• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjykata Supreme në SHBA mbështet vendimin e Trumpit

June 26, 2018 by dgreca

1 Gjykata emig

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur udhërin e presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar udhëtimin në SHBA, të qytetarëve të disa vendeve me shumicë myslimane. Me pesë vota për dhe katër kundër, Gjykata ka konstatuar se ndalimi i udhëtimit nuk është diskriminues ndaj myslimanëve dhe nuk e tejkalon autoritetin e presidentit.

Gjykata ka thënë se sfiduesit e vendimit nuk kanë arritur të dëshmojnë se ndalesa shkel ligjin e migrimit në SHBA, ose amendamentin e parë të kushtetutës.

Urdhër-ndalimi ishte konsideruar jokushtetues nga gjykatat më të ulëta.

Ai po ashtu ishte kritikuar nga grupe të refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut.

Ndalimi vlen për shumicën e qytetarëve nga Irani, Libia, Koreja Veriore, Somalia, Venezuela, dhe Yemeni në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Filed Under: Politike Tagged With: emigrantet ne udhetim, Gjykata, Trump

Kosovë: Nëntë persona dënohen për planifikim sulmesh terroriste

May 19, 2018 by dgreca

Nëntë personat e dënuar, në vitin 2016 planifikonin të sulmonin përfaqësuesen izraelite të futbollit në Shqipëri gjatë kualifikimeve për botërorin./

Nga Bekim SHEHU/

Në Kosovë Gjykata Themelore shpalli fajtor dhe dënoi nëntë persona të cilët në vitin 2016 kishin planifikuar të kryenin sulm ndaj përfaqësueses izraelite te futbollit gjatë një ndeshjeje që zhvillohej në Shqipëri. Ndeshja Izrael-Shqipëri zhvillohej në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit, që zhvillohet sivjet në qershor.

Visar Ibishi, u dënua me 10 vjet burg, Lulzim Gashi me 6 vjet, Burim Istrefi me 3 vjet, Leotrim Vojvoda dhe Flamur Gashi me nga 5 vjet, Kenan Plakaj dhe Arton Ahmeti me nga një vit e gjysmë dhe Leotrim Musliu me 3 vjet e gjysmë. Ndërsa, Besart Peci u dënua me një gjobë prej 2500 eurosh.

Gjyqtari i rastit, që dënoi nëntë personat, Hamdi Ibrahimi, tha se vendimi për dënimin e këtyre personave ishte i duhur,

“Ne besojmë se vendimin që e kemi shpallur e kemi shpallur në emër të qytetarëve të Kosovës dhe besojmë se ata plotësisht na përkrahin në këtë vendim. E them këtë sepse, në këto troje, ekstremizmi fetar nuk mund të zerë vend. Dhe këto veprime që të akuzuarit kanë dashur t’i ndërmarrin, janë me qëllim që në këto troje, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë të shkaktohet një klimë e pasigurisë, të futet elementi i ekstremizmit dhe me vepra terroriste të destabilizohet vendi. Këto veprime për neve janë të papranueshme”, tha gjyqtari Hamdi Ibrahimi.

Operacioni për arrestimin e këtyre të dënuarve për terrorizëm ishte zhvilluar në vitin 2016, në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë. Në atë operacion u arrestuan 19 persona, të dyshuar për lidhje me grupin militant islamik ISIS, dhe planifikim sulmi terrorist në Shqipëri dhe Kosovë. Policia në atë kohë tha se “ka parandaluar sulme terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit”.

Disa nga të dënuarit sipas gjykatës kanë pasur lidhje me shqiptarin e Kosovës Lavdrim Muhaxheri, i vetëdeklaruar kohë më parë “udhëheqës i shqiptarëve në grupin e ashtuquajtur ISIS dhe nga ai kanë marrë instruksione për të sulmuar përfaqësuesen e shtetit të Izraelit në Shqipëri. Policia e Kosovës, vitin e shkuar njoftoi se ka informacione, që kosovari Lavdrim Muhaxheri, është vrarë në Siri vitin 2017.

Në aktakuzë thuhet se dy të pandehurit, që u dënuan (18.05) “gjatë muajit tetor të vitit 2016, sipas kërkesës së Lavdrim Muhaxherit, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë dhe atentat ndaj ndërkombëtarëve ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë”.

“Ata kanë pasur qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, prandaj me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste”, thuhej në aktakuzë.

Mediet e ndryshme vendase dhe ndërkombëtare vazhdimisht kanë shkruar se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, mbi 300 iu janë bashkuar organizatave terroriste në luftërat në Siri dhe Irak. Një studim i bërë në vitin 2015 nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, (QKSS), thuhej se që nga fillimi i konfliktit në Siri e deri në muajin janar të vitit 2015, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar. Ky numër u rrit në vitet e fundit. Deri tani sipas të dhënave zyrtare dhe jozyrtare, afro 60 kosovar kanë humbur jetën në këto luftëra. Deri tani sipas të dhënave të policisë, 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta nga ta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme dhe nxitje e rekrutim të luftëtarëve.

Kosova është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Parlamenti i Kosovës në fillim të vitit 2015 ka miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u bashkuar në luftëra jashtë vendit. Hapat konkret që janë ndërmarrë për luftën kundër terrorizmit, janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që ҁon në terrorizëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: 9 persona, Gjykata, Kosove, terrorizem

Ramush Haradinaj mbetet në Slloveni

June 19, 2015 by dgreca

Gjykata në Kranjë ka vendosur se Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni. Kjo pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.Gjykata ka deklaruar se e ka marrë “ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, transmeton B92 raportin e agjencisë sllovene të lajmeve STA.

Gjykata ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet, thekson STA. Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast ekstradimit të Haradinaj, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin”. Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën pasdite në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës.

Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte dorëzuar Serbia.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjykata, mbetet, Ramush Haradinaj, Slloveni

Gjykata i heq të drejtën mbi pronën Kishës së Shën Piu X në Elbasan

February 11, 2015 by dgreca

ELBASAN – Që prej vjetësh, terreni në të cilin ngrihen kisha e Shën Piut X dhe Qendra baritore e Elbasanit, për të cilat kujdesen orioninët, kanë probleme gjyqësore për shkak të pronësisë së tokës. Gjithçka dukej se do të zgjidhej me anë të Komisionit të përbashkët ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Kishës Katolike, siç parashikohet nga Marrëveshja me Selinë e Shenjtë, ndërkaq, një trupë e Gjykatës së Lartë në Tiranë, e mbledhur më 5 shkurt, mori vendim përfundimtar, duke hedhur poshtë pretendimet e Kishës Katolike dhe të Avokaturës së Shtetit për çështjen. Vendimi, në çastin që bëhet zbatues, e detyron Kishën të lirojë terrenin nga ndërtimet, duke shkatërruar kështu kishën Shën Piu X dhe Qendrën baritore, për t’ia kthyer të zotit. Sipas komunikatës së Veprës së don Orionit, terreni i është shitur Kishës Katolike para 20 vjetësh nga shteti shqiptar. Kisha dhe Qendra u ndërtuan pas marrjes së lejes së ndërtimit nga organet kompetente lokale. Përurimi i tyre u bë në vitin 1997. Në vitin 2007, një qytetar shqiptar kërkoi kthimin e pronës së vjetër të familjes së tij e Gjykata ia njohu. Kisha e shën Piut X është e vetmja famulli katolike në një zonë prej 125 mijë banorësh e tani rrezikon të shkatërrohet, – denoncojnë orioninët.
Në foto: Kisha Katolike në Elbasan

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjykata, i heq të drejtën, mbi pronën Kishës, ne Elbasan, së Shën Piu X

Gjykata: Praktika e policisë së Nju Jorkut, antikushtetuese

August 14, 2013 by dgreca

Një gjykatëse federale vendosi se Departmenti i Policisë së Nju Jorkut ka shkelur të drejtat e dhjetëra mijëra njerëzve duke diskriminuar qëllimisht kundër pakicave racore me anë të taktikës së diskutueshme të “ndalimit dhe kontrollit” të personave. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg e kundërshton këtë vendim dhe thotë se ndalimi nga policia vepron si një frenues ndaj krimit.
Gjykatësja federale Shira Scheindlin vendosi se taktika e policisë së Nju Jorkut shkel të drejtat kushtetuese të pakicave për shkak të mundësisë së përzgjedhjes së njerëzve të cilët ndalohen për t’u marrë në pyetje ose për t’u kontrolluar për armë apo lëndë kontrabandë.
Vendimi i gjykatëses Scheindlin erdhi pas një padie në grup kundër departamentit të policisë e paraqitur nga aktivistët e të drejtave civile.
“Një brez i tërë njujorkezësh, veçanërisht në komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve në të gjithë qytetin janë rritur duke e parë policinë, jo si mbrojtëse, jo si partnere në siguri, por si një institucion prej të cilit duhet patur frikë. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur aspak dhe nuk duhet të ndodhë tani. Arsyeja e betejës sonë është të kërkonim përgjegjësi nga Policia e Nju Jorkut. Ato që na kanë sjellë deri këtu janë praktikat policore diskriminuese të administratës Bloomberg si dhe moskuptimi prej tyre i problemeve që krijojnë këto praktika. Ne jemi të kënaqur që në këtë rast mbizotëroi drejtësia”, thotë aktivistja Priscilla Gonzales.
Policia thotë se me anë të praktikës, e njohur si “stop and frisk”, ka bërë rreth 5 milionë ndalesa të personave gjatë dekadës së kaluar. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg thotë se mundësia për t’u ndaluar nga policia vepron si një frenues jetik ndaj krimit.
“Ne shkojmë vetëm atje ku njoftohet një krim dhe ku njerëzit i përshtaten përshkrimit ose ku oficeri i policisë sheh diçka që duket e dyshimtë. Në mendojmë se është gjithashtu e vërtetë se kjo shërben si pengesë për të rinjtë për të mbajtur armë, sepse ata e dinë se në qoftë se do të ndodheshin në një zonë ku është kryer një krim dhe i përshtaten afërsisht përshkrimit të autorit, që përgjithësisht është mjaft i përgjithshëm, ata mund të ndalohen dhe në atë rast nuk do të donin të kishin armë me vete.”
Zoti Bloomberg e quajti vendimin e gjykatëses Scheindlin “të rrezikshëm” dhe tha se bashkia e Nju Jorkut do ta apelojë atë.
Gjykatësja nuk vendosi që t’i jepej fund kësaj praktike, por urdhëroi që një trup monitorimi të mbikëqyrë përdorimin e saj. (Kortezi:VOA)

 

Filed Under: Komente Tagged With: e gabuar, Gjykata, praktika e policise, se New Yorkut

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT