
Haradinaj takon Sekretarin Amerikan të Shtetit/
-Kryetari i AAK Ramush Haradinaj takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo/
SHBA, 6 Shkurt 2020- Gazeta DIELLI/ Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës RamushHaradinaj po vazhdon vizitën e tij në ShBA, ku në vazhdën e takimeve që po zhvillon me zyrtarë të lartë amerikanë, sot mori pjesë në aktivitetin e lutjeve të mëngjesit ku edhe ndau tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.
Me Sekretarin Pompeo diskutuan për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kryetari Haradinaj tha se Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.
“Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë”, tha Kryetari Haradinaj.”Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Kryetari Haradinaj./b.j/