Nga Harry Bajraktari/
Çështja e zhvillimit ekonomik, pas lirisë dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka qenë një preokupim i përhershëm i imi, ndonëse s’ jetoj atje. Për këtë qëllim edhe kam investuar për të kontribuar sado pak në mkëmbjen ekonomike pas përfundimit të luftës. Ngritja ekonomike ka qenë dhe mbetet problemi kryesor i Kosovës. Tani është aktualizuar çështja e “Trepçës”, që konsiderohet promotori i zhvillimit të vendit tonë. Dje në parlament u miratua projektligji për ndërmarrjet publike, por u shtye miratimi i projekligjit për “Trepën”!. Miratimi i këtij ligji do të nxjerrë “Trepçën” nga duart e Serbisë dhe shuan ëndrrën e vjetër të Beogradit për këtë gjigant metalurgjik, ndër më të mëdhenjët në Ballkan. Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës nuk do të duhej të humbeshin kohë, madje asnjë ditë për përgatitjen dhe miratimin e këtij ligji aq të rëndsishme, për perspektivën dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Është momenti i fundit kur Kosova duhet të reagojë si shtet ndaj pretendimeve dhe kërcënimeve serbe. Tingëllon tepër bizare se si një shtet tjetër, pa kurrfarë të drejte dhe përkundër të gjitha normave ndërkombëtare insiston që asetet e “Trepçës” që i përkasin një shteti tjetër të ndahen apo të përvetësohen! Zvaritja e miratimit të këtij ligji mendoj se nuk është përgegjësi vetëm e kësaj qeverie, por edhe e qeverive të kaluara dhe për tërë spektrin politik në Kosovë. Për çështje të mëdha duhet të veprojmë bashkërisht, pozitë dhe opozitë, bashkë me shoqëritë civile dhe mbarë popullin. Konsideroj se dje në parlamentin e Kosovës u lëshua rasti historik, pa marrë parasysh se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, premtoi përshpejtimin e një ligji të veçantë për ˇTrepçën”. Të gjithë e dimë se gjiganti kosovar “Trepça” është lokomotiva që tërheq gjithë segmentet tjerë të zhvillimit ekonomik dhe krijon qëndrushmëri dhe stabilitet politik në Kosovë, prandaj nuk shoh ndonjë arsye që pozita s’ ishte në anën e opozitës, e cila insitoi që të miratohej ky projektligj, së bashku me projektligjin për ndërmarrjet tjera publike. “Trepçën” sot duhet ta mbrojmë të gjithë pa përjashtim, se ajo hap perspektivë për të gjithë, se ajo afirmon vendin tonë në tregun ndërkombëtar dhe në të ardhmen ajo do të jetë burim i zhvillimit dhe i punësimit për popullatën e Kosovës. Nëse kujtojmë pak historinë e këtij gjiganti metalurgjik dhe pretendimet serbe tash dhe në të kaluarën, del se angazhimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë në përputhshmëri me peshën që ka “Trepça” për Kosovën. Në fakt, Kjo u la në mëshirën e Agjensisë për Privatizim, dhe e kemi këtë gjendje kështu si e kemi. Është humbur shumë kohë dhe koha më s’ pret. “Trepça” ishte exportuesi më i madh i plumbit dhe zingut në ish-jugosllavi, por Kosova ishte pjesa më e pazhvilluar e asaj Jugosllavie. Serbia historikisht çështjen e Kosovës e ka lidhur me resurset e ‘Trepçës”. Edhe tash Veriun e Mitrovicës e lidh drejpërdrejt me të. Çdo tentativë e Serbisë për ta shtyer cështjen e Trepçëns në bisedime në mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Beogradit, është e pa pranueshme për Kosovën dhe paraqet rrezik për destabilizim. Pronësia e shtetit është e patjetërsueshme dhe e pa diskutueshme.
*Autori është veprimtar dhe biznesmen e njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe themelues i gazetës “Illyria”.
Eliot Engel: Formimi i qeverisë së re – një lajm shumë i mirë për Kosovën!
Kongresmeni Engel, në banket; falenderime dhe urime të ngrohta shqiptarëve me rastin e Krishtëlindjeve dhe Vitit të Ri 2015/
Nga Beqir SINA, Westchester New York/
YONKERS – NEW YORK : Anembanë SHBA-ës, Kongresmen, Senatorë, personalitete të njohura politike, afaristët, artistët dhe zyrtarët e lart amerikanë. i janë kthyer traditës së tyre, këtë muaj, duke shtruar bankete festive për nder të festave të fund-vitit, festave më popullore Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Kjo bëhet me gjasë për të shprehur edhe një mirënjohje e respekt të thellë, ndaj familjarve, të gjithë atyre miqëve dhe të afërmeve të tyre, mbështetësve të tyre të pa kursyer.
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel demokrat, i cili përfaqëson qarkun 16-të, në pjesë veriore të Nju Jorkut, e mbajti bakentin vjetor të festave të fund-vitit; Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, në lokalin luksoz “The Riverview”, rreth 100 kilometër në veri të qytetit, në bregun e lumit Hudson në New Rochelle, të New Yorkut, të dielën, më 14 dhjetor, e cila ofron një nga pamjet më të paharrueshme panoramike, të kësaj zone. Me këtë rast në banket kan qenë më shumë se 200 të ftuar nga të gjitha komunitetet në zonën zgjedhore të Qarkut 16-të, përfshirë edhe miqt e tij shqiptarë, disa veprimtar të njohur : Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen e njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe themelues i gazetës “Illyria”- anëtaria e Këshillt Bashkiakë në Pleasaant Valley, New York, znj. Lisa Milicaj, kryetari i KKSHA, zoti Martin Shkreli, zoti Musli Mulosmani anëtar i Senatit të PLL, veprimtari i dalluar i komunitetit Sejdi Hysenaj, Halil Mula gazetar i TV21, të cilët ishin dhe të fuar nderi të asaj që këtu në SHBA, thirret :”Annual Christmas Party”, dhe për çdo vjet mbahet nga kongresmenët e senatorët amerikan.
Miku i shqiptarëve, Eliot Engel, erdhi me shumë faleminderime dhe urime shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit
Ligjëvënsi amerikan Eliot Engel, simbas traditës festive i rrethuar nga bashkëshortia e tij, dhe dy djemtë e vajza, tha se ai ka shfrytëzuar këtë rast, për t’ua uruar, miqve, kolegve dhe mbështetësve të tij, me anë të një përshëndetje të veçantë festat e fundvitit. Kjo tha Engel – është një kartolinë urimi nga ana ime për ju të gjithë kontribuesit e mi ju që me votën tuaj më dhat besimin të ri-zgjidhem me mbështetjen tuaj , për të shërbyer edhe një mandat tjetër në Dhomën e Përfaqësueseve.
“Me anë të kësaj përshëndetje të ngrohtë, tha në urimin e tij drejtuar të ftuarve kongresmeni Engel, unë dhe zonja e ime së bashku me fëmijët e mi, ua urojmë të gjithëve ju – festat e fundvitit me urimin e ngrohtë që Krishtlindjet dhe viti i ri të mbushin familjen dhe zemrat e tuaja me gaz dhe lumturi”.
Miku i njohur i shqiptarëve, kongresiti amerikan, demokrati i New Yorkut, Eliot Engel, i njohur ndryshe edhe si miku ynë, por edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill, “Ambasadori” i çështjes shqiptare, jo vetëm në Washington, por edhe rreth e përqark botës, me këtë rast në një takim të veçantë të këtij banketi vjetor, për mysafirët e preferuar të tij shqiptarë, tha se ai ka bërë një dekleratë zyrtare me anë të cilës ai ka përgëzuar formimin e qeverisë së re të Kryeministrit Isa Mustafa – nëpërmjet kualicionit LDK – PDK.
Miku i madh i shqiptarëve të Kosovës, kongresisti demokrat Eliot Engel, bashkëkryetar i Komisionit për çështje Shqiptare në Kongres, e quan në dekleratën e tij – lajmin se u formua qeveria e re, si: “Një lajm të mirë për Kosovën”.
Mbasi, siç është shprehur në deklerat me bindje se edhe: “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Kosovës, dhe se ai do të shoh përpara për të punuar me këtë qeveri të re, për të përmbushur sfidat që ka përpara.”
KRYEMINISTRIT ISA MUSTAFA DHE KABINETIT TË TIJ
Nga Harry Bajraktari/ New York/
Kam kënaqësinë t’ ju uroj zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe njëherësh t’ ju uroj sukses në përmbushjen e shumë detyrave dhe obligimeve që populli i Kosovës pret nga qeveri e juaj.
Në këtë urim dëshiroj t’ i them disa nga prioritetet që mund te jenë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj:
Z. Kryeministër, qeverinë tuaj e presin shumë punë të ngutshme që duhet t’ i kryej gjatë mandatit katër vjeçar. Mendoj se detyrat janë të shumta dhe të ndryshme, brenda dhe jashtë Kosovës. Vetëm lufta e pa kompromis në respektimin e normave shtetërore garanton sukses. Dhe, siç thuhet, vetë puna është suksesi. Jam thellësisht i bindur në këtë parim, të cilin e kam aplikuar dhe e aplikoj në biznesin tim.
– Zhvillimi ekonomik është bazë e stabilitetit politik. Krijimi i kushteve për biznese të brendshme dhe tërheqja e investitorëve të jashtëm nga vendet e ndryshme të botës, është një faktor i jashtëzakonshëm për Kosovën. Me ngritjen ekonomike do të kemi një zvogëlim të papunësisë dhe një stabilitet më të madh politik. Në këtë drejtim duhet të gjendet rruga më e lehtë dhe më e volitshme për ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë sociale.
– Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe stabilitet politik, nëse nuk zbatohet ligji në të gjithë sektorët shtetërorë, njësoj për të gjithë.
Nuk mund të ketë drejtësi nëse gjykatat janë të varura nga politika ose të ndikuara në një mënyrë apo tjetër nga faktorët politikë.
Drejtësia në Kosovë duhet të lirohet nga këto ndikime, që janë shkatërruese për një shtet demokratik dhe për një shtet të së drejtes.
Gjyqësia duhet të respektojë të drejten e çdo personi, çdo individi dhe ta marrë atë në mbrojtje.
– Pa një luftë frontale për eleminimin e korrupcionit s’ mund të ketë zhvillim ekonomik, drejtësi as gjyqësi, shtet demokratik, e as prestigj në bashkësinë ndërkombëtare. Qeveria e juaj duhet të bëjë çmos që ta fitojë betejën ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar.
Kosova renditet në vendin 110 në raportin “Treguesi i përcaktimit të korrupcionit për vitin 2014″ publikuar nga Organizata Ndërkombetare “Transparency International”, në të cilin janë përfshirë 175 vende të botës. Miqtë tanë janë të befasuar me këtë shkallë kaq të lartë të korrupcionit. Qeveria dhe gjyqësia duhet ta ndalin këtë të keqe në Kosovë që po e gërryen prej dite në ditë.
– Apeloj që populli i Kosovës të organizohet dhe të vetëdijesohet më shumë dhe, nga ata që i ka votuar, të kërkojë përgjegjësi maksimale për punën e tyre.
– Qeveria juaj duhet të punojë më shumë e më shpejtë që Kosova të bëhet anëtare e NATOS, që të marrë liberalizimin e vizave ku edhe qytetarët e saj të lëvizin lirshëm si qytetarët e rajonit, që Kosovë të bëjë hapa përpara në proceset intekruese Evropiane, që të njihet edhe nga më shumë shtete të botës dhe të fitojë betejën për t’ u bërë anëtare e OKB.
Me respekt,
Harry Bajraktari,
10 dhjetor 2014
Ajo ç’është mjaft, është mjaft
NGA HARRY BAJRAKTARI/*
Kosova ka njevojë për liderë që e duan shtetin dhe punojnë për të, që e duan popullin dhe i sjellin lumturi atij: zhvillim ekonomik, të mira materiale, e jo për liderë që luftojnë për poste, për pozita dhe për interesa të tyre personale. Lufta politike e paarsyeshme çon në vetëshkatrrim, e aq më tepër lufta e inateve që do të duhej t’ i përkiste së kaluarës. Mjerisht, mentaliteti i së shkuarës po na godet si çekani i “kovaçit” edhe në këtë fillimshekulli. Të tjerët janë ndarë moti nga këto botëkuptime e ne po vazhdojmë. Liderët tanë qe pesë muaj, kur u mbajtën zgjedhjet nacionale, e duke përfunduar edhe ditën e sotme e mbajnë Kosovën dhe popullin e saj peng, të bllokuar dhe të dëshpëruar. Çfarë kuptimi ka kjo tash, pas gjithë atyre vuajtjeve, pas gjithë atyre sakrivicave dhe pas gjithë vetëflijimeve që janë bërë për lirinë e Kosovës, për pavarësinë dhe demokracinë e saj. Liderët tanë më së paku kanë nevojë të bëjnë luftë të brendshme, luftë mes veti e ndërveti. Këtë “energji” shkatërruese duhet ta orientojnë dikah tjetër. Luftën duhet ta bëjnë me Serbinë, ku shumë çështje kanë mbetur të pa zgjidhura dhe, fatkeqësisht, askush nuk e kthen kokën andej. Sa keq. Sikur të mendohej me logjikën e shëndoshë, me përgjegjësi dhe ndërgjegje kjo s’ do të duhej t’i ndodhte Kosovës, madje as një ditë të vetme. Populli ka dhënë votën e tij, jo për ta keqpërdorur, jo për të manipuluar me të, por për të krijuar institucione stabile, demokratike që garantojnë perspektivë, zhvillim dhe ardhshmëri.
Kosovës i duhet një luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit që po e gërryen ekonominë e saj, jetën e popullit dhe të ardhshmën e tij. Kosovës i duhet një qeveri që zvogëlon numrin e madh të pa punëve, që ndal ikjen e qytetarëve të saj në vendet tjera, një qeveri që punon për popullin dhe begatinë e tij.
Diplomatët e shteteve mike në Prishtinë dhe miqtë tanë në SHBA dhe në Evropë janë shumë të zhgënjyer me zhvillimin e situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ata janë të befasuar me pamundësinë e kapërcimit të vetëvetes, me sëmundjen që po i përcjell liderët tanë për pushtet, me pasojat që kanë për qytetarët e Kosovës. Reagimet e tyre kanë qenë të ashpra dhe shumë kritike. Me këto sjellje të partive politike, me lojën e votës së popullit, po u japim material armiqve tanë, të cilët e kanë përsëritur shumë herë një frazë fatkeqe, se Kosova nuk mund të bëhet dhe nuk mund të jetë shtet stabil. Këtu duhet të ndalemi dhe të shikojmë ku jemi, për kënd po punojmë?! Ata që i ka zgjedhur populli, duhet të punojnë pë popullin. Kjo është e vetmja alternativë për të dalë nga ky hendek ku ka rënë Kosova.
Në këtë kontekst dëshiroj të përmend fjalët e ish presidentitit Bush kur ishte çështja e pavarësisë së Kosovës: “Ajo çka është mjaft është mjaft”, pat thënë ai. Jo që është bërë tepër por kjo zvaritje ka kapërcyer të gjithë kufijtë e pritjes.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan me shqetësim të madh po i përcjell ngjarjet në Kosovë. Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ky komunitet për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ne nuk mund të rrimë indiferent, ne kërkojmë nga liderët tanë që mos të vazhdojnë më me degradimin dhe komprometimin e Kosovës, ne kërkojmë nga ata të mos sillën kështu si po sillën. Me këtë logjikë, me këtë kokëfortësi, me këtë mentalitet po turpërohemi të gjithë. Kjo e keqe duhet të ndalet. Nuk bën të vazhdohet më.
*Shkrimi u dërgua edhe për gazetën DIELLI. Autori është veprimtar dhe biznesmen e njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe themelues i gazetës “Illyria”.
FLET, “NDERI I KOMBIT”- HARRY BAJRAKTARI
*KA ARDHUR KOHA QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’ IA KTHEJNË MUNDIN DHE SAKRIFICËN KOMUNITETIT TONË
* Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, nderoi javën e fundit të muajit shtator në një darkë me Vatrën dhe lokalin e njohur Russian Tea Room në Nju Jork, me medalje dhe urdhra Federatën PanShqiptare VATRA, një organizatë KKSHA dhe 8 personalitete të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë/
Intervistoi Beqir SINA/
Në këto ceremoni të organizuar nga Misioni i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, zoti Nishani falenderoi dhe vlerësoi lart kontributin e shqiptarëve të Amerikës, në dobi të çështjes kombëtare si dhe nderoi me këtë rast figurat e shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe sidomos disa personalitete të dalluara në diasporë, për kontributin e tyre në çështjen kombëtare.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me këtë rast u shprehu mirënjohjen shqiptaro-amerikanëve për ndihmesën e tyre në krijimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar, pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës, për lirinë dhe demokracinë, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Maqedoni dhe në afrimin më të madh mes shqiptarëve dhe popullit amerikan.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në New York, presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, dekoroi me urdhërin ” Nderi i Kombit” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes shqiptare në Washington, veprimtarin e njohur në komunitet zotin Harry Bajraktari. Titull me të cilin u dekoruan edhe Anthony Athanas (post mortum), Nikolla Pano, Richard Lukaj, Jim Xhema, Agim Karaxhozi dhe Dr. Gjon Buçaj. Kurse, Federatën Panshqiptare “Vatra” Presidenti Nishani i nderoi me me titullin ” Urdhëri i Flamurit”, ndërsa Këshillin Shqiptaro-Amerikan me urdhërin “Gjergj Kastrioti”.
Zoti Bajraktari :A keni pritur një nderim kaq të lartë?
H.Bajraktari: Për 100 vjet Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ka qenë dinamik, i gjallë dhe angazhues në jetën amerikane dhe në çështjen kombëtare. I gjallë dhe dinamik ky komunitet është edhe sot. Falë këtij angazhimi mund të them se Komuniteti ynë në SHBA është më i organizuar, më i shkolluar brenda jetës amerikane sesa komunitet e tjetra që jetojnë e veprojnë në këtë hapësirë. Ndihma e këtij komunitetiti nuk ka munguar në asnjë periudhë dhe në asnjë rast të vetëm për mbrojtjen e shqiptarëve në Ballkan. Historia është më e vjetër se një shekull, po aq edhe ndihma e afruar nga ne. Në këtë kontekst po përmendi Konicën, Nolin dhe mikun tim personal Anthony Athanas, i cili, njëherësh, ka qenë edhe mentor i imi si për biznes, ashtu edhe për aktivitetin tim politik. Ne, më të rinjët, kemi trashëguar nga ata më të vjetrit dhe ky zinxhir i aktivitetit tonë kombëtar nuk është shkëputur kurrë.
Të gjithë ne, edhe shokët e mi, për çështjen kombëtare ishim bashkë. Unë jam njëri nga themeluesit e Këshillit Shqiptaro- Amerikan( NAAC). Kam pasur disa pozita në këtë këshill dhe veproj palodhshëm edhe sot brenda tij. Këtu nuk pretendoj të flas për punën dhe aktivitetin tim për 25 vjet të shkuara. Për këtë flasin faktet dhe do të flasë më vonë historia.
E imja është të punoj dhe të kontribuoj për çështjen e atdheut. Kjo është e rëndësishme për mua dhe familjen time. Tërë angazhimin im ka qenë i drejtuar për të bërë diferencën tek populli im në Ballkan.
Çfarë do të thotë për ju personalisht dhe familjen tuaj ” Nderi i Kombit”?
H. Bajraktari: Natyrisht, kam qenë shumë i emocionuar për këtë mirënjohje. Është një respekt për punën time që kam bërë bashkë me shokët e mi për Shqipërinë, Kosovën dhe viset tjera shqiptare në Ballkan. Këtë e konsideroj si motiv për të punuar në kontinuitet për çështjen kombëtare. Ky çmim që m’ u nda mua nga Presidenti i Shqipërisë z. Nishani është një nder i madh për mua dhe punën time, për familjen time dhe për të gjitha ata që kemi punuar së bashku për këtë çështje madhore.
Ju keni marrë shumë vlerësime, dekorata, mirënjohje dhe falënderime nga SHBA Kosova dhe Shqipëria. Cila nga to u ka gëzuar më shumë, përkatësisht cilën e konsideroni më të veçantë?
H. Bajraktari: S’ mund të them se njëra është mbi tjetrën, më e veçantë se tjetra, në fakt se cila e ka vlerën dhe rëndësinë e vet për kohën e veprimit dhe për punën time. Megjithkëtë, do të veçoja tri nga to: atë të Presidentit të SHBA George Bush në vitin 2006, të Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në vitin 2012 dhe këtë që m’ u nda para pak ditësh nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Të gjitha këto kanë qenë një gëzim për mua dhe një shtytje për të punuar edhe më shumë për Amerikën dhe atdheun tim.
Zoti Bajraktari Nëse do t’ u jipej rasti, kujt do t’ ia dedikoshi këtë mirënjohje?
H. Bajraktari: Popullit dhe shtetit amerikan për miqësinë 100 vjeçare, Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Kongresit Amerikan që mbështetën sinqerisht shqiptarët në të gjitha periudhat historike, kur ne ishim të rrezikuar zeriozisht nga hegjemonia e fqinjve tanë në Ballkan.
A mund të përmendni edhe emra tjerë në komunitetin tonë?
H. Bajraktari: Komuniteti ynë, siç theksova më parë, qe një shekull punon për të mirën e atdheut, për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera etnike në Ballkan. Mendoj se ka ardhur koha që këta njerëz për punën dhe sakrificën e tyre, më herët dhe më vonë, nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, të nderohen. Të tillë ka pasur, ka dhe do të ketë edhe në të ardhshmen.
Ju keni shoqëruar shumë liderë e delegacione nga Kosova dhe Shqipëria në Washinkton: në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Cili ishte lideri apo delegacioni i parë?
H. Bajraktari: Delegacionin e parë që unë e shoqërova në Shtëpinë e Bardhë , në hyrje të West Wing, ishte ai i Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në vitin 1993, ku u prit nga Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Clinton, Samuel Richard Berger. Dr. Rugovën e shoqërove edhe kur u prit nga Sekretari i Shtetit Warren Cristopher në vitin 1996, që ishte pritja në nivelin më e lartë në Shtëpinë e Bardh deri në atë kohë. Një delegacion të Këshillt Kombëtar Shqiptaro- Amerikn, ku isha edhe unë, e priti Presidenti i SHBA Bill Clinton në vitin 1999 para fillimit të fushatës së bombardimeve në Serbi. Unë kam shoqëruar edhe delegacione të tjera shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve, në Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë.
Sot dëgjon edhe shprehjen se ajo ç’ ka ndodhur me shqiptarët në Ballkan është mrrekulli. Sa keni qenë optimist në vitet e 90-ta për këtë që ka ndodhur?
H. Bajraktari: Nga natyra jam optimist, sepse këtë e mbështeti me punë. Mund të them se edhe në vitet e 90-ta kam qenë i tillë, gjithnjë optimist se në Kosovë dhe Shqipëri dhe në të gjitha trevat tjera shqiptare do të ndodhin ndryshime pozitive. Kur i vështron sot pas kaq vjetësh, mund të vish në një përfundim fatlum. Kanë ndodhur më shumë ndryshime pozitive sesa që kemi pritur. Këto ndryshime janë historike, sidomos për Kosovën, që fitoi pavarësinë.
Si i mendoni shqiptarët në të ardhshmen?
H. Bajraktari: Duke u nisur nga e sotmja, duke marrë para sysh rezultatet, mendoj se shqiptarët asnjëherë gjatë së kalurës nuk kanë qenë në pozitë më të volitshme. Kjo ecje drejt Evropiës garanton një të ardhshme shumë më stabile të shqiptarëve. S’ ka dyshim se Shqipëria, e cila ka nisur negociatat me Bashimin Evropian, do të jetë pjesë e saj, ndërkaq Kosova pjesë e NATO-s dhe gjithashtu e integruar në Evropë. Jam thellësisht i bindur se në të ardhshmën nuk do të ketë kufij mes tokave shqiptare. Në rretha tjera ndërkombëtare, ashtu siç po e shohim në ç’ drejtim po lëviz bota sot, Amerika dhe Evropa, do të pajtohen që nga dy shtete, të jetë një shtet shqiptar.
A mendoni se ka ardhur koha që shqiptarët e Amerikës të marrin mandat që kanë nga dy shtetet tona- Shqipëria dhe Kosova?
H. Bajraktari: Kur kam ardhur në Amerikë e kam gjetur një komunitet mjaft dinamik që luftonte kundër politikës së dhunshme të Jugosllavis ndaj shqiptarëve dhe politikës diktatoriale të Enver Hoxhës në Shqipëri. Atëherë ka qenë një situatë, nëse mund ta them, e status quos, gjërat nuk lëviznin ashtu si mendonim për shkak të Luftës së Ftoftë mes dy blloqeve, perëndimit dhe lindjes, por kumuniteti shqiptar në SHBA kurrë nuk është ndalur së vepruari për rrëzimin e regjimit të E. Hoxhës dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës. Nëse do të llogaritej matematikisht i tërë kontributi i këtij komuniteti, jam i sigurt se Shqipëria dhe Kosova s’ do ta kenë lehtë të shpërblejnë këtë mund. Ndërkaq, sa i përket mandatit duhet të vlerësojnë ata vetë.
Ju jeni pjesë e diasporës të cilën regjimi i Enver Hoxhës e quante “Mërgata e Qyqeve”. Çfarë mendimi ken ju për figurat e tjera me të cilat keni bashkëpunuar për vite me radhë për rrëzimin e komunizmit, të drejtat politike e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavi dhe çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?
H. Bajraktari: Nuk ishim qyqe të mërgatës, por zë i fortë i atdheut, zë që i drejtonim diktatorit Hoxha nga vendet demokratike, nga Amerika dhe Evropa Perëndimore se ajo që po bënte ai ishte një mizori mbi shqiptarët që e mendonin një Shqipëri të lirë, demokratike e qytetare. Sintagma “Mërgata e Qyqve” ishte vetëm një prpogandë e tij e brendshme, siç kishte edhe shumë të tjera për Parinë Punës.
Zoti Bajraktari Së fundi a keni një falënderim për Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Bujar Nishani!
H. Bajraktari: Po! Përzemërsisht, unë e përgëzoj me gjithë zemër kryetarin Nishani për punën e tij të jashtëzakonshme, që po bën për Shqipërinë. Presidenti Nishani ka një vlerësim të lartë edhe këtu në Amerikë.
Ne Foto: Nga e majta: Richard Lukaj, Nikolla Pano, Martin Shkreli, kongresmeni Engel, presidenti Nishani, Harry Bajraktari, Avni Mustafaj. Anthony Athanas-JR, Michael Granoff, CEO of Pomona Capital, dhe ambasadori Ferit Hoxha./