Rëndohet bilanci i viktimave të tragjedisë në detin “Adriatik” ku tre ditë më parë trageti “Norman Atlantik” u përfshi nga flakët.
Dy marinarë shqitarë që punonin në rimorkiatorin privat “Iliria” humbën jetën paraditen e sotme teksa po ndihmonin në rimorkimin e tragetit “Norman Atlantik” pas evakumit të të gjithë personave në bord.
Bëhet fjalë për Petrit Jahaj, 59 vjeç dhe Edmond Iliaj, 57 vjeç.
Dy marinarët janë dëmtuar rëndë nga shkëputja e kavos që mbante të lidhur Norman Atlantic. Mësohet se njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetri gjeti vdekjen një orë më pas.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09: 30 minuta pak milje larg grykëderdhjes së Vjosës.
Dy shqiptarët ishin pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit privat “Iliria” i cili ishte kontaktuar nga pronarët e “Norman Atlantic” prej pasdites së djeshme.
Bilanci i tragjedise së “Norman Atlantic” shkon në 12.
Kolonel Ahmet Leka në një lidhje telefonike për Ora News duke konfirmuar vdekjen e dy marinarëve u shpreh se një tjetër rimorkiator do të bëjë shoqërimin e rimorkiatorit “Iliria” pas avarisë që ka pësuar për ta sjellë atë në brigjet e portit të Vlorës, së bashku me trupat pajetë të dy punonjësve shqiptarë.
Një rimorkiatore është nisur nga portet tona për të sjellë në breg rimorkiatorin “Iliria”,
Ndërsa në vendngjarje ndodhet dhe një rimorkiatore italiane me porosi të prokurorisë së Barit për të mbledhur provat dhe për të vën në sekuestro anijen.
Ndërkohë që Marina ushtarake italiane konfirmon përmes një postimi në Twitter se mjekët e saj u kishin shkuar për ti ardhur në ndihmë dy marinarëve civilë por ata kishin gjetur vdekjen
HUMBIN JETEN NE KANADA DY TE RINJ SHQIPTAR
Dy të rinj nga Kosova e kanë humbur jetën në një aksident trafiku, të enjten, në Hamilton të Kanadasë, raportojnë mediat e këtij vendi. Flamur Miftari nga Prishtina (21-vjeç) dhe Albunit Hiseni nga Gjilani (21-vjeç), humbën jetën në një aksident me makinën e tyre teksa po shkonin në fakultet. Motra e Albunitit, Albana ka rrëfyer për mediat kanadeze se dy 21-vjeçarët pritej të diplomonin për polic në prill në Kolegjin e Niagaras.
“Ai donte të bëhej polic. Ishte shumë i zgjuar”, ka thënë Albana, duke vënë në dukje se vëllai i saj u kujdes për prindërit e tyre dhe ëndërronte për të punuar në mbrojtje të shoqërisë. “Ai më tha: ‘unë do të jem një polic i mirë’”, ka shtuar motra e tashmë të ndjerit, Albunitit. Flamur Miftari dhe Albunit Hiseni ndërruan jetë kur makina e tyre u godit nga një kamion në një përplasje të tri automjeteve në rrugën regjionale në mesditën e së enjtes. Të dy familjet, Miftari e Hiseni, raportohet se jetojnë që një kohë të gjatë në Kanada, por varrimi i Flamurit dhe Albunitit sipas medieve kanadeze do të bëhet në Kosovë. (Kortezi:RTK )