Shkruan: Gjergj LACUKU/ JACKSONVILLE/ FLORIDA/
Aroma e vitit të ri është përhapë kudo në këtë pranverë Floridiane , si një erë e këndshme që sjellë freski në zemrat e çdo njeriu të dashurur mbas së mirës dhe së bukurës , duke frymëzuar qiell e tokë . Në natën e ndarjes së viteve, në këtë natë rrezatuse , këtu në Jacksonville , Florida , pranë brigjeve të Atlantikut, që e josh me valët eternale , nën organizimin e ngrohtë të “Vatrës”, Shqiptarët e të gjitha trevave , si nji familje e madhe, janë mbledhë së bashku për të festuar këtë ndërrim të moteve.Në organizime të tilla, merr kuptim të plotë shprehja” O sa mirë me ken’ Shqiptare” por edhe vargjet e poetit lirik, Dom Ndre Mjedës ; “Gegë e Toskë, Toskë e Gegë , jem nji Komb m’u nda s’duron, fund e majë nji a Shqipnija, gjthëve nji gîuh na bashkon”.
Dega e Vatrës në Jacksonville edhe pse është motake për nga mosha e ka treguar veten se di t’i bëjë bashkë shqiptarët. Shqiptarët që duan bashkimin dhe jo përcarjen kanë gjetë tek dega e Vatrës, arkitekten e bashkimit për këtë zonë.
Edhe pse kjo degë kishte tubuar më shumë se 450 vetë me rastin e përvjetorit të saj dhe festës të 101 vjetorit të Pavarësisë, sërish bashkoi qindra vetë në natën e ndërrimit të viteve. Ishte një organizim i bukur ku shqiptarët festuan në mënyrën tradicionale shqiptare natën e Vitit të Ri.Nën jehonën e fjalëve mallëngjyese të kangës “Shqipëri o Nëna ime” e mori fjalën e rastit, Kryetari i degës së Vatrës, Z. Adriatik Spahiu , duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe duke u uruar një vit të mbarë e të begatë të gjithë Shqiptarëve të kudondodhur, si atyre në trojet etnike po ashtu edhe atyre në Diasporë……Atmosfera e festës është me të vërtetë e mrekullueshme, e veshur me buzëqeshje të të gjitha moshave. Të gjithë e dimë se nji vit i ri që vjen na gjen më të moshuar, por më duket se çdo vit i ri na ban të ndjehemi edhe më të motivuar, është një shprese e re, një shans i ri , një nxitje për të bërë diçka ma tepër, për të hedhë një hap më përpara në udhëtim pa kthim sepse jeta nuk është një destinacion por një rrugë e pafund. Sonte në këtë natë plot shkëlqim , dritë e shpresë, me një kuzhinë autentike Shqiptare të përgatitur nga Shefi Robert Koçi,e gërshetuar aq bukur me kangë e valle , me muzikën e bukur Shqiptare , ne ndjehemi më të obliguar për ta çuar më tej këtë dhuratë të Zotit, që quhet jetë.Në këto momente po më vjen ndërmend nji mesazh filozofik që asht shprehur aq bukur në gjuhën angleze ” We are only given today and never promised tomorrow… So be sure to tell someone you love them”. Le të jetë ky moment historik edhe një moment reflektimi për vitin që po lëmë mbrapa, e le të kujtojmë një thënie të filozofit Seneca se sjellja e njeriut asht ma e randësishme se fjalët.Pra vetëm me dashuri mund të ndërtojmë nji parajsë në tokë, ajo asht e vetmja ndjenjë që shemb çdo mur, që kalon çdo kufi sepse fuqia shpirtnore asht ma madhe se forca fizike.Në sajë të atyre që sakrifikuan për dashurinë e lirisë, u rrëzua Muri i Berlinit , u zhdukën telat me gjemba, që na kishin marrë frymën për dekada me radhë. Duhet të jemi mirënjohës ndaj atyre që e bën të mundur këtë liri që ne gëzojmë sot. Le të jetë ky vit i ri një vit ndërgjegjësimi për obligimet tona si qytetar jo vetëm të vendit më demokratik në botë për mbi të gjitha si qytetar universal se liria dhe të drejtat arrihen me dashuri dhe respekt të përbashkët , se paqja dhe liria nuk ka kuptim kur mungojë virtytet e hiret.
Në Orën 12 të natës , fishekzjarret e hedhura përpara lokalit, si qindra e mijra mesazhe u përhapën nalt në qiell , ndërsa në anën tjetër të oqeanit , Dielli kish celë sytë , duke shikue nga Perëndimi ,për të ngrohë sadopak bijtë e asaj toke të shenjtë që ndodhen këtu në brigjet e Atlantikut .
Në emër të “Vatrës” ju urojmë një vit të lumtur në çdo aspekt të jetës suaj .Urimit i bashkohen edhe vatranët me të rinj, Znj. Jola Hodo , Z. Lush Corri, Z. Arjan Dumi, Z .Kastriot Kore, Z.Edi Rrukaj.