• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA, mbështetje të gjithmbarshme për Kosovën

October 25, 2017 by dgreca

-Hoyt Brian Yee: Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të SHBA-së/

1 Thaci Hoy Lee-Presidenti Thaçi priti në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee/

-Diplomati i lartë amerikan  zhvillon takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë/

PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroazi, Hoyt Brian Yee, tha sot në Prishtinë se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.“Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të SHBA-së”, u shpreh  Yee, në takim me Presidentin Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe zëvendës ndihmës Sekretari Yee kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, rolin e SHBA-së në rajon, perspektivën euroatlantike të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se vazhdimi i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën dhe rajonin mbetet çelës për paqe e stabilitet të qëndrueshëm.“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjithë sektorët e jetës në Kosovë”, ka shtuar presidenti.Presidenti ka njoftuar zëvendës ndihmës Sekretarin Yee për sukseset më të fundit të Kosovës, zgjedhjet komunale dhe betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti jo shumicë.“Zgjedhjet komunale janë një dëshmi tjetër e pjekurisë politike të Kosovës, ndërsa dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap i madh drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe konsolidimit të integritetit shtetëror të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Duke folur për prioritetet e Kosovës, presidenti Thaçi u shpreh se përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe transformimi i FSK-së mbesin prioritete konkrete, pa lënë anash prioritetet e përhershme që janë ekonomia dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Në këtë takim është biseduar edhe për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku u vlerësua se Kosova është lider në rajon në luftimin e terrorizmit.Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee,zhvillon takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee

1 veseli HoyKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe E/uro-aziatike, Hoyt Brian Yee.Në këtë takim është biseduar për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e shumë proceseve në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal.Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi po vazhdon të kryejë obligimet kushtetuese dhe në të ardhmen do të intensifikojë punën e vet në shtyrjen përpara të shumë vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.Ai falënderoi zotin Yee për fokusin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë treguar vazhdimisht për Kosovën.Nga ana e tij, Zëvendësndihmës Sekretari Hoyt Brian Yee theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës evropiane për vendin dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e detyrave që ka.

KOSOVA, RRUGË TË HAPUR EVROPIANE

25 10 2017-ZKM (9)

-Yee-Haradinaj: Rruga e integrimeve evropiane për Kosovën dhe për vendet e rajonit është e hapur/

-Kryeministri Haradinaj priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee-

PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, në takim me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj,  tha se rruga e integrimeve evropiane për Kosovën dhe për vendet e rajonit është e hapur dhe inkurajoi institucionet e vendit që të angazhohen në thellimin e reformave të brendshme, në fushën e sundimit të ligjit dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik.

Në një bisedë të përzemërt dhe miqësore, thekson njoftimi i dërguar, kryeministri Haradinaj vlerësoi lart përkrahjen e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe tha se roli i vazhdueshëm i SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë është jetik.
Kryeministri Haradinaj tha se ruajtja dhe kultivimi si dhe thellimi i marrëdhënieve të miqësisë së përhershme me SHBA-në për Kosovën është i një rëndësie të veçantë.Ai e njoftoi Hoyt Brian Yee me zhvillimet në Kosovë dhe dinamikën e përcaktuar në çështjet e brendshme, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve në procesin e integrimeve euro-atlantike.Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj evropiane dhe po punon me intensitet në reformat e brendshme për të përmbushur obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, me qëllim të përafrimit të vendit me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.Ai tha se Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe ajo po kultivon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë, me të cilën zhvillon dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare dhe theksoi nevojën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit përmes anëtarësimit në OKB, BE dhe në NATO.Njoftimi dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë bën të ditur edhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Hoyt Brian Yee e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën.Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, gjatë ditës zhvilloi takime edhe me e Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe me përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Me SHBA, Kosova miqësi të përhershme/

-Kryetari i LDK, Mustafa u takua me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee/

2 Mustafa Hoyet

PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit të SHBA-ve për çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee.Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë, për rrugën integruese euroatlantike të Kosovës dhe proceset tjera të rëndësishme.Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin, partneritetin strategjik dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të.Kryetari Mustafa, me këtë rast, vlerësoi rolin thelbësor të SHBA-ve në të gjitha të arriturat e deritashme dhe për avancimin e proceseve demokratizuese dhe zhvillimore në Kosovë dhe më gjerë në rajon.Kryeministri Mustafa, po ashtu, e njoftoi për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale dhe angazhimin e LDK-së për të mos lejuar shmangien e Kosovës nga binarët e zhvillimit të brendshëm, për forcimin e raporteve me fqinjët dhe aspektet tjera të avancimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.Kryetari Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan Yee, biseduan edhe për çështjet tjera me rëndësi vitale për Kosovën, të cilat do të avancohen me mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve, duke përfshirë liberalizimin e vizave, transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe forcimin e shtetit ligjor.Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Yee, shprehu pëkrahjen e mëtejshme të SHBA-së për Kosovën dhe të gjitha proceset e rëndësishme zhvillimore të saj, duke vlerësuar kontributin e LDK-së në këtë rrugë./b.j/

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Hoyt Brian Yee, takojne Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan, Thaci e Veseli

SHBA-KOSOVES: Tërhiq ligjin për FSK-në!

March 29, 2017 by dgreca

Hoyt Brian Yee thirrje qeverisë së Kosovës që të tërheq ligjin për FSK-në/1 Ndimes zv sek HoyZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta heqë ligjin për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një intervistë me Radio Televizionin e Kosovës, ai tha se procesi i këshillimeve për këto ndryshime nuk ka qenë i përshtatshëm. “Për këtë arsye po kërkojmë nga qeveria, nga kryetari i parlamentit dhe të tjerët të përfshirë në këtë nismë që ta tërheqin ligjin derisa procesi konsultativ, procesi i bashkërenditjes të bëhet në pajtim me udhërrëfyesin. Sërish, ne mbështesim qëllimin që Kosova eventualisht të ketë ushtrinë e saj. Ndjejmë se ky është proces normal për çdo vend sovran. Por, ka një mënyrë të duhur për ta bërë këtë. Dhe duhet të ketë konsultime. Këtë gjë dëshirojmë ta shohim ne”, tha ai.

Hoyt Brian Yee tha se ekziston udhërrëfyesi të cilin e kanë hartuar ShBA-të dhe aleatët e NATO-s me Kosovën se si kjo nismë duhet të ecë përpara.

“Këtu përfshihet përkrahja politike brenda Kosovës për një hap të tillë. Kjo nënkupton që duhet të konsultohen të gjitha partitë politike. Duhet të ketë një periudhë kohore gjatë të cilës ka debat ndërmjet palëve të interesuara dhe hisedarëve ashtu që shqetësimet të merren parasysh dhe që hapat e domosdoshëm brenda udhërrëfyesit të bëhen në transparencë të plotë pa asnjë fshehtësi. Nuk ka nevojë për fshehtësi në këtë çështje. Pikëpamja jonë është se transformimi duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese”.

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit qëndroi në një vizitë dyditëshe në Prishtinë, ku u takua me zyrtarët e institucioneve dhe përfaqësues të partive politike.

Përveç çështjes së shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai ka diskutuar me udhëheqësit e Kosovës edhe për çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi. Ai shfaqi besimin se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi është diçka që duhet të miratohet.

“Ne besojmë se zgjidhja e një çështjeje në mes të fqinjëve ka vlerë të madhe. Mendoj se është ndër qëllimet tona të rëndësishme në rajon për t’i parë shtetet fqinje duke arritur marrëveshje për t’i përmbyllur mospajtimet, për të treguar se nuk ka më probleme ndërmjet fqinjëve. Është me rëndësi për ne, si partner strategjik, është me rëndësi për Bashkimin Evropian, që ta dimë se nuk ka ndonjë çështje të mbetur ndërmjet fqinjëve. Pra, ne mendojmë se është ujdi e mirë. Shpresojmë shumë se Marrëveshja për shënimin e kufirit do të miratohet nga parlamenti. E mirëpresim faktin që Lista Serbe është kthyer dhe që ka dhënë shenja se është e gatshme ta përkrahë atë”, ka thënë zoti Yee.

Ai tha se vizita e në Kosovë kishte për qëllim rikonfirmimin e mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, për zhvillimin e vazhdueshëm të saj si shtet i pavarur e sovran dhe për zhvillimin e saj të vazhdueshëm si shtet i qëndrueshëm e demokratik dhe për t’i shqyrtuar përparësitë tona për Kosovën.

Filed Under: Komente Tagged With: Hoyt Brian Yee, per FSK, terhiqni Ligjin

Washington, Yee: Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet si shtet

February 2, 2017 by dgreca

1 Veseli Washington

-Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan, Hoyt Brian Yee/

WASHINGTON, 2 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta amerikane, sot në Washington ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.Njoftimi i dërguar thekson se, temë qëndrore e takimit ishin marrëdhëniet e afërta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dy vende mike, me raporte të veçanta bashkëpunimi.Zyrtari i lartë amerikan, Yee, ka thënë se Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet e saj si shtet, pasiqë, siç ka thënë ai, detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e saj.Kryeparlamentari Veseli u zotua se Republika e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe të vazhdojë konsolidimin e shtetësisë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Hoyt Brian Yee, Veseli, Washington, zv.Sekretarin amerikan

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT