• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JO KOSOVË, POR DARDANI, NEGOCIM POR JO PREKJE E INTEGRITETIT TERRITORIAL

August 4, 2020 by dgreca

ELENI KOCAQI FLET EKSKLUZIVISHT PËR DIELLIN: JO KOSOVË , POR DARDANI, NEGOCIM POR JO PREKJE E INTEGRITETIT TERRITORIAL-

  • Elena Kocaqi: Grup legjitim pune për dialogun Kosovë-Serbi, jo negociata koncensionare për interesa personale, grekët në shumice janë me origjinë shqiptare. …

Intervistoi për Diellin Eneida Jaçaj-New York-

Eneida Jaçaj

Historiania Elena Kocaqi, njëherësh pedagoge në Universitetin e Durrësit, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Dielli”, ka folur për çështje shumë të nxehta dhe tejet delikate, si dialogu Kosovë-Serbi, ndryshimi i emrit Kosovë, marrëdhëniet me Greqinë, si dhe ndikimi rus në Ballkan. Studiuesja e historisë ka deklaruar se duhet të ngrihet një grup i posaçëm legjitim pune, për të mbikëqyrur dialogun Kosovën-Serbi. Por, sipas saj, që të ngrihet një grup i tillë pune, duhet të zhvillohen zgjedhje të reja, pasi qeveria e Abdullah Hotit nuk ka mandat nga populli për këtë.  Elena Kocaqi kërkon që në dialogun Kosovë-Serbi të mos negociohet integriteti territorial i Kosovës, pasi pavarësinë ia dha Amerika, si dhe politikanët të mos i lëshojnë Serbisë koncensione për interesa të tyre personale. Kocaqi kërkon që emri Kosovë të ndryshojë në Dardani, pasi emërtimi Kosovë është emër sllav. Sa i takon Greqisë, Elena Kocaqi deklaron se grekët janë ne shumice shqiptarë ortodoks,  ndërsa shtoi se Tirana zyrtare nuk është aspak serioze për të diskutuar çështje delikate me shtetin grek.   

 -Pas një periudhe shkëputjeje, më 16 korrik u rikthye sërish në skenë dialogu Kosovë-Serbi. Çfarë prisni nga dialogu Kosovë-Serbi 2020, dhe si e shihni rolin e SHBA-BE në këtë fazë kaq delikate të dy vendeve?

Dialogu Kosovë -Serbi deri më tani ka dështuar, për shkak të trajtimit të vendit nga klasa politike si domen personal. Klasa politike në Kosovë ka vënë në diskutim integritetin territorial të vendit. Kjo klasë i kaloi Maqedonisë si dhuratë dy mijë e pesë qind hektar tokë dhe Malit të Zi tetë mijë e dy qind hektar tokë dhe, në tentativën e  fundit për  t’i dhënë Veriun Serbisë, ajo u ndalua nga faktori ndërkombëtar. Pra, dialogu dështoi në Uashington, sepse disa politikanë të marrë vesh me Serbinë në mënyre të njëanshme jo vetëm preknin integritetin e vendit, por edhe gjithë ekuilibrat gjeo-strategjikë në Ballkan, dhe kjo prekje është e palejueshme nga Fuqitë e Mëdha. Për Kosovën nuk është e dobishme të shkojë në dialog me Serbinë, vetëm duke i lëshur koncesione asaj. Pala shqiptare duhet të bëjë zgjedhje të reja; të nxjerrë një qeveri legjitime, dhe kjo qeveri të ngrejë një grup pune që do hartojë edhe një plan pune për negocim. Grupi i punës duhet të mos negociojë kurrë pavarësinë, si dhe integritetin territorial, dhe kur them për integritet e kam fjalën jo vetëm për moslëshim territori, por edhe për mos krijimin e enklavave serbe brenda vendit. Pavarësia dhe integriteti u vendosën nga lufta e NATO dhe Amerikës në 1999, dhe klasa politike nuk ka asnjë të drejtë t’i negociojë ato.Autonomia territoriale që aplikohet në kuadër të BE, është standard evropian dhe më ketë standard problemi i të drejtave të serbeve është i mbyllur. Në vend të kësaj, Kosova duhet të kërkojë dëmshpërblim lufte dhe zgjidhjen e problemeve të tjera që ka me Serbinë. Madje, Kosova duhet të kishte paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare, dhe vonesa është e pajustifikuar. 

-Ju keni kërkuar ndryshimin e emrit të Kosovës, ne Dardani. Çfarë mund të na thoni më tepër për prejardhjen e vërtetë të emrit Kosovë? Sa do të ishte i realizueshëm ky ndryshim, dhe si do të pritej nga Serbia?

Emri Kosove është emër sllav, pasi po të shohësh vetëm në google map në të gjithë botën sllave ka disa vendbanime me emrin Kosovë. Të identifikosh shtetin shqiptar me një emër sllav apo dhe ta deklarosh si kosovar, kjo është e papranueshme. Vilajeti i Kosovës u krijua nga Osmanët me insistimin e Rusisë në vitin 1877, me qëllim që gjithë ky territor t’i kalonte shtetit serb me fallcifikime historike,  ku një nga shkaqet e pretendimit është edhe emri saj sllav. Deri vonë, ai rajon shqiptar është quajtur Dardani dhe është e papranueshme mbajtja e një emri të tillë, Kosovë. Serbia nuk do pranojë ndryshimin, sepse asaj me ndryshimin e emrit i bien të gjitha pretendimet për të. Aq kohë që mbahet  një emër sllav, aq kohë edhe do vazhdojnë pretendimet. Me ne shqiptarët ndodh çudia!! Sllavët na imponojnë emrat e tyre në tokën tonë dhe na marrin emrat ilir, siç është edhe rasti i Maqedonisë, ku të vetmit maqedonas aty janë shqiptarët dhe jo sllavët. Ndryshimi është vullnet politik dhe kryhet brenda ditës nëse politika do të donte. Edhe sikur të kishte në të ardhmen një bashkim politik Shqipëri- Kosove, janë disa rajone të lidhura me shqiptarët si Dardani, Epir, Maqedoni, Iliri që duhet t’i mbajnë këto emra sepse me to ruajmë origjinën dhe identitetin tonë etnik.

-Eksponentë të njohur në fushën e diplomacisë kanë deklaruar se Rusia ka shtuar ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke dashur të pengojë integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe BE. Si e shihni ndikimin e Rusisë në Ballkan qoftë dhe në të ardhmen, dhe cilat janë interesat gjeo-politike të Putinit ne ketë rajon? 

Rusia e ka pasur zonën e vet të interesit Ballkanin, dhe ishte ajo që krijoi nga hiçi shtetet ortodokse në Ballkan në shek e XIX dhe i zgjeroi ato në trojet shqiptare, ne emër të pan sllavizmit. Edhe sot vazhdon t’i ketë ato interesa.

-Keni deklaruar se grekët dhe shqiptarët kanë të njëjtën prejardhje. Pra, nuk ka komb grek, por vetëm shqiptar. Ku e bazoni deklaratën tuaj?

Të dhënat historike tregojnë se fiset antike në Peloponez dhe Atik ishin nga origjina Pellazg dhe Ilir si shqiptarët sot. Gjuha që quhet greke antike është gjuhë teknike, por mbi baza pellazgjishten apo shqipen, pasi shohim që homerishtja afrohet me shqipen e dialektit gegë sot dhe vet Ilida fillon me fjalën Mini, mënia, -meria. Grekët modern në 1821 ishin shqiptarë ortodoksë dhe vllehë ortodoksë, dhe në revolucion nuk ka asnjë kryengritës që të jetë grek nga origjina, por janë shqiptarë, madje, shqipja është folur në Parlament në atë kohë. Shqiptarëve iu vendos gjuha e kishës dhe vet Greqia ka ndërruar për dy shekuj 3 herë gjuhën zyrtare. Në 1923 u dëbuan myslimanët e Greqisë  ndër ta shumica shqiptarë, dhe u sollën ortodoksë nga Azia, dhe ky ishte spastrim fetar dhe genocidal mbi kombin shqiptar. Greqia është një bashkësi fetare dhe jo etnike, pasi quhesh grek se je ortodoks dhe flet gjuhën teknike nuk ka rëndësi fare se çfarë etnie je. Ata të detyrojnë të lësh etninë dhe mos të flasësh gjuhën mëmë siç ndodh me shqiptarët në Greqi, që nga arvanitët dhe ata të emigruar, të cilët nuk kanë asnjë shkollë për të mësuar gjuhën shqipe. Madje, me këtë politikë, Greqia po tenton të asimilojë edhe vet Shqipërinë. 

-Shpesh herë në politikën shqiptare është debatuar për ligjin e luftës me Greqinë. Zyrtarë të lartë të shtetit grek e kanë mohuar se ekziston ende ligji i luftës, pasi sipas tyre është rrëzuar që në vitin 1987. Megjithatë, nuk ka transparencë të plotë sa i takon këtij ligji. Por, a ekziston vërtet një ligj lufte mes dy vendeve?

Dy vende anëtare në NATO nuk mund të kenë ligj lufte, sepse neni 5 i Traktatit të NATO sanksionon mbrojtjen kolektive. Ligji i luftës, një ligj aspak real duhet të ishte me Italinë aq kohë sa ishte lufta, dhe me mbarimin e luftës nuk kishte pse të ekzistonte as me atë. Ndërsa mbajtja e një ligji lufte me  Shqipërinë një vend i pushtuar, është justifikim për të sulmuar dhe për të shkelur të drejtat e shqiptarëve, në kuadër të një politike agresive. Juridikisht nuk ka dhe nuk mund të ketë ligj lufte, thjesht është presion mbi naivët politikë të Tiranës. 

-Si e shihni rolin e politikës së jashtme shqiptare sa i takon çështjes çame në pergjjithesi, varrezave çame, si dhe çështjes së detit me Greqinë. A po tregohet serioze dhe aktive pala shqiptare për të diskutuar çështje kaq te rëndësishme me Greqinë?

Tirana zyrtare as i ka fare në axhendën politike këto çështje në lidhje me Greqinë. Tirana zyrtare sillet si shtet vasal dhe jo si vend i pavarur. Asnjë lloj autoriteti politik të reciprocitetit nuk ka treguar Tirana këto 30 vjet. Mendoj se duhet ndryshuar sjellja politike e Tiranës, dhe duhet një mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

-Vrasja e ushtarit ekstremist grek Kostantinos Kacifas nga forcat RENEA, duket sikur i acaroi  marrëdhëniet me Greqinë. Megjithatë, si i parashikoni në të ardhmen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Ishte një akt kundër shtetit shqiptar! Kudo në botë të qëllosh me orë të tëra mbi forcat e sigurisë së vendit, sigurisht në zjarr e sipër do të ekzekutohesh. Ishin qarqet ekstremiste naziste ato që shkaktuan probleme, dhe që qeveria shqiptare as duhet t’i kishte lejuar te hyjnë, por që me pas i shpalli non grata. Rol në acarimin e  situatës luajnë edhe ata që vet shpallen pjesë e minoritetit, sepse marrin fonde pasi e kane bërë një lloj biznesi këtë çështje. Atyre u intereson acarimi i situatës, sepse u shtohen fondet që përfitojnë me pa të drejte nga taksa paguesit grekë. E ardhmja e marrëdhënieve është vetëm reciprociteti, si e vetmja bazë në marrëdhëniet midis shteteve të pavarura, parim ky që nga antikiteti. 
-Është hedhur më herët teza për një Shqipëri Natyrale, Shqipëria e vitit famëkeq 1913, ku kufijtë e saj u copëtuan për interesa të Fuqive të mMëdha. A do të sillte trazira në Ballkan nëse do të thelloheshin përpjekjet për një Shqipëri Natyrale?

 Shqipëria natyrale nuk është ajo e 1913, por ajo e 1800-ës që fillon në Mesdhe dhe mbaronte në Dalmaci. Kur mbërrijmë në 1913, Shqipëria ishte copëtuar disa herë, në fillim me krijimin e shteteve ortodokse ballkanike që i morën asaj gjysmën e popullit dhe pjesën më të madhe të territorit, me copëtimin e 1878 ku u zgjerua Serbia dhe ai final i 1913, ku Shqipëria u ricopëtua sërish. Pra, nga Shqipëria e vërtetë kanë mbetur vetëm disa copa që duhet t’i ruajmë. Shqipëria dhe Dardania duhet ta kishin filluar procesin e  bashkimit ekonomik pa dogana e taksa dhe pa pengesa në rrugë.  Pastaj kalohej në një bashkim politik federativ pa asnjë problem. Ndërsa shqiptarët në shtetet e tjera duhet të luftojnë për të drejtat etnike si në Maqedoni, Greqi, Turqi, Mal të Zi dhe Serbi. Diaspora në Amerikë mund të luajë rol në proceset në boten shqiptare, duke qenë e bashkuar në formën e një lobi përtej interesave egoiste. Kjo diasporë luajti rol të madh edhe në sabotimin e tentativës për copëtimin e Kosovës, dhe ka mundësi të bërë më tepër në këtë drejtim. Politika Amerikane është miqësore ndaj vendit tonë, dhe ne shqiptarët duhet t’i jemi mirënjohës shtetit amerikan për sa ka bërë për ne. Ndaj faktori shqiptar në Amerike duhet të lobojë fort, dhe kjo bëhet me bashkëpunim shoqatash dhe regjistrimin e popullsie shqiptare aty, si dhe me qëndrim unik të përbashkët kur vjen puna tek interesi kombëtar. 

Filed Under: Featured Tagged With: ELENI KOCAQI, Interviste, kosova

MARRVËSHJA E 5 QERSHORIT, NDRYSHIMET KUSHTETUSE, LISTAT E HAPURA…REAGIMI I NDËRKOMBËTARËVE

August 3, 2020 by dgreca

Nga Zenel Celiku *-

 Më 30 Korrik,  në seancën e fundit të sesionit parlamentar, me 106 votapro dhe 10 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet kushtetuese që lidhen me proçesin e reformës zgjedhore, duke vendosur përfshirjen e listave të hapura për zgjedhjet parlamentare. Ky votim u bë pa dakordësinë e opozitës së bashkuar jashtë parlamentare. Me ndryshimet e dakordesuara pozite-opozitë më 5 Qershor, në zgjedhjet e radhës parlamentare do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura ku shqiptareve u jepet mundësia të zgjedhin kandidatin që ata mendojnë dhe vlerësojnë, por sa % e listave do të jenë të hapura, këtë akoma nuk e dijme. Për detajet e mëtejshme të këtij sistemi dhe për pragun electoral, do të përcaktohen në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë. Fakti është se përveç opozitës e cila ka deklaruar se, PS dhe Rama po e minojne marëveshjen e 5 Qershorit, edhe ndërkombëtarët mbajtën qëndrim të ashpër ndaj mospërfilljes të mendimit të opozitës së bashkuar. BE-ja dhe SHBA-të shprehën zhgenjim për votimin e 30 Korrikut I cili ka si qëllim për votime me lista jo 100% të hapura dhe për moslejimin e kualicioneve parazgjedhore. Lidhur me këto shqetësime, unë kamë marë në intevistë një nga ekpertët më të njohur të kësaj fushe-Prof. Kristaq Kume, ish Kryetar I KQZ.

Zenel Celiku, Intervistë me Prof. Kristaq Kume, lidhur me ndryshimet kushtetuese.
-1-TIR-FAX News Agency
; Prof. Kume, votimi për ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut ka gjeneruar shumë debate brënda politikës shqiptare dhe partenrëve ndërkombëtarë. Ju lutem mund të më thoni, këto ndryshime favorizojnë PS, PD, LSI apo opozitën e bashkuar në tërësi???
Prof. Kristaq Kume ; Në ndryshimet kushtetuese trajtohen çështjet e zgjedhjeve dhe më pas, duke iu referuar marëveshjes së 14 Janarit, ato duhet të bëheshin nëpërmjet Këshillit Politik (KP). Ndryshimet kushtetuese pa marë parasyshë kërkesat e opozitës jashtë parlamentit, dëmtojnë ndjeshëm klimën politike pozitë-opozitë. Në një shoqëri demokratike ndryshimet në Kushtetutë mund dhe duhet të bëhen për të mirë regulluar funksionimin demokratik të shoqërisë, shumë më tepër se sa në varësi të situatës dhe interest politike. Ndyshimet kushtetuese tashmë të bëra kryejnë kushte për funksionimin më të mirë të demokracisë përfaqësuese, por e vërteta është se ashtu si janë formuluar, ato  favorizojnë maxhorancën. Ndryshimi I regullit sipas të cilës zbatohet sistemi proporcional rajonal, Kushtetuta e ndryshuar nuk e detyron ndarjen në 12 njësi zgjedhore në teritorin e  Shqipërisë, kurse dispozita që mundëson hapjen e listave 100 %, për mendimin tim I shërben funksionimit më të mirë të demokracisë përfaqësuese. Heqja e kualicioneve parazgjedhore me shumë lista, zvogëlon hapësirat për vendmmarje për taktika elektorale që ndjekin partitë politike.
-TIR-FAX News Agency ; Bazuar në ndryshimet kushtetuese, në zgjedhjet e ardhshme, a do te aplikohet votim me listat e hapur 100 % dhe pse?
Prof. Kristaq Kume ; Dispozita e re kushtetuese qe regullon problemin e hapjes së listave kërkon që partitë politike, me domosdo një pjesë të listës së tyre (jo me pak se 2/3 e listës) të jetë e hapur, ndërkohë partitë politike nëse e vendosin, mundet që listën ta hapin 100 %. Kjo zgjedhje e hapjese së listave, për mendimin tim tregon se vendimmarja për të hapur listat nuk është pasojë e reflektimit të plotë mbarë popullore, për ti dhënë shoqërisë tonë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre te pëlqyer në Kuvend. Nëse partitë politike do të zbatojnë këtë dispozitë kushtetuese dhe nuk do të përdorin mundësitë që Kushtetuta u jep për të hapur listat 100 %, në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të ketë më shumë se sa 20-25 deputete që do te marin mandatin nga vota parapëlqyese e qytetarëve. Kërkesa për hapjen e listave është bërë nga pjesa jo politike e Shqipërisë dhe në mënyrë të vazhdueshme nuk është marë në konsideratë nga partitë politike, për pasojë, mundësitë që partitë politike që të hapin 100 % listat (gje që ua lejon Kushtetuta), ka pak gjasa që të ndodhë që të realizohen.

TIR-FAX News Agency ; Partnerët e PD që janë pjesë e opozitës së bashkuar si LSI, PAA, BDIU e të tjerat, cfar humbin dhe cfar fitojnë nga këto ndryshime kushtetuese?
Prof. Kristaq Kume; Në garën e ardhshme elektorle, në interesin e partive politike ndikojnë vetëm ndryshimet kushtetues që nuk lejon kualicionet me lista shumë partiake. Në vecanti ky ndikim do të jetë prezent nëse me ndryshimet kushtetuese me dakordësinë e palëve do të zvogelojnë njesitë zgjedhore. Konkretisht, nga 12 njësi apo qarqe, mundet të bëhen më 3, më 4 ose më 5 njësi apo qarqe zgjedhore, kjo mundet ti japë më shumë hapësirë opozitës. Partitë politike mundet të garojnë në kualicion parazgjedhor, por në këtë rast ato duhet ose të garojnë të gjitha me siglen e njeres prej tyre, prsh me siglën e PD dhe në një listë të përbashkët, ose të gjitha partitë të regjistrohen në gjykatë në një parti të re e cila të futet në garën elektorale me listën e kandidatëve te partitë që do të jenë pjesë e kësaj partie. Në të dyja rastet siç kuptohet, partitë duke garuar në kualicion me formulën e një partie tjetër të re apo në një parti të madhe siç është PD-ja apo PS-ja, I vetmi difekt është se ato humbasin identitetin e siglës së tyre.
TIR-FAX News Agency ; Prof, cfar pret dhe cfar pretendon opozita e bashkuar me rikthimin e saj në Këshillin Politik?
Prof. Kristaq Kume; Ndryshimet kushtetuese tashmë janë realitet. Mendoj se është e rëndesishme që palët politike të vazhdojnë diskutimet në tryezën e KP me qëllimin që opozita të fitoi më shumë terren përsa I përket kualicioneve parazgjedhore dhe votimi me lista të hapura 100 %.  Tryeza në KP mundet të prodhojë dakordësi për zgjidhjet më të mira në kodin zgjedhor në plotësim të ndryshimeve të bëra në Kushtetutë me 30 Korrik. Këtu kamë parasyshë përpjekjet që duhen bërë për të realizuar në mënyrë sa me efektive lejimin kushtetues për të garuar me lista të hapura dhe për të zvogëluar sa më shumë efektin jo proporcional që sjell ndalimi kushtetues me kualicione si ato që janë përdorur deri dje. Mundësitë që Kushtetuta e ndryshuar ju krijon aleternativa të reja politike për të hyrë në garë, duhet të traitohen në KP, natyrisht me dashamirësinë e të medhenjve. Me dakordesinë e palëve, kjo bëhet mirë e mundshme duke zvogëluar numrin e njësive zgjedhore, nga 12 njësi në 3-4-5 njësi zgjedhore. Pamvarësisht se ndryshimet kushtetuese të bëra janë konsideruar më shumë si veprime në funksione të interest politik të maxhrancës, ato krijojnë kushte për të zhvilluar një legjislacion zgjedhor me dashamirës dhe më efektiv për demokracionë përfaqësuese. Që të arrihet kjo, është e domosdoshme që ndryshimet që tani duhet të bëhen në kodin zgjdhor, të jenë rezultat I vullnetit të mirë politik të maxhorancës dhe opozitës së bashkuar në KP.

-TIR-FAX News Agency ; Nga ky Ligj (ndryshimet kushtetuese), kush parti e opozites fiton terren më shumë, e kam fjalën për LSI?
Prof. Kristaq Kume; Ndryshimet kushtetuese i vejnë të gjitha partitë në garë të barabartë sepse zvogëlon mundësitë për të përfituar nga votat e të tjerëve që mund të futen në kualicion parazgjedhor me lista të ndara. Nuk shikoj lidhje midis ndryshimit kushtetues dhe një partie politike të vecantë.
Ndryshimet kushtetuese mundet të ndikojnë në garën midis PS dhe opozitës së bashkuar, sepse opozita e bashkuar nuk mund të garoi e gjitha bashke ku cdo parti të ketë listat me kandidat e tyre.

TIR-FAX News Agency ; Prof. Kume, nga parite e vogla te kualicionit opozitar kryesisht PAA dhe PDIU e te tjera, si e shikojne vetvehten nga ndryshimet kushtetuese te 30 Korrikut?
Prof. Kristaq Kume; PAA dhe PDIU mendoj se ato mundet te jene me efektive bashke duke u regjistruar me siglen e njeres prej tyre,ose duke u regjistruar sebashke ne nje parti politike te re. Mendoj se variabti I dyte është më produktiv për PAA dhe PDIU, që në realitet keto parti kane peshe ne opozitën e bashkuar.

-TIR-FAX News Agency ; Prof. Kume, prsh, PAA dhe BDIU si partitë me të madhaja ndër partitë e vogla, ku e kanë interesin e tyre për t’u bërë bashkë, në listat me PD, me listat e LSI apo tërësisht më vehte? Cilin variant rekomandoni Ju?
Prof. Kristaq Kume ; Mendoj se brënda opozitës së bashkuar PAA dhe BDIU kanë fuqi elektorale të mjaftueshëm, ndaj mendoj se ato kanë interes të garojnë të dyja sebashku. Variant tjetër është që këto dy parti të garojnë me listat e PD, por problem ngelet identitet I tyre.

-TIR-FAX News Agency ; Tashme PS është përpara një presioni të madh nga nderkombetarët të cilët reaguan ashpër për votimin e njëanshëm për ndryshimet kushtetuese. Nisur nga këto presione, a mendoni se Rama dhe partia e tij do të pranoi kërkesat e opozitës për lista të hapura 100 % dhe për kualicione parazgjedhore?
Prof. Kristaq Kume; Duke u nisur nga ndryshimet kushtetues më 30 Korrik, ato ndryshojnë konceptin kualicioneve parazgjedhore. Partitë politike nuk mund të garojnë sabashku në një kualicion duke patur seicila siglën dhe listën e kandidateve të tyre. Ndërsa listat e hapura janë në tagrin dhe vullnetin e partive politike që janë pjesë e diskutimeve dhe debateve në KP. Të shikojmë nëse palët do të bien dakord apo jo për të vendosur në kod dispozitën e cila do t’i kërkoi partive politike që të hapin 100 % listat, siç ka kërkuar opozita e bashkuar jashtë parlamentit.

* Derguar enkas per Gazeten DIELLI- Intervistoi gazetari,
Zenel Çeliku- TIR-FAX News Agency

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Prof.Kristaq Kume, Zenel Celiku

INTERVISTA- KRYETARI I VATRËS: MORËM PREMTIME TË MËDHA NGA AMBASADORI GRENELL

June 28, 2020 by dgreca

Takimi i Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është anuluar por shtyrë për një datë të re. Kreu i Federatës pan-shqiptare të Amerikes “Vatra”, Elmi Berisha, në një lidhje me skype nga SHBA, tha për TV Ora News se takimi i ri pritet të ndodhë shumë shpejt dhe në fokus të tij do të jetë zhvillimi ekonomik.

Berisha: Anulimi i takimit ka gjetur mirëkuptim nga Grenell dhe administrata Trump. Duhet të bëhet një kordinim i ri.Takimi besoj se do të realizohet shumë shpejt në të ardhmen e afërt.Në bisedimet me Grenell dhe kryeministrin Hoti jam siguruar se takimi do të bëhet shpejt, ne e mirëpresim takimin sepse nuk ka të bëjë fare me propagandat dhe fabrikimet  që janë shpërndarë kohët e fundit nga ata që nuk e duan Shqipërinë dhe Kosovën. Ky takim nuk do të ishte as i pari dhe as i fundi në Shtëpinë e Bardhë.Substanca e takimit është ekonomike dhe duhet menduar si të shkohet përpara me një mini marshall-plan që do të ndryshonte jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke folur rreth takimit online që komuniteti shqiptaro-amerikan pati me Ambasadorin Grenell, Berisha foli për premtime të mëdha nga i dërguari i posaçëm i ShBA-së për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi.

Berisha: Dje kishim një takim të mirë me Grenell, kemi marrë disa premtime të mëdha dhe jemi pajtuar me cilësinë dhe mënyrën e ndërsjelltë të bashkëpunimit mes Vatrës dhe administratës Trump. Unë dhe Vatra kemi besim të madh dhe besojmë se duke bashkëpunuar me administratën Trump shqiptarët gjithmonë do të triumfojnë dhe do të ruhet interesi i tyre. Për Kosovën,Grenell na siguroi se asnjëherë më parë Trump apo Grenell nuk kanë biseduar rreth ndarjes së Kosovës apo korrigjimit të kufijve. Është një fabrikim.

Berisha deklaroi se nuk do të lejojnë një status-quo.

Berisha: Kemi kërkuar që Amerika të vazhdojë, administrata të mos ndalojë gjatë procesit. Ne duhet të kordinohemi me Prishtinën dhe Tiranën dhe të jemi aty kur takimi të bëhet, mos të humbim kohë. Nuk do të lejojmë ne status-quo.

Ai u shpreh besimplotë që SHBA do të të insistojë që Kosova të lëvizë drejt Kombeve të Bashkuara.

Berisha: Ambasadori ka një përvojë të bujshme në Kombet e Bashkuara dhe politikat ndërkombëtare. Kemi biseduar rreth planit sesi Kosova të mos pengohet nga Rusia dhe Serbia pë anëtarësim në OKB. Këto janë plane të dyta pas atyre ekonomike. Shtëpia e Bardhë besoj se do të insistojë që Kosova të lëvizë drejt Kombeve të Bashkuara me mirëkuptimin e serbëve dhe rusëve.

Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në SHBA thote se “nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera”.

Por Berisha thotë se ditët e vështira dhe të zeza për shqiptarët kanë përfunduar njëherë e mirë.

Berisha: Aspak. Një pjesë e dhimbjeve vjen dhe nga Specialja në Hagë që kërkojnë ta ngatërrojnë viktimën dhe agresorin. Vetëm kjo pjesë është e dhimbshme, sa i përket ditëve jo të mira për Kosovën nuk qëndron. Kanë përfundu njëherë e përgjithmonë ditët e vështira dhe të zeza për shqiptarët. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më mirë dhe vetëm do të përparojnë dhe ecin përpara. Këto janë mendime personale të njerëzve por edhe tendencioze pavarësisht se kush i thotë. Uashingtoni nuk do të ndryshojë substancën drejt zhvillimeve në Ballkanin Përëndimor dhe posaçërisht marrëdhënieve vëllazërore dhe të përhershme me Shqipërinë dhe Kosovën.Enigma e disa ekspertëve që Kosova do të jetë më keq se është sot është propagandë. Kosova do të ecë përpara dhe do të jetë një vend i integruar sëbashku me Shqipërinë, Kosova do të ketë integritetin e saj territorial dhe do të ndihmohet fuqishëm nga SHBA.

Sikundër edhe shtetarët e Kosovës, edhe Vatra insiston se dialogu duhet të duhet të udhëhiqet nga Amerika dhe jo BE.

Berisha: Jo. Nuk kam asnjë kundërshti rreth involvimit të Europës në zgjidhjen e çështjes së Koosvës. Por Europa ka pasur 100 vjet kohë me na drejtu dhe ndihmu dhe e ka bërë Amerika.Insistojmë që Amerika duhet të jetë lidere e bisedimeve, kurse Europa gjithësesi pjesë e saj.

Kreu i Vatrës foli edhe për humbjen elektorale të mikut të shqiptarëve.

Berisha: Kongresisti Eliot Engel fatkeqësisht humbi në primaret por për 35 vjet me radhë  ka qenë një nga zërat më të fuqishëm në Uashington për Kosovën, Shqipërinë dhe gjitha viset shqiptare dhe të drejtat tona. Me siguri që Engel do të vazhdojë të na ndihmojë dhe në të ardhmen, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë promovimin e çështjes tonë kombëtare.

Një koment dhe për votën e emigrantëve.

Berisha: Vatra prej 25 vitesh kërkon nga të gjitha qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë që të na ofrohet e drejta e votimit siç e meritojmë. Besoj se do të bëhet realizimi i kësaj kërkese. Do të ishte një dhuratë morale dhe njerëzore shumë e mirë për diasporën shqiptare kudo që jeton.

I pyetur sesa e vështirë është të bësh bashkë ndasitë politike mes shqiptarëve kur ata shkojnë në SHBA, Berisha pati këtë koment.

Berisha: Vatra e luan rolin e një ombrelle që bashkon forcat shqiptare kudo, Vatra është krijuar për këtë çështje me influencu dhe me lobu në Uashington gjatë kohës së formimit të shtetit të parë shqiptar, në vazhdimësi e ka lujtur këtë rol. Deri në shtetësinë e Kosovës, Vatra ka qenë promovuesi kryesor dhe një nga organizatorët më të fuqishëmn të çështjes kombëtare nëpërmjet shqiptarëve dhe pastaj në Uashington.

Intervista në studion e TV Oranews me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana

Filed Under: Opinion Tagged With: Interviste, Kryetari i Vatres, Ora News TV

VATRA E KA TË HAPUR KANALIN E KOMUNIKIMIT ME WASHINGTONIN ZYRTAR

June 7, 2020 by dgreca

Bisedë me z. Elmi Berisha, Kryetar i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA” me Gazeten NACIONAL/

NACIONAL: Prej Kuvendit të 19 janarit 2020, ju jeni kryetar i Federatës Pan shqiptare të Amerikës “VATRA”. Çdo të thotë kjo për Ju?

ELMI BERISHA: Mendoj se për mua është nder dhe përgjegjësi.Që nga Kuvendi i 19 Janarit unë kam pasur fatin dhe nderin që të zgjidhem unanimisht nga delegatët e kuvendit në krye të Vatrës. Për mua është më shumë një përgjegjësi dhe obligim i madh moral, profesional dhe kombëtar. Nuk mund ta fsheh edhe ndjenjën e kënaqësisë që po i prij Vatrës së Nolit dhe Konicës!

NACIONAL: Në vizionin Tuaj, cila do të jetë Vatra e mandatit të Kryetarit Elmi Berisha?

ELMI BERISHA: Mendoj se gjatë mandatit tim Vatra do ta çojë më tej atë çfarë ka bërë paraardhësi im me ekipin e tij dhe me të gjithë vatranët.
Ne luftojmë ta lartësojmë Vatrën në nivelin e kohës.Unë e kam e cilësuar në platformën konkuruse në Kuvendin e Janarit” Vatra e shekullit 21”, ç’ka do të thotë se detyra ime kryesore së bashku me bashkëpuntorët e mi është që rreth Vatrës të sjellim të rinj dhe të reja, të cilët me kulturën, vizionin, moshën, t’i prijnë vatrës së nesërme, dhe ta ngrenë atë në nivelin e Shekullit 21.Jam plot bindje e shpresë së Vatra do të fuqizohet me gjeneratat e shkolluara në Amerikë. Ato do të sjellin me vetë mënyrën e re të zhvillimit e lartësimit të Vatrës. Duke e pasur gjithmonë parasysh ruajtjen e substancës thelbësore të Vatrës siç është Çështja mbarëkombëtare, kujdesi për të drejtat e shqiptarve, kudo që jetojnë, kujdesi i vazhdueshëm për Shqipërinë dhe Kosovën, pa harruar bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës-Bujanoc, çështjen Çame, dhe mbajtja e ruajtja e marrëdhënjeve në mes Shqiptarve dhe Amerikës.Dhe fundamentale është elabourimi i mëtejshëm i idesë filozofisë ideja dhe filozofija e të qenurit të djathtë, ide që është në themelet 108 vjeçare të Vatrës.Vatra beson vetëm tek kapitalizmi, nuk flirton me parti të majta që veprojnë në vendlindje sepse e ka të qartë se socilalizmi, që promovon e majta, qoftë edhe kur ndërron kostumin politik, apo ndryshon emrin, është një shpikje diktatoriale, që shtyp liritë themelore të qytetarëve.
Kjo nuk na pengon, që të mbështesim shtetet shqiptare. Vatra punon për të mirën e Kombit dhe askush nuk na ndalon që të mos kujdesem për Tiranën apo Prishtinën zyrtare, pavarsisht se kush është në pushtet!

NACIONAL: Edhe pse Kuvendi u pasua nga Pandemia,ç’ka ju mbylli hapsirat për veprimtari, si do të vijë rigjallërimi i Vatrës dhe si do të rritet autoriteti i saj në Diasporë?

ELMI BERISHA: Pas Kuvendit ne ia nisëm punës për të konkretizuar platformën e paraqitur para delegatëve. Shkuam në Departamentin e Shtetit me një ekip dhe prezantuam Vatrën dhe vizionin tonë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, për Shqipërinë dhe Kosovën, Malin e Zi e Maqedonin etj.Ne nisëm organizimin e veprimtarive edhe në selinë e Vatrës duke ftuar diplomatë dhe organizata të komunitetit.
Pandemia sigurisht që ende është një brengë globale që ka ndikuar edhe për Vatrën e vatranët. I jemi përshtatur kushteve të diktuara nga Koronavirusi, izolimit. Kemi udhëzuar edhe degët e Vatrës nëpër shtetet e ndryshme të Amerikës dhe Kanda që të komunikojnë dhe të mbajnë lidhje me vatranët e familjet e tyre. Vatra e konsideron veten si një familje të stërmadhe, ku lidhja shpirtërore me pjestarët e familjes përbën substancën e jetëgjatësisë të saj.Në këto kushte Gazeta “DIELLI”, zëri i Vatrës, gazeta që ka hyrë në dekadën e dytë të shekullit të dytë të jetës së saj(111 Vjet i mbushi me 15 Shkurt), ka luajtur një rol të veçantë në informimin e mbajtjen bashkë të vatranëve në tre muajët e izolimit, ka sjellë zërin e degëve të Vatrës, ka bashkuar shqiptarët jo vetëm në SHBA e Kanada, por edhe me vendlindjen e Mërgatën në Europë, Australi, kudo ku jetojnë shqiptarët. Ndjehem mirë që Dielli me Kryeredaktorin Dalip Greca, në këtë kohë të Pandemisë e kanë zgjeruar ekipin; gazetarë të ardhur në diasporë prej Vendlindjes, kanë gjetë veten në gazetën më të vjetër të Botës shqiptare, Diellin e Vatrës.
Duke qenë se qendra e Vatrës është e vendosur në New York, shteti më i prekur nga COVID-19, (me më shumë se 30 mijë të vdekur e mbi 382 mijë të infektuar) veprimtaritë tona janë zhvilluar përmes video-konferencave. E tillë ishte veprimtaria e Vatrës kushtuar përkujtimit të Revoltave të Spaçit dhe Qafë Barit.

NACIONAL: Në SHBA ka rënë forca lobuse e Shqiptarëve në Washington, çfarë ka menduar Vatra për ta rikthyer ndikimin shqiptar atje, ku “gatuhet” politika botërore?

ELMI BERISHA: Është e vërtetë që Shqiptarët kanë nevojë që sa me parë të riorganizohen dhe t’u ndjehet zëri në Washington. Ne duhet të rikthehemi dhe ta vazhdojmë rrugën që kemi pasur më herët, atë të influencimit në Washington.Unë personalisht e kam një eksperiencë në këtë fushë dhe i kam siguruar vatranët që gjatë mandatit tim do ta sjell Vatrën aty ku ishte, dhe aty ku e ka pasur vendin, që nga koheformimi i saj para 108 viteve. Energjia kryesore e Vatrës së shekullit 21 do përqëndrohet në Washington. Vatra është në proces të një projekti mbarëkombëtar ku së bashku me Tiranën dhe Prishtinën do t’i kanalizojmë prioritetet tona mbarëkmobëtare!
Vatra, fatmirsisht e ka të hapur kanalin e komunikimit me Washingtonin zyrtar.

NACIONAL: Si i ndjek Vatra zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe Trojet e tjera etnike? Cili është ndikimi dhe autoriteti i saj. Si i ndjek Vatra zhvillimet në rajon?

ELMI BERISHA: Vatra në vazhdimësi i përcjell zhvillimet dhe situatën politike ditore në Shqipëri dhe Kosovë. Mundohemi të ruajmë dhe zhvillojm raporete të mira me institucionet atje. Gjithmonë kemi qenë përkrah zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe sigurisht të njëjtën gjë e kemi bërë edhe për Kosovën dhe viset e tjera ku jetojnë shqiptarët. Unë nuk mund të them që jemi të kënaqur me politikat e përgjithshme në Tiranë dhe Prishtinë, por siç e përmenda edhe më herët, jemi duke hartuar një projekt mbarkombëtar, që do të na afrojë më shumë me institucionet e vendit të oringjinës!
NACIONAL: Kënaqësi që biseduam.
ELMI BERISHA: Kënaqësia ishte imja. I uroj sukses gazetës NACIONAL!

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Interviste, Nacional

VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT- FLET KRYETARI I DEGËS NË MICHIGAN, ANËTAR I KRYESISË SË FEDERATËS, Z. MONDI RAKAJ

May 27, 2020 by dgreca

Pak Histori: Dega e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA në shtetin e Michiganit është nga  më aktivet. Ajo ishte mikpritëse dhe organizatore e Kuvendit të Vatrës të 19 Janarit 2020.

Edhe në të shkuarën e largët e të afërt kjo degë është dalluar si prijëse e veprimtarive dhe kontributore ne financat e Vatrës. Historia e degës së Vatrës në Michigan i ka fillesat e saj me 14 prill 1914, datë kur nisi organizimi i themelimit të degës Nr.33 në Detroit, e cila e nisi rrugëtimin me 28 anëtarë. 

       Në Pleqësinë e parë që e udhëhoqi degën veçojmë: Kryetar i parë u zgjodh z. Lazo Dhimitri, arkëtar Dhimitër Bendy, sekretar Petraq Andon, dhe Pleqësia përbëhej nga: Marko Adams, Riza Shaban dhe Kostë Gega.

Emrat e vatranëve të Detroitit u rendit librin e nderit, ose siç e quanin vatranët e hershëm në “Radhuan e Nderit” gjatë fushatës “Për Shpëtimin e Shqipërisë” të 3 Qershorit 1917, që nisi nën kushtrimin e poezisë së Fan S Nolit ”Jepni për Nënën” me moto: Nëno mos ki frikë se ke djemët në Amerikë….!

      Ndër dhurusit e degës së Detroitit dallonin në atë fushatë: Pando Adams, Zaharia Papa, Marko Adams, Nasi Aristidi, Mihal Çeno,Angelo Lasko, Petraq Andon, Bexhet Qyteza, Hysein Hasan, Ton Anastas, Petro Grameno, Koço Grameno, George Zamo, Dhori Terova, Vëllazëria Çerava, Ilo Nase, G. Janaq, Perik Murzaku, Sotir Opingari, Krati Samarxhi,Isaak Stavre, Nonda Aristidhi, Sadik Zeinel, Vëllazëria Deke, Koli Terova, Marko G Pogradeci, Behlul Korça, dhe G.Berati.

   Dega e Detroitit do të printe edhe gjatë fushatës së Huasë Kombëtare Tetor 1920- 1921. Shumë prej vatranëve të kësaj dege blenë shuma të mëdha të “Huasë Kombëtare” për Qeverinë Shqiptare që doli nga Kongresi i Lushnjës. Fazlli Panariti nga Detroiti i priu fushatës ndër të gjithë vatranët e atjeshëm, së bashku me Halit Qytezën, që ishte kampion me 6 mijë dollar- Panariti bleu 5 mijë dollarë bono të huas, nga 7 mijë që bleu vetë Vatra.

Emri i degës së Vatërs të Detroitit do të futej në historinë e Federatës edhe në kohëndarjen e tretë të Federatës (e para kishte ndodhë më 1917), e dyta më 1925(koha e ndarjes së Nolit me Konicën, që zgjati deri më 1938, prill kur erdhën princeshat që bënë bashkimin me vizitën e tyre, Noli udhëhoqi meshën, Konica ishet shoqërusi dhe mikritsi), dhe kjo e treta pas Kuvendit të vitit 1936, që zgjati për 3 vjet. Atë kohë kishim dy Vatra, një në Boston dhe një në Detroit. Kishim dy gazeta Dielli, një në Boston me editor Nelo Drizarin dhe një në Detroit me editor Refat Xh. Gurrazezi.Bashkimi erdhi pas pushtimit të Shqiëprisë nga Italia fashiste, më 1939.

E para, ajo e vitit 1917, qe shumë e dëmshme sepse ndodhi në një kohë kur nuk kishte një qeveri Shqiptare në vend të njohur nga ndërkombtarët, që t’i dilte për zot Shqipërisë dhe të mbronte të drejtat e popullit shqiptar, barrë që e kishte marrë përsipër Vatra. E dyta zgjati shumë dhe i shpenzoi energji Vatrës. Edhe e treta, nuk kaloi pa pasoja, e përbashkëta ishte se dyja vatrat e njihnin dhe e adhuronin Mbretin Zog.

Edhe pse dega e Michiganit e uli tempin e veprimtarive pas ’90-tës, vatranët e vjetër Julian Çefa, Kujtim Qafa, Vasel Ujkaj dhe të tjerë e mbajtën gjallë frymën vatrane dhe e ruajtën anëtarësinë në qëndër së bashku me një grup vatarnësh.

Dega e vatrës në Michigan u rithemelua me 14 Janar 2012, me rastin e 100 vjetorit të Federatës, me kryetar Alfons Grishaj, sot nënkryetar i Federatës Pan shqiptare të Amerikës VATRA, ndërkohë që dega drejtohet nga Mondi Rakaj, i cili është edhe anëtar i kryesisë së Federatës.

Për të mësuar rreth përballimit të pandemisë, gjendjes shëndetsore të vatranëve dhe familjeve të tyre, marrdhëniet e kryesisë së degës me vatranët, dhe situatën e tanishme të Pandemisë, ne biseduam me Kryetarin e degës z. Mondi Rakaj. Ndiqeni bisedën:

DIELLI: Përshëndetje Mondi! Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie? A ka njeri nga rrethi juaj familjar e miqësor të prekur nga COVID-19?

MONDI RAKAJ:- I dashur Z Editor, Ju falenderoj intersimin dhe për këtë intervistë. Po ashtu keni falenderimet tona edhe për punën tuaj të palodhur që bëni për gazetën Dielli dhe Vatrën. 

Duke iu përgjigjur pyetjes tuaj, fatmirësisht, nga rrethi im familjar si këtu në SHBA, ashtu edhe në vendlindje, e në  Europë ,nuk kemi pasur asnjë të prekur nga COVID 19 . Nga rrethi miqësor dhe nga radhët e vatranëve, ka pasur raste të infektimit nga COVID-19. Në fakt zona e Detroitit ishte një nga zonat më të prekura nga infeksioni.

DIELLI: Si është situata tani në Michigan?

-MONDI RAKAJ: Situata në Michigan për momentin, është më mirë, numri i të infektuarëve ka rënë shumë. Ditën e djeshme, e Martë 26 Maj, përshembull, u raportuan 229 të infektuar të rinj, ndërsa numri i viktimave ishte 26 të vdekur në mbarë Michiganin. Krahasuar me një muaj më pare, janë shifra minimale sepse kishim rreth 3000 të infektuar dhe 700-800 persona të vdekur në ditë(24 Orë). Gjithësesi Michigani e mori situatën shpejt në kontroll. Për rerth dy javë shteti ku jetojmë ne ndiqte hap pas hapi New York-un, por situata e vështirë kaloi.Tani Michigani është në vendine  tetë ndër shtetet e infektuar duke regjistruar 55 mijë e 104 të infektuar, dhe 5 mijë 226 të vdekur. Ndër të infektuarit 16 mijë e 670 janë mbartës aktiv të virusit, ndërkohë që vazhdojnë testimet e  qytetarëve të dyshuar,- deri tani janë testuar 537 mijë 698 persona.

Gradualisht njerëzit po dalin nga izolimi, disa fabrika po fillojnë punën, rrugët po mbushen dhe këtë e dëshmon edhe trafiku i makinave etj. 


DIELLI: Ndërkohë Ju keni punuar dhe keni qenë në kontakt me publikun për shkak të angazhimit të kompanisë tuaj.A mund t’u përcillni lexuesve tanë një informacion më të detajuar; çfarë konkretisht bëri dhe bën kompania jua? Cilat ishin vështirësitë? A patët punonjës tuaj të infektuar?

MONDI RAKAJ-E vërtetë; puna jonë është shumëfishuar në këtë kohë pandemie.Kemi punuar me orë të zgjatura, ka pasur raste që punëtorët kanë punuar edhe 20 orë në ditë-natë pa pushim, duke dizinfektuar për të asgjesuar COVID  19. 

Puna jonë ka qenë dhe mbetet intensive sepse Stacionet e Zjarrfikseve, Stacionet e Policisë, Stacionet Urbane, Ndërtesat Federale të Ushtrisë, Librarive , Bashkive etj. kërkojnë puën pa ndërprerje, për arsye se shumë nga këto Departamente punojne 24/7 dhe kërkojnë disinfektim të përditshëm. Në shumë prej këtyre Departamenteve jemi përballur me persona të infektuar, të cilët as që ishin në dijeni për gjendjen e tyre shëndetësore. Në ditët në vijim, kushtet e tyre përkeqësoheshin dhe nuk i shihnim më në punë. Fatmirësisht,duke pasur parasysh se punëtorët tanë ishin të izoluar mjaft mirë me kostume Tyvek, doreza ,maska, nuk kemi pasur ndonjë të infektuar deri tani. I falenderoj pa masë të gjithë punëtorët për punën e tyre jashtëzakonisht të mirë në përballje me këtë pandemi te rrezikshme. 


DIELLI: Si po shkon në Detroit rihapja e bizneseve?

MONDI RAKAJ: -Me urdhër të Governatores Ëhitmer , hapja e kushtëzuar e bizneseve, do të fillojë pas datës 12 Qershor 2020. Kuptohet shumë shtetas të Michiganit nuk kanë qenë dakort me këtë urdhër të Gorvenatores, dhe ketë e kanë dëshmuar me demonstrata, biles  dhe të armatosur në Kryeqytetin e Michiganit, në Lansing,besoj se ju mund i keni ndjekur përmes mediave.

DIELLI-U mbushën tre muaj që jemi izoluar, si i keni mbajte lidhjet me kryesinë e degës dhe Vatranët?

MONDI RAKAJ-Herë mbas here komunikojmë me telefon me Vatranët në Michigan, pyesim për shëndetin dhe familjarët.Për disa prej tyre mbyllja e ekonomisë nuk ka qenë në favorin e tyre, por me ndihmë të Zotit do t’ja dalim. E falenderojmë edhe adminstratën e Presidentit Trump, që ka bërë një punë jashtëzakonisht të mire, duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në këtë kohë të vështirë, ku ka pasur edhe vatranë,që kanë perfituar PPP dhe Unemployment. 

DIELLI: A ka pasë të prekur nga dega juaj me COVID-19 dhe sa? 

MONDI RAKAJ: Po, në degën tonë kemi pasur anëtarë të Vatrës të infektuar me COVID 19, por janë kuruar në spitalet përkatese dhe sot gëzojnë shëndet te plotë. 

Disa vatranë, për të cilët ne jemi të informuar, e kanë kaluar shumë me vështirësi sëmundjen, dhe janë kuruar në spital. Shpresojmë,në ditët në vijim,kur bizneset të hapen pa kushtëzime, të mblidhemi dhe të gëzojmë dhe të ngremë një dolli, që ia dolën kësaj sëmundje.

DIELLI – A keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët, degët e tjera të Vatrës?

MONDI RAKAJ- Natyrisht, kemi marrë e na kanë marrë në telefon. I falenderoj të gjithë vatranët nga Neë Yorku, Florida , Ëashingtoni, Neë Jersey etj. për interesimin dhe kujdesin. Kemi pasur shumë komunikime të mira gjatë kësaj kohe, duke u interesuar për njeri tjetrin, me anë të lidhjeve telefonike  e rrjetet sociale etj.

DIELLI- Po me qendrën e Vatrës, a i keni ruajtë lidhjet?

MONDI RAKAJ-Me qendrën e Vatrës i kemi ruajtur lidhjet shumë mire. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, diskutojmë plane dhe projekte për të ardhmen, sapo të hapet ekonomia. 

DIELLI-Cila është gjendja reale e anëtarësisë në degën tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtarë të rinj?

MONDI RAKAJ- Gjendja reale e Vatrës në Michigan është shumë mirë, vazhdojmë me atë  anëtarësi që kemi pasur, në korrik e prapa mendojmë të antarësojmë të rinjë, disa djem të rinj nga Dardania, të sapo ardhur,janë në rrethin e simpatizanëtve të Vatrës,e duan dhe e respektojnë Vatrën, dhe kanë shfaqur dëshirë të jenë pjesë e saj.

DIELLI- Çfare mendoni për funksionimin e mëtejshëm të Vatrës në të ardhmen nëse kufizimet vazhdojnë gjatë?

MONDI RAKAJ- Shpresojmë se situate do të përmirësohet, por nëse vazhdon mendoj se do të lidhemi në konference call, dhe nëse do të jetë nevoja  do të përdorim edhe lejen essential help për të ndihmuar në vendet përkatëse.

DIELLI:Falemidnerit për bisedën!

MONDI RAKAJ: Ishte kënaqësi. Faleminderit prej jush!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Interviste, Mondi Rakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT