti. Në ato momente çdo gjë është e mundur për mua, një horizont i pafund më frymëzon të vazhdoj të kërkoj ende, nuk di se çfarë kërkoj por duhet të kërkoj. Kur kalëron e ndjen lirinë dhe fuqinë që më vjen nga brendia dhe ne të njëjtën kohë mësoj të mvaren nga një qenie që më shpie atje ku unë dëshëroj. E qeshura ime është energji sepse me të i tejkaloj të gjitha dhimbjet dhe çdo kush rreth meje ndjehet plot gaz. Po ashtu kur jam para publikut dhe jap atë që del nga thellësia shpirtit gjithashtu më ngjall dhe më bën shumë mirënjohëse për këtë moment dhe këtë mundësi ta ndaj me të tjerët.
F.N: Kam dëgjuar se “Shqipe Malushi ndryshon jetën kudo ku ajo shkon, është e vërtetë?
F.N: Ju konsiderojnë si një avokat për paqen promovimin e dashurisë mes njerëzve Kur dhe si erdhët ju në Amerikë ?
F.N : Cila ishte përballja juaj me të ?
F.N : Çfarë ju ka dhënë sot Amerika ?
Sh.M: Në SHBA jemi shumë shqiptarë, tashmë të integruar. Në mesin tonë kemi shumë ekspertë që punojnë në funksione të larta, kemi njerëz shumë të suksesshëm në fusha të ndryshme. Por ajo që gjithmonë na bashkon është kombi dhe gjuha shqipe. Ne gjithmone e festojmë 28 Nëntorin; ndjekim Festivalin e filmit shqiptar, ndjekim teatrin shqiptar qe na viziton shpesh. Ne mblidhemi së bashku me arsye apo pa arsye. Pra jemi një komunitet i shëndoshë që të shumtën e rasteve iu dalim perpara atyre që kanë nevojë.
F.N: Cili sipas jush është imazhi i gruas mbarëshqiptare sot ?