Nga Gjevalin Gega*/
Për Prof. Mark Krasniqin di që nga fëminija, por pata rastin ta njof për së afërmi me ardhjen e ti në kryesi të PDSH-rë. Për mendimin tim është personi i cili pas Presidenti të ndjer Rugovës ka dhënë mas shumti për çështjen kombëtare, si në politikë, shkencë dhe kulturë. I pa luhatshëm në bindjet e tija djathtiste, politike dhe kombëtare. Personi i cili treçerek shekulli ia kushtoj kombit
Lindi në fshatin Gllaviqicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizeren. Prej vitit 1941-1943 ka studiu gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Padovës (Itali), prej 1946-1950 ka studiju gjeografi
etnografi në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 ka doktoru në Universitetin e Lublanës. Prej 1961-1981 ka qene professor në Universitetin e Prishtinës. Ka qene nënkryatar dhe kryetar I Akeademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Kryetar i parë I Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Kryatar i Partisë Shiptare Demokristiane të Kosovës. Ka botu ma se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthy disa romane, përmledhje poezish nga sërbokroatishtja, sllovenishtja, italishtja dhe maqedonishtja.
Ka marrë po ashtu dhe shumë mirënjohje dhe dekorata.Po i cekim vetëm disa nga ato.Nga presidenti i ShqipërisDr.Bujar Nishani “Nderi Kombit”.”Medaljen e Artë” nga presidenti i Kosovës DR.Ibrahim Rugova.Nga ish Presidenti i Shiprisë Dr.Sali Berisha “Naim Frasheri”,nga Universitati i Prishtinës “Profesor Emeritus”.Kurse më 28 Nëndore 2001 e solli nga Shipëria në Kosovë monumentin e heroit tonë Kombëtar,Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Lajmi i hidhur për sëmundjn e tij të pashërushme më shqetësoi shumë, e në veçanti kur nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët z.Gjergj Dodaj kishte shpreh dëshirën që mundësisht të shihemi dhe një herë më shqetsoi shumë. Shkova.Takimi ishte aq sa i gëzushëm dhe shumë prekës, pas sa minutash çmalljeje me lot filluam bisedimet. Për 4 ditë me radhë kemi biseduar për shumë gjëra, fëmininë e tij, jetën e tij e në veçanti çështjen shiptare dhe Kosovën. Ishte i lumtur që po e len Kosovën shtet të lirë, Shqiperinë demokratike, por s’ishte i kënaqur me këtë elitë politike, thoshte se Kosovës i mungon shumë Rugova. Siç dihet tash porosia e fundit e Prof. Krasniqit është: Mos hiqni dorë kurrë nga bashkimi kombëtar!
Mendoj se shumë njerëz kanë kalu nëpër Kosovën tonë të dashur që prej krijimit, dhe çdo njeri prej tyre ka qenë i pashoq në nji mënyrë ose tjetër, por të rrallë janë ata të cilët e kanë tejkalu jetën dhe kanë ngelë të pavdekshëm. Prof.Marku ka tejkalu jetën dhe për Kosovën dhe kombin tonë shqiptar do të jetë i pavdekshëm. Për mendimin tim Kosova dhe kombi shqiptar humbi rilindasin e fundit. Lavdi i qoftë!
Shfrytëzoj rastin ta falenderoj familjen Krasniqi, dhe familjen Gecaj, e në veçanti vajzën e tij z.Drita Mark Krasniqin për dhuratat që na i ndanë në shenjë mirënjohje për miqësinë e përhershme mu dhe mikut tyre dhe timin z.Harry Bajraktari të cilit i dhanë flamurin me të cilin ishte mbuluar arkivoli i tij, kurse me fotografine e cila ishte prane arkivolit. Një mirënjohje e veçantë për Akademinë e Shkencave të Kosovës, kryetarin e saj Prof. Hifzi Islami dhe Prof. Jusuf Bajraktari. Falenderoj dhe ansamblin e këngeve dhe valleve Shota për nderimet gjatë funeralit,dhe z.Salih Cacaj.
*Botoi Dielli, Shtator 2015