- DR. SKËNDER MURTEZANI KA REALIZUAR MBI 600 TESTE PËR IDENTIFIKIMIN E SARS COV 2 DHE KA ZBULUAR 105 TË IDENTIFIKUAR POZITIV…
- NË KLINIKËN E DR. MURTEZANIT, FALË PARANDALIMIT, TESTIMIT, MJEKIMIT, VDEKSHMËRIA E PACIENTËVE SHQIPTAR ËSHTË ZERO-
GAZETA ”DIELLI”: Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie?
DR. SKENDER MURTEZANI: Faleminderit Dalip për interesimin. Gjendja jonë shëndetsore është e shkëlqyshme, deri tani, si në atdhe edhe këtu në SHBA, Më vjen mirë që “Vatra”- qendër dhe gazeta Dielli, në mënyrë formale interesohen për “ushtarin” e tyre që ka bërë afër 600 teste për identifikimin e virusit SARS COV 2. Më afër 105 të identifikuar si positive. Nuk ka asnjë internist solo praktikues në “tri state area” që ka bërë kaq teste me takim direkt me pacientin.
DIELLI: U bënë tre muaj që jemi të izoluar, si i keni mbajtë lidhjet me kreysinë e degës dhe me anëtarët e saj?
DR. MURTEZANI: Unë jam mjek Inernist me përvojë dhe i mirënjohur me këtë profesion. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e Vatrës në Queens-New York, si dhe pacientët e komunitetit tonë janë trajtuar në mënyrën më profesionale. Të gjithë pacientët e klinikës tonë që kanë pasë nevojë,janë edukuar si të parapërgatiten dhe si të sillen në këtë kohë të pandemisë. Për Vatranët e tjere anë e mbanë SHBA’s ka vepruar faqja jonë në fb Vatra Queens-NY dhe faqja e re e krijuar në këtë pandemi SKENDER MURTEZANI MD PLLC me shumë vizitues shqipëtar. Aty janë edhe intervistat e kryetarit tonë Zotëri Elmi Berisha dhe intervistat e mia, nga mesi i marsit deri tani. Janë mbi dhjetë intervista, ku çdonjera permban së paku një informatë të re. Intervistat janë dhënë për televizionet e Maqedonisë Shqipërisë dhe Kosovës dhe janë të përqëndruara në këshillat për mbrojtjen e qytetarëve nga pandemia duke përdorur referencat Amerikane për kontrolin e pandemisë, por edhe të këshillat për eliminin e saj duke marrë shembullin e Zelandës së re. Këto dy faqe të facebook-ut po edhe faqja ime personale me 5000 dashamires nga të cilët 90% shqiptar të të gjithë trojeve, kan pas mundësi të marrin dhe përcjellin këshillat e duhura në kohë të duhur. Këto këshilla kanë qenë më vigjilente se ato të CDC dhe Departamenteve të shtetit të NYC në atë kohë.
Interesant pas intervistës së parë për TV Klanin e Maqedonisë disa në Vatër ishin skeptikë për këshillat e mia dhe në mesin e marsit më kanë thënë se unë krijoj panik me këshillat e mia për vetëmbrojtje…”paniku” i krijuar prej kërkesës që të zbatoheshin rregullat e distancimit prej 1.8m, po edhe trajtimin e Sars-it 2 si me qenë “AIRBORN”?. Që nga mesi i muajit mars, me intervistën në gazetën DIELLI, pastaj me 25 mars në KLAN-mk, kërkoja nga bashkatdhetarët kudo që jetojnë të përdorin distancimin dhe maskën mjeksore. Krahasoni numrin e të vdekurve në NYC prej 19 marsit, deri ne 1 prill kur CDC dhe presidenti per here te pare kerkuan perdorimin e maskave, sepse vetem distancimi nuk ndaloj vdekshmerine e tmerrshme.
DIELLI: Duke qenë mjek dhe në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit si i keni përcjellë këshillat për vatranët?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Unë isha dhe jam në frontin e pare te luftes, dhe këshillat e mia, vatranet i kane marre ose ne menyre direkte ne qoftese me kane zgjedhur si doktorin e tyre ose nepermjet faqes se deges dhe faqes time personale per mjeksi, por edhe me afer 15 intervista ne programet televizive ne trojet tona qe shihen edhe nga Vatranet edhe nga komunitetet tona ane e mbane Amerikes dhe Europes. Shumë e çuditshme qe programet televizive ne SHBA nuk ishin te interesuara per te me intervistuar, edhe pse isha me kredenciale me titull akademik me aktivitet te pandalshem ne lufte me koronen ne sherbim te komunitetit, nga keto me habit program VOA, që më thirri , çuditërisht pastaj anuloi intervisten. Nuk u ndjeva mirë që më iku rasti te komunikoj me komunitetin ne momentin kur kishin me shumë nevoje. Kjo interviste ne javen e dyte te marsit do te alarmonte organet dhe publikun ne shtimin e kontrollit per distancimin dhe perdorimin e maskave. Intervista ne VOA do te ishte shumë e dobishme. Definitivisht mendoj se do te ndryshonte statistiken e COVID- 19 ne NYC dhe me gjere.
DIELLI: A ka pasë të prekur nga COVID-19 në degën Queensit, që ju drejtoni prej kohëthemelimit më 2013?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Po, ka pasë shumë anetarë te Vatres në Queens dhe te komunitetit Shqiptar ne Queens dhe me gjere të infektuar. I kam identifikuar në kohë si te prekur nga COVID- 19, disa i kane kryer testet ne qendrat e departmentit shtetror te shendetsise. Unë kam punuar me se paku 150 te testuar nga komuniteti yne me 21 te infektuar. Personalisht kam bere afer total 600 testime te covid 19. Me afer 105 te infektuar.
DIELLI: Kishte nga ata që e kaluan me vështirësi sëmundjen, në shtëpi apo në spital?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Ka pasur pacientë shqiptar qe e kane kaluar me shumë veshtersi, neper shtepia po me kontakt te rregullt, ata i kam trajtuar me antibiotikë,me Tylenol me Ibuprofen doza te larta me tableta suplemente per perforcimin e sistemit imun per mbrojtje dhe nje numer te vogel duke shtuar hydroxychloroquine vetem qe te parandaloj hospitalizimin. Vetem nje rast kritik, i shtruar ne spital ne njesine intensive per 23 dite, 18 dite me ventilim mekanik, fatmirësisht tani ne nje rehabilitim shumë te suksesshem, qe mundesoj te kem balancin ZERO, sa perket vdekshmerise te pacienteve Shqiptar ne kliniken tone.
DIELLI: A keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët?
DR.SKËNDER MURTEZANI: Me menyren electronike kam komunikuar me pacientet e Bellportit, ne kliniken tone me shume me telefon, face time dhe fb. Jam interesuar pë rata, por edhe shumë vatranë jane interesuar per shendetin tim, duke qenë I ekspozuar në kontaktet në publik, dhe kane ndjekur aktivitetin tim ne vijen e pare te frontit. Kam afruar testimin secilit Vatran, secilit shqiptar qe esht pacienti im. Ata qe nuk kane ardhur me siguri respektojne doktoret e tyre, qe esht nje akt shum i mire. Nuk kam ndonje informate se Qendra ka bere apel qe shqipetaret t’i drejtohen klinikes time., por unë jam i gatshëm dhe i pres.
DIELLI: Natyrisht ju keni qenë përherë i zënë, por a keni pasë kohë të lidheni me qendrën e Vatrës?
DR.SKËNDER MURTEZANI: Më shumë nepermjet telefonit, por fatmiresisht shumica kane ndjekur intervistat e mia ne shqip, kam nje feeback te mire ku publiku shqipetar e ka kuptuar mesazhin dhe i ka pelqyer intervistat per afersisht ne gjysmen e tyre eshte permendur Vatra.
DIELLI: Cila është gjendja e anëtrësisë në degën tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rnj?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Nuk ka asnje te larguar, presin me padurim darken qe nuk e realizuam nga shkaku i pandemise. Si Vatranë te shkelqyeshem po presin me padurim riatdhesimin e At Nolit. Shpresojme pas intervistave te mija dhe te kryetarit tone Z-ri Berisha qe u mirepritën dhe akoma vazhdojne.Numri i anetareve te rij ne degen tone do te shtohen edhe më shumë. Po ashtu unë verej se numri i pacienteve shqiptar po shtohet çdo ditë.
Kjo esht nje kohe shumë e veshtire per mua për shkak se koha ime ka pesuar nje limitim te papare. Shumë vatranë qe respektojne Jonjeanshmerine time dhe, me njohin si mbrojtes i pakomromis të interesit Kombetar, ma kuptojne hallin ne kete kohe te pandemise.
DIELLI: Le të kthehemi tek Koronavirusi: Si do të përshkruhej nga Dr. Skënderi beteja me COVID-19? Ç’përvojë fituat?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Nje pervoje të jashtzakonshme, të papritur, mund te them edhe ekselante, por “fatkeqsisht” rezultova dy here negative ne kerkese te antitrupave, ashtu edhe bashkshortja ime dhe fëmejtë jane testuar para dy ditesh negative.
Desha te jem pozitiv qe te perballoja më lehte rrezikun profesional, po siç duket kam qene i kujdesshem dhe do të vazhdoj te jem edhe në të ardhmen.S’ka rruge tjeter. Unë nuk u largohem pergjegjesive te mia. Mendoj se isha tani edhe me shumë i përgatitur ;
se pari ne trajtimin e pacienteve te mi pa simptomë, duke e perforcuar sistemin e tyre imun qe te mund te perballojne senmundjen;-
e dyta; pacientet me symptomet e para, sado qe te ishin të “buta”, ua filloja kuren agresive, qe te mos shkonin deri te hospitalizimi.
E treta; me e veshtira; te ndihmojsh pacientin me semundje kritike te hospitalizuar, duhet gjithmone te jesh ne komunikim te rregullt me spitalin, duhet te kerkosh llogari, të vëzhgosh se ç’ndodh me pacientin tend. Zakonisht ky komunikim eshtë i shkelqyshem dhe i dobishem per te dy palet, per stafin e spitalit dhe mjeku primar, internist ne interes të pacientit.
Dhe e katerta duhet pa nderpre te ndjekesh studimet klinike per virologjine e virusi, per autopsite dhe patologjine e saj, per studimet klinike te ilaçeve dhe per masat e mjeksise publike.
DIELLI: Gjeni kohë të shlodheni?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Fatkeqsisht jo. Nuk ka kohe per ndonje aktivitet tjeter si p.sh. ping pong-u im, qe me mungon aq shumë. Sporti esht shumë me rendesi ne kohe te stresit.
DIELLI: A jeni gjendur përballë situatash të vështira? Mund ta përshkruani ndonjërën?… Ju keni pasë dhe miq që e kanë qenë të prekur rëndë nga infeksioni…dhe kanë vuajtur…
DR.SKËNDER MURTEZANI: Natyrisht po. Nje dite fillova te marr telefonata nga nje pacienti im qe esht nurse/mjek/ne nje spital ne Mannhaten. Kishte punuar pa maske te pranuar nga OSHA me pacient te diagnostifikuar me COVID 19. Ishte i infektuar.
Ishte dite 8 e semundjes se tij dhe kishte dhimbje të forta gjoksi. Ishte me pneumoni, me moshe 40 vjeçare.Mjekohej me antibiotik. Kishte lirine prej meje të me merrte ne telefon kur te donte. Një pasdite, aty nga ora 18:00 me kerkoi te ta dërgoja ne spital.Una mora vendimin t’i shtoj dozë maksimale te nje antiinflamatori josteroidal qe ta merrte çdo 6 ore. Farmacite ne NYC nuk kishin asnje ilaç tjeter si hydroxychloroquine ose remdesevir, ato ishin rezervuar fillimisht vetem ne disa nga spitalet e NYC. Fatmirsisht pas dozës së dyte, qe mori në mesnate, kishte permirsim dhe nga koha e drekes, diten e nesërme u permirsua. Shpetoj nga hospitalizimi. Sot esht ne gjendje te mire dhe vazhdon punen, njekohesisht eshtë pozitiv per antitrupat e krijuara nga covid 19.
Rasti me i veshtire ishte me nje pacient poashtu i komunitetit tone shqiptar, i moshes 63 vjeçare. Ai qe t’i shpetonte vdekjes duhej te intubohet dhe nenshtrohej ventilimit mekanik per 18 ditë. U trajtua me antibiotikë, me hydroxichloroquin pastaj edhe me remdesivir me heparin edhe pse kinezet me remdesevir nuk kishin patur shumë sukses, ne Amerikë hulumtimet klinike kane treguar rezultate shpresëdhënse.
Si mjeku i tij primar kisha te drejte te komunikoja me spitalin per pacientin tim edhe pse nuk ishte spitali ku unë kam privilegje, por serish ishin te shkelqyshem; m’i referonin te gjitha masat ,qe mernin qe te fitonin betejën me vdekjen. Ne dy momente mjeket deshen ta ndalonin trajtimin, unë ju jepja shpresë, ju afroja fakte se kemi gjasa ta fitojme luften me semundjen me te veshtire ne historine e mjeksise moderne. Mrekullia ndodhi, pacienti shpetojë dhe sot i kujtojme ditet e renda, por edhe I gëzohemi sherimit.
DIELLI: Çfarë mendoni dr. Murtezani: Përse Neë Yorku u kthye në qendër epidemie, me më shumë se 370 mijë të infektuar dhe me rreth 30 mijë të vdekur?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Po ta shihni shkallen e vdekshmerise te 10 vendeve ne bote jane 10 vendet me te zhvilluara, SHBA nga vendi i 9-të kaloi ne ne vendin e 10. Esht nje problem complex po i limituar ne vendet me te zhvilluara. A ka te bejë me industrializimin? Ushqimin? Numrin e makinave, fabrikave, me ndryshimet ne atmosfere nga efektet anesore te industrializimit, nuk e di, po nje gje është e qartë; shkenca i ka duart plot.
E dyta; fakti qe CDC per kohe te gjate nuk e ndryshoj algoritmin per mbrojtjen e popullates, ate qe permenda me pare, maska erdhi ne shprehje me 1 prill nga Dr. Fauci dhe presidenti Trump. Si filloj disiplina e qytetareve ne perdorimin e maskave mjeksore (se distancimi ishte qe ne fillim te marsit po nuk respektohej sa duhej te respektohet po ne pergjithesi nuk ndihmoj ne ndalimin shum agresiv te rasteve te vdekjes nga covid 19), numri i te vdekurve KA RENE SHUMË, NYC KISHTE 2/3 e te vdekurve ne SHBA SOT KA VETEM 1/6 .
Gjate MUAJIT mars 2020 transporti publik ishte i ngjeshur, pa distancim te duhur, pa maska. Kete sjellje te pakontrolluar, NYC e pagoi shtrejt. Fajin pra e kanë ata qe drejtonin qytetin dhe shtetin e NY-kut bashk me këshilltaret e CDC.
DIELLI: -Ju keni qenë pjesë e fushatës së testimeve? Sa ndihmon kjo?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Ka protokoll me prioritetet se kush duhet te testohet. Pa testime te atyre qe jane te semure, qofte edhe me dyshimin me te vogel, ata qe kane qene ne kontakt me të semure ose te identifikuar me covid -19 ne shtepite e pleqeve, duhen testuar, por jam kunder teorise teste… teste dhe vetem teste… esht çmenduri. NUK MUND TE TESTOHEMI TE GJITHE. SHBA KA BERE 15 MILION TESTIME 1.6 MIL JANE IDENTIFIKUAR SI POSITIVE KEMI 97000 TE VDEKUR, PASI 98 PERQIND TE KAPURVE ME COVID 19 SHEROHEN ME DHE PA ILACE… TESTIMI I EGZAGJERUAR ESHT SHPENZIM I KOTE. SHBA SIÇ E SHIHNI KA TESTUAR 5% TE POPULLATES PER TE TREGUAR SE 0.5% JANE TE SEMURE!
DIELLI: A qëndron mendimi se testet e antitrupave do të ndihmojnë? Dhe si?
DR.SKËNDER MURTEZANI: Se pari mendoj se ata qe jane identifikuar se kane antitrpra do te jene pjese e popullates qe do te ndihmojne ata qe do kene nevoje per trajtim me antitrupra.
E dyta do te jete shumë praktike te kursejme në vaccine kunder covid 19, ai qe do kete nivelin e duhur te titrit te antitripave nuk do kete nevoje t’i nenshtrohet vakcinimit.
Dhe e treta veç asaj qe i ndihmoje individit dhe Doktorit primar te dine se a e ka kaluar personi semundjen covid 19 po ashtu do t’i ndihmoje mjeksise publike dhe hulumtimeve mjeksore tani dhe ne te ardhmen.
DIELLI-Ka mendime kontradiktore për efektivitetin e ilaçeve që rekomandohen aktualisht. Presidenti Trump përdori ilaçin anti malarje, që nuk dha rezultat në NY, ndërkohë që Instituti Kombëtar rekomandon Remdesivir. Çfarë ka treguar praktika Juaj.
DR. SKËNDER MURTEZANI: Ne momentin kur ballafaqohesh me nje virus aq virulent dhe te panjohur ishte e pritur kjo luhatje ne vendimin se cili ilaç eshte me i mirë. Duhen vite qe nje ilaç ta shoh driten e pazarit farmaceutik.Padyshim eksperienca kineze ka ndihmuar shumë,studimet e pershpejtuara ne Kine kane ndihmuar shume per kahjen qe duhet marre ne perfundimin e algoritmit te trajtimit te covid 19. Unë edhe pse kam nje numer te vogel pacientesh, ku nuk mund te jepet nje mendim i prere per asnjeren nga ilaçet, po ne praktiken time ndoshta shkaku i balancit Zero te vdekur jam i kenaqur, kam mjekuar me te dy ilaçet e lartpermendura, sidomos me remdesevir.
DIELLI: Çfarë mendoni për Vaksinës. Kur e presim?
DR. SKËNDER MURTEZANI: Vaccina kunder covid 19 eshtë shpetim per tere njerezimin, po e bere pa shpejtuar, nga shkenctaret me te mire qe kemi.Le të kemi durim të presim.
DIELLI: Falemnderit DR. Murtezani që gjetët kohë për gazetën e vatranëve DIELLI.

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ju faleminderit Juve. Ishte kënaqësi që fola për Diellin tonë, që edhe në këtë kohë pandemie ka qenë me vatarnët dhe me ët gjithë shqiptarët, ka informuar, ka ntervistuar, ka ndriçuar…
DR. SKËNDER MURTEZANI: Ju faleminderit Juve. Ishte kënaqësi që fola për Diellin tonë, që edhe në këtë kohë pandemie ka qenë me vatarnët dhe me të gjithë shqiptarët, ka informuar, ka ntervistuar, ka analizuar, ka ndriçuar…