• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. BESIM MUHADRI SOLLI NË VATËR LIBRIN KUSHTUAR DËSHMORIT TË KOSOVËS VEZIR ADEMAJ

October 23, 2021 by s p

Dielli

Dr. Besim Muhadri i shoqëruar nga Dr.Hasan Ademaj solli në Vatër librin kushtuar dëshmorit të Kosovës Vezir Ademaj. Libri monografik “Vezir Ademaj – Hero i Kosovës” i kushtohet dëshmorit dhe heroit të Kosovës Vezir Ademaj, i cili ra heroikisht në luftë për lirinë e Kosovës, kundër forcave policore dhe ushtarake serbe, përkatësisht të Jugosllavisë së mbetur, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi. Vezir Ademaj nga Sheremataj i Gjakovës, që nga viti 1991 ishte detyruar të emigronte në Zvicër dhe atje, përpos punëve që bënte për të ndihmuar familjen në Kosovë, ai kishte arritur rezultate të lakmueshme në fushën e sporteve luftarake, duke arritur madje që të bëhej kampion zviceran dhe evropian në sportin e Kikboksit. Mirëpo, me rënien heroike të Adem Jasharit dhe të shpërthimit të luftës në Kosovë, ai lë kurbetin dhe në fund të Marsit të vitit 1998 kthehet në atdhe, duke iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kthimi i tij ishte sa simbolik aq edhe heroik dhe frymëzues për qindra e mijëra të rinjë të tjerë që i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vezir Ademaj, i cili sapo kishte mbushur 27 pranvera,  bie heroikisht në fushë të betejës kundër forcave serbe e jugosllave më 25 korrik të vitit 1998, në betejen e Kallavajit, në mes Junikut dhe Dobroshit. Për aktin heroik të Vezir Ademajt, por edhe për jetën dhe veprimtarinë e këtij djaloshi sypatrembur që për lirinë e atdheut dha gjithçka pati nga vetja, vetëm e vetëm që brezat që do të vinin të jetonin të lirë. Në këtë libër 416 faqesh, janë përfshirë aspekte të rëndësishme jo vetëm të jetës dhe të veprimtarisë së deshmorit dhe heroit të lirisë së Kosovës, por edhe për aspekte që ndërlidhen me momente dhe akte relevante të historisë së Kososvës, pjesë e së cilës është edhe familja Ademaj nga Sheremetaj i Gjakovës, në të cilën lindi Veziri, por edhe shumë atdhetarë e veprimtarë të tjerë.

Filed Under: Kulture Tagged With: BEsim Muhadri, hasan Ademaj

SHTYPI AMERIKAN SHKRUAN PËR DËSHMORIN E KOSOVËS, VEZIR ADEMAJ

August 28, 2014 by dgreca

….. Dëshmori i Kosovës Vezir Ademaj është përfaqësues tipik i rinisë atdhetare, që mbi gjithcka vë interesat Kombëtare. Ai jetonte në emigracion në Zvicër,- për vete nuk i mungonte gjë, ishte një sportist i elitës Europiane, kampion dhe si i tillë e kishte privilegjet e një kampioni; kishte të garantuar jetën atje, por ai ndoqi zërin e ndërgjegjes Kombëtare, që e ftoi të linte rehatinë e Zvicrës dhe t’u bashkohej luftëtarëve të Lirisë dhe popullit martir, që kishte tërheqë vëmendjene Amerikës dhe të Europës. Kush më mirë se sa një kampion mund t’ia tërhiqte vëmendjen Botës për Kosovën martire? E dinte se nuk po shkonte në dasëm, por në luftë. /
Me 25 Korrik 2014 në sallën qendrore të Bashkisë në Manhattan, NY, u organizua ceremonia e nderimit të dëshmorit të Kosovës, Vezir Ademaj. I pranishëm në ceremoni ndodhej me këtë rast anëtari i Këshillit Bashkiak z. Ritchie Torres, zyrtarë të Bashkisë si dhe përfaqësuesi i zyrës së ansambleistit të Shtetit të Nju Jork-ut, zotit Mark Gjonaj.
Propozimin për ta nderuar dëshmorin e Kosovës nga Bashkia e Nju Jorkut e ka bërë Shoqata që drejton Esad Rizai. Zoti Rizai shoqërohej në këtë ceremoni nga veprimtari i Shoqatës Came, z. Sali Bollati. Ndërsa proklamatën e Ansamblesë së Nju Jork-ut e sponsorizoi anëtari i saj, z. Mark Gjonaj.
Ceremoninë e përcolli gazetari Beqir Sina si dhe Skënder Pali i Albanian American News TV. Dielli online dhe media e komunitetit e pasqyruan ngjarjen.
Në dy Proklamatat e nderimit të dëshmorit të lirisë, Vezir Ademaj, të firmosura nga ansambleisti
Mark Gjonaj dhe këshilltari Ritchie Torres, përshkruhet jeta dhe vepra e luftëtarit, që më shtrenjtë se gjithcka kishtet lirinë e Atdheut.
Vezir Ademaj, lindi në Sheremetaj të Gjakovës dhe që fëmijë u mëkua me dashurinë për lirinë e Atdheut të vet të robëruar nën okupatorin shekullor serb. Kulla me historitë e saj tronditëse të invadorëve, që ishin përpjekë ta rrënonin, ta bombardonin, por nuk kishin mundur ta shkatërronin; pikërisht kjo kullë shekullore,kishte përcjellë tek dëshmori trimëritë e brezave dhe qëndresën për liri. Familja Ademaj shquhet për atdhetarizëm dhe qëndresë. Në këto gjurmë eci edhe Veziri dëshmor dhe vëllai i tij Shaqiri dhe vëllai tjetër Rasimi.
Dëshmori i Kosovës Vezir Ademaj është përfaqësues tipik i rinisë atdhetare, që mbi gjithcka vë interesat Kombëtare. Ai jetonte në emigracion në Zvicër,- për vete nuk i mungonte gjë, ishte një sportist i elitës Europiane, kampion dhe si i tillë e kishte privilegjet e një kampioni; kishte të garantuar jetën atje, por ai ndoqi zërin e ndërgjegjes Kombëtare, që e ftoi të linte rehatinë e Zvicrës dhe t’u bashkohej luftëtarëve të Lirisë dhe popullit martir, që kishte tërheqë vëmendjene Amerikës dhe të Europës. Kush më mirë se sa një kampion mund t’ia tërhiqte vëmendjen Botës për Kosovën martire? E dinte se nuk po shkonte në dasëm, por në luftë.
Kampioni i Kikboxit, u bë edhe kampion i Lirisë. “Alfredi”(Nofka e tij e Luftës” me sjelljen e tij, me guximin dhe vetitë trimërore bëri për vete rininë e Kosovës duek frymëzuar me aktin e tij. Ai u vu në mbrojtje të popullatës civile së bashku me shokët e tij duke vënë jetën e vet në themelet e lIrisë. Ai vepronte si komandant “Komando” në rajonin e Rekës së Keqe dhe kudo që e kërkonte nevoja pa iu trembur syri në asnjë moment, tergonte trimëri e zotësi ushtarake,veti aq të domosdoshme në operacionet zbuluese. Afërsia, dinjiteti dhe sjellja njerëzore e bënin që t’ishte i dashur prej të gjithëve. Nga dita në ditë luftimet ashpërsoheshin, mirëpo këtë trim të paepur kjo ashpërsi nuk e trembte, vetëm sa ia shtonte elanin dhe kalitjen nga fronti në front. Ishte 25 korriku i vitit 1998. Dielli përcëllonte fushat që kësaj vere kishin mbetur djerrë. Fushat e etura për ujë po ujiteshin me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të popullit… Shqiponjat një ditë frikshëm fluturuan andej kreshtave të Gjeravicës. Rrezet e diellit ftohtë shëndrisnin Junikun dhe fshatrat për rreth. Në Kallavaj në përpjekje ballë për ballë me forcat sllave, bie heriokisht Vezir Ademaj. Trupi i përgjakur i ngjante shtizës së flamurit. Ra në fushën e betejës për ta prekur dheun e tokës amë-për të mos vdekur kurrë, por për t’u përmendur përjetësisht në kujtimet krenare të brezave në kalim…
Shkolla fillore në Sheremetaj i mban të gravuar në obelisk, emrat e dy heronjëve të kësaj ane, që jetën e dhanë për Lirinë e Kosovës: VEZIR ADEMAJ e HYSEN ARIFI. Tani edhe një muze ka hapur dyert aty pranë shkollës së dy dëshmorëve.
Për trimërinë e Vezir Ademaj dhe për misionin që ka marrë vëllai i tij këtu në Nju Jork, dr. Hasan Ademaj, për ngritjen e muzeut në vendlindje, kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit, madje jo vetëm atj, por dëshmorëve të tjerë të zonës, kanë shkruar dhe gazetat lokale në Bronx, por edhe prestigjozja “NEW YORK POST” e cila në numrin e saj të 13 korrikut 2014, botoi artikullin e gazetarit Patrick Rocchio me titull”Doctor pushes Albanian museum”. Artikulli shoqërohet nga dy fotografi, një e dëshmorit të lirisë Vezir Ademaj dhe tjetra e dr. Hasan Ademaj. Muzeu në Sheremetaj do të jetë një qendër edukimi për nxënësit e shkollave dhe brezave të tërë me historinë, qëndresën e shekullore të shqiptarëve gjatë pushtimeve dhe vecanërisht në luftën finale, atë për clirimin e plotë të Kosovës, ku dëshmori Vezir Ademaj hipotekoi jetën e vet në moshë fare të re.(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip GrecaSHTYPI AMERIKAN SHKRUAN PËR DËSHMORIN E KOSOVËS, hasan Ademaj, New York Post, Vezir Ademaj

Nga Nju Jorku ; duke punuar në ngritjen e një muzeu në Kosovë – për vëllain e tij të martirizuar

August 14, 2014 by dgreca

Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonëështë duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij/
Nga BEQIR SINA, New York/
BRONX NJU JORK : Me rastin e rënjes së tij – 16 vjetorin dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anetari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj
Ndërkohë, që dy gazetat më të mëdha të Nju Jorkut, NY Daily News dhe New York Post, në një shkrim të Patrick Rocchio, kujtuan me anë të një shkrimi 16 vjetorin e rënjes së dëshmorit të Kosovës Vezir Ademaj.
Në shkrimin e gazetarit amerikan Rocchio, thuhet se : Dr Hasan Ademaj, një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, tani është duke krijuar një muze dhememorial në qytetin e vendlidnjes së tij në Kosovë, ku vëllai i tij Vezir Ademaj – pati organizuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, së tij – rezistencën ndaj pushtimin serb – duke e paguar për atë me jetën e tij në 25 korrik,1998.
Ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës dhe është shpallur dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës.
Veziri, ishte një kampion i kick-boks në Europë, para se të kthehej në Kosovë nga Zvicra për të luftuar forcat pushtuese serbe të Sllobodan Millosheviqit, thotë Dr Ademaj vëllai i dëshmorit, për gazetën njujorkeze NY Post.
Dhe, shoti se Millosheviqi, u akuzua për krime lufte të lidhura me gjenocid . Por, mbeti pa u dënuar mbasi ai vdiq në një nga qelitë e burgut të Hagës. Ushtria serbe, në atë kohë kur u vra Veziri, kishte pushtuar Kosovën, dhe po kryente një spastrim etnik në Kosovë, ndaj popullsisë shqiptare.
Kështu, tregon për NY Post, Dr. Hasan Ademaj duke shtuar se :”Muzeu, është vendosura në – një nga dhomat e shtëpisë së Ademajve – një shtëpi e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe e rindërtuar pas shkatërrimeve- Kjo, ndërtesë shpjegon ai njihet si “Kulla” e ndërtuar me muret shumë të trashë dhe dritaret të vogla dhe është përdorur në kohra, si mjet fortifikimi kundër pushtimit. Ajo u për herë të fundit u dogj nga lufta në Kosovë – ku ushtria serbë ishtevendosur në lokalitetin Sheremetaj – Kosovë”.
Gazetari sqaron se Kullat në Kosovë, kanë një histori të gjatë, të përdorura nga vendasit si fortifikime kundër pushtimeve të ndryshme, që duket se kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së gjithë Kosovës.
Lidhur më ngritjen e muzeut, në shtëpinë e tij – dhe të busteve në oborrin e shkollës së Sheremetaj ku Vezir Ademaj ka jetuar, Dr. Ademaj tregon për NY Post, se : “Kjo është një e mirë për historinë dhe për një brez të ri – për tëditur se çfarë ka ndodhur në atë periudhë,” tha Dr Ademaj, i cili është takuar me udhëheqësit lokal për të diskutuar çështje që lidhen me museumin dhe shtonë se “Vëllai im ka qenë patriot, megjithse jetonte në Zvicër dheai shkoi në Kosovë, për të mbrojtur popullsinë shqiptare.”
Dr Ademaj sqaronë se në projektin e tij i cili ka marrë udhë të dy qeveritë ajo e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë po e mbështesin krijimin e muzeut, edhe nga anëtarët e tjerë të familjes dhe pushteti lokal.
Kurse, duke folur rreth këtij museu presidenti dhe themeluesi i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane me bazë në Bronx zoti Esad Rizai, e ka quajtur dëshmorin e Kosovës Vezir Ademajn si të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës – një frymëzim për të gjithë brezat.
“Krijimi i këtij muzeu – do të thotë shumë, sepse njeriu si ai është një frymëzim edhe për komunitetin tonë,” thotë Rizai për NY Post duke shtuar se: “Ai frymëzon njerëzit dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e historisëshqiptare, dhe njerëz si ai janë nga ata që na japin krenari shqiptare.”
Rizai, ka thënë se vëllai i dr Hasanit, si mijëra dëshmorët e lirisë ka sakrifikuar për të gjithë popullit shqiptar, gjithë kombin në traditën tonë shqiptare, tek kombi i tyre, vendi i tyre dhe “Besa” – një kod nderi i çdo shqiptari.
Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, hasan Ademaj, Vezir Ademaj-deshmor

DEPUTETJA E PARLAMENTIT TË KOSOVËS VIZITOI VATRËN

October 16, 2013 by dgreca

Të mërkurën me 16 tetor 2013,deputetja e Parlamentit të Kosovës Teuta Haxhiu, e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  së bashku me bashkëshortin, vizituan Shtëpinë e Vatrës. Deputetja Haxhiu u prit nga editori i Gazetës DIELLI, Dalip Greca. Në takim mori pjesë edhe biznesmeni i njohur, anëtar i Këshillit të Vatrës  z, Rrustem Gecaj si dhe dr. Hasan Ademaj, anëtar i Këshillit të Vatrës.

Deputetja Teuta Haxhiu tha se nuk mund të kthehej në Kosovë pa vizituar Shtëpinë e Vatrës Shqiptare, emrin e së cilës e kishte mësuar që në bangat e shkollës. Vatra, tha ajo,ma bëri një nder, kur më ftoi me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj në prillin e vitit të shkuar, por  atë kohë veprimtaria ime parlamentare nuk më lejoi që të isha këtu dhe të festoja bashkë me vatranët. Është një arsye më shumë kjo që më nxiti që të vizitoj Shtëpinë e Vatranëve dhe t’i shpreh falenderimet e mia si deputete e Kosovës për çfarë ka bërë  dhe bënë Vatra dhe vatranët për Kombin shqiptar.

Editori i Gazetës Dielli, u tregoi mysafirëve rrugën 101 vjeçare që ka përshkuar Vatra dhe rrugën 104 vjeçare që ka përshkuar gazeta e saj Dielli, më e vjetra gazetë e shqiptarëve në botim. Deputetja u ndal gjatë para dy fotografive, asaj të 4 korrikut 1918, ku Fan S Noli, në emër të Vatrës shqiptare , së bashku me udhëheqësit e shoqatave më të njohura të Kombeve në SHBA, u takua me Presidentin Wilson, i cili i premtoi Peshkop Nolit se do ta shpëtonte Shqipërinë; fotografia tjetër, ku u ndal deputetja ishte ajo e përfaqësuesëve të diasporës shqiptare me presidentin Clinton dhe shtabin e mbrojtjes dhe Sigurisë para bombardimit të Kosovës.

-Është fat për ne , tha ajo, që Amerikën e kemi pasë dhe e kemi në krah në çastet më të vështira të egzistencës tonë kombëtare.

Më pas, përmes vizitës në ekspozitën “100 vitet e Vatrës në shërbim të Kombit”, deputetja dhe mysafirët që e shoqëronin, u njohën me rrugën që ka përshkuar Vatra, që nga themelimi i saj më 28 Prill 1912 e deri në 100 vjetorin e festuar me madhështi nga shqiptarët e Amerikës dhe përfaqësues nga të gjitha trojet etnike, në praninë edhe të udhëheqësve fetarë të të gjithë besimeve, nga vendlindja dhe diaspora. Editori tregoi dokumentetet origjinale të dy fushatave të mëdha që ka bërë Vatra në shërbim të Kombit, atë që nisi me 3 qershorit 1917, ku u mblodhën 150 mijë dollarë , dhe atë të Huasë Kombëtare të 1920-23, ku Vatranët dhuruan të gjitha kursimet e tyre dhe mbushën arkën e boshatisur të Qeverisë që kishte dalë nga Kongresi i Lushnjës. Të gjithë emrat e dhuruesëve  të rreth 200 mijë dollarëve, ruhen në arkivin e Vatrës.

Vatra krenohet edhe me Bandën e saj muzikore dhe 200 Trupat vullnetare që shkuan nga Amerika në Shqipëri për të mbrojtur kufijtë jugorë të Shqipërisë dhe për të marrë pjesë në Luftën e Vlorës.

Në Bibliotekën e Vatrës, deputetja Teuta Haxhiu u njoh me librat origjinal të Im Zot Nolit, të Faik Konicës dhe me fondin e pasur të letërsisë artistike dhe asaj dokumentare.

Në arkivin e Vatrës, deputetja u njoh me eksponate, ditare, libra-protokolli, formularë, regjistra, që nga viti 1910 dokumente të Shqoërisë Besa-Besën, si dhe dokumente origjinale të themelimit të Vatrës, 1912.

Pas vizitës deputetja Haxhiu i la mbresat e saj me shkrim në librin e Vatrës. Ndër të tjera ajo shkroi se ndjehej e privilegjuar që i ishte dhënë mundësia që të vizitonte Shtëpinë e Vatrës. Unë kam mendimin, shkroi deputetja, se ky është një thesar i çmuar i historisë sonë Kombëtare, të cilin duhet ta vizitojnë dhe ta prekin të gjithë shqiptarët që vijnë në Amerikë. Këtu pashë fotografi të para 100 viteve, dokumente 100 vjeçare, që janë ruajtur mjaft mirë. Përgëzime vatranëve për çfarë kanë bërë dhe bëjnë për Kombin!(Dielli)

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, Deputetja teuta Haxhiu, hasan Ademaj, Rrustem Gecaj, Vatra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT