
Shkruan: Alfons Grishaj/
Ëndrra e të gjithë të shtypurve në botë ka qenë dhe është Amerika. Modeli i demokracisë dhe i kapitalizmit ku paguhet djersa dhe rritet oportuniteti. Çdonjeri ka mundësinë të ndriçojë dhe përparojë, veçanërisht të lindurit në këtë vend. Ata mund të bëhen milionerë, Kongresmenë, Senatorë, biles dhe Presidentë, siç u bë Obama etj.
Por, çfarë po ndodh tani? Konglomerati i dobët po fiton terren. Raportet e demokracisë amerikane po dobësohen deri në atë shkallë sa krijuesit e USA, baballarët e Kombit të diskutohen të denjë apo të padenjë.
Ballafaqimi i Amerikës me një “kulturë” tjetër… atë të botës se tretë është më i dhimbshmi. Ky shtet gjigand…, ku pasqyrohet në mënyrë perfekte regresi dhe progresi, e drejta dhe detyra, pasuria dhe varfëria, shteti ligjor dhe demokracia, dëshira dhe vullneti, oportuniteti dhe dekandenca, ekzistencializmi dhe imperializmi, novacioni dhe politika, lakuriqësia dhe ekscentrizmi etj…, nuk është ballafaquar ndonjëherë me fenomenin e vjedhjes së votës në mënyrë masive, siç theksova më lart, fenomen i përhapur në botën e tretë. Në Michigan ndriti një softwere ku ndryshoi njëherësh 6000 mijë vota në favor të Biden dhe po ky softwere është përdorur në 47 County të tjerë në Michigan. Ky softwere a thua është përdorur dhe në shtetet e tjera të Amerikës? Një fenomen tjetër i pangjarë më parë, pala demokrate maskon dritaret dhe nuk lejon oponentët të marrin pjesë në numërimin e votave. Këto fenomene kanë ndodhur dhe ndodhin ende në botën e tretë dhe fatkeqësisht dhe në Shqipërinë tonë, por nuk e kisha menduar asnjëherë se do e përjetoja një dramë të tillë në Amerikë.
Brezat patriotë që e ndritën Partinë Demokratike të Amerikës po shuhen. JF Kennedy (Demokrat) dhe vëllai i tij Bob Kennedy, akuzuan lëvizjen sindikale të Xhimmi Hoffa (president i (IBT), si komuniste, duke e burgosur Xhimin. Çifti Rosenberg u vu në karrige si agjentë të komunizmit…
Tani lëvizja “Antifa” shkatërron…, demokratët pranojnë para prej komunistëve kinezë etj. dhe askush nuk i vë në karrige elektrike. Financojnë Iranin (gjoja në bazë të marrveshjes…) askush nuk i quan tradhëtarë. Udhëheqësit e PD flasin për Socializëm dhe flamuri amerikan shkelet nga laskarë me bluza të Çhe Guevara-s, dhe askush nuk i thotë gjë, biles, media liberale i bën jehonë… Osana! Ndryshe me Trump , ku që nga dita që erdhi në pushtet e deri më sot, çfarë nuk u sajua nga media e majtë, teori konspirative deri në tradhëti.
Partia Demokratike që njihej si luftëtare e klasës së mesme dhe të varfër, e lirisë dhe të drejtave të njeriut ka vdekur. Tani është një parti tjetër… globaliste, e cila nuk e ka për asgjë që ta rreshtojë Amerikën në listën inferiore të shkollës globale, ku njeriu do të kontrollohet nga çobanët e klanit, mbase nesër… dhe me një chip në qafë, shpatull apo gjetkë… alarm i dhënë dhe nga Arqipeshkëvi Carlo MariaVigano …
Kurse Republikanët, me ardhjen e Trump, pësuan një ndryshim thelbësor: kjo parti ndërroi vendet me PD-në e Amerikës, pra PR u bë më e afërt me klasën e mesme dhe të varfërit duke përfshirë dhe pakicat legjitime. Nacionalizmi amerikan u bë imperativ çka ndryshoi dhe prishi rregullat e ngurta të diplomacisë botërore. Tasi magjik i globalizmit (praktikë e Obamës dhe klanit të tij) pothuajse u boshatis. Zoti u riftua në tryezat e çdo besimi, duke fituar lavdinë e vet. Familja u vendos në plan të parë, duke denoncuar foshnjet e vrara nga frymëzimi liberal se nënat mund të bëjnë çdo gjë me barkun e vet, duke harruar se ato u lindën po nga nënat dhe jo nga makina e propagandës së djallit. Ekonomia u rrit në mënyrë galopante. Amerikanët (përveç pederave të klasës liberale, Sorosianëve, klasës tradicionale demokrate që ende nuk e kuptojnë shkarjen e partisë tyre, Bushëve e rrushëve), ishin të lumtur deri në momentin e Kovid 19, një virus i zgjuar që ndëshkon pamëshirë. Faji i Kovid iu faturua Presidentit Trump, si i paaftë për t’a vënë situatën nën kontroll. Një turp i paparë! Në të gjithë botën Kovid 19, bëri atë që bëri dhe në Amerikë. Sipas statistikave në Amerikë, ndërrojnë jetë mbi 200, 000 mijë persona nga flu season dhe askush nuk e bën të madhe, pse duhet pompuar Kovid 19 kaq shumë, kur e keqja e një virusi më të rrezikshëm do t’i trokasë botës… dhe mbase do fshijë nga faqja e dheut një të tretën e popullsisë në botë?! Spanish flu vrau mbi 50 milionë njërëz dhe askush nuk u gjykua, sepse “shuplaka e Zotit” nuk gjykohet! Në raste të tilla, njerëzit pa karakter, dhe nëse nuk ka faj dhe fajtorë… e ndërtojnë atë! Natyrën dhe Zotin e bëjnë njeri dhe sëmundjen produkt të qëllimit.
Fitorja i “buzëqeshi” (me forcën e manipulimit , but not yet!) Biden, dhe ky një mik i shqiptarëve, por i tjetërsuar…, mbase nga mosha, mbase nga etja për t’u bërë President, mbase nga klani global? Pas kësaj (qofsha i gabuar në parashikimin tim), Amerika dhe amerikanët do të pësojnë një goditje të gjithanshme: gazi dhe nafta do të rritet në 4-6 dollarë. Ushqimet do bëhen më të shtrenjta, bursat do të pësojnë rënie, dollari amerikan do të zhvleftësohet, politika do të pësojë një impakt, mbase dhe inferior. Mbase Dardania dhe udhëheqësit e saj do lundrojnë në ujëra të turbullta. Përkrahja ndaj kauzës do fillojë të zbehet. Shqipëria si gjithnjë do mbijetojë falë shpirtit luftarak dhe oportunizmit klasik, por bota dhe Amerika nuk do jenë kurrë më të njëjtë! Realiteti dhe zhgënjimi do e zhvleftësojë shpejt entuziazmin frenetik.

Nga Enver Bytyçi/ Kosova e filloi dhe e përfundoi procesin e zgjedhjeve parlamentare në një hark kohor shumë më të shkurtër sesa Shqipëria. Edhe rezultati zgjedhor në Prishtinë iu njoftua publikut në një kohë rekord, çka deri më sot nuk ka ndodhur në Shqipërinë e një tranzicioni të gjatë e të vështirë. Kësaj radhe ankesat për parregullsi ishin minimale, gjë që i jep legjitimitet të plotë rezultatit zgjedhor, ndërkohë që Shqipëria asnjëherë nuk u shkëput nga sindromi i kontestimeve dhe dyshimeve për manipulimin e procesit zgjedhor. Të gjitha këto diferenca në kryerjen e zgjedhjeve çojnë edhe në krijimin e një hapësire diferencuese në sistemin e qevereisjes, sepse në përgjithësi zgjedhjet dhe legjitimiteti i tyre përcakton gjithashtu sistemin e qeverisjes në katër vitet e ardhshme . Ndërkaq rezultatet zgjedhore nxorën Lëvizjen për Vetëvendosje si parti të parë në Kosovë. Nisur nga kjo, moralisht të drejtën për qeverisje do të duhej ta kishte Vetëvendosja, edhe pse ligjërisht PDK-ja bashkë me koalicionin e gjerë të saj ka më shumë vende në parlamment sesa Vetëvendosja. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte zhgënjim i madh, sepse për herë të parë u rendit në vendin e tretë, pas PDK-së dhe Vetëvendosjes. Kjo erdhi si rezultat i konsumimit të saj në një bashkëqeverisje të gjatë dhe si pasojë e një drejtimi jo efektiv nga ana e lidershipit të saj, drejtim që ka favorizuar grindjet e brendëshme dhe krijimin e disa fraksioneve. E vetmja gjë pozitive që mund të shënohet në këtë fushatë zgjedhjesh ishte kandidimi i një kryeministri të ri për zgjedhjet parlamentare. Asgjë tjetër nuk u pa si faktor inkurajues që LDK të ishte parti fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit. Por jo më pak humbëse mund të konsiderohen partitë e dala nga lufta. PDK e zotit Thaçi mori rezultatin më të ulët në dekadën e fundit, nën 30 përqind. Ndërkohq që një ulje të ndjeshme pësoi edhe AAK e zotit Haradinaj dhe Nisma e zotit Limaj. Koalicioni i partive të dala nga lufta nuk morën të gjitha së bashkë aq vota sa kishte marrë PDK e vetme në zgjedhjet e vitit 2014. Në këto kushte presidenti Thaçi është i detyruar që të mandatojë koalicionin e kryesuar nga partia e tij, me zotin Haradinaj si kryeministër. Natyrisht që ai këtë do ta bëjë me dëshirë të madhe. Por ky koalicion nuk ka numrin e nevojshëm të deputetëve që të krijojë qeverinë e re. LDK dhe Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk bëjnë koalicion me PDK-në e zotit Thaçi. Mesa duket besueshmëria politike e nivelit të ulët në partneritetin me PDK-në ka zhbërë mundësinë e krijimit të një aleance midis këtij grupimi politik dhe dy partive që vijnë pas saj. Kurse votat e deputetëve minoritarë, sidomos atyre serbë mund të kushtëzohen me moskandidimin e zotit Haradinaj për postin e kryeministrit. Por edhe sikur ata të jepnin përkrahjen e tyre për koalicionin e PDK-së me partitë e tjera, numri i deputetëve shkon në 59, nderkohë që një koalicion i mundshëm Vetëvendosje-LDK me 61 deputetë do të siguronte votimin e një qeverie të re. Sipas të gjitha gjasave Vetëvendosja dhe LDK i kanë të gjitha shanset të krijojnë një qeveri të re me Albin Kurtin kryeministër. Por edhe në këtë rast mbeten dy çeshtje për diskutim: Së pari, nëse LDK mbetet në qeverisje ajo do të konsumohet edhe më tej dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të konsolidojë përfundimisht qenien e saj në vendin e tretë. Ndaj dhe interssi politik i LDK-së është e duhet të jetë të qëndrojë në opozitë, me qëllim që ajo të reformohet dhe të krijojë një bazë solide për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse ajo qëndron përsëi në pushtet rrezikon të mos reformohet e për pasojë të shndërrohet në një dekor të papërfillshëm për partitë politike të shumicës. Së dyti, një problem tjetër që dëmton këtë koalicion ka të bëjë me reagimin e pakicës serbe në parlament, sa e gatshme do të jetë ajo të bëhet pjesë e një qeverisjeje me kryeministër Albin Kurtin, i cili në platformën e tij politike është shprehur kundër dialogut me Serbinë, megjithëse nuk e ka kontestuar asnjëherë dialogun me serbët e Kosovës. Deputetët e pakicës serbe në fakt janë në dilemë: Aq sa nuk besojnë te zoti Haradinaj, thuajse në të njëjtën masë nuk i besojnë as zotit Kurti. Megjithatë LDK-në mund ta shohin si garanci për interesat e tyre e për këtë arësye mundet që bashkësia ndërkombëtare të imponojë një koalicion qeverisës, pjesë e të cilit të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës. Duke u ndalur te ndikimi i ndërkombëtarëve, mund të thuhet se ata do ta dëshironin kësaj radhe ta shihnin në qeverisjen e vendit koalicionin e PDK-së me zotin Haradinaj kryeministër dhe për këtë do të duhej t’i bënin presion LDK-së të merrte pjesë në këtë qeverisje. Kjo për shkak se një pjesë e komandantëve të luftës do të përfundojnë në gjyqin special dhe qenia në pushtet e partive nga ata vijnë e favorizon dhe lehtëson këtë proces. Por ndërkombëtarët do të pranonin edhe pjesmarrjen e vetëvendosjes, me kusht moderimin e qëndrimeve të saj sa i përket raporteve rajonale në politikën e jashtme. Zoti Kurti ka mundësi që të moderohet në këtë aspekt edhe për faktin se e njeh mjaft mirë teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Por do t’i duhet të heqë dorë nga një vijë politike dalluese të përdorur në opozitë e për pasojë edhe të lëkundë besueshmërinë te qytetarët. Nga ana tjetër Vetëvendosje shihet si çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit në Kosovë. Në këtë kuptim ajo do ta luante këtë rol në paritet, nëse Albin Kurti do të merrte postin e kryeministrit të vendit. Kësisoj Vetëvendosja do të testohej për premtimet e saj në këtë aspekt. Vështirë është të thuhet se Vetëvendosje do ta luante këtë rol në një koalicion me PDK-në të akuzuar prej saj në vijimësi për abuzim me pushtetin, aq më tepër me një kryeministër të nominuar nga vetë PDK. Nga e gjithë ajo çfarë zhvillohet në periudhën postzgjedhore duhet besuar se natyrshëm, pas dështimit të zotit Haradinaj për të krijuar qeverinë e re, ky besim do t’i jepej automatikisht liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Nëse vijmë deri te ky akt ritunë të kërkuar nga ligji, atëherë natyrshëm do të rezultonte një koalicion i Vetëvendosjes me LDK-në. Këtë formulë do ta favorizonte edhe Isa Mustafa, sepse pjesmarrjen në qeveri do të shiste te anëtarësia e tij si sukses për t’i shpëtuar ndëshkimit për humbjen e tij të pakontestueshme. Tiranë, 13.06.2017