• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQERI E OKUPUAR NGA PUSHTETI I HASHIMIT

April 2, 2014 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/Gjashtë vite pas pavarësisë së Kosovës, vendin po e gjen totalisht të okupuar si shoqëri nga klanet mafioze, të zhytura në kriminalitet, shpërlarje parash, korrupsion, nepotizëm, dhe me intenca të okupimit me çdo kusht të institucioneve më vitale shtetërore. Defenitivisht që pas marrjes së pushtetit nga Hashim Thaçi më 2007 kemi degradim enorm pothujase në çdo pore të jetës. Kjo strukturë qeverisëse okupoi institucionet më profitabile dhe më të rëndësishme të shtetit, si: PTK-në, Aeroportin, Universitetet Publike, policinë, gjykatat, prokuroritë, ministritë, ndërrmarrjet publike, RTK-në, bizneset, parregullësi të mëdha me tenderët dhe me qindra-mijëra abuzime të tjera.

Veriu i Kosovës vazhdon akoma të mbetet nën duart e kriminelëve serb të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.

Kosova për të dalur nga kjo gjendje e rëndë në të cilën gjindet tash – kuptohet me Qeveri të ndershme dhe me intelektualë të mirëfilltë, dhe jo me çobanë dhe analfabetë që sot fatkeqësisht po e udhëheqin Kosovën – duhet të veprojë kështu! Shtrohet pyetja se si të dilet nga kjo situatë?!!!

Çdo njëri prej nesh tash e 15 vite i bëjmë vazhdimisht pyetjes vetes pse jemi katandisur kaq keq, pse jemi në këtë gjendje të rëndë. Fare e thjeshtë, derisa udhëhiqemi nga kjo klasë e qelbur politike, e konsumuar, nga këta analfabetë, si mund të ndryshojë gjendja në të cilën ndodhemi?! Kosova për të dalë nga kjo gjendje e rëndë në të cilën ndodhet, duhet të udhëhiqet nga intelektualët e rinjë dhe të ndershëm, të përgjegjshëm dhe që kanë vizion për të çuar vendin përpara.

Në Kosovë ka intelektualë të mirëfilltë që janë të dijshëm, të rinjë, të ndershëm, të përgjegjshëm, të guximshëm, vizionarë, me programe kombëtare dhe ekonomike-shoqërore që do të mund, jo vetëm ta ndalin këtë teposhtëze, po të fillojnë ta ngirisin Kosovën për një kohë jo shumë të gjatë.

Duhet të fillojmë nga vetja, secili nga ne.

Duhet të fillojmë të kuptojmë se shteti ka ligje!

Duhet të kuptojmë se ligjet duhet të respektohen!

Duhet të kuptojmë se të gjithë qytetarët kanë të drejta, por edhe detyra dhe përgjegjësi!

Pra, na duhet një vetëdijësim.

Kosova nuk ka nevojë për njerëz të konsumuar, kur ka intelektualë të rinjë e energjikë, por politika e vjetër nuk iu ka dhënë hapësirë për t’u dëshmuar.

Kosova nuk ka nevojë për politikanë analfabetë, kur ka njerëz të mençur që e çojnë vendin përpara.

Kosova nuk ka nevojë për politikanë kriminelë dhe të korruptuar, kur ka njerëz të ndershëm.

Një shkrepsë e harxhuar nuk të ndihmon ta ndezësh zjarrin!

Ka ardhur koha që Kosova të udhëhiqet nga intelektualët e rinjë dhe të ndershëm.

Duhet t’u ipet rasti intelektualëve të mirëfilltë, të rinjëve vizionarë, njerëzve të ndershëm, të përgjegjshëm, përndryshe na mori lumi! (Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i ”Nismës për Kosovën”)

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Hashim Thaci, opinion, shoqeria kosovare

Hashim Thaçi në pritjen vjetore të Presidentit Obama

September 25, 2013 by dgreca

Nju Jork, 25 shtator 2013 – Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama.Sipas kabinetit të kryeministrit Thaçi, gjatë kësaj pritjeje, Thaçi shkurtazi e ka njoftuar Presidentin amerikan me të arriturat e shtetit të Kosovës pas pavarësisë dhe ka prezantuar vizionin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur në plotëni agjendën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.Kryeministri Thaçi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, e ka falënderuar Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, duke filluar nga procesi i çlirimit dhe i pavarësisë së Kosovës, dhe tani në procesin e integrimit në BE dhe në NATO.Sipas kabinetit, Presidenti Obama e ka vlerësuar lidershipin e kryeministrit Thaçi në kuadër të procesit të shtetndërtimit të Kosovës dhe ka theksuar rolin e tij konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Hashim Thaci, Presidenti Obama

Thaçi e Daçiq zotohen para OKB-se për zbatimin e marrëveshjes

June 14, 2013 by dgreca

Në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua të premten me 14 prill në Nju Jork, është vlerësuar lart marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.
Ajo është cilësuar si historike nga të dy kryeministrat, derisa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, por edhe ambasadorët e vendeve anëtare të KS-së, kanë bërë thirrje për zbatimin sa më të shpejtë të saj.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja konfirmon dhe ruan sistemin unik dhe legal të Kosovës, si autoritet të vetëm legal në vend.
Ai, gjithashtu, ka potencuar se marrëveshja mbron të gjitha komunitetet, duke iu ofruar atyre siguri fizike dhe humane.
Ndërkaq, kryeministri serb, Ivica Daçiq, në këtë seancë ka thënë se Serbia është e vendosur që t’i vërë pikë së kaluarës, e cila siç është shprehur ai, nuk mund të ndryshohet.
Daçiq ka theksuar se marrëveshja e prillit, është e para e këtij lloji e arritur ndërmjet dy palëve dhe se në të ardhmen, sipas tij, do të bisedohet për kthimin e personave të zhvendosur dhe pronës.
Kryeministri serb është shprehur se të gjitha raundet e negociatave janë zhvilluar pa paragjykim ndaj çështjes së statusit të Kosovës, duke shtuar se Serbia ka treguar gatishmërinë e saj për të shkuar përtej gjendjes së tanishme.
Ndërkohë, pasi e ka vlerësuar si sukses historik marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ban Ki-Moon ka ftuar të dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes.
“Ajo është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka deklaruar Ban Ki Moon.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç e hapi fjalimin duke thënë se gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës është sipas tij mjaft e brishtë. Ai foli për incidente të shpeshta, për të cilat tha se janë shtuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Duke folur për dialogun me Kosovën, zoti Daçiç tha se vendi i tij ka investuar përpjekje të konsiderueshme dhe ka treguar elasticitet të madh. Ai tha se Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga besimi i fortë se negociatat mund të sjellin një zgjidhje pranueshme për të gjithë.

Kryeministri Daçiç tha se Serbia ka shpresa të mëdha nga takimet e ardhshme të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Serbia, tha ai, e shikon shumë të rëndësishme që, ajo që është arritur, të vihet në praktikë duke pasqyruar vullnetin dhe synimet e negociatorëve. Statusi i serbëve në Kosovë, tha zoti Daçiç, duhet të përcaktohet qartë.

Kryeministri i Serbisë tha se procesi i kthimit të personave të zhvendosur në Kosovë ka qenë shumë i ngadaltë dhe i vështirë. Të kthyerit po mbështeten më shumë me fjalë sesa me vepra, tha ai.

Procesi i kthimeve, tha zoti Daçiç, është bërë më i vështirë nga fakti se sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë ka mangësi serioze dhe nuk ka qenë në gjendje të sigurojë mbrojtjen e duhur në veçanti të pakicave.

Zoti Daçiç bëri thirrje që mandati i UNMIK-ut në Kosovë të mbetet i pandryshuar. Roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës në rajon është i pazëvendësueshëm, tha zoti Daçiç.

Kryeministri serb u ankua se zyrtarëve dhe figurave të njohura publike të Republikës së Serbisë vazhdohet t’u mohohet hyrja dhe qëndrimi në Kosovë.

Zoti Daçiç tha në mbyllje se megjithë këto probleme, nuk ka dyshim se në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës është arritur përparim historik. Serbia, tha ai, është e vendosur t’ia lërë të kaluarën së kaluarës. Ajo që mund të bëjmë ne, theksoi Kryeministri Daçiç, është t’i japim formë të tashmes dhe të ardhmes.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Hashim Thaçi i bëri një paraqitje të hollësishme marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, të cilën ai e quajti një moment vendimtar dhe historik.

Ai tha se vendi i tij vazhdimisht ka treguar mbështetje për dialogun politik me Serbinë. Edhe qytetarët, tha kryeministri Thaçi, kanë shprehur shpresën se marrëveshja do t’i shërbejë paqes dhe qëndrueshmërisë.

Zoti Thaçi përgëzoi edhe homologun e tij, kryeministrin serb, Daçiç për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.

Kryeministri Thaçi tha se marrëveshja Kosovë-Serbi ka një rëndësi përtej Ballkanit Perëndimor. Kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, tha ai, është zbatimi në praktikë i marrëveshjes.Kryeministri i Kosovës tha se qeveria e tij do të jetë e angazhuar për zbatimin por kërkoi nga Serbia që të jetë gjithashtu e angazhuar dhe të bindë serbët në veriun e Kosovës ta pranojnë marrëveshjen. Ai tha se zbatimi është thelbësor sidomos për serbët në veri të Kosovës. Zoti Thaçi tha se zbatimi në kohë i marrëveshjes ka rëndësi të madhe për të eliminuar aktivitetin kriminal në veri.Duke folur për çështjet e sigurisë, zoti Thaçi tha se policia e Kosovës ka bërë përpjekjet për të shtuar sigurinë për kishat serbe dhe objektet e tjera fetare dhe kulturore.Kryeministri Thaçi tha se integrimi në Bashkimin Evropian është përparësi shtetërore e vendit të tij. Ai tha se Kosova është në rrugën e duhur për të hapur negiociatat e marrëveshjes së asocim – stabilizimit me BE-në këtë vit dhe për të nënshkruar marrëveshjen e liberalizimit të vizave.Në fund, kryeministri Thaçi theksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel duhet ta shtyjë Këshillin e Sigurimit të shqyrtojë miratimin e një rezolute të re për t’i dhënë fund misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë.
Në emër të Shteteve të Bashkuara, Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice i inkurajoi të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen e arritur dhe që t’ua shpjegojnë qytetarëve të të dyja vendeve.
Zonja Rice tha se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia po japin një shembull bashkëpunimi në rajon. Ajo vlerësoi përparimin e Kosovës në vendosjen e shtetit ligjor.(Kortezi RFL & VOA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Hashim Thaci, Ivica Dacic, marreveshja, OKB

Iowa binjakëzohet me Republikën e Kosovës

June 13, 2013 by dgreca

Në kryeqytetin e Iowa-s, Des Moines, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u prit me nderime të larta në selinë e qeverisë, State Capitol, nga guvernatori i Iowa-s, Terry E. Branstad, nga senatorët e Iowa-s, Daryl Beall, Rita Hart, nga përfaqësues të shtetit: Dan Kelley, Deborah Berry dhe Mark Lofgren, si dhe nga përfaqësues të kulturës e të biznesit./

Nga Beqir Sina/
Fillimisht kryeministrin Thaçi e pritën senatorët dhe përfaqësuesit e shtetit të Iowa-s, duke e njoftuar me të arriturat e këtij shteti dhe lidhur me bashkëpunimin midis Iowa-s dhe Kosovës. Kryeministri Thaçi u prit më pasë nga guvernatori Terry Branstad, i cili shprehu kënaqësinë për praninë e kryeministrit të Kosovës në shtetin e Iowa-s.

Governatori i Iowas Terry Branstad dhe E. Lt Governator Kim Reynolds, i kane uruar mirëseardhjen sot të nderuarit Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, në Iowa gjatë një takimi formal në zyrën e guvernatorit në Kapitolit të Iowas, thuhet në deklaratën që ka lëshuar sot për shtypin amerikan kjo zyrë.
Gjatë takimit, qeveritari numër një i Iowas, nën/guvernatori dhe Kryeministri Thaçi diskutuan bashkëpunimin dhe partneritetin mes Iowas dhe Kosovës, e cila thanë ata e filloi lidhjen e saj në mënyrë joformale nëpërmjet dërgimit në Kosovë të më shumë se 700 ushtarëve të Gardës Kombëtare të Iowas, të cilët kanë shërbyer në misionet paqeruajtëse atje që nga viti 2003. Më pasë lidhjet e mira mes dy shteteve, u tha se kan evoluar duke u kthyer në marrëdhënie formale nëpërmjet Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP), duke filluar në mars të vitit 2011.
SPP, nëpërmjetë bashkëpunimit të saj në mes të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Gardës Kombëtare, dhe forcat kombëtare të shteteve të veçanta ‘Gardës Kombëtare në SHBA, mundëson shtete partnere të përjetojnë gjerësinë e plotë të aftësive të SHBA, të tilla si duke ndihmuar në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe ekonomitë e tregut të hapur , përmirësoin ndërveprimet ushtarake, si dhe nxit stabilitetin politik dhe ekonomik, ne ato vende.
Garda Kombëtare e Iowas dhe shteti i Iowas, janë duke sjellë në Kosovë nëpërmjet parimit “Whole of Iowa, Whole of Kosovo”, qasjen e saj në Kosovë, për të forcuar këtë demokraci të re dhe për të krijuar një Kosovë të përparuar dhe të sigurt duke ndarë idetë, strategjitë, dhe burimet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetin publik, dhe të sigurisë, thuhet në deklartë.
Guvernatori i Iowas dhe dhe Kryeministri i Kosovës gjithashtu ranë dakord për të rregulluar për një marrëdhënie formale shtetërore, duke nënshkruar binjakëzimin midis shtetit të Iowas dhe Republikës së Kosovës.
Goverantori Branstad, ka deklaruar se ai do të udhëtojë për në Kosovë në fillim të korrikut për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen shtetërore të binjakëzimit, Republikën e Kosovës. e cila thuhet në dekleratë se është e nënta për shtetin Iowas. Përveç takimeve të tij në Republikën e Kosovës, guvernatori i Iowas, zoti Branstand, gjithashtu do të marri pjesë në ngjarje dhe takime afariste në rajonin Veneto e Italisë, e cila është një si motër aktuale e shtetit Iowa. Ndërsa në rajon, guvernatori gjithashtu do të ndjekë disa forume të biznesit organizuar nga Autoriteti i Zhvillimit Ekonomik të Iowas në Gjermani dhe Zvicër.
Governatori i Iowas Terry Branstad thotë në dekleratën zyrtare e cila është publikuar në faqen e internetiti të qeverisë s Iowas, se: ” Shumë prej Iowasve, kanë shërbyer me përpjekjet paqeruajtëse në Kosovë dhe është shumë e përshtatshëm për Iowan për të bërë një marrveshje zyrtare të binjakëzimit me një shtet si Kosova për të rritur partneritetin tonë në fushat e bujqësisë, zhvillimit ekonomik, shëndeti publik dhe arsimi”, tha Branstad. Andaj shoti ai “Fokusi i udhëtimit tonë në Kosovë dhe në rajon Evropian do të jetë për të nxitur Iowan dhe shtetet që jemi binjakëzuar në partneritet dhe për të promovuar eksportet tona, ndërsa kemi për të eksploruar opsionet për kompanitë e interesuara në ndërtimin e objekteve, këtu në shtetin tonë.”
Ndërsa, në dekleratë mësohet se E. Lt Governator Kim Reynolds,numëri 2 i qeverisë së Iowas, është shprehur mjaft i kënaqur me këto takime me personalitetet e larta nga Republika e Kosovës. “Ky është një nder, thotë Reynolds, të pranojmë vizita nga udhëheqësit e Kosovës, si ai me Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga vitin e kaluar dhe tani Kryeministri Thaçi. Ne jemi po aq krenar për të punuar me secilat nga këto shtete (187 vende) nga të cilat Iowa aktualisht eksporton prodhimet e saj dhe është rritur vlera e shtuar e produkteve të Agro-industrisë. Kjo është një mundësi e madhe që ndihmojm për të rritur eksportet e Iowas dhe të krijojë më shumë vende pune këtu në Iowa, “tha Reynolds.

Kryeministri Thaçi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Kosovën e mbështetën në mënyrë të veçantë që nga procesi i rënies së komunizmit, duke çmuar kontributin e të gjithë presidentëve amerikanë.
Kosova është vend me fat që ka një shtet mik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha mes tjerash kryeministri Thaçi, dhe vlerësoi lart kontributin e shtetit të Iowa-s që në mënyrë të veçantë po ndihmon Kosovën, veçanërisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Thaçi kërkoi që fusha e bashkëpunimit të thellohet edhe në edukim, siguri agrikulturë dhe sektorë të tjerë. \”Kosova ka nevojë për përvojën tuaj\”, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi bëri një rikapitulim të marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Kosovës, duke theksuar faktin që SHBA-të e kanë përkrahur Kosovën në momentet më të vështira historike, në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Guvernatori Branstad e siguroi kryeministrin Thaçi për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Partneriteti dhe bashkëpunimi midis Kosovës dhe Iowa- do të thellohet me rastin e vizitës së guvernatorit Branstad brenda një periudhe të shkurtër në Kosovë.
Kryeministri Thaçi vizitoi edhe kompaninë e fuqishme të industrisë ushqimore KEMIN dhe nga drejtuesit e saj u njoh me kapacitetet dhe cilësinë e punës së saj.
Në fund të vizitës, kryeministri Thaçi vizitoi bazën e forcave ajrore të Des Moines

 

Filed Under: Kronike Tagged With: binakezohen, Hashim Thaci, Iowa dhe Kosova

RIZGJEDHJA UNANIME E THAÇIT DHE DEMOKRACIA E KOMPROMENTUAR SHQIPTARE

January 27, 2013 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

Ndodhi ajo që dihej, natyrisht që edhe pritej: Kryeministri Hashim Thaçi u rizgjodh në krye të Partisë së vet që qeveris vendin”nga fitorja në fitore” dhe përgatitet që të marrëdhe një mandate plus në zgjedhjet e ardhshme. U votbesua me 718 vota nga 719 delegatë votues. Duartrokitjet dhe ovacionet ushtuan gjatë. Pati guxim vetëm një “armik” ta kundërshtojë kandidaturën e tij, që nuk dha votën “pro” dhe për rrjedhojë nuk i rrahu shuplakat. Gjithçka pritej nga ky manifestim i unitetit solid të demokratëve të Kosovës. Por çfarë nuk pritej nga Konventa e Partisë së Thaçit dhe vetë kryministri Kryetar? Që kryeministri-Kryetar , i Qeverisë dhe Partisë, të mos kandidonte i vetmuar, por së paku  formalisht ta kishte një oponent përballë. Gjë që mungoi në Konventën e Demokratëve të Kosovës, si në shumë parti simotra të shqiptarëve.

Çfarë nuk pritej tjetër nga farsa demokratike e nga unanimitetit e uniteti i radhëve të ngjeshura të Partisë së Thaçit? Pritej që sëpaku statistika të kishte ca dhjetëra vota kundër, jo vetëm një! Shumë e habitshme kjo vota kundër. Vetëm njëri paska qenë opozitar i Thaçit apo bartës i mendimit ndryshe?

Si ka mundësi që të mos kishte më shumë vota kundër kryetarit-kryeministër?  E dyshimtë kjo statistikë për ta besuar si të vërtetë edhe për shkak të zhvillimeve më të fundit në këtë Parti, ku uniteti nuk ka qenë aq solid sa ç’pretendohet, përkundrazi pas oponencës së kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe arrestimit të numrit 2 të Partisë, Fatmir Limaj. Vërtetë që munguan në Konventë kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i Partisë dhe nënkryetari i burgosur, Ish ministri Fatmir Limaj,po mbështetësit e tyre, ku ishin?  Pikërisht që këtu lind dyshimi: A nuk kishte në Konventë përkrahës të dy figurave qendrore që kanë lidhje edhe me kontributin në Luftë? Edhe ata paskan votuar për Thaçin kryetar? Duhet të pranojmë një nga dy opsionet, ose ata janë shmangur që në përzgjedhjen e delegatëve dhe nuk kanë qenë fare në sallë ose demokracia e brendshme e Partisë me emër demokratik, është në pikë të hallit. Çfarë do t’i kishin bërë imazhit të Thaçit ta zemë 50 apo 100 vota kundër ? Natyrisht asgjë, ai prapë do të ishte në krye të Partisë dhe prapë në krye të Qeverisë, po ai do të qëndronte.

Nëse sëmundja e trashëguar nga Shqipëria e kohës së diktaturës, fitoret me 99, 99, 99  përqind e votave, do të ishte vetëm për Partinë e Thaçit, nuk do t’ia vlente fare që të ndaleshim dhe të analizonim përciptazi fitoren e pritur me një votë kundër të Hashim Thaçit, por fatkeqsisht të gjitha partitë shqiptare vuajnë nga i njëjti sindrom: Pushteti i Njëshit dhe kompromentimi i demokracisë së vërtetë. Gati në të gjitha Partitë shqiptare, çuditërisht edhe në ato të opozitës, edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme, votohet vetëm me një kandidaturë, edhe aty ku vihet një bedel përballë, fallsiteti lexohet që larg; bedeli bën tifo për Njëshin, jep shenja hapur të votojnë për Njëshin, madje voton edhe vetë për Njëshin. As kjo demokraci formale nuk i hyn në punë kujt. Kandidatura oponente nuk mund të përfaqësojë vetëm individin-kandidaturë kundër,  duhet së paku që të përfaqësojë një grupim, a frakson, që mendon ndryshe, por është brenda programit të Partisë, ndryshe ai do të duket si dele e zezë brenda tufës me dele të bardha.

Problem tjetër që e kompromenton demokracinë fluide të shqiptarëve është votimi i hapur, në shesh të burrave dhe grave, në sy të të gjithëve, në sy të kryetarit Njësh. Thaçi në rastin konkret, formalisht ka propozuar në Konventë për votim të hapur, por masa nuk e paska lënë që të rrezikohej personaliteti i Njëshit, ata e kundërshtuan vullnetin e Komandantit-kryetar në mënyrë demokratike! Dhe votuan si burrat, hapur në sy të Njëshit! Po kush e pengon kryetarin që të propozojë, ta votojë dhe më pas ta vendos me rregulla në Statutin e Partisë që votimi për kryetarin të jetë i fshehtë?

Partitë shqiptare, kudo ku e ushtrojnë aktivitetin, është e mira që të çlirohen nga imponimi i unanimitetit, t’i vënë gardh përjetësimit të Njëshit dhe të aplikojnë parimet e demokracisë reale, të krijonë kushte për konkurim vlerash të individëve. Mendimi ndryshe Partisë është vlerë demokratike sepse çliron ide e energji brenda partisë, krijon alternativa brenda partisë dhe i bën më luftarakë ata që udhëheqin. Që të realizohet kjo kërkesë e demokracisë brenda Partive shqiptare duhet të lejohen, Jo vetëm me statut, por edhe në praktikë fraksionet që mbartin ide e mendime ndryshe nga Njëshi. Alternativat brenda Partisë, fraksionet nuk e dobësojnë Partinë, përkundrazi i japin më shumë hapësirë debatit dhe demokratizojnë vetë Partinë, kufizojnë servilizmin dhe nepotizmin. Shembullin që ofron demokracia amerikane, në garat elektorale, ku fillimisht zhvillohet gara mes vetë demokratëve në një anë dhe republikanëve nga ana tjetër e më pas përballen dy ekipet, ia vlen që të aplikohet. Në Kosovë dhe Shqipëri kandidatët imponohen nga përzgjedhja e Partive, të cilat ua çojnë peshqesh qendrës, në vend që gara të nisi nga baza përmes konkurimit të individëve.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, demokracia e rerzikuar, Hashim Thaci, kryeministri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT