• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Guvernatori i OHAJO-s nderon Gjeneralin e FSK-së

July 18, 2017 by dgreca

????????????????????????????????????

FSK-Gjeneral Brigade Enver Cikaqit Medalje nga Guvernatori i Ohajos-SHBA /

????????????????????????????????????-Komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes, Koloneli Corvin Lusk, i solli komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, gjeneralit Enver Cikaqi, “Medaljen e Lavdërimit të OHIO-s” të dhënë nga Guvernatori i Shtetit të OHAJO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohje të udhëheqjes dhe profesionalizimit të treguar gjatë punës së tij/

????????????????????????????????????

PRISHTINË, 18 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Në ambientet e kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi priti në vizitë lamtumirëse komandantin e Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes (GSHL) kolonelin Corvin Lusk në largim, dhe komandantin e ri të GSHL-së,  kolonelin Michael Spraggins.Komandanti i KDS-së, gjenerali Enevr Cikaqi, me këtë rast, falënderoi kolonelin amerikan Corvin Lusk, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep në përgjithësi për KDS-në dhe në veçanti për FSK-në, dhe njëherësh theksoi bashkëpunimin e veçantë ndërmjet stafit të Grupit Shumëkombësh të Lindjes dhe të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së,  bashkëpunim i cili rezultoi me shumë aktivitete të përbashkëta; trajnime për stafin e KDS-së, si dhe asistencë me instruktorë në kurse të ndryshme të mbajtura në KDS-së dhe në Kampin Bondstell, kurse komandantit të ri të GSHL-së, kolonelit Michael Spraggins i dëshiroj mirëseardhje dhe të dy komandantët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kurse komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes(GSHL) koloneli Corvin Lusk falënderoi gjeneralin Cikaqi, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe për qasjen konstruktive, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes në zhvillimin profesional të stafit të KDS-së dhe të FSK-së.

Komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes, Koloneli Corvin Lusk, i solli komandantit të KDS-së, gjeneralit Enver Cikaqi, “Medaljen e Lavdërimit të OHIO-s” të dhënë nga Guvernatori i Shtetit të OHAJO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohje të udhëheqjes dhe profesionalizimit të treguar gjatë punës së tij.

Në medalje shkruan: “Për shërbim meritor gjatë udhëheqjes si komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Gjeneral Brigade Enver Cikaqi shfaqi lidershipin dhe profesionalizmin duke e vendosur gjithnjë misionin dhe mirëqenien e ushtarëve mbi të tijën.

Performanca e tij e jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrave dinamike e dalloi në mënyrë të jashtëzakonshme. Përpjekjet e tij treguan këmbëngulje përballë vështirësive, të cilat pasqyrojnë një kredi të madhe ndaj vetës, Forcës së Sigurisë të Kosovës, Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Gjeneralin e FSK-së, guvernatori, i OHAJO-s nderon

GUVERNATORIN NUK E SHKARKOJE DOT, ZOTI KRYEMINISTËR, POR ERION VELIAJN, SIGURISHT!

September 8, 2014 by dgreca

Nga Elida BUÇPAPAJ/
Nuk kishte ngelur as mace dhe as qen pa shkuar në dasmën e Erion Veliajt. Që do të thotë, kishin shkuar të gjithë, përveç opozitës. Sa pështirë që ishte. Kur i shikoje politikanët e Tiranës, botuesit, e me rradhë të cilët krenoheshin përpara kamerave se ia kishin kaluar mirë tek dasma e Erion Veliajt.
Nuk kishte ngelur as mace dhe as qen pa shkuar në dasmën e Erion Veliajt. Por nuk kishte shkuar as kryeministri, megjithëse kishte dërguar djalin e madh, ndërsa ai kishte preferuar të rrinte me të voglin.
Nuk ka gjë më të bukur se të kalosh kohën me fëmijët e tu dhe gjë më të pështirë se të ishe në dasmën e Erion Veliajt. E cila në vetvete nuk përbën asnjë lloj lajmi.
Punë e madhe fort se është martuar Erion Veliaj. Kush është ky Erion Veliaj? Shkrimtar i madh, shkencëtar, një lloj Bill Gates i rilindur, Mark Zuckerberg apo Steve Jobs; sportist që ka thyer rekorde dhe i ka sjellë vendit medalje të arta; artist që ka interpretuar magjikshëm, një i ri që ka dhënë kontribute për vendin e vet, një shqiptar i ndershëm që ka sakrifikuar pasurinë e vet në të mirë të shoqërisë shqiptare, për të zbutur plagët e varfërisë dhe shtresave vulnerabile dhe në nevojë. Jo, nuk është asnjëri nga ato që përmenda më sipër. Nuk është askushi Erion Veliaj.
Qenka ministër? Punë e madhe fort. Në Shqipëri mjafton ta kesh mirë me kryetarin e partisë dhe bëhesh ministër. Mjafton që të jesh kotna si koti dhe je ministër. Je çfarë të duash. Por me kusht që të jesh kotna si koti.
Le të na e tregojë Erion Veliaj CV-në e tij. Ku ka punuar deri tani që i ka lejuar vetes një dasëm të tillë? Në cilat firma? Sepse ai një kohë e ka kaluar me studime.Ne si publik dimë se ai është marrë vetëm me shoqërinë civile. Po shoqatat e shoqërisë civile janë joqeveritare dhe jo profitabël. Ku i bëri paret Erion Veliaj për një dasëm të tillë?
Ai ka vetëm një vit që është ministër i mbështetjes sociale. Me një rrogë të mirë, por që nuk i lejon një lluks të tillë, me thërrit në dasëm me qen e me mace. Në një dasëm që festohet në të njëjtën ditë me arrestimin e Fullanit! Fullani të paktën e ka patur rrogën 10 herë më të madhe se të Erion Veliajt, dhe ka një karrierë pune gati 40 vjeçare.
Me çfarë logjike e justifikon këtë harbim grotesk Erion Veliaj, kur qeveritë shqiptare deri më tani janë akuzuar për korrupsion dhe Edi Rama ka premtuar se do të bëjë një qeveri ndryshe. Por dasma e Erion Veliajt dëshmon se historia vazhdon.
Sepse një harbim i tillë ishte i denjë vetëm për një kronikë në faqet e kronikës rozë. Kaq dhe asgjë më tepër. U martua ai dhe ajo. Sepse të jesh Ministër i mirëqenies kur mirëqënie kanë vetëm ministrat, do të thotë të jesh zero. Sepse nuk është VIP Erion Veliaj. Very Important Person. Nuk është aspak i rëndësishëm, sepse nuk ka bërë asgjë që të ketë rëndësi, veç këtë dasmëm të çmendur, të denjë për republikat e bananeve, të denjë për njerëz të rëndomtë.
Mund të bënte një dasëm normale dhe të denjë Erion Veliaj, që të mos i kishte ftuar qentë dhe macet, sepse nuk i ka miq ata që ka ftuar. Pasi në dasëm njeriu fton njerëzit më të afërt, miqtë më të afërt pasi është diçka shumë personale, jo Pazar i Gabit.
Edhe duke iu referuar realitetit. Të ardhurat që merr Erion Veliajt nuk ia lejojnë atë harbim. Por edhe sikur të ishte i pasur, harbimi i tij nuk përbën lajm për opinionin publik.
Përbën lajm vetëm në sens tjetër, që populli t’i kërkojë llogari se ku i ka gjetur të hollat për të bërë shpenzime të tilla, i xhiruar live, si të ishte dasma e trashëgimtarit të Anglisë apo atij të Monte Karlos, si të ishte dasma e princit William, apo e Albertit II Grimaldi të Monakosë, të dy trashëgimtarë froni me pasuri të trashëguar nga familja mbretërore dhe Principata e Monakosë. Po Erion Veliaj nuk është trashëgimtar froni. Nëna e tij merr si pension 100 Euro. Dhe pensioni i së jëmës duhet ta bënte Erion Valiajn të ecte me këmbë në tokë dhe t’i vinte gishtin kokës!
Po dasma e Veliajt përbën lajm, për t’i hapur sytë edhe kryeministrit të Shqipërisë. Sepse për Guvernatorin Fullani, Edi Rama nuk kishte kompetenca, por për Erion Veliajn i ka, dhe i ka të plota.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Erion Veliaj, guvernatori, kryeministri Rama

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT