• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Mbrëmje homazh për viktimat në Nice, Francë

July 18, 2016 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa nënshkruhet në librin e zisë për nder të viktimave në Nice/

PRISHTINË, 18 Korrik 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u nënshkrua sot në librin e zisë të hapur në Ambasadën Franceze në Prishtinë, për nder të viktimave të sulmit terrorist në Nice.Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe qeverinë e Francës në emër të qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës.

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për aktin terrorist në qytetin e Nicës, ku mbetën të vrarë dhjetëra qytetarë të pafajshëm. Solidarizohemi me popullin francez dhe familjet e viktimave të terrorit. Jemi së bashku në luftën kundër të keqes, për paqe dhe mirëqenie të qytetarëve tanë”, ka shkruar kryeministri Mustafa, në librin e zisë.

Sonte, nën kujdesin e ministrit Enver Hoxhaj, Ministria të Punëve të Jashtme të Kosovës në shenjë përkrahje dhe solidarizimi me shtetin francez do të organizoj një mbrëmje homazh për  viktimat e sulmit në Nice, Francë.Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të korit diplomatik të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues nga jeta publike./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: France, homazh për viktimat, Kosovë-Mbrëmje, në Nice

Klasa politike, helmi i shoqërisë shqiptare

April 17, 2016 by dgreca

Nga Aurenc Bebja, Francë/* 

Në Lindje apo Perëndim, përveç konflikteve gjeopolitike, feja në raste të shumta është faktor ndarës i shoqërive duke vështirësuar kështu bashkëjetesën mes tyre. Shqipëria, ky komb i vjetër evropian, deri tani mbetet shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare, por fatkeqësisht ka një problem tepër të madh me politikën, më saktësisht me klasën e saj politike, e cila çdo ditë përçan qytetarët e saj dhe u shuan shpresat për një jetë më të mirë.

Me gjithë ndërhyrjen e diplomatëve evropianë dhe amerikanë, Shqipëria bie në sy për politikën e saj të çrregullt e të çorientuar, që i ngjan më shumë një kopjeje sesa një modeli politik perëndimor. Politikanët shqiptarë, vullnetarisht ose jo, dallojnë se duan t’i vënë barriera progresit, zhvillimit dhe stabilitetit të vendit, me qëllim që të qëndrojnë sa më gjatë të jetë e mundur në karriget (kolltuqet) e tyre politike dhe kështu të kënaqin egot personale.

Është interesante të analizosh sjelljen e kandidatëve para dhe pas zgjedhjeve politike. Gjatë fazës ‘parazgjedhore’, ata/ato sillen si « engjuj » të vërtetë, të cilët i duan të mirën popullit, por në fazën ‘paszgjedhore’, demonët e tyre të vjetër rishfaqen dhe kështu ata/ato heqin maskat dhe bëhen « djaj ». Harrojnë premtimet e tyre elektorale, shpërfillin qytetarët dhe i distancojnë nga jeta politike. Fatkeqësisht, konsultimi apo debati publik në lidhje me projekte madhore apo çështje që prekin interesat e shoqërisë civile nuk janë të demokratizuar.

« Divide ut imperes » është një « formulë » e aplikuar në mënyrë perfekte në Shqipëri. Politika është e përhapur në të gjithë shoqërinë, si në shtresën e varfër dhe atë të pasur, si në klasën punëtore dhe atë intelektuale, si në mjedisin privat dhe atë publik. Klasa politike postkomuniste, si ajo komuniste dikur, ka arritur të infiltrohet në familjet shqiptare, qofshin ato në qytetet e mëdha apo në fshatrat më të izoluar të vendit. Qëllimi i saj është sigurimi i votës, por edhe krijimi i një lloj vartësie politike, e cila u mundëson të manipulojë më lehtë qytetarët.

Në disa raste, politikanët shqiptarë shkojnë më tej në mendimet e tyre politike. Gjatë muajit mars 2016, anëtarët e një partie në pushtet deklaruan së vinin partinë mbi Shqipërinë. Këto dalje publike tregojnë qartësisht dëmin që krijon politika në një shoqëri ende në tranzicion. A mund të ketë Shqipëria një të ardhme të sigurtë, kur klasa politike udhëheqëse mban apo toleron të tilla fjalime (qëndrime) ? A mund të kemi besim në udhëheqësa të tillë dhe a duhet që shqiptarët të vazhdojnë t’i mbështesin ?

Përsa i përket udhëheqësve të lartë politikë të vendit, shtypi i shkruar dhe televiziv evokuon shpesh akuza korrupsioni, krimi apo abuzimi me pushtetin, por si zakonisht, asnjeri nuk dënohet. Duket sikur sistemi policor (prokuror) dhe gjyqësor janë të « paralizuar », domethënë të paaftë të reagojnë ndaj politikanëve.

Cfarë të themi për seancat e të enjtes në Parlament (Kuvend), vend i cili është transformuar prej kohësh në teatrin e komedianëve « të talentuar », në cirkun e kllounëve, ku pjesmarrësit « shquhen » vetëm për skenat e turpshme të komunikimit. Aty, deputetët, të cilët kanë në dorë fatin e popullit, prodhojnë debate sterile, domethënë flasin por nuk dëgjojnë, shahen dhe akuzohen me njëri me tjetrin për çështje nga më të rëndat, pa propozuar apo gjetur rrugëzgjidhje për programin (premtimet) që janë votuar.

Si rrjedhojë, populli shqiptar, edhe pse e ka votuar apo rivotuar ndër vite këtë klasë politike, mbetet si gjithmonë viktima kryesore e saj. Shqiptarët nuk e kanë gjetur akoma antidotin i cili do t’i shpëtojë nga helmi apo virusi i kësaj lloj « specie » politikanësh. Duke shpresuar që vendi i shqiponjave të gjejë në një ditë sa më të afërt një lider të ri apo lidere të re politike, përse jo si kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili do të dojë dhe do të dijë të motivojë, të krijojë besim në popull, dhe të ketë vullnetin e plotë për t’a nxjerrë atë nga situata në të cilën ndodhet.

France– 17 Prill 2016

Burimi : http://www.darsiani.com/opinion/(E dergoi per DIELLIN autori)

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurenc Bebja, France, helmi i shoqërisë shqiptare, klasa politike

Tragjedi e Parisit-Dhimbja ne Vargje-France po vuajme per Ty….

November 14, 2015 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/
Francë/
Po vuajmë me Ty!/
Vendi i Karlit te Madh,/
I Zhana Dark…/
Vendi i Revolucionit,/
Ushtri e fjetur e Bonopartit !/
Eiffel , sot e ka fshehur koken mbi re…/
Jemi me Ty!/
Në lotët e gjakut tënd/
Paris, qyteti i jetës …/

Libri i lirisë ,
Statuje e Lirisë lindi tek Ti
Dhe u mboll në token e premtuar…
Francë, perandori e harruar,
Harroje “Internacinalen” e Pottier ,
Ringrini shpirtin e Bonopartit dhe flamurin “La Marseillaise” :
“Allons,efant dela patrie,
Le jour de gloire est arrive
Contre nous, de la tyrannie”…
Për të mposhtur Mamlukët e rinj
Përtej kufinjëve të moçalta të shkretëtirës,
Përtej ligjeve të rreme
Që qarramanët i kanë bërë!
Paris ! Pariiiis !
Harku i Triumfit pret marrshimin e De Golit…
Le jour de gloire est arrive!

Michigan, Saturday , November 14 , 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, France, po vuajme per ty

Vlerësohet ekspozita fotografike e Vasil Qesarit në Francë

October 30, 2014 by dgreca

Nga Aleko LIKAJ/
Gazetari dhe reporteri televiziv Vasil Qesari, është prezantuar sërish me një ekspozitë të re në artin e fotografisë për publikun francez në Bordo të Francës. “SOY CUBA”, titullohet ekspozita e tij e fundit që u hap këto ditë në galerinë “Quais des livres” në qendër të qytetit, në Avenue Victor Hugo. Janë foto të marra para disa muajsh në fillim të këtij viti nga një udhëtim i autorit në ishullin e madh të Karaibeve, atë të Kubës, të cilat pasqyrojnë një botë krejt tjetër, të trishtë, të izoluar e të mungeses se lirisë. Për ngjarjen artistike e cila është pasqyruar edhe në dy televizione lokale, si dhe në shtypin peridik “Metro”, “Bordeaux 7”, ka shkruar edhe gazeta më e madhe “Sud Ouest”, në fillim të kësaj jave duke e shoqëruar materialin edhe me dy foto. Nën okielon “Midis dy diktaturave”. artikulli ka bërë paralele për sistemet totalitare staliniste, në Shqipërinë e dikurshme ku ka lindur dhe ka jetuar autori, dhe Kubës që ky i fundit e ka fiksuar në aparatin e tij.
Sipas gazetës, ekspozita që ka qëndruar për disa ditë e hapur është pritur mjaft mirë nga vizitorët e shumtë, intelektualë, artistë, shkrimtarë e gazetarë të regjionit të Aquitaine-s duke e konsideruar atë si një risi dhe mjaft shprehse për autorin e saj Qesari. Në rreth 40 fotografi janë sjellë me shumë realizëm portrete e copëza jete nga një botë ku mbizotërojnë sloganet në kontrast të thellë me mjerimin dhe zhvillimin aty. Ajo pëmend edhe faktin se ky autor në harkun e pesë viteve të fundit ka prezantuar ekspozitat e tij në gjininë e fotografisë edhe në Shtetet e Bashkuara, Tunizi, Portugali, Shqipëri e në Francë. Në këtë të fundit ka qenë i pranishëm në kater evenimente të tilla. Ndërsa në një prej kronikave televizive që u transmetua për aktivitetin, kolegë, artistë, fotografë e miq të autorit nuk kanë munguar të veçojnë pasionin e përkushtimin e Vasil Qesarit për tema ku në qendër të tyre është vetë njeriu me dramën e tij, kryesisht në “foto te rruges”. Ata gjithashtu e kanë konsideruar ekspozitën si një sukses tê autorit dhe kanë vlerësuar gjuhën shprehëse dhe gjetjet artistike të fotografive për të dhënë me realizëm një botë me një sfond krejt ndryshe.
Aleko LIKAJ

Filed Under: Featured Tagged With: Aleko Likaj, ekspoziat, France, Vasil Qesari

Lioni dëbon 300 refugjatë nga Kosova e Shqipëria

October 25, 2013 by dgreca

Jane me shume se 300 refugjatë shqiptarë në Francë qe janë dëbuar nga Lioni dhe tashmë asnjëri nuk do të marrë përsipër strehimin e tyre. Refugjatët e ardhur nga Kosova tashëm do të transferohen në periferi të qytetit, mes tyre dhe 98 fëmijë.

Pas rastit të Leonardës, vajzës rome që u kthye në Kosovë, në Francë është ende aktuale tema e strehimit. Një ditë më parë policia ka evakuuar një grup prej 300 refugjatësh të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova, të vendosur pranë stacionit në Lion. Prefektura ka vendosur transferimin e tyre në një terren jashtë qytetit. Protagonistë të kësaj odiseje metropolitane janë edhe 98 fëmijë. Ata të gjithë rrezikojnë të dëbohen nga vendi.
Franca strehon më shumë se 18 për qind të atyre që kërkojnë azil në Europë, ndërsa në vend të parë është Gjermania. Këtë të enjte, ministri i brendshëm francez Manuel Vols, ka deklaruar dhe reformën e të drejtës për azil, për të reduktuar kohën e procedurave nga 16 deri në 9 muaj(.K Ditore)

Filed Under: Kronike Tagged With: debon 300 refugjate, France, Lioni, shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT