• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

INTEGRIMI DHE IDENTITETI I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

June 30, 2018 by dgreca

Çështja e integrimit është bërë dukuri e përditshme në takimet e ndryshme bilaterale dhe multilaterale në mes përfaqësuesve  politikë të vendeve të Ballkanit perëndimor tash disa dekada, duke qenë një nder temat parësore e agjendave të takimeve, me qellim për  të amortizuar animozitetet dhe paragjykimet nga e kaluara e largët dhe ajo e afërt të popujt e këtij regjioni,  pasojat e të cilave janë të pranishme edhe në ditët tona. Nga ky aspekt popujt e ndarë në mjediset multinacionale përballohen me sfida jetësore për të  mbrojtur identitetin e tyre, sepse integrimi si  retorikë bashkëkohore  shpesh herë  kamuflohet me konceptin e kosmopolitizmit përkatësisht të globalizmit.1 Nail Draga

Dr.Nail  Draga/

1.Integrimi europian – përmbushja e kritereve

Në lidhje me  procesin e integrimit  pushteti aktual është duke u treguar kooperativ ne lidhje me këtë çështje, sepse aspiratat qeveritare janë për tu bërë pjesë e bashkësisë europiane. Eshtë çështje tjetër se sa kanë kapacitet kadrovik strukturat e veçanta qeveritare dhe gadishmëri me u ballafaquar me kërkesat për reforma të ekzekutivit konformë standardëve europiane. Nga ana tjetër nga subjektet opozitare e sidomos nga shoqëria civile  theksojnë se mungon dinamika e reformave të ekzekutivit si pasojë e rezistencës së vet pushtetit.

Por, duhet theksuar se në vlerësimet  Komisioni Evropian(KE)  janë  pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.Ndonëse Mali i Zi i ka filluar negocimet që nga qershori i vitit 2012, nga tridhjetë kapituj të obligueshëm deri me tashi ka mbyllur vetem   tre prej tyre që ka te shtruar për bisedime  nga del se në Mal të Zi   mbetet shumë punë   për të   arritur  harmonizimin me legjislaturën evropiane dhe në përmbushjen e kritereve.

2.Mungonintegrimi i  brendshëm

Nga ana tjetër, trajtimi i një çështjeje të tillë në mjediset multinacionale  paraqet dilema në lidhje me pozitën dhe statusin e popujve përkatës. Pikërisht ne ketë aspekt Mali i Zi është rast specifik jo vetëm për Europën Juglindore por edhe me gjerë sepse është vendi me multinacional, andaj ekzistojnë edhe sfida të veçanta.

Andaj krahas  trajtimit të çështjes së integrimit të Malit të Zi në strukturat europiane,  në mënyrë të veçantë duhet të trajtohet integrimi i brendshëm i popujve në këtë mjedis.Deri me tash nuk kemi pasur rast të degjojmë për ndonjë iniciativë të tillë, e cila është domosdoshme sepse kemi animozitet të theksuar nga pjesëtaret e popujve të ndryshëm. Fillimisht duhet të hapet debati në lidhje me këtë çështje e jo të vendosë shumica parlamentare për çështjet përkatëse pa konsultimin e miratimin nga ana e opozitës parlamentare. Vetëm përmes një debati konstruktiv do të eliminoheshin dilemat duke prezentuar avantazhet e  një procesi të tillë. Me një fjalë  integrimi i brendshëm  duhet të jetë  konformë standardëve europiane për mjediset multinacionale në lidhje mbi  barazinë qytetare e nacionale të popujve përkatës.Në rrethana të reja shoqërore, çështjet e tilla duhet të trajtohen me realizëm e jo me mentalitetin e monizmit, sepse pluralizmi ofron mundësi shumëplanëshe, por duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit.

Por, Mali i Zi është specifik për tërë regjionin sepse është i vetmi vend ku nuk është ndërruar pushteti nga miratimi i pluralizmit. Madje nëse e analizojmë me në detaje del se këtu pushteti nuk është ndërruar nga Lufta e Dytë Botërore, përkatësisht nga viti 1945, duke mbetur ekzemplar i llojit të vet në tërë hapësirën e vendeve të ish kampit socialist në Europën Juglindore. Pikërisht duke marrë parasysh këto të dhëna, çështja e integrimit duhet te trajtohet me tërë kompleksitetin e vet në të gjitha fushat e veprimtarive shoqërore dhe ekonomike, që të jetë i pranueshëm për tërë qytetarët e këtij mjedisi.

3.Shqiptarët janë për integrim por me identitet

Në mozaikun nacional të popullsisë në Mal të Zi, shqiptarët janë e vetmja popullsi me prejardhje josllave, e dhënë kjo që i bën të veçantë nga pjesëtarët e popujve të tjerë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse shqiptarët si popull autokton kanë identitetin e tyre të veçantë nga të tjerët, si nga gjuha, kultura, historia e tradita. Andaj duke marrë parasysh këto veçori, me të drejtë bëhët pyetja, se si qendron çështja e integrimit të shqiptarëve në këtë mjedis. Ndonëse një temë e tillë paraqet çështje të veçantë, jemi dëshmitarë se edhe në pluralizëm ekzistojnë vështirësi të natyrave të ndryshme sa i përket integrimit të tyre në Mal të Zi, nga fakti se këtu gjithnjë është i pranishëm mentaliteti i kohës së monizmit.

Shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë në geto, përkundrazi ata dëshirojnë të integrohen, por me identitetin e tyre. Duke marrë parasysh se numërikisht janë pak, rreth 5% sipas statistikës zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, duhet një përkujdesje e veçantë nga strukturat e pushtetit qendror për të  mbrojtur identitetin kombëtar, e kjo ka të bëjë sidomos në fushën e arsimit, gjuhës, informimit, kulturës etj. Po ashtu përkujdesje duhet kushtuar  edhe në investime e punësim, konformë përqindjës së pjesëmarrjës në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Por, përvoja e deritashme dëshmon se për ndryshime cilësore në këtë aspekt duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, e jo të dëgjojmë retorikë monotone që në shumë raste i ngjanë demagogjisë.

Mbrojtja  e identitetit kombëtar të shqiptarëve nuk rrezikon askend në Mal të Zi, përveç individ apo subjekte të ndryshme politike e jo politike, të cilët vuajnë nga sindromi i hegjemonizmit.Vetëm duke mbrojtur identitetin e popujve të vegjël, përkatësisht popujve të ndarë, duke  mbrojtur  dhe valorizuar  trashëgiminë kulturore, si dëshmi e identitetit të tyre, Mali i Zi do të ishte në praktikë  shtet  demokratik multinacional sipas standardëve ndërkombëtare.

4.Integrimi i shqiptarëve në nivelin mbarëkombëtar

Me miratimin e pluralizmit me të drejt është pritur se pengesat ideologjike të së kaluarës  do të eliminohen dhe shqiptarët do të angazhohen për integrimin e tyre  mbarëkombëtar. Dhe një qasje të tillë kishin të gjithë shqiptarët, duke marrë parasysh se kemi përjetuar një periudhë ndarje dhe izolimi për pesë dekada, e cila ka lënë pasoja që janë të pranishme edhe në ditët tona. Dhe  s’ka  si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me një popull të ndarë, me pamundësi komunikimi me shtetin amë. Pra kemi pasur të bëjmë me procesin e mbijetesës së shqiptarëve në Mal të Zi,  çështje kjo e cila meriton një studim të veçantë sociologjik.

Por,edhe pse janë bërë ca përpjekje në çështjet integruese mbarëkombëtare nga subjekte të ndryshme dhe shoqëria civile në këtë drejtim të arriturat janë minimale. Për ndryshime pozitive në këtë drejtim  bartës të këtij procesi duhet të jenë institucionet shtetërore nga shteti amë-Shqipëria, e po ashtu edhe  Kosova. Këtu kemi parasysh integrimin në fushën e kulturës, artit, arsimit, informimit, botimeve, turizmit etj., të cilat mund të realizohen duke mbeshtetur projekte përkatëse. Pasi integrimi mbarëkombëtar është koncept i gjerë, fillimisht janë këto fusha  ku duhet insistuar sepse janë në favor të identitetit tonë kombëtar.

Theksojmë më këtë rast pjesëmarrjen  e shqiptarëve nga Mali i Zi  në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër(2015) që është ndër veprimtaritë e rralla në nivelin mbarëkombëtar  me koordinim nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Veprimtari të ngjajshme duhet të organizohen nga institucionet shtetërore edhe në fushat e tjera ku duhet të ftohen shqiptarët nga hapësira e tyre etnogjeografike që është në favor të njohjes, këmbimit të përvojave e sidomos  të  bashkimit kulturor kombëtar.

Duke eliminuar paragjykimet e kaluara në pluralizëm  veprimtaritë e tilla mbarëkombëtare nuk cenojnë interesat e popujve të tjerë në Mal të Zi, por janë në favor të identitetit kombëtar të shqiptarëve e si të tilla në favor të konceptit multikulturor  si kudo në vendet demokratike europiane. Mbetet obligim moral, profesional dhe kombëtar që të angazhohemi në këtë drejtim  me të gjitha kapacitetet  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

(Qershor, 2018)

Filed Under: Analiza Tagged With: DHE IDENTITETI I SHQIPTARËVE, DR. NAIL DRAGA, integrimi, ne Mal te zi

Rinia e Vatrës në ndihmë të integrimit të të rinjëve shqiptar në jetën amerikane

April 4, 2016 by dgreca

Nga Saimir DASHI/

Ne vazhden e punes dhe angazhimin  e Rinise se Vatres te Shtunen me 2 Prill 2016, u mblodh grupi i Rinise se Vatres prane Selise se Vatres , per te diskutuar se si mund te bashkepunojme me shume per te ndihmuar te rinjte Shqiptare ne integrimin sa me te shpejte ne jeten amerikane . Takimin e drejtori Kryetari i Rinise se Vatres z. Saimir Dashi, kryetari i Rinise per Vatren z Faruk Krasniqi- sekretar e Rinise se Vatres. Ishin te pranishem edhe nje grup anetaresh qe jane te gatshem te japin kontribut maksimal per te ndihmuar njeri tjetrin ketu ne Nju Jork si Fitim Krasniqi , Ked FortuZi , Elidon Lamnica , Lorenc Dekaj , Saimir Burgaj , Alen Aliaj.

Ne kete takim u vendos qe te krijohet web siti i Rinise se Vatres, qe do te sherbeje si pike kontakti dhe informacioni per shume te rinj e te reja Qe Jane aktualisht ne USA e per Ato Te rinj Qe vijne nga gjitha trojet Shqiptare . Ideja jone eshte qe cdo informacion pozitiv te implementohet me qellim qe sa me shume te rinj te perfitojne nga informacioni, te shkembehen ide per te rritur frymen e ndihmes ne komunitet . U vendos qe te krijohet nje blog komunikimi me qellim qe Rinia e  profesionisteve Shqiptare ketu ne NY te jete me e angazhuar dhe secili nga ne te jape  nje kontribut konkret me ndihme reale per punesimin e shqiptareve ne cdo fushe, ku ne kemi akses . Eshte i nevojshem  nje ndergjegjesim nga ana jone per tu pershtatur sa me shume me realitetin amerikan Qe te jete me e lehte per te arritur shkallet e suksesit . Vetem Nje bashkpunim teresor e ngritja e nje networku informacioni te zhvilluar mund te na ndihmoje per te ecur me perpara se koha vete . Cdo Lobim behet me nje qellim te caktuar e ideja jone eshte qe te zhvillojme Lobim Shqiptar si nga ana ekonomike Kulturore e keshtu standardi  yne do rritet e ne do te kemi impakt me te madh ne kryeqytetin e botes. Individi i fuqishem krijon shtetin e fuqishem. Edhe ne duhet ta kemi parim te zhvillimit kete moto te Kennedit.  Rinia Shqiptare ketu ne NY Ka nevoje per nje vetemotivim te brendshem e nje nxitje te thelle nisur nga te gjithe vlerat qe kemi lene pas e kjo duhet t’na nxise qe te punojme akoma me shume per te rritur suksesin  tone dhe e shume te rinjve qe kane kete qellim . Endrra amerikane eshte e prekshme e ne duhet te ndihmojme ne realizimin e kesaj endrre . Ne si grup rinor kemi shume kualitete profesionale, biznesmene e njerez qe do japin ndihme konkrete ne punesim , berjen e rezymeve sipas formatit akdemik, training apo edukim per procesin e blerjes se nje shpie ne NY , trainime te ndryshme ne lidhje me aplikimin per tu  futur ne sistemin arsimor  ketu ne NY.

Ne synojme Qe te krijojme nje sistem te plote informacioni me gjithe anetaret qe kemi ne cdo  fushe e te japim asistencen e duhur per te lehtesuar periudhen e veshtire te shqiptareve  te rinj qe kane  ardhur se fundi  e per te ndihmuar edhe Shqipetaret qe kane me shume kohe ketu. Nese arrijme te bashkojme keta faktoret, keta individe te sukseshem, atehere ia kemi arritur qellimit tone . Keto takime do mbahen cdo dy jave per te ndjekur e per te arritur  projekte konkrete ne zbatimin e idete se Rinise se Vatres . Synimi yne eshte te zgjerohemi Sa me shume ne anetaresi per te krijuar nje network sa me te madh e ku cdo i ri ta gjeje veten prane Vatres .

Sa me shume ide , mendime e veprime pozitive te kordinuara per nje qellim te caktuar aq me shume Lobi  Shqiptar do te zhvillohet dhe te gjithe  ne do ta kemi me te Lehte qe te cajme ne  rrugen e gjate e te pafund te suksesit e te  gjithe ne do jemi krenare nje dite per keto vendime qe kemi marre sot.

Te rinj, bashkohuni me Rinine e Vatres, me qellim qe t’ia bejme me te lehte njeri tjetrin jeten ne mergim, te integrohemi, pa e harruar identitetin tone Kombetar!

Filed Under: Vatra Tagged With: integrimi, Rinia e Vatrës, Saimir Dashi

INTEGRIMI PERTEJ PROPOGANDES

April 2, 2014 by dgreca

Opinion nga Ajet Delaj/New York/

E para gje qe duhet thene persa i perket integrimit eshte se shqiptaret ne ndryshim nga fqinjet ballkanike jane percaktuar per integrimin Euro-Atllantik  qe 24 vjet te shkuara , qe atehere kur Shqiperia oshtinte nga veriu ne jug “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.

Mirpo klasa politike shqiptare per arsye me shume subjective e ka perdorur procesin e integrimit per propogande pasi realisht nuk e kane dashur integrimin duke preferuar te sundojne shqiptaret e lodhur te dale nga diktatura sesa te udheheqin drejt sistemit te vlerave e llogari dhenjes.Natyrshem qe kur kerkon te sundosh e jo te udheheqesh kerkon qe te pasurohesh ne menyre te padrejte mbi varferine e shumices se shqiptareve. Shenjat jane jo te mira edhe per kete mazhorance  pa hyre ne detaje megjithate  ka edhe tre kater muaj per tu rikonfirmuar ekzaktesisht rrugen qe deshiron te ndjeke.

Megjithate shumica e gazetareve opinionisteve , komentuesve opozites madje edhe pozita  qendrojne gjithnje tek roterika duke thene gabimet dhe premtimet me “do te” duke mos kaluar ne veprime konkrete qe do te bente te mundur shkurtimin e distances ndremjet BE e Shqiperise.

Qe ne fillim do te kerkoja kompromisin e shqiptareve per dy gjera themelore ne procesin e integrimit te Shqiperise:

Te mos vazhdoje propaganda politike e pozites e opozites mbi rendesine e madhe te marjes se statusit kandidat pasi deri ne antarsimin e plote mundet te jete ne mes nje gjysme shekulli pasi Turqia ka 38 vjet candidate pa u antarsuar akoma. Fakti qe klasa politike nuk guxon te kerkoje se bashku statusin kandidat dhe hapjen e negociatave per antarsim tregon se Shqiperia eshte shume larg BE.

Institucionet shqiptare politike , shteterore e qeverisese duhet ta shohin procesin e integrimit e perafrimit me BE si nje process qe vjen e duhet te vije nga brenda e jo nga jashte. Me kete dua te them se politikanet, pushtetaret e shtetaret ti kursejne popullit shqiptar vizitat tursistike gjoja per “lobim”  dhe ato para te kursyera ti kalojne ne projekte investimi e menaxhimi te brendeshem.

Kur themi shkurtimin e distances duhet te kuptojme perafrimin e standarteve ligjore  e zbatimin e tyre duke ndikuar drejteperdrejte ne cilsine e jetes se shqiptareve e perafrimin e natyrshem me standartin e jetes se popullit ne BE.

Demokracia perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane treguar se progresi dhe zhvillimi vijne  vetem nepermjet zbatimit dhe respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje per te cilen BE ka ngritur edhe nje gjykate te nivelit te larte,  Gjykaten e Strazburgut.

Pra njeriu i lire ka energji te pashterrshme energjish positive qe ndikon ne ecjen e shpejte perpara te krejt shoqerise ne njeren ane por kerkon gjithnje qe procesi i modernizimit e kontrollit me perfaqesues real ne te tera fushat e jetes te jete i pandalshem.

Pra perafrimi i te tera sandarteve te shqiptarve me shoqerineEuro-Atllantike eshte nje process kompleks politik, ekonomik e shoqeror qe te marre se bashku duhet te realizojne ngritjen e nivelit e cilesise se jetes se popullit shqiptar.

Per sa kohe ne shqiptaret jetojme ne nje nder trojet me te pasur per njesi te siperfaqes  ne bote dhe jemi ne varferi te plote te krahasueshme me vendet e Afrikes , Namibine Zairene etj jo vetem nuk eshte nevoja te analizohen  parametrat e tjere por as qe duhet propoganduar se jemi ne prag te BE pasi politika thjesht mashtron.

Po a kemi potenciale njerzore , ekonomike e resourse natyrore qe kombi shqiptar te perafrohet realisht me vendet me te zhvilluara te perendimit. E them me te madhe e me siguri teper te larte PO.

Kemi popullsine me moshen me te re ne Europe e nevel arsimi te krahasueshem me Europen pasi mjaft student shqiptare kane mbaruar e po mbarojne universitetet me prestigjoze te botes por duhet then se ne  kontrast me ekonomine trashiguam nje nivel arsimimi te kenaqshem nga diktatura.

Kemi pozicionin gjeografik me klimen me te mire ne bote e toke e nentoke nder me te basurat e botes me rezerva minerale e uje me shume se cdo vend  i Europes per njesi te siperfaqes.

Pra na mungon lidershipi dhe organizimi i brendeshem i shoqerise shqiptare tersisht ne doren tone dhe ne mundesine e organizimit te shoqerive perendimore.

I bej thirrje klases politike shqiptare qe ti leri vazhdimin e demagogjise nekomuniste dhe ti perveshet veprimeve konkrete duke e persosur organizimin e brendeshem te shoqerise shqiptare  si garanci e padiskutueshme per te arritur parametrat e Amerikes e BEse.

Dua te shtoj pa u bere i besdishem ne moralizime se nese klasa politike shqiptare eshte e ndergjegjshme per reformat qe duhet te kryej duke e trasformuar se pari veten nga sundues ne lidere te jeni te bindur se suksesi i integrimit eshte i garantuar.

Shqiptaret duhet ta dine se gjate fushates elektorale nga Presidenti i Amerikes ne zyre , sfidanti i tije e deri tek perfaqesuesi me i vogel i qeverisjes vendore shkojne pothuaj fshat me fshat se nuk po ze ne goje qytetet qe shkojne disa here per ti kerkuar voten elektoratit pra popullit Amerikan.

A e dini se perse?

Sepse VOTA eshte e paprekshme dhe vete fuqia e shtetit me te fuqishem te botes por dhe me tej perfaqesuesit  legal te popullit jane “dora e Zotit” per popullin amerikan e zgjidhjen e problemeve te tije ne raport me administraten pasi asgje nuk eshte ne perfeksion .

Pra ngritja dhe perafrimi me standartet e BE duhet te fillojne nga legjitimiteti i perfaqesuesve te pushtetit e shtetit ku ne themel te kete voten e lire e te ndershme te qytetarit shqiptar. Duhet filluar me ndergjegjsimin e rendesise se votes me qytetarin shqiptar por bashkengjitur me penalitete ekstreme per ata qe afrojne thase mielli, favore, para, apo presion ne emer te shtetit e pushteti.

Shqiptare duhet te zgjoheni e te kuptoni se tere ata candidate qe ju afrojne favore personale per te marre voten tuaj nuk e kane ndermend te jene neser ne sherbim tuaj. Jeta eshte e gjate pasi neser mundet qe ju nevoitet mbeshtetja e perfaqesuesit tuaj ne emer te se drejtes e ligjit qe shkone mbase pertej jetes suaj e familjes tuaj qe nuk mundet te paguet me miljona dollar gjje qe nuk do ta keni nese e keni shitur paraprakisht voten tuaj.

Te nderuar bashkombas komuniti hebre si komuniteti me i organizuar ne Amerike e pse jo edhe ne bote edhe kreun e sinagoges pra kreun shpirteror te komunitetit e zgjedhin me vote komuniteti me kandidatura alternative . Deri ketu ka shkuar bota e qyteteruar .

Zgjidhni perfaqesuesit tuaj te ndershem e me vision per nje jete ndryshe qe te keni mundesi neser te trokisni ne nje dere te hapur per te zgjidhur hallet tuaja te shumta.

Shqiptare te jeni te bindur se tek zgjedhja e ndershme e perfaqesuesve tuaj real fillon zgjidhja e halleve te gjithsecilit  duke cuar ne zgjidhjen e probleve te shoqerise shqiptare.

Reforma territorjale e inicuar dhe paguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte rruga e duhur  drejt pushtetit legjitim gje qe jo vetem i duhet bashkengjitur opozita por duhet zgjeruar me koncepte te reja e ndryshime mbi sistemin zgjedhor ne Shqiperi duke shkuar 100% drejt perfaqesuesve te dale direct nga vota e popullit . Me kete duhet kuptuar qe perfaqesuesit e popullit qe nga parlamenti e deri tek komuna te jene perfaqesues direct te popullit e jo sherbetore te kryetarit te partis e aq me keq sherbetor te nje klani criminal.

Te reformohet  tersisht KQZ duke e kthyer ate institucion te pesueshem per tere shqitaret duke gjetur mekanizma e perfaqesues dinjitoz te komuniteteve duke ingranuar edhe institucionet fetare me keshillat e tyre ne kontrollin e votes se popullit si institucione qe funksionojne e sherbejne ne emer te Zotit duke nxjerre rezultatin me se shumti 4 ore nga mbyllja e procesit.

Kur te tera keto permirsime ligjore te arrihen me consensus te plote te nje spektri te gjere te politikes shqiptare duke ftuar edhe jasht parlamentit por edhe te grupeve te interest e OJFve e deri tek individe te spikatur atehere te kalohet ne zgjedhje parlamentare e locale se bashku ne vitin 2015.

Nuk ka hap me domethenes ne rrugen e perafrimit te Shqiperise me perendimin Euro-Atllantik  sesa vendosja e pushtetit e shtetit Shqiptar  legjitim me vote te lire e te ndershme. Te tera te tjerat jane vazhdim i paster i demagogjise qe nuk kane per qellim perafrimin e Shqiperise me perendimin.

Te tera problemet e tjera si ceshtja e sigurimit kombetar,  pronsise, vendosjes se sundimit te ligjit e respektimit te vendimit te gjykatave e vete reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi respektivisht respektimin e zbatimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare  zgjidhen e zbatohen hap mbas hapi nga perfaqesuesit legjitim  te Pushtetit e Shtetit Shqiptar.

Nese politika arrin te kuptoje apo shqiptaret ta detyrojne qe te kuptoje se pushteti ne demokraci nuk eshte i perjetshem se sistemi nuk mundet te ngrihet as konceptohet pa alternative e vlerave , ideve, resourseve njerzore ne nje ekonomi te lire konkuruese mbi ruallin privat qe njihet e respektohet nga shteti nuk mundet te kete as demokraci as integrim.

Si perfundim dua te them se Integrimi arrihet me pune e hapa konkrete gjithnje ne interes te shoqerise e jo nisur nga interesa meskine e aq me keq kriminale. Nese ka politikan apo qytetare shqiptar qe e shikon ndryshe procesin e perafrimit me perendimin Euro-Atllantik  eshte i lutur te ingranohet pasi filozofia ka thene se te keqijat kesaje bote nuk i vijne nga te keqijte pasi jane pak por nga indiferentet se ata jane shume.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, integrimi, PERTEJ PROPOGANDES

Ambasadorja Moro:Duhet bashkëpunim pozitë-opozitë per integrimin e Shqiperise

March 19, 2014 by dgreca

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Moro deklaroi sot se marrja e statusit në qershor është i mundshëm por i takon Shqipërisë të bëjë hapin e duhur.

Duke iu referuar kritereve të kërkuara nga BE-ja për Shqipërinë, Ambasadorja ka ftuar klasën politike të bashkëpunojë për integrimin ndërsa kërkoi nga opozita të mos bllokojë procest integruese të vendit.

“Ka patur hapa të ngadaltë në vitet e kaluara për integrimin. Për ne është me rëndësi të ketë bashkëpunim mes klasës politike. Duhet bashkëpunim pozitë-opozitë. Opozita duhet ta kuptojë rolin e saj. Në një vend demokratik, asaj i kërkohet bashkëpunim jo të bllokojë proceset integruese, debatin. Prespektiva për marrjen e statusit në qershor është e hapur, i takon Shqipërisë të kompletojë përpjekjet, të bëjë hapin e duhur” ka theksuar ambasadorja franceze.

Gjithashtu ambasadorja franceze duke vlerësuar zgjedhjet si me standarde dhe në favor të shqiptarëve, theksoi se duhen rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

“Zgjedhjet ishin test monitorues për Shqipërinë, të cilat vendi juaj i kaloi me sukses. Ka edhe kushte të tjera, që duhen plotësur, siç është kriminaliteti dhe duhet vendosmëri për ta luftuar atë.  Kjo luftë ka filluar dhe Shqipëria e ka të nevojshme që të gjithë bashkë të luftojmë krimin e korrupsionin.  Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është e lehtë, kërkohen rezultate efikase” është shprehur ambasadorja franceze.

Deklarata është bërë gjatë një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës ku ambasadorja Moro konfirmoi gjithashtu se në Francë nuk ka përfitues azili politik pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

 

Filed Under: Politike Tagged With: ambasadorja Moro, integrimi, opozite-pozite

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT