• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Grekët bashkëpunuan me nazistët dhe jo Çamët

February 26, 2019 by dgreca

Prokopis Pavlopulos, ishin grekët ata që bashkëpunuan me nazistët dhe jo Çamët/

 Nga Arben Llalla/

 Presidenti Pavlopulos njihet për ndjenjat e tij antishqiptare, ku prej 30 vitesh ka mbështetur kauzën e irredentizmit grek për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Sa herë që Pavlopulos viziton Jugun e Epirit ai bënë deklarata antishqiptare duke akuzuar çamët si bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë, por kjo akuzë nuk është vërtetuar asnjëherë si nga gjykatat e Greqisë ashtu edhe ato ndërkombëtare. Shqiptarët e Çamërisë u masakruan nga EDES e Zervës sepse ata ishin shqiptar dhe i përkisnin fesë myslimane. Napoleon Zerva masakrojë edhe shqiptarët ortodoksë të cilën nuk dëshironin të deklaroheshin grekë.

Kreu grek i shtetit, Prokopis Pavlopulos e ka të nevojshme të nisë të punojë me akademikët e vendit të tij, bashkë me punonjësit e Institutit IMKA dhe nën shoqërinë e Barkajve (Panajotin, Vasilikën apo Kostën) të na ofrojnë qoftë edhe një fotografi a dokument, ku të dalë në dritë bashkëpunimi i çamëve me gjermanët.

Kurse në të kundërt është shumë lehtë e dëshmueshme për vetë Pavlopulosin dhe gjithë botën mbarë se Micotaqi, Karamanlisi, Rallis, Meimaraqis, Mercon e plot të tjerë, ishin bashkëpunëtorë të Italisë dhe Gjermanisë naziste.

            I kam ftuar disa herë akademikët dhe shkencëtarët grekë në debat për të vërtetuar se shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë, unë nuk e përjashtojë faktin se mundet të kenë qenë individë deri në dhjetëra bashkëpunëtorë të nazistëve, por jo mijëra çamët të cilët u masakruan me gjenocidë.

Kryeministrat e Greqisë së pas luftës bashkëpunëtorë të gjermanëve

 Shqiptarët e Çamërisë ishin të vetmit që u masakruan, u përdhunuan, ju rrëmbye pasuria, u përzunë nga shtëpitë e tyre nën akuzën se ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve. Kjo akuzë kolektive për herë të parë në historinë e re të botës i ndodh një populli që të përbuzet kaq rëndë vetëm e vetëm se disa individë që i përkisnin etnisë së saj ishin spiunë apo bashkëpunëtorë të pushtuesit paqësor të Greqisë. Gjermanët u pritën me paqe dhe nderime nga politikanët, kisha greke dhe populli i saj. Pra, gjermanët mund të quhen me të drejtë pushtues paqësor të Greqisë. Me gjermanët bashkëpunuan mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., shtetas të Greqisë, por familjet e këtyre bashkëpunëtorëve nuk u dënuan asnjëherë, nuk ju sekuestrua pasuria, por nga familjet e bashkëpunëtorëve të gjermanëve dolën kryeministra, ministra, deputet, figura të shquara të jetës shoqërore të Greqisë pa u persekutuar asnjëherë.

Më poshtë do sjellim fakte që bashkëpunëtorët e gjermanëve u bënë deputet, ministra, kryeministra dhe kryetar shteti të Greqisë të pas viteve 1945. Lista e politikanëve grek që rrjedhin nga familje që kanë qenë bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore mund të jetë edhe më e madhe, por ne po sjellim emrat e disave që janë botuar në gazetat, revistat dhe librat e autorëve grek.

Bashkëpunim me gjermanët ka patur Gjeorgjio Merkuri, kryetari i partisë Nacional Socialiste Greke, i cili është gjyshi i ish-ministres dhe deputetes së ndjerë Merlina Merkuri.

Gjeorgjio Simitis është babai i ish-kryeministrit të Greqisë Kosta Gjeorgjios Simitis, 1996-2004, ministër 1985-1990. Gjeorgjio Simitis gjatë kohës së pushtimit gjerman u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Bankave të Greqisë, një post i lartë shtetëror. Por në vitin 1944, Gjeorgjio Simitis duke nuhatur se gjermanët po e humbnin luftën ju bashkua në male grupeve të rezistencës. Ai, u akuzua për zhdukjen e 8.000 paund që kishin dërguar aleatët si ndihmë1.

            Konstandin G. Karamanlis (1907-1998), ishte një nga politikanët e njohur të Greqisë. Sipas disa dokumenteve të kohëve të fundit, del se ai ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve në Selanik gjatë periudhës 1941-1945. Në dokumentin e CIA-as, 16 shtator 1962, thuhet se emri i Konstandin Karmanlis është i përfshirë në listat e bashkëpunëtorëve të gjermanëve të Merten për përzënien e hebrenjve2.

            Pas pak kohësh pritet të dalë në qarkullim libri i Mitch Fatouros, një greko-amerikan i cili do sjelli të dhëna nga dokumentet e CIA-as, fotografi për bashkëpunimin e Konstandin Karamanlisit me pseudonimin “Kryepeshkopi”.

Gjatë periudhës së pushtimit gjerman Konstandin Kramanlis shoqërohej me një femër të quajtur Lili Mak, me origjinë ruse e cila ishte agjende e Gestapos gjermane. Në vitin 1942 italianët e arrestojnë Lili Mak dhe gjyqi e dënon me burg, por me ndërhyrjen e gjermanëve ajo u liriu. Në vitin 1946, Lili Mak, bashkë me nënën e saj Elenin dolën përpara gjykatës greke në Athinë me akuzën si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Ato u mbrojtën në gjyq nga avokati dhe deputeti Konstandin Karamanlis i cili e fitoj gjyqin dhe nuk u dënuan3.

            Konstandin G. Karamanlisi që nga viti 1946 ka qenë deputet, ministër dhe katër herë kryeministër i Greqisë nga viti 1955-1963, 1974-1980. Në vitin 1980-1985, ishte Kryetar i Republikës Demokratike të Greqisë, gjithashtu edhe më 1990-1995 ishte Kryetar i Greqisë.

Konstandin Karamalisi është xhaxhai i ish-kryetarit të partisë Demokracia e Re, Kosta Aleksandër Karamanlis i cili ishte kryeministër më 2004-2009. Nga viti 1989 e deri më sot është deputet i Demokracisë së Re në Kuvendin e Greqisë.

            Gjeorgjios Joanis Rallis (1918-2006), është djali i kryeministrit të Greqisë 1943-1944, Joani Rallis i cili ishte bashkëpunëtor i gjermanëve dhe vdiq në burg. Gjeorgjios Rallis në vitin 1950 u zgjodh deputet në Kuvendin e Greqisë. Ka qenë ministër i disa ministrive nga vitet 1950-1958, 1961-1963, 1967, 1974-1980. Në vitin 1980-1981, ishte kryetar i partisë Demokracia e Re dhe kryeministër i Greqisë. Dha dorëheqje si deputet dhe u tërhoq nga jeta politike në vitin 1993.

Konstandinos Micotaqis (1918-), është njeri nga politikanët e fortë të Greqisë. Micotaqi është nipi i ish-kryeministrit Elefteros Venizellos. Konstandin Micotaqi u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1946, më 2004 dha dorëheqjen si deputet dhe nga jeta politike. Ka qenë ministër i disa ministrive më 1965-1966, 1978-1981. Në vitin 1984 u zgjodh kryetar i partisë Demokracia e Re, dhe më 1990-1993, ishte kryeministër i Greqisë. Është babai i dy deputetëve Dora Bakojani dhe Qiriako Micotaqis.

            Gazeta greke AVRIANI4 e qershorit të vitit 1985, botoj një fotografi ku shihet Konstandin Micotaqi në mes të dy ushtarëve gjermanë. Në vitin 1989 pas rënies së murit të Berlinit, dy ish-agjentët e STAZIT të Gjermanisë Lindore deklaruan në një emision televiziv se kishin marrë porosi që të gjenin materiale ku të vërtetohet bashkëpunimi i Micotaqit me nazistët gjermanë. Ata kishin gjetur fotografinë në fjalë dhe ua dhanë porositësve. Pas disa vitesh gazeta AVRIANI, botoj një shkrim ku deklaronte se fotografinë ku shihet Micotaqi me dy ushtar gjermanë ua kishte dhënë drejtuesi i lartë i PASOK-ut, Kosta Laliotis5.

            Sido që të jetë e vërteta ka bashkëpunuar apo jo me gjermanët ish-kryeministri Micotaqi, as gazeta AVRIANI, as Lalioti që u përfol se e ka siguruar këtë foto, dhe asnjë individë që e botoj ndër vite, familja Micotaqi nuk ngriti padi penale për shpifje ndaj tyre. Kjo le të nënkuptosh se fotografia kishte qenë origjinale.

            Kosta A. Karamanlis (1956- ), është djali i vëllait të Konstandin G. Karamanlisit i cili është akuzuar kohëve të fundit si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe ka patur të dashur në periudhën e pushtimit gjerman një agjende të Gestapos Lili Mak. Kosta Karamanlis, u zgjodh për herë të parë deputet më 1989 me partinë Demokracia e Re. Në vitin 1997 u zgjodh kryetar i partisë së djathtë Demokracia e Re dhe nga viti 2004-2009 ishte kryeministër i Greqisë. Vazhdon të jetë deputet i partisë Demokracia e Re. Pra, Kosta Karamanlisi u përket atyre familjeve që kanë bashkëpunuar me gjermanët gjatë viteve 1941-1944.

            Evangjelios Meimaraqis (1953-), ish-kryetar i partisë Demokracia e Re, ish-ministër 2006-2009, ish-kryetar i Kuvendit të Greqisë 2012-2015, deputet që nga viti 1989, rrjedh nga një familje që është akuzuar se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me gjermanët në ishullin e Kretës. Familja Meimaraqis, për herë të parë nxorri deputet në vitin 1915, Vasileos Meimaraqis, i cili dënoj sulmet e kretasve kundër ushtrisë gjermane dhe përkrahu qeverinë e Gjeorgjio Çolakoglu6. Gjyshi i tij me të njëjtin emër avokati Evangjelos Meimaraqis përkrahu ushtrinë gjermane dhe dënonte sulmet e guerrilasve kundër tyre. Gazeta AKROPOLI, 4 qershor, 1941 shkruan për vizitën e Vasili Meimaraqit në kampin e trajtimit të oficerëve të qeverisë Çolakoglu dhe dënoj krimet e kretasve kundër gjermanëve.

Më 27 prill 1944, britanikët dhe forcat e rezistencës në Kretë, rrëmbyen gjeneralin gjerman Heinrich Kraipe. Emri i avokat Evangjelos Meimaraqis figuron në peticionin e intelektualëve të Kretës që dënonin sulmin dhe rrëmbimin e gjeneralit gjerman Kraipe7.

 

 



1 ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ, 13, qershor, 1945

2 www.kalami.net/2015/ellada/karamanlis-nazi-katadotis.html

3 www.aera2012.blogspot.gr/2015/11/blog-post_8.html

4 Δημοσθενησ Κουκουνασ, ΙΣΤΟΡΙΑ ΤΗΣ ΚΑΤΟΧΗΣ, Τομος Β, Athinë, 2013, fq.158

5 www.fimes.gr/2014/10/mitsotakis-nazi

6 ΕΛΕΥΘΕΡΟΝ ΒΗΜΑ, 5,qershor, 1941

7 ΚΡΗΤΙΚΟ ΚΗΡΥΚΑ, 30, prill, 1944

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, bashkepunuan me gjermanet, Greket, Jo Çamët, President Pavlopulos

Janullatosi zbulon Antizotin e grekëve

September 9, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/

Nga mjetet e informimit masiv bëhet e ditur se gjatë takimit që ka pasur me ish kryeministrin e dorehequr grek Cipras për problemin e harvallinës së Dhërmiut me emrin e Shën Athanasit, Janullatosi paska deklaruar:

“Pa dashur të ofendoj askënd se edhe vetë jam grek: grekët janë të çmendur, por asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Koha Jonë”. 02 shtator 2015).

Me etiketimin që u ka bërë grekëve, si “një popull i çmendur”, Janullatosi s’ka thënë ndonjë gjë të re. Sepse shumë kohë para tij, këtu e 34 vjet të shkuara dhe pikërisht në vitin 1981, ish-Presidenti Karamanlis ka pasë deklaruar: “Greqia është një azil të çmendurish”.

Kjo deklaratë e ish-presidentit Karamanlis është botuar në librin e publicistit të njohur amerikan Robert D. Kaplan, me titull “Greqia – gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit” (Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë 2002, f.40), të cilin e ka sjellë bukur në gjuhën shqipe përkthyesi i talentuar Zef Mazi.

Veçse duhet pranuar se në deklaratën e Janullatosit ka një kontradiktë të çuditshme: Sipas tij, grekët nuk e paskan braktisur Zotin, por megjithatë ata qenkan të çmendur. Po kjo do të thotë që grekët e çmendur bëjnë vetëm vepra prej njerëzish jonormalë? Se nënkuptohet vetvetiu që njerëzit jonormalë s’e kanë për gjë të merren me banditizëm, të kryejnë llojlloj krimesh, të bëjnë hile, të gënjejnë, të bëjnë mashtrime nga më të ndryshmet, të jenë hipokritë dhe të pabesë. Atëherë lind pyetja: po si ka mundësi që grekët, duke qenë të çmendur, nuk e paskan braktisur Zotin? Se të mos e braktisësh Zotin, do të thotë të ecësh në rrugën e Tij, si njeri normal, të mos bësh gjëra të liga: të mos merresh me banditizëm, të mos gënjesh, të mos bësh hile, të mos bësh krime, të mos jesh hipokritë, të mos jesh mashtrues, të mos jesh i pabesë. Pra, Zoti, falë i qofshim, sipas Biblës, e cila ka për hero kryesor Jezu Krishtin, i mëson pasuesit e vet të jenë të ndershëm, të mos i hyjnë në hak kujt, ta duan dhe ta respektojnë fqinjin, të mos kërkojnë atë që s’u takon dhe ta sigurojnë bukën me djersën e ballit.

Këtu poshtë po rendis disa fakte, të cilat dëshmojnë fare shkoqur se grekët e kanë braktisur Zotin me kohë e me vakt. Sepse kanë bërë krime të rënda kundër njerëzimit, domethënë kundër jogrekëve, të cilët nuk i kanë pasë bërë Greqisë asnjë të keqe.

Në librin e lartpërmendur, Robert D. Kaplan deklaron: “Kur gjermanët pushtuan Selanikun, në prill të vitit 1941, hebrenjtë përbënin komunitetin e dytë, më të madh, pas grekëve… U deshën 15 trena të mbushur plot e përplot, për 5 muaj me radhë, për ta boshatisur Selanikun nga hebrenjtë e tij. I gjithë qyteti u dërgua në kampet e përqendrimit. U shkatërruan të 500 mijë varret e varrezave, ndoshta, më e madhja varrezë hebrenje në botë… Sikur të mos kishte qenë nxitja e agjentëve vendës, gjermanëve as që do t’u kishte shkuar ndonjëherë në mend ideja sakrilegj e shkatërrimit të nekropolit të lashtë hebre të Selanikut” (f. 25-26).

Në librin e vet me titull “Shpëtimi në Shqipëri”, të botuar në vitin 1998 dhe që përmban një dokumentacion të pasur për sakrificat e jashtëzakonshme që përballuan shqiptarët e thjeshtë për të shpëtuar hebrenjtë nga terrori nazist në vitet e Luftës së Dytë Botërore, doktori dhe avokati izraelit Harvey Sarner (1934-2007) shkruan: “Njëqind vjet më parë, një numër i madh hebrenjsh në Korfuz dhe në krahina të tjera, u masakruan prej grekëve në revolucionin e vitit 1821, edhe pse nuk luajtën ndonjë rol nën sundimin turk. Madje, edhe pse nuk ishin palë, dhe as që donin të përziheshin në konfliktin midis myslimanëve e të krishterëve. Masakrat që ata përjetuan në atë kohë nga grekët, ngjanin me ato të Holokaustit të shekullit XX: 5000 të vrarë në More, qindra të tjerë në Vllahi, 1200 në Tripolza. Hebrenjtë që jetonin në ishullin e Spartës, Patras, Korinthos, Mistras dhe Argos, u fshinë nga faqja e dheut. Të njëjtin fat patën edhe ata të Tebës, Vrachonit, Atikës dhe Epirit” (Citohet sipas: Elvin Luku: “Izraelitët dhe fisnikët”. Intervistë me gazetarin e njohur,Arshin Xhezo (1). Marrë nga faqja e internetit “Zemër Shqiptare”. 08 dhjetor 2012).Për krimet e natyrës nazifashiste që grekët kryen kundër popullisë shqiptare të Çamërisë, është shkruar dhe është folur shumë në mjetet e informimit masiv. Këtu po ndalem vetëm në një fakt që përmend publicisti i njohur Përparim Halili, i cili thekson se masakrat rrëqethëse që kryen nazifashistët grekët në Çamëri (në bashkëpunim të ngushtë edhe me kishën kriminale greke), sollën si pasojë:

“… 4300 burra e gra të vrarë, 3500 burra e gra të zhdukur, 102 fshatra të djegur dhe 57 fshatra të shkatërruar” (Përparim Halili. “Çamëria, shëmbëlltyra e krimit masiv grek”. Citohet sipas faqes së internetit “lajmishqip”. 26 nëntor 2006). Pa përmendur këtu dëbimin masiv nga trojet e veta stërgjyshore të popullsisë çame që mbeti gjallë dhe grabitjen e dhunshme të pronave të tyre, të trashëguara në shekuj.

Pra, kundër dy etnive, asaj izraelite dhe asaj shqiptare, grekët kanë kryer masakra të përbindshme dhe kanë mbetur të pandëshkuar edhe sot e kësaj dite. Po atëherë si shpjegohet që Janullatosi ka kuturinë dhe deklaron se grekët “asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin”!!!

Me sa duket, Janullatosi, fare padashur ose për shkak të dobësimit të gjykimit për arsye të moshës së pleqërisë së thellë, ka zbuluar një të vërtetë tragjike në formimin psikologjik dhe në kodin gjenetik të grekëve: ata, në jetë e tyre, tradicionalisht, asnjëherë nuk janë udhëhequr nga këshillat e Jezu Krishtit dhe nga mësimet që predikohen në Bibël. Përkundrazi, ata janë udhëhequr dhe vazhdojn të udhëhiqen nga mësimet e Antizotit, i cili s’është asgjë tjetër, veçse Djalli vetë. Pra, grekët, në vetëdijen e vet, kanë për yll karvani Djallin dhe nuk i largohen dot ngasjes së tij.

Tiranë, 08 shtator 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Antizoti, Greket, Janullatos, Prof. dr. eshref Ymeri

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT