• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kuvendi i Kosovës-Gazi lotsjellës ndërpret për herë të dytë seancën

February 26, 2016 by dgreca

-Para votimit për Presidentin e Republikës. Gjithësej 11 deputetë opozitarë, një herë 6 e së dyti 5, përjashtohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme/

*Kuvendi i Kosovës, nis votimi për President të Republikës/

* Pëplasje me molotov e gaz lotsjellës jashtë Kuvendit/

* Policia sekuestron municione luftarake ne sheshe e rruge/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shkurt 2016/Me perocedurat para votimit të fshehtë, caktimin e komisionit, rinisi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës, pas ndërprerjes nga gazi lotsjellës i opozitës dhe pushimit më shumë se 10 minutat e paralajmëruar. Gjatë kësaj kohe u bë ventilimi i sallës plenare të Kuvendit, ku vazhdoi seanca, por përsëri u hodh gaz lotsjellës dhe u ndërpre për “pushim 10 minuta” dhe u ftua një takim i Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi largimin e 6 deputetëve opozitarë  të përjashtuar nga seanca e sotme, por nuk ndodhi kjo derisa në këto momente këta dhe 5 deputetë të tjerë opozitarë të përjashtuar po largohen nga sigurimi – Policia edhe me dhunë nga salla plenare.

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht u njoftua se në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre, e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi zyrtar i Kuvendit.Ndërkohë, pas ndërprerjes së dytë me gaz lotsjellës, largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe pesë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.Njoftimi zyrtar thekson se, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi i dytë nga Kuvendi.

Në fletëvotim janë dy kandidatë për Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e Rafet Rama. Rreth Kuvendit në sheshe po proteston opozita e bashkuar.

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, në votimin e parë e të dytë duhen dy të tretat e votave, së paku 80 nga gjithësej 120 deputetët, e në votimin e tretë së paku një më shumë se gjysma – 61.

Gjatë pushimit, deputeti Bali Muharremaj i AAK deklaroi se ai ka hedhur gazin lotsjellës sot në sallën e Kuvendit të Kosovës e jo Teuta Haxhiu poashtu e AAK. Pas kësaj deklarate ai derisa ishte para medias u mor në shoqërim nga Policia e Kosovës.

***

Kosovë-Lajmi nga ora 17:00: Pëplasje me molotov e gaz lotsjellës jashtë Kuvendit

Përplasje jashtë Kuvendit të Kosovës që rreth orës 17:00, protestuesit gjuajnë koktej molotovi drejt Policisë, e cila po ua kthem me gaz lotsjellës e topa uji, derisa brenda në sallën plenare po votohet për Presidentin e Republikës.

***

Kuvendi i Kosovës, nis votimi për President të Republikës

-Vazhdimi pasi gazi lotsjellës ndërpreu për herë të dytë seancën. Gjithësej 11 deputetë opozitarë, një herë 6 e së dyti 5, përjashtohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shkurt 2016/ Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kososovës pas ndërprerjes së dytë me gazin lotsjellës të opozitës vazhdoi me caktimin e Komisionit Zgjedhor për votimin e Presidentit të Republikës. Në komision Ilir Deda përfaqëson opozitën. Ndërkohë që në Kuvend, në sallën plenare, vazhduan ende përplasjet mes pak deputetëve të opozitës të mbatur pa u përjashtuar dhe sigurimit. Duket se kishte përpjekje për të hedhur gaz lotsjellës për herë të tretë, por deputetët opozitarë u penguan.

Votimi i fshehtë sapo filloi në raundin e parë, në fletëvotim janë dy kandidatë për Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e Rafet Rama. Rreth Kuvendit në sheshe po proteston opozita e bashkuar.

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, në votimin e parë e të dytë duhen dy të tretat e votave, së paku 80 nga gjithësej 120 deputetët, e në votimin e tretë së paku një më shumë se gjysma – 61.

 Me perocedurat para votimit të fshehtë, caktimin e komisionit, rinisi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës, pas ndërprerjes së parë nga gazi lotsjellës i opozitës dhe pushimit më shumë se 10 minutat e paralajmëruar. Gjatë kësaj kohe u bë ventilimi i sallës plenare të Kuvendit, ku vazhdoi seanca, por përsëri u hodh gaz lotsjellës dhe u ndërpre për “pushim 10 minuta” dhe u ftua një takim i Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi largimin e 6 deputetëve opozitarë  të përjashtuar nga seanca e sotme, por nuk ndodhi kjo derisa në këto momente këta dhe 5 deputetë të tjerë opozitarë të përjashtuar po largohen nga sigurimi – Policia edhe me dhunë nga salla plenare.

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht u njoftua se në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre, e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi zyrtar i Kuvendit.

Ndërkohë, pas ndërprerjes së dytë me gaz lotsjellës, largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe pesë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi zyrtar thekson se, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi i dytë nga Kuvendi.

Gjatë pushimit, deputeti Bali Muharremaj i AAK deklaroi se ai ka hedhur gazin lotsjellës sot në sallën e Kuvendit të Kosovës e jo Teuta Haxhiu poashtu e AAK. Pas kësaj deklarate ai derisa ishte para medias u mor në shoqërim nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosoves INFORMACION PËR MEDIA –Shtesë

 Prishtinë, 26 shkurt 2015, ora 21:00

Referuar informacioneve të pranuara nga tereni është verifikuar se tri lokacionet ku janë gjetur dhe konfiskuar nga policia sasia e mjeteve të dyshuara, (6) çanta me (39) shishe koktej molotovi dhe (38) copë shishe me ngjyrë janë;

  • Sheshi Adem Jashari – ( janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve policor dhe objektit të kuvendit të RKS-se, si dhe janë konfiskuar sasi të koktej molotovit).
  • Rruga “Ilir Konushevci” te shtëpia e Kryeministrit të Kosovës – (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit të RKS-se, si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera).
  • Sheshi Skënderbeu – (brenda në tenda janë konfiskuar koktej molotovi, shishe me ngjyrë dhe sprej).

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Gaz Lotsjelles, Kuvendi, Kuvendi i Kosovës-Gazi lotsjellës ndërpret, për herë të dytë, seancën

Gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, seanca ndërpritet në nisje

October 23, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Opozita ka bllokuar edhe sot seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me “rrethim” të kryesuesit e foltores, të nisur me vonesë dhe të ndërprerë për “pushim njëorësh” të dhënë nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Pranë zyrës së tij, para seancës deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës, i cili është shpërndarë në ambientet e tjera të Kuvendit. Ndersa para ndërtesës së Kuvendit ka grumbullime të aktivitëve të opozitës – qyetarëve protestues dhe është hedhur mjet tymimi me ngjyrë.
Kryetari i partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, në një deklaratë pas ndërprerjes, tha se para se të fillonte seanca i kishte kërkuar koalicionit qeverisës “të gjejnë një mënyrë për anulimin e marrëveshjeve” të 25 gushtit me Serbinë dhe të demarkacionit me Malin e Zi. “Pa anulim të marrëveshjeve, nuk ka kushte të mbahet seanca e Kuvendit”, u shpreh ai.
Pas hedhjes sot të gazit lotsjeës, LVV deklaroi se, “protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”.
AAK në njoftimin e dërguar shprehet se, “e kemi konsideruar krejtësisht të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të pasditës, dhe u kemi bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo seancë të mos mbahet. Mirepo ato nuk kanë dashur t’i përfillin kërkesat e opozitës dhe arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave të reja”.
Në një situatë të tillë, vijon AAK, opozita nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përpos që të përdorë mjete të pazakonshme për pëngimin e kësaj seance.
“Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë atyre kanë urdhëruar mbajtjen e seancës, që të tërhiqen nga një veprim i tillë krejtësisht i paarsyeshëm, dhe ta përfillin kërkesën e opozitës dhe të shoqërisë civile për shtyerjen e seancave të reja. Ndryshe cdo esaklim i situatës në Kuvend ose jasht tij, është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë urdhër që të mbahet seanca e sotme”, shprehet AAK.
“Ne kemi forcën e argumentit, kurse pushteti ka vetëm argumentin e forces”, shprehet Donika Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në deklaratën e dërguar pas orës së paraparë për fillimin e seancës së Kuvendit.
“Sot barikaduan Kuvendin për t’i burgosur deputetët dhe mund ta bëjnë, madje mund ta burgosin edhe krejt opozitën. Por, nuk mund të mposhtin forcën e argumentit tone”, shprehet ajo.
Ajo vijon se, jemi të vetëdijshëm për barrën e rëndë të përgjegjësisë në ketë proces jo të lehtë. Mirëpo, përkushtimi për të mos lejuar humbjen e tokës dhe humbjen e resurseve tona kombëtare na shtynë të vazhdojmë, pavarësisht sfidave dhe çmimit në rrugën tonë të drejtë.
“Si deputetë, jemi betuar që do t’i shërbejmë vendit. Sot vendi po rrezikohet nga këto vendime. Prandaj, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve. E therrasim kryeministrin që, ndërmjet interesave të Serbisë dhe kërkesave racionale të qytetarëve tanë, të përcaktohet për këtë të fundit dhe t’i hapë rrugë kthimit të normalitetit në vend dhe Kuvend. Tërheqje ose Dorëheqje!”, përfundon Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të AAA-së.
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është ftuar nga Kryesia e shefat e grupeve parlamentare, pa përfaqësuesit e opozitës, për në sot orën 16:00. Derisa Kuvendi nuk ka arritur të përfundojë asnjë seancë plenare ka më shumë se një muaj nga fillimi i sesionit vjeshtor, ndërsa në bllokimet nga opozita të ndërprera edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, edhe mes fërshëllimash e fjalori të ashpër, Presidentja e Republikës i ka ftuar “për dialog politik partitë parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, ka takuar ndaras liderët e opozitës dhe opozitës, dhe sot priteshin përpjekje që t’i takojë “përfundimisht, në mirëbesim, në tryezë të përbashkët”, para seancës së Kuvendit.
***
Kosovë-njoftimi zyrtar: Nuk filloi mbledhja e Kuvendit/
PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Në njoftimin në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur: As sot nuk ka filluar mbledhja plenare e Kuvendit. Deputetë të partive opozitare bllokuan serish foltoren e Kuvendit dhe më pas u hodh gaz lotsjellës.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ndërpreu mbledhjen për një pauzë dhe ftoi mbledhjen e Kryesisë. Ai i luti posaçërisht partitë opozitare që të jenë të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë dhe të diskutojnë për tejkalimin e gjendjes.

Filed Under: Komente Tagged With: Gaz Lotsjelles, në Kuvendin e Kosovë, në nisje, seanca ndërpritet

Gaz lotsjellës, topa uji dhe gurë në qendër të Prishtinës

January 27, 2015 by dgreca

Qendra e Prishtinës u shndërrua të martën në zonë përplasjesh të rrepta ndërmjet njësiteve speciale të Policisë së Kosovës dhe protestuesve.
Forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, kurse protestuesit janë parë duke hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të policisë.
Njësitet speciale të policisë kanë qenë të vendosura në pothuajse të gjitha rrugët sporadike që çojnë drejt sheshit qendror në Prishtinë.
Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka njoftuar se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë ka arritur në 30.
Numri i të ndaluarve nga autoritetet e rendit thuhet të jetë gjithashtu rreth 30.
Në mesin e tyre mediat vendore raportojnë se është edhe Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila ka organizuar protestën e sotme.
Në një komunikatë të mëhershme për opinion, policia e Kosovës ka njoftuar se “rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët, duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilat detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t’i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme”.
Policia e Kosovës u ka bërë “thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”.
Protesta kishte nisur në orën 12:00, e thirrur nga nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik “Trepça” si ndërmarrje e veçantë publike.
Përreth qeverisë ishin vendosur rrethojat dhe forcat e rendit. Protestuesit po kërkonin që në fillim të nisjes së protestës heqjen e rrethojave për të mundësuar, siç thanë, të drejtën për të protestuar.
“Sheshi është i yni, jo i qeverisë”, “Trepça është e jona”, “Jabllanoviq jashtë”, “Hiqni barrikadat”, “Poshtë Qeveria”, ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve.
Ndryshe, Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Jabllanoviq ka kërkuar falje për deklaratën e bërë.
Protesta e sotme pason protestën e së shtunës, më 24 janar, e cila përfundoi me një “ultimatum” dhënë qeverisë së Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë zotin Jabllanoviq dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës ligjin e veçantë për Trepçën.
Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesave të parashtruara.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gaz Lotsjelles, ndaj demonstruesve, Prishtine

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT